Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11
  1. #1
    DR-GR Maska e oliver55
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Europa
    Postime
    666

    Si do të përgjohen shqiptarët në Shqipëri nga shërbimet e huaja

    Si do të përgjohen shqiptarët në Shqipëri nga shërbimet e huaja
    Prokurorja e Përgjithshme do të miratojë kërkesat e shërbimeve të huaja për përgjimet. Përgjimet do të realizohen nga SHISH-i, Policia e Shtetit dhe SHKB-ja e Ministrisë së Brendshme

    Shaban Sulçe
    Në Shqipëri do të përgjohet edhe për llogari të shërbimeve të huaja informative apo policore. Përgjimi i individëve të dyshuar apo që janë nën hetim nga shërbimet e huaja informative apo policore mund të bëhet vetëm nëse prokurori i Përgjithshëm do të miratojë kërkesën për përgjim, që do të depozitohet prej tyre. Pas miratimit do të jenë sektori i përgjimeve në SHISH, seksioni i përgjimeve në Policinë e Shtetit dhe ato të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme që do të realizojnë këto përgjime për llogari të shërbimeve të huaja.
    Një gjë e tillë është vendosur pas propozimit të Këshillit të Ministrave dhe miratimit nga Parlamenti me Ligjin numër 9885 datë 3.3,2008 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin numër 9157 datë 4.12, 2003 për përgjimin e telekomunikimeve”. Sipas nenit 19 të këtij ligji, me kërkesë të shërbimeve të huaja informative/policore dhe me miratimin e prokurorit të Përgjithshëm, sektori i përgjimeve në SHISH ose seksioni i përgjimeve të Policisë së Shtetit dhe të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme mund të realizojë sipas rastit përgjimin, në përputhje me dispozitat e këtij ligji, për llogari të Shërbimit Informativ apo policor të huaj.

    Përgjimet me vendim gjykate

    Ndryshimet në ligjin për përgjimet e telekomunikacioneve, të cilat janë dekretuar nga Presidenti i Republikës Bamir Topi me dekretin numër 5669, datë 21 mars 2008, flasin edhe për përgjimet që mund të realizohen, nëse do të autorizohen nga gjykata.
    Kështu, në nenin 23 të këtij ligji thuhet se prokurori i Përgjithshëm ose prokurori i autorizuar prej tij, me akt zyrtar, bashkëshoqëron dhe komunikon vendimin e gjykatës në sektorin e përgjimeve. Pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, proceset teknike të përgjimeve të komunikimeve, nëpërmjet pajisjeve të telekomunikacionit, për nevoja të hetimeve paraprake, sipas procedurave të përcaktuara në nenet 221 deri 226 të Kodit të Procedurës Penale, kryhen në mjediset e zyrës së prokurorit të Përgjithshëm, në përputhje me ligjin. Përgjimet e autorizuara para hyrjes në fuqi të këtij ligji, brenda kushteve të sigurisë teknike, të transferohen në pajisjen e instaluar në mjediset e zyrës së prokurorit të Përgjithshëm brenda 10 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji.

    Përgjimet nga Policia e Shtetit

    Ndryshimet dhe shtesat në ligjin për përgjimet e telekomunikacioneve të miratuara nga Parlamenti më datë 3 mars 2008 dhe që është dekretuar rreth tri javë më pas nga Presidenti i Republikës, zyrtarizojnë të drejtën për të përgjuar organeve të Policisë së Shtetit dhe Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme. Të dyja këto struktura tashmë do të kenë dy sektorë të posaçëm përgjimi, që do të përgjojnë për llogari të Policisë së Shtetit dhe SHKB-së së Ministrisë së Brendshme. Dhënia e kompetencës për të përgjuar dy strukturave të sipërpërmendura shkaktoi polemika të shumta gjatë muajit janar, kohë në të cilën u prezantua projektligji i qeverisë për ndryshimet në ligjin e përgjimeve. Ky projektligj, tashmë i kthyer në ligj dhe i dekretuar nga policia, i ka hequr të drejtën ekskluzive organit të Shërbimit Informativ Shtetëror për të realizuar përgjimet. Specialistë dhe ish-drejtues të Shërbimit Informativ Shtetëror, në prononcimet e tyre e cilësuan absurd dhe shkatërrimtar projektligjin e propozuar nga qeveria për ndryshimet dhe shtesat në ligjin për përgjimet e telekomunikacioneve.
    PARA KOMBIT DHE KOMBESISE. VE NJERIUN;

  2. #2
    kapedan ne mergim Maska e RedDardan
    Anëtarësuar
    01-02-2008
    Postime
    325
    pse dashkan tè na pèrgjojnè ?!
    kaq tè rrezikshèm jena bo ?!
    kush e ka nè dorè telekomunikacionin nè Shqipèri ?!

    mu mè duket se e gjitha mban erè spiunazh industrial

  3. #3
    Elbasanlli 4eve® Maska e AnGeL_DeViL
    Anëtarësuar
    16-01-2008
    Vendndodhja
    As Ne Toke,As Ne Qiell
    Postime
    507
    Ne shqipetaret skemi nevoje te na pergjojne se shtohen spihunet dita dites
    Trimi Mire Me Shoqe Shume

  4. #4
    DaRk §©®îþt Maska e ThE_DaRk_NiGhT
    Anëtarësuar
    03-01-2008
    Vendndodhja
    Aty Ku Gomari Thyen Kaviljen Dhe Shqiponja Rrine Me Nje Kembe
    Postime
    634
    Citim Postuar më parë nga AnGeL_DeViL Lexo Postimin
    Ne shqipetaret skemi nevoje te na pergjojne se shtohen spihunet dita dites
    Hhahahahhaha e kam thene une cdo tre veta dy jane fuksa
    Kur te jesh ne vend te huaj, dita te duket muaj. - (Podrime)

  5. #5
    DRAGUNOV Maska e SNIPER 79
    Anëtarësuar
    10-03-2008
    Vendndodhja
    TE CEPI I LAPRAKSAVE NE STADIUMIN QEMAL STAFA
    Postime
    252
    ku na marrin vesh ne te huAjt se ca flasim
    ne mezi kuptojm njeri tjetrin
    SHKELMIN NE FYT GJITHMON minjve bardh e blu
    ULTRAS PARTIZONI

  6. #6
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anëtarësuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    Ja pra flasin aq shume per Privacy edhe nga ana tjeter na pergjojne gjithandej.
    Hapu Shoqe Se Skom Frenaaa.

  7. #7
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    booooooooooooo lol sa gje e poshter,ke frike te shkosh dhe ne banjo te besh sh.... te terrorizon ideja se po te shohin.
    dhe pak vjet duhen,dhe termi privacy duhet te hiqet nga fjalori(i anglishtes po se po,por dhe ekuivalenti ne gjuhet e tjera).

    homo sapiens sapiens po i ben varrin vetes...............teknologjia po na shkaterron.




    robi jeton shume keq kur ndjehet i pergjuar,dhe pse eshte i ndergjegjshem qe nuk po ben asgje te keqe,ndjehet i terrorizuar,i shtypur,i skllaveruar,devijon sjelljen e tij natyrale.shton hipokrizine e tij,tek e fundit i pershtatet kushteve te reja!
    Ndryshuar për herë të fundit nga land : 24-04-2008 më 05:05
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-04-2011
    Postime
    1
    .............................
    Ndryshuar për herë të fundit nga BARO : 01-05-2011 më 09:45

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    le te na pergjojne.
    fare nuk me shqetson kjo.

    puna eshte qe te mos e komandoje kte pergjim grupi pucist.. bahriu me inen e ed rucit.
    se athere behet diktature ed ruciste...baraz.. enveroiste..
    pra le ta pergjoje cia e fbia e euro-policia.. cdo shqiptar.. duke fillu nga bamir topua e sali berisha e deri tek ed ruci e altinet arapa.

    athere biem rehat..

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e joss
    Anëtarësuar
    15-09-2005
    Postime
    311
    Pse shqetesoheni, behet fjale per pergjime proceduriale te miratuara sipas kodit te procedures penale:


    SEKSIONI IV - PËRGJIMET
    (Ndryshuar titulli me ligjin nr.9187, datë 12.2.2004)

    Neni 221 - Kufijtë e lejimit
    (Ndryshuar me ligjin nr.9187, datë 12.2.2004)

    1. Përgjimi i komunikimeve të një personi ose të një numri telefoni me telefon, faks, kompjuter ose me mjete të tjera të çdo lloji, përgjimi i fshehtë me mjete teknike i bisedave në vende private, përgjimi me audio dhe video në vende private dhe regjistrimi i numrave të telefonit, hyrës dhe dalës, lejohen vetëm kur procedohet:
    a) për krimet e kryera me dashje, për të cilat parashikohet dënim me burgim jo më pak, në maksimum, se shtatë vjet;
    b) për kundërvajtjet penale të fyerjes e të kanosjes, të kryera me mjete të telekomunikimit.

    2. Përgjimi i fshehtë fotografik, filmik ose me video i personave në vende publike dhe përdorimi i pajisjeve gjurmuese të vendndodhjes lejohen vetëm kur procedohet për krime të kryera me dashje, për të cilat parashikohet dënim me burgim jo më pak, në maksimum, se dy vjet.

    3. Përgjimi mund të urdhërohet kundër:
    a) të dyshuarit për kryerjen e një vepre penale;
    b) personit që dyshohet se merr ose transmeton komunikime nga i dyshuari;
    c) personit që merr pjesë në transanksione me të dyshuarin;
    ç) personit, vëzhgimi i të cilit mund të çojë në zbulimin e vendndodhjes ose të identitetit të të dyshuarit.

    4. Rezultati i përgjimit është i vlefshëm për të gjithë komunikuesit.

    5. Përgjimi parandalues rregullohet me ligj të veçantë. Rezultatet e tij nuk mund të përdoren si provë.

    Neni 222 - Vendimi për lejimin e përgjimit

    (Shtuar paragrafi I dhe pika III me ligjin nr.8813,datë 13.6.2002)
    (Shtuar paragrafi II dhe III në pikën 1 dhe paragrafi i II në pikën 3, me ligjin nr.9187, datë 12.2.2004)

    1. Me kërkesën e prokurorit ose të të dëmtuarit akuzues, gjykata autorizon përgjimin me vendim të motivuar për rastet e lejuara me ligj, kur ai është i domosdoshëm për vazhdimin e hetimeve të filluara dhe kur ka prova të mjaftueshme për vërtetimin e akuzës. Kundër vendimit të gjykatës që refuzon kërkesën mund të bëhet ankim i veçantë.
    Përgjimi në vende publike, regjistrimi i numrave të telefonit, hyrës dhe dalës, si dhe përdorimi i pajisjeve gjurmuese të vendndodhjes autorizohen nga prokurori.
    Kur njëri nga dy personat që do të përgjohen është i gatshëm të kryejë dhe të regjistrojë veprimin përkatës, sipas marrëveshjes me oficerin e policisë gjyqësore, veprimi është i lejuar me autorizim të prokurorit.

    2. Kur ka arsye të bazuara për të menduar se nga vonesa mund t’i vijë një dëm i rëndë hetimeve, prokurori vendos përgjimin me akt të motivuar dhe njofton gjykatën menjëherë, por jo më vonë se njëzet e katër orë. Gjykata brenda dyzet e tetë orëve nga vendimi i prokurorit bën vleftësimin me vendim të arsyetuar. Kur vleftësimi nuk bëhet në afatin e caktuar, përgjimi nuk mund të vazhdojë dhe rezultatet e tij nuk mund të përdoren.

    3. Vendimi për përgjimin tregon mënyrën e kryerjes dhe kohëzgjatjen e veprimeve, e cila nuk mund t’i kalojë pesëmbëdhjetë ditët. Ky afat, me kërkesë të prokurorit, mund të zgjatet nga gjykata sa herë është e nevojshme, për një periudhë prej 20 ditësh kur procedohet për krime dhe 40 ditësh kur procedohet për krime të rënda.
    Në vendimin e gjykatës për përgjimin e fshehtë, fotografik ose me video, ose për përgjimin e bisedave në vende private mund të autorizohet oficeri i policisë gjyqësore ose specialisti i kualifikuar për të hyrë në këto vende, në mënyrë të fshehtë, duke vepruar në përputhje me vendimin. Ky autorizim duhet të zbatohet brenda 15 ditëve.

    4. Për kryerjen e përgjimit, prokurori vepron vetë ose me anën e një oficeri të policisë gjyqësore.

    5. Në regjistrin që mbahet në prokurori shënohen aktet që urdhërojnë, autorizojnë, vleftësojnë ose zgjasin përgjimet, si dhe fillimin e mbarimin e veprimeve të çdo përgjimi.

    Neni 222/a - Ankimi kundër vendimit që pranon përgjimin
    (Shtuar me ligjin nr.9187, datë 12.2.2004)

    1. Kundër vendimit që pranon përgjimin mund të bëhet ankim brenda 10 ditëve nga i interesuari që ka ardhur në dijeni të përgjimit, për shkelje të kritereve të parashikuara në nenin 221.

    2. Ankimi shqyrtohet nga gjykata e apelit ose nga Prokurori i Përgjithshëm në rast se autorizimi është dhënë nga prokurori. Kur ankimi gjendet i drejtë, gjykata e apelit ose Prokurori i Përgjithshëm shfuqizojnë aktin që autorizon përgjimin dhe urdhërojnë fshirjen e çdo materiali të marrë nga përgjimi.

    Neni 223 - Veprimet e përgjimit

    (Ndryshuar pika 1 me ligjin nr.8813,datë 13.6.2002)
    (Shtuar paragrafi 1/1 me ligjin nr.9187, datë 12.2.2004)

    1. Veprimet e përgjimit mund të kryhen vetëm me anën e pajisjeve të instaluara në vende të caktuara, të autorizuara e të kontrollura nga prokurori i rrethit.

    1/l. Kur njëri nga kushtet e përgjimit nuk ekziston më, oficeri i policisë gjyqësore njofton menjëherë prokurorin, i cili urdhëron ndalimin e përgjimit dhe vë në dijeni gjykatën, kur urdhri është dhënë nga gjykata.

    2. Komunikimet e përgjuara regjistrohen dhe për veprimet e kryera mbahet procesverbal.
    Në procesverbal transkriptohet përmbajtja e komunikimeve të përgjuara.

    3. Procesverbalet dhe regjistrimet i dorëzohen menjëherë prokurorit dhe brenda pesë ditëve nga mbarimi i veprimeve ato depozitohen në sekretari bashkë me aktet që kanë urdhëruar, autorizuar, vleftësuar dhe zgjatur përgjimin. Kur nga depozitimi mund të dëmtohen hetimet, gjykata autorizon prokurorin që ta shtyjë depozitimin deri në përfundimin e hetimeve paraprake.

    4. Mbrojtësit dhe përfaqësuesit e palëve lajmërohen menjëherë për depozitimin në sekretari dhe për të drejtën që kanë për të shqyrtuar aktet e për të dëgjuar regjistrimet. Gjykata, pasi dëgjon prokurorin dhe mbrojtësit, vendos për heqjen e regjistrimeve dhe të procesverbaleve, përdorimi i të cilave ndalohet.

    5. Gjykata urdhëron transkriptimin e plotë të regjistrimeve që duhen marrë. Transkriptimet futen në fashikullin e gjykimit. Mbrojtësit mund të nxjerrin kopje të transkriptimeve.

    Ligji nr. 8750, datë 26.3.2001
    Në bazë të ligjit nr. 8750, datë 26.3.2001 “Për parandalimin dhe luftën ndaj trafikut të substancave narkotike ose psikotrope”: oficeri dhe agjenti i Policisë Gjyqësore, i shërbimit të luftës kundër drogës ose personi i autorizuar prej tyre mund të ngarkohen për të kryer “blerjen e stimuluar” të substancave narkotike ose psikotrope, substanca kimike bazë e prekursore, duke fshehur bashkëpunimin me policinë ose cilësinë e tij si punonjës policie. Ata pajisen me dokumente identifikimi, të cilat përmbajnë gjeneralitete të pavërteta.
    “Blerja e stimuluar” bëhet me autorizim të Prokurorit të Përgjithshëm, të prokurorit që ka filluar procedimin penal ose të prokurorit që ka juridiksion territorin ku do të zhvillohet ky veprim dhe ka për qëllim grumbullimin e provave, identifikimin dhe arrestimin e personave të përfshirë në trafikun e drogës.
    Punonjësit e Shërbimit Qendror të Luftës Kundër Drogës, në cilësinë e oficerit dhe agjentit të Policisë Gjyqësore, kanë të drejtë të bëjnë interceptime të bisedave dhe të komunikimeve me mjete teknike e shkencore, të bëjnë vëzhgime, fotografime e filmime sekrete, sipas rregullave të caktuara në Kodin e e Procedurës Penale. Për interceptimet duhet të zbatohen rregullat e parashikuara në nenet 221 deri 226 të Kodit të Procedurës Penale.
    Filmimet dhe fotografimet që bëhen në rastin e blerjes së stimuluar të lëndëve narkotike apo në raste të tjera duhet të pranohen si provë në përputhje me nenin 151 të Kodit të Procedurës Penale që thotë: “Kur kërkohet një provë që nuk rregullohet me ligj, gjykata mund ta marrë në qoftë se ajo vlen për të vërtetuar faktet dhe nuk cenon lirinë e vullnetit të personit.”

    Neni 224 - Ruajtja e dokumentacionit
    (Shtuar pika 2 me ligjin nr.9187, datë 12.2.2004)

    1. Procesverbalet dhe regjistrimet ruhen pranë prokurorisë që ka urdhëruar përgjimin derisa vendimi të marrë formë të prerë, me përjashtim të atyre që ndalohet përdorimi. Por, kur ky dokumentacion nuk është i nevojshëm, të interesuarit mund të kërkojnë asgjësimin e tij. Mbi këtë kërkesë vendos gjykata që ka bërë vleftësimin e përgjimit. Asgjësimi bëhet nën kontrollin e gjyqtarit dhe për veprimin mbahet procesverbal.

    2. Kur prokurori vendos pushimin e çështjes, duhet të njoftojë për këtë vendim, me shkrim, gjykatën. Gjykata vendos për asgjësimin e procesverbaleve dhe regjistrimeve në afatin e caktuar prej saj dhe vë në dijeni personin e përgjuar. Me kërkesë të prokurorit, ky njoftim mund të mos bëhet në rastet kur ka rrezik për jetën ose shëndetin e të tjerëve, ose kur vihet në rrezik një hetim i nisur.

    Neni 225 - Përdorimi i rezultateve të përgjimit në procedimet e tjera
    (Ndryshuar me ligjin nr.8813,datë 13.6.2002)

    1. Rezultatet e përgjimit mund të përdoren në procedime të tjera vetëm kur janë të domosdoshme për hetimin e krimeve. Në këto raste, procesverbalet dhe regjistrimet e përgjimeve depozitohen pranë organit tjetër që procedon.

    Neni 226 - Ndalimi i përdorimit
    1. Rezultatet e përgjimit nuk mund të përdoren kur janë bërë jashtë rasteve të lejuara nga ligji ose kur nuk janë respektuar dispozitat e këtij seksioni.

    2. Nuk mund të përdoren përgjimet e bisedave ose të komunikimeve të atyre që janë të detyruar të ruajnë sekretin për shkak të profesionit apo detyrës, me përjashtim të rasteve kur këta persona kanë deponuar mbi të njëjtat fakte ose i kanë përhapur në ndonjë mënyrë tjetër.

    3. Gjykata urdhëron asgjësimin e dokumentacionit të përgjimeve që ndalohet të përdoren, me përjashtim të rasteve kur përbëjnë provë materiale.

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e joss
    Anëtarësuar
    15-09-2005
    Postime
    311
    .............. dhe pjesa qe lidhet me te huajt................

    SEKSIONI I - LETËRPOROSITË NGA JASHTË SHTETIT

    Neni 505 - Kompetencat e Ministrisë së Drejtësisë
    1. Ministria e Drejtësisë vendos që t’i jepet rrugë letërporosisë së një autoriteti të huaj për komunikimet, njoftimet dhe për marrjen e provave, përveçse kur çmon se veprimet e kërkuara rrezikojnë sovranitetin, sigurimin ose interesa të rëndësishme të shtetit.

    2. Ministria nuk i jep rrugë letërporosisë kur del e qartë se veprimet e kërkuara janë të ndaluara shprehimisht nga ligji ose kur vijnë në kundërshtim me parimet themelore të rendit juridik shqiptar. Ministria nuk i jep rrugë letërporosisë edhe kur ka arsye të bazuara për të menduar se konsideratat lidhur me racën, fenë, seksin, kombësinë, gjuhën, bindjet politike apo gjendjen shoqërore mund të ndikojnë negativisht në zhvillimin e procesit, si dhe kur nuk del që i pandehuri të ketë shprehur lirisht pëlqimin e tij për letërporosinë.

    3. Në rastet kur letërporosia ka si objekt thirrjen e një dëshmitari, të një eksperti a të një të pandehuri para autoritetit gjyqësor të huaj, Ministria e Drejtësisë nuk i jep rrugë letërporosisë kur shteti kërkues nuk jep garancinë e duhur për paprekshmërinë e personit të thirrur.

    4. Ministria ka të drejtë të mos i japë rrugë letërporosisë kur shteti kërkues nuk jep garancinë e duhur të reciprocitetit.

    Neni 506 - Procedimi gjyqësor
    1. Letërporosia e huaj nuk mund të vihet në ekzekutim pa u marrë më parë vendimi në favor i gjykatës së vendit ku duhet të procedohet.

    2. Prokurori i rrethit, pasi merr aktet nga Ministria e Drejtësisë, paraqet kërkesën në gjykatë.

    3. Gjykata disponon ekzekutimin e letërporosisë me vendim.

    4. Ekzekutimi i letërporosisë nuk pranohet:
    a) kur janë rastet që Ministria e Drejtësisë nuk i jep rrugë letërporosisë;
    b) kur fakti për të cilin procedon autoriteti i huaj nuk parashikohet nga ligji shqiptar si vepër penale.

    Neni 507 - Ekzekutimi i letërporosive
    1. Në vendimin e ekzekutimit të letërporosisë caktohet trupi gjykues që do të kryejë veprimin e kërkuar.

    2. Për kryerjen e veprimeve të kërkuara zbatohen normat e këtij Kodi, përveç rasteve kur duhet të respektohen rregulla të veçanta të kërkuara nga autoriteti gjyqësor i huaj, të cilat nuk vijnë në kundërshtim me parimet e rendit juridik të shtetit shqiptar.

    Neni 508 - Thirrja e dëshmitarëve që kërkohen nga autoriteti i huaj
    1. Thirrja e dëshmitarëve që kanë vendqëndrimin ose vendbanimin në territorin e shtetit shqiptar për t’u paraqitur në autoritetin gjyqësor të huaj, i dërgohet prokurorit të rrethit përkatës, i cili merr masa për njoftimin duke vepruar si në rastin e njoftimit të të pandehurit në gjendje të lirë.

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 17-01-2013, 12:29
  2. A ka konspiracion kundër Shqipërisë?
    Nga BARAT në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 10-05-2011, 09:36
  3. Si lindi harmonia fetare në Shqipëri?
    Nga Albo në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 127
    Postimi i Fundit: 27-10-2010, 08:41
  4. Himarë, mësimi nis me himnin grek
    Nga karaburuni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 04:07
  5. A e duan shqiptarët bashkimin kombëtar?
    Nga Sabriu në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 82
    Postimi i Fundit: 05-05-2006, 11:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •