Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713

    Bush pret Meidanin e Majkon

    Bush pret Meidanin e Majkon
    Takimi nė Shtėpinė e Bardhė nė mesjavė


    --------------------------------------------------------------------------------

    al.kre.

    TIRANE

    Majko e Meidani do tė jenė njėkohėsisht nė SHBA pėr njė vizitė ku pritet tė takohen me Presidentin amerikan. Kėtė e bėjnė tė ditur burime diplomatike. Ndėrsa njoftimet zyrtare nga Kryeministria, Presidenca dhe Ministria e Jashtme nuk e pėrmendin njė takim tė tillė. Gjithēka ėshtė konfirmuar por gjithsesi tregohet kujdes pėr ndonjė mosrealizim pėr shkak tė impenjimeve qė mund tė ketė Presidenti amerikan Xhorxh W Bush.

    Dy vizitat, e Majkos dhe Meidanit, me ftesė nga Shtėpia e Bardhė dhe nga OKB-ja, si dhe takimet e pėrgatitura nga diplomatėt shqiptarė nė SHBA, bėhen vetėm pak javė para nisjes nė Shqipėri tė procesit tė zgjedhjes sė presidentit tė ri. Ministrja e Jashtme, Arta Dade, e cila do ta shoqėrojė presidentin Meidani gjatė vizitave tė tij nė SHBA, ka treguar dje takimet qė do tė zhvillohen. Sipas saj, presidenti Meidani dhe delegacioni qė e shoqėron do tė bėjė takime edhe nė Shtėpinė e Bardhė. Njė pjesė e mirė e kėsaj vizite do tė jetė nė shtetin e Luizianės, ku do tė realizohen disa takime tė pėrgatitura nga konsulli shqiptar nė SHBA. Meidani do tė nderohet edhe nga mjediset akademike tė kėtij shteti amerikan. Nga Presidenca njoftohet se kėto nderime pėr Meidanin do tė bėhen pėr aktivitetin e tij politik dhe social. Meidani dhe Dade do tė nisen sot pėr nė SHBA, ndėrsa Majko duhet tė jetė nė datėn 9 maj nė Shtėpinė e Bardhė. Presidenti Meidani dhe delegacioni qė e shoqėron, do tė marrė pjesė nė samitin e OKB-sė pėr ēėshtjet e fėmijėve, mė pas ai do tė udhėtojė drejt shtetit tė Luizianės. Vizitat nė kėtė shtet amerikan janė pėrgatitur nga ambasada shqiptare nė SHBA dhe Meidani, sipas Dades, do tė zhvillojė takime me autoritetet lokale, me mjediset akademike, me investitorė, si dhe me njė komunitet arbėresho-amerikan tė pranishėm nė kėtė shtet. Dade tha dje nė njė konferencė pėr shtyp, se "presidenti Meidani dhe delegacioni qė e shoqėron do tė kenė takime edhe nė nivelin e marrėdhėnieve dypalėshe". Mė tej ajo shton se kėto takime do t'i japin njė impuls tė ri marrėdhėnieve tė dy vendeve. Temat qė do tė trajtohen, do tė jenė zhvillimet dhe reformat nė vend, problemet nė rajon dhe ruajtja e paqes. Sipas njė njoftimi zyrtar tė Presidencės, thuhet se Meidani do tė zhvillojė takime edhe nė Shtėpinė e Bardhė. Ndėrsa gjatė qėndrimit tė tij nė Nju-Jork, nė selinė e OKB-sė, ku do bėhet samiti pėr fėmijėt, presidenti Meidani pritet qė tė takojė edhe homologė nga vende tė ndryshme tė botės, tė pranishėm nė kėtė samit. Majko pritet qė tė jetė nė datėn 9 maj atje, pėr tė zhvilluar vizitėn e tij zyrtare. Kjo ėshtė vizita e parė e kryeministrit Majko qė bėhet nė SHBA, qė nga momenti i zgjedhjes sė tij nė kėtė post. Ndėrsa pėr Meidanin kjo s'ėshtė vizita e parė, sepse ai disa herė gjatė mandatit tė tij presidencial ka zhvilluar vizita nė SHBA. Kėtė herė pėr tė pėrgatitur turneun e tij tė gjatė nė shtetet amerikane ka kontribuar edhe diplomacia shqiptare.


    Po kjo pune?

    I lumte!
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,345
    Postimet nė Bllog
    17
    Meqenese Mejdani do te "largohet nga politika" (kur ka qene ndonjehere ne politike?) pasi i mbaron mandati, "diplomacia shqiptare" po i pergatit ceremonine para largimit. Edhe nje vizite e re e gjate per Mejdanin, por kesaj here jo ne Pekin por ne Washington.

    Nese do te takohet me presidentin amerikan, kjo eshte pak e besueshme por edhe nese takohet, diplomacia amerikane e dha mesazhin e saj per Shqiperine vetem para pak ditesh ne evenimentin me te madh te organizuar nga lobi shqiptar ne US. Kjo vizite e "rufeshme", pasi nuk ka qene e planifikuar me pare, vjen fill pas njoftimit mbi emerimin e ambasadorit te ri amerikane ne Shqiperi nga Bush.

    Kurse Majko, ndryshe nga Mejdani qe del se shpejti nga skena, do marri "leksione" te reja ne Washington dhe do te jete interesant te shohim se me cfare optimizmi do te largohet Majko per ne atdhe. Ardhja e ketyre dy figurave ne US, i shton mornicat ne trupin e Nanos dhe Metes, pasi mesazhi per Mejdanin do kete lidhje me zgjedhjen e presidentit, kurse ai per Majkon do kete lidhje indirekte me fatin e PS-se.

    Kriza shqiptare u shty deri ne kete pike nga perendimoret pasi ka patur preokupime te tjera me prioritet me te madh ne bote. Por tashme kjo krize ka arritur stacionin e saj te fundit, dhe nuk mund te shtyhet me ne tej, por kerkon zgjidhje.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

Tema tė Ngjashme

  1. PDSH-Xhaferri e Thaēi takohen me Majkon nė Ohėr
    Nga dodoni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-09-2003, 02:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •