Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Jorgo Telo
    Anėtarėsuar
    09-03-2008
    Postime
    558

    Shkrime Per Femije

    KUSH I GJEN, “Tė lumtė!” – I THEM”
    (Gjėegjėza & pyetje)


    (Buqeta e parė)

    Ėshtė si libėr fletė-fletė
    Mmerr me vete qindra vetė.
    Farefisin brenda mban.
    Si muze ģ vogėl ngjan.


    Humbasin gjatė ditės
    si gjėlpėra nė kashtė.
    Duken natėn mrekullisht.
    Kur ne dalim jashtė.


    Si njė pikėz loti
    mbi lule u shfaq.
    Dielli sa doli,
    avulloi sakaq.


    Po s’e mbajte,
    vetė s’qėndron.
    Je me tė, sa s’fluturon,
    kur e drejton me timon.


    Po ģ le shumė nė natyrė,
    ushqimet kthehen lėtyrė.
    Po t’ģ vendosėesh nė tė,
    nuk tė vete dėm asgjė.


    Janė ca lloj ēadrash
    (nė do ta dish).
    Nuk kanė tela.
    Hahen si mish.


    Nė pallatin me shumė kate;
    o sa lodhesh, po s’e pate!
    Ngjitesh edhe zbret pa zor,
    kur futesh nė (A . . . . . r)


    Kur pėreth sajohet zhurmė,
    dėgjoj kėngė e ē’dua unė.
    Kur ti, mami, don tė flesh,
    unė ato ģ mbaj nė vesh…

    Kudoqofshim,
    pranė jemi.
    Qoftė dimėr a behar.
    Ti mė merr e un tė marr
    nė tė voglin (C……..r).


    Na drejton neve pėrherė.
    Mbyllur rri si nė bunker.
    Pa atė as unė as ti,
    nuk do ishim si tani.


    Ėshtė e vogėl si flori
    pėr ēdo qenie dhe njeri.
    Shpejt ta gjeni kėtė emėr.
    Mund tė rrosh njė ēast pa (Z…..)?


    Ēdo numėr qė ke nė mendje,
    me zeron ta shumėzosh;
    fiton, vallė, ndonjė vlerė,
    apo mbetet fare bosh?


    (Shkeputur ngalibri per femije me te njejtin titull)
    Red. Izet S. Culli
    "Argjiro" - GJIROKASTER 2007
    ISBN: 978-9943-48-19-0
    Fq. 52

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Jorgo Telo
    Anėtarėsuar
    09-03-2008
    Postime
    558



    Jorgo S. TELO

    SFIDANTI LEGJENDAR
    (Kapedani zagorit Kiēo Vlashi)
    (Poemė epiko-lirike pėr fėmijė)

    Shtėpia botuese “ARGJIRO” GJIROKASTĖR 2004
    Redaktor letrar: Virion GRAĒI (Shkrimtar)
    ISBN: 99943-663—1



    Ėshtė krenaria mė e paqme, kur e di dhe e ndjen pėrse krenohesh; sidomos kur krenohesh pėr vendlindjen dhe figurat e saj mė tė spikatura nė rrjedhėn e viteve e pėrgjatė rrugės sė historisė…Ia vlen tė krenohesh pėr ata qė kanė ditur tė ngrenė e tė mbrojnė jetėn , traditėn dhe vlerat nė kėtė krahinė tė thellė e tė izoluar, por tepėr tė pasur me histori dhe merita tė shumta tė \ēmuara qė kultivojnė respekt e krenari.

    Atyre zagoritėve e lexuesve tė tjerė, qė konvergojnė me kėsi ndjenjash
    tė bukura, ua kushtoj kėtė libėrth.

    Autori



    “Perėndi e trimėrisė
    ėshtė mėm e Shqipėrisė.”

    N.FRASHĖRI


    “Luftėn qė prish njerėzinė,
    Nuk do ta doja kurrė.
    Por, nė mė prekshin kufinė,
    Do tė luftoja si burrė...”

    (A.Z. ĒAJUPI)



    Shumė ndodhi qė mbajnė
    “vulėn”e Zagorisė,
    Njė “aromė” kanė...
    Veē tė Shqipėrisė...
    Presin tė shtjellohen
    n’faqe tė historisė.

    Autori



    H Y R J E

    Shėmbėlltyra ime
    u shkėput prej meje.
    Mori turravrap
    majave nė male.
    Ndaloi nė Katal, 1)
    u ngjit nė Bisej. 2)
    Pėrshkoi Bucelthin; 3)
    nė Ēajup tė ēmallej...

    xxx
    Iku fluturim
    Shėmbėlltyra ime;
    Mė la si guxgun
    nė shtrat ėndėrrimesh...

    U gjenda mbi Ēajup...
    (Tė qe ėndėrr, vallė?)
    Tejembanė e brodha
    mbi njė kalė me shalė.

    xxx

    Ēajup, Kryepllajė! I lashtė sa vet Bota!
    Larė nė shtrėngata, rrahur nėpėr shqota...
    Hidh sytė nė Hoshtevė
    pėrtej - pėrkundruall!
    Kujto “Drerin tėnd”
    dyqind vjet tė shkuar!...
    Shkuan mbi dy shekuj,
    dyqind vjet e mė...
    Hingėllin njė kalė...
    Njė Kreshnik - mbi tė.

    Flokėshpupurishur
    nga troku,
    nga era.

    Trim jelekqendisur,
    borė - fustanella.
    Si dhėndėrr - mbi kalė
    rend e rend e rend...
    Nga pas - plot azganė;
    kemba s’u ze vend.

    ***
    “Shpejtoni, o trima! Shtigjet duhen zėnė!
    Asnjė kėmbė armiku kėtej tė mos lėmė!...”

    Shkundte krejt luginėn zeri i Kapedanit
    Nėpėr qafa malesh ndalte trokun kali.

    Pėrcillte Dhėmbeli atė zė gjėmimi
    Qiejt edhe retė kushtrimin pėrcillnin...

    Gjumin kish pėrzėnė toka e Zagorisė;
    Pré pėr tė mos rėnė n‘kurth tė pabesisė...

    ***
    Kodėrza tė buta, pyje edhe zaje,
    Qumėsht erėmirė buroni, o male!

    Qumshti shkumėbardhė, aromėtrėndelinė
    Rrit veē kapedanė, ushqen trimėrinė...

    ***
    Ishe ti, Ēajup, (Kanistėr plot lule)
    Kujt s’ia ēele derėn,
    kujt s’i shtove jetė?
    Si fllad - dora jote
    tė deh me pekule.
    Veē... atė qė do,
    askurrė - lakejtė.

    Kushdo qė ta ēmoi
    vlerėn nėpėr mote,
    Pėr ty ėshtė flijuar.
    Pėr ty derdhi gjak.
    Pėr ty mbylli sytė,
    falė kėsaj toke;
    Flijimin ngaherė
    paske patur hak...

    ***
    Nėse Zagoria pėrngjan si kėshtjellė.
    Ballkon i kėshtjellės qenkėrke, Ēajup!
    Gojėdhėnat pėr ty
    rrėnjėt i kanė thellė...
    Nuk ke qasur kurrė
    ēibanė nė trup.

    Nė dimrat e egėr,
    nė t’ėmbėlit beharė
    Ke pritur, pėrcjellė
    bijt’e Zagorisė.
    Varr bėre nėntokėn
    pėr hasmit barbarė,
    Kur me neps t’u sulėn
    nė mote tė pistė...
    Varr pėr ēdo zaptues, vampir’e hajdutė.
    Ēajup, i godite me plot zemėratė.
    Dhe... me bijt e “Djepit”
    ishe e je i butė.
    Djajtė ata pėrballėn
    me barot e shpatė...

    xxx
    Pushteti osman
    u ēa e u gri.
    Dhe nė Zagori
    t’shtrihej fuqiplot.

    Tjetėr fé tė mbillte...
    siē donte ai..
    I nxinte qėllimi
    mbi ballė si korb.

    I. GAZI I NUSES VLASHIOTE

    Nėna hoshteviate
    nusja e re vlashiote
    Nga dhimbjet e gazi
    klithte e rėnkonte...

    Sa nuk fluturoi!
    Nė dritė doli djali.
    faqekadifejti,
    symargaritari.
    Kur klithja e foshnjės
    shkundi errėsirėn,
    Nusja
    n’rubin t’lotit
    fshehu psherėtimėn...

    (Ligėsinė osmane si pėr ta sfiduar,
    Shpejt me emrin KRISTO djali u bekua.)

    O ē’i shndriti syri nėnėzės lehonė!
    Dhe burrit tė saj ia nisi njė nojmė... *

    Ata u kuptuan si dy zogj nė maj;
    Kur... njė djep i drunjtė u shfaq pėrbri saj.

    Nė kokėn e djepit - gdhendur me merak
    Shkaba dykrenore me sqepin si hark.

    Prej njė mjeshtri kishash shkaba qe skalitur.
    (Kiēo vocėrraku doēkat drejt saj - ngritur.)

    I shihte tė dy perria vlashiote;
    Kėngė trimėrishte birit i kėndonte:

    “Rritmu, rritmu, djalė,
    M’u bėfsh trup azgan!
    M’u bėfsh si drer mali,
    M’u bėfsh kapedan!

    Nani-nani, djalin-o,
    Kush tė ka e kush tė do!
    Kush tė rrit tė bukur-o,
    Trim tė trimėruar-o!

    Ollollai e ollollo,
    Nana-nino, tororo!
    Sillna, Engjėll, gjumin-o,
    Zgjoma mė tė rritur-o!...”

    xxx
    Kėnga ndillte gjumin,
    gjumin foshnjėror.
    Tek kėnga - mėkimi,
    mėkim prindėror...

    Qe miklim prej nėne,
    etrish kryengritės.
    (Shkab’ e Kastriotit
    hidhte syt’ tronditės...)

    Ngjante si mburojė mbi krye tė djalit.
    Rrėzave kėngronin thėllėzat e malit.


    II. SA LEZET - FILIZĖRIA!...

    Kur tetė vjeē qe Kiēo Vlashi;
    Vėshtrimēelur,
    Dėgjimngrehur;
    Kryq-tėrthor i binte fshatit:
    Lumra, Plakėza e Cjepurr…

    Shumė bėma trimėrie
    Ia rrėfente mėma e mirė!..
    Xixėllimi i njė shkėndie
    Ishte mbjellė. Kishte mbirė...

    Tėpkėn si burimi i shkėmbit;
    Pret... S’duron e shpėrthen gurrė;
    “Shkėndinė” nuk mbante vendi.
    Brenda shpirtit u bė furrė.

    Kur osmanėt mbillnin natė.
    Vetėm net’ me gjysmė hėnė.
    Syri djalit shihte lart.
    Perde resh mbi yjt kish rėnė...

    xxx

    Vit pas viti shtati i rritej.
    Burrėrohej vit pas viti.
    Me vėrsnikė tek errej, s’gdhihej;
    Heu, sa mllef kish brenda shpirtit!...

    Vallė, si tė flinte qetė,
    Kur tė qetė nuk e linin?
    Taksidarėt gusht e vjeshtė
    Veē pėr taksa ulėrinin..

    Vallė, si tė bėnte gjumė.
    Kur osmanėt si urithė,
    Hidhnin kthetrat. Fusnin hundėt
    Tė trojet e Zagorisė?

    Kapedanė nxorri Lisnaja.
    S’mbeti fshat pa njė dragua.
    U pėrndizej flakė llabania,
    Teksa suleshin - fajkua.

    Ē’ishin dushmanė e kopukė;
    Tė mbushur me prapėsi,
    Dajak hanin nė Ēajup,
    Lemeri - nė Zagori...

    Dhe kur gjenin ndonjė shteg
    Nėpėr natė si lugati,
    Kapedanėt bėnin “ferk”*
    Ua ndanin kokėn nga shtati...

    Tek tė famshmit Kapedanė
    Ēdo shtėpi dėrgonte djemtė.
    Mandej...nėna e baballarė
    Frymėmerrnin mė tė qetė.

    Hapnin toka, ngritnin mure,
    Mbanin stane, shtonin vreshta.
    Nuset - mbuluar me nure
    Rritnin filizat pėr ēeta...

    xxx
    Rritej Vlashi sypatrembur,
    Zemėrshkemb e trupfidan.
    Djemuria - rreth Tij - gjendur,
    E thėrrisnin: “Kapedan!”

    Vet e zgjodhėn pėr tė “Parė”.
    Ia mirėēmonin trimėrinė.
    Pas i shkonin nė ēdo anė,
    Ia mirėnjihnin menēurinė.

    Fjalė e kujt kish mė shumė peshė
    N’ato kohra fshat mė fshat?
    Dredharakė - kryepleqtė...
    Kapedanėt - shpresė pa cak...

    Tė paskrupullt - Koxhabashėt 6)
    E mashtronin vegjėlinė.
    Fort ndėrkohė Kapedanėt
    Tek ēdo frymė merrnin frymė...

    xxx
    Sakaqherė u ngrit “Ēeta”.
    Brenda saj - filiza vendi.
    Veē me Vlashin lidhej b e s a.
    Kush e njohu e drejt Tij s’rendi?

    Nga krejt fshatrat, grupe-grupe,
    Turravrap - tek Ēet’e Tija.
    Pa nisėn stėrvitje lufte...
    Sa lezet - f i l i z ė r i a !...

    Kryqėzuan jataganėt
    E pėrmbi... pėllėmbėt vunė.
    Retė nė qiell u shpėrndanė.
    U zhduk mjegulla mbi lumė.


    III. TRASHĖGIME, KAPEDAN!

    Tek njė portė gurlatuar
    Dendurisht Vlashi kė priste?
    Njė thėllėzė gushėpikuar
    Zemrėn Kiēos ia “ēukiste...”

    Me ujė zajesh vasha - rritur,
    Ushqyer me erė lulesh.
    Dy palė sy tė vetėtitur -
    Fap mbas pemėsh,
    fap mbas muresh...

    Nga larg sytė pėr dy zogj
    Dot nuk ishin velesitur.
    Zemra e njomė sa s’iu dogj
    Vashėzės - ende pa u rritur.

    Vashėza s’kish fjalė shumė.
    Veēse mjaft i flisnin sytė...
    Kiēua - si njė copė furtunė.
    Njeri - qiell,
    Tjetra - dritė.

    ***
    Kėngė thėllėzore
    Djaloshi nuk dinte.
    I thosh “luleborės”
    Kėngė trimėrishte...

    Se me asish kėngė
    E ushqeu Nėna
    Qyshse nė shpėrgėnjė,
    Sa ia thithte zemra!

    Vasha syqelquar
    Enkas ndalte hapin;
    Pak pėr t’ia kundruar
    Kapedanit shtatin.

    Njeri - trupharlisur,
    Tjetra si dudi. 7)
    Kush ua kish qendisur
    Buzė, vetull, sy?!

    Vashėza - hirmadhe
    Gjer nė bel gėrshetat.
    Me sy “rrokte” malet,
    “Rrokulliste” shkrepat...

    Qafa e saj e derdhur -
    Lėmuar - fildish.
    Kurmi i saj i hedhur
    Me “ushqim perėndish...”

    Tek ta pa u ndjerė
    Hyri pėrmidis
    Veē nga yjt e tjerė:
    “Ylli i dashurisė”...

    Stepur - bukurie.
    Si moskurrė aq pranė.
    Balli i asaj Hyjrie
    “Drodhi” Kapedanė...

    Dhe e zgjati dorėn.
    Ia hodhi pėrqafe.
    Afroi luleborėn;
    E puthi nė faqe.

    Vasha u hutua;
    Puthje s’kishte parė.
    Vlashi s’u vonua;
    E puthi nė ballė.

    Pupu, ē’pėrvėlimė -
    Nė ballė e nė faqe!...
    Hajde, ē’drithėrimė
    I rroku sakaqe!...

    Befas ajo iku,
    Iku fluturim.
    Dy fjalė i tha mikut:
    “Mirėupafshim, t r i m !...”

    xxx
    Njėri – tjetrit i dhan’dorėn,
    Prej prindrish thithėn bekimin.
    Nė kishė vunė kurorė;
    Mes dasmorėsh rrezellinin.

    S’u bė dasmE si gjithė dasmat.
    (Kush s’e njihte Kapedanė?)
    Gazi i Madh ē’i mblodhi fshatrat,
    Mblodhi Ēetėn me fidanė.

    Ē’lezet kishin fustanellat!
    Ē’valle mbi tokėn e “thekur”?
    Njė javė rresht u “deh” Hoshteva.
    Deh aroma e mishit tė pjekur...

    Raki rrushi - ballė kazani,
    Lėre-lėre, ē’u ndez kėnga!
    Verė, musht e pekmez mani.
    Zemra pėrndizej pėrbrenda.

    Rrebesh vėrshuan urimet:
    - Nuse, paē kėmbėn e mbarė!
    - Kapedan, me trashėgime!
    Tash njė mot… dhe me njė djalė!...”

    Ē’nur qė kish Vlashi mes trimash!
    Dhe dhėndėrr dhe Kapedan!
    Nusja gjoksin - me qėndisma,
    Buzėmjaltė, vetullgajtan.

    Nuse e re ngjeu ēdo derė;
    Lyer gishtėrinjt’ me mjaltė.
    N’atė kohė tė zezė-sterrė.
    Nusja si lambadhė nė fshat.

    Sa serioze, aq e bukur,
    Sa e menēur, aq e butė.
    Nė zemėr i rrinin strukur
    Uratat nga mėma e urtė:

    “Bijė, moj, tė keqen mėma,
    shko, tė na nderosh!
    Mbi trifil tė shkeltė kėmba,
    mos na turpėrosh!
    Nė atė “oxhak” ku vete,
    s’fiket kurrė “zjarri”.
    Presin shpatat nė sepete;
    gati, kush t’i marri.
    Hyn nė derė kapedanėsh;
    derė e proto derė...
    Prej tyre ke seē tė marrėsh,
    bijo, pėrngaherė!...
    Menēurinė e trimėrinė
    mbajnė brez pas brezi.
    Ajo vatėr pret fėmijė…
    Malet pret t’i ndezi...”

    xxx
    Plaka e pleq nusen lėvdonin.
    Teksa rrinin tek kambana.
    Ta thėrrisnin (dėshironin)
    N’emėr tė burrit: KRISIANA.

    xxx
    E mbas dy vjetėsh Krisiana
    Ē’gaz qė shtoi nė shtėpi!
    Para syve i folėn Zanat:
    “T’u bėftė trim Vllastari i ri!”

    Ai zė - ardhur nga qielli,
    A nga pyjet… Kushedi?!
    Nė shpirt Krisianės i ngeli.
    I tha Kiēos plot urti:

    - Ē’mendim ke, o Kapedan?
    Si do ta thėrresim djalin?
    A nuk i shkoka Vllastar?
    Sa ma thanė Zanat qėpari.

    U pėrndje plotėsisht babė,
    Hej, ē’i shkrepi Kiēos syri!
    - S’po ta prish ty, moj, “Sulltanė”,
    Na u bėftė lastar biri!...

    Sa dėgjoi atė tė thėnė,
    Uli syt’ zonja Krisianė.
    Sapo ish shndrruar nė nėnė;
    I shoqi i tha “Sulltanė”.

    Qe nderimi mė i lartė,
    Dėrguar si vet nga Zoti.
    Vjehrrės Vlashiote dhe “Tatės”
    Nipēja i ri brengat ua hoqi...

    Lindja e djalit grisi natėn.
    Pėr familjen qe sherbet.
    Nėnė e babė morėn uratėn:
    “U bėftė nipi trim me fletė!”

    IV. BABĖ E BIR NĖPĖR BETEJA


    ... Rridhnin vitet... Otomanėt
    Shpeshuan harbutėritė...
    Kiēua - ( prind dhe Kapedan)
    Duhej gjendur nė ēdo “pritė”

    Gjithkund ndodhej Kapedani.
    Vllastarin e kish merak.
    Ndaj e rriti me fllad mali.
    E stėrviti trim pėr shpatė.

    ***
    Sa kapėrceu tė dhjetat,
    Pėrbri babės - dhe Vllastari..
    Me tė dy krenohej Ēeta;
    S’hynte “ujk” nė qafa mali...

    Sa merak i kishin kuajt!
    Me ta e ndanin kafshatėn.
    Rridhnin ditė, javė, muaj...
    U bė Zot djali pėr shpatėn!...

    xxx
    Ēeta e Vlashit me kalorės
    Ngado shfaqej si tufan.
    Lahej me ujrat e borės.
    “Rrėnjėt” kishte nė taban...

    Jargaviteshin osmanėt’
    T’i pėrlanin kėto male...
    Dorė pėr dorė - malet viganė:
    Pėrreth “Djepit” - si nė valle...


    xxx
    Nga betimi i djemurisė
    Vėnjat, lisat shkundėn degėt.
    Prej “dallgės” sė brohorisė
    Dyer, dritare u ēelėn.

    Ē’bėhej atė ditė tė Premte?
    Nė Kuvend ē’po fliste Vlashi?
    “Do T’i mbajmė kėto vende?
    Tė mos lėmė kėmbė hasmi!...”

    Shungulloi grykash gjėmimi:
    “Jeta jonė - pėr vatanė!”
    “Parinė” kaploi “thėllimi...”
    S’matej dot me Kapedanė.

    Zbriti Vllastari tek kisha;
    Dha kushtrim kamban’ e parė...
    Dėgjoi Sheperi, Doshnica.
    Si nė kor - kambanat radhė...

    Gjithkush kuptoi sinjalin
    Ēdo fshat vrulltas u gatit. Gjoni..
    Dhe Hilė Dede u gatit,
    Ta ndihmonin Kapedanin
    U ndez gjaku zagorit...

    xxx
    Meqė malet s’u pėrgjunjėn,
    Zuri ngėrēi pashallarėt.
    Me tėrbim mustaqet shkulėn
    E u bėnė krejt tė marrė...

    Nga bedenat e Argjiros
    Kqyrnin malet - pėrkarshi.
    E nga pezmi bėnin “firo”
    Pėr Ēajup e ZAGORI.

    Torrėn plane... lloje-lloje,
    Turrėn turmat rreth e qark.
    Shpatet e grykat malore
    Rreknin t’ģ kapnin nė ēark.

    xxx
    Tek stėrvitej ēeta e Vlashit,
    njė lajmės behu si era.
    Si ngaherė zerin zgjati:
    “Pėrmataanė po viiijnė kopeeera!...”

    T’parat hordhi - nga Pėrmeti
    U afruan nė Gjurmėmushkė.9)
    Ēet’e Kiēos sakaq “shkrepi”.
    Otomanėt zuri ngushtė...

    Fytafyt - jeta me vdekjen.
    Dhėmbpėrdhėmb - dita me natėn.
    Shpata e Kiēos s’njihte prehje.
    Ftoi n’duel Ibrahim Agėn:

    - Nė e njeh veten pėr burrė,
    Zbrit tė ēikim jataganėt!
    (U mblodh djalli nėn lėkurė,
    Deshi, s’deshi xhveshi armėt.)

    Rifilloi e rrept’ pėrleshja.
    Njė truplis me njė sarhosh.
    Vllastari s’mbahej nga qeshja,
    Teksa shihte atė kodosh.

    Si patok dukej agai.
    Gėf - gulēonte ndėn poture.
    U stėrstep, kur jatagani
    I flutroi ndėr shkurre.

    Kapedan Vlashi plot duf
    s’i la kohė, tė nxirrte shpatėn:
    - Ē’kėrkoke kėtej, or Buf?!
    Dhe mė dysh ia ndau kafkėn...

    Qaf’ e malit u bė shesh
    Hordhit’ dyndėn turma-turma.
    Pėrpjetė ngjteshin pėr “lesh”’
    Sakaq u “kripej” lėkura...

    ***
    ... Brohorima tundi malin:
    “Hej,hej.heej! - briti njė ēetė.
    E jehona hovin ndali
    tek trojet nėn Furrufejkė.11)

    Si kėrcunj - mbushur me miza
    Rrukuku - shpatit matanė.
    Nėpėr prrenj e nėpėr driza
    dushmanėt s’panė nga vanė…

    Shkoi lajmi nė ēdo fshat...
    Gėzueshėm “folėn” kambanat...
    Ēelėn lulet shpat mė shpat.
    (Burrė e bir priste Krisiana)

    U mblodhėn trimat tė tėrė.
    Nė hell shkuan dhjetė deshė.
    Vlashiotia me shpirt tė gjerė
    I mbante “krahun” sė r e s ė...

    Ledhatoi bir e nipēe;
    Me sy ngrohte krejt njė ēetė...
    Krisianės balli i shndriste.
    Atje rrezet gjenin “strehė”...

    xxx
    Osmanllinjtė vit pas viti
    U pėrēapėn, u munduan
    Njė pushtet tė zi tė ngritnin...
    Por kto troje dot s’i shtruan.

    Mllefi i mbledhur ndėr kristianė
    kundrejt hasmit s’kish kufi...
    Ndihej gjer tek ca mjeranė,
    tė mashtruar me dredhi...

    ...S’ishte parė asaj ane.
    tė vishte nusja tumane.
    Ndaj njė kėngė prej shekujsh mbeti:

    “Mėmė,o mėmė,malli mė treti!
    Nuk jam veē ca hapa larg.
    Diē... s’mė lė tė vij nė prag.
    Trėmbem,mėmė,se s’mė nje(h);
    Kam tumane e ferexhe!...”

    Mbi njė lis qyqja dėgjonte
    Vajin e nuses pleshiote...12)

    “Ē’tė tė them,mėmė,ē’mė ka gjetur!
    O sa lot qė do kem derdhur!...
    Dėgjo, mėmė!Lotėt e mi
    Do tė bėhen gjarpėrinj,
    Tė sulen mbi osmanllinj,
    Qė na sollėn vaj e zi...
    mėmė,moj,
    oii-oiii!...”

    Kapedani me tė tijtė
    S’kapėrdiheshin aq lehtė.
    Lirinė e donin si sytė.
    Pėr liri s’pėrfillnin jetė...

    Kodra,brigje e pėrrenj
    sa beteja patėn parė!...
    Kiēo dreri me plot drenj
    u bė tmerr pėr pashallarė...

    Si e panė,se dot s’ia dilnin
    me dredhi e me kanosje.
    vendim pas vendimesh merrnin:
    “Ta zhdukim Ēetėn vlashiote”

    T’shtinin n’dorė Kiēo Vlashin,
    U shpall lajmi anėembanė:
    “Kush dėfton e kush ta kapi,
    i ka hak florinj - njė barrė...”

    Zanatēinjtė kalimtarė
    sy e veshė pipėz i bėnė,
    tė zbulonin Kapedanė;
    nė kurth Kiēon pėr ta shtėnė.

    Vunė merak qeveritarėt:
    Pse ēdo sulm u shonte huq?!...
    Shapllo beut “Shko!” - i thanė -
    Zhduk nė male ēdo “burbuq”!...”

    Oficerė dhe asqerė
    u vėrsulėn me turrnajė...
    (Sakatuar,gjymtyrėprerė
    Lanė kockat nė shkurrajė..)

    Vlashi “tufėn” po iaprishte.
    Sa s’shkalloi Shapllo beu...
    Kaptinėn zuri me grushte
    e mbi kalė - vrik kėrceu.

    Forca t’reja nėn komandė...
    Borizanėt dhanė kushtrimin.
    Shapllo beu tha dy fjalė:
    “Sot o kurrė...do shembim “malin”!...”

    Veē vrojtuesve tė pagjumė
    s’u shpėtonte dot kurrėgjė.
    Tek Vlashi shkuan - furtunė.
    Brofi Ēeta me njė zė...

    xxx
    ... Njė boshllėk nė kraharor
    ndjeu Shapllo bej-makuti,
    Tek sa ngjitej turfullor
    drejtim Qafės sė Ēajupit.

    Parandjenjė a kushedi;
    Mos,vallė, fundin kapėrdinte?...
    Osmanllinj e batakēinj
    i shpėrndau nė gurishte.

    Dhe mendoi Shapllo beu,
    “Qafėn paskam zėnė i pari!”
    Njė damar seē i kėrceu:
    “Kėtu,Vlash, do t’ta hap varrin!”

    S’dinte gjė Shapllo katrani,
    S’doli profeci e tij...
    ...Menatė Vlash Kapedani
    Kapur kishte ēdo pusi...

    I tha Ēetės Kiēo Vlashi:
    “Nė kurth ta ndjellim “kopenė”.
    Sa tė mblidhen,mos t’i ngasim.
    T’i tėrheqim sa mė thellė...”

    Dushmanėt tė telikosur
    nga Qafa zbritėn nė fushė.
    Shapllo beu rrinte krekosur.
    por,njė gulē ndjente nėn gushė...

    ... Vringėlluan sakaq armėt.
    dy nga dy e grupe-grupe.
    Sokėllinin jataganėt
    fjalė shqip e klithma turke...

    Shapllo beu ngriu mbi kalė.
    Shihte majtaz, djathtaz, prapa...
    Si tė manovronte,vallė,
    nėpėr shkrepa,nėpėr shkarpa?

    Se beu qėnkish mėsuar,
    nė sheshe tė komandonte.
    Kurrė s’kish imagjinuar.
    Me “malet” tė dyluftonte...

    xxx
    ... Njė merak kish Kapedani:
    Tė diktonte Shapllo benė.
    I pasuar nga Vllastari
    U turr nėpėr jeniēerė.

    Vetėtinte jatagani.
    Shtrėngoi fre e yzengji.
    Mbi kalė – shkabė Kapedani.
    Syt’ e tij nxirrnin shkėndi.

    Por kope e Shapllo beut
    Ishte njė hordhi e tėrė.
    Ēeta e Kiēos vrau,preu...
    Ulėrimat tundėn vendė...

    Shapllo dreqin sa diktoi,
    U hodh Vlashi si fajkua.
    Ca sejmenė 13) s’i dalloi.
    Prej tyre shpejt u rrethua...

    Ishin dy me dhjetra vetė;
    porse tėrr s’ua bėnte syri.
    Kur sinjalin dha pėr ēetėn,
    Vlashi pa... si ra... i biri...

    “Biir,Vllastaar!Zemrėn ma there!...”
    Gjėmoi zeri i Kapedanit.
    Shkabė u sul midis sejmenėve.
    Flakėrimė - jatagani...

    Ligėshtuar nė tejmasė,
    i lėnduar gjer nė dhėmbje;
    Shungulloi pylli D ė r m a z,
    sa lisat mbetėn pa lėnde.

    Vrik ia behu lisėria.
    E gjithė ēeta pėrreth Trimit.
    Derdhi lot filizėria
    pėrmbi gjak tė trėndafilit.

    Fush’ e Ēajupit u tund,
    kur Vllastarin pa pėrtokė.
    Kiēo Vlashi - zemėrshkrumb
    hodhi duart pėrmbi flokė.

    Duke shkulur tufa flokėsh,
    ndoshta lehtėsohej shpirti...
    Shėndėlliu 14) uli kokėn;
    iu pėrul Vllastar astritit.

    Kish arritur nė kulm mllefi.
    Gjaku dejet sa s’po ēante.
    Kapedani forcė s’gjeti,
    Lotėt pėrbrenda t’ģ mbante.

    Leshrangritur, gjoksgjakosur,
    skuqur mėngėt fustanella...
    Kiēua me shpirt tė vrerosur
    kapėrxeu skėrka e shpella.

    E sakaq u gjend xhindosur
    Pėrballė Shapllos. Zgjati krahun.
    Lėshoi shpatėn e gjakosur.
    Kokėn nga zverku ia ndau...

    Njė kope e shpartalluar
    Nė mespyll pa “pėrēor” mbeti.
    Ē’ngelėn,ikėn tė tmerruar...
    O, ē’u tall me ta qyteti!...

    Pashai i Madh - brenda Kėshtjellės
    Kėrrusur - mbuluar me turp.
    Nė burg rrasi jeniēerėt,
    pse lanė Shapllon nė Ēajup...


    V. NJĖ MALLKIM BAJAT


    Thirri Pashai Dhespotin:
    - S’ndjehem mirė,pa shkoja vetė.
    Qysh i erdhi Shapllos morti
    Nga njė Kiēo me njė ēetė?!

    Duhet shkelur ai vend.
    Mos ka hequr dorė nga Zoti?
    - Thonė qė ka burra me mend
    e tė shpatės mot pas moti...

    - Duhen “rrahur” ato anė,
    pastaj tė sitisim plane...
    Mė kot nisim ne ushtarė;
    Po na mbyt turpi pėrfare...
    xxx
    Dhe... rrethuar me sejmenė
    nė Ēajup Dhespoti mbėrrijti.
    “Shpejt, tė shkojmė nė Hoshtevė!” -
    Njė pinjoll i Shapllos briti.

    Pas e lanė Shėnepremten.15)
    Keq u pleksėn nė Korie.*
    S’kishin parė si ato vende;
    U turr turma nėpėr hije.

    Sakaq dolėn tek njė kodėr.
    - Aty ndalni! - tha Dhespoti.
    (Thirri pranė njė palo monstėr
    dhe i tha: - Ku rri Vlashioti?

    - Ja,pėrtej ndėn ato vėnja,
    tek fshati mbi ata lisa.
    (Dhespotin e griu “tėnja”.
    Iu mbush trupi me “murriza”...)

    - Pėrmatanė nuk shkohet dot. -
    hunguriu zoti Dhespot.
    E shtoi me kryq nė duar:
    “Ti, o vend, qofsh i mallkuar!!...”

    Saktė s’dihet... Pėr Hoshtevėn
    u lėshua ai mallkim,
    Apo pėr Hijen 16), ku ngelėn
    eshtrat e Shapllos n’harrim?...

    xxx
    (…Shumė frymė janė shuar...
    U pėrcollėn qindra vite.
    Dhe njė pyll “Hije e Mallkuar”
    Quhet sot e kėsaj dite.

    Pas njė mallkimi bajat
    mori turma rrugė kthimi.
    N’Zagori nėpėr ēdo fshat
    pllakosi heshtja,trishtimi...)

    Nė Hoshtevė ra pikėllima:
    Kapedani mbet pa djalė.
    N’qiell shkrepėn vetėtima.
    kur Vlashioti tha ca fjalė:

    “Mbahu, Krisi, burrėreshė!
    Kėto troje s’kanė mortje.
    Lindin Prijsa pėr qėndresė,
    Siē kanė lindur nėpėr mote...”

    xxx
    Shtrėgoi dhėmbėt Kapedani.
    Hodhi sytė nė Dėrmaz.*
    Nė oborr kali i Vllastarit
    Shkrofėtinte plot maraz.

    Pikėlluar - tejet Ēeta.
    Pėrcolli shumė fidanė.
    Porse qė tė mbahej jeta.
    Djem tė tjerė nėnat dhanė...

    Iu ndez zemra Kiēo trimit
    Pėrditė Ēeta pėrtėrihej...
    (Zagoritėt saktė e dinin:
    Sėrish “Dhelpra” do avitej...)


    VI. I PAEPUR GJER NĖ FUND

    Pėr humbjesh qė kish pėsuar,
    Nuk harronte “Porta e Lartė”.
    Pėr krahinėn qė s’iu “shtrua”,
    Taborret rinisi prapė...

    Dhe u sul mė e tėrbuar
    Dhelpra plakė otomane.
    Disa fshatra u rrafshuan...
    Kokėn nuke ulėn malet.

    Gjuhė,virtyte,zakone
    u mbrojtėn,siē mbrohen syt’.
    Kurrė s’mund tė tjetėrsohej
    gjaku u pastėr zagorit.

    Sa fshatarė me taban,
    Qindra tė tjerė - me besė;
    Bėnin be: “Pėr Kapedan!”
    Tek qėndresa kishin shpresė.

    Me Tė s’qe vetėm Hoshteva.
    Me Tė mburrej gjithė krahina.
    Ēajupi, grykat e thella
    Ē’krenari ndjenin pėr trimat!...

    xxx
    Se nga mbiu njė renegat?!
    Spiunoi faqenxiri...
    U turrėn sejmenėt lart;
    Trimėrinė nė kurth ta zinin.

    Dreri i maleve nuk jepej
    dhe pse ndodhej mes ēakejsh...
    Pėrball’ Tij dhe mali stepej,
    Fytafyt kur u pėrlesh...

    Shkėndijonte jatagani
    pėrmbi koka jeniēerėsh.
    Nuk pėrmbahej Kapedani.
    Kryedre o midis drerėsh!...

    Dhjetra turreshin ta kapnin.
    Ai ishte i pakapshėm.
    Sapo njohu renegatin,
    Fluturim ia nisi shpatėn.

    Porsi dem tradhtari palli,
    Kur iu ngul shpata tek fyti.
    Mbi tė ra mallkimi i malit;
    Nė humnerė e vėrviti...

    ***
    Dalngadalė po “tretej” Ēeta...
    Goxha djem nė Katal16) ranė.
    Vlashi pa nga Furrufejka 17),
    Pa luginėn tej e mbanė...

    Me vėrtik u hodh nga kali.
    Ēau shteg mes jeniēerėsh.
    Nė lajthishte diku ndali.
    Lidhi plagėt.U ngrit njėherėsh.

    Zhveshi shpatė e jatagan
    Kish dy duar pėr njė kokė.
    Disa herė iu qasėn pranė.
    Disa kokė hodhi pėrtokė.

    Tek pėrleshej njė me pesė,
    Njė surrat iu shfaq nė ferrė.
    Ndjeu shpim... Gjoksi u ndez...
    Edhe ra...
    me krahėt nderė...

    Nėpėr tym... nė agoni,
    Si Ėngjėll iu shfaq Vllastari.
    Flatrabardhi si Ai
    Mbi qerpik tė babės ndali...

    Me njė shpresė tė bardhė lirie
    Butėsisht mbylli qepallat.
    Trimat qė i rrinin mbi krye,
    Nxorrėn jataganėt,pąllat.

    I kryquan kryq mbi Tė
    Mbi gjoksin qė i gjakonte.
    Iu betuan njė nga njė
    Trimit tė Nėnės Vlashiote...

    PĖRCJELLJA

    Retė
    nėpėr qiell
    u mblodhėn,
    u nxinė.
    Nisi njė shtėrngatė,
    shpatet
    shungullinė.
    Nė Shqiponjė e zezė
    depėrtoi retė
    Tejpėrtej lajthishtes
    hodhėn zjarr
    rrufetė...

    Tokė edhe qiell
    keqaz u pėrleshėn.
    Ē’vjeshtė ogurzezė
    qėnkish ajo vjeshtė?...

    ***

    Nė Sheper, nė Ndėran vatrat ndjenė drithmėn.
    Nė Konckė e Topovė majėmalet klithėn...

    Nė Bucelth thėllėzat ndalėn kėngėrimin.
    Nė Zhej, Nivan, Lliar shpirtrat mbuloi “dimri”...

    Vikamėn e parė thėllėzat e dhanė:
    “Upupu,moj motra!Vranė Kapedanė...”

    Pėrollėn vikamėn koriet e skėrkat:
    “Drerin zagorit kafshuan “nepėrkat”...”

    xxx
    Nė krejt Zagorinė,
    nė pllaja,nė pyje
    Porsi hark ylberi
    n’qiell Shqipėrie
    Nė gjoks tė Vendlindjes
    mbiu njė M o m u m e n t...
    Njė Kreshnik mbi kalė
    shpatėzhveshur
    rend...

    ***
    Kėngėtari popull,
    si ngaherė,
    s’priti;
    Kėngėn Kapedanit
    krejt taze
    ia ngriti:

    “Protovjeshtė seē erdhi karta.
    Kiēo Vlash, tė erdh mandata!
    Tetėdhjetė sejmenė prapa.
    Tetėdhjetė sejmenė qenė,
    Vranė Kiēo Vlash lulenė...”
    xxx
    ... Dhe pse ra Vlash Kapedani,
    Mbeti shembull trimėrie.
    S’mundi, jo, osman dushmani,
    Zagorinė t’bėnte nahije18).

    Vitet njė nga njė pasuan
    mbi kėto male dhe shkrepa
    Zagoriti s’u nėnshtrua.
    Mbeti Zot... n’ trojet e veta.

    xxx
    Nė zenith tė jetės u vra Kapedani
    E me zė lugine vajtojcat e qanin...

    Ato s’ishin vaje,
    ato ishin k ė n g ė.
    S’paska lezet loti
    pėr trimat e rėnė!...

    xxx
    N’Altar tė martirėve
    Vlashin sot shikojmė
    Mbi ballė - djali-Engjėll
    qark - trimat - “kurorė”
    E rrezet diellore
    si a u r e o l ė.

    Do tė kėngėzohet
    nėpėr gjenerata,
    Siē u shkon pėr shtat
    majave tė larta...


    E P I L O G

    Shkoi nga shkoi i m a z h i...
    sėrish erdhi prapė.
    Pėrmbi supe mbajti
    vite plot shtrėngatė...

    Pėrsėri u kthye
    shėmbėlltyra ime.
    Seē m’i mblodhi shekujt
    porsi nė vegime...

    Mė solli imazhi
    ē’kish parė e dėgjuar:
    Ngjarje edhe njerėz
    mbi dyqind vjet tė shkuar...

    ***
    O Vendlindja jonė!Ku s’ke hedhur rrėnjė!
    Nė palcė tė tokės,nė male,shkėmbenj.
    Degėzimet zgjaten kohėve tė thella...
    Veē...kurrė s’pėrthahen. S’bien nė humbella.

    Veten ndjejmė njerėz
    veē nė “strehėn” Tėnde;
    Nė s’jemi tek Ty...
    vijmė me shpirt e mendje...

    Zagori & Gjirokastėr, 2000 - 2004

    Shpjegime fjalėsh:
    1,2,3,,9,11,12,14,15,16, 17 = emra vendesh nė Zagori.
    4) nojmė (krah)- shenjė
    5) ferk (krah.) =dalloheshin
    6) koxhabashėt (turq.)= kryepleqtė
    7) dudi (krah.)= vajzė shumė e bukur
    8) tatės (krah.) = gjyshi
    10) sarhosh (zhargon)= pijanec
    13) sejmenė = ushtarė te perzgjedhur osmanė
    18) nahije (turq.)= ndarje adninistrative osmane; krahinė nėn pushtimin otoman.


    CIP KATALOGIMI NĖ BK TIRANĖ
    TELO, JORGO S.
    “Sfidanti legjendar” poemė; Jorgo S. Telo
    redaktor : Virion Graēi
    Gjirokastėr “Argjiro” 2005
    ISBN: 99943-663-5-1
    48 faqe
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Jorgo Telo : 13-04-2008 mė 14:20 Arsyeja: PER TE FSHIRE DICKA QE NUK DUHEJ KETU

  3. #3
    DaRk §©®īžt Maska e ThE_DaRk_NiGhT
    Anėtarėsuar
    03-01-2008
    Vendndodhja
    Aty Ku Gomari Thyen Kaviljen Dhe Shqiponja Rrine Me Nje Kembe
    Postime
    634
    Nani nani ca ben re lal se na vure ne gjume :P
    Kur te jesh ne vend te huaj, dita te duket muaj. - (Podrime)

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Jorgo Telo
    Anėtarėsuar
    09-03-2008
    Postime
    558
    Poemė –pėrallė pėr fėmijė: MACJA E BRAKTISUR

    Nga Jogo Telo

    HYRJE

    Ėshtė fshat
    apo qytet,
    pak nga pak
    gjejeni vet’.

    Mes dy kodrash:
    ca shtėpi,
    gardhe kopshtrash,
    bagėti.

    Lart nė lagjen
    nėpėr shpat
    gjen shtėpi
    mbetur thatė…

    Nuk plasi vullkan,
    nuk ra as tėrmet.
    Njerėzit vargan
    ia mbathėn revan:
    Zbritėn poshtė qytetit,
    shkuan drejt kurbetit,
    shumė drejt bregdetit
    dhe Kryeqytetit.


    Disa pleq e plaka
    nė shtėpi tė pakta
    mbetėn n’atė lagje.
    Korba dhe laraska
    me“krrau!”e me “krraka!”
    hipėn mbi oxhaqe.

    Disa mė krahėforta
    Grifsha edhe korba
    siē ishin sqepgjata
    edhe kėmbėthata,
    qenkeshin mėsuar
    te “Kull’ e sahatit”
    tė qėndronin rėndė,
    tė ēelnin kuvend:

    AKTI I PARĖ

    - Me ē’na shohin sytė, –
    tha korbi plakush –
    nė shtėpitė pa dritė
    bredhin veē miushė.”

    - Po misėr e grurė
    ku do gjejmė ne? –
    pyeti korbesha
    korbin sypėrdhe.

    Fėt u hodh njė sorrė,
    tek hante ca zorrė:
    - Tė zbresim nė fushė,
    tek shkojnė njerėzia.
    Mjafton njė gėmushė,
    s’na duhet shtėpia.
    - Tė lumtė, sorrė qorre,
    paske goxha mend!
    Mirė na kujtove,
    t’ikim nga ky vend.
    - Dale, moj, ku je?
    nuk tė shohim de!
    - Kėtu pas oxhakut
    po merrem me barkun.
    - Heu, krra – krra – krra!
    O ē’mendim hata!
    Le tė ikim, pra
    poshtė te pallatet
    me ngjyra
    e shumė kate.

    Dhe me krrakėrrimė
    ikėn fluturidhė.
    Qiejt oshėtinė…

    AKTI I DYTĖ

    Macja qė dremiste
    u pėrmend sakaq:
    - Po kjo britmė ē’ishte?
    - Epėsove paq!
    - Pse, more lejlek,
    ku ėshtė faji im?
    - Pėr gjumė
    paske ngordhur,
    pa hidh sytė rrotull;
    tė zotėt ku janė?
    Braktisur tė kanė.
    Dyer e dritare
    i kanė mbyllur fort
    dhe portėn e madhe
    askush s’e hap dot.
    - Mjerė unė e mjera
    si do bėj bėj tani?
    Me se do ushqehem
    sot edhe mė pas?
    - Eh, moj gushėbardhė,
    ikėn e tė lanė
    s’ke qumėsht nė tas!
    Lėviz vetė tani,
    gjuaj ndonjė mi.
    Sepse me bark bosh
    nuk mundet tė rrosh.

    - Po… ku shkuan, vallė?
    - Si the, moj gushėbardhė?
    - Ku shkuan? – tė them.
    - Jo, jo s’dua helm!
    - Ah, mor veshdyllosur,
    ē’tė them e ē’mė thua?
    Unė qenkam ftohur,
    ti tallesh me mua!
    - Nuk tallem, moj jo.
    Pa shiko, shiko:
    tej nė ato ledhe
    qenkėrka njė dele.
    - E shoh, poshtė njė fiku.
    - Domethėnė, lum miku,
    fqinjėt s’paskan ikur!?
    - Tė iknin tė gjithė,
    nuk do kish lezet.
    Kėtu ke shumicėn,
    disa nė kurbet
    a ku deshėn vetė.
    - Sa mirė i ditke,
    lejlek, kėto gjėra!
    - Nuk tė thashė nevrike,
    nuk dėgjohen zėra!
    - Zėra po dėgjohen,
    por s’i dėgjon ti.
    Gjarpri po afrohet.
    Fshehu lumėzi!
    - Leri kėto naze!
    Dashke gjalpė taze…
    - S’tė thashė gjalpė jo.
    Gjarpri tė helmon…
    Macja gushėbardhė
    zerin lart e ngriti
    Me kthetra e dhėmbė
    gjarprin e skėrmiti.

    Diku nėn ēati
    gjarpri na u zhduk.
    Tė gjatat mustaqe
    macja nis e nduk:
    “Do m’i sosė minjtė
    ky zvarran makut,
    qė vjen si hajdut.”
    Ngriti kokė lejleku:
    - Iku gjuhėverdhi?
    - U fsheh,
    por kujdes,
    ruaju nga helmi!
    - Unė do shtegtoj.
    Kam merak pėr ty.
    Mbete fillikate
    nė goxha shtėpi.
    Kujdesu pėr veten,
    sa nuk ėshtė vonė.
    Po tė flas si mik,
    nėse mė kupton.
    - Po, zoti lejlek,
    paske shumė tė drejtė.
    Mė lypset qysh sot,
    t’i dal vetes zot.
    Sa pa ikur dielli,
    po shkoj vrap tek ledhi.

    AKTI I TRETĖ
    - Uf, ē’mė gjeti mua,
    moj dele uruar!
    - Nėse s’je pėrtace,
    po tė dėgjoj, mace!
    Pa mė thuaj pak,
    ē’hall tė ra nė prag?
    - Ē’tė tė them, moj dele,
    ikėn pėrkėdhelet!
    Flija nė minder.
    Kanė mbyllur ēdo derė.
    - Shko mbi kashtė fli!
    - Pa ngrėnė tė rri?
    Pak qumėsht e dua.
    - Shko gjej njė ēanak,
    si mund tė ta jap?
    - Unė s’tė mjel dot.
    - Prit, tė vijė imzot.
    - Mua mė sharroi;
    U bėnė tri javė sot
    s’kam vėnė gjė nė gojė.
    - Di tė pish si qengj?
    - E ke me gjithė mend?
    Di, moj, si nuk di.
    Ne sisorė jemi
    dhe pijmė nė gji.
    - Kam frikė, mos harron
    edhe mė kafshon…
    - Gjersa mė bėn nder,
    nuk do bėhem derr.
    Me sa thonė: “derri
    nuk di ē’ėshtė nderi.”

    Kaluan dy javė
    Pinin tė dy tok:
    macja gushėbardhė
    dhe qengji qafok.

    E thirrte “qafok”
    zonja e shtėpisė,
    se kish qafė tė hollė
    porsi keci i dhisė.

    Duke thithur qumėsht
    qengji tundte bishtin.
    Macja – hop u turr,
    bishtin ia gėrvishi.

    Qengji u zemėrua
    mėmės iu ankua:
    - Macja e vetmuar
    pse mė grisi mua?

    - Padashur, o bir,
    macja pak tė grisi.
    Them, mos kushedi,
    hardhuc iu duk bishti…
    Mos iu zemėro
    veē pėr ca gabime.
    S’e sheh, o qafok,
    ka mbetur jetime!
    Tė zotėt e saj
    kėtej kanė fryjtur.
    E shkreta s’ka faj.
    Mbeti e braktisur.

    - O ma, jam i vogėl;
    jo si ti e rritur.
    Nuk di ē’do tė thotė:
    “tė jesh e braktisur”.

    - Nga kopshti e shkolla
    ende nuk e ditke?
    Po ta shpjegoj hollė
    tė diel mbasdite.
    - Ohu, gjer pasnesėr
    ia gjej vetė kuptimin.
    Pyes zonjush Shpresėn
    nė orė tė mėsimit.

    - U sqarove, bir?
    Mos u grind me macen!
    Pse tė bėjnė sehir
    sorrat fluturake?
    - Ato janė sqepgjata,
    llapin dhe pa punė.
    Sa i e sheh mbi kodra,
    i gjen pėrmbi lumė.

    - S’kanė me se tė merren.
    Klithjet kanė mėsuar.
    Ndodh qė dhe i turren
    maces sė harruar,
    maces sė vetmuar,
    maces sė uritur
    me trup
    tė drobitur.
    - Dhe pse jam i mitur,
    tani e kuptova
    ē’do tė thonė fjalėt
    “tė jesh e braktisur”.
    - E kuptove vonė.
    Tani gushėbardha
    Nuk dimė ku shkoi.
    Pa vėnė gjė nė gojė,
    keq do pėrfundojė.
    Dele e qafok
    rrinin ndėn njė shtog.
    Dėgjonin njė zog.
    Kėndonte i miri
    Siē kėndon bilbili.
    - Cili zog do jetė?
    - Ėshtė bilbili vetė.
    Nuk ndihet i qetė.

    AKTI I KATĖRT

    - Be – be, o mama,
    Po vjen njė zagar!
    Foli mos e pa
    macen qė na la.
    - Hap, o zagar, gojė!
    - Pashė sa kaloi
    macen qimebutė.
    Buzė njė pėrroi
    kapėrceu drutė.
    Hapur pa njė derė;
    hyri menjėherė
    Brenda ish njė plakė
    me njė fshesė tė gjatė.

    Si qėndroi ca,
    vendosi i tha:
    - Mjau!Mjau! Mjau!
    A e di ē’mė ngjau,
    o e mira gjyshe?
    Plaka s’e kuptoi,
    por tha nėpėr gojė:
    - Dikush mė pėrlau
    dy vergjet e fiqve.
    Mos m’i more ti,
    o moj faqezezė?
    - Nuk t’i mora unė,
    mė ndihmo, aman!
    Siē mė sheh, moj gjyshe,
    nuk jam faqezezė!
    - S’trembesh
    nga kjo fshesė?
    - Unė jam njė fatzezė;
    nuk meritoj fshesė…
    - Le qė… hele - hele
    pesė e pesė i kam:
    kėlyshė e kotele…
    Pėr ta kam mėshirė
    si pėr ēdo fėmijė
    Nuk pleks fare plan
    tė ngrė ndonjė stan
    me qen e me mace…
    Qenkėrke koprace.

    - Ē’janė kėto qė thua?
    Kur mė njohe mua?
    Mė parė fole ndryshe;
    the “e mira gjyshe!”

    Tundi kryet macja
    dhe u qas te plaka:
    - Nuk di tė bėj lajka.
    Mjau, gjyshez- o!
    Iki nė s’mė do.
    - Mace, ē’po mė thua?
    Tė mjerėt i dua.
    Veē kam njė merak:
    Ushqim kemi pak.
    Dhe kėto qė janė;
    s’na mbajn’ as njė javė.
    Mė pastaj ē’tė hamė?

    AKTI I PESTĖ

    Njė qen lara – lara
    me njė kockė pėrpara
    foli rėndė – rėndė:
    - Meqė tė kanė lėnė,
    rri ca kohė me ne.
    Rri siē rrinė miqtė,
    jo si zemėrligjtė,
    si dinakja grifshė,
    qė na vodhi fiqtė.
    Ajo i ka rrokur,
    pashė qė vinte rrotull.

    Macja s’bėri fjalė,
    u vu shpejt nė radhė.
    Tek hante pėrshesh.
    plakės babaxhane
    diē i tha nė vesh…
    - Pupu! – klithi plaka,
    si t’kish rėnė flaka. -
    Shpejt t’ikim pėrjashta!
    Njė gjarpėr i zi,
    ka hyrė nė shtėpi.
    Macja sa e pa,
    zėulėt ma tha,
    mos trembeshit ju:
    kotele, kėlyshė.
    - Unė s’e kam frikė, -
    tha macja gushėbardhė.
    Hidhem dhe e mbyt
    gjarprin hileqar.
    - Tė ndihmoj dhe unė, -
    tha qeni laran. -
    Nga helmi i gjarprit
    kam humbur mamanė.

    Gurgule, mishmash
    prapa njė sėnduku
    Si e mbyti macja,
    larani e nduku
    e iku nxituar;
    e hodhi nė pėrrua.

    Por gjarpri tinzak
    kish pickuar macen.
    Termometri lart
    tregoi mbasdarke…
    Njė veteriner
    e thirrėn me ngut.
    Shpėtoi gushėbardha,
    nė njė qoshk u struk.

    Tė nesėrmen plaka
    shkoi, gjeti kos.
    Tė gjithė u kėnaqėn,
    macja doemos.

    - Dhe pse mė braktisėn,
    s’dua tė bėj keq,
    si disa fėmijė,
    qė sillen pėr dreq.
    Nė s’gjej ushqim gati,
    do gjuaj mė shumė.
    do fle mė pak gjumė.
    Grabitqare s’bėhem;
    askujt s’i prish punė.

    Sakaq foli plaka:
    Mė ndih tė laj tasat!
    Tė lumtė, gushėbardhė!
    Kėshtu tė dua unė:
    tė jetosh me punė.

    AKTI I GJASHTĖ

    - O gjyshe, o gjyshe,
    o gjyshja Miroshe!
    - Kush flet? – foli plaka,
    e tėra thinjoshe.
    - Jam unė, Ēiljeta,
    unė, mbesa jote.
    Mė dėrgoi babi,
    tė vish tek ne sonte.
    - Siē e sheh, moj mbesė,
    sot nuk jam e lirė.
    Pragun s’e lė shkretė.
    Kam dhe mysafirė…
    Kam sėmurė macen.
    Erdhi ndaj tė gdhirė.
    Kish mbetur pa ngrėnė
    njė muaj tė tėrė.
    Mėkat pėr ata
    qė vetėm i lėnė.
    - Ēkusur e ka zėnė!
    Sa mėkat i rėndė!
    Gushėbardha dėgjoi,
    kokėn pakėz ngriti:
    - Delja mė shpėtoi
    edhe gjyshe shpirti.
    Mė helmoi gjarpri,
    mė ndihmoi Larani.
    Pse jo – edhe fati…

    - Po tek ju, Ēiljetė,
    macet edhe qentė
    kanė mbetur shkretė?!
    - Tek – tuk ca shtėpi
    s’kanė brenda njeri.
    Njė qen i braktisur,
    oh, ē’ka ulėritur,
    t’zotėt duke pritur!
    Kaluan gjashtė muaj;
    mandej s’e dėgjuam.
    - Do ket’ ngordhė i gjori…”
    dhe shaminė nxori
    thinjoshja shpirtdritė,
    me tė fshiu sytė…
    - Mos m’i vini re.
    Shpirti mė nxjerr lot,
    ngaqė s’duron dot
    ligėsi nė botė…

    Si njė dallėndyshe
    mbesa fluturoi.
    Me dashuri gjyshen
    fort e pėrqafoi.
    - Ē’do mė thuash tjetėr?
    - Tė tė mėrzit prapė?
    - S’lėviz dot,
    jam plakė.
    Dua tė mėsoj
    ē’bėhet rreth e qark…
    - Edhe disa mace
    mbetur e harruar,
    siē thonė zogjtė,
    janė egėrzuar.
    Bėjnė batėrdi,
    se nga…kushedi. ??X

    Nė piskun e vapės
    macja i tha plakės:
    - Sa mirė do ishte,
    sikur gjithė gjyshet
    tė ishin si ti…
    me zemrėn flori!

    AKTI I SHTATĖ

    Papo u hodh mbesa,
    e bukur si vesa:
    - S’mbahet, o miq, jeta
    kėshtu me gėnjeshtra!
    Pėr shumė gjallesa
    mban pėrgjegjėsinė
    gjithė soji ynė.
    Me kuē e me mace
    dhe ē’janė butake
    nuk duhet tė flaken.
    Veē ne…ndonjėherė,
    s’mendohemi thellė.
    Miqtė tanė tė mirė
    i lėmė jetimė…

    Pa mbaruar fjala,
    u hodh gushėbardha:
    - Pse, si puna ime
    paska dhe tė tjerė?!
    - Mjerane si ti
    na hidhen ndėr sy.
    Mė tė ziun fat
    e ka ndonjė fshat,
    tjetėrsuar krejt,
    mbetur fare shkret’…
    Vetėm zvarranikė
    mund tė hasin sytė.

    - Si mendon ti, mbesė,
    vallė, nė kėtė mes
    fajin kush e ka?
    Kush bėka gjynah?
    - Gjyshe, me sa di
    dhe me ē’kam dėgjuar;
    kur s’ka rregullsi
    edhe ligj tė shkruar,
    keqpėrdoren miqtė
    edhe nėpėrkėmben…
    Nė tė tjera vende
    me urdhėr tė prerė
    gjobiten ngaherė
    kush lė tokėn djerrė.
    S’mbeten pa u gjobitur
    dhe ata – ato,
    qė lėnė braktisur
    gjallesat e shkreta…
    nga macja tek bleta.

    Dėgjonte gushėbardha
    dhe foli e para:
    - Ty tė lumtė goja,
    zonjush’ bukuroshe!
    Kėshtu hallet tona,
    ndoshta do tė sosen.
    Kur tė kryejnė njerėzit
    veprime me mend,
    mirėsi do presim
    ne edhe ky vend…

    - Kėshtu qoftė, mace!
    Fjalėt e kėsaj plake
    shpresoj t’i dėgjosh
    dhe braktisjen tėnde
    mundet ta harrosh.
    Nė kėtė planet
    ndodh edhe mė keq:
    Braktis nėna foshnjėn
    e nga shėndetmirėt
    zbohen pleqt’ e moēėm.

    - Mjau-mjau- mjau!
    Ē’na dėgjojnė veshėt!
    As nė sojin tonė
    kėto nuk qėndrojnė;
    madje as te shpesėt.

    MBYLLJE

    - Mace, - tha Ēiljeta –
    mos mė rri hutaqe.
    Banojm’ nė njė lagje
    Nė lagje qyteti.
    - Ham-hum! - Larani -
    Lėreni, ē’na gjeti!
    S’del gjė pėrsėmbari,
    po s’vė dorė Shteti…
    -Tani gjithė sa jeni
    ju ftoj nė shtėpi
    Sot unė kam
    Ditėlindjen.
    Ejani,
    miqt’ e mi!










    Dėgjuan Ēiljetėn.
    Mbetėn befasuar.
    E thirrėn njėzėri:
    “Gėzuar! Gėzuar!”
    Ia shprehėn urimin.
    Kėlyshėt, kotelet,
    pinė qumėsht shumė
    dhe i vunė nė gjumė.
    Me gjyshen pėrdore
    e duke kėnduar
    dolėn nga shtėpiza
    me miken e bukur
    tok pėr tė festuar.

    Shkurt, 2005








































    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Jorgo Telo : 14-04-2008 mė 08:02 Arsyeja: per spostimevargjesh qe ishin perngjitur me njeri-tjetrin

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 02-02-2015, 10:30
  2. Nė Shqipėri punojn 50 mijė fėmijė
    Nga Hyllien nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-06-2010, 09:02
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-05-2006, 16:49
  4. Tė mėsosh aktrimin njėherėsh me abetaren
    Nga TiLoNcE nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-09-2005, 09:48
  5. Qendra Teatrore per Femije ne Shkup
    Nga StormAngel nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-10-2004, 12:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •