Shpalime historike
Lėvizja Kombėtare Shqiptare nė Kosovė dhe viset
tjera tė etnikumit shqiptar 1945 - 1999
· Pas Luftės ēlirimtare nė Kosovė 1998-1999, politika vendore e ndėrtuar mbi bazėn e rezolutės 1244 dhe tė shumė rregulloreve tė UNMIK-ut, ka ngjallur njė frymė tė tjetėrsimit tė identitetit kombėtar shqiptarė nė Kosovė. Identiteti kosovar, tashmė i sanksionuar edhe me Kushtetutėn ahtisaariane tė Kosovės, ka filluar tė sforcohet si identitet kombėtar, dhe nė kėtė drejtim duket se ėshtė vėnė nė shėrbim edhe ish - klasa intelektuale shqiptare pro-jugosllave(qė dikur ishin ithtarė tė krijimit tė kombit jugosllavė), si dhe tė gjitha mediat e shkruara dhe ato elektronike, qė financohen e kontrollohen nga UNMIK-u dhe qeveria e Kosovės. Dihet mirėfilli, se: Kosova historikisht ka qenė krahinė e populluar me mbi 90 % shqiptarė, dhe si e tillė ajo nuk mund tė trajtohet ndryshe, e shkėputur nga areali historik i kombit shqiptar. Pėrpjekjet pėr tė ndėrtuar njė histori politike pėr Kosovėn multietnike, duke e tjetėrsuar Kosovėn historikisht shqiptare, janė nė kundėrshtim me zhvillimin normal tė kombit shqiptar nė Kosovėn shqiptare. Hasan Prishtina ka thėnė: Para sė gjithash, ruhuni nga mallkimi i historisė dhe mos e harroni atė kur tė jepni mendimin tuaj!
Shkruan: Sheradin BERISHA / 27. 04. 2008
Pas Luftės sė Dytė Botėrore, Kosova dhe viset tjera shqiptare, (qė padrejtėsisht Fuqitė e Mėdha nė Konferencėn e Londrės 1912-1913, i ndanė nga trungu i Shtetit shqiptar tė shpallur mė 28 Nėntor 1912 nė Vlorė ) jo vetėm qė u penguan pėr t“u bashkuar me amėn e saj shqipėrinė, ashtu siē ishte vendosur nė konferencėn e Bujanit (31 dhjetor 1943 - 1 e 2 janar 1944), por ngjau edhe mė e keqja, kėto troje tė etnikumit shqiptar pasi u ripushtuan nga forcat ēetnike - partizane (1944-1945) u coptuan nė katėr copėza brenda republikave tė Jugosllavisė sė AVNOJ-it. Me kushtetutėn e janarit 1946 tė RFPJ-sė:
- Kosova u definua si ēark autonom, nėn sovranitetin e Republikės sė Serbisė;
- Presheva, Medvegja dhe Bujanoci ( Kosova Lindore) u shkėputėn nga tėrėsia etnike e Kosovės pėr tu futur brenda kufijėve tė Republikės sė Serbisė;
- Trojet etnike shqiptare (nga Prespa-Struga e deri nė Kumanovė) ia bashkuan Republikės sė Maqedonisė, dhe
- Trojet etnike tė Malėsisė sė Madhe iu bashkuan Malit tė Zi.
Populli shqiptar ndonėse nuk u pajtua kurrė me kėtė ndarje bizare, pas LDB-sė u organizua nė forma tė ndryshme (legale e ilegale) pėr tė sendėrtuar aspiratėn e vet historike, ēlirimin e trojeve shqiptare qė mbetėn nėn sundimin jugosllavė(lexo-serbosllavė) dhe bashkimin e tyre me shtetin amė-Shqipėrinė. Lėvizjen Kombėtare Shqiptare nė Kosovė me viset tjera etnike shqiptare tė copėzuara tashmė nė tri republika sllave (Serbi, Mali i Zi, Maqedoni) gjatė viteve 1945-1999 e ka pėrshkuar disa faza tė organizimit pėr ēlirim.
1. Faza e parė, e Lėvizjes kombėtare Shqiptare pėrfshinė periudhėn nga viti 1945 deri nė vitin 1948, dhe pėrkufizohet kryesisht me veprimtarinė e Lėvizjes Nacional-Demokratike Shqiptare (LNDSH).
Drejtues tė LNDSH-sė ishin atdhetarėt:
- Halim Spahija,
- prof.Ymer Berisha,
- Tahir Deda,
- Marije Shllaku,
- Gjon Sereēi,
- At Bernard Llupi,
- Kol Parubi
- Adem Gllavica,
- Ukė Sadiku,
- Ndue Pėrlleshi,
- kapiten Hysni Rudi,
- Ajet Gėrguri,
- Luan Gashi,
- Emrush Miftari,
- Sokol Dobroshi,
- Ibrahim Fehmiu,
- Qemal Skėnderi,
- Halim Orana,
- Sadik Tafarshiku,
- Hamdi Berisha,
- Prof.Ibrahim Kelmendi,
- Hysen Tėrpeza,
- Ejup Binaku,
- Bedri Peani,
- Ali Riza,
- Sylė Zarbinca,
- Ahmet Selaci,
- Abdyl Dura,
- Demė Ali Pozhari, e shumė tė tjerė.
2. Faza e dytė, pėrfshinė periudhėn nė mes viteve 1948-1958 ku nė popull quhej si: koha e Rankoviqit. Brenda kėsaj periudhe organizimet ilegale - legale qenė tė shumėllojshme si: vazhdimėsia e veprimtarisė sė LNDSH-sė nga grupe tė ndryshme me emėrtime tjera, informbyroistėt, organizimi i grupimeve nga Sigurimi shqiptarė, kundėrshtimi i rekuizitave otkupit, kundėrshtimi i asimilimit tė shqiptarėve nė turq dhe luftimi i marrveshjes xhentelmene Tito-Qyprili 1953 pėr shpėrnguljen e shqiptarėve nė Turqi ,luftimi nė forma tė ndryshme i kolektivizimit etj.
Pėrfaqėsues tė kėtyre grupimeve kombėtare ishin:
- Xhavit Gafuri,
- Hasan Jashari,
- Shaban Dėrguti,
- Hafėz Jakupi,
- Bitėr Dehalla,
- Sefer Elezkurtaj,
- Hajdar Bytyqi,
- Bie Vokshi,
- Fetah Bogiqi,
- Sami Peja,
- Sali Kelmendi,
- Konstandin Vasilaca,
- Hajrullah Gorani,
- Ramiz Osmani,
- Xhemil Fluku,
- Ramadan Rexha,
- Ali Aliu,
- Omer Qerkezi,
- Sabit Kapiti,
- Mehmet Gega,
- Rexhep Abdullahu,
- Nysret Nivokazi,
- Emin Fazliu,
- Njazi Maloku
- Enver Dukagjini,
- Adem Demaēi,
- Muhamed Brovina,
- Hidė Dobruna etj
3. Faza e tretė, pėrfshinte kohėn nė mes tė viteve 1958-1968 dhe kjo periudhė karaketrizohet me formimin e organizatave ilegale, tė cilat do tė artikullojnė koncepte tė reja politike e kombėtare.
- Nė vitin 1958 atdhetari Metush Krasniqi formoi organizatėn: Partia Revolucionare pėr Bashkimin e Tokave Shqiptare me Shtetin Amė (PRBTSHSHA);
- Nė vitin 1960-61 atdhetarėt Kadri Halimi dhe Ali Aliu formuan organizatėn: Komiteti Revolucionar pėr Bashkimin e Trojeve Shqiptare nė Jugosllavi-me Shqipėrinė(KRBTSHJSH);
- Nė vitin 1963-64 Simboli i qėndresės shqiptare Adem Demaēi formoi: Lėvizjen Revolucionare pėr Bashkimin e Shqiptarėve(LRBSH) dhe nė kuadėr tė saj kanė vepruar Komiteti i Prishtinės, i Pejės, dhe Komiteti i Gjakovės
- Nė vitet 1964-68 veproi grupi i studentėve (sipas platformės sė LRBSH-sė) i drejtuar nga studenti Osman Dumoshi. Ky grup ishte organizatore e demonstratave tė 27 nėntorit 1968 nė Prishtinė, Besian, Pejė, Gjilan dhe nė Ferizaj
Krijoni Kontakt