Familjarėt, akuza doktorit: Ai ėshtė fajtori. Prokuroria nis hetimet
Shėnohet rasti i dytė nė historinė e mjekėsisė shqiptare pėr humbjen e jetės sė pacientit pas operacionit tė bajameve. 17-vjeēarja Matilda Petriti ka vdekur nė spitalin francez, nė qendrėn spitalore universitare, konkretisht nė reanimacionin e shėrbimit tė ORL-sė, mbrėmjen e sė dielės. 17-vjeēarja kishte kryer rreth njė muaj mė parė njė ndėrhyrje kirurgjikale, nė njė klinikė private nė Pogradec. Mjeku, i cili i kishte operuar bajamet nė klinikėn e Pogradecit punon qė prej njė viti edhe si specialist nė shėrbimin e ORL-sė, nė spitalin "Nėnė Tereza". Aktualisht, mjeku Xhevahir Hoxhallari, ėshtė 40 vjeē dhe ka mė shumė se 10 vjet qė punon si specialist nė kėtė fushė.
Historia qė tregojnė kolegėt e Hoxhallarit ka qenė kjo: Pas kryerjes sė ekzaminimeve komplete, analiza "rutinė" para ēdo ndėrhyrjeje kirurgjikale, vajza 17-vjeēare ka hequr bajamet nė klinikėn private. Pas pak ditėsh ajo ka pasur hemorragji. Mjeku ka arritur qė tė qetėsojė gjendjen, dy herė radhazi, pasi hemorragjia ėshtė pėrsėritur. Ndėrsa tė dielėn, tė afėrmit bashkė me pacienten e re, janė drejtuar urgjent nė spitalin "Nėnė Tereza" pas gjendjes sė rėnduar tė pacientes. Ajo ka pasur hemorragji tė pandėrprerė. Nė spital ėshtė pritur nga mjeku i rojės dhe fill pas paraqitjes sė saj nė kėtė qendėr kanė mbėrritur mjeku qė i ka kryer ndėrhyrjen sė bashku me shefin e shėrbimit.
Sipas mjekėve, tė dhėnat e para tregojnė se ajo qė i ka ndodhur vajzės ka qenė fatalitet dhe jo gabim mjekėsor. Por pėr tė zbardhur mė tej ngjarjen pritet fjala e fundit nga ekspertiza e sektorit tė Mjekėsisė Ligjore. Kanė qenė vetė mjekėt, ata qė kanė kėrkuar tė bėhet autopsia. Sipas kolegėve tė mjekut, pėrjashtohet mundėsia e njė gabimi mjekėsor, por, nga ana tjetėr, tė afėrmit e pacientes janė ankuar se fėmija e tyre nuk ka marrė ndihmėn e duhur mjekėsore dhe ka vdekur pėr faj tė njė gabimi tė mjekut qė ka kryer operacionin pėr heqjen e bajameve.
Sipas babait tė 17-vjeēares, Besim Petriti, vajza pas operacionit ka ndenjur rreth dy orė nė klinikė e pastaj ėshtė larguar nė shtėpi. "Ishte vetėm me njė krevat. Skam ētė them. Klinikė pa asnjė kusht, vetėm kasaphanė mund ti thuash. Na priste doktor Xhevahiri kėtu, ai qė e ka operuar. E futi nė sallė edhe tha ia kapa venėn. Kishte njė venė tė kėputur". Kėshtu sqaron babai i vajzės, duke fajėsuar mjekun pėr prerjen e njė vene gjatė operacionit, qė dyshohet se shkaktoi mė pas edhe hemorragjinė qė i mori jetėn 17-vjeēares. Ai shton mė tej se "pasi kaluan tri ditė qė ishte shtruar, vajzėn e nxora nga spitali dhe e shpura nė shtėpi. Pasi kaloi njė ditė, vajza nxori hemorragji tė madhe. E solla nė Tiranė, takova doktor Xhevairin". Ai tregon mė tej pakėnaqėsinė e tij tė madhe pėr mėnyrėn se si ėshtė trajtuar e bija edhe nė Tiranė. Vajzėn nuk e futi nė reanimacion, por e ka lėnė katėr ditė nė njė dhomė lart", tha i ati i Matildės. Sipas tij, tė dielėn shėndeti i vajzės ėshtė pėrkeqėsuar edhe ajo ka pėsuar hemorragjinė e radhės. Mė pas ėshtė transportuar nė spitalin francez nė Tiranė ku ėshtė kontrolluar nga njė grup prej pesė mjekėsh, tė cilėt kanė deklaruar se vajza nuk ka probleme. Por nė orėt qė pasuan, Matilda ka pasur pėrsėri hemorragji, derisa nė mbrėmje, rreth orės 20:00 ajo ndėrroi jetė. Tė afėrmit tregojnė se nė momentin e hemorragjisė sė fundit qė shkaktoi vdekjen nė spital, aty nuk ka pasur asnjė mjek.
Kolegėt mbrojnė kolegun, tė afėrmit hedhin dyshime pėr gabim mjekėsor. Mjekėsia Ligjore ende nuk ka thėnė pėrfundimisht se cili ėshtė shkaku i vdekjes sė 17-vjeēares. Tė afėrmit e Matildės qė humbi jetėn thonė se klinika nuk i plotėsonte kushtet. Ministria e Shėndetėsisė thotė se kushtet e klinikės ishin tė pėrshtatshme pėr kėtė i ėshtė dhėnė edhe licenca.
Akuza
Hap dyert e mortit, shtėpia e Matilda Petritit, nė fshatin Libonik tė Korēės
Familjarėt: Mjeku, fajtor pėr vdekjen e vajzės
"Matilda Petriti vdiq pėr faj tė mjekut". Ky ėshtė pretendimi i tė afėrmve tė 17-vjeēares qė ndėrroi jetė, pas njė operacioni nė njė klinikė private. Sipas tyre, mjeku pogradecar, Xhevahir Hoxhallari, i ka prerė vajzės, nga fshati Libonik, njė damar gjatė operacionit nė fyt, duke shkaktuar hemorragjinė vdekjeprurėse. Tė afėrmit thonė se pas operacionit qė vajza kishte kryer nė Pogradec e kanė ēuar disa herė nė Korēė dhe nė Tiranė, pėr shkak tė komplikacioneve. Xhaxhai i 17-vjeēares, Fatos Petriti, thotė se pas pėrkeqėsimit tė gjendjes shėndetėsore tė vajzės mjeku qė e operoi po interesohej mė shumė. Ai pohon se mjeku u ėshtė pėrgjigjur familjarėve duke thėnė se: "Unė e bėra detyrėn time dhe nė rast se ka hemorragji nuk ėshtė pėr fajin tim si doktor". Xhaxhai i viktimės shton se mjeku na garantoi se operacioni ishte kryer nė rregull. "Ne dyshojmė se ai i ka prerė vajzės njė damar. Ėshtė e ēuditshme tė vdesėsh nga bajamet dhe po aq absurde ta mendosh. Kjo na bėri tė dyshojmė qė nė fillim qė ėshtė faji i mjekut. Matilda u bė keq pas operacionit dhe kishte shumė hemorragji nga goja. E ēuam vajzėn nė Korēė dhe nė Tiranė, por pas ēdo ndėrhyrjeje mjekėsore kishte hemorragji", tregon ai. Tė afėrmit tė tronditur nga lajmi se Matilda, vetėm 17 vjeē, ka vdekur, janė mbledhur nė shtėpinė e saj nė fshatin Libonik pėr tė pritur edhe trupin e pajetė, qė ėshtė marrė nga morgu prej prindėrve tė saj. Matilda Petriti, gjatė natės sė djeshme mėsohet se i ėshtė nėnshtruar edhe ekspertizave mjeko-ligjore pėr tė vėrtetuar shkakun e vdekjes. Kjo, pas pretendimeve tė prindėrve tė saj se ka qenė njė mjekim i pakujdesshėm, qė e ka ēuar drejt vdekjes vajzėn e tyre. Ajo ndėrroi jetė tė dielėn pasdite, pasi tė afėrmit e dėrguan atė nė Tiranė. Por duket se edhe aty nuk ėshtė treguar kujdesi i duhur. "Edhe nė Tiranė, pasi u shtrua nuk u trajtua menjėherė, por me vonesė, pasi mjekėt aty pengoheshin nga vetė doktori qė e operoi. Ne i kemi tė gjitha dyshimet se vajza ka vdekur pėr shkak tė tij. Vajza u nis nga Korēa me njė ambulancė tė spitalit dhe pa mjekė apo infermierė te koka qė ta shikonin gjatė rrugės. Kjo mund tė ketė bėrė qė ajo gjatė rrugės tė bėhet edhe mė keq pėrderisa vdiq nė Tiranė. Doktori e shoqėroi nga pas me makinė. Ajo ishte shumė keq, por vetė doktori edhe pse u shqetėsua nuk ka marrė pėrsipėr se ėshtė pėrgjegjės, pasi sipas tij, e ka kryer operacionin nė rregull", sqaron mė tej rrethanat e kėsaj ngjarjeje, Fatos Petriti. Ai thekson se "ne duam drejtėsi dhe mjeku si pėrgjegjės tė vihet para hetimeve". Po kėshtu edhe daja e 17-vjeēares, Nuri Shena, kėrkon drejtėsi, duke i konsideruar tė zeza, bluzat e bardha. "Matilda u operua rreth njė muaj mė parė. Dy ditė pas operacionit asaj iu shfaqėn probleme. Ne e ēuam nė Pogradec pėr tu operuar nga bajamet, se na kishin thėnė se ėshtė njė mjek i mirė. Paguam sa na kėrkoi doktori pėr operacionin se ishte klinikė private. Dy ditė mė vonė, vajza u bė keq dhe kishte hemorragji. "Pėr ne faji i mbetet doktorit. Ai duhet tė mbajė pėrgjegjėsi dhe drejtėsia tė vihet nė vend se i ka marrė jetėn njė 17-vjeēareje", thotė Nuri Shena.
"Mbyllet" klinika private nė Pogradec
Klinika e specialistit ORL, nė Pogradec, ka qenė e mbyllur prej dy ditėsh. Njė i afėrm i doktor Xhevahir Hoxhallarit ka thėnė se ai e ka mbyllur klinikėn, pasi ndodhej nė kryeqytet, ndėrsa sqaron se klinika private ka vite qė funksionon dhe ėshtė e rregullt dhe e licencuar nga Ministria e Shėndetėsisė.
Nė qytetin e Pogradecit lajmi se doktor Xhevahiri mund tė ketė bėrė njė gabim gjatė njė ndėrhyrjeje kirurgjikale ėshtė pėrhapur shumė shpejt. Nė qytetin e tij ku ka dhe njė klinikė private tė hapur nė vitet e fundit nė katin e parė tė shtėpisė sė tij private pas shkėputjes nga spitali civil, doktor Xhevahir Hoxhallari njihet si njė nga mjekėt mė tė mirė dhe mė tė rregullt nė kėtė zonė. Ai gėzon opinion tė mirė te qytetarėt e vet, pėr shkak tė eksperiencės dhe specializimeve jashtė vendit. Edhe pse kjo nuk e pėrjashton mundėsinė e njė gabimi tė tij gjatė operacionit, sipas banorėve, ai ka shumė vite qė punon nė qytet si njė mjek i aftė, madje kryen vizita dhe operacione pėr banorė tė zonės juglindore.
Vdekja e vajzės, prokuroria hetim mjekėve
Vdekja e 16-vjeēares Matilda Petriti, nė qendrėn spitalore "Nėnė Tereza" nė Tiranė, ka vėnė nė lėvizje edhe Prokurorinė e Tiranės. Pėrgjatė ditės sė djeshme, hetues tė ēėshtjes kanė shkuar nė spital pėr tė sekuestruar kartelėn e shtrimit. Paraprakisht, grupi hetimor tha se mjekėt e spitalit francez nė Tiranė janė vėnė nėn akuzė. Matilda ndėrroi jetė dy net mė parė, pasi ishte operuar nga bajamet nė njė klinikė private nė Pogradec, pronė e njė mjeku qė punon edhe nė spitalin francez nė Tiranė. Pas operacionit ajo kishte pasur disa herė hemorragji, derisa humbi jetėn, nė vetmi tė plotė, duke qenė se asnjė mjek nuk i ishte gjendur pranė nė momentet e fundit. Praktika e dezhurnit tė mjekėve nė spitalin "Nėnė Tereza" do tė vihet nėn hetim nga organi i akuzės. Gjithsesi, duke pritur raportin mjekoligjor, ku dyshohet se mjekėt i kanė prerė njė venė vajzės, hetuesit e ēėshtjes kanė marrė nė pyetje mjekėt dhe tė afėrmit e vajzės. Prokuroria, deri pasditen e djeshme, ringriti tė gjithė ngjarjen, bazuar nga tė dhėnat e marra nga spitali dhe tė afėrmit. Sipas tyre, historia e Matildės daton mė 7 prill, tė kėtij viti. Pėr shkak tė problemeve tė shpeshta me bajamet, prindėrit e saj u drejtuan nė njė klinikė private nė Pogradec, pronė e mjekut Xhevahir Hoxhallari, i cili punon edhe nė spitalin francez nė Tiranė. Kundrejt pagesės prej 11 mijė lekėsh, vajza ka kryer operacionin dhe pas dy orėsh mjeku ka rekomanduar dėrgimin e saj nė shtėpi, pasi, sipas tij, nuk kishte probleme. Dy ditė pas vizitės nė spital, vajza ėshtė rivizituar nė spitalin e Korēės, pėr shkak tė problemeve tė hemorragjisė. Dy ditė mė parė, shėndeti i Matildės ėshtė pėrkeqėsuar edhe ajo ka pėsuar hemorragjinė e radhės. Mė pas ėshtė transportuar nė spitalin francez nė Tiranė ku ėshtė kontrolluar nga njė grup prej pesė mjekėsh, tė cilėt kanė deklaruar se vajza nuk ka probleme. Por nė orėt qė pasuan vajza ka pasur pėrsėri hemorragji, derisa nė mbrėmjen e sė dielės, rreth orės 20:00 ajo ndėrroi jetė. Prokuroria ka marrė tė gjithė procedurėn, qė nga shtrimi, mosfutja e vajzės nė reanimacion, si dhe mungesa e ndihmės nė momentet e fundit. Tė afėrmit e saj kanė treguar pėr hetuesit se nė momentin e hemorragjisė sė fundit qė shkaktoi vdekjen nė spital, nuk ka pasur asnjė mjek.
Doktori qė kreu operacionin e adoleshentes, Xhevahir Hoxhallari, mohon ēdo gabim mjekėsor, apo prerje tė venės
Mjeku: Hemorragjia? E pashpjegueshme
Tension nė QSUT. Policia "shpėton" bluzat e bardha
"Hemorragji pas ndėrhyrjes kirurgjikale dhe mė pas vdekje e pacientit ka ndodhur dhe herė tjetėr. Hemorragjia e nisur katėr ditė pas operacionit dhe e pėrsėritur edhe dy herė tė tjera mė pas ndodh pėr tė parėn herė". I kontaktuar nga gazeta "Shqip" mjeku i ORL-sė, Xhevahir Hoxhallari, ka shpjeguar se pavarėsisht punės sė tij dhe ndjekjes sė vazhdueshme tė pacientes 17-vjeēare, hemorragjia qė ka pasur ajo nuk ėshtė shpjeguar nė asnjė literaturė qė ai ka lexuar. "Mė vjen keq pėr vajzėn dhe reagimi i familjarėve tė saj ėshtė normal pas humbjes sė tė afėrmit, por nuk ėshtė e vėrtetė qė ka pasur njė gabim mjekėsor, njė prerje tė venės. Po tė kthehesha nė kohė do tė bėja tė njėjtat procedura, tė njėjtėn punė", thotė Hoxhallari. Sipas tij, ekzistojnė tė gjitha dokumentacionet qė vajza ka bėrė ekzaminimet dhe i gjithė protokolli qė ėshtė ndjekur.
Sipas rrėfimit tė mjekut, vajza pas heqjes sė bajameve ka ndenjur nė Pogradec pėr tė qenė afėr mjekut nė rast komplikacionesh. Kur ka pasur hemorragjinė e parė ėshtė drejtuar nė spitalin e Korēės. Ndėrsa kur hemorragjia i ėshtė pėrsėritur pėr herė tė dytė Hoxhallari sqaron se ka pasur kontakte me mjekėt e tjerė dhe i ka kėrkuar atyre qė ta sillnin nė Tiranė. Njė javė mė parė, ajo ka ndenjur disa ditė e shtruar nė spital, ėshtė mjekuar dhe mė pas ėshtė kthyer nė shtėpi. Dy ditė mė parė, ajo ka ardhur nė spitalin e QSUT-sė. "Erdhi nė spital, e shtruam, pak para se tė ndodhte hemorragjia. Unė e kam parė, mė pas jam larguar. Mjeku i rojės na ka njoftuar dhe bashkė me dy reanimatorė tė tjerė dhe shefin e shėrbimit jemi munduar tė trajtojmė pacienten. Hemorragjia ishte e madhe, e pashpjegueshme. Kam qenė i pari qė kėrkova tė bėhej autopsia", sqaroi mjeku. Ai duke dashur tė sqaronte edhe njėherė se rasti nuk ka tė bėjė me njė gabim mjekėsor tha se: "Gabimet mjekėsore ndodhin, por nė kėtė rast nėse do tė kishte prerje tė venės hemorragjia do tė niste pas ndėrhyrjes dhe jo katėr ditė mė pas", sqaroi Hoxhallari.
Sipas tij, pas vdekjes sė pacientes, situata nė spital ka qenė shumė e nderė dhe ėshtė kėrkuar ndihma e policisė. Dy furgona tė policisė kanė shkuar nė spital dhe kanė shoqėruar mjekėt nė shtėpi, pasi tė afėrmit e vajzės qė humbi jetėn kanė qenė tepėr tė revoltuar. Nisur nga ngjarja e dy javėve mė parė, kur shefi i kardiokirurgjisė u sulmua me thikė nga i afėrmi i njė pacienti, mjekėt kanė menduar tė parandalojnė konflikte mes mjekut dhe pacientėve. Pas njoftimit, efektivėt e policisė kanė mbėrritur nė spital dhe kanė qetėsuar gjendjen, duke shoqėruar mjekėt dhe duke ulur tensionin. Ndėrkaq, ministri i Shėndetėsisė, Nard Ndoka, ka urdhėruar ngritjen e njė grupi tė veēantė pune pėr zbardhjen e shkakut tė vdekjes sė 17-vjeēares nga (Korēa), e cila ndėrroi jetė mbrėmjen e kaluar pas njė operacioni nė bajame.
Mjeku sqaroi se do tė prononcohet publikisht pėr ngjarjen. "Akuzat nuk janė tė vėrteta, unė jam i ndėrgjegjshėm pėr punėn time dhe kam kėrkuar i pari qė Mjekėsia Ligjore tė zbulojė shkakun e vėrtetė tė hemorragjisė, pėr tė cilėn nė asnjė literaturė nuk kam lexuar pėr njė rast tė tillė", pėrfundoi Hoxhallari.
Shumė shpejt pritet qė specialistėt e mjekėsisė tė japin edhe tė dhėna mė tė sakta pėr zbardhjen e ngjarjes.
Ministri i Shėndetėsisė urdhėron ngritje tė njė grupi tė veēantė "hetimi"
Ndoka: Tė gjendet shkaku i vdekjes
Ministri i Shėndetėsisė, Nard Ndoka, ka urdhėruar ngritjen e njė grupi tė veēantė pune pėr zbardhjen e shkakut tė vdekjes sė 17-vjeēares nga Korēa, e cila ndėrroi jetė mbrėmjen e kaluar pas njė operacioni nė bajame. "Grupi i posaēėm i punės po mbledh tė gjithė informacionin e nevojshėm mbi mėnyrėn e ndėrhyrjes nė bajame (tonsilit palatine) me qėllim gjetjen e shkakut tė vdekjes sė Matilda Petritit", tha drejtori i Pėrgjithshėm i Politikave dhe Planifikimit Shėndetėsor nė Ministrinė e Shėndetėsisė, Edmond Stojku. Sipas tij, klinika e mjekut ashtu si dhe mjeku janė tė licencuar dhe plotėsojnė tė gjitha kushtet pėr mbajtjen e kėtij "dokumenti". Nesėr pritet qė Ministria e Shėndetėsisė tė pėrgatisė njė raport tė detajuar pėr ngjarjen, zbardhja e tė cilės ka nisur edhe nga mjekėsia ligjore", sqaroi Stojku. Sipas drejtorit tė planifikimit, klinika ėshtė kontrolluar nėse pėrmbushte kushtet apo jo.
Shqip
Krijoni Kontakt