Close
Faqja 3 prej 19 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 376
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    AKTUALITET

    Gati ngritja e Institutit tė Kujtesės pėr zbardhjen e krimeve komuniste

    08-02-2010 / Gazeta 55


    Kryeministri Berisha flet nė mbledhjen grupit parlamentar tė Partisė Demokratike, duke e konsideruar si tė dhimbshme vrasjen e 19 personave identiteti i tė cilėve ende nuk ėshtė bėrė i ditur, nga regjimi barbar komunist. Berisha tha se 19 personat janė ekzekutuar nga regjimi i Enver Hoxhės. “Janė gjetur trupat e 19 tė ekzekutuarve. Nuk dihet koha. Janė kėto tė grupit tė deputetėve, tė ekzekutar pa gjyq, apo ngjarjeve tė ambasadave, kėtė do ta thonė analizat” – u shpreh kryeministri. Sipas kreut tė qeverisė ėshtė e sigurt se ata janė ekzekutuar me njė plumb pas koke. Kryeministri pohoi se pas analizave tė ADN-sė do identifikohen viktimat. Berisha tha se edhe pse ligji i lustracionit nė konflikt tė plotė u hodh poshtė, demokracia mbi varre nuk mund tė flerė. Kreu i qeverisė ka kėrkuar ngritjen e Institutit tė Kujtesės, tė ngjashėm me institutin ēek, qė synon tė zbardhė tė vėrtetėn e barbarive tė regjimit komunist. “Instituti ka tė drejtėn e dėrgimit nė Prokurori tė materialeve qė faktojnė krime tė rėnda, por s’ka tė drejtė tė ketė seksione prokurorie e gjykate”, shtoi ai. Sipas kreut tė qeverisė, Instituti me tė vėrtetat qė do u japė shqiptarėve, mund tė japė kontribut nė ndarjen e shoqėrisė shqiptare nga diktatura.

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    pergezime per temen..

    shume gjera interesante ke sjelle..

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Dom Shtjefėn Kurti, martiri pa varr


    08/02/2010

    "Shqip"

    Njėzet vjet kėrkime kanė hedhur dritė mbi jetėn e tij, por nuk ia kanė dalė tė gjejnė varrin
    “Kur unė kam lindur, ai ishte nė burg. Pėr herė tė parė, e kam parė pas amnistisė sė 5 majit mė 1963. Shkoi tė banonte te kisha prapa 15-katėshit. Atje gjendej ‘Shtėpia e Priftit’”, tregon 59-vjeēari Nikolin Kurti, nipi i Dom Shtjefėn Kurtit, priftit tė nderuar qė vijoi tė pagėzonte fėmijė edhe pas mbylljes sė kishave dhe xhamive nė vitin 1967. Ekzekutimi makabėr i priftit 73-vjeēar nė vitin 1971, ndėrgjegjėsoi botėn perėndimore pėr ferrin komunist shqiptar.

    “Natėn e dytė pas lirimit erdhi nė shtėpinė tonė. Babai po rrinte te dera e shtėpisė. Nga njėra anė priste tė vėllain nga ana tjetėr shihte se mos pėrgjonte ndokush”, rikujton Nikolini, nė atė kohė, dymbėdhjetė vjeē.

    “Qe njė burrė i gjatė, i hollė. Filloi tė na ngacmonte pėr njohuritė mbi historinė dhe gjeografinė. Na provokonte nė italisht. Pas dy javėsh e caktuan prift nė Gurrėz tė bregut tė Matit, Komuna e Fushėkuqes. Axha tjetėr qe atje. Ne shkonim me tren deri nė Laē gjatė verės dhe takoheshim me axhėn, i cili filloi tė na mėsojė italishten”.

    Katėr vite mė vonė, puna e Dom Shtjefnit si prift u ndėrpre. Kisha u kthye nė magazinė, e mė pas nė Vatėr tė Kulturės Popullore, njė lloj i ri kulti i fesė komuniste. Dom Shtjefni nuk u dorėzua. Vijoi tė kryente pagėzime nė ilegalitet.

    “Nė qershor tė vitit 1970 u arrestua pėr herė tė dytė. E spiunuan dhe e akuzuan pėr vjedhje dhe sabotim tė pronės socialiste. Nė korrik tė vitit ‘71 u bė njė gjyq i hapur para popullit qė zgjati tri ditė. Ai u mbrojt ashpėr. U dėnua me pushkatim si anėtar i grupit armiqėsor tė Durrėsit. Mė 29 shtator 1971 u pushkatua. Nė mars tė vitit 1973 lajmi u pėrhap nėpėr botė dhe familja mė nė fund u informua”, rikujton Nikolini.

    Dom Shtjefni iu nėnshtrua njė gjyqi popullor qė zgjati pėr tri ditė. Ai nuk i bėri lutje pėr falje Presidiumit tė Kuvendit Popullor.

    Vrasja e tij shkaktoi telashe tė shumta pėr qeverinė komuniste. Media ndėrkombėtare raportoi gjerėsisht mbi ngjarjen.

    “Im atė dėgjonte lajmet te RAI dhe nė mars tė vitit 1973, dėgjoi folėsen qė raportoi se Dom Shtjefėn Kurti qe ekzekutuar. Po nė tė njėjtin ēast, zhurmuesi i televizionit shqiptar hyri nė punė dhe sinjali u ndėrpre”, tregon Nikolini. Dokumentet e grumbulluara prej tij nė Arkivin e Shtetit Shqiptar, nė Kosovė e nė Maqedoni, flasin pėr tronditjen e shkaktuar nėpėr botė.

    Nė Nju Jork, emigrantėt shqiptarė atje sulmuan pėrfaqėsinė e shtetit komunist nė Organizatėn e Kombeve tė Bashkuara, por u ndaluan nga qeveria dhe u mjaftuan me goditje me vezė.
    “Qė pas viteve ’90 kėrkuam eshtrat e tij”, thotė Nikolini. “Shkuam nė Shishtufinė ku thuhej se qenė varrosur tė pushkatuarit, por nuk gjetėm asnjė dokument.

    Nė vitin 1993 Kisha Katolike gjeti eshtrat e Mark Dushit dhe Zef Bicit. Bėnė njė pėrkujtimore dhe vunė tre arkivole, ku njėri qe bosh. Arkivolet i dėrguan te kisha Shna Ndout te gjimnazi “Partizani”. Tani janė nė katedralen e Tiranės. Varri i Dom Shtjefėn Kurtit mbetet bosh.

    Vitin e kaluar, Agroni e mori nė telefon Nikolinin dhe i dha lajmin. Njė nga dėshmitarėt e pushkatimit thotė se njė prej varreve tė zbuluara i pėrket Dom Shtjefėn Kurtit. U gjet njė orė xhepi dhe disa sende tė tjera identifikuese. “Mora nė telefon pėrfaqėsuesit e kishės. Ishim shumė tė lumtur qė mė nė fund axha do tė ketė njė varr tė denjė. Por kisha, e cila e ka Dom Kurtin nė proces lumturimi, kėrkoi analizat e ADN-sė. Pesė anėtarė tė familjes sime dhanė kampione gjaku pėr analizat qė u kryen nė Bari. Profesoresha qė kreu analizat tha ‘kjo ėshtė puna mė e mirė qė mund tė bėj nė jetėn time. Tė identifikoj eshtrat e njė martiri tė kishės’”, tregon Nikolini.

    Pėrgjigjja qe negative. Eshtrat e zbuluara nuk i pėrkasin Dom Shtjefnit. Dokumentet pėr varrin e tij ka gjasa qė gjenden ende nė arkivin e Shėrbimit Sekret Shqiptar, i cili u krijua nė vitin 1994 duke u ndarė nga Ministria e Brendshme, por tėrhoqi me vete njė pjesė tė konsiderueshme tė dosjeve. Pėr turpin e shtetit demokratik shqiptar, Shėrbimi Informativ vijon tė ruajė si sekret edhe informacionin qė mund tė sjellė zbulimin e varreve.

    “Pėr tė gjithė udhėheqėsit komunistė qė u ekzekutuan nė atė kohė, arkivat u hapėn. U hapėn edhe nė kohėn e qeverisjes sė parė tė Partisė Demokratike. Vetėm pėr antikomunistėt mbahen ende sekret”, thotė Nikolini.

    “Nė vitin 2002, i dėrgova njė shkresė zyrtare Ministrisė sė Brendshme ku i kėrkoja informacione arkivore mbi ekzekutimin e axhės. Mė kthyen njė pėrgjigje zyrtare me shkrim ku thuhej se nuk dispononin asnjė informacion. Tani rezulton se kanė gėnjyer.”

    Sipas njė procesverbali tė zbuluar vonė, lista me emrat e tė ekzekutuarve nė varrin masiv 313 ekziston. Aty shkruhet se trupi i pajetė i Dom Shtjefėn Kurtit ėshtė pėrdorur si kadavėr nė morg. Asgjė nuk dihet mė tej. Dihet vetėm se diku nė ndonjė qoshe arkivi, procesverbali i ekzekutimit me gjithė emrat e pėrgjegjėsve dhe ndoshta me tė dhėna mė tė hollėsishme, qėndron nė pritje. Pret qė ndėrgjegjja jonė kolektive tė zgjohet dhe t’u japė njė varr rreth 2500 njerėzve tė pafajshėm qė u ekzekutuan kur tė gjithė shqiptarėt e tjerė heshtnin dhe nė fakt, vijojnė tė heshtin.

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Varrezat, shperblim per informatoret

    E Marte, 09 Shkurt 2010


    Rozeta Rapushi

    Shperblim per te gjithe ata persona qe kane dijeni, apo mund te kontribuojne ne gjetjen e varreve masive per ekzekutimet e bera gjate kohes se komunizmit. Kryeministri Sali Berisha, duke shprehur dje tronditjen per lajmin e zbulimit te varrezes masive ne veri te kryeqytetit, ku u gjeten 19 trupa te ekzekutuar me plumb ne koke gjate sistemit komunist, u shpreh se qeveria e tij do te jape shperblim per te gjithe ata qe do kontribuojne apo qe kane dijeni per varreza te tilla. "Qeveria do te vendose shperblim, per te gjithe ata qe do te kontribuojne dhe qe kane dijeni. Personi qe e gjeti kete varreze do te shperblehet edhe per kete rast. Ne e kemi nje detyrim te madh qe te mos leme ne harrese, te gjitha ata qe u martirizuan per lirine dhe vlerat e saj", tha Berisha. Sipas tij, ende nuk dihet se kush jane personat e gjetur diten e djeshme dhe koha e te ekzekutuarve, aq me pak nese kane qene apo jo pjese e grupit te deputeteve, apo jane te ekzekutuar pa gjyq, apo ndoshta jane te vitit' 90 dhe te ngjarjeve te ambasadave. "Me duhet t'u rrefej ketu, se ne 12 gusht te viti 1990 ne takimin me intelektualet qe diktatori Ramiz Alia zhvilloi, ishte skulptori Montaz Dhrami qe me nje kuraje qytetare, teksa po diskutonin per lirine e informacionit dhe po e kerkonin lirine e informacionit si nje te drejte, zoti Dhrami tha keto fjale: "Shoku Ramiz, kjo eshte e domosdoshme, sepse ne Tirane flitet per 50 te pushkatuar ne "Malin me Gropa". Pergjigja ishte se mali ka gropa, por nuk ka kufoma",-tha kryeministri, duke shtuar se do te behet nje analize e hollesishme dhe kufomat do te identifikohen nepermjet AND-se dhe te gjitha analizat e tjera. Per te shkuar me tej, Berisha u shpreh se qeveria e tij do te krijoje shume shpejt nje organizem te vecante per te kerkuar te ekzekutuarit e asaj kohe, kudo. Nderkohe qe ne Parlament eshte ligji per Institutin e Kujteses Kombetare. "Ju lutem ta shqyrtoni ligjin dhe te avanconi ngritjen e ketij instituti, i cili dallon nga instituti polak, i cili ka seksione policie, seksione gjykatash, etj. Ky eshte nje institut i ngjashem me institutin cek, i cili synon te zbardhe te gjithe te verteten e barbarive te regjimit komunist", vijoi kryeministri. Sipas tij, instituti ka gjithashtu te drejten e dergimit ne prokurorine e vendit te materialeve te cilat faktojne krime te renda, por nuk ka te drejte te kete as seksione prokurorie, hetuesie, apo gjykate. Kryeministri shprehu besimin se nje institutit i tille, me punen e tij dhe studimet, do te nxjerre te vertetat ne shesh perballe shqiptareve si dhe mund te jape nje kontribut ne ndarjen e shoqerise shqiptare nga periudha me e zeze, me mizore, me barbare e historise se saj, qe ishte diktatura hoxhiste. "Ngritja e nje institucione apo e nje task force, e cila te mund te gjeje trupat e te reneve per liri dhe dinjitet njerezor, per besimin tek zoti, besimin tek vendi, besimin tek vlerat, eshte e domosdoshme", u shpreh Berisha.



    Kryeministri kerkon shpalljen deshmore, te "diversanteve"

    Qeveria do t'i shpalle deshmore te lirise, luftetaret e lirise qe hyne nga te gjitha anet ne territorin e Shqiperise, per te permbysur diktaturen. Ishte pikerisht kryeministri Sali Berisha, qe informoi dje deputetet ne grupin e tij parlamentar, se qeveria ka marre nje vendim qe t'i shpalle keta persona, deshmore te lirise. "Askush nuk e di se ku prehen eshtrat e luftetareve te lirise, qe ne kuadrin e kompanise 4000 hyne nga te gjitha anet ne territorin e Shqiperise per te permbysur diktaturen. Qeveria ka marre nje vendim qe t'i shpalle ata, deshmore te lirise. Vendimi duhet te konkretizohet sepse ata erdhen me nje mision te madh per te cliruar vendin nga diktatura. U parashutuan, hyne nga territore te tjera, me nje qellim te vetem, permbysjen e regjimit komunist. Po keshtu ekzekutimet dhe zhdukja e trupave kane shoqeruar diktaturen deri ne fundin e saj vitin 89", tha dje kryeministri. Sipas tij, keta persona nuk i ekzekutoi as serbi as pushtuesit e tjere, por regjimi i Enver Hoxhes "Ne vende te tjera ish komuniste eshte bere shume me teper per gjetjen e varrezave dhe te trupave. Askush nuk e di se ku prehen kolose dhe intelektuale te kombit, luftetare te paepur te lirise se tij, themelues te pavaresise se ketij vendi, por edhe qytetare te thjeshte te cilet ekzekutoheshin vetem e vetem qe Shqiperia te mbahej nen terror", vijoi kreu i qeverise.

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Nė varrezėn e Dajtit,"grupi armiqėsor" i naftės.





    Grupi armiqėsor nė naftė gjoja u zbulua nė vitin 1976. Dėshmitarė tė asaj kohe tregojnė se nė tė vėrtetė nuk kishte njė grup armiqėsor dhe as sabotim, pėrkundrazi industria e naftės kishte ecur me ritme tė shpejta dhe kjo ishte edhe falė inxhinierėve qė u ekzekutuan nga regjimi. Njė nga tė njohurit e tyre edhe ai inxhinier i naftės nė atė kohė, ka rrėfyer se kishte mėsuar se ekzekutimi ishte kryer nė Dajt. Vrasja e tyre u bė si pjesė e skemės sė terrorit komunist qė ekzekutonte njerėz qė i shihte si tė rrezikshėm pėr veten e tij. Nga gjyqi i kėtij grupi tė ashtuquajtur armiqėsor u dėnuan me vdekje Koēo Plaku dhe Milto Gjikopulli, ndėrsa tė tjerėt u dėnuan me 25 vjet burg, pėrfshi edhe zėvendėskryeministrin e asaj kohe dhe ministrin e fushės. Kjo periudhė ėshtė mbushur me gjetje grupesh armiqėsore dhe njė pjesė e mirė e kėtyre personave dėnoheshin me vdekje, pjesa mė e madhe e tyre ishin intelektualė.
    09/02/2010

    standart

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Dosjet e Diktaturės, zbulohen dokumentet e torturave ēnjerėzore

    » Dėrguar mė: 09/02/2010 - 12:14

    Admirina Peēi,Gazeta Shqiptare,Tirane

    Fati i tyre ishte i vendosur. Rruga drejt vdekjes ishte e projektuar tashmė pėr tė gjithė ata, qindra e qindra klerikė, intelektualė, dhe gjithkush tjetėr qė u cilėsua “Armik i pushtetit popullor”. Por, deri nė momentin qė dhanė shpirt, shumė prej tyre provuan torturat mė tė tmerrshme.
    Prej 20 vitesh pėshpėriten nėn zė ngjarje makabre, dalin dėshmi rrėqethėse, e megjithėkėtė, ende sot, gjysmė shekulli mė vonė, ende nuk kemi zbuluar as majėn e ajsbergut. Pėrmasat e asaj qė ka ndodhur janė pėrtej ēdo caku tė imagjinueshėm.
    Viti 2009. Muaji nėntor. Nė veri tė kryeqytetit, nė rrėzė tė malit tė Dajtit zbulohet njė varr masiv, ku “preheshin” eshtrat e 19 personave tė panjohur. Dyshohet tė jenė 19 viktima tė diktaturės. Historinė e tyre ende nuk e dimė. Ē’vuajtje hoqėn? A i kishin torturuar? Cilat ishin fjalėt e fundit qė thanė? Kush ishte ekzekutori? Kush e urdhėroi kėtė ekzekutim…?
    Dhe kjo ėshtė vetėm njė ngjarje, njė prej shumė e shumė tė tjerave, ngjethėse, tė paperceptueshme.
    Pėrtej kėsaj ngjarje, qė na shėrben si njė shtysė, njė personazh mund tė na zbulojė pak mė tepėr se maja e ajsbergut, nė gjithė kėtė histori makabre, qė ende rri pezull, e fshehur, ndėr gropa e varre masive e ndėr dosje tė errėta tė ish-Sigurimit tė Shtetit. Ky personazh ėshtė Dr.Pjetėr Pepa. Sapo ka botuar librin e tij “Dosja e diktaturės”, ku shumė dėshmi e dokumente arkivore tė panjohura, janė pėrfshirė nė tė. Ai e sheh kėtė libėr si njė pėrpjekje pėr tė zbuluar kėtė histori tė errėt dhe e thekson qė nė krye “…ia kushtoj dhimbjes shqiptare”.
    “Njė libėr-dėshmi aq shumė llahtarisės, pėrvojė e zezė, absurde, tragjike, qė tė bėn tė ulėrish: “O Zot, ku jetuam ashtu! Nė ē’sistem? Si duruam?...” Kėshtu shkruan Visar Zhiti, ndėrsa thekson se Pjetėr Pepa “s’bėn asgjė mė tepėr, veēse nxjerr nga thellėsitė e ferrit njė pjesė fare tė vogėl tė viktimave tė diktaturės komuniste shqiptare, nxjerr skelete e kafka tė grumbulluara nė njė ajsberg makabėr mbi oqeanin e gjakut dhe tė lotėve. Ishin shumė, ishin tmerrėsisht shumė tė vrarėt, edhe mė shumė ishin ata qė interesoheshin tė zhuritur pėr ta. Kėrkonin vendet e pushkatimit, kėrkonin eshtrat baltėrave, hendeqeve, humnerave tė harrimit, kėrkonin klithmat, amanetet, kėrkonin nderin e shpuar me plumb…”
    Nė njė pjesėz rrėfimi nė vetėn e parė, Pjetėr Pepa shkruan: “Tani jam futur nė atė godinėn m’u nė qendėr tė Tiranės, pozante nė tė parė, por e sikletshme kur hyn brenda... Ėshtė ajo... Ministria e Punėve tė Brendshme, ministria e zbulimit tė krimit, por qė mjerisht, pėr njė gjysmė shekulli u kthye nė ministri tė sajimit tė tij... Aty u projektuan tmerret e vrasjet, aty filloi ēdo gjė qė shpiku e zbatoi diktatura e zezė... E jam nė atė zyrė ... para meje qėndron njė njeri si gjithė tė tjerėt, qė puna i kėrkonte qetėsi e gjakftohtėsi e ai pėrpiqej ta gjente sido qė jeta i kishte ngarkuar dhe halle tė tjera... e ndėrsa flisja me tė, ose mė saktė ai fliste me mua, mendja mė kishte fluturuar nė ato 50 vitet e kalvarit tė popullit tim, nė ato sa e sa jetė tė kėputura nė mes... e tė gjitha kėto nga kjo shtėpi e bukur, nga kjo zyrė, nga kjo Ministri! E destinuar pėr 50 vjet tė luftojė krimin, ajo s’bėri tjetėr veēse e sajoi atė... Gllabėroi qindra, mijėra njerėz tė pafajshėm dhe hėngri edhe kokėn e vet, aq sa nuk mund tė gjendet ndėrtesė apo institucion tjetėr nė botė qė gjatė 50 viteve tė ketė ngrėnė nė kėtė mėnyrė kokat e titullarėve tė vet... Koēi Xoxe, Kadri Hazbiu, Feēor Shehu, Mehmet Shehu... tė gjithė tė pushkatuar, tė vrarė, ose tė vetėvrarė pėr po ato faje qė ata kishin sajuar pėr tė tjerėt... Pikėrisht nė atė godinė ka marrė rrugėn pėr tė zbardhur shumė tė vėrteta tė dhimbshme, ka mbėrritur tek shumė dosje, brenda tė cilave fshiheshin ngjarje tė tmerrshme.
    Ky libėr zbulon shumė histori tė fshehura, makabre, thuajse nė ēdo faqe tė tij. Por, nė kėtė prezantim vlen tė veēojmė disa faqe ku zbardhen dokumente arkivore rreth gjyqit tė Koēi Xoxes, ku dėshmitarėt, ish-shėrbyes tė zellshėm tė tij, nė momentin kur Xoxe ėshtė nė bankėn e tė akuzuarve, nuk hezitojnė tė rrėfejnė edhe detajet mė tė imėta e thellėsisht tronditėse nga torturat qė aplikonin me tė burgosurit e tė gjithė ata qė i vranė pa gjyq. Ata dėshmojnė, duke synuar t’i ējerrin maskėn mizorit Xoxe, me njė ndjenjė neveritėse sinqeriteti, pėr torturat mė ēnjerėzore, qė kanė aplikuar ndaj tė burgosurve dhe tė gjithė atyre klerikėve dhe intelektualėve, fatin e tė cilėve e kishin vendosur ata vetė, pa gjyq.

    *
    DEKLARATA MBI SHKELJEN E LIGJEVE NĖ FLAGRANCĖ: NGA ZOI THEMELI
    1. “Mbas ngjarjeve tė 9 shtatorit nė Shkodėr, 4-5 ditė, s’mė kujtohet mirė, mė thirrėn nga DSSH nė Tiranė. Kėtu, mbasi u takova me Nestin K. (Kerenxhin) arthi edhe Koēi Xoxe. Ky mbasi mė pyeti pėr ngjarjen qė ndodhi dhe pse ndodhi, mė tha se duhej patjetėr tė bėnim ēarmatimin rrėnjėsor nė popull. Nė kėtė rast unė i thashė se nuk ishte e lehtė dhe se populli nuk i dorėzonte armėt kollaj, ai ėshtė i lidhur ngushtė me armėn dhe ishte e zorshme qė tė bėhej ēarmatimi. Por Koēi me nervozitet mė thotė se duhej bėrė patjetėr ēarmatimi, situata s’ishte e qartė dhe s’duhet tė kishte armė nė popull. Pastaj shtoi se duhej kapur patjetėr Jup Kazazi dhe duhej bėrė ēarmatimi, tė pushkatonim njerėz me influencė dhe patjetėr duhej t’ia arrinim atij qėllimi. Me kaq edhe u largue. Mė vonė, pas 3-4 ditėsh, kur vajta nė Shkodėr, mėsova se kėtė urdhėr ua u kishin dhėnė edhe organeve tė tjera si policisė, kėtė e mora vesh pasi nė kėtė kohė organet e policisė filluan nga veprimi pa asnjė marrėveshje me organet e sigurimit. Kjo shkaktoi qė ne ta shtrojmė nė komitet dhe t’i koordinojmė veprimet sido qė u vranė pa gjyq mė se 6-7 vetė. Kėtu vlen pėr t’u shėnuar se nė kėtė kohė nuk u bė vetėm nė Shkodėr ēarmatimi por nė gjithė Shqipėrinė. Dhe i njėjti urdhėr i ėshtė dhėnė tė gjithėve, ku janė pėrdorur torturat nė masė dhe janė pushkatuar njerėz pa gjyqe, duke shkelur nė flagrancė ligjet e shtetit. Me sa kam dėgjuar, nė kėtė kohė ky veprim ėshtė bėrė pa dallim, si nė krahinat qė kishin luftuar kundėr okupatorit, edhe nė njerėz qė kishin marrė pjesė nė rreshtat partizane, ku edhe shumė nga kėta janė torturuar poshtėrsisht. Pėr tė gjitha kėto veprime dhe pėr shkeljen e ligjeve nė flagrance, siē u theksua edhe mė sipėr, ka urdhėruar personalisht vetė Koēi dhe ky ėshtė pėrgjegjės nė radhė tė pare”.
    2- “Nė fillim tė vitit 1945, pas lėvizjes sė Llesh Marashit, Preng Calit e tė tjerėve, nė qarkun e Shkodrės, Koēi Xoxe i dėrgon njė letėr Vaskė Kolecit, tė cilin e kishte dėrguar nė Shkodėr nė atė kohė, ku e udhėzonte qė tė bėheshin vrasje tė fshehta nė njerėz tė dyshimtė dhe tek paria e vendit, vrasje tė cilat tė justifikoheshin nė popull se gjoja ikėn etj. Pėr kėtė gjė Vaskė Koleci mė urdhėron mua nė emėr tė Koēit duke thėnė se pėr kėtė veprim kishte vėnė nė dijeni edhe gjeneral Mehmetin, qė kishte ardhur nė atė kohė pėr tė drejtuar operacionin. Letrėn unė vetė s’e kėndova, mbasi Vaska nuk ma dha por e pashė kur e mori dhe, mbasi e kėndoi, mė tha se si duhej tė vepronim, sipas urdhrit tė Koēit, i cili fliste se kėto veprime ishin nė interes tė Partisė. Pėr kėtė ēėshtje dhe sipas udhėzimeve, unė shkova nė shtabet e brigadave dhe bisedova qė tė bėhen vrasje tė fshehta, se ashtu urdhėronte Koēi. Ky urdhėr ėshtė dhėnė dhe nė operacionin e Kelmendit ku u bėnė vrasje tė tilla. Nė kohėn e operacionit (fillim i 1945-ės) nė Shkodėr u bėnė arrestime nė masė dhe pėr kėto veprime Koēi Xoxe kishte dėrguar Vaskė Kolecin. Arrestimet u bėnė duke pėrpiluar lista me emrat e atyre qė dyshoheshin por qė nė realitet pėr pjesėn mė tė madhe s’kishte fakte pėr t’ia paraqitur gjyqit. Pėr kėtė tė fundit i kemi thėnė shpeshherė Vaskė Kolecit, por ky thoshte se “tani do t’i arrestojmė dhe mbasi t’i procedojmė, atė qė s’ka faj e lirojmė”. Mirėpo kjo ishte demagogji dhe mbasi u arrestuan u shqyrtuan edhe ata qė s’kishin faj, tė cilėt jo vetėm nuk u liruan sipas udhėzimeve tė para dhe propozimeve tona, por na kėrkohej edhe llogari qė pse ishin arrestuar, duke na thėnė se tani duhej tė procedonim etj. Nga kjo mėnyrė veprimi s’kishte se si tė mos ndodhte qė tė mos bėheshin sugjerime pėr tė proceduar atė qė s’kishin fakte fajėsie”.
    3. “Po kėshtu ka ndodhur edhe mbas lėvizjes sė 9 shtatorit 1945, kur u dėrgua nė Shkodėr Nesti Kerenxhi, i cili dha udhėzime pėr arrestimet e tė dyshuarve edhe sikur kėta tė mos kishin fakte fajėsie, mjafton qė tė ishin tė dyshimtė. Pėr ata qė s’kanė faj u tha qė “do t’i lirojmė mė vonė”, por edhe kėtė radhė ndodhi si nė veprimet e para. Kėshtu qė s’ėshtė e vėshtirė tė kuptohet veprimtaria e udhėheqjes sė sigurimit e cila ishte krejt trockiste dhe bashibozuke; kėta vetė urdhėronin dhe pastaj kėrkonin gjoja edhe llogari se si ishin bėrė arrestimet”.
    4. “Pėr sa i pėrket legalizimit tė atyne qė burgoseshin, nė qarkun e Shkodrės ka patur njė numėr nga kėta qė nuk legalizoheshin brenda kohės qė caktonte ligji, ka ndodhur qė disa tė rrinin me muaj tė tėra gjersa t’i paraqiteshin gjyqit pėr t’i gjykuar, kjo ka ndodhur mė 1945-1946 dhe jo vetėm qė nuk legalizoheshin, por as qė kishin tė drejtė prokurorėt tė kontrollonin tė burgosurit se udhėzimet nga lart ishin qė derisa organet e sigurimit t’i paraqisnin proceset gjyqit, asnjėri s’kishte punė me tė burgosurit”.
    5. “Nga mesi i viteve 1947, me urdhrin e Koēi Xoxes ėshtė varur toger Hodo Habibi, unė nuk di qė tė ketė njė ligj ku tė pėrmbajė dėnimin me litar pėr ushtarakėt. Megjithėse kjo gjė iu kujtua nga mua Koēit, (nėpėrmjet Nesti Kerenxhit), ai (Koēi) pa marrė parasysh asgjė urdhėroi ekzekutimin”.
    DEKLARATA NGA NAUM BEZHANI
    1. …Prej kohėsh qysh nė ēlirim ka qenė nė burgun e armiqve tė popullit trockisti Aristidh Qendro. Ky mė 1946 ėshtė hequr nga divizioni i mbrojtjes sė popullit gjoja pėr t’u pėrcjellė nė burgun e Burrelit dhe ėshtė ekzekutuar nga kapiten Kapo Kapaj.
    2. ... Eshtė ekzekutuar pa gjyq nga kapiten Kapo Kapaj (i divizionit tė mbrojtjes) Jak Kodheli qė I mbaronte dėnimi si armik i popullit. Kjo ka ndodhur nė mars-prill 1947. Ky ishte mbuluar pak dhe i kishin dalė kėmbėt jashtė.
    DEKLARATA NGA KAPITENI I LEFTER LAKRORI
    ...Nė kėtė kohė ėshtė zhvilluar gjyqi i deputetėve dhe si u dha vendimi pėr tė gjithė ata qė u dėnuan me vdekje jemi ngarkuar t’i torturojmė pėr tė nxjerrė ē’ka kishin, Naum Bezhani, Siri Ēarēani dhe unė. Shoku Nesti shkoi me Komandantin nė Jug. Nė vend tė tij ishte Zihni Muēua. Gjithė materialin qė nxuarėm nga ata e mbajta unė derisa ardhi Nesti dhe si ardhi Nesti pėr gjithė elementin qė implikohej janė zhvilluar hetime, aty ka pasur dhe AP qė implikoheshin ku dhe dhe janė survejuar. Mė kujtohet Mark Ndoja, Shefqet Musaraj etj.
    METODA PĖR FSHEHJE GJURMESH TĖ KRIMEVE
    DEKLARATA NGA KOPI NIKO
    “Unė i nėnshkruari major Kopi Niko, i biri i Sotirit dhe i Ksanthipit, lindur nė Pogradec dhe tash banues nė Gjirokastėr deklaroj sa mė poshtė: Gjatė kohės qė kam punuar nė organet e Sigurimit tė Shtetit me urdhėr ose me dijeninė e eprorėve (emrat e tė cilėve do t’i theksoj nė rastet konkrete) kam kryer kėto vepra tė poshtra trockiste, antipopullore dhe antimarksiste: Kur kam qenė nė seksionin e Korēės druri dhe tortura kanė qenė mjete pune pėr ne. Unė kėtu do tė pėrmend vetėm njė rast, i cili karakterizon me tė vėrtetė metodėn e punės dhe deri ku mbėrriti poshtėrsia e saj. Aty nga fillimi i vitit 1946, nga torturat tona tė vazhdueshme ka vdekur nė seksionin e Korēės njė person nga katundet e Ersekės (emri i tė cilit nuk mė kujtohet) por mė vonė mund ta gjej, di se kishte qenė xhandar). Pėr ta maskuar vdekjen e tij para opinionit, kemi vepruar nė kėtė mėnyrė: Kemi therur njė qengj dhe gjakun e tij e kemi futur nė njė shishe, mbas kėsaj e kemi marrė kufomėn dhe e kemi vėnė nė njė makinė xhips dhe jemi larguar nja 15-20 km larg Korēės nė drejtim tė Ersekės, ku kemi qėndruar nė afėrsi tė njė katundi (shtoj se ka qenė natė). Mbasi ndaluam, e zbritėm kufomėn nga maqina, e vumė poshtė xhadesė nė njė arė dhe e qėlluam dy herė me revole nė kokė dhe mbas kėsaj i derdhėm nė vrimat ku kishte pėrshkuar revolveri gjakun e qengjit qė kishim marrė me vete pėr t’u treguar se ishte vrarė gjoja nė ikje e sipėr...
    DEKLARATA MBI METODAT DHE LLOJET E TORTURAVE:
    Metodat e torturave.
    1- Rrahje me dru deri sa tė bėhen plagė dhe tė bjerė mishi.
    2- Kruarje e plagėve tė qelbėzuara me dru.
    3- Ēpuarje e mishit me tel tė djegur.
    4. Elektrik nė veshė.
    5. Futje e kripės nė mish tė djegur.
    6. Lagia me ujė tė ftohtė
    7. Lėnia pa bukė deri nė vdekje.
    8. Lėnia pa bukė pėr disa kohė.
    9. Lėnia zhveshur nė tė ftohtė.
    10. Jeleku
    11. Dinamiti nėn vehte
    12. Shtrėngim i gishtėrinjve me
    pinca
    13. Tė pėgėrėt (fekale) nė gojė
    14. Varje me kokė poshtė
    15. Lidhje pėr liri (pėr peme)
    16. Lėnie nė diell
    17. Maēoku nė tumane
    18. Pėrgatitje varri, pushkė nė gojė
    19. Tentativė pėr ēnderim tė vajzės.
    Llojet e torturave
    DEKLARATĖ
    Unė i nėnshkruari Naum Bezhani, deklaroj sa mė poshtė: Po rrjeshtoj mė poshtė tortura tė ndryshme qė u janė bėrė tė burgosurve sidomos gjatė viteve 1947-1948. Pėr tė gjitha kėto Koēi Xoxe, Vaskė Koleci dhe tė tjerėt kanė pasur dijeni dhe s’kanė marrė asnjėherė ndonjė masė kundra atyre qė i bėnin, bile kėto vetė na ispironin dhe na mėsonin kėshtu megjithėse nė dukje tregoheshin disa herė kundra (nja dy telegrame qė kishin bėrė se ndalohesh druri) Janė pėrdorur kėto forma torturash:
    1. Jeleku (tortura mė e tmerrshme)
    2. Kamxhiku dhe druri.
    3. Tė lėnėt pa bukė, pa ujė, pa gjumė dhe mė kėmbė me ditė tė tėra.
    4. Korenti elektrik sa i binte tjetrit tė fikėt.
    5. Hedhja nė qafė e zinxhirėve me peshė tė rėndė.
    6. Lidhja me duar nga pas nė dritare ose nė ndonjė dru, varur gjersa t’i preknin majat e gishtėrinjve.
    7. Thyerja e kockave dhe ndukja e mishit me darė (kjo u pėrdor sidomos pas dėnimit me vdekje tė Shefqet Bejės dhe kundėr tyre).
    8. Kripė nė gojė
    9. Shpiheshin gjoja sikur do tė ekzekutoheshin, ose do tė vareshin dhe shtihej nė ajėr ose shpiheshin afėr litarit.
    10. Tortura morale nė lidhje me familjen: “Do tė ta burgosim, do tė t’i vrasim”, bile nė Shkodėr, pėr tė thyer rezistencėn e Dulo Kalit shpunė nė njė dhomė ngjitur me tė dy tė burgosura vajza dhe dy tė burgosur burra, ata bėnė gjoja sikur ato ishin vajzat e tij dhe i kishin prurė aty t’i ēnderonin.
    11. Futja kokėposhtė nė vozėn plot me ujė.
    12. Njė herė Myftar Tarja i futi njė prej Toptanasve nevojė nė gojė dhe ēorape tė palara.
    13. Djegie e mishit me cigare...
    DEKLARATĖ
    - Janė vėnė nė korent dhe telefoni qėndronte gjithnjė nė dhomėn ku pyeteshin tė burgosurit.
    - Janė rrahur me kamxhik, dru, shpulla e grushte sa u ėshtė bėrė kurrizi plagė.
    - Nė sigurimin e ushtrisė janė djegur nė pulpėn e kėmbės me thupėr pushke tė nxehtė.
    - Janė vėnė nė jelek dhe me njė dru nė mes tė duarve e tė kėmbės varesh nė frona, gjė qė i bėnin njerėzit si breshkė dhe u shkaktonte dhimbje tė mėdha. Kjo u pėrdor nė fillim nga seksioni i sigurimit tė ushtrisė.
    - U janė djegur organet seksuale me benzinė si Alfred Ashikut nga Gole Beshiri.
    - Vėrtiteshin njerėzit nė njė metėr vend me kokė nga drita elektrike nė tavan me orė tė tėra deri sa binin pėrtokė.
    - Nė dimrin e ftohtė u hidhej ujė, kur tė burgosurit ishin lakuriq e pa rroba dhe liheshin ashtu pėr shumė kohė.
    - Disa tė burgosur detyroheshin natėn tė kėndonin si Hoxhė, gjė qė e bėnte qesharake punėn e hetuesisė. Kjo pėrdorej nga Stavri Xhara.
    - Futnin nėpėr biruca tė errėta njė njeri dhe nė mesin e natės njė tjetėr, i cili ishte porositur tė bėnte si qen, tė ulėrinte dhe tė kafshonte tė burgosurin tjetėr. Pėrdorur nga Tomas Beqari.
    - Janė lyer me marmalatė nė sy, nė veshė e hundė dhe kanė marrė njė tjetėr pėr t’i lėpirė. Edhe kjo ėshtė pėrdorur nga Tomas Beqari
    - Janė marrė nė mesin e natės, janė qitur pėrjashta dhe janė kėrcėnuar pėr pushkatim.
    - Natėn nė dhomat e burgut u thuhej disave se do tė pushkatoheshin prandaj t’i shkruanin familjeve fjalėt e fundit.
    - U premtohej se do t’i lironin nė rast se kallėzonin dhe pėr kėtė me vulėn e intendencės, gjoja tė drejtorisė, pėrgatisnin deklaratėn pėr ta liruar. Metodė e pėrdorur nga Raqi Zaralani.
    - U viheshin nė hundė ēorape tė qelbura qė t’i mbanin erė (pėrdorur nga Avram Koja).
    - Janė rrahur me vizore duarve, sa kėto u bėheshin plagė.
    - Detyroheshin njerėzit tė kėndonin si kėndezė dhe tė kakarisnin si pula (kėshtu ia ka bėrė Islam Radovickės, sigurimi i ushtrisė).
    - Janė lejuar ushtarėt roje tė burgut qė t’u hipnin tė burgosurve nė kurriz dhe tė shėtisnin nėpėr korridor njėlloj sikur tė ishin kuaj.
    Vaskė Koleci nuk thoshte pėrdorni dru por bėni presion dhe botėkuptimi i presionit ishte: me i lėnė njerėzit pa bukė pėr ditė tė tėra, me i varur pėr muri me zinxhirė qė vinin 100 kg, me i hedhė ujė tė ftohtė nė dimrin e akullt, me i lėnė tė vėrtiteshin rreth njė pike tė caktuar pėr orė tė tėra derisa t’u binte tė fikėt.

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    RD

    --


    Zona ku u gjetėn eshtrat njihet si vend ku pushkatoheshin njerėzit qė ishin kundėr vijės e regjimit tė egėr komunist

    Diktatura, 11 thasė me eshtra pėr Fehmi Abdiun dhe Ramėn


    Gjendet nė malin e Dajtit njė varrezė masive, viktimat e sė cilės janė pushkatuar nga regjimi komunist. Vendi ku u gjetėn eshtrat ndodhet nė komunėn e Linzės, rrėzė malit tė Dajtit, 50 m larg arkivės sė Bashkisė sė Tiranės nė malin e Dajtit, ndėrsa gėrmimi pėr nxjerrjen e tyre ka zgjatur disa ditė. Eshtrat u gjetėn tė futura nė 11 thasė dhe dyshohet se kishin shumė vite qė ishin tė groposura nė zonėn e malit tė Dajtit. Ekspertėt mjeko-ligjorė kanė transportuar tė gjitha eshtrat nė Morgun e QSUT-sė, ku pritet tė nisė ekspertimi pėr tė zbardhur se kujt i pėrkasin. Ka qenė njė person qė duke kėrkuar ditė mė parė eshtrat e babait tė tij tė vrarė nga regjimi diktatorial komunist ka gjetur skeletet e trupave njerėzorė. Pas kėsaj u gėrmua nė zonė nga ekspertė tė fushės, tė cilėt gjetėn varrezat e vogla me trupa tė varrosur ēdo 5 metra larg nga njėra-tjetra. Eshtrat nuk ishin tė lidhura as me pranga dhe as me ndonjė mjet tjetėr lidhės, por thjesht kanė qenė tė futura nė qese tė zeza. Nė disa prej skeleteve janė gjetur edhe sende personale si orė, varėse etj. Sipas disa pjesėmarrėsve nė ekzekutime, zona ku u gjetėn eshtrat njihet si zonė ku pushkatoheshin njerėz nga regjimi i egėr komunist. Mėsohet se ekzekutimet nė kėtė zonė kanė filluar nga viti 1975 e mė pas. Drejtori i Institutit tė Mjekėsisė Ligjore, Besim Ymaj u shpreh pėr gazetėn "RD" se, pranė Morgut tė Tiranės kanė mbėrritur 11 thasė me eshtra njerėzish. Ymaj pohoi se viktimat janė sjellur nė morg nga Jovan Plaku, oficer policie dhe njė mjek, tė cilėt po kryenin gėrmime privatisht pėr tė gjetur eshtrat e tė afėrmeve tė tyre tė pushkatuar nga regjimi komunist. Ymaj u shpreh se eshtrat janė administruar nga morgu mė datė 6 shkurt nė orėn 15:20 minuta. Shefi i Mjekėsisė Ligjore u shpreh se instituti qė drejton nuk mund tė kryejė asnjė veprim pa pasur njė vendim nga Prokuroria. Ymaj u shpreh se nė thasėt qė janė administruar nga morgu nuk mund tė thuhet njė shifėr e saktė se sa viktima ka, pasi duhet bėrė mė parė verifikimi, i cili bėhet me vendim tė Prokurorisė. Ai shpjegon mė pas procedurėn qė ndjek Instituti i Mjekėsisė Ligjore pėr rastin nė fjalė. Sipas tij, prokurori duhet tė sjellė njė vendim ku i kėrkohet Institutit tė Mjekėsisė Ligjore qė tė futet nė procedurat e verifikimit tė viktimave. Kėrkimet pritet tė jenė mė tė pėrqendruara nė njerėz tė zhdukur gjatė viteve tė monizmit, pasi besohet se eshtrat i pėrkasin periudhės sė viteve tė diktaturės komuniste kur regjimi ekzekutonte shtetas qė i shihte si kundėr vijės sė partisė dhe ndėrmerrte vrasje masive. Ndėrkohė qė ish-tė pėrndjekurit pohojnė se duhet tė ketė mė shumė varre masive tė krijuara nga diktatura komuniste nė malin e Dajtit dhe nė vendin e quajtur Mali me Gropa. Zbulimi i varrit masiv nė Linzė tė Tiranės ka risjellė dhe njėherė nė kujtesėn e shqiptarėve krimet e komunizmit dhe detyrimin e shtetit pėr t'i kthyer tė zhdukurit pranė familjeve tė tyre. Drejtori i Institutit tė ish-tė Pėrndjekurve Politikė, Simon Mirakaj, shprehet se gjetja e varreve ėshtė njė dėshmi e krimeve monstruoze tė komunizmit. Mirakaj tha se shumė tė burgosur apo tė pushkatuar pa gjyq gjenden nė ēdo cep tė Shqipėrisė. Sipas tij, arkiva e shtetit nė Ministrinė e Brendshme nuk ka tė dhėna tė sakta pėr ata tė humbur, qė janė pushkatuar nė kohėn e diktaturės, por theksoi se numri i tyre ėshtė i madh, duke pasur parasysh se shumė prej disidentėve vriteshin pa gjyq dhe nė fshehtėsi tė plotė. Komisioneri i Avokatit tė Popullit, Skėnder Haluca, i cili ėshtė i prekur direkt nga diktatura, pasi regjimi komunist i burgosi e mė pas i vrau babain, thotė se ky varr nuk ėshtė i vetmi dhe kjo bazohet nė dėshmitė e familjarėve tė viktimave tė pushkatuar nga komunizmi, tė cilėt kėrkojnė nė vite tė afėrmit e tyre. "Njė rast ėshtė nė periferi tė Shkodrės, pranė antenave tė Radio-Shkodrės, ku janė varrosur Sokol Sokoli dhe Tom Ndoja, dy persona tė ekzekutuar pas revoltės sė Qafė Barit nė vitin 1984. Familjarėt e tyre i zbuluan pas shumė vitesh kėrkimesh nė gjithė vendin. Tjetėr rast ėshtė njė person nė pyllin e Sodės nė Vlorė, ku familjarėt gjetėn eshtrat e dikujt tjetėr dhe i qajnė sikur tė ishin tė familjarit tė tyre dhe ky nuk ėshtė rasti i vetėm", thotė komisioneri Haluca. Sipas tij, Avokati i Popullit ka nisur njė hetim prej dy vitesh pėr gjetjen e tė zhdukurve prej regjimit komunist.


    Elis KUĒI






    Abdiu mbrojti krimet e komunizmit

    Shqipėria ėshtė vendi i fundit nė Europėn Lindore qė nuk i ka hapur ende arkivat e shėrbimit sekret tė kohės sė komunizmit. Moshapja e dosjeve erdhi pasi Gjykata Kushtetuese nėn dirigjimin e Femi Avdiut rrėzoi me unanimitet ligjin e lustracionit. Kushtetuesja e cilėsoi kėtė ligj antiligjor dhe antikushtetues me tė vetmen arsye se ky ligj do tė nxirrte nė shesh tė palarat e Avdive tė Gjykatės Kushtetuese dhe komunistėve tė veshur me imunitet. Pas kėtij vendimi, Shqipėria mbetet i vetmi vend nė Europė, i cili nuk ėshtė ndarė ende nga krimet barbare tė diktaturės komuniste dhe nuk ka hapur dosjet e bashkėpunėtorėve tė Sigurimit tė Shtetit. Ky vendim arbitrar erdhi si pasojė e konfliktit tė interesit, pasi anėtarėt e Gjykatės Kushtetuese janė subjekt verifikimi. Njė vit mė parė, Partia Socialiste nė mbrojtje tė rrethit familjar tė Ramės, paditi nė kėtė gjykatė ligjin, i cili kėrkonte hapjen e dosjeve tė kohės sė komunizmit pėr njė kategori tė gjerė ish-funksionarėsh shtetėrorė. Edi Rama, i cili ka bėrė ankesėn pranė Gjykatės Kushtetuese, ka vepruar nė konflikt tė plotė dhe flagrant interesi, sepse janė me dhjetėra e dhjetėra dosje, tė cilat kanė firmėn e njerėzve tė tij mė tė afėrt pėr ekzekutimin e qytetarėve shqiptarė.


    Torturat

    Nga mbishkrimet e lėna nga Zoi Themeli dhe Naum Bezhani, dy ish-tė dėnuar politikė, thuhet njė pjesė e torturave ēnjerėzore. Tortura kryesore ishte jeleku, i cili ishte i nxehtė dhe u vishej tė torturuarve direkt nė trup. Torturė tjetėr ishte kamzhiku dhe druri nė shputėn e kėmbės, kjo e sillte goditjen nga lart poshtė, nė mėnyrė tė njėtrajtshme. Tortura pėr njerėzit qė duheshin eliminuar nga Sigurimi, presupozonte qė i burgosuri tė rrinte pa bukė, pa ujė, nė kėmbė me ditė tė tėra, ēka sillte dobėsimin tejmase tė tė dėnuarve, tė cilėt mė pas vdisnin brenda dy viteve. Gjithashtu, nga torturat mė tė dhimbshme ishte vendosja nė trup e rrymės elektrike, derisa tė burgosurit t'i binte tė fikėt. Pėr tė burgosurit qė nuk e kishin arritur normėn e punės nė burg, i hidheshin nė qafė zinxhirė tė rėndė, si dėnim pėr permomancė tė dobėt nė ēarjen e gurėve. Tjetėr torturė makabėr e hetuesisė ishte varja nė tavan nga duart, derisa t'i arrinin gishtėrinjtė nė dysheme. Thyerja e kockave dhe ndukja e mishit me darė, si dhe futja nė gojė e kripės nė sasi tė mėdha, ishte njė tjetėr torturė qė bėnin policėt e burgjeve tė urdhėruar nga hetuesit. Kur hetuesit kishin dyshime se i burgosuri nuk po raporton siē duhet tek Sigurimi i Shtetit, atėherė ata shtireshin sikur do i pushkatonin duke iu gjuajtur me plumba afėr kėmbėve. Djegia e mishit me cigare ishte njė formė tjetėr e torturimit, e cila pėrdorej pėr dėnim pėr ata qė thyenin disiplinėn. Gjithashtu, tek malėsorėt pėrdorej tortura morale, duke i pėrgojuar anėtaret femra tė familjes. Nė disa shkrime nga librat e ish-tė burgosurve ka dhe tortura tė tjera, tė cilat shkaktonin vdjekjen.


    Viktimat e sistemit komunist

    Tė pushkatuar e tė vdekur nė burgjet e komunizmit 6535

    Tė pushkatuar 5548, mes tyre 91 gra

    Tė burgosur 14563, mes tyre 445 gra

    Tė vdekur nė burg 987, mes tyre 7 gra

    Tė futur nė psikiatri 308, mes tyre 35 gra

    Tė internuar e tė dėbuar 21401, mes tyre 9322 gra

    U pushkatuan, burgosėn dhe vdiqėn nė burgje:

    Klerikė katolikė 120

    Klerikė bektashinj 83

    Klerikė myslimanė 60

    Klerikė ortodoksė 39

    U shkatėrruan dhe u mbyllėn

    2169 institucione fetare

    Xhami 740

    Kisha e manastire ortodokse 608

    Kisha e manastire katolike 157

    Teqe e tyrbe 530






    Tre shoqata tė ish-tė burgosurve politikė dėnojnė njėzėri vendimin e Gjykatės Kushtetuese kundėr ligjit tė dosjeve


    Ish-tė pėrndjekurit: Kushtetuesja mbron kastėn e saj tė inkriminuar

    Vendimi i njėanshėm, krejtėsisht i padrejtė i Gjykatės Kushtetuese nė favor tė kėrkesės sė Partisė Socialiste dhe nė dėm tė zhvillimeve demokratike nė Shqipėri, nuk ishte krejt i papritur. Me njė qėndrim unanim (8-0) ashtu siē i ka mėsuar PPSH, ata i hoqėn pėrfundimisht maskat si "gjyqtarė tė pavarur" dhe nxorėn nė shesh fytyrat e tyre tė egra prej inkuizitorėsh komunistė. Siē dihet, qeverisja tetėvjeēare socialiste e zgjodhi me shumė kujdes trupėn e asaj gjykate, midis pėrfaqėsuesve mė tipikė tė organeve tė diktaturės komuniste dhe e vuri nė roje tė sė majtės ekstreme. Kjo gjykatė ka dhėnė edhe vendime tė tjera, qė tregojnė njėanshmėri dhe besnikėri ndaj kastės sė inkriminuar, sė cilės i pėrket. Mjafton tė kujtojmė njohjen nga ana e saj tė njė numri deputetėsh tė majtė, nė zbatim tė skemės sė "Dushkut" nė zgjedhjet e pėrgjithshme qė i dhanė mandatin e dytė tė majtės. Anėtarėt e asaj gjykate, pėr shkak se nė tė kaluarėn komuniste kanė dhėnė dėnime tė rėnda pėr motive politike, janė nė konflikt tė fortė interesi me demokracinė dhe veēmas me ish-tė dėnuarit dhe tė pėrndjekurit politikė nga regjimi komunist, pra, logjikisht nuk mund tė pritej qė gjyqtarė tė kėtij kallėpi tė miratonin ligje pėr hapjen e dosjeve dhe lustracionin, gjė qė do tė ishte njė vetėvrasje pėr ta, mbasi do tė duhej tė largoheshin menjėherė nga karriget, qė mbajnė prej shumė vjetėsh. E pastaj edhe shokėt e tyre tė krimeve komuniste.

    Vlen tė theksohet se kjo Gjykatė Kushtetuese ka mbajtur qėndrim tė njėanshėm e selektiv dhe nė shqyrtimin e kėrkesave qė i janė drejtuar asaj nga shtresa tė ndryshme shoqėrore, duke u pėrgjigjur nė afate kohore sipas parapėlqimeve tė veta. Madje, nganjėherė ajo nuk ėshtė pėrgjigjur fare, i tillė ėshtė rasti i njė kėrkese tė paraqitur nga dy shoqata tė tė dėnuarve politikė, e cila mbahet peng prej mė shumė se njė viti e gjysmė, pa asnjė lloj pėrgjigjeje. Kėsaj gjykate, si asnjė institucion tjetėr nuk i janė caktuar afate kohore pėr dhėnien e pėrgjigjes sė kėrkesave, gjė qė ėshtė lėnė krejtėsisht nė dėshirėn dhe nė tekat e kėtyre gjyqtarėve.

    Pilatėt e Gjykatės Kushtetuese tė Shqipėrisė nuk mund t'i lajnė duart, me pėrgjigjen evazive tė Komisionit tė Venecias, i cili me sa duket nuk ėshtė i mirėinformuar pėr krimet e komunizmit nė vendin tonė, si dhe pėr gjendjen e sotme social-politike, kur nė organet e drejtėsisė, nė administratėn shtetėrore, nė disa prej mediave, nėpėr partitė politike dhe OJQ-tė, dominojnė persona tė implikuar dhe tė pėrlyer me veprimtarinė kriminale tė Sigurimit tė Shtetit. Pėr kėtė, ata do tė duhet tė jepnin llogari me kohė, por kanė pėrfituar nga toleranca e tepruar e demokracisė shqiptare, prandaj vazhdojnė tė livadhisin tė qetė e tė patrazuar edhe sot e kėsaj dite. Ndėrkohė, tė ngjashmit e tyre nė krime, ish-nazistėt, edhe pse nė moshė tė thyer, vazhdojnė tė ndiqen, tė arrestohen e tė dėnohen, jo pėr hakmarrje, po pėr hir tė drejtėsisė. Rasti mė i fundit ėshtė ai i 89-vjeēarit Xhon Demjanuk, ish-oficer i SS, i arrestuar nė nėntorin e vitit tė kaluar.

    Kėshilli i Europės ka dėrguar dy rezoluta, pėr dėnimin e krimeve tė komunizmit, njė nė vitin 1996 dhe tjetrėn dhjetė vjet mė vonė, nė vitin 2006, posaēėrisht pėr Shqipėrinė, tė cilat ndryshe nga vendet e tjera ish-komuniste nuk kanė gjetur zbatim gjer mė sot, pėr shkak se janė penguar nga ekstremistėt e majtė brenda Partisė Socialiste, ndonėse kjo parti parimisht nuk e kundėrshton hapjen e dosjeve. Kjo pengesė dhe vonesė e qėllimshme, bėhet nė njė kohė kur shqiptarėt presin me ankth tė hyjnė nė familjen europiane. Pra, nuk do tė ishte aspak normale qė tė pretendonim tė shkojmė nė Europė tė papastruar, domethėnė, pa hapur dosjet dhe pa bėrė "lustracionin", siē e kanė bėrė prej kohėsh tė gjitha vendet europiane ish-komuniste.

    Duhen larguar sa mė parė nga organet e drejtėsisė, nga administrata shtetėrore dhe nga politika shqiptare, "xhaketat e vjetra", tė inkriminuarit dhe tė indoktrinuarit me ideologjinė marksiste-leniniste. Me kėtė as qė mund tė bėhet fjalė pėr reforma demokratike, mbasi koha ka treguar se janė tė pandreqshėm. Vendin e tyre duhet ta zėnė menjėherė tė diplomuarit e kėtyre dy dekadave tė fundit, tė cilėt janė tė pajisur me dije e mendėsi bashkėkohore dhe qė shumica e tyre janė prej vitesh nė pritje pėr vendet e punės.

    Shqiptarėt qė pėrmbysėn sistemin komunist, tok me simbolet e tij, nuk mund tė heshtin e tė pranojnė vendimin e njė gjykate tejet tė politizuar e tė inkriminuar, por do tė kėrkojnė me tė gjitha mjetet dhe format e mundshme ligjore (me referendum ose nė Gjykatėn e Strasburgut) dėnimin real tė krimeve tė komunizmit dhe pastrimin e shoqėrisė shqiptare nga krimbat e kuq.


    Shoqata e Internim-Dėbimeve Politike tė Shqipėrisė

    KRYETARI

    Abdurrahman Ēekiēi


    Shoqata e Trashėgimtarėve tė Pushkatuarve Politikė tė Shqipėrisė

    KRYETARI

    Gjoē Gjoēi


    Shoqata e ish-tė Burgosurve Politikė tė Shqipėrisė

    KRYETARI

    Tanush Kaso





    Kryeministri u shpreh i vendosur pėr miratimin e ligjit tė lustracionit duke nėnvizuar se demokracia s`mund tė flejė mbi varre


    Berisha: Varreza masive e Dajtit, apel i fuqishėm pėr ndėrgjegjen qytetare


    Lajmi tronditės i zbulimit tė njė varreze masive nė veri tė kryeqytetit solli dhe reagimin e menjėhershėm tė Kryeministrit Berisha, i cili e cilėsoi kėtė ngjarje si njė apel tė fuqishėm ndaj shoqėrisė shqiptare pėr tė dėnuar krimet e komunizmit. Gjatė mbledhjes sė Grupit parlamentar tė Partisė Demokratike, Kryeministri Berisha theksoi se gjetja e trupave tė 19 tė ekzekutuarve me njė plumb nė kokė ėshtė njė ngjarje tronditėse pėr mbarė opinionin publik. Megjithėse nuk dihet me saktėsi koha kur janė bėrė ekzekutimet, Kryeministri theksoi se ēdo gjė do tė bėhet e ditur pas kryerjes sė analizave pėrkatėse. "Mjerisht mė duhet tė kaloj nė njė lajm thellėsisht tronditės, prekės deri nė thellėsi tė shpirtit dhe ndėrgjegjjes njerėzore - zbulimin e varrezės masive nė veri tė Tiranės. Nė kėtė vend nė afėrsi tė njė reparti ushtarak janė gjetur trupat e 19 tė ekzekutuarve me njė plumb nė kokė. Nuk dihet koha. Nuk dihet nėse janė kėto tė grupit tė deputetėve, apo janė tė ekzekutuar pa gjyq, apo ndoshta janė tė vitit '90 dhe tė ngjarjeve tė ambasadave. Kėtė do ta thonė rezultatet e analizave", u shpreh Kryeministri. Por, duke iu referuar pikėrisht vitit 1990, Kryeministri theksoi se asaj kohe disa gazeta flisnin pėr rreth 50 tė ekzekutuar nė Malin me Gropa. Nga ana tjetėr, Kryeministri pėrmendi edhe takimin e 12 gushtit tė vitit 1990 tė intelektualėve me diktatorin Ramiz Alia, ku ky i fundit ėshtė pyetur pikėrisht pėr ekzistencėn e njė varri masiv tek Mali me Gropa dhe ky informacion ėshtė pėrgėnjeshtruar menjėherė nga regjimi i atėhershėm. Kryeministri kėrkoi nga autoritetet pėrkatėse ekzaminimin dhe analizėn e hollėsishme, ndėrsa theksoi rėndėsinė qė ka identifikimi i kufomave sipas ADN. "Pėr sa i pėrket vitit '90 unė nuk kam dijeni, por nė atė kohė, siē e dini, gazeta gojore fliste se janė rreth 50 tė ekzekutuar nė Malin me Gropa. Mė duhet t'u rrėfej kėtu se nė 12 gusht tė viti 1990 nė takimin me intelektualė qė diktatori Ramiz Alia zhvilloi ishte skulptori Montaz Dhrami, qė me njė kurajė qytetare teksa po diskutonin pėr lirinė e informacionit dhe po e kėrkonin lirinė e informacionit si njė tė drejtė, zoti Dhrami tha kėto fjalė: Shoku Ramiz, kjo ėshtė e domosdoshme sepse nė Tiranė flitet pėr 50 tė pushkatuar nė Malin me Gropa. Pėrgjigjja ishte se mali ka gropa, por nuk ka kufoma. Nuk mund tė bėj asnjė lidhje pėr kohėn e ekzekutimit, por e vėrteta ėshtė se ato janė ekzekutuar me njė plumb pas koke. Do tė bėhet njė analizė e hollėsishme. Duhet tė identifikohen kufomat nėpėrmjet ADN-sė dhe tė gjitha analizat e tjera", u shpreh Kryeministri. Nė sintoni me ngjarjen, kreu i qeverisė reagoi edhe pėr rrėzimin e ligjit tė dosjeve nga Gjykata Kushtetuese, duke theksuar se ky vendim u mor nė konflikt tė hapur interesi. Megjithatė, ai theksoi se pavarėsisht kėtij gjykimi demokracia nuk mund tė heshtė mbi kėto krime, ndaj dhe kėrkoi ngritjen e njė strukture tė posaēme pėr tė kėrkuar dhe identifikuar mė pas njerėz tė ekzekutuar gjatė regjimit famėkeq komunist. "Ligji i lustracionit nė konflikt tė plotė interesi u hodh poshtė. Por pavarėsisht nga ky gjykim, demokracia mbi varre nuk mund tė flejė. Ne, sė pari, duhet tė krijojmė njė organizėm tė veēantė, ta pajisim me tė gjitha mekanizmat e duhura pėr tė kėrkuar tė ekzekutuarit, kudo. Di qė njė grup deputetėsh, intelektualėsh po shqyrtojė mundėsinė e referendumit", u shpreh kreu i ekzekutivit.


    Institut i Kujtesės Kombėtare do tė zbardhė barbaritė e regjimit komunist


    Berisha u kėrkoi dje deputetėve demokratė shqyrtimin me shpejtėsi tė ligjit pėr ngritjen e Institutit tė Kujtesės Kombėtare. Duke iu referuar pikėrisht kėtij ligji, Kryeministri vuri nė dukje ngjashmėritė e tij me institutin e ngritur nė Ēeki, i cili synon tė zbardhė tė gjithė tė vėrtetėn e barbarive tė regjimit komunist. Nga ana tjetėr, Kryeministri bėri tė ditur se instituti ka gjithashtu tė drejtėn e dėrgimit nė Prokurorinė e vendit tė materialeve tė cilat faktojnė krime tė rėnda, por nuk ka tė drejtė tė ketė as seksione prokurorie, hetuesie, apo gjykate. "Nė Parlament kemi ligjin pėr ngritjen e Institutit tė Kujtesės Kombėtare. Ju lutem ta shqyrtoni ligjin dhe tė avanconi ngritjen e kėtij instituti, i cili dallon nga instituti polak, i cili ka seksione policie, seksione gjykatash, etj. Ky ėshtė njė institut i ngjashėm me institutin ēek, i cili synon tė zbardhė tė gjithė tė vėrtetėn e barbarive tė regjimit komunist. Instituti ka gjithashtu tė drejtėn e dėrgimit nė Prokurorinė e vendit tė materialeve tė cilat faktojnė krime tė rėnda, por nuk ka tė drejtė tė ketė as seksione prokurorie, hetuesie, apo gjykate. I tillė ėshtė vetėm Instituti i Kujtesės sė Republikės sė Polonisė. Edhe ky institut me punėn e tij, me studimet e tij, me tė vėrtetat qė do t'u paraqesė shqiptarėve, mund tė japė njė kontribut nė ndarjen e shoqėrisė shqiptare nga periudha mė e zezė, mė mizore, mė barbare e historisė sė saj, qė ishte diktatura hoxhiste. Por ngritja e njė institucioni apo e njė Task-Force, e cila tė mund tė gjejė trupat e tė rėnėve pėr liri dhe dinjitet njerėzor pėr besimin tek zoti, besimin tek vendi, besimin tek vlerat, ėshtė e domosdoshme", u shpreh Berisha. Por nė mėnyrė tė veēantė, Kryeministri theksoi se janė tė shumtė qytetarėt qė atij i adresohen me mesazhe. Nga ana tjetėr, ai theksoi se nuk ka emision televiziv qė ata tė mos shprehin kėrkesėn e parė me aq pak zė sa kanė nė media, pikėrisht pėr mundėsinė e gjetjes sė varrit. "Askush nuk e di se ku prehen eshtrat e luftėtarėve tė lirisė qė nė kuadrin e Kompanisė 4000 hynė nga tė gjitha anėt nė territorin e Shqipėrisė pėr tė pėrmbysur diktaturėn. Qeveria ka marrė njė vendim qė t'i shpallė dėshmorė tė lirisė ata. Vendimi duhet tė konkretizohet, sepse ata erdhėn me njė mision tė madh pėr tė ēliruar vendin nga diktatura. U parashutuan, hynė nga territore tė tjera me njė qėllim tė vetėm, pėrmbysjen e regjimit komunist. Po kėshtu, ekzekutimet dhe zhdukja e trupave kanė shoqėruar diktaturėn deri nė fundin e saj, vitin '89", vijoi mė tej Kryeministri.


    Qeveria, shpėrblime pėr ata qė japin informacion pėr varrezat e tė ekzekutuarve

    Varri i pėrbashkėt qė u zbulua ėshtė njė apel i madh pėr shoqėrinė shqiptare. Duke theksuar se trupat e gjetur nė Malin me Gropa nė veri tė Tiranės i ekzekutoi regjimi i Enver Hoxhės, kreu i qeverisė kėrkoi qė kjo ēėshtje tė trajtohet nė mėnyrėn mė serioze. Gjithashtu, ai vuri nė dukje se nė vende tė tjera ish-komuniste ėshtė bėrė shumė pėr gjetjen e varrezave dhe trupave tė ekzekutuar. Kryeministri theksoi se nė kėto varreza masive dergjen trupat e njerėzve kolosė e intelektualė qė ngritėn zėrin e tyre pėr liri dhe demokraci. Gjithashtu, ai vuri nė dukje se qeveria do tė vendosė parime, do tė vendosė shpėrblim pėr tė gjithė ata qė do tė kontribuojnė dhe qė kanė dijeni. Nė kėtė drejtim, Berisha theksoi se personi qė e gjeti kėtė varrezė do tė shpėrblehet edhe pėr kėtė rast. Ne, u shpreh Kryeministri, e kemi njė detyrim tė madh qė tė mos i lemė nė harresė tė gjithė ata qė u martirizuan pėr lirinė dhe vlerat e saj. "Shpirtrat e tyre u dėrgojnė njė apel tė madh shqiptarėve: Mos na harroni, ky ėshtė apeli i tyre. Ata nuk i ekzekutoi as serbi, as pushtuesit e tjerė. Ata i ekzekutoi regjimi i Enver Hoxhės. Ndaj dhe ne duhet ta trajtojmė nė mėnyrėn mė serioze, mė tė vendosur kėtė ēėshtje. Nė vende tė tjera ish-komuniste ėshtė bėrė shumė mė tepėr pėr gjetjen e varrezave dhe tė trupave. Askush nuk e di se ku prehen kolosė dhe intelektualė tė kombit, luftėtarė tė paepur tė lirisė sė tij, themelues tė pavarėsisė sė kėtij vendi, por edhe qytetarė tė thjeshtė, tė cilėt ekzekutoheshin vetėm e vetėm qė Shqipėria tė mbahej nėn terror. E nisa me njė lajm shumė pozitiv, por u detyrova tė ndalem kėtu sepse varreza e pėrbashkėt e Dajtit ėshtė njė apel pėr ndėrgjegjen qytetare, tė shqiptarėve qė sot janė tė lirė. Qeveria do tė vendosė parime, do tė vendosė shpėrblim pėr tė gjithė ata qė do tė kontribuojnė dhe qė kanė dijeni. Personi qė e gjeti kėtė varrezė do tė shpėrblehet edhe pėr kėtė rast. Ne e kemi njė detyrim tė madh qė tė mos i lemė nė harresė tė gjitha ata qė u martirizuan pėr lirinė dhe vlerat e saj", tha Kryeministri.


    Blerina TOSLLUKU






    Policia: Varri masiv nė vendstrehimin nė kohė lufte tė Ish-Komitetit Ekzekutiv


    Pas gjetjes sė njė varreze masive ka reaguar Drejtoria e Policisė sė Qarkut Tiranė, pėrmes zėdhėnėses sė saj Alma Katragjini, e cila sqaroi se eshtrat nė varrezėn masive janė gjetur nga familjarė tė tė pushkatuarve. Zėdhėnėsja e Policisė tha se eshtrat janė gjetur nė njė luginė nė fshatin Qerret, Komuna Dajt, nė afėrsi tė vendstrehimit pėr kohė lufte tė ish-Komitetit Ekzekutiv Tiranė. Nė kėqyrjen e vendit tė gjetjes sė kėtyre eshtrave, pėrveē eshtrave tė gjetura nga famijarėt, dje mė datė 8 shkurt 2010 u gjet edhe njė kafkė njeriu, e cila u dėrgua pėr ekzaminime tė mėtejshme nė Institutin e Mjekėsisė Ligjore. Katragjini tha se janė pyetur nė cilėsinė e personit qė ka dijeni pėr rrethana tė hetimit, pjesėtarė tė familjeve tė viktimave tė ish-regjimit komunist, qė kanė bėrė kėrkime pėr gjetjen e tė afėrmėve tė tyre tė pushkatuar. Nėn drejtimin e Prokurorisė sė Rrethit Gjyqėsor Tiranė dhe nė bashkėpunim me Institutin e Mjekėsisė Ligjore, vazhdon puna pėr kėqyrjen e tė gjithave eshtrave dhe mbetjeve kockore, tė cilat ndodhen nė Morgun e Tiranės. Katragjini u shpreh se po vazhdon puna pėr kryerjen e tė gjitha ekzaminimeve kriminalistike, mjekoligjore dhe antopologjike, pėr identifikimin e tyre. Nga deklarimet paraprake, bėhet fjalė pėr skeletet e 19 personave tė ekzekutuar nė periudha tė ndryshme nė kohėn e regjimit komunist.

  8. #48
    not exist Maska e skender76
    Anėtarėsuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784
    Papapapa, sa t'poshter jena ne Shqiptart!

    Ish dashamirsit e popullit, ata qe s'lan gja pa ba per t'miren ton per 50 vjet kerkojn t'hapen kutit...., kurse ne hapim varre....

    Fol o Zot, ashtu si din ti...., pastroje ket ven ni her e mir....
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  9. #49
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    26-09-2005
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    120

    mos lexoni cmenduri te tilla

    I sygjeroj vizitoret e ketij forumi te mos lexojne cmenduri te tilla, t'gjitha jane te imagjinuara nga njerez patetike, kur flitet per pushkatime ka mundesi qe historia te perputhet me realitetin, por kjo qe eshte dhene ne kete teme te forumit eshte thjeshte nje imagjinate c'njerezore, vetem mendja e semure mund te trilloj ngjarje te tilla. Mos i besoni absurditeteve te tilla si p.sh. te burgosurit 17 vjecar me thonje te shkulur i mohohet fjetja. Pastaj ata qe postojne apo shkruajne histori te tilla qe te gjithe perkrahin njerez si:

    Ismail Kadare - Ish-ambasador i komunizmit shqiptar ne USSR dhe Perendim
    Sali Berisha - Ish-agjent sekret i martuar per vajzen e agjentes se UDB
    Ahmet Zogu - Udhheqes (Mbret) ne periudhen me te erret te historise se shtetit Shqiptar
    Leka Zogu - Ish i arrestuar ne Tanzani per trafik droge
    Sahit Muja - Gangster i rangut boteror i dyshuar per trafik organesh
    Rrezart Taci - Uzurpator, padron i naftes shteterore

    e shume figura te tjera qe kishin pozita te larta ne regjimin komunist apo kriminele, mendoni pak a mund nje njeri i 'ndershem' si Sali Berisha te bej koalicion me nje njeri qe ka pasur lidhje direkte apo indirekte me krime te tilla???
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga micro-phobia : 09-02-2010 mė 21:13

  10. #50
    qafir modern Maska e lato007
    Anėtarėsuar
    14-12-2008
    Vendndodhja
    ke ura e limuthit
    Postime
    93
    o macro phobi na thuj dicka per milloshevicin se krimet e Enverit i dime me mire se ju.

    shko futi nji caj tash.

  11. #51
    micro-phobia
    i/e regjistruar



    Anėtarėsuar: 26-09-2005
    Vendndodhja: Prishtinė
    Postime: 91 vizitoret e ketij forumi te mos lexojne cmenduri te tilla, t'gjitha jane te imagjinuara nga njerez patetike, kur flitet per pushkatime ka mundesi qe historia te perputhet me realitetin, por kjo qe eshte dhene ne kete teme te forumit eshte thjeshte nje imagjinate c'njerezore, vetem mendja e semure mund te trilloj ngjarje te tilla. Mos i besoni absurditeteve te tilla si p.sh. te burgosurit 17 vjecar me thonje te shkulur i mohohet fjetja. Pastaj ata qe postojne apo shkruajne histori te tilla qe te gjithe perkrahin njerez si:

    Ismail Kadare - Ish-ambasador i komunizmit shqiptar ne USSR dhe Perendim
    Sali Berisha - Ish-agjent sekret i martuar per vajzen e agjentes se UDB
    Ahmet Zogu - Udhheqes (Mbret) ne periudhen me te erret te historise se shtetit Shqiptar
    Leka Zogu - Ish i arrestuar ne Tanzani per trafik droge
    Sahit Muja - Gangster i rangut boteror i dyshuar per trafik organesh
    Rrezart Taci - Uzurpator, padron i naftes shteterore

    e shume figura te tjera qe kishin pozita te larta ne regjimin komunist apo kriminele, mendoni pak a mund nje njeri i 'ndershem' si Sali Berisha te bej koalicion me nje njeri qe ka pasur lidhje direkte apo indirekte me krime te tilla???
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga micro-phobia : 09-02-2010 mė 20:13.

    ,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,, ,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,, ,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,, ,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,, ,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,

    o trung... na lini te pakten ti kujtojme ata njerze qe u torturuan u flijuan ishin njerzit tane kush kish baben kush vellain kush motren kush gjyshin ishim me mijra te pakten
    mos u hidhni balt edhe njehere se c do gje eshte e vertet dhe jo imagjinare ,imagjinare ishte aja dashuria qe kishte enveri per kosoven se shumica e ketyre martireve rane edhe per kosove ,por duket tek ju nuk ka mbetur me moral
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga CEZARND : 10-02-2010 mė 00:24

  12. #52
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    26-09-2005
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    120
    CEZARND - nuk e di se cili ka qene qellimi real i Enveri Hoxhes per Kosoven, por e di se krimet e verteta ne Kosove kane filluar gjate regjimit Berishian ne Shqiperi dhe kulmi eshte shenuar gjate regjimit te Nanos, sa per padrejtesite kombetare qe kane ndodhur ne kohen e Enverit mund ti fajesojme shume lehte kosovaro-shqiptaret qe kane qene ne pozita te gjykatesit, prokurorit, shefit policor, policit, agjentit policor etj, por ne kohen e te ashtuquajtures 'liri' neve na duhej me shume se kurre perkrahja e shtetit shqiptar, neve na mohohej cdo gje, na merrej dhe prona, teksa shteti shqiptare i shiste nafte e armatime Serbise kur edhe miku i saj Rusia i kishte bere embargo, ju mund te flisni te llomotisni por per ate qe kerkon argument, e verteta del ndryshe, e gjithe kjo qe po e them edhe pse mund te duket propagande komuniste nuk eshte ashtu, une mirepres cdo akuze qe i behet cdo sistemi duke perfshire edhe ato qe menaxhuan per 40 vjet shtetin shqiptar por te argumentuar ama, jo me histori imagjinare patetike qe demtojne psikologjine njerezore. Per njerez qe krijojne ngjarje te tilla me ngjallin mendimin se jane te prirur edhe te kryejne krime te tilla. Ka 20 vjet qe nga renia e regjimit te ashtuquajtur mizor dhe ende nuk jane hapur arkivat e sherbimit sekret madje zbulohen dhe varre masive, eshte e pakuptimte e gjithe kjo eshte e pakuptimte

  13. #53
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-10-2007
    Postime
    26

    ke kujdes e respekt

    Cka Flet Pa Lidhje Ti Micro-phobia.
    Ky Njeri S'ka Lidhje Me Koken E Tij .kjo Teme Nuk Te Perket Ty Ta Gjykosh E As Te Kerkosh Pergjegje.
    Cka Ka Po Mendon Ti Se Thirren Tortura Per Se Koti ?
    Ky Shkrim Eshte Shume Interesant Por Per Antaret E Familjeve Te Atyre Eshte Shume Rend.zoti Ju Dhashte Forcen Me Perballu Dhembjen .

  14. #54
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    26-09-2005
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    120
    na lini te pakten ti kujtojme ata njerze qe u torturuan u flijuan ishin njerzit tane kush kish baben kush vellain kush motren kush gjyshin ishim me mijra te pakten
    qa ke te kujtosh or koketul, te kujtosh gjera qe skane ndodhur kurre??? nese keni mendje te semure bile kurseni mendjen e tjetrit, skemi mbet ne per neuronet e shkaterruara tuajat, ty ska cte duhet jeta kur merresh me kesi gjerash

  15. #55
    Cfare nuk ka ndodhur kurre? Torturat, vrasjet dhe perndjekjet e njerezve ne kohen e Enverit? Ik ore mos na derdellit ketu se qenke pyke ne diell. Boll na dhe mend per gjera qe as ja ke idene dhe njohurine. Rri aty, mire te tha ai tjetri, shko e futi nje caj e llomotit me tespihet ne dore se nuk eshte historia per ty.

  16. #56
    Citim Postuar mė parė nga micro-phobia Lexo Postimin
    qa ke te kujtosh or koketul, te kujtosh gjera qe skane ndodhur kurre??? nese keni mendje te semure bile kurseni mendjen e tjetrit, skemi mbet ne per neuronet e shkaterruara tuajat, ty ska cte duhet jeta kur merresh me kesi gjerash

    T R A P Kosove

  17. #57
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    17-02-2009
    Vendndodhja
    DTs
    Postime
    400
    Citim Postuar mė parė nga micro-phobia Lexo Postimin
    qa ke te kujtosh or koketul, te kujtosh gjera qe skane ndodhur kurre??? nese keni mendje te semure bile kurseni mendjen e tjetrit, skemi mbet ne per neuronet e shkaterruara tuajat, ty ska cte duhet jeta kur merresh me kesi gjerash
    Ku e ke lexuar kete dhe ku je bazuar qe ke shkruar. Po jane keto administratoret e forumit, se sinqerisht te isha une. Ne momentin e pare sa hape gojen dhe nxorre fekale te kisha futur fshesen, ose fundja te kisha hedhur pesticide. Ik ore injorant, po na shkruake per historin e vendit tone qe e kemi vuajtur ne. Si te themi ne tani qe Milloshevici beri vetem mire dhe nuk beri keq. Yt mortje qe jeton per te thithur O2.

  18. #58
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    26-09-2005
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    120
    Ku e ke lexuar kete dhe ku je bazuar qe ke shkruar. Po jane keto administratoret e forumit, se sinqerisht te isha une. Ne momentin e pare sa hape gojen dhe nxorre fekale te kisha futur fshesen, ose fundja te kisha hedhur pesticide. Ik ore injorant, po na shkruake per historin e vendit tone qe e kemi vuajtur ne. Si te themi ne tani qe Milloshevici beri vetem mire dhe nuk beri keq. Yt mortje qe jeton per te thithur O2.
    c'ka ke per t'thene ti per miloshevicin kur nuk e di as cka po ndodh rreth teje, ti nuk e njeh veten tende e po m'flet per miloshevicin mu, t'paken nese e ke perjetuar ate kohe ti ke brohorit rrofte Enveri Rrofte partia dhe e ke mbajt foton ne mur, e tani na viktimizohesh si laper i keq, mua per Miloshevicin nuk me ka interesuar as nuk me intereson kurre, se le me t'me shkoj mendja t'merrem me marrezi te tilla qe merreni ju. Patetike

  19. #59
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-10-2007
    Postime
    26

    Mos Fol Gjera Pa Lidheje Se Po Bahesh Shume I Merziteshem

    mos ja vini mendjen se jo te gjithe shqiptaret e kosoves mendojen e flasin sy ky (micro-phobia).Ketij te gjorit i kane folur perralla te bukura per xhaxhin dhe nuk ka cka te bisedohet me te .Kush e di se ndoshta nuk eshte edhe shqiptare hiq veq flet keshtu .

  20. #60
    Citim Postuar mė parė nga micro-phobia Lexo Postimin
    CEZARND - nuk e di se cili ka qene qellimi real i Enveri Hoxhes per Kosoven, por e di se krimet e verteta ne Kosove kane filluar gjate regjimit Berishian ne Shqiperi dhe kulmi eshte shenuar gjate regjimit te Nanos, sa per padrejtesite kombetare qe kane ndodhur ne kohen e Enverit mund ti fajesojme shume lehte kosovaro-shqiptaret qe kane qene ne pozita te gjykatesit, prokurorit, shefit policor, policit, agjentit policor etj, por ne kohen e te ashtuquajtures 'liri' neve na duhej me shume se kurre perkrahja e shtetit shqiptar, neve na mohohej cdo gje, na merrej dhe prona, teksa shteti shqiptare i shiste nafte e armatime Serbise kur edhe miku i saj Rusia i kishte bere embargo, ju mund te flisni te llomotisni por per ate qe kerkon argument, e verteta del ndryshe, e gjithe kjo qe po e them edhe pse mund te duket propagande komuniste nuk eshte ashtu, une mirepres cdo akuze qe i behet cdo sistemi duke perfshire edhe ato qe menaxhuan per 40 vjet shtetin shqiptar por te argumentuar ama, jo me histori imagjinare patetike qe demtojne psikologjine njerezore. Per njerez qe krijojne ngjarje te tilla me ngjallin mendimin se jane te prirur edhe te kryejne krime te tilla. Ka 20 vjet qe nga renia e regjimit te ashtuquajtur mizor dhe ende nuk jane hapur arkivat e sherbimit sekret madje zbulohen dhe varre masive, eshte e pakuptimte e gjithe kjo eshte e pakuptimte
    ca argumentash do ti zotri..
    une jam nje nga ato viktima....jam lindur ne kamp inernimi deri ne 1990 po ta filloje qe nga stergjyshi persekutimin tim nga aja e quajtur bande komuniste ,stergjyshi burgoset dhe helmohet ne burg .
    Gjyshi 1949 1960 ne burgjet me famkeqe te komunismit ,babai inernohet dhe ne moshen 11 vjece del ne pune te detyruar ,deri ne vitin 1960 punonin ne ashtu quajturat ekonomi ndihmese dhe e di sa pagohej??/// 250gr buke ne dite dhe nuk e di se sa oriz .
    ather nuk i pagunin por kush bente normen u jepnin kete racion xhaxhai nga kushtet e veshtira aratiset
    Familja inernohej cdo vite sa ne nje vend ne tjetrin
    GJYSHI bashke me vellezrit e tije provojne tortura mesjetare.pasuria e familjes shkatrohet,ne ato kohe nuk po pyeste njeri per pasuri tema e ditese ishte kush mund te jetoje Besoje se do te jesh nje i till mund te jeshe edhe shqip foles
    iteresohu njeher se kush ishte kalaja mesjetare e Gjirokastres qe xhaxhi e ktheu ne burgun me te tmershem
    pyet kush ishte kampi vdekjeprures i Turhanit te TEPELENES,pyet se sii u thane kenetat pyet se te tregojne
    Familjet tona ngelen ne gra e femije .ti nuk e di se gjyshja ime per nje cop buke misri per femijet dha unazen e marteses ,ti nuk e di qe ne sevaster xhaxhallaret e mije athere femije per rreth 2 jave nuk paten asnje ushqim
    pavarsishte se ishein nga 1deri ne 10 vjec dhe ushqeheshin me nje frut qe ne juge i thone kocimare ti nuk e di qe ne nje urri te tejskajSheme ata detyroheshim ,te ushqeheshin me ushqimin qe fshatare ushqenin qent e dhe kjo ka ndodhur ne kohen pas hitlerjane ne kohen e ndritut te E H dhe kjo eshte nje e njemijta se keshtu ka c do familje e persekuar
    Po e me gjithe ate per kombe dhe atdhe ne i beme hallalle se nuk deshem hakmarje po kjo nuk do te thote qe nje ser si puna jote te tallet me gjakun e tyre dhe ndjenjat tona NE ridhnim nga familje fisnike dhe me tradita shqiptare nuk ishte ne seren tone pabesia ,,imoraliteti,poshteria,u ritem me bese dhe zakone shqiptare ,edhe ne raste se ju e quani dobesi ne djalle vafshi dhe zoti mart hak
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga CEZARND : 11-02-2010 mė 22:21

Faqja 3 prej 19 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  2. Ēėshtja Ēame
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56
  3. Ortodoksia dhe Shqipėria
    Nga shendelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16
  4. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29
  5. Abaz Ermenji
    Nga Eni nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 14:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •