Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1

    Misteri bask, në origjinën e qytetërimit perëndimor

    Misteri bask, në origjinën e qytetërimit perëndimor

    Problemi i origjinës së baskëve ka bërë kuriozë një numër të madh njerëzish, midis të cilëve disa shumë të kulturuar...

    Argumenti: Baskët janë një rast unik në kontinentin tonë. Tashmë të kufizuar në një zonë të vogël gjeografike në afërsi të Pirenejve, duket se kanë ruajtur të paprekur pasurinë e tyre gjenetike dhe zakonet e tyre. Por cila është origjina e tyre? Nga ku vijnë këta banorë të maleve pireneike dhe kantabrike, të cilët flasin një gjuhë në dukje pa afërsi me ato të njohura në Perëndim? Çfarë misteri fshihet prapa etjes së tyre të pashuar për pavarësi? Charpentier rindërton ndodhinë e tyre të gjatë dhe sugjestionuese, në një udhëtim që nga parahistoria arrin deri në ditët tona, nëpërmjet gojëdhënash tradicionale, arkeologjisë, antropologjisë dhe studimeve hematologjike. Konkluzioni i habitshëm është se baskët mund të jenë trashëgimtarë të drejtpërdrejtë të njeriut të Kro-Manjonit. Përcaktohet kështu, një lidhje e ngushtë midis tyre dhe pellazgëve, berberëve, guançive dhe egjiptianëve të epokës parafaraonike, të gjithë popuj që i përkasin kësaj tipologjie të njeriut parahistorik. Qytetërimi i tyre na ka lënë piktura të mrekullueshme të gdhendura në gur, monumentet megaliktike dhe ndoshta edhe zbutjen e kafshëve dhe bujqësinë; pikërisht për këtë një studim i thelluar, edhe jashtë kritereve të përdorura nga studiues dhe akademikë, mund të shërbejë për të hedhur dritë mbi të gjithë qytetërimin perëndimor dhe, nga ana tjetër, duke u futur në labirintet e historisë baske dhe në mitologjinë e saj, mund edhe të ndodhë që të gjendet një konfirmim i ekzistencës së atij ishulli të Atlantidës për të cilin fliste Platoni.

    Louis Charpentier është një prej shkrimtarëve të mëdhenj ezoterikë dhe të Traditës. Midis librave të tij të shumtë kujtojmë "Misteret e Katedrales së Shartresit", "Misteri i Kompostelas" dhe "Gjigandët dhe misteri i origjinës". Më poshtë po botojmë Kapitullin e I-rë të librit të tij "Misteri bask".

    Kapitulli i I-rë - Legjendat: Nëqoftëse i duhet besuar Exhinardit, në vitin 778, Karli i I-rë, Mbret i frankëve (do të jetë Karli i Madh, perandor i Perëndimit, vetëm 22 vjet më vonë) që kishte kaluar Pireneitë për të luftuar saraçenët, u kthye nga përtej maleve nëpërmjet Qafës së Ibafietas, e cila qysh atëhere u quajt Ronçisvale. Praparoja e tij, e komanduar nga Orlando i famshëm, e ndiqte. Megjithatë, kjo praparojë, e impenjuar në kalimin e qafës, u kap në befasi, u rrethua dhe u asgjësua deri në atë pikë sa që askush nuk mund të shpëtojë... Këto fakte i dhanë jetë krijimit të "chanson de geste" shumë të bukura midis të cilave njëra, e kompozuar nga murgu Turolo katërqind vjet më vonë, dhe i shndërruar në një klasik të letërsisë me emrin "Chanson de Roland".

    Në të tregohet që Karli i Madh "me mjekërr të bardhë" kish shkuar të ndiqte maorët dhe se teksa kthehej "me mision të kryer", një tradhëtar shumë i pështirë, Gano, kish hedhur ushtrinë saraçene kundër pararojës së Orlandos së vyer dhe e kish shpartalluar, pavarësisht se ky kish mbetur pothuajse pa frymë që t'i binte bririt të tij dhe të kish mbetur pa fuqi me qëllim që të pengonte shkëmbinjtë me shpatën e tij të mirë Durlindana. Kjo këngë i bëri zonjat e bukura të derdhin shumë lot në kështjellat feudale dhe ndoshta, edhe shërbëtoret ne kapanone. U nxorrën edhe poezi të shumta që bien dakord përgjithësisht mbi faktin që tingujt e bririt kishte jehuar trishtueshëm në dendurinë e pyjeve... Pikërisht atëhere historianët, të cilët kanë një orientim të ndryshëm nga ai i poezisë, e kuptuan se historia ishte romanizuar shumë.

    Duke bërë ndonjë kërkim, zbuluan se nuk kishte qenë dhe aq dëshira për t'u përlasur me të pabesët që e kishte shtyrë Karlin e Madh përtej maleve, por më shumë përzënia e visigotëve përtej malit; veç kësaj ai, si barbar i zoti që ishte, kish plaçkitur, ndoshta djegur dhe në çdo rast shkatërruar qytetin e Pamplonës. Historianët zbulojnë edhe që saraçenët nuk qenë lëshaur aspak në mënyrë aventureske në ndjekje të ushtrisë franke, por se kanë qenë tribùtë e afërsive ato që kanë marrë përsipër të sistemojnë pararojën e Orlandos, me ose pa 12 trimat e tij, duke u hakmarrë kështu, për përplasjen e bërë në Pamplonë. Një bandë fshatarësh që likuidonte kështu ushtrinë më të fortë të Perëndimit, ndoshta pa armë të tjera përveç krahëve të tyre, të kopaçeve të tyre dhe të katapultave të tyre, nuk ishte në fakt gjë çër t'u treguar.

    Njerëzit e mbajtur në gjendje skllavërie mund të kenë pasur mendime të këqija. Ishte më mirë në fakt t'i jepet çështjes një pamje të caktuar kryqëzate kundër të pabesit. Nuk dijmë asgjë për taktikën e përdorur nga ata fshatarë. Megjithatë, dijmë se gurët patën një rol vendimtar në betejë: shkëmbinjtë e hedhur nga lart në grykën e zënë nga ushtria... por edhe, sigurisht, ato të hedhur nga instrumente lëshues prej druri të cilave ju zbulua parimi kur doreza e pelotas e mbuluar me xunkth u bë "chistera" (është e pranishme në muzeumin e Shën Telmos, në San Sebastian një "kopaçe" druri e pajisur me një dorezë që duhet të përbëjë për fishekët më të rëndë se topi, një katapultë të tmerrshme). Atëhere, kush ishte ky popull që jo vetëm sfidonte Karlin e Madh, por i lejonte vetes edhe që ta "ndëshkonte"? Për shumë kohë janë quajtur guaskonë, për zgjerim të emrit të një tribuje "vaske", pjesë e një tërësie që tani i njohim me emrin e baskëve.

    Atëhere kush kanë qenë këta baskë? Në të vërtetë, një popull i çuditshëm që zinte bregun atlantik nga Malet Kantabrike deri në Bordo dhe në Malet Pirenie nga Tarbesi në Hendaje dhe që nuk u ngjanin aspak popujve të tjerë as nga pamja, as nga zakonet. Një popull kultivuesish, bujqërish dhe marinarësh që nëpërmjet luftërave dhe pushtimeve, e kishin ruajtur me xhelozi pavarësinë e tyre. Një popull që fliste një gjuhë pa asnjë afërsi me ato të njohura në Perëndim dhe origjina e së cilës i shpëtonte historisë, por jo legjendave. Më e lashta e këtyre legjendave është ajo e Marisë. Mari, që prej një zakoni të trashëguar nga romakët, e quajmë Dea, por që mitologët baskë e quajnë Gjeni, është mbretëresha e të gjithë gjenive të formave dhe të specialiteteve të ndryshme, të cilët merren me gjërat e Tokës dhe të Natyrës në përgjithësi.

    Në raste të caktuara, ajo merr edhe formën e gjenive të tillë. Është një qënie femërore, edhe pse në disa rrethana pamja e saj është mashkullore. Është një "Zonjë", "Andere", nganjëherë e veshur me elegancë dhe në teksa mban në duar një pallat të artë. Në Leskuns mban një fustan të kuq. "Sarajet aktuale të Marisë janë rajone të vendosura në zemër të Tokës, të cilat komunikojnë me sipërfaqen nëpërmjet rrugësh të ndryshme, të tilla si shpella dhe abise. Është për këto motive, që Mari i bën shfaqjet e saj të preferencës në këto vende". Në shtëpinë e saj në Aketegui shtretërit janë prej ari; Në Otsabio gjendet statuja e një demi të artë; in Zarauz, Mari e end fillin me një furkë të artë; në Airobibeltz, Zonja e shpellës ("Lezekoandere") ulet në një kolltuk të artë; në Otsibarre është gjetur një krëhër i artë që sigurisht i përkiste... Një dorë qymyr mund të transformohet në ar në dalje nga shpella e saj, por në të njëjtën mënyrë një dorë ar mund të ndryshohet në dru të kalbur.

    Mari është një grua që nganjëherë ka këmbë prej zogu (si Mbretëresha Pédokue kishte pendë pate) ose dhije... Mund të jetë një lule me dukjet e një gruaje apo të një dëllinje të egër, por në sarajet e saj mund të marrë formën e një cjapi (në Baztan), të një korbi (në Aketegui), të një kali, të një viçi (në Onjate), të një skifteri (në Supelaur)... Do t'i njihen këtij disa konstelacione, si i Bricjapit, të Kanes (në gjuhën baske, Kane është Kali), të Korbit, të Shqiponjës... Mari mund të jetë edhe e fryra e erës, reja, ylberi, globi i zjarrit, një grua koka e së cilës ka si aureolë hënën e plotë, një drapër të zjarrtë që përshkon qiejt... Ajo është të gjitha forcat telurike të cilave u atribuojmë fenomeneve të botës, por është edhe kreu (ose mbretëresha) e të gjithë gjenive që provokojnë këto fenomene.

    Ciladoqoftë forma poetike e marrë prej saj, nuk ka sesi të mos i njohim atë Mëmë Tokë të lashtë falë së cilës gjithçka ekziston. Ndoshta Mari nuk është emri fillestar i saj. Duket se Maja është kristianizuar duke adoptuar emrin e nënës tjetër, Maries, dhe sot atje adhurohet edhe në këtë veshje. Mari ka një bashkëshort. Një prej emrave të tij është Maju, por zakonisht quhet Sugoî apo Sugaar, në varësi të shqiptimeve dialektore. Termi do të thotë "gjarpër", por në gjuhën baske "Su" është zjarri, "Sugar" flaka ("Sugin" është farkëtari dhe "Suhar" vidhi). Është gjarpëri i madh i selisë qiellore, e cila rrotullon Tokën, shoqen e saj në forma gjarpëri, atë që dekoron gurët e Gravr'inisit dhe pamjet e Irlandës së lashtë... Sugaar është forca që mbështjell Tokën; është edhe (pa folklor) "Spiritus Mundi" i alkimistëve, "Éther"-i i grekërve dhe, në kontekstin fizik modern, vëllai i "erës diellore", fuqia në të cilën është zhytur sistemi diellor. Sugaar nuk është specifikisht bask, përveçse në emër. Ky "gjarpër i madh" gjendet i lidhur me të gjitha mitologjitë perëndimore (drakkari i madh - "drak" do të thotë dragua - i norvegjezit Olaf Trygvason quhej "Ormenlange", gjarpër i madh) dhe, të paktën për dukjen fonetike, me vidhin "Suhar". (Vidhi gjermanik mban të njëjtin emër të "zjarrit të Shën Elmos" së marinarëve...). veç të tjerash, ishte një vidh që shënonte vendet e mbledhjeve në të cilat grumbulloheshin Compagnons des Devoirs. Por legjenda baske shtyhet më tej. Në fakt, Sugaar paraqitet si prindër.

    Nga çiftimet e Sugaar dhe Marit, përveç furtunash të shumta, lindin dy fëmijë: Atarrabi e Mikelats, njëri i mirë dhe tjetri i keq. Sugaar, që duket se nuk i ka përbuzur dashuritë njerëzore, ka pasur raporte me një princeshë që jetonte në Mundaka, me të cilën ka pasur një fëmijë, Haun Zurian, Zot i parë i Biskajës. Patjetër që bëhet fjalë për legjendën më të lashtë që kemi lidhur me origjinën e baskëve, baskët kanë lindur nga toka dhe mjeshtërit nga një kontribut qiellor ndaj baskëve. Janë saktësisht ata që grekët i quajnë autoktonë, "të lindur nga toka". Ata nuk njihen si "të ardhur nga tjetërkund".

    Problemi i origjinës së baskëve ka bërë kuriozë një numër të madh njerëzish, midis të cilëve disa shumë të kulturuar... Kush ishte atëhere ky popull, i vendosur midis maleve Pireneie dhe në zgjatjet e tyre kantabrike? Kush ishte ky popull që as keltët, as romakët, as visigotët, as frankët, as maorët nuk arritën kurrë ta kolonizonin, i cili posedonte një aftësi të rrallë në lojëra, që kërcente vallëzime të habitshme dhe përbënte aq që tani arkeologët e quajnë ishulli relikor bask dhe, në mungesë të një emërtimi më të përshtatshëm, klasifikohet në tip arkeomesdhetar? Në njëfarë mënyre të shtrënguar, keltët i kishin shmangur dhe anashkaluar në udhëtimin e tyre drejt Galicisë. Megjithëse shumë kuriozë për popujt që i rrethonin, romakët nuk arrinin t'i identifikonin qartë dhe, nga sa duket, i konsideronin si një varietet iberësh. Jozef Flavi, në librin e tij "Antikitete hebraike" (por për të burimi i vetëm ishte Bibla), ia atribuon emrin e iberikëve trashëgimtzarëve të Tubalit ose Tobelit, nip i Noès.

    Ptolemeu, i cili i ndjek indikacionet, i quan iberikë tubalianë. Kjo krijon ndonjë vështirësi, pasi ka iberikë të tjerë në Kaukaz, midis Detit të Zi dhe Detit Kaspik... Kur u afirmua kristianizmi, qe e nevojshme të rilidheshin baskët me origjinën bibilike të njerëzimit. U krijuan legjenda lidhur me bazën e Biblës apo të tjera më të lashta u përshtatën me doktrinën kristiane. Njëra prej këtyre legjendave tregon se një ditë Tubali, i biri i Iafetit dhe nip i Noes, teksa kalonte me varkë Detin Mesdhe nga lindja drejt perëndimit, u shtyr në ujërat misterioze të një lumi (që nga atëhere qe Ebroja) dhe, duke ju ngjitur korrentit, arriti varean. Bukuria e vendit i mrekulloi marinarët dhe toka ua mori mendjen. Disa u ndalën për të qëndruar (bëhej fjalë për rajonin e Riojës së poshtme), të tjerë u shtynë më tej dhe vazhduan rrugën e tyre deri në Malet Kantabrike (bashkim i fjalës baske "Kant", pas, dhe "Abre" ose "Ebre", domethënë afër Ebros). Ishte ndoshta një legjendë shumë e lashtë lidhur me zbarkimin, e përpunuar sipas shijes së epokës?

    Është e pamundur të jesh kategorik; mundemi të nënvizojmë vetëm se ekzistonte edhe në Galici (ku baskoidët kanë lënë gjurmë) një legjendë lidhur me zbarkimin e Noes pas përmbytjes dhe, duke u nisur nga kjo, "u përpunua" legjenda kristiane e Santiagos. Pas kataklizmës që kristianët e quajnë përmbytje, ndodhi një zbarkim personash të përzënë nga trojet e tyre? Nuk është një hipotezë e pamundur... Nga ana e tij, Roderiku i Toledos (libri I, kapitulli 3) është kategorik dhe i informuar: "Bihet dakord edhe mbi faktin se Spanja, në kohërat e para, ka mbajtur emrin Setubalia, që nuk është gjë tjetër veçse bashkim i tri fjalëve, përkatësisht "sein", "tubaI", "ria" ose "Iia", që në gjuhën e lashtë baskë nënkuptojnë fjalë për fjalë: vend me prejardhje nga TubaI...". Në shekullin e XIX-të legjendat u braktisën në favor të teorive; ishte epoka në të cilën antropologjia, më mbështetjen e Darvinit dhe të darvinizmit, besonte se i kishte kaluar në sitë të gjithë dituritë.

    Pothuajse të gjitha teoritë e formuluara në këtë periudhë përmendin një "ardhje" të baskëve nga vendet e Lindjes së Afërt, sikur të kish qenë e pakonceptueshme që ata të gjendeshin atje qysh nga kohëra që nuk mbaheshin mend. Kjo ide e një Babai Adam (i krijuar nga Zoti apo i nxjerrë nga Darvini me prejardhje nga majmuni) si orientali i parë për hirin e Gjenezës, përmbledh të gjithë prejardhjen e tij poetike; produktet e "të vetmit", prej ndërhyrjes së Noes, u shpërndanë në të gjithë kontinentet... Praktikisht duke pranuar se as Gjeneza dhe as Darvini nuk na e japin çelësin e origjinës së njeriut, as të origjinës së racave, as të kohës, as të hapësirës, ashtu siç nuk u japin shpjegim ndryshimeve që i kanë krijuar ato... Kërkime të shumta lidhur me origjinën e baskëve janë bazuar mbi "eskuara"-n, gjuhën baske. Në të janë gjetur - dhe nuk ka sesi të ishte ndryshe - rrënjë të shumta të ngjashme me ato të idiomave të tjera, edhe midis më të largëtave. Rrënjë identike, me paksa vullnet të mire, gjenden gjithmonë. Janë gjetur kështu afërsi midis gjuhës baske, gjuhëve altaike, dialekteve eskimeze, atyre të indianëve të Amerikës, të veriut e të jugut e të tjera.

    Rrënjët e përbashkëta që qenë gjetur janë "tretur" në provimin e fakteve dhe pjesa më e madhe e atyre që akoma rezistojnë (pa garanci), janë në numër të pamjaftueshme për të qenë bindëse. Nga ana tjetër, edhe sikur të kishin qenë të mjaftueshme, nuk do të mund të përbënin një provë. Ekzistojnë më shumë fjalë keltike, franceze, latine dhe spanjolle në gjuhën baske dhe më shumë terma baskë në gjuhën franceze nga sa francezët përgjithësisht, nuk e imagjinojnë, por jo për këtë arësye baskët janë keltë, romakë, spanjollë apo francezë. Dy popuj që u janë bashkangjitur baskëve janë berberët dhe disa tribù të Kaukazit... Do të kemi rast të riflasim më poshtë, por për momentin asgjë nuk lejon të pohohet që baskët janë mbeturina e një pushtimi berber apo kaukazian. Me këtë logjikë, jo të mbështetur nga ndonjë provë, mund të pranohet edhe e kundërta, domethënë që janë berberët dhe kaukazianët ata që janë rezultati i një pushtimi bask! Faktikisht, nga aq sa dihet, parahistoria e Europës (edhe më e hershmja) shfaqet mjaft e pasur me mbeturina njerëzore sa që të mund të pranohet që ky rajon të mos ishte veçanërisht shkretërinor! Me aq sa di unë, është pikërisht atje, që është zbuluar rrënja (rrënjët) e homo sapiens... Ndoshta do të jetë për të patur "ndërgjegjje të pastër" që trashëgimtarët e keltëve, të romakëve, të frankëve dhe të visigotëve, pushtues tokash të pabanuara, këmbëngulin për të njohur se në fund të fundit, duke parë që banorët e këtyre tokave qenë vetë ata pushtues, t'i mashtroje a nuk nënkuptonte gjë tjetër po të rivendosje drejtësinë? Midis teorive të pushtimeve, ajo më tërheqësja dhe, le ta themi, e vetmja që mund të ketë një dukje serioziteti në mospërputhjet e saj me koordinatat aktuale të shkencës së njeriut, do të ishte teoria e origjinës atlantidase të popullit bask (dhe e ndonjë tjetri), mbi të cilën fatkeqësisht, derikur Atlantida të mos jetë zbuluar, mbi tokë apo nën ujërat atlantike, vetëm mund të thuren fantazi. Por kjo nuk jep të drejtën që t'i refuzohet mundësia. Megjithatë, origjina e grupit është pikërisht atje, në tokën baske.

    Përgatiti: ARMIN TIRANA

    RD

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e safinator
    Anëtarësuar
    29-06-2011
    Postime
    711
    Basket ndoshta jane me te lashtet ne Europe.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Nje persone Baske-pake ngjajshmeri me shqiptaret?
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga fegi : 03-12-2011 më 17:07

  4. #4
    i/e larguar Maska e SKRAPARI
    Anëtarësuar
    13-01-2005
    Postime
    867
    baske qe ne shqip do te thote bashke
    basket edhe sot rrine bashke me njeri-tjetrin, ata nuk perzihen me francezet apo spanjollet.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-10-2009
    Postime
    461
    BASKET JANE ME ORIGJINE SHQIPETARE,ashte vertetue moti.

Tema të Ngjashme

  1. VetËperceptimet E QytetËrimeve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 05-06-2007, 16:36
  2. Parailiret - Iliret - Arberit _M.Korkuti
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-10-2006, 20:53
  3. Për një "Islam Evropian"
    Nga Qafir Arnaut në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 211
    Postimi i Fundit: 09-05-2005, 22:15
  4. NjËdimensionalitetin E QytetËrimit PerËndimor
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 02-02-2005, 17:02
  5. Samiti i Selanikut dhe qendrimi i pales shqiptare
    Nga Orku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 22-06-2003, 20:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •