Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 52

Tema: Albert Camus

  1. #1
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925

    Albert Camus

    NGADHENJIMI (Nga Miti i Sizifit)


    “Jo, tha ngadhėnjimtari, mos mendoni se meqė dua veprimin, mė ėshtė dashur tė harroj tė mendoj. Pėrkundrazi, unė mund tė pėrkufizoj nė mėnyrė tė pėrkryer atė qė besoj. Sepse e besoj me forcė dhe e shoh me shikim tė ngurtė e tė qartė. Mos u besoni atyre qė thonė: “Kėtė gjė e di shumė mirė, prandaj nuk e shpreh dot”. Sepse nėse nuk e shprehin dot, kjo do tė thotė qė nuk e dinė ose qė nga pėrtacia janė ndalur te lėvorja.
    Nuk kam shumė opinione. Nė fund tė jetės, njeriu vėren se ka harxhuar vite tė tėra qė tė sigurohej pėr njė tė vėrtetė tė vetme. Por njė e vetme, nėse ajo ėshtė e dukshme, mjafton pėr drejtimin e njė ekzistence. Pėr mua, unė kam me siguri diēka pėr tė thėnė pėr individin. Pėr tė duhet folur me ashpėrsi dhe, po tė jetė nevoja, me pėrēmimin e duhur.
    Njė njeri ėshtė mė tepėr njeri nga gjėrat, pėr tė cilat hesht sesa nga gjėrat qė thotė. Ka shumė nga ato, pėr tė cilat nuk do tė flas. Por jam shumė i sigurtė se pėr tė mbėshtetur gjykimet e tyre tė gjithė ata qė kanė dhėnė vlerėsime pėr njeriun, e kanė bėrė me shumė mė pak pėrvojė se ne. Arsyeja, zgjuarsia prekėse ndoshta e ka parandier se ēfarė duhej vėrejtur. Por epoka, rrėnojat dhe gjaku i saj na mbushin plot me tė vėrteta. Pėr popujt e lashtė dhe madje pėr mė tė mėvonshmit deri nė erėn e makinave, ėshtė e mundur tė viheshin nė balancė virtytet e shoqėrisė e tė individit, dhe tė pėrcaktohej se kush duhej t’i shėrbente tjetrit. Kjo gjė ėshtė e mundur fillimisht falė kėsaj lajthitjeje tė ngulitur nė zemrėn e njeriut dhe sipas sė cilės qėniet janė krijuar pėr t’u bėrė ose pėr t’u kėrkuar shėrbime tė tjerėve. Kjo gjė ishte ende e mundur se as shoqėria as individi nuk i kishin treguar gjithė aftėsitė e tyre praktike.
    Kam takuar njerėz tė ndershėm qė mrekullohen nga kryeveprat e piktorėve holandezė tė krijuara nė zemėr tė luftėrave tė pėrgjakshme tė Flandrės, qė preken nga ligjėrimet e mistikėve silezianė tė kėnduara nė gji tė luftės sė tmerrshme 30-vjeēare. Vlerat e pėrjetshme shfaqen, nė sytė e tyre tė ēuditur, pėrmbi turbullirat shekullore. Por koha qė atėherė ka ecur. Piktorėt e sotėm nuk e gėzojnė mė atė qartėsi. Edhe sikur tė kenė, aty thellė, zemrėn qė duhet pėr tė qenė krijues, domethėnė njė zemėr tė pandjeshme, nuk do tė ishte asnjė dobi, sepse tė gjithė, pėrfshirė edhe shenjtorėt, janė mobilizuar. Kėtė gjė e kam ndier ndoshta nė thellėsi tė shpirtit. Nė ēdo formė tė dėshtuar nėpėr transhe, nė ēdo shenjė, metaforė ose lutje, tė shtypur me hekur, amshimi humb njė ndeshje. I ndėrgjegjshėm se nuk mund tė shkėputem nga koha ime, kam vendosur tė bashkohem me tė. Ja pėrse nuk i kushtoj shumė vėmendje individit, sepse mė duket qesharak dhe i poshtėruar. Duke e ditur se nuk ka ideale ngadhėnjyese, mė pėlqejnė idealet e humbura: ato kėrkojnė njė shpirt tė tėrė, tė barasvlershėm me dėshtimet dhe me fitoret e veta kalimtare. Pėr atė njeri, i cili nuk e ndan fatin e tij nga ai i botės, ballafaqimi i qytetėrimeve ka diēka tė ankthshme. E kam pranuar kėtė ankth dhe, nė tė njėjtėn kohė, desha tė luaja rolin tim. Midis historisė dhe amshimit zgjodha historinė, sepse mė pėlqejnė tė vėrtetat. Tė paktėn me tė jam i sigurtė dhe si mund ta mohoj kėtė forcė qė mė shtyp?
    Gjithmonė vjen ēasti kur duhet tė zgjedhėsh midis soditjes e veprimit. Kjo quhet tė bėhesh burrė. Kėto mėdyshje janė tė tmerrshme. Por pėr njė zemėr krenare nuk ka rrugė tė mesme. Ose Zotin ose kohėn, kryqin ose shpatėn. Kjo botė ka njė kuptim mė tė lartė qė qėndron mbi veprimet e saj ose vetėm kėto veprime ekzistojnė. Duhet tė jetosh me kohėn e tė vdesėsh bashkė me tė ose t’i largohesh nė emėr tė njė jete mė tė madhe. E di se ėshtė e mundur tė bėhet kompromis dhe tė jetosh brenda shekullit duke besuar te pėrjetėsia. Kjo do tė thotė tė pranosh. Por ky term nuk mė pėlqen dhe kėrkoj ose gjithēka ose asgjė. Nėse zgjedh veprimin, mos mendoni se soditja ėshtė pėr mua tokė e panjohur. Por ajo nuk mund tė mė japė gjithēka, dhe i privuar nga pėrjetėsia, dua tė bėhem aleat me kohėn. Nuk dua tė mė mbajnė as pėr nostalgjik as pėr tė trishtuar, dua vetėm tė shoh qartė. Po jua them, nesėr do tė mobilizoheni. Pėr ju dhe pėr mua kjo ėshtė njė ēlirim. Individi nuk mund tė bėjė dot asgjė dhe megjithatė mund tė bėjė gjithēka. Brenda kėsaj lirie tė mrekullueshme, e kuptoni pėrse e ngre nė qiell dhe njėherėsh e rrėzoj njeriun. Bota e bluan dhe unė e ēliroj. Unė i jap tė gjitha tė drejtat e tij.
    Ngadhėnjimtarėt e dinė qė veprimi nė vetvete ėshtė i padobishėm. Ka vetėm njė veprim tė dobishėm, ai qė do tė rikrijonte botėn e njeriun. Unė nuk do t’i rikrijoj kurrė njerėzit. Por duhet tė “bėjmė sikur”. Sepse rruga e luftės mė bėn tė takohem me trupin njerėzor. Edhe tė poshtėruar, mishi e gjaku janė e vetmja e vėrtetė imja. Unė mund tė jetoj vetėm nė sajė tė saj. Krijesa ėshtė atdheu im. Ja pėrse zgjodha kėtė pėrpjekje absurde e tė parėndėsishme. Ja pėrse jam nė anėn e luftės. Koha jonė tė ndihmon pėr kėtė gjė, e thashė mė lart. Deri tani, madhėshtia e njė ngadhėnjimtari ishte gjeometrike. Ajo matej me hapėsirėn e territoreve tė pushtuara. Nuk ėshtė e rastit qė fjala ka ndryshuar kuptim dhe nuk shėnon mė gjeneralin fitues. Madhėshtia ka ndryshuar kamp. Ajo gjendet te protesta dhe sakrifica pa tė ardhme. Nuk ėshtė aty sepse i pėlqen dėshtimi. Fitorja do tė ishte e dėshirueshme. Por ekziston vetėm njė fitore dhe ajo ėshtė e pėrjetshme. Eshtė ajo qė nuk do ta arrij kurrė. Ja ku pengohem dhe kacavirrem. Njė revolucion kryhet gjithmonė kundėr perėndive duke filluar nga revolucioni i parė i Prometeut, i pari nga ngadhėnjimtarėt modernė. Eshtė njė protestė e njeriut kundėr fatit tė vet: pakėnaqėsia e tė skamurit ėshtė vetėm njė pretekst. Por unė mund ta rrok kėtė mendje vetėm nė aktin historik dhe vetėm aty e takoj. Mos mendoni, megjithatė, qė kjo gjė mė pėlqen: pėrballė kontradiktės esenciale, unė mbroj kontradiktėn time njerėzore. E vendos qartėsinė time nė mes tė asaj qė e mohon. Unė ngre njeriun nė qiell para asaj qė e shtyp dhe atėhere liria ime, revolta ime e pasioni im bashkohen me kėtė tendosje, mendjekthjelltėsi e pėrsėritje tė pamasė.
    Po, njeriu ėshtė qėllimi i vetvetes. Dhe ai ėshtė qėllimi i vetėm. Nėse do qė tė jetė diēka, kėtė e do nė kėtė jetė. Tani, unė di edhe mė shumė. Ngadhėnjyesit flasin ndonjėherė pėr mposhtje dhe kapėrcim. Por gjithmonė kanė parasysh “tė kapėrcesh vetveten”. E dini mirė se ē’do tė thotė kjo. Ēdo njeriu i ėshtė dukur vetja i barabartė me perėnditė nė disa ēaste. Kėshtu thuhet tė paktėn. Kjo ndodh ngaqė vetėtimthi e ndien madhėshtinė ēuditėse tė mendjes njerėzore. Ngadhėnjimtarėt janė ata njerėz qė e ndiejnė mjaftueshėm forcėn e tyre pėr tė qenė tė sigurtė pėr tė jetuar vazhdimisht nė kėto lartėsi dhe me ndėrgjegje tė plotė pėr kėtė madhėshti. Ky ėshtė ca mė shumė e ca mė pak njė problem aritmetikor. Ngadhėnjimtarėt mund tė bėjnė mė shumė. Por ata nuk mund ta kalojnė vetė njeriun, kur ai do tė matet. Ja pėrse ata nuk largohen kurrė nga vorbulla njerėzore dhe hidhen nė flakėt e shpirtit tė revolucioneve.
    Aty ata gjejnė krijesėn e gjymtuar, por aty ata takojnė gjithashtu tė vetmet vlera qė duan e admirojnė, njeriun dhe heshtjen e tij. Kjo ėshtė edhe varfėria edhe pasuria e tyre. Pėr ata eksziston vetėm njė luks, dhe ky ėshtė ai i marrėdhėnieve njerėzore. Si tė mos e kuptosh qė nė kėtė univers tė brishtė, gjithēka qė ėshtė njerėzore dhe qė ėshtė vetėm tillė, fiton njė kuptim mė pėrvėlues? Fytyra tė tendosura, vėllazėri nė rrezik, miqėsi sa tė forta aq tė ndrojtura tė njerėzve midis tyre, kėto janė pasuri tė vėrteta, meqė janė tė pėrkohshme. Nė gjirin e tyre, mendja ndien mė lehtė pushtetet dhe kufizimet e saj. Domethėnė efikasitetin e saj. Disa kanė folur pėr gjenialitet. Mė duket se janė shpejtuar, unė do tė flisja pėr zgjuarsi. Duhet thėnė se atėhere ajo mund tė jetė madhėshtore. Ajo ndriēon shkretėtirėn duke e dominuar atė. Ajo i njeh detyrimet e saj dhe i ilustron. Ajo do tė vdesė nė njė kohė me kėtė trup. Por liria e saj ėshtė dituria.
    Ne e dimė se tė gjitha kishat janė kundėr nesh. Njė zemėr e tendosur i shmaget amshimit dhe tė gjitha kishat, hyjnore apo politike, pretendojnė pėr pėrjetėsi. Lumturia dhe guximi, paga dhe drejtėsia janė pėr tė objektiva dytėsorė. Ato krijojnė njė doktrinė dhe u duhet ta pranojnė. Por unė nuk kam asnjė punė me idetė ose amshimin. Tė vėrtetat qė mund t’i pėrvetėsoj, dora mund t’i prekė. Nuk mund tė ndahem prej tyre. Ja pėrse ju nuk mund tė mė besoni asgjė. Asgjė e ngadhėnjimtarit, as edhe doktrinat e tij, nuk jetojnė gjatė.
    Nė fund tė gjithė kėsaj, pavarėsisht nga gjithēka, gjendet vdekja. Ja pėrse varrezat qė mbulojnė Evropėn dhe qė u kanė mbetur nė mendje disave prej nesh, janė tė neveritshme. Ne zbukurojmė vetėm ato gjėra qė pėlqejmė, ndėrsa vdekja na mėrzit dhe na ngjall neveri. Edhe ajo duhet tė pushtohet. Karrara i fundit, i burgosur nė Padunė e zbrazur nga mortaja dhe tė rrethuar nga venetikasit, vraponte duke ulėritur nėpėr sallat e pallatit tė vet tė shkretuar: i thėrriste djallit dhe i kėrkonte vdekjen. Kjo ishte njė mėnyrė pėr ta kapėrcyer. Dhe ėshtė njė shenjė guximi e Perėndimit qė i ka bėrė aq tė neveritshme vendet ku vdekja kujton se nderohet. Nė universin e tė revoltuarit, vdekja ngre nė qiell padrejtėsinė. Ajo ėshtė shpėrdorimi mė i madh.
    Tė tjerėt, pa bėrė gjithashtu kompromis, kanė zgjedhur amishimin dhe denoncojnė iluzionin e kėsaj bote. Varrezat e tyre buzėqeshin nė mes lulesh e zogjsh tė shumtė. Kjo gjė i shkon pėr shtat ngadhėnjimtarit dhe i krijon pamjen e qartė tė atyre gjėrave qė ai ka hedhur poshtė. Pėrkundrazi, ai ka zgjedhur shoqėrinė e hekurit tė zi ose varrin anonim. Mė tė mirėt midis njerėzve qė besojnė te amshimi i kap ndonjėherė njė frikė plot respekt dhe mėshirė para mendjeve qė mund tė jetojnė me njė pėrfytyrim tė tillė tė vdekjes. Por, megjithatė, kėto mendje gjejnė aty forcėn dhe pėrligjjen e tyre. Fati ynė ėshtė pėrballė nesh dhe ne e provokojmė atė. Mė shumė nga ndėrgjegja sesa nga krenaria pėr gjendjen tonė tė parėndėsishme. Ne, gjithashtu, kemi ndonjėherė mėshirė pėr vetveten. Kjo ėshtė e vetmja mėshirė qė na duket e pranueshme: njė ndjenjė qė, ndoshta, ju nuk e kuptoni aspak dhe qė nuk ju duket burrėrore. Megjithatė, janė mė tė guximshmit mes nesh ata qė e provojnė kėtė. Por ne quajmė burrėrorė njerėzit e ndėrgjegjshėm dhe nuk na pėlqen ajo forcė qė largohet nga mendjekthjelltėsia.
    Edhe njė herė e themi qė kėto figura nuk na propozojnė morale dhe as angazhojnė gjykimet tona: ato janė vizatime. Ato pasqyrojnė vetėm njė stil jete. I dashuruari, komediani ose aventurieri hiqen absurdė. Por edhe njeriu i papėrlyer, funksionari ose presidenti i republikės, po tė duan, hiqen si tė tillė. Mjafton tė dish dhe tė mos fshehėsh asgjė. Nė muzeumet italiane, ndonjėherė sheh ekrane tė vegjėl tė ngjyrosur qė prifti mbante para fytyrės sė tė dėnuarit qė tė mos shihte gijotinėn. Hopi nė tė gjitha format e tij, hedhja nė prehrin e hyjnores ose tė amshimit, dhėnia pas iluzioneve tė pėrditshmėrisė ose tė idesė, tė gjitha kėto ekrane fshehin absurdin. Por ka dhe funksionarė pa ekran dhe pėr kėta dėshiroj tė flas.
    Kam zgjedhur mė tė skajshmit. Nė kėtė pikė, absurdi u jep atyre njė pushtet mbretėror. Eshtė e vėrtetė qė kėta princa janė pa mbretėri. Por mbi tė tjerėt ata kanė pėrparėsinė se e dinė qė tė gjitha mbretėritė janė iluzore. Ata e dinė, kėtu qėndron e gjithė madhėshtia e tyre, dhe mė kot kėrkojnė tė flasin nė adresė tė tyre pėr fatkeqėsi tė fshehtė ose pėr mbetje tė zhgėnjimit. Tė zhvishesh nga shpresa nuk do tė thotė tė dėshpėrohesh. Flakėt e tokės vlejnė po aq sa dhe parfumet qiellore. As unė, askush tjetėr, nuk mund t’i gjykojė. Ata nuk kėrkojnė tė jenė mė tė mirė, ata pėrpiqen tė jenė konsekuentė. Nėse fjala i urtė i pėrshtatet njeriut qė jeton me ēfarė ka spekuluar, me ēfarė nuk ka, atėhere ata janė njerėz me urtėsi. Njėri nga ata, ngadhnjimtar, veēse nė lėmin e arsyes, Don Zhuan, por nė fushėn e njohjes, komedian, por nė sferėn e zgjuarsisė, e di mė mirė se kushdo kur shkruan: “Ne nuk meritojmė aspak njė privilegj mbi tokė dhe nė qiell, kur e kemi ēuar butėsinė tonė prej manari deri nė pėrkryerje; megjithatė, ne vazhdojmė tė jemi, nė rastin mė tė mirė, qesharakė me brirė dhe asgjė mė tepėr – duke pranuar qė nuk plasim nga mendjemadhėsia dhe nuk shkaktojmė skandale me qėndrimet tona prej gjykatėsi”.
    Nė tė gjitha rastet, duhej t’i jepnim arsyetimit absurd pamje mė tė pėrzemėrta. Imagjinata mund tė shtojė edhe shumė tė tjera, qė i ngjiten kohės dhe syrgjynit, qė dinė, gjithashtu tė jetojnė sipas kėrkesave tė njė universi pa tė ardhme e pa dobėsi. Atėherė kjo botė absurde dhe pa perėndi pėrballohet nga njerėz qė mendojnė kthjellėt dhe qė nuk shpresojnė mė. Ende nuk kam folur pėr personazhin mė absurd qė ėshtė krijuesi.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-06-2002
    Vendndodhja
    Kurrkundi
    Postime
    132
    Zoti A.Kamy e?
    Mire ,mire...
    The path of excess leads to the Tower of Wisdom.(Blake)

  3. #3
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Zarathustra,

    Na e bej nje nder ne lexuesve. Sillna dicka nga Babai Nietzsche!

    Pershendetje!

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-06-2002
    Vendndodhja
    Kurrkundi
    Postime
    132
    Ehe...(po e tund koken majtas-djathtas)
    E kam xhan "babin "une!
    The path of excess leads to the Tower of Wisdom.(Blake)

  5. #5
    Ohhhh... sa e dendur, sa viskoze...
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  6. #6
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sokoli : 20-05-2003 mė 17:50
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  7. #7
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Do te desha te dija cili eshte perkthyesi. Emri eshte i shkruar keq, shkruhet ALBERT me T ndersa shqiptohet pa T. Pra ose shkruhet ne shqip ALBER KAMY ose ne frengjisht ALBERT CAMUS.

    Gjuha e perdorur eshte E NGATHET (per shqipen e kam fjalen), leximi mesi shtyhet dhe LODHJA i paraprin SHTJELLIMIT te idese. Etj, etj.
    Ndersa Kamyja shquhet per gjuhe te thjeshte e direkte, pa frazeollogji filozofike te tipit "sa e rende, sa viskoze".
    Kamuja eshte si me bisedu me nje shok te zgjut, aq i drejtperdrejt. Etj, etj.

  8. #8
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Perkthyer nga Petrit Sinani.

    Botuar nga: Shtepia Botuese Fan Noli, Tirane 1992.



    Emri eshte Albert, por une nuk kam ne dore t'u ndryshoj titujt temave. Ne forumin e letersise kete gje e kane ne dore moderatoret e me lart. Anetaret e thjeshte jo.

  9. #9
    i shplodhur
    Anėtarėsuar
    28-11-2002
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    289
    ornament, tek "Miti i sizifit" Kamy-ja eshte vertet i tille, paksa i ngaterruar, ne ndryshim me romanin "I Huaji", ku eshte ashtu sic thua ti i drejteperdrejte.

  10. #10
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Armando ke te drejte, I HUAJI eshte roman, ndersa Miti i Sizifit eshte esse. Ne te paren ka nje ngjarje si dhe personazhe ndersa te te dyten vetem mendime te zhveshura nga dekori. E para eshte si me pa nje film, emocioni vjen me direkt megjithese i shumellojshem, ndersa ne te dyten eshte si me degju nga filmi vetem zerat te pa shoqeruara me figure. Ketu emocioni varet kryesisht nga IMAGJINATA jone. Njerezit e pa pajisur me ket e kane pothuaj te pamundur kuptimin.

    Sidoqofte une e kisha fjalen tek perkthimi i DOBET, aq me keq kur kjo pjese eshte nje esse filozofike. Kjo i rrit veshtiresite dhe perpjekjet e perkthyesit duke ja zvogeluar shansat e suksesit.

    Qe tek titulli ai ka keqkuptim.
    Le Défi; nuk eshte Ngadhenjimi por Sfida; ose Guximi; ose Burreria.
    Ngaqe tek Kamyja nuk ka ngadhenjim.

    Shiko si mendon kritika:

    "Les hommes sont mortels: ?l'originalité de Camus est d'insister sur
    cette constatation banale.?
    R.-M. Albérčs, Les hommes traqués, A. Michel, Paris, 1953, p. 195, cité par Sonia
    Kamel, La condition humaine dans le théātre d'Albert Camus (cf. bibliographie).

    Aty thuhet: Njerezit jane te VDEKSHEM, origjinaliteti i Kamyse eshte kembengulja mbi kete konstatim banal.
    Kjo do te thote qe tek Kamyja nuk ka NGADHENJIM, njerezit, NE, jemi te vdekshem, ateher ngadhenjim ndaj kujt!!! Vetem tek filmat hollivudiane ndeshim dukuri te tilla naive, ngadhenjim e ngadhnjimtare.

    Perfundimisht mund te themi qe per perkthimin e nje vepre letrare (aq me keq po te jete me karakter filozofik) nuk mjafton vetem DESHIRA E MIRE, por duhet shume PUNE pregaditore e studiuese per te nxjere diēka me te vertet te Arrire.

    PS; Dita dje isha me nerva, prandaj mos i merr prej verteti propote e mija. Te fala.

  11. #11
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Na sjell ndonje ketu Summer in Algier, se per te me ka marre malli.

    Ma kapni ca dhe ate spjegimin e Kamy-se mbi "shpikjen e Zotit nga njeriu"

  12. #12
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Miti i Sizifit perblidhet skematisht nga vizatimi i me poshtem, Sizifi eshte i denuar nga perendite e Olimpit ne Fer, te ngreje nje shkemb pambarimisht drejt majes duke mos mundur kurre ta arrije ate.

    Per me shume ndoshta flas nje dite tjeter .
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  13. #13
    your incubus
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456
    shpikjen e zotit nga njeriu!!!!!!?????

    ku dodo?

    me "babin". c'varrose se eshte i gjalle.

    qe te dal ca nga tema, e pate matrixin? i shkreti "babi" sa poshte e kane ulur.
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  14. #14
    Hahaha sa fantastik momenti kur fillon e zbret shkembi. Si i hap krahet e gojen ai vizatimi i ornamentit. E forte per bese.
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  15. #15
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Le Mythe de Sisyphe (Miti i Sizifit) eshte fruti i nje pjekurie te plote. Qe ne 1936, Kamy (Camus) mendon te shkruaje nje ese qe te kete per subjekt ABSURDITETIN. Ne Paris, ne 1940, ai punon njekohesisht mbi L'Etranger (I Huaji) dhe Mythe. Te parin e mbaron ne maj, ndersa pjesen e pare te te dytit ne shtator. Kamy vazhdon te shkruaje Mythe ne Clermont-Ferrand, mbas eksodit. Me vone ne Lion. Por veēse ne Oran (Algjeri) me 21 shkurt 1941 ai shkruan : "Terminé Sisyphe. Les trois Absurdes sont achevés Commencement de la liberté." (Mbarim i Sizifit. Te tre Absurdet i kam mbaruar. Fillimi i lirise). Dy Absurdet e tjere jane, kuptohet, L'Etranger dhe Caligula.

    "......Cet esse justement célčbre dčs sa parution", shkruante Confluences. Ky liber i dyte i shfaqur vetem pak kohe pas L'Etranger confirmonte "lindjen" e nje shkrimtari te klasit te pare. Por jo ēdo gje do te shkonte pa keqkuptime e gabime interpretimi.
    Rainer Maria Rilke tashme kishte folur, ne kohe te tij, per " keqkuptimet e shumta qe formohen rreth nje emri te sapodale". Le Mythe de Sisyphe kishte trajten e nje vepre filozofike, dhe Kamyja s'pushonte se perserituri: s'jam filozof, mjaftohem te shkruaj diēka mbi sensibilitetin absurd. Ne anen tjeter, prej fames se Sartrit emri "ekzistencializem" ishte bere i modes dhe Kamyne s'vonuan ta klasifikonin ndermjet filozofeve ekzistencialiste. Ai u mbrojt here seriozisht e here me te qeshur:

    Nuk mund ta pranojme filozofine ekzistencialiste vetem pse themi qe bota eshte absurde. Po te qe keshtu, tetedhjete perqind e pasagjereve te metrose, duke u mbeshtetur tek bisedat qe degjoj, jane ekzistencialiste."
    " Kur u njohem me Sartrin, ballafaquam pikerisht diferencat tona. Sartre eshte ekzistencialiste. Ndersa une te vetmin liber idesh qe kam botuar: Le mythe de Sisyphe, eshte i drejtuar kunder filozofeve te quajtur ekzistencialiste..."

    Le Mythe de Sisyphe eshte shtypur ne tetor 1942, tek Gallimard, numri XII i koleksionit "Les Essais". I eshte dedikuar Paskal Pia. Qe ne hyrje autori s'pranon te quhet filozof:

    "Les pages qui suivent traitent d'une sensibilité absurde qu'on peut trouver éparse dans le sičcle - et non d'une philosophie absurde que notre temps, ą proprement parlé, n'a pas connue."

    Duke folur mbi absurden, Kamyja, nuk ben metafizike. Ai shpjegon "nje dhimbje shpirterore" : " Absurdja lind nga konfrontimi i perpjekjes njerezore, me shurdhesine e paarsyshme te botes."



    ps; ngaqe e kisha pothuaj harruar Kamyne shkova e ribleva kete librin e tij. Pasi fola me dike, per te cilin admirimin e kam ne shkallen me te larte, shpresoj ne te ardhmen ta postoj ketu po te njejten pjese te perkthyer (me sakt shqiperuar) prej tij. Gjeresia e krijuar nga shumellojshmeria, do te lehtesoje forum-oret per nje kuptim me te drejte te ideve "absurde" te Kamyse.

  16. #16
    Gjuha e perdorur eshte E NGATHET (per shqipen e kam fjalen), leximi mesi shtyhet dhe LODHJA i paraprin SHTJELLIMIT te idese. Etj, etj.
    Ndersa Kamyja shquhet per gjuhe te thjeshte e direkte, pa frazeollogji filozofike te tipit "sa e rende, sa viskoze".
    Kamuja eshte si me bisedu me nje shok te zgjut, aq i drejtperdrejt.


    Ornamento, kur ben nje statement, perse nuk e nis me termin "per mendimin tim"?
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  17. #17
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Ngaqe me duket se kjo kuptohet, POSTOJ UNE = MENDOJ UNE, jo kompjuteri hehe!

    "sa e rende, sa viskoze" nuk e thashe per INAT, por sepse edhe mua pas leximit te pjeses keshtu mu duk, duke pasur parasysh qe Kamuja eshte me i thjeshte ne mendim, mendova qe kjo ngathtesi shkrimi (viskozitet) mund te vinte nga perkthimi.
    Ne fakt pjesa NGADHENJIMI ( La Conquźte) eshte perkthyer fjale-per-fjale.
    Shembell; ne frengjisht:

    "Je n'ai pas beaucoup d'opinions."

    ne shqip:

    "Nuk kam shumė opinione."

    Siē do te mund ta perktheja une. E une se mbaj veten per perkthyes, s'kam perkthyer kurre.
    Ndersa mendoj qe DUHEN perkthyer VETEM autore per te cilet terheqja, admirimi si dhe KUPTIMI vepres tyre nga ne, eshte TOTAL.
    Le te marrim per shembell Fan Nolin, pa dyshim perkthyesin me te madh shqiptar.
    Tek KORBI ai ja ka kaluar origjinalit te PO-es per nga bukuria e forca. Po ashtu Noli e ka qare dhe Viktor Hygone tek pjeset (poemat) e perkthyera nga ai. Kajamin ne shqip e ka bere me te bukur se Kajami ne anglisht nga e ka marre, por jam i bindur se dhe ne persisht eshte me pak i bukur (ai s'mbahet poeti me i madh nga perset, e kjo s'eshte normale kur lexojme Kajamin e Nolit). Kjo vjen ngaqe Noli ishte i DASHUAR pas letersise e sidomos autoreve qe perkthente.

  18. #18
    Ok
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  19. #19
    nga dyqonet e reja
    Anėtarėsuar
    04-04-2003
    Postime
    327
    nga Camus eshte ndikuar krijuesi me i madh i letrave shqipe: Kadare.
    thuhet qe kur ndodhej ne burg edhe kryeministri aktual shqiptar , ka lexuar shume nga Camus...
    ne kopertinen e ''The Rebel'', Camus eshte...One of the most profoundly influential thinkers of our century... '20.
    nga Camus edhe une vete kam ''vjedhur''... ndaj jam shume i interesuar te shoh se cfare mendon forumi per vepren e tij.

    p.s. me sa di une perkthimin e ...Sizifit e ka financuar vete ambasada franceze ne nje projekt kulturor
    po te perktheja nje fjale te huaj vete, do te thosha;...qe nuk i ze b**** vend.

  20. #20
    Nuk ka njeri qe te lexoje Kamyne e te mos ndikohet prej tij...
    Sa i ndikuar eshte Kadareu nga Kamyja nuk e di, por kam degjuar qe e ka pas qef...
    Ish studente te kohes kur Kadareja jepte leksione ne Universitetin e Tiranes tregojne se ne leksionet e tij mbusheshin sallat plot me studente dhe nga fakultete te tjera qe vinin vec per t'a degjuar.
    Thone se Kadareja fliste per ore te tera gjithe pasion duke analizuar Kamyne apo Kafken etj. dhe ne fund i shtonte nga nje "e shikoni Kamyne sa kot, e?" si per t'iu permbajtur protokollit. hahaha

    Sidoqofte, Kamyja per mua eshte nje gjiganand, gjigand i gjigandeve do te thosha. Kam pershtypjen se sikur Kamy te mos ish brumur gjate luftes II bot. ne radhet e rezistences Frenge dhe sikur te ish privuar nga periudha gjate se ciles Sarteri pati influencim direkt mbi te kam pershtypjen se do kishim nje Kamy tjeter sot, por nje Kamy do e kishim sidoqofte.
    Pavarsisht se Kamy ka qene nje aktivist per paqe dhe nje partizan i kundershtueseve te denimit kapital ai prapeseprape mbet nje paradoks midis se majtes dhe te djathtes duke mos u radhitur askund. Dhe une do ta quaja vertet te paradhitshem, as mes egzistencialisteve sic bejne shume. Kamy, pavarsisht se nuk e kam lexuar Fengjisht nuk me duket te beje pjese nder absurdet (duke e lene menjane kete pjesen ne Shqip qe ngjalli disa komente).
    Kam pershtypjen se Kamyja ka dashur te veje njerzit ne mendime. Kjo gje duket qysh kur organizonte pjese teatrale ne te ri per shtresat puntore ne lagjet e varfra e deri tek pjeset e tija me te fundit. Une vete jam influencuar jashtezakonisht prej tij, aq sa e kam bere dhe personazh ne nje tregim qe kam shkruar dikur. Eshte i preferuari im.

    Thone se ajo ngjarja tek "L'Etranger" eshte ngjarje e vertete dhe ne ate skene kamy ka marre dhe vete pjese. Nje shok i tij ka plagosur nje arab dhe elementi thike ka qene i pranishem.
    Edhe dicka tjeter. Kamy eshte cilesuar si humanist dhe eshte cilesuar drejt, por kam pershtypjen se ai eshte cilesuar humanist teper nxitimthi, per arsye siperfaqsore. kam pershtypjen se meriton te hyje nder humanistet, por per arsye me te thella, "jo ato te levores" sic thote vete ai.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sokoli : 30-05-2003 mė 02:20
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Albert Anjshtanj VS Nikolla Tesla
    Nga Milkway nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 115
    Postimi i Fundit: 06-05-2014, 06:09
  2. Albert Einstein
    Nga iliria e para nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 233
    Postimi i Fundit: 03-11-2009, 06:27
  3. Albert Brojka: “Nė PD ende nuk ka demokraci dhe tolerancė”
    Nga Humdinger nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 16-12-2006, 06:50
  4. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-03-2006, 03:36
  5. Albert Verria
    Nga Brari nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-03-2003, 15:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •