Alan Greenspani, njeri që mban në xhep presidentët e SHBA-së


Greenspani, gjeni financiar, banker i cili katër presidentët e fundit të SHBA-së i mbante në xhep, njeri shumë i fuqishëm, por që shumë kolegë të tij nuk kanë dëgjuar për të, vendosi se nëpër cilën rrugë ekonomia globale duhet shkuar. Ai tashmë nga mediat cilësohet si "ikonë ekonomike", që vulosi fatin e afarizmit botëror

Nga DRITON TALI


Qytetarët amerikanë mund të ndodhë që të kenë presidentin më të dobët në historinë e tyre, mirëpo, kjo shumicën nuk brengos fare, për shkak se një njeri shumë i fuqishëm do ta udhëheqë ekonominë e tyre të paktën deri në vitin 2004. Pra, cili është njeriu që prapa skenës, për të cilin mendohet se ka më shumë forcë se George W. Bush? Ky është 76- vjeçari Alan Greenspan ekspert i ekonomisë, i cili është kryetar i Bordit të Rezervave Federale (Federal Reserve Bord), apo shkurt FED. Dhe, për dallim nga presidentët e SHBA-së, të cilët janë të detyruar të japin llogari para votuesve, të bëjnë kompromise me Kongresin, Alan Greenspani nuk i jep llogari askujt. Por, kjo nuk do të thotë se ka punë të lehtë. Përkundrazi, detyra e tij është që ekonominë e SHBA-së ta mbajë stabile. Pra, përgjegjësia e tij është ekonomia amerikane, që nënkupton edhe standardin jetësor të amerikanëve. Meqenëse ekonomia amerikane është më e fuqishmja në botë, Greenspani është përgjegjës edhe për ekonominë dhe standardin jetësor botëror. Për këtë arsye Greenspani gjithmonë është në qendër të vëmendjes, të paktën në skenën ekonimike dhe afariste. Çdo veprim i tij vështrohet me kujdes, analizohet, pastaj edhe i nënshtrohet kritikës pozitive, apo negativisht. Sidomos, para mbledhjes së bordit të FED-it, kur vendoset për nivelin e shkallës së interesit, me çka, jo vetëm në Wall Street, por edhe në bursat e tjera, në një afat të shkurtër, fitojnë, apo humbin miliarda dollarë. Për këtë arsye, tregtarët në bursë, investitorët, ministrat ekonomisë, ata të financave dhe guvernatorët e bankave nacionale të shteteve të ndryshme botërore, tërë vemendjen e kanë përqendruar nga ai. Një histori e çuditshme e bankave në SHBA Federal Reserve Bord, në fakt është bankë qendrore e SHBAsë, pra Alan Greenspani është guvernator i saj. Pra, pse ky instuticion quhet Federal Reserve, e jo "national", apo "Central Bank", ndërlidhet me historinë e SHBA-së. Historikisht "The Bank of North America", është banka e parë, e cila mori këtë status nga Kongresi, më 1781. Kjo do të thotë se në SHBA nuk ekzistonin banka apo firma të ngjashme, për shkak se ajo ishte koloni e shteteve të Evropës, të cilat sistemin bankar e kishin krijuar më parë. Kurse, nga viti 1790 edhe Banka e Nju- Jorkut dhe Banka e Masaqusetsit (Massachusetts) e fitojnë statusin e bankës. Por, këto banka ishin lokale, dhe me kohë u paraqit nevoja që të themelohet një instuticion federal, që do të merrej me sistemin bankar. Më i zëshmi ishte Alexander Hamilton, i cili kërkoi nga Kongresi që të formojë bankën e parë, e cila u quajt "The First Bank of USA". Kjo bankë kryente funksionin e bankës kombëtare, por pasi që SHBAja nuk kishte identitet kombëtar, kjo bankë falimentoi më 1811. Pas luftës së 1812-s, formohet "The Second Bank of United States", e cila kishte rolin e njëjtë sikurse ajo e para. Gati për arsye të njëjta u desh të mbyllet edhe kjo bankë, më 1836 dhe deri në vitin 1913, sistemi bankar I SHBA-së ishte i ndërtuar në bazë të bankave të vogla lokale, të cilat ishin të kontrolluara nga bankat shtetrore që I kishte secili shtet. Për shkak të kësaj mënyre të udhëheqjes së industries bankare bëri që SHBA-ja në vitin 1900 të ketë 13 mijë, kurse më 1913 - 27 mijë. Shumica e atyre bankave ishin të vogla rurale, pa kapital reserve të mjaftueshëm, ashtu që bankrotonin më shpejt seç formoheshin. Në realitet, me Aktin Kombëtar të Bankës në vitin 1863 janë krijuar rregullat e përgjithshme të emetimit të parasë dhe mbajtjes së reserves minimale të kapitalit, mirëpo përsëri industria bankare ishte e ngjashme me "Perëndimin e egër". Sidoqoftë, paniku i viteve 1893 dhe 1907 e detyroi Kongresin që ta formonte Komisionin Kombëtar Monetar (National Monetary Commission), kurse kur presidenti Woodrow Wilson, të cilin e krijoi me ligjin e vitit 1913 (The Federal Reserve Act). Ligj krijoi sistemin qendror bankar, i cili përbëhej nga 12 banka regjionale (Regional Reserve Banks) dhe anëtarë të tjerë të bankave komerciale, I detyroi të gjitha bnakat t'I respektonin obligimet dhe të anëtarësohen në këtë institucion, me kusht se ato t'I depononin rezervat e tyre në Federal Reserve Bank. Këto banka regjionale udhëheqen nga bordi i guvernatorëve. Kryetari i bordit zgjedhet një herë në katërmbëdhjetë vjet, kurse aktualisht është Alan Greenspani. Vizioni i ri ekonomik Alan Greenspani nuk mbeti mbrapa nga njerëzit e tjerë të dalluar në histori. Ai këtë e arriti gjatë viteve 90 me konceptin të cilin e quajti "vizioni i ri ekonomik i rritjes rapide të produktivitetit". Mirëpo, nëse Greenspani do të hyjë në histori si krijues I kësaj filozofie, atëherë pozita e tij, sipas shumë analistëve, do të jetë e paqartë për një kohë. Si shembull për këtë dyshim na jep interneti, të cilën Greenspani është pikërisht ai vetë nga e cila krijoi industri, të ashtuquajturën "dot kom industrinë - mrekullinë e viteve 90". Kjo shpjegohet me faktin se detyra dhe qëllimi i udhëheqësve të ekonomisë është që atë ta mbajnë në mënyrë stabile, ashtu siç e ngan shoferi I mirë veturën. Shoferi i mirë e ngan veturën rrjedhshëm dhe gjatë ndërrimit të shpejtësive askush nuk lëndohet. Apo metaforë tjetër në udhëheqjen e ekonomisë, në raste të shumta merret edhe "fluturimi I balonës". Nëse e fryjmë shumë, balona fluturon më lehtë, por edhe mund të pëlcasë lehtë. Pra, duhet fryrë aq sa ka nevojë. Kurse filozofia e Greenspanit për "rritjen rapide të produktivitetit" është që balona të fryhet sa më shumë, në mënyrë që të fluturojë sa më lehtë. Por, në rastin e IT-së kjo u tregua jo e suskesshme. Këtu Greenspan e aplikoi filozofinë që me anë të investimeve, huave të ndryshme kjo industri u zhvillua me një shpejtësi marramendëse. Mirëpo, për shkak se ishte "fryrë shumë", pas një kohe ajo kaloi në depresion, përkatësisht "pëlciti". Kështu Greenspani u bë viktimë e vetvetes. Erdhi në situate kur e vetmja mënyrë e shpëtimit ishte që të rritet shkalla e interesit, përkatësisht të "nxirret një sasi e ajrit nga balona". Po të rriste shkallën e interesit, atëherë ajo do të kishte efekte negative në industritë e tjera, të cilat ishin jashtë "vizionit të ri ekonomik të rritjes rapide të produktivitetit". Kështu, industrinë e re të cilën Greenspani e krijoi, vetë edhe e flijoi për hir të industrive të tjera tradicionale. "Vizioni i ri" pësoi disfatë, kurse ai para disa kohsh kishte disa dyshime, duke pyetur se a teproi me rritjen rapide.

Bushi i vjetër: "Nuk humba nga Clintoni, por më mundi Greenspani"

Sidoqoftë, sa i përket karrierës së Greenspanit, kjo nuk është e tëra. Greenspani ishte ai I cili deficitin amerikan të grumbulluar që nga vitet 1980 e deri në fillim të 1990, nga mesi dekadës së fundit të shekullit të kaluar e eliminoi, duke e shtrënguar deri në maksimum shpenzimin qeveritar. Pa marrë parasysh faktin se për shkak të kësaj politike financiare presidenti George Bush (plaku), i humbi zgjidhjet elektorale prej Clintonit. Më kot u mundua Bushi që ta detyronte Greenspanin që të invetësonte më shumë në sistemin për qarkullimin e të ardhurave dhe ta ulë shkallën e interesit, ashtu që ekonomia të ringjallej. Madje ai pasi humbi zgjedhjet kishte se "nuk humba nga Clintoni, por më mundi Greenspani". Kur erdhi në pushtet djali i tij, duke e ditur mirë se sa I fuqishëm për të është Greenspani dhe duke dituar se çfarë i ndodhi babait, Bushi i ri paralajmëroi: "Bashkëpunimit me dr Greenspanin do t'i jap një rëndësi speciale". Një disponim të tillë e kishte edhe Clintoni, i cili kurrë nuk harroi faktin se pikërisht situata ekonomike ishte ajo që e solli atë në pushtet, por ajo edhe do ta largonte. Prandaj, Greenspanin e trajtonte me kujdes të madh, madje më me kujdes se "dashnoret e veta". Politikën e kontrollit rigoroz të shpenzimeve, Greenspani e vazhdoi edhe kur në buxhetin kishte teprica, ashtu që që të kthejë borxhin nacional të SHBA-së, 3,5 mijë miliardë dollarë. Madje, kërkonte që të rritej tatimi, ashtu që deri nga viti 2001, ekonomia të akumulonte 5,6 mijë miliardë dollarë. Por, pas paraqitjes së recesionit, Greenspani pagesën borxhit nacional e hoqi nga agjenda, kurse shkallën e interesit e zvogëloi 4.75 për qind, pra 1.75 për qind sa është sot. Sidoqoftë, derisa filozofisë së tij të "rritjes rapide të produktivitetit", ende është herët t'I jepet kritika përfundimtare, Greenspani sigurisht në histori do të hyjë si njeriu i cili me kohë e prognozoi recesionin e fundit. Falë mjeshtrisë së tij, ai ishte më i lehti dhe zgjati më së paku. Zyrtarisht recesioni filloi në marsin e kaluar, kurse në raportin e tij në Kongres, më 27 shkurt të këtij viti, Greenspani paralajmëroi se recesioni përfundoi.

Kush është Alan Greenspani

Ka lindur në një familje çifute në Nju Jork, më 6 mars 1926. Në këte qytet do të jetojë dhe shkollohet pothuajse deri në fund. Ka të kryer fakultetin ekonomik, në vitin 1948, pastaj ka bërë magjistraturën, në vitin 1950 dhe doktoroi në vitin 1977, po ashtu në ekonomi, të gjitha në Universitetin e Nju-Jorkut. Pos këtyre diplomave akademike, Alan Greenspan ka edhe doktoratura të nderit nga shumë universitete të famëshme, nga të cilat gjithsesi duhet cekur atë të Havardit, Yales dhe Notre Dame. Për një kohë të gjatë punoi si konsultues ekonomik, ku në periodat 1954 - 1974 dhe 1977 - 1987, ishte president i firmës së njohur, e cila merret me konsultim ekonomik "Townsend - Greenspan & Co. Inc". Këtë firmë nuk e udhëhoqi në periudhën 1974 - 1977, meqenëse ishte emëruar kryetar i Këshillit të Ekonomisë në Qeverinë e presidentit Ford. Kjo nuk është e tëra: Greenspani ishte kryetar i Komisionit Nacional për Reforma të Sigurimit Social (1981 - 1983); anëtar i Bordit të Këshilltarëve Ekonimikë në qeverinë e Ronald Reaganit; i Bordit të Ekonomistëve në gazetën "Time"; këshilltar në Zyrën e Buxhetit të Kongresit; drejtor i jashtëm për korporatet "Alcoa" (Aluminum Company of America), "Automatic Data Processing. Inc.", "Capital Cities / ABC", "General Food Inc.", "J.P. Morgan & Co. Inc." dhe anëtar i bordeve "The Rand Corporation", "Director", "Institute for Interenatrional Economics" dhe në "Hoover Institute". Në karrierën e tij të suksesshme, 20 qershori i vitit 1987, është e shënuar me shkronja të arta, pasi që presidneti Ronald Reagan e emron kryetar të FED-it. Alan Greenspan, njeriu I fuqishëm që udhëheq ekonominë amerikane