Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 18 prej 18
  1. #1
    superman Maska e rolling
    Anėtarėsuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    rrokulli
    Postime
    134
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Baza ushtarake e Pasha Limanit

    ndoshta nje nga gjerat me te arsyesheme me te cilat mund te krenohemi qe nga koha e skenderbeut.
    baza me e madhe ne paktin e varshaves.
    nga ketu u larguan marinaret ruse te cilet u detyruan te iknin te turperuar nga shqiperia.
    me te veretete je vlen te krenohemi me kete.
    nese ne kohen e skenderbeut u perzu nje nder fuqite me te medha te asaj kohe ne pasha liman u perzu shteti me i fuqishem ne kete kohe.


    Nėndetėset ruse, bazė ankorimi nė Karaburun

    VLORE/ QEMAL BIRAKU

    Nėndetėset ruse, tė cilat erdhėn nė vendin tonė qė nė vitin 1958, do tė ankorohen nė njė mol qė do tė improvizohet nė gjirin e Karaburunit. Katėr nėndetėset, midis tė cilave edhe ajo me nr. 105, si dhe disa anije nė gjendje tejet tė amortizuar, do tė spostohen pėr t'i hapur udhė aktivitetit normal tė mjeteve lundruese tė bazės sė Pashalimanit. Burime pranė bazės ushtarake bėnė tė ditur se pėr transportin e nėndetėseve do tė ēelet njė tender. Firma fituese do tė krijojė molin dhe transportin e tyre nga baza, pėr nė zonėn e Karaburunit. Katėr nėndetėset janė kthyer nė relike tė ushtrisė shqiptare sepse janė krejtėsisht tė amortizuara dhe tė ndryshkura. Sipas burimeve, kėto nėndetėse si dhe disa anije tė tjera kanė bllokuar molin e bazės ushtarake. Duke pasur parasysh se nėndetėset, anijet ushtarake si dhe ato civile shkaktojnė pengesė nė mol, ato do tė transportohen duke i tėrhequr dhe mė pas vendosur nė molin qė ėshtė vendosur tė ndėrtohet nė Karaburun. Mėsohet se fillimisht atje do tė mbytet njė anije, e cila do tė mbushet me rėrė, mjete tė forta dhe ngurta. Mė pas, nė molin e improvizuar enkas do tė lidhen katėr nėndetėset, si dhe anijet, duke i zhytur nė ujė. Ato do tė qėndrojnė aty pėr njė kohė tė gjatė, por nuk ėshtė parashikuar se si do tė veprohet me to mė tej. Mund tė lihen dhe si relike muzeale nė kėtė miniport, por dhe mund tė shiten pėr skrap, sė bashku me anijet e tjera tė dala jashtė pėrdorimit. Gjatė qėndrimit nė mol, nėndetėset nga dallgėt ose me qėllim, rrezikojnė tė shpėtojnė nga litarėt dhe daljen nė det. Dalja nė det tė hapur mund tė shkaktojė ndonjė tragjedi si pasojė e pėrplasjes me tragete apo mjete tė tjera lundrimi. Nėndetėset kanė dalė jashtė pėrdorimit dhe nuk kanė kryer asnjė lundrim qė prej vitit 1990.

    Panorama
    10.02.2009



    Marrėveshja sekrete pėr bazat,portet dhe nėndetėset sovjetike

    Prishja e marrėdhėnieve mes Shqipėrisė dhe Jugosllavisė solli njė rritje tė konsiderueshme tė ndikimit sovjetik nė ushtrinė shqiptare.

    Sė fundmi, ata kanė siguruar mbėshtetjen kryesore pėr tė mbajtur nė fuqi regjimin pro sovjetik tė Hoxhės. Ushtarakė dhe kėshilltarėt teknikė jugosllavė u pėrzunė dhe nė Shqipėri u rritėn proporcionalisht misionet ushtarake sovjetike. Raportet e shpeshta tregojnė se ushtria sovjetike e ka furnizuar ushtrinė shqiptare me pajisje pėrfshirė artileri, tanke dhe mjete ushtarake. Aktualisht nė Shqipėri ka njė personel sovjetik prej 1.000 personash, pjesa mė e madhe e tė cilėve po funksionojnė si kėshilltarė instruktorė dhe teknikė nė ushtrinė shqiptare dhe forcat e sigurisė, tė cilat nė total vlerėsohen tė kapin shifrėn 65.000. Asnjė njėsi taktike sovjetike nuk njihet se ėshtė pozicionuar deri tani nė Shqipėri. Misioni sovjetik kishte lidhje me stafin e pėrgjithshėm tė ushtrisė shqiptare dhe njė inspektorat i pėrgjithshėm sovjeto-shqiptar i forcave tė armatosura ėshtė pozicionuar mirė, nė mėnyrė qė oficerėt e shkallės sė lartė sovjetike tė bėnin inspektime tė drejtpėrdrejta tė tė gjitha trupave shqiptare. Trajnimi i ushtrisė shqiptare vėzhgohet nga sovjetikėt, tė cilėt kanė futur nė program mėnyrėn e stėrvitjes sovjetike si dhe sugjerimet politike. Njė numėr i panjohur i oficerėve shqiptarė janė dėrguar nė BRSS pėr trajnime tė avancuara. Grupi pėrfshin trupat ajrore shqiptare, tė cilėt po bėjnė njė trajnim mjaft tė ashpėr. Trupat ajrore shqiptare u organizuan pėr herė tė parė nė vitin 1947 nėn direktivat jugosllave. Qė kur u prishėn marrėdhėniet, inspektorėt jugosllavė janė zėvendėsuar me ata sovjetikė dhe pjesa mė e madhe e ekipit janė me origjinė sovjetike. Disa avionė luftarakė Yak-3 i ishin dhėnė hua Shqipėrisė nga Jugosllavia dhe mė pas ata iu kthyen Jugosllavisė, pasi marrėdhėniet u prishėn. Forcat ajrore shqiptare kanė degjeneruar nė njė mėnyrė tė tillė, sa nuk ka prova pėr ekzistencėn konkrete tė tyre.
    Edhe flota shqiptare ka njė grup vėzhguesish sovjetikė, tė cilėt drejtohen nga njė kapiten sovjetik. Njė marrėveshje sekrete mes flotės shqiptare dhe flotės sė BRSS u pėrfundua nė fund tė vitit 1948. Nėn kėtė marrėveshje, sovjetikėt kishin hyrje tė lirė nė disa porte, pėrfshirė Vlorėn. Raportet e fundit tregojnė se sovjetikėt po ndėrtojnė platforma mbrojtjeje nė gadishullin shkėmbor tė Karaburunit dhe ishullin e Sazanit, tė cilėt mbrojnė hyrjen nė portin e Vlorės. Edhe doket pėr nėndetėset janė raportuar se po ndėrtohen nė ishullin e Sazanit. Vetė flota shqiptare nuk ka asnjė funksion ushtarak. Funksioni i saj kryesor ėshtė patrullimi i bregdetit shqiptar pėr tė parandaluar komunikimin mes Shqipėrisė dhe forcave anti Hoxha jashtė. Njė element i forcave shqiptare pėr tė cilin sovjetikėt kanė treguar interes dhe kontroll mjaft tė ashpėr ėshtė DMP (Divizioni i Sigurisė Popullore). Forcat e sigurisė duket se pėrfshijnė 15.000 njerėz tė zgjedhur me kujdes, ku mbi 50 pėr qind e tyre janė anėtarė tė Partisė Komuniste. Sovjetikėt kontrollojnė edhe xhandarmėrinė shqiptare. Tė dyja kėto organizata varen nga Ministria e Brendshme, nė tė cilėn njė kėshilltar sovjetik ėshtė drejtuesi i bordit administrativ. Njė raport i fundit tregon se kėshilltarėt sovjetikė tashmė janė afruar edhe me shefat e policisė tė secilės prefekturė nė tė gjithė vendin. Njė organizatė e mbrojtjes civile, “Pėr mbrojtjen e tokės mėmė” ėshtė formuar nė kėtė vend pėr mobilizimin masiv.Si rezultat i kėsaj sugjerimet dhe trajtimi preferencial sovjetik, oficerėt e forcave ushtarake shqiptare nė pėrgjithėsi konsiderohen besnikė tė regjimit, por shkalla e besnikėrisė ėshtė nė pikėpyetje. Megjithatė forcat ushtarake shqiptare nuk janė tė afta pėr ofensivė kundėr ēdo armiku apo operacione mbrojtjeje ndaj ēdo fqinji.

    Panorama
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 06-03-2010 mė 02:35

  2. #2
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anėtarėsuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,133
    Faleminderit
    0
    4 falenderime nė 4 postime
    Pasha Limani eshte me vertet per tu krenuar pasi eshte vend me histori te madhe.
    Ne Orikum jam rritur por momentalisht eshte gjynah qe keto vende lihen ne harres edhe po ta shikosh ne ditet e sotme te ze Frika.

    Shpresojme se do ndryshoje pamje pasi e ka marre ne perdorim ushtria Turke ne mos gaboj.
    Hapu Shoqe Se Skom Frenaaa.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    19,896
    Faleminderit
    23
    271 falenderime nė 201 postime
    Arkivat ruse: Pse e ndėrtuam bazėn e Vlorės, Hrushovi do vendoste raketa

    Pasi pėr vite me radhė tė serviret i njėjti ushqim, i ndryshuar pak, ose aspak edhe pas rrėzimit tė sistemit komunist nė fillim tė viteve '90, mendja bėhet top se historia nuk ka si tė jetė ndryshe. Kjo mund tė thuhet pėr historinė e bazės ushtarake tė "Pasha-Limanit" nė Vlorė, pjesėn mė tė rėndėsishme tė sė cilės shqiptarėt e kanė ende tė fiksuar bardhė e zi nė memorie, kryesisht pas pėrthithjes periodike tė sekuencave tė filmit "Ballė pėr ballė" me skenar nga njė roman i njohur i Ismail Kadaresė. Pra, shqiptarėt ende nuk dinė mė shumė se sa kėto pamje filmike apo sasia qė ka dhėnė pėr ushqim propagandistik makineria shtetėrore e kėsaj kohe. Ardhur 50 vite e kusur mė pas, kur sė gjithės i ka ndryshuar mbase vetėm pamja e nėndetėseve tė famshme sovjetike, tashmė tė mjera e tė ndryshkura, qė Qeveria kėrkon e vendos t'i shesė pėr skrap pėr tė mbushur ndonjė vrimė nė buxhetin e shtetit, e njėjta histori e shkuar dhe e pandryshuar nė mendjet e shqiptarėve, kėtė radhė e rrėfyer nga ana tjetėr, nga historigrafėt rusė, duket kėrshėri ndjellėse. Historia e krijimit tė bazės luftarake tė Vlorės, pėrmes penės sė Aleksandėr Rozin, njė prej njohėsve e shkruesve mė tė mirė tė historisė sė nėndetėseve sovjetike e ruse, pėr habi vjen krejt ndryshe nga ajo qė na ėshtė dhėnė pėr tė njohur nga burimet shqiptare. Duke shfrytėzuar dokumenteve autentike, por edhe duke pėrfshirė pa paraqitur komplekse pjesė nga libri "Hrushovianėt" i Enver Hoxhės, autori bėn njė pasqyrim krejt tjetėr tė ngjarjeve, qė pėr pak kulmuan nė njė konflikt. Pėr herė tė parė nė kėtė material, qė gazeta ka vendosur tė botojė, pėrshkruhen ngjarje e histori qė kanė nė epiqendėr bazėn e Vlorės, tė gjitha sipas kėndvėshtrimit dhe informacionit tė oficerėve sovjetikė tė dislokuar nė kėtė bazė. Ngjarje qė herė pėrputhen, por qė nė shumicėn e rasteve nuk pėrputhen aspak me ato qė ne dimė. Nė material zbardhen arsyet pėrse sovjetikėt e zgjodhėn bazėn e Vlorės, mė tej sqarohen edhe planet pėr vendosjen e raketave me rreze tė mesme e tė vogėl veprimi, nisjen e incidenteve me ushtarakėt e politikanėt shqiptarė, versionin ndryshe tė batutės sė Hrushovit "sa bukė hani ju shqiptarėt nė njė vit, ne na e hanė minjtė nė magazina", versionin origjinal tė batutės sė Hrushovit ndaj Ramiz Alisė nė mbledhjen e pėrfaqėsuesve tė shteteve tė Bllokut Komunist pėr ndėrtimin e Murit tė Berlinit, tė pathėna pėr Mehmet Shehun, Beqir Ballukun, Teme Sejkon e tė tjerė dhe nė fund, historia e vuajtjeve tė njė admirali sovjetik, qė pasi i nxjerr pothuaj me forcė nėndetėset e anijet e tjera nga baza Vlorės, dhe kalon rrezikun, krejt i dėrrmuar, u kėrkon vartėsve njė shishe me vodkė dhe ta zgjonin vetėm kur tė mbėrrinin nė Savastopol.
    Themelimi i bazės nė Shqipėri
    Nė nėntor tė vitit 1957 Komandanti i Flotės sė Detit tė Zi, V. A. Kasatonov i paraqiti Drejtuesit tė Shtabit Qendror tė Flotės Luftarako-Detare V. A. Fokinit propozimin pėr pėrdorimin e Shqipėrisė si bazė e forcave tė Florės, nė Detin Mesdhe. Ai sugjeroi tė dislokohej nė bazė e Pasha-Limanit nė gjirin e Vlorės njė brigadė nėndetėsesh, 10-12 njėsi, disa prej tė cilave mė vonė t'i kaloheshin marinės shqiptare. Pėr mbrojtjen e bazės parashikohej t'u jepeshin shqiptarėve katėr bateri raketash antianije tė tipit "Strella". Hyrja nė gjirin e Vlorės, tė mbyllur me rrjeta e pėrforcues tė tjerė. Pėr ruajtjen e bazės tė kishte njė skuadrilje anijesh anti nėndetėse dhe helikopterė tė tė njėjtit qėllim. Nė tė njėjtėn kohė, Kasatanov ndriti edhe ēėshtjen e themelimit tė njė mbrojtjeje tė fuqishme kundėrajrore. Ai pa gjithashtu opsionin e mbėshtetjes sė bazės me aeroplanė TU, U-16 nga aerodromet shqiptare, nė njė version sa mė tė goditur. Hikita Hrushovi, nė kujtimet e tij, e justifikonte kėshtu themelimin e bazės nė Shqipėri: "Kur pas luftės nisėn sėrish tė acaroheshin marrėdhėniet e Bashkimit Sovjetik mė vendet kapitaliste, ne nuk e pėrjashtonim mundėsinė e njė konflikti luftarak. Me pozicionin e saj Shqipėria i kėrcėnonte seriozisht veprimtaritė e bllokut ushtarak tė NATO-s, nė Detin Mesdhe. Prandaj edhe ne u morėm vesh me shqiptarėt nė atė kohė qė tė dėrgonim atje flotėn tonė tė nėndetėseve. Ne kėshtu vepruam nė interes tė tė gjitha vendeve socialiste. U vendos qė atje tė dislokoheshin 12 nėndetėse. Kuptoni, njė grusht mjaft i hekurt, 12 nėndetėse nė Detin Mesdhe. Me kėtė grusht, kundėrshtarėt tanė duhet tė bėjnė mirė hesapet. Kėto nėndetėse ne gjithashtu dėshironim qė t'ua jepnim shqiptarėve. Marinarėt tanė shkuan atje bashkė me gjithė mjetet e remontit nėnujor pėr tė mėsuar shqiptarėt me qėllim themelimin e komandės shqiptare pėr nėndetėset dhe hap tė fundit dhėnien e tyre. Ky hap vėrteton se me sa besim, me sa dashuri silleshim ne me miqtė shqiptarė".
    Nė Forcat Detare tė Shqipėrisė punonte njė numėr i konsiderueshėm specialistėsh tė Bashkimit Sovjetik, dhe ata punonin mirė. Nė vitin 1958, Komandanti i Flotės Shqiptare, Kapiteni i Rangut tė Parė, Teme Sejko, i dėrgoi njė letėr udhėheqjes sė flotės pėr promovimin e instruktorėve tanė nė anijet shqiptare anti nėndetėse dhe nė njėsitė e shėrbimit hidrografik tė flotės qė punonin nė Shqipėri.
    Nga 14 nė 31 gusht 1958 duke udhėtuar nga Balltiku nė Shqipėri erdhėn katėr nėndetėset e para "C-241", "C-242", "C-358" dhe "C-360" si dhe baza lundruese "Vladimir Nemēinov" nėn komandėn e pėrgjithshme tė Kapitenit tė Rangut tė Parė, V. Kastromova. Menjėherė pas njėsisė sė parė nga Balltiku erdhėn edhe dy tė tjera, duke e ēuar nė 12 gjithsej numrin e nėndetėseve tė dislokuara nė bazėn e Vlorės. Pas mbėrritjes sė anijeve tė para, nisi edhe ndėrtimi i objekteve nė bazė, stacioneve tė akumulimit etj. U planifikua edhe ndėrtimi i tuneleve nėntokėsore pėr nėndetėset, meqė relievi i bregdetit e jepte kėtė mundėsi. Pranė nėndetėseve nė Vlorė u vendosėn edhe pjesė tė tjera tė flotės. Nė ishull, nė hyrje tė gjirit tė Vlorės, u vendos njė brigadė e mbrojtjes kundėrajrore e mbėshtetur me dragamina. Nė 1958 nė Vlorė u vendos sistemi radio ndėrlidhės, me valė tė gjata "Koordinator"
    Nė shtator 1958 oficerėt tanė nisėn t'u mėsonin zanatit ekuipazheve shqiptare nė katėr nga nėndetėset. Veē kėsaj, njė pjesė e marinarėve shqiptarė mėsonin tė njėjtėn gjė nė Bashkimin Sovjetik. Nė vitet 1958-1959 rreth 300 specialistė shqiptarė pėr nėndetėset u pėrgatitėn nė Sevastopol.
    Nėndetėsja e parė qė nisi tė eksploronte Adriatikun ishte ajo me numėr "C-242". Komandanti i saj shkruan se nė Adriatik ishte shumė vapė, se marinarėt nė brendėsi tė nėndetėses gati sa nuk asfiksoheshin nga ajri i ngrohtė qė shėnonte 40 gradė, se si uniformė kishin tė veshur vetėm sandale e tė mbathura.
    Vizita e Hrushovit
    Mė 25 maj 1959 nė Tiranė me avionin "TU-104" vjen pėr visit zyrtare Sekretari i Pėrgjithshėm i Komitetit Qendror tė Partisė Komuniste tė Bashkimit Socialist Sovjetik, Nikita S. Hrushovi. Atė e shoqėronte ministri i Mbrojtjes, P. Malinovski, zv/ministri i Punėve tė Jashtme, N. P. Firjubin, (ish-ambasador sovjetik nė Beograd nė kohėn e pajtimit tė Hrushovit me Titon). Nė kohėn e nisjes sė fushatės sė demaskimit tė kultit tė individit tė Stalinit, Hrushovi u pėrball me kundėrshtinė e njė numri liderėsh komunistė qė nuk dėshironin tė shkonin nė udhėn e tij. Kėshtu qė qėllimi i fluturimit tė tij nė Shqipėri kishte synim qė tė vendoste nė pozicionin e tij liderin e shqiptarėve, Enver Hoxhė. Veē kėsaj ai donte tė bindej personalisht pėr ecjen e punėve dhe gjendjen e vendit. Hrushovi kishte plane tė mėdha pėr Shqipėrinė. Ai dėshironte qė pėr kundėrpeshė tė raketave amerikane tė vendosura nė Itali, tė vendoste nė Shqipėri raketat tona: "... nėse nė Shqipėri do tė vendosen raketa me rreze tė mesme veprimi, apo madje raketa me rreze tė afėrt, ato mund tė mbulojnė tė gjithė Italinė". Mė 30 maj, pas disa ditėve bisedime, delegacioni sovjetik me nė krye Hrushovin bėnė vizitė nė bazėn e Vlorės. Atė e shoqėronin udhėheqėsit shqiptarė, E. Hoxha dhe M. Shehu. Nė bordin e bazės lundruese "Vladimir Nemēinov" Hikita Hrushovi u takua me oficerėt pėr disa minuta, hėngri drekėn po nė kėtė anije dhe nė mbrėmje doli nė shėtitje nė det pėr nė portin e Sarandės. Aty miqtė zbritėn nė breg, i kėnaqen me natyrėn bregdetare dhe vazhduan bisedat e punės. Pastaj u kthyen sėrish me anije nė bazėn e Vlorės dhe kaluan natėn aty. Nė kujtimet e tij Enver Hoxha rrėfen se sa entuziast doli Hrushovit nga baza e Vlorės: "Sa madhėshtore, sa madhėshtore! Thirri Hrushovi dhe u kthye te Malinovski. Unė mendova se ai fliste pėr peizazhin e mrekullueshėm tė Rivierės sonė. Por ata kishin nė mendje diēka krejt tė ndryshme. - Sa porti i sigurt nė kėmbė tė kėtyre maleve, - thanė ata. - Nėse sjell kėtu njė flotė tė fuqishme, i gjithė deti Mesdhe, qė prej Gjibraltarit deri nė Bosfor, do tė jetė nė duart tona! Ne gjithkėnd mund ta shtrydhim nė grusht"
    Ditėn tjetėr Hrushovi nuk ishte nė formė, siē thuhej, Enver Hoxha, duke pasur Stalinin pėr idhull, nuk kishte aspak nė mend tė ndiqte kursin e shokėve sovjetikė, veē kėsaj atė e inatoste toni prej mėsuesi i liderit sovjetik.
    Nė fund tė vizitės te marinarėt Hrushovi doli nė fotografi me ta, mori si dhuratė njė maket tė njė nėndetėseje, bėrė me duar nga nja marinar dhe u nis pėr nė Tiranė, nga ku mė 4 qershor u nis pėr nė Moskė.
    Udhėheqėsit e Shqipėrisė ishin tė pakėnaqur. Hrushovi nuk u kishte kreditė mė tė nevojshme, por falas u kishte premtuar t'u ndėrtonte vetėm Pallatin e Kulturės si dhe dy radiostacione jo shumė tė mėdha. Atėherė shqiptarėt bėnė lidhjen me kinezėt. Nga dhjetori i vitit 1959 mediat shqiptare u pozicionuan qartazi nė pozitė pro kineze. Njėkohėsisht problemet e politikės sė lartė shqiptaro-sovjetike nisėn tė reflektoheshin nė marrėdhėniet mes marinarėve sovjetikė e shqiptarė.
    Pas kryqėzorit qė mbartte
    Presidentin Amerikan
    Nė gusht tė vitit 1959, bazėn e Pasha-Limanit nė Vlorė e vizitoi komandanti i flotės sė Detit tė Zi, admirali V. A. Kasatanov. Mė kėtė rast u bėnė ushtrime se si tė bllokoheshin veprimet e anijeve (armike) nė zonėn qendrore tė detit Adriatik. Nė kėtė kohė nė Shqipėri ndodhej i ftuar nga qeveritarėt shqiptarė, komandanti i Marinės S. G. Gorshkov, qė u njoh me gjendjen e punėve tė reparteve tė nėndetėseve. Nė bazė, komandanti i brigadės, S. G. Egorov, morri porosi nga Gorshkovi, tė zgjeronte rajonin e lundrimit tė nėndetėseve nė Detin Mesdhe. Atė e rekomanduan qė pas stėrvitjeve teorike e nė terren, njėsitė e nėndetėseve t'u afroheshin anijeve tė NATO-s, pėr tė mėsuar teknikat e tyre. Veē nėndetėseve komandanti i Marinės planifikoi tė sillte kėtu edhe pjesė tė tjera tė flotės. Nė bordin e njė prej anijeve luftarake, bashkė me Kasatonovin, ai doli nė gjirin e Sarandės nė vijėn kufitare me Greqinė pėr tė parė pozicionimin e mundshėm tė shtrateve tė raketave qė duhet tė vinin sė shpejti. Raketat bashkė me nėndetėset, do tė mundnin nė ndonjė rast emergjent tė pengonin futjen nė Adriatik tė anijeve tė NATO-s, pjesė tė Flotės sė Mesdheut.
    Nė nėntor-dhjetor tė vitit 1959, nėndetėsja me numėr "?-360" ndėrmori udhėtimin e parė nė Detin Mesdhe deri nė Gjibraltar. Kjo dalje e parė ėshtė e pėrmendur shumė nė literaturė jo vetėm sepse ishte e parė, por edhe sepse kjo dalje i detyroi amerikanėt tė llogarisnin prezencėn e nėndetėseve sovjetike nė Detin Mesdhe. Nė kthim, nė ngushticėn e Tunisit, nėndetėsja jonė u gjend nė krah tė njė kryqėzori amerikan, nė bordin tė cilit gjendej Presidenti amerikan, Ajzenhauer. Nėndetėsja u shkėput vetėm pas tri ditė-netėsh ndjekjeje. Nė vitin 1960 brigada u plotėsua me anije. Nė janar nga Flota e Detit tė Zi erdhi anija e zbulimit radioteknik "Ugor", ndėrsa nė vjeshtė tė tė njėjtit vit, nė Shqipėri erdhi anija tjetėr zbuluese "Krab". Nė Flotėn e Detit tė Zi ndėrkohė ishte formuar njėsia e radiondėrlidhjes detare, e cila nė dhjetor 1960 u vendos nė ishullin e Sazanit. Nė bazė ndėrkohė ishte vendosur edhe brigada e anijeve tė ruajtjes sė rajonit ujor, qė kishte nė pėrbėrje edhe njė njėsi dragaminash.
    Vjeshtės sė vitit 1960 pati edhe njė incident. Njėra nga nėndetėset, "C-374", duke bėrė manovra, nė afėrsi tė ishullit tė Sazanit, goditi njė shkėmb nėn ujė. Nėndetėsja pėsoi dėmtime tė lehta, qė u riparuar pėr njė javė. Nė tri vjet tė qėndrimit tė nėndetėseve nė Shqipėri, ky ishte rasti i vetėm serioz i lidhur me procedurat e drejtimit tė nėndetėseve. Nė kujtimet e tij V. S. Kozllov, shkruan se ditėn tjetėr nė bazė erdhi Gjeneral-Koloneli Andreev, komandanti ynė sipas organizmit tė Traktatit tė Varshavės. Gjenerali, qė ishte njėkohėsisht edhe Hero i Bashkimit Sovjetik, menjėherė nisi masat represive. Sipas tij njė lapsus i tillė ishte i padenjė pėr anijet sovjetike. Sipas tij komandantit duhet ta hiqnin e dėrgonin nė gjyq, po kėshtu edhe shturmanin (drejtuesin). Nė sherr u pėrfshinė edhe shqiptarėt, ministri i Mbrojtjes dhe shefi pėrgjegjės nė Traktatin e Varshavės, tė cilėt ishin kundėr masave represive. Pas dy ditėsh nga Moska vjen njė komision pėr tė gjykuar situatėn. Komandantin dhe njė ndihmės tė tij e qortuan, ndėrsa shturmanin Marvjejev e liruan nga detyra. Nė tė njėjtin vit ndodhi edhe incidenti i dytė. Pėr shkak tė pakujdesisė dhe thyerjes sė rregullave tė sjelljes nė anije, u vra aksidentalisht komandanti i nėndetėses "?-242" Kapiteni i Rangut tė Tretė B. Zemljakin. Ai ra nga baza lundruese.
    Politika e prishur
    Nė mesin e vitit 1960 sjellja e Shqipėrisė kundrejt bashkimit Sovjetik nisi tė ndryshojė. Ky proces drejt konfliktit nisi mes partive dhe qeverive pas negociatave pėr tė ndihmuar Shqipėrinė nė pėrmbushjen planit tė saj tė tretė pesė-vjeēar. Shqiptarėt kishin vendosur nė projekt-plan njė ndihmė tė rėndėsishme nga Bashkimi Sovjetik. Kėshillėn tonė pėr mbėshtetje nė forcat e veta, pėr zhvillimin e industrisė, sigurisht, me ndihmėn tonė, shqiptarėt e morėn pėr fyerje. Thonė, se dikush ka thėnė se Bashkimi Sovjetik mund ta ushqejė popullin shqiptar edhe nėse "nėse rusėt do tė kursejnė dhe nuk do hanė njė vakėt bukė, shqiptarėve u mjafton pėr njė vit". Kėshtu sovjetikėt u kėshilluan shqiptarėve tė korrigjonin planin pesė-vjeēar dhe ata u larguan nga Moska tepėr tė pakėnaqur. Para se delegacioni shqiptar tė largohej, pėr nder tė tij, ministri i Mbrojtjes, Marshall R. J. Malinovski, shtroi njė drekė. Marshalli ngriti dolli: "pėr miqėsinė mes dy vendeve tona", por si pėrgjigje, kreu i shtabit shqiptar, nė fjalėn e tij fajėsoi Bashkimin Sovjetik se nuk kishte dėshirė tė ndihmonte vendin e tij. Situata u bė edhe mė e mprehtė kur nė mbledhjen e Bukureshtit tė partive komuniste dhe punėtore tė vendeve socialiste, nė qershor 1960 shqiptarėt u dolėn nė mbrojtje komunistėve kinezė duke paragjykuar politikėn e Bashkimit Sovjetik si "paqėsore" me vendet e Perėndimit. Pas kėsaj shqiptarėt nisėn fushatėn e diskreditimit tė specialistėve sovjetikė. Ata i fajėsonin pėr ndėrprerje tė tė gjitha llojeve tė furnizimeve pėr bazėn, pėr pezullim nė mėnyrė tė njėanshme tė punėve deri te provokimi dhe shantazhi. Sipas Enver Hoxhės "kėtė veprimtari tė egėr antishqiptare dhe antisocialiste e drejtonin, si punonjėsit e ambasadės sovjetike nė Tiranė, ashtu edhe drejtuesi kryesor i Komandės sė Forcave tė Armatosura tė Traktatit tė Varshavės, Gjenerali Andrejev. Sovjetikėt nė bazė, me urdhėr nga lart, kanė kryer veprime huligane duke akuzuar pėr to njerėzit tanė... Ėshtė e paturpshme qė pėrfaqėsuesi i lartė Andrejev i dėrgon qeverisė Shqiptare njė notė, ku qahet pėr kėto sjellje tė padenja tė shqiptarėve nė bazė. Dhe ēfarė janė kėto sjellje? "Njė marinar shqiptar hodhi njė bisht cigareje nė bordin e njė anijeje sovjetike, fėmijėt e Dukatit u thonė fėmijėve sovjetikė: "shkoni nė shtėpitė tuaja", kamerieri shqiptar i njė klubi i tha oficerit tonė: zot kėtu jam unė, dhe jo ti". Gjenerali Andrejev iu ankua qeverisė shqiptare madje edhe pėr njė fėmijė tė paidentifikuar i cili fshehurazi shante pranė godinės sė ushtarėve sovjetikė".
    Moska, nga ana e saj, mundohej tė pastronte situatėn, por kjo nuk ishte e mundur. Nė takimin e parė me delegacionin shqiptar mė 10 nėntor nė Moskė, Mikojani shprehu shqetėsim pėr pozitėn shqiptare duke thėnė:- Oficerėt tuaj nė bazėn e Vlorės janė sjellė keq me tanėt. Mos keni dėshirė tė dilni nga Traktati i Varshavės?"
    Nė pėrgjigje, shqiptarėt nisėn t'u hidhnin fajin oficerėve tė bazės sė Vlorės duke i akuzuar pėr mėkate tė padėgjuara.
    Mė 12 nėntor njė bisedė pėr kėtė temė shqiptarėt e patėn me Hrushovin. Ja si e pėrshkruan kėtė debat nė kujtimet e veta Enver Hoxha: "Nėse dėshironi, ne mund ta heqim bazėn, gėrthiti ai nė kohėn kur nisėm tė flisnim pėr mosmarrėveshjet e lindura. - Ju me kėtė po na kėrcėnoni, i them unė. - Shoku Enver, mos e ngrini zėrin, - ndėrhyri Hrushovi. -nėndetėset janė tonat. - Edhe tuajat, edhe tonat, - iu pėrgjigja unė, - sepse ne jemi duke luftuar pėr socializėm. Territori i bazės ėshtė yni. Pėr sa u pėrket nėndetėseve ne kemi marrėveshje tė nėnshkruara, qė i njohin popullit shqiptar tė drejta mbi to. Unė mbroj interesat e vendit tim. Kėshtu qė ta dini, baza ėshtė jona dhe jona do tė mbetet".
    Pas kėtij dialogu krerėt e udhėheqjes shqiptare dhe ata tė Bashkimit Sovjetik pėrfundimisht u ndanė. Kinezėt u mbushėn mendjen shqiptarėve qė tė dilnin publikisht kundėr "kursit revizionist tė udhėheqjes sovjetike"...
    vijon

    Dy nėndetėset, fitimi nga shitja jo mė shumė se 1 milion euro

    TIRANE - Dikur krenaria e ushtrisė shqiptare dhe frika e madhe e shumė shteteve tė Evropės, pėrfshirė fqinjėt, nėndetėset e falura sovjetike, janė duke na bėrė shėrbimin e fundit. Qeveria ka nxjerrė nė shitje dy prej tyre, pėr skrap, dhe nė rastin mė tė mirė, nė rastin mė fatlum, mund tė pėrftohen rreth njė milion euro. Kjo sepse skrapi i bakrit, mė pas edhe ai i ēelikut, nė pėrbėrje tė tyre, kuotohen nė shifra tė larta nė tregun ndėrkombėtar. Kėshtu dalin llogaritė nėse e marrim tė barabartė peshėn e ēelikut dhe tė bakrit nė njė nėndetėse dhe peshėn totale tė tyre nė shifrėn 2 herė 650 ton. Por kjo llogari mund tė dalė vetėn nė rastin mė tė mirė, pasi nė rastin shqiptar mund tė pėrdoret ajo fjala e urtė popullore "e lirė kripa nė Vlorė, por e ha qiraja rrugės". Sepse deri nė tregjet evropiane, ēmimi patjetėr qė nuk do tė jetė ai i ofertės. Kėtė humbje eventuale e vėrtetojnė edhe ofertat online pėr shitjen e nėndetėseve tė tė njėjtit lloj, qė janė edhe nė gjendje pune, tė kuotuara nė shifrat rreth gjysmė milioni USD. Ky ėshtė fati i dy prej katėr nėndetėseve tė falura sovjetike tė tipit Whiskey Class (emėr i koduar i pėrdorur nga forcat e NATO-s, red.), tė ndėrtuara sipas njė modeli tė vjedhur nga gjermanėt, menjėherė pas pėrfundimit tė Luftės sė Dytė Botėrore. Katėr nėndetėset e para, nga 12 gjithsej, qė u vendosėn nė bazėn e Vlorės, mbėrritėn duke filluar nga data 14 nė 31 gusht 1958. Ato u sollėn nga bazat sovjetike nė detin Balltik. Ndėrkohė nė Bashkimin Sovjetik dhe njėkohėsisht nė Vlorė nisi edhe trajnimi i ekuipazheve shqiptare. Me kalimin e kohės baza u fuqizua me anije ndihmėse, sistem tė fuqishėm radiondėrlidhjeje, mbrojtje kundėrajrore etj. Pas prishjes sė marrėdhėnieve politike me Bashkimin Sovjetik nė vitin 1960, nė bazė mbetėn vetėm katėr nėndetėset qė sipas dokumenteve i pėrkisnin shqiptarėve. Pėr disa kohė ato u mirėmbajtėn nga ndihmat kineze, gjithsesi mbėrritėn deri nė fillimvitet 1990 nė gjendje pune. Fundi i tyre u shėnua mė 1997, nė kohėn kur shteti pushoi sė funksionuari nė Vlorė. Nėndetėset u dėmtuan nga vjedhės sė ndryshėm dhe prej kėsaj kohė kanė nuk kanė qenė mė nė gjendje pune. Ndėrkohė edhe shtete tė ndryshme, veē Koresė sė Veriut, qė i kishin blerė kėto nėndetėse nga sovjetikėt, i kanė nxjerrė nga pėrdorimi. Kėshtu Kina i ka nxjerrė tė gjitha, 26 copė; Bullgaria dy, Egjipti shtatė, Indonezia 12 dhe Polonia katėr. Por edhe vetė rusėt, me pėrfundimin e Luftės sė Ftohtė, i kanė nxjerrė nė "pension" kėto lloj nėndetėsesh.

    Nė numrin tjetėr

    • Batuta e saktė e Hrushovit nė adresė tė Ramiz Alisė nė Moskė, gjatė incidentit nė mbledhjen pėr ngritjen e Murit tė Berlinit
    • Tratativat shumė tė vėshtira me shqiptarėt pėr tė marrė mbrapsht mjetet tona nga baza e Vlorės
    • Situata e acaruar nė bazė, incidentet dhe largimi i vėshtirė i karvanit tė nėndetėseve e anijeve sovjetike drejt Sevastopolit
    • Pohimi i gjeneralit sovjetik: Shqiptarėt nuk patėn guxim tė pėrdornin forcėn edhe pse pėr kėtė ishin bėrė gati

    Panorama

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    19,896
    Faleminderit
    23
    271 falenderime nė 201 postime
    Arkivat ruse, zbardhet plani pėr pushtimin e Shqipėrisė nė gusht 1962 nga sovjetikėt

    Ferdinand Dervishi

    Sa shumė gjėra mbeten tė panjohura! Sa shumė gjėra koha i varros me sukses pėr dekada me radhė! Sovjetikėt tėrheqin nė qershor 1961 nėndetėset dhe anijet nga baza e Vlorės, por nuk e mbledhin dot mė mendjen. E shohin veten tė humbur, ndihen tė acaruar, tė pavlerėsuar dhe pėrfundimisht hedhin nė letėr planin e pushtimit tė Shqipėrisė. Njė plan ushtarak pushtimi, me sulm nga deti dhe toka. Njė pushtim qė duhet tė realizohej medoemos para datės 1 shtator 1962. Njė plan qė refuzohet vetėm nga Rumania, por edhe nga Josip Tito nė momentet e kurorėzimit. Por pėr fat edhe njė plan i mbetur nė letėr pėr shkak tė krizės sė raketave nė Kubė, njė impenjim qė duket kishte sfumuar planin pėr pushtimin e shtetit tė pabindur shqiptar. Kėto “xhevahire” ruhen nė arkivat e ushtrisė sė ish-Bashkimit Sovjetik. Mbase krejt tė panjohura nga shqiptarėt, por jo nga liderėt e tyre tė kohės, Enver Hoxha me shokė, qė shpejtuan tė pėrqafonin kinezėt duke u kėrkuar, para sė gjithash asistencė e ndihmė ushtarake, por edhe duke nisur tė gėrmonin llogoret e para e mė tej edhe vendstrehimet nėntokėsore. Kėshtu qė pėr herė tė parė mbase, paranoja e Enver Hoxhės, frika e tij se do sulmohej ushtarakisht, fillimisht nga sovjetikėt, tė paktėn nė kėtė rast ka njė justifikim... Materialet pėr kėtė shkrim janė marrė nga njė punim i Doktorit tė Shkencave tė Historisė, Aleksandėr Okorokov me titull “Zig-zaget e politikės shqiptare”, publikuar mė 16 shkurt 2009.


    Enver Hoxha zgjedh sovjetikėt

    “...nė korrik tė vitit 1947, nė Moskė u realizua takimi i parė i Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Komitetit Qendror tė Partisė Komuniste tė Shqipėrisė, Enver Hoxha me liderin sovjetik, Josif Stalin. Mysafiri habitet nga gjithēka; edhe nga thjeshtėsia e kabinetit, edhe nga butėsia e sjelljes sė tė zotit, edhe nga gjykimet e tij tė prera. Me sa u duk edhe lideri shqiptar i bėri pėrshtypje tė mirė Stalinit. Bisedat me Stalinin dhe Molotovin u materializuan nė njė marrėveshje pėr t’i dhėnė ndihmė tė konsiderueshme dhe kredi Shqipėrisė, nė pajisje industriale e trajnim tė specialistėve. Shqipėrisė iu dha njė kredi preferenciale, rreth 6 milionė dollarė amerikanė - njė shumė tė madhe pėr ato kohė. Gjatė kėtij takimi u vendos dhe pėr dhėnien e armatimeve, por pa pagesė.
    Mė 11 gusht 1947, pa ndonjė lidhje tė njohur me momentin, Enver Hoxha u nderua nga qeveria sovjetike me Urdhrin Suvorov tė Klasit tė Parė.
    Vizita e delegacionit qeveritar shqiptar shkakton
    tension nė Beograd. Frika mos humbiste njė pozicion ushtarak tė rėndėsishėm strategjik, aktivizoi jugosllavėt. Nėn presionin e tyre, nė radhėt e aparatit shtetėror dhe partiak shqiptar u bėnė spastrime. Njė numėr politikanėsh tė njohur, qė mbėshtesnin afrimin me Bashkimin Sovjetik iu nėnshtruan represioneve, ndėrsa njė pjesė, e akuzuar pėr ‘veprimtari shoviniste antijugosllave’, u ekzekutuan.
    Nė dhjetor 1947 Shqipėrinė e vizitoi Shefi i Shtabit tė Ushtrisė Jugosllave, K. Popoviē i shoqėruar edhe nga dy drejtues politikė, po tė forcave tė armatosura. Qėllimi i vizitės sė tij ishte pėrforcimi i lidhjeve nė fushėn ushtarake, dhe nė veēanti tė realizohej futja nė rajonin e Korēės tė njė divizioni jugosllav, si plotėsim i njė regjimenti ajror, gjoja pėr mbrojtjen e pėrbashkėt tė kufijve jugorė tė Shqipėrisė, nga njė sulm nė pėrgatitje e sipėr i monarko-fashistėve grekė dhe imperialistėve anglo-amerikanė.
    Kėto lėvizje shkaktuan njė protestė aktive tė vendeve perėndimore, si dhe njė reaksion negativ nė Bashkimin Sovjetik. Dhe nėse tė parėt i frikėsoheshin zgjerimit tė sferės socialiste tė influencės, pakėnaqėsia e udhėheqėsit sovjetik nė njė shkallė jo tė vogėl ishte shkaktuar nga rrethana se Beogradi e kishte marrė kėtė vendim pa njė marrėveshje paraprake me Moskėn.
    Nė mesin e prillit 1948 nė Shqipėri u dėrgua njė kopje e letrės sė Komitetit Qendror tė Partisė Komunistė tė Bashkimit Sovjetik (b) tė datės 27 mars, qė akuzonte Partinė Komuniste tė Jugosllavisė dhe liderėt e saj pėr linjė anti-sovjetike, gabime oportuniste dhe revizionim tė parimeve themelore tė marksizmit-leninizmit.
    Para Shqipėrisė u ngrit njė pyetje e vėshtirė: Mė kė palė tė bėheshin? Vendimi u mor nė favor tė Bashkimit Sovjetik. Mė 1 korrik 1948, Qeveria shqiptare lajmėroi anulimin e marrėveshjeve me Jugosllavinė dhe largimin nga vendi tė kėshilltarėve jugosllavė, numri i tė cilėve nė kėtė kohė pėrbėhej nga rreth 600 njerėz. Kursi i ri politik, qė zgjodhi vendi, nisi me spastrimet nga radhėt e partisė dhe ndryshimin e emrit tė saj, nga komuniste nė Parti e Punės, sipas njė kėshille personale tė Stalinit. Nė kuadrin e marrėveshjeve pėr ndihmė ndaj Shqipėrisė, nisėn tė dėrgoheshin mallra industriale e ushqimore si dhe tė lėshoheshin kredi. Paketa mė e madhe e marrėveshjeve tregtare e ekonomike mes Bashkimit Sovjetik dhe Shqipėrisė nėnshkruhet nė prill 1957. Qeveria sovjetike e ēliroi Shqipėrinė nga pagesa e kredive, shuma e tė cilave deri nė kėtė kohė kishte shkuar nė 422 milionė rubla. Bashkimi Sovjetik e ndihmoi Shqipėrinė tė vendoste shtyllat e ekonomisė, ndėrtoi 93% tė gjithė infrastrukturės pėr naftėn dhe industrinė minerare, rreth 90% tė transportit automobilistik, solli mė shumė se 80% tė traktorėve dhe 65% tė makinave tė tjera bujqėsore. Njė ndihmė e konsiderueshme u dha edhe nė fushėn ushtarake. Njė vėmendje e veēantė ju kushtua pėrforcimit tė bregdetit tė Adriatikut. Fakti ishte se nė kėtė periudhė i gjithė rajoni i Mesdheut futej nė zonėn e rivalitetit mes NATO-s dhe Traktatit tė Varshavės. Situata nė zonė u ndėrlikua me futjen nė vitin 1952 tė Turqisė dhe Greqisė nė NATO. Nė kėto kushte mundėsia nga ana e Turqisė tė kontrollonte ngushticat e Bosforit dhe tė Dardaneleve, e vetmja rrugė detare nė jug, qė lidhte Bashkimin Sovjetik me detet e tjera dhe oqeanin botėror, si dhe prezenca konstante nė Mesdhe e Flotės sė 6 Amerikane, pėrbėnin njė kėrcėnim tė pashmangshėm pėr sigurinė e Bashkimit Sovjetik. Hapat e parė pėr ndryshimin e situatės u ndėrmorėn nė fillim tė viteve 1950. Nė fund tė majit 1954 nė Shqipėri shkoi njė skuadėr e anijeve luftarake sovjetike tė kryesuara nga kryqėzori “Admiral Nahimov”... Nė njė nga ditėt e qėndrimit nė Shqipėri, nė radėn e portit tė Durrėsit, nė njė nga anijet tona erdhėn drejtuesi i florės, Admirali Gorshkov dhe Ministri i Mbrojtjes sė Shqipėrisė, Gjeneral-Kolonel, Beqir Balluku. Anija ngriti spirancėn dhe shpejt shkoi nė gjirin e Vlorės, ku drejtuesit e lartė vėzhguan njė port natyral tė pozicionuar nė mėnyrėn mė tė jashtėzakonshme...
    Nė fund tė viteve 1950 nisi tė realizohej plani i themelimit tė njė venddislokimi tė pėrhershėm tė anijeve sovjetike nė Shqipėri. Nė pėrputhje me vendimet e Kėshillit tė Ministrave tė Bashkimit Sovjetik, nga 26 korriku 1957 deri nė 22 prill 1959 nė gjirin e Vlorės nisi tė ndėrtohej baza luftarako-detare si dhe njė aerodrom ushtarak...
    Prishja e madhe
    ...Kulmin e marrėdhėnieve shqiptaro-sovjetike e shėnoi vizita e Hrushovit nė Shqipėri, nė maj tė vitit 1959. Kjo ishte vizita e parė nė kėtė vend e njė zyrtari tė njė rangu kaq tė lartė tė shtetit sovjetik. Gjithsesi periudha e euforisė kaloi shpejt. Shqiptarėt nisėn tė afroheshin mė shumė me kinezėt, duke e ndjerė se me ndėrrimin e partnerit do tė kishin mė tepėr pėrfitim. “Ndėshkimi” sovjetik nuk vonoi. Mallrat nisėn tė vinin me vonesė dhe jo tė plota si dhe u refuzuan kėrkesat pėr furnizim me traktorė sovjetikė etj...
    ...Pas mbledhjes sė Moskės, udhėheqja sovjetike i kaloi mosmarrėveshjet politike nė sferėn e marrėdhėnieve ndėrshtetėrore dhe u shkua nė zgjidhjen e lidhjeve ekonomike. Vijoi anulimi nga ana sovjetike i kredive pėr tė cilat ishte rėnė dakord, tė dhėna pėr planin e tretė pesėvjeēar (1961 – 1965)... Nga Shqipėria u tėrhoqėn specialistėt qė punonin nė ndėrmarrjet shtetėrore, ndėrsa studentėve shqiptarė, pėrfshirė edhe ata qė merrnin leksione tė taktikave ushtarake, ju hoq e drejta tė vazhdonin studimet nė Bashkimin Sovjetik... Nga shkurti i vitit 1961 Moska i vuri zhurmues edhe transmetimit tė valėve tė Radio-Tiranės nė gjuhėn ruse.
    Nė mars tė vitit 1961 Presidiumi i KQ tė Partisė Komuniste tė Bashkimit Sovjetik vendosi likuidimin e bazės sė Vlorės, miratuar nė mbledhjen e ardhshme tė Komitetit Politik Konsultativ tė vendeve pjesėmarrėse nė Traktatin e Varshavės. Ministri i Mbrojtjes sė Shqipėrisė, Beqir Balluku, qė merrte pjesė nė kėtė mbledhje, protestoi pėr kėtė vendim duke deklaruar se Shqipėrinė po e linin tė vetme pėrballė Flotės sė 6 Amerikane. Por ky kundėrshtim nuk gjeti mbėshtetje. Sipas marrėveshjes sovjeto-shqiptare, nė Vlorė u lanė 4 nėndetėse, baza lundruese “Nemēinov” dhe infrastruktura bregdetare. Sipas tė dhėnave nga shtypi i emigrantėve (diaspora shqiptare, red.), nėndetėset, qė i’u dhanė shqiptarėve nė fillim tė viteve 1970, vazhdonin tė bėnin dezhurn luftarak nė detin Adriatik...

    Plani i pushtimit tė Shqipėrisė
    Nė mesin e vitit 1961, nė Moskė u pėrpunua plani i zgjidhjes forcėrisht tė “problemit shqiptar”. Ai parashikonte pėrmbysjen e Enver Hoxhės me ndihmėn e komunistėve shqiptarė “besnikė tė idealeve socialiste” dhe drejtimit tė tyre ndaj Bashkimit Sovjetik dhe vendeve pjesėmarrėse nė Traktatin e Varshavės me kėrkesėn pėr “ndihmė ushtarake”. Pas kėsaj, ushtarėt e Bashkimit Sovjetik dhe tė vendeve tė tjera socialiste, veē Rumanisė, qė refuzoi tė merrte pjesė pėr “ndihmė”, duhet tė futeshin nė Shqipėri nga veriu dhe lindja, - pėrmes Jugosllavisė, dhe nga jugu, - pėrmes detit Jon. “Ēlirimi” i Shqipėrisė ishte planifikuar tė realizohej jo mė vonė se 1 shtatori 1962. Por, acarimi i marrėdhėnieve sovjeto-amerikane pėr shkak tė Kubės (Kriza e Karaibeve) nuk lejoi realizimin e planit nė afatet e parashikuara. Duke pėrfituar nga kjo shtyrje, udhėheqja shqiptare mori masa parandaluese. Pranverėn e vitit 1962, gjatė kohės sė vizitės sė radhės sė Enver Hoxhės dhe kryeministrit tė vendit, Mehmet Shehu, nė takimin me liderėt kinezė, Mao Ce Dun dhe Ēu En Lai, u arrit marrėveshja pėr ndihmė tė gjithanshme Shqipėrisė nga ana e Kinės. Pas kėsaj nė vend nisėn tė shkonin kėshilltarė ushtarakė kinezė, armatime, municione. Nė kohė tė shkurtėr nisėn tė ndėrtoheshin vendstrehime nėntokėsore, tė cilat nė vitin 1968 pėrfshinė pothuaj tė gjithė territorin e vendit. Njėkohėsisht u bė edhe pastrimi i radhėve tė partisė, nė radhė tė parė tė aparatit shtetėror. Si rezultat i kėsaj, nė vitet 1960-1962 u rinovua nė masėn deri nė 70 pėr qind pėrbėrja e Komitetit Qendror, udhėheqjes si dhe shumė ministrive dhe departamenteve. Kėto masa “kuruese” i realizonte Sekretari i KQ tė Partisė sė Punės, Ramiz Alia, qė u bė mė pas pasardhės i Enver Hoxhės.
    Nė verėn e vitit 1962 Moska i’u rikthye “ēėshtjes shqiptare”. Roli kryesor i planit pėr “destalinizimin” e vendit iu dha liderit jugosllav, J. Tito. Nė Moskė bėnin llogari se, aleanca shqiptaro-kineze, politika antijugosllave dhe propaganda e Tiranės, dhe gjithashtu apeli nė rritje i Enver Hoxhės kundėr “diskriminimit tė shqiptarėve tė Kosovės”, do ta detyrojnė Beogradin tė bashkėpunonte me Bashkimin Sovjetik. Nė korrik tė vitit 1962 Nikita Hrushovi i kėrkoi Titos leje pėr kalimin e ushtrisė sė Traktatit tė Varshavės pėrmes Jugosllavisė drejt kufijve shqiptarė. Por, duke mos marrė parasysh konfliktet me Enver Hoxhėn, Titua refuzoi ta ndihmonte Hrushovin. Pėr mė tepėr ai konfidencialisht i lajmėroi krerėt shqiptarė pėr planet e Moskės, por edhe Kryeministrin indian, Nehru, Presidentin e Egjiptit, Naser dhe atė tė Indonezisė, Sukarno (Tito ishte pėrfshirė nė njė aleancė politike me kėto shtete, red.) pėr synimet e Hrushovit pėr ti dhėnė njė “mėsim” tė mirė Tiranės. Duke iu frikėsuar daljes nė publik tė kėtyre planeve, Moska vendosi tė tėrhiqej, ndėrkohė qė konflikti me amerikanėt pėr shkak tė Kubės, tashmė nė kulmin e vet, ndryshoi pėrfundimisht prioritetet gjeopolitike tė sovjetikėve. Gjithsesi humbja e Shqipėrisė pati pasoja tė rėnda jo vetėm pėr Bashkimin Sovjetik. U dobėsua nė mėnyrė tė ndjeshme pozita strategjiko-ushtarake e gjithė kampit socialist pėrballė bllokut tė NATO-s. Sipas publicistit gjerman Harry Hamm, “pėr vendet komuniste tė Ballkanit qė nga kjo kohė u bė e pamundur tė zbatonin njė politikė tė pandryshuar nė marrėdhėniet me Turqinė e Greqinė pa ndihmėn e fuqishme tė Bashkimit Sovjetik”.
    Pėr sa i pėrket Shqipėrisė, ajo deri nė vitin 1978 ndoqi kėshillat e “mikut tė ri”, Kinės sė Madhe dhe shfrytėzoi kreditė e saj. Mė tej, pėr disa vjet me radhė, u gjend pothuaj nė izolim tė plotė politik.
    Nė kohėn e krizės jugosllave Presidenti shqiptar, Sali Berisha (zgjedhur mė 4 prill 1992) mbėshteti SHBA nė pėrpjekjet pėr tė mbushur vakumin e krijuar nė Evropėn Lindore pas daljes prej andej tė Bashkimit Sovjetik.
    Duke u pėrpjekur pėr tė pėrfituar nga vendndodhja e Shqipėrisė, si njė nga pikat mė tė rėndėsishme strategjike tė Mesdheut Lindor, vendit iu ofrua ndihmė ushtarake. Pėr kėto qėllime, nė buxhetin e Pentagonit u parashikuan kredi nė masėn 2 milionė USD pėr blerjen e armėve dhe uniforma pėr ushtrinė shqiptare. Qeveria dhe Berisha, nga ana e tyre, vunė aerodromet nė dispozicion tė avionėve zbulues amerikanė. Kjo e ndihmoi NATO-n tė realizonte vėzhgime aktive tė territorit tė Bosnjės nė vitin 1995".



    Enveri – Zhukovit: Nė Vlorė, linja e mbrojtjes sovjetike

    Nė bisedat pėr ndėrtimin e bazės luftarake tė Vlorės, Enver Hoxha ėshtė treguar tejet optimist. Ministri i Mbrojtjes i Bashkimit Sovjetik, Marshalli G. K. Zhukov, qė vizitoi nė tetor 1957 Shqipėrinė, nė njė telegram tė tij dėrguar Komitetit Qendror tė Partisė Komuniste tė Bashkimit Sovjetik (25.10.1957), shkruante se Enveri kishte pasur kėtė reagim entuziast nė negociatat pėr bazėn e Vlorės: “Ne do tė dėshironim qė sot, kėtu, nė kėtė rreth tė ngushtė, nė emėr tė Komitetit Qendror Tė Partisė sė Punės sė Shqipėrisė dhe tė qeverisė tė bėjmė propozimet pėr bazėn luftarako-detare nė Vlorė. Ne e vlerėsojmė se Deti Mesdhe ka njė vlerė tė madhe pėrsa i pėrket kėndvėshtrimit strategjik tė kampit tonė socialist, sepse nė tė vepron Flota e Gjashtė Amerikane dhe forca tė tjera tė rėndėsishme tė vendeve tė NATO-s, tė cilat patjetėr qė janė tė drejtuara kundėr Bashkimit Sovjetik dhe kampit tonė socialist. Shqipėria, duke qenė pjesė e kampit socialit, gjendet nė brigjet e Adriatikut dhe kjo ka njė rėndėsi tė madhe. Duke u nisur prej kėtej, KQ i Partisė sė Punės sė Shqipėrisė i kėrkon KQ tė Partisė Komuniste tė BS, dhe Qeverisė sovjetike qė ta kthejė bazėn e Vlorės nė njė bazė sa mė tė fuqishme luftarak-detare pėr veprime ndaj forcave detare tė NATO-s nė Mesdhe. Ne mendojmė se linja e parė e mbrojtjes sė Odesės dhe Sevastopolit duhet tė ndėrtohet kėtu, te ne, nė breg tė Adriatikut. Njė vendim pozitiv, pėr kthimin e bazės sė Vlorės nė njė bazė tė fuqishme luftarako-detare, ėshtė ėndėrr e popullit tonė shqiptar dhe ka pėr tu pritur me entuziazėm. Pėr tė gjitha ēėshtjet praktike, tė lidhura me kėtė propozim, ne do tė biem dakord paraprakisht. Kėtė kėrkesė tonėn ne ju lutemi Juve, shoku Xhukov, ta dėrgoni nė vėmendje tė Komitetit Qėndror tė Partisė Komunistė tė Bashkimit tė Republikave Socialiste Sovjetike. Njė vendim i favorshėm pėr kėtė ēėshtje do tė ketė ndikim pozitiv nė marrėdhėniet tona me Jugosllavinė, e cila mė pas duhet ta marrė mė shumė nė konsideratė Shqipėrinė”.

    Panorama
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 08-03-2010 mė 02:01

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    19,896
    Faleminderit
    23
    271 falenderime nė 201 postime
    Arkivat sovjetike: shqiptarėt tentuan t’i merrnin tė 12 nėndetėset

    Ferdinand Dervishi

    Nė pjesėn e parė tė kėtij cikli flitej pėr themelimin nga sovjetikėt tė bazės Luftarako-Detare tė Vlorės, njė ide e ardhur pėr kundėrpeshė tė Flotės Amerikane nė Mesdhe. Sipas Hrushovit, kreut tė Partisė Komuniste tė Bashkimit Sovjetik, ideja kishte lindur pas luftės sė Dytė Botėrore, “kur ishin acaruar sėrish marrėdhėniet e Bashkimit Sovjetik me vendet kapitaliste”. Sovjetikėt kishin vlerėsuar se me pozicionin e saj Shqipėria e kėrcėnonte seriozisht veprimtaritė e bllokut ushtarak tė NATO-s nė Detin Mesdhe. Prandaj, nė marrėveshje me shqiptarėt, ishte vendosur qė nė gjirin e Vlorės tė dėrgohej flota ruse e nėndetėseve. Shpejt kėtu mbėrrijnė nga Balltiku, njėra pas tjetrės, 12 nėndetėse sovjetike tė tipit Whiskey dhe gjithė logjistika tjetėr, njė grup anijesh tė funksioneve tė ndryshme si dhe bateri kundėrajrore, sistem i fuqishėm radiondėrlidhjeje etj. Me kalimin e kohės mė shumė se 300 marinarė shqiptarė trajnohen pėr drejtimin e nėndetėseve, ndėrkohė qė sipas marrėveshjes nė fund tė vitit 1960, katėr prej kėtyre mjeteve luftarake tė pazakonta, do i kalonin shtetit shqiptar. Duke manovruar me nėndetėset, sovjetikėt nisėn tė realizonin objektivat e tyre. Nė njė rast ata dėrguan njė nėndetėse deri nė Gjibraltar dhe nė njė tjetėr rast njė nėndetėse, po e bazės sė Vlorės, ndoqi nga pas njė kryqėzor, qė mbante nė bord vetė Presidentin e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Kėshtu, nė pak muaj sovjetikėt kishin arritur qėllimin e tyre kryesor: tė nisnin balancimin e forcave ushtarake me ato amerikane nė Detin Mesdhe. Gjatė vizitės sė tij nė Shqipėri, nisur mė 25 maj 1959, Nikita Hrushovi kishte plane tė mėdha pėr Shqipėrinė. Ai kishte vendosur qė nė afėrsi tė bazės sė Vlorės, por edhe nė pozicione tė tjera tė vendoseshin raketa me rreze tė mesme e tė vogėl veprimi, me qėllim qė tė balancoheshin edhe raketat amerikane nė Itali. Por frika e Enver Hoxhės pėr dėnimin e kultit tė Stalinit dhe kryesisht mosdhėnia e ndihmave ekonomike tė kėrkuara nga Bashkimi Sovjetik, ftohin marrėdhėniet politike shqiptaro-sovjetike, gjė qė u pasqyrua edhe nė ato ushtarake.

    (vijon nga numri i kaluar)

    Nė Moskė, Hoxha dhe Mehmet Shehu, kryetari i Qeverisė Shqiptare mbajtėn fjalime tė flakta antihrushoviane. Ata u sulmuan nga lideri i komunistėve polakė, Gomulka, i cili goditi thelbin antimarksist tė udhėheqėsve shqiptarė. Menjėherė pas tij nė mbrojtje tė Hrushovit dolėn liderė tė tjerė, kėshtu qė Hoxha dhe Shehu, pa pritur pėrfundimin e mbledhjes, udhėtuan pėr nė Tiranė. Ata nuk shkelėn mė nė Moskė. Kur kishte ftesa, dėrgonin sekretarin pėr ideologjinė, Ramiz Alia. Verėn e vitit 1961, pasi pa nė radhėn e tė ftuarve drejtuesin e delegacionit shqiptar, Ramiz Alia, Hrushovi, qė nuk dallohej pėr elokuencė, iu drejtua me zė tė lartė: “Sė shpejti shoku Enver Hoxha do tė dėrgojė nė vendin tėnd pantallonat”. Qė nga kjo ditė, nė takime nisi tė mos vinte as sekretari pėr ideologjinė.
    Por pavarėsisht nga mosmarrėveshjet mes liderėve tė BS dhe Shqipėrisė, ato mes marinarėve nė vitin 1960 vazhduan tė mbeteshin tė mira. Siē kujton kundėradmirali Zagrebin, gjatė gjithė vitit 1960 ushtarakėt tanė, kryesisht marinarėt, punonin me shqiptarėt shumė miqėsisht dhe nuk kishte asnjė konflikt. U zgjerua porti i Durrėsit, u pėrfunduan objektet ushtarake pėr mbėshtetjen e anijeve dhe mbrojtjen anti desante tė bregut. Nė fund tė vitit 1960, nga marina sovjetike iu dhanė shqiptarėve, sipas marrėveshjes, katėr nėndetėse, “C-241”, “C-242”, “C-358” dhe “C-360” si dhe baza lundruese “Vladimir Nemēinov”. Nė ceremoninė e dorėzimit nė Gjirin e Vlorės, duke u sjellė me njė triumf tė pazakontė, morėn pjesė drejtuesit e flotės shqiptare dhe oficerėt e Shtabit tė Forcave tė Armatosura tė Shqipėrisė.
    Por edhe pas dhėnies sė nėndetėseve, sipas kėrkesės sė shqiptarėve, oficerėt dhe komandantėt tanė, vazhdonin t’i mėsonin shqiptarėt dhe tė dilnin nė det bashkė me ta. Zhytja dhe manovrimi i nėndetėseve kryhej nėn survejimin e kontrollin e plotė tė specialistėve tanė. Ndėrkohė, nė Shqipėri pritej tė instaloheshin 17 njėsi tė raketave bregdetare, por ndėrprerja e marrėdhėnieve politike ndėrpreu gjithēka.


    Plenumi i ndarjes
    Situata u pėrkeqėsua kur nga 13 deri nė 20 shkurt tė vitit 1961, nė Tiranė u mbajt Plenumi i Komitetit Qendror tė PPSH-sė. Vendimet e tij nė kėtė kohė mbetėn tė panjohura pėr marinarėt tanė, por thelbi u mėsua gjithsesi. Nė Vlorė mbėrriti ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, dhe bėri njė mbledhje tė mbyllur tė aktivit tė partisė sė flotės shqiptare. Marinarėt tanė kishin shumė miq ndėr kolegėt shqiptarė edhe mes oficerėve, dhe shpejt u mėsua se Balluku nė kėtė mbledhje kishte mallkuar Hrushovin dhe udhėheqjen sovjetike duke i akuzuar pėr revizionizėm, mungesė dėshire pėr tė ndihmuar Shqipėrinė, dhe tė tjera tė ngjashme. Ai kishte dhėnė detyra qė tė ndėrpriteshin ēdo lloj marrėdhėniesh me instruktorėt sovjetikė, mbajtjen larg tė atyre nga nėndetėset qė tashmė u ishin dhėnė shqiptarėve, tė ndėrprisnin ēdo lloj kontakti me ekuipazhin e anijeve sovjetike. Veē kėtyre, Balluku kishte kėrkuar qė tė mos lejohej dalja e anijeve tona nga baza e Pasha-Limanit, madje kishte dhėnė urdhėr qė pėr tė realizuar kėtė tė pėrdoreshin bateritė e topave bregdetarė.
    Situata nisi tė bėhej katastrofike. Pėrpjekja pėr tė zbutur kėtė situatė pėrmes ndėrhyrjes sė Traktatit tė Varshavės, rezultoi edhe mė fatale dhe ēoi nė pėrshpejtim tė ndarjes finale, pasi shqiptarėt i frikėsoheshin ndėrhyrjes sė armatosur tė BS nė vendet e demokracive popullore. Nė mbledhjen e vendeve pjesėmarrėse nė Traktatin e Varshavės, nė mars tė vitit 1961, Greēko kėrkoi me insistim qė baza e Vlorės tė kalonte nė mėnyrė tė padiskutueshme nėn komandėn e forcave tė Traktatit tė Varshavės. Por shqiptarėt e hodhėn poshtė kėtė kėrkesė, edhe pse vendeve tė tjera anėtare u ishte marrė ndėrkohė ky vendim. Nė tė njėjtėn kohė nė Tiranė shkuan zv/ministri i Punėve tė Jashtme, N. P. Firjubin, zv/shefi i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė Sovjetike, Gjeneral Armate A. I. Antonov dhe zėvendėsi i komandantit tė Shtabit Qendror tė Marinės, Admirali N. D. Sergejev. Qėllimi i tyre ishte qė tė merreshin vesh me shqiptarėt qė baza e Vlorės t’i nėnshtrohej komandės sė forcave tė Traktatit tė Varshavės. Por shqiptarėt qėndruan nė tė tyren, duke shpjeguar se nuk u nėnshtrohen vendimeve tė komandės sė Traktatit tė Varshavės. Pa arritur asgjė nė synimet e tij, Firjubini u kthye mbrapsht bashkė me gjeneralėt e tij.
    Rrethanat u acaruan dhe mė, kur me vendim tė gjeneral-kolonelit A. M. Adrejev, qė kryesonte grupin e kėshilltarėve tanė nė Shqipėri, nisi evakuimin nė BS, tė familjeve tė oficerėve tanė. Nė tė njėjtėn kohė mė e nevojshme ishte tė zgjidhej ēėshtja e brigadės sė 40 tė anijeve tona tė dislokuara nė Shqipėri, pasi udhėheqėsit shqiptarė nisėn tė paraqisnin tė drejtat e tyre edhe mbi tetė nėndetėset e tjera, madje mbi tė gjithė strukturėn e bazės, bashkė me mjetet ndihmėse. Pėr zgjidhjen e problemeve tė lindura dėrguan ish-komandantin e njėsisė 40, kundėradmiralin C. G. Jegorov. Por shfaqjen e tij shqiptarėt e pritėn shumė keq. Enver Hoxha nė kujtimet e tij e paraqet atė si njė fabrikė helmi: “revizionistėt sovjetikė dėrguan nė Tiranė edhe njė kundėradmiral. I gjithė grupi pėrbėhej nga oficerė tė Zbulimit, tė dėrguar te ne pėr tė organizuar trazira, sabotazh dhe veprimtari diversioniste nė bazėn e Vlorės”. Dhe e gjithė veprimtaria armiqėsore e Jegorovit pėrmblidhej nė faktin se ai duhet tė drejtonte operacionin e kthimit tė tetė nėndetėseve tona nė bazėn e tyre nė Balltik.
    Shqiptarėt pėrherė e mė shpesh nisėn tė shkonin te kėrcėnimet pėr pėrdorimin e forcės nė gjysmėn e parė tė majit tė vitit 1961. Kėshtu nė momentin kur nė gjirin e Vlorės hyri anija transportuese sovjetike “Ēiaturi”, mbi tė u drejtuan topat dhe u inspektua nga pala shqiptare.


    Dėrgohet komandanti i Flotės sė Detit tė Zi
    Incidentet u shpeshtuan dhe nė fund tė muajit maj, tė vitit 1961, komandanti i Flotės sė Detit tė Zi, admirali V. A. Kasatonov mori urdhrin tė shkonte nė Vlorė pėr tė organizuar nxjerrjen nga Shqipėria tė nėndetėseve dhe bazės sonė lundruese. Ai doli nga Sevastopoli me kryqėzorin “ Mihail Kutuzov” nėn shoqėrimin e dy torpedinerėve dhe tankerit “Briri i artė”. Teksa kalonte nė ngushticėn e Bosforit, Kasatonovit i dėrguan telegram me urdhra tė reja qė thoshin se ai duhet t’i kthente anijet mbrapsht nė bazė, veē tankerit. Sepse Shqipėria kishte urdhėruar ndalimin e futjes sė anijeve tona nė ujėrat e tyre territoriale. Kėshtu qė Kasatonov u detyrua tė fluturonte pėr nė Shqipėri qė nga Moska, ndėrkohė qė njė grup i oficerėve tė flotės vazhduan udhėtimin me “Bririn e artė”. Nė momentin e mbėrritjes sė tankerit nė bazėn e Vlorės, Kasatonovi, kishte mbėrritur gjithashtu. Pasi mbėrriti nė Vlorė, Kasatonovi ngrit flamurin e vet nė bazėn lundruese “Viktor Kotelnikov” dhe menjėherė thirri nė mbledhje kundėradmiralin A. V. Zagrebin, Jegorovin, kapitenin e Rangut tė Parė, P. P. Kulika, - kėshilltarin e drejtuesit tė shtabit tė flotės shqiptare, komandantėt e bazės lundruese dhe nėndetėseve, kėshilltarėt dhe instruktorėt e anijeve etj. Komandanti urdhėroi qė menjėherė tė niste pėrgatitja pėr largimin drejt Sevastopolit dhe pėr nė Balltik. Njė vėmendje tė veēantė ai i kushtoi pėrgatitjes pėr largimin duke i parandaluar shqiptarėt qė tė hidhnin duart mbi anijet tona tė flotės ndihmėse, tankerėve, cisternave etj. Baza lundruese “Kotelnikov” mori urdhėr qė tė qėndronte nė spirancė nė gjirin e Vlorės, ndrysa tetė nėndetėset u kapėn nė anėt e saj. Kasatonovi e dėrgoi Zagrebinin nė Tiranė, pėr tė miratuar planin e zhvendosjes tek ambasadori sovjetik I. V. Shikin dhe tek gjenerali A. M. Andrejev. Plani mori miratimin e plotė tė tyre. A. M. Andrejev dhe A. V. Zagrebin i bėnė vizitė ministrit shqiptar tė Mbrojtjes, Beqir Balluku, dhe e njoftuan atė pėr vendimin e Qeverisė Sovjetike pėr tė dėrguar anijet nė Bashkimin Sovjetik. Por qė tė informohej komandanti i Flotės Shqiptare, nuk u bė e mundur edhe pse kėtė preferoi ta bėnte personalisht Kasatonovi. Kėrkesės pėr takim me kundėradmiralin Teme Sejko, shqiptarėt iu pėrgjigjėn se ishte e pamundur, pasi admirali ishte i zėnė. Por shpejt u sqarua se Sejko ishte arrestuar bashkė me njė grup oficerėsh tė Marinės. Ai u akuzua pėr komplot pėr tė pėrmbysur udhėheqjen politike tė Shqipėrisė. Sejko u pushkatua.

    Largimi
    Nėn tytat e topave qė neve u kishim dhuruar dhe kėrcėnimit tė vendosjes eventuale tė minave, 8 nėndetėset dhe baza lundruese “Viktor Kotelnikov” dolėn nga gjiri i Vlorės. Nė krye, nė njė anije lufte, doli zv/komandanti Kozllov me qėllim qė tė mėsonte nėse ishte e lirė ngushtica mes ishullit tė Sazanit dhe gadishullit tė Karaburunit. Pas eksplorimit nisi lėvizjen dhe pjesa tjetėr e varganit. Mė 8 qershor 1961, pasi kishte pėrmbushur misionin qė i kishin besuar, Vladimir Afanasjeviē Kasatonov, braktisi Shqipėrinė duke lundruar me tankerin “Briri i artė”. Nė Detin e Zi ai kaloi nė kryqėzorin “Kubishev”, ku u prit me pėrzemėrsi nga V. V. Mihailin. Vladimir Afanasjeviēi i tha atij se shqiptarėt nuk patėn guxim tė pėrdornin forcėn, gjithsesi ata ishin bėrė gati pėr kėtė. Siē kujton Mihailin: komandanti dukej shumė i lodhur, edhe pse nuk e jepte veten. Porositi njė dush tė ngrohtė, njė gotė vodkė dhe urdhėroi tė mos e zgjonin deri sa tė mbėrrinin nė Sevastopol, ku e priste S. G. Gorshkovi. Sė bashku, ata duhet tė hartonin njė raport pėr udhėheqjen dhe tė pėrpunonin kėrkesa pėr veprimtarinė e mėtejme.

    16 maj 1961
    Nė Kongresin e Katėrt tė Partisė sė Punės sė Shqipėrisė, u deklarua se ishte zbuluar njė komplot i udhėhequr nga komandanti i Flotės, kapiteni i Rangut tė Parė, Teme Sejko. Nė kėtė kohė udhėheqėsit e shteteve pjesėmarrėse nė Traktatin e Varshavės, deklaruan qėllimin e tyre “tė dėrgonin nė Shqipėri njė komision specialistėsh tė Traktatit tė Varshavės pėr verifikimin e pretendimeve pėr komplot”. Por reaksioni i Qeverisė shqiptare ishte i ashpėr: asnjė komision, asnjė kontakt. E gjitha kjo nė fund tė fundit ēoi nė prishjen e pashmangshme. Mė Kongresin e 22 tė Partisė Komuniste tė Bashkimit Sovjetik, Hrushovi publikisht sulmoi Partinė e Punės tė Shqipėrisė, duke e akuzuar atė pėr armiqėsi nė drejtim tė Partisė Komuniste sovjetike. Nė dhjetor tė vitit 1961 Shqipėria ndėrpreu marrėdhėniet diplomatike me Bashkimin Sovjetik.


    Batutat e Hrushovit nė fillim tė mbledhjes pėr ndėrtimin e Murit tė Berlinit


    Ramiz Alia, si e krahasuan me pantallonat e Enverit

    TIRANE - Pak muaj mė parė, i ftuar nė emisionin “Top – Story” tė gazetarit Sokol Balla, ish-sekretari i Parė i Partisė Sė Punės dhe njėkohėsisht ish-president i vendit, Ramiz Alia, rrėfeu njė pėrplasje tė pazakontė me Nikita Hrushovin, kreun e komunistėve sovjetikė. Ngjarja zhvillohej nė sallėn e njė takimi tė krerėve tė shteteve tė quajtura tė demokracive popullore, i mbajtur nė Moskė nė mesin e vitit 1961, qė do tė kishte nė qendėr tė tij ndėrtimin e Murit tė Berlinit. Sipas rrėfimit tė Alisė, Hrushovi ishte acaruar kur kishte parė atė nė vendet e rezervuara pėr Enver Hoxhėn, kreun e Partisė sė Punės sė Shqipėrisė dhe atė tė Qeverisė, Mehmet Shehu. Duke argumentuar se delegacioni shqiptar nuk kishte statusin e duhur, Hrushovi i sulet Ramiz Alisė me fjalė tė ashpra, dhe kjo bėhet shkak pėr mos fillimin e bisedimeve. Madje Hrushovi dhe tė tjerėt largohen nė njė ambient tjetėr, nė pritje qė delegacioni shqiptar tė dilte fare nga salla. Kjo ėshtė historia, porse batuta mė e njohur prej saj, e nxjerrė nga goja e Nikita Hrushovit, ka mbetur e panjohur pėr shqiptarėt edhe pse ka qarkulluar nė rrethet politike tė kohės dhe ėshtė stampuar nė media tė shkruara. Edhe Alia vetė, gjatė intervistės pėr gazetarin Balla, nuk e pėrmendi, mbase sepse batuta e Hrushovit nė adresė tė tij ėshtė fyese. Ja se ēfarė pėrshkrimi i bėn situatės Mihail Jakovleviē, njė prej pėrkthyesve tė Hrushovit. “...nė kėtė mbledhje ishte ftuar Sekretari i Parė i PPSH-sė, Enver Hoxha. Ky, meqė duket u frikėsohej kritikave, nė vend tė tij kishte dėrguar nė kėtė takim zėvendėsuesin. Por Hrushovi e hapi mbledhjen me pyetjen pėr statusin e delegacionit shqiptar. Nisi grindja. Hrushovi propozoi qė delegacioni tė konsiderohej i paautorizuar tė vendosė pėr ēėshtje tė ndryshme, sepse ajo ishte njė mbledhje e sekretarėve tė parė dhe jo njė takim miqėsor. Nga ana e tyre pėrfaqėsuesit e Shqipėrisė deklaruan se ata kishin fuqinė e duhur dhe autorizim zyrtar tė lidershipit tė tyre pėr zgjidhjen e tė gjitha ēėshtjeve qė do tė ngriheshin nė kėtė takim. Hrushovi u pėrgjigj prerė se atė nuk e kėnaqte aspak pozicioni i Enver Hoxhės, pasi ai, tekstualisht: “sot mund tė dėrgojė zėvendėsuesit e tij, nesėr ai, mundet, dėrgon shoferin e tij, dhe pasnesėr do tė na varė pantallonat nė shpinėn e karriges”. Pas kėtyre fjalėve Hikita Hrushovi i sugjeroi delegacionit shqiptar tė braktiste sallėn e takimit. Por ata e injoruan. Hrushovi lajmėroi pushim, tė gjithė u ēuan dhe dolėn. Mbeti vetėm delegacioni shqiptar. U fikėn dritat, mbėrritėn pastrueset, por pėrfaqėsuesit e Shqipėrisė mbetėn nė vendet e tyre. Kėshtu qė Hrushovit dhe tė tjerėve iu desh qė tė mblidheshin nė njė sallė pranė. Gjithsesi nė kėtė pikė shqiptarėt e braktisėn mbledhjen”.

    neser do te lexoni

    Letra e detajuar qė gjenerali Andrejev i dėrgonte komandantit tė Shtabit tė Forcave tė Traktatit tė Varshavės, Antonov, pėr ngjarjet nė bazėn e Vlorės
    Letra justifikuese e ministrit tė Mbrojtjes Beqir Balluku dėrguar komandantit tė Forcave tė Armatosura tė shteteve pjesėmarrėse nė Traktatin e Varshavės, marshallit A. A. Greēko


    Panorama
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 08-03-2010 mė 17:37

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    19,896
    Faleminderit
    23
    271 falenderime nė 201 postime
    rezervuar per artikullin ne vazhdim neser ....

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Mosha
    66
    Postime
    2,796
    Faleminderit
    0
    7 falenderime nė 5 postime
    Isha 2 Jave Ne Eurosong Ne Moske. Atje Mesova Nje Fakt Per Te Cilen Ndjehem Shume Krenar!!!!!!!! Studenti Ma I Shkelqyeshem I Dy Akademive "frunze" Dhe "voroshilov" Ishte Vetem Teme Sejko! Kriminelat E Ppsh E Pushkatuan Kot, Fare Kot!
    Do Shkruaj Gjate Per Kete Teme Dhe Per Eliminimin E Gjenralit Te Famshem Dhe Karizmatik Per Shkodren Hilmi Seitit!!!!
    Krimet Te Pashembullta Jane Kryer Per Vitet E Diktatures Dhe Ende Nuk Shkruhet Histora E Vertete.

  8. #8
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,066
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga Agim Doēi Lexo Postimin
    Isha 2 Jave Ne Eurosong Ne Moske. Atje Mesova Nje Fakt Per Te Cilen Ndjehem Shume Krenar!!!!!!!! Studenti Ma I Shkelqyeshem I Dy Akademive "frunze" Dhe "voroshilov" Ishte Vetem Teme Sejko! Kriminelat E Ppsh E Pushkatuan Kot, Fare Kot!
    Do Shkruaj Gjate Per Kete Teme Dhe Per Eliminimin E Gjenralit Te Famshem Dhe Karizmatik Per Shkodren Hilmi Seitit!!!!
    Krimet Te Pashembullta Jane Kryer Per Vitet E Diktatures Dhe Ende Nuk Shkruhet Histora E Vertete.
    Si nuk fole nje here me vend a derezi ! E di si iu themi ne andej nga anet tona tipave si ti Kaēaflaq iu themi ? Interesohu nje here ...

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Mosha
    66
    Postime
    2,796
    Faleminderit
    0
    7 falenderime nė 5 postime
    bamatat nga Laberia
    Mo u kruaj kurr me mua
    Se jam nip nga Gegerija
    Pak me shume se JU, ju dua!

  10. #10
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,066
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Gegerin s'ke pse ma permend
    se vellezer une i kam .
    apo percarja te ben fitues ,
    o ti shoku Sllobodan !

    Une vec te kerkova ,
    qe kur flet te perdoresh trune
    dhe mos flasesh si qemoti,
    si Lejfen per MaoCedune !

    Iku teknologjia jote ,
    kur servili pinte kopene ,
    tani merr vetem spiuni
    qe per dollare shet Atdhene !

    Kjo ishte timja , buqete nga Laberishtja
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bamatat : 25-09-2011 mė 17:50

  11. #11
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,066
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    O Bamo

    sqaroja nje here se kujt i thone kaēaflaq se mos nuk te ka marre vesh dhe ngaterroheni . Ose po ve ato vargjet per kaēaflaqin ....

    Nxorri kaēaflaqi zene ,
    si p...(pipza) e jevgut
    dhe kerkone qe te trembe
    Shqiponjen e bregut.

    Kaēaflaq , mbyte zene !
    mos ta degjoj kurre ,
    para se te shkoje ndermend ,
    behu nje here burre !

    Me te mira

    lexohemi

    Zend

  12. #12
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,066
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Nuk kisha asgje personale me ate me siper ! As nuk e njoh ! Por thjesht u vura ne perballje per interes te Atdheut tone !
    Jane nje pale persona ketu ne forum , qe e hedhin helmin ne cdo ceshtje qe ka te beje me Atdheun tone ! Hiqen si "demokrate" , hiqen si "humane" , hiqen si te "dhembshur" , vetem per tu hedhur kunder Atdheut tone ! Ketij zoterise me siper "na i dhimset" jeta e nje njeriut (ne kete rast e te ndjerit Teme Sejko) dhe nuk na i intereson jeta e Atdheut dhe e te gjithe Shqiptareve nen thundren Ruse ! Ndoshta kete deshiron !!!!!????

    ky zotnia , me siper , nuk krenohet me sfiden qe Shqiperia i beri njeres nga Superfuqive me te medha te kohes BRSS-se , ne planin ekstrem ate ushtarak , por na krenohet sepse i ndjeri Teme Sejko (megjithese ka zera , ndoshta thashetheme , se ka vdekur vone ne SHBA) doli i pari i Shkolles !!!!???

    Pra Shqiperia qe sfidoi ushtrine nga me te fortat ne bote , me komandatet dhe me profesoret e te ndjerit Teme Sejko , nuk na perbeka krenari , por na perben krenari pse i ndjeri Teme Sejko na sfidoi shoket e shkolles !!!!???

    E kupton cfare roli kane keta sahanlepires dhe si e hedhin helmin antishqiptar ? I dhimbset shpirti i te ndjerit Teme Sejko ?
    Me keshtu si flet ky kishte per ta vrare me doren e vet Teme Sejkon , po t'ia kerkonte serbi apo Rusi per pak euro ..... por mbrapa shpine ....

    Ja keta lloj njerezish nuk i kam qejf une !
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bamatat : 27-09-2011 mė 11:49

  13. #13
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,066
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Vazhdojme me temen ..................

    Tirana e Moska, prag lufte nė '60, zbulohet dokumenti sekret
    Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
    Gazeta Standard 01/05/2010 12:34:00
    image

    Njė numėr i pafund incidentesh mes ushtarėve dhe oficerėve shqiptarė dhe atyre sovjetikė, i zbardhur nga njė dokument sekret i BRSS sjell atmosferėn e njė “gjendjeje lufte” gjatė pėrplasjes nė Pashaliman

    Incidentet ishin tė pėrditshme. Pėrplasja e shqiptarėve dhe rusėve nė Pashaliman ishte kthyer nė njė makth pėr tė dyja palėt. Por ndėrsa pėr palėn shqiptare, historinė e kemi mėsuar nga filmi “Ballėpėrballė”, pėr atė qė mendonin rusėt pak kemi ditur deri tani. Mė poshtė, “standard” boton njė kronologji tė tė gjitha incidenteve deri mė tani tė panjohura dhe tė zbardhura nga njė dokument sekret sovjetik, i publikuar kohėt e fundit. Njė histori qė fillon me incidente nė anije, qė sipas sovjetikėve, krijoheshin nga shqiptarėt dhe pėrfundon me kėrcėnimet pėr vdekje ndaj marinarėve sovjetikė. “Unė shes dhe blej ēfarė tė dua. Unė madje mund tė tė blej ty, pastaj tė tė dėrgoj nė Vlorė, ku mund tė tė var nė litar ose tė tė shes sėrish”, - citon dokumenti dialogun mes njė shqiptari dhe njė sovjetiku. Provokimet, sipas ushtarėve tė BRSS, kishin arritur nė atė pikė sa ishin bėrė tė papėrballueshme dhe situata mė shumė se e ēuditshme, por ēfarė do tė ndodhte ishte ende e pavendosur. Sovjetikėt akuzojnė nė kėtė dokument shqiptarėt se me qėllim po dėmtonin anijet, tregoheshin arrogantė dhe tė papėrgjegjshėm, madje kėrcėnonin fėmijėt e marinarėve tė tyre se do t’i vrisnin nėse nuk largoheshin nga Vlora. Njė Luftė e Ftohtė brenda njėrit prej kampeve tė Luftės sė Ftohtė.

    Memorandum reference/Sekret

    Mė 23 Janar 1961, Admirali Ēako personalisht alarmoi brigadėn pėr sigurimin e afėrt tė zonės detare dhe tė garnizonit nė Ishullin e Sazanit; Admirali Abdi Mati alarmoi stafin dhe komandėn e flotės nė Vlorė. Kėshilltarėt dhe komandantėt (rusė) e brigadės tė nėndetėseve nuk ishin informuar pėr alarmin.

    Mė 23 Janar 1961, sistemi i radarėve “LOT” nė Sazan dalloi njė grup prej deri 20 anijesh tė paidentifikuara nė Kanalin e Otrantos. Megjithatė, kėshilltarėt nė stafin e flotės dhe komandantėt e brigadės tė nėndetėseve nuk ishin informuar pėr kėtė.

    Mė 19 Shkurt 1961, grupi i anijeve tė paidentifikuara u zbulua pėr herė tė dytė nė Ngushticėn e Otrantos. Megjithatė, kėshilltarėt nė stafin e flotės dhe komandantėt e brigadės tė nėndetėseve nuk ishin informuar as kėtė herė. Asnjė masė nuk u mor pėr tė ngritur gatishmėrinė luftuese tė flotės.

    Oficeri nė shėrbim pėr divizionin e nėndetėseve shqiptare, nė mėnyrė tė pavarur dhe pa asnjė autorizim nga oficeri nė shėrbim i brigadės, lėshoi motobarkat nė det. Motobarkat detare dhe anijet kanė zhvilluar udhėtime tė rregullta nė Pasha Liman dhe kanė kaluar nė zonat e trajnimit pa koordinimin e komandantėve tė brigadės sė nėndetėseve.

    Nė kėtė mėnyrė, nuk u dalluan, nė shumė raste, se anije tė vogla anti-nėndetėse, duke udhėtuar nga ishulli i Sazanit nė Pasha Liman kaluan pa u vėnė re nė zonat e trajnimit ku ishin edhe nėndetėse nėn ujė. Kjo mund tė shkaktojė emergjenca.

    Mė 26 Nėntor 1960, njė tanker uji, teksa tentonte tė largohej nga moli numėr njė dhe tė performonte njė manovėr tė rrezikshme pa autorizimin e oficerit roje tė brigadės operacionale, goditi nėndetėsen S-270 nė molin numėr 2. Nėndetėsja pėsoi dėmtim tė thellė nė pjesėn e brendshme. Pėrpara kėsaj, tankeri i ujit thuajse u pėrplas me nėndetėsen S-191. Kapiteni i anijes injoroi oficerin e rojės sė brigadės operacionale dhe kapiteni i nėndetėses S-270, Koloneli Oleko Pajani deklaroi te Kapiteni Ēernishev (komandanti i anijes dhe instruktori i tij): “Pėr sa mė pėrket mua, oficeri roje i brigadės tuaj operacionale thjesht nuk ka ekzistuar kurrė”.

    Mė 2 shkurt 1961, oficeri roje i divizionit tė nėndetėseve Koloneli Petrit Miftiu tentoi qė tė marrė nė mėnyrė arbitrare njė motorbarkė kontrolli nga anija nėnė “Nemchinov”, me qėllim qė tė dilte nė det tė hapur. Kur koloneli Debrasov, komandanti i anijes mėmė i tha Miftiut se komandanti i brigadės ndalon pėrdorimin e motobarkave nė kohė tė keqe dhe se nevojitet leja e oficerit roje tė brigadės, Petrit Mifitu nisi tė bėrtiste “Tė ka ikur truri, ne jemi mjeshtrit kėtu, pse nuk keni sistemin tuaj atje ku keni, ne kemi sistemin tonė!”.

    Mė 28 dhjetor 1960, njė pjesė e baterisė sė nėndetėses S-290 (me komandant kolonel Petrit Miftiun) u prish. Komandanti i brigadės, Kapiteni Ribalko urdhėroi zėvendėsimin e pjesės. Megjithatė, zėvendėskomandanti pėr ēėshtje politike i divizionit tė nėndetėseve, Kapiteni Pali Zarapuli e ndaloi atė.

    Mė 3 shkurt 61, komandanti i brigadės urdhėroi nėndetėsen S-296 qė tė mos linte bregun pėr shkak tė kushteve tė rėnda atmosferike (rrufe). Megjithatė skuadra shqiptare filloi tė mbushte molin me ujė, ndėrkohė qė ekuipazhi sovjet qėndroi nė anijen nėnė.

    Kur asistentkomandanti, Lieutenant Commander I.V. Sokolov, iu drejtua skuadrės qė tė mos mbushte molin me ujė, komandanti i kėtij tė fundit sė bashku me komandantin e njėsisė 6 luftuese shqiptare nuk iu bind urdhrave. Ata filluan tė mbushin molin rregullisht. Mbushja arbitrare e molit me ujė mund tė kishte dėmtuar nėndetėsen, duke qenė se ekuipazhi nuk ishte brenda saj.

    Pėr shembull, nė fund tė viti 1960, komandanti provizor i Flotės Shqiptare, Admirali kryesor, Abdi Mati, dha urdhrin (me tone tė larta dhe tė ashpra) qė anija nėnė me emėr “Nemchinov” tė ankorohej menjėherė pranė molit, edhe pse kushtet atmosferike nuk ishin optimale pėr tė bėrė diēka tė tillė (kishte shumė erė, dallgėt ishin shumė tė larta, dhe pėrpos tyre ishte errėsirė).

    Nė anijen nėnė (apo bazė) “Nemchinov” – aty ku skuadra shqiptare ishte vendosur si stazhiere, por anija ishte nėn pėrgjegjėsinė e ekuipazhit dhe kapitenit sovjet – detyra e shqiptarėve binte ndesh me rregullat e marinės. Shumė oficerė dhe marinarė shqiptarė hynin dhe dilnin pa informuar komandantin sovjet. Pėr shembull mė 1/23/1961 nė orėn 22:30, 20 oficerė hynė nė anijen nėnė “Nemchinov”.

    Komandanti i anijes bazė “Nemchinov”, Kapiteni i Rangut tė dytė, Stavri Ēiko, dhe asistenti i tij Kapiteni i rangut tė tretė Jani Bushi, drejtuan njerėzit e tyre qė tė zinin kabinat, pra tė akomodoheshin nė to pa u koordinuar mė parė mė komandėn sovjete. Biles shumė oficerė shqiptarė okupuan disa kabina pa asnjė autorizim.

    Komandanti i “Nemchinov” nuk u informua pėr qėllimet qė kishin oficerėt. Gjithashtu kėta tė fundit nuk njoftuan se sa kohė do tė qėndronin aty.

    Prej dhjetorit 1960, 20 marinarė sovjetikė po jetojnė nė anijen nėnė “Nemchinov”. Kėrkesa pėr tė siguruar njė vend strehimi pėr marinarėt sovjetikė, gjė qė nuk ėshtė garantuar deri tani..

    Komandanti i divizionit shqiptar tė marinarėve, Kapiteni i Rangut tė tretė Dashamir Ohri dhe komandanti i nėndetėses u munduan qė tė merrnin komandėn e tė gjitha stėrvitjeve tė pėrbashkėta. Kjo gjė do tė tė privonte ekuipazhin sovjet nga rritja e cilėsisė nė trajnim.

    Mė 8 shkurt 1961, komandanti i nėndetėses Y-270, Leitnant Oleko Pajani, refuzoi tė pėrdorte nėndetėsen nė praninė e komandantit dhe instruktorit, Kapiten i Rangut tė Tretė, Chernyshev. Instruktorėt e nėndetėseve sovjetike nuk qenė pranuar tė luftonin nė kėtė mjet luftarak.

    Mė datė 7 shkurt 1961 dhe 14 shkurt 1961, komandanti i ekuipazhit shqiptar tė nėndetėses S-296, Kapiteni i Rangut tė Tretė Shizai Kasai, nuk mbėrriti nė kohė nė nėndetėse duke vonuar nisjen e saj.

    Mė datė 3 janar 1961, kur komandanti i divizionit tė flotės trajnuese, Kapiteni i Rangut tė Parė, Muharrem Mola, pa disa shėnime mbi elektricitetin qė qe pėrgatitur nga instruktori sovjetik, Leitnant Komandant Olekhnovich, deklaroi: “Pse po i irritoni marinarėt tanė me kėto shėnime mbi elektricitetin qė s’kanė hiē kuptim? Shqipėria nuk ėshtė njė fshat i madh” dhe i fluturoi shėnimet tutje. Gjithēka ndodhi nė praninė e instruktorit Olekhnovich dhe marinarėve shqiptarė.

    Ekuipazhi i nėndetėses S-270 nuk i ėshtė bindur urdhrave tė instruktorėve. Pėr shembull, mė 1 dhe 2 shkurt tė atij viti, instruktorėt sovjetikė paralajmėruan Komandantin Kodra dhe tė tjerėt se mburojat e pasme tė tubave tė silurė-hedhėsve nuk do tė liheshin tė hapura gjatė natės. Gjithsesi ato u lanė ashtu, duke ulur jetėgjatėsinė e aktivitetit tė nėndetėses.

    Mė 29 dhjetor 1960, zėvendėsi i komandantit tė MPK-5001, Kapiteni i Rangut tė Dytė, Dino, ndėrkohė qė ishte nė bordin e mjetit luftarak nė det, vetėm 6,5 milje nė Perėndim tė Sazanit, i bėn me dije njė transportuesi italian nėndetėsesh se ishte nė ujėrat territoriale shqiptare dhe i kėrkoi atij tė rikthehej nė det tė hapur. Lajmėrimi u bė nė rusisht me anė tė njė megafoni. Edhe pse direktivat e instruktorit sovjetik, Leitnant Nikitin ishin tė ndryshme duke sugjeruar qė kėrkesa tė kryhej pėrmes kodit ndėrkombėtar tė shenjave, Dino kėmbėnguli se ai do t'i komunikonte ato nė tė njėjtėn mėnyrė.

    Nė 3 shkurt 1961, marinarėt shqiptarė nė detyrė, Hamid Zheli dhe Sadik Beja, tretėn kripė nė avulluese dhe dy cisternat zbrazėn ujė pėr bolierėn (75-tonėshe) dhe kjo gjė mund tė ketė shkaktuar formimin e depozitave tė kripės dhe defektin e bolierėve kryesorė.

    Mė 30 dhjetor 1961, nė nėndetėsen S-290 (Komandanti – Togeri i Parė Petrit Miftiu), stafi shqiptar nuk ventiloi anijen, pavarėsisht paralajmėrimit tė instruktorėve,

    Edhe pasi bateritė ishin karikuar. Kjo mund tė kishte ēuar nė njė shpėrthim me humbje jetėsh.

    Shumė mjete detare dhe anije nuk kanė marrė pjesė nė kontrollin normal tė matjes sė fushave magnetike, duke nėpėrkėmbur njoftimet e instruktorėve sovjetikė.

    Nė mjaft raste mjetet kanė ardhur pėr matjen e fushės magnetike me kabuj tė demagnetizimit tė thyera. Pėr shembull nė njė MPK-818 ishin ngulur tre gozhdė nė folenė e kabullit duke e dėmtuar rėndė atė. Si rezultat i kėsaj, kablli dhe vendi i vendosjes sė tij ishin shkatėrruar totalisht.

    Mė 13 shkurt, komandanti i nėndetėses S-270, Oleko Pajani, nuk lejoi njė skuadėr tė mekanikėve sovjetikė tė hynin nė nėndetėse pėr ta riparuar atė.

    Mė 1 shkurt 1961, oficeri shqiptar, Mati, nė mėnyrė tė papėrgjegjshme hodhi njė cigare nė kuvertėn e anijes nėnė “Nemchinov” nė prezencė tė njerėzve qė ishin nė detyrė aty. Nė pėrgjigje tė komentit tė marinarit Prokhorov qė ai nuk duhej ta kishte bėrė atė, marinari shqiptar e mbėrtheu atė nga gjoksi dhe e qėlloi me shpullė duke i bėrtitur: “Nėse unė nuk do kishte oficerė nė detyrė, unė do tė ta tregoja qejfin!”.

    Mė 1 shkurt 1961, oficeri shqiptar, Belishova, i tha oficerit sovjetik, Vazhlamov: “Unė jam komandanti i kompartamentit; nėse nuk e pėlqen kthehu nė Bashkimin Sovjetik”.

    Mė 18 shkurt 1961, elektricisti Rupi, ndėrsa kryente detyrėn e tij, ofendoi oficerin Rogachev, i cili e pyeti Rupin se pse nuk po punonte.

    Mė 5 shkurt 1961, nė shtėpitė ku jetojnė marinarėt sovjetikė tė nėndetėseve dhe kėshilltarėt (nė qytetin e Vlorės), persona tė panjohur goditėn dhe dėmtuan dyert.

    Mė 7 shkurt 1961, nė fshatin Dukat, disa djem shqiptarė u thanė fėmijėve tė marinarėve sovjetikė: “Ne do t’iu vrasim, shkoni nė shtėpi”.

    Mė 5 shkurt 1961, njė elektricist nga ekuipazhi i anijes nėnė “Nemchinov”, marinari Vasil Trushe, ju lut njė marinari sovjetik qė t’i shiste atij diēka, pantallona, njė mbulesė apo ēfarėdo. Oficeri Aksenov paralajmėroi marinarin e vjetėr, Vasil Trushe, se shitja e sendeve nė anije ishte e ndaluar. Trushe iu kthye me kėrcėnim: “Unė shes dhe blej ēfarė tė dua. Unė madje mund tė tė blej ty, pastaj tė tė dėrgoj nė Vlorė, ku mund tė tė varė nė litar ose tė tė shes sėrish”.

    Nė fillim tė shkurtit, njė staf i flotės inspektoi gatishmėrinė e luftimit dhe gjendjen e linjave tė komunikimit dhe vėzhgimit. Inspektimi u shoqėrua me njė mbledhje. Kapiteni i Rangut tė Parė, Belov, njėkohėsisht kėshilltarė pėr komunikimin nuk u ftua nė asnjėrin prej tyre.

    Pėr gjatė viteve ishte krijuar njė traditė e mirė shoqėrie mes marinarėve shqiptarė dhe atyre rusė, gjatė festave ngriheshin flamurėt e tė dy vendeve dhe kėndoheshin himnet, tani kjo nuk ndodh mė, madje disa herė flamuri rus ėshtė ulur nga shtiza nė sy tė oficerėve rusė. Marinarėt tanė pyesin veten se ēfarė po ndodh.

    Dokument i pėrkthyer me shkurtime nga “Parallel History Project”
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bamatat : 27-09-2011 mė 15:40

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,380
    Faleminderit
    35
    29 falenderime nė 21 postime
    bamo pergjigju.. shkurt..

    cu beri admirali cako.. sovietikve?

    ci beri ppsh-ja admiral hito cakos?

  15. #15
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    7,758
    Faleminderit
    54
    20 falenderime nė 17 postime
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    bamo pergjigju.. shkurt..

    cu beri admirali cako.. sovietikve?

    ci beri ppsh-ja admiral hito cakos?
    Brar hito ka qen legen burre

  16. #16
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,066
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    bamo pergjigju.. shkurt..

    cu beri admirali cako.. sovietikve?

    ci beri ppsh-ja admiral hito cakos?
    Brar sinqerisht nuk e di .... Ndersa Partia e coi ne hetuesi , pastaj ne burg dhe u gjykua ! Se e burgosen apo e pushkatuan prape nuk e di !

    Kam nje ves une ! Per emra personash mundet te me pyesesh per ndonje qe me ka lene pershtypje te madhe , per mire ose per keq , se nuk para interesohem . Une shikoj dhe verifikoj dukurite . Per mua ato perbejne ligjesi !

    P.sh. Ka qene nje peshkatar ne Shengjin (me duket) , nje Fran Ndue Ivanaj , historine e te cilit e kam lexua ne gazetat e kohes ! Ai goditi me trupin e peshkarexhit anijet luftarake jugosllave qe donin ta rimorkionin ! Gjesti i tij me ka lene mbresa , ndoshta edhe me shume se ndonje ushtarak qe ka kryer akte shume me te medha trimerie , por qe e kishte per detyre !

    Shife nje cike ate qe kam bere me shkrim bold ! Me ka bere cudi se dhe femijet e Dukatit kane qene pjese e konfliktit ! Me nje popull te tille dhe me arme te mira , te ha mune me i miri ! Mos harro se ato qe shkruhen aty jane dokumenta ruse dhe jo histori idilike shqiptare !

    Prandaj them une se Shqiperise , i hanin mune ! Sepse njerezit , nga veprimet dukeshin shume te motivuar , po dhe armet i kishte njelloj me kundershtarin , keshtu nuk kishte shume shance askush !

    Une kam arritur te jetoj jo shume nga ajo kohe ! Madje gjerat me kujtohen , kur m'i ritregon dikush (flas per dukuri qe i kam jetuar atje ne Shqiperi para 1990) , por kam shfletuar shume , pare foto , dokumentare , dokumente etj. etj sepse kam dashur te di te verteten e vendit tim .

    Nuk e kam zakon te jem langaraq me keta te huajt ! Ta them une , nuk jane kurre me te zgjuar se neve , por kane leke me shume se dine t'i mbrojne gjerat e tyre ! Kurse neve shesim Atdheun ......te pakten tani qe e shikoj dhe vete dhe nuk kam nevoje te ma thote , apo tregoje njeri ! Nuk e kam fjalen vetem per ty , por kryesisht per ata qe kane ne dore .....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bamatat : 27-09-2011 mė 17:32

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,637
    Faleminderit
    0
    4 falenderime nė 3 postime
    edhe ruset na hanin mune....

    na marēin te keqen
    ashtu te lumte

    na e gjej ket video se me shkrin gazit bamo

  18. #18
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,066
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga puroshkodran Lexo Postimin
    edhe ruset na hanin mune....

    na marēin te keqen
    ashtu te lumte

    na e gjej ket video se me shkrin gazit bamo
    Ashtu eshte ! Ne ate kohe si ruset dhe serbet dhe shoket e tyre qanin ! Tani kane shume te drejte te qeshin !

    Iu ka ardhur dita ! Por nuk eshte ndonje zotesi apo trimeri ! Edhe nje femije i vogel tallet me nje shqiponje me krahe te thyer dhe sqep te shkulur !

Tema tė Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 218
    Postimi i Fundit: 16-12-2013, 05:22
  2. Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 17-06-2009, 07:18
  3. Ku shtrihet perandoria globale e SHBA
    Nga Gunnar nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-03-2007, 10:52
  4. Nga Iliret deri tek Shqiptaret!
    Nga tani_26 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 06-03-2007, 20:53
  5. Mesjeta e hershme shqiptare
    Nga DYDRINAS nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-11-2006, 14:10

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •