Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Suedia kërkon punëtorë nga jashtë

    Qeveria e Suedisë së bashku me Partinë e të Gjelbërve, propozoi ligj me anë të të cilit punëtorëve të shteteve jashtë Bashkimit Evropian (BE), do t’i mundësohej qasje më e lehtë në tregun suedez të punës. Me këtë do të ndryshohej dispozita e deritanishme, sipas të cilës, Enti shtetërorë bënte vlerësimin e nevojave për tregun e punës.

    Ministri suedez për Migracion Tobijas Bilstrom, thotë se shtetit i nevojitet një ligji me anë të të cilit, kompanive suedeze do t’i mundësohej rekrutimi i kuadrit profesional të nevojshëm, pa marrë parasysh nga vjen ai. Ligji parasheh, që punëtori i cili vjen nga shteti, i cili nuk është anëtare e BE-së, të merr lejen e qëndrimit dhe punës për periudhë dyvjeçare, me kusht që të tregojë ofertë për punësim tek punëdhënësi suedez.

    Leja do të mund të vazhdohet edhe dy vite tjera plotësuese, ndërsa nëse punëtori edhe më tej do jetë i punësuar, do të ketë mundësi të parashtrojë kërkesë për leje të përhershme qëndrimi në Suedi. Kushtet për punësim dhe marrëveshje për punë, do të duhet të jenë në harmoni me ato që vlejnë për të gjithë shtetasit e Suedisë.

    Sipas ministrit Bilstrom, Suedia patjetër duhet të tërheq fuqi punëtore me qëllim që të ballafaqohet me pasojat e plakjes dhe rënies së vazhdueshme të numrit të popullatës së aftë për punë.

    Kompanitë suedeze ankohen për mungesën e salduesve dhe elektricistëve, ndërkohë që ndihet mungesa edhe për mjekë dhe inxhinierë ndërtimtarie.
    Lejet e punës tani jepen për periudhë 18 mujore, por Parlamenti që në vitin 2006 kishte propozuar vazhdimin e tyre deri në 24 muaj. Propozim-ligjin e ri, së shpejti

    Duhet ta analizojë Këshilli ligjvënës, që përbëhet nga gjykatës.

    /eurokornizë/
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Ku ka ra prap do te bjen
    Anëtarësuar
    11-03-2008
    Vendndodhja
    Haracine-Shkup, ILIRIDE, Shtetet e Bashkuara te Shqipnise
    Postime
    18
    Po bash mire ku e more kete lajm ...

  3. #3
    E Humbur Maska e elsaa
    Anëtarësuar
    20-02-2008
    Vendndodhja
    Back Too Homme
    Postime
    2,685
    Citim Postuar më parë nga Davius Lexo Postimin
    Qeveria e Suedisë së bashku me Partinë e të Gjelbërve, propozoi ligj me anë të të cilit punëtorëve të shteteve jashtë Bashkimit Evropian (BE), do t’i mundësohej qasje më e lehtë në tregun suedez të punës. Me këtë do të ndryshohej dispozita e deritanishme, sipas të cilës, Enti shtetërorë bënte vlerësimin e nevojave për tregun e punës.

    Ministri suedez për Migracion Tobijas Bilstrom, thotë se shtetit i nevojitet një ligji me anë të të cilit, kompanive suedeze do t’i mundësohej rekrutimi i kuadrit profesional të nevojshëm, pa marrë parasysh nga vjen ai. Ligji parasheh, që punëtori i cili vjen nga shteti, i cili nuk është anëtare e BE-së, të merr lejen e qëndrimit dhe punës për periudhë dyvjeçare, me kusht që të tregojë ofertë për punësim tek punëdhënësi suedez.

    Leja do të mund të vazhdohet edhe dy vite tjera plotësuese, ndërsa nëse punëtori edhe më tej do jetë i punësuar, do të ketë mundësi të parashtrojë kërkesë për leje të përhershme qëndrimi në Suedi. Kushtet për punësim dhe marrëveshje për punë, do të duhet të jenë në harmoni me ato që vlejnë për të gjithë shtetasit e Suedisë.

    Sipas ministrit Bilstrom, Suedia patjetër duhet të tërheq fuqi punëtore me qëllim që të ballafaqohet me pasojat e plakjes dhe rënies së vazhdueshme të numrit të popullatës së aftë për punë.

    Kompanitë suedeze ankohen për mungesën e salduesve dhe elektricistëve, ndërkohë që ndihet mungesa edhe për mjekë dhe inxhinierë ndërtimtarie.
    Lejet e punës tani jepen për periudhë 18 mujore, por Parlamenti që në vitin 2006 kishte propozuar vazhdimin e tyre deri në 24 muaj. Propozim-ligjin e ri, së shpejti

    Duhet ta analizojë Këshilli ligjvënës, që përbëhet nga gjykatës.

    /eurokornizë/
    E vertete qe ky ligj eshte diskutur ne parlamentin suedez por akoma nuk eshte miratur , dhe flitet qe do miratohet nga fundi i ketij viti , pra nga fundi i nentorit ose dhjetor . Shpresojme .....
    Burrat Udhëheqin Botën, Ndërsa Gratë Udhëheqin Burrat

  4. #4
    Pasioni për shkencën Maska e Erlebnisse
    Anëtarësuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    Hajde per te mire ishalla!
    La vita è bella...

  5. #5
    jom mo i bukri katunit Maska e TikTak
    Anëtarësuar
    26-04-2005
    Postime
    1,633
    ligji o pes me hic. ai ven pune i afrohet ma par puntorit suedez, masanej atij te be ene ne fun kur asnji prej tyre se ka pranu i afrohet i puntori te huj.
    no glove no love

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e kryenece
    Anëtarësuar
    17-01-2005
    Postime
    167
    Ne fakt ky ligj me teper eshte pare edhe si nje lehtesim per ata te huaj qe tashme punojne ne ato sektore ku ka mungese te fuqise punetore e jo si me pare ku nuk ishte e sigurt nje gje e tille per ata qe vijne nga vende jashte EU. Sa per ate qe thua ti TikTak nuk eshte ashtu me kete ligjin e ri, ishte ashtu me pare e megjithate ka pasur e ka mangesi, prandaj edhe doli aktual ky ligj qe ne njefare menyre eshte parashikuar te plotesoje nevojat per fuqi punetore ne ato sektore ku ka mangesi. Tani se sa do i plotesoje mungesat ne fuqi punetore ngelet ta provoje koha.

  7. #7
    komjuter expert
    Anëtarësuar
    21-07-2004
    Vendndodhja
    skandinavi
    Postime
    94
    pershendetje nga suedia zdo me thëne për puntor mberenda në BE po edhe jasht BE nëse vjen si turist dhe gje një pun dhe ka një banes ose banon te dikush për dy vite e pas dy viteve nëse sipërmarja ja vazhdon edhe dy vite kontratin e punës atëherë i jepet qëndrim i përhershëm pëshëndes gjith antarët e forumit nga skandinavia

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-03-2008
    Postime
    108
    pyes ndonje qe jeton ne norvegji?nje njeri qe ka nje firme ne norvegji me sa me duket si firme ndermjetsimi per pundhenje atje ne norvegji eshte duke regjistruar puntor te profileve te ndryshme per ti derguar en norvegji nga maqedonija ,vec nje grup i puntorve kan filluar nje kurs intenziv 3 mujor ne maqedoni ,sa mundet te jete e vertet kjo?

  9. #9
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Sipas ministrit Bilstrom, Suedia patjetër duhet të tërheq fuqi punëtore me qëllim që të ballafaqohet me pasojat e plakjes dhe rënies së vazhdueshme të numrit të popullatës së aftë për punë.

    Ja si rrenohet nje komb. Tash do vershojne ngadale ne Suedi per disa dhjetra vjecare te zinj e arabe me soj e sorrollop e i vetmi vendstrehe e races se hallshtat nordik do transformohet ne arabine e re apo afriken e re sic eshte Franca .
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

Tema të Ngjashme

  1. Hipertensioni: tensioni i larte i gjakut
    Nga Mimi_1 në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 01-04-2013, 21:23
  2. Berisha bën publike ndryshimet në kabinetin e tij qeverisës
    Nga Xhuxhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 110
    Postimi i Fundit: 27-04-2007, 16:53
  3. UNMIK-u dhe KFOR-i kanë pezulluar aktivitetet e TMK-së jashtë vendit
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 11-05-2003, 17:04
  4. Plaku dhe Shteti
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-09-2002, 10:51
  5. Berisha kerkon shkeljen e kushtetutes!!
    Nga Vinny_T në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-07-2002, 10:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •