Nė momentet kyēe kur po bisedohet pėr ēėshtjen e emrit, nė disa lokacione nė Shkup, janė ngritur pllakate me flamuj grek nė tė cilat qėndron simboli i nazizmit. Ndaj kėtij provokimi ka reaguar edhe Athina duke dėrguar notė proteste deri tek autoritetet e Shkupit.

Sipas fotos, kryqi nė krahun e djathtė ėshtė shndėrruar nė simbol nazist. Afishet e ngritura nė vende tė ndryshme i pėrkasin reklamave tė njė ekspozite fotografike e cila do tė zhvillohet nė qendrėn kulturore nė Shkup prej datės 3 prill deri nė 3 maj.
Nė lidhje me afishet qė janė vendosur nė disa lokacione nė Shkup, nė Qeverinė e Maqedonisė thonė se s’kanė lidhje me kėtė. “Qeveria deri mė tani asnjėherė nuk ėshtė pėrzier nė lirinė e tė shprehurit e as qė ka ndikuar nė ēfarė do lloj forme ndaj shprehjes artistike tė cilit do grup individual. Pėrderisa vetė pamja e posterit cenon dikė ose ndjenjat e dikujt, do tė donim nė mėnyrė mė tė ashpėr tė distancohemi”, thuhet nė reagimin me shkrim tė zėdhėnėsit qeveritar, Ivica Bocevski.

Ai informon se gjatė ditės sė hėnė, ministri i Punėve tė Jashtme, Antonio Milloshoski ėshtė dėgjuar me shefin e Zyrės pėr Lidhje tė Greqisė nė Shkup qė t’ia kumtojė pozicionin e Qeverisė nė lidhje me kėtė ēėshtje dhe t’i bėjė tė ditur se Qeveria e Maqedonisė do tė vazhdojė praktikėn pėr ndėrtimin e marrėdhėnieve tė mira ndėr fqinjėsore dhe evropiane.

Ministrja e Punėve tė Jashtme tė Greqisė, Dora Bakojani i ka dėrguar njė notė proteste Ministrisė sė Jashtme tė Maqedonisė pėr flamujt grekė tė deformuar qė u vendosėn nė disa vende publike nė Shkup. Greqia i kėrkoi Shkupit zyrtar heqjen e menjėhershme tė afisheve tė vendosura nė disa vende reklamash nėpėr pjesė tė Shkupit me njė fotografi ku paraqitet flamuri grek nė formė tė deformuar.