edhe mbiemri im qeka ktuu
edhe mbiemri im qeka ktuu
"Mundohu te jesh i lumtur me ato qe ke dikush tjeter buzeqesh edhe pse ska asgje"
mbiemrat qe jan ketu jan dhe pak kot sepse shum mbiemra qe njof nuk jan ketu edhe flasim per mbiemra qe jan shumica ne qytetin ku jetoj
gjithashtu edhe mbiemri im qe jemi dem babadem ne shqiperie dhe cuditerisht seshte aty futj kot dmth
edhe plus keto mbiemra qe keni ven mos I lidhni me slave greke turke etc
JEMI SHQIPTARE !!!!!!!!!!
Partizoni
si pas teje ne te gjith shqiptaret paskemi prejardhje arabe sllave e ku dreqin ta di kuj tjeter, ik mo burr mos ja fut koti fare , po a te ka shkuar ndermend mos ata kan prejardhje nga ne mos ata morren emrat tan e mbiemrat aaaaaaa, po te ka shkuar ndermend se qdo fjali ka nje kuptin ne nje gjuh tjeter, qudi aaaaaaaaaaaaaaa
Nga mbiemrat e shqiptareve qe jane ende sot ne perdorim, mund te mesosh shume per shqiptaret si popull dhe per historine e tyre. Eshte mese e vertete se tre mbiemrat me te perdorur ne Shqiperi jane Hoxha, Shehu, Prifti/Papa. Kete e meson kollaj nga kontaktet me shqiptaret neper shkolla apo ne pune e shoqeri, apo duke studiuar listat e votuesve te zones ku banon e jeton.
Cfare mund te mesojme nga keto mbiemra?
1. E perbashketa e tyre eshte se jane te tre mbiemra fetare: hoxha e muslimaneve sunite, shehu i muslimaneve bektashij, prifti apo papa i te krishtereve te krishtere orthodhokse.
2. Keto mbiemra fetare me popullore ne krye te listes, jane si rezultat se te gjitha familjet qe mbajne kete mbiemer, e trashegojne ate mbiemer nga nje pjesetar i pemes se tyre gjeneologjike qe ka qene hoxhe, sheh, prift.
3. Mbiemrat mes popullit shqiptar jane perdorur shume vone, dhe shume pak.
Cfare mund te deduktojme nga keto obzervime?
1. Shqiptaret si popull kane qene nje popull qe ka treguar devotshmeri ne besim, karshi te gjitha besimeve fetare dhe gjate gjithe historise se tyre.
2. Tradita fetare te ciles shqiptaret i perkisnin, ka qene burimi i tyre i vertete i identitetit jo vetem si njeri, por edhe si familje dhe si grup shoqeror.
3. Nderimi i vecante qe shqiptaret i kane dhene klerikut te komunitetit te tyre fetar ne shekuj.
4. Duke qene nje shoqeri rurale dhe patriarkale, identifikimi fisnor dhe beznor ka qene me i rendesishem se sa identifikimi individual. Ne shekuj shqiptaret e kane identifikuar njeri tjetrin si X, i biri i babait Y, i nipi i gjyshit Z, sternipi i stergjyshit A, etj. Kjo eshte e vertete vetem per pjese autoktone te popullsise.
5. Mbiemrat gjithashtu nxjerrin ne pah edhe pranine e minoriteteve te vendit dhe grupeve te ndryshme etnike qe kane ardhur ne shekuj e jane instaluar ne Shqiperi. Shumica e ketyre grupeve kane ose mbiemra unike, ose mbiemra qytetesh shqiptare. Mbiemri i qytetit shqiptar deshmon mungesen e trashegimise se tyre breznore ne Shqiperi dhe arsyen e instalimit te tyre ne Shqiperi, si nenpunes se administrates osmane neper keto qytete.
Albo
Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 10-12-2014 më 18:01
Mbiemrat jo vetëm në Shqipëri, janë krijesa të vona identiteti personal, që në pjesën dërrmuese rrjedhin nga zanate e profesione të ndryshme të paraardhësve apo nofka të atribuuara. Ndërsa mbiemrat qytete ose krahina janë karakteristikë dalluese e fisnikërisë së kohës në gjithë Europën dhe datojnë qysh nga antikiteti. E kam cekur në shumë tema që otomanët nuk kishin politika kolonizuese në Shqipëri, ky pretendim nuk gjen mbështetje tek asnjë osmanolog apo studjues i historisë. Në të kundërt ku janë kolonët sot? Të asimiluar kurrësesi jo; veçanërisht nga shqiptarët të cilëve i ka munguar si forma drejtuese organizative, po ashtu dhe institucionet fetare. Këto të fundit qenë faktorë që shumë shqiptarë u shkëputën nga trungu etnik, për tu shkrirë kulturualisht diku tjetër dhe ky proçes nuk është reciprok.
relata refero
deshta me pyt mos e din dikush prejardhjen e mbiemrin FETAHU
une e mbaj ket mbiemrin e baba me thot qe me fis jena hot
a ka ne Shqipri mbiemer Maliqi ?
Emrat dhe mbiemrat tek muslimanet kane pasur disa karakteristika te vecanta qe nuk i kane pasur te tjeret.
Ato kishin kuptim te mire dhe perfaqesonin identitetin e tyre fetar.
Psh emri Emin perkthehet Besnik, Emri Xhemal - i Bukur, Emri Hajdar Luan, Emri Mehmet,Ahmed dhe Muhamed prej rrenjes Lavderuar.
Tek katoliket emri ka pasur indetitet fetar por jo kuptim .
Psh emri Gjon, Gjin,Mark,Dod,NDoc,Ndue etj
Po keshtu dhe tek ortodokse
Dhimiter,Spiro,Dhaskal,Kosta etj
Ndersa kur erdhen komunistet ne pushtet moren prej muslimaneve formen e emertimit por duke ia hequr indentitetin fetar.
Ne vend te fjales Xhemal ia vune Bukurosh, Ne vend te fjales Habib Ja vune emerin Dashnor(diko), Ne vend te fjales Emin ia vune Besnik, etj
Plus emrat te cilet i prodhoi vete socializmi si Lavdi,Bashkim, Perparim,Sigurim,etj etj
Nje e vecante tek emrat muslimane me pare ka qene se ato jane thirrur me emrin e babait.
psh Aliu i Biri i Shabanit, Xhelali i biri i Hysenit, Rexhebi i biri i Tafanit,
Mirepo me kalimin e kohes emri i Babait per arsye te ndryshme te pareferuara ne folklor u be mbiemri i familjes.
Ali Shabani, Xhelal Hysa, Rexheb Tafani etj etj.
Kjo ka ndodhur shume tek popullsia Came mbasi ka ardhur ne Shqiperi por dhe tek popullsia e shqiperise shteterore.
Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.
Shif,se emrat ne kohen e komunizmit,qe jane dhe sot jane Beni,Tani,Genci,Liri,Goni,Landi etj qe Jane Arben,Artan-Dritan,Ilir,Agron....
Dashnora bukurosha ka pas,por si emra ka qen shum pak, dy Dashnor ne periferi edhe Bukuroshin zor se e gjeje edhe ne maj te malit.
Une se kuptoj ky Mbiemri Shalsi nuk eshte shume i perdorur si e kane futur ketu ne liste.Me mire kishin futur mbiemrin Qerreti.lol
Une mendoj se fisi me i madh sot per sot ne Shqiperi ne baze te mbiemrit jane Celat, Une pothuajse i kam degjuar mbiemrin e tyre ne cdo qytet edhe pse une nuk i perkas ketij fisi.
Ka ndonjeri ndonje ide se kush prej mbiemrave sot ne shqiperi eshte perfaqesues i numrit me te madh te njerzve qe e posedojne???
Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.
Mbiemrat kane pergjithshit,vijne si origjine 1) "Profesioni" 2) "Emertimi i vendit" 3) "Emeri i nje personi te njohur ne fis i kthyer si mbiemer" .
Ne Shqiperi perveç mbiemrave te njohur si profesion fetar..hoxha,prifti,papa,dervishi etj etj shume mbiemra kane origjine nga blektoria o zanatet e saj,si punimi i lekureve o dhe i paisjeve per kafshet.... Edhe mbiemrat qe kane origjine te huaj po kete llogjike ndjekin.
Mbiemri me i perhapur dikur ka qene Muça dhe me format e tjera qe vjen.
ZBULONI SE SA NJERËZ NË BOTË E MBAJNË MBIEMRIN TUAJ
Kjo faqe quhet "Forebears.in"
http://forebears.io/surnames
Ndryshuar për herë të fundit nga Akuamarini : 04-11-2015 më 11:01
...une po sjell disa mbiemra autoctonus vendor,te pastert si loti,qe kan rrenjet e pashkeputshmerise ILIROARBERORESHQIPTARE,gje qe tregojne me se miri IDENTITETIN E PASTERT te pa perxire me turkoarab:
..Berisha(berrja),Orosho(oret e malit),Fani,Gojani(goja),Hoti(oj ti,ose ohohoho,qe eshte perdorur ne MALESINE E PAMPOSHTUR NEPER SHEKUJ,pra zeri per thirrje),Thaqi,(tha_foli),Tiepsha,Malesi(trij_jep_ sha,trijepshna),Malesija(mali i Zi),Kushnini(kush niu,nigjoj,ose kush nemi)Miredita,pikerisht ne gjuhen e SHENJT ARBERORE,Kabashi(e ka ba shi,uj).Kallmeti(ka mbetur i kallur),Kastrati(nga Kastrioti),Dukagjini(nga Duka GJIN)etj etj per sot,keta jan mbiemra AUTOKTON,AJKA E KOMBIT,PALCA E KOMBIT.
Krijoni Kontakt