Abdullah Zeneli, lindi mė 25 mars tė vitit 1952, ėshtė poet, prozator dhe editor i shtėpisė botuese Buzuku, Prishtinė, Kosovė. Ka kryer studimet e larta nė Fakultetin Filologjik tė Prishtinės, dega Letėrsi dhe Gjuhė Shqipe.

  • Nga viti 1973 ka punuar nė shtėpinė botuese "Rilindja"
  • Shkrimin e parė letrar, poezinė 'Rrėfime kohe' e botoi nė revistėn letrare shqiptare 'Jeta e re' nė kohėn kur ishte nxėnės i normales sė Prishtinės (1967-1971).
  • Nė shtypin dhe periodikun shqiptar i janė botuar rregullisht poezitė e Zenelit .
  • Botoi pėrmbledhjen me tregime 'Gryka e Drinit' - Rilindja, Prishtinė, 1990
  • Permbledhja e dytė me tregime Odiseu i Bjeshkėve tė Nemuna - u botua nga ne Prishtinė mė 1997
  • Mė 2000 botoi njė libėr impresionesh nga jeta 100-ditėshe si refugjat nė Korēė (prill-korrik 1999) me titull Toka shqiptare (Nositi - D.I.J.A. Poradeci, Pogradec, 2000) pėrkthyer edhe nė rumanisht: Glia albaneză (Bukuresht, 2007).
  • Ka kontribuar shumė nė veprimtarinė botuese shqiptare veēanėrisht me shtėpinė e parė botuese postkomuniste Buzuku (themeluar mė 1990), duke krijuar njė klimė tė re nė fushė botimesh nė gjithė hapėsirėn shqiptare. Poet ndijimesh tė thella, kritik dhe polemist i pakursyer.
  • Ka nė dorėshkrim dy romane (Zjarri i Marietės dhe Portreti i artistit nė fluturim), dy drama (Nėna lutet pėr ne dhe Anabela), shumė tregime tė shkurtra, poezi, vėshtrime kritike pėr libra tė botuar tek Buzuku si dhe njė mori artikujsh gazetaresk e intervistash nė mediumet e shumta shqiptare.
  • Ėshtė anėtar i Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Kosovės dhe themelues i Shoqatės sė Botuesve tė Kosovės, njėkohėsisht koordinator i panairit tė librit tė Prishtinės, i cili qė nga viti 1999 i ofron Kosovės dhe lexuesve tė shumtė tė saj tė arriturat e fundit nė fushė botimesh.