Close
Faqja 3 prej 8 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 142
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,262
    Besoj se ky akte nuk duhet lejuar nese gruaja e vellait nuk ka ndjenja per vllain e burrit. Eshte nje abuzim te detyrosh dike te martohet per nderin e familjes, sjam absolutisht dakort me kete mentalitet.
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

  2. #42
    E Humbur Maska e elsaa
    Anëtarësuar
    20-02-2008
    Vendndodhja
    Back Too Homme
    Postime
    2,685
    E çuditshme por ja qe ka ndodh edhe tek ne . Kur gruas i ka vdek burri , familja e burrit e kane martuar me kunatin ose xhunin e xhajes ose ndonje kusheri te afert te burrit . Per arsye qe nusen te mos e perzene nga shtepia, dhe femijet te mos mbesin pa te dy prinderit. Sic ka qen perpara kur vdes burri gruaja nuk ka te drejte ti mare femijet e vet , pra nuk i lejohej qe femijet te dalin jasht truallit te tyre .Dhe per kete arsye qe femijet te mos ngelin edhe pa nene ajo ka qene e "detyruar" te martohet perseri brenda fisit te burrit . Tashi kjo tradite eshte turke apo arabe nuk e di , por qe e kane praktikuar edhe te paret tane . Normale qe nuk eshte llogjike as per gruan as per kunatin edhe ata nuk e kane pasur te lehte por kush i ka pyetur . Po shyqyr qe keto fenomene nuk ndodhin me .
    Burrat Udhëheqin Botën, Ndërsa Gratë Udhëheqin Burrat

  3. #43
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Në këtë temë paskan marrë pjesë kryesisht disa anëtarë që më shumë merren me sport, me modë, me muzikë, me lojëra olimpike etj.

    Kanuni nuk e lejon gruan e vejë që të marrë fëmijët me veti nëse martohet, pa lejen e shtëpisë. Nëse e lejon shtëpia e burrit, (kunetërit, vjehrri) atëherë mundet por kjo ndodh rrallë, sepse asnjë familje nuk dëshiron që jetimët e vet t'i lërë në dorë të ndonjë njerku pedofil e të abuzojë me ta.

    Pleqtë gjetën mënyrën që gruaja të kishte edhe burrin edhe fëmijët. Varësisht nga fiset disa e ndalojnë disa e lejojnë. Secili fis ka mbajtur kuvendin e fisit, ku me shumicë votash kanë vendosur që kjo gjë të lejohet ose të ndalohet.

    Kanuni i jep të drejtë vejushkës që të martohet ku t'i dojë qejfi. Askush nuk mund t'a ndalë motrën e vëllait me dhunë. "Vejushka dhe Vejani e dinë çka është jeta". Pra njerëzit e vejë pavarësisht nga gjinia, simbas kanunit kanë të drejtën të zgjedhin bashkëshortin.

    Ata që e kanë detyruar atë gruan që të martohet me kunatin kanë shkelur Kanunin.

  4. #44
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Tradite kjo? jo me shume eshte ABSURDITET!!.
    Sui generis

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e alda09
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Vendndodhja
    a casa
    Postime
    1,327
    E njoh kete tradite sepse kemi pasur ne lagje nje nuse nga fshatrat e shkodres,i vdiq burri dhe donte te martohej me kunatin,por ne krahinen time e kemi per turp. persoalisht nuk e pranoj si teori por ja qe eshte pjese realiteti.

  6. #46
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Ekziston edhe tradita e kundërt, por që tash është e shuar vetëm se ka mbetur në kujtesën popullore, në formë gojëdhënash, kur vdes gruaja dhe vejani martohet me të motrën e grues.

  7. #47
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anëtarësuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,966
    Familjet shqiptare kane qene dhe vazhdojne ende te jene te natyrave te hapura, te medha, qe kane jetuar ne kushte teper te veshtira (prinderit, femijet, djemte me nuset, pra disa kurora ne nje banese), te lidhur shume me njeri tjetrin edhe ne fis.

    Eshte e vertete qe te tilla fenomene kane ndodhur, alibaba e ka shprehur qarte ne shkrimet e mesiperme.
    A eshte kjo dicka e drejte ose jo?
    Une mendoj se brezi jone e ka te pashmangshme qe nje fenomen te tille ta shikoj dhe gjykoj pa "paragjykuar". Nga kjo pikepamje askush s'do ishte dakort.
    »« ¤ »«Ê£ÐØ®ÂÐØ»« ¤ »«

  8. #48
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Nuk ben me vellain e rradhes. Me tjetrin po. Duhet nje po nje jo, ndryshe thone se çiftit i bie magjia e zeze dhe ata nuk bejne me femije, madje as dashuri.

    Nese ska vella te trete, atehere duhet kerkuar nje tek kusherinjte, derisa te gjendet nje gomar qe e merr persiper ate pune.

    Ju mori dreqi kaptinen ju mori, e keni kthyer njeriun ne bageti. A thua se ajo fatkeqja ka ngele te provoje hunjte e tere familjes.

  9. #49
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Citim Postuar më parë nga Endless Lexo Postimin
    ^ Kush jane keta te paret e tu qe e kane praktikuar kete ritual te AMORALTE?! Nga cila krahine je t'i?

    Se me sa di une, te pakten andej nga jam une, nuk kam degjuar qe i till ritual te jete praktikuar.
    Mos u trego kaq agresiv. Kur si di gjerat mos kerce si gjel.
    Plus qe asnje se detyronte vajzen te martohet me vellain api cunin e xhajes, por mund edhe te kthehet ne shtepine e vete (nese e pranojne) mos harro se dikure po tu ktheje te shtepia e prinderve "ishte turp" ndaj edhe ndodhin kto fenomene, per te mos e lene vajzen ne mes te 4 rrugeve, edhe tja vinin gishtin "si gruaja pa burre" i thonin te martohej me ndonjerin brenda familjes apo fisit.

    Gjithsesi kto jan raste te rralla, qe ndoshta perdoren akoma neper fshatra te thella, ska te beje abaro-turku, apo cifuto-palestinezi ne kte mes. Edhe qe ta dish ti, dikure per cdo gje pyetej kryeplaku i fshatit, ai mblidhte pleqt e tjeret edhe vendosnin se cfar te benin, edhe i zoti i shtepise bente ashtu sic thonin pleqt e fshatit. Ne kohe te Enverit kemi qene te gjith ATEISTE, ndaj c'lidhje turko-afgani ne kte mes, mos e lidhni gjithcka me fene, ska lidhje feja ne kte gje. Ka akoma fshatra qe kan kryepleq te cilet vendosin per cdo gje ne fshat, mos te duket cudi.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  10. #50
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Nuk lexohet çeshtja...se ata qe ndjekin moden apo ikin ne bingo jane gabim,dhe ata qe martohen me vejushet e vellezerve jane te rregullt.
    A ke kapacitet të kuptosh se pse tjetri e thotë një fjalë??

    Ata që luajnë bingo e kazino, nuk ia kanë haberin traditës, prandej nuk u përket që të vinë këtu kalimthi të hudhin ndonjë fjalë si iu do qejfi. Për traditë flasin ata që e njohin traditën.

    Në Kosovë ka qenë mjaft e përhapur deri pas L2B. Njësoj sikurse në Shqipërinë Veriore.

    Vdekjet e burrave kanë qenë të shpeshta. Lufta, Gjakmarrja, etj. Pasonte një grua vejushkë, me fëmijë jetimë, dhe martohej me vëllain e burrit.

  11. #51
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Nuk lexohet çeshtja...se ata qe ndjekin moden apo ikin ne bingo jane gabim,dhe ata qe martohen me vejushet e vellezerve jane te rregullt.
    Leximi i çeshtjesh ne kete menyre eshte i gabuar.Njeriu duhet te shohi dhe pak raportet e vetes me boten...kjo s'do te thote qe duhet te mari boten si pike referimi,por indiferenca ndaj botes te izolon dhe si rrjedhoje te shkaterron.
    Reflektojini mire kto gjera.
    Ktu po flasim per histori, spo flasim per kohet e sotme, por edhe ju sduhet te thoni QE KURRE SKA NDODH KJO GJE, ose te kerceje si gjel duke then se jan tradita arabe, krejt pa pike kuptimi.
    Njeriu kur nuk e di dicka, pyeten dike tjeter, ose rri edhe lexon se cfar shkruajn te tjeret, te pakten te mesoje dicka qe NUK E DI. Nuk eshte turp te mesosh, turp eshte kur nuk di, edhe ben sikur di gjithcka.
    Se kam me ty Lenc, por ne pergjithesi ne kte teme, ja kan fut totalisht kot. Por shyqyr qe kemi edhe njerez si alibaba qe din shum gjera ne lidhje me traditat e hershme tonat. Edhe un si ty po rri e lexoj se cfar shkruan alibaba, sepse dua ti mesoj akoma me mire, sepse skam pas mundesine ti mesoj me pare.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  12. #52
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Alibaba ka plotesisht te drejte kur thote qe ka qene tradite, ne Veri. (Njoh raste te tilla personalisht.)

    Faktikisht gruaja (sidomos femijet) nuk lejoheshin te ktheheshin tek familja e nenes. Sa e vjeter eshte kjo tradite nuk e di. Kur vdes i shoqi, ajo martohet me mashkullin e shtepise qe eshte i pamartuar dhe ne moshe madhore, qofte vella apo kusheri. Nuk eshte incest (se kush e permendi me lart) se na late pa mend. Ku i pate lidhjet e gjakut?

    Nuk eshte se po aprovoj nje tradite te tille, por mire do ishte te kemi njohuri.

    PS: Kini parasysh traditen patriarkale, dhe kjo dukuri vete-shpjegohet.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Lioness : 18-04-2008 më 14:52

  13. #53
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar më parë nga Apollyon Lexo Postimin
    Lioness, disa as qe e kan idene se cfar eshte incesti.
    Une po flas ne fakt per insest "biologjik". Nga ana tjeter, per kulturen sot eshte nje fare insesti "psikologjik", martesa dmth me vejushen e vellait apo kusheririt. Gjerat evolojne, dhe traditat gjithashtu.

    PS: Angjelin, nuk ka ndodhur ne dy-tre fshatra. Ka qene tradite dhe ne Tropoje. (Di njeri te na thote per Kosoven?)

  14. #54
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anëtarësuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,966
    Do ju lutesha qe ne kete teme te jepni mendimet tuaja pa kaluar ne ofendime ndaj njeri-tjetrit.
    »« ¤ »«Ê£ÐØ®ÂÐØ»« ¤ »«

  15. #55
    Elbasanlli 4eve® Maska e AnGeL_DeViL
    Anëtarësuar
    16-01-2008
    Vendndodhja
    As Ne Toke,As Ne Qiell
    Postime
    507
    Ne kohet e me pareshme e di qe ka qene qe gruaja mud te martohej me vellain e burrit se duke mbetur e ve ka pas nevoje per dike qe te kujdeset per te edhe femijet(nqs ka pas femije)po ne kohet e tanishme se di.Po per mendimin tim kjo gje nuk hecen
    Ndryshuar për herë të fundit nga AnGeL_DeViL : 18-04-2008 më 16:57 Arsyeja: Nje gabim i vogel
    Trimi Mire Me Shoqe Shume

  16. #56
    Perjashtuar Maska e Zëu_s
    Anëtarësuar
    02-05-2006
    Postime
    1,672
    Citim Postuar më parë nga elsaa Lexo Postimin
    Nuk e ndalon kanuni por nuk e lejon fisi i burrit , qe femijet e atij trualli te rriten ne nje fis tjeter ( nese gruaja martohet ne tjeter fis ) . Por eshte edhe ajo qe gruaja nese nuk do te martohet me kunatin ose kusheri te burrit , Ajo kishte te drejte te jetoje te familja e burrit dhe ti rrise femijet pa u martuar me .
    Ka shum arsye pse ka ndodhur kjo, nje nga arsyet eshte ajo qe the ti, pastaj per arsye qe fshehtesirat e asaj familje te mos shkojne te ndonje familje tjeter, pastaj eshte edhe fakti qe tek ne shqiptaret ka ndodhur nje kohe qe kan lindur me shum meshkuj se femra, ka qene krize e madhe per tu martuar (sidomos ne malsi), ka ndodhur qe meshkujt jan rritur, plakur e vdekur pa u martuar, pra ate nuse qe e kan patur ne shtepi dhe i ka vdekur burri nuk e kan lene te shkoj tjeter kund, qe te mos i humb fara asaj familje. Ka edhe shum arsye tjera qe nuk po me bien nder mend ne kete moment.

    Neve sot duhet te kemi mirekuptim per ate lloj "tradite" te me hershme, natyrisht duke mare parasysh shkaqet apo arsyet, por eshte me t'vertet trishtim ta paramendosh ta marrish nusen e vellaut te vdekur per grua.

  17. #57
    kapedan ne mergim Maska e RedDardan
    Anëtarësuar
    01-02-2008
    Postime
    325
    Citim Postuar më parë nga alibaba Lexo Postimin
    Që ta kesh më të kjartë, është vëllai i burrit ai që nuk pyetet fare sepse si djalë i pamartuar do të martohet për atë që ia cakton babai ose i zoti i shtëpisë. E veja mund të pranojë ose të mos pranojë. Kjo është me kanun.

    Fundja të gjithë e kemi prejardhjen nga "këto kafshë".

    mirè e ke thènè, hajde fol me kto tè tjerèt qè e bèjnè punè morali apo qè thojnè èshtè ligj shkretètire, arabi apo inçest...sja kan haberin fare nga zakonet Shqiptare se mungojn nga 100 vjet prej vendit.

    desha tè shtoj qè ky zakon ishte i mirè pèr kohèn qè u zbatua dhe zduhet tè na vijè turpi...
    le tè kujtojmè zakonet nè evropè se çdo tè thoshte kur njè grua i vdiste burri.

    njè grua qè i vdiste burri dhe nuk ishte e fisme (konteshè, baroneshè, markeze etej ) jo vetèm nuk mund tè gjente burrè (asnjè nuk donte ta martonte njè tè ve me fèmi apo jo ) por nuk kishin asnjè tè ardhur tè siguruar nga shteti...

    ...kjo bèri qè kurvèria tè zhvillohej nè shumè vende nè evropè nè shekujt e kaluar sepse femra ishte shumè e shtypur dhe e vuajtur...dhe nuk kishte mundèsi tè jetonte sidomos po tè kishte edhe fèmi jetimè.

    kjo gjè nuk ndodhi nè Shqipèri falè kanunit qè edhe pse nuk èshtè i njèjtè nè gjith Shqipèrinè por zbatohej me versione tè ndryshme tè pèrshtatura.

    pèr ata qè nuk kanè sy le tè lexojnè "Berberi i Sevilies" ( komedi shkruar nga i madhi Molier ) pèr tè kuptuar se sa vuante njè femèr nè atè kohè dhe pèr disa ligje imorale tè aprovuara nga kisha katolike, siç ishte ajo e provès qè i bènte Aristokrati ( konti, baroni, duka etej) gruas sè njè fshatari tè tij qè ditèn e parè tè martesès (duhet ta provonte ai... e kuptuat pèr ça bèhet fjalè apo tja u them mè shqip) qè ishte me ligj.
    kto gjèra nuk ndodhèn asnjè herè nè Shqipèri falè kètij kanuni qè juve e quajtèt arab , tè shkretètirès, apo inçest kafshèror pa e njoftur fare vlerèn morale tè tij...dhe ajo qè èshtè mè e rèndèsishme fèmijèt rriteshin me dinjitet.

    tashti nuk ka mè arsye tè zbatohet nè ditèt tona ky ligj ( ligjet e tjera tè Kanunit po ) sepse njè grua qè sbèn fèmi apo qè e ka lènè burri mund tè gjej burrè dhe asistencè nga shteti ( megjithse pèr burrè nuk èshtè aq kollaj nè Shqipèri )


    PS. X alibaba flm. pèr materialin qè ke sjell kètu( tè kishte edhe tè tjerè shqiptar si ti mir do ishte ) po tè qèllosh nè kalim pèr Itali mè lajmro se tè kam borxh njè drek tè mirè dhe disa goca tè reja qè du me ti prezantu.
    Ndryshuar për herë të fundit nga RedDardan : 22-04-2008 më 14:19

  18. #58
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anëtarësuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    Mund te martohet kur degjenerimi arrin kulmin.

    Kanuni nuk ekziston me.
    Hapu Shoqe Se Skom Frenaaa.

  19. #59
    E Humbur Maska e elsaa
    Anëtarësuar
    20-02-2008
    Vendndodhja
    Back Too Homme
    Postime
    2,685
    Citim Postuar më parë nga alnosa Lexo Postimin
    Po nqs nuk pranon ka te drejte te largohet nga ajo shtepi dhe te gjej apo te martohet me njeri tjeter qe nuk ka te beje me ate familje apo fise ?Une kam degjuar nga nje person tjeter i veriut se nusja iken nga shtepija nqs mbetet e ve .
    Nusja ka te drejte te iken nga shtepia dhe te martohet ku te doje , por nese ka femije ajo nuk mund ti marre me vete femijet e saj.Keto martesa jane bere me shume ne rastet kur nusja ka pasur femije , qe te mos i leje femijet dhe te martohet ne fis tjeter ka qen pothuajse e "detyruar" te pranoje oferten qe i caktonte fisi i burrit. E themi edhe nje here qe keto martesa nuk kane qene te detyruara , por eshte pare si zgjidhja me e mire per ate kohe .
    Burrat Udhëheqin Botën, Ndërsa Gratë Udhëheqin Burrat

  20. #60
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2006
    Postime
    3,344
    Jo "nqs nuk pranon", por "nqs nuk pranonte". Jemi duke fol për të kalumen.

    Varej nga ligjet lokale. Secila krahinë kishte variantin e saj të kanunit.
    Ti mund te flasesh per te kaluaren(kalumen) por i sigurt te jesh se ne disa zona te veriut te shqiperise ka familje qe i ruajne keto ligje .I kam pare vete kur shkoja shpesh nje zone te veriut .Ndoshta jo kaq te rrepta sa kane qene atehere, por qe ekzistojne sidomos tek te moshuarit qe duhet te pyeten me c'do kushte .
    Nejse,c'do gje ndryshon me kohen .

Faqja 3 prej 8 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Deklarata universale e të drejtave të njeriut dhe Islami
    Nga Cappuccino në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 30-11-2013, 13:37
  2. Gruaja në Islam
    Nga Xhenneta-Morina në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 23-08-2009, 19:32
  3. Dashuria dhe Martesa
    Nga aluando në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 26-05-2006, 15:12
  4. Fetva te dijetareve islame ne lidhje me ceshtjet Islame
    Nga aluando në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 29-03-2005, 14:50
  5. Të drejtat e njeriut në Lindje dhe në Perëndim
    Nga Shpresmiri në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 09-02-2004, 19:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •