Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 52 prej 52

Tema: Albert Camus

  1. #41
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Mosha
    36
    Postime
    1,080
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Murtaja eshte vepra qe i pelqej me teper Kamyse, mgjths ky i fundit nuk e rradhit tek veprat absurdiste per te cilat mori famen. Mbase ngaqe lufta mbinjerezore e personazheve te jepte sadopak nje fije shprese soe kjo eshte pershtypja ime te pakten. Ndersa tek veprat e tjera, shpresa mungon krejtesisht, "absurdi fillon aty ku mbaron shpresa" thote tek Miti i Sizifit. Mbase e pelqej dhe per arsye subjektive, ky liber me ka bere shoqeri ne nje kohe te veshtire ...

    Shume e arrire vetem se shume me teper filozofik eshte dhe Renia. Paralelizmi mes renies se vajzes ne Sene dhe renies se shpirtit te njeriut, humbja e pafajsise dhe miresise absolute eshte shume tronditese. Pas kesaj, rrefyesi zhvendoset nga Parisi i dritave ne Amsterdamin e rratheve koncetrike qe ai vete i perngjason me rrathet e ferrit, dhe padyshim vete ndodhet ne rrethin e fundit.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e Biondina
    Anėtarėsuar
    08-01-2009
    Postime
    77
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Une e kam lexuar "I huaji " nga Albert Kamy , ja vlen ta lexojm me dhjetra here sepse ne te i gjejme gjerat qe i kane munduar shoqerise evropiane , dhe mendoj se tani na mundojn edhe neve . Kritiket e kane vlersuar si nje nder romanet me te rendesishem franqez te shek. XX.

  3. #43
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,511
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime

    Miti i Sizifit

    Ky fragment perben nje kapitull me vete te esese me te njejtin titull. Kamy e interpreton mitin e Sizifit sipas ndjeshmerise se vet dhe sipas mendimit filozofik ekzistencialist te perhapur gjeresisht ne France ne periudhen mes dy Luftrave Boterore. Fragmenti eshte shkeputur pothuajse i plote.



    Perendite e kishin denuar Sizifin te ngjiste papushim nje shkemb ne maje te nje mali nga ku guri rrokullisej vetvetiu. Ato kishin gjykuar me te drejte se nuk ka ndeshkim me te tmerrshem se puna e padobishme dhe e pashprese.
    Po t'i besojme Homerit, Sizifi eshte njeriu me i ditur dhe me i kujdesshem midis te vdekshmeve. Megjithate, sipas nje tradite te tjeter, ate e terhiqte zanati i cubit. Nuk me duket kontradiktore. Opinionet jane te ndryshme per shkaqet perse u denua te bente ne ferr pune te padobishme. Para se gjithash e qortojne per mendjelehtesine ne sjelljet me perendite. Nuk i ruajti sekretet e tyre. Egina, vajza e Azopit, u rrembye nga Jupiteri. I ati u befasua nga kjo zhdukje dhe u ankua tek te Sizifi. Ky i fundit, qe kishte dijeni per rrembimin, i premtoi Azopit t'i tregonte, me kusht qe ky t'i jepte uji keshtjelles se Korintit. Midis rrufeve qiellore dhe bekimit te ujit, ai zgjodhi te dytin. Per denim, u dergua ne ferr. Homeri na tregon gjithashtu se Sizifi kishte lidhur me zinxhire Vdekjen. Plutoni nuk mund ta duronte kete pamje te shkrete e te heshtur te mbreterise se vet. Ai dergoi perendine e luftes qe ta ēlironte vdekjen nga duart e ngadhnjimtarit.

    Tregojne gjithashtu se Sizifi, ne prag te vdekjes, i hipi ne koke te vinte ne prove dashurine e gruas se vet. E urdheroi t'ia hidhte trupin e tij te lene pa varr ne mes te sheshit te qytetit. Per kete e ēuan ne ferr. Dhe atje, i zemeruar nga bindja e se shoqes, aq e kundert me dashurine njerezore, i mori leje Plutonit te kthehej ne toke per te ndeshkuar te shoqen. Por, kur erdhi perseri mbi toke, kur shijoi ujin dhe diellin, guret e nxehte e detin, nuk deshi te kthehej prap ne erresiren e sketerres. Thirrjet, zemerimet e paralajmerimet, rane ne vesh te shurdher. Edhe per shume vite, ai jetoi ne harkun e nje limani, prane detitte shkelqyer dhe buzeqeshjeve te tokes. U desh nje vendim i perendive. Merkuri erdhi dhe e kapi per zverku te pabindurin dhe, duke e shkeputur nga gezimet, e ēoi me force ne ferr, ku e priste shkembi.

    Kuptohet se Sizifi eshte heroi absurd. Ai eshte i tille si per pasionet, ashtu edhe per vuajtjeter. Perēmimi per perendite, urrejtja e vdekjes dhe pasioni per jeten, bene qe te vuaje nje denim te papare, ku e gjithe qenia perpiqet te mos perfundoje asgje. Ky eshte ēmimi qe duhet paguar per pasionet e kesaj bote. Asgje nuk na thuhet me per Sizifin ne ferr. Mitet jane bere per te ndezur imagjinaten. Ne mitin e siperpermendur, shofim vetem perpjekjet e trupi te tendosur per te ngritur nje gur te madh, per ta rrokullisur edhe per t'iu ngjitur pa mbarim nje te perpjete; dallojme fytyren e ngerdheshur, faqen e mbeshtetur te guri, nje shpatull nen gurin me balte rreshqitese, nje kembe qe e mban, dy duar qe e mberthejne, sigurine plotesisht njerezore te dy duarve te bera plot balte. Ne mbarim te kesaj perpjekjeje te gjate, te kufizuar nga hapesira pa qiell dhe koha pa thellesi, qellimi arrihet. Atehere Sizifi shikon gurin qe per pak sekonda rrokulliset drejt botes se poshtme, nga ku duhet te ngrihet perseri per ne maje. Ai zbret ne fushe.
    Pikerisht gjate kthimit, gjate kesaj pauze. Sizifi me intereson. Nje fytyre qe robtohet aq afer gureve, eshte bere tashme gur dhe vete! E shof kete njeri duke zbritur me hap te rende e te njejte drejt vuajtjes pa fund. Kjo ore, qe eshte si nje frymemarrje e qe perseritet me po aq siguri sa dhe fatkeqesia e tij, eshte ora e ndergjegjes. Ne ēdonjerin nga keto ēaste, kur ai zbret nga maja dhe zhytet ne strofkat e perendive, ai qendron permbi fatin e vet. Eshte me i forte se shkembi i vet.

    Nese ky mit eshte tragjik, kjo ndodh ngase heroi i tij eshte i ndergjegjshem. Ne te vertete, ē'vlere do te kishte vuajtja e tij, ne qofte se ne ēdo hap do te ushqente shpresen per t'ia dale mbane? Punetori i sotem punon gjithe jeten ne te njejtin vend pune dhe fati i tij nuk eshte me pak absurd. Por ai nuk eshte tragjik, perveē rasteve kur behet i ndergjegjshem. Sizifi, proletari i perendive, i pafuqishem dhe i revoltuar, e njeh gjithe shtirjen e gjendjesse vet te mjeruar: gjate zbritjes, ai mendon per kete. Qartesia, e cila duhet t'i shkaktonte vuajtje, realizon ne te njejten kohe fitoren e tij. nuk ka fat fat qe te mos perballohet me ane te perēmimit.
    Ketu qendron i gjithe gezimi i heshtur i Sizifit. Fat i vet i perket atij. Shkembi eshte gjeja e tij... Nuk ka diell pa hije, prandaj duhet njohur nata. Njeriu absurd thote "po", dhe perpjekja e tij nuk rresht kurre. Ne qofte se ekziston nje fat vetjak, nuk mund te kete fat te larte, ose te pakten ekziston vetem nje fat, per te cilin mendohet se eshte fatal e i perēmuar. Per ēfare mbetet, ai e di veten zot te diteve te tij. Ne kete ēast te veshtire kur njeriu ktheb syte nga jeta e vet, Sizifi, duke shkuar drejt shkembit, sodit kete rrjedhe veprimesh pa lidhje qe behet fati i tij, i krijuar prej tij, i unifikuar nen veshtrimin e kujteses se tij dhe se shpejti i vulosur me vdekjen e tij. Per rrjedhoje, i bindur per origjinen krejtesisht njerezore te gjithēkaje qe eshte njerezore, i verber qe deshiron te shohe dhe qe e di se nata nuk ka fund, ai eshte gjithmone ne udhe. Shkembi vazhdon te rrokulliset.
    Po e le Sizifin ne kembet e malit! Gjithmone takojme barren e tij. Por, Sizifi na keshillon nje besnikeri te larte, e cila mohon perendite dhe ngre shkembinjte. Edhe ai mendon se gjithēka eshte mire. Kjo gjithesi, ketej e tutje pa zoteri, nuk i duket as shterpe, as boshe. Cdo kokrrize e ketij guri, ēdo ndriēim mineral i ketij mali te zhytur ne terr, formojne ne vetvete nje bote. Vete lufta drejt majave mjafton per te mbushur zemren e njeriut. Duhet ta perfytyrojme Sizifin te lumtur.

    Perkthyer nga : P.Sinani
    U soll per Forumin Shqiptar nga e nenshkruara
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga [Perla] : 01-07-2009 mė 16:02
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Mosha
    57
    Postime
    2,637
    Faleminderit
    0
    22 falenderime nė 18 postime
    Te falenderoj [Perla] per keto sjellje shkrimesh cilesore ne forum.

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    12,603
    Faleminderit
    18
    196 falenderime nė 170 postime

    Donzhuanizmi

    Donzhuanizmi

    ALBER KAMY


    Po qe se mjaftonte tė dashuroje, gjėrat do tė ishin shumė tė thjeshta. Sa mė shumė qė dashuron, aq mė tepėr pėrforcohet absurdi. Don Zhuani nuk shkon nga njė grua tek tjera, sepse nuk ndien dashuri. Do tė ishte qesharake ta pėrfytyroje si njė vegimtar nė kėrkim tė dashurisė ideale. Por sepse i dashuron me tė njėjtin pasion dhe ēdo herė me gjithė qenien e tij, atij i duhet ta pėrsėrisė dhe ta thellojė kėtė dhunti. Nga ku secila shpreson t’i japė atė qė askush tjetėr mė parė nuk i ka dhėnė. Ēdo herė, ato gabohen rėndė dhe arrijnė vetėm t’i zgjojnė dėshirėn pėr kėtė pėrsėritje. “Nė fund tė fundit, - i thotė me zemėrim njėra prej tyre, - unė tė dhashė dashurinė”. Nuk ka pse tė habitemi kur Don Zhuan me tė qeshur i pėrgjigjet: “Nė fund tė fundit? Jo, jo, por njė herė mė shumė”. Pėrse u dashka tė dashurojmė rrallė qė tė duam shumė?

    A ėshtė i trishtuar Don Zhuani? Nuk besoj. Le tė kujtojmė subjektin. E qeshura, paturpėsia ngadhėnjyese, gjallėria dhe dhėnia pas aventurave, tė gjitha kėto janė tė qarta e tė gėzueshme. Ēdo qenie e shėndetshme synon tė shumėfishohet. Kėshtu ndodh me Don Zhuanin. Pėr mė tepėr, njerėzit e trishtuar kanė dy arsye tė jetė tė tillė, nga padija ose nga shpresa. Don Zhuan di dhe nuk shpreson. Ai tė sjell nė mendje ata artistė qė i njohin kufijtė e tyre, nuk i kalojnė kurrė, dhe gjatė kėtij intervali tė brishtė ku gjendet mendja e tyre, krijojnė me njė lehtėsi tė mrekullueshme prej mjeshtri tė madh. Pikėrisht aty gjendet gjenialiteti; inteligjenca qė njeh kufijtė e saj. Deri nė kufijtė e vdekjes fizike, Don Zhuani, nuk e njeh trishtimin. Qė nga ēasti kur e njeh, e qeshura e tij shpėrthen dhe ai fal gjithēka. Ai qe i trishtuar gjatė kohės qė shpresoi. Sot, nė buzėt e kėsaj gruaje ai gjen shijen e hidhur dhe ngushėlluese tė shkencės sė vetme. Tė hidhur? Paksa: Kėtė papėrkryerje tė nevojshme qė e bėn tė ndjeshme lumturinė. Do tė ishte mashtrim i madh po tė pėrpiqeshim tė shihnim te Don Zhuani njeriun qė ėshtė frymėzuar nga Bibla. Sepse pėr atė nuk ka gjė mė tė kotė sesa shpresa nė njė jetė tjetėr. Kjo gjė vėrtetohet kur ai e vė jetėn e tij nė lojė kundėr vetė qiellit. Keqardhja pėr dėshirėn e shuar brenda kėnaqėsisė, kjo shprehje e rėndomtė e impotencės nuk ekziston te ai. Kjo i shkon mirė Faustit, i cili besonte te Zoti aq sa pėr t’iu shitur djallit. Pėr Don Zhuan, gjėrat janė mė tė thjeshta. “Burladori” i Molinės kėrcėnimeve tė ferrit, u pėrgjigjet gjithmonė: “Mė lėr njė afat tė gjatė!”. Ēfarė ndodh pas vdekjes ėshtė e pavlerė dhe sa e gjatė ėshtė jeta pėr atė qė do tė jetojė! Fausti kėrkonte tė mirat e kėsaj bote: fatkeqit i mjaftonte tė zgjaste dorėn. Tė mos dish ta gėzosh shpirtin, do tė thotė ta shesėsh. Don Zhuani, pėrkundrazi, e komandon kėnaqėsinė. Nėse ai braktis njė grua, kėtė nuk e bėn sepse nuk e dėshiron mė. Njė grua e bukur ėshtė gjithmonė e dėshirueshme. Por, sepse ai dėshiron njė tjetėr dhe kjo nuk ėshtė e njėjta gjė.

    Kjo jetė e kėnaq dhe i vjen shumė keq ta humbė. Ky i ēmendur ėshtė vetė urtėsia. Por njerėzit qė jetojnė me shpresė i pėrshtaten me vėshtirėsi kėtij universi ku mirėsia ia lėshon vendin zemėrgjerėsisė, dhembshuria heshtjes burrėrore, mirėkuptimi guximi vetmitar. Dhe tė gjithė thonė: “Ishte i dobėt, idealist ose shenjtor”.

    Duhet duruar madhėshtia fyese.

    Njerėzit shprehin zemėrimin e tyre (ose ajo e qeshura bashkėfajtore qė zvetėnon atė qė ai admiron) pėr fjalimet e Don Zhuanit dhe pėr atė fjali tė vetme qė pėrdor me tė gjitha gratė. Por pėr atė qė kėrkon sasi gėzimesh, vetėm efikasiteti ka rėndėsi. Fjalėt hyrėse qė kanė dhėnė prova, pėrse u dashka tė ndėrlikojmė? Askush, as gruaja, as burri qė i thotė, nuk i dėgjon, por i dėgjon zėri qė i shqipton. Ato fjalė janė formula ose rregulla konvencionale tė mirėsjelljes. Mė e rėndėsishmja pėr t’u thėnė mbetet pasi mbarojmė kėto formula. Don Zhuan pėrgatitet pėr kėtė. Pėrse do tė krijonte njė problem moral!? Ai nuk ėshtė si Manjara e Miloszit, qė, nga dėshira pėr t’u bėrė i shenjtė, dėnon veten. Ferri pėr tė ėshtė njė gjė qė e krijojmė vetė. Ndaj zemėrimit hyjnor ai ka vetėm njė pėrgjigje dhe kjo ėshtė nderi njerėzor: “Unė kam nder, i thotė ai statujės, dhe e mbaj fjalėn, sepse jam kalorės”. Por do tė ishte po aq gabim ta merrnim pėr imoralist. Nė kėtė pikėpamje ai ėshtė si tė gjithė njerėzit, ai ka moralin qė bazohet nė simpatitė ose antipatitė e tij. Don Zhuanin e kupton mirė vetėm po ta mbash gjithmonė parasysh atė ēfarė ai simbolizon nė mėnyrė tė rėndomtė: njė mashtrues tė zakonshėm dhe burrin me shumė gra. Ai ėshtė njė mashtrues i zakonshėm. Me tė vetmin dallim se ai ėshtė i ndėrgjegjshėm pėr kėtė dhe kėshtu bėhet absurd. Megjithatė, njė mashtrues qė bėhet i ndėrgjegjshėm nuk ndryshon. Tė mashtrojė ėshtė zanati i tij. ....

    Fragment i shkėputur nga “Donzhuanizmi”, nga libri “Miti i Sizifit”

    Pėrkthyer nga frėngjishtja: Petrit Sinani, botim i ’92-shit


    16/09/2009

    metropol.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    12,603
    Faleminderit
    18
    196 falenderime nė 170 postime

    “Absurdi mbretėron, prej tij tė shpėton vetėm dashuria”

    “Absurdi mbretėron, prej tij tė shpėton vetėm dashuria”

    Xhevair Lleshi 21/11/2010 10:41:00

    Me rastin e 50-vjetorit tė vdekjes sė ekzistencialistit Alber Kamy; arti i Kamysė ėshtė i zhveshur nga elitarizmi: njė art i thjeshtė, i kuptueshėm dhe i thellė, qė ka arritur me sukses tė mishėrojė edhe konceptet filozofike pro-ekzistencialiste, prandaj dhe bashkėkohėsit e mirėpritėn, duke gjetur jehonė nė shpirtrat dhe nė mendjet e tyre. Veprėn e Kamysė e pėrshkon fund e krye fryma e rebelimit dhe kjo e ka burimin nė zgjedhjen e lirė qė bėjnė nė jetė personazhet qė krijesa e tij, tė integrohet organikisht nė konceptin pėr njeriun, pėr jetėn dhe pėr dashurinė…



    Kush lexon dhe rilexon “Mitin e Sizifit”, pėrherė ndihet edhe keq, edhe mirė. Ndėrkohė qė pėrpin rreshtat tė mbėrthen njė angėshti rebeluese dhe tretėse, si baltovinė thithėse. Ndien pranė edhe tmerrin edhe bukurinė e madhėrishme. Ideja pėrcillet tek ty me tmerr dhe me njė meditim tė thellė, gati masakrues. Pėrse, vallė, i gjithė ky stėrmundim dhe pėr mė tepėr i shoqėruar me guxim? Do tė zbriste nė arenėn e letėrsisė botėrore Alber Kamy, prozator, dramaturg, eseist, filozof ekzistencialist dhe bashkėpunėtor teatri i pasionuar. Tėrė platforma ideoartistike e Kamysė u ngjiz nėn ndikimin e Niēes, tė Hajdegerit dhe tė Sartrit, por rol tė pazėvendėsueshėm nė formimin e Kamysė si shkrimtar ka luajtur Dostojevski. Alber Kamy mė 1953 shkruante: “Jam njohur pėr herė tė parė me veprėn e Dostojevskit kur isha njėzet vjeē, tronditja ime e pėrjetuar prej asaj qė lexova ruhet e gjallė brenda meje deri mė sot, pas njėzet vjetėsh. Jam mahnitur nga zbulimi lakuriq i natyrės sė njeriut... dhe prandaj shumė shpejt fillova tė ndėrgjegjėsohem pėr dramėn e epokės sonė, ashtu dhe e desha me shpirt atė shkrimtar tė madh, pasi, me aftėsinė e pakrahasueshme qė spikat, na paraqit fatin tonė historik”. Nėpėrmjet pėrjetimit tė thellė tė dramės sė epokės kur jetoi, Kamyja edhe e rikrijoi artistikisht botėn qė e rrethonte, jetėn, personalitetet njerėzorė, me njė prirje vetjake tė veēantė: pėrfytyrimi i tij pėr mbretėrinė e absurdit ėshtė i pandarė nga pėrfytyrimi pėr njeriun e tjetėrsuar nė botėn kaotike, tė mbyllur nė jetėn dhe nė veprimtarinė vetėm individuale. Ndryshe ky pėrkufizim kėtillohet ekzistencializėm. Por kjo nuk do tė thotė aspak se ky njeri i ēuditshėm, nė zakonet e pėrditshmėrisė nuk e donte natyrėn! Madje ai shquhet pėr njė dashuri besnike tė lidhur fort me ekzistencėn, nė ato forma qė dinte t’i pasqyronte qartė si shkrimtar i shquar, duke pėrshkruar pėrjetime tė thella ėndjesh qė i vijnė njeriut nga komunikimi aktiv me natyrėn. Madje Kamyja si shkrimtar shkrihet e bėhet njė me natyrėn. Tė thurur dhe tė intriguar ngushtė me kėtė dashuri, ai e ka parė edhe fatin e njeriut nė botė.

    Arti i Kamysė ėshtė i zhveshur nga elitarizmi: njė art i thjeshtė, i kuptueshėm dhe i thellė, qė ka arritur me sukses tė mishėrojė edhe konceptet filozofike pro ekzistencialiste, prandaj dhe bashkėkohėsit e mirėpritėn, duke gjetur jehonė nė shpirtrat dhe nė mendjet e tyre. Veprėn e Kamysė e pėrshkon fund e krye fryma e rebelimit dhe kjo e ka burimin nė zgjedhjen e lirė qė bėjnė nė jetė personazhet qė krijesa e tij, tė integrohet organikisht nė konceptin pėr njeriun, pėr jetėn dhe pėr dashurinė. Kredoja krijuese e Alber Kamysė ėshtė shprehur bukur me kėto fjalė tė arta: “Absurdi mbretėron, prej tij tė shpėton vetėm dashuria”. Pėrkrah kėtyre tri shtyllave tė fuqishme tė veprės sė Kamysė mund tė pohohet se pesimizmi qė shpreh vazhdimisht dhe qė e shoqėron veprėn e tij si njė qiqėrimė e allasojtė, nuk e vret dot dashurinė pėr jetėn dhe pėr natyrėn, nuk e shtyp synimin e ngėrthyer fort tė njeriut qė vepron, pavarėsisht nga mosbesimi nė suksesin pėrfundimtar. Madje kjo kundėrti e hapur e ka mbėrthyer ffuqishėm veprėn e Kamysė dhe ēuditėrisht nuk ia merr frymėn por ama i jep frymė!

    Alber Camus ka lindur nė Algjer, nga njė baba francez dhe nėnė spanjolle. I ati u vra nė Luftėn e Parė Botėrore dhe Alberi mbeti vetėm me tė ėmėn. Pasi mbaroi shkollėn fillore, djaloshit tė zellshėm, iu krijua mundėsia pėr tė vijuar mė tej liceun, pasi mėsuesi kujdestar i siguroi njė bursė. Gjithnjė i suksesshėm, nė vitin 1932 u regjistrua nė Fakultetin e Filologjisė tė Universitetit tė Algjerit. Interesi i tij i veēantė u shpreh sidomos pėr letėrsinė dhe filozofinė, pasi qe njohur me veprat e intuitivistit Bergson dhe tė idealistit Niēe, me veprat artistike tė Marsel Prustit dhe tė Anatol Fransit, tė Dostojevskit dhe tė Tomas Manit. Madje nė kurset e detyruara tė leksioneve u njoh me pikėpamjet e shumė mendimtarėve bashkėkohės, nė mėnyrė tė veēantė me platformėn filozofike tė Zhan Pol Sartrit, tė shprehur prej tij si ekzistencializėm. Kamy e pėrqafoi shpejt kėtė botėkuptim tė cilin e bėri strumbullar tė veprės sė tij tė madhe artistike. Ndonėse nė mėnyrė rastėsore, Kamy shfaqi prirjet teatrore, prej aktori dhe dramaturgu. Pėr trupėn e “Teatrit tė Punės” shkroi dramėn “Kryengritje nė Austri”, ku interpretoi rolin kryesor. Mirėpo censura ishte gjallė aty pranė dhe tėrė sy e veshė, kėshtu qė shpejt pėrsėritja e shfaqjes u ndalua. Sidoqoftė mundi qė tė vinte nė skenė tragjedinė e Eskilit “Prometeu i lidhur”, dramėn e Maksim Gorkit “Fundėrrinat”, tragjedinė e vogėl tė Pushkinit “Miku i gurtė”, dramatizimin “Vėllezėrit Karamazov” tė Dostojevskit, pėrgatiti pėr skenėn disa fragmente nga vepra e A. Zhidit dhe e A. Malrosė. Njė repertor qė flet vetė dhe shpreh qartė idetė e Kamysė.

    Kamyja ka marrė pjesė aktivisht nė jetėn shoqėrore dhe politike tė vendit, madje ėshtė treguar antifashist i vendosur, ndėrkaq nuk e ndėrpreu pėr asnjė ēast veprimtarinė krijuese. Kėsaj kohe i pėrkasin planet krijuese tė gjera, por edhe me probleme shėndetėsore. Botoi vėllimet me ese tė titulluara “E mbara dhe e prapta”, “Vera nė Paris”. Nė vitin 1940, Kamy e pranoi ftesėn pėr tė punuar redaktor nė gazetėn “Paris-soir”, u largua nga Algjeri dhe u vendos me banim nė Francė. Nė Paris mbėrriti disa ditė pėrpara se tė pushtohej nga Gjermania fashiste. Mori pjesė aktive nė Rezistencė, mbante lidhje tė vazhdueshme me ilegalėt, vetė bėri pjesė nė shoqatėn “Komba”. Ėshtė koha e njė veprimtarie intensive krijuese: shkroi romanin “I huaji”, esenė e famshme “Miti i Sizifit” (1940-1941). Pak mė vonė botoi romanin “Murtaja” (1945), u vu nė skenė drama “Kaligula” (1947), nė tė cilėn rolin kryesor e interpretoi aktori me famė botėrore Zherar Filip. Nė vitin 1951 Kamy botoi traktatin “Njeriu rebelues”, kurse nė vitin 1956 pa dritėn e botimit novela “Rėnia”. Nė vitin 1957 Alber Kamysė iu dha Ēmimi “Nobel”. Ka vdekur nė vitin 1960, 50 vjet mė parė, pas njė aksidenti automobilistik.

    Ideja madhore qė e pėrshkon tejetej veprėn me famė botėrore tė Alber Kamysė ėshtė: absurditeti i qenies njerėzore dhe rebelimi si formė e luftės kundėr padrejtėsive dhe nė kėtė mėnyrė duke luftuar pėr sigurimin e lirisė. Koncepti mbi absurditetin e botės, i trajtuar nė rrafshin filozofik, ka gjetur rrugėzgjidhje nė esenė e mirėnjohur “Miti i Sizifit” (1941). Sizifi legjendar i paraqitet lexuesit si mishėrim i njeriut absurd. Sipas legjendės, u dėnua nga perėnditė qė ta ngrinte gurin nė majėn e malit, por atje ky pėrsėri shkėputej dhe binte poshtė. Sizifi detyrohej qė ta ngrinte pėrsėri lart e kėshtu pafund. Bėnte punė tė pakuptimtė, absurde, sepse i mungonte qėllimi. Sizifi ishte i vetėdijshėm dhe prandaj i pėrbuzte perėnditė, qė tė lartėsohej mbi ta shpirtėrisht, por edhe tė ngrihej patjetėr mbi fatin e vet. Kėshtu ai bėhet “mė i fortė se shkėmbi”, bėhet i vetėdijshėm se “e ka vetė fatin e tij nė dorė”. Bėhet zot i absurdit! Pėrgjithėsimi qė nxirret ėshtė i pėrmasave tė mėdha: njeriu vetė e kupton pashmangshmėrinė e tė gjendurit brenda absurdit. Sipas Kamysė “njeriu i absurdit fillon aty, ku mbaron njeriu qė ushqen shpresė”. Atėherė, si shpjegohet stoicizmi dhe fryma optimiste e veprės sė Kamysė? Vetė Kamy na e ka bėrė tė qartė se burimet e lirisė dhe tė optimizmit ekzistojnė, kėto janė dijet qė zotėron njeriu, ėshtė puna e duarve tė tij, ėshtė arti, ėshtė procesi krijues.

    Analogjinė ideore me esenė “Miti i Sizifit” e gjejmė nė romanin mė tė mirė, qė doli nga pena e Kamysė, “I huaji” (1940). Heroi kryesor i romanit nuk ėshtė personazh mitologjik, ėshtė “thjesht njeri”, ėshtė njė djalosh qė di ta shijojė bukurinė e shkrirjes me natyrėn, qė jeton i lirė, pa ndonjė detyrim, qė nuk u nėnshtrohet normave standarde tė moralit, ndonėse kėto i imponohen me pėrdhunė. Jeton nė njė botė ku nuk ka Zot dhe nuk ka kuptim qė tė ketė, ai e di fort mirė dhe veten e ndien tė huaj nė mjedisin ku jeton. Ndaj nuk dėshiron qė tė luajė sipas rregullave qė ka vendosur shoqėria. Kėshtu djaloshi kryen krim, vret njė njeri, por nuk i jep vetes llogari pėr aktin qė kreu, ashtu si nuk i jep llogari vetes edhe kur sillet nė mėnyrė tė papranueshme nė rastin e vdekjes sė tė ėmės. Krimin, vrasjen e njeriut, e kryen nė rrethana misterioze: dielli pėrvėlues ia prish drejtpeshimin, rrezja si teh thike i vret keq sytė dhe ai e nxjerr revolverin si nė jerm, e heq kėmbėzėn pa e ditur as vetė se ē’po bėn. Mbretėroi njė heshtje varri nė bregdetin ku pak mė parė e kishte ndjerė veten aq mirė. “Sikur trokita nė derėn e fatkeqėsisė me ato katėr tė shtėna tė shkurtra”, - janė fjalėt e mbylljes sė tregimit tė djaloshit. Gjyqi zgjat pambarim, pėrsėriten tė njėjtat fjalė dhe djaloshi nuk ndien pendim. Akuzohet pėr vrasjen e njeriut dhe pėr thyerjen e normave tė moralit gjatė varrimit tė sė ėmės. Djaloshi akuzėn sigurisht e priti “si fraza qė nuk kishin fund”, ndaj dhe vdekja iu duk se po vinte qetė dhe nuk ndjeu frikė, madje u shpreh me forcė se “nė ditėn e ekzekutimit, le tė mblidheshin sa mė shumė shikues dhe le tė mė prisnin me britma urrejtjeje”...

    Kamy ka theksuar se gjithēka qė i vjen njeriut nga morali dhe nga normat e shoqėrisė, ėshtė sipėrfaqėsore, e rritur nė trupin e tij si mish i huaj. Ligji ekzistencialist i tjetėrsimit tė njeriut nė shoqėrinė e rregulluar keq dhe ligji i absurdit tė jetės nė kėtė lloj shoqėrie veprojnė nė romanin e Kamysė “I huaji” me forcė tė madhe. Kėtė gjendje na e ka shpjeguar teoricieni i ekzistencializmit Zhan Pol Sartr, kur ka thėnė: “Gjendja e absurdit ėshtė njė lloj qėndrimi dhe marrėdhėnieje e njeriut me botėn. Kjo gjendje do kuptuar fillimisht si tjetėrsim, si mungesė harmonie ndėrmjet shkrirjes me jetėn shoqėrore dhe prirjes pėr jetė si individualist, ndėrmjet dėshirės pėr ekzistencė dhe pengesave pėr ta bėrė kėtė realitet, do kuptuar dhe si shqetėsim i vazhdueshėm jetėsor, tė cilin njeriu pėrpiqet qė ta kapėrcejė dhe nuk e kapėrcen dot”.

    Duke qenė se tragjizmi qė e shoqėron veprėn e Kamysė ėshtė i pashmangshėm, madje bie nė sy sidomos se ajo qė po ndodhte, qe tepėr e pėrgjakshme dhe kėrkonte njė filtėr tė ri nga ana e shkrimtarit. Shkroi esenė “Letra mikut gjerman”, nė tė cilėn Kamy, tanimė shkrimtar botėrisht i njohur, bisedon me mikun gjerman tė imagjinuar, kėrkon qė bota tė pėrfshihet nga solidariteti dhe njerėzit tė pėrveshin mėngėt pėr ta larguar sa mė parė fatin mizor dhe pėr tė jetuar nė harmoni. Ėshtė i vetėdijshėm pėr vėshtirėsitė, por ka besim te njerėzit. “Mė pyesni, - i drejtohet Kamy mikut gjerman, - se ēdo tė thotė ta shpėtosh njeriun? Pėrgjigjja ime ėshtė: kjo do tė thotė tė mos e sakatosh atė, por tė mbash si orientuese drejtėsinė. Dhe kėtė ėshtė i zoti qė ta ngrejė nė kėmbė vetėm njeriu”. Kėshtu pėrpara nesh qėndron ekzistencialisti Kamy, i pasuruar me idenė e solidaritetit njerėzor. Ėshtė ekzistencialisti shpėrfillės i kėsaj jete tė parregulluar, qė del me mendimin e pėrgjegjėsisė qė ndien pėrpara njerėzve, lidhur me gjithēka qė ndodh me njeriun nė kėtė botė. Sigurisht qė flet pėr rritjen e Kamysė si filozof, si shkrimtar dhe si personalitet botėror.

    Kjo ide madhore e pėrshkon tejetej veprėn e radhės tė Kamysė “Murtaja” (1947). Epidemia e murtajės e ka pllakosur njerėzimin. Murtaja ėshtė fashizmi. Ajo duhet zhdukur pėr tė shpėtuar njerėzimi nga kėrcėnimi serioz. Gjejmė njė tipar tė ri, tė rėndėsishėm, tė krijimtarisė sė Kamysė, dukjen nė tė tė brendisė sociale. Personazhi kryesor i veprės nė njė vend thotė: “Ka baza mė se tė mjaftueshme qė tė preokupohesh pėr ta adhuruar sa mė fort njeriun. Shumė mė tepėr se sa tė merresh me pėrbuzjen e tij”. Nė konceptimin tėrėsor tė krijimtarisė sė mrekullueshme tė Kamysė, njė thėnie si kjo pėrfton njė kuptim madhor. I kėsaj kohe ėshtė dhe traktati filozofik “Njeriu rebelues”. “Nė njė rebelim, - ka vėnė nė dukje Kamy, - njeriu bashkohet dhe solidarizohet me tė tjerėt”. Pa hequr dorė prej teorisė sė absurdit dhe tė tjetėrsimit, Kamy nė tė njėjtėn kohė merr nė mbrojtje idenė e nevojės qė ka njeriu pėr tė qenė me tė tjerėt. Faktikisht sfidohet ideja e vetmisė si shpėtimtare e individualizmit.

    Veprat e pasluftės, qė shkroi Kamy, janė tė zhveshura nga alegoria. Motivi i shkrirjes sė njeriut me natyrėn tingėllon mė i plotė dhe mė pėrtėritės. Novela “Rėnia” (1958) ėshtė e shkruar si rrėfim i personazhit kryesor kundėr dyfytyrėsisė, kundėr mashtrimit dhe egocentrizmit, konsiderohen jo thjesht vese, por mėkate me thelb antinjerėzor, tė tilla qė e pengojnė njeriun tė dashurojė e tė jetojė ashtu si duhet.

    Nė fjalimin e shquar qė mbajti me rastin e dorėzimit tė Ēmimit Nobel, Kamy u shpreh se “mohimi i sė keqes dhe qėndresa fort pėrpara skllavėrimit” tashmė ishin arritur!

    Njėra nga epidemitė e shekullit XX, aksidenti automobilistik, ia mori jetėn para kohe shkrimtarit fisnik, me mendje e zemėr tė madhe. Alber Kamy vdiq nė vitin 1960. Por mbeti i pavdekshėm, sepse ndriēoi me origjinalitet dhe me nivel tė lartė filozofik e artistik problemin e madh tė njeriut dhe tė fatit tė tij nė shoqėrinė e shekullit XX, tregoi tjetėrsimin e njeriut dhe absurditetin e jetės sė individualistit, viktimė e shoqėrisė sė rregulluar keq, por tregoi edhe solidaritetin njerėzor dhe rebelimin njerėzor si faktorė tė mėdhenj rregullues tė jetės njerėzore. Dhe ti pėrsėri sapo rifillon tė lexosh plot ankth "Mitin e Sizifit" pėr t'u mrekulluar dhe angėshtuar pa fund me tė vėrtetat e fuqishme tė botės qė tė rrethon. Me sa duket, gjithsecili ka pėr tė vdekur me gurin e Sizifit nė krah...


    standard
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anėtarėsuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,700
    Faleminderit
    22
    67 falenderime nė 52 postime
    Fatkeqesia me e madhe e njeriut eshte te mos pranoje "dobesite" e veta. Mire qe s'u beka pakt me "fatin" se vallahi ku s'do perfundonim per hir te imagjinates kapricoze!

    Kamy-ja i paska hip gamorit nga qafa; patjeter qe absurditeti s'do te njihte kufij, ne kete rast!

  8. #48
    -
    Anėtarėsuar
    14-02-2011
    Postime
    2,401
    Faleminderit
    4
    27 falenderime nė 18 postime
    Romanin “I huaji”, e kam lexuar pėr herė te parė nė adoleshencė, aty nga mosha 16 vjeē, dhe ėshtė nga ata libra, qe mė ka mbetur ne mėndje, pėr vecantinė e tij...njė thjeshtėsi trajtimi, aq sa edhe i komplikuar pėr tė kuptuar mesazhin e tij...pėr arsyen e thjeshtė se, mesazhi i kėtij romani ėshtė - i huaj pėr shoqėrinė njėrezore, e cila ėshtė e zhytur nė paragjykimet ndaj njerėzve, se sa ne mirėkuptimin apo tolerancėn e sjelljeve dhe zgjedhjeve personale, qė bėjnė individė te veēantė nė jetėn e tyre.

    Ja disa fragmente tė shkurtra , qė kam shkėputur para disa viteve, kur e kam lexuar pėr herė te parė..
    “Pasi ndenjem nė heshtje per njė ēast, ajo mėrmėriti se unė isha i ēuditshėm, se ajo mė donte padyshim pėr kėtė arsye, por qė ndoshta njė ditė do t’i neveritesha po pėr kėtė arsye.”

    “Kisha dėshirė tė pohoja se unė isha si gjithė tė tjerėt, plotėsisht si gjithė tė tjerėt. Por nė fund tė fundit, e gjitha kjo nuk kishte ndonjė dobi tė madhe, dhe unė hoqa dorė thjesht pėr dembel’llėk”

    “Ngaqė nuk kam ndonjė gjė tė madhe pėr tė thėnė – prandaj po heshti”

    “Nė fillim tė burgimit, gjėja mė e rėndė, qe se unė kisha mendime tė njė njeriu tė lirė”

    “Sa mė shumė mendoja, aq mė shumė gjėra tė panjohura e tė harruara, nxirrja nga kujtesa ime. Atėherė e kuptova, se njeriu i cili kish jetuar vetėm njė dite, mund tė kalonte pa vėshtirėsi 100 vjet nė burg”

    “Mė dukej normale, ashtu si mė dukej me vend qė njerėzit tė mė harronin pas vdekjes, s’kishin mė asnjė lidhje me mua”

    “Sipas priftit, drejtėsia e njerėzve nuk vlente asgjė, dhe drejtėsia e Zotit vlente gjithēka. Vėrejta se dėnimin e kisha nga e para”

    Nė fund tė librit, thuhet kėshtu “njeriu qė nuk don tė shfajėsohet, Mersoi personazhi kryesor i romanit, vdes duke e mbajtur pėr vete tė vėrtetėn - ai e refuzoi deri nė fund lojėn e shoqėrisė”
    Por cila ishte loja e shoqėrisė? Nėse bėjmė nje rifreskim kujtese mbi romanin, Mersoi jetonte vetėm sepse e ema kishte vendosur te jetonte nė Azil, me pėlqimin e tė dyve, thjeshte nje zgjedhje personale midis vetė famijarėve, dhe jo pėr shkaqe mosmarrėveshjesh. Kur e ėma vdes, ai shkon nė varrimin e saj, por nuk derdh lotė, e per kėtė shihet si njė i pashpirtė nė sytė e njerėzve. Ai e shikonte vdekjen si diēka normale ne jetėn e njeriut, qė do na ndodhė tė gjithėve njė ditė, dhe se vdekjen e sė emės ai e kishte pritur, ashtu siē priste t’i ndodhte edhe atij njė ditė...
    Ndėrsa kur ai e vret arabin, sepse i dukej se kishte njė thikė ne dorė, dhe nga turbullira qė i krijohet nga dielli i fortė nė plazhin ku ndodhej, i krijohet idea se ai ėshtė sulur drejt Mersoit pėr ta goditur me thikė, dhe nė atė moment turbullire Mersoi e vret me pistoletė.
    Kur fillon proēesi gjyqėsor ndaj tij, dėshmitarėt e thirruar, flisnin gjithė kohėn pėr moralin e tij, duke thėnė se; ai ishte i pashpirtė sepse nuk kishe qarė ne varrimin e nėnės sė tij, dhe pėr kėtė arsye e shihnin si monstėr dhe se meritonte denimin me vdekje....Ēdo gjė qe thuhej nė sallėn e gjyqit, nuk kishte lidhje me vrasjen e viktimės, por vetėm mbi ‘moralin’ e tė akuzuarit, i cili vrasjen e kishte bėrė nė nje ēast turbullire, ashtu siē mund ta bėnte secili prej nesh...dhe pėr kėtė arsye duke e parė njė gabim tė tillė, si njerėzorė qė mund t'i ndodhte kujtdo, ai nuk shfaq pendesė...
    Mersoi, nuk mundohet te mbrohet, thjesht ai nė sallėn e gyqit, nuk ėshtė vetėm si i akuzuar dhe si monstėr nė syte e publikut - sepse e kishte ēuar te ėmen nė azil dhe nuk kishte qarė nė varrimin e saj, dhe nuk shfaqte shenja pendese per gabimin e tij, por ai po e shijonte hipokrizinė dhe fallsitetin e shoqėrise njerėzore qetė e qetė, nė rolin e njė spektatori...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fleur Blanche : 15-08-2011 mė 15:16

  9. #49
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    5,066
    Faleminderit
    100
    119 falenderime nė 99 postime
    Albert Kamy, viktimė e KGB-sė?

    TIRANE- Shkrimtari i njohur francez, Albert Kamy, i cili humbi jetėn nė njė aksident trafiku nė vitin 1960, ndoshta ėshtė viktimė e Shėrbimit sovjetik pėr zbulim (KGB), deklaroi akademiku italian Giovani Cattali pėr "Corriere della sera". Konfirmimi i Cattalit se KGB-ja e likuidoi autorin e veprave "I huaj" dhe "Miti i Sizifit", te shumė njerėz shkaktoi dyshim. Shkencėtari italian i referohet njė pjese tė ditarit tė poetit ēek Jan Zabrana. Nė ditarin e tij, Zabrana shkruan se ka pasur takim me njė agjent tė KGB-sė. "Dėgjova diēka shumė tė ēuditshme nga njė njeri, i cili di shumė punė dhe i cili ka burime tė mira zbuluese. Ai tha se aksidenti, nė tė cilin Albert Camus (Kamy) ka humbur jetėn ėshtė organizuar nga agjentėt sekretė sovjetikė. Ata e kanė dėmtuar gomėn e automjetit, pėrmes njė pajisjeje, e cila gjatė shpejtėsisė sė caktuar do ta shfrynte gomėn", shkruan Zabrana nė ditarin e tij.

    Cattali pohon se urdhri pėr likuidimin e Kamy, ka ardhur drejtpėrdrejt nga ministri i atėhershėm sovjetik i Punėve tė Jashtme, Dimitri Shepillov, i cili ka qenė i tėrbuar pėr shkak tė njė shkrimit tė publikuar nė njė gazetė franceze, nė vitin 1957. Nė kėtė shkrim Kamy e akuzon pėr vendimin qė Moska do tė dėrgonte ushtri pėr neutralizimin e kryengritjes nė Hungari nė vitin 1956. Por nė njė skenar tė tillė nuk beson filozofi francez Michael Onfrei, i cli punon prej kohėsh me biografinė e Camus. "Mendoj se kjo nuk ėshtė e mundur. KGB-ja ka pasur mėnyra tė tjera qė ta eliminonte shkrimtarin Albert Kamy ", tha Onfrej, duke shtuar se Kamy gjatė fatkeqėsisė ka pasur biletė kthimi pėr nė Paris, ku kishte planifikuar t’i kalonte Krishtlindjet me familjen, por nė momentin e fundit kishte vendosur tė kthehej me mikun dhe botuesin, Michael Galimar.

    Automobili i Kamy, fluturoi nga rruga e ngrirė dhe u pėrplas nė dru. Shkrimtari vdiq nė vendin e ngjarjes, ndėrsa Galimar vdiq disa ditė mė vonė. Vojtek Ripla nga Instituti pėr studimin e regjimeve totalitare nė Pragė, gjithashtu, dyshon nė versionin e Katelit, duke thėnė se ėshtė e pamundur tė besohet, pasi Rusia i ruan rreptėsisht tė gjitha informata e policisė sekrete komuniste. Albert Kamy ka lindur nė nėntor tė vitit 1913. Ai ishte shkrimtar, gazetar dhe filozof. Ēmimin "Nobel" pėr letėrsi e fitoi nė vitin 1957 dhe pas Rjasdar Kipling ishte fituesi mė i ri i kėtij ēmimi prestigjioz. Ai ėshtė autor i parė i lindur nė Afrikė qė ka fituar ēmimin "Nobel".

    (m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  10. #50
    askushi Maska e Askusho
    Anėtarėsuar
    27-08-2012
    Postime
    668
    Faleminderit
    0
    6 falenderime nė 4 postime

    Albert Kamy - Murtaja (fragment)

    “Murtaja” (Fragment) Albert Kamy



    Shqipėroi: Vladimir BAKO




    Nė tė gdhirė ata zhyteshin pėrsėri nė botėn e murtajės, pra, nė rutinėn e jetės sė pėrditshme.
    Ju do tė pyesni: kujt i pėrngjanin kėta tė vetmuar, tė mjerė? Pėrgjigjja ėshtė e thjeshtė: ata i pėrngjanin askujt! Ose, nėse doni tė mėsoni diēkamė shumė, ata i ngjanin tė gjithė njerėzve, kishin njė fizionomi fare tė pėrgjithshme. Njėsoj si tėrė qytetarėt ata nuk e ēanin pėr asgjė kokėn dhe po njėsoj si ata ndizeshin pėr pakogjė. Ēdo ditė qė shkonte i bėnte ata mė kritikė dhe mė shumė gjakftohtė. Edhe mė tė menēurit prej tyre mund t’i shihje, pėr shembull, tek silleshin si gjithė tė tjerėt dhe lexonin me radhė gazetat, ose tek pėrgjonin me ankth radion, sikur dėshėronin tė kapnin ndonjė fjalė, e cila do t’u jepte mundėsinė tė besonin se murtaja mori fund, ose tek pushtoheshin nga shpresat e rreme apo makthet e kota gjatė leximit tė disa shkrimeve, ku gazetarėt hidhnin shkel e shko hipotezat e tyre duke gogėsirė me mėrzi. Kohėn qė u mbetej e shkonin me nga njė krikėll birrė nė dorė, shpesh u bėnin edhe shėrbim tė sėmurėve, dembeloseshin apo, nė tė kundėrt, dėrrmoheshin nė punė, rendisnin skeda, apo dėgjonin gramafonin, pa u dalluar fort nga shoshoqi. Me njė fjalė, ata kishin humbur aftėsinė pėr tė zgjedhur. Murtaja i kishte paralizuar mendjet e zgjuara. Kjo dukej krej qatė kur shihje se asnjėri nuk pyeste mė pėr vlerat e veshjeve qė mbain apo pėr ato tė ushqimeve qė blinin. Ata mund tė pranonin fare qetė ēdo gjė qė u jepej...

  11. #51
    -
    Anėtarėsuar
    14-02-2011
    Postime
    2,401
    Faleminderit
    4
    27 falenderime nė 18 postime
    Disa fragmente tė pėrzgjedhura nga romani "Rėnia", nėse mund tė quhet mirėfilli roman, pėr arsye se ngelet ndėr veprat mė tė veēanta pėr nga stili i tė trajtuarit, siē ka ditur gjithmonė ta bėjė Kamy, sidomos me atė ironinė e tij shumė tė hollė. Ėshtė njė libėr, qė nė mėnyrė tė veēantė ia ka kushtuar avoketėrve... mgjs idetė qė pėrēon me veprėn e tij, janė pėr tė gjithė njerėzit, pavarėsisht profesionit tė tyre.



    *


    “Miqėsia ėshtė mė e thjeshtė. Ėshtė e gjatė dhe e vėshtirė pėr ta fituar, por kur e ke, se heq dot mė qafe, duhet ta pėrballosh. Nė rradhė tė parė, mos kujtoni se miqtė tuaj do t’iu telefonojnė darkė pėr darkė, siē duhej tė bėnin, pėr tė marrė vesh se mos pikėrisht ju atė mbrėmje vendosni tė vrisni veten, ose thjesht akoma se mos keni gjė nevojė pėr shoqėri, se mos nuk jeni nė gjendje pėr tė dalė. Por jo, edhe nė iu marrshin nė telefon, jini tė qetė, kjo ka pėr tė ndodhur mbrėmjen kur nuk jeni vetėm dhe, kur jeta ėshtė e bukur. Sa pėr vetvrasjen, ata mė tepėr kishin pėr t’ju shtyrė, pėr arsye tė asaj qė i detyroheni vetvetes, sipas tyre. Sa pėr ata qė e kanė pėr detyrė tė na duan, dua tė them prindėrit, aleatėt (ē’shprehje), ėshtė avaz tjetėr. Ata thonė fjalėn e duhur, po fjala bėhet plumb; ata telefonojnė siē shtihet me pushkė. Dhe qėllojnė nė shenjė.
    Si?! Ē’mbrėmje? Do tė dal dhe aty, tregohuni i duruar me mua. Nė njė farė mėnyre, madje, jam brenda temės sime, me kėtė ēėshtje miqsh dhe aleatėsh. Ta dini se mė kanė folur pėr njė njeri, tė cilit i kishin burgosur mikun dhe ai vetė flinte ēdo natė mbi dyshemenė e dhomės sė tij, qė mos tė kishte atė rehati, qė ia kishin hequr atij qė donte! Kush i dashur zotėri, do tė flinte nė dysheme pėr hirin tonė? Mos jam unė nė gjendje ta bėj njė gjė tė tillė? Dėgjoni, po tė doja ta bėja, do ta bėja. Po, ne do tė jemi tė gjithė nė gjendje njė ditė pėr ta bėrė kėtė, dhe ky do tė jetė shpėtimi.
    Por nuk ėshtė e lehtė, sepse miqėsia ėshtė hutaqe ose tė paktėn e pafuqishme. Atė qė do ajo, nuk mundet dot ta bėjė. Ndofta, nė fund tė fundit, nuk e do aq sa duhet? E keni vėnė re se ndjenjat na i zgjon vetėm vdekja? Sa i duam miqtė tanė qė na lėnė, apo s’ėshtė kėshtu? Sa i adhurojmė mėsuesit tanė qė nuk flasin mė, qė e kanė gojėn tė mbushur me dhe’! Nderimi vjen atėherė krejt natyrshėm, ai nderim qė, ndofta ata e kishin pritur nga ne tėrė jetėn.
    Po a e dini pse jemi gjithmonė me tė drejtė dhe me tė gjėrė me tė vdekurit?
    Arsyeja ėshtė e thjeshtė! Me ta s’ka detyrime. Na lėnė tė lirė, mund ta marrim me nge...
    Edhe nė na u detyrofshin pėr diēka, kjo lidhet me atė qė, ne na duhet t’i kujtojmė, mirėpo ne harrojmė shpejt. Jo, ndėr miqtė tanė, ne duam tė porsavdekurin, tė vdekurin qė na bėn me dhimbje, emocionin tonė, veten tonė nė fund tė fundit.”






    “Njerėzit binden me arsyet, me sinqeritetin tuaj dhe me shkallėn e rėndė tė mundimeve tuaja, vetėm nėpėrmjet vdekjes tuaj. Sa tė jeni gjallė, rasti juaj ėshtė i dyshimtė, veē skepticizmi i tyre ju pret.
    ....
    Qė tė mos jesh mė i dyshimtė s’duhet tė jetosh mė, fare bukur.”






    “Miq unė s’kam. Vetėm bashkėfajtorė kam. Por ama, numri i kėtyre tė fundit ėshtė rritur, ata janė gjinia njerėzore. Nga e di unė qė s’kam miq? Ėshtė fare e thjeshtė: e zbulova ditėn kur mė shkoi mendja tė vritesha pėr t’ua punuar atyre bukur, pėr t’i ndėshkuar si tė thuash. Po kė tė ndėshkoja? Disa do tė habiteshin, askush s’kishte pėr ta ndier veten tė ndėshkuar. E kuptova qė nuk kisha miq. Veē kėsaj, edhe tė kisha pasur, s’kisha pėr tė qenė gjė i pėrparuar. Ah, po tė arrija tė vrisja veten dhe pastaj t’ua shikoja atyre surratin, atėherė po – do t’ia vlente barra qiranė.”






    “Ndeshja armiqėsi, sidomos ndėr ata qė mė njihnin nga shumė larg dhe qė, unė vetė s’i njihja fare. Padyshim pandehnin se rroja nė mėnyrė tė pėrkryer dhe i zhytur i tėri nė lumturi: kėtė s’ta fal njeri. Me pamjen qė shpreh mbarėvajtjen, kur e merr kėtė pamje nė njė farė mėnyre, kishte pėr t’u tėrbuar edhe njė gomar.
    ....
    Tė tjerėt nuk jua falin lumturinė dhe sukseset. Vetėm nė rast se pranoni t’i ndani bujarisht me ta. Mirėpo qė tė jesh i lumtur, nuk duhet tė merresh shumė me tė tjerėt. Qė aty mbyllen shtigjet. Ose i lumtur dhe i gjykuar, ose i mjerė dhe i pafajshėm.
    ....
    E vetmja mėnyrė mbrojtjeje gjendet te ligėsia. Nė kėto raste njerėzit nguten tė gjykojnė tė tjerėt qė tė mos gjykohen vetė.”

  12. #52
    i/e regjistruar Maska e inez
    Anėtarėsuar
    09-09-2012
    Vendndodhja
    Ne fantazi.
    Postime
    1,771
    Faleminderit
    4
    2 falenderime nė 2 postime
    Citim Postuar mė parė nga Dita Lexo Postimin
    NGADHENJIMI (Nga Miti i Sizifit)


    “Jo, tha ngadhėnjimtari, mos mendoni se meqė dua veprimin, mė ėshtė dashur tė harroj tė mendoj. Pėrkundrazi, unė mund tė pėrkufizoj nė mėnyrė tė pėrkryer atė qė besoj. Sepse e besoj me forcė dhe e shoh me shikim tė ngurtė e tė qartė. Mos u besoni atyre qė thonė: “Kėtė gjė e di shumė mirė, prandaj nuk e shpreh dot”. Sepse nėse nuk e shprehin dot, kjo do tė thotė qė nuk e dinė ose qė nga pėrtacia janė ndalur te lėvorja.
    Nuk kam shumė opinione. Nė fund tė jetės, njeriu vėren se ka harxhuar vite tė tėra qė tė sigurohej pėr njė tė vėrtetė tė vetme. Por njė e vetme, nėse ajo ėshtė e dukshme, mjafton pėr drejtimin e njė ekzistence. Pėr mua, unė kam me siguri diēka pėr tė thėnė pėr individin. Pėr tė duhet folur me ashpėrsi dhe, po tė jetė nevoja, me pėrēmimin e duhur.
    Njė njeri ėshtė mė tepėr njeri nga gjėrat, pėr tė cilat hesht sesa nga gjėrat qė thotė. Ka shumė nga ato, pėr tė cilat nuk do tė flas. Por jam shumė i sigurtė se pėr tė mbėshtetur gjykimet e tyre tė gjithė ata qė kanė dhėnė vlerėsime pėr njeriun, e kanė bėrė me shumė mė pak pėrvojė se ne. Arsyeja, zgjuarsia prekėse ndoshta e ka parandier se ēfarė duhej vėrejtur. Por epoka, rrėnojat dhe gjaku i saj na mbushin plot me tė vėrteta. Pėr popujt e lashtė dhe madje pėr mė tė mėvonshmit deri nė erėn e makinave, ėshtė e mundur tė viheshin nė balancė virtytet e shoqėrisė e tė individit, dhe tė pėrcaktohej se kush duhej t’i shėrbente tjetrit. Kjo gjė ėshtė e mundur fillimisht falė kėsaj lajthitjeje tė ngulitur nė zemrėn e njeriut dhe sipas sė cilės qėniet janė krijuar pėr t’u bėrė ose pėr t’u kėrkuar shėrbime tė tjerėve. Kjo gjė ishte ende e mundur se as shoqėria as individi nuk i kishin treguar gjithė aftėsitė e tyre praktike.
    Kam takuar njerėz tė ndershėm qė mrekullohen nga kryeveprat e piktorėve holandezė tė krijuara nė zemėr tė luftėrave tė pėrgjakshme tė Flandrės, qė preken nga ligjėrimet e mistikėve silezianė tė kėnduara nė gji tė luftės sė tmerrshme 30-vjeēare. Vlerat e pėrjetshme shfaqen, nė sytė e tyre tė ēuditur, pėrmbi turbullirat shekullore. Por koha qė atėherė ka ecur. Piktorėt e sotėm nuk e gėzojnė mė atė qartėsi. Edhe sikur tė kenė, aty thellė, zemrėn qė duhet pėr tė qenė krijues, domethėnė njė zemėr tė pandjeshme, nuk do tė ishte asnjė dobi, sepse tė gjithė, pėrfshirė edhe shenjtorėt, janė mobilizuar. Kėtė gjė e kam ndier ndoshta nė thellėsi tė shpirtit. Nė ēdo formė tė dėshtuar nėpėr transhe, nė ēdo shenjė, metaforė ose lutje, tė shtypur me hekur, amshimi humb njė ndeshje. I ndėrgjegjshėm se nuk mund tė shkėputem nga koha ime, kam vendosur tė bashkohem me tė. Ja pėrse nuk i kushtoj shumė vėmendje individit, sepse mė duket qesharak dhe i poshtėruar. Duke e ditur se nuk ka ideale ngadhėnjyese, mė pėlqejnė idealet e humbura: ato kėrkojnė njė shpirt tė tėrė, tė barasvlershėm me dėshtimet dhe me fitoret e veta kalimtare. Pėr atė njeri, i cili nuk e ndan fatin e tij nga ai i botės, ballafaqimi i qytetėrimeve ka diēka tė ankthshme. E kam pranuar kėtė ankth dhe, nė tė njėjtėn kohė, desha tė luaja rolin tim. Midis historisė dhe amshimit zgjodha historinė, sepse mė pėlqejnė tė vėrtetat. Tė paktėn me tė jam i sigurtė dhe si mund ta mohoj kėtė forcė qė mė shtyp?
    Gjithmonė vjen ēasti kur duhet tė zgjedhėsh midis soditjes e veprimit. Kjo quhet tė bėhesh burrė. Kėto mėdyshje janė tė tmerrshme. Por pėr njė zemėr krenare nuk ka rrugė tė mesme. Ose Zotin ose kohėn, kryqin ose shpatėn. Kjo botė ka njė kuptim mė tė lartė qė qėndron mbi veprimet e saj ose vetėm kėto veprime ekzistojnė. Duhet tė jetosh me kohėn e tė vdesėsh bashkė me tė ose t’i largohesh nė emėr tė njė jete mė tė madhe. E di se ėshtė e mundur tė bėhet kompromis dhe tė jetosh brenda shekullit duke besuar te pėrjetėsia. Kjo do tė thotė tė pranosh. Por ky term nuk mė pėlqen dhe kėrkoj ose gjithēka ose asgjė. Nėse zgjedh veprimin, mos mendoni se soditja ėshtė pėr mua tokė e panjohur. Por ajo nuk mund tė mė japė gjithēka, dhe i privuar nga pėrjetėsia, dua tė bėhem aleat me kohėn. Nuk dua tė mė mbajnė as pėr nostalgjik as pėr tė trishtuar, dua vetėm tė shoh qartė. Po jua them, nesėr do tė mobilizoheni. Pėr ju dhe pėr mua kjo ėshtė njė ēlirim. Individi nuk mund tė bėjė dot asgjė dhe megjithatė mund tė bėjė gjithēka. Brenda kėsaj lirie tė mrekullueshme, e kuptoni pėrse e ngre nė qiell dhe njėherėsh e rrėzoj njeriun. Bota e bluan dhe unė e ēliroj. Unė i jap tė gjitha tė drejtat e tij.
    Ngadhėnjimtarėt e dinė qė veprimi nė vetvete ėshtė i padobishėm. Ka vetėm njė veprim tė dobishėm, ai qė do tė rikrijonte botėn e njeriun. Unė nuk do t’i rikrijoj kurrė njerėzit. Por duhet tė “bėjmė sikur”. Sepse rruga e luftės mė bėn tė takohem me trupin njerėzor. Edhe tė poshtėruar, mishi e gjaku janė e vetmja e vėrtetė imja. Unė mund tė jetoj vetėm nė sajė tė saj. Krijesa ėshtė atdheu im. Ja pėrse zgjodha kėtė pėrpjekje absurde e tė parėndėsishme. Ja pėrse jam nė anėn e luftės. Koha jonė tė ndihmon pėr kėtė gjė, e thashė mė lart. Deri tani, madhėshtia e njė ngadhėnjimtari ishte gjeometrike. Ajo matej me hapėsirėn e territoreve tė pushtuara. Nuk ėshtė e rastit qė fjala ka ndryshuar kuptim dhe nuk shėnon mė gjeneralin fitues. Madhėshtia ka ndryshuar kamp. Ajo gjendet te protesta dhe sakrifica pa tė ardhme. Nuk ėshtė aty sepse i pėlqen dėshtimi. Fitorja do tė ishte e dėshirueshme. Por ekziston vetėm njė fitore dhe ajo ėshtė e pėrjetshme. Eshtė ajo qė nuk do ta arrij kurrė. Ja ku pengohem dhe kacavirrem. Njė revolucion kryhet gjithmonė kundėr perėndive duke filluar nga revolucioni i parė i Prometeut, i pari nga ngadhėnjimtarėt modernė. Eshtė njė protestė e njeriut kundėr fatit tė vet: pakėnaqėsia e tė skamurit ėshtė vetėm njė pretekst. Por unė mund ta rrok kėtė mendje vetėm nė aktin historik dhe vetėm aty e takoj. Mos mendoni, megjithatė, qė kjo gjė mė pėlqen: pėrballė kontradiktės esenciale, unė mbroj kontradiktėn time njerėzore. E vendos qartėsinė time nė mes tė asaj qė e mohon. Unė ngre njeriun nė qiell para asaj qė e shtyp dhe atėhere liria ime, revolta ime e pasioni im bashkohen me kėtė tendosje, mendjekthjelltėsi e pėrsėritje tė pamasė.
    Po, njeriu ėshtė qėllimi i vetvetes. Dhe ai ėshtė qėllimi i vetėm. Nėse do qė tė jetė diēka, kėtė e do nė kėtė jetė. Tani, unė di edhe mė shumė. Ngadhėnjyesit flasin ndonjėherė pėr mposhtje dhe kapėrcim. Por gjithmonė kanė parasysh “tė kapėrcesh vetveten”. E dini mirė se ē’do tė thotė kjo. Ēdo njeriu i ėshtė dukur vetja i barabartė me perėnditė nė disa ēaste. Kėshtu thuhet tė paktėn. Kjo ndodh ngaqė vetėtimthi e ndien madhėshtinė ēuditėse tė mendjes njerėzore. Ngadhėnjimtarėt janė ata njerėz qė e ndiejnė mjaftueshėm forcėn e tyre pėr tė qenė tė sigurtė pėr tė jetuar vazhdimisht nė kėto lartėsi dhe me ndėrgjegje tė plotė pėr kėtė madhėshti. Ky ėshtė ca mė shumė e ca mė pak njė problem aritmetikor. Ngadhėnjimtarėt mund tė bėjnė mė shumė. Por ata nuk mund ta kalojnė vetė njeriun, kur ai do tė matet. Ja pėrse ata nuk largohen kurrė nga vorbulla njerėzore dhe hidhen nė flakėt e shpirtit tė revolucioneve.
    Aty ata gjejnė krijesėn e gjymtuar, por aty ata takojnė gjithashtu tė vetmet vlera qė duan e admirojnė, njeriun dhe heshtjen e tij. Kjo ėshtė edhe varfėria edhe pasuria e tyre. Pėr ata eksziston vetėm njė luks, dhe ky ėshtė ai i marrėdhėnieve njerėzore. Si tė mos e kuptosh qė nė kėtė univers tė brishtė, gjithēka qė ėshtė njerėzore dhe qė ėshtė vetėm tillė, fiton njė kuptim mė pėrvėlues? Fytyra tė tendosura, vėllazėri nė rrezik, miqėsi sa tė forta aq tė ndrojtura tė njerėzve midis tyre, kėto janė pasuri tė vėrteta, meqė janė tė pėrkohshme. Nė gjirin e tyre, mendja ndien mė lehtė pushtetet dhe kufizimet e saj. Domethėnė efikasitetin e saj. Disa kanė folur pėr gjenialitet. Mė duket se janė shpejtuar, unė do tė flisja pėr zgjuarsi. Duhet thėnė se atėhere ajo mund tė jetė madhėshtore. Ajo ndriēon shkretėtirėn duke e dominuar atė. Ajo i njeh detyrimet e saj dhe i ilustron. Ajo do tė vdesė nė njė kohė me kėtė trup. Por liria e saj ėshtė dituria.
    Ne e dimė se tė gjitha kishat janė kundėr nesh. Njė zemėr e tendosur i shmaget amshimit dhe tė gjitha kishat, hyjnore apo politike, pretendojnė pėr pėrjetėsi. Lumturia dhe guximi, paga dhe drejtėsia janė pėr tė objektiva dytėsorė. Ato krijojnė njė doktrinė dhe u duhet ta pranojnė. Por unė nuk kam asnjė punė me idetė ose amshimin. Tė vėrtetat qė mund t’i pėrvetėsoj, dora mund t’i prekė. Nuk mund tė ndahem prej tyre. Ja pėrse ju nuk mund tė mė besoni asgjė. Asgjė e ngadhėnjimtarit, as edhe doktrinat e tij, nuk jetojnė gjatė.
    Nė fund tė gjithė kėsaj, pavarėsisht nga gjithēka, gjendet vdekja. Ja pėrse varrezat qė mbulojnė Evropėn dhe qė u kanė mbetur nė mendje disave prej nesh, janė tė neveritshme. Ne zbukurojmė vetėm ato gjėra qė pėlqejmė, ndėrsa vdekja na mėrzit dhe na ngjall neveri. Edhe ajo duhet tė pushtohet. Karrara i fundit, i burgosur nė Padunė e zbrazur nga mortaja dhe tė rrethuar nga venetikasit, vraponte duke ulėritur nėpėr sallat e pallatit tė vet tė shkretuar: i thėrriste djallit dhe i kėrkonte vdekjen. Kjo ishte njė mėnyrė pėr ta kapėrcyer. Dhe ėshtė njė shenjė guximi e Perėndimit qė i ka bėrė aq tė neveritshme vendet ku vdekja kujton se nderohet. Nė universin e tė revoltuarit, vdekja ngre nė qiell padrejtėsinė. Ajo ėshtė shpėrdorimi mė i madh.
    Tė tjerėt, pa bėrė gjithashtu kompromis, kanė zgjedhur amishimin dhe denoncojnė iluzionin e kėsaj bote. Varrezat e tyre buzėqeshin nė mes lulesh e zogjsh tė shumtė. Kjo gjė i shkon pėr shtat ngadhėnjimtarit dhe i krijon pamjen e qartė tė atyre gjėrave qė ai ka hedhur poshtė. Pėrkundrazi, ai ka zgjedhur shoqėrinė e hekurit tė zi ose varrin anonim. Mė tė mirėt midis njerėzve qė besojnė te amshimi i kap ndonjėherė njė frikė plot respekt dhe mėshirė para mendjeve qė mund tė jetojnė me njė pėrfytyrim tė tillė tė vdekjes. Por, megjithatė, kėto mendje gjejnė aty forcėn dhe pėrligjjen e tyre. Fati ynė ėshtė pėrballė nesh dhe ne e provokojmė atė. Mė shumė nga ndėrgjegja sesa nga krenaria pėr gjendjen tonė tė parėndėsishme. Ne, gjithashtu, kemi ndonjėherė mėshirė pėr vetveten. Kjo ėshtė e vetmja mėshirė qė na duket e pranueshme: njė ndjenjė qė, ndoshta, ju nuk e kuptoni aspak dhe qė nuk ju duket burrėrore. Megjithatė, janė mė tė guximshmit mes nesh ata qė e provojnė kėtė. Por ne quajmė burrėrorė njerėzit e ndėrgjegjshėm dhe nuk na pėlqen ajo forcė qė largohet nga mendjekthjelltėsia.
    Edhe njė herė e themi qė kėto figura nuk na propozojnė morale dhe as angazhojnė gjykimet tona: ato janė vizatime. Ato pasqyrojnė vetėm njė stil jete. I dashuruari, komediani ose aventurieri hiqen absurdė. Por edhe njeriu i papėrlyer, funksionari ose presidenti i republikės, po tė duan, hiqen si tė tillė. Mjafton tė dish dhe tė mos fshehėsh asgjė. Nė muzeumet italiane, ndonjėherė sheh ekrane tė vegjėl tė ngjyrosur qė prifti mbante para fytyrės sė tė dėnuarit qė tė mos shihte gijotinėn. Hopi nė tė gjitha format e tij, hedhja nė prehrin e hyjnores ose tė amshimit, dhėnia pas iluzioneve tė pėrditshmėrisė ose tė idesė, tė gjitha kėto ekrane fshehin absurdin. Por ka dhe funksionarė pa ekran dhe pėr kėta dėshiroj tė flas.
    Kam zgjedhur mė tė skajshmit. Nė kėtė pikė, absurdi u jep atyre njė pushtet mbretėror. Eshtė e vėrtetė qė kėta princa janė pa mbretėri. Por mbi tė tjerėt ata kanė pėrparėsinė se e dinė qė tė gjitha mbretėritė janė iluzore. Ata e dinė, kėtu qėndron e gjithė madhėshtia e tyre, dhe mė kot kėrkojnė tė flasin nė adresė tė tyre pėr fatkeqėsi tė fshehtė ose pėr mbetje tė zhgėnjimit. Tė zhvishesh nga shpresa nuk do tė thotė tė dėshpėrohesh. Flakėt e tokės vlejnė po aq sa dhe parfumet qiellore. As unė, askush tjetėr, nuk mund t’i gjykojė. Ata nuk kėrkojnė tė jenė mė tė mirė, ata pėrpiqen tė jenė konsekuentė. Nėse fjala i urtė i pėrshtatet njeriut qė jeton me ēfarė ka spekuluar, me ēfarė nuk ka, atėhere ata janė njerėz me urtėsi. Njėri nga ata, ngadhnjimtar, veēse nė lėmin e arsyes, Don Zhuan, por nė fushėn e njohjes, komedian, por nė sferėn e zgjuarsisė, e di mė mirė se kushdo kur shkruan: “Ne nuk meritojmė aspak njė privilegj mbi tokė dhe nė qiell, kur e kemi ēuar butėsinė tonė prej manari deri nė pėrkryerje; megjithatė, ne vazhdojmė tė jemi, nė rastin mė tė mirė, qesharakė me brirė dhe asgjė mė tepėr – duke pranuar qė nuk plasim nga mendjemadhėsia dhe nuk shkaktojmė skandale me qėndrimet tona prej gjykatėsi”.
    Nė tė gjitha rastet, duhej t’i jepnim arsyetimit absurd pamje mė tė pėrzemėrta. Imagjinata mund tė shtojė edhe shumė tė tjera, qė i ngjiten kohės dhe syrgjynit, qė dinė, gjithashtu tė jetojnė sipas kėrkesave tė njė universi pa tė ardhme e pa dobėsi. Atėherė kjo botė absurde dhe pa perėndi pėrballohet nga njerėz qė mendojnė kthjellėt dhe qė nuk shpresojnė mė. Ende nuk kam folur pėr personazhin mė absurd qė ėshtė krijuesi.
    "O shpirti im, mos enderro jeten e pavdekshme, por shtero fushen e se mundshmes."
    Super liber. Mua me pelqen ky, i huaji dhe murtaja.

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema tė Ngjashme

  1. Albert Anjshtanj VS Nikolla Tesla
    Nga Milkway nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 115
    Postimi i Fundit: 06-05-2014, 07:09
  2. Albert Einstein
    Nga iliria e para nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 233
    Postimi i Fundit: 03-11-2009, 06:27
  3. Albert Brojka: “Nė PD ende nuk ka demokraci dhe tolerancė”
    Nga Humdinger nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 16-12-2006, 06:50
  4. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-03-2006, 03:36
  5. Albert Verria
    Nga Brari nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-03-2003, 15:01

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •