Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 25
  1. #1
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812

    Celuliti! Si eliminohet?!

    Celuliti konsiderohet patologji dhe eshte nje nga problemet me shqetesuese tek femrat. Ne rastet me celulit themi qe sasia e yndyres eshte mbi limitin standart te normales d.m.th. mbi 22% te peshes trupore. Celuliti ka volum sepse ne fazen e zhvillimit te tij kemi zmadhim te qelizes dhjamore dhe si pasoje deformim te pjeseve te ndryshme te trupit. Ai eshte i dukshem ne pozicion vertikal dhe ka efekt pamor te ngjashem me lekuren e portokallit. Kjo zone eshte e mbingarkuar me uje dhe yndyre dhe keshtu deformon enet e gjakut e pengon qarkullimin normal te tij. Nese nuk marrim masa celuliti do te akumulohet ne vazhdimesi. Per ta luftuar ose parandaluar ate duhet nje aktivitet fizik i panderprere. Ne rastet ekstreme duhen bllokuar burimet e yndyrnave, te sheqerit dhe te brumrave. Duhet konsumuar nje sasi e madhe uji deri ne 3 kg ne dite sepse oksigjeni qe permban uji e eliminon celulitin ne nje mase te konsiderueshme. Ne trajtimet estetike, eshte mjaft efikase baltoterapia me produkte organike si: alga deti, kerpudha te konservuara ne parafine. Ky trajtim ndihmon rrezimin e celulitit dhe rezultatet jane te kenaqshme. Ky trajtim shoqerohet me tonifikimin e muskulatures, Detyrimisht duhet t`i nenshtrohesh aparateve me elektroda sic jane: Top Slimmer, Ultratonic etj. Kjo eshte gjimnastike pasive ose dobesim ne menyre dembele. Keto trajtime jane te kushtueshme por te rehatshme. Ndryshe mund te ushtroheni ne natyre ose palester por gjithmone mos harroni ujin qe eshte element i rendesishem. Me vullnet cdo gje arrihet. Pas ketyre trajtimeve do te keni nje trup perfekt. Humbja ne peshe te jep sadisfaksion dhe ndihesh me energjik dhe me i shendetshem.

  2. #2
    Virtualisht prane jush Maska e AlbanianQT
    Anėtarėsuar
    16-07-2002
    Vendndodhja
    $$town
    Postime
    99
    Eat healthy foods, and exercise. Thats It!!
    Our greatest glory, is not in never failing but in rising in each time we fall!

  3. #3
    Fragile Maska e Alesia
    Anėtarėsuar
    17-07-2002
    Vendndodhja
    Nder njerez
    Postime
    79
    Mina te lutem nqs ke informacion me te detajuar p.sh cfare ushqimi te perdorim, cfare ushtrimesh te bejme sepse une tani jam ne fazen fillestare te krijimit te celulitit.
    Duke qene se e ke hapur kete teme per rendesine qe ka problemi lutemi vazhdoje me informacione te metejshme.
    Te mesosh dicka eshte gje e mrekullueshme, sepse sa here qe meson dicka,SHNDERROHESH NE DICKA TE RE.
    Leo BUSCAGLIA

  4. #4
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-09-2002
    Postime
    126
    *
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga lulja_e_dimrit : 06-11-2002 mė 17:26

  5. #5
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Amiet! Meqenese ne trupin tend konstatohet prania e celulitit duhet patjeter te marresh masa! Ne kete faze (fillestare) eshte me e lehte dhe te duhet me pak kohe dhe pune per ta eliminuar. Me vjen mire qe alarmohesh dhe nuk neglizhon karshi ketij fakti sepse nese e le pas dore te duhet shume kohe per ta rrezuar. Ne faze te avancuar ne e emertojme "celulit me themel". Je ende ne kohe per te bere dicka per veten! Se pari duhet medoemos te eliminosh ushqimet e skuqura dhe pikante. Nese ke mundesi ushqimet t`i gatuash ne avull dhe te eliminosh yndyrnat dhe kriprat. Edhe sheqeri duhet eliminuar. Megjithse e kam thene edhe me lart me duhet ta perforcoj qe uji te ndihmon shume per te rrezuar celulitin. Dikush thote qe uji te shendosh! Nuk eshte aspak e vertete sepse nuk permban kalori dhe sic merret nga organizmi ashtu shkarkohet por merr perpara toksinat dhe yndyrnat e organizmit te patretura dhe te akumuluara. Nga eksperienca ime kam vertetuar qe klientet qe jane rigoroze ne kete drejtim, kane humbje te pelqyeshme ne permasa. Nuk duhet te konsumosh fruta ne sasi, vetem nga tre cdo dite. Nese vendos te trajtohesh ne estetike, me tej merr keshilla nga estetistja. Nese deshiron dhe ke vullnet te merresh me fiskulture, te keshilloj qe perpara palestres ose vrapit, te marresh nje luge mjalte dhe nje vitamine B komplex qe sherbejne si karburant per te djegur energjite. Nese mendon qe mund te mbash diete, duhet patjeter te ushtrohesh fizikisht sepse celuliti ka volum dhe jo peshe, dhe mund te kesh probleme me lekuren dhe muskulaturen ne vendet ku gjendej celuliti me pare.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Marre nga SPEKTRI

    Celuliti. Si konceptohet, ēfar ėshtė, si eliminohet?




    Si konceptohet:
    Alba, studente: Celuliti ėshtė efekti "lekurė portokalli", ėshtė masė dhjamore e mpiksur qė duhet tretur. Humbet me fitness, me trajtime estetike dhe masazh. Shkaktohet nga konsumi i yndyrnave te tepėrta, jetėndėnja dhe gjėndja pasive e trupit. Mendoj se celuliti prek ēdo organizėm edhe personat me peshė normale. Femrat janė mė tė ndjeshme ndaj kėtij fenomeni.

    Sheila, sociologe: Celuliti ėshtė dukuri joestetike e lėkurės nė zonat me mė pak aktivitet. Shkaktohet nga mbushja e qelizave me ujė dhe dhjami i tepėrt dhe nuk ndikojnė nė peshėn trupore. Shkaku: Teprimi me sheqerna dhe yndyrna nė ushqim. Moskonsumimi i mjaftueshėm i ujit. Mungesa e aktivitetit fizik, regjimit dhe mosqarkullimi i mirė.

    Diana, strudente: Celuliti ėshtė pėrqėndrimi i yndyrnave qė bėjnė efektin lekurė portokalli. Shkaku; ushqimet e pėrpunuara me pigmente artificiale, mosha, jeta pasive. Celuliti reduktohet me sport dhe trajtim estetik. Personalisht kam celulit dhe ushtroj aktivitet fizik, por nuk pėrzgjedh ushqimin. Pėlqej tė gjitha ato qė mė shkaktojnė celulit; pijet me gaz, ēokollatat etj.

    Ēfar ėshtė
    Celuliti ėshtė njė lloj indi dhjamor nė shtresėn e nėnlėkurės qė pėrmban tufa indi lidhor. Ky ind lidhor, qė varion nė trashėsi dhe ėshtė i ndėrthurur me qelizat dhjamore, mbahet nė atė pozicion nga njė rrjet fibrash qė e mbron trupin tonė duke rrethuar muskujt dhe organet. Ai ėshtė i rrethuar nga njė lėng qė perveēse e ushqen, pėrbėn dhe njė sistem efektiv pėr eliminimin e mbeturinave. Kur gjithshka funksionon siē duhet, mbeturinat largohen jashtė trupit nga ky sistem, gjė qė rezulton nė kurba tė lėmuara tė trupit; kur yndyrnat, lėngjet dhe toksinat mbeten thellė nė lėkurė (poshtė shtresės epidurale), indi lidhor trashet dhe forcohet duke dhėnė njė efekt fryrės. Me kalimin e moshės, shtresat e lėkurės hollohen, ēka rezulton nė shfaqjen e pamjes sė valėzuar tė celulitit. Ndryshimi i celulitit me dhjamin ėshtė se celuliti, nė dallim nga dhjamosja, ndodhet vetėm nė disa pjesė tė caktuara te trupit; kofshėt, tė ndėnjurat, barku dhe gjoksi. Celuliti ka tė bėjė detyrimisht me peshėn. Megjithėse formimi i celulitit varet nga dieta dhe stili i jetesės, pjesa mė e madhe e tij ėshtė e formuar nga toksina dhe yndyrna tė formuara nė trup, qė mund tė prekin gra tė ēfardolloj pėrmase, peshe dhe strukture trupore.

    Tipet e celulitit:
    Celuliti i fortė ose solid, zakonisht gjėndet nė gratė aktive si: balerinat, atletet etj. Ky lloj celuliti ėshtė i vėshtirė tė eliminohet sepse nuk drenohet kollaj nga trupi. Nga ana tjetėr nė disa raste ėshtė i vėshtirė dhe tė diktohet sepse ngjitet direkt me muskulin.
    Celuliti i shkrifėt, nuk ėshtė aq i pėrqėndruar dhe ėshtė mė i dukshėm se celuliti solid. Zakonisht gjėndet nė zona tė mėdha, ėshtė i lėvizshėm dhe mund tė shkaktojė atoni muskulore (rėnie e tonusit). Edhe pse mė i dukshėm, celuliti i shkrifėt mund tė eliminohet mė lehtėsisht.

    Kush preket nga celuliti dhe pse
    Zakonisht janė gratė ato qė preken mė shume nga celuliti. Ai fillon tė shfaqet tek vajzat rreth moshės 14 vjeē dhe rritet si rezultat I hollimit dhe rishpėrndarjes sė shtresės sė lekurės me kalimin e moshės. Celuliti zakonisht formohet tek gratė pas lindjes dhe nė ato qė marrin kontraceptivė oralė sepse sistemi i eliminimit nuk mund tė pėrballojė fluksin tepėr tė madh tė estrogjeneve ne trup. Ai mund tė zhvillohet edhe pas traumave aksidentale qė dėmtojnė sistemin e qarkullimit tė gjakut ose nė ato qė bėjnė jetė sedentare (pasive). Shumė rrallė celuliti mund tė formohet edhe tek meshkujt, kjo sepse rrjeti i tyre i qelizave yndyrore ėshtė nė thellėsi tė lėkurės.

    Faktorėt qė kontribuojnė nė formimin e celulitit janė:
    1. Trashėgimia.
    2. Marrja e pamjaftueshme e ujit. Uji ndihmon nė sistemin e eliminimit tė mbeturinave duke nxjerrė jashtė toksinat nga trupi. Kėshillohet mundėsisht tė merren 7 gota ujė nė ditė. Konsumi i 3 litrave ujė nė ditė ėshtė optimale.
    3. Dieta. Zakonet e dėmshme tė ngrėnies (alkooli, kafeina, ushqimet pikante) ndihmojnė nė formimin e celulitit sepse toksinat qė ato prodhojnė, mbeten nė indin dhjamor.
    4. Pirja e duhanit. Nuk ėshtė e dėmshme vetėm pėr lėkurėn dhe mushkėritė por gjithashtu ngushton kapilarėt e gjakut dhe dėmton indin lidhor duke shkaktuar fryrjen karakteristike tė celulitit.
    5. Tensioni dhe stresi. Bėjnė qė muskujt dhe indi lidhor qė i mbulon ato, tė trashen. Nga ana tjetėr tensioni bllokon qelizat, duke dėmtuar eliminimin e mbeturinave dhe pastrimin e trupit.
    6. Marrja e mjekimit. Mund tė dėmtojė proceset natyrale tė organizmit tė njeriut. Barnat pėr dobėsim, sedativėt dhe diuretikėt, mund tė ēojnė tė gjitha nė krijimin e celulitit, kontraceptivėt orale, qė rrisin nivelin e estrogjeneve nė gjak, shkaktojnė zmadhimin e qelizave yndyrore qė ēon nė mbajtjen e ujit nė organizėm. Mbajtja e ujit nė organizėm pengon trupin tė eliminojė toksinat dhe krijon celulitin.
    7. Mungesa e ushqimeve dhe stili sedentar i jetesės. Ushtrimet ndihmojnė tonifikimin muskulor, qarkullimin e gjakut dhe mirėqenien e pėrgjithshme, duke shkaktuar copėzimin e indit tė bllokuar dhe pastrimin e trupit.

    Eliminimi: Mos prisni mrekullira kur bėhet fjalė pėr celulit. Por nga kombinimi i ushqyerjes dhe aktivitetit fizik tė duhur, me eliminimin e stresit dhe trajtimet estetike, mund tė rezultojnė nė zbutje tė lėkurės. Rritja e qarkullimit tė gjakut pėrmes masazhit padyshim qė ndihmon nė eliminimin e celulitit. Ēelėsi nė parandalimin dhe luftimin e celulitit ėshtė pastrimi i trupit i kombinuar me aktivitet fizik, dietė tė shėndetshme, reduktim tė tensionit dhe pėrmirėsim tė qarkullimit tė gjakut.

    Trajtimi anticelulit: Nuk mund t'i nėshtrohesh kėsaj terapie nė rastet kur vuan nga;
    1. Zemra
    2. Organet e frymėmarrjes
    3. Diabeti
    4. Variēet
    5. Mėlēi kronike
    6. Epilepsi
    7. Puēra masive
    8. Lėkura ėshtė e dėmtuar
    9. Shtatzania
    10. Gjatė ciklit menstrual
    11. Ka plagė te pa shėruara plotėsisht nė lėkurė
    12. Menjėherė pas ndėrhyrjeve kirurgjikale etj
    Pėr tė patur rezultatin e dėshiruar, duhet tė kemi parasysh rregullin e hekurt te bashkėpunimit me specialistin (estetisten). Ky trajtim ėshtė i thjeshtė, i pranueshėm dhe relaksues. Humbja e peshės bėhet gradualisht, pa shkaktuar eksese. Ėshtė e rėndėsishme qė tė konceptojmė faktin qė kemi tė bėjmė me bilanc energjitik dhe gjatė terapisė nuk duhet te shkelim limitet e kalorive te marra. Duhet hequr dorė nga konsumi i ushqimeve tė trajtuara nė vaj tė nxehtė pasi kėto produkte shkaktojnė vėshtirėsi nė tretje. Mėnyra mė e drejtė ėshtė tė ushqehemi me produkte tė trajtuara nė avull ose me zierje pasi janė plotėsisht tė asimilueshme dhe aspak tė dėmshme pėr organizmin. Gjatė kursit tė humbjes sė peshės, kėrkohet ekuilibėr nė marrjen e ushqimit, pėrtypje e mirė, konsum i 3 litrave ujė nė ditė. Lėnia e njė vakti pa marrė ėshtė e dėmshme. Organizmi ka nevojė pėr ushqim, zaharinė, proteina, yndyrna etj. Pėr tė humbur 1 kg peshė trupore duhen harxhuar 7000 kalori energji. Nė bazė tė kėsaj shifre mund tė llogaritet thjeshtė. Ky ėshtė thelbi i bashkėpunimit tė specialistit me pacientin.

    Si proēedohet
    Pėrcaktohet zona problematike qė shfaqet nė trajtėn e edemės. Nė kėtė zonė ushtrohet masazh anticelulit me produktin specifik (kremfoliant). Ky krem, nė sajė tė strukturės sė tij me kokrriza, ndihmon nė aktivizimin e ujrave dhe toksinave tė mbetura, te cilat eliminohen dhe dalin jashtė pėrmes djersės ose rrugėve tė jashtėqitjes. Mė pas lėkura trajtohet me njė serum i cili favorizon djersitjen. Kjo zonė e trajtuar lyhet me baltė, qė ka nė pėrbėrje alga deti dhe parafinė. Ėshtė e domosdoshme tė fashohet kjo pjesė disa herė me pelikola (material i hollė plastik), nė mėnyrė qė tė realizohet mė sė miri efekti sauna. Mbėshtillet klientja pėrsėri me ēarēaf plastik dhe mbyllet dysheku pėr 20-25 minuta. Nė pėrfundim tė kėtij proēesi, largohet balta nga lėkura dhe pėrgatitet klientja pėr proēesin tjetėr; tonifikimin e muskulaturės. Pėrpara kėtij proēesi, vendoset edhe njė produkt tjetėr nė trajtė kremi, lipoaminocel ose lipoaminodren, varet nga pėrmasat e celulitit. Sipas njė skeme tė veēantė, vendosen elektrodat qė kanė efektin e gjimnastikės pasive. Intensiteti i elektrodave lėshohet deri nė limitin e dėshiruar nga klientja. Njė seancė zgjat pothuajse 1 orė pa llogaritur qėndrimin nė dyshek. Trajtimi duhet tė kalojė pėrmes relaksit. Seancat bėhen me njė ditė pushim ndėrmjet, jo suksesive. Nė ēdo seancė klientja pėson humbje peshe. Kjo humbje ėshtė variabėl, asnjėherė nuk mund tė paracaktohet sepse ēdo organizėm reagon me mėnyrėn e vet. Kjo terapi ėshtė e studiuar dhe nuk shkakton efekte anėsore nė rast se i pėrmbahesh proēedurės. Terapia mund tė vazhdojė nga njė deri nė tre muaj sipas rendit qė pėrmėnda sipėr. Suksesi ėshtė i sigurtė nėse klientja zbaton me pėrpikmėri kėshillat. Haset vėshtirėsi nė konceptin e konsumit tė ujit. Duhet edukuar klientja me kėtė koncept. Nėse ajo ka tė qartė si funksionon sasia e madhe e ujit nė organizėm, proēesi shkon drejt rezultatit tė dėshiruar. Ky element ėshtė i rėndėsishėm sepse prania e konsiderueshme e ujit nė organizėm prish disa lidhje ndėrqelizore, qė pengojnė shkėmbimin e lėndėve dhe funksionin normal tė metabolizmit. Nga eksperienca, klientet qė i pėrmbahen kėtij rregulli kanė rezultat tė padiskutueshėm.
    Edhe me mėnyra tė tjera mund tė realizohet humbja e celulitit. Sauna e kombinuar me elektroda dhe masazh, por me efikase mbetet baltoterapia. Dieta e pėrdorur gjatė trajtimit ėshtė e domosdoshme. Nė rast se neglizhohet ky fakt, koha e trajtimit do tė zgjasė. Dietat me kalori tė pėrcaktuara nė ēdo asortiment na ndihmojnė pėr tė llogaritur vetė kaloritė. Nėse klientja kėrkon humbje tė pėrshpejtuar, sasia e kalorive qė duhet te marrė ėshtė deri nė 1200 kalori nė ditė, nėse kėrkon humbje mė tė ngadaltė sasia e ushqimit tė marrė nuk duhet tė kapėrcejė limitin e 1400 kalorive.

  7. #7
    xumparja
    Anėtarėsuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570
    Let the Reese cups go
    Stay out of the Haagen Das line
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

  8. #8
    Kujdes me lengjet me gaz, dhe nga cigarja
    Keep it REAL!!!

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-10-2003
    Vendndodhja
    prishtine
    Postime
    37
    Eshte interesant qe kurr nuk kam pas celulit,kurr nuk i kam pas me shume se 54 kg,jam 31 vjeqare kam pas nje shtatzani gjat te ciles kam arrit ne 70 kg dhe vetyem 3 muaj mbas lindjes prap jam ne peshen e me parshme.keshtu qe nuk di asgje per celulitin vetem e di se do te doja te jam pak me e plot,sepse nuk po me rrin bukur asgje se shume e dobet e e gjate.
    Pershendetje dhe mos u merzitni shume per celulitin.
    Unė dua mė shumė se
    Sa mundem e e di qė
    Mundem mė shumė se qė dua.

  10. #10
    gone Maska e helene
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Vendndodhja
    shume larg
    Postime
    913

    Celuliti dhe Dieta

    Po afron pranvera dhe pasojat e dimrit do behen gjithnje dhe me te dukshme ne trupin e femrave per shkak se ne dimer dieta eshte me e pakontrolluar dhe me e pasur me yndyrera.Si rrjedhim,kushdo qe ka probleme celuliti duhet ta luftoje ate sa eshte ne kohe per te hequr kete problem te trupit qe sa nga ana estetike ashtu edhe nga ajo shendetesore eshte i bezdisshem.

    Sa me shpejt te vihet re shfaqja e celulitit aq me mire dhe aq me kollaj arrihen rezultate nga terapia,por kjo nuk eshte shume e thjeshte pasi ndryshimet e para nuk jane te dukshme me sy,duhen pajisje te veēanta.
    Duhet dalluar pjesa dhjamore normale,dhe fiziologjike,me grumbullime patologjike qe ēojne ne celulit.kjo sepse ne dhjami i zakonshem eshte brenda qelizave specifike,kurse ai patologjik perfshin hapesirat midis qelizave dhe afer eneve te gjakut duke i ngushtuar ato,sda me shume shtohet,dhe rrjedhimisht pjesa e interesuar eshte gjithnje dhe me e ftohte,per shkak te mungeses se gjakut ne sasi normale.Keto jane hollesi sidoqofte qe dallohen nga mjeket dhe shkalla e celulitit percaktohet me ane te vizites mjekesore.

    sidoqofte parandalimi fillon ne tavoline nje diete e ekuilibruar dhe e pershtatshme ben qe , fryrjet dhe celuliti,te shkaktuara nga pengese e qarkullimit venal te mund te parandalohen ose kurohen.
    kapslleku dhe mbajtja e lengjeve tregojne qe ka mungese aktiviteti fizik te shoqeruar me regjim ushqimor te keq,
    Eshte thelbesore te kihet nje Edukate Ushqimore , dmth te dihet ēfare duhet ngrene dhe ne ē'sasi dhe cilesi.
    *Ka rendesi te veēante,konsumimi i ujit gjate ditesnje liter e gjysem ne dite uje eshte sasia minimale ,por jo afer ngrenies pasi ndikon keq ne tretjen e ushqimeve ne stomak.gjithashtu duhet te vihet re me kujdes etiketa e ujit,pasi permbajtje e larte e Na+ nuk eshte e leshillueshme.
    Jane te keshillueshme ujerat me permbajtje te pakte elementesh Oligominerale,sepse favorizojne pastrimin e kanaleve urinare dhe biliare.

    kripa eshte armiku nr nje i nje diete anticelulit sepse ka Na+ dhe ky ndikon ne mbajtjen e ujerave ne brendesi te qelizave duke mos lejuar shkembimin e lengjeve ne menyre te rregullte.Prandaj per te evituar mbiperqendrim te Na+
    duhet qe te kufizohet perdorimi brenda nevojave te perditshme te trupit (qe jane te perfshira ne 1,5 deri ne 8,8gr ne dite).Duhet gjithashtu pasur parasysh se kripe s'eshte vetem ajo qe hidhet nga ne po eshte prezente dhe ne salce,konserva etj etj.Humbja e shijes nga kripa mund te kompensohet me specie te tjera.

    Nje menyre (per ata qe kane problem te heqin dore nga shija e te ngrenit) per te evituar kete eshte te ndiqen disa keshilla:
    *te mos hidhet kripa direkt ne pjate po vetem gjate gatimit.
    *te evitohen konservat
    *te preferohet gatimi me avull ose sgare
    *te konsumohen fruta me vit C dhe substanca antioksiduese
    *Te lexohet me vemendje etiketa e ushqimeve dhe te evitohen ato qe shkruajne permbajtjen e kripes si element paresor qofte dhe ne menyra te tjera si psh:Na+,klorur natriumi,fosfat monosodic,bikarbonat natriumi,glutamat natriumi.
    *te evitohet perdorimi i ushqimeve shume te kripura: sallame,djathera,te skuqura,kutira,pije te sheqerizuara,lengje frutash me shurup,pije alkoolike,ēokollata,kafe,ēaj i forte.
    *konsumim i shumte i ujit te pagazuar , menyre qe te eliminohet me ane te urines elementet qe organizmi grumbullon.

    Duhet pasur kujdes te mos ekzagjerohet me kafe (jo me shume se 2-3 ne dite) me sasine e ēokollates dhe pijeve alkoolike te cilat lodhin melēine dhe e pengojne te eliminoje substancat e teperta dhe te kryeje fuknsionet e veta.


    i rendesishem dhe i keshillushem eshte perdorimi i ushqimeve te fresketa,me permbajtje vit C,kripera minerale dhe permbajtje te larte fibrash(te cilat ndihmojne kapsllekun dhe tretjen),te pasura me vit te tjera vit E dhe Kalium


    Frutat dhe perimet (kiwi,agjinare,asparage,karota,portokalle,kumbulla ,pjeshke,kajsi etj) duhen konsumuar ne sasi te medha pasi permbajne Kalium i cili kundershton efektin e na+ ne organizem qofte si lengje,apo te centrifuguara,bizelet,patatet,thjerrezat qepa(sidomos e gjalle) ndihmojne shume ne eliminimin e substancave te teperta dhe shkembimin e lengjeve.Gjithashtu permbajtja e tyre ne fibra ndihmon ne eliminimin e skorjeve te teperta dhe ne pastrimin e aparatin tretes,duke penguar thithjen e sheqernave dhe yndyrave,pa ndikuar ne thithjen e proteinave dhe oligoelementeve.(hekur,zink,magnez,kalcium etj)

    Figura e meposhtme.qe une s'e di si quhet shqip,permban substanca qe ndihmojne ne mbrojtjen e eneve te gjakut.
    Te gjitha frutat e ujshme si bostan,pjeper,luleshtrydhe kane efekt diuretik,dhe akoma me teper ato qe permbajne shume kalium si qershite,ananas,ribes,kajsite.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  11. #11
    jetoj per tri dashuri Maska e alto_sicila
    Anėtarėsuar
    01-11-2003
    Vendndodhja
    RHONE
    Postime
    65
    NESE NUK GABOJ KETO QUHEN "KULUMRI"
    per Kosove po flas,ne Shqiperi nuk kam idene...
    perndryshe,shkrim shume interesant
    Jetoj per tri dashurite e mia......

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-12-2005
    Postime
    363
    Flm per shkrimin helene, megjithese paska kohe qe qenka postuar. me thuaj nese e di: Sa efikas jane kremerat anticelulit. perdor Nuxe dhe e kam blere shtrenjte, por mbase nuk e perdor ashtu siē duhet dhe nuk kam ndonje ndryshim te madh.

    te pershendes

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e SnoW~DroP
    Anėtarėsuar
    05-05-2004
    Postime
    432
    Blueberry jane,po une si fus dot ne goje.Ma shpifin.
    helene shkrim interesant

  14. #14
    DOTT. SKUTHI Maska e SKUTHI
    Anėtarėsuar
    17-10-2005
    Vendndodhja
    It's not your business....
    Postime
    460
    Tekstin se lexova, por per sa i perket celuliteve Shqiptaret mbajn kampion :PppPpppPpp
    EVERYBODY'S BUSINESS IS NOBODY'S BUSINESS

  15. #15
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874

    13 pyetje pėr celulitin.

    Rregulla, dieta, aktiviteti fizik, trajtime estetike. Ēfarė duhet tė dini? Pėrgjigjet pėr dyshimet mė tė zakonshme dhe kėshillat pėr ta luftuar atė.

    Tė dish gjithēka pėr celulitin do tė thotė tė kesh mė shumė armė pėr ta luftuar, ose tė paktėn pėr tė ndalur keqėsimin e tij. Le tė shohim, nėpėrmjet pyetjeve mė tė zakonshme identitetin e kėtij ndryshimi qė e privon.

    1 - A ėshtė celuliti shqetėsim i vėrtetė?

    Mjekėt e konsiderojnė njė shqetėsim tė vėrtetė qė pėrfshin shtresat e lėkurės si dhe qarkullimin e lėngjeve. Nė tė vėrtetė, ėshtė pasoja mė e dukshme e njė shtimi vėllimi anormal tė qelizave qė pėrbėjnė indet depozituese, nė prani tė tė cilave gjaku e limfa nuk qarkullojnė mirė, duke i lėnė vend e hapėsirė grumbullimeve. Efekti "lėkurė portokalli" fryrjet, humbja e kompaktėsisė sė lėkurės qė karakterizon shfaqjen e celulitit janė me njė fjalė shprehje e ngadalėsimit tė qarkullimit tė likuideve pėr shkak tė zhvillimit tė ekzagjeruar tė indeve depozituese. Nė sferėn mjekėsore si pėrgjigje kryesore shihen jeta sedentare, marrja e kalorive tė tepėrta, si dhe shtimi i vėllimit tė indeve depozituese.

    2 - Dobėsimi ndihmon nė pakėsimin e tij?

    Grumbullimi i indeve depozituese qė shfaqen pashmangshėm nga shtimi nė peshė, shkaktojnė e favorizojnė shfaqjen e celulitit, e nga ana tjetėr pengojnė zhdukjen e tij, qoftė edhe nėpėrmjet aktivitetit fizik. Pa dyshim qė dobėsimi deri nė arritjen e peshės ideale nė proporcion me gjatėsinė e pėrbėrjen fizike, kėshillohet si strategji anticeluliti e madje tepėr efikase. Pėr tė bėrė njė llogari tė pėrafėrt, numri i kilogramėve qė duhen humbur nė raport me cm e gjatėsisė, pėrtej 1 metri, ėshtė 7 nėse trupi ėshtė i hollė, 5 nėse ėshtė normal, e 3 nėse ėshtė i fortė (i mbushur). P.sh. pesha ideale e njė femre nė konstrukt tė hollė, e gjatė 1,70 m ėshtė 70-7=63 kg.

    3 - A ekziston ndonjė dietė anticeluliti?

    Dieta ideale pėr tė luftuar celulitin, qė nuk ndryshon aspak nga ajo lloj diete qė ēdo femėr duhet tė mbajė pėr tė ruajtur peshėn, duke garantuar njėkohėsisht mirėqenien dhe efikasitetin e organizmit. Mė saktė, pėr tė kontrolluar celulitin pa e varfėruar organizimin, d.m.th. pa rrezikuar humbjen e energjisė, duhet marrė pėrditė 2200 kalori tė shpėrndara nė kėtė mėnyrė: 15% proteina (mish, qumėsht e prejardhjet e tij, peshk, vezė, perime) duke mos harruar qė njė gram proteinė pėrmban 4 kalori: 25% yndyra (vaj, gjalpė, djathė, sallam, mish), duke ditur qė njė gram yndyrė pėrmban 9 kalori: 60% karbohidrate (patate, bukė, biskota, fruta, sheqer) dhe qė njė gram karbohidrate pėrmban 4 kalori. Dietės bazė i shtohen sasitė e frutave e perimeve, tė nevojshme pėr shkak tė kripėrave minerale e vitaminave. Kush ka nevojė vėrtet qė tė dobėsohet duhet tė marrė 500-600 kalori mė pak se zakonisht, d.m.th., rreth 1600-1700 kalori ditore, duke pasur kujdes nė proporcionet e ushqimeve.

    4. Pėrse duhet pakėsuar konsumimi i kripės?

    Nė prani tė celulitit ėshtė mirė tė pakėsohet konsumimi i kripės pasi natriumi qė e pėrbėn provokon grumbullimin e lėngjeve, d.m.th. favorizon shtimin e fryrjeve qė shoqėrohen me celulitin. Teprica e natriumit shton densitetin e lėngjeve tė organizmit, duke i bėrė mė pak fluidė, nė qarkullimin e tyre. Pėr tė kthyer lėngjet nė shkallėn normale tė densitetit, nė organizėm lindin dy mekanizma mbrojtės: grumbullimi hidrik dhe etja. Pėr shkak tė sė parės, organizmi mban sa mė shumė tė jetė e mundur lėngjet e tij, (urina pakėsohet), ndėrkohė qė pėr tė dytėn merret aq ujė sa tė shkrijnė si duhet lėngjet e organizmit. Nė momentin qė shfaqet grumbullimi hidrik, gjaku fillon tė shkojė nė kapilarė mė shumė se zakonisht e kėsisoj shton sasinė e lėngjeve prezentė midis qelizave, grumbullimi i tė cilėve shfaqet me fryrjet e lėkurės. Nevoja ditore e natriumit, pėrgjithėsisht mbulohet nga konsumi i vegjetalėve, djathit, peshkut, mishit. Pėr tė mos ngrėnė mė shumė se ē'duhet ėshtė mirė qė pjatat tė aromatizohen me barishte e erėza.

    5. Cili ėshtė aktiviteti fizik mė i pėrshtatshėm?

    Njė aktivitet fizik anticelulit duhet tė ndjekė 3 objektiva: tė favorizojė eliminimin e grumbullimit tė yndyrave, tė rregullojė qarkullimin e lėngjeve, e ta rikthejė tonifikimin e muskujve. Ky aktivitet pėrmbushet nga walking, ose mė mirė shėtitja me hap tė fortė, ose biēikleta. Pėr tė arritur rezultatet e dukshme brenda njė kohe tė caktuar, duhet ecur tė paktėn 5 herė nė javė pėrreth 45 minuta. Shpejtėsia e duhur ėshtė ajo qė tė lejon tė ecėsh pa t'u marrė fryma. Si alternativė mund tė pedalosh ēdo ditė pėrreth 35 minuta, pa t'u marrė fryma. Ideale do tė ishte alternimi i tė dy aktiviteteve. Ndėrsa sportet e rėnda, s'bėjnė dobi ndaj celulitit, pasi nuk shkaktojė djegien e yndyrave, por atyre tė sheqernave. Organizmi varfėrohet kėshtu nga burimi i tij energjik: rezultati ėshtė njė lodhje e shpejtė, qė nuk tė lejon vazhdimin e aktivitetit tė paktėn 35-40 minuta pa ndėrprerje. Me pak fjalė: njė aktivitet muskulor pak intensiv, por i zgjatur, dobėson mė shumė se njė aktivitet i fuqishėm, pasi lejon pėrdorim si burim energjie depozitat e yndyrave.

    6. Mė mirė ēorapėt apo getat?

    Pėr tė penguar shfaqjen e celulitit, duhet evituar tė gjitha veshjet e ngushta qė shtrėngojnė zonėn e kofshės. Nė tė vėrtetė, pėrdorimi i tyre pengon qarkullimin korrekt tė gjakut pasi vėshtirėson kthimin e gjakut nga pjesėt e poshtme nė zemėr. Janė perfekte ēorapėt e lirshme, e sidomos ato qė ushtrojnė pak presion mbi vena duke favorizuar ngjitjen e gjakut lart e duke penguar grumbullimin e lėngjeve.

    7. Ē'lloj kėpuce duhet zgjedhur?

    Edhe zgjedhja e kėpucėve pėrbėn element tė rėndėsishėm nė luftėn kundėr celulitit, pasi kėpuca kushtėzon lėvizjen e kėmbės dhe vendosjen e saj korrekte, nga ku varet edhe presioni i mjaftueshėm pėr ngjitjen e gjakut lart. Kėpucėt ideale, janė ato qė janė tė rehatshme pėr kėmbėt dhe me taka midis 3-5 cm. Nė tė vėrtetė, njė takė mė e lartė, i detyron kėmbėt tė marrin pozicion jo tė natyrshėm, tė papėrshtatshėm pėr mbajtje e peshės sė trupit. Dhe, nga ana tjetėr, njė takė mė e ulėt, e detyron kėmbėn tė rrijė shesh, d.m.th. nė njė pozicion qė e pengon kėmbėn tė kryejė lėvizje tė natyrshme e tė lehta. Nė tė dyja rastet, gjaku qarkullon mė me vėshtirėsi, e me kalimin e kohės, favorizojnė keqėsimin e celulitit.

    8 - Cilat janė mėnyrat "shtėpiake" pėr ta luftuar?

    Kompresat me ujė e kripė ose me argjilė mund tė pėrmirėsojnė pamjen e lėkurės nga celuliti dhe tė ulė fryrjet e dukshme. Kompresat me ujė e kripė, duhet tė pėrshijnė tė gjithė kėmbėn (nga kavijet, tek vithet). Pėr kėtė tė pėrdoren copa tė lagura, pėrreth 15-20 minuta do ditė, akoma mė mirė nėse bėhen para gjumit. Ndėrsa argjila, duhet pėrgatitur nė 2 lugė vaj, njė lugė vaj ulliri e 4 lugė argjilė, e cila duhet bėrė njė masė e trashė e homogjene qė aplikohet direkt mbi zonėn qė duhet trajtuar rreth njė orė dhe 2-3 herė nė javė.

    9 - A funksionojnė kremrat anticelulite?

    Ato pa dyshim qė pėrmirėsojnė pamjen e lėkurės, si dhe favorizojnė shkrirjen e yndyrave dhe pakėsimin e grumbullimeve hidrike. Pa dyshim qė jo tė gjitha produktet janė njėsoj mes tyre. Sipas pėrbėrėsve aktivė qė pėrmbajnė mund tė kryejnė p.sh. forcimin e enėve tė gjakut (periferike), forcojnė e tonifikojė si dhe hidratojnė. Megjithatė, pėr tė parė rezultatet e tyre ėshtė mirė qė tė pėrdoren pėr njė kohė tė gjatė, sidomos ēdo ditė 6 javėt e para e pastaj 1-2 herė nė javė. Pastaj ėshtė mirė qė tė aplikohen duke u shoqėruar me masazh, i cili ndihmon nė thithjen e tyre tė shpejtė.

    10. Po masazhi limfodrenues ē'ėshtė?

    Ky masazh favorizon njė qarkullim tė limfės nė hapėsirat midis qelizave. Limfa ėshtė lėngu qė prodhohet nga gjaku: kur gjaku arrin kapilarėt, pjesėrisht hyn nė vena, nga ku ngjitet nė zemėr e pjesėrisht nė kapilarė, tė cilėt janė porozė, ku formohet i ashtuquajturi likuid ndėrmjetės. Ndėr sasi tė vogla ngelen tė lira midis qelizave. Kur mblidhet me tepricė shfaqen fryrjet. Nė qoftė se masazhi bėhet nga duar eksperte, atėherė shihen edhe rezultatet mė mirė.

    11. A e favorizojnė celulitin disa lloj qėndrimesh?

    Disa pozicione jo tė rregullta lodhin qarkullimin e gjakut, duke keqėsuar kėsisoj celulitin. Midis tyre, qėndrimi shtrembėr pėr njė kohė tė gjatė, kėmbėt e hedhura mbi njėra-tjetrėn, qėndrimi nė kurriz. Korrigjimi i tyre ėshtė i lehtė. Kur qėndrohet pėr njė kohė tė gjatė nė kėmbė, ėshtė mirė qė tė lėvizet herė pas herė mbi ndonjė bordurė ēfarėdo qoftė, kėmbėt s'duhet kryqėzuar, pasi presioni i njėrės kėmbė i ushtruar mbi kėmbėn tjetėr ngadalėson qarkullimin e gjakut. Gjithashtu, edhe kur qėndrohet ulur, ėshtė mirė qė kėmbėt tė mbahen pak tė mbėshtetura diku. E nė fund, ėshtė mirė qė tė flihet nė njė jastėk poshtė dyshekut, nga ana e kėmbėve.

    12. Pėrse nxehtėsia e keqėson?

    Nxehtėsia pėrcakton si pasojė imediate ngushtimin e venave e si pasojė dhe ngadalėsimin e qarkullimit tė gjakut, i cili shkakton grumbullimin e lėngjeve. Kėsisoj duhet qė tė ruhen kėmbėt sidomos gjatė verės ndaj diellit, duke i lagur herė pas herė me ujė, e mos tė mbėshteten pranė kaloriferit, e mos tė mbahen gjatė nė vaskė nė temperaturė mė tė lartė se 32 gradė.

    13. Cilat janė mėnyrat natyrale mė efikase?

    Ndihmė japin ēaji me carangth e mėllagė. Gjithashtu e mirė ėshtė boronica, e ngrėnė si fryt apo e pirė si lėng. Pėrmban pėrbėrės aktivė qė pėrmirėsojnė qarkullimin e gjakut pasi ndihmojnė enėt e gjakut tė qėndrojnė tonike e elastike.

    "Telegrafi"
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    "Carpe Diem"

  16. #16
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    CELULITI. SI KONCEPTOHET, ĒFARĖ ĖSHTĖ, SI ELIMINOHET?

    Si konceptohet:

    Celuliti ėshtė efekti “lekurė portokalli”, ėshtė masė dhjamore e mpiksur qė duhet tretur. Humbet me fitness, me trajtime estetike dhe masazh. Shkaktohet nga konsumi i yndyrnave te tepėrta, jetėndėnja dhe gjėndja pasive e trupit. Mendoj se celuliti prek ēdo organizėm edhe personat me peshė normale. Femrat janė mė tė ndjeshme ndaj kėtij fenomeni.
    Sheila, sociologe: Celuliti ėshtė dukuri joestetike e lėkurės nė zonat me mė pak aktivitet. Shkaktohet nga mbushja e qelizave me ujė dhe dhjami i tepėrt dhe nuk ndikojnė nė peshėn trupore. Shkaku: Teprimi me sheqerna dhe yndyrna nė ushqim. Moskonsumimi i mjaftueshėm i ujit. Mungesa e aktivitetit fizik, regjimit dhe mosqarkullimi i mirė.
    Diana, strudente: Celuliti ėshtė pėrqėndrimi i yndyrnave qė bėjnė efektin lekurė portokalli. Shkaku; ushqimet e pėrpunuara me pigmente artificiale, mosha, jeta pasive. Celuliti reduktohet me sport dhe trajtim estetik. Personalisht kam celulit dhe ushtroj aktivitet fizik, por nuk pėrzgjedh ushqimin. Pėlqej tė gjitha ato qė mė shkaktojnė celulit; pijet me gaz, ēokollatat etj.

    Ēfarė ėshtė?

    Celuliti ėshtė njė lloj indi dhjamor nė shtresėn e nėnlėkurės qė pėrmban tufa indi lidhor. Ky ind lidhor, qė varion nė trashėsi dhe ėshtė i ndėrthurur me qelizat dhjamore, mbahet nė atė pozicion nga njė rrjet fibrash qė e mbron trupin tonė duke rrethuar muskujt dhe organet. Ai ėshtė i rrethuar nga njė lėng qė perveēse e ushqen, pėrbėn dhe njė sistem efektiv pėr eliminimin e mbeturinave. Kur gjithshka funksionon siē duhet, mbeturinat largohen jashtė trupit nga ky sistem, gjė qė rezulton nė kurba tė lėmuara tė trupit; kur yndyrnat, lėngjet dhe toksinat mbeten thellė nė lėkurė (poshtė shtresės epidurale), indi lidhor trashet dhe forcohet duke dhėnė njė efekt fryrės. Me kalimin e moshės, shtresat e lėkurės hollohen, ēka rezulton nė shfaqjen e pamjes sė valėzuar tė celulitit. Ndryshimi i celulitit me dhjamin ėshtė se celuliti, nė dallim nga dhjamosja, ndodhet vetėm nė disa pjesė tė caktuara te trupit; kofshėt, tė ndėnjurat, barku dhe gjoksi. Celuliti ka tė bėjė detyrimisht me peshėn. Megjithėse formimi i celulitit varet nga dieta dhe stili i jetesės, pjesa mė e madhe e tij ėshtė e formuar nga toksina dhe yndyrna tė formuara nė trup, qė mund tė prekin gra tė ēfardolloj pėrmase, peshe dhe strukture trupore.

    Tipet e celulitit:
    Celuliti i fortė ose solid, zakonisht gjėndet nė gratė aktive si: balerinat, atletet etj. Ky lloj celuliti ėshtė i vėshtirė tė eliminohet sepse nuk drenohet kollaj nga trupi. Nga ana tjetėr nė disa raste ėshtė i vėshtirė dhe tė diktohet sepse ngjitet direkt me muskulin.
    Celuliti i shkrifėt, nuk ėshtė aq i pėrqėndruar dhe ėshtė mė i dukshėm se celuliti solid. Zakonisht gjėndet nė zona tė mėdha, ėshtė i lėvizshėm dhe mund tė shkaktojė atoni muskulore (rėnie e tonusit). Edhe pse mė i dukshėm, celuliti i shkrifėt mund tė eliminohet mė lehtėsisht.
    Kush preket nga celuliti dhe pse
    Zakonisht janė gratė ato qė preken mė shume nga celuliti. Ai fillon tė shfaqet tek vajzat rreth moshės 14 vjeē dhe rritet si rezultat I hollimit dhe rishpėrndarjes sė shtresės sė lekurės me kalimin e moshės. Celuliti zakonisht formohet tek gratė pas lindjes dhe nė ato qė marrin kontraceptivė oralė sepse sistemi i eliminimit nuk mund tė pėrballojė fluksin tepėr tė madh tė estrogjeneve ne trup. Ai mund tė zhvillohet edhe pas traumave aksidentale qė dėmtojnė sistemin e qarkullimit tė gjakut ose nė ato qė bėjnė jetė sedentare (pasive). Shumė rrallė celuliti mund tė formohet edhe tek meshkujt, kjo sepse rrjeti i tyre i qelizave yndyrore ėshtė nė thellėsi tė lėkurės.

    Faktorėt qė kontribuojnė nė formimin e celulitit janė:

    1. Trashėgimia.
    2. Marrja e pamjaftueshme e ujit. Uji ndihmon nė sistemin e eliminimit tė mbeturinave duke nxjerrė jashtė toksinat nga trupi. Kėshillohet mundėsisht tė merren 7 gota ujė nė ditė. Konsumi i 3 litrave ujė nė ditė ėshtė optimale.
    3. Dieta. Zakonet e dėmshme tė ngrėnies (alkooli, kafeina, ushqimet pikante) ndihmojnė nė formimin e celulitit sepse toksinat qė ato prodhojnė, mbeten nė indin dhjamor.
    4. Pirja e duhanit. Nuk ėshtė e dėmshme vetėm pėr lėkurėn dhe mushkėritė por gjithashtu ngushton kapilarėt e gjakut dhe dėmton indin lidhor duke shkaktuar fryrjen karakteristike tė celulitit.
    5. Tensioni dhe stresi. Bėjnė qė muskujt dhe indi lidhor qė i mbulon ato, tė trashen. Nga ana tjetėr tensioni bllokon qelizat, duke dėmtuar eliminimin e mbeturinave dhe pastrimin e trupit.
    6. Marrja e mjekimit. Mund tė dėmtojė proceset natyrale tė organizmit tė njeriut. Barnat pėr dobėsim, sedativėt dhe diuretikėt, mund tė ēojnė tė gjitha nė krijimin e celulitit, kontraceptivėt orale, qė rrisin nivelin e estrogjeneve nė gjak, shkaktojnė zmadhimin e qelizave yndyrore qė ēon nė mbajtjen e ujit nė organizėm. Mbajtja e ujit nė organizėm pengon trupin tė eliminojė toksinat dhe krijon celulitin.
    7. Mungesa e ushqimeve dhe stili sedentar i jetesės. Ushtrimet ndihmojnė tonifikimin muskulor, qarkullimin e gjakut dhe mirėqenien e pėrgjithshme, duke shkaktuar copėzimin e indit tė bllokuar dhe pastrimin e trupit.
    Eliminimi: Mos prisni mrekullira kur bėhet fjalė pėr celulit. Por nga kombinimi i ushqyerjes dhe aktivitetit fizik tė duhur, me eliminimin e stresit dhe trajtimet estetike, mund tė rezultojnė nė zbutje tė lėkurės. Rritja e qarkullimit tė gjakut pėrmes masazhit padyshim qė ndihmon nė eliminimin e celulitit. Ēelėsi nė parandalimin dhe luftimin e celulitit ėshtė pastrimi i trupit i kombinuar me aktivitet fizik, dietė tė shėndetshme, reduktim tė tensionit dhe pėrmirėsim tė qarkullimit tė gjakut.

    Trajtimi anticelulit: Nuk mund t’i nėshtrohesh kėsaj terapie nė rastet kur vuan nga;

    1. Zemra
    2. Organet e frymėmarrjes
    3. Diabeti
    4. Variēet
    5. Mėlēi kronike
    6. Epilepsi
    7. Puēra masive
    8. Lėkura ėshtė e dėmtuar
    9. Shtatzania
    10. Gjatė ciklit menstrual
    11. Ka plagė te pa shėruara plotėsisht nė lėkurė
    12. Menjėherė pas ndėrhyrjeve kirurgjikale etj

    Pėr tė patur rezultatin e dėshiruar, duhet tė kemi parasysh rregullin e hekurt te bashkėpunimit me specialistin (estetisten). Ky trajtim ėshtė i thjeshtė, i pranueshėm dhe relaksues. Humbja e peshės bėhet gradualisht, pa shkaktuar eksese. Ėshtė e rėndėsishme qė tė konceptojmė faktin qė kemi tė bėjmė me bilanc energjitik dhe gjatė terapisė nuk duhet te shkelim limitet e kalorive te marra. Duhet hequr dorė nga konsumi i ushqimeve tė trajtuara nė vaj tė nxehtė pasi kėto produkte shkaktojnė vėshtirėsi nė tretje. Mėnyra mė e drejtė ėshtė tė ushqehemi me produkte tė trajtuara nė avull ose me zierje pasi janė plotėsisht tė asimilueshme dhe aspak tė dėmshme pėr organizmin. Gjatė kursit tė humbjes sė peshės, kėrkohet ekuilibėr nė marrjen e ushqimit, pėrtypje e mirė, konsum i 3 litrave ujė nė ditė. Lėnia e njė vakti pa marrė ėshtė e dėmshme. Organizmi ka nevojė pėr ushqim, zaharinė, proteina, yndyrna etj. Pėr tė humbur 1 kg peshė trupore duhen harxhuar 7000 kalori energji. Nė bazė tė kėsaj shifre mund tė llogaritet thjeshtė. Ky ėshtė thelbi i bashkėpunimit tė specialistit me pacientin.

    Si proēedohet
    Pėrcaktohet zona problematike qė shfaqet nė trajtėn e edemės. Nė kėtė zonė ushtrohet masazh anticelulit me produktin specifik (kremfoliant). Ky krem, nė sajė tė strukturės sė tij me kokrriza, ndihmon nė aktivizimin e ujrave dhe toksinave tė mbetura, te cilat eliminohen dhe dalin jashtė pėrmes djersės ose rrugėve tė jashtėqitjes. Mė pas lėkura trajtohet me njė serum i cili favorizon djersitjen. Kjo zonė e trajtuar lyhet me baltė, qė ka nė pėrbėrje alga deti dhe parafinė. Ėshtė e domosdoshme tė fashohet kjo pjesė disa herė me pelikola (material i hollė plastik), nė mėnyrė qė tė realizohet mė sė miri efekti sauna. Mbėshtillet klientja pėrsėri me ēarēaf plastik dhe mbyllet dysheku pėr 20-25 minuta. Nė pėrfundim tė kėtij proēesi, largohet balta nga lėkura dhe pėrgatitet klientja pėr proēesin tjetėr; tonifikimin e muskulaturės. Pėrpara kėtij proēesi, vendoset edhe njė produkt tjetėr nė trajtė kremi, lipoaminocel ose lipoaminodren, varet nga pėrmasat e celulitit. Sipas njė skeme tė veēantė, vendosen elektrodat qė kanė efektin e gjimnastikės pasive. Intensiteti i elektrodave lėshohet deri nė limitin e dėshiruar nga klientja. Njė seancė zgjat pothuajse 1 orė pa llogaritur qėndrimin nė dyshek. Trajtimi duhet tė kalojė pėrmes relaksit. Seancat bėhen me njė ditė pushim ndėrmjet, jo suksesive. Nė ēdo seancė klientja pėson humbje peshe. Kjo humbje ėshtė variabėl, asnjėherė nuk mund tė paracaktohet sepse ēdo organizėm reagon me mėnyrėn e vet. Kjo terapi ėshtė e studiuar dhe nuk shkakton efekte anėsore nė rast se i pėrmbahesh proēedurės. Terapia mund tė vazhdojė nga njė deri nė tre muaj sipas rendit qė pėrmėnda sipėr. Suksesi ėshtė i sigurtė nėse klientja zbaton me pėrpikmėri kėshillat. Haset vėshtirėsi nė konceptin e konsumit tė ujit. Duhet edukuar klientja me kėtė koncept. Nėse ajo ka tė qartė si funksionon sasia e madhe e ujit nė organizėm, proēesi shkon drejt rezultatit tė dėshiruar. Ky element ėshtė i rėndėsishėm sepse prania e konsiderueshme e ujit nė organizėm prish disa lidhje ndėrqelizore, qė pengojnė shkėmbimin e lėndėve dhe funksionin normal tė metabolizmit. Nga eksperienca, klientet qė i pėrmbahen kėtij rregulli kanė rezultat tė padiskutueshėm.
    Edhe me mėnyra tė tjera mund tė realizohet humbja e celulitit. Sauna e kombinuar me elektroda dhe masazh, por me efikase mbetet baltoterapia. Dieta e pėrdorur gjatė trajtimit ėshtė e domosdoshme. Nė rast se neglizhohet ky fakt, koha e trajtimit do tė zgjasė. Dietat me kalori tė pėrcaktuara nė ēdo asortiment na ndihmojnė pėr tė llogaritur vetė kaloritė. Nėse klientja kėrkon humbje tė pėrshpejtuar, sasia e kalorive qė duhet te marrė ėshtė deri nė 1200 kalori nė ditė, nėse kėrkon humbje mė tė ngadaltė sasia e ushqimit tė marrė nuk duhet tė kapėrcejė limitin e 1400 kalorive.

    Revista Jeta
    "Carpe Diem"

  17. #17
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Celuliti? S'e shoh me...

    Me elektroda, me alga, me balte, me palester. Por edhe duke pire pese litra uje ne dite. Te gjitha metodat per te luftuar efektin "lekure portokalleje". Por me nje lajm te keq: nuk do te arrini kurre te keni kembet e modeleve

    Iva Tico

    "Gjerat e vogla krijojne persosmerine, megjithate persosmeria nuk eshte nje gje e vogel". E ka thene Platoni. Sigurisht, atehere, nuk ka pasur nder mend celulitin. Dhe as ndonje papersosmeri tjeter fizike. Por qendra estetike "Tuttestetica" e ka zgjedhur jo me kot si slogan te sajin kete thenie. Pasi, si te gjitha qendrat e tjera te estetikes, ka si qellim te merret pikerisht me gjerat e vogla. Per te krijuar persosmerine. Edhe te kembeve.

    Eshte shqetesimi i zakonte qe vjen cdo stine. Sa here qe afrohet sezoni i plazhit dhe ato papersosmerite e vogla qe gjate gjithe dimrit kane qene te mbuluara zene e shfaqen ne dite te diellit. Eshte periudha kur truri fillon te punoje me urgjence per te gjetur nje rruge shpetimi. Nderkaq nuk mund te qendrosh kurrsesi indiferente. Televizioni dhe revistat ofrojne shembujt e vertete te persosmerise. Kembe supersensuale me nje lekure tejet te ndritshme. Ofrojne dhe nje game kremrash mrekulliberese me te cilat mund te arrish kembet e enderruara. E vertete? Kete thone reklamat. Kurse sallonet estetike thone krejt te kunderterten: kremrat, cilatdo qofshin nuk e kane efektin e deshiruar nese nuk shoqerohen me trajtime speciale. Pastaj duhen edhe ushtrime fizike. Duhen hequr pastaj edhe ca ushqime qe cilesohen si armiku me i madh i lekures se lemuar. Dhe nese i ben te gjitha keto atehere celuliti iken vertet? Per fat te keq asnjehere plotesisht. Mund te zbutet efekti "lekure portokalli", mund te mos shquhet nga larg, mund edhe te behet gati i padukshem dhe te vihet re vetem nese lekura shtrengohet me dore. Por ato kembet si te modeleve te reklamuara neper revista, bejme mire t'i harrojme. Ose t'i admirojme vetem neper revista.

    Lufta me kremra

    Eshte lufta me komode. Dhe e vetmja qe mund te quhet "per te gjitha xhepat". Komode sepse nuk kerkon ore te harxhuara neper sallone estetike. Dhe relivisht me e lira. Se paku per faktin se nuk paguan dike tjeter per te te bere masazhin.

    Mund te gjenden ne te gjitha dyqanet e mira te kozmetikes. Te te gjitha firmave. Qe nga firmat anonime, tek ato me popullore dhe ato vertet "firmato". Dhe me rriskun me te vogel te blerjes se nje produkti te fallsifikuar. Dhe kjo per arsyen e thjeshte se askush nuk merr persiper te fallsifikoje produkte bukurie qe nuk shiten ne mase. Sepse e verteta eshte kjo: kremrat anticelulite shiten fare pak. Jo sepse femrat shqiptare nuk vuajne nga celuliti. Vuajne. Dhe shume madje. Porse shumica e tyre jane mosbesuese ndaj efekteve te kremrave. Keshtu thone shiteset, te cilat tek klientet me teper sesa mungese te parave, shohin mungese te besimit. Qe te besosh nese nje produkt eshte i efekshem apo jo, nuk mjafon reklama. Nevojiten prova. Duhet dikush qe ta kete provuar me pare. Por qe ta provosh, nuk kushton ndonje gje e madhe. Sepse ka ardhur ndoshta radha te rrezohet nje tjeter mit. Ai sipas te cilit trajtimet anticelulit jane teper te shtrenjta. Nuk jane sigurisht me te lirat, por jane te krahasueshme me produktet e tjera kozmetike. Me cmime qe ndryshojne jo vetem ne saje te markes, por edhe te dyqanit ku shiten. Mund te blesh pershembull nje "L'Oreal, perfect slim", nje nga kremrat anticelulit me te reklamuar ne revistat e huaja me nje cmim prej 1200 lekesh. Mund ta blesh edhe ne nje magazine shumice dhe mund ta perdoresh nje muaj. Pastaj trajtimin ta perseritesh disa here ne vit. Kostoja gjithsej: me pak sesa kremi i dites qe perdor per fytyren.

    Nese nuk i beson "L'Oreal"-it, [teper popullor], atehere mund te zgjdhesh nje "Vichy", apo "Clarins", "Biotherm", "Lancome", "Collistar", "Christian Dior". Shume kremra, xhel apo sprai, qe reklamojne se rezultati mund te shihet qe ne javet e para. Por mund te zgjedhesh edhe nje nga linjat e dyqanit "Yves Rocher". Me cmime asnjehere me shtrenjte se 2500 leke.

    Me armet e "Frontera"-s

    "Te lindesh e bukur eshte fat, te behesh eshte Frontera". Slogani i "Frontera"-s me shume se kudo hyn ne pune per trajtimet kunder celulitit. Sepse ketu fati i te lindurit nuk eshte dhe aq i rendesishem. Pasi edhe kur lind me fat, me gene "te mira", ne njefare moshe celuliti del me i forte se genet. Atehere "Frontera" ve ne levizje armet e saj. Nje trajtim i plote qe fillon me elektrodat, vazhdon me masazhe dhe perfundon me kremra. Nje trajtim i plote qe sipas estetisteve te kesaj qendre eshte

    i efektshem ne shumicen e rasteve, por qe duhet perseritur me pas me cikle ne menyre qe celuliti te mos "pushtoje" serish zonat e cliruara.

    Trajtimi ne kete qender fillon me elektrodat, metode qe estetistet e quajne magrela. Elektrodat vendosen ne pjeset problematike dhe pastaj paisja gradohet ne varesi te llojit te celulitit. Mbahen deri ne nje ore pastaj fillon trajtimi me alga, apo algoterrapia. Algat aplikohen ne te gjithe trupin ose vetem ne pjese te vecanta. Trajtimit [i cili zgjat rreth 45 minuta] i bashkangjitet mbulimi me nje koperte minisauna e cila ben te mundur shkrirjen e noduleve apo heqjen e toksinave. Me nje fjale gjithcka qe eshte ne baze te celulitit. Estetistet e kesaj qendre tregojne se algat bejne rigjenerimin e plote te lekures. Madje, ka raste qe edhe ne rast se celuliti nuk eshte shfaqur, nje trajtim me alga do te bente gjithsesi mire. Thjesht per te pasur nje lekure me te bukur.

    Pas trajtimit te algave eshte radha e infodrenazhit, i cili eshte nje masazh me kremra anticelulite. Estetistet e kesaj qendre, per rreth 20 - 25 minuta masazhojne pjesen me probleme duke mbyllur keshtu nje cikel te plote trajtimi.

    Ne pergjithesi punohet me programe inididuale. Ka raste kur eshte i mjaftueshem vetem masazhi manual, apo te tjera raste kur nevojiten vetem elektrodat, pa alga [masazhi eshte gjithsesi i domosdoshem]. Konsulta paraprake me mjeken estetiste, ndihmon per percaktimin e strategjise qe do te zgjidhet. Gjithsesi, ato femra qe kane zgjedhur kete sallon per t'u trajtuar, duhet t'i bejne keto seanca tre here ne jave, 15 - 20 seanca gjithsej. Por qe duhen perseritur disa here ne vit. Me qellim qe celuliti i zhdukur apo i reduktuar, te mos rikthehet. Kurse per ato qe nuk kane kohen e mjaftueshme per te qendruar nen koperta apo me elektroda, kjo qender estetike shet linjen e saj te produkteve per perdorimm ne shtepi. Linjat "Matisse" dhe "Biolife", jane produktet e perdorura ne kete sallon. Cmimet? "As me lire dhe as me shtrenjte se te tjera sallone te Tiranes", thone estetistet e "Frontera"-s.

    Estetika e "Tuttestetica"-s

    Cmimi eshte gjithashtu e vetmja gje te cilin nuk e komentojne ne kete qender. Por qe gjithsesi, sipas estisteve, nuk eshte i paperballueshem. Se paku jo "i cmendur" po ta krahasosh me punen qe kryen. Heqjen pothuajse njeqind per qind te celulitit. Elektroda, balte, masazh. Triniteti qe thuhet se eshte fitimtar. Elektrodat te cilat me anen e energjise elektrike godasin te gjitha pjeset ku formohen rendom nodulet dhjamore, balta, qe ne kete qendeer estetike vjen nga balta e Detit te Vdekur masazhi me kremra anticelulite dhe hidratues. Per te percaktuar llojin e trajtimit, mjekja e kesaj qendre ne fillim ben matjet. Pasi te dhenat hidhen ne kompjuter, del rezultati i sakte se sa seanca te plota duhen per magrelen, sa per balten dhe sa masazhe. E vecanta e kesaj qendre estetike, ne krahasim me te tjerat e Tiranes, qendron tek produktet qe ajo perdor. Kryesisht tek balta, nje linje qe ofron pasurite minerale natyrale, te cilat vijne drejtpersedrejti nga Deti i Vdekur e qe premtojne te parandalojne problemet apo edhe t'i kurojne ato.

    Ndonese qendra estetike eshte e pajisur edhe me nje palester, estetistet rekomandojne me teper magrelen apo balten sesa ushtrimet me vegla apo aerobine. Per aresyen e thejshte se per nje pakujdesi ne fitness, mund te krijosh muskuj ne vendet ku s'duhet, pa arritur dot te heqesh celulitin. Apo edhe sepse muskujt dhe celuliti nen lekure mund te bashkejetojne fare mire me njeri - tjetrin. Te kesh nje trup me muskuj, nuk do te thote aspak te mos kesh probleme me celulitin.

    Pervec elektrodave qe mbahen ne trup per 50 minuta, procesi i baltes zgjat nje ore kurse balta mbahet nje ore te plote. masazhi, te cilit estetistet e kesaj qendre e cilesojne si me thelbesorin ne nje trajtim, zgjat njezete minuta te tjera. Per ata qe nuk kane kohe per te harxhuar ne seanca elektrodash, balte apo masazhi, produktet e Detit te Vdekur shiten edhe per t'u perdorur neper shtepi. Se bashku me balten speciale, ne kete qender estetike mund te blesh edhe kremrat perkates se bashku me nje doreze gomazhi per te bere masazh. Gjithcka per te bere edhe ne shtepi nje trajtim te plote sipas sekreteve te "Tuttestetica"-s.

    Nje ndihme ne palester

    Palestra mund te te mos ndihmoje qe te heqesh celulitin. Por as nuk ta shkakton kurrsesi. Per me teper, duke ndihmuar ne tonifikimin e muskujve, ajo te ndihmon te ruash "status-quo"-ne. Nese je duke bere nje tjeter trajtim, neper sallone apo ne shtepi, seancat e rregullta te fitnesit te ndihmojne qe rezultati te jete me i arrire.

    Per te arritur tonifikimin e duhur, nevojiten sa me shume ushtrime me vegla. Sidomos pista e vrapimit apo bicikleta.

    Te skuqurat? Harrojini

    Ushqimi vazhdon te mbetet i akuzuari kryesor kur vjen puna tek celuliti. Dhe ato keshillat qe te mos konsumohen te skuqura, nuk jane fjale boshe dietologesh, te cilet e gjejne kenaqesine e tyre duke na keshilluar qe te konnsumojme vetem ato ushqime qe nuk na shijojne deri ne fund: perime, supra dhe sallatra. Pra te hash gjithe diten ato qe quhen ushqimet e shendetshme dhe te enderrosh naten nje pice gjigande... Te ndaluarat te shijojne, por lajmi i mire eshte se ne rastin e celulitit, ne ndryshim nga dietat e forta qe sherbejne per renie drastike ne peshe, nuk ndalohet gjithcka perfundimisht. Mund te behet edhe "mekati" i ngrenies se picave. Por pa e tepruar. Dhe me nje sekret te vogel qe e ka emrin uje. Sa me shume uje. Nga dy deri ne pese litra ne dite. Me shpresen se nje gje e vogel si uji te ndihmon t'i afrohesh persosmerise.

    Celuliti, cfare eshte?

    Shumica e njerezve e quajne "lekure portokalli". Sepse pjeset me celulit jane te ngjashme me lekuren me vrima te portokallit, nje pamje kjo aspak estetike. Ky eshte nje problem i hipodermes dhe qe ka ne natyre dhjamore. Shkaktohet nga shkaterrimi i mikroqarkullimit te shtreses dhjamore dhe ndikime te mepashme ne funksioneet e rendesishme metabolike. Ekzistojne tipa te ndryshem celuliti: celuliti kompakt, celuliti i squllur dhe ai i enjtur. Tipi i pare godet pergjithesit objekte me kushet te mira fizike dhe me nje muskulature tonike, i dyti manifestohet vecanerisht tek njerezit e moshes se mesme, ndersa i treti shfaqet bashke me ate kompakt, vecanerisht ne kembe dhe paraqet ne shumicen e rasteve lidhje me patologjite e qarkullimit te gjakut.

    Ne origjine te celulitit eshte nje e shumatore e arsyeve gjenetike, strukturore, hormonale dhe te eneve te gjakut, shpeshhere te renduara nga jeta sedentare, stresi, semundjet e hepatitit, ushqimi i keq apo nga patologjiite qe kane te bejne me mungesen e hidrimit. Nje nga menyrat klasike te nderhyrjes eshte masazhi, i cili eshte i efektshem pikerisht per stimulimin e qarkullimit. Ndersa mjetet kozmetike jane te afta te permiresojne shtresat e lekures. Rezultatet me te mira perftohen kur nderhyrjet kozmetike alternohen me ato mjekesore dhe me sportet.


    Revista Klan
    "Carpe Diem"

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Biondina
    Anėtarėsuar
    08-01-2009
    Postime
    79
    A quhet celulit edhe pjesa e belit , p.sh trupi ka pesh normale kurse barku ( perfshir edhe belin) kan pesh me te madhe se pjeset e tjera te trupi , barku esht i madh edhe pse trupi ne pergjithsi ka pesh normale , beli eshte me i gjere etj ?!

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Colomba
    Anėtarėsuar
    06-04-2009
    Vendndodhja
    IT
    Postime
    659
    [/B]CELULITI ESHTE ARMIKU NR 1 I LINJES HARMONIKE !Canonet moderrne te bukurise imponojne te kemi nje kujdes te madh per paraqitjen tone te jashtme.Pra eshte e rendesishme lufta kunder kileve te teperta.celuliti eshte nje e keqe e gjitha femererore qe sipas pesimisteve godet 8 ne 10 gra.Kurse tek gjinia mashkullore kjo ndodh shume rralle.pse?
    Sepse tek femrat influencojne hormonet estrogjene te cilat shtojne volumin e kofsheve dhe kane influence te madhe ne rritjen e celulave te yndyres.Kurse tek meshkujt per efekt te ormoneve androgjene kane rritje te volumit te shpatullave dhe zona te tjera te trupit ,dhe ormonet androgjene kane influence me te vogel se estrogjenet ne rritjen e celulave yndyrore.

    Sintomat e celulitit jane te ndryshme mund te shfaqet nje ose disa te nderthurura!
    _Dhimbje ne prekje duke prekur apo pickuar zonen ndihet shqetesim ,bezdi qe zgjate .

    _Ndjenje peshe ndihet tek kembet dhe pse nuk jemi te lodhur.

    _Mpirje te gishtave te kembes

    _Lodhje te kembeve ndodh dhe kur nuk kemi ecur gjate

    _Dhimbje muskulare sidomos tek pjesa e pulpes.

    _Predispozicion per tu nxi mishi mjafton nje shembje e vogel dhe na shfaqet shenja e zeze.

    _Lodhje dhe cefalea(dhimje koke) lodhemi shpejt duke mos bere asgje ,dhe kemi dhimje koke frekuente te shpeshte.

    _Deformim te kembevekjo ne raste ekstreme mbipeshe.

    Pra prania e celulitit nuk eshte vec nje problem estetik por mund te kompromentoje dhe shendetin tone.Pra te dashura femra nese duam te jemi te bukura dhe me shendet te mire,duhet bere shume kujdes nga celuliti ,duke u ushqyer ne menyre te shendetshme dhe duke bere shume aktivitet fizik.

  20. #20

    Celuliti, mėnyra pėr ta luftuar sa mė shpejt

    Romė, 3 maj, NOA - Pothuajse tė gjitha femrat e dinė se lufta kundėr celulitit ėshtė e vėshtirė, pasi ajo kėrkon disiplinė dhe duhet tė jetė e vazhdueshme e konstante nė kohė.

    Shfaqja e celulitit varet nga ēėshtjet hormonale, por janė dhe disa faktorė rėndues tė tilla si pirja e duhanit, mėnyra e jetesės dhe tė ushqyerit.

    Lidhur me kėtė tė fundit, rregullat anticelulit nė tryezė janė tė njohura pėr tė gjithė si shmangia e ushqimeve tė skuqura, ėmbėlsirat, pijet alkoolike dhe ato tė gazuara, minimizimi i kripės, sheqeri dhe kafja.

    Pėrveē kėsaj ėshtė e rėndėsishme qė tė pihet tė paktėn dy litra ujė nė ditė dhe tė konsumohen shumė fruta dhe perime, mish pa dhjamė, peshk dhe prodhimet e qumėshtit.

    Kėto janė udhėzime bazė, tė cilat pėrfshihen nė dietėn e pėrditshme dhe mund tė transformohen nė njė ndihmė efektive pėr tė parandaluar shfaqjen e celulitit apo tė zvogėlojnė praninė e tij.

    Por pėr ata qė nė pak kohė duan tė shikojnė shpejt rezultatet?

    Nė kėtė rast ėshtė mė mirė tė mbėshteten nė njė dietė tė tillė: dieta e lėngshme dyditore anti-celulit.

    Kjo ėshtė njė metodė qė ka pėr qėllim tė vėrė nė qarkullim dhe tė stimulojė metabolizmin duke ēliruar trupin nga ngecja e toksinave pėrgjegjėse pėr celulitin.

    Dietė ėshtė e pėrbėrė nga njė dietė dy-ditore antitoksinė me bazė frutash dhe perimesh: kulluese dhe spastruese.

    Ndėrsa nė ditė tė tjera, rekomandohet njė ulje e karbohidrateve si makarona, bukė dhe patate, ku kėto tė konsumohen vetėm nė ditėt nė tė cilat keni aktivitete fizike e ku kanė mundėsinė pėr tu djegur menjėherė.

    Dieta

    Nė mėngjes: njė lėng portokalli pa sheqer nė temperaturė ambienti dhe njė filxhan ēaj ose ēaj jeshil.

    Pas mėngjesit: fruta tė pėrziera, jo tė ftohta

    Dreka: perime (tė varfra nė fasule, bishtaja) pa kripė. Perimet rekomandohen, sepse e lejojnė shumė mė pak ajrin tė inkorporojė nė ushqim.

    Pas dreke: njė ēaj i bėrė me kopėr, ose majdanoz apo nenexhik.

    Nė pasdite: njė lėng natyral frutash ose fruta, gjithmonė nė temperaturė dhome dhe pa sheqer.

    Pėr darkė: Njė tjetėr pjatė me perime si nė drekė, e ndjekur nga njė ēaj i zgjedhjes suaj pa sheqer.

    Trajtimi mund tė plotėsohet nga fėrkimi me vajra esenciale tė veēanta tė tilla si dėllinjė, mėrsina dhe rozmarina qė stimulojnė qarkullimin dhe zgjojnė indet.

    a.k/NOA
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •