Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Syku
    Anėtarėsuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    257

    Rabindranath Tagore

    S’e di askush?

    S’e di askush se nga vjen gjumi
    qe perhumbet ne syte e femijeve?
    Po, flitet qe banon atje poshte,
    ne nje fshat te magjishem, nga ku,
    mes hijeve te nje pyelli te dendur
    te ndezur aty ketu nga xixellonjat,
    te ndritshem varen dy lule te tyrpshme.
    Ja, prej nga vjen gjumi
    qe puth gjumin e femijeve.

    S’e di askush se ku lindi buzeqeshja
    qe valvitet nder buzet e femijeve qe flejne?
    Po, flitet qe nje rreze e re e zbehte hene
    te kete prekur qoshen e nje reje vjeshtore
    e keshtu ne endrren e nje mengjesi
    te lagur nga bryma, per here te pare
    lindi nje buzeqeshje qe valevitet
    ne buzet e femijeve qe flejne.

    S’e di askush se ku u fsheh
    e embla dhe e brishta freskije
    qe lulezon ne trupin e femijeve?
    Po. Kur e ema ishte akoma e re
    e mbante ne zemer mbushur
    me misterin delikat e te qete te dashurise:
    atje u ngjiz e embla dhe e brishta freskije
    qe lulezon ne trupin e femijeve.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Syku : 15-04-2008 mė 12:57

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Syku
    Anėtarėsuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    257
    Mos e fsheh

    Mos e fsheh
    sekretin e zemres tende,
    miku im,
    ma thuaj mua,
    vetem mua,
    ne besim,
    Ti qe buzeqesh kaq me miresjellje,
    thuama ngadale
    zemra ime do e degjoje,
    jo veshet e mi.
    Nata eshte e thelle,
    shtepia e pa-ze,
    ēerdhet e zogjve
    heshtin ne gjume.
    Tregoma mes lotesh ngurruar,
    mes buzeqeshjesh dritheruar,
    mes dhimbjesh e turpi te embel
    sekretin e zemres tende.


    Mendoja

    Pandehja se udhetimit tim
    i kishte ardhur fundi
    meqe tashme me mungonin forcat.

    Mendoja se rruga perball meje,
    ishte mbyllur,
    dhe furnizimet mbaruar.

    Mendoja se kish ardhe koha,
    per te gjetur prehje,
    ne nje esrresire
    mbushur me qetesi.

    Por zbuloj qe projektet e tua,
    per mua, nuk kane mbaruar
    e kur fjalet tashme te vjetra
    me vdesin mbi buze,
    melodi te reja lindin nga zemra
    e ku kam humbur gjurmet
    e shtigjeve te vjetra,
    nje vend i ri me mikpret
    me te gjitha mrekullite e saj.


    Do doja te te ulesha prane

    Do doja te te ulesha prane, ne qetesi,
    por nuk kam guxim, druaj se
    zemra do me ngjitet tek buzet.
    Ja pse flas perēart dhe fsheh
    zemren time pas fjaleve.
    Trajtoj eger dhimbjen time prej frikes
    se mos edhe ti ben te njejten gje.

    Do doja te t’thoja fjalet me te verteta,
    por nuk guxoj,
    nga frika se mos me qesh. Ja pse genjej,
    e te them te kunderten e asaj qe mendoj.
    Trajtoj eger dhimbjen time prej frikes
    se mos edhe ti ben te njejten gje.


    Mberthej duart e saj

    Mberthej duart e saj
    dhe e shtrengoj ne gjoksin tim.
    Tentoj te mbush krahet e mi
    me bukurine e saj,
    te plaēkis nepermjet puthjeve
    buzeqeshjen e saj te embel,
    te pi shikimit e saj te murrte
    me syte e mi.
    Po ku eshte?
    Kush mund te shtrylle kaltersine e qiellit?

    Kerkoj te rrembej bukurine,
    ajo me zhgenjen,
    duke lene vetem trupin
    ne duart e mia.
    I lodhur e i gerryer terhiqem.
    Si mundet te preke trupi
    lulen qe vetem shpirti
    mund t’i avitet.

    -------
    Cili je ti, lexues qe lexon
    fjalet e mia mbas njeqind vjetesh?
    Nuk mund te t’dergoj as dhe nje lule
    nga passuria e kesaj pranvere,
    as dhe nje varg te arte
    te reve te largeta.
    Hapi dyert e shiko rrotull.
    Prej kopeshtit tend ne lulezim,
    keput kujtimet flagrante
    te luleve te zhdukura
    njeqind vjet me pare.
    Ne gezimin e zemres tende
    te uroj te mund te ndjesh,
    gezimin e gjalle qe kendoj,
    ne nje mengjes pranveror,
    duke derguar zerin e saj te begate
    nepermjet njeqind viteve.


    Dua ty, vetem ty!

    Dua ty, vetem ty!
    Ler qe zemra ime
    ta perserise ne pafundsi

    Te gjitha deshirat
    qe me shperqendrojne
    diten e naten,
    ne thelb jane fallco e te kota.

    Ashtu si nata
    qe mban te fshehura ne erresire
    ankthin e drites,
    ashtu ne brendesine e zemres sime
    pa e vene re,
    nje thirrje rikembon:
    dua ty, vetem ty!

    Ashtu si stuhia kerkon qetesi
    nderkohe qe akoma lufton qetesine
    me te gjitha forcat,
    ashtu dhe une rrebelohem e luftoj
    kunder dashurise tende,
    por therras se dua ty, vetem ty.


    Ke ngjyrosur

    Ke ngjyrosur
    mendimet e mia,
    endrrat e mia,
    me rreflekset e fundit
    te lavdise sate,
    Dashuri,
    duke shendrruar
    jeten time
    per bukurine e rralles,
    prej vdekjes.
    Si djelli
    ne perendim
    na lejon
    te shohim permes
    nje cep qielli.
    Ke shkembyer dhimbjen time
    ne lumturi te pafundme.
    Per mahni, dashuri,
    jeta dhe vdekja ,
    jane bere per mua,
    e njejta e madhe
    mrekulli.

Tema tė Ngjashme

  1. Krijime ne italisht
    Nga leci nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 229
    Postimi i Fundit: 25-05-2012, 08:13
  2. Bisede Gjenish: Ajnshtajn e Tagore
    Nga D@mian nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 10-02-2009, 18:40
  3. Rabindranath Tagore
    Nga shigjeta nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 10:05
  4. Pėrkthime (tė ndryshme)
    Nga ^VJOSA^ nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 11-05-2004, 11:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •