Infrat e kuqe (qe ndryshe i njohim me emrin Infrared, Infrarose etj) jane rrezatime te cilat syri i njeriut nuk ka kapacitet ti shikoje.
Ne kete teme do ndaj me ju pak njohuri mbi tekniken e fotografimit me infra te kuqe.
Fotografimi me infra te kuqe ka filluar te praktikohet nga fotografet vetem vitet e fundit, sidoqofte eshte perdorur qe dekada me pare nga militaria. Behet me ane te IR film qe shte i destinuar per fotografi te tilla, po ashtu edhe me anen e aparateve digitale. Egzistojne dy lloje filmash per fotografi IR (bardhe e zi, po ashtu me ngjyra) dhe jane te prodhuara nga KODAK. Filma te tille jane teper te rralle dhe veshtire per tu gjetur nga fotografet. Vitin e kaluar kam patur rastin ne takoj nje fotograf Skocez nje nje eksopzite ne Manchester, nga i cili kam marre dy filma Kodak (nje bardhe e zi dhe nje me ngjyra) por qe akoma nuk i kam perdorur dhe deshiroj ti perdor ne Shqiperi.
Fotografimi me Infra te Kuqe eshte me i thjeshte kur behet me aparate digitale. Por duhet te keni parasysh se prodhimet e fundit te aparateve digitale nuk kane mundesi te bejne fotografi me infra. Arsyja eshte sepse ne sensorin e aparateve jane vendosur filtra qe pengojne rrezatimet infra dhe lejojne vetem rrezatimet te cilat jane te dukshme per syrin e njeriut. Arsyja eshte per te arritur nje rezolucion te persosur ne ngjyra.
Pra jane ne pergjithesi aparatet e vjeter qe mundesojne fotografimin me infra, dhe po ashtu nevojitet te kesh Filter IR. Filtrat me te perdorur nga fotografet jane ato te HOYA, personalisht perdor R-72 (aparati eshte oly C2020 i blere me £30 nga ebay)
Qielli dhe natyra e gjelber duken krejtesisht ndryshe nen infrat e kuqe. Lekura e njeriut po ashtu duket disi e zbehte. Bimet e gjelbra dalin te bardha, qielli i paster merr ngjyre te erret dhe rete qendrojne pak a shume te pandryshuara.
Ne vazhdim do sjell disa foto te bera me infra te kuqe.
Krijoni Kontakt