Close
Faqja 5 prej 8 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 100 prej 142
  1. #81
    i/e regjistruar Maska e bela70
    Anëtarësuar
    23-05-2003
    Vendndodhja
    Pejë
    Postime
    812
    Citim Postuar më parë nga eldonel Lexo Postimin
    Pse kete qe e ke tani a e ke te tanen a ? Hahhahahahahhahahaha
    Po une e dua sepse shumica jemi te tille fundja edhe ti te dalesh kundra qfare do te besh do ta ulesh koken dhe do te shukatesh .
    Qfar jemi shumica të till?se nuk të mora vesh,e ki fjalen per fe kinse jemi musliman shumica (qe edhepse jemi shumic muslimane nuk e ndajm mendimin me ju tegjith ne lidhje me idet e juaja panislamikoarabe)e tash për at shkak sipas teje po dashka ta kemi sherjatin si ligj,ishalla kur nuk ju realizohen kto andra edhe jam i bindum se nuk do tiu ralizohen,edhe mos ta e ha mendja se të gjith e ulin koken e shukaten nga kërcnimet e juaja.
    Duhet dhe nje gja ta msaoni ju niher e mir se na në kosov jemi Shqiptar e që me shumic i takojm fes muslimane e jo Musliman apo Islamoarab si po pretendoni të na paraqitni në bot.

    Përshendetje nga Light Muslim-Bela
    Duajeni njëri tjetrin.

  2. #82
    lepurushe Maska e bebushja
    Anëtarësuar
    21-02-2006
    Vendndodhja
    N18-1HG
    Postime
    1,886

    Me dashuri apo mblesëri

    Cila martesë është më e mirë, ajo e lidhur me dashuri, apo ajo e lidhur me mbleseri?

    Në martesat me mblesëri dallojmë dy soje të tyre:

    a-martesa me forcë, kundër dëshirës së vajzës ose djalit

    b-martesa me mblesëri me pëlqimin e vajzës dhe të djalit.

    Martesat me detyrim pa pëlqimin e të rinjve, janë martesat pas fejesave në djep, martesat e vajzave të vogla të detyruara nga prindërit, martesa e detyruar e vajzave të përdhunuara seksualisht, martesa e detyruar e vajzave të mbetura shtatzëna, ose martesat e detyruara që bëhen për përfitime materiale të prindërve, e shumë të tjera.

    Martesat e detyruara duhet të trajtohen si ndërhyrje kriminale, ashtu si dhe të gjitha krimet e tjera në familje. Vetëm po të trajtohen kështu, shoqëria do të jetë në gjendje të mbrojë vajzat e reja nga krimi i martesës së detyruar..

    Si shoqëri, ne nuk kemi bërë asgjë për këto raste. Këto nuk janë çështje me sensibilizim kulturor, as nuk kanë të bëjnë me besimin fetar, që shoqëria të pengohet të veprojë. Këto janë akte kriminale, kundër të cilave duhet të ngrihemi të gjithë. Ato janë pjesë e mentalitetit patriarkal, ku prindërit besojnë se dinë çfarë është më e mira për fëmijët e tyre.

    Në disa vende mendohet se po të kriminalizohen martesat e detyruara, pra ato të konsiderohen krim, ato do të shkojnë edhe më tej dhe do të fshihen edhe më mirë. Sepse njerëzit nuk duan t’u merren vesh problemet familjare.

    Ka shumë vajza që lënë shkollat të detyruara, kundër dëshirës së tyre, që të kryejnë martesa të detyruara. Në këto raste, shkollat nuk bëjnë asgjë për të mbrojtur këto vajza dhe për t’ikthyer ato përsëri në shkollë.

    Ne nuk kemi studime që të tregojnë, se sa martesa të tilla kemi dhe cili është fati i tyre, por, për të krijuar një ide për përmasat e krimit të martesave të detyruara, le të sjellim pak të dhëna nga një njoftim i para disa muajve nga Anglia.

    Sipas AFP-së, numri i martesave të detyruara të vajzave të reja, është shumë më i lartë nga sa mendohej të ishte. Ndërkohë që organet shtetërore në Angli raportojnë 300 raste çdo vit, e vërteta është se ato janë më shumë se 4000. Ka 300 kërkesa për këto martesa çdo vit vetëm në një qytet, siç është Lutoni.

    Kjo është maja e ajsbergut, sepse siç dihet,raportohen vetëm 10 deri 12 përqind e rasteve me përdhunim dhe violencë shtëpiake, rastet e tjera mbahen të fshehura.

    Në martesat e detyruara, kundër dëshirës, marrëdhënia martesore shumë shpesh është e paqëndrueshme, e dhunshme, me krime brenda saj dhe divorci ka përqindje të lartë.

    Nga sa thashë më sipër, kuptohet që martesat e detyruara, kundër dëshirës, duhet të kundërshtohen me forcë nga opinioni dhe të ndalohen ligjërisht.

    Soji tjetër i martesave me mblesëri, janë ato kur, një shok, një i afërt, një familjar ose kushdo tjetër që i njeh dy të rinjtë, mendon se këta janë të përshtatshëm për t’u martuar me njëri-tjetrin dhe ofron opinionin dhe ndihmesën e tij për këtë bashkim. Dy të rinjtë dhe familjet e tyre, pasi hetojnëdhe studiojnë rastin, në fund vendosin të martohen me dëshirën e tyre të plotë..

    Kjo soj martese, për mendimin tim, nuk ka asgjë të keqe, madje, statistikat tregojnë se këto martesa janë më të qëndrueshme. Përqindja e divorcit është e ulët, shumë më e ulët se në martesat e lidhura me dashuri pasionante.

    Ka disa arsye që shpjegojnë pse martesat e lidhura me dashuri janë jo shumë të qëndrueshme.

    1-Shkencëtarët kanë zbuluar se dashuria, para së gjithash, është një adiksion kimik midis njerëzve.

    Dashurinë dhe pasionin e shikoj në mënyrë materialiste, sepse u besoj teorive që e shohin atë si një seri proceseshkimike që ndodhin në neuronet trunore. Gjatë gjithë historisë njerëzore, kanë qenë artistët, poetët, dramaturgët dhe psikologët që kanë nxitur përparime të mëdha në kuptimin e dashurisë njerëzore. Romanca, ka qenë konsideruar si e pashpjegueshme, ashtu siç konsiderohej dikur edhe bukuria e ylberit. Por, në ditët e sotme, shkencëtarët e kanë sfiduar këtë nocion dhe kanë thënë shumë gjëra që shpjegojnë si dhe pse njerëzit dashurojnë njëri-tjetrin.

    Sa për fillim, le të themi se të gjitha marrëdhëniet, çfarëdo qofshin ato, të prindërve me fëmijët, midis partnerëve dhe të kolegëve me njëri-tjetrin,kanë për bazë aftësinë për të krijuar dhe mbajtur lidhjet sociale.

    Në vitin 2000, Andrea Barteli dhe Semir Zeki të “University College” në Londër, na dhanë dy surpriza. E para, Ata gjetën një zonë relativisht të vogël në trurin e njeriut që aktivizohet kur personi ka rënë në dashuri. Supriza e dytë ishte se, zona trunoreaktive e personit të rënë në dashuri, nuk është e njëjta zonë që aktivizohet në gjendjet e tjera emocionale, siç është frika dhe ankthi.

    Pjesët e trurit që lidhen me dashurinë, janë po ato zona që janë përgjegjëse për ndjenjën e mirëqenies dhe me zonën që jep euforinë nga drogat, siç është kokaina. Kështu truri i njerëzve që bien thellë në dashuri, nuk duket si i atyre njerëzve që ndjejnë emocione të forta, por ndryshe, ai duket si truri i atyre që thithin kokainë. Me fjalë të tjera, dashuria aktivizon të njëjtat mekanizma neurale që aktivizohen edhe gjatë adiksionit me droga.

    Dr. Young ka qejf të thotë: “Ne jemi të adiktuar me dashurinë”, në vend që të thotë ne kemi rënë në dashuri .

    Helen Fisher, një kërkuese në Universitetin e “Rutgers” dhe autore e një libri të ri mbi dashurinë, thotë se ne kemi mundësi të frenojmë ndjenjat e dashurisë romantike, por vetëm në stadet e saj fillestare. Barna si Prozaku, që ruajnë nivelin e serotoninës në tru për një kohë më të gjatë se normalisht, janë të afta të largojnë ndijimet romantike. Kjo do të thotë se njerëzit që marrin terapi anti-depresive, mund të humbasin aftësinë të bien në dashuri.

    Dashuria romantike është një nga instinktet më të fuqishme në botë. Ajo është më e fuqishme se uria, por mjafton pak serotoninë dhe ajo mpihet.

    Një mendim që meriton vëmendje në këto studime është fakti, se dashuria romantike është e paqëndrueshme. Ajo është një terren jo i mirë për lindjen, kujdesin dhe rritjen e fëmijëve. Vetëm në lidhjet për kohë të gjatë, ajo i lejon prindërit të bashkëpunojnë për lindjen dhe mirërritjen e fëmijve.

    Për arsyen se tre sistemet e dashurisë (epshi, dashuria pasionante dhe marrëdhënia e zgjatur) janë të pavarura, këto tre sisteme funksionojnë në mënyrë simultane, por ky funksionim në të njëjtën kohë, ka pasoja të rrezikshme. Ashtu siç shpjegon Dr. Fisher: “Personi mund të përjetojë një lidhje të zgjatur me një partner, ndërkohë që përjeton dashuri romantike për dikë tjetër dhe ndjen dëshirën për të bërë seks me një partner të rastit”.

    Kjo pavarësi do të thotë se, është e mundur të dashurosh më shumë se një person në një kohë, një situatë kjo, që çon në xhelozi, në tradhti dhe në divorc. Rritet mundësia që personi të përfshihet në marrëdhënie të shumta (promiscuity) dhe në poligami. E gjitha kjo rrit shanset për të pasur fëmijë jashtë martesës, që prish keq të ardhmen gjenetike. Këto janë pasojat që sjell dashuria romantike, sepse siç thotë Dr. Fisher “Ne nuk jemi ndërtuar të jemi të lumtur, por të riprodhojmë”

    2-Dashuria pasionante nuk zgjat shumë.

    Si është e mundur të shohësh një person aq të bukur të Hënën dhe 364 ditë më pas, një të Hënë tjetër, ta shohësh këtë bukuri të tretur?.

    Me siguri që personi nuk ka ndryshuar kaq shumë. Ajo ka akoma po ato sy. Ajo ka po atë zë. Por tani, ai zë duket si i ngjirur, sikur ka nevojë për antibiotikë, ose ju jeni ai që u duhen antibiotikët, sepse partneri që dikur e deshët dhe e lakmuat dhe që reflektonte vetëm dritë, tani duket si një infeksion i keq, që vetëm u lodh dhe u merr gjithë forcën.

    Studimet në të gjithë botën konfirmojnë se pasioni, zakonisht, mbaron. Ky konkluzion është i përgjithshëm. Mos u çudisni, disa kultura mendojnë se, të zgjedhësh një shok për gjithë jetën, është një lloj budallallëku.

    Marrëdhënia, shpesh, prishet pas 4 vjetësh. Pse? Sepse kaq vite duhen për të rritur një fëmijë nga një infant. Me njëherë sa fëmija nuk ka më nevojë për kujdes, për ushqim ai mund të lihet tek nëna, tek motra, tek tezja, tek shoqja. Çdo prind tani është i lirë të takojë një partner tjetër dhe të ketë më shumë partnerë.

    Po të flasim biologjikisht, arsyet pse dashuria romantike zvetënohet, gjenden në mënyrën se si truri ynë përgjigjet ndaj bollëkut dhe fluksit të dopaminës që shoqëron pasionin dhe na bën të fluturojmë. Përdoruesit e kokainës përshkruajnë fenomenin e tolerancës. Truri adoptohet ndaj marrjes me shumicë të preparatit. Mundet që neuronet humbasin ndjeshmërinë dhe kanë nevojë për më shumë doza që të japin gjendjen e kënaqësisë. Pra, na duhet të marrin më shumë pluhur “të çmuar “, po të flasim në mënyrë metaforike.

    Ndoshta është gjë e mirë që romanca zbehet. Po qe se të gjithë do të ishim gjithmonë të dehur nga romanca, nuk do të kishim hekurudha, ura, aeroplanë, fakse, internet, fluturime kozmike, vaksina, televizion etj. Në vend që të zhvillonim teknologjinë, që ka karakterizuar kulturën humane, që nga veglat e saj më të hershme, ne do të kishim vetëm bonbone, buqeta lulesh dhe antikonceptivë.

    Në qoftë se në dashurinë romantike gjendja ndryshon nga prania e kimikateve dhe se po të njëjtat kimikate sjellin euforinë nga përdorimi i drogave, atëherë ekspozimi ndaj këtyre kimikateve për kohë të gjatë, do të çonte në dëmtime psikologjike, siç ndodh me kokainën. Për të mos sjellë këto dëmtime, dashuria venitet, si një masë vetëmbrojtëse e organizmit.

    Antropologët mendojnë se romanca është për të sofistikuarit, në klubet me kafe dhe verë cabernet, ose në dhomat me zjarr bubulak në oxhak. Ata me shumë detyrime familjare dhe sociale janë shumë të varfër për pasionin.

    Nga sa thashë deri tani kuptohet se, dashuria romantike, nuk është garanci për marrëdhënie të qëndrueshme martesore.

    Si duhet të martohemi atëherë, me dashuri apo me mblesëri?

    Kësaj pyetje është vështirë t’i japësh një përgjigje të prerë, jo ose po. Njerëzit do të vazhdojnë të martohen edhe duke u dashuruar më parë, edhe me mblesëri dhe dashuria do të vijë më vonë. Gjithkush do të bëjë zgjidhjen e vet. Askush nuk ka të drejtën të imponojë mendimin e tij. Gjithkush duhet të flasë dhe edukojë me shembullit e vet.
    JU FTOJ TE GJITHVE TE DISKUTOJM RETH KESAJ TEME ,,,,,Cila martesë është më e mirë, ajo e lidhur me dashuri, apo ajo e lidhur me mbleseri?DISKTIM TE KENDSHEM
    Ndryshuar për herë të fundit nga bebushja : 26-10-2008 më 06:48
    Asgje nuk e tradheton me teper karakterin e nje njeriu se sa gjerat me te cilat ai tallet.

  3. #83
    back to origin Maska e ☆Angie☆
    Anëtarësuar
    02-11-2007
    Vendndodhja
    Skyline
    Postime
    2,559
    Citim Postuar më parë nga bebushja Lexo Postimin
    Nga sa thashë deri tani kuptohet se, dashuria romantike, nuk është garanci për marrëdhënie të qëndrueshme martesore.

    Si duhet të martohemi atëherë, me dashuri apo me mblesëri?
    E ke thene shume mire,dashuria ne pergjithesi,jo vetem ajo romatike,nuk eshte garanci.Martesa eshte proces qe duhet te kaloje neper shume etapa perpara se te finalizohet,te cilin vetem dashuria nuk mjafton per ta mbajtur ne kembe.

    Martesat e detyruara me mbleseri sigurisht qe funksionojne per mendimin tim,pikerisht prej atij "detyrimi" qe i kurorezoi!Se kur keto vajza ose djem qe s'moren guzimin ta kundershtonin familjen qe ne hedhjen e idese,jam shume e bindur qe e mbyllin gojen dhe me pas.Funksionojne por jane boshe!Grate kthehen ne makina shtepie dhe prodhimi femijesh,kurse burrat marrin rolin tyre te qemotit.Jeta seksuale ta shpif!

    Martesat me pelqim me mbleseri jane te predispozuara te funksionojne,sepse ciftit i jepet mundesia te njohin njeri-tjetrin kurse per ato qe ngrihen mbi bazat e dashurise,s'kam c'te them qe nuk dihet!

    Per mua ka martesa te mira dhe te keqija!Pak rendesi ka nqs jane kurorezuar prej dashurise apo prej nje obligimi.Nqs arrihet me kete nje forme lumturie,atehere bravo keni bere zgjedhjen e duhur!
    Elegance is an attitude.

  4. #84
    i/e regjistruar Maska e altruisti_ek84
    Anëtarësuar
    18-07-2007
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    1,151
    Martesa me dashuri do ishte me e mira, por une jam edhe pro marteses, me mbleseri por me pelqimin e djalit dhe vajzes..!
    _____________________________________
    ™I mencur eshte ai, i cili kujton vdekjen e tij..!

  5. #85
    Besimtar Katolik Maska e altint71
    Anëtarësuar
    27-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    933

    Veshtire,pergjigjen e gjeni tek jeta vet..

    Klas do te ishte martesa me dashuri....,
    Them do te ishte pse se kam patur fatin per te provuarat ate martese ...

    Un mar pjes ne martesen me bleseri dhe me pelqim te njeri tjetrit,ne te gjitha.
    Per kete lloj martese mund te flas.

    80% e emigranteve jane martuar ne kete menyre si Qutetar dhe Katundar.

    Ktu ne kete martese nje rol shume po shum te madh luan SHkjesi(ndermjetsi)
    Eshte pjekuria e tij(duhet te jet i jetuar dhe i mesem ne mosh me mir femer )

    Lejini kohe ne menyre qe ky shkies te gjej patnerin qe i afrohet asaj vajze si nga ana e klases te cila ben pjes ...dhe qe te krijoj nje (kopje te mir)sduhet ngutje

    ]
    kam ndegjuar ne vendet rurrale (dhe jo vetem atje)qe per nje jo e kan mare per ofendim e kan mare e jane grindur o me keq kan mar dufekun...!!!!

    []Ngutje eshte armiku i kesaj lloj martese,mos i kini problem te thoni jo

    Kjo kopjo do te duhet koh qe te njhet se fillon nga zero e eshte normal qe zgjasin me teper martesa perse dhe aty lind dashuria respekti romanticizmi dhe cdo aspekt i bukur

    Por kam pare nje pakice fare te vogel qe jan ndare direkt per mosperputhje(ne itali dhe kan bere shum mire)ne dy raste mosperpythje klasash faji shkjesit i paafte dhe i ndergjegjshem per rendesin , ,dhe i familjeve pastaj i kopjes.

    Jam kundra martesave te vajzave te mitura,perse papritur gjehet me pergjegjesi shum me te medha se cmund te ket mosha e saj.

    Pastaj cdo gje varet nga cifti ne deshiren per te ndertuar bashk ne endrrat qe sduhet te ndalojne asnjehere se enderruari sado e veshtire te duket e se veni ne jet perse mbajn nje kopje gjall,dhe jeta sociale te te du patnerave pa diskriminim .

    Ju pershendes
    Ndryshuar për herë të fundit nga altint71 : 26-10-2008 më 12:51

  6. #86
    Wãy øf tħé Ðàwņ Maska e _Elena_
    Anëtarësuar
    06-02-2006
    Postime
    975
    Iku ajo kohe kur martesat beheshin me mbleseri,edhe tani ndodhe por nuk eshte aq e theksuar si me pare.
    Une personalisht jam pro marteses me dashuri.
    Ľøšŧ ïŋ Ťħøûġħŧ

    나는 당신이 정말 싫어

  7. #87
    lepurushe Maska e bebushja
    Anëtarësuar
    21-02-2006
    Vendndodhja
    N18-1HG
    Postime
    1,886
    dhe une do preferoja nje martes nga nje dashuri . qofte dhe e shkurter ,por eshte zgjedhja ime .
    Asgje nuk e tradheton me teper karakterin e nje njeriu se sa gjerat me te cilat ai tallet.

  8. #88
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Edhe me dashuri edhe spo gjejm rehat, lere me mbleseri qe sbehet llaf!
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  9. #89
    Wãy øf tħé Ðàwņ Maska e _Elena_
    Anëtarësuar
    06-02-2006
    Postime
    975
    Citim Postuar më parë nga bebushja Lexo Postimin
    dhe une do preferoja nje martes nga nje dashuri . qofte dhe e shkurter ,por eshte zgjedhja ime .
    Jam plotesisht dakort me ty,ne fund te fundit zgjedhjen do ta bejm vet,panvarsisht sa do zgjas ajo.
    Te pershendes dhe uroj cdo te mire per ty
    Ľøšŧ ïŋ Ťħøûġħŧ

    나는 당신이 정말 싫어

  10. #90
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Citim Postuar më parë nga _Elena_ Lexo Postimin
    C'ne moj goce qe nuk paska ikur koha e mbleserive ne Shqiperi? Me sa kam pare dhe degjuar, di se sidomos gocat Shqiptare kane perparuar jasht zakonish shume,madje akoma me shume se ne qe jetojm jasht shtetit
    Llafe thua ti moj, eeeehhhhhh e kemi zakon ne shqipot te flasim
    Gjithesesi une them çfare shof. Madje rasti me i fundit ishte kur familjaret zbuluan qe e bija kishte nje lidhje dhe e fejuan menjehere me nje tip qe bahhhh .... ah se harrova, e hoqen dhe nga shkolla. Se ku ishte logjika e tyre hec edhe kuptoje. Sigurisht qe jo ne te gjitha rastet ndodh keshtu, por fatkeqsisht keto ndodhira jane pjese e te perditshmes sone.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  11. #91
    Wãy øf tħé Ðàwņ Maska e _Elena_
    Anëtarësuar
    06-02-2006
    Postime
    975
    Citim Postuar më parë nga [Perla] Lexo Postimin
    Llafe thua ti moj, eeeehhhhhh e kemi zakon ne shqipot te flasim
    Gjithesesi une them çfare shof. Madje rasti me i fundit ishte kur familjaret zbuluan qe e bija kishte nje lidhje dhe e fejuan menjehere me nje tip qe bahhhh .... ah se harrova, e hoqen dhe nga shkolla. Se ku ishte logjika e tyre hec edhe kuptoje. Sigurisht qe jo ne te gjitha rastet ndodh keshtu, por fatkeqsisht keto ndodhira jane pjese e te perditshmes sone.
    Nuk jan llafe jo,si thash dhe me lart e kam pare kete fenomen me keta sy
    Mos harro se syt mua nuk me genjejn kurr lol

    Ok! Ndodhe dhe si rasti qe ti permende me lart,ka lloj lloj njerzish (prinder)
    qe shkatrojn jeten e femijes e tyre,gjithmon pa dashur,sepse ata mundohen gjithmon per te miren e femijes,por ashtu llogjikojn ata ashtu dhe veprojn.
    Mendoj se eshte krim te martosh femijen me mbleseri ose me dhun.
    Fatkeqesisht jane fenomene te cilat bejn pjese ne jete.
    E vetmja gje qe mund te them eshte :
    ''Dashuroni & ndani jeten tuaj me ate person qe ju doni''

    Te pershendes Perla
    Ľøšŧ ïŋ Ťħøûġħŧ

    나는 당신이 정말 싫어

  12. #92
    i/e regjistruar Maska e alda09
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Vendndodhja
    a casa
    Postime
    1,327
    Bashkeshortin e kam gjetur vete por nuk jam kundra mbleserive.
    atyre mbleserive qe vazhdojne ose jo e vendosin dy partneret jo burri tezes dhe gjyshi halles.

  13. #93
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga bebushja Lexo Postimin
    dhe une do preferoja nje martes nga nje dashuri . qofte dhe e shkurter ,por eshte zgjedhja ime .
    Kete gje nuk do te ta uroja.
    Me mbleseri apo vet rendesi ka te kete dashuri midis tyre.Dhe mua ma kane prezantuar burrin qe kam.Nje shoqja ime .C'rendesi ka se si u prezantuam .Nuk ma imponoi njeri.Desha pa e mora.Familja ime nuk nderhyri fare sic nuk ka nderhyre dhe ne shume raste te tjera.''E ke vet ne dore me kane thene .Eshte jeta jote.''

    Nuk me pelqejne mbleserite kur eshte e imponuar ose kur vajza eshte nen 18 vjec .

  14. #94
    Trazuar nen qiellin blu Maska e Blue_sky
    Anëtarësuar
    29-05-2004
    Postime
    2,300
    As gjyshi im s'eshte martuar me mbleseri, pale une. Jam rritur me idene e nje martese e bazuar ne nje njohje te gjate para-martesore dhe spontane, pa nderhyrjen e te tjereve. Martesen nuk e shoh si detyre shtepi e dhene nga mesuesi(ne kete rast familja apo shoqeria) dhe qe po s'arrita t'i zgjidh vete ushtrimet, te me ndihmojne te tjeret. Per mua martesa eshte nje plus ne jete, jo domosdoshmeri, po erdhi eshte e mirepritur por po s'erdhi s'do kisha pse te forcoja veten ne lidhje jo mbleserore, jo gjysem-mbleserore, jo çerek-mbleserore, jo prezantuar nga komshia, jo nga shoqeria,...Gjerat e mira vijne vete!
    Kam vetem nje limit: qiellin!

  15. #95
    Trazuar nen qiellin blu Maska e Blue_sky
    Anëtarësuar
    29-05-2004
    Postime
    2,300
    Citim Postuar më parë nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    Me mbleseri ka nje avantazh. Zakonisht e gjen nusen e "virgjer" :P. Bazuar ne eksperiencen e te tjereve
    Me te thene te drejten, ne Shqiperi kam pase nja dy goca ne lagje goxha "zemergjera"...do ti qe te dyja u fejuan me mbleseri?!

    Mjere ai qe bie ne rrugen e mbleserise se per ate çfare mund te te njohin komshite apo te tjeret, vallai bie ne rrjeten e kurverise pa e kuptuar fare. Se mos di jot eme, apo tezja apo komshija se ca ben ajo tjetra ne shkolle apo ne pune...aman o cun. Mund te pyesesh sa te duash, njerezit qe jane tamam nuk flasin keq per vajza se ecin me friken qe mund te martohesh me te dhe pastaj do dalin fjale te tipit"ky m'a shau gruan nga inati" jo derr, jo verr. Te pakten, kur e njeh vete, e analizon si tip per nja ca kohe.
    Kam vetem nje limit: qiellin!

  16. #96
    Pasioni për shkencën Maska e Erlebnisse
    Anëtarësuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    Citim Postuar më parë nga bebushja Lexo Postimin
    dhe une do preferoja nje martes nga nje dashuri . qofte dhe e shkurter ,por eshte zgjedhja ime .
    Mire eshte edhe e kunderta sepse nqs nuk funksionon ia vejm fajin te tjereve gjasme

    Duke lene shakate, martesa me dashuri eshte me e sakta jo vetem per zgjedhjen, por pikerisht per llojin e ndjenjes e sepse ajo lloj dashurie ka nje lloj historie; Ndersa me mbleseri gjerat jane qe ne fillim te komplikuara e duhet te te pelqeje me shume vjerra e lagja se sa ai/ajo qe do maresh
    La vita è bella...

  17. #97
    i/e regjistruar Maska e ardis
    Anëtarësuar
    12-02-2008
    Vendndodhja
    athine
    Postime
    211
    pershendetje . mund te tregohemi modern duke thene qe me mire martesa me dashuri pornuk mund te injorosh rolin e familjes ne edukimin qe ka marre femija .dhe me dashuri ka nje njohje siperfaqesore te familjes e kunderta ndodh ne martesen me mbleseri por gjithmone me pelqimin e tyre . fatekeqesisht sot i jepet shume rendesi pamjes se sa karakterit dhe intelektit te tjetrit.

  18. #98
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    jam per te dyja llojet e martesave

    ne fakt statistikat tregojne se martesat me dashuri nuk kane jetgjatesi te gjate.
    me mbleseri(me pelqimin e dy paleve) jane me me baze,shihet me shume karakteri.
    martesa eshte nje vendim qe nuk e merr c'do dite.
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  19. #99
    Besimtar Katolik Maska e altint71
    Anëtarësuar
    27-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    933

    Mleseri moderne para 10 vjeteve

    Un martesen time e quaj mbleseri me pelqimin tone,
    Nje kushurir e nuses (kur me pa ne france )me dergoj fotot( ,fola ne telefon)dhe e lam qe ru njifnim asnji hap perara se tu njofnim .,e keshtu ndodhi.

    Sapo e pash diten e pare u pelquem,diten e dyte dolem e keshtu vazhdimisht ,deri sa kushurira me thot o Altin po ti ke du jave more qe del me vajzen car ben keshtu?.....nusja i thot do na lesh rehat ti....

    E vendosa te martoj Shqipe ne baze te esperiences time,dhe nuk gabova,
    Grua e mir nga vendi yt thon Italianet,per kto do isha gjithmon nje Albanes e basta.
    Kjo ndodh me ne emigantet,e un jam lindur e ritur ne tiran...
    Me nje nene qe para 45 vjeteve i thot babait te saj qe bab un burrin e kam gjetur vet me dashuri dhe 2 vjet me te ri.
    Ju pershendes

  20. #100
    Comunicazione & Marketing Maska e Albmaster
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    REPUBBLICA ITALIANA
    Postime
    811
    Preferoj me Dashuri...pasi nuk dua qe nje dite ndoshta punet vijne mire dhe nuk kam deshire ti vendos gishtin dikujt dhe ta akuzoj se me lidhi me nje person qe mua nuk me pershtatet....

    Por ne jete behen dhe zgjedhje e ndonjehere mbleserite dalin me te forta a lunga durata sesa nje lidhje dashurie....


    Kurr mos thuaj jo ne Jete

    Italisht : Mai dire mai nella vita !!!


    Tjeta !

Faqja 5 prej 8 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Deklarata universale e të drejtave të njeriut dhe Islami
    Nga Cappuccino në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 30-11-2013, 13:37
  2. Gruaja në Islam
    Nga Xhenneta-Morina në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 23-08-2009, 19:32
  3. Dashuria dhe Martesa
    Nga aluando në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 26-05-2006, 15:12
  4. Fetva te dijetareve islame ne lidhje me ceshtjet Islame
    Nga aluando në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 29-03-2005, 14:50
  5. Të drejtat e njeriut në Lindje dhe në Perëndim
    Nga Shpresmiri në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 09-02-2004, 19:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •