Ju faleminderit Driniluka per prononcimin qe dhe ndaj pyetjeve qe une ju drejtova. Me lejo tju them se perse ju drejtova keto tri pyetje. Besimi ne Krisht nuk eshte thjesht cfare njerzit na ofrojne per te besuar. Besa ne Krisht eshte nje fakt real ne jeten dhe mardhenien e besimtarit me Krijuesin. La te vijme tek pyetja e pare, qe une ju drejtoj, e cila eshte:
" Cfare kupton ti ...me fjalen krijese."
E pranoj disi pergjigjen tuaj, por mendoj se nuk ke dhene plotesisht pergjigjen e duhur. Kur une pyes per krijesen, gjithmone ne qender kam krijesen njerzore, pasi per te dhe po flasim. Cfare bibla na deshmon rreth krijeses Njeri?
Ne librin e Zanafilles Zoti Perendi na jep ne nje menyre te thjeshte, se si u krijua kirjesa njeri, e cila ishte e vecante dhe me e perzgjedhur se krijesat e tjera ne kete bote. Po keshtu Perendia na tregon dhe renien e krijeses nen denim te mekatit. Apsotulli Pal tek letra e romakeve na deshmon se, e GJITHE KRIJESA njerzore ra nen denim te mekatit. Cfare na tregon ky fakt ? Nese per nje moment do te themi se Jezusi eshte krijuar, pavaresisht se sa qindjra vjet apo mijeravjet si D.e Jehopves pretendojne, kjo do te na coje para nje deshmije me pasoja katastrofike. Perse e them kete. Kete e them sepse Krijesa eshte e mbyllur nen denim te mekatit. Pra kur themi "krijese", nuk mund ta imagjinojme ate jashte ketij realiteti.
Apsoutlli Pal po tek letra e romakeve na jep nje fakt qe eshte shume bindes dhe qe na ndihmon te njoihim ne thlb se cdo te thote krijese dhe Krijues.
Pali thote se, disa njerz rane ne denim edhe me te madh, sepse i sherbyen dhe adhuruan krijesen dhe jo Krijuesin. Pra midis krijeses dhe Krijuesit ka nje dallim dhe pozita te tejskajshme. Le te vijem para faktit qe D.e Jehoves predikojne rreth Personit Jezus Krisht. Ju thoni se JEzusi eshte krijuar prej Perendise. E gjithe bibla ne te gjitha reshtat e saj na jep deshmine me te forte ku na tregon se Jezusi eshte LINDUR dhe jo krijuar. Isaia ne profecite e tij thote , nje femije na ka lindur.. engjelli Gabriel i tregoi Maries rreth Lindjes se Jezusit. Pra ka e plot profeci te tjera ku deshmohet qarte se njeriu Jezus Krisht, eshte i lindur dhe jo i krijuar. Por une i mbetem besnik fjales se Palit tek romaket, ku thtote se , Perendia i dorezoi te liqte ne epshet e tyre, sepse adhuruan krijesen dhe jo Krijuesin. Fakti qe kemi rreth pesonit Jezus Krisht na deshmon se, Jezusin e Adhuruan te gjithe apostujt, duke i then ZOt e Perendi. Po keshtu kemi faktin qe Jezusi asnjeher nuk i ndaloi qe ta adhurojne. Ketu jemi para pergjegjeise qe ka cdo i krishtere ne lidhje me Jezus Krishtin. Ne lijgin e Perendise dhen Mojsiut, thuhet se, nuk duhet te adhuroni asnje krijese. Pra Apostujt ishin njerz qe jetonin nen ligj, dhe nuk mudn te shkelnin lgijin e Perendise, duke e adhurar Krishtin. Por meqense Pjetri, Pali, dhe te gjithe dishepujt e adhuruan Jezusin, dhe Ai e pranoi qe i njejti adhurim qe behej per Atin te behej edhe per ate, atehere: kush jam une qe te mendoj ndryshe???
Tani vije tek doktrina e D.Jehovas, e cila meson se Jezusi ishte krijese. Pyetjet qe ngrihen para nje besimtari jane: A meson fjala profetike ne bible qe te adhurosh krijesen? A e ndaloi Jezusi adhurimin qe i behej atij?? Por nese Jezusi e lejoi adhurimin ndaj tij, atehere a eshte e drejte dotrkina qe meson se Jezusi eshte krijese?
I nderuar Driniluka. Keto pyetje jane shume fondamentale ne jeten tende, pasi nga kjo njohuri qe ti krijon mbi Jezusin, varet e gjithe perjetesia jote. Asnjehere mos mendo se mesuesit e tu do te te tregojne drejt ket fakt, sepse fakteqesisht ata nuk njohin pesonalisht Jezus Krishtin . Lejo Perendine Zotin Krisht te te flase permes Fryems se tij te Shenjte, ne fjalen profetike te bilbles.
Le ta shohim per nje moment Jezusin si nje krijese, ashtu si D.Jehoves pretendojne, dhe ta ballafaqojme me ate cka Ai ishte ne te vertete.
Meqense bibla eshte nje liber i frymezuar nga Fryma e Perendise, natyrisht qe ne i besojme deshmise qe kjo fjale e shkrojtur ne bibel na meson dhe zbulon.
Nje nga ungjijte ku D.Jehoves nuk e pelqejne eshte ungjilli pas Gjonit. Qysh ne krye te ungjillit Gjoni Deshmitar na deshmon rreth Personit Perendi , Zotit Krisht. Ai thote se, Fjala Ishte Perendi.....
Une kam jetuar per nje kohe ne Greqi, dhe atje u njoha me disa deshmitare te Jehoves, dhe kam biseduar gjere e gjate me ta. Deshmitaret e Jehoves pretendojne se, simbas tyre ne origjinal thuhet: Fjala Ishte nje Perendi. Se pari te deshmoj me pergjegjesi se ne origjinal thuhet: "Fjala ishte Perendi".Por e megjithate lete mendojme si ju per nje moment. Ju deklaroni dhe thoni se, "Fjala ishte nje Perendi", atehere nje besimtar i cili ka pak gjykim, ben kete konkluzion: D.e Jehoves ne fillim me mesojne te besoj se JEzusi eshte nje "KRIJESE", dhe me pas me mesojne te besoj se ai eshte "NJE PERENDI". Pra pyejta me thelbesore qe ngre nje besimtar para nje fakti kaq flagrant dhe kontradiktor eshte: Cfar eshte JEzusi ne realitet: Perendi apo krijese? Nese ju thoni se ai eshte krijuar, kjo e kundeshton totalisht vargun e pare tek Gjoni, ku ju e pranoni dhe thoni se Fjala ishte nje Perendi. Te ftoj te mendohesh me pergjegjesi para Perendise per ate se cfare perzgjedh dhe beson.
Pyetja e dyte: Cfare eshte Jzus Krishti per ju?
Mendoj se shtjellimi i pyetjes se pare na ndihmon qe te jemi me konkret ne pergjigje te kesaj pyetjeje.
Une si besimtare ne Krisht deshmoj dhe them: Jezusi eshte Zoti Perendi, Krijuesi i gjiethesise dhe Sheptimtiari im. Por ju qe kini nje paqartesi dhe njohuri jo te plote rreth Jezusit, natyrisht qe me kundershtoni. Ateher ku e marim dhe mesojme te VERTETEN? Natyrisht qe eshte Fryma e Shenjte, Ai i cili na zbulon dhe themelos ne Krishtin Jezusi. Le te ndalemi tek nje deshmi qe Jezusi deshmoi rreth vetes se tij. Filipi e pyeti Jezusin dhe kerkoi prej Jezusit qe ti zbulonte Atin Perendi. Te ftoj i nderuar driniliuka qe te vendosesh veten tende ne personin e Filipit. Pyetjet me thelbesore qe une ngre jane:
1-Perse Filipi e kerkoi nga Jezusi mundesine per te PARE Atin Perendi?
2-CFare ishte JEzusi per Filipin?
3- CFare mundesi kishte Jezusi, ne menyre qe ti tregonte Filipit Atin Perendi ?
4-Perse Filipi mendonte dhe besomte, se VETEM Jezusi mud ti zbulonte Atin?
5- Si e priti Filipi pergjigjen dhe zbulesen qe JEzusi i dhe per Atin?
Qe te vendosesh vetveten ne vend te Filipit, natyrisht qe duhet te jesh plotesisht ne parametrat dhe mardhenien qe Filipi kishte me Zotin Jezus. Pra nese nuk e beson plotesisht Krishtin ashtu si Filipi, natyrisht qe kurre nuk do te maresh zbulesen e plote rreth Perendise Jahve. Por lete shohim se cfare i tha Jeuzsi Filipit.
" Kaq kohe jam bashke me ju, dhe sme ke njohur Filip?"
Pyetja eshte: Cfare duhej Filipi te njihte tek Personi Jezus Krisht? Po keshtu kjo pyetje eshte dhe per te gjithe ne qe besojme ne Krishtin. Cfare Jezusi kerkon konkretisht qe ne te njohim ne Personin e tij?
I ndreuar driniluka, kate pyetje duhet tja drejtoni konkretisht vetes tende. Cfare Jezusi kerkon qe te SHOHESH ne te. Nese Filipi do te mendonte simbas doktrines suaj, ateher ai duhej ti thoshte Jezusit keshtu: e di Jezusi, ti je i krijuar si mua, i kufizuar brenda kufijve te krijeses, mekatar, i dobet, dhe i vdekshem. Por a eshte ne fakt keshtu?? A ishte JEzusi nje krijese? A mundet krijesa ( filipi) ti kerkoje krijeses( simbas jush Jezusit) qe ti zbuloje Atin? Po te qe keshtu atehere Filipi mund ti drejtohej edhe Gjonit apo Pjetrit, dhe te kerkonte prej tyre qe ti zbulonin per te pare Atin, por Filipi nuk e beri. Perse? Perse ai ju drejtua Jezusit? Pra pyetja eshteush ishte Jezusi per te? Natyrisht qe nuk ishte nje krijese e mjere nen mekat ashtu si Pjetri, Gjoni apo dhe ne. Per Filipin Jezusi ishte Zot, dhe meqnese Jezusi deshmonte se erdhi prej Atit Perendi, ateher Filipi kerkoi prej Birit qe te njohe dhe te SHOHE Atin Perendi. Cfare i tha Jezusi per kete?
" Ai qe me ka pare mua ka pare Atin, ateher si me thua na trego Atin?"
Ne pergjigjen e Jezusit eshte e shpallur plotesisht e Verteta, por per ata sy dhe veshe qe njohin ne thelb se kush eshte Zoti Jezus Krisht.
Le te ndalemi ne pjesen e pare te vargut ku Jezusi thote:
"Ai qe me ka pare mua....."
Pyetja eshte: per cfare SHIKIMI flet Jezusi rreth Personit te tij?? Nuk mendoj se Jezusi flet ketu per pamejn e tij fizike, ne kendveshtrimin e krijeses. Pasi ai ishte plotesisht nje njeri i zakonshem, si ty e mua. Pra ka rendesi fondamentale te ndalesh ne keto fjale te Jezusit dhe te kerkosh konrektish se cfare kerkon Jezusi te shikosh ne te. Jezusi kerkon te Shohim personalisht Perendine ne te. Kjo eshte i gjitha cka Jezusi kerkon, qe Filipi te shohe ne te. Nese do te behej fjale thjesht per nje shikm fizk te krijeses, ne kete njohuri qendronin farisnjte, te cilet e akuzonin Jezusin sepse ai barazonte veten me Perendine "UNE JAM". Gjithemone Jezusi kur vinte puna per te deshmuar rreth Pesonit te tij, Ai ju thoshte farisenjve: "UNE JAM". Pra Ai e deshmonte veten e tij me emrin, qe Perendia i dha Mojsiut per tju deklaruar iziraiiteve ne Egjypt. As nje krijese deri me sot nuk ka mundur te deklaroje vetveten me merin e Perendise "UNE JAM". Vetem Jezusi e beri kete deshmi. Perse? Ky fakt i indinjoi farisenjte dhe kreret e izraelit, duke mare vendim qe ta vrasin Krishtin ne kryq, pe faktin madhor sepse ky, njie zbatharak, simbas tyre, e deklaron veten e tij Perendia UNE JAM.
Kam dhe plot e plot fakte, i nderuar driniluka, per te te treguar rreth Personit Jezus Krisht, por mendoj se keto jane mjaft. Qellimi im nuk eshte te te mbush mendjen apo te te kthej mendjen rreth besimti qe ti ndjek. Une dua tju vendos ne nje pozite te tille, prej ku ti te ballafaqohesh me Krishtin, dhe te ndjesh pergjegjesi para Perendsie, rreth vendimit dhe besimit qe ndjek. Cdo gje eshte ne doren tuaj. Une te ftoj te shohesh me kujdes te gjitha keto zbulesa qe Perendia na dha ne kete bisede, si e vetmja menyre per te pare dhe njohur Krishtin.
D.eJehoves, pergjigjen e Krishtit dhene Filipit, e interpretojne ne nje menyre krejt te gabuar, permes nje shembulli po dhe kaq te gabuar. Ata marin kete shembull dhe thone:
A mund te thote djali juaj se, kush me ka pare mua ka pare atin tim?
Dihet se njerzist jane te ndryshem dhe secili eshte origjinali i vetes se tij. Pra pare ne kete kendveshtrim askush nuk mudn te thote nje pergjigje te tille. Ajo qe duhet thene eshte se, Jezusi nuk foli ne kete aspket te shikimit. Filipi deshironte te shihte nje QENIE suprme, e cila nuk mund te preceptohej prej tij. Pra eshte njesoj sikur te une te ndodhem ne nje planet tjeter, ku nuk e njohin krijesen njeri, dhe tju flas krijesave reth atit tim. Dhe ata do te me pyesin: Na e rrefe atin tend, se si ai eshte? Natyrsht qe une do tju them: ai eshte keshtu si mua, pra kush me sheh mua ka pare atin tim, dmth krijesen NJERI. Permes ketij shembulli pak fantastik, te tregoj i nderuar driniluka, se ky eshte dhe kendi i zbuleses se Jezusit rreth Atit te tij Perendi.
Mendoj se u zgjata pak, por jeni i mirepritur te diskutiojme se bashku, gjithmone te kuptosh se qellimi im eshte , te te jap nje mundesi per te perzgjedhur drejt mbi besen tende ne Krishtin.
Ps. Pyetjen e trete do ta tratoj me vone , nese deshiron.
Jezusi vdiq per te gjithe ne kryq. Amin
Krijoni Kontakt