Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 76
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2008
    Postime
    36
    Njerez nuk e di se si e shifni ju po WBF s'eshte ndonje federate kushedi se cfare...prandaj mos u emociononi shume kur thoni Qato kampion bote

    Sa per te konfirmuar kete qe po them shihni dhe cfare thote ai portugezi : "Në pamje të parë duket se Qato është i favorizuar, pasi bokson përpara tifozëve të tij. Por për të njëjtën arsye, unë mendoj se presioni mbi të është shumë më i madh sesa mbi mua dhe unë nuk kam asgjë për të humbur, ndërsa ai po. Titulli mesdhetar në WBC është një shans për konfirmim për cilindo boksier, prandaj unë mund t‘i premtoj Qatos se nuk do ta ketë aspak të lehtë përballë meje të premten", u shpreh Sa.

    Dmth ai as nuk e permend fare "titullin e botes", por i ve me shume rendesi titullit mesdhetar ne WBC...prandaj njerez urime Qatos por boll thirret "kampion bote, kampion bote". Per momentin nuk eshte gje tjeter vecse kampioni mesdhetar

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2008
    Postime
    36
    ose, ose kampion bote i nje federate kot me kot...dmth njesoj sikur une te krijoj nje federate tani dhe te rraf komshiun, i bie te jem kampion bote i kesaj federate ne peshen time
    sa klas :P

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    urime qatos per fitoren e sotme
    JO SEKS PARA MARTESE

  4. #44
    Ujk i vjeter. Maska e _Acid_
    Anëtarësuar
    03-04-2008
    Vendndodhja
    Europë
    Postime
    4
    Hallall buka me dhall

    We are the best.
    The greatest art, is the art of living.

  5. #45
    Ultras Maska e KUSi
    Anëtarësuar
    30-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    3,049
    na ka mar e mira neve shqiptareve kto ditet e fundit
    shqiperia ne nato , ramushi u shpall i pafajshem tashi edhe qato na u bo kampion ishalla na vazhdon kshu me te mira sa her
    ” UNË JAM MIRË KUR ASHT MIRË SHQYPNIA! ”

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    ja nje video ne youtube

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e hope31
    Anëtarësuar
    23-11-2002
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    1,054
    urime, bravo
    suksese te metejshme

    pervec titullit qe fitoi, ka rendesi dhe solidariteti qe Qato tregoi, dha te ardhurat qe merr nga ky ky titull per banoret e gerdecit
    Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
    Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
    :^proton

  8. #48
    En el nombre del dios Maska e qorri_30
    Anëtarësuar
    31-08-2006
    Vendndodhja
    MADE IN ALBANIA
    Postime
    180
    ose, ose kampion bote i nje federate kot me kot...dmth njesoj sikur une te krijoj nje federate tani dhe te rraf komshiun, i bie te jem kampion bote i kesaj federate ne peshen time

    LoooooooooooooooooooooooooooooooL
    ''Nëse puna ju shkakton lodhje ,atëher pasiviteti ju shkaton kalbje.''

  9. #49
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    "Fitoren ua dedikoj tifozëve dhe viktimave të Gërdecit"


    Kreshnik Qato i jep Shqipërisë titullin e parë botëror. Boksieri nga Durrësi ka fituar sfidën përballë portugezit Vitor Sa, me vendim unanim (119-110, 117-111 dhe 120-111). Në këtë mënyrë, 30-vjeçari triumfon në ringun e pallatit të sportit "Asllan Rusi", për titullin kampion bote në versionin WBF dhe titullin mesdhetar të federatës WBC për peshat e mesme. "Ndjehem i gëzuar", ka deklaruar kampioni shqiptar menjëherë pas ndeshjes. "Falënderoj të gjithë publikun. Ua dedikoj fitoren këtyre tifozëve dhe viktimave të Gërdecit".

    Mbrëmja ka filluar në mënyrë festive me këngë dhe kërcime. Fillimisht në ring kanë hipur italiani Luka Mesi, kundër francezit Alasan Kalibali, në një sfidë promovuese në peshën e mesme të lehtë. Boksieri italian e ka filluar mjaft mirë dyluftimin dhe që në raundin e parë e ka rrëzuar në tokë kundërshtarin, i cili shpëtohet vetëm nga gongu. Mesi vazhdon të dominojë bindshëm deri në raundin e gjashtë dhe në fund fiton me vendim unanim (58-55, 58-55 dhe 59-54 pikë). Pas një prezantimi të gjatë të gjyqtarëve dhe përfaqësuesve të federatave, përpara fillimit të sfidës është kënduar edhe himni shqiptar nga tenori i njohur Kastriot Tusha.

    Qato vjen në këtë ndeshje pas 11 fitoreve radhazi. Ai nuk humbet që prej vitit 2004. Qato e fillon mjaft mirë sfidën, është i shpejtë në ring, por nga dëshira e madhe për të dominuar që në sekondat e para, nuk kujdeset shumë për mbrojtjen dhe qëndron shumë i zbuluar. Pikërisht nga ky gabim durrsaku ndëshkohet: kur mungonin edhe 20 sekonda nga përfundimi i raundit të parë, Qato bie në tapet pas një goditjeje dyshe potente të Vitor Sa, duke pësuar një "knock-down", që ia bën më të vështirë vazhdimin e sfidës. Raundi i dytë fillon në mënyrë shumë agresive nga boksieri portugez, i cili e vë në vështirësi të dukshme kundërshtarin. Dueli vazhdon të jetë shumë i zjarrtë, ku edhe pse kuqeziu tenton më shumë, 35-vjeçari Sa është më i saktë në goditjet e tij nga distanca e afërt. Pas një raundi të tretë të balancuar, në fillim të raundit të katërt Qato shfaqet shumë agresiv, duke lëshuar disa gjuajtje me të majtën dhe të djathtën, megjithatë pa shkaktuar ndonjë dëm serioz te kundërshtari. Këto 180 sekonda kanë folur dukshëm për durrsakun, edhe sepse portugezi Sa ka treguar shenjat e para të lodhjes. Përballja vazhdon me Qaton gjithmonë në sulm dhe shumë të freskët si fizikisht, ashtu edhe psikologjikisht, ndërkohë që Vitor Sa duket pasiv, por nuk harron të gjuajë me të majtën e tij të rrezikshme. Pavarësisht se ka kaluar gjysma e sfidës, boksierët shkëmbejnë disa goditje të shpejta dhe vetëm gongu i ka ndarë nga njëri-tjetri. Sfida ndizet përsëri në 50 sekondat e fundit të raundit të tetë, ku të dy boksierët "harrojnë" taktikën dhe duelojnë pastër, duke shkëmbyer goditje të forta. Qato vazhdon të dominojë në ring, megjithatë ende nuk ka gjetur goditjen e "knock-down"-it. Prej këtij momenti e deri në fund, kuqeziu dominon sfidën dhe në fund vendimi i gjyqtarëve i jep të drejtë.



    © Gazeta Shqip
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  10. #50
    Ishte ndeshje e shitur komplet pasi vitor sa mesa lexova te gazeta ishte amator.PLUS qe SA njehere i gjuajti qatos ne roundin e pare e hodhi ne shesh...
    "Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."

  11. #51
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Mashtrimi i madh, Qato fiton me boksierin e “OJQ”-së

    Mashtrimi i madh, Qato fiton me boksierin e “OJQ”-së


    Titulli u pretendua si tejet i rëndësishëm për kampion bote të WBF-së. WBF rezulton si firmë australiane pa asnjë peshë ndërkombëtare

    Paraqitja e ndeshjes së djeshme Kreshnik Qato-Vitor Sa si ndeshje që do të përcaktonte fituesin e çmimit botëror të peshave të mesme, mbart doza mashtrimi dhe ekzagjerimi. Pikësëpari boksieri Vitor Sa është paraqitur publikisht si kampion i Portugalisë në peshat e mesme, fakt ky që nuk është aspak i vërtetë, madje këtë nuk “guxon” ta thotë as vetë Federata WBF (World Boxing Foundation), për të cilën ai garon. Pjesa më interesante e kësaj ndeshjeje lidhet pikërisht me këtë federatë, e cila në vetë faqen e saj zyrtare shkruan për këtë ndeshje se: “Muajin tjetër ne do të shohim një tjetër garë kampionësh në Shqipëri, ku një hero lokal i quajtur Kreshnik Qato, i kthyer në Shqipëri nga Anglia, do të ndeshet me portugezin Vitor Sa për titullin botëror të peshave të mesme të WBF-së në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë”, - shkruhet në shpallje. Pra duket të qartë se kemi të bëjmë me përcaktimin e titullit botëror për peshat e mesme brenda një federate të caktuar (të tilla ka me qindra), por, për të qenë e rëndësishme kjo ndeshje, duhet që Federata të sigurojë ndeshje me fituesit reciprokë të federatave me nam ndërkombëtar.
    Federata
    Nga kërkimi për Federatën WBF, në faqen zyrtare të saj rezulton se ajo është themeluar në vitin 2004 në Australi dhe ka marrë licencën për të operuar dhe në vendet e tjera jashtë Australisë. Megjithatë, edhe pse ky fondacion operon në të gjitha kategoritë, nuk rezulton asnjë ndeshje e ndonjë kampioni të kësaj federate me ndonjë boksier tjetër që përfaqëson federata vërtet të rëndësishme dhe me peshë në arenën ndërkombëtare të boksit, siç janë të mirënjohurat WBA, WBC, IBF, WBO etj. Sakaq, duket se vetë portugezi Vitor Sa vjen nga “hiçi”, pasi Fondacioni në fjalë WBF nuk ka kampion në kategorinë e peshave të mesme që prej tre vitesh, pra që në vitin 2005. Në fakt duket se jo më kot dhe portugezi është zgjedhur me short, pasi në këtë fondacion nuk kishte një garë mirëfilli për ndeshjet apo kampionin për këtë peshë. Ndërsa në mediat shqiptare Vitor Sa është paraqitur si kampion i Portugalisë në faqet ndërkombëtare të boksierëve, edhe ai, edhe Qato rezultojnë thjesht të regjistruar si emra figurantë, ndërsa titujt e tyre të pretenduar me shumë bujë në Shqipëri, zyrtarisht nuk gjenden askund.

    H. Hasani


    5 Prill 2008

    albania.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  12. #52
    ReaL maDriD Maska e ReaLFan
    Anëtarësuar
    04-06-2007
    Vendndodhja
    N'Zvicerr
    Postime
    1,199
    Urimeeeee Qatoooooo se paku ti na Zbardhe ftyrenn nese shqiptarveee urimeee ishalla gjithmon me fitore...
    ReaL madriD
    Campeón de Liga 2007/08
    Repasa el triunfo de la Liga 07/08 del Real Madrid.

  13. #53
    i/e regjistruar Maska e Elv|s|
    Anëtarësuar
    24-08-2003
    Vendndodhja
    Ne Nje Cep Te Botes
    Postime
    13
    Pershendetje te gjitheve!!

    Ne radhe te pare federata e boksit WBF vertet qe nuk eshte nje nga ato me prestigjozet por shkallet ngjiten nje e nga nje.
    Duhet te krenohemi pasi ai ngre lart flaurin tone e jo ate te nje shteti tjeter, kjo duhet vleresuar.

    Mos u merrni me shkrimet e nje gazetari qe nuk merr dote ate qe deshironte dhe fillon e vjell vrer. Te ishte ashtu sic pretendon ky pseudo gazetar do e kishin then te gjithe nje zeri ejo te thurnin elozhe per kete boksier.

    Nuk e di sesa prej jush kane qen prezent ne "Asllan Rusi" por ka qen nje organizmin prefekt ne te gjitha aspektet dhe kjo u kurorezua me fitoren e Qatos.

    Boksi shqiptar po fillon e po ngrihet dhe kjo fal ketyre sponsoreve qe po bejne te mundur keto organizme, duhet akoma shume pune dhe mund.

    Shifni anen e mire dhe jo trillimet e ketyre pseudo gazetar qe kur nuk marrin ate qe enderrojne fillojne e mashtrojne pasi kjo eshte mundesia e tyre, ate kane ne dore. Ket gazetar une se kam pa gjekundi dhe as nuk njihet fare ne tregun e medias shqiptare. Nga kontaktet qe kam pasur me shume gazetar askush se njifte (nje nga ata jam edhe une).

    Urime Qato dhe sa me lart flumurin SHQIPTAR ne arenen nderkombetare.

  14. #54
    superman Maska e rolling
    Anëtarësuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    rrokulli
    Postime
    132
    ky tregoi qe nese shqiptaret nuk luajne aq mire futboll, per dajak hjane te paret

  15. #55
    Radio Shoqeria DJ Maska e Piloti
    Anëtarësuar
    08-09-2002
    Vendndodhja
    Radio Shoqeria
    Postime
    260
    Urime Fitoren Kreshnikut.

    Shpresoj qe te ngjitet dhe me lart.

    P.S per ju qe po e shani, ai din te luaj dhe per Angline se ketu ne Londer jeton por ngaqe ndihet Shqiptar luan per Shqiperine, ndersa ju skeni cfar beni tjeter dhe shani ate qe na nderon neve si shqiptar

  16. #56
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2008
    Postime
    36
    Ej boll me keto budalliqe qe i shofim gjithandej qe nqs dikush kritikon nje shqiptar eshte tradhetar etj etj se late nam

    Po e them edhe nje here : Qatos hallall i qofte ama boll me mashtrime "kampion bote" se shqiptaret nuk jane budallenj...te pakten une nuk e shoh veten per te tille

    Po patjeter...Qato do ngjitet me lart...eshte cun i ri...VETEM 30 vjeç ...sa patetike qe jane ca!

  17. #57
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-01-2007
    Postime
    4
    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    Mashtrimi i madh, Qato fiton me boksierin e “OJQ”-së


    Titulli u pretendua si tejet i rëndësishëm për kampion bote të WBF-së. WBF rezulton si firmë australiane pa asnjë peshë ndërkombëtare

    Paraqitja e ndeshjes së djeshme Kreshnik Qato-Vitor Sa si ndeshje që do të përcaktonte fituesin e çmimit botëror të peshave të mesme, mbart doza mashtrimi dhe ekzagjerimi. Pikësëpari boksieri Vitor Sa është paraqitur publikisht si kampion i Portugalisë në peshat e mesme, fakt ky që nuk është aspak i vërtetë, madje këtë nuk “guxon” ta thotë as vetë Federata WBF (World Boxing Foundation), për të cilën ai garon. Pjesa më interesante e kësaj ndeshjeje lidhet pikërisht me këtë federatë, e cila në vetë faqen e saj zyrtare shkruan për këtë ndeshje se: “Muajin tjetër ne do të shohim një tjetër garë kampionësh në Shqipëri, ku një hero lokal i quajtur Kreshnik Qato, i kthyer në Shqipëri nga Anglia, do të ndeshet me portugezin Vitor Sa për titullin botëror të peshave të mesme të WBF-së në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë”, - shkruhet në shpallje. Pra duket të qartë se kemi të bëjmë me përcaktimin e titullit botëror për peshat e mesme brenda një federate të caktuar (të tilla ka me qindra), por, për të qenë e rëndësishme kjo ndeshje, duhet që Federata të sigurojë ndeshje me fituesit reciprokë të federatave me nam ndërkombëtar.
    Federata
    Nga kërkimi për Federatën WBF, në faqen zyrtare të saj rezulton se ajo është themeluar në vitin 2004 në Australi dhe ka marrë licencën për të operuar dhe në vendet e tjera jashtë Australisë. Megjithatë, edhe pse ky fondacion operon në të gjitha kategoritë, nuk rezulton asnjë ndeshje e ndonjë kampioni të kësaj federate me ndonjë boksier tjetër që përfaqëson federata vërtet të rëndësishme dhe me peshë në arenën ndërkombëtare të boksit, siç janë të mirënjohurat WBA, WBC, IBF, WBO etj. Sakaq, duket se vetë portugezi Vitor Sa vjen nga “hiçi”, pasi Fondacioni në fjalë WBF nuk ka kampion në kategorinë e peshave të mesme që prej tre vitesh, pra që në vitin 2005. Në fakt duket se jo më kot dhe portugezi është zgjedhur me short, pasi në këtë fondacion nuk kishte një garë mirëfilli për ndeshjet apo kampionin për këtë peshë. Ndërsa në mediat shqiptare Vitor Sa është paraqitur si kampion i Portugalisë në faqet ndërkombëtare të boksierëve, edhe ai, edhe Qato rezultojnë thjesht të regjistruar si emra figurantë, ndërsa titujt e tyre të pretenduar me shumë bujë në Shqipëri, zyrtarisht nuk gjenden askund.

    H. Hasani


    5 Prill 2008

    albania.
    O aq veshtire eshte t'i kuptojsh gjerat?? Prej moti i kam zbuluar keta mashtrime dhe flluska Qato do te plas perfundimisht. Sot jetojm ne boten e informacionit dhe eshte shum lehte te kontrollohen gjerat. Mjaftoj nje leter federates angleze te boksit qe ata t'a demantojne qe i kan ofruar para qe ai te boksoj per anglezet, mjaftoj nje email federates EBA dhe u zbulua qe nuk eshte kampion evropian, dhe keshtu me rradhe.


    Lexoni me holleshisht per rrenat e Qatos dhe kush jane pergjegjes:

    http://kritiku.blogspot.com/2007/04/kshtu-ka-mashtruar-kreshnik-qato-dhe.html


    Me respekt
    EM

  18. #58
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-01-2007
    Postime
    4

    Qato duhet te kerkoj pune per te siguruar jetesen = amater

    Citim Postuar më parë nga RaPSouL Lexo Postimin
    Qato amater sipas Ndroqit!



    Ndroqi: Qato e meriton kete kujdes
    . Eshte nje fond qe e ndihmon ate te mos kerkoje pune ne Londer, por te merret me sportin.

    Çfar kampioni ky qe as jetesen nuk munt ta siguroj ? Nje bokser ose sportist qe duhet te kerkoj pune per te ushtruar sportin e tij, nuk eshte gje vec amater.

    Mendo sikur Klitschkot, Lennox Lewis, Krasniqi e.tj te ishin ne nje gjendje te tille a do t'i quashim kampion ?

  19. #59
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    nigjoni ktu

    po nuk u ba ndeshja e boksit ne Las Vegas nuk je as kampjon lagje e jo mo kampjon bote
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  20. #60
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar më parë nga derjansi Lexo Postimin
    nigjoni ktu

    po nuk u ba ndeshja e boksit ne Las Vegas nuk je as kampjon lagje e jo mo kampjon bote
    e ka than derjonsi :d

    pajk.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kreshnik Qato, kampion bote në boks
    Nga zeus në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 29-05-2006, 13:51
  2. Kreshnik Çollaku, i ngarkuari me punë në SHBA
    Nga BOKE në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-12-2005, 17:38
  3. Luan Krasniqi: Në shtator dy gëzime, pavarësi dhe kampion bote
    Nga Irfan në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 02-06-2005, 02:53
  4. Kreshnik Qato, kampion bote në boks
    Nga zeus në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 20-10-2004, 07:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •