OSS, Amerika ishte pas Enver Hoxhės
Gazetari amerikan, Peter Lucas, ka sjellė nė njė libėr historinė e Shėrbimeve Sekrete Amerikane (OSS) nė Shqipėri gjatė Luftės Antifashiste Nacionalēlirimtare dhe marrėdhėniet e tij me Shtabin e Pėrgjithshėm tė Ushtrisė Partizane shqiptare tė udhėhequr nga Enver Hoxha, pėrmes dėshmitarėve dhe dokumenteve autentike amerikane. Gjithēka do tė niste nga njė foto qė Lucas pa nė librin "Fitorja e hidhur" e Reginald Hibert. Nė krah tė Enver Hoxhės, gjatė njė shėtitjeje nė Tiranėn e porsaēliruar, ai sheh agjentin Tom Stefan dhe menjėherė do t‘i lindė pyetja se "ēdo njė amerikan nė krah tė Hoxhės?"
Kjo pyetje do ta bėnte Lucas tė niste hulumtimet pėr tė zbuluar mė pas misionin OSS nė vendin tonė. Ai ra fillimisht nė gjurmėt e njėrit prej agjentėve tė OSS-sė nė Shqipėri, Nik Kukiē, i cili kishte shėrbyer nėn drejtimin e Tom Stefanit dhe tani, i moshuar, jetonte nė shtetin Delauer. Pas intervistave me tė, Lucas mundi tė gjejė dhe tė intervistojė edhe 3 anėtarė tė tjerė tė atij misioni nė Shqipėrinė e kohės sė luftės, tė fundit dėshmitarė tė kėsaj historie kurioze, tė cilėt, edhe ata tė moshuar, jetonin tashmė nė Florida, nė Merilend dhe nė Masaēusets. Nė tė njėjtėn kohė, Lucas filloi tė shfrytėzojė ekskluzivisht dokumentacionin shumė tė pasur lidhur me misionin e OSS-sė nė Shqipėri, i cili ruhet dhe ėshtė tashmė i hapur pėr publikun nė Arkivat Kombėtare tė Shteteve tė Bashkuara nė Kolegj Park tė Merilandit.
Dr. Fatos Tarifa, ish-ambasador i Shqipėrisė nė SHBA, dhe autor i parathėnies sė kėtij libri botuar nė shqip nga "Bota shqiptare", tregon nė njė intervistė mė poshtė diēka mė tepėr pėr kėtė mision. Cili ishte roli i vėrtetė i amerikanėve nė Shqipėri dhe si depėrtuan ata deri pranė Enver Hoxhėsā€¦.
Dr. Tarifa, vitet e fundit shumė tė huaj, gazetarė, historianė, apo qoftė edhe thjesht njerėz tė pasionuar ndaj historisė, kanė shkruar pėr vendin tonė. Tani Peter Lucas, njė gazetar i njohur amerikan, vjen e na sjell nė njė libėr historinė e panjohur tė shėrbimit OSS nė Shqipėri? Nga ndryshon kėndvėshtrimi i Lucas nga ai i tė tjerėve pėr vendin tonė dhe ēfarė tė vėrtete sjell ky libėr?
Libri i fundit nga Peter Lucas, qė lexuesi shqiptar ka marrė kėto ditė tė pėrkthyer nė shqip, pėrbėn njė kontribut tė ēmuar pėr historiografinė shqiptare tė periudhės sė Luftės sė Dytė Botėrore. Duke pasur nderin tė kem shkruar parathėnien e tij pėr botimin anglisht, unė dėshiroj, me kėtė rast, tė them diēka pėr kėtė libėr, pėr rėndėsinė e tij dhe pėr autorin e tij, qė s‘i kam thėnė nė atė parathėnie. Kėtu marr shkas nga vetė pyetja juaj. Nga ndryshon kėndvėshtrimi, pėrmes tė cilit Peter Lucas ka trajtuar temėn e luftės nė kėtė libėr? Lucas ėshtė i pari autor deri mė sot, i cili ka trajtuar si njė subjekt tė veēantė angazhimin amerikan nė Shqipėri gjatė periudhės sė Luftės sė Dytė Botėrore. Autorė tė tjerė kanė shkruar pėr misionin anglez, por misioni amerikan i Zyrės sė Shėrbimeve Strategjike (OSS) nė Shqipėri gjatė periudhės sė luftės ka qenė, deri nė botimin e kėtij libri, njė histori thuajse krejtėsisht e panjohur, jo vetėm pėr autorin e kėtyre radhėve dhe shumė shqiptarė tė tjerė, por edhe pėr vetė autorin e librit.
Me sa di unė, ideja origjinale e z. Lucas ishte tė shkruante njė libėr pėr figurėn e Enver Hoxhės gjatė Luftės Antifashiste Nacionalēlirimtare dhe nė vitet e para pas ēlirimit, kur ai mori nė dorė dhe konsolidoi me grusht tė hekurt pushtetin e tij komunist autoritar. Kėtė subjekt, Lucas mendonte ta hulumtonte dhe ta shtjellonte duke u mbėshtetur nė dėshmitė qė shpresonte tė mblidhte, e duke intervistuar nė Shqipėri personalitete e individė qė e kishin njohur personalisht Enver Hoxhėn gjatė luftės dhe mė vonė. Kjo, mbaj mend ta kem dėgjuar prej tij, nuk ishte njė punė e lehtė, pasi shumė nga njerėzit qė kishin qenė pranė Hoxhės nė atė periudhė nuk jetonin mė, ndėrsa ata qė ishin dhe janė akoma gjallė nuk e kishin njohur atė nga afėr. Kur, nė punė e sipėr, Lucas ndeshi nė emrin dhe fotografinė agjentit tė OSS-sė, Tom Stefan, nė librin "Lufta Nacionalēlirimtare nė Shqipėri: Fitorja e hidhur", shkruar nga historiani dhe diplomati i njohur anglez Reginald Hibert, plani i tij studimor ndryshoi rrėnjėsisht. Siē mė ka thėnė mė vonė Lucas, konstatimi i kėtij fakti ishte shokues pėr tė. "Ē‘bėnte ky shqiptaro-amerikan nė Shqipėri nė atė kohė? Pse marshonte ai nė rrugėt e Tiranės sė porsaēliruar nė krah tė Enver Hoxhės?" - ishin pyetjet qė u bėnė mė vonė filli i njė lėmshi tė komplikuar, tė cilit Lucas i shkoi deri nė fund. Ajo foto e agjentit Tom Stefan shėrbeu, mund tė thuash, si njė "fosile gjeologjike", e cila e orientoi gazetarin veteran Peter Lucas tė zbulonte enigmėn e madhe tė angazhimit amerikan nė Shqipėri gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Lucas hoqi dorė nga projekti i tij i mėparshėm pėr tė nisur njė projekt tė ri, pėrshkrimin e veprimtarisė sė misionit tė OSS-sė amerikane nė Shqipėri gjatė Luftės Antifashiste Nacionalēlirimtare dhe marrėdhėniet e tij me Shtabin e Pėrgjithshėm tė Ushtrisė Partizane shqiptare tė udhėhequr nga Enver Hoxha pėrmes dėshmitarėve dhe dokumenteve autentike amerikane.
Pas disa udhėtimeve nė Shqipėri, Lucas u kthye nė Shtetet e Bashkuara dhe iu vu punės pėr tė gjetur fillin e atij lėmshi tė komplikuar tė misionit tė OSS-sė Shqipėri. Ai ra fillimisht nė gjurmėt e njėrit prej agjentėve tė OSS-sė nė Shqipėri, Nik Kukiē, i cili kishte shėrbyer nėn drejtimin e Tom Stefanit dhe tani, i moshuar, jetonte nė shtetin Delauer. Pas intervistave me tė, Lucas mundi tė gjejė dhe tė intervistojė edhe 3 anėtarė tė tjerė tė atij misioni nė Shqipėrinė e kohės sė luftės, tė fundit dėshmitarė tė kėsaj historie kurioze, tė cilėt, edhe ata tė moshuar, jetonin tashmė nė Florida, nė Merilend dhe nė Masaēusets. Nė tė njėjtėn kohė, Lucas filloi tė shfrytėzojė ekskluzivisht dokumentacionin shumė tė pasur lidhur me misionin e OSS-sė nė Shqipėri, i cili ruhet dhe ėshtė tashmė i hapur pėr publikun nė Arkivat Kombėtare tė Shteteve tė Bashkuara nė Kolegj Park tė Merilandit.
Kjo ėshtė gjeneza e kėtij libri; rėndėsia e tij ėshtė shumėplanėshe, por unė do mjaftohem kėtu tė theksoj se ky ėshtė i pari libėr i shkruar nga njė autor amerikan, apo ēfarėdo autor tjetėr, pėr misionin e OSS-sė nė Shqipėri gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Kjo ėshtė e para herė qė ne mėsojmė nė mėnyrė tė detajuar dhe tė dokumentuar mė sė miri mbi aktivitetin dhe rolin e kėtij misioni nė Shqipėri. Kjo ėshtė e para herė qė lexuesit (shqiptarė dhe tė huaj) informohen se amerikanėt ishin tė pranishėm nė Shqipėri gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, se ata, qysh nga fillimi, mbėshtetėn ushtrinė partizane tė udhėhequr nga Partia Komuniste, si edhe pėr rolin instrumental qė misioni i tyre ka luajtur nė ndihmė tė pėrpjekjeve tė ushtrisė partizane pėr mposhtjen e ushtrisė naziste dhe ēlirimin e vendit. Pėrveē dėshmive sporadike tė disa autorėve anglezė, kjo ėshtė hera e parė qė ne mėsojmė mbi tė vėrtetėn e pjesėmarrjes dhe tė qėndrimit tė misionit tė OSS-sė nė Shqipėri, i cili ishte qėndrimi zyrtar i Uashingtonit, si njė fuqi e madhe aleate e popullit shqiptar gjatė Luftės Antifashiste Nacionalēlirimtare. Peter Lucas ėshtė gjithashtu i pari autor, prej tė cilit mėsojmė se nė pėrbėrje tė misionit tė OSS-nė Shqipėri kishte jo vetėm amerikanė, por edhe shqiptarė e amerikanė, tė cilėt Lucas, nė njė komunikim personal me autorin e kėtyre radhėve, i ka quajtur "Albmericans". Sipas tij, vetė personazhi kryesor i librit tė tij, Tom Stefan, mund tė konsiderohet si njė hero i panjohur dhe i pavlerėsuar.
Dokumentacioni i pasur, tė cilit Peter Lucas i referohet, sjell njė mėnyrė tjetėr tė tė parit tė misionit amerikan nė Shqipėri gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Cili, sipas jush, ishte roli i vėrtetė i SHBA-sė nė atė periudhė nė vendin tonė?
Kur Lucas nisi tė eksplorojė "misterin" e angazhimit amerikan nė Shqipėri pėrmes veprimtarisė sė OSS-sė, ai nuk kishte as mė tė voglėn ide se nė ē‘drejtim do e ēonin kėrkimet e tij, nė ē‘labirinte tė historisė do ta fusnin atė radiogramet qė dėrgonte nė Uashington Qendra e Misionit tė OSS-nė Shqipėri, e cila operonte nga Bari nėn drejtimin e Harri Fulcit. Kėto dokumente, tė cilat Lucas i ka shfletuar njė pėr njė nė Arkivat Kombėtare tė Shteteve tė Bashkuara dhe i ka sintetizuar mjeshtėrisht nė librin e tij, hedhin dritė pėr herė tė parė nė kėtė kapitull, deri dje tė panjohur tė Luftės Antifashiste Nacionalēlirimtare dhe tė marrėdhėnieve shqiptaro-amerikane. Nė kohėn kur Lucas kėrkonte nė arkivat kombėtare amerikane nė Meriland, unė shėrbeja nė Uashington dhe mė kujtohet, kur takohesha me tė mbrėmjeve, se me ē‘pasion dhe kuriozitet mė fliste ai pėr dokumentet qė zbulonte dita-ditės nė arkivat amerikane, duke mė dhėnė herė pas here tė lexoja kopje tė tyre. Siē mė thoshte Lucas nė atė kohė, ai i hyri studimit tė kėsaj teme pa ditur se ēfarė do tė gjente dhe ku do e shpinin kėrkimet e tij dhe se ēdo dokument i ri qė nxirrte nga "pluhuri" 60-vjeēar i arkivave tė superfuqisė sė vetme ishte njė gur qė ai filloi ta vinte pak e nga pak nė monumentin e ngjarjeve epike qė ai pėrshkruan.
Pėr hir tė sė vėrtetės duhet thėnė se me madhėsinė territoriale dhe demografinė e saj Shqipėria nuk mund tė ishte njė faktor shumė i rėndėsishėm nė luftėn globale kundėr fashizmit dhe nazizmit nė fillim tė viteve 1940. Sidoqoftė, pėr aq sa Shqipėria mund tė kontribuonte nė kėtė pėrpjekje tė pėrbashkėt tė forcave antifashiste dhe liridashėse, ajo zgjoi nė atė kohė interesimet e qeverisė britanike dhe asaj amerikane, tė cilat dėrguan nė Shqipėri misionet e tyre, SOE (Special Operations Executive) dhe OSS (Office of Strategic Services), pėrkatėsisht. Anglezėt mbėrritėn nė Shqipėri tė parėt, amerikanėt erdhėn kėtu nė fund tė vitit 1943. Amerikanėt ishin tė interesuar tė mos mbanin anėn e asnjė prej forcave politike shqiptare gjatė kohės sė luftės. Sidoqoftė, misioni i tyre ishte qė tė ndihmonin vetėm atė apo ato forca politike shqiptare qė ishin efektivisht tė angazhuara nė luftė kundėr nazistėve gjermanė. Nė fund tė vitit 1943 nuk kishte asnjė dyshim se ushtria partizane, e udhėhequr nga PKSH-ja ishte e vetmja forcė politike e angazhuar seriozisht nė operacione ushtarake kundėr divizioneve gjermane tė dislokuara nė Shqipėri. Organizatat e tjera, Balli Kombėtar dhe Legaliteti, sipas vetė dokumenteve amerikane, kishin kohė qė u kishin kthyer krahėt interesave kombėtare tė vendit dhe bashkėpunonin hapur me pushtuesit nazistė. Nė kėto kushte, amerikanėt, ndryshe nga anglezėt pėrpara tyre, ishin tė detyruar tė mbanin anėn e ushtrisė partizane dhe tė bashkėpunonin me shtabin e saj, nė krye tė tė cilit ishte Enver Hoxha. Kjo, siē argumenton mė sė miri Lucas nė librin e tij, nuk pėrbėn njė revizionim tė historisė, por provon nė mėnyrė tė dokumentuar tė vėrtetėn e saj.
Faktet e shumta dhe dokumentacioni jashtėzakonisht i pasur qė sjell Lucas nė librin e tij (i gjithi dokumentacion i shkruar nga vetė amerikanėt), u heqin ēdo legjitimitet pretendimeve qė mund tė kenė disa se kjo nuk ėshtė e vėrteta historike dhe se Lucas mund t‘u ketė bėrė njė interpretim tė njėanshėm ngjarjeve pėr tė cilat shkruan, rolit tė Ballit dhe tė Legalitetit gjatė luftės, marrėdhėnieve midis misionit tė zyrės amerikane tė shėrbimeve strategjike dhe Enver Hoxhės e vetė rolit tė misionit tė OSS-sė nė Shqipėri. Njė vlerė shumė e rėndėsishme dhe njė meritė e padiskutueshme e kėtij libri ėshtė pikėrisht objektiviteti me tė cilin autori i tij, Peter Lucas, ka pėrshkruar sagėn e marrėdhėnieve tė misionit amerikan me ushtrinė partizane shqiptare dhe komandantin e saj.
Edhe pse Lucas nuk ėshtė historian, libri i tij ėshtė jashtėzakonisht mirė i dokumentuar dhe pėr ēdo informacion dokumentar tė rėndėsishėm lexuesit i jepet burimi primar nga ėshtė marrė ai informacion. Si njė gazetar i njohur, i cili pėr mė shumė se tri dekada me radhė ka raportuar me vėrtetėsi ngjarje nga mė tė rėndėsishmet tė periudhės sė Luftės sė Ftohtė ā€• nga Saigoni gjatė kohės sė luftės nė Vietnam, nga Belfasti gjatė trazirave nė Irlandėn e Veriut, nga Managua nė kohėn qė Uashingtoni mbėshteste forcat guerilase Contras pėr tė rrėzuar qeverinė e Nikaraguas, nga El Salvadori, Panamaja, Kuba dhe Shqipėria pėrpara pėrmbysjes sė regjimit komunist, Peter Lucas ka ditur ta pėrshkruajė me vėrtetėsi njė periudhė historike dhe njė episod shumė tė rėndėsishėm nė epopenė e Luftės Antifashiste Nacionalēlirimtare tė popullit shqiptar dhe nė marrėdhėniet shqiptaro-amerikane nė atė periudhė, tė sintetizuara nė kėtė libėr nė marrėdhėniet e shefit tė misionit tė OSS-sė nė Shqipėri me liderin komunist Enver Hoxha. Edhe pse ky i fundit, vazhdimisht nė shkrimet e tij dhe nė historinė e Luftės Antifashiste Nacionalēlirimtare qė u shkrua nė kohėn e sundimit tė tij, ėshtė pėrpjekur tė minimizojė, tė nėnvleftėsojė apo edhe tė mohojė kontributin amerikan nė Shqipėri gjatė 12 muajve tė fundit tė luftės, dokumentacioni shumė i pasur qė sjell nė kėtė libėr Peter Lucas nxjerr nė dritė njė tjetėr realitet, tė cilin e ilustrojnė mė sė miri, madje edhe vetė marrėdhėniet shumė tė ngushta tė Enver Hoxhės me shefin e misionit tė OSS-sė, Tom Stefan.
Shumė tė huaj e kanė portretizuar ish-diktatorin Hoxha. Si e shihni ju portretin qė ka bėrė pėr tė Peter Lucas? Po atė tė Mehmet Shehut?
Nga tė gjitha pėrshkrimet qė u janė bėrė deri mė sot, kryesisht nga autorė anglezė, portreteve tė Enver Hoxhės dhe tė Mehmet Shehut gjatė periudhės sė luftės, mendoj se portretet qė ravijėzon pėr ta Peter Lucas janė mė tė besueshmit. Veēanėrisht portreti i Hoxhės, pėr mendimin tim, pėrshkruhet nė mėnyrė shumė realiste, pėr shkak se peneli me tė cilin Lucas e ka "punuar" atė ka marrė ngjyrat autentike me tė cilat e ka pėrshkruar liderin e komunistėve shqiptarė gjatė luftės Tom Stefan, i cili, nė cilėsinė e shefit tė misionit tė OSS-sė nė Shqipėri, e ka njohur Enver Hoxhėn pėr njė kohė shumė mė tė gjatė dhe mė nga afėr se ēdo agjent tjetėr anglez, rus apo amerikan; ka qėndruar pranė tij dhe ėshtė miqėsuar me tė mė shumė se ēdo individ tjetėr i huaj. Fakti qė Tom Stefan ishte vetė shqiptar e bėn edhe mė tė besueshėm portretizimin prej tij tė njė figure tė tillė si Enver Hoxha. Lucas i ka qėndruar besnik modelit tė Enver Hoxhės qė ka dhėnė Tom Stefan, duke e pėrshkruar mė mirė se ēdo autor tjetėr qė ka shkruar pėr portretin e tij.
Cilat kanė qenė marrėdhėniet e misionit tė OSS-sė me Enver Hoxhėn? Pėr ēfarė i kanė shėrbyer ata njėri-tjetrit? Pėrse, sipas jush, OSS-ja mundi tė ishte mė afėr zemrės sė kreut tė Lėvizjes Nacionalēlirimtare, Enver Hoxha, ndėrsa misione tė tjera tė fuqive aleate nė Shqipėri gjatė kohės sė luftės nuk mundėn tė depėrtonin aq pranė tij?
Siē vura nė dukje mė sipėr dhe siē argumentoi mė sė miri Peter Lucas nė librin e tij, mbėshtetur nė dėshmitė autentike tė misionit amerikan, Shtetet e Bashkuara ishin tė interesuara tė ndihmonin vetėm atė apo ato forca politike nė Shqipėri qė ishin tė angazhuara seriozisht nė luftė kundėr nazistėve. Uashingtoni shihte te Lėvizja Nacionalēlirimtare tė vetmen forcė politike serioze qė u kishte kthyer armėt pushtuesve nazistė dhe, pėr kėtė arsye, udhėzoi zyrėn e shėrbimeve strategjike tė lidhej me tė dhe tė ndihmonin formacionet e ushtrisė partizane. Bashkimi Sovjetik, nga ana e tij, kishte atashuar pranė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė Partizane vetėm dy oficerė dhe nuk ofroi kurrė ndihmė nė municione dhe material. Anglezėt dhe amerikanėt ofruan ndihma tė tilla dhe sidomos mbėshtetje logjistike, por ndėrsa anglezėt i atashuan anėtarėt e misionit tė tyre jo vetėm pranė Shtabit tė Enver Hoxhės, por edhe pranė Abaz Kupit e Ballit Kombėtar dhe i braktisėn kėta tė fundit pėr t‘u lidhur vetėm me Shtabin e Ushtrisė Partizane nė fund tė luftės, kur u pa se Hoxha do tė triumfonte mbi dy organizatat e tjera, tė cilat ndėrkohė bashkėpunonin hapur me pushtuesit nazistė, amerikanėt u lidhėn qysh nė fillim me Shtabin e Ushtrisė Nacionalēlirimtare, si e vetmja forcė politike, e cila qėndroi nga fillimi nė fund nė krahun e drejtė tė luftės. Shtetet e Bashkuara nuk mbėshtetėn nė Shqipėri asnjė forcė tjetėr politike veē Lėvizjes Nacionalēlirimtare.
Lucas bėn tė qartė jashtė ēdo dyshimi se Enver Hoxha nuk i besonte askujt. Ai i urrente anglezėt, ndėrsa amerikanėt i shihte gjithnjė me dyshim. Pėr tė, madje, nuk bėnte kuptim as fakti qė Tom Stefan dhe anėtarė tė tjerė shqiptaro-amerikanė tė misionit tė OSS-sė nė Shqipėri i shėrbenin Amerikės dhe nuk luftonin pėr Shqipėrinė nė ushtrinė qė komandonte ai.
Pėr ēfarė i vlejti OSS-sė gjithė ky angazhim? Pėrse Shqipėria ishte pėr amerikanėt njė pikė strategjike?
Duke shfrytėzuar dokumentet amerikane tė kėsaj periudhe, Lucas bėn tė qartė se Shtetet e Bashkuara ishin tė interesuara qė Shqipėria tė mbetej njė teatėr lufte pėr ushtrinė naziste nė Ballkan, ndėrkohė qė Amerika pėrgatitej tė zbarkonte nė Itali. Duke mbėshtetur ushtrinė nacionalēlirimtare me inteligjencė, municione dhe materiale, Uashingtoni synonte tė mbante tė angazhuara nė Shqipėri dy divizione gjermane, tė cilat pa rezistencėn dhe pėrleshjet e formacioneve tė ushtrisė partizane shqiptare do t‘u kishin ardhur nė ndihmė forcave naziste nė Itali. Kjo do tė thotė se pėrkrahja amerikane pėr ushtrinė partizane shqiptare ishte sa e principtė, pasi partizanėt ishin tė vetmit qė luftonin ushtrinė naziste, aq edhe pragmatike, pasi lufta partizane u shėrbente drejtpėrsėdrejti interesave amerikane pėr tė shkatėrruar makinėn ushtarake naziste dhe pėr t‘i dhėnė fund luftės nė Evropė. Qėndrimi amerikan ndaj Shqipėrisė dhe Enver Hoxhės pas luftės dėshmon mė sė miri se pėrkrahja amerikane pėr "tė kuqtė", siē i cilėsonte Lucas partizanėt shqiptarė nė titullin e dorėshkrimit tė kėtij libri, nuk ishte aspak mbėshtetje pėr ideologjinė dhe synimet politike tė Enver Hoxhės.
Nga kėndvėshtrimi i njė sociologu dhe studiuesi tė shkencės politike, pėrse, sipas jush, Enver Hoxha vendosi tė ndėrpriste lidhjet me miqtė e tij tė OSS-sė, duke pasur parasysh kėtu mikun e tij gjatė Luftės Nacionalēlirimtare Tom Stefan? Dhe ē‘mendoni ju pėr portretin e kėtij tė fundit, rolin e tij nė zhvillimet shqiptare tė asaj periudhe?
Enver Hoxha ishte njė komunist doktrinar dhe dogmatik, por ai ishte njėherėsh njė individ i etur pėr pushtet, nė emėr tė tė cilit bėnte ēdo gjė. Siē ka theksuar vetė Hoxha nė kujtimet e tij "Me Stalinin", botuar nė vitet e fundit tė jetės sė tij, ai e adhuronte Bashkimin Sovjetik tė kohės sė Leninit dhe tė Stalinit, ai i quante kėta liderė bolshevikė "kapitenė tė mėdhenj tė revolucionit" dhe nė tėrė jetėn e aktivitetit tė tij pas ēlirimit tė vendit provoi se ishte mė stalinist se vetė Stalini dhe po aq i pamėshirshėm ndaj kundėrshtarėve tė tij politikė sa edhe ai. Pas mbarimit tė luftės, Enver Hoxha do tė bėnte ē‘ishte e mundur tė mbante nė duart e tij pushtetin politik nė Shqipėri, gjė qė ai e arriti duke forcuar pushtetin e tij personal mbi Partinė Komuniste dhe mbi ushtrinė. Siē vė nė dukje me tė drejtė Lucas nė librin e tij dhe siē kam theksuar unė nė parathėnien qė kam shkruar pėr tė, Enver Hoxha e dinte fare mirė qysh nga fillimi se ai qė ka nėn kontrollin e tij Partinė Komuniste ka nėn kontroll ushtrinė dhe ai qė kontrollon ushtrinė ka nėn kontrollin e tij pushtetin dhe tė ardhmen e vendit. Miqėsia me Amerikėn, demokracinė mė tė madhe tė botės, nuk i shėrbente dhe nuk i duhej Enver Hoxhės pėr tė forcuar pushtetin e tij personal nė Shqipėri. Amerika, pėrkundrazi dhe natyrshėm, do tė ishte e interesuar qė nė Shqipėri tė zhvilloheshin zgjedhje demokratike dhe qė vendi tė organizohej e zhvillohej si njė shtet demokratik. Ky vizion nuk ishte vizioni i Enver Hoxhės, edhe pse pėr dekada me radhė ai u mundua tė krijonte pėrshtypjen se Shqipėria ishte njė "demokraci popullore" e vėrtetė. Modeli sovjetik dhe ai kinez ishin pėr Enver Hoxhėn mė tė pėrshtatshėm se modeli amerikan apo ai i demokracive liberale tė Perėndimit, pasi nė njė model si ai i Moskės apo i Pekinit autoriteti i tij nuk mund tė kontestohej.
Mė lejoni, nė mbyllje tė kėsaj interviste, tė informoj publikun se ngjarjet e kėtij libri tė shkruar nga Peter Lucas do tė ekranizohen sė shpejti nė njė film artistik, regjinė e tė cilit e ka marrė pėrsipėr regjisori i njohur amerikan me origjinė shqiptare, Sten Dragoti. Po kėshtu, nisur nga interesimi qė ka ngjallur ky libėr nė Shtetet e Bashkuara, Peter Lucas po e rishkruan subjektin e tij nė formėn e njė romani, i cili do tė botohet nė SHBA. Lucas do tė jetė nė Tiranė gjatė javės sė fundit tė prillit, pėr tė marrė pjesė nė promovimin e kėtij libri nė gjuhėn shqipe.
gazeta Shqip-02-04-2008
---------------------
kopertina origjinale:
The OSS In World War II Albania
Covert Operations and Collaboration with Communist Partisans
Written by Peter Lucas
Foreword by Fatos Tarifa
Paperback: 220 pages
Publish Date: March 23, 2007
Publisher: McFarland & Company, Inc.
ISBN: 978-0-7864-2967-7
Includes: photographs, maps, notes, bibliography, index
Price: $35
Krijoni Kontakt