Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 28
  1. #1
    Peja o qytet i bekuar
    Anėtarėsuar
    28-03-2002
    Postime
    310

    Eqrem Bej Vlora: Kujtime

    Shqipėria nė udhėkryq

    Ishte dashur qė tė kalojė njė dekadė pas pavarėsimit tė Shqipėrisė, qė vendi tė pėrcaktohej pėr kursin demokratik nė vend tė atij feudal. Dhe kur mori kėtė drejtim, detyroi shtresėn e vjetėr sunduese qė tė pėrshatet, apo tė notojė kundėr rrymės...

    Vitet 1923 dhe 1924 shėnojnė kthesėn nė zhvillimet e ngjarjeve. Nėse deri atė kohė ēėshtja a do tė marrė Shqipėria kursin demokratik apo atė feudal kishte qenė e hapur, tanimė zgjidhja ishte e domosdoshme. Dhe kursi mori atė drejtim qė do tė sillte fundin e pozicionit sundues tė shtresės sė vjetėr tė lartė. Duhej unė tė pėrshtatesha, apo duhej tė notoja kundėr rrymės? Legjenda e ēifutit shtegtar tė pėrjetshėm pėrsėritet nė mitin lindoro-shqiptar me emrin dhe vetitė e Hizrit. Ky personazh fantastik ka cilėsinė qė tė parathotė tė ardhmen e njerėzve dhe tė pėrmbushė dėshirat e tyre. Hizri njihet nga dora e majtė, tė cilėn e ka pa kocka. Nė merak pėr drejtimin politik qė duhej tė merrja, nė vitin 1906 unė pashė ėndėrr sikur e takova atė (tė veshur si dervish) nėn hijen e njė ulliri mes rrugės Skelė-Vlorė dhe, duke I vėnė njė flori nė pėllėmbėn e tij tė flashkėt, e pyeta “Cilėn rrugė duhet tė marr pėr ēlirimin e Shqipėrisė? Djathtas apo majtas?” Hizri tregoi njė herė me dorė Vlorėn djathtas dhe pastaj fushėn e Nartės, majtas. Majtas, majtas duhet tė shkosh - mė mėsoi - ajo ėshtė rruga e shpėtimit! E megjithatė, gjatė gjithė jetės sime unė ia kam mbajtur djathtas dhe, me sa duket, kam zgjedhur rrugėn e gabuar! Mirėpo kush mund tė thotė sot se kėshtu ėshtė? Ka pasė disa pjesėtarė tė shtresės sė lartė tė cilėt provuan tė bėjnė njė kthesė qė binte nė kundėrshtim me tė gjitha traditat e tyre. Njerėz qė deri dje kishin qenė tiranė tė regjur nė qytetet e fshatrat e tyre, u shfaqėn befas me sjelljen e demokratėve mė tė bindur. Ata qenė tė paēiltėr dhe u pritėn me mbledhje supesh, plot dyshim prej njerėzve tė sėrės sė tyre dhe me kritika pėrtallėse tė armiqve tė tyre. Mund tė theksoj vetėm njė pėrjashtim? Ali bej Kėlcyrėn, ndjenjat e tė cilit ishin tė vėrteta dhe tė ndershme dhe bindjet tė forta! Ai ishte njė tribun i mirėfilltė popullor, ndėrsa unė mbeta i njėjti gjithmonė: i respektuar me popullin, korrekt kundrejt sė ashtuquajturės klasė e mesme, disi I prerė dhe formal, por edhe mjaft fodull, I mbushur me mesazhin e klasės time. Me kėto tė dhėna nė vitet 1923-24, unė fillova nė Shqipėri, periudhėn e dytė tė karierės sime politiko-administrative. Qe njė gjė fare e lehtė, unė nuk pata nevojė tė bėja as mundimin mė tė vogėl, madje, sot mė duhet tė pohoj, se nė disa drejtime edhe e pengova atė: shpėrfillja, pakujdesia, dembelia, mungesa e ambicies, neveria ndaj njė angazhimi tė mėtejshėm nė politikėn shqiptare, tė gjitha kėto ishin veti qė nuk I ndihmonin kėsaj karriere. Dhe pėrse, atėhere, mbeta nė politikė? Pėr arsyen e thjeshtė sepse nė Shqipėri - atėherė sikundėr edhe sot - mund tė jetė dikushi vetėm ai qė ka ndikim nė organet shtetėrore, pra ai qė ka pushtet. Me njė fjalė pothuaj e kundėrta e asaj qė ndodhte nė kohėn e Perandorisė Osmane. Sanxhakbeu dhe rangu i tij ishin vetė shteti, qeveria dhe pėrfaqėsues I Sulltanit nė njė person: njerėzia vėrshonte vetiu nėpėr “derėn e madhe” tė tyre. Sot duhej ta bėje kėtė derė relativisht tėrheqėse, apo edhe ta lije hapur fare, po ta donte puna. Ose duhej ta fitoje pushtetin me luftė. Kėshtu edhe unė u detyrova qė, pėr tė mos mė ngrėnė, tė ulėrija (sė paku nė dukje) bashkė me ujqit. Ne ishim demokratizuar dhe pėr tė mbajtur pozicionet e konkurrencės nė fushėn e politikės, tė bėnim reklamė, tė zhvillonim propagandė zgjedhore, tė jepnim e tė merrnim favore dhe lėshime. Kush kėrkonte ndikim ishte i detyruar tė futej nė vallen e politikės sė ndyrė tė klientelės, njė shėrbim i rėndė skllavi (fronde), tė cilėn unė vetėm nė vitin 1927 munda ta kėmbej me karierėn diplomatike. Por edhe kjo nuk mund tė mė kėnaqte plotėsisht. Mbetej gjithmonė njė dozė neverie dhe unė nuk e pata kurrė bindjen e duhur, vullnetin pėr t’u pėrshtatur, shpirtin e disiplinės, seriozitetin e duhur apo ndjenjėn e detyrės. Arsyeja ishte se unė nuk kisha mėsuar kurrė tė luftoja fort pėr njė ēėshtje, tė ndiqja me kėmbėngulje dhe me tė gjitha forcat njė qėllim tė caktuar - gjithēka mė kishte rėnė vetė nė prehėr. Unė kisha qenė i pėrkėdhelur dhe i bindur top se asnjė humbje nuk mund tė mė rrezikojė; e kisha pasur lehtė nė jetė dhe kisha arritur gjithēka pa asnjė mundim, pa mė vajtur mendja se thjesht, unė po bluaja trashėgiminė e njė tė kaluare tė ndritshme dhe se do tė vinte dita qė ky hambar tė shteronte.

    (vijon)

    Eqrem Bej Vlora ėshtė njė ndėr personazhet qė e ka pėrjetuar fundin e sundimit osman nė Shqipėri dhe lindjen e zhvillimin e Shqipėrisė pas pavarėsisė. Me pėrkrahjen e Institutit pėr Evropėn Juglindore, ai ka shkruar kujtimet e tij dhe ka arritur tė hedhė nė letėr periudhėn vendimtare tė zhvillimit vetjak dhe tė formimit tė Shqipėrisė deri nė vitin 1925. Nė vitin 1964, vdekja e papritur e ka shkėputur nga kjo punė. Libri “Kujtime” i Eqrem Bej Vlorės ėshtė botuar nė vitin 1973 nė Munchen tė Gjermanisė, nė gjuhėn gjermane, i pėrgatitur nga Instituti pėr Evropėn Juglindore. Si nė ēdo dorėshkrim qė autori nuk ka mundėsi ta pėrcjellė vetė deri nė shtyp, edhe nė rastin tonė kanė mbetur shumė ēėshtje tė hapura - sqaron botuesi pėr librin. Librin nė gjuhėn shqipe e ka botuar Shtėpia e Librit dhe Komunikimit, Qendra Ndėrkombėtare e Kulturės, Tiranė.
    no respect whatsoever for authority - Richard Feynman.

  2. #2
    Peja o qytet i bekuar
    Anėtarėsuar
    28-03-2002
    Postime
    310

    Fitorja e fundit e partisė sė bejlerėve

    Nė vitin 1923 Partia Konservatore e bejlerėve arriti njė fitore tė plotė, ndonėse tė fundit! Po t’i kishte kuptuar mė mirė ndryshimet e ndodhura dhe tė kishte pasur mė shumė frymėn e kastės, me kėtė fitore ajo do tė kishte siguruar, madje nė njė mėnyrė tė padiskutueshme, udhėheqjen nė Shqipėri edhe pėr disa dhjetėvjeēarė tė tjerė

    Eqrem Bej Vlora: Kujtime (2)


    Mė 26 nėntor tė vitit 1923, kur u shpallėn zgjedhjet pėr Asamblenė Kombėtare legjislative, im atė dhe miqtė e mi ngulėn kėmbė qė tė vija edhe unė kanditaturėn. Formova atėherė, pa entuziazmin mė tė vogėl, ekipin tim me persona tė kallėpit konservativ, tė cilėve iu ecte fjala dhe kishin njėfarė peshe nė krahinėn e Vlorės. Dhe mė dukej si gjėja mė e natyrshme nė botė qė kėto zgjedhje t’i fitoja sėrish njėzėri. Miqtė, po edhe armiqtė me mendėsi konservative, mė mbėshtesnin pa rezerva. Mė tej doli qartė edhe njė herė se shumica e popullit nuk donte t’ia dinte pėr parullat e fryra tė ekstremit tė majtė. Pėr tė pasur sukses, mua nuk m’u desh tė harxhoja asnjė fjalė, tė investoja asnjė lek, nuk pata nevojė tė kurdisja asnjė komedi propagandistike. Mė zgjodhėn mua dhe grupin tim thjesht, sepse nuk mund tė mendohej qė tė zgjidhej njeri tjetėr pėrveē beut dhe, sepse prej meje pritej njė Zot e di se ēfarė. Por domethėnės ishte fakti se ai grusht zgjedhėsish tė shkallės sė dytė (nė rrethin e Vlorės ata ishin 75), tė zgjedhur drejtpėrdrejt nga populli nuk ma dhanė votėn e tyre. Ata ishin rekrutuar nga radhėt e shtresės sė mesme dhe ishin njerėz qė kishin parė sa e sa tė mira nga shtėpia jonė. Ndėrmjet tyre ishte edhe njė fshatar imi, ortodoks nga fshati Poro. Kureshtar, e thirra njė ditė nė shtėpi dhe e pyeta pėrse nuk donte tė ma jepte votėn. “Ti je bej denbabaden, i pėrkėdhelur prej Zotit dhe kėsmetit. Ti nuk mė ke bėrė kurrė tė keqe e megjithatė unė nuk do tė votoj pėr ty, se dua qė tė marrėsh vesh edhe ti, njėherė, sa tė dhėmb kur nuk bėhet dėshira dhe vullneti yt!” Unė nuk i mbajta mėri fshatarit pėr kėto fjalė tė ēiltra dhe tė hapura, ndonėse edhe krejt arkaike dhe nuk i mora nė mėnyrė tragjike. Por, pa dashur, m’u kujtua pėrgjigjja e atij fshatarit grek qė, nė njė gjyq tė kurdisur kundėr Alkibinės, u shpreh pėr dėbimin e tribunit tė popullit, pa e njohur fare atė. Kur e pyetėn pastaj, pėrse votoi kundėr kėtij bashkėqytetari tė nderuar, fshatari i ndershėm u pėrgjigj: “E di qė ai meriton vetėm lėvdata dhe mirėnjohje! Por po bėhen ama kaq e kaq vjet qė dėgjojmė vetėm ditirambin e tij! Mjaft mė! Tė mėsojė edhe ai njėherė si shijon kur tė shajnė!” Mė vonė unė mėsova se rebelimi vetjak I fshatarit tim kishte njė motiv mjaft prozaik: njė saraf nga Narta, njė pėrfaqėsues i klasės sė re nė ngjitje tė pazarit, i kishte premtuar njė zgjatje afati pėr larjen e borxhit, me kusht qė tė votonte kundėr meje. Dhe pėr ta bindur xhelatin e tij se po i qėndronte besnik ujdisė, fshatari i mirė kishte dashur ta bėnte publik opozicionin e tij. Fundja nuk rrezikonte shumė - tė gjithė e dinin qė “beu i zvetėnuar” nuk merrej me kėso hakmarrjesh tė vogla. Gjatė kėtyre zgjedhjeve, krahu gjoja demokratik nė Tiranė dhe nė mbarė Shqipėrinė u pėrpoq tė siguronte fitoren e kandidatėve tė tij, duke pėrdorur mashtrimet, shpifjet dhe dhunėn mė tė pabesueshme (me ndihmėn edhe tė xhandarmėrisė). Dhe mė kot! Nė Shqipėrinė e Jugut u zgjodh vetėm njė pjesė e vogėl e tyre (21 nga tė 102 deputetėt). Por propaganda e shfrenuar midis nėpunėsve shtetėrorė dhe nė rrethet e klasės sė mesme ishte kaq e zhurmshme, e paturpshme dhe e bezdisshme
    (ata kishin njerėzit e tyre nė tė gjitha zyrat qeveritare dhe nė ushtri), saqė njė njohės I sipėrfaqshėm i ēėshtjeve shqiptare do tė krijonte pėrshtypjen se gjithė Shqipėria do tė votojė pėr ta. Ndėrsa Partia Konservatore e bejlerėve qė luftonte nė heshtje, me kėmbėngulje dhe me stilin e vjetėr, arriti njė fitore tė plotė, ndonėse tė fundit! Po t’i kishte kuptuar mė mirė ndryshimet e ndodhura dhe tė kishte pasur mė shumė frymėn e kastės, me kėtė fitore ajo do tė kishte siguruar, madje nė njė mėnyrė tė padiskutueshme, udhėheqjen nė Shqipėri edhe pėr disa dhjetėvjeēarė tė tjerė. Por sqima dhe kapadaillėku, mėnyra e saj e veprimit, mungesa e shpirtit organizues, paaftėsia pėr tė pėrshtatur mendėsinė dhe mėnyrėn e jetesės, bėnė qė ata tė lėshojnė pe (1923) pėrpara disa qindra poterexhinjve, tė maskuar prapa njė etikete demokratike, ndėrsa vetėm pak mė vonė, kur fati ua dha edhe njė herė nė dorė pushtetin (1925), ndihmuan tė hipė nė shalė njė diktator nga klani i tyre, njė njeri qė as mendonte fare tė ruante interesat e tyre. Bejlerėt ishin degraduar, veēse jo nė kuptimin qė mendonte klasa e mesme. Ata nuk ishin as cuba dhe as tiranė, por ata nuk ushtronin mė asnjė funksion. Mė tej ata nuk ishin nė gjendje tė mbronin as interesat e tyre vetjake, as interesat e tyre kolektive, ata jetonin me njė tė kaluar tashmė tė kapėrcyer. Shumica e tyre ishin varfėruar dhe, pėr mė tepėr, ishin edhe tė paarsimuar, popullariteti i tyre kishte rėnė, ata ishin bėrė tė huaj pėr vendin ose pėr shkak tė sjelljes sė tyre demokratike, ose se, pėr shkak tė pamundėsisė pėr tė mbajtur nė kėmbė “derėn e madhe”, kishin bėrė kaq shumė lėshime, saqė tani me shumė vėshtirėsi mund tė quheshin si “primi inter pares”. Ndėrsa shqiptari atė qė do ta njohė si udhėheqės kėrkon ta shohė “tė madh”.

    (vijon)

    Ne vazhdimin tjeter do tė mund tė lexoni:
    - Si filloi ngritja e Ahmet bej Zogut
    - Ēfarė personaliteti kishte kryeministri Zogu
    - Ēfarė ishte Fan Noli
    no respect whatsoever for authority - Richard Feynman.

  3. #3
    Peja o qytet i bekuar
    Anėtarėsuar
    28-03-2002
    Postime
    310

    Ngritja e Ahmet bej Zogut

    Nė krahasim me bejlerėt e tjerė, Zogu nuk kishte mjete, madje mund tė themi, ishte i varfėr. Por kishte gjėra tė tjera qė nuk i kishin ata: ishte mė I zgjuar, mė trim, mė energjik, mė serioz, mė bindės dhe mė popullor se ata

    Eqrem Bej Vlora: Kujtime (3)


    Dhe mė 1923/1924 i tillė mund tė ishte nė Shqipėri vetėm njė bej - Ahmet bej Zogu. Ndaj edhe pėrreth tij u mblodhėn tė gjithė ata qė kėrkonin udhėheqje dhe pėrfitim. Nė krahasim me bejlerėt e tjerė, Zogu nuk kishte mjete, madje mund tė themi, ishte I varfėr. Por kishte gjėra tė tjera qė nuk I kishin ata - ishte mė i zgjuar, mė trim, mė energjik, mė serioz, mė bindės dhe mė popullor se ata. Atij i duhej tė luftonte qė, sė pari, tė afirmohej mes sėrės sė vet, pra pėr diēka qė tė tjerėve u kishte rėnė nga qielli. Ndaj edhe meritat e tij ishin mė tė mėdha, kurse sukseset mė tė pėrligjura dhe mė tė ēmueshme. Nė fund tė vitit 1923, kur ne deputetėt e Asamblesė Kombėtare Legjislative u mblodhėm nė Tiranė, ai ishte kryeministėr dhe pa dyshim, personaliteti mė i rėndėsishėm nė Shqipėri. Se ē’pėrfaqėsonte ai nė tė vėrtetė, asnjėri nga ne nuk e dinte mirė, por paraqitja e tij ishte aq bindėse, rrezatonte aq epėrsi dhe ai vetė besonte aq fort nė misionin dhe nė tė ardhmen e vet, saqė ishte e vėshtirė t’I shmangeshe fuqisė tėrheqėse tė personalitetit tė tij. Por, po kėto veti e kishin ēuar deri nė pikėn e vlimit edhe urrejtjen e zilinė e ish-bashkėpunėtorėve tė tij demokratė. Tirana e atėhershme ishte njė fshat, ndonėse nė rritje, me tė gjitha tė kėqijat dhe kėrkesat e njė selie. Ardhja e menjėhershme e disa qindra vetėve, disi me pretendime, e keqėsoi edhe mė tepėr ngushticėn, edhe mė parė, tė ndjeshme, tė strehimit. Zoti Vianxoni, hotelieri italian qė mbante nė Vlorė “Hotel Albania” kishte improvizuar nė dy shtėpi tiranase njė si pension evropian. Pajimi i tyre ėshtė vėshtirė tė pėrshkruhet, sepse konceptet evropiane nuk mjaftojnė pėr tė pasqyruar njė primitivitet tė tillė. Dhe neve, deputetėve tė Asamblesė Kombėtare, qė tė shoqėruar nga trimat tanė, shkonim rėndė-rėndė nėpėr rrugėt e baltosura e plot gropa pėr nė vendin e mbledhjes, na dukej vetja si ca burra tė mėdhenj shteti dhe udhėheqės, edhe pse nė thelb, nuk ishim e shumta veēse ca kryepleq fshatrash qė kapardiseshim si misėrokė. Kjo ishte fusha ku zhvillohej gara midis pothuajse gjithė pjesėmarrėsve tė panairit politik nė Tiranė, ndėrkohė qė Ahmet Zogu, i mbrojtur nga autoriteti i shtetit dhe i trimave tė vet nė shtėpinė e tij apo nė zyrė, vriste mendjen seriozisht pėr mjetet dhe rrugėt qė mund ta ēonin pėrpara ngjitjen e tij, por edhe qė tė konsolidonin idenė e shtetit dhe organizimin e tij. Kjo punė i duhej lėnė atij! Kur kėsaj I vė pėrbri veprimtarinė e kundėrshtarėve tė tij, intrigat e pėrhershme, spicat dhe paralizimin e bisedimeve nė Asamble, atėhere nuk tė habit edhe zhvillimi i mėtejshėm I ngjarjeve. Tirana nė atė vjeshtė dhe dimėr tė 1923/24-s nuk tė ofronte, siē vazhdojnė tė besojnė edhe sot disa fantastė, pamjen e njė qendre liberale, demokratike, por nė rastin mė tė mire tė njė ēerdheje mjerane intrigash, ku nga mėngjesi nė darkė zhvillonin punėt e tyre tė errėta llafazanėt dhe cubat armėvringėllitės. Ata pak qė kishin koncepte tė tjera pėr konkurrencėn demokratike, rrinin mėnjanė dhe vėshtronin nga larg me neveri, duke dashur tė mos ndyenin duart nė kėtė lojė. Midis tyre isha edhe unė. Unė nuk kasha asnjė dyshim se kujt duhej t’ia jepja votėn, apo cilėn anė duhej tė mbėshtesja - pėr kėtė bindjet e mia konservatore ishin tashmė tė pjekura - por shpesh kisha ndjesinė se me botėkuptimin, parimet dhe kulturėn time, unė qėndroja mė afėr grupit tė urryer demokratik, sesa grupit konservativ, i cili me mungesėn e tij tė plotė tė qėllimeve, mė dukej krejt i huaj. Pėr mė tepėr qė fati ma kishte caktuar edhe karrigen pranė grupit demokratik. Unė rrija nė njė bankė me peshkopin ortodoks, Fan Noli, njeri shumė I kulturuar dhe simpatik, udhėheqės i Partisė Demokratike, me tė cilin mė hahej muhabeti pėr mrekulli. Kėtė e patėn zbuluar shpejt ca spiunė demokratikė dhe e kishin diskutuar nė njė mbledhje partie. Por njė udhėheqės tjetėr i tyre, Luigj Gurakuqi, njė shqiptar I shkolluar dhe i jashtėzakonshėm i asaj kohe, i shprehu me kėto fjalė tė qėlluara dyshimet e tij: “Si mund tė jeni kaq budallenj dhe tė besoni se Eqrem beu mund tė kalojė ndonjė ditė nė anėn tonė? Si mund tė besoni se ai, pėrparimet e rėndomta tė tė cilit nė shkallėn e ulėt tė gjimnazit i njoftoheshin vazhdimisht telegrafisht tė jatit nga Ministria e Jashtme p. dhe m. nė Vjenė, do tė bėhet, befas, demokrat? Ai ėshtė aristokrati mė i shkolluar dhe mė i regjur nga tė gjithė: po tė ishte nevoja, qoftė edhe kundėr pikėpamjeve tė veta, ai do tė bashkohej edhe me djallin, mjaft qė tė na kundėrvihej neve!” Ky zjarr i kryqėzuar komplimentesh tė dyanshme, nuk do tė kishte qenė, megjithatė edhe aq i rrezikshėm, tė mos kishte kaluar grupi demokratik nė disa veprime tė njė natyre tjetėr. Paladinėve tė mendėsisė demokratike u kishte rėnė nė kokė pėr poste dhe ofiqe zyrtare; me demokraci ata nėnkuptonin artin pėr tė zėnė njė post drejtues dhe pėr ta pėrdorur atė pastaj, sipas qejfit. Por meqenėse kjo ishte e pamundur me rrugė legale parlamentare (sepse ata nuk mund tė shpresonin kurrė pėr shumicėn nė parlament), ata kėrkonin t’i arrinin qėllimet e tyre me mėnyra jolegjitime dhe tė dhunshme, ndėr tė cilat, mė e para, ishte mėnjanimi i kundėrshtarit qė u dukej mė i rrezikshėm, Ahmet Zogut.

    (vijon)

    Ne vazhdimin tjeter do tė mund tė lexoni:
    - Cilat ishin planet e partisė kundėrshtare pėr Ahmet bej Zogun?
    - A pranonte Partia Demokratike ta shfrytėzojė dhunėn pėr qėllime politike?
    - Sa lehtė ishte tė vrasėsh nė Shqipėri?
    no respect whatsoever for authority - Richard Feynman.

  4. #4
    Peja o qytet i bekuar
    Anėtarėsuar
    28-03-2002
    Postime
    310

    Agjitatorėt e atentateve

    E zhgėnjyer qė, me gjithė parregullsitė dhe dhunėn e ushtruar gjatė zgjedhjeve, nuk arriti suksesin e dėshiruar, Partia Demokratike filloi ta provojė tani fatin me kėrcėnime dhe vrasje

    Eqrem Bej Vlora: Kujtime (4)


    Ne kishim dijeni pėr kėto plane tė mbrapshta tė partisė kundėrshtare, sepse ata flisnin pėr to gjithandej, por nuk na e merrte kurrė mendja se gjer ku mund tė shkonin kėta njerėz me urrejtjen e tyre. Atyre u ishte mbushur mendja top se nė njė Shqipėri parlamentare, ata ishin thirrur nga historia pėr tė drejtuar fatet e kombit dhe se bejlerėt duhet t’ua lėshonin vendin vullnetarisht, qoftė edhe pėr tė larė mėkatet e kryera, gjoja, nė rrjedhė tė shekujve. Kjo sqimė ishte e mundur vetėm te njė popull tej mase krenar dhe fodull si shqiptarėt. Por demokratėve do t’u duhej mė vonė tė hanin ca kumbulla tė tharta. E zhgėnjyer qė, me gjithė parregullsitė dhe dhunėn e ushtruar gjatė zgjedhjeve, nuk arriti suksesin e dėshiruar, Partia Demokratike filloi ta provojė tani fatin me kėrcėnime dhe vrasje. Nuk duhet harruar se ē’u bė kundėr Myfit bej Libohovės e grupit tė tij nė prefekturėn e Gjirokastrės nga prefekti Tromara, nga kapiteni i xhandarmėrisė Koēo Muka dhe majori i xhandarmėrisė Ahmet Lepenica. Kėta njerėz – tė nxitur edhe nga Tirana - vodhėn dhe falsifikuan votat, burgosėn dhe rrahėn zgjedhės dhe sė fundi, me dorėn e banditit grek Koēo Memo, organizuan edhe njė atentat kundėr Myfit bej Libohovės dhe vranė njėrin nga njerėzit e tij. Por me gjithė kėto pisllėqe ky aristokrat tepėr inteligjent, i shkolluar dhe i pasur, mundi tė fitojė nė zonėn e vet dhe luajti mė vonė njė rol tė rėndėsishėm. Nuk shkoi shumė dhe kjo politikė e papėrgjegjshme u kthye edhe kundėr Ahmet Zogut vetė. Si vegėl pėr kėtė demokratėt pėrdorėn djaloshin ekstravagant matjan, Beqir Valterin. Kėtė tė ri ata e pėrpunuan pėr njė kohė tė gjatė, derisa ai pranoi tė vrasė mirėbėrėsin e tij, Ahmet Zogun, njeriun qė para dy vjetėsh me paratė e veta e kishte ēuar pėr studime nė Itali. Po a ishte pėr t’u ēuditur me kėtė plan vrasjeje kur, vrasėsi i Esat Pashė Toptanit, Avni Rustemi, tė cilin drejtėsia franceze, me njė manipulim tė habitshėm tė ligjit, e nxori tė pafajshėm dhe qė Qeveria shqiptare e shpalli hero dhe e bėri deputet, kur ky vrasės i pabesė pra, kapardisej nėpėr Tiranė dhe brohoritej ngado si njė shpėtimtar i atdheut? Ky shembull u tregonte gjithė djemve shqiptarė sesi me anė tė njė plumbi tė shkrepur nga prapa shpinės, si burracakėt, mund tė bėheshe “njeri i madh”!.
    Se ē’pėrmasa kishte marrė psikoza e vrasjeve mund ta ilustrojė njė shembull. Nė vitin 1923, unė bashkė me kunatin tim Ajet bej Libohova, po udhėtonim me njė anije italiane nga Vlora nė Sarandė. Kabina jonė ishte afėr sallonit. Meqė dera nuk ishte e mbyllur dhe hyrjen e ndante me sallonin vetėm njė perde, brenda dėgjohej shkoqur ēdo fjalė qė flitej aty. Vrasėsi i Esat Pashės, Avni Rrustemi, dhe disa studentė ishin ulur pėrreth kunatit tim dhe po bisedonin pėr politikė. Unė u futa nė kabinė pa i pėrshėndetur fare. Kunati im ishte rritur nė Zvicėr, kishte jetuar pėr njė kohė tė gjatė nė Greqi dhe ishte “demokratizuar” pra, thellė; djemtė qė ishin pėrreth vinin tė gjithė nga krahina e tij (Libohovė), ndaj nuk u ēudita fare qė ata me t`u takuar, filluan menjėherė sipas zakonit grek, tė flasin pėr politikė. Kunati im kishte pikėpamje tejet liberale pėr bashkėjetesėn e popujve dhe ishte shumė larg nacionalizmit. Ai u shpjegoi tė rinjve tė mirat qė njė popull I vogėl si ai shqiptar, mund tė kishte nga marrėdhėniet miqėsore me fqinjėt e tij (nė kėtė rast, Italia, Greqia dhe Jugosllavia), ai pėrshkroi bukur dėmet qė mund tė kishte njė popull i prapambetur nga luftėrat klasore apo partiake, ai predikoi masė dhe urtėsi, me njė fjalė pėrdori tė gjithė regjistrin e retorikės liberale. Biseda e tij nuk kishte pasur asgjė tė dėnueshme, e megjithatė unė dėgjova me veshėt e mi, kur disa minuta pasi ai ishte larguar, Avni Rustemi tha: “Ne thurim plane sesi t’i mėnjanojmė, pėr tė mirėn e popullit, njerėz tė tillė tė rrezikshėm si Shefqet Vėrlaci dhe Myfit Libohova. A nuk do tė ishte mė mirė qė tė parin tė vrisnim kėtė Ajet bej renegat! Me fjalėt e tij prej shenjtori ai kėrkon tė vrasė entuziazmin e rinisė!” Kjo e mbushi kupėn! Kėtij dėshtaku bukėshkalė i ishte rritur mendja nga vrasja e Esat Pashė Toptanit! Unė dola nga kabina, iu afrova tė rinjve dhe u thashė atyre me ton tė qetė se me plane tė tilla vrasjeje I bėhet njė shėrbim shumė i keq Shqipėrisė, aq mė tepėr kur dihet qė vrasja sjell me vetė aksionin e hakmarrjes. Madje-madje, disa herė mjaftonte pėr kėtė dhe vetėm ndėrmendja. Prandaj djelmoshat do tė bėnin mirė tė mendoheshin thellė para se tė merreshin me kėto punė! Ata mbetėn pa zė. Por nga vėshtrimet e tyre ishte e qartė se ēfarė mendonin pėr mua. Mirėpo unė nuk kisha pse tė trembesha: para sallonit rrinin dy zezakėt e mi tė armatosur deri nė dhėmbė. Pra nuk ishte e kėshillueshme tė shiteshin si heronj komedish! Grupi i vrasėsve demokratė ia besoi ēirakun Beqir Valteri mjeshtrit tė vjetėr Avni Rustemi pėr ta shkolluar. Ditė pėr ditė, nė njė vend jashtė Tiranės e nė prani tė disa krerėve, zhvilloheshin ushtrime nė qitje, siē e pohoi mė vonė vetė atentatori. Kur u stėrvit aq sa tė besohej se mund tė qėllonte pėr vdekje njė njeri nė largėsi 25 metra, ai u quajt i aftė pėr tė kryer vrasjen e tij “atdhetare”.

    (vijon)

    Ne vazhdimin tjeter do tė mund tė lexoni:
    - A pat sukses atentati mbi kryeministrin Zogu?
    - Ēfarė ngjau nė Parlament pas atentatit mbi Zogun?
    - Kush e qetėsoi atmosferėn?
    no respect whatsoever for authority - Richard Feynman.

  5. #5
    Peja o qytet i bekuar
    Anėtarėsuar
    28-03-2002
    Postime
    310

    Atentati mbi kryeministrin Zogu

    Mė ra nė sy se atė ditė grupi i Partisė Demokratike prapa meje po rrinte ēuditėrisht i heshtur dhe i merakosur. Ka tė ngjarė qė kėshtu tė mendoj tani, por sidoqoftė atė ditė pata ndijimin sikur ata po prisnin, tė tendosur, diēka. Befas ushtuan dy krisma nė shkallėt e ndėrtesės, qė u pasuan nga njė qetėsi e ngrirė...

    Eqrem Bej Vlora: Kujtime (5)


    Mė 23 shkurt 1924, gati tė gjithė ne, deputetėt, thuajse kishim zėnė vendet tona pėr seancėn e pasditės tė Asamblesė. Mungonte vetėm Qeveria, pra edhe kryministri Ahmet Zogu. Unė rrija, si gjithmonė, pranė mitropolitit Fan Noli, nė bankėn e radhės sė parė, majtas hyrjes. Mė ra nė sy se atė ditė grupi i Partisė Demokratike prapa meje po rrinte ēuditėrisht i heshtur dhe i merakosur. Ka tė ngjarė qė kėshtu tė mendoj tani, por sidoqoftė atė ditė pata ndijimin sikur ata po prisnin, tė tendosur, diēka. Befas ushtuan dy krisma nė shkallėt e ndėrtesės, qė u pasuan nga njė qetėsi e ngrirė. Pastaj u hapėn me vrull dyert e sallės dhe brenda hyri Ahmet Zogu, me revolver nė dorė. Ai ishte prerė nė fytyrė, por ecte me shtatin drejt dhe pas disa ēastesh e mori veten, madje buzėqeshi dhe vajti me ēap tė sigurt tek bangoja e Qeverisė, ku u ul nė njė vend tė caktuar pėr sekretarėt. Ne tė gjithė u bėmė nė ēast tė vetėdijshėm pėr gjendjen dhe e kuptuam menjėherė se ē’kishte ndodhur. Se nė raste tė tilla populli ynė e mbledh veten shpejt dhe ėshtė shumė i disiplinuar. Disa deputetė qė kishin miqėsi me Ahmet Zogun iu mblodhėn pėrqark, pjesa tjetėr e deputetėve ngriu kėrcėnueshėm, nėpėrvendet e saj, prapa nesh. Unė e vlerėsova sakaq rrezikshmėrinė e gjendjes sime, por edhe nė pėrgjithėsi. Kjo qetėsi e kjo heshtje mund tė shndėrrohej nga ēasti nė ēast nė katrahurėn mė tė madhe. Unė rrija pothuaj nė mes tė garibėve demokratė; nga e djathta e sallės, pra, para meje dhe anash pultit tė presidiumit, ishin vendet e konservatorėve. Tė gjithė ishin tė armatosur! Tė vinte puna tek armėt, unė isha nė mes tė plumbave tė miqve dhe tė armiqve. Ndaj brofa nė kėmbė, i pėshpėrita nė vesh peshkopit shakaxhi “bėfshi qejf” dhe nxitova drejt lozhės sė dėgjuesve, ku po rrinte njė miku im i partisė, doktor Simonidhi 5 nga Vunoi i Himarės. E ndihmova atė tė kaptonte parmakėt e lozhės dhe e ēova tek Ahmet Zogu pėr t’i parė plagėt. Zogu nė fillim nuk i besoi dhe nuk deshi ta linte kėtė tė panjohur ta vizitonte, por pastaj, kur unė e sigurova se mjeku ėshtė i besueshėm, nuk kundėrshtoi mė. Plagėt ishin tė rėnda por pa rrezik pėr jetėn: dy plumba e kishin marrė kalimthi duke e ēarė thellė, njėri nė kofshė e tjetri nė baqth; plagėt u lidhėn pėrkohėsisht. Unė shkova te miku dhe kushėriri im, Iljaz bej Vrioni. Ai kishte qenė dy herė kryeministėr dhe shumė herė tė tjera ministėr dhe njihej nga tė dyja anėt si njeri i paqes. Pra, nė ato ēaste ai ishte personi mė i pėrshtatshėm pėr tė bėrė thirrje pėr qetėsi dhe gjakftohtėsi! Kryetari i seancės, Eshref Frashėri dhe gjithė ekipi i tij ishin zhdukur nga presidiumi dhe kishin zėnė vrimat nė tė katėr anėt e sallės. Unė e kėshillova Iljaz bej Vrionin tė shkonte nė presidium dhe tė mbante njė fjalim tė shkurtėr, qetėsues. Ai e bėri kėtė, gjeti tonin e duhur dhe pati suksesin e dėshiruar. Pastaj u bė i gjallė edhe vetė Ahmet Zogu. Nga karrigja ku rrinte ai foli me zė tė fortė e tė qetė: “Zotėrinj! Nuk ėshtė hera e parė nė botė qė nė njė parlament ndodh diēka si kjo qė mė ndodhi mua. Unė u lutem miqve tė mi, ta peshojnė rastin me gjakftohtėsi dhe pastaj tė veprojnė”. Zogu ishte pėrsėri zot i plotė i ndjenjave dhe veprimeve tė veta - duke zgjuar admirimin tim tė vėrtetė! Ndėrkaq nė hollin e parlamentit dėgjoheshin krisma tė njėpasnjėshme, ne tė gjithė ishim tė shqetėsuar, ngaqė nuk po merrnim vesh se ē’po bėhej. Kush qėllonte dhe kundėr kujt? Mė vonė mėsuam se atentatori Beqir Valteri ishte ngujuar nė nevojtore, ndėrsa rojat e parlamentit, pėr ta detyruar tė dorėzohej e bėnė shoshė strehimin e tij. Ndėrkaq vetė Beqir Valteri kėndonte nė nevojtore kėngė heroike, mbase pėr t’i dhėnė zemėr vetes, dhe nga prapa derės qėllonte edhe ai trimėrisht mbi rrethuesit. Atentati kundėr Zogut shkaktoi prerjen e menjėhershme tė ēdo kontakti me Partinė Demokratike, jo se ne ushqenim ndonjė simpati tė tepruar apo besim tė verbėr ndaj Ahmet Zogut, por sepse ky akt na fyente tė gjithėve dhe ishte si tė na shpallej luftė hapur. Dhe mė tepėr nga tė gjithė, peshėn e fyerjes e ndjeu vetė Zogu. Siē e donte zakoni shqiptar, pas kėsaj ai nuk doli nga shtėpia deri ditėn qė sfida mori pėrgjigjen e duhur. Dhe pėr tė dhėnė ndėshkimin e merituar ai pėrdori me mjeshtėri njė mjet qė i dha mundėsi tė vriste dy miza me njė tė qėlluar. Ai nuk lejoi t’i preken as qimet e flokėve atentatorit, tė kapur, ndėrkaq, nga rojet e parlamentit tė komanduara nga Osman Gazepi, por e thirri dhe e pyeti se pėrse kishte dashur ta vriste. Beqir Valteri i tregoi tė gjitha pa fshehur asgjė, pėr ēka jo vetėm iu fal jeta, por edhe u trajtua mire gjatė kohės qė qėndroi i burgosur nė kazermėn e rojave tė parlamentit. Atentatori, qė tė tėra kėto m’i ka rrėfyer vetė mė 1943, largohet pastaj nga vendi mė 1925, kur Partia Demokratike u dėbua nga Zogu, dhe shkoi nė Francė, prej nga kthehet pėrsėri nė Shqipėri mė 1939 dhe pushkatohet nga komunistėt mė 1945.

    (vijon)

    Ne vazhdimin tjeter do tė mund tė lexoni:
    - Si u hakmor Ahmet Zogu?
    - Si bashkoi dy rrymat politike - esadizmin dhe ahmetizmin?
    - Cilat ishin rrethanat qė sollėn diktaturėn 15-vjeēare?
    no respect whatsoever for authority - Richard Feynman.

  6. #6
    Peja o qytet i bekuar
    Anėtarėsuar
    28-03-2002
    Postime
    310

    Mjerimi i Shqipėrisė

    Asnjėherė mė shumė se nė kėtė pranverė tė vitit 1924 papjekuria, egoizmi i skajshėm dhe intrigat e gjithmbarshme, nuk kanė luajtur rol mė tė mjerė nė Shqipėri

    Eqrem Bej Vlora: Kujtime (6)


    Ahmet Zogu e dinte kush ishin organizatorėt. Ai pajtoi njė njeri nė Tiranė, qė kishte marrė prej vitesh me qira njė mulli bloje nga Esat pasha (njėherėsh edhe vetė esatist i njohur), i cili qėlloi me revolver dhe plagosi rėndė Avni Rrustemin, vrasėsin e Esat pashė Toptanit dhe nxitėsin kryesor tė atentatit kundėr Zogut. I plagosuri vdiq dy ditė mė vonė nė spitalin e Tiranės. Ky kishte qenė njė akt i shkėlqyer hakmarrjeje, qė jo vetėm pėrputhej me rregullat e kodit tė Vendetės shqiptare, por bėnte edhe njė shėrbim tjetėr: pajtonte dy rryma politike, esatizmin dhe ahmetizmin, deri atėherė tė ndara. Por vrasja e Avni Rrustemit ishte njėherėsh edhe shkėndija qė ndezi flakadan zjarrin deri atėherė tė mbuluar, tė urrejtjes sė vjetėr disavjeēare midis krahut demokratik dhe atij aristokratik. Urrejtja, si njė udhėkryq, ndante Shqipėrinė osmano-feudalo-myslimane nga ajo nacionalo-socialisto-demokratike. E nė rrethanat ekzistuese ky zhvillim do tė ēonte pashmangėsisht nė vendosjen e njė diktature qė do tė zgjaste 15 vjet. Nė mbrėmjen e po asaj dite unė me Myfit bej Libohovėn i bėmė njė vizitė nė shtėpi Ahmet Zogut. Megjithė njėfarė temperature, Zogu e kishte marrė tashmė veten nga shoku i pėsuar. Sipas zakonit tė keq shqiptar, nė dhomėn e tė sėmurit hynin e dilnin me qindra vizitorė, pa dashur t’ia dinė nėse ky interes i pėlqen apo e bezdis tė sėmurin. Piheshin pambarim cigare dhe kafe, ndėrkohė qė i sėmuri, pėr tė mos e humbur burrėrinė nė sytė e botės, jo vetėm qė duhej t’i priste buzagaz, por edhe t’u jepte muhabet. Dhe Ahmet Zogu i pėrmbushte nė mėnyrė tė shkėlqyer kėto kėrkesa tė etiketės shqiptare. Asnjė fjalė e keqe pėr atentatorin dhe pėr nxitėsit e tij nuk doli nga buzėt e tij, asnjė emėr nuk u pėrmend. Por pikėrisht kjo shpėrfillje nė dukje ishte ogur mė i keq pėr organizatorėt e atentatit dhe pėr pasojat e aktit tė tyre. Mua mė erdhi edhe njė herė nė majė tė hundės nga rrengjet qė ofronte politika shqiptare. Mora leje, me kokėn time, dhe u nisa pėr nė Vlorė. Por pas disa ditėsh doli qė kisha rėnė nga shiu nė breshėr! Ajo qė po luhej nė Vlorė, ishte doemos vetėm refleksi i asaj qė po ndodhte nė Tiranė, por e mjaftueshme megjithatė, pėr tė ēmendur njė njeri normal. Si pasojė e manipulimeve tė Partisė Demokratike, nė Tiranė po bėheshin gjashtė javė pa arritur tė formohej njė qeveri. Si kėrpurdha tė helmuara nė njė moēal shpėrthenin intrigat e grupeve dhe tė partive: dora e “kuqe” dhe “e zezė”, organizata Bashkimi dhe shoqata tė tjera revolucionare, anarkike, e mė tė shumtėn qesharake, qė mbillnin vetėm kaos. Kėshilli i Regjencės dhe shumica e Asamblesė, gjatė njė periudhe qetėsie relative, u pėrpoqėn tė kalojnė kandidaturėn e Iljaz bej Vrionit pėr kryeministėr. Por “dora e zezė” (intelektualė tė dėshtuar, nėpunės dhe oficerė tė politizuar) e kėrcėnonte me vdekje kandidatin nė rast se ai merrte nė kabinetin e tij Ahmet Zogun. Rruga ishte bėrė kėshtu gjykatės pėr fatet e vendit. Partitė “demokratike” kishin zgjedhur pėr zgjidhje hakmarrjen pėr vrasjen e Avni Rrustemit. Ata kėrkonin qė nga vrasja e njė sektaristi ekstravagant tė pėrligjnin njė revolucion shoqėror, dhe nė kėtė anarki tė pėrgjithshme, ata shpresonin, mė nė fund, qė tė fitonin njė pushtet tė pakufizuar. Kjo quhej asokohe demokraci nė Shqipėri! Mė sė fundi, mė 30 mars 1924, Kėshilli I Regjencės ngarkoi Shefqet bej Vėrlacin me krijimin e qeverisė sė re. Misioni i tij ishte tė pėrpiqej pėr vėllazėrimin e rrymave tė ndryshme politike dhe pėr rivendosjen e rendit dhe tė idesė sė shtetit: njė dėshirė e devotshme, por thuajse e parealizueshme. Dhe meqenėse Shefqet Vėrlaci mbahej si vjehrri i ardhshėm i Zogut, rryma demokrate u zemėrua jo pak. Ajo u pėrpoq me tė gjitha mėnyrat qė ta bėnte qesharak programin e tij dhe ta vinte nė lojė nė sytė e popullit kabinetin e tij. Por kur pas dy javėsh “demokratėve” iu ofruan dy poste nė atė kabinet (Luigj Gurakuqi nga Shkodra pėr financat dhe doktor Fahriu nga Kosova, pėr arsimin), ata jo vetėm qė I pranuan sakaq postet, por qė nė mbledhjen mė tė parė tė Asamblesė, kėnduan kėngė lavdėrimi pėr qeverinė dhe pėr qėllimet e larta, pa interes vetjak dhe atdhetare tė Shefqet Vėrlacit. Asnjėherė mė shumė se nė kėtė pranverė tė vitit 1924 papjekuria, egoizmi i skajshėm dhe intrigat e gjithmbarshme, nuk kanė luajtur rol mė tė mjerė nė Shqipėri. Kėto mbrapshti paralizuan gjithė aparatin shtetėror dhe kabinetit Vėrlaci nuk I mbetej tjetėr veēse nga mėngjesi nė darkė tė pėrpiqej pėr mbajtjen e rendit dhe tė qetėsisė. Gjatė kėtyre ditėve ndodhi diēka qė i nxeu edhe mė tepėr gjakrat. Njė bandė kusarėsh vrau dhe grabiti nė pyllin e Mamurasit dy amerikanė tė pakujdesshėm. Askush nuk e dinte se cilėt ishin fajtorėt, ndaj edhe nuk mund tė orientoheshin. Demokratėt e shfrytėzuan sakaq kėtė ngjarje fatkeqe duke e akuzuar Zogun se ai i kishte vrarė amerikanėt, pėr t’i dhėnė njė provė “botės” se vetėm ai ėshtė nė gjendje tė vendosė qetėsinė dhe rendin nė Shqipėri. Natyrisht, njė shpifje e tillė e ulėt nuk do tė kishte merituar as vėmendjen mė tė vogėl, nėse mė vonė (gusht 1924), pasi Partia Demokratike kishte marrė pushtetin, tė mos inskenohej njė proces gjyqėsor i mirėfilltė, me dėshmitarė tė rremė e mė the tė thashė, i cili fajėsoi pėr kėtė vrasje Ahmet Zogun.

    (vijon)

    Ne vazhdimin tjeter do tė mund tė lexoni::
    - Ēfarė bėhej nė Vlorė
    - Si i harruan demokratėt “premtimet” pėr Avni Rrustemin
    - Ēfarė i sugjerohej Eqrem bej Vlorės qė tė bėjė
    no respect whatsoever for authority - Richard Feynman.

  7. #7
    Peja o qytet i bekuar
    Anėtarėsuar
    28-03-2002
    Postime
    310

    Nė jug e veri nxitet kryengritja kundėr Tiranės

    Nga tė dyja anėt parregullsitė ndiqnin njėra-tjetrėn: demagogėt shfajėsoheshin pėr aktet e tyre tė paligjshme se po vepronin nė emėr tė ēlirimit tė popullit nga tirania, Partia qeveritare Konservatore mbrohej, duke thėnė se gjendjet e jashtėzakonshme luftoheshin me masa tė jashtėzakonshme

    Eqrem Bej Vlora: Kujtime (7)


    Njė komedi e ngjashme ishte edhe ceremonia e nderimit para arkivolit tė hapur tė Avni Rrustemit nė spitalin e Tiranės. Tė gjithė ata qė e quanin veten “popull” dhe “demokratė” kaluan pėrpara arkivolit tė kėtij karagjozi kriminel tė cilin donin, me doemos, ta ngrinin nė piedestalin e heroit kombėtar dhe tė martirit. Me radhė, udhėheqėsit e Partisė Demokratike ngjiteshin pranė arkivolit dhe zbraznin rrėketė e fjalėve tė tyre, pa dashur t’ia dine se pėr popullin kėto poza janė krejt tė huaja, sepse ato shkelin zakonet dhe kuptimin e tij pėr dinjitetin njerėzor. Kjo shfaqje u zhvillua pėr njė javė tė tėrė nė Tiranė dhe pastaj nė Vlorė, pėr gazin e gjithė kalamajve. Gjithė kjo shfaqje hipokrite ndiqte vetėm njė qėllim: tė ngrinte peshė zemrat e njerėzve dhe nga trazira e pėrgjithshme, tė fitonte kapital politik. Nė kėtė vazhdė befas, Partia Demokratike vendosi ta transportojė tė vdekurin nė Vlorė, ta varrosė nė njė lėndinė tė vogėl trekėndėshe para barakės sė teatrit dhe kinemasė nė kryqėzimin e rrugės Skelė-Kaninė-Vlorė dhe pėrmbi tė, tė ngrejė njė pėrmendore. Me qėllim gjoja, qė ta pėrjetėsojė. Nė tė vėrtetė, pas tre muajsh grumbulli i dheut dukej krejt i lėnė pas dore, ndėrsa pas tre vjetėsh ishte zhdukur fare Me vjegė se po pėrcjellin trupin vdekatar tė atdhetarit tė madh, shumė politikanė tė mirėfilltė dhe asish tė improvizuar u vunė nė lėvizje nga Tirana dhe pėrmbytėn Vlorėn, si njė luzmė karkalecash. Tė ardhur nga tė gjitha anėt e Shqipėrisė, ata u bashkuan atje me shokėt e tyre nė qytet. Qė prej gati njė jave ata kishin filluar tė organizonin tubime, nė tė cilat flitej hapur pėr shkėputje nga Tirana, pėr mbajtjen nė Vlorė tė njė seance tė posaēme tė Asamblesė Kombėtare, shkurt pėr njė revolucion. Njė herė qesh ftuar edhe unė nė njė tubim tė tillė dhe vetėm aty e pashė se sa larg kishin shkuar kėta kokėnxehtė. Unė kėputa ēdo lidhje me ta dhe desha tė qėndroja asnjanės dhe madje nė kundėrshtim me vetė miqtė e parties sime, tė cilėt pėrbėnin shumicėn e popullsisė dhe mė nxisnin tė vihesha nė krye dhe t’i dėbonim me dhunė nga qyteti kėta luftėnxitės. Ndėr tė gjitha pavendosmėritė nė karrierėn time politike pėr tė cilat unė e qortoj veten, edhe kjo ishte e pafalshme. Pa asnjė mundim unė do tė kisha mundur tė merrja iniciativėn, tė dilja fitues dhe atėherė shumė gjėra nė Shqipėri do tė kishin rrjedhur ndryshe. Edhe kėsaj here mė mungoi bindja e duhur dhe entuziazmi i aventurės. Miku im shumė i nderuar, mėkėmbėsi i mbretit tė Italisė dhe Shqipėrisė mė 1939-43, shkėlqesia e Tij Franēesko Jakomoni di St. Severino, mė thoshte gjithmonė: “Eqrem Bej, ju jeni kėshilltari mė i mirė dhe mė I mprehtė qė mund tė pėrfytyrohet, por ju keni tė metėn se vetė nuk dėshironi kurrė tė angazhoheni plotėsisht!” Shefi im i mirė dhe shakatar i atėhershėm kishte tė drejtė, ndonėse ai harronte tė shtonte se “Quidquid agis, prudenter agas et respice finem!”. Sepse mua po mė rrėshqiste nėn kėmbė jo vetėm toka shqiptare, por edhe ajo italiane. Qeveria e Tiranės dėrgoi nė Vlorė toger Qazim Radovanin me tri kompani, tė cilat do tė mund tė kishin mbėshtetur njė operacion spastrimi, por unė nuk isha i sigurt se gjer ku duhej t’u besoja fjalėve tė miqve tė partisė sime. Ata rrinin nė shtėpinė time nga mėngjesi nė darkė vonė, ndėrkohė qė unė vetė duhej tė merresha edhe me dy miq tė nderuar qė banonin nė shtėpi – pėrfaqėsuesin gjerman zotin R.fon Kardorf dhe zotin prof. Ugolini. Vėshtrimi im depėrtonte gjer thellė dhe pikaste thelbin komik tė gjendjes. Nė tė gjitha sallonet e shtėpisė, me raki e kafe pėrpara, farkėtoheshin plane lufte ku tė dukej vetja nė rolin e shpėtimtarit tė rendit dhe tė disiplinės. Mė vinte pėr tė qeshur. E pėrsėris: pėr tė pasur sukses nė politikė nuk mjafton vetėm aftėsia e madhe e gjykimit, pozicioni drejtues, apo edhe trimėria personale. Duhet, mė tepėr, tė heqėsh dorė nga ēdo “sense of humor”, ta shtypėsh zėrin e ndėrgjegjes dhe nė ēastin e duhur t’i hedhėsh tė gjitha nė lojė, edhe atėherė kur arsyeja tė thotė njėqind herė jo. Unė nuk i kisha pra, kėto veti - apo, mbase gabime, tė nevojshme pėr tė vėnė nė jetė vullnetin tim politik nė Shqipėri. Ngjarjet nė Vlorė gjetėn jehonė edhe nė veri tė Shqipėrisė (Shkodėr). Kėtu vepronte grupi politiko-letrar “Ora e maleve”, i drejtuar nga deputeti Luigj Gurakuqi, njė njeri me kulturė tė madhe, por edhe ambicioz jashtė ēdo mase. Por konceptet e disciplines dhe tė pėrkatėsisė sė anėtarit tė njė qeverie parlamentare ishin avulluar te kėta demagogė gjer nė atė shkallė, sa Luigj Gurakuqi, ministėr i Financave nė qeverinė e Shefqet Vėrlacit, del si udhėheqės i rebelimit kundėr vetė qeverisė sė tij. Nė malėsinė e prefectures sė Kosovės, vepronte kryengritėsi I vjetėr Bajram Curri, i cili merrte nga qeveria 330 napolona ar, si kolonel rezervė, pėr tė mbajtur “qetėsinė dhe rendin”, por nė tė vėrtetė ai ishte vetė me rebelėt dhe nxiste trazirat nė vend. Pėr tė frenuar veprimtarinė e tij, qeveria kishte lejuar tė birin e armikut tė tij tė vjetėr Riza bej Kryeziu, Ceno beun, tė jetonte nė tokėn e lire shqiptare, edhe pse ai ishte nėnshtetas jugosllav (nga Gjakova). Nga tė dyja anėt parregullsitė ndiqnin njėra-tjetrėn: demagogėt shfajėsoheshin pėr aktet e tyre tė paligjshme se po vepronin nė emėr tė ēlirimit tė popullit nga tirania, Partia qeveritare Konservatore mbrohej, duke thėnė se gjendjet e jashtėzakonshme luftoheshin me masa tė jashtėzakonshme.

    (vijon)

    Ne vazhdimin tjeter do tė mund tė lexoni:
    - Si filloi kryengritja e Barjam Currit
    - Si mori dhenė kryengritja kundėr qeverisė
    - A dėshironin tė vėnin diktaturė ushtarake demokratėt
    no respect whatsoever for authority - Richard Feynman.

  8. #8
    Peja o qytet i bekuar
    Anėtarėsuar
    28-03-2002
    Postime
    310

    Shqiptarėt nuk qeverisen me mjete parlamentare

    Bajram Curri me disa qindra ndjekės tė tij pushtoi Kukėsin, kryeqendrėn e prefekturės sė Kosovės dhe shpalli kryengritjen kundėr qeverisė sė Tiranės. Curri pas njė lufte tė rreptė arriti tė ketė sukses kundėr qarkkomandantit Muharrem Bajraktari: por me krismat e para tė pushkėve nė Kukės, Rubikoni ishte kaluar

    Eqrem Bej Vlora: Kujtime (8)


    Ndėrkaq nė zallahinė e ideve, aksioneve dhe shfajėsimeve u pėrvijua dalngadalė njė e vėrtetė e padiskutueshme: shqiptarėt nuk I qeverisje dot me mjete parlamentare paqėsore! Ministėr i Mbrojtjes nė qeverinė paraardhėse tė Ahmet Zogut pati qenė kolonel Ismail Vatzati. Meqenėse ai nuk u zgjodh mė nė zonėn e tij elektorale, Delvinė, u lut nga Shefqet Vėrlaci qė tė jepte dorėheqjen nga posti; nė vend tė tij u emėrua togeri Mustafa Aranitasi, njė ushtarak i ndershėm dhe i zoti, me aftėsi tė mira teknike, por tė dobėta politike. Kjo lėvizje disi e beftė funksionarėsh bėri qė gjashtė deputetė, miq tė ishministrit tė Mbrojtjes, t’i kthejnė krahėt Partisė Konservative dhe tė bėhen me atė demokratike. Ishin kėta minjtė e parė qė braktisnin anijen qė po mbytej? Kryeministri Shefqet Verlaci me mjetet e pakta qė kishte nė dorė, e mė tepėr me fjalė tė mira, pėrpiqej ndershmėrisht tė mbante rendin nė vend. Nė vazhdė tė politikės sė tij paqėtuese, ai shpalli nė Asamblenė Kombėtare se qeveria i ishte lutur Ceno bej Kryeziut tė mos qėndronte mė nė pjesėn shqiptare tė Kosovės, por tė vinte nė Tiranė (26 prill 1924), edhe pse ai sipas ligjeve nė fuqi, si shqiptar i pėrtejkufirit gėzonte tė njėjtat tė drejta si edhe ēdo nėnshtetas shqiptar. Ky gjest shpirtmadh i qeverisė, jo vetėm qė nuk ndihmoi arritjen e qėllimit tė dėshiruar, paqėtimin e shpirtrave, por pėrkundrazi solli pasoja krejt tė papritura. Me t’u larguar Ceno bej Kryeziu, Bajram Curri me disa qindra ndjekės tė tij pushtoi Kukėsin, kryeqendrėn e prefekturės sė Kosovės dhe shpalli kryengritjen kundėr qeverisė sė Tiranės. Curri pas njė lufte tė rreptė arriti tė ketė sukses kundėr qarkkomandantit Muharrem Bajraktari: por me krismat e para tė pushkėve nė Kukės, Rubikoni ishte kaluar. Dhe kėshtu kjo kryengritje e turpshme kundėr shumicės absolute tė zgjedhur nė Asamblenė Kombėtare, kundėr qeverisė legale, mori mė nė fund, formė tė hapur. Komandant i garnizonit tė Shkodrės ishte toger Rexhep Shala, njė ish-oficer turk i klasit tė tretė, njė ushtarak ambicioz, i biri i njė malėsori, i cili, bashkė me kolegun e tij nė Shqipėrinė e Jugut, toger Qazim Qafėzezin, synonte tė vendoste njė diktaturė ushtarake. Programi i obskurantistėve demokratė ishte: shpėrndarja e Asamblesė Legjislative, krijimi i njė qeverie ushtarake me vetėm tre ministra civilė (pėr financat, arsimin dhe drejtėsinė) dhe zgjedhje tė reja pėr njė kuvend popullor. Kėto synime demagogėt i quanin tė lira, demokratike dhe tė drejta! Megjithėkėtė njerėzit ende nuk e kishin marrė seriozisht kėtė lėvizje, edhe pse ajo tashmė kishte paralizuar qeverinė dhe Asamblenė Kombėtare. Nė Tiranė deputetėt ishin pėrpjekur disa herė tė mblidheshin, por ata nuk pėrbėnin dot shumicėn vendimmarrėse sepse numri I tyre ishte rrudhur nė 49. Ndėrkaq Shkodra ra nė duart e rebelėve. Por ndėrtesa qeveritare edhe nėpunėsit e saj nuk u dhanė. I vetmi zyrtar qė nė kėtė kohė e kreu deri nė fund detyrėn e tij ishte komandanti i xhandarmėrisė, kapiten Ferit bej Gabo Frashėri. Ai nuk deshi tė bėjė kompromise me kryengritėsit dhe mė 31 maj 1924, u barrikadua nė ndėrtesėn qeveritare. Aty edhe mbeti i vrarė. Ai ishte njė burrė trim, krenar dhe besnik i detyrės e i thirrjes sė tė parėve, njeri qė e mbajti lart sa e sa here nderin e fisit tė vet. Edhe nė Vlorė lėvizja po bėnte pėrparime. Major Qazim Radovicka me tri kompanitė e tij, mbante njė qėndrim asnjanės. Ndonėse vinte ēdo ditė nė shtėpinė time pėr tė pirė kafe dhe raki, ai u qėndronte larg bisedave pėr luftėn tė miqve, tashmė tė ndezur keqas, tė partisė sime. Disa ditė mė vonė ia behu toger Qazim Qafėzezi me ushtrinė e tij prej 200-300 burrash. Ky kokėtul sqimatar kishte ngecur keqas nė rrjetėn e njė partie, e cila hollė-hollė, ishte e huaj dhe armiqėsore pėr tė. Edhe nė kėtė ēast qeveria qendrore e kishte fuqinė (po tė ishte njė njeri i vendosur nė krye tė saj), ta shpėrndante bandėn revolucionare. Forcat e mbledhura nė Tiranė dhe pėrreth saj (afro 7000 burra), si edhe njerėzit besnikė ndaj qeverisė, do tė kishin mjaftuar plotėsisht pėr t’u dhėnė dėrmėn kėtyre plehrave. Por bejlerėt, pėr tė cilėt ėshtė shpifur aq shumė (jo agallarėt dhe njerėzit e tjerė tė shquar tė vendit), u trembėn prej pėrgjegjėsisė sė njė lufte civile, deri ditėn qė kundėrshtarėt e tyre, qė e dinin mirė se ē’duhej tė bėnin, i dėbuan tė gjithė si qen tė zgjebosur, apo i futėn nėpėr burgje! Kjo dėshmon edhe njė herė se sa larg mendėsisė sė popullit kishin ngelur ata. Mė kot kėshillonte Zogu pėr masa energjike, mė kot i lutej ai qeverisė tė hidhej poshtė protesta e deputetėve tė Korēės, tė cilėt I trembeshin njė ndėrhyrjeje greke dhe t’i besohej atij komanda e pėrgjithshme qė tė rivendoste rendin brenda javės; kryeministri gjeti forca vetėm pėr tė dhėnė dorėheqjen, siē dėshironin rebelėt dhe pėr t’ia kaluar detyrėn Iljaz bej Vrionit. Gjatė njė tubimi nė Vlorė (23 maj 1923) rebelėt kishin premtuar se, po tė ndodhte kėshtu ata hiqnin dorė nga kryengritja. Por ata pritėn qė Ministria e Brendshme t’i jepej toger Rexhep Shalės dhe Ministria e Mbrojtjes toger Qazim Qafėzezit. Kur kjo nuk u bė ata filluan nga dy drejtime marshimin drejt Tiranės. Ndėrkaq Ahmet Zogu ishte emėruar nga qeveria kryekomandant i trupave qeveritare. Mirėpo ky emėrim vinte shumė vonė dhe nė ēastin e fundit as Ahmet Zogu nuk mund tė bėnte mrekullira.

    (vijon)

    Ne vazhdimin tjeter do tė mund tė lexoni:
    - Si rrodhi kryengritja
    - Si dėshtoi nė Vlorė xhandarmėria dhe ushtria
    - Si e lėshoi qeveria edhe njė rast pėr t’i dhėnė fund kryengritjes
    no respect whatsoever for authority - Richard Feynman.

  9. #9
    Peja o qytet i bekuar
    Anėtarėsuar
    28-03-2002
    Postime
    310

    Fan Noli bėhet kryeministėr me short

    Eqrem Bej Vlora: Kujtime (9)


    Qė mė 19 maj 1924, komandanti i grupit verior tė rebelėve, toger Shala, kishte dėrguar njė repart ushtarėsh pėr tė marrė Lezhėn. Por ata u zmbrapsėn nga populli dhe xhandarmėria dhe mundėn tė vendosen vetėm nė rrėnojat e kalasė sė vjetėr. Tri a katėr ditė mė vonė filloi marshimi I kryengritėsve nga Vlora nė Tiranė. Nė Vlorė xhandarmėria dhe ushtria kishin dėshtuar: major Taip Shkodra, njėkohėsisht edhe komandant i shkollės sė xhandarmėrisė nė Ujėt e Ftohtė, si edhe major Qazim Radovicka, i vunė trupat e tyre nėn komandėn e toger Qafėzezit (250 xhandarė dhe 270 ushtarė) dhe u urdhėruan tė formojnė pararojėn e marshimit mbi Tiranė. Grupi kryesor pėrbėhej nga disa qindra ushtarė dhe po aq civilė tė armatosur. Edhe njė herė qeveria pati mundėsi qė me anė tė njė veprimi energjik t’i jepte fund kėsaj komedie, kur mė 28 maj 1924, trupat besnike tė qeverisė, nėn komandėn e kapiten Demės, rrethuan nė Ardenicė major Taip Shkodrėn me forcat e tij. Por kryeministri i ri Iljaz bej Vrioni i qėndroi besnik parimit tė mosveprimit dhe dha urdhėr tė shmanget ēdo gjakderdhje. Kėshtu ndodhi qė rebelėt i shpėtuan ndėshkimit tė merituar dhe mė 2 qershor morėn Beratin dhe Lezhėn, mė 8 qershor Lushnjėn dhe Peshkopinė, nė 9 qershor Kavajėn dhe mė 10 qershor Tiranėn. Dy ditė mė parė anėtarėt e qeverisė dhe deputetėt kishin ikur nė brendėsi tė vendit, ose nėpėrmjet Durrėsit jashtė vendit, ndėrsa Zogu vetėm atė ditė, bashkė me njerėzit e tij, ishte larguar pėr nė Homesh. Kishte mbaruar kėshtu edhe akti i dytė I komedisė. Njė turmė e mbledhur dosido, pa lidhje tė brendshme, pa njė ideal tė pėrbashkėt, pa asnjė organizim, e shtyrė dhe e njėjėsuar vetėm nga ambicia dhe lakmia, e panjohur dhe pa pėrvojė, kishte fituar dhe kishte marrė nė dorė fatet e vendit, vetėm e vetėm ngaqė ish-klasa e lartė nuk kishte arritur ta luante rolin e saj pėr arsye shkujdesjeje, paaftėsie, dembelie, zemėrvogėlsie dhe mungese uniteti! Tė gjitha kėto tė pakuptueshme dhe tė pamotivuara! Nė udhėkryqin e zhvillimit shoqėror tė Shqipėrisė, fati mori anėn e zhvillimit demokratik dhe me orientim tė majtė. Kėtu nuk mund tė ndryshohej mė asgjė, dhe kėtė rrethanė mė vonė e mori parasysh edhe Zogu, kur gjatė regjimit tė tij diktatorial, nuk favorizoi bejlerėt qė e ndihmuan tė ngjitej, por borgjezinė e re nė ngjitje. Nė themel, revolucioni demokratik urrehej jo vetėm nga ish-klasa e lartė, e dėmtuar dhe e kėrcėnuar rėndė, por edhe nga vetė populli i thjeshtė. Ai ishte i huaj dhe pak I pėrshtatur ndaj mendėsisė sė tij, kishte shumė zhurmė dhe shumė fjalė tė bujshme. Pėr shekuj me radhė populli kishte jetuar nėn njė regjim tė topitur dhe kishte gjetur qetėsinė e mbase, edhe lumturinė e tij. Ndaj tani atij nuk i pėlqente qė ky shtet tė prishej me risi teorike dhe tė pakuptueshme. Njė pjesė e rebelėve kėrkonte ta shkatėrronte rendin e vjetėr, tė fuste ide dhe mėnyra jetese tė reja, tė cilat u binin ndesh traditave dhe tė gjitha shprehive tė popullit, kjo shkonte larg! Bėhej fjalė pėr nocionet mė tė shenjta dhe mė thelbėsore tė mėnyrės shqiptare tė jetesės! Idetė e barazisė, tė lirisė dhe tė vėllazėrimit qė kėta njerėz predikonin, sipas shembullit tė Revolucionit Francez, te populli shqiptar kishin pasur prej kohėsh njė kuptim tjetėr nga ai i vendeve tė Evropės demokratike. Ēdo shqiptari, kur ishte puna pėr nderin dhe tė drejtėn e tij, i dukej vetja e barabartė (nė mos mė e mirė) me tjetrin, secili ishte I lirė nė rrethin e tij tė bėnte dhe tė lejonte ē’tė donte dhe askush nuk kėrkonte tė ishte me doemos vėllai i tjetrit, nėse ky nuk e kishte zgjedhur me vullnet tė lirė pėr vėlla. Fakti qė beu, agai dhe afendikoi nuk ua jepnin vajzat e tyre malėsorėve, kjo nuk ishte tjetėr veēse e drejta e tyre e natyrshme pėr tė vepruar me vullnet tė lirė. Miku im personal dhe kundėrshtari politik, metropoliti shumė i kulturuar, Fan Noli tha njė ditė: “Ky vend i ēuditshėm nuk ka shok nė botė. Kėtu shpesh bej mund tė jetė njė fshatar, fshatari njė patric; tė gjithėve, nėn ato gunat e lypėsit iu duket vetja kalorės I barabartė dhe madhėshtor sa edhe tjetri. Kėtu ndryshimi midis tė pasurit dhe tė varfrit, midis tė madhit dhe tė voglit, midis tė fortit dhe tė dobėtit, fshihet nga ndjesia e dinjitetit tė barabartė, apo edhe e pėrshtatjes. Kėtu ėshtė sinori midis mėnyrės evropiane dhe asaj aziatike tė jetesės, midis koncepteve sociale gjermane dhe latine, midis etikės sė krishterė dhe asaj myslimane, kėtu ėshtė paleta ku ngėrthehen tė gjitha ngjyrat dhe dritėhijet, tė gjitha reflekset e sė kaluarės dhe e sė tashmes”. Ky burrė i menēur u bė shtytėsi dhe simboli i kėtij revolucioni, gjoja shoqėror dhe ekonomik. Fitorja e tij e solli atė nė karrigen e kryeministrit (16 qershor 1924). Zgjedhja u bė me short, si nė lojėrat e fatit. Mėtues pėr kėtė post ishin Sulejman bej Delvina, Qazim Koculi dhe Fan Noli, secili kishte miqtė dhe kundėrshtarėt e vet. Njė votim I rregullt parlamentar nuk mund tė bėhej, sepse, e para, nuk kishte fare parlament, e dyta, edhe sikur tė kishte, deputetėt demokratė nuk pėrbėnin shumicėn. Atėherė u pėrdor njė sistem special. U hodhėn nė njė shportė tri pusulla me emrat e tė tre kandidatėve dhe pastaj u mor njė “fėmijė i popullit” (mbase ndonjė arixhofkė e vogėl) tė nxirrte njėrėn nga kėto pusulla. Fati zgjodhi Fan Nolin dhe ai u bė kryeministėr.

    (vijon)

    Ne vazhdimin tjeter do tė mund tė lexoni:
    - Kush ishte Fan Noli?
    - Ēfarė bėhej nė emėr tė kryeministrit Noli?
    - Si u varros edhe ai pak respekt qė gėzonin “revolucionarėt”?
    no respect whatsoever for authority - Richard Feynman.

  10. #10
    Peja o qytet i bekuar
    Anėtarėsuar
    28-03-2002
    Postime
    310

    Qeveria qė u bė gazi i botės

    Duke qenė se nė regjimin e ri po ndodhnin mė tepėr komedi se tragjedi, duke qenė se mė tepėr se despotic dhe tiranik ai ishte qesharak, ndodhi qė ai pak prestigj i qeverisė revolucionare u varros shumė shpejt

    Eqrem Bej Vlora: Kujtime (10)


    Fan Noli (Stilian Mavromati) u lind nė vitin 1883 nė fshatin shqipfolės tė Ibrik Tepesė, nė afėrsi tė Edrenesė. Pėrgatitjen pėr t’u bėrė mė vonė ē’u bė, ai ua detyron (rrjedhojė e politikės sė turqve pėr t’i parė si grekė tė gjithė ortodoksėt, edhe kur ata flisnin gjuhė tjetėr) shkollave greke nė fshatin e lindjes dhe nė Stamboll. Pas mbarimit tė gjimnazit, ai jetoi disa kohė nė kryeqytetin turk, duke bėrė punė tė ndryshme. Meqė kishte prirje pėr aktor, filloi tė luajė nė skenėn e njė trupe tė vogėl teatrale nė skelėn e Galatas. Njė ditė fati e solli qė tė takohej me ca priftėrinj rusė. Zgjuarėsia dhe prirja e tij pėr studime filozofike tėrhoqėn vėmendjen e murgjėve tė cilėt vazhduan ta ndihmonin edhe mė tej, derisa ai u pranua nė njė seminar fetar nė Rusi. Pas gjashtė vjetėsh u dorėzua prift dhe pėr njohuritė e tij gjuhėsore, u dėrgua nė njė mision rus nė Amerikė. Kėtu filloi pėr Fan Nolin (emri i marrė si prift) karriera, ku ai u bė vėrtet “i madh” dhe fitoi mirėnjohjen e bashkatdhetarėve tė tij shqiptarė, lufta e tij pėr ēlirimin e kishės ortodokse tė Shqipėrisė nga ndikimi grek. Ideja nuk ishte e re: tė gjithė popujt e tjerė tė Ballkanit, nė rrjedhė tė shek. tė 19 ishin ndarė me mundim nga kisha greko-ortodokse nė Stamboll dhe kishin themeluar kishat e tyre autoqefale. Por askush nuk kishte guxuar, deri atėhere, t’u tregonte 300.000 shqiptarėve ortodoksė rrugėn e emancipimit dhe tė pėrgatiste mjetet pėr kėtė. Sė pari Fan Nolit iu desh tė pėrkthente nė shqip tė gjitha tekstet e nevojshme pėr ritet fetare. Me zgjidhjen e kėsaj detyre tė nevojshme pėr ekzistencėn e njė pjese tė rėndėsishme tė kombit shqiptar, me themelimin e njė kishe shqiptare-ortodokse autoqefale, Fan Noli e futi veten nė radhėn e atdhetarėve mė tė mėdhenj shqiptarė. Nga pikėpamja politiko-partiake mund tė mos jesh me tė pėr qėndrimin e tij socialist, madje, herė-herė, komunist, por nė kėtė pikė nuk i duhet ngrėnė haku; ai e shpėtoi pjesėn ortodokse tė popullit shqiptar, pėr Shqipėrinė dhe pėr etninė shqiptare. Por ka edhe veti e merita tė tjera qė e radhisin atė ndėr burrat e mėdhenj tė popullit shqiptar. Veprimtaria e tij letrare shkonte nga pėrkthimet e shkrimeve kishtare deri tek ato tė Shekspirit dhe Gėtes, njė seri e pambarim veprash tė shkruara, tė gjitha me njė shqipe tė bukur, tė kuptueshme, ndonėse pakėz folklorike. Kėtė njeri pra, i cili pak kuptonte nga politika, e sidomos nga ajo qė quhet e tillė nė Shqipėri, i cili nuk kishte haber nga administrimi, e nxorėn nė krye. Dhe ēfarė nuk u bė me emrin e Fan Nolit, shumė herė madje edhe pa dijeninė e tij! Disa ditė pas hyrjes sė “ēlirimtarėve” nė Tiranė dhe para syve tė qeverisė, u bėnė ca gabime qesharake, apo mė mirė t’i quajmė ēilimillėqe. Grupe tė rinjsh tė Bashkimit, veshur me ca rroba liri, njė shkėrbim i keq I uniformės fashiste, filluan tė bridhnin nėpėr Tiranė duke kėrkuar njerėz tė nderuar, tė cilėt i detyronin tė pinin vaj recini. Pėr botėkuptimin e tij konservativ si viktimė e kėtij poshtėrimi ishte shėnuar edhe deputeti Salih Efendiu nga Vuēiterrna e Kosovės. Nja njėzet bashkimistė e vunė nė mes viganin flokėverdhė dhe i zgjatėn, duke qeshur, shishen me vaj recini. Salih Efendiu e mori atė me qetėsi, u mbėshtet pas murit pranė dhe ia pėrplasi shishen me sa fuqi pati atij qė ishte mė pranė, pastaj nxori revolverin dhe thirri: “Unė nuk jam nga ata qė mund tė turpėrohen nga plehra si ju. Nė qoftė se ju ngulni kėmbė qė tė mė jepni me pėrdhunė vaj recini, atėhere dijeni, ēdo gllėnjkė do tė kushtojė njė jetė njeriu. Kush ka dėshirė ta paguajė kėtė ēmim, le ta bėjė provėn e parė!” Ata u shpėrndanė sakaq dhe u fshehėn si minjtė! Dhe ishin tė gjithė tė armatosur! Ja pra edhe njė dėshmi tjetėr se sa pak e njihnin karakterin e popullit shqiptar kėta gjysmė tė arsimuar, tė vjetėr e tė rinj, tė cilėt dėshironin tė sillnin nė Shqipėri ato qė kishin parė nė dhe tė huaj dhe qė ata i quanin reforma shoqėrore. Duke qenė se nė regjimin e ri po ndodhnin mė tepėr komedi se tragjedi, duke qenė se mė tepėr se despotik dhe tiranik ai ishte qesharak, ndodhi qė ai pak prestigj i qeverisė revolucionare u varros shumė shpejt. Vdekjet dhe vrasjet do ta kishin ndezur urrejtjen ndaj saj, por nuk do tė kishin prekur nderimin. Njė qeveri qė bėhet qesharake, ėshtė e mbaruar. Shkoi gjer atje sa merreshin me shaka edhe hapat seriozė dhe tė rrezikshėm tė autoriteteve. Pas marrjes sė pushtetit, qeveria ngriti njė gjykatė speciale, e cila lypsej tė dėnonte “krimet” e parties konservatore. Natyrisht njė vjegė pėr tė arrestuar gjithė ata njerėz qė ishin tė padėshiruar pėr qeverinė. Nė Berat u arrestua Neshat bej Vrioni, njė shakaxhi I njohur. Prokurori i drejtohet me rreptėsi: “I pandehur! Ju akuzoheni se keni shkaktuar dhe keni marrė pjesė nė vėllavėrasje. Ē’thua pėr kėtė akuzė?” “Po” - i pėrgjigjet me tė qeshur Neshat beu - unė kam qenė aty kur u rrahėn vėllezėrit, por jo se rrahjen e shkaktova unė, sepse qė kur kanė ardhur nė kėtė botė “vėllezėrit shqiptarė” janė rrahur gjithmonė me njėri-tjetrin. Por pėr vrasje nuk bėhet fjalė! Unė i numėrova vėllezėrit pėrpara dhe pas rrahjes. Dhe ke parė ti? Nė numėrimin e dytė mė dolėn disa qindra vėllezėr mė shumė se nė tė parin!” Gjyqtarėt e populli nė sallė ia krisėn gazit me tė madhe.

    (vijon)

    Ne vazhdimin tjeter do tė mund tė lexoni:
    - Si e shpėtoi babanė e tij Eqrem Bej Vlora
    - Si u arrestua Eqrem Bej Vlora
    - Nė cilin burg u mbajt Eqrem Bej Vlora
    no respect whatsoever for authority - Richard Feynman.

  11. #11
    Peja o qytet i bekuar
    Anėtarėsuar
    28-03-2002
    Postime
    310

    Qėndrimi nė burg

    Nė kryeqytet, si burg pėr ne ishte caktuar kazerma e re. Njė godinė e bukur dhe e re nė njė kodėr tė vogėl, disi mėnjanė qytetit, me dhoma tė bollshme e plot dritė. Tė mos ishte mendimi se ishim tė burgosur, them se qėndrimi nė ato dhoma me atė tarracė tė madhe nė katin e parė, madje do tė mė kishte pėlqyer

    Eqrem Bej Vlora: Kujtime (11)


    Nė mars tė 1924-s, kur gjendja nė Shqipėri filloi tė pėrkeqėsohet, im atė, duke pasur merakun tonė, erdhi nga Roma nė Vlorė dhe pati mundėsi kėshtu tė pėrjetonte zhvillimin e komedisė. Me kėtė rast ai u pat dėrguar Ahmet Zogut e disa tė tjerėve letra me kėshilla dhe mendime. Kėto letra u zbuluan nė Tiranė. Miqtė na lajmėruan se edhe emri i tij ishte futur nė listat e atyre qė do tė nxirreshin nė gjyq. Ne duhej ta dėrgonim atė sa mė shpejt nė njė vend tė sigurt. Unė dhe vėllai e ēuam babanė me shpejtėsi nė vilėn e kushėririt tonė tė vdekur, Siri beut, qė na ishte lėnė nė ruajtje, duke qenė se vajzat e tij tė mitura i kishte marrė nė Elbasan daja i tyre, Shefqet bej Vėrlaci. Prej aty, me barkėn tonė e ēuam nė anijen italiane tė postės qė ishte ankoruar nė Skelė. Tani qė e kishim siguruar, ne morėm frymė tė lehtėsuar. Mirėpo tani duhej tė bėja unė hesap hakmarrjen e demokratėve. Jo se unė isha shquar me ndonjė veprimtari veēanėrisht energjike ndaj tyre (gjė qė mund ta kasha bėrė lehtė), por sepse ata me kėto aksione spektakulare dėshironin tė shuanin pėrgjithmonė breroren e lavdisė sė bejlerėve. Ishte ora tetė e mėngjesit e njė dite tė nxehtė korriku, kur njė shėrbėtor futet nė dhomėn time dhe mė lajmėron se kanė ardhur dy xhandarė dhe duan tė bisedojnė me mua. Lajmi nuk mė gėzoi edhe fort, por sidoqoftė porosita qė t’i fusin nė sallonin e katit tė dytė. Ata mė thanė se kishin urdhėr tė mė shoqėronin nė komandėn e xhandarmėrisė. Unė u kėrkova kohė pėr t’u veshur, u ngjita nė papafingo dhe nga baxhua vura re se gjithė kopshti ishte rrethuar. E kuptova sakaq qė isha i arrestuar! Me tė pesė a gjashtė njerėzit e mi unė mund tė mbrohesha, ta zemė njė apo dy orė, por pėr tė ikur nuk mund tė bėhej fjalė. Aq mė tepėr qė nuk e vlente mundimi tė merrej nė sy njė rrezik i tillė. Atėherė iu nėnshtrova fatit, mora dy nga njerėzit e mi dhe shkova nė xhandarmėri. Komandant asokohe ka qenė kapiten Aziz Ēami, njė djalė energjik. Pikėpamjet e tij politike unė tashmė i dija. Ai ishte i biri i njė fillrojtėsi tė telegrafės, tė ikur nga Ēamėria dhe anėtar i disa grupimeve politike, tė cilat fillimisht ishin me Zogun, tani kishin dalė kundėr tij. Ai mė priti me shumė mirėsjellje, mė tregoi urdhrin e arrestit, lėshuar nga prokurori I Gjykatės speciale dhe m’u lut qė, atė natė tė bujtja nė njė nga dhomat e postkomandės dhe nesėr do tė mė pėrcillnin pėr nė Tiranė. Unė kisha tė drejtė tė sillja nga shtėpia shtresa dhe ushqime, si edhe tė takohesha
    me njerėz. Nuk shkuan as dy orė, kur hapet dera dhe brenda hyn Avni bej Delvina, kushėriri i im. Edhe ai ishte arrestuar dhe sjellė kėtu nga Gjirokastra. Tani burgimi u bė disi mė i pranueshėm. Ndėrkaq nėna dhe tezja kishin mobilizuar miqtė tanė. Tė nesėrmen nė mėngjes, kur nė orėn 6, tė shoqėruar nga 10 xhandarė, ne u nisėm nė kėmbė (kjo pėr tė na poshtėruar) drejt Tiranės, para dhe prapa nesh vinin 10 makina me njerėzit tanė, qė rrugės tė mos ndodhte edhe me mua ajo qė i kishte ndodhur kushėririt tim Siri beu. Nė Fier gjendja ndryshoi; atje e urdhėronte xhandarmėrinė nėntoger Xhevdet Ēelo, njė pinjoll I shtėpisė sė “fortė” tė Picarėve nė Labėri. Stėrgjyshi i tij, Ēelo Picari, nė vitin 1827 e kishte paralajmėruar Ismail bej Vlorėn, tė thirrur atėhere nė Janinė (dhe tė vrarė tradhtisht) nga serasqeri Reshit Pasha (Derbeharl), tė mos shkonte me kėmbėt e veta tek armiku dhe madje edhe e kishte shoqėruar njė copė udhė, pa arritur, megjithatė, t’ia kthente mendjen. Xhevdet Ēelo pra, ishte mik i vjetėr i shtėpisė sonė! Ne u pritėm dhe u sajdisėm mė sė miri nė komandėn e xhandarmėrisė dhe tė nesėrmen vazhduam rrugėn me makinė, a thua se ishim tė ftuar nderi. Nė kryeqytet, si burg pėr ne ishte caktuar kazerma e re. Njė godinė e bukur dhe e re nė njė kodėr tė vogėl, disi mėnjanė qytetit, me dhoma tė bollshme e plot dritė. Tė mos ishte mendimi se ishim tė burgosur, them se qėndrimi nė ato dhoma me atė tarracė tė madhe nė katin e parė, madje do tė mė kishte pėlqyer. Ne kishim secili dyshekun e vet; ushqimi, pėrsėri, i veēantė, na vinte nga njė restorant aty pranė, ndėrsa xhandarėt e gjorė ishin tė lumtur kur kishin rast tė na shėrbenin. Njė ditė mė vjen njoftimi zyrtar nga kryetari i Gjykatė speciale, ku mė kėrkohej tė vihesha nė shėrbim tė hetuesit tė ēėshtjes, avokat Abdyl Kuēit. Unė nuk e duroja dot kėtė kokorosh arrogant, njė nga mė tė paturpshmit nė Vlorė. Dhe kėshtu u pėrgjigja me shkrim se nuk pranoj nė asnjė mėnyrė tė vi nė kontakt dhe tė bisedoj pėr ēfarėdo teme me kėtė njeri. Njė hap, doemos, i kuturisur, sepse mosbesimi qė tregoja ndaj kėtij njeriu dhe kushtet qė vija mė poshtė, nuk i pėrkisnin, doemos vetėm personit tė zotit Abdyl Kuēi, por nė radhė tė parė gjykatės speciale dhe qeverisė, megjithatė unė po i prisja pasojat i qetė dhe i kėnaqur. Pas njė jave (ka qenė mbase mesi i shtatorit) mora njė njoftim tė ri: hetuesi ishte ndėrruar dhe tani do tė kisha punė me avokat Rasim Babameton nga Gjirokastra, njė mendjemadh i rrallė. Pyetjet dhe pėrgjigjet midis nesh ishin tė gjitha poza: akuzat ose ishin krejt tė trilluara, ose tė tilla qė nuk pėrbėnin akuzė. Unė e humba durimin. “Le t’I japim fund kėsaj komedie, Rasim efendi!”, i thashė. “Ju, sikundėr unė, e dini pėr bukuri se ky proces ėshtė kurdisur vetėm e vetėm pėr tė mė trembur dhe pėr tė mė poshtėruar mua. Por kjo nuk do tė ndodhė kurrė, sepse unė qėndroj mė lart se ata qė kėrkojnė tė mė nxijnė!”

    (vijon)

    Ne vazhdimin tjeter do tė mund tė lexoni:
    - A qėndroi gjatė Eqerm Bej Vlora nė burg?
    - Ēfarė i tha kryeministri Fan Noli pasi qe liruar?
    - Si i shpėtoi pritės pėr ta vrarė Eqrem Bej Vlora?
    no respect whatsoever for authority - Richard Feynman.

  12. #12
    Peja o qytet i bekuar
    Anėtarėsuar
    28-03-2002
    Postime
    310

    Shpėtimi nga prita

    Ishte buzėmbrėmje kur ne po kalonim urėn e Vjosės. Aty shohim tė vijė drejt nesh makina e tregtarit tė madh Nebil Gjata nga Fieri nga ku na bėnė shenjė tė ndaleshim. Vėllai i tij mė i vogėl, Ismail Gjata, po vinte nga Vlora dhe shprehu frikėn se poshtė fshatit Bestrovė ishte organizuar njė pritė

    Eqrem Bej Vlora: Kujtime (12)


    U ktheva nė burg qejfprishur, por atje mė priste njė befasi e kėndshme. Hasan Biēaku, njeri i qejfeve, kishte siguruar nga shoku i tij, ministri i Mbrojtjes Qazim Qafėzezi, lejen pėr tė na shtruar njė darkė tė mirė. Nė tarracėn e kazermės ishte shtruar njė tryezė madhėshtore: raki, meze, byrek, bakllava dhe njė mori pjatash tė tjera formonin motivin kryesor tė mbrėmjes pėr ne, si edhe pėr muzikantėt e arixhinjtė qė na rrinin pėrreth; nė gosti morėn pjesė edhe rojat tona dhe unė vura re se sa mire bisedonin ata me tė burgosurit e tyre. Unė pashė gjithashtu dhe bėra ēudi edhe me kolegėt e mi, se sa shpejt e gjetėn ata tonin e duhur me njerėzit e popullit, sa miqėsisht silleshin ata me rojat e tyre, pa i lejuar vetes asnjė distancim apo ndjenjė epėrsie. Njė botė kjo me tė vėrtetė e pėrmbysur, njė burg ky me tė vėrtetė i ēuditshėm dhe gazmor nė njė vend edhe mė tė ēuditshėm. Nga fundi i shtatorit njoftohem se isha i lire dhe se mund tė qėndroja ku tė doja, nė Tiranė apo nė Vlorė. Arrestimi im kishte rėnė nė sy dhe kishte shkaktuar pakėnaqėsi nė rrethet e moderuara tė Partisė Demokratike. Pas lirimit unė i bėra njė vizitė kryeministrit Fan Noli, i cili mė priti buzagaz: “Ju nuk mund tė bėnit pėrjashtim, mik i dashur! Ēdo njeri i ndershėm nė Shqipėri duhet tė provojė sė paku njė herė, burgun!” Pastaj i bėra njė vizitė edhe “gjysmėdiktatorit” Qazim Qafėzezi, qė ziente nga energjia (ai flinte tėrė ditėn dhe bėnte qejf tėrė natėn), i cili me atė ndershmėrinė e tij tė tejskajshme mė siguroi se “do t’ua pres ēapojtė atyre plehrave!” dhe mė tha qė pėr ēdo hall t’i drejtohesha atij. Nė hotel “Vianzoni”, ku unė desha tė qetėsoja disi shpirtin dhe trupin nė tryezėn time nė kopsht, vinin ēdo natė njė mori bosash tė Partisė Demokratike dhe shkriheshin nė bisedė miqėsore me mua gjer natėn vonė. Unė po e mbaja pėrsėri shtruar sofrėn sipas zakonit tė vjetėr tė bejlerėve! Mirėpo, nga ana tjetėr, kjo u ngjallte mosbesim dhe zili kėtyre intrigantėve. Ata propozuan qė tė arrestohesha pėrsėri dhe atėherė unė vendosa tė largohesha sa mė parė nga Tirana. Sepse e dija, qė nė ēdo revolucion vala e parė ėshtė shumė mė pak e rrezikshme se tallazet qė vijnė pas. Shkova nė Fier, qėndrova aty tri ditė te farefisi im, Vrionėt dhe pastaj u nisa pėr nė Vlorė i shoqėruar nga dy kushėrinjtė Vrioni, qė lavdi Zotit, ishin mjaft frikacakė; mirėpo, mbase pikėrisht frikės sė tyre ia detyroj unė jetėn. Ishte buzėmbrėmje kur ne po kalonim urėn e Vjosės. Aty shohim tė vijė drejt nesh makina e tregtarit tė madh Nebil Gjata nga Fieri nga ku na bėnė shenjė tė ndaleshim. Vėllai i tij mė i vogėl, Ismail Gjata, po vinte nga Vlora dhe shprehu frikėn se poshtė fshatit Bestrovė ishte organizuar njė pritė, ata kishin parė persona tė dyshimtė qė fshiheshin ferrave, ndėrsa dy pengesa me tel gjembaē kishin zėnė rrugėn. Meqenėse kudo nė botė kujdesi ėshtė nėna e urtėsisė, ne u kthyem mbrapsht. Po atė mbrėmje unė shkrova dhe i dėrgova njė letėr komandantit tė xhandarmėrisė nė Vlorė, major Taip Shkodrės, ku me fjalė mjaft tė vrazhda i njohtoja pėr pritėn dhe e bėja me dijeni se kėndej e tutje do tė kujdesesha vetė pėr mbrojtjen time. Njėkohėsisht dėrgova njė njeri te disa miq nė qytet dhe nė rrethinat e Vlorės, pėr t’iu njoftuar ē’kishte ndodhur. Tė nesėrmen, pėr tė mė marrė nė Fier, erdhėn 10 makina tė mbushura me njerėzit mė tė shquar tė krahinės, agallarė, fshatarė tė pasur, tregtarė, gjithė-gjithė nja 50 veta, tė cilėt u pritėn dhe u gostitėn princėrisht nė shtėpinė e Vrionėve. Kėtė vazhdar reklame unė e pata provokuar qėllimisht edhe pse, nė tė vėrtetė, i urrej kėto lloj demonstrimesh. Le tė bindeshin edhe njė herė demokratėt se ē’vlerė kishte ende njė bej, tė cilin ata donin ta flaknin tej si paēavure! Tani ata vėrshuan pėrsėri nė shtėpi! Tė gjithė oportunistėt qė i njihja aq mirė, me nė krye prefektin Seit Qemali nga Kanina, sepse ku ta dish se nga ē’anė do tė merrte kandari! Kaluan kėshtu tre muaj pritjeje. Tanimė po bėhej gjithnjė mė e qartė se kjo farsė e qeverisė nuk mund tė vazhdonte pėrjetė. Pėr kėtė kishte ndihmuar vetė Partia Demokratike. Po forcohej gjithnjė mė shumė bindja e pėrgjithshme, se njė regjim i tillė qesharak mund tė rrezikojė ekzistencėn e Shqipėrisė dhe paqen me fqinjėt. Me gabimet e qeverisė nė Tiranė dhe nė krahina mund tė shkruhej njė libėr i tėrė. Tė mos ishte rrethana qė kėta njerėz ishin tė paditur, tė papėrvojė, tė papjekur dhe lakmiqarė, qė i shfajėsonte pėr marrėzitė, ata duheshin mbyllur tė gjithė nė ēmendinė. Po tė analizoje programin e qeverisė sė Fan Nolit, tė shpallur nė qershor 1924, nė vėshtrimin e parė mund tė mendoje se ai pėrmbante kuintesencėn e tė gjitha parimeve tė arsyeshme tė njė qeverie bashkėkohore, liberale. E kush mund tė ishte kundėr njė programi tė tillė nė shekullin e 20? Me siguri asnjė evropianoperėndimor, por ama, ēdo shqiptar! Sepse tė gjitha kėto premtime tė mėdha ishin praktikisht tė pavlefshme. Ato e shkundnin kaq fort skeletin e kalbur tė shoqėrisė shqiptare dhe tė mėnyrės sė saj tė jetesės, saqė rreziku I shembjes ishte shumė mė i madh sesa disa pėrfitime qė gjithsesi, mund tė priteshin nga vėnia nė jetė e kėtij programi. Por pėr kėtė shqetėsoheshin shumė pak njerėz. Ata e dinin se nė kėtė vend gjysmėlindor gjellėn nuk e hanin tė nxehtė, sapo hiqej nga zjarri dhe shpresonin te koha dhe rrethanat.

    (vijon)

    Ne vazhdimin tjeter do tė mund tė lexoni:
    - Ēfarė ishte organizata Bashkimi
    - Ē’u bė me Ahmet Bej Zogun
    - Kush i ndihmoi Ahmet Bej Zogut tė ikte nė Jugosllavi
    - Si e shihte Jugosllavia Ahmet Bej Zogun
    no respect whatsoever for authority - Richard Feynman.

  13. #13
    Peja o qytet i bekuar
    Anėtarėsuar
    28-03-2002
    Postime
    310

    Ahmet Bej Zogu lidh aleancė me Jugosllavinė

    Pasi u largua nga Tirana mė 10 qershor 1924, bashkė mė njerėzit e vet, Ahmet Zogu u vendos nė Homesh tė Dibrės, me qėllim qė tė dilte nė Jugosllavi. Rrugėn pėr kėtė ia kishte hapur kunati i tij Ceno bej Kryeziu nga Gjakova, i vetmi shqiptar nė Kosovėn e pushtuar qė e kishte mirė me autoritetet jugosllave

    Eqrem Bej Vlora: Kujtime (13)


    Fillimisht nuk dukej aspak sikur organizata Bashkimi, e cila nė Tiranė, Shkodėr dhe qytete tė tjera ecte nė gjurmėt e lėvizjes sė tė rinjve fashistė nė Itali, do tė lejonte tėrheqje nga programi. Shumica e anėtarėve ishin nxėnės tė ndėrsyer tė shkollės sė mesme, qė nėn drejtimin e disa aventurierėve tė interesuar, shėrbenin si vegla tė verbra tė trazirės dhe tė anarkisė. Pa qenė tė autorizuar nga askush, ata llomotisnin dhe me skajshmėrinė e tyre kėrcėnonin madje, edhe qeverinė duke i bėrė ultimatume. Nocioni i ligjshmėrisė po zhytej e po fundosej gjithnjė e mė shumė nė vorbullėn e anarkisė. Anėtarėt e Kėshillit tė Lartė tė shtetit ishin tėrhequr nga postet e tyre; I fundit sosh, Sotir Peci (nga Korēa), qė kishte mbetur ende nė Tiranė, pėr arsye tė ndalimeve kushtetutore, nuk mund tė nėnshkruante mė asnjė dekret, kėshtu qė edhe ai u tėrhoq nga posti. Mė 2 korrik 1924 kryeministri Fan Noli mori pėrsipėr edhe funksionet e Regjencės, tė cilat mė parė i kishte ushtruar njė Kėshill Shteti me katėr anėtarė. Kush e zgjodhi apo kush e emėroi atė? Askush! Demokratėt qė pėr vite me radhė ishin ngjirur duke kėrkuar ligjshmėri dhe liri parlamentare, vendosėn tani vetė njė diktaturė, e cila, pėr mė tepėr, kishte tė keqen se nuk merrej seriozisht nga askush, pėrderisa ajo nuk zbatonte asnjė masė dhune. Mbetej kėshtu vetėm shpallja e gjendjes sė jashtėzakonshme, e cila e bėnte akuzuesin edhe gjyqtar, ndėrsa qeverinė organ tė njė pushteti tė pakufizuar. Lista e akteve tė vogla tė paligjshme tė tė ashtuquajturit regjim demokratik mund tė mbushte qindra faqe dhe ato provojnė se masat e tij terroriste nuk drejtoheshin vetėm kundėr bejlerėve tė urryer, por preknin tė gjitha shtresat e shoqėrisė shqiptare. Tanimė nuk dyshonte askush se jo vetėm vendit i mungonte pjekuria pėr njė regjim parlamentar, por edhe kėsaj shtrese tė re parvenysh i mungonin vetitė pėr tė udhėhequr kombin. Nuk ėshtė pėr t’u habitur pra, qė nė kėto kushte shumica e popullsisė kujtonte me shpresė Ahmet Zogun, edhe pse tė shumtė ishin ata qė kishin vėrejtje pėr personin dhe mjedisin e tij. E, megjithatė, ai ishte i vetmi burrė nė Shqipėri qė mund tė rivendoste rendin dhe qetėsinė dhe tė cilin tė gjitha shtresat e popullit, edhe nė mos e donin, sė paku e kuptonin. Pasi u largua nga Tirana mė 10 qershor 1924, bashkė mė njerėzit e vet, Ahmet Zogu u vendos nė Homesh tė Dibrės, me qėllim qė tė dilte nė Jugosllavi. Rrugėn pėr kėtė ia kishte hapur kunati i tij Ceno bej Kryeziu nga Gjakova, i vetmi shqiptar nė Kosovėn e pushtuar qė e kishte mire me autoritetet jugosllave. Ata dėshironin tė kishin nė Shqipėrinė e lirė njė njeri qė tė bėnte politikėn e tyre dhe po tė ishte nevoja, tė merrte pėrsipėr rolin e Esat pashė Toptanit. Dhe askush nuk dukej mė i pėrshtatshėm se Ahmet Zogu pėr kėtė rol. Ndaj jugosllavėt jo vetėm qė e lejuan grupin e zogistėve tė kalojė kufirin, por i mundėsuan atij edhe rekrutimin e shumė mercenarėve shqiptarė dhe rusė tė bardhė, nė zonėn e Dibrės jugosllave, Metohi. Ata e ftuan Ahmet Zogun nė Beograd dhe u morėn vesh me tė, qė si shpėrblim tė kėsaj ndihme, t’I bėhej njė korrigjim kufirit ekzistues nė Shėn Naum dhe nė Vermosh. Po kush i mbajti shpenzimet e njė operacioni kaq tė gjerė? Mė vonė ėshtė thėnė se Anglia, nėpėrmjet Anglo-Persian Oil Comp. i dha Ahmet Zogut njė paradhėnie prej 25.000 napolona ari (700.000 marka) pėr njė koncesion tė naftės nė tė ardhmen. Pėr mua kjo ėshtė njė pėrrallė. shtė e vėrtetė qė rrethet drejtuese politike nė Angli, nuk kishin ndonjė simpati pėr qeverinė e Fan Nolit, sepse ajo nė gusht tė vitit 1924 kishte njohur regjimin komunist tė Moskės, duke hapur kėshtu rrugėn pėr lidhjen e marrėdhėnieve diplomatike. Si pėrgjigje erdhi menjėherė nė Tiranė njė mision rus, i maskuar si kor kishtar. Ky akt aspak i mėnēur i Fan Nolit zemėroi shumė njerėz brenda dhe jashtė vendit dhe lėkundi edhe besimin e fundit ndaj tė ashtuquajturės qeveri demokratike tė kryeministrit. Pra mbėshtetja morale e Anglisė dhe Francės e njė kundėrrevolucioni nėpėrmjet Jugosllavisė, ishte e sigurtė, por mjetet e nevojshme materiale pėr kėtė, me siguri, mbetej t’i jepte vetė Jugosllavia. Qeveria jugosllave ishte vėnė nė lėvizje nga veprimtaria e Hasan bej Prishtinės dhe e D’Anuncios pėr njė kryengritje nė Kosovė. Beogradi dėshironte qė tė shmangte njėherė e mire rrezikun e njė politike ekspansive nacionaliste nė Shqipėrinė e lirė. Kėshtu ndodhi qė interesat nga mė tė ndryshme u bashkuan dhe i dhanė dorė Ahmet Zogut pėr tė pėrmbysur qeverinė e Fan Nolit. Operacioni u pėrgatit nė krahinėn jugosllave tė Dibrės. Mė 15 dhjetor 1924 u sulmua kazerma ushtarake e Peshkopisė e mbrojtur nga njė oficer i ri, kapiteni kosovar Ali Riza Topalli. Me marrjen e saj, u hap rruga drejt Shqipėrisė sė Mesme. Shumica e fiseve tė kėtyre trevave u bashkuan me forcat e Ahmet Zogut. Nė tė njėjtėn kohė njė repart i fortė kryengritėsish, i komanduar nga njė shqiptar ortodoks energjik, Koēo Kota, njė ish mėsues i fillores, niset nga Follorina (Kapshticė) e Greqisė dhe merr Korēėn. Vetėkuptohet qė edhe grekėt nuk donin tė mbeteshin shikues nė kėtė reformim tė gjėrave. Me ndėrmjetėsinė e disa deputetėve shqiptarė ortodoksė (Mihal Kaso dhe Petro Harito) ata u lidhėn nė Romė me Myfit bej Libohovėn dhe i propozuan atij qė tė merrte drejtimin e njė operacioni nga jugu, tė ngjashėm me atė tė jugosllavėve nė veri. Myfit beu u nis pėr nė Athinė e prej aty nė Janinė, ku ai mundi tė mbledhė njė grup tė ithtarėve tė vet, me tė cilin, nė ēastin e duhur, kapėrceu kufirin shqiptar dhe u vendos nė Jorgucat.

    (vijon)

    Ne vazhdimin tjeter do tė mund tė lexoni:
    - Si rrodhėn ngjarjet nė Shqipėri
    - Kur u largua pėr nė Vlorė qeveria e Fan Nolit
    - Si reagoi Vlora, qė konsiderohej qendėr e “demokratėve”
    no respect whatsoever for authority - Richard Feynman.

  14. #14
    Peja o qytet i bekuar
    Anėtarėsuar
    28-03-2002
    Postime
    310

    Qeveria e “demokratėve” bie

    Lajmet e ardhura nga kufiri me Jugosllavinė qė para njė jave e kishin pėrkeqėsuar aq shumė gjendjen e qeverisė, saqė ne nė Vlorė prisnim rrėzimin e saj nga minuta nė minutė. Autoritetet merrnin njėrėn masė pas tjetrės dhe tė gjitha nė kundėrshtim mes tyre, shenjė kjo e fundit tė afėrt

    Eqrem Bej Vlora: Kujtime (14)


    Njė repart ushtarak me komandant kapiten Ethem Toton, qė u dėrgua nė kufi kundėr tij, kaloi nė anėn e Myfit beut - anėtarėt e familjes Toto nga Kurveleshi kishin qenė tradicionalisht pasues tė Libohova-Arsllanpashalive. Por fortifikatat e postės kufitare ndodheshin ende nė duart e xhandarėve qė urdhėroheshin nga nėntoger Shefqet Gjonleka nga Kuēi dhe pengonin pėrparimin e forcave tė Myfit beut. Lajmet e ardhura nga kufiri me Jugosllavinė qė para njė jave e kishin pėrkeqėsuar aq shumė gjendjen e qeverisė, saqė ne nė Vlorė prisnim rrėzimin e saj nga minuta nė minutė. Autoritetet merrnin njėrėn masė pas tjetrės dhe tė gjitha nė kundėrshtim mes tyre, shenjė kjo e fundit tė afėrt. U bėnė pėrpjekje pėr tė mbledhur rekrutė, pėr tė organizuar ēeta (pėr tė ndėrsyer kapedanin e Mirditės kundėr matjanėve) pėr tė vėnė nė lėvizje forcat ushtarake tė vendosura nė Tiranė. Ngarkoheshin komandantė dhe shkarkoheshin pėrsėri, derisa shkoi puna aty, qė askush nuk u bindej mė urdhrave. Nė kėtė mėnyrė mė nė fund, mė 22 dhjetor 1924, qeveria u detyrua tė largohet pėr nė Vlorė. Por edhe kėtu gjendja kishte ndryshuar. Vlora e cila nė korrik, edhe pėr pakujdesinė time, u shndėrrua nė vatrėn e kėsaj komedie revolucionaro-demokratike, tani as donte tė dėgjonte pėr qėndresė nė mbrojtje tė krahinės, madje njerėzit, miq po edhe armiq, vinin tufa-tufa tek unė dhe mė kėrkonin me ngulm qė demokratėt e ardhur nė Vlorė tė kapeshin dhe t’i dorėzoheshin Zogut. Por i kultivuar dhe shpirtmadh, siē ma kishte qejfi tė isha, unė nuk kisha dėshirė t’i kurdisja gracka frikacakėsh armikut nė ikje. Ndaj edhe bėra ēmos qė tė mos e pengoja largimin e kėtij llumi. “A nemico che fugge, ponti d’oro!”, thotė njė fjalė e urtė italiane; sot, doemos, disi e dalė mode. Tė nesėrmen, ishte 24 dhjetori 1924, disa qindra veta mė vijnė nė shtėpi dhe mė kėrkojnė me forcė qė t’i hapet rruga Myfit beut nė Jorgucat. Mua mė kėrkohej qė tė shkoja nė kufi, si pėrfaqėsues i Vlorės, dhe ta siguroja atė se Vlora me krahinė kanė qenė vėrtet kundėr Ahmet Zogut, por kurrė kundėr tij. Unė mbeta pa gojė. Mes kėsaj turme laragane ishin kundėrshtarėt e mi qė bėrtisnin mė fort nė mbėshtetje tė ndėrhyrjes sime. Ata po vepronin krejt ashtu siē e kishte zakon shqiptari! Deri dje kishin qenė kundėrshtarė tė betuar tė beut, demokratė tė bindur, sot, kur nuk mbetej mė asnjė shpresė, ata nxitonin ta shfrytėzonin rrymėn e kundėrt dhe tė nxirrnin pėrsėri nė krye njė njeri, qė ata e dinin fort mirė se nuk do t’u bėnte asgjė tė keqe. Nė tė njėjtėn kohė ata donin ta bindnin Myfit bej Libohovėn se ata kishin parapėlqyer atė, njė “zotėri dhe politikan” toskė, ndaj atij “bajraktarit tė prapambetur tė veriut”. Intrigantė tė gjorė e tė vegjėl, qė gjatė gjithė jetės sė tyre nuk kishin bėrė tjetėr veēse kishin xhongluar nė telin luhatės tė politikės vendore shqiptare! Sa tė paktė ishin ata qė shpėtuan pa u rrėzuar! Pas makinės sime, kur u nisa, u radhitėn edhe njėzet makina tė tjera me njerėz tė ngjyrave politike nga mė tė ndryshme - gjer edhe asosh pa ngjyrė fare: Dhe kėshtu, aty nga dreka mbėrritėm nė Jorgucat, pėr t’i dhėnė fund njė loje disi teatrale. Para fortifikatės shqiptare tė kufirit, bridhte tutje-tėhu dhe me hapa tė mėdhenj, nėntogeri i ri Shefqet Gjonleka e, duke lėvizur duart, duke folur me vete apo me tė tjerėt, protestonte me forcė: ai nuk mund ta nxijė faqen, ai mban njė emėr “historik”, ai nuk mund tė lejojė askėnd tė kalojė kufirin, pa i vėnė njollė vetvetes, njė vend i tėrė i ka kthyer sytė nga ai, e tė tjera e tė tjera. Nga ana tjetėr e kufirit, kundėrshtari dhe bashkėvendasi i tij, kapiten Ethem Toto, i bėrtiste nga fortifikata greke: “Ti ia ke nxirė tashmė faqen vetes, duke mbrojtur ende ato fundėrina komuniste qė dje krisėn e ikėn, duke na lėnė ty dhe mua nė baltė!” Pėrreth tė dy gurmazmėdhenjve rrinin nė kėmbė a nė bisht qindra njerėz (tė shumtėt ishin kundėr kaposhit Gjonleka), pėr tė mos u shpėtuarasnjė skenė e kėtij dueli. Myfit beu me njerėzit e tij qėndronin disi mėnjanė dhe prisnin, sepse askush kėtu nuk donte ta shkrepte pushkėn i pari. Atėkohė zbres unė nga makina, shkoj me hap tė vendosur te Gjonleka i ri, e zė pėr krahu dhe them me zė tė lartė qė ta dėgjojnė tė dy palėt: “Shefqet Gjonleka as do, as mundet ta hapė kufirin qė i kanė besuar; deri mė sot shtėpisė sė tij nuk i ėshtė nxirė faqja ndonjėherė. Por ai, me siguri, nuk do tė ketė kundėrshtim tė na e dorėzojė komandėn neve, pėrfaqėsuesve tė Vlorės dhe tė krahinės. Dhe kėshtu nderi e turpi i asaj qė mund tė ndodhė, nuk e prekin mė atė!” Faqja u shpėtua, rruga u hap! Disa minuta mė vonė njerėzit e Myfit beut vėrshuan nė postėn kufitare shqiptare dhe u vėllazėruan me kundėrshtarėt. Shfaqja kaloi pa efekte dramatike. Pastaj ne u nisėm nė njė kolonė prej mė se njėqind makinash nė drejtim tė Gjirokastrės tė shoqėruar me tingėllimat festive e gazmore tė kėmbanave tė kishave tė fshatrave ortodokse djathtas e majtas luginės sė Drinos. Po atė ditė Myfit beu i dėrgoi njė telegram shumė miqėsor e tė ēiltėr Ahmet Zogut, ku e uronte pėr fitoren e pėrbashkėt. Myfit beu, hiq ato huqet dhe gabimet prej beu, nė tė tjerat ishte njė burrė zemėrhapur dhe bujar, qė kurrė nuk e godiste pas shpine, qoftė mikun, qoftė armikun. Ai qe dhe mbeti gjatė gjithė jetės sė tij mik dhe bashkėpunėtor i Ahmet Zogut. Ai e kishte pa hile me tė. Por nuk mund tė thuhet e njėjta gjė edhe pėr Ahmet Zogun – personalisht ai kishte simpati pėr Myfit beun, admironte bujarinė, dijet e tij tė thella, zemėrgjerėsinė dhe artin pėr tė bėrė miq ngado; por nė tė njėjtėn kohė ai edhe e kishte zili dhe frikė se njė ditė mund tė bėhej i rrezikshėm. Dhe me konkurrentėt Zogu nuk njihte shaka.

    (fund)
    no respect whatsoever for authority - Richard Feynman.

  15. #15
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    Post Eqerem bej Vlora

    Eqerem bej Vlora – Kujtimet, Vellim i pare 1885-1912

    Vitet e femijerise ne Vlore
    (1885-1899)


    Ne hyrjen juglindore te qytetit te Vlores, ne kryqezimin e shume rrugeve qe, duke zene fill nga rruga e Skeles, te conin ne qender te qytetit, ne mes te nje parku te madh prej 40.000 metrash katrore, rrethuar me mure te larta tete metroshe dhe me dy porta ne te, ka qene deri ne vitin 1925 nje ndertese e stermadhe, me nje tjeter me te vogel perpara. Ai ishte konaku I Vlorajve, perfshi haremin (banesen e grave) dhe selamllekun (banesen e burrave). Kurse populli kete kompleks e quante thjesht “sarajet e beut”. Ketu, ne 1 dhjetor 1885 linda une, si bir I Syrja bej Vlores dhe I Mihri hanem Toptanit. Dhe sic me tregon nena, “linda me kemishe”, dmth. si kanakar I fatit. Kjo bestytni popullore me ka sjelle vertet fat ne jete, por I lumtur une nuk kam qene kurre.

    Gjate gjithe jetes mua me ka shoqeruar nje frike e pashpjegueshme, nje brenge e brendshme, thuajse nje makth. Te kete qene frike? Por une nuk u jam trembur kurre as njerezve, as kafsheve, as sendeve. Kryenec dhe I mbyllur, ne te gjitha situatat e veshtira te jetes jam futur ne kafkullen time dhe cdo goditje te fatit e kam perballuar jo vetem pa u trembur, por sidomos edhe pa u emocionuar.

    E megjithate, ky makth I pashpjegueshem me ka perndjekur pareshtur, madje me teper kur kam qene I lumtur sesa kur kam qene fatkeq, deri diten qe, duke humbur idealet dhe pasurite e mia tokesore, me kaloi edhe ky angushtim I brendshem, I pashpjegueshem.

    Tani jam bere krejtesisht I qete dhe shperfilles – sepse nuk kam me asgje dhe sepse nuk deshiroj me asgje. Te kete qene pra, ky shqetesim shpirteror vetem nje parandjenje e asaj qe do te me pllakoste me vone? Ka te ngjare! Por me I besueshem me duket hamendesimi se ai pasqyronte ate ndrydhje qe perjetova une ne femijeri. Ajo trysni shpirterore me ka bere shpesh te vuaj, ajo me ka marre, hera-heres, vetebesimin dhe fuqine e veprimit.

    Mbresat e para jetesore qe me kujtohen jane mundimet qe kam hequr ne shpergenj dhe ne djep. Nuk eshte ndonje sajim I mevonshem I fantazise, nuk eshte as vegim, por nje kujtim qartesisht I pervijuar, te cilin edhe sot e kesaj dite e kam si te gjalle perpara syve.

    I mbeshtjelle dhe I lidhur si nje mumje egjiptiane e me fytyren te mbuluar me nje tyl te lehte, une perkundesha ne djepin tim parahistorik, krejt zbukurime te arta dhe ngjyra perrallore. Dy sherbetore te vogla, te ulura galic, me perkundnin ne menyre mekanike dhe te pameshirshme, edhe pse ato vete ishin gjysme te fjetura. Levizja e njetrajtshme dhe kerkellima e djepit me gjemonin paprere ne vesh si borite dhe trumpetat e dites se kijametit. Qull ne djerse –temperatura e dhomes mbahej gjithmone 30 grade- dhe flake I kuq ne fytyre, une sperdridhesha mes shpergenjeve dhe klithja me sa me hante fyti, deri sa ora kur me nderronin me sillte sadopak lehesim dhe gjume. Si neper mjergull, permes avujve te asaj banjoje te vazhdueshme djerse, une shihja tek perkuleshin mbi mua fytyrat e brengosura te nenes sime te dashur dhe te mendeshes sime te mire. Te hutuara nga klithmat e mia dhe pa e kuptuar arsyen e tyre, ato I urdheronin te dy motoret e gjalle ta pershpejtonin ritmin e perkundjes. Dhe, per cudi, ndodhte qe edhe te me zinte vertet gjumi, I trullosur dhe I dehur nga shungullima dhe levizja. Keto tortura, me thote mendja, kane vazhduar tri vjetet e pare te jetes sime, ndryshe nuk ka sesi ato te me kujtohen edhe sot me aq qartesi.

    Kur mbusha tre vjec nena dhe babai me moren ne krevatin e tyre vigan prej bronzi. Kater shtylla te fuqishme, ala Luigji XV, mbanin dy thurima te stolisura meshterisht ne krye dhe ne fund te krevatit, e siper tyre baldakinin prej shufrash bronzi e me nje kurore te stermadhe ne maje. Gjithe ky salltanet mbulohej me ca perde alle. I cliruar nga shpergenjte, nga ngushtesia e djepit me ate perkundjen e tij te tmerrshme, krevati ku une mund te shgerryhesha nga te ma donte qejfi, me dukej si nje poligon stervitjeje: I madh, I gjere, I ndritshem dhe I fresket. Pastaj kenaqesha duke soditur lulet e arta te thurimave, zogjte edhe kafshet qe nuk I kisha pare kurre ndonjehere. Nje dite, duke perparuar keshtu nga njera mrekulli ne tjetren, e gjeta me ne fund edhe rrugen per te baldakini. Kacavirresha atehere neper zbukurimet shkalle-shkalle te shtyllave deri lart te styllat qe mbanin kuroren dhe pastaj, prej aty, leshohesha e bija, belldym! ne krevat. Mirepo, me sa duket kjo loje e mrekullueshme nuk u kuptua dhe nuk paa I pelqeu tim eti, sepse nje dite prej ditesh ai e ndryshoj vendqendrimin dhe filloi te flere ne nje divan te madh tej, ne cep te dhomes. Une e doja shume babane. Shoqeria e tij me kenaqte, afria e tij me jepte nje ndjenje sigurie. Ne krevat ai perfaqesonte ate mur ne anen e majte te krevatit qe me ruante te mos bija perdhe.

    Ne vere Vlora ishte cerdhe ethesh. Ne mbremje, me t’u ndezur dritat ne sallat e medha te shtepise, re te tera mushkonjash xanxare, si ca vazhdare zogjsh shtegtare, vershonin te papermbajtura perpjete shkalleve dhe vishnin muret e bardha te sallave, duke sajuar aty figura dhe gjedhe formash te cuditshme. Por pastaj vinin sakaq edhe dy, kafsheza te vogla ngjyrari dhe bistcunge si kameleone, qe fillonin e gllaberonin mushkonjat. Ne krye I pata frike, por dora-dores m’u bene te dashura, sepse edhe ajo mendja ime e vogel e kuptoi se keto mushkonjangrenese te vogla ishin te pademshme e me te mira se mushkonjat e bezdisshme ethesjellese. Atekohe njerezit nuk e dinin ende se mushkonjat jane te rrezikshme. Populli besonte se ethet shkaktoheshin nga ndonje e ftohur, ndonje crregullim stomaku apo edhe nga goditja e diellit. Ndaj edhe une sa here semuresha nga malaria, ne mos tjeter, paksepaku do te haja ndonje qortim: vete e kisha fajin – o se kisha bredhur si egersire andej-kendej, isha djersitur e kisha marre te ftohur, ose kisha ngrene fruta dhe embelsira – sipas dietikes shqiptare ushqime tejet te rrezikshme-, por edhe nese keto nuk provoheshin, atehere doemos, do te kisha qendruar gjate ne diell.

    Shume here keto qortime te pamerituara me zemeronin, por nuk thoshja gje. Ethet ishin nje dukuri kaq misterioze dhe me siguri qe te rriturit duhej te kuptonin me shume se une nga kjo pune! Ato sic vinin fare papritur (une isha teper I vogel per te kuptuar simptomat e malaries), po aq shpejt edhe kalonin. Por sa I mrekullueshem ishte pastaj zhdemtimi, ato dy-tri ditet e pushimit kur une, mbyllur ne dhomen e gjumit e nen kujdesin e disa sherbetoreve, mund te luaja e te harbohesha sa te ma donte zemra. Dhe ky zhdemtim ishte krejt I merituar sepse gjate krizave te etheve une e dija se c’hiqte trupi dhe shpirti im! Temperatura me arrinte zakonisht 40 grade, shto ketu edhe dhimbjet e kokes, te grykes dhe te barkut. Por me shume se cdo gje me mundonin dhe me trembnin vegimet

  16. #16
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    Arrow vazhdim...

    fantastike, qe me kapullonin gjate atyre krizave. Permes plases se gjere te formuar nga zhvendosja e perdeve te kuqe une shija nje det te kuq; I kuq ishte edhe qilimi, te kuqe sixhadet neper mure, perdet e dritareve, mbulesat e divaneve, shpinoret e karrigeve, gjer edhe vete mobiljet prej druri qershie. Mos valle neveria ime, thuajse fizike, per te kuqen, vjen pikerisht nga ajo kohe? Krejt I deshperuar une ngrija atehere syte lart dhe veshtrimi im I tmerruar ndeshej me nje tavan te rende e te kuq druri. Nga katroret dhe ovalet e zbukurimeve te tij, qe here me dukeshin me te medhenj e here me te vegjel, koke dhe fytyra te frikshme xhuxhesh me veshtronin dhe me ngerdhesheshin per tmerr. Per t’I mbajtur gjalle keto vegime te fantazise sime te semure kujdeseshin – sidomos ne ditet e pushimit pas semundjes, kur une harbohesha dhe te tjeret perpiqeshin te me qetesonin- perrallat qe me tregonin sherbetoret e vjetra te shtepise dhe mendesha ime e mire, perralla plot me xhinder, me djaj, me xhuxhmaxhuxhe. Keto figura fantazmagorike me kane mbajtur gjatenen pushtetin e tyre. Gjer vone ne moshe te thyer, gjithmone qe e sillte hera te qendroja ne dhoma te erreta, une nuk clirohesha dot nga mbresa e nje frike te pashpjegueshme.

    Ndonese prej kohesh nuk besoja me se ekzistonin qenie te tilla perrallore, ndijimi se mos ndonje xhind mund te me kapte nga prapa, me tmerronte dhe m’I ngrinte qimet perpjete…Nje udhe e vertete mundimesh ishte per mua, me tej, sa here qe pas darke, se bashku me mesuesin tim, na duhej te shkonim nga selamlleku ne harem e kthim. Per te shkuar atje ngjiteshin nje pale shkalle te gjera druri, futur ne nje si pus te larte drite, te mbuluar me kube xhami, pastaj ndeper nje dericke kalohej ne nje korridor te gjate qe perfundonte ne sallen e madhe te katit te trete. Ne pusin e thelle te shkalleve ishte varur nje kandil vaji, qe hidhte nje drite te zymte kuqaloshe. Kur mbi kubene e xhamte dilte hena, hijet neper shkalle beheshin si te gjalla, sidomos te personit qe po u ngjitej shkalleve. Ato e ndiqnin ate paprere deri sa ai te arrinte deren e vogel e te erret prej druri arre ne murin e bardhe. Matane fillonte korridori. Ai ishte I ndricuar, por ky ndricim me trembte me shume se terri. Nje kandil I vjeter, mbuluar me nje si kupe bronzi, te veshur me kristale ngjyra-ngjyra, leshonte nje drite te vdekur dhe ndriconte sixhadete e mureve, qe paraqisnin ca dragonj te praruar kineze, per t’I bere ata te dukeshin edhe me fantazmore sec qene. Ne kete korridor dilnin edhe dyert e dhomes se gjumit te gjyshes sime (nga familja e Arsllan-Pashallive) banjos dhe e dhomes se sherbetores se saj. Por te gjitha keto une nuk I shihja. Frika qe me kishte hyre ne palce, me te vene kemben ne shkalle, me shtynte me aq vrull perpara neper kete “via crucis”, sa do ta perplasja se s’ben koken pas atij dollapit temadh qe permbyllte korridorin. Ashtu si ne enderr, hapja atehere, me vrull, deren aty prane qe te conte ne sallen e madhe dhe hyja brenda me turr. Mirepo aty bija nga shiu ne bresher. Salla ishte trdhjete meter e gjate, dymbedhjete e gjere dhe gjashte e larte. Hyrja kryesore behej neper nje pale shkalle te gjera guri, te mbajtura nga nje sere klonash. Muret ishin te bardha, te bardha te dymbedhjete kolonat, blu I thelle me prarime tavani I drunjte, te zeza te dhjete dyert e salles. Ne fund te saj hapej nje paradhome tjeter e gjere e me nje dere te stermadhe qe te fuste ne sallen e festave. Bash atje ishte mbreteria e madhe dhe e vertete e xhindeve, te cilet pas cdo perbetimi, perhapeshin neper tere shtepine, gjer thelle ne tunelin nentokesore qe lidhte te dyja ndertesat e konakut. Keto te gjitha une I dija mire! Cdo here, sapo kaloja pragun e salles se ndricuar dobet, ndalesha nje hop, I lemerisur, per te vrapuar pastaj si I cmeritur drejt dhomes ku kisha pune. Per t’I pare nuk I kam pare ndonjehere xhindet, per t’I ndjere ama, une e di!

  17. #17
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Periudha ime e sherimit pas krizave te etheve helmohej, megjithate, nga deshira per te respektuar kerkesat e qyteterimit. Vinte doktori I shtepise dhe me vizitonte mbare e prape. Ishte nje burre trashaluq e mjekrosh, me pansne, jelek te bardhe dhe redingote. Une nuk e di se sa e njihte zanatin e vet doktor Tatalia, di vetem qe ai me jepte gjithmone ca hape te holla e te peshtira kinine dhe nje shishke me vaj recini. Une duhej t’I gelltisja ato, I bindur top se m’I kishin dhene per denim qe isha semurur dhe qe gjate sherimit kisha harbuar shume.



    Keshtu u rrita une – nje femije krejt I zakonshem, po aq I forte dhe I bukur, po aq I zgjuar dhe budalla, sa edhe shumica e femijeve. Kur mbusha kater vjec ndodhi perseri nje ndryshim I rendesishem. Nuk do te lahesha me ne govate, por dy here ne jave do te shkoja ne banjen tone turke: Keto banja (hamame) ne shtepine tone ishin ndertuar ndryshe te tjereve. Cdo dhome gjumi ne katin e trete kishte banjen e vet perbri, ndersa nje e tille e madhe, e pergjithshme, me kater te ndara, gjendej ne katin e dyte. Ne banje, kater me kater, hyhej nga korridori. Ajo kishte vetem nje dritare, me sa dukej nje frengji e vjeter e kulles. Kubeja ishte suvatuar me llac, dyshemeja shtruar me pllaka guri. Ne nje parvaz mermeri ishte kazani I ujit te nxehte qe ngrohej nga jashte. Ne qoshe nje sqoll mermeri me dy muslluqe, njeri per uje te ftohte, tjetri per uje te nxehte. Pra, konfort I plote? Por jo per femijen, I cili shihte I trembur se hapej vetem muslluku I ujit te nxehte qe here-here te pervelonte lekuren. Ne mure ishin varur dy kandile – sipas mendimit te shqiptareve vajguri quhej I rrezikshem. Neper kamare te tjera me te vogla ishin vene qirinj. Kur do te lahesha une, zhvillohej nje procedure dhe nje vazhdar’ solemn. Perpara printe nje vajze e vogel per te bere drite. Pas saj vinte nje sherbetore e vjeter me nje kuti veshur me mendafsh te kuq. Kutia mbante brenda nderresat dhe peshqiret e mi, te palosura bukur e akull te pastra. Pastaj shoqeruar prej nenes dhe mendeshes sime, vija une vete, futur ne nje rrobedhome te kuq ala kinezce dhe me pantofla te kuqe. Vazhdarin e mbyllnin dy sherbetore plaka me nje kanister, qe permbante veglat e tortures: sapun, sfungjer oriental, pece per ferkim e larje, gershere dhe shami. Me dukej vetja si nje nga ata martiret heroike, te denuar me vdekje, qe po e cojne te xhelati dhe qe po e ben rrugen e tij te fundit, plot krenari e dinjitet. Vajza e vogel me kandil ndalej ne paradhome; ajo nuk lejohej brenda, por duhej te rrinte prapa deres per te zevendesuar keshtu zilen elektrike dhe telefonin, te cilet nuk u vendosen kurre ne shtepine tone. Pasi me zhvishnin ne ate divanin e paradhomes, me ulnin mbi nje stol te vogel mermeri. Duhet te kem qene ndonje zog tmerresisht I ndotur sepse me te filluar loja, dy me hidhnin persiper uje te nxehte – o tmerr, - pastaj me sapunisnin nje, dy, tre, kater, pese here dhe me shpelanin. Edhe koka do ta kalonte torturen pesehereshe. Une protestoja, bertisja, por gjithmone do te degjoja te njejten gje: “nje here lahen fukarenjte, dy here te vdekurit, tri here lahet hoxha para lutjeve, kater here dhendri para nates se marteses dhe pese here zoterinjte e medhenj”. Tani une mund te zgjidhja vete cili doja te isha! Kjo me sqaronte dhe atehere une do shtrengoja dhembet deri ne castin kur me pervelonin serish me uje te vale dhe filloja te skerpudhesha me te gjitha forcat dhe te bertisja, aq sa zhurma sillte aty atin e mencur, qe I jepte fund sfilitjeve te temperatures dhe me shpetonte prej avujve mbytes dhe dritave te dridhshme e te turbullta fantazmore.



    I lumtur me te vertete une ndiehesha vetem ne pranvere kur, se bashku me mendeshen time (ajo ishte nje malesore e pagdhendur nga fshati Vermik I Kurveleshit dhe kishte nje emer shumepremtues: Dorovi) dilnim e hanim mengjes ne bahce, nen qershite e lulezuara. Qumeshti, kafeja, vezet, kompostoja, buka e thekur, me nje fjale te gjitha cfare na sillte nje vajze e vogel, beheshin pre e oreksit te saj te shendoshe, kurse une ulesha ne prehrin e saj dhe ngjeshesha me buke misri (kokodash) e djathe te bardhe vendi qe nuk mbante dhe aq ere te mire. Pastaj pinim dhalle nga shtemba. Ketu une mund te beja c’te me donte qejfi: te zhgerryhesha neper barin e livadhit, te kacavirresha neper peme, te hidhja gure ne basenin e tarraces se madhe perpara shtepise, te mblidhja shkarpa te thata e te ndizja zjarr, madje edhe te thyeja enet e mengjesit. Askush nuk me qortonte, ashkush nuk me kundershtonte. Mendesha ime e mire nuk shihte ne kete sjellje asgje te keqe, kurse sherbetroja e vogel luante edhe ajo me mua plot gezim. C’kujtime te mrekullueshme!

  18. #18
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Por ditet e bukura e te shkujdesura do te merrnin fund shpejt. Kur mbusha pese vjec, me vune per te fjetur ne nje krevat te vecante, ne nje dhome te vogel qe lidhej me nje dere me dhomen e gjumit te prinderve. Bashke me mua do te flinin edhe mendesha me njeren nga sherbetoret e vogla. Pra, nuk do te isha vetem. Por gjeja me e papelqyer e atyre pese – gjashte viteve te para te jetes sime nuk kishte ardhur ende. Nje dite babai me mori per dore dhe me coi ne selamllek, ku une u njoha me dy burra. Njeri ishte nje djalosh italian, inxhinier Luigji Bekali (Luigi Beccali) nga Mesina, tjetri nje shqiptar, Mehmet efendi Lusi, hoxhe I Kanines. I pari do te ishte mesuesi im I perhershem, I dyti mesuesi im I fese. Don Luigji me pelqeu menjehere: I ri, shtatlarte, shpirtmire, zbavites, njeri qe te kuptonte dhe kuptohej qarte. Nuk eshte per t’u cuditur, pra, qe ne u beme miq shume shpejt. Miqesia jone do te mbetej e forte, e padobesuar gjate 40 vjeteve qe ai qendroi ne shtepine tone si mjeshter ndertimi. Ai ishte dhe mbeti gjithmone per mua nje mik I dashur dhe nje keshilltar I mire. Qe duart e tij merreshin si shpesh me veshet e mi, une ia falja shpirtmadhesisht, per me teper qe as une nuk isha, natyrisht, tipi ideal I nxenesit te mire dhe I femijes se mbare. Krejt tjeter ishte sjellja ime ndaj mesuesit te fese. E para e te parave me neveriste pamja e tij: shtatmesatar, I thate, I zeshket, sycakerr, mustaqevarur, me nje mjeker te gjate si te ngjitur, talar te gjate dhe callme te lerosur gri – shembelltyre e sakte e nje dijetari kinez, apo e nje idhulli xhuxhmaxhuxh aziatik. Ai fliste shume, ishte nevrik, mendjemadh dhe I paturpshem. Dhe kur, mbi te gjitha keto, qe ne ditet e para ai filloi te me lexoje suret, krejt te pakuptueshme per mua, te Kuranit, une u rebelova dhe nuk pranova ta degjoj me tej, edhe pse ai u perpoq te me mbushte mendjen se cdo musliman I mire duhet te dije permendesh disa sure te kurnait per lutjet e tij te perditshme. Por, persa I perket lutjeve fetare, me duhet, merisht, te shpreh ketu nje mendim, qe mbase nuk tingellon fort ortodoks. Sot une jam nje mysliman I bindur, ndonese, ne te njejten kohe, respektoj edhe te gjitha fete e tjera monoteiste dhe admiroj qellimet dhe synimet e tyre etike, te cilat I kane sjelle njerezimit sherbime kaq te medha. Por, nga ana tjeter, jam I mendimit qe femijes I duhen dhene njohurite dhe I duhet mesuar praktika fetare – e cila nuk eshte tjeter vecse nje simbolike – vetem atehere, kur tek ai jane zhvilluar aftesiste perkatese perceptive. Ndersa I gjori Mehmet efendi nuk e kuptonte kete. Cdo te premte ai na conte, kusheririn tim Servet (Server) dhe mua, per lutjen e drekes ne Xhamine e Madhe (ne pazar). Vazhdari yne: ne te dy me Mehmet efendine, nje sekretar dhe dy sherbetore, kalonte permes rrugicave te ngushta te pazarit te vjeter, I djegur fund e maje ne 1917. Nga dyqanet dhe kafenete ne te majte e ne te djathte njerezit ngriheshin ne kembe per te na pershendetur dhe ketij nderimi ne I pergjigjeshim me temena orientale. Gjithe kjo ceremoni me bezdiste shume. Nga natyra I drojtur, mua nuk me pelqente fare kur syte e gjithe ketyre njerezve drejtoheshin nga ne.



    Per Ramazan, ne sallen e madhe te konakut mbahej lutja mbremesore (Teravi), ku vinin shume njerez. Edhe ne femijet, perfshi motrat e mia, duhej te merrnim pjese, ulur ne radhen e fundit. Une nuk merrja vesh gje prej gjeje nga ceremonia, lutjet thuheshin ne arabisht, levizjet qe duheshin bere (se pari duheshin bashkuar duar, pastaj duhej perkulur trupi perpara, se fundi duhej rene perdhe) me dukeshin te huaja e te pakuptueshme. Perpiqesha me gjithe zemer per te rrokur kuptimin e ketij rituali, por me kot. Kjo me hutonte, por edhe me zemeronte. Dhe nje mori pyetjesh me vinin ne maje te gjuhes, por qe nuk guxoja t’I shprehja. Vetem me vone, shume me vone, nen drejtimin e mesuesit te mrekullueshem, prof. Jusuf Riza efendiu, arrita une te kuptoj vleren dhe rendesine e fese.



    * * *



    Ne te kaluaren ne Shqiperi, djali I pare I shtepise zinte nje vend te posacem jo vetem ne familje, por edhe ne shoqeri. Nese ai ishte njekohesisht, edhe pinjolli me I madh ne moshe I nje dere ose ca me teper, I pari I nje fisi, ai me siguri gezonte privilegje te medha e zinte nje vend te nderuar, me kusht, natyrisht, qe edhe ai te respektonte disa detyrime, detyrime qe me pasion, shkathtesi dhe vullnet te mire, plotesoheshin lehtesisht. Kete pozite apak te lakmueshme une e arrita mjaft vone. Gjate femijerise dhe rinise sime une kam qene vetem djali I pare I deges se Surja bej Vlores dhe nuk kisha keshtu asnje te drejte per ndere dhe privilegje te vecanta – nuk isha vecse nje filiz I brezit te ri. Kjo me cliroi nga detyrimi per te mesuar sjelljet e kaposhit dhe kapadaillekun e princit trashegimtar. Vetem me vone, ne vitet e pjekurise, fati e deshi qe une te ngrihesha ne poziten e te parit te fisit. Ka te ngjare qe te kem qene I paafruar, krenar, formal dhe I drojtur, por keto jane veti te te gjithe Vlorajve. Thelle – thelle une kam qene gjithmone njeridashes, shpirtmire, bujar dhe miqesor. Mbase ka qene duke ime, e cila edhe mua vete nuk me ka pelqyer kurre, qe me ka shtrenguar te shfaqem si teper I permbajtur. Ky shfytyrim, te cilit une iu nenshtrova, u be me kohe nje nga tiparet me te shprehura te karakterit tim, qe me vone, pas shume perjetimesh e zhgenjimesh – sidomos me bashkatdhetaret – u shnderrua ne nje karakter te mbyllur dhe te paafruar, qe jo me te tjereve, por edhe mua vete me dukej antipatik.



    Ne Vlore dhe ne Stamboll une kisha kusherinj me te moshuar: tre jetonin ne Vlore, dy ne shtepine fqinje (me ta takohesha me te rralle) dhe njeri jetonte ne shtepine tone. Ai quhej Server dhe ishte I biri I xhaxhait tim, Neshet pashes dhe I tezes sime, Zehra hanemi (nga Toptanajt). Serveti ishte dy vjet me I madh se une. Ate e pata si nje vella me te madh dhe deri ne vdekjen e tij te parakohshme, ne moshen nentembedhjetevjecare, ai me qendroi gjithmone prane si miku me I mire dhe si shoku me I ngushte. Gjithnje e kam pare si nje vella te shtrenjte, ne shkonim shume mire me njeri-tjetrin dhe, edhe pse, sipas zakonit shqiptar ai ishte trashegimtar I shtepise sone, une nuk kam ndjere kurre zili apo smire kundrejt tij; perkundrazi, ne I gjendeshim perhere kra njeri-tjetrit, edhe pse natyrat tona ishin krejt te ndryshme. Qe nga femijeria e deri ne ndarjen e tij prej nes, ai e luajti ne menyre te shkelqyer rolin e vellait te madh keshilledhenes dhe u perpoq e u mundua gjithmone qe te te m’I falte gabimet e mia te medha, apo te vogla dhe t’I ndreqte ato si nje at I mire. Vdekja e tij me coroditi, prishi barazpeshen time, paralizoi veprimin tim material. Pas vdekjes se tij, kurre me ne jeten time nuk pata ndonje shok dhe kurre me nuk m’u nda ndjenja e vetmise.



    Ne femijeri kam qene kryenec, kokeforte, dembel dhe enderrues, me pelqente te fantazoja, isha femije I pabindur dhe I paarsyeshem. Me pelqenin lodrat e forta, lidhjet me njerezit e thjeshte, ndonese, shpeshhere edhe ata merziteshin nga ky karakter I pashtruar.



    Ne moshen shtate – tetvjecare kisha pese pushke Flober dhe qindra fisheke. I armatosur me njeren nga keto pushke e beja krejt te pasigurte oborrin dhe bahcen e shtepise. Macet, pulat dhe pellumbat qe dilnin para grykes se pushkes time mund te ishin te sigurta qe do te shpetonin pergjithmone nga hallet e kesaj jete. Nje dite shoh para deres se kuzhines dacin e zi kokemadh te kuzhinierit. Ngre pushken dhe e marr nishan. Ndersa po behesha gati te hiqja kembezen, nga kuzhina doli me vrap ciraku, e rrembeu dacin dhe u zhduk sakaq brenda. Por po ate cast ushtoi edhe pushka dhe plumbi, pasi pershkoi deren e kuzhines, goditi supin e djaloshit, por, per fat, pa ndonje dem. Une hengra dru, se pari prej Luigjit, mesuesit tim, pastaj prej nenes dhe se fundi prej babait, por pushken nuk ma moren. Megjithate nuk shkoi shume dhe ngjarja u perserit.

  19. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,331
    Postimet nė Bllog
    17
    Shtėpitė e mėdha

    Eqerem Bej VLORA

    Nė shumicėn e veprave mbi Shqipėrinė pėrmenden persona dhe familje, pa shpjeguar ndėrkaq se cili ishte pozicioni dhe tagri i tyre nė jetėn politike dhe shoqėrore tė vendit. Cilėsorė si bej, pasha, aga, bajraktar, spahi, dizdar etj. qėndrojnė para apo prapa emrit. Kėtu nuk kemi tė bėjmė as me tregues fisnikėrie, as me tituj qė tregojnė ofiqin qė mban personi nė fjalė aq mė pak me nofka apo patronimikė. Njė vėshtrim i sipėrfaqshėm i kushteve shoqėrore tė Shqipėrisė ka ēuar shumė herė nė hamendėsimin qė nė Shqipėri nuk ka pasur, pėrgjithėsisht ndryshime kastash. Ky mendim qė pėr motive ideologjike mbėshtet edhe sot nė punimet albanologjike qė botohen nė Shqipėri, ėshtė krejtėsisht i gabuar. Ėshtė e vėrtetė qė nė Lindje, me saktėsisht nė Perandorinė Persiane, Bizantine, Arabe dhe Osmane zyrtarisht nuk ėshtė njohur asnjė cilėsim fisnikėrie, por edhe as tė drejtat feudale sipas kuptimit evropianoperėndimor. Nė mungesė, pra tė njė aristokracie fisnore tė njohur nga shteti, nė botėn Lindore u rrit nė pėrmasa tė papara rėndėsia e roli i zyrtarėve dhe i ushtarakėve. Prej tyre, nė rrjedhė tė kohės e kryesisht nė provincat, ky ofiqet zyrtare dhe postet ushtarake mbeteshin nė duart e tė njėjtave familje, u zhvillua, nga shprehia dhe nga tradita, njė farė dallimi tė cilin shteti u detyrua jo vetėm ta durojė por praktikisht edhe ta njohė. Kėshtu nė Lindje lindi dalėngadalė njė "shtresė e lartė aristokracie", e cila nė shumė treva (fjala vjen nė Shqipėri, Bosnje, Kurdistan dhe Arabi) krijoi njė "aristokraton" njė regjim tė veēantė, tė privilegjuar, i cili ekzistonte jo de jure por de facto. Shpjegimi qė jep albanologu i madh George fon Hahni nė vėllimin e dytė tė librit tė tij "Studime shqiptare" pėr lindjen e njė shtrese tė lartė nė Shqipėri, pėrqasja qė ai u bėn rrethanave shoqėrore deri mė 1847 dhe zhvillimeve tė tyre me ato tė Galisė nė kohėn e Ēezarit janė pjesėrisht tė sakta dhe mund tė kenė vlerė mbase vetėm pėr fisnikėrinė e ulėt fshatare (gentry angleze), por aspak pėr disa nga "shtėpitė e mėdha" me "dyer tė mėdha dhe oxhaqe tė larta" qė kanė luajtur vazhdimisht njė rol " derė e madhe - oxhak i lartė) nė historinė e vendit. Ato kanė zanafillė krejt tė ndryshme, tė cilėn mė tepėr mund ta krahasosh me markgrafėt (kontėt) e epokės karoligiane. Por Shqipėria ėshtė njė vend i kundėrt dhe ėshtė e vėshtirė tė ndėrtohet njė skemė e njėsuar. Ne vėrejmė rregulla dhe pėrjashtime nė tė gjitha dukuritė e jetės sė saj. Pėrkufizimin mė tė qėlluar pėr fisnikėrinė e lartė shqiptare, mendimi im ky, e ka bėrė historiani turk Ahmet Xhevdet pasha.
    Ja si shkruan ai: "Shqipėria ėshtė njė vend i vrazhdė, i varfėr, i pakalueshėm, populli i saj i egėr, i pabindur, krenar dhe luftarak. Pėr tė mos lejuar qė ajo tė kthehet nė furrik trazirash tė pėrhershme, Sulltanėt ia kanė besuar gjithmonė qeverisjen e tij vendeve besnikė, tė cilėt e zmadhonin gjithnjė e mė shumė fuqinė dhe ndikimin e shtėpisė sė tyre derisa krijuan sundime tė mirėfillta, qė me kohė, u bėnė thuajse tė trashėgueshme nga brezi nė brez nė formėn e dinastive. Ky zhvillim kishte edhe motivet e veta gjeopolitike. Shqipėria dhe historia e saj i pėrkasin vėrtet, qė prej 1000 vitesh botės Lindore, por ajo ishte, njėherėsh dhe trevė kufitare; si pasojė e pėrbėrjes sė popullsisė sė saj dhe e fqinjėsisė me "Evropėn", ajo mori edhe shumė nga botėkuptimi i Perėndimit. Pėr kėtė arsye shqiptare, edhe pse ishte mysliman, nė kundėrshtim me Lindorėt, jo vetėm e ēmonte dhe e pranonte rėndėsinė e sojit dhe tė familjes, por kishte edhe njė synim tė spikatur pėr fisnikėrinė. Prijėsia nė fisin dhe nė shoqėrinė shqiptare, sado demokratik tė ishte organizimi i saj, nuk bėhej thjesht ai qė ishte mė i zoti, por ai qė, krahas vetive personale tė shkėlqyera, mund tė paraqiste edhe epėrsitė e sojit dhe tė traditės. Tek asnjė popull tjetėr i botės, hierarkia lindėsore nuk ėshtė respektuar me njė saktėsi tė tillė tė heshtur, por tė ndėrgjegjshme, si tė shqiptarėt. Nė tubimet e gjithmbarshme duhej tė zinte dhe radhėn pėr tė folur. Gjer edhe shqiptari mė i thjeshtė kėrkonte tė respektohej soji, pesha dhe ndikimi i tij. Se sa tė ndjeshėm ishin njerėzit nė kėtė drejtim e tregon njė rast qė ka ngjarė mė 1909 nė krahinėn e Kolonjės; gjatė njė udhėtimi me karvanin tim arritėm buzė pėrroit tė Borovės, i cili ishte fryrė kaq shumė nga shirat, sa vau nuk shquhej kurrkund. Njerėzit e mi u bėnė zė disa burrave qė po rrinin ulur nė bregun pėrtej tė na tregonin se ku ishte ura. Askush nuk lėvizi vendit. Atėherė njė xhandar kalorės qė unė e kisha marrė pėr udhėrrėfyes, del pėrpara dhe thėrret: "Hej o bejlerė! Cili nga ju do tė na ndihmojė tė kalojmė pėrroin?" Kjo ishte fjala magjike qė i vuri ata nė lėvizje: ata brofėn tė gjithė nė kėmbė dhe kush e kush tė na ndihmonte mė parė. Natyrisht jo tė gjithė shqiptarėt e kanė kafshuar kėtė karrem kaq tė thjeshtė. Banorėt e malėsisė sė Dangėllisė dhe Kolonjės ishin veēanėrisht tė ndjeshėm ndaj ēėshtjeve tė nderit vetjak, gjatė kohės sė Luftės sė grekėve pėr pavarėsi dhe asaj tė Tanzimatit ata kishin shėrbyer si rrogėtarė nė ushtrinė osmane. Synimi i qeveritarėve qendrorė osmanė tė atėhershėm ishte tė minonte ndikimin dhe pozitėn e bejlerėve tė mirėfilltė, kėshtu qė ata i jepnin titullin bej ēdo kusari qė komandonte dhjetė ushtarė rrogėtarė. Ata dėshironin tė shkaktonin njė inflacion tė kėtij titulli, i cili deri mė 1833 kishte pasur njė vlerė tė lartė, sa gjer edhe i vėllai i vezirit tė madh nuk kishte tė drejtė ta mbante pa ndonjė arsye tė mjaftueshme. Pra nėse malėsorėt kur i thėrrisje me kėtė titull nuk ta merrnin pėr tallje, kjo tregonte me siguri, zhvlerėsimin e tij.
    Nga ana tjetėr, rrethana qė shqiptari shpesh ua mohon fqinjve tė tij sojin, dhe rėndėsinė, tė cilat i mėton me aq forcė pėr vete ėshtė nj dėshmi mė tepėr se sa rėndėsi i jepte ai kėsaj pike. Titulli bej ka prejardhje tataro-turke. Fillimisht kishte kuptimin "princ". Atė e kanė mbajtur babai i Sulltanit tė parė turk, i vėllai, i biri i tij. Djali i dytė e ka mbajtur deri nė kohėn e Sulltan Muratit (1359-1389). Nė forma tė ndryshme ai ėshtė pėrhapur me tė njėjtin kuptim nė tė gjithė lindjen dora-dorės me dyndjen tataro-turke, derisa mė nė fund gjeti pėrdorim edhe si titull pėr gratė: beg-um, fjala vjen, quhej gruaja e njė princi mysliman nė Indi. Nė Anadoll, edhe pėrpara kohės osmane, te popujt e ardhur turq, bej ishte "princi" i pavarur, apo edhe i varur i njė krahine (karaman Beyi-Saruhan Beyi). Osmanėt ua dhanė kėtė titull qė me fillimet e pushtimeve tė tyre (nga 1450) mėkėmbėsve tė Sulltanit nė qarqet administrative ushtarake dhe civile "sanxhakėve" (njėsi ushtarake qė futej nė luftė nėn tė njėjtin flamur). Fermanet thoshin shprehimisht: "Ti, qė je beu i Vlorės etj. etj., " dhe pastaj vinin me radhė emri, ofiqet dhe mbiemrat e ndryshėm. Pra, emėrtimi i parė ishte mė i rėndėsishmi. Kjo ishte arsyeja qė ai gjithmonė, vetėm kur pėrdorej pėr dy, tre apo katėr persona tė sė njėjtės familje, mund tė shndėrrohej nė njė lloj "emri cilėsie", pėr tė mos thėnė titull. Sidoqoftė anėtarėt e njė familje qė nuk ishin qeveritarė tė krahinės nuk quheshin "beu i ..." por "nga bejlerėt e ..." Shumė shpejt sikundėr te zyrtarėt turq dhe nė gojėn e popullit ky emėrtim hyri pėr disa familje (deri nga 1850)
    Kishte dy kategori bejlerėsh - ata tė provincave tė brendshme (sanxhakbej) dhe ata tė provincave kufitare (Sirdarbej). Kėta tė fundit lipsej ta mbanin gjithnjė gati kontigjentin e tyre ushtarak. Si kategori ata ishin afėrsisht tė barabartė. Grada e vetjake (zakonisht ishte titulli"pashė") ndryshonte sipas rėndėsisė dhe meritave tė secilit. Dallimi dukej nga tujat qė mbanin. Njė tujė tregonte shkallėn me tė ulėt tė pashait e kjo me vonė filloi t'u jepej edhe komandantėve tė kėshtjellave: me dy tuja ishin zakonisht sanxhakbejtė, tre shėnonin titullin e njė veziri, katėr tuja mbante bejlerbeu, cili nė raste luftėrash si kryekomandant (gjeneral armate) udhėhiqte disa divizione tė sanxhakut . Sanxhakėt e Shqipėrisė vareshin nga bejlerbeu i Rumelisė me seli nė Manastir (Bitola). Pozita e kėtij tė fundit ishte mjaft e pasigurtė. Ai mund tė zėvendėsohej edhe gjatė gushatės e duhet thėnė se midis 1500-ės dhe 1830-ės Perandoria Osmane ka qenė vazhdimisht nė luftė me fqinjėt e saj, po kėshtu ndodhte shpesh qė kėtė post e merrte edhe ndonjė sanxhakbej shqiptar. Sanxhakbeu ishte pėrfaqėsuesi (mėkėmbėsi) i Sulltanit nė njė provincė. Dekreti i emėrtimit tė tij ishte njė akt i thjeshtė emėrimi i njė nėpunėsi, por, sipas koncepteve evropiane, njė shpėrblim i mirėfilltė. Teorikisht ai ishte i vlefshėm pėr njė vit. Por nė praktikė, sanxhakbeu, kur nuk kishte bėrė ndonjė shkelje tė rėndė, rrinte edhe 10-12 vjet nė detyrė, sepse dekreti i emėrimit rinovohej automatikisht dhe shpėrndahej pastaj nga korierė tė posaēėm (myteferikė) nėpėr sanxhaqet e ndryshme. Ky zakon kishte lėshuar rrėnjė aq tė thella nė Perandorinė Osmane, sa pėr shembull, dekreti pėr emėrimin e sanxhakbeut tė Vlorės u lėshua nė emėr tė Ibrahim pashė Vlorės mė 1850 nga Ali Pashė Tepelena dhe mbahej nė kėshtjellėn e Janinės. Pas vdekjes sė tij, sanxhakbej i Vlorės me titullin vezir, u emėrua i biri i tij debil, Sulejman pasha, i cili kishte pas qenė nė burg bashkė me tė atin.
    Sanxhakbeu e qeveriste provincėn e tij nė mėnyrė thuajse tė pavarur. Ai bėnte aty ē't'i donte qejfi. Ajo qė kėrkohej detyrimisht prej tij ishte shėrbimi ushtarak dhe mbajtja nė gatishmėri tė pėrhershme e "divizionit" tė tij. Taksa dhe detyrime tė tjera provincat shqiptare nuk paguanin duke qenė se nė Stamboll ishin tė vetėdijshėm se nga Shqipėria mund tė nxirrej pak apo thuajse asgjė. Herėpashere nga kryeqyteti vinte ndonjė "defterdar" (inspektor, financier), pėr tė bėrė inventarin. Sipas koncepteve administrative turke, sanxhaku duhej, sė paku tė dilte "selfsufficient", pra qė tė mos kishte nevojė pėr financim nga qendra. Tė ardhurat ishin tė pakta, tė pasigurta dhe tė vėshtira pėr t'u mbledhur, shpenzimet tė vazhdueshme dhe tė mėdha. Para sė gjithash duhej tė dilte rroga (aidat) e vetė sanxhakbeut. Nė krahasim me detyrimet, ajo nuk ishte e madhe dhe po tė mos kishte beu burime tė tjera nga pronat e veta apo nga ato me qira, do t'i duhej tė hiqte dorė nga shumė gjera pėr t'ia dalė mbanė. Nga sa thamė mund tė pėrfitohet mendimi se sanxhakbeu mund tė jepej pas dėshirave deh qejfeve. Por nuk ėshtė kėshtu. Njė sanxhakbej kishte shumė liri veprimi dhe mund tė bėnte shumė tė mira apo tė liga. Por, kur e tepronte, atėherė, herėt a vonė, duhej tė priste trokitjen e Nemesisit nė derė, madje tė shpallej fermani dhe si i dalė jashtė ligjit, tė humbiste kėshtu tė gjitha: pasurinė, kokėn. Nga ana tjetėr, ndodhte edhe qė, kur sanxhakbeu qėllonte"kockė fortė", Stambolli tė bėnte durim tė madh. Kėshtu qeveria qendrore nė Stamboll duroi 10 vjet (1811-1819) derisa nxori pėrpara pėrgjegjėsisė Ali Tepelenėn, pashėn e Janinės.
    Po kėshtu, edh rruga e ankesave kundėr sanxhakbeut ishte e habur. Diēka me rrezik, doemos, por mund tė sillte shpesh edhe fundin, sidomos kur pozita e tij pėr shkaqe tė ndryshme, tashmė ishte lėkundur. Njė shembull drastik dėshmon qartė sesi silleshin nė "kohėn e rėnies" autoritetet qendrore nė raste tė tilla. Ismail pashė Vlora (Velebishti) ishte nė vitin 1756 sanxhakbej i Vlorės, por selinė e kishte nė Berat qė prej vitit 1691. Mirėpo pashės nuk i pėlqente tė banonte as nė kala, as nė pallatin familjar nė qytet. Ndaj ndėrtoi njė shtėpi fusharake nė fshatin e vogėl Velabisht dhe u bėnte trysni esnafėve tė qytetit qė tė fillonin tė shpėrnguleshin. e vėrtet ose jo, esnafėt e Beratit dėrguan njerėz nė Stamboll me njė ankesė kundėr sanxhakbeut. Nga Stambolli erdhi pa vonesė njė shkresė nga veziri i madh qė e qortonte rreptė beun dhe e njoftonte se do tė pushohej nesh vazhdonte t'u binte nė qafė esnafėve. Pashai ishte njeri me shkollė shumė dhe kishte miq ndėr mė tė mėdhenjtė e Stambollit. Dhe kėshtu e mori vesh se tregtarėt i kishin dhėnė vezirit tė madh 2000 flori ryshfet. Pėr Bajramin e madh tė vitit 1757, pėrfaqėsuesit e esnafėve tė qytetit erdhėn nė pallatin e Velebishtit pėr urime. Pas ceremonisė morėn rrugėn e kthimit, por nė njė pritė u grinė tė tėrė nga garda e pashės: plot 63 njerėz. Autoritetet qendrore vetėm sa e transferuan pashėn nė Janinė e prej aty pas tri vjetėsh, meqė ai vazhdonte pėrherė me tė vjetrėn, e hodhėn nė sanxhakun mė tė parėndėsishėm tė Lepantos. Dhe pikėrisht atje, nė vitin 1763, e arriti dora hakmarrėse e fatit. Ai u dėnua me vdekje dhe u shpall fermanli, iku nė Shqipėri, mblodhi atje nja 20000 ithtarė dhe iu kundėrvu pushtetit qendror, deri sa nė 3 gusht 1764, dy djem tė rinj, duke qėlluar nga oxhaku i shtėpisė nė Vlorė, ku ai kishte zėnė vend, e palosėn pėrtokė me dy tė shtėna pushke, se ai ishte shpallur "jashtė ligjit". Sanxhakbeu urdhėronte nė njė trevė goxha tė madhe; sanxhaku i Vlorės, fjala vjen pėrfshinte 7000 km2, ai Shkodrės 8.000 km2. Ai ishte kryetar ushtarak dhe civil i dhjetėra mijė njerėzve. Po tė mendosh se ēfarė ndikimi, ēfarė mundėsish ekonomike dhe ēfarė peshe politike i jep njė pozitė e tillė dhe nė njė vend, ku konceptet e tė drejtės dhe tė paanėsisė ishin kaq tė epshme, njė shtėpie dhe pesėmbėdhjetė, njėzet apo mė shumė anėtarėve tė saj, njėri pas tjetrit, atėherė ėshtė e lehtė tė pėrfytyrohet se edhe pasardhėsit e kėtyre "shtėpive tė mėdha" do tė ishin diēka ndryshe nga masa e popullit e mbase jo mė tė mirė dhe as mė tė kėqij, por sidoqoftė "mė tepėr". ėshtė vėshtirė tė pėrcaktohet se ēfarė ishin bejlerėt shqiptarė. Pozita e tyre nė shtet, siē u tha, nuk njihej zyrtarisht, populli, nga ana tjetėr, i I njihte si zotėrinjtė e tij. Dėshmia mė e mirė pėr kėtė ėshtė motoja popullore: oxhaku s'paguan gjak, pra ai nuk bie nė gjak edhe kur bėn vrasje. Dėshmi kjo qė bejlerėt edhe nė konceptimin popullor qėndronin mbi vdektarin e zakonshėm, mbase si mishėrimi I vetė pushtetit. Por ata nuk duhen krahėsuar me aristokracinė evropiano-perėndimore, sepse atyre u mungonte e drejta e trashėgimisė. Njė bej shqiptar prej njė "shtėpie tė madhe" I shėmbėllen e parė kjo nga pikėpamja juridike dhe heraldike, njė rajhsgrafi gjerman, po aq pak sa edhe njė mandarin kinez njė lordi anglez. E, megjithatė qė tė katėr kategoritė, mishėronin dikur shtresėn e lartė, klasėn pėrcaktuese dhe drejtuese tė popujve tė tyre kishin njė gjė tė pėrbashkėt: vetėdijen se janė mė shumė dhe ndryshe nga tė gjithė tė tjerėt dhe rrethanėn qė populli e shteti nolens volens ua kishin njohur kėtė privilegj. Shtrohet pyetja nė se "shtėpitė e mėdha" nė kohėn bizantine dhe serbe, si gjatė periudhės kalimtare tė sundimit osman, si fjala vjen Muzakajt, Topiat, Arianitasit, Dukagjinajt apo Balshajt, qė sot na duken si dinasti, kanė qeė diēka tjetėr nga "oxhaku" I periudhės turke. Unė nuk besoj, dhe jam fort I bindur se nėj studim themelor krahasues I pushtetit, I pronave dhe I mėnyrės sė jetesės, mund ta ulte kandarin, mbase, nė anėn e pushtetarėve tė periudhės turke.
    Kėtė dėshmon madje edhe historia e Shqipėrisė nga Mesjeta e vonė deri nė Kohėn e Re; ajo pėrbehet nga historitė e disa brezave sundimtarėsh. Ata ishin mbartėsit e ideve dhe elementi veprues i aksioneve ngjarjeve dhe vendimeve. Prej kėndej del se pėr historinė e njė vendi ka rėndėsi tė posaēme njohja me historinė e brezave tė sundimtarėve, qoftė edhe shkurtazi. Nėse unė ndėrkaq jam nė gjendje qė pėr disa "oxhaqe" shqiptare tė shkruaj mė tepėr nga tė tjerėt, emrat e tė cilėve kėtu vetėm sa ceken, kjo ndodh jo sepse unė dėshiroj qė disa t'i nxjerr mė nė pah, por sepse pėr disa familje unė di mė shumė dhe kam grumbulluar material mė tė pasur, se sa ka qenė e mundur kjo nė vend tė huaj, megjithė pėrpjekjet e mia tė mėdha, pėr rastet e tjera.

    Vėllimi i dytė i librit "Kujtime"
    Botuar mė 1930

  20. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,331
    Postimet nė Bllog
    17
    Pėrse unė nuk desha?

    Eqerem Bej VLORA

    Por pėrse nuk desha unė?
    Kėtė nuk e dinte askush, madje as unė vetė. Sot, pas gjithė kėtyre viteve mė duket se e kuptoj dhe mė vjen tė qesh, sesi njė njeri i pėrkėdhelur nga natyra dhe nga rrethanat, e qė mund tė kishte arritur nė jetė ē'tė donte, nė fund dėshton, sepse duke i ardhur tė gjitha vetiu nė prehėr atij i ka humbur ēdo ambicie. Ndonėse sot futen nė gjykimin tim edhe tė vėrteta tė tjera, tė hidhura, pėr njė njeri, qė i ishte dhėnė me aq shpirt Shqipėrisė ( njė vendi tė idealizuar, prodhim i fantazisė), realiteti i ketij vendi ishte krejtėsisht i huaj. Nuk mė pėlqente tasnimė asgjė tė tij, as natyra, njerėzit, as zakonet e reja dhe as mendėsia e re. Unė mund tė entuziazmohesha ende pėr dukuri tė veēuara e nė agoni tė kohės kur Shqipėria ishte park kombėtar i Europės, ndėrsa me Shqipėrinė e viteve njėzetė nuk e ndjeja mė veten tė lidhur; pėr shqiptarėt e gjallė unė kisha veēse mospėlqim dhe kritikė.
    E pra, kjo ishte pikėrisht edhe tragjikja e periudhės kalimtare ku jetoja dhe pasoja e zhgėnjimit, qė heshturazi duhej ta mbaja pėrbrenda vetes. Sepse askush nuk do tė mė kishte kuptuar, askush nuk do tė mė kishte dhėnė tė drejtė. Sot, midis shqiptarėve tė brezit tė ri, unė njoh shumė njerėz qė mė kuptojnė, sepse dalngadalė ata janė bėrė shokėt e mi tė vuajtjes, por asokohe unė isha i vetėm! Unė isha shumė i ndjeshėm, priresha shumė pėr fantazi dhe
    arsyetime teorike, mua mė mungonte energjia per tė vepruar. Ndaj edhe me gjestet dhe fjalėt e njė eremiti, shtiresha si apostull i pakuptuar dhe moralizues.
    Cilėt ishin njerėzit, tė cilėve unė rrekesha t'u predikoja? Ajo qė ndeshej nė shoqėrinė shqiptare pas 1912-ės, ishte trashėgim i reformės administrative osmane tė Tanzimatit (1839). Kjo reformė solli me vete jo vetėm ndryshimin e sistemit administrativ, por edhe tė gjithė shoqėrisė shqiptare dhe tė mėnyrės sė saj tė jetesės. Nga njė administrim feudal, rajonal dhe i decentralizuar, nė dhjetė vjet u krijua njė shtet zyrtarėsh, rreptėsisht i centralizuar. Pa folur pėr ndryshimet politike qė pėrcollėn kėtė pėrmbysje, shumė njerėzve ai u solli edhe humbje shoqėrore dhe ekonomike. Sanxhakbeu, jahjabeu, dizdari, zaimi, spahiu e shumė e shumė tė tjerė nė sistemin administrative tė kohės feudale, jetonin me tė ardhurat e fundit qė i ishin dhėnė atij vetė apo ofiqit tė tij. Njė ditė tė bukur kėta njerėz e panė veten tė zhveshur nga ēdo e ardhur qė ata pėr shekuj me radhė e kishin parė si tė tyret dhe tė familjes sė tyre. Kėto feude kishin qenė shpesh edhe arsyeja se pėrse kėta drejtues administrative apo ushtarakė nuk kishin sirguruar ndonjė pronė tė madhe apo edhe tė vogėl qoftė. Ishte e natyrshme pra, qė kėta tė dėmtuar do t'i kundėrviheshin reformės.
    Por nuk ishin vetėm ata tė prekur, edhe masa e gjerė e popullit i kishte lidhur shumė interesa tė saj jetėsore me sistemin feudal tė administrimit; ajo nuk paguante taksa, ishte e liruar nga detyrimi ushtarak, mijėra, mijėra tė rinj jetonin me mercenarizėm dhe familje tė shumta vunė pasuri me fitimet nga luftėrat e bijve tė tyre nėpėr vende tė huaja. Dhe ata shėrbenin si brenda vendit, ashtu edhe jashtė tij nė Perandorinė e madhe Osmane, nė Afrikėn e Veriut, nė Rumani, nė Venecia, madje gjer nė Rajhun gjerman apo nė Spanjė (Labėria, fjala vjen, njė krahinė e varfėr malore me 50.000 banorė kishte vazhdimisht 2.500 djem tė saj, myslimanė apo te krishterė, qė shėrbenin diku si mercenarė). Vetėm mė 1850 pėrfundoi zbatimi me dhunė i reformės. Njė varfėri tronditėse mbuloi tani gjithė atė popullsi qė pati jetuar nė sajė tė mercenarizmit (kryesisht nė viset si Ēamėria, Labėria, Mallakastra, Skrapari, Dangėllia, Kolonja, Bilishti, Dibėr-Mati, Mirdita, Luma, Metohia, Kosova) saj iu hoq mundėsia e vetme e ekzistencės; nga bujqėsia ose tregtia nuk merrte vesh askush dhe kėshtu njerėzit vegjetonin nė njė gjendje tė mjerueshme.
    Bashkė me popullin mori tė tatėpjetėn edhe klasa e mėparshme drejtuese. Dolėn elemente tė rinj, tė cilėt, duke u afruar me zyrtarėt qendrorė, tashmė fitimtarė, dhe, duke iu shėrbyer atyre fituan poste dhe pasuri, edhe kėshtu, edhe mkundėistė pėr t'u matur me ish shtresėn drejtuese. Mirėpo, duke qenė nė Shqipėri shprehia dhe tradita shumė tė fuqishme, ata nuk mundėn ta zėvendėsojnė kėtė shtresė tė mėparshme drejtuese, tė mbėshtetur edhe nga populli, por vetėm sa e ndanė me tė ndikimin nė vend. Por edhe ish shtresa e lartė e dėmtuar, por edne e gjallė, iu pėrshtat pak e nga pak kushteve tė reja. Nė vend ajo kishte pėrparėsinė e traditės, nė shtet dhe nė oborr, epėrsinė e padiskutueshme tė paraqitjes sė fisme, tė arsimit dhe tė sojit. Si pėr inat tė rishtarėve tė mėdhenj e tė vegjėl, shteti dhe njeriu turk, sado qė pas Tanzimatit ata mundoheshin shumė tė dukeshin demokratikė dhe tė pėrparuar, e kishin ruajtur nderimin pėr aristokracinė. Kėshtu ndodhi qė nė Shqipėri, gjatė 20-30 vjetėve pas Tanzimatit u vu re zhvillim parallel me atė shndėrrim shoqėror dhe politik tejet tė centralizuar qė ndodhi nė Francė nen Luigjin XIII dhe ministrin e tij Risheljė.
    Sidoqoftė, duhet thėnė se lidhjet e ngushta tė shtresės drejtuese e te popullit me autoritetet turke pas Tanzimatit ndikuan dhe, nė njė farė mase, edhe i prishėn parimet dhe mendėsitė e vjetra morale dhe shoqėrore tė popullit shqiptar. Me ketė nuk do tė thote aspak se ai po i afrohej popullit turk. Vetitė e karakterit tė kėtij tė fundit e bėnin atė njėrin nga popujt mė tė mahnitshėm tė botės. Por nė Perandorinė Osmane, Sulltani dhe qeveria vetėm gjuhėn kishin tė pėrbashkėt me popullin turk. Po tė studiosh me vėmendje historinė osmane mund tė thuhet se edhe nė periudhėn e shkėlqimit tė tyre ata nuk kanė shėrbyer kurrė si shėmbėlltyra tė dėlirėsisė morale dhe shoqėrore, pa folur mė pėėr periudhėn e rėnies sė madhe tė Perandorisė Osmane. E pra, me kėta zyrtarė kishte tė bėnte shtresa drejtuese dhe populli shqiptar i periudhės pas Tanzimatit. Pėr pasojė koncepti moral i popullit pėsoi tronditje tė thella.
    Shqiptarėt nuk kanė qenė kurrė engjėl tė pafajshėm: dhuna, kapardisja, etja pėr grabitje, padurimi kanė qenė prej kohėsh tipare tė spikatura tė karakterit tė tij, por nga ana tjetėr ai ėshtė shquar edhe pėr tipare fisnike:
    shqiptari ėshtė trim, kokėkrisur, besnik, shpirtmadh, bujar, i vetėsigurtė dhe i zgjuar. Ai i pėrvetėson njėlloj shpejt si vetitė e mira, ashtu edhe ato tė kėqija. Nė kėtė truall pjellor dhe mikpritės, administrimi turk i periudhės sė rėnies s'mbolli aspak bimė tė dobishme, por kryesisht shumė gram. Dhe ky i fundit, siē ndodh edhe nė natyrė, u shtua dhe u harlis. Ky trashėgim i Perandorisė Osmane pėrbėnte pra, thelbin e asaj shoqėrie nė Tiranė, prej sė cilės unė, me zemėr, largohesha gjithnjė e mė shumė.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 20-03-2014, 07:01
  2. Mitro Ēela, kujtime..
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-02-2009, 16:26
  3. Kujtime ....
    Nga e-v0gela nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 15-05-2008, 13:59
  4. Kujtime Maturantėsh.!
    Nga Nice_Boy nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 13-06-2005, 15:50
  5. Ani - Kujtime
    Nga Henri nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 25-10-2004, 10:34

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •