Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 31 prej 31
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e pseudo
    Anėtarėsuar
    29-02-2008
    Postime
    362
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Me sa kam degjuar mjeket ne shqiperi sikur nuk para kane me te drejte te punojne edhe ne privat edhe ne shtet!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga pseudo : 30-04-2008 mė 14:48

  2. #22
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Tetovė
    Postime
    17,458
    Faleminderit
    4
    4 falenderime nė 3 postime
    Vdekja e Matilda Petritit, familja kėrcėnohet me jetė

    Telefonata anonime nė shtėpinė e vajzės qė vdiq nga bajamet


    Vdekja e 17-vjeēares Matilda Petriti nga fshati Libonik i Korēės pas njė ndėrhyrjeje kirurgjikale nė bajame ende nuk i ka fshirė gjurmėt pėr tė afėrmit e saj, tė cilėt kėtė herė po kėrcėnohen pėr shkak tė denoncimit kundėr mjekut kirurg.

    Me kėtė pretendim familjarėt e Matilda Petritit i janė drejtuar tashmė policisė sė Korēės, pasi thonė se ndihen tė kėrcėnuar pėr jetėn. Kanė qenė dy telefonata nė adresė tė familjes sė 17-vjeēares sė vdekur, qė i kanė vėnė tė afėrmit e saj nė alarm, duke i detyruar qė nė mėngjesin e djeshėm t‘i drejtohen me njė denoncim policisė sė qytetit tė Korēės. Siē tregon daja i 17-vjeēares, Luan Adili, ka qenė ai vetė qė ka bėrė njė denoncim pėr kanosje pranė Komisariatit tė Policisė sė Korēės.

    Ai e lidh faktin se po kėrcėnohen me anė tė telefonatave me rastin e bėrjes publike tė pretendimeve ndaj mjekut kirurg. Sipas familjarėve tė Matildės, kėrcėnimet vijnė nga ana e njerėzve tė mjekut qė ka operuar vajzėn. Ata thonė se janė kėrcėnuar me jetė dhe u ėshtė kėrkuar tė tėrheqin sa mė parė denoncimin e bėrė ndaj mjekut Xhevahir Hoxhallari.

    Daja e Matildės, i cili ka ndjekur nga afėr ēdo lėvizje tė saj qė nga moment i parė i operimit nė klinikėn private nė Pogradec, tregon se telefonata e parė i ka ardhur nė mbrėmje. Sipas tij, nėpėrmjet telefonit i ėshtė kėrkuar tėrheqja e denoncimit, dhe i ėshtė bėrė presion duke e kėrcėnuar me jetėn e familjes nė rast se tė afėrmit e viktimės insistojnė nė ēėshtjen e nisur prej tyre.

    "Ēdo gjė ka ndodhur pėr shkak tė denoncimit ndaj mjekut kirurg. Ka qenė njė telefonatė anonime e pėrsėritur gjatė mbrėmjes ku personi qė ka telefonuar mė ka thėnė se nė rast se nuk heqim dorė nga ēėshtja do tė kalojnė nė vrasje. Ne dyshojmė se ky presion dhe kėto kėrcėnime vijnė nga njerėzit e doktorit. Mė ėshtė thėnė: Tėrhiquni nga denoncimi qė keni bėrė ose do t‘ju zhdukim si familje! Ne jemi tensionuar shumė pas kėtyre kėrcėnimeve derisa u detyruam tė kėrkojmė ndėrhyrjen e policisė. Kam bėrė personalisht njė denoncim pranė policisė sė Korēės pėr kėtė rast, pasi telefonatat janė bėrė nė numrin tim personal", thotė Luan Adili.

    Sipas tė afėrmve, ata e kanė denoncuar rastin e mjekut tė bindur pėr fajėsinė e tij dhe pakujdesinė e treguar gjatė operacionit qė ēoi deri nė vdekjen e Matildės nga hemorragjia. Por ndėrsa ēėshtja ėshtė nėn hetim, tė afėrmit qė kanė dhėnė edhe sinjalin e parė pėr dyshimin se vdekja ka ardhur pėr faj tė kirurgut pogradecar, thonė se nuk do tė tėrhiqen deri nė zbardhjen e plotė tė sė vėrtetės mbi vdekjen e 17-vjeēares. Nisur nga kjo tė afėrmit e Matildės thonė se janė tashmė para presioneve dhe kėrcėnimeve, ndėrsa u ėshtė thėnė hapur se kėto kėrcėnime kanė si shkak humbjen e vajzės sė tyre.

    "Ne kėrkojmė tė jemi tė mbrojtur. Nuk duam asgjė pėrveē drejtėsisė pėr bindjen tonė se vajza na ka vdekur pėr fajin e mjekut. Pėr sa kohė qė ndihemi tė kėrcėnuar, jemi detyruar tė kėrkojmė ndėrhyrjen e policisė pėr tė gjetur edhe ata qė bashkėpunojnė me mjekun pėr tė na mbajtur nėn presion dhe pėr tė na detyruar qė tė tėrhiqemi. Ne jemi nė pritje tė ekspertizės mjekoligjore nė ēfarė pėrfundimi do tė dalin dhe jemi paraqitur edhe nė prokurori pėr pretendimet qė kemi. Pavarėsisht kėtyre kėrcėnimeve, ne do ta vazhdojmė kėtė ēėshtje deri nė fund, se ėshtė marrė jeta e vajzės", ka thėnė Adili. Denoncimi i bėrė nga tė afėrmit e Matilda Petritit konfirmohet edhe nga policia lokale, e cila ka marrė pėrsipėr tė hetojė kėtė rast.


    Shqip
    Sui generis

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e pseudo
    Anėtarėsuar
    29-02-2008
    Postime
    362
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Keto, jane sjellje mafiozesh dhe nuk do desha ta besoja qe mjekesia shqiptare paska arritur ne duart e tyre.
    Nje njeri, qe e quan veten te pafajshem nuk ka pse te kete frike nga e verteta.

  4. #24
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Tetovė
    Postime
    17,458
    Faleminderit
    4
    4 falenderime nė 3 postime
    Kirurgu Hoxhallari, te premten merret vendimi


    Mjeku i ORL-se, Xhevahir Hoxhallari, do te lere profesionin e tij nese tri raportet qe do te dorezohen ne drejtorine e ketij institucioni do ta nxjerrin ate fajtor. Pas nje mbledhjeje te zhvilluar gjate dites se djeshme ne qendren me te madhe spitalore ne vend, eshte kerkuar qe shefi i sherbimit te ORL-se, Urdhri i Mjekut dhe Mjekesia Ligjore te pergatisin secili nga nje raport pas verifikimeve te bera. Nese keto raporte do te rezultojne pozitive per sa u perket gabimeve mjekesore dhe Drejtorise se QSUT-se do t'i kerkohet qe mjeku te ndiqet penalisht, atehere Hoxhallarit i duhet te heqe bluzen e bardhe dhe t'i jape fund profesionit te tij si mjek.

    Mbledhja

    Perfundimet e raporteve mjekesore, te Urdhrit te Mjekut, por edhe te eksperteve ligjore, do te jene ato qe do te vendosin per fatin e mjekut Hoxhallari. Nderkohe qe edhe kerkesa e prokurorise do te detyroje drejtorin e QSUT-se qe te marre nje vendim per pushimin ose jo nga puna te mjekut specialist te ORL-se. "Nga cka me lejon rregullorja e QSUT-se, une mund te marr vetem vendime per pezullim nga detyra, heqje te licences apo gjoba per mjeket. Por, nese prokuroria do te kerkojne nje hetim te mirefillte te mjekut, atehere une jam i detyruar qe te jap vendimin per largimin e tij nga puna", ka pohuar drejtori i Qendres Spitalore Universitare, Mati Pepa. Prej disa ditesh mesohet se Drejtoria e QSUT ka ngritur nje grup pune te perbere nga 5 mjeke, te cilet po analizojne dhe vleresojne rastin e mjekut Hoxhallari. Sipas Pepes, grupi ka marre ne shqyrtim te gjitha procedurat administrative qe doktor Xhevahir Hoxhallari ka ndjekur gjate nderhyrjes kirurgjikale te 17-vjecares Matilda Petriti. Grupi i punes i ngritur nga Drejtoria e Pergjithshme e QSUT drejtohet nga zv/drejtori Bajram Bega dhe kater pergjegjes sektoresh ne ketij spitali.

    Afatet

    Dita e premte e kesaj jave eshte edhe afati i fundit qe u eshte vendosur "mjekeve hetues" te vendosin per fatin e profesionit te Hoxhallarit. Ne baze te raportit qe ata do te paraqesin, mund te merret edhe masa perkatese per mjekun Hoxhallari. Pas nje mbledhje urgjente ne Drejtorine e Pergjithshme te QSUT, diten e marte, u caktua qe vendimi per mjekun Hoxhallari te merret fill pas dorezimit te premten ne drejtori te tri raporteve. I pari prej shefit te sherbimit te ORL-se, Pjerin Radovani, raporti i dyte i sjelle nga Urdhri i Mjekut dhe i treti, raporti i mjekesise ligjore, i cili nuk ka mberritur akoma ne dikasterin e Shendetesise, me gjithe kerkesen e ketij te fundit per t'u njohur me perfundimet e ekspertizes mjeko-ligjore.

    Hetimet per shkak te vdekjes

    E gjithe kjo procedure hetimi eshte ndermarre ndaj Hoxhallarit pasi 17-vjecarja Matilda Petriti u operua ne fillim te prillit ne kliniken private te mjekut per heqjen e bajameve. Pas kater ditesh si eshte kryer nderhyrja kirurgjikale, ajo ka pasur hemorragji te madhe dhe eshte shtruar ne spitalin e Korces dhe me pas ne Tirane. Per me shume se dy jave, vajza pati hemorragji, por edhe pas dy operacioneve ne Tirane nuk u arrit frenimi i saj. Me 23 prill, Matilda Petriti vdiq ne spital dhe menjehere pas vdekjes, i ati, Besnik Petriti, akuzoi mjekun Hoxhallari, se kishte shkaktuar vdekjen e te bijes.


    K.J
    Sui generis

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-05-2005
    Vendndodhja
    Shkoder
    Postime
    139
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Normal qe kur nje pjese e marrin shkollen me lek e duke pi kafe, dihet se sa te afte do dalin ne profesionin e tyre. Kam shume pak besim te mjekesia shqiptare nisur edhe nga nje rast i personave familjar te mi. Megjithate shkel e shko jemi kudo edhe mjekesia eshte pjese e ketij realiteti nuk ben perjashtim.
    Kur u ndane, keshtu na rane.

  6. #26
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Tetovė
    Postime
    17,458
    Faleminderit
    4
    4 falenderime nė 3 postime
    Mjeket e ORL-se ne mbrojtje te Hoxhallarit

    Mjeket e repartit ORL ne Qendren Spitalore Universitare "Nene Tereza", nuk pranojne rezultatet e ekspertizes mjekoligjore per vdekjen e 17-vjecares Matilda Petriti. Keshtu, dje bluzat e bardha kane dale ne mbrojtje te kolegut te tyre, Xhevahir Hoxhallarit, i cili eshte edhe personi qe kreu nderhyrjen per operacionin e bajameve te 17-vjecares nga Bilishti. Madje, ata kane kerkuar qe te ribehet ekspertiza e shkakut te vdekjes se Petritit, duke qene edhe njeri prej tyre pjese e grupit, qe do te realizoje kete proces.

    Sipas mjekeve te sherbimit te Otorino-laringologjise, mjekesia ligjore duhet te beje analiza specifike. Profesoret e ORL-se jo vetem vene ne dyshim rezultatet e autopsise, por ofrojne edhe literature mjekesore ku njihen te tilla komplikacione. "Vajza nuk ka vdekur nga hemorragjia e ardhur nga vendi ku eshte hequr bajamja. Ne vendin tone ka mangesi nga e kaluara, lidhur me vendimet jo korrekte qe merren me paragjykim. Me c'te drejte merret nje vendim per pezullimin nga puna te nje mjeku pa u gjetur shkaku. Me c'te drejte drejtoria inkompetente ne kete drejtim mund te jape nje vendim te tille", deklaroi dje mjeku kirurg ne sherbimin e ORL-se, Adnan Kellici. Sipas tij, vendimin per largimin e nje mjeku nga detyra dhe profesioni e merr mjekesia ligjore dhe gjyqi dhe jo Drejtoria e QSUT-se. Nga ana tjeter, burime nga Ministria e Shendetesise konfirmuan se teorikisht kerkesa e mjekeve eshte e drejte, por praktikisht e pamundur, per shkak se trupi i vajzes eshte varrosur prej kohesh. Por mjeket kane kembengulur per te gjetur shkakun e vertete te vdekjes se 17-vjecares nga Bilishti, qe per ta nuk eshte hemorragjia ne vendin ku u krye nderhyrja.

    Mbeshtetja

    Pervecse kane kerkuar te jene pjese e nje ekspertize te re te 17-vjecarja, e cila vdiq pas nje operacioni ne bajame, mjeket e QSUT-se kane kerkuar edhe mbrojtje dhe pafajesi te mjekut Hoxhallari. "Mjeku Hoxhallari eshte nje mjek mjaft i mire. Ai nuk ka neglizhuar kujdesjen ndaj pacientes. Po te cahet nje ene e madhe gjaku, pacientja kishte vdekur ne operacion dhe jo pas nje periudhe aq te gjate kohore", ka pohuar kirurgu Kellici. Ndersa mjekesia ligjore e bindur ne perfundimin e analizave, pohon me bindje se tashme nuk ka me nevoje per mendim mjekesor, por per fjalen e hetuesve. Te pafajshem e kane deklaruar veten edhe mjeket roje te Spitalit Francez, qe kane asistuar ne kurimin e vajzes pas operacionit. Dy prej tyre jane nen hetim nga prokuroria per neglizhence ne detyre. "Ne e kemi mbajtur pacienten 4 dite te shtruar ne pavijon, gje qe nuk ka ndodhur ndonje here me pare. Nuk e di nese edhe ju te tjereve u kane ndodhur raste te tilla, por per mua ka qene per here te pare. Edhe kujdesi qe kemi dhene ka qene maksimal", eshte shprehur Besim Boci, mjek kirurg ne sherbimin e ORL-se.

    Te premten vendimi per Hoxhallarin

    Drejtoria e QSUT kerkoi qe vendimi per mjekun Hoxhallari te merret te premten pas shqyrtimit te tri raporteve. I pari prej shefit te sherbimit te ORL-se, Pjerin Radovani, raporti i dyte i sjelle nga Urdhri i Mjekut dhe i treti, raporti i mjekesise ligjore, i cili nuk ka mberritur akoma ne dikasterin e shendetesise, me gjithe kerkesen e ketij te fundit per t'u njohur me perfundimet e ekspertizes mjekoligjore. Kjo e fundit, pasi ka kryer ekspertizen ka derguar ceshtjen per hetim prokurorise. Sipas gjykimit te mjekeve ligjore, ka rezultuar se mjeket jane pergjegjes per vdekjen e 17-vjecares Matilda Petriti. E gjithe kjo procedure eshte ndermarre ndaj Hoxhallarit pasi 17 Matilda Petriti u operua ne fillim te prillit ne kliniken private te mjekut per heqjen e bajameve. Per me shume se dy jave, vajza pati hemorragji, por edhe pas dy operacioneve ne Tirane nuk u arrit frenimi i saj. Me 23 prill, Matilda Petriti vdiq ne spital dhe menjehere pas vdekjes, i ati Besnik Petriti akuzoi mjekun Hoxhallari se kishte shkaktuar vdekjen e te bijes.

    Ekspertiza: Vdekja si pasoje e mos kujdesjes se mjekeve

    Vdekja e adoleshentes Matilda Petritit, 17 vjece, ka ardhur si pasoje e gabimit te mjekut si dhe mos kujdesjes me pas ne spitale. Por, gjithashtu, sipas raportit te Mjekesise Ligjore, dhe vajza ka konsumuar ushqime dhe lengje, te cilat kane qene te ndaluara per te, menjehere pas operacionit ne bajame. Rezultatet e raportit te institutit te Mjekesise Ligjore, jane derguar pak dite me pare ne Prokurorine e Tiranes, e cila ka nisur hetimet ne lidhje me vdekjen e adoleshentes nga Maliqi i Korces, duke kerkuar pak dite me pare dhe pezullimin e mjekut Xhevahir Hoxhallari. Por dje, pas me shume se dy javesh, mjekesia ligjore ka perfunduar analizat e nisura qe diten e vdekjes te se rese. Burimet kane bere te ditur se, sipas raportit ne operacionin e Matilda Petritit, jane bere gabime, pasi mjeku ka levizur me pak milimetra, ne vendin ku duhej bere operimi. Nderkaq jane tre mjeket qe priten te paraqiten para drejtesise, pasi, sipas te dhenave, do te akuzohen per "mjekim te pakujdesshem". Nje dite me pare, Instituti i Mjekesise Ligjore, ka derguar raportin e plote per vdekjen e 17-vjecares nga Maliqi i Korces, e cila gjeti vdekjen vetem nga nje operacion bajamesh.


    K.J
    Sui generis

  7. #27
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,517
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Ky eshte tmerr , te vdesi nje njeri nga nje operacion bajamesh tmerrrrrrrrrrr, imagjino nje tjeter operacion ....... eshte trup , per faqe te zeze, mjeke pa asnje njohuri luajne me jetet e njerezve, mire kaq por edhe pretendojne se nuk qe faji i tyre.

    Ngushellime familjareve me vjen shume shume shume keq sinqerisht

    Per shpirt te femijes suaj , kerkoni drejtesine ........
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  8. #28
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Tetovė
    Postime
    17,458
    Faleminderit
    4
    4 falenderime nė 3 postime
    Mjeket zvarrisin verdiktin e Hoxhallarit

    Vetem nje prej raporteve, te cilat do te percaktonin nese mjeku Xhevahir Hoxhallari do te vazhdonte profesioni, ka mberritur ne drejtorine e Qendres Spitalore Universitare "Nene Tereza". Megjithese priteshin te ishin pese te tille vetem nje prej tyre ai i respektimi te rregullave administrative, i cili ka perfunduar se punuari nga mjeket dhe nendrejtori i QSUT-se. "Megjithese priteshin pese raporte vetem nje prej tyre ka perfunduar, pikerisht ai i procedurave te shtrimit, kurimit, diteve te qendruara ne spital etj. Kurse kater raportet e tjera pikerisht, ai i Urdhrit te Mjekut, ekspertiza ligjore, etikes profesionale dhe i pavijonit ende nuk kane nje perfundim zyrtar", ka theksuar drejtori i QSUT-se, Mati Pepa. Sipas tij, ky eshte nje situate dhe nje vendim shume i rendesishem dhe kerkon kohen dhe procedurat e duhura.

    Zvarritja

    Tri prej raporteve te kerkuara nga drejtoria e QSUT-se ende nuk kane filluar te hartohen nga mjeket, ekspertet ligjore dhe personeli i pavijonit te ORL-se. Por, edhe Urdhri i Mjekut ka deklaruar se nuk mund te hetoje dhe punoje ne te njejten kohe kur edhe Prokuroria eshte duke u marre me te njejten ceshtje. "Ne si urdher mjeku ende nuk kemi filluar te merremi me nje raport per rastin e vdekjes se 17-vjecares pas nje operacioni ne bajame. Eshte prokuroria, ajo qe po trajton rastin dhe, sipas rregullave te percaktuara, ne do te fillojme nga puna sapo ky institucion te perfundoje hetimet", eshte shprehur presidenti i Urdhrit te Mjekut te Tiranes, Faik Toska. Sipas tij, Urdhrit te Mjekut per Tiranen e ka te veshtire te hartojne nje raport dhe te dalin ne ndonje perfundim, pasi te gjitha kartelat mjekesore dhe materialet e tjera jane sekuestruar nga prokuroria dhe ata nuk kane se ku t'i bazojne dyshimet e tyre. Gjithashtu, ata ende nuk jane njohur as me raportin e Mjekesise-Ligjore, ndaj ai eshte shprehur se do te merren me kete ceshtje pasi te perfundojne hetimet nga keto dy institucione. Po keshtu edhe nje komision i ngritur ne QSUT per etiken profesionale i eshte kerkuar qe te hetoje mbi mjekun Hoxhallari. "Nje tjeter komision qe eshte ngritur te ne eshte edhe ai i etikes profesionale. Jane pikerisht mjeket Anila Godo, Mustafa Xhani, Mihal Tase, Nestor Thereska, te cilet do te marrin nje vendim, nese jane zbatuar ose jo keto rregulla. Pasi raportet te kene perfunduar se hartuari, atehere une do te marr nje vendim", ka pohuar drejtori i QSUT-se, Mati Pepa. Nderkohe, qe shefja e onko-hemtologjise pediatrike, Anila Godo ka pohuar se nuk eshte thirrur asnje here ne komisionin qe ajo ben pjese. Duket se jane vete mjeket, te cilet po zvarrisin verdiktin per mjekun Hoxhallari, nderkohe qe Drejtoria e QSUT-se kishte kerkuar fakte per shkarkimin ose jo nga puna te Hoxhallarit.

    Hetimet

    E gjithe kjo procedure hetimi eshte ndermarre ndaj Hoxhallarit, pasi 17-vjecarja Matilda Petriti u operua ne fillim te prillit ne kliniken private te mjekut per heqjen e bajameve. Pas kater ditesh, si eshte kryer nderhyrja kirurgjikale, 17-vjecarja ka pasur hemorragji te madhe dhe eshte shtruar ne spitalin e Korces dhe me pas ne Tirane. Per me shume se dy jave, vajza pati hemorragji, por edhe pas dy operacioneve ne Tirane nuk u arrit frenimi i saj. Me 23 prill, Matilda Petriti vdiq ne spital dhe menjehere pas vdekjes, i ati, Besnik Petriti, akuzoi mjekun Hoxhallari se kishte shkaktuar vdekjen e te bijes.


    K.J
    Sui generis

  9. #29
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Tetovė
    Postime
    17,458
    Faleminderit
    4
    4 falenderime nė 3 postime
    Hoxhallari kryhen operacionin e pare pas incidentit

    Dy jave pas ndodhjes se incidentit, ku nje 17-vjecare humbi jeten pas operacionit te kryer nga Hoxhallari ne bajame, mjeku kirurg ka kryer edhe operacionin e pare. Kete jave qe sapo lame pas ka qene edhe rikthimi ne profesionin e tij, ku ka kryer edhe nderhyrjen tjeter ne bajame, qe ka dale me sukses. "Gjate kesaj jave kam kryer nje tjeter nderhyrje kirurgjikale ne bajame te nje pacient", ka pohuar Hoxhallari. Sipas tij, ne 22 vjet pune ka bere rreth 4500 nderhyrje kirurgjikale ne bajame. Per te pakten 6 vjet ka punuar privatisht ne kliniken e Pogradecit dhe ka mbi nje vit qe eshte pranuar ne qendren me te madhe spitalore ne vend. Por pas gjithe ketij dyshimi per operacionin e Matilda Petritit, a po mendon Hoxhallari te jape doreheqjen? Ne te vertete eshte shume i perkushtuar pas punes se tij dhe profesionit. Te gjithe ata qe e njohin nga afer pohojne se studimet e tij dhe specializimet kane vazhduar edhe gjate viteve te fundit ne universitetet dhe shkollat me me ze te Evropes. Ndersa sot, ai vazhdon te vizitoje paciente ne Spitalin Francez ne Tirane, pavaresisht se eshte nen hetim per vdekjen e 17-vjecares nga Korca. Para deres se mjekut Xhevahir Hoxhallari nuk ka me radhe, gje qe tregon friken e te semureve pas ngjarjes se fundit. Por kjo frike nuk eshte vetem te mjeku Hoxhallari, por edhe te mjeket e tjere te ketij pavijoni, pasi 17-vjecarja ka qendruar per nje kohe te gjate ne spital dhe nje ekip i madh i bluzave te bardha jane kujdesur per te. Mjeket e ketij pavijoni shprehen se te gjithe pacientet, te cilet kerkojne te bejne nje nderhyrje ne bajame, tani kerkojne me shume informacion dhe pergatiten per kryerjen e plote te analizave. Nga ana tjeter edhe vete mjeket jane me te vemendshem dhe u ofrojne pacienteve te gjithe informacionin e mundshem per nje nderhyrje kirurgjikale ne bajame.


    K.J
    Sui generis

  10. #30
    viva voce
    Anėtarėsuar
    05-09-2005
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    758
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Mendoj se rasti eshte vertet per te ardhur keq, por mjeksia eshte nje fushe shume e cuditshme. Aksidente te tilla kane ndodhur kudo ne bote dhe edhe ne spitalet me me ze. Ka statistika qe flasin per vdekje nga operacione qe duken shume te lehta, por megjithate ka. Pse vdiq vajza 17 vjecare do ta nxjerrin ekzaminimet mjekoligjore(po ta nxjerrin), por mos harrojme qe mjeksia nuk eshte matematike.
    sereno

  11. #31
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    29-09-2007
    Vendndodhja
    Windy City Chicago.USA
    Postime
    861
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    me vjen keq per vdekjen e vajzes sinqerisht shpresh keqardhje dhe ngushllime

    dhe ne kosov ka shum raste te vdekjeve , arsyea doktoret kasapa

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Arabi, 8 vjecarja martohet me 58 vjecarin
    By ^_BIM_BUM_BAM_^ in forum Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 158
    Postimi i Fundit: 22-05-2009, 08:14
  2. Bajamet
    By Luti in forum Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-10-2008, 17:24
  3. Durres, 16 vjecarja vdes aksidentalisht ne pune
    By ClaY_MorE in forum Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 27-12-2006, 08:16
  4. Nje vetevrasje tjeter: Vetehelmohet 17 vjecarja
    By Shpirt Njeriu in forum Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 28-06-2006, 15:51
  5. Vetevaret 15 vjecarja
    By Henri in forum Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 03-09-2005, 06:02

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •