Close
Faqja 1 prej 2 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 20 prej 22

Tema: Ben Blushi

  1. #1
    kristiani Maska e krishterprizren
    Anėtarėsuar
    31-03-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    250
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Ben Blushi

    ROMANI I BEN BLUSHIT




    “Tė jetosh nė ishull” ėshtė romani befasues i Ben Blushit, i cili vjen nė letėrsi nga politika dhe pas njė pėrvoje tė gjatė nė median e shkruar.

    Duke e marrė temėn nga njė periudhė jo fort e njohur e historisė sė Shqipėrisė, fabula shtrihet nė gati katėr shekuj duke sjellė nė letėrsinė shqipe, personazhe tė njohur, ngjarje e data qė tė ēudisin pėr erudicionin e autorit, njohjen deri nė imtėsi tė epokės ku zhvillohen ngjarjet dhe tė zakoneve, traditave, organizimit tė jetės sė pėrditshme, e, nė mėnyrė tė veēantė, tė riteve e normave fetare qė rrjedhin nga Librat e Shenjtė.

    Njė Skėnderbe ndryshe nga ē’e njohim, mosmarrėveshjet e tij me princin Arianit Komneni dhe historia e familjes Komneni e parė nė disa breza, Ali Pashai i Tepelenės dhe qeverisja ekzotike e Janinės, konfliktet e tij me ēamėt e krishterė, lulėzimi dhe shkatėrrimi i Voskopojės i pėrshkruar pėr herė tė parė nė letėrsinė shqipe, luftėrat e shqiptarėve deri nė Kretė kundėr Turqisė, si dhe bėmat e Sabatai Zevit, ēifutit mė tė famshėm tė Perandorisė Osmane qė vdiq nė Berat, janė vetėm disa prej kulmeve qė tė mbajnė mbėrthyer pas leximit pėr tė ndjekur zhvillimet e mėtejshme dhe pėrfundimin e ngjarjeve.

    Por, linja mė dominuese nė roman qė do tė ngjallė, padyshim, debate e diskutime tė shumta mbetet procesi i gjatė dhe i ngatėrruar i islamizimit tė shqiptarėve tė pas pushtimit nga Turqia. Ishte paqėsor apo i dhunshėm ky transformim, u krye me dėshirėn e vetė shqiptarėve apo u detyruan nga masat shtrėnguese tė pushtuesve?! Si bashkėjetoi njė familje shqiptare e ndarė nė dy fe nė Shqipėrinė e shekullit XVIII?

    Lexoni romanin e Ben Blushit “Tė jetosh nė ishull”, me njė gjuhė, stil e rrėfim magjepsės.

    Njė roman qė pėrpiqet tė tregojė se si tė shoqėria shqiptare e pėrsosi instrumentin e bashkėjetesės fetare pėr t’i mbijetuar asimilimit dhe rrebesheve tė kohės.
    Zoti ėshtė dashuri

  2. #2
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anėtarėsuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,577
    Faleminderit
    0
    7 falenderime nė 7 postime
    Ajo qe mora vesh ishte se nje nga personazhet e kishte emrin Sali....
    Life's too short to remove USB safely.

  3. #3
    Perjashtuar Maska e Dragut
    Anėtarėsuar
    14-06-2006
    Vendndodhja
    Pėrtej Gramozit, gati pėr luftė
    Postime
    545
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Une mendoj qe libri i B. Blushit te vetmen merite qe ka, eshte thyerja e tabuse mbi mossharjen e fese ose e then ndryshe mbrojtjen e besimit tend. Ai nuk e ka fshehur asnjehere se ne cilen fe beson dhe se se cfare mendimi ka per nje fe tjeter.

    Ai liber duhet vleresuar per kete.

  4. #4
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Mosha
    39
    Postime
    1,187
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime
    Eshte nje roman qe nuk kalon dot pragun e mediokritetit letrar.Nje roman qe i ngjan romanit per nga ndertimi por qe nuk te le shijen e nje romani.Ne ate roman vetem per bashkejete fetare qe nuk flitet.Rethimi i shtepise se myslimanit te pare nga bashkefshataret e krishtere dhe djegia e Voskopojes nga myslimanet nuk tregon per bashkejetese fetare, por perkunder.Mendimet e Blushit reth Skenderbeut apo Ali Pashes jane shume larg te vertetave historike.
    A mund te flitet per bashkejete fetare ne ate roman kur shume nga personazhet myslimane jane mare nga personazhet e Islamit dhe se ne roman ka paralelizma edhe me jeten e Profetit Muhamed? !!
    Ben Blushi ka merite vetem se ka guxuar te shkruaje nje roman, por sesa vlere ka ai roman me duket pak e veshtire se mund ti rezistoje kohes.Thjesh do mbetet ne roman me nota mediokriteti.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Bel ami : 03-06-2008 mė 22:19 Arsyeja: gabime drejtshkrimore
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  5. #5
    Pasioni pėr shkencėn Maska e KILI MERTURI
    Anėtarėsuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropė
    Postime
    1,848
    Faleminderit
    8
    14 falenderime nė 10 postime

    Ben Blushi "Tė jetosh nė ishull"

    Para ca ditėsh mbarova sė lexuari tė shumė pėrfolurin , romanin "Tė jetosh nė ishull" tė Ben Blushit.

    Cfarė mbresa ju ka lėn juve ky roman.

    Kėsaj rradhe nuk po komentoi , por nėse shfaqet interes pėr diskutim , do tė jap mendimin tim pėr romanin.

    Kili

    SHQIPĖRIA ĖSHTĖ GJAKU IM QĖ NUK FALET

    NB!
    Titulli i temės doli keq, nuk e di pse, duhej tė ishte emri i autorit BEN BLUSHI.
    Nė dreq tė mallkuar tė gjithė antishqiptarėt dhe tradhtarėt e kombit!

  6. #6
    Pasioni pėr shkencėn Maska e KILI MERTURI
    Anėtarėsuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropė
    Postime
    1,848
    Faleminderit
    8
    14 falenderime nė 10 postime
    A ka kush qe e ka lexuar ket libėr?!!!!!!!

    Kili


    SHQIPĖRIA ĖSHTĖ GJAKU IM QĖ NUK FALET!
    Nė dreq tė mallkuar tė gjithė antishqiptarėt dhe tradhtarėt e kombit!

  7. #7
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anėtarėsuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,768
    Faleminderit
    0
    5 falenderime nė 5 postime
    Ezekiel 25-17.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,886
    Faleminderit
    54
    114 falenderime nė 104 postime
    ne hall je or kill merturi..

    romanin e ki lexue e sguxon me komentue..
    pse bre trim..

    po ku e kie ti hallin..

    ta thom u..

    si enveristo qosist.. qe je.. ti e sheh se ne roman te blushit.. ka nje linje qe ty te duket pak si anti-qos.. sepse meqe qosja babi yt.. e urrejke rugoven dhe kur ish gjall e tash qe ka dek.. e meqe rugova u cfaq si pro katalik.. i duhej qoses me u ba pahiri si pro musliman.. e meqe kadareja u cfaq si pro rugov vite te fundit ju desh qoses me u ba dhe anti kadare.. mirpo meqe blushi megjith bab eshte ne parti te enverit e te partis qe bashk me qos ben 97 ten.. pra politikisht ne nji gjiriz si blushi e qosja.. ather i ngrati kill sdi cka me fol..

    me sha muslimanizmin.. per hater te blushit qe e kan padron enveristet e kosoves.. mendon mos po del me nji shteg kunder me qosen qe po mbron muslimanizem per hesap te anti-rugov-kadareizmit te vet pathologjik..
    me e mbrojt.. muslimanizmin per hater te qoses prap ne hall se dhe blushi nuk mund te shahet sepse bab e bir e gjyshe.. ne nji gjiriz me qosen jan ne politik.. e ne 100 vjetor.. si dhe .. jan bashk 97-tsha..

    pra i mjeri kill sdi ka me ja mbajt..

    ne hall je or kill..

    bahu atdhear dhe do dish cka me fol.. or ti bashk mendimtar pojataxhijsh e ningjash te pritave.. te pabesa..


    blushi eshte vec nji hajn or ti.. dhe nji anti kombetar i eger..

    por..sa bahet nji cakall.. kali.. aq bahet nji enverist atdhetar..

  9. #9
    Pasioni pėr shkencėn Maska e KILI MERTURI
    Anėtarėsuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropė
    Postime
    1,848
    Faleminderit
    8
    14 falenderime nė 10 postime
    Hehehe Brari!=bari=coban=...

    Ti mė duket buk nuk han pa e pėrmend at coftinen!

    Je nė njė tem tjetėr kėtu!

    At temen pėr coftinen na e mbyllet se nuk e duruat tė vėrteten , dhe tani futesh edhe ktu pėr tė pėrzier temat, po nuk ke faj, se e kam kuptuar se nuk di tjetėr gjė pėrvec tė futesh lidhje e palidhje nėpėr tema e flet pėr njerėz tė mbuluar nga vdekja , pluhuri e turpi.

    Unė nuk pasna "guxim" tė flas pėr romanin e Blushit?!!!

    Po mė intereson , kush ta tha kėtė, se e mbaja fshehur! hahahaha!

    Lexoje romanin e pastaj hy nė kėt tem o truthatė, nėse tė lejon coftina ta bėsh kėtė punė!

    Sa pėr info unė respektoj Qosjen e Kadaren njėjėt.

    Kurse sa i pėrket coftinės , nuk e fus nė tė njejten fjali me ata tė lartpėrmendurit se nuk e meriton.

    Nuk je nė nivel qė tė bisedoj me ty o trupeshk!

    Futu aty ku i ki kolegėt komunista e antishqiptarė , se atje ta bėjn qefin.

    Kili

    SHQIPĖRIA ĖSHTĖ GJAKU IM QĖ NUK FALET!

    NB!
    NĖ KĖTĖ TEMĖ LE TĖ LAJMROHEN ATA QĖ KAN LEXUAR ROMANIN DHE KAN DICKA PĖR TĖ KOMENTUAR.
    Nė dreq tė mallkuar tė gjithė antishqiptarėt dhe tradhtarėt e kombit!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,886
    Faleminderit
    54
    114 falenderime nė 104 postime
    rugoven qe ti dhe enveristet e kosoves e quani coftin erdh me e percjell ne minus 25 grad krejt kosova.. dhe bashk me kosoven dhe krejt perfaqsuesit e vendeve.. qe me ushtrite e tyre e detyruan serbine te ike nga kosova..e te kthehet aty populli i kosoves..
    kte fat nuk do e kini asnji prej jush..
    si minj gjirizash kini me perfundue..
    kadareja ju bashkua rugoves kurse per shefin tend .. qosen tha kam neveri per at pis..

    ti e ke lexu blushin sepse si enverist e ndjen llojin tend.. pra dhe blushin e baben e tij.. i ke per zemer sepse ju bashkon anti-shqiptaria..
    feja jote eshte shtazeria.. o vegla te arkanit..

  11. #11
    Pasioni pėr shkencėn Maska e KILI MERTURI
    Anėtarėsuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropė
    Postime
    1,848
    Faleminderit
    8
    14 falenderime nė 10 postime
    Debillat si ti bari= apo njeri qe han bari... nuk din ma shumė, nuk ta zė pėr tė madhe.

    Pėr arkanna e millana jeni ju, ski ka i ikė o klush shkine.

    Ti dhe gjaku i llojit tėnd i pėrzier me shkije, vėrtetohet shumė lehtė.

    Ju pėrdorni politiken e gjakut shka.

    Ata , pra tė tutė , shkijet e paten dresiru(si qenin) coftinen dhe pasardhėsit e tij si puna e jote , qė me vepru nė atė mėnyr qė gjat gjith kohėt tė gjejnė mbiemra pėr kundėrshtarėt.

    Tash e keni gjet enverizmin, hahahah

    Jeni tė paparė!

    Kan mbaruar mė heret:irridentistat, shovenistat , bile patet shku deri te termi kanibalizėm.

    Kjo cfarė bėni , ti me mbeturinat e errėta tė coftnes, nuk ėshtė tjetėr veq shkolla e shkijeve.

    Fol me tė tjerėt qė nuk e njohin sojin tėnd , se unė ju njoh mirė , o klysh shkau!

    Kili

    SHQIPĖRIA ĖSHTĖ GJAKU IM QĖ NUK FALET!

    NB!
    NĖ KĖTĖ TEMĖ LE TĖ LAJMROHEN ATA QĖ KAN LEXUAR ROMANIN DHE KAN DICKA PĖR TĖ KOMENTUAR.

    HAPE TEMEN PĖR COFTINEN O COFTAN , ATJE BĖJM LLAFE PĖR COFTINA SI TI E LLOJI YTĖ
    Nė dreq tė mallkuar tė gjithė antishqiptarėt dhe tradhtarėt e kombit!

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,886
    Faleminderit
    54
    114 falenderime nė 104 postime
    kill..

    a ban me na kallxue ne se nuk e ke sekret..

    ku ne cilin qytet a shtet a librari e bleve romanin e blushit?
    sa kushtonte?

  13. #13
    Pasioni pėr shkencėn Maska e KILI MERTURI
    Anėtarėsuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropė
    Postime
    1,848
    Faleminderit
    8
    14 falenderime nė 10 postime
    brari=bari...

    TI VEC E KE NĖNSHKRUAR ME MILLOSHEVIQIN, A PO TĖ KUJTOHET?! (1999)

    Kili

    SHQIPĖRIA ĖSHTĖ GJAKU IM QĖ NUK FALET!

    Mbasi qė ti nuk e mban sekret tradhtin ndaj kombit , qe po tė tregoj:
    Nė Pejė , Kosovė.
    Cmimi ėshtė univerzal gjthkund. Ti nuk e ki lexu (sepse nuk do tė bėje pyetje pėr cmimin!), veq ki ndėgju pi dikuj pėr tė , kėshtu bėn fara jote .
    Nė dreq tė mallkuar tė gjithė antishqiptarėt dhe tradhtarėt e kombit!

  14. #14
    Pasioni pėr shkencėn Maska e KILI MERTURI
    Anėtarėsuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropė
    Postime
    1,848
    Faleminderit
    8
    14 falenderime nė 10 postime
    Nga kopertinat e librit.

    “TĖ JETOSH NĖ ISHULL” BEN BLUSHI
    Roman

    Duke marrė temen nga njė periudhė jo fort e njohur e historisk sė Shqipėrisė, fabula shtrihet nė gati kater shekuj duke sjellė nė letėrsinė shqipe , personazhe tė njohura, ngjarje e data qė tė cudisin pėr erudicionin e autorit, njohjen deri nØimtėsi tė epokės ku zhvillohet ngjarja dhe tė zakoneve, traditave, organizimit tė jetės sė pėrditshme, e , nė mėnyrė tė vecantė , tė riteve e normale fetere q rrjedhin nga Librat e Shenjtė.
    Nja Skenderbe ndryshe nga c`e nnjohim,mosmarrėveshjet e etijė me princin Arianit Komneni dhe historia e families Komneni e parė nė disa breza, Ali Pashai i Tepelenės dhe qeverisjaekzotike e Janines, konfliktet e tij me camėt e krishter, lulėzimi dhe shkatėrimi i Voskopojes i pėrshkruar pėr her tė parė nė letėrsin shqipe. Luftėrat e shqiptarėve deri nė Kretė kunder Turqisė, si dhe bėmat e Sabatai Zevit, cifutit mė tė famshėm tė Perandoris Osmane q vdiq nė Berat, janė vetėm disa prej kulmeve q tė mbajnė mbėrthyer pas leximit pėr tė ndjekur zhvillimet e mėtejshme dhe pėrfundimin e ngjarjeve.
    Por , linja mė dominuese nė roman qė do tė ngjallė , padyshim , debate e diskutime tė shunta mbetet provesi i gjatė dhe i ngatėrruar i islamizmit tė shqiptarėve tė pas pushtimit nga Turqia . Ishte paqėsor apo i dhumshėm ky transformim , u kry me dėshiren e vetė shqiptarėve apo u detyrua nga masat shtrėnguese tė pushtuesve?!
    Si bashkėjetoi njė familie shqiptare e ndarė nė dy fe nė Shqipėrin e shekullit XVIII?
    Lexoni romanin e Ben Blushit “Tė jetosh nė ishull” , me njė gjuhė, stil e rrėfim magjepės.

    Njė roman q pėrpiqet tė tregojė se si shoqėria shqiptare e pėrsosi instrumentin e bashkėjetesės fetere pėr t`i mbijetuar asimilimit dhe rrebesheve tė kohes.

    Fatmir Toci

    Kili

    SHQIPĖRIA ĖSHTĖ GJAKU IM QĖ NUK FALET!
    Nė dreq tė mallkuar tė gjithė antishqiptarėt dhe tradhtarėt e kombit!

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anėtarėsuar
    22-10-2005
    Postime
    2,661
    Faleminderit
    23
    14 falenderime nė 14 postime

    Te jetosh ne ishull -fragmente

    Fragmente nga rromani "tė jetosh ne ishull"(faqe 102)
    Nga kėto fragmente do tekuptoni permbajtjen e rromanit dhe pa e lexuar atė.

    -Ka treind vjet qe turqit i detyrojne shqipetaet me shpate dhe taksa qe te tradhetojne krishterimin.Sa familje shqipetaresh kanė paguar taksen e gjakut,devshirmene dhe kanenisur djente e mitur jenicere ne ushtrine osmane?Sa familje te tjera detyrohen te paguajne te dhjetėn e te korrurave te tyr pėr harac,qe tė mos bėhen turq?Sa te tjerė paguajne taksen e tokes ,Xhizvene,te cilėn taksidaret ua rrejepin te krishtereve?A mund te mohosh se te krishtereve nuk u merret parasysh padia tek kadiu musliman?A mund te mohosh se familjet e krishtera duhet te japin qemijen peng qe turqit ti besojnė atyre dhkjo quhet taksa e sinqeritetit?A mund te mohosh se qe nga Shkodra ne Elbasan tregetareve te krishtere nuk i lejohet te hapin dyqan ne pazaret e qytetit?A mund te mohosh ti se fashatareve te krishtere ne Vlore u grabiten tokat nga bejleret muslimane?A mund te mohosh ti se vajzat e krishtera detyrohen te vendosin ferexhene qe dhjetė vjeē ndryshe nuk i lejohet te dalin ne rrugė?A e di ti se ne Berat njė grua e krishtere qe nuk mban perce dhe nuk i mban duart te mbledhurakur ecėn,denohet si e perdale ngaburrat muslimane?A e di ti se titujt dhe gradat i jepen vetėm muslimaneve megjithėse te krishteret jetojne ne te njėjtėn perandori me ta?A e di ti se sa familje te mėdha shqipetare ne kėto dyqind vjet u detyruan te nderronin fenė s ndryshe do tė humbisnin gradat dhe ofiqet e tyre sebashku me pronat?A e di ti se pas vdekjes se Skenderbeut sulltan Murati nxorri njė dekret qe tegjithe shqipetaret te bėheshin synet me pahir pėr te lare sipas tij tradhetine e Skenderbeut?A e di se para disa vitesh njė prift ne Mirdite u kap dhe kur nuk pranoi te bėhej musliman u denua me vdekje?A e di ti se turqit i japin te drejtė vetes te shajne si tė duan Krishtin ,por po u shave Muhamedin te djegin te gjallė siē bene me njė te krishtere ne Korce?A e din ti se ci ndodhi Gjergjit ne Janine?Gjergji ishte sherbetor tek njė efendi i pasur.Puna e tij ishte qe ti mbante te zotit cibukun dhe rrogozin e faljes.Kur i zoti shkonte ne xhami te falej Gjergji rrinte tek dera sepse te krishteret nuk lejoheshin te hynin brenda.Efendiu qe e therriste Gjergjin Mustafa,ne sytė e muslimaneve njė ditė i kerkoi ta fuste nexhami dhe ky nuk pranoi,por efendiu e futi me force.kur e moren vesht muslimanet e tjerė u bene si te terbuar se e quajte si fyerje ndaj islamit.gjergjin e gurgosen dhe e torturuan pėr tu bėrė musliman por ai nuk pranoi dhe vdiq nga torturat.por dhimbja e tij nuk mbaron kėtu sepse turqit kerkuan qe fėmijėt e tij te bėheshin musliman.por gruaja e tij nuk pranoi dhe qe ti shpetonte ,deklaroi se fėmijėt nuk i kishte me Gjergjin.dhe natyrisht kopilet nuk meritojnė te bėhen muslimane,apo jo?Kėshtu shpetuan fėmijėt e shkrete pėr te ruajtur fenė e tyre duke humbur babane dhe nderin e nenes se pa perlyer.Ja pra pėrse u be Ibrahimi musliman.
    (Faqe 104)-1-Tė krishteret nuk duhet te ndertojne kisha ne territorin musliman.te krishtret duhet te mbajnė dyert hapur pėr muslimanet dhe ti strehojne ato falas deri ne tre ditė.te krishteret duhet ti lirojne vendin muslimaneve kur kėto janė te pranishem.Ato nuk duhet te mbajnė rroba apo zbukurime tė njėjta me ato te muslimaneve.Ato nuk duhet te pėrdorin emra musliman.Ato nuk duhet te ecin mbi kuaj me shale e kapister.Nuk duhet te mbajnė shpate,shigjeta harqe apo Nuk duhet te mbajnė kurrė unaze me gurė te cmuarar.Nuk duhet te shesin vere dhe tė mos e pine atė ne mexhlis.Nuk duhet te blejne shtepi ne lagjet e muslimaneve.Nuk duhet te varrosin te vdekurit ne varrezat e muslimaneve.Tė krishteret nuk duhet te ankohen kur kanė fatkeqėsi apo te derdhin lote kur i vdesin te afermit.Ata duhet te rrine ne kėmbė kur te paguajne taksen dhe taksidari duhet te rrije ulur.Rruga e lagjes se te krishterit duhet te jetė e ngushtė.I krishteri duhet te beje njė shenjė ne deren e shtepise ne mėnyrė qe njerzit ta njohin dhe tė mos luten pėr te.Kalifi nuk u mjaftua me kaq por i dha te drejtė ēdo muslimani te vriste te krishterin qe sipas tij i kishte shkelur kėto rregulla.Perese nuk behesh njė ditė i krishter qe te shijosh parajsen e Kalifit, Omar?Nejse ti nuk ke kaq shume shije por mė thuaj tani pėrse u be Ibrahimi musliman?......Duke folur Araniti kishte nxjerre nga poshte velenxes dhe doren tjetėr dhe Ali Tepelena pa unazen e Halil Patrones qe ia shtypte rrudhat mbi lekuren e gishtit......
    ...--------------------------------------------------------------------------------
    Fragmente na rromani-Tė jetosh ne ishull
    Ju jetoni ne njė ishull pa e ditur filloi tė fliste Isaku .Ishulltaret janė njerėz te vetmuar dhe vetmija i ka bėrė te nendojne.Ato kanė vetėm njė qėllim qe te shpetojne ishullin e tyre nga stuhite dhe pushtuesit..Pėr tja arritur kėsaj ato perdornin c’do dredhie dhe kur derdhite nuk pinin ujė ato perdornin luftėn.Por lufta ėshtė arma e fundit qe perdornin pasi i kne afruar te huajve paqen,qetesine,strehim dhe mėnyrėn e tyre te jetėsės.Ka shumė udhetare qe thonė se njerzit e ishujve janė mikprites.Ne fakt kjo ėshtė njė dredhi qe ato e kanė pėrsosur me mijra vjet,pėr te shpetuar atė pak toke qe kanė nga piratet dhe deti..Ishulltaret kanė njė rregull.Ato ti pranojnė te huajt dhe njerėzitė qe vijnė nga deti ,vetėm nėse kėto mesojne notin.Pas notit ato u mesojne te huajve peshkimin,pastaj u mesojne site ndertojne varka me vela dhe anije,pastaj si te gatuajne peshkun,pastaj site ngrėnė njė dige pėr te zbutur egrsine e detit qe kafshon ishullin dhe pastaj se si te ushqehen ne dimer me durim dhe pastaj sesi gjete veres te ruajnė ushqim pėr dimrin tjetėr..kur ihuaji i ka mėsuar tegjitha kėto ai e pa e kuptuar ėshtė bėrė njė ishulltar iri qe si te tjerėt dhe ky mendon si te ruaj ishullin e vet duke perdorur mjeshterine qe i mesuan te parete vet..Voskopoja ėshtė njė ishull i krishtere,i cili i ka shpetura deri sot pushtimit duke perdorur kėto dredhi.Muslimanet kėtu janė si te huajt .Ne qoftėse i sulmon ,ato do tė sulmojne sepse deti i ka hedhur ne kėtė ishull dhe ato skane se si te kthehen me prapa.Luften e fiton me kollaj ai qe don te shkaterroje sesa ai qe do tė mbroje..Tė shkaterrosh ėshtė me lehtė dhe prandaj Turqit kanė pase vetėm fitore ne tokat tona. Njeriu qe mbron ėshtė i kujdesshem si ne ,sepse ai nuk do qe duke luftuar kalldermet te prishen,te digjen shtepite,kishat te zbrazen,te vishen pasurite.Ai qe shkaterron nuk mendon kėto pasi ai s'ka asnjė ndjenjė pėr tokėn qe ka vendosur te pushtoje.E do me ēdo kusht atė toke me shtepi pa shtepi me kisha e pa kisha me njerėz dhe pa to.Ne qoftė se do tė vazdojme luftėn dashurija qe kmi pėr qytetin ,pėr c’do gurė e sokak,ku jemirritur dhe jemi bėrė burra,do tė na beje me te dobėt. Muslimanet nuk kanė akoma dashuri pėr Voskopojen dhe janė gati te shkaterrojne c’do gjė vetėm te mbeten kėtu .Ata e dinė se njė qytet i djegur dhe i shkaterruar ehte me mimire se njė mal apo fushe nga kanė ardhur,e qe i duhet te kthehen nėse humbasin luftėn.Pėr te shpetuar ishullin duhet timesojme te huajve te sillen si ne..duht ti bindim ato se do tindajme pasurite dhe artin tonė me to.Ne ket mėnyrė fėmijėt e tyre do tė rriten duke shkuar neshkolla ,do tė mėsojnė se toka ėshtė ushqim i trupit,dhe perendija burim i shpirtit,do tė mėsojnė zanatet tona... E kur ti kenė mėsuar tė gjitha kėto ,ato nuk dote kenė me interes te shkaterrojne qytetin e tyre ,pėrkundrazi do luftojne bashke me ne pėr ta mbrojte se kėshtu do tė ruajnė shtepite e pasurite e tyr.E shoh qe do tju dukete pa denjė por unė i shofqe tani ditėn kur muslimanet do tė mbrojne kishat tona.. Femijet e tyre qe do tė jenė ngrohur si zogjte nėn levozhgen e vezes se pashkes dhėnė vere kryqet e kishave do tu bėjnė hije ,pleqeve te perveluar nga vapa.
    Muslimanet e voskopojes janė akoma si tė huaj ne ishull.Janė te eger te hutuar dhe te uritur.Vetėm njė gjė nuk mund te pranojnė ata te kthehen mbrapa duke rrezikuar te zhyten ne thellesine e detit.Ne qoftėse i japim pėr te ngrėnė ,i jep njė strehe,dhe i meson notin,ato do tė zbuten dhe dote punojnė pėr te pasur ato qe i kemi dhe ato nuk i kanė, sepse nuk mund ti sillnin nga deti. nuk mund ti sillnin nga deti.
    Por ka dhe diēka tjetėr .Muslimanet e voskopojes janė shqipetare siē jemi dhe ne.Gjysherit e tyre kanė qenė te krishtere,por fashatrat e tyre ku kanė jetuar nuk kanė pasur pasurinė e Voskopojes dhe prandaj u bene musklimane duke besuar se islami do tu sillte at qe u mungonte..Sot janė me te varfer por nuk mund te kthehen me mbrapa sepse islami esht shteti dhe shteti ėshtė ushtria dhe ushtria ėshtė forca dhe forca ėshtė trupi dhe trupi ėshtė shpirti dhe shpirti ėshtė islami.Ata janė muslimane por akoma nuk janė turq.Ne qoftėse ishulltaret do ti zbonin te huajt ,ata e dininse piratet do ti merrnin ata dhe bashke me to do tė vinin te pushtonin ishullin..........Kėshtu kanė gabuar shumė burra te mencur para nesh,pa e kuptuar se duke i quajtur turq shqipetaret muslimane ,ne fakt i kanė hedhur ato si arme ne duart e turqeve.Me kėto duar turqit kanė pushtuar fshatrat dhe qytetet tona..Ne te vėrtetė shqipetaret luftuan kundėr shqipetareve,dhe njera pale besontese lufteonte kunder turqeve dhe pala tjetėr ngushellohej se luftonte kundėr grekeve.Kesisoj nuk ka mbetur asnjė pellembe Shqipėri ,kujdo qe fitonte i thohej se fitoi si turk dhe kujdo qe humbete i thohej qe humbi ngaqė ishte grek.

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e ardis
    Anėtarėsuar
    12-02-2008
    Vendndodhja
    athine
    Postime
    213
    Faleminderit
    1
    0 falenderime nė 0 postime
    edhe une sapo e lexova ,ishte nje liber fantastik, tipik shqiptar i thjeshte per tu kuptuar,pa fjale te huaja coroditese,gjithesesi me pelqeu shume

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-10-2007
    Postime
    6
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    http://www.megaupload.com/?d=IS7UBC90


    Verzion i plote. ne PDF. Ebook.

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    afėr kojshisė
    Postime
    226
    Faleminderit
    1
    7 falenderime nė 6 postime
    o BRARI, po ēka lodhesh me iu mush menden fanatikeve qe per nji dhi ndrruen fe e kan frike edhe sot me pohue te verteten. Diku Edith Durham, ne librin "Brenga e Ballkanit" shkruen se, kur etnografe evropian shkonin ne Veri te Kosoves, sidomos Mitrovice, dhe i pyesnin vendasit se ē' etniteti i perkisnin, ata pergjigjeshin:"turq". " Kaq shume u kishte hy frika nga pushtuesi,- vazhdon Durham,- sa mohonin etnitetin...". E, me kete mohim te etnitetit, vazhdojne edhe sot nji pjese e kosovareve. Per fat paten nji Rrugove me iu diftue"rrugen" e vertete, po dalin "qose" pa qime me i ba shqiptaret, ata t'Kosoves, gjysemshqiptare e gjysem aziatik, si puna e gjysmagjelit te perrallave shqiptare a carmaminit ( gjysem zog e gjysem mi). Zot na ruej prej ketyne "akademikeve"!

  19. #19
    Pasioni pėr shkencėn Maska e KILI MERTURI
    Anėtarėsuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropė
    Postime
    1,848
    Faleminderit
    8
    14 falenderime nė 10 postime
    VETVENDOSJE! DO TA BEJĖ SHQIPĖRIN!

    Kili
    SHQIPĖRIA ETNIKE ĖSHTĖ GJAKU IM QĖ NUK FALET!
    BAC, U KRYMB!

    Tipke per "shqiptarė"
    Nuk lexojn libra , dokumente bile as deklarat , po thashetheme te kafeve dhe dalin nė forum e na shesin mend!
    Nė dreq tė mallkuar tė gjithė antishqiptarėt dhe tradhtarėt e kombit!

  20. #20
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,593
    Faleminderit
    0
    43 falenderime nė 42 postime
    Ben Blushi - Te jetosh ne ishull

    K1
    Ishte njė ditė e nxehtė dhe njerėzve nuk u hahej mish. Pazari ishte zgjuar i pari dhe pas tij ishte zgjuar qyteti. Zakonisht, qyteti lodhej nė pazar dhe ēlodhej nė kishė. Por ishte e diel dhe jo tė gjithė punonin. Ishte njė ditė pazari dhe jo tė gjithė shkonin nė kishė. Fshatarėt kishin ditėn e tyre tė punės. Qytetarėt kishin ditėn e kishės dhe tė pazarit. Gratė dilnin nga mesha e mėngjesit, shkonin nė pazar, ku i frynin trastat si gjinj, dhe pastaj ktheheshin nė shtėpi. Kur ato vonoheshin pas gjėrave tė panevojshme, fėmijėt i prisnin me gojė hapur. Burrat pinin duhan nė hije dhe shikonin gratė. Kafshėt rrinin nė diell dhe, duke pritur tė shiteshin, shikonin burrat. Ata qė kishin vapė freskoheshin nė liqen. Por qyteti ishte nė mes tė maleve dhe jo tė gjithė dinin not. Deri kur u mbyll pazari ai nuk i shiti dot dy delet e tij. Mblodhi paratė qė kishte fituar dhe u nis. Xhamia ishte nė tė dalė tė qytetit. Nė dimėr ajo rrugė ishte e pushtuar nga balta, por atė ditė bėnte zheg dhe toka digjte mbi kokė dhe nėn kėmbė. Dera e xhamisė ishte e mbyllur. Ai trokiti me njė gur mbi portėn e vogėl. Imami u shfaq pas pak duke lidhur tyrben mbi kokėn e rruar. Alekum Selam. Mirėdita, i tha ai. Dua tė bėhem mysliman. Urdhėro, e ftoi imami. Je i pari qė vjen sot. Tė krishterėt merren me tregti tė dielave. U fut brenda dhe pati ftohtė. U ulėn tė dy pėrballė njėri-tjetrit mbi njė rrogoz, i cili nė anėn e tij dukej mė pak i pėrdorur. Xhamia ishte bosh. Dielli hynte me zor nga katėr kamare tė vogla, tė shpėrndara nga njė nė ēdo faqe muri. Nė njė cep tė errėt mezi dukej njė tenxhere e madhe dhe pranė saj bukė dhe disa kokrra ullinj. Je nė shtėpinė e Zotit, i tha imami, si pėr t’i thėnė mos u habit. A ha Zoti ullinj, qeshi ai duke u pėrpjekur ta ngrohte xhaminė me shaka. Imamit nuk i lėvizi asnjė muskul. Ullinjtė i ha unė. Doktorėt thonė se bėjnė mirė pėr veshkat. Pse do tė vish nė Islam, e pyeti thatė imami, pa e lėnė tė vazhdonte udhėtimin e tij nėpėr muret bosh tė xhamisė. Aliu iu pėrgjigj se nuk kishte ndonjė shkak, por mendonte se Islami ėshtė njė gjė qė duhet provuar. Unė fitoj sa pėr t’u ushqyer, nisi tė shpjegonte. Nuk kam ndonjė arsye tė veēantė. Islami ėshtė feja e Perandorisė dhe unė e respektoj si njė shtetas i rregullt. Nga Islami vijnė ligjet, taksat, ushtria dhe drejtėsia. E kėto nuk mund t’i zbatosh si duhet po nuk njohe burimin e tyre tė vėrtetė. Shpejt ose vonė, tė gjithė do tė bėhen myslimanė. Babai mė ka thėnė qė punėn e sotme mos e lėr pėr nesėr. Unė zgjohem herėt nė mėngjes, si kafshėt qė shes dhe shėroj, prandaj nuk e kam vėshtirė tė falem nė oraret qė pėrcakton feja juaj. Njoh shumė tė tjerė qė do tė ishin bėrė myslimanė nė qoftė se do tė kishin regjimin e bagėtive. Sa vjeē je? Tridhjetė e nėntė i mbusha nė korrik. Ka myslimanė tė tjerė nė fshatin tėnd? Jo, tha ai, unė do tė jem i pari. Njeh ndonjė mysliman tjetėr? Kroi kokėn dhe u kujtua. Njoh Ali Tepelenėn. Ē’ėshtė ky, tha imami. Aliu ėshtė kusar. I zė pritė karvanėve dhe grabit ushqime, mallra dhe kafshė, qė pastaj i shet. Kohėt e fundit ka marrė njė titull nga Stambolli dhe trimat e tij e thėrrasin dervenxhi. Tani kontrollon rrugėt dhe grykat nga kalojnė karvanėt dhe i ka bėrė zap gjithė kusarėt e tjerė. Askush nuk vjedh dot pa lejen e tij. Para disa muajsh u fsheh nė shtėpinė time se e ndiqnin ushtarėt e Kurt Pashės pėr ta vrarė. Kuajt i sjell tek unė pėr t’i shėruar dhe prandaj jemi njohur. A tė ka folur Aliu pėr Islamin? Po. Njėherė ai mė tha se sikur Muhamedi tė ishte shqiptar, grekėt do ta kishin vrarė atė. Imami nuk lėvizi, por diēka mėrmėriti. Nė qoftė se Muhamedi do tė ishte shqiptar, grekėt do tė ishin ēifutė dhe ēifutėt nuk e vranė dot Muhamedin. Megjithatė, Muhamedi nuk mund tė ishte shqiptar. Tė gjithė profetėt kanė lindur nė shkretėtirė aty ku nuk ka ujė dhe nuk ka dimėr. Ne kemi shumė ujė dhe shumė dimėr. Imami futi dorėn poshtė rrogozit dhe nxori njė libėr tė verdhė me shkronja tė mėdha arabe. Ky ėshtė Kurani. Ėshtė libri me porosi qė Allahu i dha Muhamedit pėrmes tė dėrguarit tė tij, engjėllit Xhebrail. Kėtu tregohet se ēfarė duhet tė bėjė njė mysliman. Dhe po ashtu se ēfarė nuk duhet tė bėjė. Mos harro se gjėrat qė nuk duhet tė bėsh, janė mė tė rėndėsishme se ato qė duhet tė bėsh. Kurani ėshtė libri i ndalimit dhe jo i lejimit. Ti nuk mund ta lexosh Kuranin, por unė do tė tė them disa gjėra, tė cilat, nėse i pranon, do tė tė dallojnė ty nga tė tjerėt, nga tė pafetė. Islam do tė thotė paqe. Paqja mund tė mbretėrojė mes njerėzve nėse ata i dedikohen Allahut dhe ndjekin rregullat qė ai ka pėrcaktuar. Kėto rregulla Zoti ia tha Muhamedit qė ky t’ia thoshte njerėzve. Muhamedi shkroi Kuranin, megjithėse deri 40 vjeē nuk dinte as shkrim, as kėndim, njėsoj si ti sot. Kjo ėshtė njė nga dėshmitė se ai ishte i dėrguar i Allahut, porositė e tė cilit pėr herė tė parė i erdhėn rreth vitit 610 kur ai jetonte nė Mekė, me gruan e tij Hatixhe. Gjatė jetės sė tij Muhamedi pati shumė gra tė tjera. Kur ai vdiq, nė prehrin e gruas sė tij mė tė dashur Aishes, Meka, Medina dhe shumica e Arabisė kishin pranuar Islamin. Kurani i ka njohur tė gjithė profetėt e tjerė pėrpara Muhamedit, pėrfshi Musain, profetin e ēifutėve dhe Isain e tė krishterėve. Por Muhamedi ėshtė profeti i fundit. Prandaj dhe Islami ėshtė feja e vetme e Allahut. Qėllimi i profetėve tė tjerė ka qenė tė paralajmėronin dhe tė bėnin gati botėn pėr misionin e Muhamedit, kėshtu qė tė krishterėt e kanė detyrim qė tė kthejnė fenė e tyre nė Islam. Jezu Krishti po tė ishte gjallė do t’i bashkohej fesė sė Muhamedit. Imami ndaloi dhe e futi Kuranin nėn rrogoz. Kėto qė po them duhet t’i dish sepse tė krishterėt e fshatit do tė tė prozvalin dhe do pėrpiqen tė tė poshtėrojnė kur t’u thuash se je mysliman. Mos u mėrzit. Tė gjithė profetėt janė sharė nga fshati i vet. Ti mė the se do tė bėhesh mysliman. Unė tė pyeta pse. Mė the se Islami ėshtė njė gjė qė duhet provuar sepse herėt apo vonė tė gjithė do tė vijnė nė Islam. Kjo ėshtė e vėrtetė. Njė ditė, tė gjithė do tė bėhen myslimanė. Por jo pėr arsyet qė the ti. Unė do tė t’i jap arsyet, ti do t’i jetosh dhe mė pas do t’ia japėsh tė tjerėve. Islami ka pesė kushte. Nėse ti i pranon, atėherė je mysliman. I pranoj, tha ai me njė frymė. Ishte ftohtė dhe drita e diellit nga kamaret e xhamisė kishte nisur tė dobėsohej. Duro, i tha imami. Do tė t’i them njė nga njė. Ngrihu nė kėmbė. Ai u ngrit dhe pas tij u ngrit dhe imami. Gjysma e fytyrės i ndriēohej akoma nga drita e pasdites. Gjysma tjetėr po kridhej gradualisht nė errėsirė. Islami dhe Krishterimi janė si hėna dhe dielli, mendoi ai. Tė dyja kanė marrė pėrsipėr tė ndriēojnė botėn, por kur njėri ikėn vjen dita dhe kur ikėn tjetri vjen nata. Tani jam nė muzg. Dielli me hėnėn po ndėrrojnė vendet si Krishterimi me Islamin nė shpirtin tim. Deri nė fund tė jetės do tė pėrpiqem tė kuptoj kush ėshtė dielli dhe kush ėshtė hėna nga tė dy, u zotua ai me vete dhe u pėrqendrua prapė tek imami, fytyra e tė cilit kishte hyrė nė hije. A pranon se nuk ka Zot tjetėr veē Allahut dhe se Muhamedi ėshtė robi dhe i dėrguari i tij? Bota ėshtė mė e qetė tani qė e udhėheq vetėm njė Zot. Nė kohėn e grekėve tė lashtė kishte shumė zota qė bėheshin xhelozė pėr njėri-tjetrin dhe bota ishte lėmsh. E pranoj, tha ai. A pranon t’i falesh Allahut, pesė herė nė ditė namaz? E pranoj, por ē’mė ndodh nėse falem gjashtė herė? Nuk tė ndodh gjė, i tha imami, por nuk duhet ta bėsh. Nė fillim Zoti i tha Muhamedit se myslimanėt duhet tė faleshin pesėdhjetė herė nė ditė, por Musai, profeti i ēifutėve i tha Muhamedit t’i kėrkonte mė pak falje sepse kjo do tė ishte e lodhshme pėr besimtarėt. Pas shumė kėrkesave qė bėri Muhamedi, numri i faljeve u vendos tė ishte pesė. Kjo nė saje tė ēifutėve qė bėjnė tregti edhe me faljet pėr Zotin. Ka pasur tė drejtė Musai, i tha ai. Pesėdhjetė herė nė ditė do tė thotė qė mos bėnim asgjė tjetėr, por veē tė faleshim. Allahu na i njeh dobėsitė tona, prandaj korrigjon ndėshkimet, sqaroi imami dhe vazhdoi. A pranon tė mbash ramazan? Ē’ėshtė ramazani, pyeti ai. Ramazani ėshtė muaji i nėntė i vitit. Ėshtė muaji kur Muhamedit iu shfaq pėr herė tė parė engjėlli me porositė e Allahut. Ky ėshtė dhe muaji i agjėrimit, muaji kur myslimanėt i dedikohen Zotit tė tyre, duke mos ngrėnė, duke mos pirė dhe duke mos i prekur me dorė gratė e tyre. Ramazani pėrbėn agjėrimin kryesor, ndėrsa gjatė vitit Islami ka edhe shumė lloje tė tjera agjėrimesh, si agjėrimi i muajit tė shabanit, agjėrimi i gjashtė ditėve tė muajit sherval, qė ėshtė muaji qė vjen pas ramazanit, agjėrimi i ditės sė ashures, agjėrimi i xhumasė, i ditės sė premte etj. kėto do t’i mėsosh me kohė dhe unė do tė tė kujtoj herė pas here, por mos harro se agjėrimi i ramazanit ėshtė kusht pėr ty si pėr ēdo mysliman tjetėr. Gjatė ramazanit as duhet tė shash, as tė bėrtasėsh, as tė zihesh, as tė shpifėsh apo tė theshmosesh. Nėse tė godasin, mos u kthe dorė dhe thuaju se je nė agjėrim. Agjėrimi ėshtė shkėputja e njeriut nga kėrkesat e trupit, nga stomaku dhe epshet qė ndjellin gratė. Ramazanin do ta nisėsh pas disa ditėsh, sapo tė shikosh hėnėn e re tė muajit shtator. Po nė qoftė se ka re si ta dalloj hėnėn, pyeti ai. Asnjė re nuk mund tė ndalojė takimin e njė myslimani me Zotin e vet, u pėrgjigj imami. Tė krishterėt hanė diēka kur agjėrojnė, pyeti prapė ai. Si mund tė duroj njė muaj pa ngrėnė? Tė krishterėt agjėrojnė 40 ditė rresht pėrpara Pashkės dhe po ashtu gjatė vitit kanė agjėrime tė tjera. Megjithatė, ti mund tė hash dy herė nė ditė. Do hash diēka tė ėmbėl, mundėsisht hurma me ujė kur perėndon dielli, dhe ky ėshtė iftari. Pastaj do falėsh namazin e mbrėmjes. Ndėrsa nė mėngjes, kur fillon agimi, gjithnjė pėrpara namazit tė parė, mund tė fusėsh njė kafshatė nė gojė dhe ky ėshtė syfyri. Agjėrimi ėshtė sakrifica mė e madhe qė njė mysliman bėn pėr tė respektuar Zotin e vet. Kur agjėron, ti i thua Allahut se nuk ke ardhur nė jetė vetėm pėr tė mbushur stomakun tėnd me mish kafshe dhe pėr tė fryrė barkun e sat shoqeje me mish njeriu. Po lopėt, viēat, delet dhe qengjat e mi a duhet t’i detyroj tė mbajnė ramazan, tha ai pafajėsisht. Imami bėri njė ngėrdheshje si i bezdisur e megjithatė vazhdoi. Agjėrimi ėshtė njė sakrificė e ndėrgjegjshme. Ty nuk tė kontrollon kush nėse ha, nėse pi apo nėse kėnaq gruan tėnde. Gjatė agjėrimit je pėrballė Zotit dhe ndėrgjegjes tėnde. Kafsha ka shpirt, por nuk ka ndėrgjegje, prandaj vetėsakrifikimi i saj nuk parashikohet nė Kuran. As Muhamedi nuk e detyronte devenė e tij, Kasun qė tė agjėronte. Kafshėt e tua nuk do tė bėhen myslimane sepse edhe para kėsaj dite nuk janė tė krishtera, shtoi imami. E pranoj, tha ai. E pranoj ramazanin. Kur t’i them gruas se ėshtė njė kusht ajo do tė mė kuptojė, kurse kafshėt e mia nuk do kuptojnė asgjė dhe do vazhdojnė tė mė duan njėlloj. Vazhdojmė, nxitoi imami duke parė diellin qė fshihej pas dritareve. Pas pak duhet tė jap ezanin. Kushti i katėrt i islamit ėshtė dhėnia e zekatit. Zekat do tė thotė qė t’u japėsh tė varfėrve ushqim, rroba dhe t’i ndihmosh. Zekati nuk ėshtė lėmoshė, por ėshtė ndarje pasurie. Muhamedi mendonte se i varfri ka tė drejtė tė pėrfitojė nga pasuria e tė kamurit. Zakonisht zekati shpėrndahet pas sakrificės, pas agjėrimit, pra nė fund tė ramazanit. Mund tė japėsh edhe para. Ai u mendua njė copė herė dhe tha: Nė fshat ka shumė tė varfėr. Nėse unė u jap tė gjithėve zekat ē’mė mbetet pėr vete? Ramazani mė duket mė i arsyeshėm se tė detyron tė kursesh, kurse zekati paska shumė harxhe. Po a nuk do varfėrohem unė njė ditė duke i falur vazhdimisht tė tjerėve pjesė nga pasuria ime? Atėherė ti do tė jetosh duke u ushqyer nga zekati qė do tė shpėrndajnė tė tjerėt, u pėrgjigj imami. Ky ėshtė Islami. Jep pasuri qė tė marrėsh paqe. A e pranon kėtė kusht? Imami po humbte durimin. Atij iu duk se, sikur tė rezistonte dhe pak imami do ta nxirrte jashtė duke mos e pėrzgjedhur si mysliman. Megjithatė, vendosi tė bėjė edhe njė pėrpjekje. Pėrmbushja e kėtij kushti, siē ia kishte pėrshkruar imami, nuk e bindte. Si mund tė falte nga njė dele, apo njė viē nė fund tė ēdo agjėrimi? Ti mė the se qė tė bėhem mysliman duhet tė plotėsoj kushtet e Islamit, guxoi ai tė pyeste imamin. Po, i tha imami, ashtu ėshtė. Qė unė tė bėhem mysliman duhet tė jap zekat, apo jo? po, tha imami i ēuditur nga ngulmimi. Po ai qė pėrfiton zekat a duhet tė jetė mysliman? Besoj se po, u pėrgjigj imami i hutuar. Nė fshat unė jam myslimani i vetėm dhe nuk e di sa kohė do tė vazhdojė tė jetė kėshtu. Tė gjithė tė varfrit e fshatit janė tė krishterė. A duhet t’i fal pasurinė qė Allahu ma dha mua atyre qė nuk i falen Allahut? Imami nuk foli, pro instinktivisht vuri dorėn mbi Kuranin e mbuluar me rrogoz. A duhet tė pėrfitojnė zekat tė krishterėt, kėtė dua tė them, pėrfundoi ai kur kuptoi se kishte fituar superioritet logjik qė nė ditėn e parė tė abetares islame. Kėtė nuk e di, i tha imami qė u ndie keq. Ndoshta duhet tė presėsh derisa nė fshat tė vijnė myslimanėt e tjerė. E pranoj, shpejtoi ai. Pranoj se do filloj tė jap zekat ditėn qė nė fshat njė i varfėr do tė bėhet mysliman. E pranoj kushtin. Ka akoma? Edhe njė, u ēlirua imami. Duhet tė shkosh tė paktėn njė herė nė jetė nė Mekė dhe tė rrotullohesh shtatė herė rreth gurit tė Qabesė. Sa larg ėshtė Meka, pyeti ai. Meka ėshtė nė Arabi, tha imami. Ky udhėtim zgjat njė muaj, duke kaluar nėpėr Stamboll. Ēdo mysliman duhet tė shkojė njė herė atje, nė Gurin e Qabesė, qė ėshtė vend i shenjtė pėr myslimanėt. Ai gur ėshtė adhuruar qė nė kohėt e lashta, por Muhamedi e ktheu atė nė kėrthizėn e botės islame. Muhamedi u pėrzu nga Meka prej ēifutėve dhe arabėve paganė dhe atij iu deshėn disa luftėra, nė tė cilat u derdh gjak myslimani, pėr t’u rikthyer nė mekė me kokė tė rruar siē duhet tė bėsh edhe ti kur tė shkosh. Kur duhet tė nisem? Kėtė e vendos ti, tha imami. Para se tė vdesėsh duhet tė shkosh. E pranoj, u qetėsua ai. Paskam edhe tridhjetė vjet kohė pėr tė shkuar. Pas kushtit tė pestė ndihej mė i sigurt. Xhamia ishte pothuajse e errėt dhe jashtė zhurmat e qytetit ishin dobėsuar. Ai i kishte pranuar tė pesė kushtet dhe po priste qė imami ta shpallte vendimin e tij. Ka dhe diēka tjetėr, u kujtua imami. Ēfarė, u acarua ai. Mė the se ishin pesė kushte pėr t’u bėrė mysliman dhe unė i pranova. Imami dukej i lehtėsuar, si njė mami. Sot ėshtė dita e parė e lindjes sė njė myslimani dhe ti duhet tė kesh njė emėr qė mund ta zgjedhėsh vetė. Nuk ka rėndėsi, tha ai. Mė thirr si tė duash ti imam. Ibrahim, tha imami. Do quhesh Ibrahim. Ibrahimi nuk ka qenė as i krishterė, as ēifut dhe as mysliman. Ai ėshtė njė nga profetėt e mėdhenj qė Zoti i mėsoi tė parashikonte tė ardhmen. Nė kohėn e Ibrahimit, njerėzit jetonin mė shumė se sot. Ibrahimi rrjedh nga fara e Noes dhe ky rrjedh nga Ademi, qė ishte njeriu i parė qė Zoti krijoi mbi dhe nga dheu. Nga njė brinjė e Ademit Zoti krijoi Havanė qė ėshtė gruaja e parė nė kėtė botė. Ademi dhe Havaja patėn nė fillim dy djem Kainin dhe Abelin. Kaini e vrau Abelin dhe kjo ėshtė vrasja e parė e njeriut nga njeriu. Mė vonė pema e Kainit u shua nga mėkati i tmerrshėm i vėllavrasjes. Ademi dhe Havaja patėn njė djalė tė tretė Sethin, nga trungu i tė cilit buron gjithė njerėzimi. Ibrahimi ėshtė degė e kėtij trungu. Nga fara e Ibrahimit rrjedhin myslimanėt, ēifutėt dhe tė krishterėt. Kurani thotė se Ibrahimi pati njė fėmijė me skllaven e tij Hagar dhe ky fėmijė u quajt Ismail, qė do tė thotė i egėr dhe fortė. Mirėpo gruaja e tij Sara, qė mė vonė lindi Isakun, qė i dha farė Moisit tė ēifutėve dhe Jezuit tė kaurėve, e zboi skllaven me gjithė Ismailin dhe kėta jetuan nė shkretėtirė. Ismaili u rrit si njeri i egėr nė mes tė rėrės dhe urisė. Dikur, Ibrahimi shkoi nė shkretėtirė, takoi tė birin dhe tė dy ngritėn Gurin e Qabesė ku u themelua Meka, vendi ku lindi Muhamedi. Sot, ne myslimanėt jemi pasues tė kėsaj fare. Historinė e Ibrahimit e njohin edhe tė krishterėt nga Bibla. Ata i thonė Ademit, Adam, Havasė, Eva dhe Ibrahimit, Abraham. Mė pėlqen, tha ai. Bukur, tha imami. Mirė se erdhe nė islam, Ibrahim i Abdullahut. Ēfarė ėshtė Abdullahu, u nxi ai. Pranova emrin tim tė ri, por im atė ka vdekur dhe unė nuk mund t’ia ndėrroj emrin pas vdekjes, ndjesė pastė. Abdullah do tė thotė rob i Zotit dhe ky mbiemėr i jepet gjithė myslimanėve tė rinj si ti, baballarėt e tė cilėve kanė mbiemra tė krishterė qė Islami nuk i pranon. Jo, tha Ibrahimi duke e parė imamin nė sy. Pranova emrin tim tė ri, por mbiemrin nuk e ndėrroj. Abdullah duket si budalla dhe nuk mund t’ia lė peshqesh kėtė tallje fėmijėve tė mi. Nuk e pranoj sikur ta di se kthehem i krishterė siē isha sot nė mėngjes. Imami buzėqeshi, por nuk kėmbėnguli. Iu afrua dhe e puthi nė tė dy faqet. Paqja qoftė me ty Ibrahim. Shpresoj tė jesh njė mysliman i mirė. Do pėrpiqem, tha Ibrahimi dhe u drejtua nga dera e xhamisė. Pa kapėrcyer pragun, imami e thirri nga errėsira: Ibrahim, ti mund tė marrėsh deri nė katėr gra sepse kjo i lejohet ēdo myslimani. Ėshtė njė kusht, pyeti Ibrahimi pa u kthyer. Nuk ėshtė kusht, por nė qoftė se ty tė pėlqejnė gratė Islami ta lejon. Do mendohem, tha Ibrahimi duke dalė. Natėn e mirė imam. Mirupafshim, tha imami. Mos harro tė bėhesh synet Ibrahim. Kishte dalė nga xhamia. Nata ishte e gjitha pėrpara tij.

    K2
    Ibrahimi arriti nė tė gdhirė nė fshat. Gruaja flinte dhe ai nuk e zgjoi. Pranė vatrės gjeti darkėn qė ajo i kishte lėnė gati. Mishi ishte akoma i ngrohtė. E zbrazi shpejt kusinė dhe doli jashtė tė pinte ujė pusi. Agimi ishte i freskėt. Ngriti kokėn lart dhe hėna iu duk si njė sy deleje i mbyllur. Pasi piu ujė hoqi kėmishėn dhe lau sqetullat e barkun. Pastaj zbathi opingat dhe fėrkoi kėmbėt me ujė. Bagėtia ishte zgjuar dhe delet lėvizėn nėn zhurmėn e ujit qė derdhej. Ai u afrua te vatha dhe ato u gjallėruan. Njė shqerrė ende e pėrgjumur ishte ulur nė gjunjė me kokėn pėrmbys dhe atij iu duk sikur po falej. Iu kujtua imami dhe pesė porositė e tij. Ishte dita e tij e parė si mysliman. U fut brenda nė shtėpi dhe u ul nė gjunjė tė falej, por u kujtua se imami nuk i kishte mėsuar asnjė lutje. Ndenji ashtu pėr pak kohė. Duhet tė thoshte diēka. Mblodhi fort gjunjėt poshtė barkut dhe me fytyrė tė kthyer nga vatra tha me zė tė ulėt, por tė plotė: Zoti im i vetėm. Dje isha pa ty. Sot jam me ty. Nesėr do tė jem te ty. Dje nuk tė dėgjoja. Sot tė dėgjoj. Nesėr mė dėgjo. Unė tė zgjodha ty para tė tjerėve dhe kėrkoj qė ti tė mė zgjedhėsh mua mes tė tjerėve. Mė bėj mua mė tė mirin qė unė t’i bind tė gjithė se ti je mė i miri. Jepi ushqim, shėndet dhe bollėk familjes sime. Sa tė mė japėsh do t’i shumoj dhe do t’i kthej prapė ty, se ti je burimi dhe unė jam uji. Ashtu si uji edhe unė kam vetėm njė qėllim, qė tė kthehem prapė nė burim mė i pastėr dhe mė i rėndė. E pėrsėriti tri herė lutjen qė kishte krijuar vetė. Kur pushoi, fytin e kishte tė thatė. Ishte lutja e parė dhe atij i ishte dukur shumė e gjatė. Besoj se mjafton, mendoi dhe lėvizi gjunjėt pėr tė qarkulluar kėmbėt e mpira. Nga pas i erdhi njė zhurmė e butė. Ēfarė tė ka ndodhur, i tha e shoqja. Ai u ngrit, u afrua afėr vatrės dhe u shtriq. U bėra mysliman, tha. Ajo hapi gojėn sikur tė pėrjetonte njė mynxyrė, por nuk foli dot. Ta shpjegoj kur tė zgjohem, i tha ai. Tani mė sill njė jastėk se dua tė fle. Gruaja ia solli jastėkun dhe para se tė mbyllte sytė ai pa qerpikėt e saj qė dridheshin. Gjatė gjithė natės kishte ndjesinė se po flinte nėn shi. Kur u zgjua kuptoi se kokėn dhe qafėn e kishte tė qullur. Balli i pikonte pa pushim dhe hunda ishte kthyer nė njė trampolinė nga ku uji i derdhej nė gjoks. Gruaja me sy tė skuqur e shikonte me pikėllim. Ē’po bėn kėtu, e pyeti Ibrahimi. Je sėmurė, iu pėrgjigj ajo me zė tė fikur. Tė kam vėnė gjithė natėn lecka me ujė dhe uthull nė kokė pėr tė tė qetėsuar ethet. Mos lėviz. Do njė ēaj trėndafili? Jo, i tha ai, dua qumėsht. Gruaja u ēel dhe nxitoi drejt sepetit. Dora i dridhej kur i dha qumėshtin. Ai ktheu njė gllėnjkė dhe mbėshteti kokėn nė jastėk. Gruaja e pėrpinte me sy. Nuk e beson dot e shkreta, mendoi ai. Si mund ta besonte? E shoqja ishte nga fisi i krishterė i Xhavellave tė Sulit. Kėta malėsorė kishin luftuar prej shekujsh me turqit dhe nuk e kishin pranuar Kuranin as me shpatė, as me ofiqe. Suljotėt ishin krenarė pėr fenė e tyre dhe besonin se ishin garda e krishterė e shqiptarėve. Ata kishin vrarė nė disa raste shqiptarė qė kishin ndėrruar fenė dhe kėtė e bėnin pėr tė frikėsuar tė gjithė ata qė, sipas tyre, shisnin fenė te turqit. Ekspeditat e kėtyre malėsorėve nė fshatrat e fushės ishin gjithnjė e mė tė dhunshme. Herėn e fundit, pėrpara disa muajsh, daja i gruas, Llambro Xhavella, nė krye tė 100 trimave, kishte djegur dhjetė shtėpi myslimanėsh tė rinj dhe i kishte detyruar ata qė ose tė mohonin fenė e re, ose ēdo shtėpie do t’i rrėmbehej nga njė mashkull. Llambro kishte bindur familjet e mėdha tė Sulit qė tė strehonin djem tė vegjėl tė krishterė, tė cilėt, sipas tij, duhet t’i shpėtonin nga pabesia e baballarėve frikacakė. Djemtė e Ibrahimit shkonin ēdo vit pėr verim te dajat, nė malet e Sulit dhe kur ktheheshin tregonin se kolonia e vogėlushėve tė rrėmbyer bėhej ēdo vit e mė e madhe. Dhe janė ēdo vit e mė tė egėr, i kishte thėnė njė herė i biri, a thua se dajė Llambro i ushqen me barut. Nuk mund ta bėjė kėtė dhe me fėmijėt e mbesės, mendoi dhe pa gruan qė nuk ia ndante sytė duke pritur qė ai tė fliste. Piu dhe pak qumėsht, zgjati dorėn dhe e afroi gruan nga vetja. Nuk jam sėmurė, i tha, jam mysliman. E shoqja nuk lėvizi, por ai ndjeu njė ngurtėsim nė lėkurėn e saj. Ajo ishte ftohur papritmas dhe Ibrahimit iu duk sikur po pėrqafohej me njė skelet. Nuk ke pse idhnosesh me mua, vazhdoi tė fliste ai. Nuk do ndryshojė asgjė nė jetėn tonė. Ti je gruaja ime dhe unė do vazhdoj tė kujdesem dhe tė tė mbaj si mė parė. Katandia jonė do tė gruaja ime dhe unė do vazhdoj tė kujdesem dhe tė tė mbaj si mė parė. Katandia jonė do tė shtohet sepse unė besoj se disiplina e Islamit do t’i sjellė mbarėsi kafshėve tona. Fshatit do t’i dal pėr zot vetė dhe ty nuk ka pse tė tė vijė turp nga unė. Sot, unė jam myslimani i parė nė fshat, por do ta shohėsh se shpejt shumė tė tjerė do tė bėjnė si unė. Tė krishterėt dhe myslimanėt kanė njė mijė vjet qė jetojnė bashkė dhe ne tė dy nuk jemi tė vetmit qė flemė bashkė, por lutemi veē e veē. Kur ika dje nė qytet nuk e kisha vendosur dhe prandaj nuk tė thashė gjė. U binda kur isha nė pazar duke shitur. Shikoja burra dhe gra tė krishterė qė blinin dhe shisnin me nxitim, a thua se ishin nė ditėn e fundit tė jetės sė tyre. Aty pata njė ndjenjė pėrkohshmėrie qė nuk e kisha provuar kurrė mė parė. Kėta njerėz e ndiejnė se ajo qė po jetojnė ėshtė shumė e pėrkohshme dhe duan ta shijojnė atė qė kanė pėrpara se bota tė ndryshojė. Ata e dinė se era qė po fryn nga Lindja do ndryshojė jetėt e tyre. Veē t’i kishe parė dje gratė qė dilnin nga kishat. Dukeshin si nė ditėn e tyre tė fundit tė lirisė. Islami po afron dhe era qė fryn mbi qytet po sjell rėrė shkretėtire. Islami ka rregulla tė tjera pėr burrat, pėr gratė dhe nė pėrgjithėsi pėr lirinė. Kjo fe vjen si njė ushtri qė ka ndėrtuar perandorinė mė tė madhe tė botės nė Stamboll dhe forca e saj ėshtė vetėm nė fillimet e veta. Nė qoftė se nuk e pranon duhet ta luftosh dhe nė qoftė se vendos tė luftosh mund edhe tė humbėsh, e nė qoftė se humb ke vdekur. Ne shqiptarėt e fshatrave tė varfėr, nuk i rezistojmė dot asnjė ushtrie, sepse nė mijėra vjet kurrė nuk kemi pasur ushtrinė tonė qė tė na mbrojė nga fetė e ushtrive tė tjera. Fati ynė dihet. Ne kemi lindur pėr t’i shėrbyer ushtrive dhe feve qė kalojnė nėpėr tokat tona. Krishterimi ka mijėra vjet qė i ka mėsuar shqiptarėt me rregullat dhe zakonet e veta. Mos kujton se tė gjithė shqiptarėt u bėnė tė krishterė duke qeshur nė kėto 1700 vjet? Jo. me hell dhe me shpatė janė bėrė pagėzimet e para. Sa familje janė shkatėrruar dhe janė ndarė kur krishterimi erdhi me ushtritė e veta pushtuese. Ne nuk kemi qenė gjithmonė tė krishterė dhe nuk kemi pse tė jemi tė tillė deri nė fund tė kohės. Tani ėshtė koha e Islamit. Paratė, fuqia dhe shteti e kanė qendrėn nė Stamboll. Kjo u vendos qysh se turqit pushtuan Kostandinopojėn nė kohėn e katragjyshit tim. Qė atėherė Islami nuk ėshtė ndalur. Edhe grekėt do ishin bėrė myslimanė nga frika. Por ata kanė njė pakt me turqit, sepse kur i dorėzuan Kostandinopojėn u vendos qė grekėt tė ishin kombi mė i preferuar pas myslimanėve dhe kėshtu ėshtė akoma. Turqit kanė nevojė pėr artet dhe dijen e grekėve, ndėrsa nga ne nuk kanė ēfarė tė pėrfitojnė dhe prandaj do tė na detyrojnė me hir apo me pahir tė marrim fenė e tyre. Nė qytet takova njė imam, i cili mė shpjegoi islamin. Krishterimi dhe Islami, sipas tij, burojnė nga i njėjti trung. Mijėra vjet mė parė dy vėllezėr, Ismaili, i madhi dhe Isaku, i vogli, u ndanė sepse nėnat e tyre ishin tė ndryshme. Babai i tyre zgjodhi tė jetonte me gruan e tij tė ligjshme dhe me djalin e saj, Isakun. Ismaili jetoi me tė ėmėn skllave nė shkretėtirat e Arabisė, aty ku mė pas lindi Islami. Nga pasuesit e Isakut lindi Krishti, ndėrsa nga pasuesit e Ismailit lindi Muhamedi. Porositė qė Zoti i dha Muhamedit dallojnė myslimanėt nga tė krishterėt. Imami m’i tha tė pesė porositė dhe unė i pranova sepse m’u dukėn tė lehta, tė shėndetshme dhe pa harxhe. Unė duhet tė falem pesė herė nė ditė, duhet tė agjėroj mė shumė se njė muaj nė vit, duhet t’i jap ushqim dhe veshje tė varfėrve dhe nė qoftė se kam mundėsi tė shkoj para se tė vdes njė herė nė Mekė ku ėshtė vendi i shenjtė i myslimanėve. E ē’bėn tjetėr njė burrė i krishterė, pėrveēse falet mė pak, agjėron mė shumė dhe nuk ėshtė i detyruar tė shkojė nė Mekė. Unė mund tė kem edhe tri gra tė tjera nėse dua. Ti nuk duhet tė kesh turp nga unė. Shpejt do bindesh se unė kam bėrė zgjedhjen e duhur. Ndoshta zgjedhja ime nuk sjell mė shumė lumturi, por unė besoj se ajo sjell mė pak dhimbje. Do isha njė njeri me fat sikur babai im tė ishte bėrė mysliman pėr tė mos ma lėnė mua barrėn e zgjedhjes. Djemtė tanė do ta kenė jetėn mė tė lehtė, ta dish. Kjo sepse babai i tyre mori pėrsipėr ta pėrballojė vetė sikletin e ndryshimit tė fesė duke mos ia lėnė atyre. Kur foli pėr djemtė, gruaja nisi tė merrte frymė. Skeleti i saj u ngroh dhe ai ndiente se si gjaku i saj gurgullonte nėpėr kocka si uji i mėngjesit nėpėr tubat e ēezmės. Pas pak gruaja lėvizi kėmbėt e ftohta. U shkėput nga ai dhe u ngrit. Sytė i kishte tė fryrė, por tė thatė dhe pa lot. Mė vjen turp nga fshati, tha ajo. Njerėzit e mi nė Sul do tė mė mohojnė dhe ne do tė mbetemi fillikat. As do na hyjė njeri nė derė dhe as do na pranojnė nėpėr dasma dhe morte. Nuk do na shesin mė kripė, as bukė, as vaj dhe do na i helmojnė bagėtitė. Gratė do ndėrrojnė rrugėn kur ti t’u dalėsh pėrpara, burrat do pėshtyjnė nė tokė kur t’i takosh. Mė vjen tė vdes, rėnkoi ajo. Tė kishe pritur dhe pak. Kisha dėgjuar se Mihali i Zoicės do bėhej mysliman sepse kadiu i qytetit qė ai e furnizon me bulmet ia kishte vėnė kusht. Tė kishim parė ē’do t’i thoshte fshati Mihalit pastaj tė vendosje. Pse duhet tė ishe ti i pari? Ai e piu deri nė fund qumėshtin qė ishte ftohur dhe mendoi se ndoshta gruaja kishte tė drejtė. Kishte bėrė njė kapėrcim ylberi, por tani nuk mund tė kthehej mė pas. Nuk e di a duhej tė isha i pari, por nuk mund tė isha i dyti, tha ai duke u ēuar. Atėherė gruaja iu afrua dhe iu ngjit pėr trupi. Unė jam martuar me njė tė krishterė dhe do vdes me njė mysliman, u zotua ajo duke ia hedhur krahėt rreth belit. M’u beto pėr Krisht qė nuk do t’i bėsh djemtė myslimanė dhe nuk do marrėsh gra tė tjera, siē thotė feja jote. Gruaja i kishte mbėshtetur kokėn nė sup dhe atij iu dhimbs. Nė fund tė fundit ajo ishte si gjithė gratė e tjera, myslimane apo tė krishtera. Skeleti i saj ishte dashuria, mishi i saj ishte xhelozia. Vetėm vdekja mund tė ndajė xhelozinė nga dashuria, mendoi ai dhe u ndie mė i qetė. Sikur gruaja tė mos ishte xheloze do ta kisha jetėn mė tė vėshtirė, ngushėlloi veten. Ta premtoj, i tha ai duke e shtrėnguar pas kurmit tė vet dhe shtoi: Djemtė qė kanė lindur nuk do bėhen myslimanė dhe unė nuk do marr grua tjetėr deri ditėn qė ti do lindėsh njė vajzė. Nuk do t’i gėzohem asaj dite, tha gruaja dhe vuri dorėn mbi bark sikur po i jepte njė urdhėr mitrės sė vet. Mė quaj Ibrahim, i tha ai. Ėshtė emri i profetit tė parė qė ishte babai i Ismailit dhe i Isakut. Ti mund tė mė thėrrasėsh Abraham.

    K3
    priste e mbledhur. Kolera islame ju hyri nė shtėpi, i tha burrave tė fshatit pa i pėrshėndetur. Nė qoftė se nuk e izoloni, do t’ju pėrpijė tė gjithėve njė nga njė. Lajmi se njė nga burrat ishte bėrė mysliman e tronditi fshatin. Gratė ndezėn qirinj qė nuk u shuan pėr shtatė ditė me radhė. Burrat, tė cilėt ndiheshin mė fajtorė pėr tradhtinė e njė anėtari tė gjinisė sė tyre, e mbytėn hidhėrimin e ditėve tė para me raki. Dikush betohej se, nėse pleqėsia e lejonte, ai do shkonte natėn dhe do ta vriste Ibrahimin. Njė tjetėr tha qė shtėpia e myslimanit tė rrethohej me njė kanal tė lartė dhe kėshtu ai do jetonte nė njė ishull tė pakalueshėm brenda fshatit. Tė thėrrasim priftin, propozoi njė tjetėr. Atij i takon tė na thotė se ēfarė duhet tė bėjmė kur delet braktisin vathėn e Zotit dhe shkojnė tė ushqehen me dorėn e turkut. Kur prifti, qė u bėnte mesha njė herė nė katėr tė diela, erdhi nga qyteti, i lodhur dhe i pluhurosur, shumicėn e burrave e gjeti tė pirė. Ata filluan tė flisnin tė gjithė njėherėsh dhe nė atė rrėmujė priftit iu desh tė ndėrhynte disa herė pėr tė shuar zėnkat mes tyre. E tregonin nė mėnyra tė ndryshme historinė e Ibrahimit, pastaj kundėrshtonin versionet e njėri-tjetrit, bėrtisnin, akuzonin shoku-shokun dhe pastaj priftin se indiferenca e tij ndaj fshatit do t’i joshte njerėzit avash-avash drejt fesė tjetėr. Pushoni kaurė tė dehur, bėrtiti prifti qė kishte humbur durimin. Njė ditė kjo do tė ndodhte e ju nuk mund tė bėnit pėrjashtim. Islami ėshtė njė kolerė qė ka njė mijė vjet qė pėrhapet me majėn e shpatės. Miliona njerėz nė Lindje jetojnė nėn kėtė epidemi, por duke qenė tė gjithė njėlloj tė sėmurė nuk kuptojnė se nga se vuajnė dhe as nuk pėrpiqen ta shėrojnė veten. Fshati juaj ėshtė njė pikė uji nė oqeanet e feve tė mėdha. Zoti pėrcaktoi kufijtė mes kėtyre oqeaneve dhe ky kufi ishte Kostandinopoja. Myslimanėt e shkelėn kufirin qė Zoti kishte vendosur mes territoreve fetare kur pushtuan kėtė qytet grek aty ku takohen oqeanet. Qysh nga ajo ditė ujėrat e papastra tė Islamit derdhen nė oqeanin tonė dhe sot ato ndotėn dhe fshatin tuaj. Kur linda unė, vetėm njė nė dhjetė shqiptarė ishte mysliman. Tani qė jam nė mes tė jetės, myslimanėt bėjnė tre shqiptarė nė dhjetė. Shpresoj qė kur tė vdes tė mos e kenė kaluar gjysmėn e dhjetės. Prifti ndaloi dhe mori frymė thellė. Burrat dukeshin mė tė vegjėl nėn mjegullėn e duhanit qė pinin pa pushim. Ju e dini se ēfarė i tha Jezu Krishti Pjetrit natėn e fundit, vazhdoi ai. Kur gjeli tė kėndojė tri herė do mė kesh mohuar tri herė. Edhe unė shoh mohues midis jush. Shumė shpejt nė kėtė fshat do ketė myslimanė tė tjerė dhe unė dua tė kuptoj pse. Pse, o shqiptarė, e keni kaq tė lehtė tė mohoni fenė e parė? Mohoni pėr para, apo mohoni nga frika? Mohoni nga padija, apo mohoni nga varfėria? A e keni pyetur veten pse nuk keni pasur kurrė shtetin tuaj, pse nuk keni pasur kurrė shenjtorėt tuaj, pse nuk keni akoma libra nė gjuhėn tuaj, pse nuk keni shkollat tuaja dhe pse nuk keni flamurin tuaj? Jua them unė pse. Sepse ju nuk e keni besuar Krishtin. Atė e keni pranuar si njė nėnshtrim ndaj perandorive qė ju kanė qeverisur. E keni pranuar fenė si tė ishte njė taksė shpirtėrore, sė cilės mund t’i shmangesh me dredhi. Perandoritė, deri ditėn kur ra Kostandinopoli, ishin tė krishtera dhe ju ishit tė krishterė. Tani perandoria juaj ėshtė myslimane dhe ju po mbani radhė nė Islam. Ju bėheni me fenė e pushtuesit tuaj dhe prandaj nuk do keni kurrė shtetin tuaj sepse kur pushtuesit tė ikin, ju do tė bėheni me pushtuesin e ri. Burrat ishin lėshuar nė stolat e tyre. Ligjėrata e priftit i kishte bėrė esėll. Mos na fyej, o grek, i tha dikush. Ne tė kemi thirrur tė na ndihmosh. Ti po na thua qė tė bėhemi grekė qė tė mos bėhemi myslimanė? Ishe shumė i hidhur hirėsi, foli burri mė i moshuar qė ishte dhe kryetari i pleqėsisė. Dhoma ra nė qetėsi. Zotrote na the se shqiptari nuk ėshtė njė i krishterė i pastėr dhe njė ditė mėkati do ta ēojė atė nė Islam. Unė kam vendosur tė jem edhe pak kohė nė kėtė botė. Gjithė jetėn time i jam lutur Zotit qė t’i jepte paqe dhe bukė fėmijėve tė mi dhe fėmijėve tė fėmijėve tė mi dhe Zoti shpesh mė ėshtė pėrgjigjur. Sa jam gjallė kam pasur bukė, por kurrė nuk kam pasur paqe. Bukėn e kam fituar vetė, paqen ma kanė marrė njė herė grekėt dhe njė herė turqit. Ne jemi tė krishterė, grekėt janė tė krishterė dhe paqe nuk ka. Tani po vijnė turqit qė thonė se bukėn duhet ta sigurojmė vetė, ndėrsa paqen do tė na e sjellin ata. Turqit thonė se, nėse nuk e pranojmė paqen e tyre, do tė na e marrin dhe bukėn dhe tokėn. E ata me paqe kuptojnė Islamin, apo jo? unė sa tė vdes do mbetem i krishterė, siē kam lindur. Turqit thonė se toka ėshtė e perandorisė, ndėrsa ju grekėt thoni se feja jonė ėshtė feja juaj sepse ungjijtė janė shkruar nė greqisht. Unė nuk do jem gjallė, por di qė njė ditė stėrnipėrit e mi do t’i kenė tė dyja dhe askush nuk do mund t’ua marrė mė, as fenė, as tokėn dhe as gratė. Prandaj tė kemi thirrur, tė na thuash se ē’duhet tė bėjmė qė myslimani i fshatit tonė mos shumohet me vajzat tona dhe mos ushqehet me bukėn tonė, megjithėse ti nuk beson se Krishti dhe shqiptari mund tė jetojnė nė tė njėjtin trup, pa e tradhtuar njėri-tjetrin. Plaku pushoi nėn vėshtrimin admirues tė burrave tė tjerė. Prifti u mendua njė copė herė dhe foli. The atė qė mendoj prej disa kohėsh, i tha plakut. Shqiptari dhe Krishti nuk jetojnė dot bashkė pėrjetėsisht. Shqiptari beson se ėshtė i varfėr sepse Krishti nuk kujdeset pėr tė siē kujdeset pėr grekėt dhe prandaj ai e tradhton Krishtin sepse ndihet i tradhtuar. Koha do na e thotė se kush ka tradhtuar i pari ndėr tė dy dhe atė ditė ky gjykim do jetė ose njė ngushėllim i madh, ose njė pikėllim i madh pėr shumė myslimanė shqiptarė. Por sot ne kemi shumė pak fakte pėr tė provuar ēka po them. Tradhtia ėshtė nė ditėt e saj tė para. Megjithatė, detyra ma do qė unė tė pėrpiqem qė ajo qė besoj tė mos ndodhė. Prandaj kam ardhur. Nė qytet ka shumė shqiptarė qė janė bėrė myslimanė. Ne vendosėm qė t’i izolojmė dhe prandaj tė krishterėt nuk janė mė gjitonė me myslimanėt. Ata jetojnė nė njė lagje tė veēantė, e cila po rritet pėrditė. Kanė ēezmat dhe dyqanet e tyre. Tė krishterėt po ashtu. Takohen vetėm tė dielave nė ditėn e pazarit. Fise tė tėra janė ndarė sepse njė vėlla ėshtė bėrė mysliman dhe tė tjerėt kanė mbetur tė krishterė. Martesat mes fėmijėve tė dy feve nuk lejohen mė. Ju thashė se kjo do tė ndodhė edhe nė fshatin tuaj sepse myslimani ka pas tij kadiun, asqerin, dervenxhiun dhe pashain. Sot, ata janė mė tė fortė. Por ju duhet tė jeni mė tė zgjuar. Turqit kanė shpatėn, por tė krishterėt kanė mendjen. Ky ballafaqim mes shpatės dhe mendjes do bėjė qė ju tė mbeteni shumicė nė fshatin tuaj. Duhet ta izoloni Ibrahimin qė tė gjithė tė kuptojnė se nė kėtė fshat nuk mund tė jetosh dot si mysliman. Por edhe nė qoftė se tė tjerė do t’i bashkohen Islamit, shumė shpejt ata do kacafyten. Turqit janė si ujqit. Pasi shumohen vrasin njėri-tjetrin. Ju duhet ta ushqeni zjarrin qė ata kanė nė shpirt. Kjo ėshtė dredhia qė duhet tė pėrdorni. Do t’ju rrėfej njė histori pėr fėlliqėsitė e tyre, tha prifti. Pėrpara njėqind e tridhjetė vitesh, tė parėt e fesė myslimane nė Stamboll dėrguan njė dervish pėr tė pėrhapur islamin ndėr shqiptarė. Pasi mori fermanin e Sulltanit, ky u nis pėr nė Berat. Qėndroi njė kohė aty, mėsoi shqip dhe mė pas u vendos nė Tepelenė. Aty filloi tė ndihmonte jetimėt, sakatėt dhe tė varfrit. Shpėrndante ushqim dhe ndihma qė turqit ia dėrgonin nga Stambolli pėr tė joshur tė krishterėt. Shumė shpejt emri i Demir Hanit u pėrhap nė tė gjithė zonėn dhe njerėzit filluan ta besojnė si tė ishte shenjt. Madje, ndjekėsit e tij, qė ai i kishte kthyer nė myslimanė, hapėn fjalė se Demir Hani bėnte mrekullira dhe kishte aftėsi tė shėronte njerėz, vetėm duke i prekur. Tė sėmurė, tė gjymtuar dhe gra gdhiheshin nė radhė qė Demir Hani t’i prekte me dorė dhe t’i nxirrte xhindet nga trupat e tyre, siē thoshte ai vetė. Dikur, njė bajraktar mysliman, gruaja e tė cilit nuk pillte, vendosi tė dėrgojė tė shoqen te Demir Hani. Ajo ishte e re dhe shumė e bukur. Demiri e mbajti gruan njė muaj dhe pėrditė mbyllej me tė nė dhomat e veta larg syve tė dervishėve tė tjerė. Pas njė muaji, e dėrgoi nė shtėpi dhe i tha burrit tė saj se e shoqja ishte shėruar. Burri i gėzuar ra me gruan e vet dhe pas nėntė muajsh lindi njė djalė. E ėma dhe babai kishin qėlluar tė dy tė verdhė, tė gjatė dhe me sy blu si gjithė malėsorėt shqiptarė, ndėrsa djali doli i shkurtėr dhe pis i zi. Fshati filloi tė pėrqeshte bajraktarin. Gruaja u shastis, ndėrsa burri e rrahu dhe e la pa bukė qė t’i tregonte tė vėrtetėn. Pas tri javėsh pa bukė dhe pa ujė, e rrahur dhe e poshtėruar gruaja tregoi se kur ishte nė Tepelenė Demir Hani e kishte detyruar tė binte me tė duke i thėnė se ky ėshtė vullneti i Zotit dhe asgjė e keqe nuk do t’i ndodhte asaj. Bajraktari i ēnderuar u nis nė Tepelenė pėr tė vrarė Demir Hanin. E rrethoi teqenė dhe i bėri thirrje tė dilte jashtė qė tė merte ndėshkimin e merituar. Pėr dhjetė ditė Demir Hani rezistoi. Teqeja ishte e mbushur me ushqimet qė ai ua shpėrndante njerėzve. Njė natė, Demir Hani e ftoi bajraktarin tė takoheshin qė t’i shpjegonte ēfarė i kishte ndodhur gruas sė tij. I pėrvėluar pėr tė marrė vesh tė vėrtetėn bajraktari u fut nė teqe dhe aty Demir Hani e vrau me sėpatė. Viktima ishte njeri me influencė dhe gjithė tepelenasit filluan tė flisnin kundėr Demir Hanit. Po ashtu gra dhe vajza tė tjera, e madje dhe djem tė vegjėl rrėfyen se kur ata shkonin pėr t’u shėruar, Demir Hani i prekte me dorė nė vende tė ndaluara dhe disa prej tyre i kish fėlliqur. Fjala shkoi deri nė Stamboll dhe paria myslimane u ankua te Sulltani se Demir Hani po pėrdhoste Islamin me veprime, tė cilat i trembnin shqiptarėt qė donin tė bėheshin myslimanė. Pėr shkak tė turpeve tė Demir Hanit shumė myslimanė e braktisėn Islamin. Fshati i bajraktarit u mblodh dhe mė shumė se 50 burra myslimanė dogjėn Kuranin dhe u betuan se kurrė mė nuk do tradhtonin Jezu Krishtin. Pas disa kohėsh, Sulltani dėrgoi njė ferman ku ngarkohej njė nga dervishėt e afėrt tė Demir Hanit qė t’i priste atij kokėn. Ky e zbatoi. Thonė se atė ditė Demir Hani vrapoi nėpėr teqe deri nė mbrėmje duke mbajtur kokėn e tij nė duar. Muaj mė vonė edhe dervishit qė vrau Demir Hanin iu pre koka po me urdhėr tė Sulltanit. U tha se ishte ky qė kishte sajuar dhe shpifur gjithė ato histori tė fėlliqura qė t’i zinte vendin Demirit dhe t’i rrėmbente pasurinė qė kishte fituar. Kur prifti pushoi, burrat dukeshin tė lodhur. Kishin tri ditė pa gjumė dhe prifti akoma nuk po iu thoshte se ē’duhej tė bėnin me Ibrahimin. Gjatė tri ditėve qė ata rrekeshin tė gjenin njė mėnyrė pėr tė pėrballuar bashkėjetesėn me tė, Ibrahimi vazhdonte jetėn e tij qetėsisht sikur asgjė tė mos kishte ndryshuar. Ēdo mėngjes herėt ai shtronte njė rrogoz nė oborrin e shtėpisė, ulej nė gjunjė dhe falej. Ata qė e kishin parė kėtė rit tregonin se myslimani falej pa zė. Lutja e tij ishte shumė e shkurtėr. Mė pas, Ibrahimi merrej me kafshėt e veta. Ditėn e dytė ai kishte shkuar tė shihte vėllanė e tij, Vasilin. Ky, nė mungesė tė njė vendimi tė pleqėsisė, i kishte hapur derėn e shtėpisė dhe e kishte pritur. Vasili iu tha burrave tė pleqėsisė se Ibrahimi dukej i qetė dhe nė humor. Qetėsia e tij e kishte shpėrqendruar Vasilin, i cili priste qė i vėllai tė shfajėsohej pėr damkėn qė i kishte vėnė familjes. Pėr njė kohė tė gjatė, tė dy kishin biseduar pėr thatėsirėn e gjatė tė atij gushti dhe pėr asgjė tjetėr. Pastaj Ibrahimi e kishte pyetur se ēfarė vendimi kishte marrė pleqėsia. Vasili ishte bėrė nervoz dhe i kishte thėnė se shumė anėtarė tė pleqėsisė donin ta dėbonin nga fshati. Ibrahimi rinte pėrballė tė vėllait dhe nuk fliste. I qetė dhe pa e ngritur zėrin i tha: Ti je mbyllur nė fshat dhe nuk di ku po shkon bota Vasil. Turqit janė sot fuqia mė e madhe qė ka parė njerėzia. Shumė shpejt dallga e Islamit do tė mbysė fshatrat tona. Ata kanė para dhe asnjė ushtri nuk mund t’iu bėjė ballė. Nė Janinė tė gjithė e dinė se herėt apo vonė turqit do tė kenė gjithēka nė dorė. Shqiptarėt atje ēdo ditė bėhen myslimanė. Pėr ne shqiptarėt Islami ėshtė e vetmja rrugė pėr tė na dalluar nga grekėt. Turqit na kanė me sy tė mirė dhe unė besoj se ata do tė na e lėnė ne nė dorė kėtė vend, pėr inat tė grekėve. Por qė kjo tė ndodhė ne duhet tė marrim fenė e tyre. Ėshtė e vetmja mundėsi qė ne tė bėjmė prokopi dhe pas qindra vjetėsh tė qeverisim veten tonė dhe grekėt. Ky fat nuk troket ēdo ditė nė derė. Asnjė shqiptar me mend nė kokė nuk duhet ta humbė kėtė mundėsi. Vasili nuk fliste, por e shihte vėllanė si i ndėrkryer. Koha do tregojė nėse kam pasur tė drejtė, kishte vazhduar Ibrahimi. Ti je vėllai im e unė jam vėllai yt dhe feja nuk mund tė na ndajė. Megjithatė, unė jam i vendosur tė pranoj ēdo vendim qė do tė marrė pleqėsia, por nėse dikush prek familjen time, apo mė kėrkon tė iki nga fshati, ta dini se unė do luftoj. Nuk mund ta shkulėsh rrapin nga rrėnjėt pa gjakosur dorėn. Ti mund tė vish kur tė duash nė shtėpinė time dhe unė do tė vij nėse mė pranon. Kėshtu ishin ndarė dy vėllezėrit. Kur Vasili ia tregoi priftit dhe pleqėsisė sė fshatit takimin me Ibrahimin, burrat u xhindosėn dhe thanė se ata nuk mund tė pranonin kėrcėnimet e njė myslimani prandaj vendimi duhej marrė njė orė e mė parė. Vasili nuk fliste, por dukej se e vuante gjyqin qė fshati po i bėnte tė vėllait. Mėkat, tha prifti, pasi dėgjoi shpjegimet e Ibrahimit. Mė i zgjuari prej jush qenka bėrė mysliman. Nuk do ta keni kollaj ta thyeni kėtė njeri. Ē’duhet tė bėjmė, e pyeti Vasili qė rrinte nė kėmbė sikur priste njė urdhėr. Ky njeri nuk mund tė mposhtė njė fshat, foli prifti. Fuqia e tij qėndron te dobėsia juaj. Ju e keni dashur dhe e keni respektuar prandaj sot jeni tė pėrēarė dhe tė pavendosur. Betejėn e parė me ju sapo e ka fituar. Jam i bindur qė ai fle tani i qetė me Zotin e tij tė ri, ndėrsa ju keni tri ditė qė nuk dini ēfarė tė bėni pėr tė mbrojtur Zotin tuaj. Fol, i thanė burrat priftit. Ē’tė bėjmė? Si nė njė sallė gjyqi, prifti u ēua nė kėmbė dhe ashtu bėnė tė gjithė burrat pas tij, pėrveē kryetarit tė pleqėsisė. Ibrahimi duhet tė vuajė pėr fyerjen qė i ka bėrė fshatit, shpalli prifti. Atij as nuk do t’i shitet, as nuk do t’i falet grurė, kripė, bukė, miell, vaj dhe asgjė tjetėr qė hahet. Askush nuk do tė prekė mish nga kafshėt e Ibrahimit. Askush nuk do tė ēojė kafshėt e veta pėr t’i shėruar tek Ibrahimi. Askush nuk do tė martojė vajzat e veta me djemtė e Ibrahimit. Askush nuk do tė ngrejė shtėpi pranė Ibrahimit. Gjitonėt do t’i mbyllin dritaret qė shohin nga shtėpia e tij. Rruga pėrpara shtėpisė sė Ibrahimit nuk do tė shkelet nga asnjė i krishterė. Atij do t’i mbyllet dera e shtėpisė sė tė krishterit, pėrveēse kur ka morte. Gratė e krishtera nuk do t’i japin dorėn Ibrahimit. Burrat do ta qėllojnė Ibrahimin vetėm nėse ai do tė hyjė nė kishė apo nė qoftė se ai sulmon njė tė krishterė. Nėse Ibrahimi vdes, ai nuk do tė varroset bashkė me tė krishterėt. Vajzat e Ibrahimit, tė krishterėt do t’i respektojnė sepse ato janė viktima tė tradhtisė sė babait. Djemtė e tij do vuajnė ndėshkimin njėlloj si i ati i tyre. Ata zhvishen nga tė drejtat pėr t’u zgjedhur nė pleqėsi dhe pėr tė ndjekur meshat dhe shkollat e krishtera. Duke filluar nga sot, pėr dyzet ditė, asnjė i krishterė nuk do t’i thotė Ibrahimit mirėmėngjesi dhe natėn e mirė dhe po ashtu askush nuk do t’i flasė gjatė kreshmės. Nuk ka urim pėr myslimanin. Kur prifti mbaroi, burrat u panė nė sy. Ata prisnin ndėshkime mė tė rėnda. Ishin pėrgatitur ta dėbonin dhe disa do ishin tė gatshėm ta vrisnin myslimanin. Por i vėllai i Ibrahimit ishte aty dhe ata nuk folėn pėr ndėshkime mė tė ashpra. Prifti e ndjeu se pleqėsia mbeti e pakėnaqur. Kur njėri prej tyre tha nėpėr dhėmbė se kisha po toleronte Islamin, prifti i tha: Biri im, myslimanin po e vrave, tė vret; po e le pa bukė, tė vjedh; po nuk i fole, ēmendet. Mė mirė njė i ēmendur se njė mysliman. Duke dalė, Vasili iu afrua priftit. Babai na la njė tokė mua dhe vėllait. Ne e kemi punuar bashkė dhe familjet tona kanė ndarė tė korrat pėrgjysmė. Si thua a duhet ta punoj tokėn me Ibrahimin tani qė ai ėshtė mysliman? Prifti ndaloi dhe u pėrgjigj: Babai juaj e kishte pėrfituar atė tokė si i krishterė. Ju e keni trashėguar si tė bijtė e njė tė krishteri. Vėllai yt nuk ėshtė mė i krishterė dhe ajo tokė ėshtė e jotja, sa kohė qė ti nuk je mysliman.

    K4
    Pleqėsia u shpėrnda menjėherė dhe prifti e la fshatin. Kjo ėshtė nata e tyre e fundit nė paqe, mendoi. Ēdo gjė do jetė ndryshe nesėr. Mbi qytet hėna e re shtrihej si njė kumbull mbi njė kadife blu. Kur prifti hyri nė shtėpi imami kishte filluar tė kėndonte majė xhamisė. Ishte dita e parė e ramazanit. Ibrahimi nuk kishte fjetur gjithė natėn duke pritur qė Vasili tė vinte pėr t’i treguar vendimin e pleqėsisė sė fshatit. Por i vėllai nuk u duk. Ulur nė oborr vėshtronte hėnėn e re. Ishte shenja qė lajmėronte ramazanin siē i kishte thėnė imami. U ul nė gjunjė dhe u fal, pastaj shkoi tė flinte vetėm pranė vatrės. Kur u zgjua, e shoqja e pyeti se pse nuk kishte ardhur nė shtrat dhe ai i tha se kishte filluar ramazani dhe gjatė kėtij muaji myslimani nuk ha, nuk pi dhe nuk e prek gruan me dorė. I mjeri ti, i tha gruaja. Ku e gjete kėtė fe qė tė ndalon gjėrat qė do mė shumė nė jetė? Kur dielli u ngrit mbi ēati, njė zhurmė e madhe dėrrasash dhe gozhdėsh qė nguleshin mbi to e nxori Ibrahimin me nxitim nė oborr. Gjitoni i tij, Mihali i Zoicės bashkė me tė vėllanė dhe dy tė tjerė kishin marrė disa dėrrasa tė mėdha dhe po ia vinin dritares. Mirėmėngjesi, i tha Ibrahimi dhe u afrua. Asnjėri prej tyre nuk u pėrgjigj. Mirėmėngjesi, i tha ai prapė, ku i keni lėnė veshėt, or miq? Sėrish as Mihali dhe as tė tjerėt nuk reaguan. Ē’ju kam bėrė, u ēor Ibrahimi, ju kam ngrėnė bukėn? Katėr burrat vazhdonin punėn. Ibrahimi rrinte pa lėvizur dhe i shikonte. Pas pak dritarja e Mihalit ishte e mbyllur. Atė ditė, gjashtė dritare tė fshatit qė shikonin shtėpinė e Ibrahimit u zhdukėn. Nga rruga e tij nuk kaloi askush. Pasdite, Ibrahimi, i lodhur nga agjėrimi dhe i mėrzitur nga poshtėrimi, doli tė bėjė njė shėtitje nėpėr fshat. Kushdo qė rastisi as e pa nė sy dhe as i foli. Dy djem tė vegjėl qė luanin cinglash sa e panė, hodhėn shkopinjtė dhe hynė nė shtėpi duke thirrur nė panik: Nėnė myslimani, erdhi myslimani. Dera u mbyll me forcė. Kur u kthye nė shtėpi, e shoqja po qante. Ēfarė ke, pyeti ai. Shkova tė marr kripė, nuk mė dhanė. Kėrkova miell pėr bukė, nuk mė dhanė. Kėrkova vaj, po ashtu. Ē’po ndodh me ne Ibrahim? Tė folėn, i tha ai. Mė nxinė, jo mė folėn, rėnkoi gruaja. Mė thanė se nuk ka bukė dhe vaj pėr familjen e myslimanit. Renda te Hana, gruaja e tėt vėllai dhe mė nxori me duar bosh. Yt shoq na ka turpėruar, mė tha. Pėr ju nuk ka ushqim nė fshatin tonė. Asnjė vajzė nuk do t’i jepet djemve tė tu. Tani toka i pėrket Vasilit sepse burri yt ka humbur tė drejtėn e trashėgimisė. Kur e pyeta se kush i ka vendosur gjithė kėto, mė tha se kėtė vendim e ka marrė pleqėsia dhe gjithė fshati e ka pranuar. Ibrahimi mbylli derėn e shtėpisė me shul dhe i kėrkoi gruas njė lugė sheqer. Ka dhe pak pėr nesėr, i tha ajo duke i dhėnė sheqerin. Ėshtė koha e iftarit dhe imami mė tha se duhet tė fus nė gojė diēka tė ėmbėl, u justifikua ai. Lėpiu buzėt dhe u ul pėr t’u falur nė sy tė gruas qė e shikonte me dhimbje. Atė natė i vunė fėmijėt pėr tė fjetur mė herėt dhe secili u shtri nė dhomėn e vet. Kur u zgjua nė mes tė natės pėr t’u bėrė gati pėr syfyrin, ndjeu nė hundė erėn e diēkaje qė digjej. Vatra ishte e pandezur dhe ai hapi portėn e shtėpisė. Disa metra jashtė oborrit, nė mes tė rrugės, digjej njė kryq i madh i ngulur vertikalisht nė tokė. Ibrahimi u frikėsua se mos zjarri i merrte drutė qė kishte nė cep tė oborrit dhe u afrua. Katėr burra qė ishin fshehur pas zjarrit ia dhanė vrapit. Kur u larguan, nė njė distancė qė ai nuk mund t’i shquante, njėri prej tyre ndaloi dhe i thirri: Ibrahim, o derr, Muhamedi tė pret nė ferr. Tre tė tjerėt e pėrsėritėn si refren disa herė dhe tė gjithė bashkė u zhdukėn, pas njė muri. Ibrahimi iu avit kryqit, qė kėrcente pa ritėm mbi kokėn e tij. Mendoi ta shkulte nga toka dhe ta shuante zjarrin, por e tėrhoqi dorėn dhe nuk e preku. Tymi ngrihej lart dhe pas pak e mbuloi hėnėn si njė perēe gri. Kryqi u dogj i patrazuar deri nė mesditė. Kur u zgjuan, djemtė filluan tė loznin rreth kryqit. Ibrahimi i ndiqte rrotullimet e tyre dhe mendonte me vete se jeta e njeriut duhet tė ishte si kjo lojė kalamajsh. I vjen rrotull kryqit gjithė jetės qė tė mos digjesh nė zjarr. Kur djemtė u futėn nė shtėpi e pyetėn Ibrahimi se kush e kishte ngulur kryqin e djegur para shtėpisė sė tyre. Fshati, u pėrgjigj Ibrahimi. Djemtė panė njėri-tjetrin tė hutuar. Ishte pėrgjigjja qė prisnin mė pak. E ka ngulur fshati qė tė ruhet nga rrufetė e Zotit, shtoi i ati. Pėr njė javė Ibrahimi nuk doli nga shtėpia. Falej nė orėt e caktuara, nuk hante, nuk pinte, merrej me kafshėt e veta dhe kalonte kohėn duke biseduar me djemtė. E shoqja shkoi dhe njė herė tek e kunata, por ajo sėrish e nxori me duar bosh. Fshati i mbeti besnik vendimit tė pleqėsisė. Askush nuk kaloi pėrpara shtėpisė sė Ibrahimit. Nė kohėn qė Ibrahimi falej, kambana e kishės sė vogėl gjėmonte pa pushim. Ēdo natė, katėr burrat shfaqeshin pėrpara shtėpisė, ngulnin njė kryq tė ri qė shkėlqente nė errėsirė dhe pastaj i vinin flakėn. Pas njė jave, rruga pėrpara shtėpisė dukej si varrezė me kryqe tė rrėzuar. Ushqimet e tyre pothuajse kishin mbaruar. Gruaja i dha djemve kos dhie dhe mollė tė pjekura nga tė shtėpisė dhe filloi tė qante. Do iki nė qytet, tha Ibrahimi. Do gjej diēka pėr tė ngrėnė. Kthehem nė darkė. Thirri djemtė dhe i porositi se pa ardhur ai askush nuk duhej tė dilte nga shtėpia. Do vij me ty, i tha djali i madh. Jo, i tha Ibrahimi. Sa kohė nuk jam unė, ti je i zoti i shtėpisė, por mos e kalo derėn e oborrit pa u kthyer unė. Po nėse ti nuk kthehesh, e pyeti i biri. Ibrahimi bėri sikur nuk e dėgjoi dhe u nis. Kur hyri nė qytet, dielli po perėndonte. Frymėn e mbajti te xhamia. Imamin e gjeti tė ulur mbi rrogoz me njė tas hurma pėrpara. Selam Alekum, Ibrahim. Bujrum nė iftarin tim. Ibrahimi u ul mori njė hurmė dhe goja e tharė nga rruga iu ndez mė keq. Fėmijėt e mi janė pa bukė, i tha Ibrahimi dhe i tregoi javėn e tij tė tmerrshme. Jam gati tė vras pėr tė shuar urinė e tyre. Imami e dėgjoi deri nė fund dhe kur mbaroi i tha: Zoti po tė vė nė provė. Tė ka lėnė pa bukė, pa miq dhe pa vėlla qė tė kuptojė se sa mund tė sakrifikosh pėr tė fituar dashurinė e tij tė mėshirshme. Muhamedi vuajti 20 vjet, mė keq se ti, qė tė fitonte emrin qė i njohim sot. Mbaje ramazanin deri nė fund qė tė pastrosh shpirtin tėnd nga urrejtja dhe mėkati. Mos harro se gjatė kėtij muaji tė shenjtė nuk duhet tė mallkosh dhe as tė vrasėsh njeri. Zoti ka gjithmonė bukė pėr robtė e tij. Imami u ngrit, shkoi nė cep tė xhamisė dhe i mbushi njė torbė me miell, sheqer, vaj, kripė dhe ullinj. Merri dhe kėto hurma qė aq shumė i pėlqenin profetit dhe ēoja fėmijėve tė ėmbėlsohen. Po si mund tė vazhdoj kėshtu, i tha Ibrahimi. Kėto ushqime nuk zgjasin mė shumė se disa ditė dhe djemtė do tė m’i marrė prapė uria. Duro, i tha imami. Kur t’i mbarosh kėto, Zoti do tė tė dėrgojė njė shenjė. Nisu tani se vajti vonė dhe tė presin. Ibrahimi u pėrshėndet me imamin dhe doli nga xhamia. Pas pak u errėsua. Dielli perėndoi dhe u fut nė torbėn e tij tė mbushur. Rrugėn e bėri thuajse me vrap. Nė mesnatė, arriti nė fshat i rraskapitur, por i ēliruar. Njė turmė me burra dhe gra ulėrinin pėrpara shtėpisė. Sapo panė Ibrahimin u bėnė si tė tėrbuar. Gratė filluan ta shanin, burrat e shtynė dhe e goditėn. Ibrahimi nuk ktheu dorė, por shtrėngoi torbėn fort dhe eci drejt shtėpisė. Nuk po kuptonte gjė, por mendonte pėr djemtė dhe pėr gruan. Duke ecur mes grushteve tė burrave dhe mallkimeve tė grave i doli pėrpara i vėllai, Vasili. Edhe ti Vasil, e pyeti Ibrahimi. Unė po i mbaj, u pėrgjigj i vėllai duke mos e parė nė sy. Do ishte bėrė hataja. Yt bir ėshtė ēmendur. Thuaji tė lirojė Mihalin se ka gjithė natėn qė e mban brenda dhe thotė se do ta vrasė. Ibrahimi nuk donte tė dėgjonte mė dhe u sul drejt shtėpisė. Gruaja e kishte parė dhe i hapi derėn. Pa e lėnė tė fliste, i tregoi me zė tė fikur ē’kishte ndodhur. Katėr burrat kishin ardhur nė mes tė natės pėr tė djegur kryqin. Atė natė, ata duket se kishin pirė sepse qeshnin dhe shanin me tė madhe dhe duke bėrė shenja nė drejtim tė shtėpisė kėndonin me sa kishin nė kokė: Ibrahim, o qafir, do tė zhdukim me pahir, mysliman nga taksirati, nuk ka vend pėr ty fshati, Muhamedi ėshtė synet, Ibrahimi ėshtė lanet. Kur kryqi filloi tė digjej deri nė majė, burrat u larguan si pėrherė dhe unė u shtriva tė fle, tha gruaja. Pas pak, dėgjova tė bėrtitura nė oborr dhe kur dola pashė tėt bir, qė mbante pėr zverku njėrin nga burrat dhe e tėrhiqte pėr nga shtėpia. Duhet tė ketė dalė nga dritarja dhe i ėshtė vėnė pas nėpėr fshat derisa e ka zėnė, shtoi ajo. Ku ėshtė futur, e pyeti Ibrahimi. Nė qilar i ke tė dy, bėri me kokė ajo. Kur Ibrahimi hyri nė qilar, i biri me njė thikė nė dorė ishte ulur nė shesh. Nė fund tė qilarit, nė errėsirė, Mihali i Zoicės ishte i lidhur si bagėti nga kėmbėt. Gomar, i thirri tė birit, tė thashė tė mos dilje nga shtėpia pa ardhur unė. Djali u ngrit nė kėmbė dhe faqja e njomė iu djersit. I ati e kishte fyer nė sy tė presė sė tij dhe kjo e kishte zhburrėruar. Ibrahimi e kuptoi dhe iu drejtua Mihalit. Ē’pate me familjen time, o bukėshkalė? Mė liro, iu lut Mihali. Pėr atė Zot nuk kam mė punė me ty. Edhe dritaren qė zura me dru do ta hap, le tė thotė ē’tė dojė pleqėsia. Mos e beso baba, i foli i biri nga prapa. Po e lirove, ata do tė vijnė prapė nesėr tė djegin kryqin dhe do tė tė shajnė ty. Ky tė ka sharė qafir nė mes tė fshatit. Unė nuk duroj dot tė mė thonė djalė qafiri. Po e lirove ti, unė do ta vras nesėr, siē na kanė vrarė kėta. Ibrahimi u ftoh. Kur kishte ikur, djali ishte njė kalama, ndėrsa tani ai kishte pėrpara njė burrė, i cili i vinte kushte. Ma jep thikėn, i tha tė birit. I biri rezistoi njė ēast dhe pastaj, duke e parė nė sy tė atin, i tha: Po e lirove fshati do mendojė se jemi frikėsuar. Ma lėr ta ruaj unė kėtė kėrmė dhe shko tė bisedosh me pleqėsinė. Nė qoftė se ata duan qė tė na ngordhin pėr bukė le tė vdesė ky para nesh. Ibrahimi nuk i besonte veshėve. Nga jashtė tė thirrurat e turmės po shtoheshin dhe ai nuk kishte kohė tė arsyetonte nėse pjekuria e tė birit ishte fryt i moshės apo i urisė sė ditėve tė fundit. Pemėt piqen duke u ushqyer, mendoi, njerėzit piqen nga uria. Mė jep thikėn dhe shko lart, i thirri. Djali i zgjati thikėn. Merre, i tha, kryqe dhe thika gjen sa tė duash nė fshat. Ibrahimi iu afrua Mihalit dhe ia liroi pak litarėt. Sonte do flesh kėtu, i tha. Liria jote nuk varet mė nga unė. Mos luaj me zjarrin dhe mė lėr tė shkoj nė shtėpi, u pėrpoq ta bindte Mihali. Ka kohė pėr tė ikur, iu pėrgjigj Ibrahimi qė shoi qiririn dhe e la tjetrin nė errėsirė. Doli nė oborr dhe tė bėrtiturat e njerėzve qė e prisnin pushuan pėr njė ēast, por kur e panė vetėm, familjarėt e Mihalit nuk u pėrmbajtėn dot. Ibrahimi ngriti dorėn, pėr t’i lėnė tė kuptonin se kishte pėr tė thėnė diēka, dhe ata pushuan. Mihali do tė rrijė nė shtėpinė time. Dua tė flas me pleqėsinė dhe ta zgjidhim gjithēka nė paqe, si vėllezėr tė njė fshati. Turmėn e pėrshkoi njė mėrmėrimė, por askush nuk e sulmoi Ibrahimin. Qetėsia e tij i kishte ngurtėsuar tė gjithė. Ēfarė do nga pleqėsia, pyeti dikush nga turma. Unė nuk ika nga fshati dhe djemtė e mi meritojnė tė hanė dhe tė martohen aty ku kanė lindur. Iknė nė shtėpi dhe mos kini merak. Mihalin nuk e gjen gjė nė shtėpinė time, por jeta e tij varet nga ju, mė shumė se nga unė. Pleqėsia tė ndryshojė vendimin dhe ne mbetemi gjitonė siē ishim mė parė. Kaq tha Ibrahimi dhe u drejtua nga shtėpia. Turma mbeti jashtė si e ngrirė. Myslimani po i vinte kushte fshatit dhe kjo ishte njė situatė qė askush nuk mund ta pėrtypte. Vėllai i Mihalit nuk e mbajti dot zemėrimin dhe thirri: Ibrahim, o derr, me dorėn time do tė ther. Por tė tjerėt iu hodhėn, e kapėn nga krahėt dhe e detyruan tė pushojė. Mendo pėr tėt vėlla, i thanė. Ik qetėsohu sonte, nesėr mblidhemi nė pleqėsi. Turma u shpėrnda nė errėsirė dhe atė natė fshati nuk fjeti duke menduar pėr tė nesėrmen. Pleqėsia u mblodh nė mėngjes. Burrat dukeshin tė dėrrmuar. Plani i tyre nuk kishte ecur. Vėllai i Mihalit i kishte sytė e kuq. Ai u thėrriste tė gjithėve dhe kundėrshtonte ēdo propozim qė i dukej se e vononte lirimin e Mihalit. Tė shkojmė tani, ta nxjerrim me forcė. Ibrahimi dhe kalamajtė e tij nuk mund t’i bėjnė ballė njėzet burrave tė armatosur. Burrat dukeshin tė heshtur. Frikacakė, i kthehej ai. Im vėlla e ka kokėn nėn thikė, ju tirrni lesh kėtu. Menduat se do ta qėronit Ibrahimin duke e lėnė pa bukė dhe pa kripė. Por ai shkoi nė qytet dhe myslimanėt e tjerė ia mbushėn torbėn. Por derri nuk zbutet nga uria. Kur ju gėrhisnit ēdo natė, unė dhe im vėlla shkonim dhe e kėrcėnonim me zjarr. Ibrahimi do dorėzohej po tė mos e zinte ai kalama Mihalin nė mes tė natės. i zuri pusi, njėlloj si xhaxhai i tė atit atėherė. E priti te dera e shtėpisė dhe i vuri thikėn nė fyt. Do ta vras atė bir bushtre. Vasili, qė deri atė kohė nuk e kishte hapur gojėn, nuk duroi dhe kėrceu nga vendi. Mos i hap plagėt e vjetra se nuk ndahemi mirė, iu hakėrrye ai. Tė dy burrat u shanė dhe desh nxorėn thikat, pėr tė tjerėt ndėrhynė pėr t’i ndarė. Kryetari i pleqėsisė u ēua nė kėmbė dhe mjekra e tij e moēme i bėri tė gjithė tė heshtin. Ti dhe Mihali nuk keni respektuar vendimin e pleqėsisė, tha ai. Ne nuk ju thamė qė tė digjnit kryqe nė oborrin e Ibrahimit. Tani, ai ta ka marrė vėllanė dhe ti na kėrkon ne ta lirojmė sepse e di qė vetė nuk ia del dot. Por, edhe sikur t’ia dalėsh, ne nuk do tė lėmė sepse nė fund tė kėtij sherri ka gjak. Nuk duhet tė derdhim gjak nė fshat sepse hasmėria do tė zgjerohet si rrathėt e ujit dh e pastaj fshati do tė prishet. Vasil, shko fol me tėt vėlla dhe na thuaj ēfarė kėrkon qė tė lirojė Mihalin qė fshati tė qetėsohet. Ēfarė t’i premtoj, pyeti Vasili. Thuaji se do t’ia falim rrėmbimin e Mihalit. Ai ėshtė i lirė tė lėvizė nėpėr fshat dhe askush nuk do ta prekė me dorė atė dhe familjen e tij. Po bukė, tha Vasili. Ai do kėrkojė qė fshati t’i shesė bukė si mė parė. Nuk kemi bukė tė tepėrt, u hodhėn burrat, por ai mund tė shkojė sa herė tė dojė nė qytet tė mbushė torbėn e tij dhe ne nuk do ta pengojmė. Po nėse nuk pranon? Nėse nuk e dorėzon Mihalin deri nesėr, shtėpia e tij do rrethohet dhe as miza nuk do tė hyjė mė nė atė xhami. Ai nuk do lejohet tė shkojė nė qytet pėr ushqim dhe bagėtia e tij do ngordhin se ne nuk do t’i lėmė tė kullotin. Po qe se nuk pranon, rrethimi fillon nesėr nė mėngjes dhe ai do dorėzohet qė tė mos vdesė urie. Vetėm kaq, pyeti Vasili qė nuk dukej i bindur. Premtoji edhe tokėn qė i ke marrė, tha kryetari i vendosur. Vasili donte tė thoshte diēka, por ata nuk e lanė dhe ai u nis. Jashtė kishte zėnė shi. Kur hyri nė oborr, thirri tė vėllanė. Ibrahimi hapi derėn dhe e ftoi brenda. Je lagur, Vasil, tha ai dhe i kėrkoi tė shoqes njė peshqir. Vasili e mori, fshiu kokėn dhe filloi tė fliste. Duhet ta lirosh Mihalin, ndryshe ata do tė tė rrethojnė shtėpinė derisa tė dorėzohesh nga uria. Po dole, do tė tė rrėmbejnė dhe do tė tė lidhin ty dhe fėmijėt. Bagėtinė nuk do ta lėnė tė kullosė. Duhet ta lirosh deri sot natėn. Kaq, pyeti Ibrahimi qė rrinte me kokėn ulur, ndėrsa e shoqja i solli tė dyve nga njė kafe. Nėse liron Mihalin, pleqėsia do tė lejojė tė lėvizėsh nėpėr fshat dhe tė shkosh nė qytet sa herė tė duash. Askush nuk ka punė me ty dhe djemtė e tu dhe kurrkush nuk do tė djegė mė kryqe natėn. Nuk mjafton, tha Ibrahimi. Ky fshat nuk do gjejė qetėsi nė qoftė se ēdo gjė nuk kthehet si mė parė. Im bir, i madhi ėshtė rritur pėr njė ditė. Ai nuk harron fyerjen qė na kanė bėrė dhe unė kam frikė se ai do vrasė kėdo qė nuk i jep bukė dhe nuk i flet tė atit. Nė qoftė se ai vret do ta vrasin, tha Vasili. Nė qoftė se ata vrasin dhe unė do tė vras. Edhe ty do tė tė vrasin Ibrahim, i tha i vėllai. Po ti Vasil, iu kthye Ibrahimi me inat. Do shohėsh se si unė dhe djemtė e mi theremi si kafshė pa i bėrė keq askujt? Unė nuk kam vjedhur dhe nuk kam vrarė, dhe nuk i kėrkoj gjė njeriu. Dua tė jetoj si gjithė tė tjerėt. Po ti je mysliman, i tha Vasili dhe kjo i frikėson tė gjithė. Prifti thotė se nėse ne lejojmė qė djemtė e tu tė martohen me vajzat tona, atėherė fara jote do ta kthejė siē ishe mė parė, i krishterė? Tė gjithė do tė ta falin dhe ēdo gjė do tė kthehet si mė parė. Mendohu, i tha Vasili dhe i vuri dorėn mbi sup. E shoqja, qė e ndiqte bisedėn pa folur, lėvizi pėr herė tė parė dhe Ibrahimit iu duk sikur ajo po e miratonte Vasilin. Ai e pa ashpėr nė sy dhe ajo nuk e hapi gojėn. Gjėrat kanė shkuar larg, Vasil. Unė nuk jam mė ai qė isha dhe fshati nuk ėshtė mė i pari. Kam njė muaj qė unė i lutem Zotit tim tė ri. Nėse unė kthehem i krishterė siē isha as Zoti i parė qė e tradhtova dhe as i dyti qė ti mė kėrkon ta tradhtoj nuk do jenė mė me mua. Fshati do tė tallet njėlloj dhe unė nuk mund t’u lė kėtė turp djemve tė mi. I thuaj fshatit qė Mihali do tė lirohet vetėm nėse vendimi i pleqėsisė ndryshon. Kush nuk do tė mė flasė le mos mė flasė, por pleqėsia nuk duhet tė detyrojė askėnd tė mos mė thotė mirėmėngjes. Djemtė e mi do tė martohen nė fshat aty ku njė ditė bashkė me fėmijėt e tyre do nderojnė varrin tim. Unė kam lindur shqiptar dhe jo mysliman. Dua qė fshati tė mė respektojė siē kam lindur dhe jo si do vdes. Vasili dukej i pėrlotur. Ata nuk do pranojnė, tha ai. Mos i bjer murit me kokė, Ibrahim. Do tė tė kthej edhe tokėn qė na la babai. Mos m’u lut, i tha prerė Ibrahimi. Thuaj kėto qė tė thashė, pėrndryshe Mihali do tė vdesė kėtu bashkė me ne tė tjerėt. Sa pėr tokėn, nuk po tė them faleminderit sepse mė ke kthyer atė qė e kam pasur. Edhe kur tė vdes toka nuk do tė jetė e jotja. Vasili u ngrit tė dilte, ndėrsa e shoqja kishte mbuluar sytė me duar. Djali i madh, qė kishte dėgjuar tė gjithė bisedėn mes vėllezėrve, hyri nė dhomė dhe i pėrqafoi kėmbėt Ibrahimit. dėgjuar tė gjithė bisedėn mes vėllezėrve, hyri nė dhomė dhe i pėrqafoi kėmbėt Ibrahimit. Pleqėsia e priti Vasilin e mbledhur. Nuk pranon, tha ai sa u duk te dera. Ē’tė tha, e pyetėn burrat. Do qė ēdo gjė tė kthehet siē ishte. Ai ju jep mish dhe fshati duhet t’i japė bukė. Kush do t’i flasė le t’i flasė, por pleqėsia nuk duhet tė detyrojė askėnd qė tė mos e pėrshėndesė rrugės. Kėrkon po ashtu qė mos ndalojmė vajzat tė martohen me djemtė e tij. Pėrndryshe, mė tha qė Mihali do tė vdesė bashkė me tė, sepse ai nuk dorėzohet. Burrat rėnduan mė shumė mbi jastėkėt ku ishin ulur. Ata e ndienin se vendimi i tyre tani do tė ishte edhe mė i rėndė pėr fshatin. Nuk kemi rrugė tjetėr, tha kryetari duke u ngritur dorėn sikur po shpallte luftė. Ibrahimi zgjodhi mė tė keqen. Bėhuni gati pėr rrethimin. Asnjeri tė mos hyjė me forcė nė shtėpinė e tij. Nėse Ibrahimi apo dikush del nga shtėpia do ta marrim dhe do ta lidhim derisa tė lirohet Mihali. Bagėtinė po ashtu. Burrat nuk pritėn tė nesėrmen, por e rrethuan shtėpinė e Ibrahimit qė nė mbrėmje. Shiu nuk kish pushuar gjithė ditėn dhe ata kėrkuan velenxa tė mėdha nėn tė cilat u shtrinė gjatė natės. gratė u ēonin pėr tė ngrėnė dhe burrat pinin raki qė tė duronin lagėshtinė qė i kishte mbėrthyer gjymtyrėt. Shiu vazhdoi pa pushim. Tė nesėrmen nė mėngjes burrat dukeshin tė lodhur, por tė vendosur ta vazhdonin rrethimin. Ibrahimi i shikonte nga brenda shtėpisė. I shikonte ashtu tė shtrirė nė shi dhe mendonte se si i kishte ndryshuar jeta, pasi hyri nė Islam. Njerėz me tė cilėt familja e tij kishte jetuar pėr qindra vjet, duke ndarė lindje dhe varrime, tani torturoheshin nė shi, duke uruar qė ai tė vdiste sa mė shpejt pėr t’i lėnė rehat tė ktheheshin nė shtėpitė e tyre tė ngrohta. Ditėn e tretė tė rrethimit shumė nga burrat filluan tė kolliteshin dhe tė teshtinin. Ibrahimi shikonte gratė qė vinin dhe i sillnin burrave kupa tė nxehura me raki qė ata i pėrpinin pėr tė ngrohur barqet e plevitosura. Shumica ishin ftohur e megjithatė asnjeri nuk e kishte lėnė rrethimin. Ditėn e gjashtė shiu vazhdonte. Burrat kishin ndėrtuar njė tendė me kashtė dhe ishin futur poshtė saj pėr t’u mbrojtur nga uji qė derdhej nga qielli me ibrik. Tenda ishte e vogėl dhe nuk i nxinte tė gjithė burrat. Ata kishin vendosur ta bėnin rrethimin me turne. Kur disa shtriheshin nėn tendė, tė tjerėt i vinin rrotull shtėpisė duke parė me inat nga dritaret e Ibrahimit. Natėn ndiznin zjarr, mbi tė cilin piqnin gėshtenja qė i pinin me raki. Njė natė, Ibrahimi hapi derėn e shtėpisė dhe burrat brofėn nė kėmbė tė alarmuar. Po del, thirrėn ata. Kujdes ta kapim. U vunė nė pozicion sulmi dhe pritėn gjahun. Pas pak njė domate kėrceu nė errėsirė dhe u zgėrlaq nė kėmbėt e njėrit prej burrave. I zėnė nė befasi, burri u tremb dhe ra pėrmbys mbi purenė e kuqe tė domates. Ibrahimi me tė birin filluan tė qeshin nga brenda. Le tė mendojmė se kemi ushqim mė shumė se ē’kanė ata durim, i tha Ibrahimi tė birit qė rritej ēdo ditė. Po tallet me ne myslimani, thanė burrat dhe filluan tė kėndojnė pėr tė nxjerrė dufin dhe tė ftohtin: Ibrahim, o lamash, sot ti qesh, nesėr do qash. Ibrahim ha domate, je i skuqur me mėkate.

    K5
    Ditėn e dhjetė tė rrethimit Ibrahimi ra mė herėt pėr tė fjetur. Ishte dita e fundit e ramazanit dhe ushqimet pothuajse kishin mbaruar. Edhe sikur tė mos agjėroja pėr ramazan pėrsėri nuk do tė kisha ngrėnė kėtė muaj, mendoi ai para se ta zinte gjumi. Nga mesi i natės i biri e tundi fort. Ngrihu, i tha, se ē’po ndodh aty jashtė. U afruan tė dy te dritarja dhe panė burat qė po flisnin me njė djalė tė ri tė armatosur, i cili tundte njė kėrbaē. Pas tij, dhjetėra burra tė hipur nė kuaj kishin mbushur rrugėn pėrpara shtėpisė. Zjarret nuk ishin shuar ende dhe djaloshit i dukeshin flokėt e verdhė. Kush ėshtė ky, e pyeti i biri. Ėshtė Ali Tepelena, tha Ibrahimi. Megjithėse binte shi, Aliu rrinte serbes majė kalit. Burrat e pleqėsisė e kishin rrethuar dhe duke i bėrė shenja me duar nga shtėpia e Ibrahimit diēka mundoheshin t’i shpjegonin. Pa i dėgjuar, Aliu i grahu kalit dhe hyri nė oborr. Shokėt e tij, nė fillim i shtynė, pastaj i goditėn burrat, tė cilėt pa kundėrshtuar vrapuan dhe humbėn nė errėsirėn e fshatit. Ibrahimi hapi derėn dhe doli pėrpara. Mirė se erdhe nė shtėpinė time Ali Tepelena. Pa ia kthyer pėrshėndetjen Aliu i tha; Ē’donin kėta burra nga ty? Duan tė mė zbojnė nga fshati. Kanė dhjetė ditė qė mė kanė rrethuar. As mė flasin dhe as mė japin bukė. E ka vendosur pleqėsia. Ke vrarė njėrin prej tyre, pyeti Aliu. Jo. jo, i tha Ibrahimi duke e ftuar brenda. Jam bėrė mysliman. Aliu u drejtua dhe e pa nė sy. Nuk e meriton ky fshat kėtė nder, tha. Kush tė detyroi? Askush, tha Ibrahimi. Bashkė me dimrin po vjen Islami, kjo dihet. Pėr t’u mbrojtur nga dimri kam dru. Por pėr t’u mbrojtur nga Islami pyeta imamin. Pranova kushtet e tij dhe u bėra mysliman. Ibrahimi u habit dhe vetė nga shpjegimi qė i bėri Ali Tepelenės. Gjatė ramazanit ai ishte menduar shumė tė kuptonte se ēfarė e kishte shtyrė tė shkonte nė Islam. Herė pas here mendonte se ditėn qė ishte bėrė mysliman shpirti i tij i rrumbullakėt ishte palosur nė dysh dhe kishte marrė formėn e njė gjysmėhėne, qė tani varej e paushqyer brenda kafazit tė brinjėve tė tij. Tė kėrkoi para imami kur hyre nė Islam? Ibrahimi u habit nga pyetje e Ali Tepelenės. Jo, i tha. Po ti i dhe para imamit? As unė nuk i dhashė. Ai mė dha njė tas me hurma pėr kalamajtė. Pse mė pyet, Ali? Duhet tė kisha paguar para qė tė hyja nė Islam? Nuk ma tha njeri. Aliu filloi tė qeshte. Islami nuk ėshtė cirk jevgjitėsh, tha ai. Nuk ka nevojė tė paguash pėr tė hyrė atje. Kam dėgjuar se imamėt u marrin para shqiptarėve qė t’i pranojnė nė Islam, ndaj tė pyeta. Tė dy burrat ishin ulur dhe dukeshin mė tė shpenguar. Ibrahimi e shikonte. Aliu ishte ulur mbi fustanellė, kindat e sė cilės ishin nxirė nga balta. Hoqi shapkėn e kuqe qė mbante nė kokė dhe flokėt e lagur iu derdhėn mbi jelek. Kur shtriu kėmbėt, Ibrahimi pa qė mbi kundrat e tij tė zeza shkėlqente njė kopsė argjendi. I paskan vajtur mbarė kusaritė, mendoi. Jashtė, nė oborr, kuajt dhe shokėt e Aliut lageshin nė shi. Sonte do tė rri kėtu, i tha Aliu. Kuajt janė tė lodhur. Hoqi jelekun dhe u mbėshtet pas murit. Kėmisha e lagur i ishte ngjitur pas trupit. Ashtu i zhveshur dukej si njė fėmijė. Ibrahimi e shikonte dhe rrinte gojėkyēur. Kam ditė qė nuk flas me njeri, i tha si pėr t’u shfajėsuar. Burrat e fshatit nuk mė flasin dhe po tė rrija dhe ca vetėm, do harroja tė bėja muhabet. Ata mė thanė se ti ke marrė peng njė tė krishterė dhe nuk e dorėzon, tha Aliu. Ibrahimi u skuq dhe filloi tė tregonte. Kur e morėn vesh se isha bėrė mysliman u tėrbuan. Pleqėsia vendosi qė fshati mos mė jepte mė bukė dhe ushqim. Unė shes mish, por ata nuk e pranojnė mė mishin e kafshėve tė mia. Kur mbeta pa gjė, shkova nė qytet dhe mora ushqim tek imami. Natėn qė u ktheva nė shtėpi im bir nuk i kishte duruar sharjet e tyre, e kishte zėnė pėr gryke njėrin, qė e kemi dhe gjiton, dhe ata vendosėn tė mė rrethojnė derisa ta liroj. Ka dhjetė ditė qė flenė jashtė shtėpisė dhe presin qė tė dorėzohem kur tė mė mbarojnė ushqimet. Ke mė ushqime, pyeti Aliu. Shumė pak miell pėr bukė ka mbetur. Nuk kam marrė dot as qumėsht nga delet e mia, se po tė dilja do mė kishin qėlluar. Pse nuk e liron tė krishterin? Nuk e liroj nėse pleqėsia nuk nderon vendimin qė kam marrė. Je bėrė pishman? Pėrse, pyeti Ibrahimi. Qė u bėre mysliman. Ibrahimi u mendua pak. Akoma, tha. Por mė duket se fshatin e kam humbur. Asgjė nuk do jetė mė siē ka qenė edhe nėse pleqėsia e ndryshon vendimin. Nuk je i pari dhe nuk do jesh i fundit, kėrkoi ta qetėsonte Aliu. Shumė shqiptarė po bėhen myslimanė. Mua mė duket se shqiptarėt tani e kanė kuptuar se ata nuk mund tė jenė nė njė shtet me grekėt dhe qė tė ndajnė shtetin duhet nė fillim tė ndajnė fenė dhe pastaj tokat dhe pasuritė. Aliu, i mbėshtetur pas murit, dukej sikur fliste me vete. Megjithatė, ne shqiptarėt duhet tė dimė tė zgjedhim. Jo ēdo lloj islami i shkon shqiptarėve. Ne nuk jemi as turq dhe as arabė, prandaj duhet tė gjejmė islamin qė na rėndon mė pak dhe na kėnaq mė shumė. Mushka dhe kali janė nga njė familje. Por mushka ngarkohet me dru, ndėrsa kali ngarkohet me njerėz. Ibrahimi e shikonte dhe dukej gjithmonė e mė i hutuar. Ē’tė tha imami pėr Islamin? Mė tha se qė tė jem mysliman duhet tė falem pesė herė nė ditė, tė mbaj ramazan, tė jap zekat dhe tė shkoj nė Mekė. Jam falur ēdo ditė dhe kam agjėruar. Kafshėt nuk duhet tė mbajnė ramazan, mė tha imami. Mushka dhe kali nuk kanė detyrime pėrballė Islamit. Tė pyeta nėse imami tė rrėfeu pėr historinė e Islamit, u nxeh Aliu. Ibrahimi mblodhi supet dhe Ali Tepelena vazhdoi: Islami ka 12 degė qė quhen tarikate. Dega mė e madhe ėshtė ajo e sunitėve. Por mes tyre mė e veēanta ėshtė dega e bektashinjve. Islam, vėrtet do tė thotė paqe, por myslimanėt nuk e kanė zbatuar kurrė njėlloj Islamin dhe pėr kėtė shkak mes tyre nuk ka pasur kurrė paqe. Bektashizmi ka lindur si njė degė e jeniēerėve myslimanė. Mė shumė se njėqind vjet pėrpara pushtimit tė Kostandinopojės, qė ėshtė vepėr e jeniēerėve, Sulltan Orhani themeloi urdhrin e jeniēerėve. Kėta u betuan se do ishin besnikė deri nė vdekje ndaj sulltanit dhe u bekuan nga Haxhi Bektashi, i cili nė atė kohė ishte njė nga krerėt e Islamit. Qė nga ajo kohė bektashizmi ka lindur dhe ka udhėtuar nėpėr botė bashkė me jeniēerėt, tė cilėt e kanė mbrojtur dhe e kanė ushqyer kėtė tarikat. Jeniēerėt nuk ishin tė gjithė djem tė lindur myslimanė. Shumica e tyre ishin fėmijė qė turqit ia rrėmbenin familjeve tė krishtera ruse, greke, armene apo dhe ēifute. Por shumė prej tyre ishin shqiptarė. Ti e di qė turqit na quajnė arnaut? A e di ē’do tė thotė arnaut? Arnaut, osmanėt quanin dikė qė nuk di tė kthehet prapa. Meqė radhėt e jeniēerėve ishin tė mbushur me shqiptarė tė paepur, tė cilėt nuk ktheheshin tė gjallė pa fitore, ata u quajtėn arnautė. Siē tė thashė, kėta djem edukoheshin pėr t’u vrarė dhe prandaj trajtimi qė u bėhej atyre ishte i ndryshėm. Ata toleroheshin mė shumė dhe kishin mė tepėr liri se gjithė ushtarėt e tjerė. Por kėta djem kishin nevojė pėr njė besim tė ri. Plaēka e luftės dhe besnikėria ndaj Sulltanit nuk u mjaftonte mė atyre. Haxhi Bektashi e kuptoi kėtė dhe mėnyra se si ai e lexonte Islamin u kthye nė frymėzim pėr jeniēerėt. Ata mendonin se ishin tė ndryshėm nė gjithēka nė krahasim me njerėzit e tjerė dhe feja e tyre e re e shprehte kėtė ndryshim. Kur Haxhi Bektashi iu kaloi atyre bekimin, ai ishte 80 vjeē. Jeniēerėt besonin se ai rridhte nga Fatimja, qė ishte vajza e Muhamedit dhe kjo i dha mė shumė forcė bektashizmit. Kudo ku shkonin jeniēerėt merrnin me vete edhe dervishėt bektashinj. Nė pushimet mes betejave ata ndėrtonin teqe. Teqetė e bektashinjve janė gjithnjė 6 orė larg njėra-tjetrės nė mėnyrė qė nė fund tė ēdo rruge udhėtari tė ēlodhej nė njė vend qė e mban gjithmonė derėn hapur. Bektashinjtė janė tė butė dhe mikpritės. Turqit e sotėm janė tė egėr dhe mizorė. Ata janė sunitė dhe nuk i pranojnė bektashinjtė. Por frika qė kanė nė Stamboll nga jeniēerėt i ka detyruar tė heshtin dhe tė mos i sikterisin dervishėt. Jam i bindur se bektashizmi ėshtė myslimanizmi qė i shkon mė shumė shqiptarėve dhe sidomos atyre qė kanė qenė tė krishterė. Bektashinjtė mund tė pinė dhe gratė e tyre mund tė dalin zbuluar pėrpara burrave. Ata besojnė se Jezu Krishti ka qenė i pari qė ka predikuar Islamin, dhe, po tė mos ishin jeniēerėt vetėm pėr kėtė mendim ata do tė ishin shkuar tė gjithė nė hell. Turqit e quajnė bektashizmin si njė islam i krishterė dhe prandaj e luftojnė. Skėnderbeu ka qenė bektashi dhe prandaj u bė aq kollaj i krishterė pėr sė dyti, megjithėse kishte jetuar shumė vjet si mysliman. Nastradini qė tregon histori pėr tė qeshur nga Persia, po ashtu. I pari qė e solli bektashizmin ndėr shqiptarė ishte Demir Hani. Ky ishte dervish dhe ngrit nė Tepelenė teqenė e parė pėrpara njėqind e kusur vjetėsh. Bėri shumė tė mira: ndihmoi jetimėt, shpėrndau para, shėroi njerėz dhe qindra shqiptarė i ktheu nė myslimanė. Njerėzit besonin se ai ishte njeri i shenjtė dhe tregonin se e kishin parė qė shėronte tė sėmurėt vetėm duke i prekur. Demir Hani grumbulloi dhe shumė pasuri nga dhuratat qė i vinin prej shqiptarėve tė krishterė dhe myslimanė qė ai ndihmonte. Pasuria e tij u bė aq e madhe, saqė njė dervish tjetėr, njeriu qė Demir Hani i besonte mė shumė, u bė lakmitar dhe mendoi t’i zinte vendin. Ai hapi fjalė se Demir Hani ngacmonte gratė dhe fėmijėt dhe se natėn merrte djem tė rinj ėn dyshekėt e tij. Me njė ferman tė Sulltanit Demir Hani u dėnua me vdekje. Sulltani ngarkoi dervishin qė e spiunoi t’i priste atij kokėn dhe ky zbatoi fermanin. Ky dervish ishte vėllai i stėrgjyshit tim, Hysenit. Mė vonė edhe vėllanė e Hysenit e vranė, por qė nga ajo kohė ne trashėguam pak pasuri dhe emėr nė Tepelenė. Aliu pushoi pak dhe kontrolloi kėmishėn me duar. Mė ėshtė tharė, tha dhe vazhdoi. Ne shqiptarėt nuk besojmė sa duhet, sepse mendojmė mė shumė pėr sot se pėr nesėr. Ne i duam gjėrat sot dhe na duket pa kuptim qė tė falemi gjithė jetėn pėr t’u shpėrblyer kur tė vdesim. Njė fe qė tė lodh ne e braktisim. Zoti na ka lėnė mes grekėve dhe turqve. Kėta i vodhėn fenė tė tjerėve. Grekėt ia morėn ēifutėve dhe turqit ia morėn arabėve. Pastaj tė dy ngritėn perandori pėr tė sunduar popujt e tjerė. Grekėt e mbajtėn Bizantin njė mijė vjet dhe pushtuan turqit, shqiptarėt dhe arabėt. Tani turqit kanė gati 500 vjet qė me perandorinė e tyre po qeverisin grekėt, arabėt dhe ne shqiptarėt. Shumė shqiptarė bėhen myslimanė se nuk duan tė kenė fenė e grekėve. Por ata nuk pranojnė kur grekėt u thonė se duke u bėrė myslimanė nė tė vėrtetė janė bėrė turq. Dhe kanė tė drejtė. Shqiptarėt nuk e njohin mirė Islamin. Islami ėshtė njė pjatė ku mund zgjedhėsh. Unė kam zgjedhur bektashizmin. Jam shqiptar dhe nuk jam grek. Jam bektashi dhe nuk jam turk. Imami nuk t’i ka thėnė gjithė kėto, sepse ai nuk i pranon bektashinjtė. Por duke mos tė treguar tė vėrtetėn mbi Islamin ai nuk tė ka dhėnė mundėsi tė zgjedhėsh atė qė do. Pa e kuptuar ti ke bėrė zgjedhjen qė ka dashur imami. Tė dha njė emėr? Si quhesh tani? Ibrahim, u pėrgjigj ai. E zgjodhe ti apo ta dha ai? Ma dha imami. Do ta mbash? Ibrahimi nuk dinte ē’tė thoshte. Mbaje, iu pėrgjigj Aliu. Nuk tė beson njeri po tė ndėrrosh emrin tri herė nė muaj. Tė dy mbetėn gjatė duke u menduar. Nuk kishin gjumė. Para se tė flinin Aliu e pyeti se ēfarė do tė bėnte me tė krishterin. Kur tė iki unė, i tha, ata do ta rrethojnė prapė shtėpinė po nuk e lirove. Nuk e liroj nėse fshati nuk ndryshon vendimin, iu pėrgjigj Ibrahimi. Mirė, i tha Aliu, nesėr njofto pleqėsinė. Do shkoj vetė t’i takoj. Kur u zgjua tė nesėrmen dhe hyri nė dhomėn e oxhakut, Ibrahimi gjeti aty tė birin dhe Aliun. Ky ishte gjysmė i zhveshur dhe kofshėt e bardha i kishin dalė nga velenxa. I kishte vėnė dorėn djalit mbi flokė dhe ky e shikonte si i magjepsur. Djalė trim, i tha Ibrahimit. Mė tregoi si e kishte zėnė pėr gryke kaurin qė tė kishte sharė ty. Thanasi u ngrit nė kėmbė kur hyri i ati dhe mbeti ashtu, pa ia ndarė sytė Aliut qė nuk po vishej. Dėrgoje Thanasin tė lajmėrojė pleqėsinė. Ata janė shpėrndarė, tha Ibrahimi, ku t’i gjej? Kush ėshtė i pari i tyre, pyeti Aliu. Arianit Komneni, u pėrgjigj Ibrahimi dhe i bėri shenjė djalit. Thuaji qė e pret Ali Tepelena, beu i Tepelenės. Thanasi fluturoi. Mbiemėr i dėgjuar ky, tha Aliu duke veshur fustanellėn. Ibrahimi kishte kthyer kokėn nga muri qė tė mos e shihte lakuriqėsinė e Aliut. Thonė qė familja e tyre ėshtė shquar qė nė kohėn e Skėnderbeut. Kėtu ku jemi sot, tė parėt e tij kanė pasur zotėrimet e veta qė ia kanė marrė turqit. Plaku thotė se kur tė ikin turqit, atij do t’i kthehen tokat dhe nderet. Pse ėshtė kryetar i pleqėsisė, pyeti Aliu. Edhe babai i tij, edhe i gjyshi kanė drejtuar pleqėsinė. Fshati i ka respektuar dhe u ka njohur drejtimin, tha Ibrahimi. Kur Ibrahimi ktheu kokėn, Aliu i veshur kishte dalė jashtė. Shiu kishte pushuar pas mė shumė se njė jave dhe dielli i mėngjesit po i thante pellgjet nė oborr. Aliu iu afrua kalit tė tij tė bardhė qė ishte lidhur pranė plevicės dhe nisi t’i shkundte jelet e lagura. Kali llastohej nga dora e tė zotit dhe tundte bishtin. Qimet e tij tė gjata qė bėheshin blu nga dielli i mėngjesit i rrethonin supet e Aliut, si njė shall. Aliu nuk ishte i gjatė. Koka e tij mbaronte aty ku niste hunda e kalit. Kur kali nxirrte frymė nga hojėzat, flokėt e verdhė tė Aliut hapeshin nė ajėr dhe po tė mos kishte mustaqe, ai do dukej si njė vajzė. Pasi rregulloi shalėn prej lėkure, Aliu i kėrceu kalit dhe me shpejtėsi doli nga oborri dhe u zhduk pas shtėpisė sė Mihalit. Rrugėt ishin bosh dhe trokitja e potkonjve tė kalit ngjante si njė muzikė e luajtur mbi kalldrėm. Fshatit akoma nuk i kishte dalė frika nga prishja e dhunshme e rrethimit tė njė nate mė parė. Burrat tymosnin nėpėr shtėpi pa folur, gratė gatuanin nė heshtje, fėmijėt luanin pa zhurmė. Pas shumė ditėsh, Ibrahimi dhe e shoqja dolėn tė lirė nė oborr. Rruga e shtėpisė ishte e mbushur me kryqe tė djegur dhe me mbeturinat e burrave qė kishin rendur nėpėr natė. Gruaja filloi tė pastronte. Mblodhi mbetjet e bukėve, kuleēve dhe lakorėve qė ishin shpėrndarė dhe shkelur nga kuajt e njerėzit dhe ua hodhi bagėtive tė uritura. Pastaj thirri Ibrahimin dhe tė dy bashkė mblodhėn kryqet e djegur. Njėri prej tyre nuk ishte shkatėrruar dhe gruaja me kujdes ia pastroi blozėn qė e kishte nxirė deri nė majė dhe e mbėshteti nė murin e shtėpisė. Pjesėt e mbetura Ibrahimi i mori dhe i hodhi nė vatėr dhe ndezi zjarr. Gruaja po e shihte nga prapa kurrizit tė pėrkulur mbi vatėr sesi i rregullonte copat e druve duke i kryqėzuar njėrin mbi tjetrin. Ibrahimi e ndjeu, u kthye nga ajo dhe me ėmbėlsi i tha: Ata pėr t’i djegur i prunė kėta kryqe. Do e ushqejnė mirė zjarrin. Gruaja nuk foli dhe vazhdoi tė pastronte oborrin e lagėshtitur. Balta ishte e butė dhe e mbushur me gjurmė njerėzish. Po t’i ndiqje ato nuk shkoje asgjėkund. Njėlloj si jeta, mendoi gruaja dhe u lut pa zė, ndėrsa njė kalė i bardhė po afrohej me shpejtėsi nė drejtim tė shtėpisė. Dita ishte e bardhė dhe gruaja hapi sytė pėr tė kuptuar kush po vinte. Nga larg dukeshin dy figura qė kalėronin bashkė. Si dielli dhe hėna mbi kalė, mendoi ajo, kur kali hyri nė oborr, gruaja pa tė birin qė mbante nė dorė kapistallet dhe pas tij kokėn e verdhė tė Aliut qė varej mbi supin e Thanasit. Flokėt e tyre ishin ngatėrruar. Tė dy qeshnin dhe Aliu e shtrėngonte Thanasin fort pėr beli. E gjeta rrugės dhe e mora, i tha ai gruas qė vrapoi tė ndihmonte tė birin pėr tė zbritur. Pleqėsia nuk mblidhet, i tha Aliu Ibrahimit kur hyri brenda. Arianit Komneni i tha tėt biri se ėshtė i sėmurė dhe nuk mund tė ngrihet sot nga shtrati. Burrat e tjerė nuk kanė dalė nga shtėpia. I kemi tmerruar Ibrahim. Janė zhdukur kaurėt. Ibrahimi nuk tha gjė. Thanasi kishte hyrė brenda nė shtėpi dhe duke parė tė atin sikur tė merrte leje iu drejtua Aliut: Ali bej do ikėsh? Aliu iu afrua aq shumė Thanasit, saqė dukej sikur po i merrte erė, dhe tha: Nuk shkoj pa u mbledhur pleqėsia. Do pres sa t’i thahen kockat e lagura Arianit Komnenit. Shko prapė nė shtėpinė e tij dhe i thuaj qė dua ta takoj me ēdo kusht. Pyete kur mė pret nė shtėpi.

    Mundesuar nga Arber Braja

    Ps: E ripostova librin per gjithe kureshtaret, meqe linku i me siper i megaupload eshte bllokuar.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga [Perla] : 12-05-2012 mė 10:59
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

Faqja 1 prej 2 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kico Blushi, usta ne demagogji..
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-11-2006, 12:45
  2. Ben Blushi & Co. hedhin idene e rrepublikes (gjysem) Presidenciale
    Nga Antimafia nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-01-2006, 19:23
  3. Blushi ne ethe per te pergatitur nje 97 te re.
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-12-2005, 02:50
  4. Ligj per ndalimin e skenave makaber ne TV shqiptare
    Nga Brari nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-03-2004, 05:10
  5. Gjyqi Blushi -Berisha
    Nga Brari nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 31-01-2004, 05:44

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •