Close
Faqja 9 prej 19 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 180 prej 372
  1. #161
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,840
    Faleminderit
    0
    4 falenderime nė 4 postime

  2. #162
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,840
    Faleminderit
    0
    4 falenderime nė 4 postime
    Bota
    Si tė dėnohen krimet e komunizmit?


    Radio Evropa e Lirė

    “Krimet e komunizmit” ėshtė titulli i konferencės qė ka filluar nė Pragė e qė po fokusohet te trashėgimia e komunizmit, rrugėt e ndėshkimit pėr shkelėsit e tė drejtave tė njeriut tė asaj kohe, si dhe nė faktin se regjimet komuniste ende ekzistojnė.

    Zyrtarė qeverish, intelektualė dhe ish-disidentė, shumica nga vendet e Evropės qendrore e lindore, po ndjekin punimet e konferencės.

    Irzhi Liska, nėnkryetari i Senatit ēek, nė fjalėn hyrėse theksoi nevojėn pėr tė ekzaminuar nė tėrėsi tė shkuarėn komuniste dhe veprimet qė duhen marrė sot.

    “Ėshtė detyra, pėrgjegjėsia dhe angazhimi ynė, jo vetėm ndaj miliona viktimave tė komunizmit totalitar, por ndoshta edhe mė shumė pėr hir tė sė ardhmes sonė tė lirė e demokratike, qė tė analizojmė tė shkuarėn tonė”, tha Liska.

    Dėshtimi pėr t’iu qasur si duhet sė shkuarės komuniste ka ēuar nė thyerjen e besimit ndaj institucioneve demokratike qė zėvendėsuan komunizmin, tha Liska.

    Shumica e vendeve tė Evropės qendrore e lindore e kanė dėnuar tė shkuarėn e tyre komuniste. Shumė prej tyre kanė ndaluar me ligj kthimin nė pozita tė caktuara pėr ish-funksionarėt e regjimit komunist.

    Nė Poloni, shumė nga krerėt e komunizmit, pėrfshirė dhe gjeneralin Jaruzelcki, janė nė gjyq pėr krimet e kryera gjatė komunizmit.



    Pamje nga konferenca "Krimet e komunizmit".Por, hapa tė tillė kanė qenė tė rrallė nė vendet e tjera. Liska, megjithėse kėrkoi dėnimin e pėrgjegjėsve pėr krime, pranoi dhe faktin se ėshtė e vėshtirė pėr t’u bėrė njė gjė e tillė nė praktikė.

    “Mendoj se duhet tė pranojmė qė totalitarizmi ėshtė fenomen qė pėrfaqėson krim kundėr shoqėrisė e moralit nė tėrėsi, qė nuk mund tė dėnohet thjesht me mjete juridike. Sė paku kėshtu duket prej brenda vendeve qė dolėn nga totalitarizmi”, tha Liska.

    Ky i fundit kėrkoi hapjen e plotė tė arkivave si dhe studimin e dėbimeve, ekzekutimeve, kampeve tė punės nė kohėn e komunizmit, nė mėnyrė qė gjithēka e ēdokush tė ketė njė emėr.

    Njė nga folėsit kryesorė tė konferencės ishte njė kujtesė pėr shumėkėnd se komunizmi nuk ėshtė diēka e sė shkuarės.

    “Komunizmi ėshtė krim. Por, sot, ju po mbani njė konferencė, ku flisni pėr tė dhe kjo ėshtė e jashtėzakonshme. Duhet ta vlerėsojmė si duhet trashėgiminė e komunizmit. Por, komunistėt ende janė nė drejtimin e punėve nė Kinė. Nuk mund ta harrojmė kėtė”, tha Harri Vu, i cili ka kaluar afro 20 vjet nė kampet e punės sė detyruar nė Kinė.

    Nė vitin 1979, pas lirimit nga kampet e punės, ai emigroi nė Shtetet e Bashkuara dhe drejton njė fondacion qė merret me studimin e shkeljeve tė tė drejtave tė njeriut nė Kinė.

    Vu theksoi se Perėndimi ėshtė pėrfshirė ekonomikisht me Kinėn, por nuk duhet tė harrojė natyrėn shtypėse tė regjimit komunist.

    Kina ėshtė njė nga katėr vendet komuniste sot nė botė. Tė tjera vende komuniste janė: Laosi, Kuba dhe Vietnami. Ka nga ata qė e konsiderojnė dhe Korenė e Veriut si shtet komunist.

    Konferenca ėshtė organizuar nga Instituti pėr Studime tė Regjimeve Totalitare, i cili e filloi aktivitetin nė vitin 2008.

    Nė tė njėjtin vit, nė Pragė u organizua nėnshkrimi i Deklaratės sė Pragės pėr ndėrgjegjen evropiane mbi komunizmin, e cila bėn thirrje pėr t’i dėnuar pėrgjegjėsit pėr krimet e kryera nėn komunizėm. (I.B.)

  3. #163
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,840
    Faleminderit
    0
    4 falenderime nė 4 postime
    prejardhja e komunistave esht nga lindja sllavet dhe serbete.
    Nje thenje e Eqrem Qabej "Shqiptaret gjithmone kane marre fryme nga Perendimi"
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 13-04-2010 mė 08:55

  4. #164
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    12,972
    Faleminderit
    20
    300 falenderime nė 200 postime
    Ju lutem permbajuni temes. Eshte nenforumi i historise dhe jo i diskutimit te lire. Flitet per fakte historike dhe jo intepretime sipas qejfit te prenges apo ndonje tjetri.

  5. #165
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,381
    Faleminderit
    39
    30 falenderime nė 21 postime
    o darius..

    pse po nderhyn pa arsye?
    lere te lire debatin.
    keni fshire shkrime qe nuk kishin asgje per tu fshire sepse nuk shkelin rregullat.

    ky forum ne debatin e lire e ka kryevleren e vet.. qe e dallon nga cdo faqe tjeter interneti..
    mos ja hupni kte vlere.

    tjeter..

    prenges mos ja fshihni shkrimet sepse i ka brenda rregullores se mirsjelljes.. dhe brenda normave te gjuhes shqipe te cilen ai e zoteron shkelqyeshem.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 16-04-2010 mė 12:57

  6. #166
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    12,972
    Faleminderit
    20
    300 falenderime nė 200 postime
    Brari ste kerkoi njeri mendim. Nuk jam i detyruar te shpjegohem me asnjerin per veprimet e mija. Nese se ke lexuar titullin e temes, e ka Krimet Komuniste ne Shqiperi. Qendrojini temes dhe subjektit qe trajton, jo te kalohet neper debate per Shote Galicen e terrorin serb ne Luften e Pare Boterore. Po fshij vetem shkrime jashte teme.

  7. #167
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,534
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime
    Zbardhja e krimeve tė komunizmit nė Shqipėri - Ndihmė nga Komisioni ndėrkombėtar pėr gjetjen e tė humburve

    Komisioni Ndėrkombėtar pėr Njerėzit e Humbur do tė bashkėpunojė nė Shqipėri me autoritetet lokale pėr tė gjetur eshtrat e tė pushkatuarve nga regjimi komunist dhe kryer ēvarrosjen dhe identifikimin e tyre.

    E vėrteta pėr tė pushkatuarit dhe tė zhdukurit nga regjimi komunist nė Shqipėri mbetet ende mister pėr t'u zbuluar. Megjithatė, Simon Mirakaj, Drejtor i Pėrgjithshėm i Institutit tė ish tė pėrndjekurve politikė tė Shqipėrisė, jep pėr programin shqip tė DW shifra zyrtare pėr numrin e tyre.“Nė Shqipėri gjatė diktaturės komuniste, mė egra nė gjithė ish Evropėn Lindore komuniste, u pushkatuan me gjyq dhe pa gjyq rreth 6 mijė vetė. Mė shumė se 4 mijė prej tyre nuk u janė gjetur eshtrat dhe janė pa varr.”

    Familjarė dhe tė afėrm tė tyre kanė rreth 20 vjet qė i kėrkojnė privatisht eshtrat pėr t'u dhėnė njė banesė tė fundit dhe nderuar kujtimin nė pėrvjetorėt e lindjes se tė vdekjes nuk dihen. Por shumica nuk ia kanė dalė mbanė pėr shkak tė mungesės sė tė dhėnave tė sakta dhe fondeve financiare tė limituara. Shqipėria mbetet kėshtu i vetmi vend nga ish vendet komuniste tė Evropės Lindore dhe Qendrore qė nuk ka zbardhur krimet e komunizmit, qė nuk ka ende njė ligj pėr hapjen e dosjeve tė informatorėve tė Sigurimit famėkeq.

    Zgjatja nė kohė i ka dhėnė kėsaj ēėshtjeje ngjyrime politike, akuza tė ndėrsjellta mes kundėrshtarėve politikė pėr implikim politikanėsh aktivė nė ingranazhet e mekanizmit kriminal tė regjimit tė kaluar. Njė vendim i kohėve tė fundit tė qeverisė sė djathtė tė Tiranės synon tė fillojė fundin e kėsaj situate. Vendimi ka tė bėjė me ngritjen e njė Task Force qė merr pėrsipėr t'i gjejė, ēvarrosė dhe identifikojė eshtrat e tė pushkaturave nga regjimi komunist. Sukses i parė i kėsaj strukture ėshtė gjetja e njė varri masiv, me eshtrat e ish tė burgosurve tė pushkatuar, pėr organizimin e njė revolte nė burgun politik famėkeq tė Spaēit. Shumė varre tė tilla masive pa emra, pa shenja presin pėr t'u zbuluar nė Shqipėri. Ky mision nuk ėshtė i lehtė. Nga pushkatimi i tė humburve ka kaluar mė shumė se gjysėm shekulli, ende nuk egziston njė listė pėr tė pushkatuarit, mjaft dėshmitarė kanė vdekur, tė tjerė janė shumė tė moshuar, dokumentat kanė humbur. Ėshtė pikėrisht Komisioni ndėrkombėtar pėr njerėzit e humbur qė mund ta bėjė kthejė atė nė njė njė mision tė mundur.

    Simon Mirakaj, Drejtori i Pėrgjithshėm i Institutit tė ish tė Pėrndjekurve Politikė dhe anėtar i Task Force konfirmon ardhjen e kėtij komisioni nė Shqipėri. “Kanė ardhur pėrfaqėsues tė kėtij komisioni, kemi marrė kontakte me ta. Shpresoj qė gjithēka do tė ecė mbarė, nė rrugė institucionale. Komisioni ka njė pėrvojė dhe ekspertizė tė pasur dhe logjistikėn e nevojshme” - thotė Z. Mirakaj.

    Kjo logjistikė ka tė bėjė nė radhė tė parė me laboratorin qė ky komision ka pėr nxjerrjen e kodit gjenetik ADN nga eshtrat e gjetura dhe krahasuar atė me kodin e familjarėve tė viktimave. Pa kėtė analizė askush nuk ėshtė i sigurtė se tė kujt mund tė jenė eshtrat e gjetura. Ndihma e kėtij komisioni pėr Shqipėrinė ėshtė ofruar falas.

    I krijuar nė vitin 1996 me iniciativėn e ish-presidentit amerikan Klinton, ky komision ka arritur sukses nė gjetjen e tė humburve gjatė luftės nė Bosnje - Hercegovinė, Kosovė dhe madje edhe nė fatkeqėsi natyrore si tėrmete dhe cunami. SHBA-ja dhe vende tė tjera demokratike tė botės, qė financojnė aktivitetin e tij e vlerėsojnė gjetjen e personave tė zhdukur “njė shqetėsim kryesor politik pasi pasiguria rreth fatit tė personave tė zhdukur shpesh pengon procesin e paqes, zbatimin e plotė tė sundimit tė ligjit dhe dobėson besimin tek institucionet demokratike”.

    Por pėr suksesin e tij nė Shqipėri ka skepticizėm. Adrian Kati, ish i pėrndjekur politik, thotė pėr DW se mungon njė listė e tė pushkatuarve nga regjimi komunist, mungon vullneti politik pėr ta hartuar atė. Sipas tij mė tepėr se me gjetjen e eshtrave zbardhja e krimeve tė komunizmit lidhet me dekomunistizimin e shoqėrisė.

    “ Ne, si shoqėri, kemi ende tė hapur identifikimin e krimit komunist. Ne ende nuk e kemi magazinuar kėtė krim, nuk e kemi identifikuar se ēfarė do tė thotė krim komunist, ende nuk arrij tė mendoj sesi do tė detyrohen tė gjithė ata qė e dinė, ata qė kanė urdhėruar dhe ata qė kanė ekzekutuar tė tregojnė vendin e krimit. Pėr 20 vjet nuk kemi qenė nė gjendje ta bėjmė njė gjė tė tillė. Nuk shoh tė ketė ndryshuar diēka tani”

    Por situata duket se ka filluar tė ndryshoje pėr mirė: sė fundi ka njė vullnet politik tė shprehur me vepra pėr ta dekomunistizuar shoqėrinė nė Shqipėri. Me njė ligj tė posaēėm sė shpejti do tė fillojė nga funksionimi Instituti i Dekomunistizimit me njė staf tė pėrbėrė nga akademikė, historianė, pėrfaqėsues tė njohur tė shoqėrisė civile. "Mė mirė vonė se kurrė", thotė Simon Mirakaj.

    Autor: Ani Ruci

    Redaktoi: Eliana Xhani

    DW-World .de

  8. #168
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anėtarėsuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,063
    Faleminderit
    26
    10 falenderime nė 10 postime
    Po mirė more!Kėta qė i vranė si nuk ju tregojnė varret?!
    Ja deri ku arrin ēmėnduria e komunistėve!!!

  9. #169
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,570
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim

    Pendesa e Bedri Spahiut: Ndjesė qė ndihmova Enver Hoxhėn

    Pendesa e Bedri Spahiut: Ndjesė qė ndihmova Enver Hoxhėn
    Pas gati 46 vitesh i internuar, i burgosur nė burgjet e diktaturės dhe i privuar nga ēdo e drejtė, ish-prokurori nuk mund tė gjente rast mė tė mirė se verėn e vitit 1991 pėr tė "zbrazur" tė gjithė tė vėrtetėn e regjimit. Gazeta "Tirana Observer" riboton promemorien e Bedri Spahiut, tė botuar 19 vjet mė parė tek gazeta "Republika". Bedri Spahiu ėshtė i vetmi funksionar i lartė i regjimit komunist qė ka pranuar gabimet e veta gjatė kohės kur ishte prokuror si dhe ka kėrkuar ndjesė publike pėr tė gjitha krimet e kryera nga regjimi komunist. Nė kėtė shkrim Bedri Spahiu tregon shumė nga tė vėrtetat e regjimit komunist. Ai tregon edhe pėr marrėdhėniet me Enverin si dhe tė vėrtetat e ngritjes sė ish-diktatorit dhe tė shumė prej figurave tė regjimit komunist. Pendesa e ish-prokurorit ka ardhur nė njė kohė kur nė Shqipėri sapo ishte vendosur demokracia dhe Partia e Punės (Komuniste) ishte duke bėrė Kongresin e saj tė 10, qė do t'i jepte asaj njė emėr tė ri.Kėto kujtime ia dėrgoj si njė mesazh Kongresit tė 10-tė tė PP, nėpėrmjet gazetės "Republika". Qė nė fillim, me kėnaqėsinė mė tė madhe, pėrshėndes studentėt tanė universitarė, bij tė mrekullueshėm e fatlumė tė Shqipėrisė sė martirizuar, qė do tė mbeten nė historinė e saj, si njė brez heroik i kėtij kombi, si brezi nismėtar i demokracisė, qė ėshtė gjėja mė e ēmuar nė jetėn e njė populli.Ėshtė rregull ndėrkombėtar qė ēdo parti, cilado qoftė, kur ndodhet para kėrkesave tė rinovimit tė saj ideologjik e organizativ, puna e parė qė bėn ėshtė qė t'i hapė dyert e saj pėr disidencėn dhe tė ēelė nė kėtė mėnyrė rrugėn e rinovimit tė saj. Pėrgatitėsit e Kongresit tė 10-tė tė PP nuk e bėnė kėtė gjė. Mos vallė ėshtė fjala pėr mungesė pėrvoje apo harrese? Jo, as njėra as tjetra, pasi ky veprim buron nga logjika komuniste e atyre qė pėrgatisin Kongresin, nga mentaliteti enverist e totalitar i patriarkut tė komunistėve. Njė nismė e rrezikshme dhe fatzezė pėr anėtarėt e kėtij Kongresi, i cili pretendon tė jetė Kongresi i rilindjes sė Partisė e tė komunistėve, i flakjes tej tė sektarizmit e tė miopisė, tė prepotencės e tė absolutizmit tė botės shqiptare. Komunistėve u ndodhi si dikur trashėgimtarėve tė mbretėrve absolutė "Le roi est mort, vive le roi". (Mbreti vdiq, rroftė mbreti). Unė jam po ai disident qė kam qenė atė ditė qė mė dhanė shkelmin e mė pėrjashtuan nga partia. I tillė jam e i tillė do mbetem, se e ēmoj pėrjashtimin tim si njė fatbardhėsi nė jetėn time. Jam njė nga ata disidentėt qė i jam kundėrvėnė Enverit me tėrė forcėn dhe burrėrinė e gjeneratės sime. Unė do tė kisha vendin nė Kongresin e 10-tė, pavarėsisht nga dėshira dhe qėllimet e liberalėve apo tė konservatorėve. Do tė isha me Ramiz Alinė, pasi ai, sapo mori fuqinė nė dorė, i dha fund ndarjes sė popullit me murin e klasave dhe konservatorėt nuk mundėn mė tė lėshojnė slogane denigruese e asgjėsuese. Por ky liberator, duke qenė trashėgimtar i Enver Hoxhės, u bė mė ėndėrrimtar e mė shkatėrrues se prijėsi i vet, mė konservator e mė represiv se paraardhėsi i tij (nxėnėsi tejkalon mėsuesin). Ai pėrdori forma represive qė Enveri as nuk kish mundur t'i konceptonte. Ai jo vetėm qė i ekzekutoi ata qė tentuan tė arratiseshin, por zvarriti trupat e viktimave nė rrugėt e qyteteve dhe tė fshatrave, pėr tė terrorizuar ata qė tentuan tė arratiseshin. Ai premtoi se do tė ecte nė rrugėn e Enverit, sipas mėsimeve tė tij. Vuri ligjin mbi mbrojtjen e monumenteve kombėtare, qė nė praktikė do tė thotė ligj pėr mbrojtjen e monumentit tė Enverit. Nė politikėn e tij ekuivoke, qė e bėnte herė tė distancohej e herė tė afrohej, ai humbi kredinė e popullit nė atė shkallė, saqė populli i refuzonte monoēartizmit ushtrimin e pushtetit. Ata qė pėrgatisin Kongresin e 10-tė u refuzojnė komunistėve materialet e tė gjithė disidentėve, dokumentet e tyre historike e midis tyre, edhe ato qė i pėrkasin Bedri Spahiut, testamentet e tij tė dėrguara nga burgu Komitetit Qendror, mbrojtja e tij nė gjyq, materialin e plenumit qė e dėnoi atė mė 1955 e gjitha materialin e luftės sė tij pėr njė shtet juridik e demokratik etj. E di fort mirė se askush nga ata qė u dėnuan tė vazhdojnė tė ushtrojnė pushtetin diktatorial nė Shqipėri nuk ka nevojė e as tė dėgjojnė mendimet e mia. Po diktatura qė iu imponua mizorisht pėr 45 vjet kėtij populli tė marrė nėpėr kėmbė, tė gėnjyer, tė mashtruar, ka marrė fund, dhe unė, Bedri Spahiu, i shpallur "armik i popullit", "fashist" dhe armiku mė i pėrbindshėm qė ka kaluar nė gjyqet e Republikės", ndihem sot i fortė tė shpėrthej publikisht dhe tė informoj nė sajė tė opozitės, duke qenė i bindur se tė vėrtetat e mia do tė shėrbejnė, qė populli dhe komunistėt tė ndėrgjegjėsohen mė shumė pėr disa ngjarje tė rėndėsishme tė Partisė. Presidiumi i Kuvendit Popullor vendosi me unanimitet qė unė tė bėhesha Prokuror i Gjyqit Special, qė tė mbroja pėrpara kėtij gjyqi ēėshtjen e popullit. Ngjan se nė kėtė ēėshtje si fitimtar unė e mbrojta mirė. Por, duke kujtuar kėto 46 vjet terrori, mizorie, e mjerimi qė ka kaluar populli im, mua mė vjen turp qė kam qenė prokuror i atij Gjyqi Special. Kam revizionuar veten, idealet dhe gjithēka tė shenjtė qė kam pasur nė jetėn time. Nuk jam mė ai prokuror qė nxori Lufta Nacionalēlirimtare, as pėrkrahės i utopisė komuniste mė tė lemerishme qė nxori gjenerata jonė.
    Kongresistė komunistė!
    Po ju drejtohet njė nga paraardhėsit tuaj, njė nga misionarėt e parė tė komunizmit shqiptar, pjesė e njė gjenerate qė i kushtoi rininė, ėndrrat e energjitė mė tė mira njė ideali tė lartė e fisnik, por, pėr fat tė keq, utopik. Rinia universitare e sotme, me veprimet e saj, doli si njė forcė disidente pėr liri e demokraci. Kėtė ngjarje unė as kam mundur ta mendoja se do tė ndodhte, edhe pse ishim tamam ne, tė rinjtė e gjeneratės sime, qė u vumė nė ballė tė luftės pėr ēlirim. Por sot, ne, disidentėt e djeshėm, jemi krenarė pėr gjithė rininė e sotme dhe e ēmojmė atė, sepse u tregua jo vetėm heroike, por edhe mė e ditur dhe mė inteligjente se ne. Ne e kemi pėr nder tė ecim nė rrugėn e rinisė sonė, t'i shtrohemi me bindje iniciativave tė saj dhe tė presim kritikat e saj, si njė nevojė pėr t'u ēliruar nga barra e rėndė e gabimeve tona, tė shumta e tė hatashme. Ėshtė detyra jonė t'i nėnshtrohemi me ndershmėri dhėnies llogari kėsaj rinie. Dhe duhet filluar, qoftė paksa, me vitet 1930-38. Ē'ėshtė e vėrteta, qė nė atė kohė kishte shumė rrethe antizogistėsh qė bisedonin pėr politikė, qė merreshin me politikė. Ishin kėta nga intelektualėt mė tė shquar tė vendit tonė, qė ne, komunistėt, ashtu siē ishim, megallomanė, prepotentė e absolutė i quanin njerėz tė llogjeve e tė kafeneve. Por kishte ardhur koha tė dilnim nga guacka jonė nė dritėn e realitetit, tė ballafaqimit, sepse gjendeshim jo vetėm pėrballė zogistėve, por edhe para pushtimit fashist. Ky kuptim qė kishim ne pėr intelektualėt nuk mund tė mos mė ēonte mua tė tregoja njė interes tė veēantė pėr Enver Hoxhėn, qė e kisha pasur nė rini shok klase. Ai ishte kthyer nė Shqipėri dhe dukej shpesh nėpėr kafenetė e Tiranės, nė mes tė intelektualėve tė saj. Ky njeri i "ndryshuar" e i "evropianizuar", sipas mendimit tim, do tė qe i pėrshtatshėm pėr t'u aktivizuar nė lėvizjen tonė. Por E. Hoxha i tha Tahir Kadaresė (qė e dėrgova pėr tė biseduar) tė refuzonte tė takohej me mua dhe shtoi: "Mua mos mė pėrzini nė kėto punė".
    Lėvizja komuniste nė Shqipėri ka lindur nga plejada heroike e komunistėve tė grupeve tė Korēės, tė tė Rinjve, Tė Shkodrės, tė Zjarrit dhe nga grupi i ushtarakėve tė Tiranės dhe i komunistėve tė Gjirokastrės. Nė kėto grupe pėrfshihen tė gjithė ata qė asgjėsoi intriga e Kominternit. Konferenca e themelimit tė PKSH, pėr tė cilėn flasin apologjistėt e Enverit, ėshtė mė shumė njė tendencė diversioni, se sa njė shpjegim i vėrtet i gjendjes. Jo njė, por dy janė konferencat pėr themelimin e Partisė. Konferenca e parė u thirr nga Dushan Mugosha. Nė tė bėnin pjesė kryetarėt e grupeve tė asaj kohe, si Koē Tashko, Kristo Themelko, Qemal Stafa etj. Unė isha pėrfaqėsues grupit tė ushtarakėve dhe i Gjirokastrės. Tė gjithė ishin pėr bashkimin e lėvizjes komuniste. Por u ndamė nė ēėshtjen nėse duhej tė besohej qė Dushani tė ishte njė i dėrguar autentik i Kominternit pėr ēėshtjen. Tė gjithė delegatėt kėmbėngulėn qė ai tė paraqiste njė dokument autorizues. Mugosha, qė ishte njė organizator i kualifikuar, me njė pėrvojė tė madhe organizimi, u tregua jo nė lartėsinė e duhur. Ai u tha i inatosur pėrfaqėsuesve tė grupeve: "Ju doni tė vij te ju si mushka e dėrzhavės me vulė nė prapanicė", dhe ngriti kėmbėn e djathtė. Dushani e mbajti fjalėn. Nuk u kthye mė pėr tė sjellė ndonjė autorizim. Rrethanat e prunė qė tė lirohej nga burgu Miladin Popoviēi, i cili u ngarkua nga Komiteti Qendror i Partisė Komuniste Jugosllave tė vinte nė dispozicion gjithė pėrvojėn e tij tė madhe pėr tė ndihmuar komunistėt shqiptarė qė tė bashkoheshin. Me Koēo Tashkon kemi biseduar shpesh herė ēėshtjen e organizmit tonė. Ai e shpjegon kėshtu: "Nė konferencėn pėr formimin e Partisė (e dyta) duhej tė vinin nga dy delegatė pėr ēdo grup. Kurse grupi im i Korēės u paraqit me njė delegat, qė isha unė, Koēo Tashko. Miladini mė thotė se duhej tė sillja edhe delegatin e dytė tė grupit. Dola nga dhoma pėr tė gjetur shok tė grupit. Rrugės takova E. Hoxhėn, qė ishte anėtar i grupit tė Korēės nė Tiranė. E mora Enverin dhe e ēova si delegat nė konferencė". Ndėrsa Tuk Jakova mė tregonte: "Unė kam qenė nė konferencėn e dytė tė formimit tė Partisė, por atje nuk u zgjodh kurrkush sekretar i parė. Si u bė dhe kur u bė sekretar i parė Enver Hoxha, kjo ka qenė gjithmonė njė mister dhe kam ardhur nė konkluzionin se sekretari i parė politikė i partisė sonė ka qenė prodhim i flirteve tė Miladin Popoviēit me E. Hoxhėn. Miladini ishte intelektual, Enveri gėnjeshtar. Njė dashuri e miqėsi prej intelektualėsh u krijua midis kėtyre dy personave. Ėshtė fakt se Miladinit i pėlqenin gjėrat e shėrbimit personal, si stilografė e sahate tė florinjta dhe tryezat e pasura, e kėto gjėra i a servirte me bujari E. Hoxha, i cili dispononte kėto nėpėrmjet lidhjeve tė tij dhe tė ndihmave qė populli jepte pėr lėvizjen komuniste".
    Pėrse nuk u zgjodh sekretar i parė i Partisė Komuniste Shqiptare njėri nga kryetarėt e kėtyre grupeve komuniste qė pėrfaqėsoheshin nė konferencė?
    Miladin Popoviē mendonte sinqerisht se po pėrjashtonte krerėt e grupeve nga udhėheqja monolite. Koha vėrtetoi se njė zgjidhje e tillė ishte sa utopike, aq edhe e dėmshme. Ditėt e zhvillimit tė asaj konference tė formimit tė Partisė takova Xhepin (Sadik Premtja) dhe Bacėn (Ramdan Ēitakun) nė shtėpinė e Xhepit. Ky mė informoi pėr zhvillimet e konferencės. "Venė mbrapsht",-tha ai. Kjo, sepse konferenca e akuzonte Xhepin se nuk kishte denoncuar tė gjithė elementin e Grupit tė tė Rinjve (me qė formohej Partia, tė gjithė kryetarėt e grupeve duhej tė tregonin emrat e anėtarėve). Xhepi e shpjegonte kėtė veprim tė tij nė mėnyrėn e vetė. Unė e justifikova nė mėnyrėn time. Teza ime ishte, qė kryesorja ėshtė bashkimi e ky bashkim do doemos denoncimin e plotė tė anėtarėve tė ēdo grupi. Nė qoftė se punėt e konferencės kanė marrė atė kthesė qė thua ti, i them, atėherė le t'ia lemė kohės pėr tė gjykuar rezultatet. Baca, qė kishte njė natyrė qė mė shumė dėgjonte se sa fliste, heshtte me vėmendje nė bisedėn qė zhvillohej midis meje dhe Xhepit. Koha tregoi se kishte tė drejtė ai, labi i Vlorės dhe jo unė, labi i Gjirokastrės. Xhepi u dėnua si tradhtar i Partisė dhe pėsoi konsekuencat e njė dėnimi tė padrejtė tė tipit enverist. Ai shkoi nė Francė ku militoi nė Partinė Komuniste Franceze. Unė u shkriva nė birucat e errėta tė regjimit barabar e sadist tė komunizmit enverian...
    Nė vitin 1953 kthehesha nga kongreset e partive komuniste tė njė sėrė vendesh tė demokracive popullore. Nė fund tė raportit qė i bėra Komitetit Qendror kam bėrė kėtė shėnim me penė me dorėn time: "Nė kongreset e Partisė Komuniste tė Hungarisė e Ēekosllovakisė u shtrua ēėshtja e kultit tė individit nė kėto dy parti. Besoj se ka ardhur koha tė ngrihet kjo ēėshtje edhe nė partinė tonė". Nė plenumin qė pasoi, E. Hoxha doli me tezėn e revizionimit tė kultit tė individit nė Partinė tonė dhe e filloi raportin e tij kėshtu: "U krijua njė gjendje e padurueshme nė Partinė tonė. Mjafton qė tė shfaqem nė penxhere apo nė ndonjė tribunė, qė masat tė shpėrthejnė nė brohoritje tė furishme "Enver, Enver"! U kam thėnė shokėve shpesh herė qė tė marrė fund kjo praktikė, por shokėt e Byrosė kanė pasur menduar se unė e ngrita kėtė ēėshtje duke u nisur nga konsiderata personale. "Ėshtė i thjeshtė shoku Enver", mendonin ata, prandaj e ngre kėtė ēėshtje dhe vazhdonin t'i linin punėt ashtu siē qenė. Jo! Enver Hoxha nuk nisej nga konsiderata individuale siē kujtonin ata shokėt e Byrosė, por nga konsiderata e kėrkesave teorike tė vetė jetės sė Partisė. Pasi mbaroi kjo hyrje e shkurtėr, ngrihet Hysni Kapua dhe thotė: "Ėshtė e vėrtetė, shoku Enver na ka kėshilluar pėrherė ashtu siē thotė, dhe qė ne e kemi kuptuar ashtu siē e shpjegoi ai". E vėrteta qe krejt ndryshe, qė E. Hoxha kurrė as nė Byro e as veēas nuk ka folur kurrė pėr kultin e tij, madje s'kishte si tė fliste, sepse vetė nocioni i kultit tė personit ishte i panjohur pėr tė atė kohė. Qė tė gėnjente E. Hoxha ishte e natyrshme pėr mua, sepse ai ishte antiteza e ndershmėrisė, por qė tė shndėrrohej Hysni Kapo si dėshmitar i Enverit, kjo as mė shkonte nė mend. Megjithatė unė e nxora nga zemra Hysni Kapon, sepse kishte qenė njė bashkėpunėtor i imi nė tė gjitha peripecitė e luftės sė Zonės sė Parė dhe zėvendėskomisar politik i kėsaj zone. "Nuk shitet kali se pengohet pėr tė parėn herė". Asnjė nga anėtarėt e Byrosė qė ishin prezent nuk e aprovoi dėshminė e Hysni Kapos, por asnjė, dhe unė bashkė me ta, nuk e kundėrshtoi atė. E. Hoxha ishte diktatori mė i urrejtshėm e mė shtypės, ishte organizator i sistemeve tė goditjes me zona, me grupe shoqėrore, me nacionalistėt dhe komunistėt. Enveristėt i atribuojnė udhėheqėsit tė tyre tė gjitha cilėsitė e mira morale tė njė udhėheqėsi. Unė, duke qenė kundėrshtar i tij, nuk mund t'i atribuoj veēse cilėsitė mė negative qė ka pasur ndonjėherė figura diktatoriale e tė gjitha kohėrave. I begatė ka qenė vendi ynė nė nxjerrjen e udhėheqėsve diktatorialė, si monarkisti konstitucional A. Zogu, pashallarėt si A. Tepelena etj. E. Hoxha ishte i madh, se ishte i paturpshėm. Askush, veē logjikės satanike tė kėtij udhėheqėsi, nuk do tė mund tė ideonte atė politikė qė ndoqi sistemi ynė kundėr gjithė botės, nė emėr tė njė populli aq heroik, i cili u dashka tė rrojė me bar, tė njė populli qė ka "ēarė historinė me shpatė nė dorė". Askush nga gjenerata jonė nuk mund tė bėnte atė qė bėri Enver Hoxha, qė tė deklarohej e tė paraqitej si i rrethuar, i izoluar, duke qenė ai vetė subjekti i kėtij izolimi. Askush nga ne disidentėt nuk do tė guxonte ta bėnte Shqipėrisė pro sovjetike, pro kineze sot, pėr t'i deklaruar nesėr si armiqtė mė tė tėrbuar tė vendit tonė.
    Nė raportin e Byrosė Politike tė Plenumit tė 9-tė, Hoxha deklaroi:
    1. "Ėshtė e vėrtet se nė Berat Liri Gegėn e dėnuam mė shumė nga meritonte, por ajo me veprimtarinė qė zhvilloi mė vonė tregoi se e kishte tė merituar dėnimin qė i dhamė ne".
    2. "Thuhet se Kristo Themelko ka vrarė shumė veta me rastin e ēlirimit tė Tiranės, por ēėshtja e rėndėsishme ėshtė se tė gjithė ata qė u vranė nga ai ishin armiq".
    Nė qershor tė vitit 1955 E. Hoxha konkludoi me propozimin e tij: "Ėshtė e vėrtetė se ne s'kemi sot prova pėr njė dėnim kaq tė rėndė tė B. Spahiut, por Partia me siguri do tė na i japė kėto prova". Kjo ishte njė tendencė e degjenerimit tė plotė tė Zeusit tė drejtėsisė, njė sfidė kundėr tėrė mendimit juridik tė popullit. Dhe padrejtėsitė nisėn nga Mukja. Ajo u paraqit si disfata mė e madhe e kohės dhe Ymer Dishnica u bė viktima e asaj kohe. Ēfarė ka tė vėrtetė nė gjithė kėtė?
    Nė plenumin e Helmėsit u paraqit ēėshtja e Mukjes, e oportunizmit tė Beratit, pėrgjegjėsia e Ymer Dishnicės nė ndarjen e pushtetit dhe kompromisi i Gjin Markut me gjermanėt. Dishnica dhe Gjin Marku ishin dy nga figurat e ndritura tė Luftės Nacionalēlirimtare. Kam qenė unė ai qė kėrkoi nė plenumin e Beratit largimin e Ymer Dishnicės nga Komiteti Qendror dhe kjo ishte pėr mua atėherė njė domosdoshmėri e vetė jetės, njė kėrkesė e rrethanave, e kushteve ku kisha lindur, luftoja e punoja dhe jam pėrsėri unė ai disident qė e hedh poshtė me pėrbuzje atė propozim dhe qė rivendos nė piedestal kėto dy figura tė ndritura tė LANĒ. Fatkeqėsisht propozimi im u pranua edhe nga Enver Hoxha. E s'kish si tė ishte ndryshe. Nė tėrė jetėn e tij, nė tė gjitha vendimet pro, kundra apo abstenime, E. Hoxha ka vepruar nė kėtė mėnyrė nga baza oportuniste e sektare, nga baza e interesit personal tė ēastit apo tė perspektivės. Kjo ka qenė njė cilėsi qė e ka karakterizuar e qė i ka dhėnė epėrsinė e diktatorit mbi disidentėt e tij. Thonė nė Mukje Ymer Dishnica ndau pushtetin me Ballin Kombėtar. Do tė qe mė mirė qė ta kishte bėrė, por Ymeri nė Mukje veproi plotėsisht sipas udhėzimeve qė kishte marrė nga Partia. Por kėtė le tė flas vetė Ymer Dishnica. Revizionimi i Beratit qe njė pėrpjekje e Hoxhės pėr tė nxjerrė veten e tij nga pozita e pulės sė lagur. Nė atė plenum u tha se E. Hoxha gjatė gjithė Luftės Nacionalēlirimtare ka qenė oportunist dhe sektar, veprimtari kjo nga tė dy krahėt e gabuar, dhe u sollėn mjaft shembuj. Sejfulla Malėshova tha se Partia jonė ishte duke u shndėrruar nė njė parti terroristėsh. Jam njė nga ata partizanė mė tė zjarrtė tė Kongresit I, tė atij kongresi qė u cilėsua kongresi i luftės kundėr trockizmit dhe jugosllavėve. Nė mbarim tė seancės qė u mbyll me diskutimin tim, Mehmet Shehu m'u afrua dhe mė shtrėngoi dorėn pėr atė diskutim, pastaj iu drejtua E. Hoxhės: "Ishte njė diskutim qė plotėsoi analizėn tėnde tė kongresit". Enverit iu errėsua fytyra e nuk pipėtiu. Dy herė Enver Hoxha ka caktuar prokuror tė dy gjyqeve mė tė rėndėsishme historike tė vendit tonė njė injorant tė fushės sė drejtėsisė si Bedri Spahiu. Herėn e parė si prokuror tė Gjyqit Special, pėr tė dėnuar tė ashtuquajturin armiq tė popullit dhe herėn tjetėr prokuror tė Gjyqit tė Koēi Xoxes. Sot ndihem i turpėruar qė kam luajtur rolin e prokurorit tė atyre gjyqeve. Komunistėt e dinė pozitėn time ndaj Kongresit I dhe ndaj Koēi Xoxes (qė e kam nxjerr tė pafajshėm nė gjyqi kundėr meje), dinė e dhe kėngėn qė kėndonte populli ato ditė tė zhvillimit tė Gjyqit Special: "Kush e ēliroi Shqipėrinė/ Koēi Xoxe me Partinė/ Kush e krijoi ushtrinė/, Enver Hoxha me Partinė,/ Tradhtarėt porsi miu,/ i dėnoi Bedri Spahiu".
    Sot unė do tė thosha: "Shumė lavdi pėr njerėz tė palavdishėm". Si prokuror i Gjyqit Special mu desh, nė bazė tė ligjit, tė asistoja nė ekzekutimin e 17 fatzinjve. U gjenda ndėrmjet tė dėnuarve dhe skuadrės sė pushkatimit. Kur komandantit i skuadrės sė pushkatimit dha urdhėr, njė lėvizje u pa nė rreshtin e tė dėnuarve, tė cilėt i kthyen krahėt tytave tė armėve siē kishte urdhėruar komandanti. Vetėm njė njeri pati guximin t'i kundėrvihet urdhrit. "Jo askush s'duhet tė kthejė krahėt nga tytat, pasi nga shpina vriten vetėm tradhtarėt, dhe ne nuk jemi tradhtar. Kėtė do ta vėrtetojė historia". Ky ishte Bahri Omari, njė burrė i zgjuar e patriot. "Tjetėr rrugė do tė marrin ngjarjet", iu pėrgjigja unė me bindje. Disa nga ata nuk dėgjuan, kurse tė tjerėt mė besuan amanetet e tyre. Midis tyre, Javer Rushiti dhe Bishqemi kėrkuan tė ruhej paprekshmėria e familjeve dhe e fėmijėve tė tyre. Unė, u thashė, e u garantova se familjet e tyre do tė kishin nė Shqipėri po atė trajtim qė do tė kishin tė gjithė banorėt. Sa besuan nė kėto slogane tė Prokurorit tė Gjyqit Special, njė perėndi e di. Por ngjarjet u zhvilluan nė njė mėnyrė tė tillė qė pėrgėnjeshtruan deklaratat e mia dhe turpėruan deklaruesin dhe gjithė ata qė pretendonin ndėrtues tė njė Shqipėrie tė re e tė lumtur njerėzore.
    Kush ishte Bedri Spahiu
    Ka lindur mė 13 korrik 1908, nė lagjen "Palorto" tė qytetit tė Gjirokastrės. Gjatė fėmijėrisė, gjendja ekonomike e familjes sė tij ishte shumė e rėndė. Babai i tij, Sinani, shkoi nė kurbet (nė Turqi) me shpresė pėr t'u mėkėmbur. Gjatė kėsaj kohe Bedri Spahiu ishte nė shkollėn fillore dhe deri mė 1923 mbaroi filloren me nota tė shkėlqyera. Nė pamundėsi ekonomike pėr tė vazhduar ato klasa qė i mbeteshin si dhe gjimnazin, mė 16 maj 1923 u nis pėr Izmir, ku ndodhej edhe babai, me shpresė pėr tė vazhduar shkollėn. Mbaroi shkollėn fillore italiane nė Stamboll dhe mori dėftesėn e lirimit. Periudha e jetės sė tij me idetė komuniste, siē e ndan vetė, pėrbėhet nga tri faza, e para prej tė cilave filloi nė shtatorin e 1927-ės dhe mbaron nė gusht 1931 (nė shkollėn e artilerisė). Nė kėtė fazė aktiviteti i tij ėshtė propaganda komuniste nė shkollė. Faza e dytė fillon nė gusht 1931 (nė ushtrinė e Zogut) deri nė tetor 1941. Kur u formua Shtabi i Pėrgjithshėm, ai zgjidhet anėtar i kėtij Shtabi. Nė Berat u zgjodh anėtar i Byrosė Politike dhe me kėtė funksion ishte deri nė 17 qershor 1955. Arrestohet sapo kaloi derėn e sallės ku bėhej plenumi i KQ tė PPSH-sė mė 17 qershor 1955 dhe izolohet pėr pesė ditė nė njė shtėpi. Kjo erdhi si pasojė e luftės sė tij tė gjatė kundėr politikės sė Enver Hoxhės. Mbas 15 ditėsh, mė 23 qershor 1955 internohet familjarisht nė Elbasan. Mė 1 qershor 1957, arrestohet dhe izolohet nė Kalanė e Kaninės nė Vlorė, prej ku transferohet nė 4 janar 1958 pėr Tiranė. U dėnua me 25 vjet. Nė 6 tetor 1974 lirohet nga burgu dhe internohet drejt e nė Selenicė. Lirohet nga internimi mė 10 maj 1990, ditėn kur u shpėrnda Komisioni i Internim - Dėbimeve. Bedri Spahiu ka qenė prokuror nė gjyqin special, prokuror nė gjyqin e Koēi Xoxes dhe sekretar i Agjitacion-Propagandės, pastaj ministėr i Arsimit dhe Kulturės deri nė kohėn e Plenumit tė vitit 1955. Bedri Spahiu vdiq mė 11 janar 1998.
    Ka thene per...
    Enver Hoxhen
    "Enver Hoxha ėshtė njė njeri pa principe, dhe unė tregoj mospėrfilljen time pėr tė. Pėrderisa Enver Hoxha nuk do tė mė dėnojė me vdekje, kjo do tė thotė qė pozita e tij ėshtė dobėsuar qė nga dita qė pushkatoi Liri Gegėn dhe Dali Ndreun"
    Mehmet Shehun
    "Mehmet Shehu ėshtė njė kriminel nga natyra, por tė paktėn ėshtė njeri me taban. Mehmeti ishte njė njeri me karakter tė fortė dhe, sipas meje, nuk mund tė vriste kurrė veten, por atė e kanė vrarė"
    Ramiz Aline
    "Ramiz Alia doli mė i fortė se mėsuesi i tij, Enver Hoxha. Pėr mua ai ishte thjesht njė mi gjirizi, qė donte tė bėnte arrierė nė atė kohė. Enver Hoxha ishte i keq, por mė i keq na u shfaq pasardhėsi i tij, Ramiz Alia"
    Marrė nga gazeta “Republika” e datės 6 qershor 1991
    (Vijon nesėr)

  10. #170
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,570
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim

    Bedri Spahiu: Bisedat e mia sekrete me Enverin pėr pushkatimin e Koēi Xoxe

    Saturday, 17 April 2010 10:00

    Bedri Spahiu: Bisedat e mia sekrete me Enverin pėr pushkatimin e Koēi Xoxes
    Pjesa e dytė e pendesės sė ish-prokurorit tė pergjithshėm

    Pas gati 46 vitesh i internuar, i burgosur nė burgjet e diktaturės dhe i privuar nga ēdo e drejtė, ish-prokurori nuk mund tė gjente rast mė tė mirė se verėn e vitit 1991 pėr tė "zbrazur" tė gjithė tė vėrtetėn e regjimit. Gazeta "Tirana Observer" riboton promemorien e Bedri Spahiut, tė botuar 19 vjet mė parė tek gazeta "Republika". Bedri Spahiu ėshtė i vetmi funksionar i lartė i regjimit komunist qė ka pranuar gabimet e veta gjatė kohės kur ishte prokuror si dhe ka kėrkuar ndjesė publike pėr tė gjitha krimet e kryera nga regjimi komunist. Nė kėtė shkrim Bedri Spahiu tregon shumė nga tė vėrtetat e regjimit komunist. Ai tregon edhe pėr marrėdhėniet me Enverin si dhe tė vėrtetat e ngritjes sė ish-diktatorit dhe tė shumė prej figurave tė regjimit komunist. Pendesa e ish-prokurorit ka ardhur nė njė kohė kur nė Shqipėri sapo ishte vendosur demokracia dhe Partia e Punės (Komuniste) ishte duke bėrė Kongresin e saj tė 10, qė do t'i jepte asaj njė emėr tė ri.
    (Vijon nga numri i kaluar)
    Njė ditė udhėtoja nga Tirana pėr nė urėn e Farkės. Nė tė zbritur tė rrugės sė Farkės, has njė grup fshatarėsh qė bisedonin tė eksituar me njėri-tjetrin. I them shoferit tė ndalet dhe zbres e qepem nė vendin ku ishin ata. Pranė tyre nė tokė qe shtrirė njė burrė i veshur me rroba ushtarake, pa grada dhe ngjante tė ishte njė oficer i vjetėr i ushtrisė sė Zogut. Afėr trupit tė tė vdekurit gjendej varri i zbrazur, dhe aty ku fillonte varri, njė pellg gjaku i freskėt. "Vrisni sa tė doni, por mos na pėrdhosni tokėn tonė dhe mos na tmerroni fėmijėt tanė"!- mė tha njė fshatar plak. Nga goja e tij mora vesh se nė tokat e tij ishte varrosur trupi i personit tė vrarė, tė shtrirė pėrdhe. Lopa e fshatarit, duke kullotur kishte marre erėn e gjakut tė ngrohtė dhe kishte filluar tė niste, siē bėjnė lopėt nė kėto raste. Fshatari ishte afruar dhe gėrmoi vendin ku ishte dheu i shkrifėt, prej nga nxorėn trupin e viktimės. Ne kėto rrethana ēfarė mund tė bėnte B. Spahiu qė ishte nė Prokurorinė e Pėrgjithshme nė kėtė "rifugium pecatorum"? Urdhėrova shoferin tė kthente makinėn dhe "fluturova" drejt shtėpisė sė E. Hoxhės. E gjeta Enverin ndanė zjarrit dhe i them i emocionuar, pa e pėrshėndetur: "Pa mė tregoni, shoku Enver, sa kohė do tė zgjas ky terrorizėm"? Ai u zverdh dhe filloi tė ēokanisė me mashėn e tij tė gjatė zjarrin qė flakėronte nė oxhakun e tij tė bukur. U ktheva pa marrė as njė pėrgjigje. Dola pa e pėrshėndetur, duke e lėnė nė tė njėjtin pozicion. Ndan Bllokut, siē quhet sot, unė do ta quaja "Kremlini i Tiranės", kulloste dhentė Muhamet Karagjozi, njė nga paria e madhe e qytetit tė Gjirokastrės. Qenė dhėntė e fundit qė i kishin mbetur pas rekuizimeve tė vazhdueshme e tė zgjatura. Ndeshet Enver Hoxha me kėtė ish-aga dhe pėrqafohet me tė si me njė mik tė vjetėr, pėrmallohet dhe nga sytė i dalin lot nga mallėngjimi. Ku je, i thotė Muhametit, na ndau revolucioni. Ndėrsa vazhdonte ta shtrėngonte nė gji. Si t'ia vėmė emrin kėtij takimi tė mallėngjyeshėm me Muhamet Karagjozin? E pra, ky qe Enver Hoxha, njė artist i madh, i aftė tė angazhohej me mjeshtėri nė tė gjitha skenat e tė dalė para publikut si pėrfaqėsues autentik i ēdo pjese si ushtrues i ēdo roli.
    Vetėvrasja konsiderohej dhe dėnohej si njė akt i turpshėm
    Ē' ishte nė tė vėrtetė vetėvrasja nė atė kohė? Ishte njė protestė e individit kundėr dhunės dhe sundimit diktatorial. U hap fjala se u vra Nako Spiru. Fjala nė veshin tim arriti nė rrugėt e thashethemeve dhe jo nė rrugė zyrtare. Pyeta ku gjendej trupi i tij dhe pėr pak minuta u gjenda nė dhomėn e spitalit. Gjeta kirurgun dhe njė grup gjermanėsh (robėr) me llėrėt e pėrveshura gati pėr transfuzion gjaku, dhe Nesti Kerenxhin (zėvendėsministėr i Brendshėm), me Kristo Themelkon. E pashė tė udhės t'i drejtohem Nakos: "Do tė shėrohesh, ke pėr tė parė". Ai ishte i plagosur nė anė tė zemrės, megjithatė unė besoja nė atė qė thashė. Por ai mė hodhi njė shikim plot kėrcėnim e pėrbuzje dhe mė tha: "Jo, nuk do tė shėrohem dhe as dua tė shėrohem", dhe humbi ndjenjat. U shkėputa nga kjo sallė e pėrmortshme dhe u ktheva nė shtėpinė e Enverit. Hyra brenda i pasuar nga Nesti Kerenxhi dhe Kristo Themelko. A ishte rastėsi shkėputja e tyre nga shtrati i Nakos dhe ndjekja ime prej tyre deri nė dhomėn e Enverit? Kėtė e dinė dy shokėt nė fjalė. Enverin e gjeta duke biseduar me Koēin pėr ēėshtje tė ndryshme. Unė u ula nė njė kolltuk aty pranė dhe fillova tė shprehja e tė argumentoja dyshimet e mia se N. Spiru nuk mund tė kishte vrarė veten, por dikush e ka vrarė. "Ua, tha Koēi Xoxe, shiko ē'na nxjerr prokurori i Pėrgjithshėm!" "Sa tė ketė nevojė vendi pėr njė prokuror tė Pėrgjithshėm, ia ktheva, do tė ketė edhe variante tė zbulimit tė krimeve".
    … Njė herė nė shtėpinė e E. Hoxhės hasa nė njė dokument qė ka mundėsi tė jetė lėnė aty me qėllim qė ta lexoja unė. Aty jepeshin tė gjitha pėrshėndetjet tona drejtuar Dushan Mugoshės qė po largohej nga Shqipėria. Pėrshėndetja ishte e thjeshtė, por plot eufori pėr ndihmėn e kėtij militanti tė vjetėr tė PK. Pėrshėndetja e Nakos ishte e njė natyre tjetėr. Ai hapte njė ēėshtje centrale tė situatės, atė tė biografisė sė Enver Hoxhės dhe tė rolit negativ tė kėtij intelektuali shqiptar nė zhvillimin e LANĒ dhe nė ndėrtimin e vendit tonė. Pėrshėndetja e Nakos pėr punėn e Mugoshės nė Shqipėri zbulonte njė tė vėrtetė tė jetės shqiptare, sipas sė cilės, diktatori nuk ishte ai qė besohej tė qe dhe qė reklamohej nė shtypin shqiptar. Vetėvrasja e Nakos ishte njė protestė ala Nako Spiru kundėr permanencės sė njė figure qė ekzistonte nė idealitetin e popullit tonė. E. Hoxha ishte shndėrruar nė njė idhull dhe jetonte nė sajė tė idiolatrisė sė masave tė popullit tonė. Asnjė nga udhėheqėsit e asaj kohe nuk do tė mundte tė jepte me njė forcė vėrtetėsie figurėn autentike tė Hoxhės. Mė 1946 kur frymėmarrja e popullit tonė dukej se po shuhej, unė lėshova kushtrimin me njė promemorie tė bėrė nė dy kopje, njėrėn prej tė cilave ia dėrgova E. Hoxhės dhe tjetrėn Koēi Xoxes. "Kanė filluar, shkruaja, t'u marrin njerėzve edhe shtėpitė e tyre. Kėshtu ia morėn njė fshatari nė Theth. Nė Vasjar tė Tepelenės njė tregtari i kanė marrė tėrė plaēkat e dyqanit tė tij, ndėr to edhe 8 sapunė me erė. Mos vallė ky ishte qėllimi i reformės sonė?" Disa ditė pas kėsaj promemorie, qė mbeti e papėrfillur nga Enveri e nga Koci, unė u dėrgova njė tjetėr. Ėshtė krijuar nė vendin tonė njė situatė e papėrmbajtur nė fushėn e drejtėsisė, shkruaja unė. Ėshtė Partia qė gjykon e qė merr vendime dhe jo gjyqet e Republikės. Kjo gjendje duhet tė marrė fund sa mė shpejt e ta kthejmė situatėn nė normalitet. Dhe aty shpjegoja si e mendoja unė rrugėn pėr t'ia arritur kėtij qėllimi. Njė ditė shkova tek shtėpia e Hoxhės ku gjeta dhe Koēin. Po bisedonin. Kur unė u ula, Koēi tha si njė vazhdim bisede tė lėnė pėrgjysmė a mė saktė si ndėrrim teme: "Tė poshtėr e tė rrezikshėm janė kėta priftėrinjtė, tė venė e tė vėnė armė nė altarin e kishės...". Enveri pėrgjigjet: "Ata bėjnė punėn e tyre, derisa ne na mungon vigjilenca dhe i mbyllim sytė parė tyre". "Jo, jo, tha Koēi nuk iu ka munguar vigjilenca organeve tė Sigurimit, pėrkundrazi kanė qenė ata qė e kanė zbuluar kėtė krim tė shėmtuar". Nga ky bisedim i tė dyve kuptova se ata donin tė mė mbushnin mendjen jo pėr ekzistencėn e njė fakti, por tė mė bindur nė vėrtetėsinė e njė trillimi. Kur isha duke vuajtur dėnimin tim 25-vjeēar nė burgun e ri tė Tiranės, njė miku im shkodran, i burgosur politik, mė tregoi: "Mė 1948 nė Shkodėr ėshtė dėnuar njė grup antiparti, shumica e tė cilėve ishin oficerė sigurimi qė kishin marrė pjesė mė parė nė arrestime e dėnime njerėzish e qė dikur ishin mėrzitur nga kėto teprime. Nė gjyq pėr ta u kėrkuan dėnime mesatare. Nė pretencėn e vetė prokurori i drejtohet Pjerin Kēirės: "Turp pėr ty, partizan, komunist, oficer, i vure njollė Partisė". Pjerini u ngrit dhe tha: "Pėr hir tė asaj partie qė thua ti, unė mbaj mbi ndėrgjegje njė njollė tė madhe e njė barrė tė rėndė. Nė filan natė, me udhėzim tė Zoi Themelit me ēelėsa false kemi hyrė nė kishėn franēeskane tė Gjuhadollit dhe kemi futur prapa altarėve armė, dokumente e gjėra tė tjera kompromentuese. Nė mėngjes kemi rrethue vendin, kemi "zbulue" armėt etj. Arrestuam shumė priftėrinj franēeskan, mjaft prej tė cilėve edhe janė pushkatuar". Pas kėsaj deklarate, gjyqi u mbyll. Seancėn tjetėr kryetari e ngriti dėnimin, nė dėnim me vdekje. Pjerini u pushkatua pėr kėtė dekonspirim. Ndodhesha pėrsėri nė shtėpinė e Enverit, nė njė nga ditėt qė zhvillohej Kongresi I. Pas meje arriti Mehmet Shehu, i cili, para se tė ulej, nxori nga ēanta e vetė njė letėr tė daktilografuar dhe ia vendosi nė tryezė Enverit. "Lexoje, i tha, dhe firmose!" Letra u vu nė tavolinė nė tė tillė mėnyrė qė tė mund ta lexoja lirisht edhe unė, sigurisht kjo kishte qėllim. Ky ishte urdhėr i Ministrisė sė Brendshme qė u dėrgohej degėve tė sigurimit nė rrethe e qė caktonte rregulla mbi pėrdorimin e torturave. Kėtej e tutje, thoshte urdhri, nuk ėshtė e lejueshme tortura e tė pandehurve pa marrė mė parė autorizimin e ministrit. Autorizohet! Sekretari Politik i Partisė Enver Hoxha!
    Kongresi I ishte njė ngjarje e madhe
    Nė historinė e popullit tonė. Kurrė si atėherė nuk u ngritėn tė munduarit e fatkeqit nė luftė kundėr mizorive tė njė barbarie obskurantiste siē ishte Sigurimi i Shtetit. Hoxha i ngarkoi Koēi Xoxes gjithēka tė keqe e qė kishte bėrė Arma e Sigurimit. Nė kėto rrethana kur punimet e Kongresit shkonin duke u mekur nė sajė tė ndėrhyrjes sė turpshme tė Enverit, akti i paraqitur nga Mehmeti pėr tė firmosur nga sekretari i Parė i Partisė e qė e shndėrronte Kongresin I, kėtė eufori tė kohės, nė shumė zhurmė pėr asgjė, ishte tamam ajo qė unė duhej pėr hakmarrje ndaj Enverit. Kur u dėnova mė 1958, nė gjyqin tim unė e paraqita Enver Hoxhėn si objekt tė tė gjitha fatkeqėsive qė i kishin ndodhur vendit tonė nė vitet e socializmit, si pėrgjegjėsin kryesor tė kėtyre dhe rehabilitova Koēi Xoxen. I thashė Siri Ēarēanit, prokurorit tė gjyqit se ishte e vėrtetė qė Koēi Xoxe kishte bėrė tė gjitha gabimet qė i atribuoheshin, por ai nuk i ka pranuar asnjėherė akuzat qė i janė bėrė, pasi tė gjitha ato gabime ai ka bėrė nė marrėveshje dhe me Enverin. Ruaje, i thashė Siri Ēarēanit, nė sirtarin e tryezės tėnde pretencėn time, qė po bėn ti sot pėr Bedri Spahiun, pasi nuk do tė jetė e largėt dita kur kėto dy pretenca historia do t'i flakė nė koshin e plehrave. Pastaj vazhdova duke iu drejtuar trupit gjykues: "Kini parasysh se prokurori nuk ėshtė konsekuent me veten e tij. Ja duhet ta refuzoni kėrkesėn e dėnimit tė Bedri Spahiut me 25 vjet heqje lirie dhe tė vendosni dėnimin e tij me vdekje. Nėse ju vendosni dėnimin tim me 25 vjet heqje lirie, kjo do tė thotė se ju nuk keni guximin tė kapėrceni kufijtė e njė vendimi qė e keni nė xhep, qė ėshtė vendimi i Enverit, pėrderisa ai nuk mė dėnoi mua me vdekje, kjo do tė thotė se pozita e tij ėshtė dobėsuar qė nga dita qė pushkatoi Liri Gegėn dhe Dali Ndreun.
    Dėshmitarja e akuzės nė kėtė gjyq tha se unė e kisha njoftuar atė mbi tė gjitha tė fshehtat e Partisė. Ndėrhyra, duke pyetur kėtė dėshmitare: "A i kam folur dėshmitares pėr faktin se nė Plenumin e 8-tė E. Hoxha propozoi qė tė zgjidhej mareshali Tito si sekretar i Parė i KQ tė Partisė Komuniste Shqiptare e se Koēi Xoxe kėrcen pėrpjetė dhe i tha duke i u drejtuar plenumit: "Ē'na propozon kėshtu Enveri? Ne s'kemi nevojė pėr sekretar tė Parė. Askush nuk ka shtruar zėvendėsimin e Enverit, pra ai ėshtė dhe mbetet sekretari i Parė i Partisė. Pėrsa i pėrket propozimit pėr tė vėnė mareshalin Tito sekretar tė Partisė sonė, unė them se ky propozim nuk ka vlerė nga ana parimore, se Partia jonė ėshtė e pavarur dhe si e tillė nuk mund tė zgjedhė njė sekretar qė nuk ėshtė i Partisė sonė". Nė vitin 1959, kur Bedri Spahiun e izoluan nė njė dhomė tė njė shtėpie tė zakonshme tė periferisė sė Bllokut, pa lajmėruan familjen, Hoxha nė prani tė disa anėtarėve tė Byrosė Politike i thotė njė sovjetiku se kishin arrestuar Bedri Spahiun pėr disa dyshime qė binin mbi tė. Sovjetiku ia ktheu se kėshtu veprohej edhe nė BS, nė kohėn e Stalinit, bile njė anėtari tė KQ i shkonte koka pėr gjėra tė tilla, por tani nuk ndodh mė kėshtu. Nuk dėnohet mė njė anėtar i KQ vetėm pse dyshohet ose dha njė mendim tė ndryshėm. Shumė-shumė vetėm mund tė pėrjashtohet, nė rast se faktohet pėr ēka akuzohet. Tri ditė mė pas unė u lirova. Nė kėto rrethana qė krijoi ndėrhyrja e kėshilltarit sovjetik, kuptohet se nuk mund tė ekzekutohesha pėr ēfarėdo akuze qė tė mė bėhej. Arrestimi im ishte njė ndalim "internim i izoluar", siē quhej. Mė mbanin nė Kalanė e Kaninės nė Vlorė. U desh protesta ime drejtuar nė tri kopje kryetarit tė DPB Vlorė, Presidiumit tė Kuvendit dhe Prokurorisė sė Pėrgjithshme qė ta bėnin Kadri Hazbiun tė ndryshonte opinionin dhe formėn e atij burgu "siu generis" qė kishte sajuar pėr mua. Shqipėria ishte katandisur nė njė qendėr dezinformacioni ndėrkombėtar tė sovjetikėve. Mė kujtohet qė njė herė Enveri mė dha njė informatė tė marrė nga sovjetikėt qė t'ia jepja Thanas Nanos pėr ta transmetuar. Atėherė isha sekretar i agjitacion-propagandės. Nuk mbaj mend pėrmbajtjen e informatės, por mė kujtohet se qe fjala qė ATSH duhej tė emetonte njė lajm tė marrė nga Zyrihu pėr diēka qė diku kishte ndodhur. Ia dhashė kėtė informacion fals Thanas Nanos dhe ai e dha si informatė tė vėrtetė tė ATSH prej Zyrihut. Se sa tė tilla informata ka dhėnė ATSH, gjoja tė marra nga vende tė ndryshme tė Evropės, kėtė e di vetė Thanas Nano.
    Shqipėria nėnė diktaturėn e Enver Hoxhės
    Shqipėria nėnė diktaturėn e Enver Hoxhės u shndėrrua sistematikisht nė njė pashallėk tė Moskės staliniane, nė njė Vojvodinė dhe bregdeti i saj nė njė fushė minash pėr provokacionin e Titos. Unė pėrshėndes kėtė vendim dhe jam gati tė dėshmoj sot drejtėsinė e njė vendimi tė tillė, nė qoftė se ėshtė nevoja. Propaganda e Enver Hoxhės ka kėmbėngulur vazhdimisht se shqiptarėt nuk i kanė vendosur minat. Kjo ėshtė e vėrtet, sepse minat nuk mund tė t'i vinin shqiptarėt, pasi nuk kishin nga ato, por i vunė jugosllavėt me pėlqimin e Enver Hoxhės. Ēėshtja e minave ka qenė njė sekret shtetėror pėr ne dhe unė mund tė akuzohem nga enveristėt se sot po shkel kėtė sekret. Por unė sot jam vendosur tė shkel ēdo sekret shtetėror tė diktaturės dhe e ndiej kėtė detyrė tė qytetarit tė ēliruar nga tė gjitha vargonjtė e diktaturės enveriane. Dihet se arkivat kanė njė rėndėsi kapitale pėr historinė e ēdo populli. Tė shpėrdorosh nė ēdo mėnyrė arkivat, ėshtė krimi mė i madh qė mund t'i bėsh njė kombi. Gjithė opozita pėrballohet sot, sikurse edhe dje, me kultin e Enverit. Unė mendoj se ajo do tė vazhdojė gjithnjė tė pėrballohet me kėtė kult, sepse nė qoftė se nuk hapen e nuk vihen nė dispozicion tė tė gjithė popullit materialet e arkivave tė shtetit, tė Partisė, e sidomos tė organeve tė Sigurimit, nė qoftė se nuk formohet ndėrgjegjja e popullit mbi bazėn e dokumenteve burimore e fakteve tė realitetit enverist, atėherė ky Enver i diskretituar do tė paraqitet nga simpatizantėt e tij, sado tė pakėt, si viktimė e demokracisė, dhe kufiri i tolerancės do tė kapėrcehet nė dėm tė ēėshtjes sė demokracisė. Enver Hoxha, ky "teoricien" i madh i njeriut tė ri shqiptar, ky partizan i zjarrtė i purifikimit tė njerėzve nėpėrmjet autokritikės, ky organizator i shpėrnguljes sė kuadrit pėr nė bazė, si kusht i domosdoshėm qė kuadri tė gjallėrohet, pastrohet, frymėzohet e burokratizohet nga fryma e shėndoshė e klasės punėtore, ishte po ai qė kemi njohur tė gjithė nė praktikė, njė demagogė i madh, njė mashtrues po aq i madh, njė falsifikator i historisė. Tė vazhdosh tė mbrosh Enverin do tė thotė tė mbrosh bėmat e tij, tė marrėsh pėrsipėr tė zezat e tij.
    Roli i personaliteteve nė krye tė pushtetit shtetėror
    Pėrsa i pėrket rolit tė personaliteteve nė krye tė pushtetit shtetėror, unė kam arritur nė tė njėjtat konkluzione qė ka arritur Shileri. Ēdo udhėheqės pushteti sado i mirė qė tė jetė, do tė shndėrrohet nė diktator, nėse i jepet pushtet i pakufizuar. Enver Hoxhės ia dhamė ne, shokėt e tij, dhe kėtu pėrgjegjėsia jonė ėshtė e plotė. Pėrsa i pėrket konceptit tė lirisė, unė bashkohem me mendimin e Engelsit, se liria ėshtė e drejta e informacionit tė lirė, se vetėm informacioni i lirė formon atė ndėrgjegje mbi tė cilėn ngrihet demokracia. Pėrsa i pėrket sundimit diktatorial tė Hoxhės, unė konkludoj se asnjė kult personi tė Enver Hoxhės nuk do tė ishte i mundur, nėse nuk do mbėshtetej nė cilėsinė e popullit qė ta ekzaltojė dhe nė idolatrinė e vetė. Ēdo popull i vogėl apo i madh qoftė, ka nė natyrėn e vetė qė tė ekzaltojė udhėheqėsit e vetė, qoftė popull i qytetėruar apo jo. Vetėm nė fushėn e kardinalizimit tė pushtetit rezulton se demokracia dhe absolutizmi forma e regjimeve tė prapambetura, se demokracia dhe absolutizmi, janė regjime tipike kauzave, dmth tė atillė qė janė tė destinuar tė jetojnė gjatė ose tė zėvendėsohen shpejt.
    Kongresistė!
    Qofshi komunistė me tesera tė dorėzuara, qofshi komunistė me tesera nė xhep, qofshi kundėrshtarė tė orėve tė para tė diktaturės sė Hoxhės, unė ju pėrshėndes tė gjithėve si pjesėtarė i lėvizjes demokratike nė Shqipėri, por unė jam armiku mė i tėrbuar dhe mė i papėrmbajtshėm me diktaturėn e Hoxhės e me atė vetė. Jam sot po ai rebeli i djeshėm i Labėrisė qė ngriti popullin nė kėmbė, e asaj Labėrie nė tėrė zonėn Vlorė-Gjirokastėr-Mallakastėr, armik i pėrjetshėm i ēdo lloj diktature. Si i tillė kam jetuar tėrė jetėn time e si i tillė jam persekutuar nga tė gjitha regjimet nė Shqipėri. Tani qė lėvizja demokratike nė Shqipėri ėshtė nė hapat e para, partizanėt e saj flasin pėr njė komb e pėrjashtojnė nga ky komb tė drejtėn kombėtare tė ballistėve, legalistėve apo tė zogistėve, pėr tė qenė pjesėtar tė kėsaj demokracie, tė drejtėn e kėtyre shqiptarėve tė kthehen nė Atdheun e tyre, tė shfaqin botėkuptimin e tyre lirisht dhe tė kenė tė drejtėn t'i kėrkojnė popullit shqiptar pushtetin nė zgjedhjet e lira. Demokracia juaj ėshtė vetėm demokraci pėr ata qė jetojnė nė Shqipėri, brenda kufijve tė vendit, pra ėshtė gjysmake. Demokracia qė kėrkon bota nga ne dhe interesi i vetė kombit ėshtė demokracia e plotė e tė gjithė shqiptarėve brenda dhe jashtė atdheut. Unė nuk besoj se KSBE do ta pranoj kėtė demokraci tė cunguar nė gjirin e vetė e nuk besoj se Evropa e sotme, e ngritur nė kėtė shkallė, tė denjojė tė ulet nė tryezėn e rrumbullakėt me partnerė si Shqipėria e sotme e, nė qoftė se e bėn kėtė, kjo do tė jetė fillimi i mbarimit tė Evropės sė re. Unė e di se shumė nga komunistėt dhe nga opozita do tė jenė kundėr pretendimit tė njė demokracie tė tillė pėr tėrė shqiptarėt, pėr tėrė kombin tonė; nėse ne nuk pėrdorim epitet e vjetra tė Enver Hoxhės, do t'i quajmė kėto pretendime si inoportunitete politike. Por unė dal nga burgjet e errėta tė regjimit enverian, dhe jam shumė i preokupuar tė them tė vėrtetat e asaj qė do tė vijė (ashtu si mendoj unė) se sa tė vėrtetat e sotme). Ju mund tė thoni se unė mund tė dua njė demokraci edhe pėr kundėrshtarėt e mi tė djeshėm. Unė do thosha diēka mė tepėr. Bedri Spahiu ėshtė kthyer nė kristianizėm dhe predikon teorinė e Krishtit, po, po, tė Muhametit, tė Budės e tė filozofisė fetare tė gjithė njerėzimit. I tillė ėshtė Bedri Spahiu, qė ka vuajtur mizoritė e diktaturės komuniste, diktaturės mė tė egėr qė ka parė toka shqiptare nė historinė e saj.
    Kush ishte Bedri Spahiu
    Ka lindur mė 13 korrik 1908, nė lagjen "Palorto" tė qytetit tė Gjirokastrės. Gjatė fėmijėrisė, gjendja ekonomike e familjes sė tij ishte shumė e rėndė. Babai i tij, Sinani, shkoi nė kurbet (nė Turqi) me shpresė pėr t'u mėkėmbur. Gjatė kėsaj kohe Bedri Spahiu ishte nė shkollėn fillore dhe deri mė 1923 mbaroi filloren me nota tė shkėlqyera. Nė pamundėsi ekonomike pėr tė vazhduar ato klasa qė i mbeteshin si dhe gjimnazin, mė 16 maj 1923 u nis pėr Izmir, ku ndodhej edhe babai, me shpresė pėr tė vazhduar shkollėn. Mbaroi shkollėn fillore italiane nė Stamboll dhe mori dėftesėn e lirimit. Periudha e jetės sė tij me idetė komuniste, siē e ndan vetė, pėrbėhet nga tri faza, e para prej tė cilave filloi nė shtatorin e 1927-ės dhe mbaron nė gusht 1931 (nė shkollėn e artilerisė). Nė kėtė fazė aktiviteti i tij ėshtė propaganda komuniste nė shkollė. Faza e dytė fillon nė gusht 1931 (nė ushtrinė e Zogut) deri nė tetor 1941. Kur u formua Shtabi i Pėrgjithshėm, ai zgjidhet anėtar i kėtij Shtabi. Nė Berat u zgjodh anėtar i Byrosė Politike dhe me kėtė funksion ishte deri nė 17 qershor 1955. Arrestohet sapo kaloi derėn e sallės ku bėhej plenumi i KQ tė PPSH-sė mė 17 qershor 1955 dhe izolohet pėr pesė ditė nė njė shtėpi. Kjo erdhi si pasojė e luftės sė tij tė gjatė kundėr politikės sė Enver Hoxhės. Mbas 15 ditėsh, mė 23 qershor 1955 internohet familjarisht nė Elbasan. Mė 1 qershor 1957, arrestohet dhe izolohet nė Kalanė e Kaninės nė Vlorė, prej ku transferohet nė 4 janar 1958 pėr Tiranė. U dėnua me 25 vjet. Nė 6 tetor 1974 lirohet nga burgu dhe internohet drejt e nė Selenicė. Lirohet nga internimi mė 10 maj 1990, ditėn kur u shpėrnda Komisioni i Internim - Dėbimeve. Bedri Spahiu ka qenė prokuror nė gjyqin special, prokuror nė gjyqin e Koēi Xoxes dhe sekretar i Agjitacion-Propagandės, pastaj ministėr i Arsimit dhe Kulturės deri nė kohėn e Plenumit tė vitit 1955. Bedri Spahiu vdiq mė 11 janar 1998.
    Ka thene per...
    Enver Hoxhen
    "Enver Hoxha ėshtė njė njeri pa principe, dhe unė tregoj mospėrfilljen time pėr tė. Pėrderisa Enver Hoxha nuk do tė mė dėnojė me vdekje, kjo do tė thotė qė pozita e tij ėshtė dobėsuar qė nga dita qė pushkatoi Liri Gegėn dhe Dali Ndreun"
    Mehmet Shehun
    "Mehmet Shehu ėshtė njė kriminel nga natyra, por tė paktėn ėshtė njeri me taban. Mehmeti ishte njė njeri me karakter tė fortė dhe, sipas meje, nuk mund tė vriste kurrė veten, por atė e kanė vrarė"
    Ramiz Aline
    "Ramiz Alia doli mė i fortė se mėsuesi i tij, Enver Hoxha. Pėr mua ai ishte thjesht njė mi gjirizi, qė donte tė bėnte arrierė nė atė kohė. Enver Hoxha ishte i keq, por mė i keq na u shfaq pasardhėsi i tij, Ramiz Alia"
    Marrė nga gazeta “Republika” e datės 6 qershor 1991

  11. #171
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,840
    Faleminderit
    0
    4 falenderime nė 4 postime
    Ramiz Alia u thotė “mė fal” viktimave tė komunizmit




    Ish-udhėheqėsi i Partisė sė Punės, dhe mė vonė presidenti i parė nė Shqipėrinė pas-komuniste, Ramiz Alia, pėr herė tė parė ka kėrkuar falje pėr krimet e komunizmit. Alia, i cili qėndroi nė pushtet deri nė vitin 1992, nė njė intervistė pėr BBC shpreh keqardhje pėr kohėn kur ai ishte nė krye tė shtetit komunist. “Mė vjen keq dhe e konsideroj gabim qė ka pasur njerėz qė janė bėrė viktima tė pakujdesisė sonė, veprimeve tona tė ashpra, apo … gabimeve, apo institucioneve tona, si policia sekrete,” thotė ai.
    Duke komentuar zbulimin e varrit masiv nė Malin e Dajtit, Alia shton se “ka pasur raste tė tilla. Mė vjen keq pėr kėtė, me vjen absolutisht keq dhe mendoj se pėr ta duhet tė ketė drejtėsi,” shton Alia.
    Megjithatė, ai beson se ajo qė ndodhi nė tė shkuarėn ėshtė mė mirė tė lihet nė tė shkuarėn. “Mendoj se ėshtė mė e rėndėsishme pėr Shqipėrinė qė tė mos merret me tė shkuarėn, por me tė tashmen. Shqipėria pėrballet me njė krizė tė ashpėr ekonomike dhe politike. Ėshtė e varfėr dhe ka njė krizė politike,” shton ai. Alia thekson se kjo e sotmja “Nuk ėshtė njė krizė pėr ideologji politike, por njė krizė se kush do tė largojė tjetrin nga pushteti”.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  12. #172
    i/e regjistruar Maska e semiku
    Anėtarėsuar
    11-04-2010
    Vendndodhja
    Shkup/butel
    Postime
    1,035
    Faleminderit
    26
    109 falenderime nė 90 postime
    Citim Postuar mė parė nga fegi Lexo Postimin
    Ramiz Alia u thotė “mė fal” viktimave tė komunizmit




    Ish-udhėheqėsi i Partisė sė Punės, dhe mė vonė presidenti i parė nė Shqipėrinė pas-komuniste, Ramiz Alia, pėr herė tė parė ka kėrkuar falje pėr krimet e komunizmit. Alia, i cili qėndroi nė pushtet deri nė vitin 1992, nė njė intervistė pėr BBC shpreh keqardhje pėr kohėn kur ai ishte nė krye tė shtetit komunist. “Mė vjen keq dhe e konsideroj gabim qė ka pasur njerėz qė janė bėrė viktima tė pakujdesisė sonė, veprimeve tona tė ashpra, apo … gabimeve, apo institucioneve tona, si policia sekrete,” thotė ai.
    Duke komentuar zbulimin e varrit masiv nė Malin e Dajtit, Alia shton se “ka pasur raste tė tilla. Mė vjen keq pėr kėtė, me vjen absolutisht keq dhe mendoj se pėr ta duhet tė ketė drejtėsi,” shton Alia.
    Megjithatė, ai beson se ajo qė ndodhi nė tė shkuarėn ėshtė mė mirė tė lihet nė tė shkuarėn. “Mendoj se ėshtė mė e rėndėsishme pėr Shqipėrinė qė tė mos merret me tė shkuarėn, por me tė tashmen. Shqipėria pėrballet me njė krizė tė ashpėr ekonomike dhe politike. Ėshtė e varfėr dhe ka njė krizė politike,” shton ai. Alia thekson se kjo e sotmja “Nuk ėshtė njė krizė pėr ideologji politike, por njė krizė se kush do tė largojė tjetrin nga pushteti”.
    Gjeja me edhimbshme eshte qe askush nga regjimi i hoxhes nuk kerkoi falje per krimet e perbindshme qe bene .Kur sheh cfar njerez e kane drejtuar shtetin shqiptar te vjen te bertasish sa fuqi ke.Ky njeri me lart nuk kerkon falje sepse nuk ka ndergjegje.Kur e shikoj ramiz alin me kujtohet mesuesi HAVZI NELA.A do ti kerkoj falje familjes se tij .EJJJJ te varet nje mesues ne mes te qytetit me 1988 ne mes te europes kjo eshte cmenduri.nenshkrues i varjes se tij ishte edhe ky bastardi me lart(ramiz alia).TURP ,pertej turpit.Te qajsh eshte pak.

  13. #173
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,570
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Citim Postuar mė parė nga semiku Lexo Postimin
    Gjeja me edhimbshme eshte qe askush nga regjimi i hoxhes nuk kerkoi falje per krimet e perbindshme qe bene .Kur sheh cfar njerez e kane drejtuar shtetin shqiptar te vjen te bertasish sa fuqi ke.Ky njeri me lart nuk kerkon falje sepse nuk ka ndergjegje.Kur e shikoj ramiz alin me kujtohet mesuesi HAVZI NELA.A do ti kerkoj falje familjes se tij .EJJJJ te varet nje mesues ne mes te qytetit me 1988 ne mes te europes kjo eshte cmenduri.nenshkrues i varjes se tij ishte edhe ky bastardi me lart(ramiz alia).TURP ,pertej turpit.Te qajsh eshte pak.

    Makbethi i Shekspirit dhe Ramiz Alia
    Nga: Albert P. NIKOLLA

    Pėr qėllime personale studimore, por edhe pėr faktin se bashkėndaj me ndėrgjegje tė plotė fatin tim me atė tė atdheut tim, lexoj me mjaft vėmendje intervistat apo librat e ish-krerėve tė lartė tė regjimit kriminal tė komunizmit nė Shqipėri. Nė kėtė kontekst, Ramiz Alia pėrbėn njė rast krejt sui generis, pasi ai jo vetėm ishte protagonisti i Shqipėrisė pas 11 prillit tė 1985-s, por ishte njė ndėr protagonistėt e fillimeve tė demokracisė sė brishtė shqiptare. Madje, shumė analistė tė dashuruar pas teorisė sė komploteve, tė cilave unė u besoj pak, e kanė pėr zemėr tė mendojnė se ai akoma drejton shumė aspekte tė politikės shqiptare.
    Ajo ēka mė nxiti pėr kėtė shkrim, ishte intervista e fundit e tij, por nuk do tė ndalem vetėm te ajo, pėr tė parė pak mė thellė se nga vjen mungesa e dėshirės pėr pendesė tė kėtij personazhi. Kėtė veprim, pra mungesėn e pendesės, e shikoj si njė pengesė serioze pėr Ramiz Alinė si person qė edhe ai tė pėrfitojė njė pėrmasė me tė vėrtetė njerėzore, sepse pa pendesė nuk ka person njerėzor autentik nė kuptimin mė tė thellė tė kėsaj fjale. Ėshtė vetė personi qė mohon vetveten, kur mohon pendesėn nė rastin e kryerjes sė krimeve. Njė situatė e tillė e ēon njeriun drejt njė ēmendurie halucinacionesh, siē ndodh me Makbethin e Shekspirit.Pasi lexova intervistėn e tij tė fundit, dhėnė BBC-sė, u pėrpoqa tė sillja ndėrmend ndonjė personazh kriminal, qoftė nga historia, qoftė nga literatura artistike, pėr ta krahasuar me Ramiz Alinė. Mirėpo, vėrtet ndodhesha nė vėshtirėsi, pasi tė gjitha personazhet kriminale qė mė vinin nė mendje, pendoheshin. Mendoja “Vėllezėrit Karamazov” tė Dostojevskit apo “Kronikė e njė vdekjeje tė paralajmėruar” tė Markezit, por personazhet qė kishin kryer krime, pendoheshin. Isha nė kėrkim tė njė personazhi qė nuk pendohej dhe, megjithėse me disa ndryshime, mendja mė shkoi tek Makbethi i Shekspirit, megjithėse ky i fundit nė fillim tė aventurės sė krimeve tė tij kishte tendenca pendese.Ashtu si Makbethi pas vrasjes sė mbretit Dunkan, edhe Ramiz Alia bėhet “mbret” pas vdekjes sė Enver Hoxhės. Por, po ashtu si Makbethi, ai nuk pėrmbledh nė vetvete cilėsitė e njė udhėheqėsi virtuoz e dinjitoz, por ėshtė i etur sa s’ka pėr pushtet e vetėm pushtet, qoftė edhe me krime pėr tė cilat mė vonė do tė thoshte thjesht “mė vjen keq”. Nė fakt, nė kėtė pikė, ndoshta R. Alia ėshtė mė fatkeq se Makbethi, pasi edhe paraardhėsi E. Hoxha ishte njė kriminel. Makbethi, kur vret kundėrshtarėt apo kur vdes gruaja, nė vend qė tė provojė trishtim, thellė-thellė nė zemrėn e tij ėshtė i lumtur, pasi e shikon veten nė njė pushtet qė nuk ka pėr ta ndarė me askėnd, e ka vetėm pėr vete.Vendosmėria e R. Alisė pėr tė ndjekur rrugėn kriminale tė regjimit komunist ėshtė evidente po tė analizohet 5-vjeēari i “mbretėrimit” tė tij. Madje, edhe atėherė kur ai e kupton se regjimit i kishte ardhur fundi, kėrkon tė gjejė forma protagonizmi duke ruajtur prapė besnikėrinė ndaj diktatorit famėkeq paraardhės. Ja se ēfarė shkruan ai nė ceremoninė e mortore tė E. Hoxhės: “Nderimi mė i madh pėr veprėn e shokut Enver, mirėnjohja mė e madhe pėr gjithēka ai ka bėrė pėr Partinė e popullin tonė, ėshtė tė ecim me vendosmėri nė rrugėn e tij revolucionare, tė pėrvetėsojmė e tė vėmė nė jetė mėsimet e Tij tė pavdekshme…” (Fjala e shokut R. Alia, Miting i pėrmotshėm nė kryeqytet, Rruga e Partisė, 1985, v. 4, f. 21). Pra, bindja e tij ėshtė qė tė ndjekė linjėn e diktaturės. Shpeshherė, diktatura e Alisė ka efekte akoma mė tragjike se ajo e Hoxhės, pasi njerėzit mendonin se diktaturės i “kishin rėnė dhėmbėt”, por dhėmbėt e regjimit tė Alisė shkaktonin viktima tė panumėrta. Mjafton tė kujtojmė vrasjen e tė rinjve qė tentonin tė kalonin kufirin nė vitin ‘90 dhe trupat e tyre pa jetė qė tėrhiqeshin zvarrė me tanke. Kulmi i ironisė sė Alisė mbi ngjarjet e atyre viteve arrin nė njė intervistė tė dhėnė kohėt e fundit. Nė gazetėn “Korrieri” tė datės 16 tetor 2009 (sic! Ditėlindja e E. Hoxhės!), kur gazetari e pyet R. Alinė pėr vrasjet nė kufi, ai jep njė pėrgjigje tragjikisht ironike: “... Kalimi i kufirit ėshtė i vėshtirė, nuk kalohet lehtė”. Apo pyetjes tjetėr pėr pėrcaktimin “rrugaēė” qė iu bė nė korrik tė 1989-s njerėzve qė u futen nė ambasadat e huaja, ai u pėrgjigj: “Fakt ėshtė se nuk ishin tė gjithė rrugaēė”!!!

    Le tė kthehemi pak tek intervista e R. Alisė me BBC-nė. Tek pyetja qė gazetari thumbues e mjaft i saktė i BBC-sė: “A keni keqardhje apo pendesė?”, ai pėrgjigjet: “… E dyta, pa dyshim mė vjen keq… mė vjen keq dhe e konsideroj njė jetė tė keqe pėr ne qė ka pasur njerėz qė kanė shkuar viktima tė pakujdesive tė veprimeve tė ashpra, tė veprimeve tė gabuara tė disa organizmave tanė, qofshin kėta organizmat e Sigurimit tė Shtetit apo tė Partisė, qė nga poshtė edhe lart. Dhe ka pasur edhe raste tė tilla. Mua mė vjen keq pėr ato, pa dyshim qė mė vjen keq…” (Gazeta “Shqip”, 01 prill 2010).Mendoj se R. Alia e kupton fort mirė ndryshimin midis “keqardhjes” dhe “pendesės”, por ka zgjedhur atė tė parėn, e cila natyrisht kėrkon tė lehtėsojė krimin. “Keqardhja” si term nuk ka tė bėjė me krimet, por me gabimet e vogla dhe madje nuk kėrkon as detyrim apo pėrgjegjėsi pėr atė qė ka ndodhur. Ndėrkohė qė “pendesa” ėshtė kusht bazik dhe i pazėvendėsueshėm pėr pranimin e krimit dhe marrjen e pėrgjegjėsisė pėr tė, ėshtė njė ndjenjė e fortė dhimbjeje pėr atė qė ka ndodhur e qė lidhet me pėrgjegjėsinė direkte tė personit qė provon pendesėn.Fare mirė, dikush qė lexon kėtė artikull, mund tė pyesė: “Po ky, pse merret me R. Alinė?” Nė fakt, disa herė mė ka ndodhur qė mjaft miq mė pyesin tė ēuditur kur shkruaj ndonjė gjė pėr tė kaluarėn komuniste apo personazhe qė lidhen drejtpėrdrejt me tė. Pėrgjigja, pėr mua, ėshtė mjaft e thjeshtė: veprimtaria e kėtyre figurave dhe vetė qenia e tyre nė vetvete pėrfaqėson e mishėron “tė keqen” si tė tillė dhe justifikimin e saj. Nuk mund tė kemi iluzion si popull, si komb i qytetėruar se mund tė ecim pėrpara pa njė analizė tė qartė tė ndėrgjegjes sonė. Mendėsia qė Ramiz Alia pėrfaqėson ėshtė mendėsi e sė keqes, e sė shėmtuarės. Pėr tė, jetėt qė regjimi i tij ka marrė, nuk kanė asnjė vlerė dhe pėr kėtė arsye ironia e tij shfaqet lirshėm. Pėrsėri nė kėtė pikė i ngjason fort Makbethit nė monologun pranė trupit tė vdekur tė gruas sė tij: “Jeta ėshtė njė pėrrallė e rrėfyer nga njė idiot; e mbushur me zhurmė e stuhi e qė nuk ka asnjė kuptim” (Shakespeare-Opere-Sansoni, pag. 972).

    Por pėrballė kėtij vizioni, qė mjerisht gjen hapėsirė nė disa gazeta, duhet tė pėrballim atė tė respektimit me ēdo kusht tė jetės sė ēdo njeriu, pasi rruga jonė drejt Evropės ėshtė ēėshtje thellėsisht vlerash dhe jo vizash, ēėshtje shpirtėrore dhe jo gjeografike.Dhe pėrballė kėtij vizioni cinik tė R. Alisė, duhet tė kujtojmė shpirtrat e mijėra viktimave tė pafajshme qė thėrrasin drejtėsi dhe qė mė sė miri e pėrfaqėsojnė kėto fjalė tė Ledi Makdafit para se tė vritej nga ushtarėt e Makbethit: “Unė jam nė kėtė botė tė poshtėr e tė ulėt, ku e keqja lavdėrohet dhe e mira shpesh konsiderohet si marrėzi e rrezikshme” (Po aty. f. 966).

  14. #174
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,570
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim

    Zbulohen eshtrat e 80 viktimave nė Ballsh

    Zbulohen eshtrat e 80 viktimave nė Ballsh
    Nga: Aurora DAMINI

    Njė tjetėr varr masiv ėshtė gjetur kėtė herė nė Mallakastėr, ku janė gjetur 80 eshtra viktimash, tė cilėt mendohet se u pėrkasin personave tė ekzekutuar me ose pa gjyq, por edhe ish-tė burgosur nė burgun e Ballshit, qė mund tė kenė vdekur gjatė torturave atje. Ka qenė njė iniciativė e deputetit tė PD-sė Enkelejd Alibeaj, asokohe ministėr i Drejtėsisė, i cili ka qenė nė kėrkim tė eshtrave tė gjyshit tė tij, Bektash Alibeaj. Data e gjetjes sė eshtrave e ka zanafillėn nė fillim tė marsit, por u bė publike vetėm ditėn e djeshme, nga kryetari i Institutit tė ish- tė Pėrndjekurve Politikė, Simon Miraka. Janė plot 80 viktima nė kufirin qė ndan fshatrat Usonjė dhe Kalenjė, tė cilėt prej mė shumė se njė muaji i janė nėnshtruar ekspertizės, pėr tė gjetur identitetin e tyre dhe kohėn kur janė ekzekutuar. Kryetari i Institutit pėr tė Pėrndjekurit Politikė, shprehet se pėrbri kufomave janė gjetur dhe shishe me copa letrash, qė mbanin shkruar emrin e gjithsecilit prej tyre. Lajmi pėr gjetjen e tyre konfirmohet dhe nga burime tė Ministrisė sė Brendshme, tė cilėt nuk japin mė shumė detaje, pėr shkak tė verifikimit qė po i bėhet kufomave dhe pėr tė mos pasur mė pas keqkuptime me familjarėt. Gjithsesi, tė njėjtat burime shprehen se nuk pėrjashtohet mundėsia qė nė kėtė zonė tė ketė dhe tė tjera kufoma, tė ekzekutuara apo tė vdekura nė burgun e Ballshit, i cili njihej pėr torturat ēnjerėzore pėrgjatė periudhės sė diktaturės.

    Burgu i Ballshit

    Burimet shprehen se prej kohėsh dyshohej pėr njė varr masiv nė kėtė zonė, por nuk kishte tė dhėna tė sakta pėr vendndodhjen e tyre. Fakti qė nė afėrsi tė zonės ku u gjetėn trupat ka ekzistuar dhe burgu famėkeq i Ballshit (pėr torturat nė kėtė burg ka dhe dorėshkrime tė shumta nga ata qė kanė vuajtur nė tė, mjafton tė pėrmendet ditari i at Zef Pllumit apo shkrimet e ish-deputetit tė PD-sė, Pjetėr Arbnori), si dhe dėshmitė e banorėve tė zonės, kanė ēuar nė zbulimin e tij. Kufomat mendohet se u pėrkasin viteve tė para tė ēlirimit, por nuk pėrjashtohet mundėsia qė nė kėtė vend tė jenė kryer pushkatime deri nė njė periudhė tė mėvonshme. Gjithsesi, fjala e fundit do t’u mbetet specialistėve, tė cilėt do tė pėrcaktojnė kohėn dhe mėnyrėn e ekzekutimit tė tyre.

    Rasti i dytė

    Ky ėshtė rasti i dytė brenda pak muajsh qė gjenden varre masive qė i pėrkasin kohės sė diktaturės. Rasti i parė ishte ai i muajit shkurt, ku u gjetėn eshtrat e 13 viktimave nė periferi tė Tiranės, tė ekzekutuar gjatė periudhės komuniste. Nisur nga kjo, Qeveria ngriti njė task forcė pėr kėrkimin e personave tė pushkatuar gjatė asaj periudhe. Mendohet se numri i tė pushkatuarve gjatė periudhės komuniste i kalon shifrat e 6 mijė personave, ndėrkohė qė shumė pak prej tyre kanė arritur tė gjenden. Kjo pėr faktin se ishte nė politikėn e diktaturės qė tė mos linte harta tė vendndodhjes se ku ishin varrosur viktimat.

  15. #175
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,570
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim

    Lavdi Herojve Tė Lirisė

    Reshat Kripa: Lavdi Herojve tė Lirisė
    E Shtune, 24-04-2010, 08:00pm (GMT+1)


    Nė 65 vjetorin e rėnies


    LAVDI HEROJVE TĖ LIRISĖ


    Nga Reshat Kripa


    Kanė kaluar 65 vjet nga 14 prilli i kobshėm i vitit 1945. megjithatė ne sot ata i kemi pėrsėri tė gjallė, pėrsėri me kokat lart ashtu si qėndruan para togave tė zeza tė pushkatimit. Ja tek i kemi para nesh tė nderuar nga flamuri kombėtar i cili valvitet krenar ashtu si e ėndėrruan ata, pa spatėn e fashizmit dhe pa yllin e komunizmit.
    Ndaj ne sot pėrulemi me respekt para figurave tė Bahri Omarit, Kol Tromarės, Fejzi Alizotit, Kostandin Kotes, Javer Hurshitit, Ismail Golemit, Terenc Toēit, Shyqyri Borshit, Zef Kadares, Aqif Pėrmetit, Dik Camit, Daut Ēarēanit, Beqir Valterit, Tahsim Bishqemit, Gustav Mirdashit, Hilmi Lekės, Reshit Merlikės si dhe tė Patėr Anton Arapit, Lef Nosit dhe Maliq Bushatit, pushkatuar nė tė njėjtin vend njė vit mė vonė.
    Viti 1945. Lufta kishte mbaruar. Krismat e armėve kishin pushuar. Por jo gjuetia e njerėzve. Ajo vazhdonte me gjithė egėrsinė e saj. Viktima tė kėsaj nė rradhė tė parė ishin mendjet mė tė ndritura tė vendit, intelektualėt mė tė njohur, tė diplomuar nė universitetet mė nė zė tė kohės sė atėhershme.Dhe tragjedia e kėtyre njerėzve tė shquar ishte se gjykoheshin nga njerėz inkopetentė, qė ishin tė aftė vetėm pėr krime dhe jo pėr drejtėsi. Kėshtu jo nė pak raste teneqexhiu gjykonte mjekun apo avokatin, nallbani profesorin apo shkrimtarin, kovaēi inxhinierin apo klerikun e nderuar.
    Turma injorantėsh endeshin rrugėve tė qytetit, plot urrejtje pėr bashkatdhetarėt e tyre, tė etur pėr gjak tė pafajshmish. Njė luftė e re kishte filluar, lufta kundėr ēdo shenje tė nacionalizmit shqiptar. Pothuajse nė ēdo qytet zhvilloheshin gjyqe speciale. Vendimet ishin monstruoze. Me dhjetra tė pushkatuar. Me qindra tė dėnuar me dėnime tė rėnda. Me mijra tė internuar nė kampet e ēfarrosjes. Shoqėria shqiptare ishte ndarė nė dy kampe armike, nė proletarė qė duhej tė sundonin dhe nė borgjezė qė duhej tė ēfarroseshin.
    Tė gjitha kėto kryheshin nėn dirigjimin e krerėve mizorė Enver Hoxha e Mehmet Shehu, Koēi Xoxe dhe Bedri Spahiu, Josif Pashko e Aranit Ēela dhe plot tė tjerė qė vepronin simbas shkopit tė dirigjentit tė tyre kryesor, Mugoshave dhe Popoviēėve qė i instruktonin se si duhej tė ēfarrosnin popullin, se si duhej tė shkatėrronin kombin e tyre. Kam qenė i vogėl atė vit tė kobshėm, vetėm 9 vjeē, por nė veshin tim tingėllojnė akoma, sikur tė kishin ndodhur sot, kėngėt e tyre barbare:

    “Mbi kufomat e tradhėtarve do marshojmė!“

    Oh, tmerr! Marshim mbi kufoma shqiptarėsh! Kanibalizėm nė mesin e shekullit tė njėzetė. Njė olokaust i ri po fillonte tė lulėzonte. Ky olokaust zhvillohej kundėr kujtdo qė
    kundėrshtonte rregjimin, ndaj kujtdo qė mendonte ndryshe.
    Po kush ishin kėta tė ashtuquajtur tradhėtarė?
    Ishin ata qė kishin luftuar pėr flamurin kuq e zi, pėr mbrojtjen e tė drejtave tė popullit shqiptar, pėr njė shqipėri tė lirė, demokratike dhe etnike, mbi baza moderne. Pėr njė Shqipėri ku do tė mbretėronte liria e fjalės dhe e mendimit. Pėr njė Shqipėri tė rregulluar ekonomikisht dhe shoqėrisht. Pėr njė Shqipėri ku do tė zbuloheshin dhe pėrkraheshin vlerat e fshehura nė ēdo shtresė tė popullit. Pėr njė Shqipėri ku do tė vlerėsoheshin drejtėsisht tė gjitha vlerat pa dallim moshe krahine, besimi dhe klase. Pėr njė Shqipėri tė drejtuar nga njerėz tė pakompromentuar, nga shqiptarė qė nuk janė kursyer pėr shpėtimin e kėtij vendi. Pėr njė Shqipėri ku do tė dėnoheshin antipatriotėt, tradhėtarėt, tė shiturit, spiunėt, spekullantėt. Pėr njė Shqipėri ku nuk do tė kishte vend pėr dallkaukėt, servilėt dhe tė gjithė ata qė pengonin zhvillimin e saj, pėr bashkimin e tė gjitha energjive tė kombit, pėr bashkimin mendor dhe shpirtėror tė gjithė shqiptarėve. Pėr njė Shqipėri qė do tė kishte pėr moto “ Atdheu mbi tė gjitha “. Pėr njė Shqipėri qė do tė luftonte pėr Zot dhe fe. Ata luftuan qė Shqipėria tė mos bėhej as e italianėve dhe as e gjermanėve, as e grekėve dhe as jugosllavėve, as e rusėve dhe as e kinezėve. Ata luftuan qė Shqipėria tė ishte e shqiptarėve. Ky ishte krimi i tyre pėr tė cilin ata dhanė edhe jetėn.
    Duke kujtuar figurat e tyre, nuk mund tė mos na kujtohen ato vite tė turbullta tė luftės, kur historia nxorri nė skenė lėvizjet e mėdha nacionaliste tė Ballit Kombėtar dhe Lėvizjes sė Legalitetit, pjestarė tė tė cilave ishin edhe kėta martirė. Nuk mund tė mos na kujtohet Mukja, guri i provės qė tregoi rrugėn drejt sė cilės do tė shkonte atdheu, qė pėr fatin e keq tė tij, u shndrua nga rruga e bashkėpunimit dhe luftės sė pėrbashkėt, nė rrugėn e tradhėtisė, pėrēarjes dhe vllavrasjes, rrugė qė solli shumė gjak, lotė dhe dhimbje.
    Vitet kaluan. Mjegulla e errėt qė kishte mbuluar vendin filloi tė shpėrndahet. Eshtė detyra e historianėve qė tė paraqesin realitetin ashtu si ka qenė nė tė vėrtetė, larg ndikimeve partiake, qė nė mė tė shumtėn e rasteve e kanė shtrembėruar atė. Kėtij populli duhet t’i shpjegohet se lufta pėr liri dhe demokraci nuk ka filluar nė prillin e 39-ės, as nėntorin e 44-ės dhe as nė dhjetorin e 90-ės. Ajo ka qenė e gjallė me shekuj nė gjakun e shqiptarit. Rrėnjėt e saj janė nė zemrėn e kėtij populli qė pėr vite me rradhė ka luftuar pėr liri dhe demokraci.
    Qindra arkivolė tė tjerė bosh presin eshtrat e tė rėnėve. Qindra nėna dhe baballarė, motra dhe vėllezėr, gra apo bij nuk kanė njė varr tė djalit apo vajzės, vėllajt apo motrės, nėnės apo bijve ku tė derdhin njė pikė lot, apo tė vendosin njė tufė me lule. Unė do tė doja t’iu thoja atyre:
    -- O nėna, motra dhe bija krenare! O baballarė, vėllezėr dhe bij tė pėrvuajtur! Derdhini lotėt dhe shpėrndajini lulet nė tė gjitha skajet e kėtij trualli, se kudo ėshtė derdhur gjaku i tė afėrmve tuaj, se kudo ndodhen eshtrat e martirizuara tė tyre!
    Ditėt e fundit dėgjojmė pėr krijime komisionesh task-forcė pėr gjetjen e eshtrave te te reneve. Disa varre masive jane gjetur. Ne i drejtohemi shtetit shqiptar dhe i themi se ėshtė detyra e tij tė mos i lėrė ato eshtra pa varr. Shteti diktatorial i mblodhi eshtrat e tė rėnėve, kudo qė ishin, dhe u dha njė varr ashtu si e meritonin. Po tė rėnėt tanė a nuk e kanė tė drejtėn e njė varri? Edhe ne jemi pjesė e kėtij shteti.
    Pėr 46 vjet ndiem mbi shpatullat tona shtypjen e diktaturės mė tė egėr qė ka parė bota. Pėr 46 vjet provuam humbjen e njerėzve tanė mė tė dashur, mohimin e tė gjitha tė
    drejtave njerėzore. Pėr 46 vjet tentuan tė na thyenin, tė na poshtėronin, tė na kthenin nė robotė tė bindur tė politikės sė tyre tė falimentuar qė nė lindjen e saj. Nuk lanė asnjė mjet dhe asnjė formė pėr ta zbatuar atė, por nuk mundėn t’ia arrinin qėllimit tė tyre. Ne mbijetuam se tė pavdekshme ishin edhe parimet pėr tė cilat luftuam. Ne mbijetuam se motua e jonė ishte: “PER LIRI, PER SHQIPERI, PER FLAMURIN KUQ E ZI!“
    Por ne mbijetuam sepse kishim si shembull frymėzimi aktet heroike tė tė rėnėve tanė. pėr tė cilėt poeti ynė i madh kishte shkruar:

    “Kush ban dekėn pėr atdhe,
    Ai s’ka dekun por ka le!“

  16. #176
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    19-02-2007
    Postime
    1,335
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    o darius..

    pse po nderhyn pa arsye?
    lere te lire debatin.
    keni fshire shkrime qe nuk kishin asgje per tu fshire sepse nuk shkelin rregullat.

    ky forum ne debatin e lire e ka kryevleren e vet.. qe e dallon nga cdo faqe tjeter interneti..
    mos ja hupni kte vlere.

    tjeter..

    prenges mos ja fshihni shkrimet sepse i ka brenda rregullores se mirsjelljes.. dhe brenda normave te gjuhes shqipe te cilen ai e zoteron shkelqyeshem.
    Brari, Ju e keni me vendė dhe duke mos patur arsye dhe argument, ky " palaēoja moderator" mė largoj pėr njė muaj nga forumi dhe atė nė temėn ku flitet pėr krimet Komunsite e duke pėrdorur moderatori pikrishtė metodat komuniste!
    Ne sipas disave duhet tė flasim pa menduar sipas titullit pėr krimet duke mos arsyetuar aspak ato krime dhe sipas nipėrve tė kuislingėve ēdo viktimė shqiptare duhet ta paraqesim si viktim e komunizmit!
    Kėtė gjė s'mund ta bėjmė ngaqė nga ata qė u ekzekutuan nėn pushtetin Komunist kishte shumė- shumė qė e kanė merituar atė plumbė!
    Dhe kur flasim pėr krimet sikur na mirret e drejta qė tė bėjmė paralele me krimet e tjera, nėn sistemet e tjera kur dihet qė mendimi mė i mirė pėr njė ngjarje ėshtė kėndveshtrimi dhe analiza e ngjarjeve tė ngjashme; qė nga prologu e gjerė tek epilogu!
    Ky far Dariusi qė me intervenimet e tija mė ngjanė nė njė Palaēo foshnjor mundet tė marrė masa edhe tė tjera ( nė Internet sepse nė jetėn e pėrditshme i fut tmerrin e vėrteta dhe emri im) dhe atė pėrjashtimin pėr gjithnjė - por atė qė s'kanė mundur ta bėjnė xhelatet e fjalės sė lirė; tė mendimit tė lirė; vrasesit e menimit tė lirė shqiptarė; vrasesit e gjuhės shqipe s'mund ta bėjė edhe njė farė Palaēo moderatori!
    Jam luftetar i fjalės sė lirė, i mendimit tė lirė!
    Njohė shumė qė nėn regjimet diktatoriale pėr fjalėn e lirė kanė dhėnė edhe jetėn!
    Pėr fjalėn e lirė e jap tė drejtėn time tė largimit tė pėrgjithshėm nga ky forum; ėshtė mė pak se jeta!
    Por mendimet s'ka bir nėne e pėrte nėne qė mundet me mi diktue!

    Kur flasim pėr Krimet nėn Komunizmin gjithesesi qė duhet tė bėjmė vėshtrime edhe sistemeve tjera para komunizmit pėr t'parė ; nė kishte apo nuk kishte krime!
    Pėr t'parė gjithė ato proqese gjyqėsore nėn Ahmet Zogun pėr kundershtarėt e tij Politik; gjithė ato ekzekutime tė intelektualėve dhe tė shkrimtarėve tė Kohės !
    Pėr t'parė nenin e Kushtetutės sė vitit 1928- qė ndalon mbrenda Shqiperis ēdo aktivitet politik dhe tė llojit tjetėr qė ka pėr qėllim dėmtimin e Mbretris sė Serbėve-Kroatėve dhe tė Sllovenėve!
    Pėr t'parė fatin e Shota Galicės dhe tė shokėve tė saj; tė fėmijėve bonjakė tė kaēakėve tė Drenicės qė nuk gjenin strehė nė Shqipėri!
    Pra janė tė pashmangshme krahasimet pėr t'bėrė vlersime tė pushtetit diktatorial nėn Komunistėt dhe tė pushtetit Sadist nėn Zogun!

  17. #177
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    19-02-2007
    Postime
    1,335
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    ja sa larg shkojn kuislingėt me tradhtin e tyre; sjellin njė " pendes" tė Bedri Spahiut ku duan tė arsyetojn dhe tė kėrkojn falje pėr ekzekutimin e Koqi Xoxes!
    Edhe sot e kėsaj dite, nė BEOGRAD, njė rrugė mbanė emrin e KOqi Xoxes!
    A thua pse serbėt e nderonin Koqi Xoxen me njė rrugė nė kryeqytetin e tyre?
    Svetozar Vukmanoviq Tempo thoshte: " Koqi Xoxe punonte pėr ne dhe sikur ta mėnjanonim Enver Hoxhėn Shqiperia do t'bėhej Republika e shtatė e Jugosllavisė"!
    E tash na sjellin shkrime pėr ata qė qenkan penduar pse e paskan ekzekutuar atė jashtėqitje tė kombit tonė: Koqi Xoxe!

  18. #178
    Arberor Maska e dias10
    Anėtarėsuar
    12-05-2008
    Postime
    1,025
    Faleminderit
    1
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga Preng Sherri Lexo Postimin
    ja sa larg shkojn kuislingėt me tradhtin e tyre; sjellin njė " pendes" tė Bedri Spahiut ku duan tė arsyetojn dhe tė kėrkojn falje pėr ekzekutimin e Koqi Xoxes!
    Edhe sot e kėsaj dite, nė BEOGRAD, njė rrugė mbanė emrin e KOqi Xoxes!
    A thua pse serbėt e nderonin Koqi Xoxen me njė rrugė nė kryeqytetin e tyre?
    Svetozar Vukmanoviq Tempo thoshte: " Koqi Xoxe punonte pėr ne dhe sikur ta mėnjanonim Enver Hoxhėn Shqiperia do t'bėhej Republika e shtatė e Jugosllavisė"!
    E tash na sjellin shkrime pėr ata qė qenkan penduar pse e paskan ekzekutuar atė jashtėqitje tė kombit tonė: Koqi Xoxe!
    Arritja me e madhe e serbeve, ka qene ajo, qe shqiptaret te vrisnin njeri-tjetrin dhe kesaj ja arriten me se miri gjate pushtetit te E. Hoxhes. Fara e urrejtjes qe u mboll gjate asaj kohe hodhi rrenje te thella. Ndasite dhe hendeqet politiko-klasore te E. Hoxhes kane si fryt ate ndarje radikale politiko-klanore ne shoqerine e sotme shqiptare. Ky sukses serb, u arrit vetem nepermjet pushtetit te E. Hoxhes. Pasojat e kesaj politike do te jene afatgjata dhe vete gjendja jone e tregon kete. Per me teper, gjasat jane, qe do te kete gjithmone nje grup shqiptaresh, qe do te punojne fort kunder pjeses tjeter. Ata do kene masken e pershtatshme politike ne varesi te situates globale(psh ne kapitalizem do te cirren se jane parti e progesit), si dhe instrumentat propagandistike-mediatike per kete qellim. Ata do te kene dhe pseudopatriotat, me kendveshtrim "te ndryshem" te gjerave si personi i sipercituar, qe natyrisht do jene te merzitshem dhe patetike.
    e verteta dhe e drejta jane miq me te mire se edhe vete Platoni, miku im

  19. #179
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,570
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Anglezėt: Shqiptarėt duan njė federatė ballkanike
    Botohen telegramet e britanikėve tė vitit 1945

    Menjėherė pas Luftės anglezėt do tronditeshin nga dėshira e shtetit tė vogėl mesdhetar pėr njė Ballkan tė bashkuar. Kjo ide do rrėzonte thashethemnajat e krijuara nė vitin 1945, sipas tė cilave Shqipėria dhe Jugosllavia ishin duke krijuar njė federatė tė pėrbashkėt. Kėtė informacion anglezėt e kishin marrė shumė seriozisht, duke i kushtuar njė rėndėsi tė madhe. Ata kishin angazhuar tė gjithė punonjėsit e tyre qė punonin nė dy vendet ballkanike tė mblidhnin tė dhėna se ēfarė diskutohej dhe flitej rreth kėsaj federate. Por, ndryshe nga sa kishin parashikuar anglezėt, nė deklaratat e krerėve tė qeverisė komuniste tė Shqipėrisė nuk flitej pėr bashkimin e njė federate Shqiptaro-Jugosllave, por pėr diēka mė tė madhe, njė federatė ballkanike. Kjo federatė do shėrbente mė shumė pėr tė fuqizuar pozitat e Bashkimit Sovjetik, pėr tė mbrojtur vendet komuniste tė Ballkanit nga Perėndimi. Gazeta "Tirana Observer" boton sot telegramet e pėrfaqėsuesve anglezė nė Shqipėri dhe nė Jugosllavi, tė cilėt japin tė dhėna nga deklaratat e Enver Hoxhės dhe Omer Nishanit nė lidhje me marrėdhėniet me Jugosllavinė. Nė njė nga kėto deklarata Omer Nishani, sekretar i Jashtėm i qeverisė Hoxha, nė vitin 1945 do tė deklaronte se Shqipėria ishte pėr njė federatė ballkanike.
    Telegram i dėrguar nga pėrfaqėsuesi i misionit britanik nė Shqipėri drejtuar z. Macmillan, nė Bazėn Qendrore tė Mesdheut Cazerta, Bari, Itali
    Telegram pėr z. Macmillan, Cazerta, Bari, Itali.
    Nr. 597
    D. 4 prill, 1945
    M. 5 prill, 1945
    Qėndrimi i F.N.C.-sė pėrkundrejt Federatės
    Nė lidhje me telegramin e Cazertės 556 (R 5832/237/90). Nishani, sekretar i Jashtėm i F.N.C.-sė, i tha brigadier Hidgson se F.N.C. nuk dėshiron njė Federatė Jugosllave-Shqiptare, por do ta mirėpresė pėrfshirjen e Shqipėrisė nė njė federatė tė Ballkanit.
    Telegram dėrguar Ministrisė sė Jashtme angleze nga Baza Qendrore e Mesdheut, Cazerta, Bari, Itali
    Nga ministri rezident, Mesdheu Qendror, Kazerta pėr Zyrėn e Jashtme
    Z. Macmillan
    Nr. 597 D. Ora e pasaktėsuar, 4 prill, 1945
    M. 6.20 a.m. DBST, 5 prill 1945
    I pėrsėritur nė Beograd nr. 54.
    Me rėndėsi
    Telegram i Cazertės nr. 556
    Nishani, i cili mban postin e Sekretarit tė Jashtėm nė administratėn e Hoxhės, ka pohuar gjatė bashkėbisedimit me brigadier Hodgson, se F.N.C. nuk ka pėr qėllim qė Shqipėria tė bashkohet me njė federatė me Jugosllavinė, por se ata do ta mirėprisnin pėrfshirjen e Shqipėrisė nė njė federatė tė Ballkanit.
    Telegram i pėrfaqėsuesit britanik nė Jugosllavi, z. Stevenson, drejtuar Ministrisė sė Jashtme angleze
    Telegram nga z. Stevenson, Beograd
    Nr. 23
    D: 21 prill, 1945
    M: 29 prill, 1945
    Marrėdhėniet Shqiptaro-Jugosllave
    "Borba" mė 21 prill raporton njė intervistė tė dhėnė nė shtypin jugosllav nga Hoxha, kur bėri deklarata pėr miqėsinė Shqiptaro-Jugosllave, situatėn nė Shqipėri, dhe paktit Sovjeto-Jugosllav.
    Shpėrndarje e pėrgjithshme
    Nga Beogradi nė zyrėn e Jashtme
    Z. Stevenson
    Nr. 23 D: 21 prill, 1945
    M: 4.05 p.m. 28 prill, 1945
    "Borba" mė 21 prill raporton njė intervistė tė dhėnė pėr shtypin jugosllav nga kolonel-gjeneral, Enver Hoxha, president i qeverisė shqiptare.
    1. Gjeneral Hoxha iu referua me ngrohtėsi miqėsisė mes Shqipėrisė dhe Jugosllavisė dhe shprehu bindjen se dy vendet mund ta ndihmojnė njėri-tjetrin ekonomikisht. Nė kėmbim tė misrit dhe grurit jugosllav, Shqipėria, tha ai, do t'i sigurojė naftė bruto dhe benzinė.
    2. Nė lidhje me temėn e rindėrtimit, gjeneral Hoxha pėrmendi se ėshtė bėrė progres me riparimin e urave dhe rrugėve, ndėrsa janė kėrkuar makineri bujqėsore pėr tė pėrfunduar mbjelljen e vitit. Njė masė e reformave agrare ka qenė shpėrbėrja e pronave tė mėdha private dhe dorėzimi i tyre tek fshatarėt. Njė taksė progresive mbi spekulatorėt e luftės po ndihmon tė lehtėsojė njė situatė financiare tė vėshtirė.
    3. Kur u rikthye tema e marrėdhėnieve tė huaja, gjeneral Hoxha theksoi besimin pa kufi qė Shqipėria ndjente nė Bashkimin Sovjetik, ashti si edhe nė aleancat e tjera. Pėrgjigjja negative e marrė nga qeveria e Shteteve tė Bashkuara pėr njė kėrkesė pėr pranimin dhe marrjen pjesė nė Konferencėn e San Franciskos, kishte qenė fyese pėr shqiptarėt nė kėndvėshtrimin e pjesės sė Shqipėrisė nė luftė. Megjithatė, qėndrimi i Bashkimit Sovjetik besohet tė ishte mė dashamirės, dhe vendimi i marshall Stalinit pėr tė dėrguar njė Mision Ushtarak nė Shqipėri, ishte i mirėpritur.
    4. Gjeneral Hoxha mė pas vazhdoi duke pranuar me kėnaqėsi paktin mes Jugosllavisė dhe Bashkimit Sovjetik, tė cilin ai e pėrshkroi si hapjen e njė ere tė re paqeje nė Evropė dhe nė Ballkan. Kjo paqe, po kėrcėnohej me pėrēarjen nga qėndrimi i minoritetit fashist nė Greqi nė lidhje me Shqipėrinė jugore. Lugina e Dropullit nė fakt, shtrihej nė mes tė territorit shqiptar; Shqipėria i kishte dhėnė liri minoritetit grek atje, duke hapur shkolla dhe duke i lejuar grekėt tė merrnin pjesė nė qeverisjen vendore. Qeveria e Athinės, vazhdoi tė pohonte Hoxha, ishte pėrgjegjėse pėr barbarizmat e kryera nė atė zonė, mė shumė se gjermanėt. Kjo, nė kėndvėshtrimin e tij, nuk pėrfaqėsonte ndjenjat e njerėzve grekė ashtu si ishte e qartė nga bashkėpunimi i sė kaluarės mes Shqipėrisė dhe trupave tė E.A.M. kundėr gjermanėve.
    5. Gjeneral Hoxha pėrfundoi duke falėnderuar ushtrinė jugosllave pėr ndihmėn qė i dha ushtrisė shqiptare, veēanėrisht nė pajisjen e njėsive shqiptare dhe sigurimin e instruktorėve ekspertė.
    "Nėse Shqipėria bashkohet me Jugosllavinė, Greqia me Epirin"
    Nėse Shqipėria nė vitin 1945 do ishte bashkuar me Jugosll-avinė, atėherė anglezėt do pėrkrahnin pretendimet e Greqisė pėr Epirin e Veriut. Sipas dokumenteve tė fundit angleze, tė zbuluara nė Arkivin Qendror tė Shtetit, kėta tė fundit do u jepnin njė mbėshtetje mė tė madhe forcave ekstremiste greke. E gjithė kjo bėhej pėr t’i paraprirė fuqisė qė mund tė krijohej nga bashkimi i dy vendeve komuniste ballkanike. Nė telegramet drejtuar Ministrisė sė Jashtme angleze nė lidhje me gjendjen nė Shqipėri, duket qartė shqetėsimi i Londrės zyrtare pėr krijimin e federatės sė re ballkanike. Gazeta "Tirana Observer" boton sot njė nga telegramet e drejtuara Ministrisė sė Jashtme britanike, ku thuhet se Anglia ėshtė e gatshme tė ndihmojė pretendimet e grekėve pėr Jugun e Shqipėrisė. Gjithashtu nė njė nga pjesėt e telegramit nė bazė tė tė dhėnave tė njė informatori tė anglezėve nė Shqipėri thuhet se jugosllavėt dhe shqiptarėt janė duke kryer bisedime nė lidhje me bashkimin e dy vendeve.
    Telegram i drejtuesit britanik nė Bazėn Qendrore tė Mesdheut Cazerta, Bari, Itali, z. Broad, drejtuar Ministrisė sė Jashtme angleze
    Federata e propozuar Jugosllavi-Shqipėri
    Telegram nga z. Broad, Kazerta
    Nr. 1251. 28 qershor, 1945.
    Marrė mė 29 qershor, 1945, Shqipėri
    I referohet telegramit tė Beogradit 680 (R 8647/30/92). Raporton zėra pėr negociatat sekrete mes qeverive shqiptare dhe jugosllave pėr tė marrė nė konsideratė njė federatė nė tė ardhmen. Pėrmenden incidente qė mbėshtesin kėto zėra. Opozita shqiptare do tė ishte e shtrirė plotėsisht.
    Terrorizmi i momentit nė Maqedoninė greke mund ta bėjė kėtė situatė mė tė lehtė pėr jugosllavėt.
    Brigadier Hodgson do t'ju ishte mirėnjohės pėr komentet e zotit Stevenson.
    E kam diskutuar kėtė me z. Hauter. Nėse federata bėhet realitet, duhet tė marrim nė konsideratė t'iu japim njė mbėshtetje mė tė fortė pretendimeve greke pėr Epirin e veriut. Duhet tė kuptojmė mė mirė komentet e zotit Stevensmis.
    Telegram i drejtuesit britanik nė Bazėn Qendrore tė Mesdheut Cazerta, Bari, Itali, z. Broad, drejtuar Ministrisė sė Jashtme angleze
    Shpėrndarja e kabinetit
    Nga zyra e ministrit rezident nė Mesdheun Qendror, Kazecra, pėr Zyrėn e Jashtme
    Z. Broad D: 9.2 p.m. GMT 28 qershor, 1945
    Nr. 1251 R: 11.55 p.m. DBST 28 qershor, 1945
    I pėrsėritur nė Beograd
    Me rėndėsi
    Telegrami i Beogradit Nr. 680 pėr ju.
    1. Zyrat e Forcave Aleate kanė marrė njė telegram nga Misioni Ushtarak Britanik nė Shqipėri qė i njoftonte pėr njė raport tė pakonfirmuar nga njė informator i sigurt, se tani po kryen disa negociata sekrete mes qeverive shqiptare dhe jugosllave pėr njė federatė nė tė ardhmen e shpejtė.
    2. Njė civil i arsimuar informoi njė zyrtar tė Misionit Ushtarak Britanik mė 26 qershor se dy parti tė Jugosllavisė kanė ardhur nė Tiranė pėr tė organizuar reforma agrare dhe pėr tė riorganizuar zyrat e qeverive. Ai shtoi se ai besonte se F.N.C.-ja do tė bashkohej me federatėn jugosllave dhe se hapi tjetėr do tė pėrfundohej me dorėzimin e Kosovės.
    3. Brigadier Hodgson i mbėshtet incidentet e mėposhtme, duke u mbėshtetur nė zėrat e mėsipėrme.
    (a) Vizita e fundit nė Beograd e tre zyrtarėve tė lartė shqiptarė, pėrfshirė dhe shefin komisar, lejtnant-gjeneral Xoxe.
    (b) Vizita e lejtnant-gjeneral Milovan Djilas nė Tiranė.
    (c) Pohimet e pazakonta pėr aktivitetet greke dhe pretendimet pėr Epirin nga ministri Patiniē.
    (d) Njė raport i pakonfirmuar tė arrestimeve tė shumta greke nė zonėn e Koritzės.
    4. Brigadier Hodgson pohon se opozita shqiptare pėr njė federatė tė tillė do tė ishte nė masė, veēanėrisht nė Shqipėrinė veriore, ku frika pėr agresionin sllav predominon. Gjithashtu do tė priteshin kundėrshtime edhe nga tė gjitha rangjet e ushtrisė shqiptare, pėrfshirė dhe nga zyrtarėt e lartė. Nė pikėpamjen e kėsaj pėrpjekjeje, ai sugjeron tė hyjnė trupa jugosllave nė Shqipėri, nė mėnyrė qė tė sigurojnė pranimin paqėsor tė federatės, nėse kjo njoftohet.
    5. Histori pėr qėndrimin agresiv tė Greqisė mbi Epirin mund tė pėrdoren si njė justifikim i brendshėm shqiptar pėr njė infiltrim tė tillė tė armatosur, dhe nė njė rast tė tillė propaganda gjithnjė e nė rritje antigreke nga burimet jugosllave mund tė jetė njė paralajmėrim i brendshėm (Ju lutem shihni telegramin e Beograditi nr. 1009).
    6. Brigadier Hodgoson do tė mirėpriste ēdo koment qė Madhėria e Tij, Ambasadori nė Beograd, do tė dėshironte tė bėnte pėr historinė e mėsipėrme.

    Telegrami i ambasadės greke drejtuar ministrit tė Jashtėm anglez
    Greqia: Shqipėria do bashkohet me Jugosllavinė
    Pėr vendin helenik ēėshtja politike mė e rėndėsishme nė vitin 1945 ishte thashethemnaja pėr krijimin e njė federate tė re ballkanike. Ajo ua kishte paraqitur shqetėsimet e saj pėr bashkimin e Shqipėrisė me Jugosllavinė tė gjitha vendeve mė tė fuqishme perėndimore. Greqia i druhej njė bashkimi tė dy vendeve komuniste, kjo pasi Shqipėria nga ky bashkim do fuqizohej shumė ushtarakisht dhe do t'u bėnte ballė sulmeve tė ushtrisė greke, tė cilat ishin tė shpeshta nė kufirin midis dy vendeve. Vetėm pak kohė pas ēlirimit tė vendit dhe kapitullimit tė Gjermanisė naziste, vendi helen kishte hedhur pretendimet e veta pėr jugun e Shqipėrisė me tezėn e bashkimit tė Greqisė me Epirin e Veriut. Nė kėtė pikė ajo shpesh kėrkonte mbėshtetjen e fuqive tė mėdha perėndimore. Dhe qė tė arrinte kėtė mbėshtetje ajo u jepte atyre shpesh herė informacione lidhur me bashkimin e Shqipėrisė dhe Jugosllavisė nė njė federatė tė vetme. Gazeta Tirana "Observer" boton njė nga telegramet e ambasadės greke nė Londėr drejtuar Ministrisė sė Jashtme angleze nė lidhje me informacionet pėr krijimin e federatės sė re ballkanike. Nė telegram duket qartė shqetėsimi i ministrit grek tė Punėve tė Jashtme. Ai i kėrkon Ministrisė sė Jashtme angleze qė tė vėrtetojė informacionin qė ata kanė nė lidhje me shpalljen e federatės sė re ballkanike. Sipas grekėve, Shqipėria do ta shpallte kėtė federatė nė mbledhjen e Asamblesė Kombėtare Shqiptare nė vitin 1946. Por edhe sipas pėrgjigjes sė telegramit nga ana e Ministrisė sė Jashtme britanike informacioni i dėrguar nga ana e qeverisė greke ishte i saktė. Nė pėrgjigjen e dėrguar, anglezėt thonė se sipas informacioneve qė ata kanė ekspertė sovjetikė janė duke pėrgatitur draftet ligjore pėr kėtė bashkim. Por siē duket tė gjitha parashikimet dhe raportet e anglezėve dhe grekėve pėr krijimin e federatės Jugosllao-Shqiptare nė vitin 1945 shkuan kot. Pasi nė Asamblenė Kombėtare, nė vitin 1946, Shqipėria u shpall Republikė Popullore, duke hedhur poshtė tė gjitha dyshimet pėr bashkimin e dy vendeve.
    Telegram i ambasadės greke drejtuar Ministrisė sė Jashtme angleze
    Bashkimi i Shqipėrisė me Jugosllavinė
    Numėr regjistri: R 21104/237/90
    E komunikuar nga ambasada greke
    Nr. 9698/ST/89/45
    Mė datė 17 dhjetor, 1945.
    Marrė mė 18 dhjetor, 1945
    Letra e fundit, R18384
    Memorandum me tekstin e mesazhit nga ministri grek i Punėve tė Jashtme qė raporton informacionin nga burimet shqiptare me rezultatin se kur Asambleja Kombėtare Shqiptare tė mblidhet, vendimet qė do tė merren do tė jenė tė barazvlefshme me bashkimin e Shqipėrisė me Jugosllavinė.
    Kjo mund tė jetė e vėrtetė, meqė informacioni ka ardhur nga Roma, ku tani po jetojnė disa nga armiqtė politikė tė Hoxhės. Nuk kemi marrė asgjė nga Misioni Ushtarak dhe ambasadori grek nuk ėshtė informuar.
    Pėr ruajtje personale. Letrat e kėsaj dosjeje janė cituar nė historitė apo publikimet zyrtare.
    Telegram i ministrit tė Punėve tė Jashtme tė Anglisė drejtuar ambasadės greke nė Londėr
    Ambasada mbretėrore e Greqisė
    51, Upper Brook Street
    W.1
    Nr. 9698/ST/8a/45.
    Memorandum R21104, 8 dhjetor 1945
    Teksti i mesazhit nga ministri i Punėve tė Jashtme pėr Ambasadėn greke, Londėr
    "Informacioni i marrė nga burimet shqiptare, dhe tė cilat u janė transmetuar ju me tė gjithė pėrmbajtjen, tregon se ku Asambleja Kombėtare Shqiptare tė mblidhet, vendimet, nė njė moment tė pėrshtatshėm, do tė merren nė favor tė bashkimit nė njė formė apo tjetėr tė Shqipėrisė dhe Jugosllavisė. Sipas informacionit tonė, ekspertėt rusė (anėtarė tė misionit tė madh dhe shumėformėsh rus) po pėrgatitin draftin e ligjeve kushtetore dhe legjislative, me qėllim pėr pėrmbushjen e qėllimit tė shpėrmendur".
    Londėr, 17 dhjetor, 1945

  20. #180
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    19-02-2007
    Postime
    1,335
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Citim Postuar mė parė nga dias10 Lexo Postimin
    Arritja me e madhe e serbeve, ka qene ajo, qe shqiptaret te vrisnin njeri-tjetrin dhe kesaj ja arriten me se miri gjate pushtetit te E. Hoxhes. Fara e urrejtjes qe u mboll gjate asaj kohe hodhi rrenje te thella. Ndasite dhe hendeqet politiko-klasore te E. Hoxhes kane si fryt ate ndarje radikale politiko-klanore ne shoqerine e sotme shqiptare. Ky sukses serb, u arrit vetem nepermjet pushtetit te E. Hoxhes. Pasojat e kesaj politike do te jene afatgjata dhe vete gjendja jone e tregon kete. Per me teper, gjasat jane, qe do te kete gjithmone nje grup shqiptaresh, qe do te punojne fort kunder pjeses tjeter. Ata do kene masken e pershtatshme politike ne varesi te situates globale(psh ne kapitalizem do te cirren se jane parti e progesit), si dhe instrumentat propagandistike-mediatike per kete qellim. Ata do te kene dhe pseudopatriotat, me kendveshtrim "te ndryshem" te gjerave si personi i sipercituar, qe natyrisht do jene te merzitshem dhe patetike.
    Serbėt nuk ia arritėn gjatė sistemit komunist qė t'i yshtnin shqiptarėt tė vrisnin njėri tjetrin sepse serbėt para Luftės sė Dytė, nėn pushtetin Zogist, e kontrollonin dhe i vrisnin shqiptarėt; si nė Shqipėri po ashtu edhe jashtė Shqiperisė!
    Nė faktė, serbėt edhe e sollėn Ahmet Zogun nė dhjetor tė vitit 1924 serish nė Shqipėri, ku i ndihmuan qė tė merrte serish pushtetin!
    Po ata serbė me ndihmėn e anėtarit tė partis Radikale Serbe qė e udhėhiqte Nikolla pashiqi Ceno Bej Kryeziu gjėnė e parė qė bėnė ishte vrasja e patriotėve shqiptarė!
    PRa, u vranė Avni Rustemi, Bajram Curri, Luigj Gurakuqi, hasan prishtina e shumė intelektual tė paraluftės tė cilėt nuk pajtoheshin me pushtetin sadist tė Zogut.
    Nga ndalimi i fjalės sė lirė ( sepse po ta thoje vetėm njė fjalė kundra Mbretit tė varnin nė LItar midis sheshit) edhe shkrimtarėt si MIgjeni ishin tė detyruar tė shkruanin me pseudonime!
    P.S.
    UF, mė falni se gabova sepse regjimi i Enver Hoxhės ėshtė fajtor pėr vrasjen e Avniut, bajramit, Luigjit, Hasanit e tė Hasanave tjerė!

Faqja 9 prej 19 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  2. Ēėshtja Ēame
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 18:56
  3. Ortodoksia dhe Shqipėria
    Nga shendelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16
  4. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29
  5. Abaz Ermenji
    Nga Eni nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 13:11

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •