Pershendetje te gjitheve
Per te falenderuar qeverine kanadeze qe e ka mbeshtetur vazhdimisht ceshtjen e Kosoves dhe shpalljen e shtetit te ri shqiptar e gjithashtu rolin e saj ne NATO per pranimin e Shqiperise ne kete pakt, shoqatat shqiptare te Ontarios jugore kane pergatitur nje mbremje tematike pikerisht te titulluar "THANK YOU CANADA!"
Mbremja do te organizohet te shtunen, me
12 prill, ora 6 p.m. ne CAPITOL BANQUET CENTRE,
6435 Dixie Road, Mississauga
Gjysma e pare do te jete me pjese te ndryshme te muzikes klasike te interpretuara nga artistet e njohur shqiptare te qytetit te Torontos ndersa pjesa e dyte do te jete me kenge e valle popullore nga te gjitha krahinat.
Jane te ftuar shume anetare te parlamentit kanadez dhe ambasadori i Shqiperise ne Ottawa, z. Besnik Konci.
Do te kete nje darke te pasur dhe pije freskuese. Biletat per te rritur kushtojne 50$ dhe meqe koha eshte e shkurter ato mund ti bleni drejtperdrejt ne lokalin e festes. Rendesi te madhe ka qe te vini pak perpara fillimit te mbremjes.
Krijoni Kontakt