Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 28
  1. #1
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anëtarësuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592

    44% e kryeqyteteve të botës janë më të vegjël se Prishtina

    44 PĖR QIND E KRYEQYTETEVE TĖ BOTĖS JANĖ MĖ TĖ VEGJĖL SE PRISHTINA

    Nga Ramiz Lushaj
    Nė Kosovėn Protektoriat Ndėrkombėtar i Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara, ashtu si nė tė gjithė praktikėn botėrore, ēdo akt, ligj, notė zyrtare, …., qė mban firmėn e Kryeadministatorit tė OKB, Presidentit e Kryetarit tė Kuvendit dhe Kryeministrit tė Kosovės…, pėrvec datės, muajit e vitit, qė janė tė njėjtė pėr tė gjitha shtetet e nė tė gjithė planetin, ka edhe njė tė veēantė: emrin e kryeqytetit.

    Kosova ka kryeqytetin e vet, Prishtinėn.
    Ky fakt historik, gjeopolitik e demografik, pėrben njė ndėr elementėt e shumtė dhe tė rėndėsishėm pėr pėrcaktimin e Statusit final tė Kosovės, ku, sipas Paketės Ahtisari e prononcimeve tė vendeve antare tė Kėshillit tė Sigurimit, Grupit tė Kontaktit, Bashkimit Europian, NATO-s, etj. do tė jetė Pavarėsia e Mbikėqyrur, qė pritet, sipas tė gjitha shanseve faktorizuese, tė shpallet nė kėtė fund viti 2007.

    Mirėpo, nisur nga fakti i njohur,qė tė gjitha shtetet e botės kanė kryeqytete, e shtrojmė pyetjen mė thjeshtė: Ē’tė vecanta ka Prishtina si kryeqytetet nė rastin e Kosovės dhe nė hartėn gjeopolitike tė botės sė sotme?

    Kėndvėshtrimi i Parė:

    1.

    Prishtina, nė shkurt tė vitit 2001, sipas tė dhėnave tė OSBE/UNHCR, numėronte 564.800 banorė, ndėrsa, tani, mė 2007, ka arritur nė 672.000 banorė.
    Ky fakt tregon se ka njė rritje tė madhe tė popullsisė, ēka jep premisa qė numri i banorėvė qytetės tė saj nė vitet e ardhshme tė ketė njė rekord tė ri nė demografinė e kryeqyteteve tė botės.

    2 .
    Nga 192 vendet antare tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara, 86 shtete i kanė kryeqytetet e tyre me popullsi mė tė vogėl se Prishtina.
    Pėrndryshe 44 pėr qind e tyre e kryeqyteteve tė botės janė mė tė vegjel se prishtina.

    3.
    37 shtete, antare tė OKB, e kanė popullsinė e tyre tė pėrgjithshme si shtet, mė tė vogėl se kryeqyteti i Prishtinės.

    Kėto 3 fakte janė mjaft esenciale kur kemi parasysh edhe faktin se Kosova ėshtė Protektoriat Ndėrkombėtar i OKB, ēka edhe duhet marrė nė konsideratė matematikore, si faktor real, teksa flitet pėr Statusin e saj tė merituar e tė vonuar.

    Kėndvėshtrimi i Dytė:

    1.
    Prishtina ėshtė njė kryeqytet etnik shqiptar nė tri dimensione: Toka, Popullsia dhe Identiteti i vet Kombėtar Dardan.

    2.
    Toka e saj ėshtė shqiptare nga Epoka e Gurit tek e Internetit, nga koha e punimit tė metaleve e deri tek nisja mė e fundit e anijeve kozmike drejt hapėsirave tė Galaktikės sonė.
    Ka qėnė, ėshtė dhe do tė mbetet Shqiptare.

    3.
    Popullsia e saj ėshtė Shqiptare.
    Mbi 95.7 pėr qind janė tė entnisė shqiptare.
    Vetėm 4.3 pėr qind janė tė nacionaliteteve tė tjera si serbė, romė, boshnjakė, turqė, ashkalis, goranė, etj.

    4.

    133 shtete antare tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara e kanė nacionalitetin e tyre kryesor nė kryeqytetet e veta mė tė vogėl se Prishtina e Kosovės.

    Kėto tri dimensionet e saj, krahasuar edhe me shtetet e tjera tė botės, i krijojne
    edhe njė tjetėr faktor pėr Pavarėsinė e saj tė padiskutueshme e tė shpejtė.

    Kėndvėshtrimi i Tretė:

    1.

    Ndėr tė gjitha ish vendet e Republikės Socialiste Federative tė Jugosllavisė, qė sot janė shtete tė pavarura e antare tė OKB, kryeqyteti i Kosovės,, Prishtina, renditet nė vendin e tretė, pas Beogradit ( Republika e Serbisė) me 1.8 milionė banorė dhe Zagrebit ( Kroaci ) me 790 mijė banorė, duke e lėnė pas Shkupin ( Maqedoni – FYROM) me 548 mijė banorė, Sarajevėn ( Bosnje-Hercegovinė) me 438 mijė banorė, Ljubjanėn ( Slloveni) me 284 mijė banorė dhe Podgoricėn (Mali i Zi) me 143 mijė banorė.

    Prishtina, pėr nga popullsia, ėshtė mė e madhe edhe se kryeqėndra e Provincės Autonome tė Vojvodinės, Novi Sadi, ( Republika e Serbisė), qė, aktualisht, numėron 341 mijė banorė.

    2.

    Gjithkush qė e ka parė nga afėr Prishtinėn ka vėnė re se Mbretėria Serbe e, mė pas, Tito e Millosheviēi nuk kanė deshur kurrė, historikisht e praktikisht, qė Prishtina tė jetė kryeqyteti i Kosovės, pasi, nė fillim tė fillimit e nė fund tė fundit, e kanė bojkotuar e, pėr mė tepėr, edhe sabotuar pėr tė qėnė njė metropol europian, si nga ana urbane (sheshet, rrugėt e ndertimet administrative), por edhe nė parametra tė tjerė.

    3.
    Veē deshti Zoti nė qiell e Koha eci nė rrjedhėn e saj pėr ta ngritur nė tokėn e Kosovės, Prishtinėn, qytet ilirian e mesjetarė, deri nė njė “kryeqytet ndėrkombėtar”, si pėr faktin qė ėshtė kryeqendra e Protektoriatit tė OKB nė Kosovė dhe nė rendin e ditės tė diplomacisė e politikės botėrore.
    Ndryshuar për herë të fundit nga GL_Branch : 15-04-2008 më 07:37

  2. #2
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anëtarësuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    Kėndvėshtrimi i Katėrt:

    1.

    Prishtina, si kryeqytet, ndėr tė gjitha Trevat Shqiptare nė Ballkan, zenė vendin e dytė.

    2.

    Krahasuar edhe me kryeqytetin e dikurshėm tė Dardanisė, Shkupin, edhe sot, pas disa shekujsh, ėshtė mė e madhe pėr nga popullsia.

    3.
    Po tė krahasohet me Tiranėn, si qytet urban me 600 mijė banorė, ėshtė mė e madhe, ndersa me Tiranėn si metropol me rreth 900 mijė banorė, ėshtė mė e vogėl, diēka aty rreth njė e treta mė pak.

    4.

    Nė rast se do ta krahasonim me Podgoricėn, tokė shqiptare, aktualisht kryeqyteti i Malit tė Zi, atėherė Prishtina ėshtė tri herė mė e madhe.

    5.

    Nisur edhe nga krahasimi me kryeqėndren e Krahinės sė Sanxhakut, Novi Pazari, me rreth 100 mijė banorė, (Republika e Serbisė) deri nė Kongresin e Berlinit mė 1878 me shumicė tė popullsisė shqiptare, Prishtina ėshtė mbi 6 herė mė e madhe.

    Asnjėherė nuk kanė deshur, veēanėrisht Serbia e Rusia, por edhe disa fqinjė e konjuktura ndėrkombėtare tė Fuqive tė Mėdha, sidomos gjatė shekujve tė fundit, qė, Shqiptarėt nė Ballkan, tė kenė njė kryeqytet tė tyrin tė vetėm.

    Si kundėr rrjedhė e kėsaj, nga zhvillimet historike, demografike e politike, ka arritur puna qė sot, Shqiptarėt, nė tokat e veta iliro-dardane-epiriote, tė kenė disa kryeqytete, si Tirana nė Republikėn e Shqipėrisė, Shkupi e Podgorica nė Maqedoni e Malin e Zi, Prishtina nė Kosovė, por njė start e stad tė tillė kanė marrė edhe kryeqendra tė tjera si Novi Pazari shqiptar, kryeqendra e Krahinės sė Sanxhakut, ndėrsa qyteti tjetėr, Janina, kryeqendra e Ēamėrisė, sot i ka vetėm 75 mijė banorė.

    Kėndvėshtrimi i Pestė:

    1.

    Ndėr tė 15 ish-republikat e Bashkimit Sovjetik, qė sot janė shtete tė pavarura e antare tė OKB, 5 prej tyre i kanė kryeqytetet me popullsi mė tė vogėl se Prishtina, si Khisnau ( Moldavia) me 658 mijė banorė, Vilnius (Lituania) me 620 mijė banorė, Astana (Kazakistan) me 588 mijė banorė, Dushanbe (Taxhikistan) me 535 mijė banorė e Tallini (Estoni) me 411 mijė banorė.

    2.

    Popullsia e Prishtinės ėshtė mė e madhe se njė e treta e tė gjitha ish-republikave tė Bashkimit Sovjetik tė dikurshėm, qė u shpėrbenė nė vitet ’90 tė shek. XX.

    Kryeqyteti i Tukmenistanit, (Ashgabati) ka vetėm 35 mijė banorė mė shumė se Prishtina, ndėrsa Bishkeku i Kirgistanit numėron 230 mijė banorė mė shumė se Prishtina.

    Federata Ruse, teksa flet nė OKB e Grupin e Kontaktit e gjetkė dhe lėshon deri nė deklarata kėrcenuese nė eter, duhet tė marrin nė konsideratė aktuale edhe qėnien reale tė kryeqytetit tė Kosovės, edhe si njė nga kryeqytetet mė tė mėdha nė rreth gjysmėn e shteteve tė botės.

    Kėndvėshtrimi i Gjashtė:

    1.

    Prishtina, ndėr 12 kryeqytetet e shteteve tė gadishullit gjeopolitik tė Ballkanit, renditet e 8-ta, pas Ankarasė (Turqi) me 5.1 milionė banorė, Athinės (Greqi) me mbi 3.8 milionė banorė, Bukureshtit ( Rumani) me rreth 2 milionė banorė, Beogradit ( Republika e Serbisė) me 1.8 milionė banorė, Sofja (Bullgari) me 1.5 milionė banorė, Tirana ( Republika e Shqipėrisė) me 600 – 900 mijė banorė, Zagrebit ( Kroaci) me 780 mijė banorė.

    Pas Prishtinės vijnė Shkupi, Sarajeva, Ljubjana e Podgorica.

    2.

    Prishtina e ka popullsinė e saj tė pėrafėrt numerikisht me Tiranėn, Zagrebin, Shkupin, me plus-minus nga rreth 100 deri nė 200 mijė banorė.

    Kryeqyteti i Kosovės, Prishtina, pėr nga ana numerike e popullsisė, hyn nė mesin e shteteve ballkanike, ēka tregon se vet Ballkani nuk mundet llogjikisht e nuk duhet padrejtėsisht ta anash kalojnė edhe kėtė fakt tė realitetit tė vet.

    Kėndvėshtrimi i Shtatė:

    1.

    Nė Lindjen Komuniste tė Europės, nė dekadėn ’90 tė shek. XX, iu shtuan hartės politike tė Botės 33 shtete tė shkėputura nga Perandoria Komuniste, ku shumica e tyre dolėn si shtete tė reja pėr kohėn e sotme.
    U shpėrbė Bashkimi Sovjetik i madh dhe u krijuan 15 shtete tė pavarura, nga shpėrbėrja e Bashkimit Sovjetik tė vogėl, (ish RSF e Jugosllavisė ), dolėn 6 shtete tė pavarura,plus Kosova – Protektoriat Ndėrkombėtar i OKB, nga ndarja e Ēekosllovakisė dolėn dy shtete tė pavarura, ndėrsa Gjermania Lindore iu bashkangjitė asaj Perėndimore e riformuan Republikėn Federale tė Gjermanisė.

    Ndėr kėto 32 shtete, Prishtina, si kryeqytet i Kosovės – Protektoriat Ndėrkombėtar, i lenė pas, pėr nga popullsia, Khisnaun ( Moldavi) me 648 mijė banorė, Vilniusin ( Lituani) me 610 mijė banorė, Bratislavėn ( Sllovaki) me 600 mijė banorė, Astanėn ( Kazakistan) me 578 mijė banorė, Shkupin ( Maqedoni) me 506 mijė banorė, Dushnabe ( Taxhikistan) me 525 mijė banorė, Sarajevėn ( Bosnje-Hercegovinė) me 419 mijė banorė, Ljubjanėn ( Slloveni) me 266 mijė banorė, Podgoricėn ( Mali i Zi) me 137 mijė banorė.
    Edhe Ashgabati ( Turkmenistan) ka veēse 35 mijė banorė mė shumė se Prishtina.

    2.

    Tashmė Perandoria Komuniste nė Lindje tė Europės u shembė, ndaj Kosova nuk ka arsye historike, diplomatike, demokratike e poltike t’i vuajnė rrjedhojat e saj e, pėr mė tepėr, pėrpjekjet pėr rigjallėrim tė saj, nė forma tė reja, tė inspiruara e orkestruara nga Moska, nuk kanė asnjė shkak ta viktimizojnė Kosovėn.

    3.
    Kosova i ka 33 arsye, pėrndryshe: elementė qė i faktorizojnė e sigurojnė Pavarėsinė, ku njė ndėr kėto ėshtė edhe kryeqyteti i saj, Prishtina.

    4.

    Duhet tė theksojmė edhe njė fakt tjetėr: Prishtina njihet si qyteti hershėm ilir, qė nė shek. II, nė kohėn e Perandorit Trajan, qė u fuqizua mė sė shumti nė kohėn e Perandorit Shqiptar Justiniani i Parė, ēka do tė thotė se njihej si qytet i madh i kohėrave para se shumė nga kėto 33 shtete ish-komuniste tė vinin si dyndje barbare nė trevat e tyre tė sotme e tė krijonin kryeqytetet e tyre.

    Kėndvėshtrimi i Tetė:


    1.

    Bashkimi Europian i ka 7 shtete me kryeqytete me popullsi mė tė vogėl se Prishtina, si: Sllovakia, Estonia, Lituania, Sllovenia, Qipro, Malta e Luksemburgu.

    2.

    NATO i ka 6 shtete me kryeqytete me popullsi mė tė vogėl se Prishtina, si: Norvegjia, Sllovakia, Estonia, Lituania, Sllovenia e Luksemburgu.

    Tė dy kėto organizma tė fuqishme ndėrkombėtare janė tė pranishėm aktiv nė Kosovėn-Protektoriat Ndėrkombėtar i OKB, qė kanė si mision tė tyre sigurinė e zhvillimin e gjithanshėm e tė vazhdueshėm tė kėtij vendi nė zemėr tė Europės.

    Kėndvėshtrimi i Nėntė:

    1.
    Sot, nė hartėn gjeopolitike tė botės, ka edhe kontinente qė nuk kanė asnjė shtet me kryeqytet mė tė madh se Prishtina.

    2.

    Nė tė gjithė kontinentin e Australisė e Oqeanisė nuk ka asnjė shtet, qė popullsinė e kryeqytetit tė tij ta ketė mė tė madhe se Prishtina e Kosovės.

    Kryeqyteti i Australisė, Kanberra, ka 340 mijė banorė, ndėrsa ai i Zelandės sė re, Uellington, ka 470 mijė banorė, Port Meresbi ( Guine e Re Papua) 263 mijė banorė, Honiara (Ishujt Solomon) 47 mijė banorė, Apia (Samoa) 41 mijė banorė,Majuru (Ishsujt Marshall) 26 mijė banorė, ndersa kryeqytetet e tjera kanė mė pak se 20 mijė banorė si Palikir (Shtetet e Bashkuara tė Mikronizisė), Distrikti Yaren ( Nauru), Melekeok ( Palau), Nuku-alofa (Tonga), Funafuti ( Tuvalu) 5 mijė, Port Vila (Vanuatu).

    3.

    Europa i ka 19 shtete me kryeqytet mė tė vogėl se Kosova, pėr nga popullsia, si Vatikani, Monako, San Marino, Lihtenshtejni, Andorra, Luksemburgu, Malta, Mali i Zi, Zvicra, Islanda, Bosnje-Hercegovina, Sllovenia, Estonia, Moldavia, Lituania, Maqedonia, Norvegjia e Sllovakia.

    Kėndvėshtrimi i Dhjetė:

    Prishtina, realisht, nė njė kuptim tė caktuar, ėshtė edhe njė “Kryeqytet Ndėrkombėtar” i OKB-sė.
    Kjo dėshmohet nga disa fakte:

    1.- Pėrderisa ėshtė Protektoriat Ndėrkombėtar i OKB-sė dhe i vetmi vend nė botė me njė status tė tillė.
    2.- Rreth njė e treta e shteteve antare tė OKB-sė janė tė pranishme aktive nė Kosovė, nė kuadrin e UNMIK, KFOR, BE, OSCE, etj.

    3.- Ndodhet Administrata e OKB-sė, UNMIK, qė drejtohet nga Pėrfaqėsuesi i Lartė i saj, (Kryeadministratori), dhe kanė nė pėrdorim tė pėrditshėm pėr gjuhė zyrtare Anglishten.

    4.- Veprojnė, si dy shtylla tė fuqishme tė kėtij Protektoriati Ndėrkombėtar, edhe NATO me KFOR-in dhe Bashkimi Europian, qė ka pėrfaqėsinė e vet diplomatike dhe Misionin e Monitorimit.

    5.- Janė disa agjensi tė OKB-sė si UNDP ( Programi i Zhvillimit tė Kombeve tė Bashkuara), UNFPA ( Fondi i Popullsisė tė Kombeve tė Bashkuara), UNICEF ( Fondi pėr Fėmijėt i Kombeve tė Bashkuara).

    6. - Kanė pėrfaqėsitė e tyre diplomatike (misione e zyra) 27 shtete nga kontinente tė ndryshme tė botės, nga tė cilat: 4 vende janė antare tė pėrhershme tė Kėshillit tė Sigurimit, 7 vende antare tė Grupit tė Kontaktit, 16 vende tė Bashkimit Europian, 16 vende antare tė NATO-s, 8 vende nga Ballkani, si dhe shtete tė tjera si Arabia Saudite, Zvicra, Malajzia.

    Ushtrojnė veprimtarinė e tyre: Banka Botėrore, Agjensia Europiane
    Rindertimit (EAR) pėr politikat udhėzuese pėr programin e rindertimit dhe tė zhvillimit tė Kosovės, COE, etj.

    Pėrveē pėrfaqėsive tė tyre diplomatike , SHBA ka hapur edhe Zyrėn pėr
    Promovimin e Demokracisė Civile e Shoqėrore nė Kosovė. Mbretėria e Bashkuar ka ngritur Departamentin Ndėrkombėtar tė Zhvillimit (DFID). Gjermania ka Zyrėn e saj pėr Rindertimin e Zhvillimin e Kosovės, (ku bashkėveprojnė GORED, DEG, GTZ, KFW). Suedia kontribuon me Agjensinė e saj tė Kooperimit e Zhvillimit Nderkombėtar., ndersa Zvicra me Agjensinė e saj tė Kooperimit e Zhvillimit (SDC). Duka i Madh i Luksemburgut ndihmon me “Aksionin e Bashkėveprimit Humanitar pėr Kosovėn.
    Kanadaja, antare e G-8, NATO, etj. nuk ka mision tė saj diplomatik nė
    Prishtinė, por ka ngritur “Programin e Inisiativės Lokale pėr Kosovėn” ( KILP).

    Si pėrfundim, theksojmė se Prishtina, i plotėson tė gjitha kushtet pėr tė qėnė njė nga kryeqytetet mė tė veēantė tė botės dhe pėrbėn njė nga elementėt kryesorė, qė pas 10 dhjetorit 2007 tė shpallin Pavarėsinė e saj legjitime, nė mėnyrė tė njėanshme, bashkė me aletatėt e saj dhe nė bllok me aleancat mė tė fuqishme tė kohės.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Prishtina, nė shkurt tė vitit 2001, sipas tė dhėnave tė OSBE/UNHCR, numėronte 564.800 banorė, ndėrsa, tani, mė 2007, ka arritur nė 672.000 banorė.


    1.

    Prishtina, si kryeqytet, ndėr tė gjitha Trevat Shqiptare nė Ballkan, zenė vendin e dytė.

    2.

    Krahasuar edhe me kryeqytetin e dikurshėm tė Dardanisė, Shkupin, edhe sot, pas disa shekujsh, ėshtė mė e madhe pėr nga popullsia.

    3.
    Po tė krahasohet me Tiranėn, si qytet urban me 600 mijė banorė, ėshtė mė e madhe, ndersa me Tiranėn si metropol me rreth 900 mijė banorė, ėshtė mė e vogėl, diēka aty rreth njė e treta mė pak.
    Cka jan bre vllazen kto shifra.

    Kam qen ne Prishtine , nuk e njof qytetin mjaftushem , por jam 100% i sigurt se nuk i ka 672.000 banor.

    Dhe shum me intereson gjat numerimit te popullsis sa banor do te dalin.
    Sipas mendimit tim rreth 400mij.

    Poashtu sme pelqen nga Prishtina infrastruktura dhe plani urbanistik.

    Prishtina dhe Shkupi , nga google maps , raport i njejt i zmadhimit :




    Shkupi
    Ndryshuar për herë të fundit nga Renea : 31-10-2010 më 15:23
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  4. #4
    KuMaNoVa Maska e strong_07
    Anëtarësuar
    06-01-2007
    Vendndodhja
    Ku sjeton ty
    Postime
    2,169
    Renea Prishtina numron gati 1 milion banor
    Nje gje thuaje:ZOT me ruaj prej MIQEVE se prej ARMIQEVE ruhem vet!!!!!!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Po vërehet që ky studim analitik e statistikorë është bërë në vitin 2007, e që për kohën paraqet ballafaqim dhe mospërkim të realitetit aktual, pra në kohën e pavarësisë së Kosovës dhe funksionimit të saj si shtet.

    Statistikat e nxjerra sipas tė dhėnave tė OSBE/UNHCR, për numrin e banorëve të Prishtinës, janë skeptike dhe nuk dëshmojnë fakte që argumentojnë shifrat e lartcekura. Është evident fakti se pas luftës së fundit në Kosovë, një fluks i madh i banorëve nga rajone të ndryshme të Kosovës, kanë vërshuar drejt kryeqytetit, por që deri më tani shifra të besueshme të cilat saktësojnë numrin e banorëve që jetojnë në kryeqytet, akoma nuk janë prezantuar. Dikur qarkullonte hipoteza se Prishtina ka po aq banorë sa ka edhe vetë Mali i Zi.

    Shkrimi i tillë me një përmbledhje interesante dhe kontroverse në këndvështrimin e trajtimit historik të Prishtinës si qytet e kryeqytet. Theksohen shkarje që gjykojnë dhe ngatrrojnë konceptin e identitetit kombëtar, duke shfaqur këtu kombin dardan. Më duket absurde kjo dhe që transmeton një vobektësi informacionesh dhe që të lë përshtypjen se pohime të tilla janë plotësisht subjektive.
    Është për t`u hamendur dhe befasuar fakti që Podgoricën e nxjerr për tokë shqiptare. Nëse dikur kjo ka qenë e vërtetë, atëherë pika 4 e këndvështrimit të dytë do të ishte e arsyeshme nëse pasohet edhe me periudhën kohore të Podgoricës si tokë shqiptare.

    Ndër të tjerash, në Kosovë tashmë ka filluar një fushatë sensibilizuese në të gjitha rajonet e vendit me qëllim të informimit të qytetarëve për procesin e regjistrimit të popullsisë, i cili do të ndodhë në prill të vitit 2011.

    Në prill të vitit 2011 regjistrimi i popullsisë do të bëhet edhe në të gjitha vendet fqinjë të Kosovës, Maqedoni, Shqipëri, Mal të Zi dhe Serbi. Kjo është një marrëveshje e arritur ndërmjet këtyre vendeve dhe rrjetit evropian të statistikave. Mirëpo Qeveria e Serbisë akoma nuk është pajtuar plotësisht për regjistrimin e popullsisë edhe në Kosovë. Tash për tash ajo e kundërshton këtë regjistrim.

    Dar_di
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Citim Postuar më parë nga strong_07 Lexo Postimin
    Renea Prishtina numron gati 1 milion banor
    Nga? Si e argumenton hipotezën tënde?

    Na sqaro!
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  7. #7
    i nënshtruar Maska e master2006
    Anëtarësuar
    15-09-2006
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,238
    Mos harroni qe imazhet e sjellura me larte nga google maps jane te vjetra mbi 8 vite. Mund te jete ndryshim i madh ne zhvillimin e nje qyteti.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Ma shum se 500 mije banore asnje nuk e ka.
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  9. #9
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Pash te modhin Zot,po ku i gjeni keto tema idioteske?Po ca *** gazetaresh jane keta se na cmenen fare?Ore mik,ti nuk je ne gjendje te prodhosh nje biciklete apo nje brisk roje. ik pi na i caj t'rusit ik,mos na lodh mo.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509
    Perqindja(%)..tek titulli,ça kuptimi ka?
    Sikur te mos jete 44%,po te jete 5% ose 75%...ndryshon ndonje gje.
    Prishtina si kryeqtytet i Kosoves;nuk ka rendesi se eshte e madhe apo e vogel.(apo eshte thjeshte statistik).

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Regjistrimi, rrudhet Prishtina

    Nga rezultatet paraprake të regjistrimit të popullsisë rezulton se në kryeqytetin e Kosovës jetojnë rreth 200 mijë banorë, ose gati 2.5 herë më pak nga sa pretendohej.
    Por ende në Prishtinë ka qytetarë që për arsye nga më të ndryshmet nuk kanë mundur të regjistrohen, edhe pse procesi mbyllet zyrtarisht pas 6 ditësh.

    Ismajl Bekteshi është një qytetar që ka fëmijët në mërgim, të cilët ai thotë se nuk janë pranuar të regjistrohen nga personat në terren që po kryejnë procesin.

    “Kur erdhi zonja për të më regjistruar, regjistroi vetëm prindërit, por fëmijët jo”, deklaron Bekteshi.

    Ndërkohë, Enti Kosovar i Statistikave ka deklaruar se, nëse regjistrimet janë bërë në këtë mënyrë, duhet të ndërhyet që ato të shpallen të pavlefshme.

    top-channel

    ===

    Ja po vertetohet se ato shifra qe jipeshin me heret per numrin e banorve te Prishtines jan te tejrritura.
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Endri_
    Anëtarësuar
    16-02-2011
    Vendndodhja
    Tr
    Postime
    1,165
    Prishtina sa durrsi eshte .. mos them me e vogel.

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    nje po del se kjo qeveri ka dhe kishte perqellim ta mohoj numrin aktual te banorve shqiptar ne kosove qellimi ishte qe te behet nje ballancim me minoritetin serb qe jeton ne kosove

  14. #14
    Citim Postuar më parë nga Endri_ Lexo Postimin
    Prishtina sa durrsi eshte .. mos them me e vogel.

    E po ci ja ke fute kote tashi?


    Vetem Begu i Diellit esht me i madhe se Durrsi po ashtu edhe Prizereni Freizaj Peja Gjakova jane me te medha se Durrsi.

  15. #15
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Citim Postuar më parë nga Prishtina.C Lexo Postimin
    E po ci ja ke fute kote tashi?


    Vetem Begu i Diellit esht me i madhe se Durrsi po ashtu edhe Prizereni Freizaj Peja Gjakova jane me te medha se Durrsi.
    hahahaha... se c'i pelqen disave te kundershtojne kot...
    ja. shikoje ndryshimin.
    krahaso durresin, gjakoven dhe pejen...
    a po te duken me te medha se durresi??????????
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    
    Vasudhaiva Kutumbakam

  16. #16
    Citim Postuar më parë nga the admiral Lexo Postimin
    hahahaha... se c'i pelqen disave te kundershtojne kot...
    ja. shikoje ndryshimin.
    krahaso durresin, gjakoven dhe pejen...
    a po te duken me te medha se durresi??????????

    Te njejta duken por ti harrone nje gje shoki se gjakova peja dhe prizereni kane te pakten edhe nga 60 fshatra ndersa dicka e tille ase qe egzistone ne Shqiperi, Ne shqiperi e ter popullata esht perqendruar ne qytete.

  17. #17
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Citim Postuar më parë nga Prishtina.C Lexo Postimin
    Te njejta duken por ti harrone nje gje shoki se gjakova peja dhe prizereni kane te pakten edhe nga 60 fshatra ndersa dicka e tille ase qe egzistone ne Shqiperi, Ne shqiperi e ter popullata esht perqendruar ne qytete.
    te njejta duken??????? seriozisht e ke??? shikoje mire ore zoteri. si u dukkan te njejta.

    une ne kosove, vetem ne prishtine kam qene dhe nuk me eshte dukur edhe aq e madhe.
    sa banore ka prishtina sipas teje?

    pastaj c'eshte ky arsyetim???
    c'lidhje kane fshatrat ketu? kur flitet per qytetin, flitet per qytetin...

    60 fshatra...... pfffffff
    sa qenka prizreni sipas teje? sa los angeles?
    Vasudhaiva Kutumbakam

  18. #18
    Citim Postuar më parë nga the admiral Lexo Postimin
    te njejta duken??????? seriozisht e ke??? shikoje mire ore zoteri. si u dukkan te njejta.

    une ne kosove, vetem ne prishtine kam qene dhe nuk me eshte dukur edhe aq e madhe.
    sa banore ka prishtina sipas teje?

    pastaj c'eshte ky arsyetim???
    c'lidhje kane fshatrat ketu? kur flitet per qytetin, flitet per qytetin...

    60 fshatra...... pfffffff
    sa qenka prizreni sipas teje? sa los angeles?

    vetem ne prishtine kam qene dhe nuk me eshte dukur edhe aq e madhe.
    sa banore ka prishtina sipas teje?

    Esht shume tem e komplikum kjo se sa banore ka Prishtina jane disa faktore te cilet duhet marre parasyshe para se te thirrem ne ate se sa banor ka Prishtina nuk di sa te them Prishtina ka shum specifika te cilat duhet marre parasyshe dhe disa nga ato jane .

    Ne Prishtine ka shum njerz qe punojn por nuk banojn ne Prishtine.

    Ne Prishtine ka shum njerz qe Punojn dhe banojne ne prishtine vetem ditve te punes mirpo vikendeve ikin ne shtepit e tyre .

    Prishtina esht Tkurrur jo pake me planin e AHTISARIT disa nga periferit e Prishtines tashme jane pjes e GRAQANICES.

    Ky Regjistrim ka qen Katastrofale nga Infot qe kame nga disa familjare nuk ka shkuar askush per ti regjistruar dhe raste te tilla ka shum .

    Po ashtu prishtina ka edhe shum njerz qe jetojn jasht Prishtine ne Evrope dhe Amerike dhe kta nuk jan Regjistruar pasiqe Diaspora nuk esht perfshire ne Regjistrim.

    Nje fakte tjeter se ka shum njerz qe jetojn ne Prishtine mirpo jane te Regjistruar ne Fshatrat ato gjytetet tjera te kosoves prej nga edhe kane ardhur per te jetuar ne Prishtine.

    Mirpo nje gje esht e sigurt se brenda dites ne Prishtinen Frekuentojn mbi 500.000 njerz apo Gjysem Milioni.


    Ndersa une mendoje se Brenda Prishtines jetojn mbi 400.000 banore
    Ndryshuar për herë të fundit nga Prishtina.C : 16-04-2011 më 15:32

  19. #19
    Citim Postuar më parë nga the admiral Lexo Postimin
    te njejta duken??????? seriozisht e ke??? shikoje mire ore zoteri. si u dukkan te njejta.

    une ne kosove, vetem ne prishtine kam qene dhe nuk me eshte dukur edhe aq e madhe.
    sa banore ka prishtina sipas teje?

    pastaj c'eshte ky arsyetim???
    c'lidhje kane fshatrat ketu? kur flitet per qytetin, flitet per qytetin...

    60 fshatra...... pfffffff
    sa qenka prizreni sipas teje? sa los angeles?


    60 fshatra...... pfffffff
    sa qenka prizreni sipas teje? sa los angeles
    Ja sa per dijenin tende ket e di te sigurt Lipiani nje qytez ne Kosove ka 70.Fshatra

  20. #20
    Citim Postuar më parë nga the admiral Lexo Postimin
    te njejta duken??????? seriozisht e ke??? shikoje mire ore zoteri. si u dukkan te njejta.

    une ne kosove, vetem ne prishtine kam qene dhe nuk me eshte dukur edhe aq e madhe.
    sa banore ka prishtina sipas teje?

    pastaj c'eshte ky arsyetim???
    c'lidhje kane fshatrat ketu? kur flitet per qytetin, flitet per qytetin...

    60 fshatra...... pfffffff
    sa qenka prizreni sipas teje? sa los angeles?


    pastaj c'eshte ky arsyetim???
    c'lidhje kane fshatrat ketu? kur flitet per qytetin, flitet per qytetin...
    Si nuk ka lidhje ore keto fshatra bejn pjes ne qarkun e ketyre Qyteteve

    Qytetet e Kosoves jane te ndryshme nga Qytetet e Shqiperis

    Qytete e Kosoves perbehen nga Qyteti ,Periferia dhe Fshatrat

    Ndersa Qytetet e Shqiperis pebehen vetem nga Qytetet pasice nuk kane ase Periferi dhe ase Fshtra ndersa dihet se Qytetet e shqiperis nuk kane Fshatra dhe po ashtu dihet se te gjitha Fshtrat e shqiperis jane vetem Fshatra malore pa ndonje lidhje me Qytetet.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Hasan Prishtina [1873-1933]
    Nga AuGuSt_ në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 28-11-2011, 15:53
  2. Drenica
    Nga Foleja_ në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 181
    Postimi i Fundit: 14-01-2011, 00:30
  3. Tingulli 3
    Nga SUPERSTAR_N1 në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 94
    Postimi i Fundit: 15-12-2010, 12:16
  4. Çfarë është Prishtina për Shqipërinë?
    Nga Stefan07 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-05-2007, 11:14
  5. Mediat Ne Kosove
    Nga ARIANI_TB në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 26-03-2006, 19:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •