Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 60
  1. #1

    Arta Dobroshi ne CANNES...!?

    Arta nė CAnnes!

    Filmi “Le Silence de Lorna” (Qetėsia e Lornės) nė tė cilin aktorja Arta Dobroshi luan rolin kryesor, do tė konkurroj pėr “Palmėn e artė”, nė Festivalin e Filmit qė do tė mbahet nė Kanė. Aktorja Dobroshi luan rolin e Lornas, ndėrkaq organizatorėt e festivalit kanė paralajmėruar konkurrencė tė nxehtė nė kėtė vit. Pritet qė Dobroshi tė nominohet edhe pėr ēmimin “aktorja mė e mirė”.

    Ardian Jasiqi
    ardian.jasiqi@gazetaexpress.com

    Prishtinė, 25 prill -
    Filmi “Le Silence de Lorna”, me regji dhe skenar tė vėllezėrve tė njohur nga Belgjika Jean-Pierre dhe Luc Dardenne, ia ka hapur dyert aktores kosovare Arta Dobroshi qė pėr herė tė parė, njė aktore kosovare tė shkel zyrtarisht nė tepihun e kuq tė njėrit prej festivaleve mė tė njohur nė botė, nė fushė e kinematografisė, Festivalin e Filmit nė Kanė.
    Aktorja kosovare Arta Dobroshi nė kėtė film paraqitet me rolin kryesorė tė filmit (me rolin e Lornės), kurse pėrkrah ka aktorin e njohur francez Jérémie Renier.
    Arta Dobroshi tashmė ka udhėtuar pėr nė Belgjikė, pėrderisa vėllezėrve Dardenne, Kana ju ka dhėnė dy herė ēmimin “Palma e artė”. Edhe nė edicionin e sivjetmė ata janė nė konkurrencė zyrtare.
    Ndėrkaq nė njė “email” tė dėrguar nė “Express”, flitet se edhe aktorja Arta Dobroshi do tė jetė njėra prej aktoreve tė nominuara nė kategorinė “Aktorja mė e mirė” tė festivalit. Por, kjo zyrtarisht do tė bėhet e ditur nė fillim tė javės sė ardhshme.
    “Express” ka tentuar tė kontaktoj me Artėn nė Belgjikė, por kontakti mė tė ishte i pamundur, edhe pse spekulimet qė ajo tė jetė e nominuar pėr aktoren mė tė mirė tashmė kanė filluar tė qarkullojnė. Duket se edhe udhėtimi i saj pėr nė Belgjikė tregon se ajo ka shkuar atje pėr tė qėndruar sa mė afėr ekipit tė filmit belg.
    Ndėrkaq, pėrveē vėllezėrve tė njohur dhe pjesėmarrjes se parė tė njė kosovareje nė njė festival tė tillė, nė konkurrencė zyrtare pėr “Palmėn e artė” sivjet janė edhe regjisorė tė njohur amerikan si Clint Eastwood dhe Steven Soderbergh mandej ai gjerman Wim Wenders, tė cilėt do tė pėrpiqen qė t’i marrin ēmimet e para tė festivalit tė Kanės.
    Nė edicionin e 61 tė kėtij festivali do tė paraqiten filma tė ndryshėm, tė vjetėr dhe ri, tė cilėt kanė pasur rezultate tė mira nė industrinė kinematografike. Festivali do tė filloj me datėn 14 maj dhe do pėrfundoj me 25 maj.
    “Festivalin do ta shoqėroj njė dekadė e re, pasi qė ne dėshirojmė ta rifreskojmė dhe t’i arrimė qėllimet e tona”, ka thėnė presidenti i festivalit Gilles Jacob, nė konferencėn pėr shtyp. “Ka filma qė tė bėjnė tė rrėqethėsh nga tė mirat artistike tė tyre”, ka thėnė ai.
    Juria e kėtij festivali, pasi ka shikuar 1972 filma nga 96 vende tė botės, ka seleksionuar 19 prej filmave pėr tė konkurruar pėr “Palmėn e Artė”, gjė qė do tė bėj qė nė tepihun e kuq nė Kanė tė vinė yje qė do ndritin me ekstravagancėn e tyre nė kėtė festival.
    Pėrderisa nga francezėt ende nuk dihet se kush do tė konkurroj, kontinentet e tjera do tė marrin pjesė nė festival sipas kėsaj renditje: Azia me tre filma, Evropa me shtatė, Amerika Latine me tre, Shtet e Bashkuara tė Amerikės me tre, ndėrsa me nga njė film do tė paraqiten shtetet e Izraelit, Kanadasė dhe Turqisė.
    Filmat qė pritet me padurim janė filmat e regjisorėve mė tė njohur nė botė si ai i Woody Allen dhe Steven Spielberg, tė cilėt do tė shfaqen nė festival jashtė konkurrencės.
    Regjisori Spielberg do tė vij nė festival me premierėn e shumėpritur tė filmit "Indiana Jones and the Kingdom of the Crystal Skull", me pjesėn e katėrt tė kėtij filmi i cili pritet tė thyej njė rekord nė “Box – Office”, e nė tė cilin film luan aktori Harrison Ford me karakterin e tij tė njohur prej njė arkeologjisti aventurier.
    Ujku i moēėm Woody Allen do tė sjell filmin me aktorė spanjoll "Vicky Cristina Barcelona", nė tė cilin film luajnė aktoret e njohura Penelope Cruz, Scarlett Johansson dhe Javier Bardem, tė cilėt yjet do t’i shoh e tėrė bota nė tepihun e kuq tė festivalit, bashkė me aktoren e re kosovare dhe surprizėn e festivalit, Arta Dobroshin.
    Trileri i Eastwoodit, "Changeling" qė paraqet njė ngjarje tė vitit 1920 do tė sjell nė ekran me njė rol tė ri aktoren Angelina Jolie si njė nėnė qė vuan pėr djalin e saj tė kidnapuar.
    Njė film me “grushta” e shkelma qė quhet "Kung-Fu Panda", i filmuar nė animacion nga kompania e njohur “Dreamworks”, po ashtu do tė sjell zėrat e aktoreve tė njohur; Jack Black, Angelina Jolie, Lucy Liu dhe Dustin Hoffman. Jashtė konkurrencės sikurse filmi “Kung – Fu Panda”, paraqitet edhe filmi "The Good, The Bad, The Weird".
    Kurse pėr ata qė dėshirojnė njė film me dozė tė rėndė sociale dhe politike, e qė sigurisht do tė regjistrohet edhe nė historinė e kėtij festivali, ėshtė film izraelit "Waltz with Bashir" nga regjisori Ari Folman, njė film dokumentar i xhiruar nė Bejrut dhe i cili paraqet masakrat nė kampet e Sabras dhe Shatlias gjatė vitit 1982.
    Regjisori Soderbergh, i njohur pėr filmin e tij "Ocean's" do tė paraqitet me dy pjesė tė njė filmi katėr orėsh tė quajtur “Che”, e nė tė cilin paraqet heroin revolucionar Che Guevara, karakterin e tė cilit e luan aktori Benicio Del Toro.
    Edhe njė film tjetėr qė ka tė bėj me politikėn ėshtė ai qė vjen nga Gjermania, e qė quhet "The Palermo Shooting", ku paraqiten familjet e mafive sė Italisė dhe ish kryeministri Giulio Andreotti.
    Filma tė tjerė dokumentar, por jashtė konkurrencės, janė edhe ai i regjisorit boshnjak Emir Kusturica pėr futbollistin Maradona, njė film pėr bokserin Majk Tyson nga regjisori James Toback dhe filmi "Roman Polanski: Wanted and Desired" nga regjisorja Marina Zenovich. Kėta filma do tė shikohen vetėm nga VIP-it e festivalit.
    Jurisė, kėsaj radhe do t’i prijė djali i “keq” i Hollywood, aktori Sean Penn, i cili ėshtė edhe fitues i ēmimit “Oskar”, por qė ėshtė kritikuar pėr rolin e tij nė filmin “Into the Wild”, premiera e tė cilit u dha gjatė 2007-ės.
    Vitin e kaluar “Palma e artė” u fitua nga filmi rumun i zhanrit dramė "4 Months, 3 Weeks and 2 Days", nė tė cilin paraqiten njė tregim pėr njė vajzė qė aborton nė rrugė fėmijėn e saj pėr shkak tė sundimit komunist.

    BOX: Lista e 19 filmave qė do tė konkurrojnė pėr ēmimin “Palma e Artė”.

    1. "Uc Maymun" (The Three Monkeys) regjia Nuri Bilge Ceylan (Turqi).
    2. "Le Silence De Lorna" (The Silence of Lorna) nga regjisorėt Jean-Pierre and Luc Dardenne (Belgjikė).
    3. "Un Conte de Noel" (A Christmas Tale) nga regjisori Arnaud Desplechin (Francė).
    4. "Changeling" nga regjisori Clint Eastwood (SHBA)
    5. "Adoration" nga regjisori Atom Egoyan (Kanadė).
    6. "Waltz With Bashir" nga regjisori Ari Folman (Izrael)
    7. "La Frontiere De l'Aube" (The Frontier Of Dawn) nga regjisori Philippe Garrel, (Francė).
    8. "Gomorra" nga regjisori Matteo Garrone (Itali)
    9. "24 City" nga regjisori Jia Zhangke (Kinė)
    10. "Synecdoche, New York", regjia Charlie Kaufman (SHBA)
    11. "My Magic", regjia Eric Khoo (Singapor)
    12. "La Mujer Sin Cabeza" (Woman Without A Head), regjia Lucrecia Martel (Argjentinė).
    13. "Serbis", regjia Brillante Mendoza (Filipine)
    14. "Delta", regjia Kornel Mundruczo (Hungari)
    15. "Linha de Passe" (Line of Passage), regjia Walter Salles, Daniela Thomas (Brazil)
    16. "Che", regjia Steven Soderbergh (SHBA)
    17. "Il Divo", regjia Paolo Sorrentino (Itali)
    18. "Leonera", regjia Pablo Trapero (Argjentinė)
    19. "The Palermo Shooting", regjia Wim Wenders (Gjermani)

    BOX: Jashtė konkurrencės

    1. “Vicky Cristina Barcelona", nga regjisori Woody Allen (SHBA)
    2. "The Good, The Bad, The Weird", nga regjisori Kim Jee-Woon (Koreja Jugore)
    3. "Kung Fu Panda", nga regjisorė Mark Osborne dhe John Stevenson (SHBA), dhe
    4. “Indiana Jones and the Kingdom of the Crystal Skull" nga regjisori Steven Spielberg (SHBA)


    gazeta: Experss
    And my soul from out that shadow that lies floating on the floor, Shall be lifted -- Nevermore!

  2. #2
    And my soul from out that shadow that lies floating on the floor, Shall be lifted -- Nevermore!

  3. #3
    Ketu...
    Arta ne foton lart, nuk eshte ne filmin e lartpermendur, por eshte ne nje film te Kujtim Cashku' t dhe e postova, per te gjith ata, qe nuk ia kan pare fytyren...

    And my soul from out that shadow that lies floating on the floor, Shall be lifted -- Nevermore!

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar mė parė nga ABSOLUTE Lexo Postimin

    Ndėrkaq nė njė “email” tė dėrguar nė “Express”, flitet se edhe aktorja Arta Dobroshi do tė jetė njėra prej aktoreve tė nominuara nė kategorinė “Aktorja mė e mirė” tė festivalit. Por, kjo zyrtarisht do tė bėhet e ditur nė fillim tė javės sė ardhshme.
    “Express” ka tentuar tė kontaktoj me Artėn nė Belgjikė, por kontakti mė tė ishte i pamundur, edhe pse spekulimet qė ajo tė jetė e nominuar pėr aktoren mė tė mirė tashmė kanė filluar tė qarkullojnė. Duket se edhe udhėtimi i saj pėr nė Belgjikė tregon se ajo ka shkuar atje pėr tė qėndruar sa mė afėr ekipit tė filmit belg.
    Nuk ka nominime per ēmimin "aktorja mė e mire" ne Kanė. Cmimi i jepet njeres prej aktoreve qe luan ne nje nga 19 filmat ne konkurim dhe kaq. Nominime ka ne OSCAR, sepse OSCAR nuk eshte festival, por ceremoni per filmat e realizuar pergjate nje viti ne USA; Ndersa Kana eshte festival nderkombetar, dmth konkurim dhe vecse ne ceremonine e mbylljes, jepet ēmimet, e midis tyre, edhe "aktorja mė e mire". Fakti qe filmi ku luan Arta eshte i perzgjedhur ne kategorine kryesore (dmth, ne filmat qe konkurojne per Palmėn e Arte), e bejne Artėn automatikisht konkurente per ēmimin "Aktorja me e mire". Pra nuk kanevoje te nominohet, se s'ka nominime. Thene ndryshe, ajo eshte tashmė e nominuar .
    Dhėntė Zoti e fiton ! Ky do ishte eveniment !!! :



    Citim Postuar mė parė nga ABSOLUTE Lexo Postimin
    Ndėrkaq, pėrveē vėllezėrve tė njohur dhe pjesėmarrjes se parė tė njė kosovareje nė njė festival tė tillė...
    Jo vetem e nje kosovareje, por dhe e nje aktori a aktoreje shqiptar(e) ne Kanė ! Me perjashtim te filmit "Skenderbeu", ketu e 55 vjet me pare, asnjehere ndonje film shqiptar, ose aktor(e) nuk ka qene ne listen e kategorise se filmave qe konkurojne per Palmėn e Arte (dhe qe eshte lista kryesore e atij festivali).


    Citim Postuar mė parė nga ABSOLUTE Lexo Postimin
    Filma tė tjerė dokumentar, por jashtė konkurrencės, janė edhe ai i regjisorit boshnjak Emir Kusturica pėr futbollistin Maradona,
    Kusturica ka origjine boshnjake, por jeton prej vitesh ne Serbi dhe nenshtetesia (pasaporta) e tij tashme eshte serbe (e mbafte me shendet )

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Si e ka bere emrin tani Nemanja Kusturica..
    Autori, bashke kemi diskutuar atehere qe thoje se arti i Kusturices s'ka nacionalitet ke nderruar mendje gje.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga D&G Feminine : 28-04-2008 mė 18:56

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    foto te Artės nga filmi ne fjalė

    Arta Dobroshi ne filmin e ri te vellezerve Dardenne : "Heshtja e Lornės" (Le silence de Lorna" me regji te vellezerve belge Dardenne (dy here fitues se palmes se arte ne Kanė !)







  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar mė parė nga D&G Feminine Lexo Postimin
    Si e ka bere emrin tani Nemanja Kusturica..

    Autori, bashke kemi diskutuar atehere qe thoje se arti i Kusturices s'ka nacionalitet ke nderruar mendje gje.
    Kam pare kete vit filmin e fundit te Kusturices, dhe jam shprehur jo pak ketu : http://forumishqiptar.com/showpost.p...0&postcount=87 dhe http://forumishqiptar.com/showpost.p...5&postcount=90 Hidhi nje sy, ka jo pak gjera interesante.

    Ok, tani sa per ē'kemi dialoguar dikur : ti i bie nje ēike shkurt dhe thua se dikur kam shkruajtur se "arti i Kusturices s'ka nacionalitet"; nejse, te kuptoj se ē'do te thuash, por nuk kam shkruajtur tamam ashtu. Kam shkruajtur (ishim ne 2005-en) qe "Kusturica eshte nga ata qe e quan Kanėn atdheun e tij". Asokohe jam shprehur se Kusturica eshte regjizor qe ka bere emer, duam apo s'duam ne, dhe disa filma i ka pas bere te mire. Sot e kesaj dite mbetem me mendimin se "Babai ne udhetim zyrtar" dhe "Koha e ciganėve" jane dy filma shume te mire. Te tjeret jane te diskutueshem...(biles shumica jane te keqinj, sepse i kam ripare disa).

    Po shiko, per te qene te sakte dhe te qarte me veten (se per qejf bejme muhabet, jo per t'u share ) : eshte i ngatarruar shume itinerari i kinematografise se Kusturices. Sikurse eshte i ngatarruar (me ulje dhe ngritje) edhe pozicionimi i tij nga ana politike. Edhe sot qe shkruhemi (dhe qe kam pare filmin e fundit paēavure te tij) kam bindjen qe, kur ai realizonte "Underground", shtypi i binte kot ne qafė. Mendoj se ne filmin e tij mbisundonte mbi te gjitha nostalgjia per ish-Jugosllavinė, gjje qe e citoje edhe ti ne mesazhin tend te asokohe, kur shkruaje
    Citim Postuar mė parė nga D&G Feminine Lexo Postimin
    Te dalim te akuzat e politizmit te Kosturices, ja kane bere shpesh edhe vete francezet, duke e quajtur pro-serb megjithese eshte serbo-boshnjak, po ai thote qe ne filmat e tij ai vlerson Jugosllavine sic ka qene pa anuar nga Serbia.
    Keshtu qe i mbetem idese qe ne vitet '90, filmat e tij nuk kane patur ndonje farė pro-serbizmi. Ndofta e "fshihte" mire lojen e tij (une nuk jam ne mendjen e Kustos ! lol), ndofta asokohe Serbet i kishin goxha mire punet (arriten te pushtojne 50% te Bosnjes, firma e Milloshit rrezullonte mes firmave te Clintonit apo Chirac-ut ne Dayton dhe keshtu qe s'kishin nevoje shume serbėt per filmat e Kustos...). Ndofta asokohe ai vazhdonte te ishte (sikunder jo pak te tjere !) nostalgjik i ish-Jugosllavise. : fundja prinderit i kish te perzier dhe vete kish jetuar nga pak gjithandej, neper ish-Jugo.

    "Underground" e kam ripare para disa kohesh (te them te drejten, nuk arrita t'a mbaroj, mu duk beterr artistikisht... ) dhe perseri nuk me eshte dukur film pro-serb. As "Macja e bardhe, macja e zeze" (po ashtu, film i viteve '90) s'ka asgje rpo-serbe.
    Per kete te fundit, qe e ka bere vjet ne 2006, ndaj dhe ti ēova komentet, jam teresisht dakort : eshte film propagandė.

    Te jap nje shembull si per te "ilustruar" (si te thuash) se ē'dua te them kur shkruaj se politizimi i tij ka patur ulje dhe ngritje. Mė beri pershtypje prezenca e tij ne mitingun qe bene serbėt ne Beograd, te nesermen e shpalljes se pavaresise sė Kosoves. Ishte ne tribune, ne krah te Koshtunices. Mori edhe fjalėn. Bėra kinse kujdes te shikoja se si ishte, si dukej. Dukej ne siklet, dukej sikur e ndjente se nuk e kish fort vendin aty ku ish, por qe i duhej te ishte. Ai eshte personalitet i njohur (duam s'duam ti dhe une bashkė). Qofsha une i gabuar, por te qėnit te tij aty mu duk si nje fare detyrimi sa per te larė gojėn perpara nje turme kryesisht ardhur nga fshatrat me autobus (elitat serbe, dmth edhe Kusturica, kishin vite qe e dinin si buka qė hanin se e kishin humbur Kosoven, puna ishte (dhe vazhdon te jete deri diku...) si me ja bo perpara elektoratit (pra ajo puna e "sa per sy e faqe").

    C'te them tjeter ? Fundja, sikur edhe une ti kem ndryshuar ca opinione per Kusturicen, aq me mire, vetem budallenjt nuk nderrojne mendje (lol).Per me teper qe filmat jane vertet si puna e te jetuarit: jeto e meso.

    Po ti na ke braktisur fare tek forumi....

  8. #8
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Endrra ! Enderrime te kota !

    Kusturica eshte nje nacionalist i qelbur serb, dhe kendveshtrimin e tij prej nacionalisti e ka shprehur ne te gjithe filmat e tij, qofte dhe kur flet per budalleqe dajresh dhe curlesh.

    Ideja e tij dhe e filmave te tij eshte kjo :

    LUFTA ESHTE E KEQE, NE BALLKAN KEMI VUAJTUR TE GJITHE, SERBET KANE VUAJTUR PO NJELLOJ SI TE TJERET, SERBET NUK JANE TE KEQINJ, POR PERENDIMI I KA MARRE INAT PER QEJFIN E AMERIKANEVE.

    Shkurt, ky njeri eshte nje plehre e vertete, qofte dhe si kineast. Filmat e tij qe kane fituar neper konkurse jane dhene per shkaqe krejt te tjera : ne Cannes ecen shume antiamerikanizmi primar. Ne masken gjoja te antibushizmit, ne fakt eshte antiamerikanizmi qe nxjerr krye.

    Europa ka deshire te shohe filma koti me idera te pergjithshme : oh sa e keqe eshte lufta ! (mos more, nuk e dinim neve). Gjithashtu, Europa vuan nga nje ndjenje faji kundrejt popullsive te varfra dhe qe iu pelqen muzika per me teper. Filma gjoja origjinale me pula dhe cigane serbe bejne kerdine neper kinemate e Europes. Jo te kinemave publike, joooooo. Europiani i zakonshem iu ben shu... ketyre filmave te Kusturices. Jane europianet e konkurseve te larta ata te cilet blejne paqen e ndergjegjes se tyre duke u paraqitur si njerez me zemer te madhe, etj. etj.

    Kusturica ? Nein, danke schön !

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Citim Postuar mė parė nga autori Lexo Postimin


    Jo vetem e nje kosovareje, por dhe e nje aktori a aktoreje shqiptar(e) ne Kanė ! Me perjashtim te filmit "Skenderbeu", ketu e 55 vjet me pare, asnjehere ndonje film shqiptar, ose aktor(e) nuk ka qene ne listen e kategorise se filmave qe konkurojne per Palmėn e Arte (dhe qe eshte lista kryesore e atij festivali).
    Lexova pak per filmin, dhe nuk eshte thjesht aktorja shqiptare, historia eshte e nje shqiptareje nga Kosova qe shkon ne Belgjike dhe ben martese per dokumenta me nje te droguar. Nuk eshte aq e pafajshme sa duket sepse e ka bere duke shpresuar qe se ky do te vrasi veten ose do te vdese nga overdoza. Nderkohe ky miku heq dore nga keto ide vete shkaterruese dhe mendon te kete nje martese normale. Ketu komplikohen gjerat.

    p.s. temen tende per filmat e rinj e lexoj gjithmone

    Nje website tjeter kishte njer version tjeter (me korrekt besoj )te filmit:
    Ne menyre qe te behet pronare e nje bari me te dashurin e saj, Lorna behet pjese e nje plani te mafiozit Fabio i cili organizon martesen ndermjet saj dhe Claudy. Martesa do t'i mundesoje marrjen e pasaportes belge dhe me pas mund te martoje mafiozin rus qe eshte gati te paguaje shume para per te mare pasaporten ne te njejten menyre. Qe te ndodhe martesa e dyte ne fakt Fabio ka planifikuar qe te vrase Claudy. A do rrije Lorna pa folur?

    Paska dhe nje aktor tjeter shqiptar, Alban Ukaj qe ka qene te "Syri Magjik" i Cashkut edhe ky.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga D&G Feminine : 29-04-2008 mė 13:38

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,631
    I deshirojmi sukses Arta Dobroshit, do na shendrrit si nje yll i ri pas Eliza Dushku !

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611



    Arta Dobroshi nė tapetin e kuq

    Njė ditė para festivalit, aktorja shqiptare pėrflitet si pretenduese pėr kategorinė e aktores mė tė mirė nė Festivalin e Kanės. Me rolin e Lornės nė filmin "Heshtja e Lornės" e vėllezėrve Dardenne, emri i Dobroshit vėrtitet nė listėn e 10 pretendenteve si Xhulian Mur, Katerinė Dėnėv apo Anxhelinė Zholi

    Elsa Demo
    Mar, 13 Maj 2008 10:35:00

    http://www.shekulli.com.al/news/53/A...008-05-13.html



    Me rolin e Lornės nė filmin "Heshtja e Lornės" e vėllezėrve belgė Dardenne, Arta Dobroshi ėshtė e para shqiptare qė shkel "si e barabartė" nė tapetin e kuq tė Festivalit tė Kanės. Ėshtė protagoniste dhe duhet tė mbajė mbi supe gjithė filmin e Luc dhe Jean-Pierre Dardenne-ve i cili ėshtė futur nė konkurrimin zyrtar tė festivalit, ndėrmjet 18 tė tjerėve. Dobroshit i ėshtė besuar roli i njė shqiptareje qė pėrgatit njė plan diabolik pėrtė fituar me ēdo kusht shtetėsinė belge dhe pėr tė pėrmbushur ėndrrėn pėr tė blerė njė dyqan nė Ljezh. E nxitur nga i dashuri i saj Fabio, ajo vendos tė kryejė njė "martesė pėr letra" me Klodin, njė burrė qė ėshtė nė varėsi tė drogės (Jeremie Renier). Lorna shpreson se Klodi nuk do ta ketė tė gjatė, por ndodh qė atij t'i kthehet dėshira pėr jetėn dhe t'i shpėtojė varėsisė nga droga.

    Lorna thur plane qė kur tė ketė marrė shtetėsinė tė martohet me mafiozin rus qė edhe ky tė zgjidhė problemet e emigracionit. Por kjo martesė e dytė ėshtė e mundur vetėm nėse realizohet plani i Fabios pėr tė vrarė Klodin. A do tė heshtė Lorna nė prag tė krimit? Sėrish vėllezėrit Dardenne si dhe nė filmat paraardhės, janė fokusuar tek njė dilemė morale.

    Nė "Heshtjen e Lornės" janė pėrfshirė Jérémie Renier aktor qė Dardenne-t e kanė pasur nė filmat "Premtimi" dhe "Fėmija"; Fabrizio Rongione aktor nė filmat "Rozeta" dhe "Fėmija" dhe Dobroshi, aktorja kosovare e cila ėshtė zbuluar nga suksesi qė ka patur nė filmin "Syri magjik" i regjisorit shqiptar Kujtim Ēashku, ku ka interpretuar sė bashku me Alban Ujkėn, mikun e saj qė e shoqėron edhe tek "Heshtja e Lornės".

    Pėr Luc dhe Jean-Pierre Dardenne qė janė edhe autorė tė historisė, ky ėshtė filmi i gjashtė artistik i xhiruar nė Wallonia, aty ku janėndėrtuar gjithė filmat e tyre.

    Luc Dardenne pat shkruar pėr karakterin e Lornės: "Ndoshta filmi ynė i ardhshėm do tė jetė pėr njė vajzė e cila i ka tė gjitha arsyet qė tė jetė e dėshpėruar dhe qė vazhdon tė besojė se gjithēka ėshtė e mundur. Njė lloj besimi, edhe pse zoti ka vdekur... Si ka mundėsi qė njė grua qė nuk beson nė zot mendon se gjithēka ėshtė e mundur? Nga i vjen kjo shpresė e ēmendur? Ajo ėshtė ēuditshme, jo e rėndomtė. Njė karakter i krijuar qė duket sikur gjithmonė noton kundra rrymės."

    Ėshtė njė bashkėprodhim belgo-franko-italian i realizuar me njė buxhet prej 4 milionė eurosh. Ėshtė xhiruar nė 12 javė. Zgjat 105 minuta.

    Filmi pėrfaqėson Belgjikėn. Ėshtė hera e katėrt qė vėllezėrit Dardenne konkurrojnė nė Festivalin prestigjioz tė Kanės, pas filmave "Rozeta", "Fėmija", "Premtimi". Asnjėherė nuk kanė dalė duarbosh nga kėtej. Me "Rozetėn" mė 1999, fituan Palmė tė Artė pėr aktoren mė tė mirė (Emilie Dequenne);me "Biri" mė 2002 fituan ēmimin pėr aktorin mė tė mirė (Olivier Gourmet) dhe me "Fėmijėn" mė 2005 fitojnė Palmėn e Artė pėr filmin mė tė mirė.

    Nė edicionin e 61-tė Festivalit tė Kanės, marrin pjesė nė konkurrim 19 filma: "Tre majmunėt" i regjisorit tė njohur turk Nuri Bilge Ceylan, "Njė pėrrallė Krishtlindjeje" i francezit Arnaud Desplechin, "Kėmbimi" i Clint Eastwood-it, "Adhurimi" i Atom Egoyan-it, "Vals me Bashirin" i regjisorit Ari Folman nga Izraeli, "Kufiri i agimit" i regjisorit francez Philippe Garrel, "Gomorra" i italianit Matteo Garrone, "Qyteti 24" i regjisorit kinez Jia Zhangke, "Synecdoche, New York", i regjisorit amerikan Charlie Kaufman, "Magjia ime" i Eric Khoo-sė nga Singapori, "Gruaja pa kokė" i regjisores nga Argjentina Lucrecia Martel, "Serbis" i Brillante Mendoza nga Filipine, "Delta" i Kornel Mundruczo-s nga Hungaria, "Kufijtė e udhėtimit" i Walter Salles dhe Daniela Thomas-it nga Brazili, "Che" i regjisorit amerikan Steven Soderbergh, "Divi"i italianit Paolo Sorrentino, "Leonera" i Pablo Traperos nga Argjentina dhe "Gjahu i Palermos" i regjisorit tė njohur gjerman Wim Wenders.

    Ėshtė garė e fortė pėr oskarėt e ardhshėm. Garė e fortė edhe pėr aktoret pėr tė cilat jepet gjithnjė njė Palmė e Artė pėr interpretimin mė tė mirė femėror. Njė ditė para hapjes sė festivalit 14-25 maj, kanė nisur komentet edhe pėr kėtė kategori. Pėrmenden emra tė njohur e tė panjohur. Nė listėn e kandidateve tė pėrfolura janė aktoret Julianne Moore, Angelina Jolie, Amy Ryan, Franka Potente, Catalina Sandino Moreno. Aktorja mė e mirė ėshtė ndėr ēmimet kryesore tė Festialit tė Kanės juria e tė cilit pėr kėtė vit kryesohet nga aktori dhe regjisori Sean Penn, me anėtarė aktoren franceze Jeanne Balibar, regjisor Rachid Bouchareb, aktorin italian Sergio Castellito, regjisorin Alfonso Cuaron; aktoren gjermane Alexandra Maria Lara; aktoren Natalie Portman; regjisoren Marjane Satrapi dhe regjisorin Apichatpong Weerasethakul.

    Xhulian Mur shihet si pretendente e fortė pėr interpretimin tek "Blindness". Martian Gusmanit, po ashtu i jep paraprakisht shanse tė mėdha. Nė vijim ėshtė aktorja franceze Anne Consigny e cila interpreton pėrballė Catherine Deneuve-it dhe kjo e fundit ėshtė njė kandidaturė e fortė. Nuk mund tė pėrjashtohetr treshja e aktoreve kineze Joan Chen, Tao Zhao, Liping Lu, as amerikania Angelina Jolie nė filmin "Kėmbimi".

    Nė listat e fansave tė kinemasė ėshtė klasifikuar nė vend tė tetė aktorja shqiptare Arta Dobroshi pėr rolin e Lornės duke e vlerėsuar pozitivisht faktin qė Dobroshi vjen tek ky rol protagonist pas interpretimit nėdisa filma shqiptarė, "Syri magjik" i Kujtim Ēashkut, "Lutje dashurie" i Artan Minarollit apo "Trishtimi i zonjės Shnajder" i Piro Milkanit. Kandidatura e saj cilėsohet "E favorshme". Pozitiv pėr tė ėshtė fakti qė personazhi i saj duket tamam pėr t'u vlerėsuar me ēmim edhe ngase ėshtė realizar nga regjisorė tė cilėt janė kurorėzuar mė parė nė Kanė me Palmėn e Artė nė veēanti pėr aktorėt.

    Njėlloj si protagonistja e filmit "Fėmija", edhe Dobroshin e quajėn rishtare, prandaj ėshtė pėrgjegjėsi e madhe qė duhet tė mbajė me personazhin e Lornės.

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e pseudo
    Anėtarėsuar
    29-02-2008
    Postime
    366
    Disa foto nga festivali i CANNES
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e pseudo
    Anėtarėsuar
    29-02-2008
    Postime
    366
    Te tjera foto
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e pseudo
    Anėtarėsuar
    29-02-2008
    Postime
    366
    Vazhdimi i fotove
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e pseudo
    Anėtarėsuar
    29-02-2008
    Postime
    366
    Foto ne Canne
    Te me falni , por nuk kam foto me Arta Dobroshin.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga pseudo : 16-05-2008 mė 17:18

  16. #16
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Ne artikullin qe eshte shkruar ne NY Times me rastin e hapjes se festivalit, ilustrimi me foto behet me nje foto te Arta Dobroshit ne rolin e saj ne film. Prezantimi i filmit behet te henen, data 19.05.

    http://www.nytimes.com/2008/05/14/mo....html?ref=arts


  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,631
    Prezantimi u be para disa minutave, e shiqovova ne direkt, poashtu kritika profesinale e filmit do thote nje lloje pronostike apo si e quajne ketu Kanometėr, Filmi i vllezeve Darden "Heshtja e Lornes" eshte pritur shkelqyeshem me 9 Nota ndaj 10-shes.
    Megjithese keta dy sineast deri me tani kane korru dy Palma te arta, ketej pershperitet; asnjehere 2 pas 3 !

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,631
    Per momentin nuke kemi foto origjinale, na duhet te shkojmi edhe me metoda tjera...


    [IMG]http://img140.imageshack.us/img140/619
    /artadobroshinekan004wn8.3701ff2211.jpg[/IMG]


    Prezentohet bukur ne mes vlezerve Dardenne...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kreksi : 19-05-2008 mė 16:48

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e pseudo
    Anėtarėsuar
    29-02-2008
    Postime
    366
    La silence de Lorna, imazhe nga filmi
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e pseudo
    Anėtarėsuar
    29-02-2008
    Postime
    366
    http://jt.france2.fr/20h/
    ne minuten e 30 japin reportazh ne lajmet e 20 H a TF2 France per Filmin Le silence de Lorna
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga pseudo : 19-05-2008 mė 19:57

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 10-06-2008, 04:50
  2. Filmi nga Kosova fiton Grand Prix ne Cannes
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 27-05-2003, 23:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •