Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1

    Cka eshte psikokirurgjia?

    Nuk di se me pare a eshte hapur ndonje teme per Psikokirurgjine, por megjithate po e shtroj vetem si forme pyetjeje;

    Ēka mendoni per Psikokirurgjine??

    Natyrisht ket pyetje duke e percjelle nje xhirim, ku behen operime me duar!



    And my soul from out that shadow that lies floating on the floor, Shall be lifted -- Nevermore!

  2. #2
    Perjashtuar Maska e _SheJtaNia_
    Anėtarėsuar
    02-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    105
    E pashe po nuk e di cfare zemre kane ata njerez qe operojne ne kete menyre.

  3. #3
    PSIKOKIRURGJIA


    Kureshtjen e qarqeve shkencore dhe tė shumė mas-mediave botėrore, kohėn e fundit si sensacion, me tė madhe i ngacmon njė mėnyrė tejet efikase dhe ēudibėrėse e shėrimit tradicional. Kjo metodė na vjen nga Filipinet dhe quhet PSIKOKIRURGJIA. Karakteristikė e kėsaj ėshtė se intervenimi kirurgjik tek pacienti bėhet vetėm pėrmes duarve, ose, nė disa raste, edhe me ndonjė brisk tė pa sterilizuar xhepi. Gjatė kėtij intervenimi kirurgjik tė drejtpėrdrejtė nė trup, nuk shkaktohet dhembja, gjakderdhja ėshtė e eliminuar gati nė tėrėsi, kurse infeksioni nga prerja as qė paraqitet fare.

    Si nė koluaret e qarqeve akademike shkencore ashtu edhe nė opinionin e gjer, asnjė metodė tradicionale gjer mė sot, nuk ka shkaktuar aq kundėrthėnie dhe bujė tė madhe sensacionale, sikurse PSIKOKIRURGJIA, apo operimi shpirtėror me gishta, pa brisk, pa anestezion, pa gjak, pa dhembje, si dhe komplikime tjera tė mundshme post - operative.
    Kėtu kemi tё bёjmё me njё metodė tė vjetėr dhe tejet efikase operative tradicionale qė na vjen nga FILIPINET, e qė me tė madhe aplikohet nga disa individė tė veēantė me prirje tė jashtėzakonshme.
    Nga shumė psikokirurg tradicional botёror, qė nė mėnyrė tejet efikase e aplikojnė kėtė metodė, si mė tė popullarizuar nė qarqet akademike dhe publicistike, konsiderohen dy prej tyre: psikokirurgu filipinas ELEUTERIO TARTE, dhe meksikani ARIGO. Edhe pse sot vetėm nė kryeqytetin e Filipineve Manila, zyrtarisht janė tė evidentuar mbi 400 sosh, kėta tė dy, konsiderohen si mė tė njohur, mu pėr shkak se kanė pranuar qė me kėto aftėsi tė veta tė jashtėzakonshme tė nėnshtrohen metodave hulumtuese shkencore.

    1. Psikokirurgi filipinas ELEUTERIO TARTE

    TARTE tanimė legjendė e psikokirurgjisė tradicionale filipinase, me operimet e veta pėrmes gishtėrinjve tė duarve, bėnte vėrtetė shėrim mrekulluese. Ky kirug popullor ēudibėrės, intervenimet e veta specifike operative, nuk nguron t’i demonstronte as para kamerave televizive dhe fotoreporterėve tė gazetave tė ndryshme botėrore. Fillimisht duke kėrkuar egzaminimet pėrfundimtare tė bėra me metoda bashkėkohore medicinale, Tarte, operacionet e veta psikokirurgjike, zakonisht i aplikonte tek pacientėt qė kishin tumore, ciste nė organet e mbrendshme tė trupit, gurėsit nė veshka dhe nė qesen e tėmthit, etj. Pasi qё pacientin e vetė e shtrinte nė njė tavolinė tė improvizuar operative dhe nė at pjesė ku duhet tė kryhet operimi ia pėrvjelte teshat e trupit, TARTE, fillimisht, me njė ritual tė thjesht tė koncentrimit tė pėrqendruar, vetėm pėrmes gishtėrinjve tė duarve, fillonte ndėrhyrjet e veta operative. Nuk pėrdorte kurfar brisku dhe paraprakisht nuk aplikonte ndonjė medikament anestezioni. Operimi zakonisht zgjaste mė sė shumti 15 minuta. Gjatė tėrė kohės sė operacionit, pacienti mbetej i zgjuar dhe nё vetėdije tė plotė, duke mos ndjerё fare dhembjen. Pasi tė ishte kryher operimi, tek asnjė pacient , nė pjesėn e trupit ku ishte kryer operimi, nuk mund tė vėrehej asnjė vragė apo shenjė .

    1. Meksikani i famshėm ARIGO


    Me fenomenin e PSIKOKIRURGJISĖ janė marrė dhe sot e kėsaj dite merren shumė shkencėtarė, e ndėr ta mė i njohur mbetet Dr. Andrej Puhariq, amerikan, me prejardhje kroate. Ai nė krye tė njė ekipi pesė-anėtarėsh reputativ mjekėsor amerikan, plotė pesė vite, studio fenomenin PSIKOKIRURGJI, tek njė psikokirurg laik nga Meksika, i quajtur ARIGO, i cili nė masė ishte i njohur me nofkėn “kirurg me brisk tė ndryshkur”. Pesė vite pa ndėrprerė Dr. Puhariqi me ekipin e vetė shkencor, pėrcillte intervenimet kirurgjike tė Arigos, ashtu qė nė fund vendos qė edhe vet t’i nėnshtrohet njė operacioni tė tillė nga njė tumor nė kėmbė. Nė lidhje me kėtė operacion tė bėrė nė vete, Dr. Puhariq nė njė publikim tė tij shkruante:
    “...nuk ndjeva kurrfarė dhembje. Mirėpo, duke ditur se brisku dhe duart e Arigos fare nuk ishin tė pastra dhe se lėkura ime para operacioni, as qė ishte sterilizuar, gjithmonė kisha frikė pėr mundėsinė e paraqitjes sė infeksionit dhe ndoshta edhe tė helmimit tė gjakut. Qė tė reagoja me kohė, nė rast se paraqiten kėto simptoma, bėra tė gjithė parapėrgatitjet e duhura tė veprimit. Plagėn e kisha tė lidhur me njė fashe tė thjeshtė tė cilėn ēdo ditė e hapja dhe e fotografoja. Pėr ēudi asnjė infeksion nuk u paraqit e, qė ishte mė e befasuese, plaga ime qe mbudhur dhe shėruar plotėsisht pas tri ditėsh, qė pėr medicinėn tonė ėshtė gjysma e kohės e duhur zakonisht.”
    Analizat dhe studimet e Dr. Puhariqit, janė botuar dhe publikuar nė shumė editime shkencore anė e kėnd botės, dhe ato zakonisht merren si pikėnisje pėr studiues tjerė qė i pėrvishen metodave kėrkimore tė mėtejshme tė kėtij fenomeni ende tė pasqaruar sa duhet.

    Si sqarohet fenomeni i psikokirurgjisė?!

    “Operimi psikik kryhet kryekėput pėrmes aktivitetit specifik shpirtėror dhe mental tė shėruesit” - thonė pėr psikokirurgjinė studiuesit e shumtė tė kėtij fenomeni.
    ” Me besim tё fortė nё vete dhe pas disa ushtrimeve paraprake tė ngritjes shpirtėror, te shėruesi tradicional ёshtё krijuar aftėsia e caktuar vizionare e kontrollit dhe manipulimit me energjitė mė tė lartė tė niveleve hyjnore, e qė, ndėrtimi dhe pėrmbajtja e kėtyre niveleve energjetike ende mbeten tė panjohura pėr shkencėn e sotme. Psikokirurgu laik, gjatė kėtij operacioni, shfrytėzon procesin e vetė mental, tė cilin, pėrmes koncentrimit tė fortė, e sjell nė gjendjet tė caktuara psikike qё shprehet nё formė tё gjysmė transi. Pasi qė ta ketė arritur kėtė gjendje mental, gjatё operimit, ai e bėnė orientimin dhe kanalizimin e kėsaj energjie nė trupin e sėmur tė pacientit”.
    Bazuar nė deklaratat e kėtyre psikukirurgėve qė flisnin pėr kėto aftėsi tė veta tė jashtėzakonshme operative, nė to thuhet se ata realisht nuk operojnė, por janė vetėm si ndėrmjetėsues tė njė procesi qė kryhet vetvetiu, e qė nė mėnyrė automatike udhėhiqet nga njė fuqi mė e lartė hyjnore. Energjia e cila rrezaton nga duart e shėruesit depėrton nė trupin e pacientit, duke bėrė kėshtu veprime tė njėjta sikurse i bėnė brisku i kirurgut nė mjekėsinė bashkėkohore
    Nė psikokirurgji, realisht nuk eliminohet organi, por thjesht zhduket sėmundja. Disa studiues tė kėtij fenomeni mendojnė se, nė fakt vepruese ėshtė vetė ajo energjia e caktuar qė rrezaton nga dora e shėruesit, e cila pasi rregullon baraspeshėn energjetike mė parė tė ērregulluar nė indet e organit tė sėmur, dhe nga ky veprim shkaktohet shėrimi.
    Ėshtė tejet interesante tė theksojmė se, nga ana shumė studiuesve qė edhe vetė janė kirurg nga profesioni, pranohet se, krahasuar me metodat e tanishme bashkėkohore tė operimit qė bėhen me brisk, metoda laike e opirimit pėrmes psikokirurgjisė ėshtė shumė mė e parrezikshme. Nė rend tė parė aty fare nuk ka nevojė pėr medikamente anestezike;
    nuk duhen investime finacijare nė pajisje tejet tė shtrenjta bashkėkohore kirurgjike; pacienti pas operacionit ngrihet menjėherė dhe fare nuk ka nevojė pёr hospitalizim dhe kurim shtesė post-operativ.
    E pabesueshme por e vėrtetė. Njeriu dhe aftėsitė e tia tė pakufishme, pėr kapshmėrinė e nivelit tė arėsyes tone, ende mbeten si enigmė mė e madhe e tė gjitha kohėrave?!

    citat: A. ABRASHI - Nanda
    And my soul from out that shadow that lies floating on the floor, Shall be lifted -- Nevermore!

  4. #4
    Mos te keqkuptohet edhe njehere, ky shkrim eshte i A. ABRASHIT dhe pasi qe ; "besoj se anetaret e F.SH... sa kam percjellur nuk kane shume njohuri per ket fenomen Paranormal" , mendova , qe edhe teorikisht te citohet kjo nga personi ne fjale.

    And my soul from out that shadow that lies floating on the floor, Shall be lifted -- Nevermore!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •