Qeveria e Suedisë së bashku me Partinë e të Gjelbërve, propozoi ligj me anë të të cilit punëtorëve të shteteve jashtë Bashkimit Evropian (BE), do t’i mundësohej qasje më e lehtë në tregun suedez të punës. Me këtë do të ndryshohej dispozita e deritanishme, sipas të cilës, Enti shtetërorë bënte vlerësimin e nevojave për tregun e punës.
Ministri suedez për Migracion Tobijas Bilstrom, thotë se shtetit i nevojitet një ligji me anë të të cilit, kompanive suedeze do t’i mundësohej rekrutimi i kuadrit profesional të nevojshëm, pa marrë parasysh nga vjen ai. Ligji parasheh, që punëtori i cili vjen nga shteti, i cili nuk është anëtare e BE-së, të merr lejen e qëndrimit dhe punës për periudhë dyvjeçare, me kusht që të tregojë ofertë për punësim tek punëdhënësi suedez.
Leja do të mund të vazhdohet edhe dy vite tjera plotësuese, ndërsa nëse punëtori edhe më tej do jetë i punësuar, do të ketë mundësi të parashtrojë kërkesë për leje të përhershme qëndrimi në Suedi. Kushtet për punësim dhe marrëveshje për punë, do të duhet të jenë në harmoni me ato që vlejnë për të gjithë shtetasit e Suedisë.
Sipas ministrit Bilstrom, Suedia patjetër duhet të tërheq fuqi punëtore me qëllim që të ballafaqohet me pasojat e plakjes dhe rënies së vazhdueshme të numrit të popullatës së aftë për punë.
Kompanitë suedeze ankohen për mungesën e salduesve dhe elektricistëve, ndërkohë që ndihet mungesa edhe për mjekë dhe inxhinierë ndërtimtarie.
Lejet e punës tani jepen për periudhë 18 mujore, por Parlamenti që në vitin 2006 kishte propozuar vazhdimin e tyre deri në 24 muaj. Propozim-ligjin e ri, së shpejti
Duhet ta analizojë Këshilli ligjvënës, që përbëhet nga gjykatës.
/eurokornizë/
Krijoni Kontakt