Close
Faqja 2 prej 19 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 376
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Si u masakrua doktor Kasimati nga shoku i tij i shkollės


    28/10/2009 ,"Metropol"

    Mihallaq Ziēishti, autori i masakrės qė filloi luftėn civile nė Shqipėri

    Pas konferencės sė Labinotit, e cila pėrfundoi mė 8 shtator tė vitit 1943, nė tė cilėn forcat e LANĒ-it shpallėn si armiq nacionalistėt e Ballit Kombėtar, u krye dhe masakra e parė. Pėr kėtė qėllim jo mė kot u zgjodh zona e Devollit, e njohur pėr pėrkrahjen qė u jepte forcave nacionaliste. E ndodhur buzė kufirit me Greqinė, nėn presionin e vazhdueshėm qė nė atė kohė shfaqte herė pas herė fqinji ynė jugor, kishte bėrė qė nė kėtė trevė reaksioni nacionalist tė ishte edhe mė i gjerė.

    Ftesa
    Mihallaq Ziēishti mė 8 shtator tė vitit 1943 thėrret pėr bisedime nė fshatin Ziēisht libohovitin Hadi Kasimati, njė djalosh student pėr mjekėsi, i cili rridhte nga familja e madhe e Kasimatėve tė Libohovės, tė lidhur ngushtė me nacioanlizmėn shqiptare. Qėllimi ishte i qartė: Mihallaq Ziēishti dhe Muzafer Spaho kishin marrė urdhra tė prerė nga qarkori qė tė jepnin shkėndijėn e parė pėr fillimin e goditjes sė nacionalistėve dhe terrorizimin e krahinės sė Korēės. Duhet theksuar se forcat nacionaliste kishin ndikim tė madh nė mbarė zonėn. Nė kėtė takim Kasimati shoqėrohej nga kosovari Zija Gashi, i cili kishte dhe gradėn e togerit nė ushtri; Kutbi Velisha, Dilo Stronpani, Feti Vėrlenik dhe Hilmi Suli. Sipas gojėdhėnave nga kjo trevė, Kutbi Velishta, Hadi Kasimati dhe Muzafer Spaho kishin qenė qė mė parė shokė nė liceun e Korcės. Nga ana tjetėr, Kasimati kishte marrė garanci dhe nga tre pėrfaqėsuesit qė do ta shoqėronin nė takim: Dilo Stropani, nga Stropani i Devollit; Feti Vėrleni, nga Vėrleni i Devollit dhe Hilmi Suli, nga fshati Sul i Devollit, si dhe i afėrm i Emin Sulit, kryetarit tė Ballit Kombėtar nė kėtė trevė. Tė tre kėta tė fundit njiheshin nė zonėn e Devollit pėr trimėrinė e tyre dhe influencėn qė kishin nė kėtė zonė.

    Prita

    Duhet tė ishte mesditė e atij 8 shtatori kur pas njė ndalese tė shkurtėr qė Kasimati, Velishta dhe Gashi bėnė nė fshatin Vishoticė dhe qė andej u nisėn pėr nė Ziēisht, ku ishte caktuar dhe takimi me partizanėt. Por sipas gojėdhėnave, nė vendin e takimit, diku pa hyrė nė fshat, nga ana lindore e tij janė pritur me pushkė nga forcat partizane, tė cilat mbanin fshatin tė rrethuar dhe nuk linin banorėt e tij tė dilnin qė aty, me nė krye Mihallaq Ziēishtin, i cili jo mė kot kishte zgjedhur fshatin e tij pėr tu bėrė pritėn e nacionalistėve. Sipas tė dhėnave, i pari qė ka mbetur i vrarė prej luftimeve, qė zgjatėn mbi gjashtė orė, ishte Hilmi Suli, mė pas Dilo Stropani dhe Zija Gashi. Ndėrsa Kutbi Velisha, i plagosur, Feti Vėrleni dhe Hadi Kasimati, edhe ky i plagosur, ranė tė gjallė nė duart e komunistėve. Ata u prenė kokat dhe i lanė atje nė mes tė rrugės derisa kufomat i mblodhėn banorėt e fshatit Ziēisht
    Vazhdimi...

    Ngjarja nė fjalė bėri jashtėzakonisht bujė te familjet e Devollit nė atė kohė. Njė masakėr dhe njė besėprerje e tillė nuk ishte parė nė atė zonė. Mė pas filloi gjuetia e shtrigave nė tė gjitha fshatrat. Nacionalistėve u ngriheshin prita dhe qėlloheshin nė ēdo vend qė shiheshin, kjo duke pėrfituar dhe nga amullia e krijuar pas kapitullimit tė Italisė. Shumė pak kohė mė pas vritet nė Bilisht nacionalisti Emin Suli, kryetar i Ballit nė kėtė zonė, dhe masakrat filluan me radhė nė fshatrat Sul, Vėrlen, Boshigrad, Ēipan, Stropan, Vėrlen, Vishoticė, Progėr, jo vetėm duke vrarė nacionalistėt, por dhe duke bastisur dhe duke u marrė gjėnė e gjallė apo duke u djegur shtėpitė.

    Fill mbas Mukjes vjen njoftimi:

    “Nė Ziēisht ju presim nesėr!

    Anekėnd u bė pajtimi,

    si vėllezėr tė lidhim besėn.”

    Ishte Juda i Ziēishtit,

    Mihallaqi besėprerė.

    Ftonte burrat e Bilishtit

    pabesisht nė pritė ti zėrė.

    Nisen bijtė nacionalistė,

    bijtė e shqipes dykrenore.

    I besuan pabesisė,

    pjellės serbe dhe zuzare.

    Pėrmbi trimat bataretė

    i qėlluan papandehur.

    Vendi rreth fare i shkretė,

    mbi njėqind veta tė fshehur.

    eti trimi nga Vėrleni,

    bir i fisit Jazexhi.

    Por Tefiku qen bir qeni,

    e vrau nė pabesi.

    Krisi lufta gjer matanė...

    Natė cubash, pabesie.

    Dhjetėra grekė partizanė,

    prisnin fshehur nė korie.

    Flet Hilmi Perona, dritė,

    sillte besėn qė nga Suli:

    “Djema, kemi rėnė nė pritė!”

    “Rroftė Atdheu dhe flamuri!”

    Doktor Hadi Kasimati

    fillon shtie, vetėtimė.

    Por njė plumb e merr sėprapi,

    njė tjetėr brinjė mė brinjė.

    Zija Gashi pėrbri tij,

    gjoksit dy rrėkera gjak.

    Ky shqiptar kosovarli,

    mik me Kullajt nė Zėmblak.

    Shpirti sa u regėtinte,

    as rėnkim, as lot nė sy.

    I zunė bishat komuniste,

    me thik i therėn tė dy.

    Hylbi Kulla plagėrėndė,

    nė mulli pozicionohet.

    U pėrgjigj me zjarr e kėngė

    kur i thanė tė dorėzohet.

    Pabesi, gjak e mynxyrė,

    skish mė plumba kur hapėn portėn.

    I pėshtyu nė fytyrė

    para se tia prisnin kokėn.

    Hyn i pari Myzaferi.

    Ishin shokė nė lice.

    Me dorėn e tij e theri

    komunisti i pafe.


    Deklarata e Ballit Kombėtar njė muaj pas ngjarjes

    Balli Kombėtar do tė rriste rreth njė muaj pėr tė lajmėruar nė lidhje me masakrėn e Hoēishtit, nė pritje tė ndonjė kthese qė mund tė bėnin komunistėt, por me sa duket ishte e kotė. Vetėm pas vrasjes tė dy nacionalistė tė tjerė nė Melēan tė Korēės, ku kufomat u gjetėn me hundė dhe veshė tė prerė, komanda e Ballit do tė lėshonte kėtė deklaratė:

    “Muajin e kaluar nė rrethin e Korēės, nė njė pritė tradhtare mbetėn tė masakruar nga njė ēetė komuniste gjashtė ushtarė tė Ballit Kombėtar, ndėrmjet tė cilėve shėnojmė toger ZIJA GASHIN, kryetar ēete, dhe djaloshin HADI KASIMATI, student nė mjekėsi dhe luftėtar i orės sė parė. Dihet botėrisht se HADI KASIMATIT komunistat i prenė kokėn me thikė! Kėtė gjest barbar nuk kemi dashur ta shpallim botėrisht pėr mos tu gjetur nė historinė shqiptare njė njollė e tillė antikombėtare dhe ēnjerėzore. Por pa pritur dhe pa kujtuar njė shėmtim mė i rėndė, mė i zi dhe mė tmerrshėm vjen tani tė na ngjethė mishtė. Zėmrat tona, qė pikojnė gjak, qė gufojnė pikėllimin e ngjarjes sė fundit, qė po tregojmė mė poshtė, nuk mund tė durojnė dot dhe na shtyjnė tė mendojmė se kėto masakrime nuk janė tė rastit, por i nėnshtrohen njė programi tė caktuar nga njerėz kriminelė, qė duhet tė damkosen nė historinė tonė kombėtare, me vulėn e njė barbarizme qė kalon edhe atė tė Xhinxhis Khanit! Nė tė gdhirė tė ditės sė mėrkurė, 13 tetor 1943, ēeta komuniste e kryesuar nga Agush Gjergjevica kapi nė Melēan tė Korēės BEXHET dhe XHEVDET BULGAREĒIN, i pari kryetar dhe i dyti pjesėtar i ēetės sė Ballit Kombėtar nė Bulgarec. Kėta dy djem idealistė, nacionalistė shqiptarė u masakruan nė mėnyrė barbare tė pashembullt, duke u prerė hundėn dhe veshėt, duke u nxjerrė sytė, duke u thyer nofulla dhe krahėt dhe duke i prerė organet seksuale! Ky krim, qė kalon edhe masakrimet e fashistėve nė Abisini dhe tė serbėve nė Bihor, u krye, pėr faqe tė zezė, nga shqiptarė tė pashpirt kundėr shqiptarėve tė pafajshėm dhe idealistė, tė cilėt luftojnė dhe punojnė vetėm e vetėm pėr ēlirimin e Shqipėrisė. Edhe njė ballist tjetėr, JOSIF FRASHĖRI, qė ndodhej me tė shoqen dhe me tė bijėn nė teqenė e Melēanit, u rrėmbye prej komunistėve. Fati i tyre akoma nuk dihet. Vini duart nė krye dhe vajtoni, o shqiptarė!

    26 tetor 1943”

    Trakt i nacionalistėve, ku flitet pėr bilancin tragjik tė vėllavrasjes

    Por regjistrojmė disa fakte tragjike qė ti kėndojė i gjithė populli shqiptar e sidomos djelmėnia komuniste. Mė 11 tetuer 1943 gjakpirėsi Mehmet Shehu sulmoi me brigadėn e vet ēetat e Ballit Kombėtar, ndėrmjet Ēermes dhe Divjakės, nė nėnprefekturėn e Lushnjės. Pėrfundimi i kėsaj lufte civile, qi vazhdoi 2 ditė rresht, asht ma se tragjik: tė vramė 109 partizanė dhe 18 ballista! D.m.th. 127 shqiptarė ma pak. Nė Libofshė ditėn 16 tetuer 1943 ēetat partizane nėn urdhnat e kriminelave, bashkėpunėtor tIsa Toskės, Banush Plyku dhe Rahman Uruēi, sulmojnė pa pritun nji ēetė tė Ballit, qi po shplodhej nė atė katund dhe vrasin 3 luftėtarė, prej tė cilėve 16-vjeēarin kosovar Rushit Sulejmanin. Tė pakėnaqur me kaq, me tė nesėrmen, po ato ēeta vrasėse, sulmojnė edhe njė herė tjetėr. Mirėpo kėtė radhė hataja asht e madhe, sepse nė ndeshjen mbetėn tė vramun 21 partizanė dhe 7 ballista. Ēetat tona kapėn 18 robėr, midis tė cilėve edhe 4 vajza. Robėrit u liruen dhe 4 vajzatiu dorėzuen prindėrve tė tyne. Pėrfundimi: 31 shqiptarė ma pak. Tė mėrkurėn mė 27 tetuer 1943 nė mėngjes nji pjesė e batalionit tė Ballit Kombėtar Hysni Lepenica ndodhet nė Tragjas tė Vlonės. Nji ēetė komuniste, e pėrbame prej afėr 400 vetash, nėn komandėn e xhandarit tė Mehmet Shehu, Hysni Kapos, zė pozicion pėr me sulmue. Komanda e Ballit ndalon ushtarėt e vet tė hapin zjarr, sepse nuk beson qi komunistėt tė shtijshin, mirėpo nė kėtė kohė 4 ballista, qi mbushnin ujė nė krue, sulmohen nga partizanėt, tė cilėt u kėrkojnė armėt; ushtarėt ballista refuzojnė dhe partizanėt hapin zjarrin tue vra dy prej tyne. Nėnkomandanti ballist Hodo Metua del jashtė pėr me marrė vesh, mirėpo komunistat, mbasi mėsuen se kush ishte, e gjuajnė dhe e plagosin. Bataljoni ballist, tue dashtė tė mos derdhej gjak, tėrhiqet. Nė mbramje partizanėt hynė nėpėr shtėpi, tue terrorizue gra e fėmijė, dogjėn shtėpinė e nacionalistit Mehmet Alemit, bir i atdhetarit tė shquem, bashkėpunėtor t Ismail Qemalit, Alem Mehmetit. Partizanėt e tėrbuem i dogjėn edhe tė gjithė bereqetin. Tre djemt e ēnatyrshėm t arsimtarit tė vjetėr, nasionalistit Tahir Hoxha, shkuen nė shtėpin e tyne, ku gjetėn hallėn. Mbasi e lidhėn tė mjerėn grue, i vunė zjarrin shtėpisė sė t et. Ja, pra, o popull shqiptar, ja, pra, o djelmėni komuniste se ku i ka ēue djemtė e kėtij vendi tė shquem e tė nderuem pėr tradisionet e veta propaganda e huej! Djemtė qi djegin shtėpinė e tyne, qi lidhin hallen e tyne! "Qaj o Shqipni, uluri o e mjerė!" Po ka edhe ma: komunistat hynė nėpėr shtėpi tue plaēkitė ēgjejshin mbrenda. Tė nesėrmen ēeta e Ballit, e forcueme prej dukatasve dhe mesaplikasve, hyn nė Tragjas, prej nga komunistat ia dhanė kambėve, tė ngarkuem me plaēkat e vjedhuna katundarve. Njimbėdhetė partizanė mbetėn tė vramė. Por sa e madhe qe habitja e katundarėve kur panė se midis tė vramit qe edhe nji mitralier italian. O tmerr! Ushtarėt e Zaninit qenkan ende nė Shqipni nėn urdhnin e komunistave pėr me vazhdue vrasjen e shqiptuarve! Mbas kėtyne ngjarjeve tė tmerrshme a ka ma shqiptarė qi mund ti besojnė Partisė Komuniste, qi pretendon se lufton pėr ēlirimin e Shqipnisė dhe ti japij liri popullit? Por cilit popull do ti japij liri, deri sa popullin shqiptar po e rrjep, po e djeg dhe po e vret?

    Ēetat maqedonase nė Korēė

    Sot nanat shqiptare kėrkojnė djemtė e tyne, tė rritun me aq mundime e me aq kujdesje, tė cilėt janė tė terrorizuem prej komandantave si Mehmet Shehu, si Rahman Uruēi, si Agush Gjergjevica, si komandantat e ēetave greke e maqedonase qi kanė fillue tė veprojnė nė qarkun e Korēės. Ndėrsa nanat shqiptare tė Qemal Stafės, Perlat Rexhepit, Margarita Tutulanit janė tė qeta se djemtė e tyne ranė me tė vėrtetė dėshmorė pėr Atdhe, kundra anmikut, nanat e tjera, qi po mbeten sot pa djem, vajtojnė me ulurima, sepse djemtė e tyne, Xhemil Ēakeri, Anastas Lulo, Hadi Kasimati Zija Gashi, Aziz Sharra, Xhevdet dhe Bexhet Bulgareci, ua kishin falun Atdheut, Atdheut dhe vetėm Atdheut e jo katilave, kriminelave, tė huejve. Nanat shqiptare kėrkojnė qi tė gjithė djemtė e tyne tė kthehen nudhėn e drejtė si komunistat e Gjormit, si 60 djemtė e Beratit, qi u ndanė prej tė huejve dhe me armė nė dorė shkuen me profesorin e tyne Abaz Ermenjin. Abaz Ermenji me libra nė dorė nė bankat e shkollės u tregonte rrugėn e vėrtetė, Abaz Ermenji me pushkė nė dorė, sot nė mal, po u tregon rrugėn e vėrtetė. Dje nė bankat e shkollės Abaz Ermenji u tregonte si kanė ra pėr Shqipni dėshmorėt tanė Ēerēiz Topulli dhe Themistokli Germenji, sot nė malet e lirė tė Shqipnisė Abaz Ermenji po i udhėheq qi tė pėrsėrisin epopenė e atyre dėshmorėve, tue i ndritun me shembullat e gjallė tė Jashar Cakranit e tė Hysni Lepenicės. Rrini tė qeta o 60 nana tė 60 djemve tė Beratit. Djemtė tuej ndodhen sot nė radhėt e shqiptuarve dhe luftojnė pėr Shqipni! Sot djemtė tuej shpėtuen prej thonjve tė Mehemt Shehut, Banush Plykut dhe Rahman Uruēit. Qi sot e tutje djemtė tuej nuk do tė dridhen ma tue pa edhe nė andėrr fytyrat e tmerrshme tė kėtyne bishve t egra.

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    E gjeti dhe per vete me vone Mihallaqi ,keshtu hanin kokat e njeri -tjetrit .....
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e jul-linda
    Anėtarėsuar
    10-07-2008
    Postime
    2,077
    Pershendes Sauren qe ka hapur nje teme shum shum interesante !

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-11-2009
    Postime
    160
    Citim Postuar mė parė nga saura Lexo Postimin
    E ke percaktuar shume mire PSENE?
    Qofsh mire Beso.
    Vallaj duhet ma majt men cir ndodhi n 1991, 1990, 1967, 1945 se vec i kshu kena me pshtu. Ene kur t maroni buken ja boni : beeeeee (gjinia femnore) ene meeeee (gjinia burrore)

    Saura, e kom i pytje : Kto qi iken me anije ishin
    a- popull i persekutum nga komunistat gjakpires
    b- ishin komunista gjakpires qi i ikshin drejtsis
    c- ishin bagti qi shpresonin per Ameriqi ene ke Talloni ??


    Ene qafsh, mos me kto video se na rinqithe mishin, se shyqyr o bytyr e ken shporr te keqen ene po hecna m i hap me Evropin

    O Beso, po ti ene tani mDemokraci si i burgosun flet mer lal

    Rrofte Kavaja

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Citim Postuar mė parė nga Traktoristi Lexo Postimin
    Vallaj duhet ma majt men cir ndodhi n 1991, 1990, 1967, 1945 se vec i kshu kena me pshtu. Ene kur t maroni buken ja boni : beeeeee (gjinia femnore) ene meeeee (gjinia burrore)

    Saura, e kom i pytje : Kto qi iken me anije ishin
    a- popull i persekutum nga komunistat gjakpires
    b- ishin komunista gjakpires qi i ikshin drejtsis
    c- ishin bagti qi shpresonin per Ameriqi ene ke Talloni ??


    Ene qafsh, mos me kto video se na rinqithe mishin, se shyqyr o bytyr e ken shporr te keqen ene po hecna m i hap me Evropin

    O Beso, po ti ene tani mDemokraci si i burgosun flet mer lal

    Rrofte Kavaja


    Vallaj Kavajso ,s'kam kuptu gjo ,ēa ke desh me thone ,jeni te qut ju kavajsit .
    A ziheni hala per uje ju Kavajsit ?
    Kur kam qene e vogel ,rrisha me muj ne Kavaj ,pushimet e veres ,o zot ēa kam pas pa ulerimat ke rradha ujit ..oj Shore isha un e para ,ime te vje rradha ty ..
    Lene lene shtama,gjyma e legena qe ngjiteshin deri ne kat te peste
    Te njof gjo ty une ,se si shume kofidence per dy here qe paske shkrujt ne forum
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anėtarėsuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Natyrisht qe beni mire te shkruani pa fund per krimet vellavrasese te baballareve te atyre qe sot na hiqen si socialiste.Ndoshta i vret ndopak ndergjgjeia.Interesant dhe femijet e tyre po aq te ligj po sillen.Pershendetje Saura!!!!!!!!

  7. #27
    Dhe artistet e hollivudit do ti kishin zili shqiptaret ,jane per oscar
    femijet e tyre ketu jane prostitutat e Europes dhe kriminelet qe vrasin dhe vjedhin neper vila sot .


    Kėshtu ėshtė kur kakarisin pulat ! lol

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Albo ,pse ma ke bashkuar temen time me temen tende ?
    Une e kisha hapur me titull tjeter ....
    Une nuk dua te ma bashkosh ,e para mua nuk me pelqen te shkruaj shume gjate ,shkrimet e gjata nuk i lexon asnjeri ....
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  9. #29
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anėtarėsuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    nga tė gjithė, ky ishte sistemi mė i fėlliqur kriminal dhe anti-njerėzor qė mund tė shpikte mendja judaike njerėzore
    Prektora

  10. #30
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    qe ky trimi me kobure me uje.

    te ishte aq e lehte. nuk do ishim ketu ku jemi.......... o tunxh
    ,

  11. #31
    Citim Postuar mė parė nga Zarathustra.
    Po sorrollopi i zotrise suaj ku ishte kur baballaret e socialisteve te sotem vrisnin e prisnin? A nuk ishit ju ata qe ulerisnit me adhurim me sa kishit fryme per cdo vrasje qe benin ata te paret? Ku ishit ju, perse nuk protestuat, nuk u revoltuat dhe nuk sakrifikuat ne sy te gjithe kesaj padrejtesie, perse per 50 vjet nuk eshte rregjistruar asnje revolte serioze, asnje atentat, asnjelloj rezistence kunder atij sistemi, vecse diversanteve qe vrisnin njerez te pafajshem.

    Ku ishit ju pra garipat anti-komuniste qe sot mender te cani by_then e te flisni per desinednce dhe anti-komunizem. Nje tufe spurdhiakesh e frikacakesh qe nuk e meritojne kurre as liri dhe as te drejta. Ju sot, mbas te vjelave te tere jeni garipa dhe te tere flisni per padrejtesi, nderkohe qe atehere ju keni qene spiunet dhe skufjet me te keqija ne ate vend. Se komunistet te pakten te akuzonin dhe te vrisnin sy me sy dhe jo fshehurazi, kurse ishit ju gjithmone te fshehur dhe frikesuar, qe benit punen me te ndyre. Kur shikon e degjon per ndyresirllekun qe ju keni bere dhe bete edhe pas 1990, Enveri te duket burre me integritet dhe respekt. Te pakten nuk ishte skufje dhe frikacak si sorrollopi juaj qe hanit inat me eshtrat e tij, pasi i hengret m.... per 50 vjet. Te pakten jepi Cezarit ate qe i takon Cezarit.

    Spiunet me te zellshem dhe te besuar te ish-sigurimit kane qene ata qe kane pasur biografine e keqe dhe familjare te ish-persekutuarve. Vet statusi i tyre i bente ata me te besueshem si spiune. Lind pyetja si ka mundesi qe Uran Butka, djali i nje krye-ballisti u shkollua nga rregjimi i Hoxhes dhe u be madje edhe nen-drejtor ne nje gjimnaz ne mes te Tiranes? Ec e me thuaj qe s'ka qene krye-spiun ky qe sot te derdellit per persekutim. E si ky jane me mijera.

    Por keto nuk thuhen se na pelqen te jemi viktime dhe te akuzojme te tjeret per pervertesine qee ndertuam dhe ku kemi marre pjese.

    Po ti qe derdellit ketu ke shpirt njerezor apo ca ke? Ca me merresh me ata qe nuk guxonin te ngrinin koke ne ate kohe. Pjella te ndyra qe skeni as palce kurrizore e as zemer humane. Ju jeni tamam jashteqitja e nje vendi. Ma kalon muhabetin sa andej e ketej me keq se putanat e semaforeve. Ai sistem vrau e preu, kreu krime nga me monstruozet e ti me perrallis aty si gjeli ne pleh. Skeni faj ju qe vegjetoni akoma. Zbritet nga malet e pyjet, nga zorrethare moret pushtetin, vrate e prete, krijuat me demek nje elite injorantesh qe donte me zor te behej aristokrate ne nje kohe qe zhduket me fare e me fis eliten dhe aristrokracine e vertete, tufe harbutesh e kriminelesh ordinere dhe tani na shisni dhe moral se cfare eshte drejtesia apo padrejtesia, kush ishte spiuni e kush nuk ishte. Ke surrat permend dhe diversantet ti qe na vrane te pafajshem kur sistemi qe me mbron ti degjeneroi nje popull te tere qe ishte i pafajshem. O zot si ju mban toka dhe nuk ju zhyt 7 pashe nen llum se aty e keni vendin. Fare e keqe qe spaska te shuar...

  12. #32
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar mė parė nga Darius Lexo Postimin
    Po ti qe derdellit ketu ke shpirt njerezor apo ca ke? Ca me merresh me ata qe nuk guxonin te ngrinin koke ne ate kohe. Pjella te ndyra qe skeni as palce kurrizore e as zemer humane. Ju jeni tamam jashteqitja e nje vendi. Ma kalon muhabetin sa andej e ketej me keq se putanat e semaforeve. Ai sistem vrau e preu, kreu krime nga me monstruozet e ti me perrallis aty si gjeli ne pleh. Skeni faj ju qe vegjetoni akoma. Zbritet nga malet e pyjet, nga zorrethare moret pushtetin, vrate e prete, krijuat me demek nje elite injorantesh qe donte me zor te behej aristokrate ne nje kohe qe zhduket me fare e me fis eliten dhe aristrokracine e vertete, tufe harbutesh e kriminelesh ordinere dhe tani na shisni dhe moral se cfare eshte drejtesia apo padrejtesia, kush ishte spiuni e kush nuk ishte. Ke surrat permend dhe diversantet ti qe na vrane te pafajshem kur sistemi qe me mbron ti degjeneroi nje popull te tere qe ishte i pafajshem. O zot si ju mban toka dhe nuk ju zhyt 7 pashe nen llum se aty e keni vendin. Fare e keqe qe spaska te shuar...
    ma ke kenaq zemren.rrofsh.

    ps.po te zej naihere ne Tirane do te coj ke Karlsbergu.

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Citim Postuar mė parė nga drague Lexo Postimin
    ma ke kenaq zemren.rrofsh.

    ps.po te zej naihere ne Tirane do te coj ke Karlsbergu.

    A ka kohe qe e ka ndryshu emrin eshte bo dhe hotel shume lluksoz por barin e ka tek kati i pare ,restorantin tek i dyti ...quhet President ..
    Po mu do me therasesh ?
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  14. #34
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar mė parė nga saura Lexo Postimin
    A ka kohe qe e ka ndryshu emrin eshte bo dhe hotel shume lluksoz por barin e ka tek kati i pare ,restorantin tek i dyti ...quhet President ..
    Po mu do me therasesh ?
    osht ne tarace restoranti mi shoqja lenka .piete linden se ishim ket vere.

    na falni se dolem jashte teme,megjithese afer bllokut ishim.

  15. #35
    i/e regjistruar Maska e busavata
    Anėtarėsuar
    22-10-2008
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    4,023
    Citim Postuar mė parė nga drague Lexo Postimin
    ma ke kenaq zemren.rrofsh.

    ps.po te zej naihere ne Tirane do te coj ke Karlsbergu.
    ah drague permbaju se
    ashtu flet vetemse Zarathustra...

  16. #36
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Citim Postuar mė parė nga drague Lexo Postimin
    osht ne tarace restoranti mi shoqja lenka .piete linden se ishim ket vere.

    na falni se dolem jashte teme,megjithese afer bllokut ishim.


    E paskam ēu tani pra ,se i kom Mallakastriotet e mi prandaj
    Kam nja 2 vjet qe s'kam shku ...mbase per vere e ēojne ne tarrece ,se ne dimer duhet me nejt me ēader masanej ...
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  17. #37
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Historia e 17-vjeēarit qė donte tė rrėzonte pushtetin

    Historia e 17-vjeēarit qė donte tė rrėzonte pushtetin

    » Vendosur: 13/11/2009 - 09:05
    •

    alma mile

    Ėshtė marrėzi tė mendosh se njė 17-vjeēar dėshiron tė rrėzojė pushtetin. Por duket se ky ishte trilli i “perėndive” tė diktaturės. Adoleshentit Amik Kasoruho i vihen prangat dhe burgoset. Shkolla e tij do tė bėhej burgu, qelitė qė pikonin lagėshtirė dhe torturat sistematike. Do tė kalonin vite, deri sa shkrimtari dhe pėrkthyesi Kasoruho tė ulej dhe tė shkruante romanin e jetės sė tij. Titullohet “Ikje nga trilli i perėndive” dhe pasi ka shkuar sė pari nė duart e lexuesit italian, vjen edhe nė shqip, pėrmes shtėpisė botuese “Buzuku” nė Prishtinė. Gjatė dy dekadave tė fundit janė shkruar boll libra nga vuajtės dėnimesh nė burgjet e komunizmit. Shumė e kanė quajtur kėtė “letėrsi burgu”, apo “qelie”, por nė tė vėrtetė, nėse njė roman, qoftė edhe ai autobiografik, nuk ka pėrse tė marrė mbi vete “pėrcaktorė” tė tillė. “Ikje nga trilli i perėndive” i shkrimtarit Amik Kasoruho ėshtė romani qė mban peshėn e fatit tė njė njeriu, tė cilin e burgosin nė moshėn 17-vjeēare, duke i mohuar rininė. Tragjedia vetjake shumėfishohet me pushkatimin e tė atin pas tre vjetėsh, si i implikuar nė ngjarjen e Ambasadės sovjetike. Pėr tė vijuar me internimin e sė ėmės nė rrethinat e Lushnjės. Vuajtjet e tij nuk mbarojnė me burgun, atė vetė dhe familjen e re e pret internimi i gjatė pėr 25 vjet nė Gosė tė Kavajės. Dhe nė fund, ikja nga Shqipėria. Romani autobiografik i Kasoruhos, nuk ėshtė vetėm dėshmi historike, nė njė kohė qė janė tė shumtė vuajtėsit si ai. Kjo histori mbijetese vjen pėrmes artit, pėrmes penės sė shkrimtarit. “Ikje nga trilli i perėndive”, i botuar disa vite mė parė nė gjuhėn italiane, ėshtė pritur mjaft mirė nga lexuesi dhe kritika italiane, tė cilėt pėrthithėn me kureshtje kėtė histori njerėzore, e cila mbartte nė vetvete, dramėn e njė populli tė tėrė. Ndėrsa nė Shqipėri, ky libėr vjen si kujtesė, me qėllim qė e shkuara tė mos harrohet e tė mos pėrsėritet. Nė vend tė parathėnies, libri hapet me njė poezi qė pėrkthyesi Robert Shvartz i kushton mikut tė tij tė rinisė, Amik Kasoruhos. Poezia ėshtė botuar nė gazetėn “Drita” nė maj tė vitit 1991. Promovimi i librit pritet tė zhvillohet gjatė ditėve tė Panairit tė Librit “Tirana 2009”.


    Pjesė nga libri

    Pėrjashtimi nga rregulli

    -Ti ke borxhe pėr tė shlyer, dhe deri sa t’i shlyesh njė mė njė, nuk ke pėr ta parė dritėn e diellit! Mos tė gėnjejė mendja: ne i dimė tė gjitha. Ēdo lėvizje, ēdo fjalė, ēdo takim qė ke bėrė, ne i dimė. Nėse kėmbėngulim qė ti t’u pėrgjigjesh pyetjeve tona, ėshtė sepse duam tė tė ndihmojmė tė dalėsh nga tuneli ku ndodhesh, nga llumi ku je zhytur. Je i ri dhe na dhimbsesh. Partia nuk ka interes tė dėnojė njerėzit. Aq mė pak tė rinjtė. Por nėse ti nuk arrin ta kuptosh, mė keq pėr ty...
    Ishte gjithė po ai avaz. Fjalėt i vinin nga larg, pa ndonjė lidhje, pothuajse pa asnjė kuptim. Teksa ata, oficerėt K.Sh. e V.A. tė Ministrisė sė Brendshme i flitnin, ai mendonte kaushin e tij, ku, mbasi mbaronte pyetja, kthehej i dėrrmuar, i hutuar, i shkatėrruar, i indinjuar pėr aq sa mund tė kishte emocione njė njeri nė ato kushte.
    Prej sa kohe vazhdonte ajo histori?
    Sikur tė mos ishte njė gardian (ai nuk arrinte tė kuptonte si e kishin lėnė nė atė burg), nuk do ishte nė gjendje ta merrte vesh. Koncepti i kohės aty, nė atė vend tė harruar nga jeta, e humbiste kuptimin qė i jepnin njerėzit. Ai gardian i thoshte ē’ditė e javės ishte, sa kishte zgjatur pyetja, si ishte nėna e tij, me kė kishte ardhur t’i sillte ndėrresat, ēfarė moti bėnte jashtė.
    Ishte njė nėnoficer rreth tė dyzetave, i heshtur dhe i rėndė, por kishte njė zemėr shumė tė gjerė. E quanin Muharrem Sotomani. Gjithmonė i qetė, kur hapte portėn e qelisė pėr t’i sjellė racionin, gjithmonė i shqetėsuar kur duhej ta shoqėronte nė hetuesi.
    Njė natė, mbas pyetjes, gati i kishte rėnė tė fikėt. Ishte dimėr dhe rrobat e lagura nga gjithė ata ujė qė hera-herės i hidhnin mbi trup pėr ta mbajtur zgjuar, mbas gati tri ditėsh hetimi tė pandėrprerė, i jepnin dridhma. Nuk e merrte vesh nėse dridhej nga qė nuk kishte fjetur, apo nga ajo tėrė ajo lagėshtirė. Nuk ishte nė gjendje tė ecte. Oficeri qė e kishte marrė nė pyetje i fundit (nė ato gjashtėdhjetė orė ishin ndėrruar disa hetues mes tyre) thirri dy roje qė e kapėn nga sqetullat dhe mbasi e tėrhoqėn gjatė gjithė korridorit, hapėn portėn e qelisė dhe e lėshuan mbi dyshemenė prej ēimentoje.
    Duke u dhėnė bėrrylave, (duart i kishte nė pranga), duke u zvarritur, arriti te dysheku, ku mundi tė mbėshteste kokėn. Nuk mund tė lėvizte: i dhimbte gjithė trupi. E vetmja gjė e re e atij hetimi ishte pagjumėsia. Gjithēka tjetėr bėnte pjesė nė mėnyrat klasike qė pėrdornin hetuesit.
    Nuk e dinte sa kohė kishte kaluar qė kur e kishin sjellė nė kaush dhe ndjeu qė porta filloi tė hapej ngadalė. Nė fillim mendoi se erdhėn pėr ta marrė pėrsėri pėr tė vazhduar pyetjet dhe pati frikė. Nuk do tė ishte hera e parė: kur i arrestuari mendonte se e kishte mbaruar hetimin e asaj dite, dhe kishte mbaruar tortura ja fillonin nga fillimi. Por edhe pse ndodhej nė njė gjendje gjysmė tė vetėdijshme, u habit qė nuk dėgjoi atė urdhrin e zakonshėm “Ēohu!” Deshi tė hapte sytė, por qepallat nuk iu bindėn. Por ja doli tė shikonte qė dikush qe kėrrusur mbi tė. Vetvetiu mbuloi fytyrėn me duart me pranga dhe u mblodh kruspull: mendoi se donin ta qėllonin. Por ai qė ishte pėrkulur mbi tė e preku me majė tė gishtave, lehtė, pak e nga pak nė gjithė fytyrėn. Edhe pse ajo e prekur ishte shumė, shumė e butė, ai u pėrpoq tė kthente kokėn nga ana tjetėr me njė lėvizje gjoja tė shpejtė. Njė zė (i kujt ishte?) i pėsh--pėriti:
    -Mos ki frikė. Nuk dua tė bėj keq. Jam unė.
    Ndjeu t’i fshinte ballin me njė shami tė lagur. Pastaj faqet. Pastaj sėrish tėmthat. Pastaj mjekrėn. O zot, sa i dhimbte gjithēka! Bėri tė pyeste diēka, por tjetri i tha tė heshtte:
    -Shshshsht! Mos fol! Mos u lodh!- dhe duke treguar njė kovė me ujė, vijoi gjithmonė me zė tė ulėt: - Kovėn nuk mund ta lė. Mbaje kėtė shami dhe vere aty ku tė dhemb. Unė duhet tė shkoj.
    Dhe mbylli me ēelės portėn mbas tij.
    Pėr shumė ditė nuk e kishte idenė se cili kishte qenė. Pastaj, njė pasdite, disa ditė mė vonė, ndėrsa nėnoficeri Sotomani erdhi tė hapte derėn, nė orarin qė e shoqėronin nė banjė, ai e pyeti:
    - Zoti kapter: mos vallė rastėsisht keni harruar shaminė nė kaushin tim?
    Nuk mund tė ishte tjetėrkush veē atij. Gardiani buzėqeshi mė nėnkuptim. Ose kėshtu iu duk atij.
    -Unė? Jo. Por, po deshe, ma jep mua. Do tė pyes rrotull.
    Nė atė botė errėsire, ai qe njė ēast plot humanizėm ēlirues.
    Ditėt e para mbas daljes nga burgu, nėna i kujtoi se herėn e parė, kur i patėn kthyer ndėrresat e tij tė lagura e me ndonjė gjurmė gjaku tė pėrtharė, u shqetėsua, por pastaj e kishte qetėsuar njė nėnoficer duke i thėnė se me gjasė tė birit i kishte dalė pak gjak nga hundėt – Do tė ketė pasur pak rrufė do tė ketė dashur t’ju lehtėsojė punėn duke i shpėlarė teshat.
    -Po kush ishte ai nėnoficer?
    -Ai qė ndonjėherė mė jepte lajme pėr ty. Di qė e quanin Muharrem. Muharrem Sotomani.
    Mbasi doli nga burgu, nuk e takoi asnjėherė. Dhe nuk e mėsoi dot nėse ky gardian aq i papėrshtatshėm nė atė ferr, ishte ende gjallė. U ndie nė borxh. Por ky ishte njė borxh qė do donte ta shlyente, edhe pse nuk e dinte kur dhe si. Ishte njė borxh ndaj njė njeriu tė mirė, si nuk mund tė hasje ēdo ditė.
    Dhe ishte ky pėrjashtimi qė vėrtetonte rregullin: njeriu nuk lind pėr tė qenė i lig.

    INKUIZICIONI KOMUNIST DHE TEORITĖ E DARVINIT

    ....Nuk mund tė flinte. Oh, sa do kish dashur tė flinte, tė mund tė mbyllte sytė pėr disa ēaste e tė humbiste nė njė pėrkundje gjumi, qė a mblidhte veten nga ajo ditė qė kishte qenė njė nga mė tė vėshtirat e gjithė asaj periudhe ta gjatė dhe sfilitėse izolimi.
    Ajo torturė pagjumėsie, edhe pse nuk ishte e vazhdueshme, kishte mė shumė se pesė ditėsh qė po zgjaste. Kishte ēaste tė caktuara kur nuk ja dilte tė dallonte pėrfytyrimin nga njėmendja: e para ishte fryt i trurit tė tij tė paralizuar, e dyta ishte irreale.
    Nė seancat e pyetjeve vazhdonin t’i kėrkonin tė njėjtat gjėra pėr orė e orė. Dhe nėse ai jepte shenjė se nuk mund tė qėndronte dot nė kėmbė dhe ishte gati pėr t’u rrėzuar nė tokė, e godisnin me majėn e kėpucėve mbi kėrcinj, ose thėrrisnin rojet, tė cilėt i hidhnin pėrsipėr ujė.
    Mund tė mendonte vetėm njė gjė qė ja pėrsėriste mekanikisht vetes me dhėmbė tė shtrėnguar: “Do tė kalojė! Do tė kalojė edhe kjo! ... Do tė kalojė!” Por nuk kishte vallė njė kufi pėr rezistencėn? Nuk kishte njė kufi pėr egėrsinė?
    Gishtėrinjtė e kėmbėve i rridhnin ende gjak prej thonjve tė shkulur. Askush nuk ishte kujtuar t’ia mjekonte. I kishte mjekuar vetė ai me duhan dhe me hi cigaresh tė lagur me pėshtymė.
    Nuk ishte njė hero: ishte njė qenie njerėzore. Dhe i jepte zemėr vetes: “Do tė kalojė! Edhe kėtė herė do tė kalojė, do tė kalojė!”
    “Roje,- dėgjoi njė zė,- Merreni! (Po kush kishte folur? Kė tė merrnin? Dhe ku ta ēonin?)
    Aty, nė kaush, egėrsia dhe ligėsia e hetuesve kishte sajuar njė vazhdim tė tmerrshėm tė torturės: roja qė kishte radhėn e shėrbimit, kishte marrė urdhėr tė mos e lejonte tė flinte. Duhej tė rrinte zgjuar sa mė gjatė. Me krahėt e lidhur nė hekurat e dritares, ai duhej tė qėndronte nė kėmbė, me majat e gishtėrinjve qė sa e ēiknin dyshemenė. Dhe ēdo herė qė, i dėrrmuar nga pagjumėsia, varte kokėn, roja qė hera herės, me intervale tė rregullta, hapte sportelin e portės pėr ta kontrolluar, hynte brenda dhe e zgjonte, nė tė shumtėn herėve duke i hedhur ujė mbi trup. Ishte mė e lehtė kėshtu.
    Nuk kuptonte se ēfarė ishte duke ndodhur, as se ku ndodhej. Shkundėte kokėn. Pastaj, dalėngadalė, fillonte e zhytej pėrsėri nė njė gjendje tė ėmbėl pėrgjumjeje, nė njė harrim magjiplotė dhe e humbte vetėdijen e peshės sė trupit tė tij.
    Duart nuk i ndjente mė tė vetat. Por pikėrisht kur ajo pėrhumbje fillonte ta dominonte tė tėrin dhe kur ai, me njė kėnaqėsi tė paprovuar deri atėherė, humbiste nė dehjen e gjumit, apo truri i tij nuk donte tė funksiononte, pikėrisht, atėherė ndjente mbi trup atė ujė tė ftohtė qė i shkaktonte tė dredhura. Trembej, pėrshkundej, ngjitej mė shumė mbas murit me kurriz, pėr ta lėshuar pastaj veten sėrish e pėr t’u ndier edhe njė herė (sa herė?) atė gjendjen pa peshė dhe pa vetėdije, sikur tė ishte njė lojė, njė lojė qė i pėlqente, qė e mbante larg atij realiteti, i cili, nė ato ēaste i dukej se ekzistonte vetėm jashtė tij.
    Shyqyr qė ajo torturė, nė mė tė shumtėn e herėve ndėrpritej natėn: gardianėt donin tė ēlodheshin!
    Kur u zgjua, pa se ndodhej nė mes tė njė pellgu me ujė. Si duket, dikush e kishte zgjidhur, por ai nuk mbante mend asgjė. Ishte bėrė qull, por ēka ishte edhe mė keq, dysheku dhe mbulesa notonin nė ujė. Kushedi sa kohė kishte qė flinte mbi atė dyshek tė lagur...
    Nė kohė tė drekės, kur i sollėn tasin me lėngovinėn e zakonshme dhe njė copė buke misri, roja solli edhe njė kovė me njė leckė.
    -Pastroje dyshemenė! – e urdhėroi,- armik i poshtėr!
    -Me falni, a mund ta ēoj dyshekun nė ndonjė vend pėr ta nderur sa tė thahet? – pyeti mė gjysmė zėri.
    -Mos vallė zotėria dėshiron tė bėjė edhe banjo dielli? – u pėrgjigj roja dhe mbylli derėn.
    Bėri hall vetėm me kovėn dhe me leckėn. U ndie i lumtur qė ishte qershor dhe qė kishte shėndetin e njė tetėmbėdhjetė vjeēari.
    U kujtua pėr atė thėnien e teorisė darviniane, simbas sė cilės pėrshtatja ndaj rrethanave kishte kontribuar nė krijimin e llojeve tė reja kafshėsh. Ēfarė kafshe do dilte nga njeriu qė do t’i nėnshtrohej diktaturės sė proletariatit?

    VARGJE LAMTUMIRE PER NJE SHOK RINIE (pėr A.K.)


    Ne vetėm ėndrra kishim – asgjė tjetėr!
    Ende tė shkurtra i mbanim pantollat,
    Dhe na pėlqente ai kushtrimi i vjetėr:
    Si shqipet lart – e jo rrėshqan si bollat.

    Na i copėtuan ėndrrat, na i vranė.
    S’e hidhnim kėmbėn dot mes gjarpėrinjsh.
    Dhe vanė ditėt, vitet ... e na lanė:
    Temjan mortor e flakėrim qirinjsh.

    Tashti sikur dhe botėn tė na e falin,
    S’na duhet mė - ja kthejmė prapė Mizorisė!
    Asgjė, asgjė s’na e shuan dot mė mallin
    Pėr tė pafajmet ėndrra tė rinisė.

    Ne vetėm ato kishim – asgjė tjetėr!
    Ende tė shkurtra i mbanin pantallonat,
    Hovet dhe shpresat dhe besėn e vjetėr
    Drejt qiellit i lėshonim si balonat ...

    Tashti po ikėn ... Mė ti s’do tė kthehesh!
    (As ty s’t’i kthyen vitet e qelive!)
    Me vlagėn e atdheut mė s’do tė dehesh –
    As kaq s’tė la ty trilli i “Perėndive”!
    Robert Shvartz
    Gazeta “Drita”, Maj 1991



    Jeta mes qelisė dhe letėrsisė

    Amik Kasoruho lindi nė 20 nėntor tė vitit 1932 nė Tiranė nga dy prindėr intelektualė. Babai i tij, Qemal Kasoruho, ishte ekonomist, kurse nėna e tij, Nadide Kasoruho, me origjinė nga familja e dėgjuar e Jusufatėve tė Libohovės, ishte njėra nga gratė e pakta tė shkolluara jashtė vendit. Nė vitin 1949 e arrestuan kur ishte vetėm 17 vjeē, bashkė me njė grup tė rinjsh adoleshentė, mes tė cilėve edhe njė vajzė dhe e dėnuan me 10 vjet burg me akuzėn “Se ka dashur tė pėrmbysė me dhunė pushtetin popullor”. Qysh nė atė moshė, Amiku zotėronte frėngjishten dhe italishten. Nė shkurt tė vitit 1951, babai i tij, Qemal Kasoruho, arrestohet dhe pushkatohet pa gjyq, sė bashku me 22 intelektualė dhe njerėz tė shkolluar pėr tė ashtuquajturėn “bombė nė ambasadėn sovjetike”. “Universiteti” i Amik Kasoruho ishin vitet e burgut, sidomos ato tė Burrelit. Njohja me ajkėn e intelektualėve shqiptarė tė burgosur, me pėrfaqėsuesit eruditė tė klerit, me thesarin e tyre kulturor e me dinjitetin burrėror ishin diploma e paēmuar e asaj kohe. Nė burg mėsoi latinishten, anglishten, rusishten dhe pati rast tė studiojė edhe gjuhėn tonė tė lashtė arbėreshe. Gjatė gjithė jetės krijoi arkivin e tij tė punės, pėrkthime nga letėrsia italiane, frėnge, spanjolle dhe amerikane, transkriptime veprash tė poetėve arbėreshė, por asnjė prej tyre nuk gjeti dritėn e botimit gjatė viteve tė gjata tė diktaturės. Nė vitet 1951-1956, nėna e tij u internua nė Lushnje.
    Pasi doli nga burgu jetoi nė Kavajė nė periudhėn 1956-1962. Mė tej, i dėbuan nė Gosė nė vitet 1962-1990. Gjatė kėtyre viteve ka kryer nga punėt mė tė rėndomta. Nga 1956-1960 si punėtor krahu nė Elbasan, Lushnjė, Kavajė. Nė vitet 1960-1980 punoi si gjeometėr nė fermėn Gosė, Nė vitet 1980-1981 punėtor ndėrtimi nė Gosė, nė vitet 1981-1990 si teknik ndėrtimi nė NSHN Durrės, etj. Prej vitit 1990, Amik Kasoruho sė bashku me familjen e tij, jeton nė Monopoli, pranė Barit nė Itali, duke zhvilluar punėn si publicist, pėrkthyes, studiues dhe poet, punė me tė cilat e mbush jetėn e vet.


    Botime dhe perkthime


    Botime nė Itali

    “Un incubo di mezzo secolo – l’Albania di Enver Hoxha”,
    “Il prezzo di un sogno – il tormentato risveglio dell’Albania”, “Il lunghissimo volo di un ora”, “Besa”, Leēe, 2002,
    “Tra carcere Dio”, “Besa”, Leēe, 2003

    Pėrkthime

    “Paula”, Isabel Allende, roman
    “Novela dhe tregime”, Luigi Pirandello
    “Mos dashuro kurrė njė tė huaj”, Harold Robbins, roman
    “Pablo Ruiz Picasso”, Patrick O’Brian , biografi
    “Eva Luna rrėfen”, Isabel Allende, tregime
    “Harry Potter” (1-7), Joanne K. Rowling, roman
    “Bija e fatit”, Isabel Allende, roman
    “Kėshtjella”, Franz Kafka, roman
    “Kodi i Da Vinēit”, Dan Brown, roman
    “Nata e parė”, Luigi Pirandello, tregime
    “Diabolus”, Dan Brown, roman, etj.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  18. #38

    Deri kur frikė e mungesė guximi me thanė tė vėrtetėn?

    Shifrat e krimit komunist

    Nga Fritz Radovani

    Shqipnia ka mbi 45.000 tė vramė, tė mbytun nė hetuesi, me gjyq e pa gjyq, nė kampe shfarosje, nė internime, kufinj, ushtri…etj deri nė vitin 1974



    Deri kur me shifra false, tė rreme me dashje, mashtrime dhe gėnjeshtra tė pacipė?

    Deri kur Shoqata Antikomuniste e ish tė Pėrndjekunve Politik tė Shqipnisė tue i mbajtė ison torturuesve tė vet dhe gjykatėsve katil komunistė qė tallen me ju tash 65 vjet?

    Deri kur frikė e mungesė guximi me thanė tė vėrtetėn tė paktėn me shifra?

    Deri kur do tė vazhdoni me qendrue tė lidhun pėr karriga tė hetuesisė tue kėrkue mėshirė e, tue pritė me ju kthye pronat tueja apo, me ju rritė pensionet hetuesit e torturuesit tuej?

    Deri kur do tė qėndroni nė kampet e internimit e fermat famėkėqija, tue pritė mėshirė nga ata qė ju kanė marrė jetėn, gjanė e mallin dhe ju kanė ngordhė ndėr kėneta paraardhėsit tuej?

    Deri kur heshtje ndaj oficerve dhe komisarve katil tė ushtrisė, qė ju kanė vra djelmėt tuej nė lule tė rinisė, tue krye shėrbimin e detyrueshėm ushtarak... e tue ju gėnjye se u “vetėvranė”?

    Deri kur tue kėrkue eshtnat e rinisė Shqiptare, qė nė kėrkim tė lirisė u vra nė kufinj?

    Deri kur “budallenj” tue pranue ekzekutimėt nėpėr manikomjo e repartet e psikiatrisė?

    Deri kur tue pranue me faqe tė zezė shifrėn e 6.000 tė pushkatuemve nga komunizmi... edhe ju o emigrantė, qė shumė mirė e dini sesa vetė janė vra jashta atdheut nga sigurimi i shtetit?

    Deri kur, flisni, flisni ju o mumje tė varrosuna natėn pėr hanė, ju qė vazhdoni me kenė tė humbuna nė rranjė tė qershijave e lisave tė maleve, ju o tė pavorr, qė nuk ju kjau as nanė, as as motėr, as grue, as vajzė, por vetėm qokthi i natės e kulumrija e ditės o fatzez, besėpremė e tė harruem pėrsa e sa dekada prroskash e zallishtash... pa asnjė shenjė tek koka, pėrveē njė plumbi shprazė nga dora e harbueme e “vllaut” tradhtar e tė shitun, qė probatin me hasmin shekullor u ba, nė dam tė truellit tė t’parve tuej e t’atdheut tė robnuem..!?

    Mo’ Zot ma keq, pėr vendet tona tė pashpresė me u zgjue nga gjumi!

    E, deri kur, n’kllapi njė Popull i tanė... me pranga nė qafė, e kryet lavjerrė somnabul?!

    Jo, jo, jo gjumė vdekje me gjarpnin nėn jastėk o vlla bespremė!

    Ja fakti, nėse doni fakte: Nė vitin 1977 u lirue nga kampi famkeq i Spaēit i burgosuni politik AKR, tė cilin pata rasė me e njohtė afėr. Nė kohėn kur vuente dėnimin nė Spaē tė Mirditės, mė tregonte se nė vitin 1974 kishte pasė pranė vendit tė fjetjes njė ish oficer, i cili ishte arrestue dhe dėnue nga gjyqi ushtarak i Ministrisė Punėve tė Mbrendshme, nė Tiranė, kryesisht pėr arsye se kishte nxjerrė “sekretin”... Ai rrinte shumė i vetmuem dhe kėrkonte me mujtė me kalue pjesėn tjetėr tė jetės qė i kishte mbetė nė gjum... mbasi, kishte frikė se dėnimi asht vetėm fillimi i rrugės pėr nė jetėn tjetėr, ashtu si shumica e shokve tė tij qė ishin kenė oficerė tė asaj dreq Ministrije qė e kishte sjellė tek viktimat e veta. Evitonte tė gjitha mundėsitė, madje edhe me u pėrshėndetė me ndonjė ish oficer qė njihej prej kohėsh. Nuk i shkonte asnjėri nė takim, mbasi dihet se pothuej tė gjithė ēka ishin tė burgosun politik, ishin tė “divorcuem” dhe nuk mund kishin ma lidhje me gratė e tyne apo familjarėt tjerė, qė po tė shkonin nė takime ndėr ata burgje e kampe do tė kishin humbė punėn shtetnore dhe avenirin e fėmijve tė tyne. Sigurisht, mėrzia dhe mungesat e mėdha nė ato vende e, sidomos, mungesa e duhanit, se nuk po hyjmė ndėr tjera, fillojnė me ba punėn e vet. Pėr ēudi edhe pse ishte kenė oficer i Sigurimit tė Shtetit, qysh nė fillim tė shėrbimit tij pranė asaj ministri, nuk njihej as emni i tij nga asnjė i burgosun edhe pse kishte punue aty jo pak, po gati 20 vjet! Shumė oficera qė janė arrestue nė ata vite, mbas dėnimit kanė kėrkue mos me u ndodhė me viktimat e veta, e kryesisht, me ata tė cilėt i kanė torturue gjatė hetimeve nė mėnyrė shtazore, njė ndėr tė cilėt kujtohet edhe sot, hetuesi Elham Gjika. Ky jo... nuk njihej fare!

    Njė ditė, i mbytun nė mendime me krye nė grushta, me t’u dukė sikur po fliste me vete dhe po “korrigjonte” tė kaluemen e vet tė randė pranė atij dikasteri tė mėnershėm, qė kalimtarėt nė bulevardin e Tiranės, kur i afroheshin asaj ndėrtesė, zbritshin nga trotuari dhe hypnin prap, vetėm mbasi kalonin edhe rrugėn mbas asaj ministri, aq tė bukur, me plepa e plot hijeshi... se iu dukej sikur rrobat e shėtitjes mund tė ju kapeshin pėr ferra... tė asaj ndėrtese tė zymtė... pa “dritė e shpresė”, mu nė qendėr tė kryeqytetit. Por jo, ai ishte tue mendue krejt tjetėr gja..! Posa AKR shkon me u shtri nė drrasat e veta tė fjetjes, vėren njė ofshamje tė thellė nga oficeri, qė me njė gjysėm zani i kėrkon njė cigare. Ia jep cigarėn po, edhe ia ndez... E pyet, se mos ka marrė letėr apo lajm nga shtėpia, por jo...oficeri qė e kishte denoncue pėr “dekonspirim” ishte arrestue dhe kishte mėrrijtė edhe ai nė Ballsh, njė kamp tjetėr pune. I burgosuni AKR gjen rastin dhe e pyet: “Po ēka dreqin dekonspirove ti kur tė gjithė bashkbiseduesit tuej ishin oficera si ti?”... Kishte ba buzėn nė gaz dhe, tue e vrojtue nė sy, ishte pėrgjigjė: “Jo, asnjėri, nuk dinte se ēka kishte tė dyllosur kasaforta ime...! Kurrė, asnjėri nuk e ka ēelur atė pėrveē atij qė ka punuar para meje nė atė zyrė... Edhe ay ėshtė zhdukur... e, ndoshta fatin e tij do kem dhe unė... ti je i ri dhe njė ditė do dalėsh... si shkodran do tė besoj... deri ditėn qė jam arrestuar, nė shkurt tė kėtij viti (1974, shėnimi FR}, numri i tė pushkatuarve, tė vramve me gjyq e pa gjyq, tė mbeturve nė hetuesi nė tortura, tė vdekurve nė kampe pune dhe ēfarosje, tė vdekur nė kampe internimi dhe ferma pune, nė spitale psiqiatrike dhe ēmendira, tė vrarė nė kufinj dhe reparte pune e ushtarake ose, gjoja tė “vetėvrarė”...pa shifrėn e atyre qė Sigurimi ka zhdukur nė botėn e jashtme, mbasi ata nuk ishin nė kasafortėn time, shifra ka arritur: 45.000 shqiptarė pa varr...nė tokėn e tyre shqiptare! Dhe, mbi 450.000 Shqiptarė tė tjerė, tė burgosur, (tė riburgosur dy ose tre

    herė), tė internuar, tė dėbuar, tė zhdukur...qė tė gjithė vazhdojnė tė vuajnė “luftėn e kllasave” tė diktaturės sė Enver Hoxhės, dhe partisė sė tij tė punės, po kurrė tė Shqipėrisė dhe Popullit Shqiptarė..! Mallkuar qoftė ay qė i shėrben kėtij shteti terrorist..!”

    Kėshtu u mbyll ajo ditė nė kampin e Spaēit, tė dy ranė me fjetė... po sa fjetėn s’e di..!

    Mbas asaj ditė kurrma nuk asht hapė ajo bisedė...mbasi u dyllos edhe njėherė ditėn ma parė, pėr me u ruejtė vetėm nė mend... vetėm nė mend... ashtu si shumė shifra tjera...e, shumė e shumė kujtime vuejtjesh e tmerri tė atyne viteve tė pafund... qė kush i fliste i fluturonte koka.

    Mos i harroni kėto shifra... Ju, lutem, mos i harroni kėto shifra... por, shtoni edhe vitėt mbas tyne o bashkvuejtėsit e mij... Janė plot edhe 17 vjet tjera me mėrrijtė deri nė vitet ’90..!

    Vetėm shifra ishin ATA, qė u pėrshkuen nga plumbat komuniste...

    Vetėm shifra ishin ATA, se ATA nuk kanė as vorr, as emėn, as shenjė tek koka e tyne, ATA u zhdukėn nga dora e tradhtarit vllavrasės me yll nė ballė e, vetėm ajo dorė e gjakosun me drapėn e ēekanin bolshevik i vuni njė shenj, njė shenjė qė nuk e kalbė as toka as koha...

    Kurr mos i harroni, as yllin e as drapėn e ēekanin se prap do tė pėrsėrisin shenjėn e tyne: NJĖ PLUMB MBAS KOKE..!


    Gazeta Tema

  19. #39
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    "Gjebrea u dėnua nga Nexhmije Hoxha e Dushan Mugosha"

    » Dėrguar mė: 28/01/2010 - 14:10

    Gazeta Shqiptare,Tirane


    Fatmira Nikolli

    Ramize Gjebrea "Nega Totum". Ky ėshtė titulli i njė libri qė sapo ka dalė nė qarkullim. E nė fakt, Ramize Gjebrea
    nė gjyqin ndaj saj tha se asnjė akuzė nuk ishte e vėrtetė. Po cilat ishin tė vėrteta? Pėrse u dėnua ajo me pushkatim, njė vajzė partizane, luftėtare, mike me Nexhmije Hoxhėn, e fejuara e Nako Spirut? Vasfi Baruti hedh poshtė legjendėn e dashurisė qė i ėshtė ngritur asaj me Zaho Kokėn, por sjell edhe argumentet pėr ato qė ai i quan arsyet e vėrteta tė vrasjes sė saj. Sipas 701 burimeve arkivore tė cituara nga studiuesi Vasfi Baruti e sipas dokumenteve tė siguruara nga Arkivi Qendror i Shtetit, e vėrteta e jetės dhe dėnimit tė Ramize Gjebresė ėshtė krejt tjetėr. Ai na tregon pėrse asaj i mbeti nofka "Interesanti", por jo vetėm kaq. Nė njė intervistė tė gjatė Baruti tregon se kush ishte komisarja e Rinisė Antifashiste tė Qarkorit tė Vlorės, duke na treguar se ishte e vetmja qė debatonte me Dushan Mugoshėn pėr Kosovėn. "Ramize Gjebrea Nega Totum", e botuar nga shtėpia botuese "55", hedh dritė pėrmes dokumenteve, kujtimeve, rrėfimeve, hulumtimit tė arkivave, si dhe risjell para publikut historinė e vajzės qė nė moshėn 21-vjeēare iu kėput jeta nė mes. Edhe pse kanė kaluar kaq shumė vite qė nga koha kur ajo vdiq, e pushkatuar me njė plumb pas shpine, arsyet e ikjes sė saj mbeten debate dhe ide, por kėsaj radhe njė libėr sjell dokumente dhe argumente pėr pushkatimin e bėrė "pėr hir tė dashurisė", nė fakt duke e hedhur poshtė kėtė arsye.

    Ka dalė nė librari libri juaj "Ramize Gjebrea. Nega Totum". Asgjė e vėrtetė! Njė titull disi hermetik, me shumė tė fshehta brenda tij. Pėrse ky titull intrigues, dhe cila ėshtė domethėnia e tij?

    Legjenda Gjebrea, titull qė mė ka joshur, Miti Gjebrea, tjetėr titull, ngaqė Interesanti u bė mit i partizanėve, kryesisht ata qindra tė dalė partizanė nė besė tė Interesantit. Dhe pėrfundimisht mbeti Ramize Gjebrea. Nega Totum. Asgjė e vėrtetė. Gjebrea nė gjyq kishte dėgjuar katėr raportet denoncuese me akuza tė rėnda, dhe i kėrkohej t'i pėrgjigjej akuzave. I pari togfjalėsh i Interesantit ishte: Nega Totum! Kur gjykatėsit shqyhen sytė nga habia e Nega Totum-it qė s'kuptonin asgjė, vetėm Bilbil Klosi, lauruar jurist nė Universitetin e Grenoblit tė Francės e dinte kuptimin, dhe Gjebrea me qetėsi olimpike pėrgjigjej: Nega Totum ėshtė sentencė e tė Drejtės Romake, qė e shqipėruar do tė thotė: Asgjė e vėrtetė! Dua tė them: nė raportet e akuzave tuaj nuk ka asgjė tė vėrtetė. Sentenca, si pėrgjigje e Gjebresė, m'u duk mjaft e goditur, ndaj dhe ajo (sentenca) u bė zgjedhja mė e mirė, por edhe tė tjerat s'mė hiqen nga mendja sepse i shkojnė shumė Interesantit Gjebrea.

    Ju flisni pėr Interesantin, e identifikuar me Ramize Gjebrean. Si dhe pse Ramizes i ka mbetur emri Interesanti, apo ishte vėrtet aq interesante ajo? Interesanti ėshtė thjesht njė nofkė qė i mbetej nga lufta Gjebresė, apo ka tjetėr domethėnie?

    Gjebrea nė raportet e letrat qė shkruante pėr qendrėn apo pėr shokė e shoqe lufte, pėrfundi me Tė fala Interesanti. Ėshtė interesante se dhe shumė bashkėkohės tė Gjebresė nė vite lufte, edhe sot e kujtojnė me Interesanti. Nexhmije Hoxha jep njė shpjegim tė vetin si e pse Ramizesė i mbeti Interesanti: "... I kishte mbetur ky pseudonim Ramizesė, sepse ajo e pėrdorte shpesh kėtė shprehje. E pėrdorte jo pėr gjėra interesante, pėr kuriozitete pėr t'u dėgjuar, po e pėrdorte nė raste kur donte tė shprehte pakėnaqėsinė e saj kur dikush nuk e kryente punėn mirė ose nė kuptimin, siē themi, p.sh., zakonisht: "Ēudi, ky njeri! Si s'mori vesh... qė kjo ose ajo duhej bėrė kėshtu e jo ashtu...". Ajo vinte nga jashtė si era dhe hynte menjėherė nė informacion, raport a bisedė: "Interesant... takova filanin dhe s'e kishte mbaruar artikullin". E kėshtu, meqė e pėrsėriste shpesh, i mbeti "Interesanti". Shpjegimi qė bėn N. Hoxha ka diē tė sė vėrtetė, por e vėrteta e Interesantit ėshtė shumė mė shumė se aq, e s'ėshtė dukje por pėrmbajtje. "Gjata" [ngase ishte shumė i gjatė], Prof. Sotir Manushi, sekretar i Qarkorit tė Rinisė Antifashiste tė Tiranės, sė bashku me Gjebrenė nė Qarkor, ka njė tjetėr argument pėr Interesantin, qė i mbeti Gjebresė. "Aso kohe lufte, nė Tiranė, por dhe nė Berat, kur bėhej Konferenca e Zaloshnjės, dėgjoja shpesh, sa edhe tashti mė buēasin veshėt nga ato fjalė: ...Sa interesant ėshtė ajo vajzė; ... ishte interesante biseda e saj; ... mė treguan pėr njė vajzė interesante; shumė i drejtohen me interesante ngaqė emrin s'ia dinin... Tek Ramizeja interesante edhe fjala, dhe biseda, dhe argumentet, mėnyra si qasej nė bisedė, nė njohje... Ishte Madona vetė, e Bukura e Dheut! Pėr "Gjata" mbetja e emrit Interesanti ka pėrmbajtje: te Gjebrea ēdo gjė ishte interesante, nė tė njėjtėn mendje ėshtė e shok i afėrt i Gjebresė, Paskal Andoni, po edhe mjaft tė tjerė. Interesanti nė shkrimet e botuara pėrdorte pseudonimin Zala, qė ėshtė emri i njė vendi pranė Teqes sė Gjirokastrės, ėshtė pėr t'u thėnė se i pėrkiste sektit Bektashian, e respekton atė, edhe pse ishte komuniste, interesante komuniste teiste! Interesanti njihej e me Kaēanik, ngase nėna e saj ishte bijė Kaēaniku, i Kosovės.

    Vitet e fundit janė botuar mjaft libra pėr Gjebrenė, ndaj lind pyetja: Ē'tė reja sjell libri juaj, cila ėshtė risia e Nega Totum-it tuaj?


    Nė diktaturė Gjebrea nuk u harrua, por pėrkundrazi u godit si nė skena ferri. Vėrtet nga vitet 2002 deri 2006 janė botuar mjaft libra pėr Gjebrenė, si Rikthimi i dhimbjes i Sofo Lazrit, Dashuri e plumba i Pavllo Gjidedes, romani Engjėj tė armatosur i Diana Ēulit, po edhe dramė, poemė, novelė, dhe shumė dossierė nė ndonjė gazetė. Nė pesė vjet shkruar e botuar gjashtė libra dhe autorėt tė gjithė e kanė me shumė ngut: tė mbajnė gjallė legjendėn e dashurive tė "krisura" tė Gjebresė me komisarin Zaho, t'i japin jetė legjendės sė dashurisė, tė sjellin "faktologji" pėr tė besuar legjendėn, edhe ta letrarizojnė legjendėn e dashurive, duan tė formėsohet e vėrteta e amshuar e Gjebresė, ashtu siē e ka dashur dhe e do N. Hoxha dhe kjo ėshtė arsye pse nguten aq shumė tė shkruajnė e botojnė libra, roman etj. Risia qė sjell Nega Totumi im?! Pėrballė tė vėrtetės sė amshuar, e legjenduar qė nė mars '44, po mė shumė sot, libri sjell tė vėrtetėn e pamėshirė pėr Interesantin: Gjebrea jo e fejuara e Nakos, i cili kishte "Shpirto-n" nė zemrėn e tij; por as e dashura e komisarit Zaho, i cili nė gjyq u bė akuzatori mė i egėr i Gjebresė; dhe asesi Interesanti nuk u dėnua nga gjyqi partizan i Brigadės V-tė sepse vendimi pėr dėnim me pushkatim u shkrua dhe u firmos nga Dushan Mugosha me dorėn e tij, dhe nga rajoni i Vlorės i kėrkohej mendim Delegatit Nexhmije se "ēfarė mase tė marrim pėr Interesantin" dhe mendimi i saj nuk vonoi; dhe tė vėrteta tė tjera qė e venė Interesantin nė panteonin e figurave mė tė shquara tė kombit. E pabesueshme, por fatmirė e vėrtetė.
    Gjebrea, e fejuara e Nakos, ėshtė njė e vėrtetė qė ka hedhur rrėnjė; po ashtu nga tė gjithė dihet se komisari Zaho ka qenė i dashuri i saj, e dashuritė e tyre kujtohen dhe sot si Romeo e Xhulieta. Akuzat e drejtpėrdrejta pėr Nexhmije Hoxhėn si bashkautore nė vendimin e pushkatimit kėrkojnė argumente tė forta. E vėrteta e pamėshirė, siē e quani ju, ka burim kujtime tė bashkėkohėsve, siē ndodh shpesh me shkrime e libra tė botuar, apo dhe burime tė tjera arkivore?
    Ja qė ndodh kur mė lehtė besohet njė rrenajė e vjetėr sesa njė e vėrtetė e re pėr rrenėn e vjetėr, dhe kėsisoj ėshtė e me Interesantin e persekutorėt e saj. Si hetuesi mbledh fakte pėr krimin qė ndjek, pėr 9 vjet nė kėrkim tė gjurmėve tė personalitetit Gjebrea, pėr kryekrimin e luftės, pushkatimi i Interesantit. Libri Nega Totumi ka 701 burime referuese, kryesore burimet arkivore nga AQSH, asish burime autoritare arkivore qė zbulojnė tė vėrtetėn e pamėshirė, e fshehur, e mbajtur sekret nga titullarė tė arkivit. Janė dokumente, letra, korrespondenca, tė pranguara pėr dekada nė Arkiv, madje kėsisoj deri nė fillimvjeshtėn 2005, derisa prangat e dosjeve pėr Interesantin i preu me gėrshėrėt e hekurta tė ligjit drejtore e re e AQSH, Nevila Nika, sepse pa tė zor se mund tė besohet se do tė dilte e vėrteta e madhe e pamėshirė nė dritėn e diellit pėr Interesantin dhe mėkatarėt e saj e tė Zahos. Pėr mė qartė njė argument: Avokati i Popullit ka njė dosje tė vėllimshme me ankesėn pėr drejtorin e Arkivit, Prof. Shaban Sinani, sepse refuzonte tė jepte dokumente tė Gjebresė pėr studim, e korrespodenca e Avokatit tė Popullit me drejtorin vazhdoi 17 muaj, dhe si pėrfundim drejtori i Arkivit padrejtėsisht refuzoi urdhrin e Avokatit tė popullit. Pėrveēse burimeve arkivore nė libėr ka njė memoriaristikė mjaft tė vlerė nga 60 ish-shoqe e shokė shkolle e lufte nė Tiranė, Berat e qarku i Vlorės, janė kujtime qė i mbajtėn ato gjallė nė xhepa tė fshehta tė memories, e vjen koha kur i rrėfejnė, e shoh e ndjej se dhe sot Interesanti ėshtė brenda shpirtit llagar tė rrėfimtarėve e bėrė njėsh me tė, e s'janė pak syre qė rrėfejnė me dhimbje e lot nė sy, siē lihet gjurmė nė celuloid. Memoriet e tyre janė me qasje, madje takim e prerje me burime arkivore, e kėsi burimet arkivore e memoriet e bashkėkohėsve zbulojnė universin e Interesantit Gjebrea.

    Ju flisni pėr kujtime tė bashkėkohėsve tė Gjebresė, po Nexhmije Hoxha, shoqe shkolle e lufte, tė dha kujtime pėr Ramizenė?

    Po, dha, janė katėr faqe tė mėdha dhe ato kanė "historinė" e tyre. Miqve tė mi me tė cilėt u kėshillova bėnė humor si mundet qė Nexhmija tė binte nė grackėn e ngritur. Bėra timen, i shkrova njė letėr ku i pėrkėdhelja sedrėn dhe i kėrkoja kujtime pėr shoqen e saj pėr shtatė vjet sė bashku nė Instituti Femėror tė Tiranės, me motivin se do botoja kujtime tė bashkėkohėsve tė Gjebresė, dhe njė natė nė orėt e vona telefonoi nė shtėpi, biseduam gjatė, mė premtoi se do tė shkruante kujtime pėr shoqen e saj tė dashur, dhe shpejt mė erdhėn me postė. Porse mė pas kuptoi se kishte rėnė nė grackė kur pa se po botoja nė media burime arkivore pėr tė e pėr Gjebrenė. Isha i motivuar pėr tė vėnė nė lidhje e ballė pėr ballė kujtime tė saj me burime arkivore tė saj pėr Ramizenė, dhe tė faktet nė libėr bėhen tunduese pėr tė e lexuesit. Me njė tė tretė mė dėrgoi mesazh se i tėrhiqte kujtimet e kėrkonte t'ia ktheja ato. Korrespodenca me Nexhmijen vazhdoi e pėr njė kėrkesė tjetėr pėr vrasėsit e Gjebresė, porse tanimė kishte nxjerrė mėsim tė hidhur. Kujtimet e Nexhmijes kur i ve pėrballė me burime arkivore japin fotografinė reale tė saj, me maska e pa maska!
    Cili ishte ai i treti qė ju kėrkoi rikthimin e kujtimeve?
    Njė shkrimtar mjaft i njohur.

    Kush ishte ai?

    Njė miku i afėrt i Nexhmijes, qė mė pas mėsova se ai ishte bėrė garant pėr mua qė tė shkruante kujtimet qė i kėrkova, por ai ėshtė edhe i njohur imi. Kaq! ...
    Si mund tė jepet shkurt personaliteti i Interesantit?
    Gjebrea ditėn kur i morėn jetėn ishte 21 vjeē. Nė libėr ka shumė e shumė argumente, burime, faktologji pėr figurėn e shquar tė Gjebresė, dhe e kam tė vėshtirė tė sjell atė qė kėrkoni ju, pėr ta thėnė shkurt kush ishte Interesanti! Ajo qė duhet thėnė: Me Ramize Gjebrenė nderohet kombi, dhe Interesanti shoh se ėshtė atje, nė Panteoni i njerėzve mė tė shquar tė kombit, paēka se edhe sot bėhet shumė pėr ta rivrarė atė!

    Mund tė jeni mė konkret?

    E ripėrsėris, pabesueshme por e vėrtetė, njė fjalė e urtė italiane. Interesanti Miss, pėr ēfarė? Pėr nga inteligjencia, formati intelektual; me kulturė perėndimore (njohėse e kultivuar e kolosėve tė letėrsisė klasike, i pari Dante idhulli i saj, Dostojevski i dyti...); Me ndėrdije nacionaliste patriotike ("Shqipėria e shqiptarėve, pa rusė, serbė e grekė"); Orientimi politik i saj nė Shqipėrinė e pas fitores sė luftės ("vajzėria preferon mėnyrėn borgjeze tė jetės", kur qė nė vite lufte ishte pėrcaktuar qartė: nėn shembullin e sovjetėve rus.); Udhėheqėse e vajzave antifashiste tė Institutit Femėror dhe e djemve e vajzave tė Liceut tė Shtetit; Komisare e rinisė e antifashiste tė qarkorit tė Vlorės pėr rekrutimin e tė rinjve nė radhėt e ushtrisė partizane (nė besė tė saj dolėn partizanė 298 tė rinj vlonjatė, mallakastriotė e kurveleshas); E para dhe e vetme qė debatonte ballė pėr ballė me Dushan Mugoshėn (Kosova e ka emrin Shqipėri dhe jo Jugosllavi.); Nė Shtab, nė Komandė, nė Byro partie nuk hynte shqiponjė e tė dilte thėllėzė ( s'bėnte asnjė kompromis pėr tė vėrtetėn.); nė gjyq i kėrkohej tė pranonte dashurinė me komisarin Zaho, porse midis jetės e vdekjes zgjodhi tė vėrtetėn, vdekjen me dinjitet (nė gjyq i kėrkohej tė pranonte dashurinė me komisarin e t'i falej jeta.); E vetmja akuzė e pranuar me zė tė lartė ishte kėndimi i kėngėve tė dashurisė ("Po kam kėnduar kėngė dashurie dhe vinin mirė"); Shkroi dhe botoi manifestin e lirive e tė drejtave tė vajzėrisė shqiptare, tė shqiptarėve ("Tė respektohet e drejta e tė qėnit njeri"); Publiciste pėr t'u pasur zili e sot (me reportazhe e shkrime tė botuara nė organe lufte); S'ka asnjė rast tjetėr nė luftė si Gjebrea, qė u qa me kuje e ligje nga vajza e gra tė Bregut, nga shumė shokė kuadro e partizanė tė Brigadės V-tė, nga intelektualė e qytetarė Interesanti vėrtet ishte dhe Missi i luftės, s'kishte shoqen pėr nga bukuria. Pėr kėto tė tjera Interesanti s'ka tė ngjashmen e vet nė vite lufte, me argumente burimore tė shumta.

    A ka tė dhėna pėr bashkėpunime antifashiste midis Nexhmijes e Gjebresė nė shkollė? Ju thoni se Gjebrea ishte udhėheqėse e vajzave antifashiste tė Institutit Femėror, porse e tillė ėshtė publikuar Nexhmije Xhuglini, cila ėshtė e vėrteta, siē thoni ju, e pamėshirė?

    E gjithė propaganda atėherė ish e motivuar qė Nexhmija tė evidentohej si udhėheqėsja e vajzave tė Institutit, edhe nė filmin "Vajzat me kordele tė kuqe", njė nga personazhet kryesore personifikonte N. Hoxhėn, e zgjedhur dhe figurativisht t'i ngjasonte shumė. Janė tė shumta bashkėnxėnėse tė Nexhmije Hoxhės nė Institut Femėror qė janė nė njė zė, nė njė mendje: nė shkollė s'ishte parė nė aksione e veprimtari antifashiste, ishte indiferente, dhe u zura besė atyre kur nė njė vandak dokumente tė shkollės, Ministrisė sė Arsimit, Policisė, Kuesturės me masa, qortime, pėrjashtime tė shumė vajzave nga konvikti e shkolla pėr sjellje antifashiste emri i Nexhmijes nuk ka asnjė gjurmė, e pėr herė tė parė ndiqet e kėrkohet nė 23 maj '43 kur ishin zbuluar e kapur dokumentet e Arkivit tė Partisė. Nė monizėm nė pėrvjetorė tė mėdhenj tė Institutit Femėror kurrė nuk u pėrmendėn prej saj apo shtypi e botime emrat e shumė vajzave tė Institutit qė bėnė emėr me aksione e veprime antifashiste e tė pėrndjekura nga fashistėt. Ja dokumenti arkivor pėr pėrjashtimin nga shkolla tė nėntė vajzave pėr qėndrime antifashiste nė demonstratėn e 28 tetorit '41, dhe shihet si ėshtė mbushur me vija tė kryqtuara, me domethėnie se ėshtė dokument qė s'duhet publikuar: Janė Drita Malile, Polikseni Thoma, Edibe Mirzade, Persefoni Todri, Ramize Gjebrea, Liri Belishova, Eleni Terezi, Margarita Totokoēi, Olimbi Progri. Dhe bie nė sy se emri i Ramize Gjebresė, qė ėshtė mbyllur nė kuadrat se ishte personi me rrezikshmėri tė lartė! Ka plot dokumente arkivore qė janė zhgarravitur nė Arkiv pėr tė mos patur liri publikimi. Nexhmijes i njiheshin shumė merita, kurse vajza tė shquara antifashiste as qė kujtoheshin. Dilema e madhe: Meritat mė mirė t'i meritosh e tė mos i kesh (nė dosje a varur nė mure), apo meritat t'i kesh e tė mos i meritosh! Pėr luftėn ky refleksion mė shumė se kujtdoj tjetėr i shkon mė sė miri Nexhmije e Enver Hoxhės, e s'ėshtė propagandistike porse me argumente arkivore. Nexhmija i kishte meritat, por nuk i meritonte, Gjebrea me shumė vajza e djem i meritonin, por nuk i kishin!

    Ēfarė do tė veēonit nga aksionet apo veprimtaritė antifashiste tė Gjebresė?

    Janė shumė! Fare pak prej syresh. Qė kur ishte 17 vjeē, mė 31 mars '39 nė orė tė vona tė natės nė Kinema Rex1 (17 Nėntori sot) njė grup vajza nga Nėna Mbretėreshė para qindra qytetarėsh tė Tiranės dhanė melodramėn Besa, me temė patriotike, dhe rolin e vajzės qė vdes mbi Flamur e luante Ramize Gjebrea (me kulturė pėr teatėr nga kurse private), dhe vjen ēasti kur Gjebrea bie e "vdekur" mbi Flamur dhe shpėrthyen parulla patriotike, tė gjithė dolėn jashtė, demonstrimi antifashist vazhdoi deri ora 4 e mėngjesit nė rrugėt e Tiranės, dhe ėshtė edhe nė meritė tė rolit i luajtur aq mirė nga Gjebrea. Ėshtė demonstrata e parė antifashiste qė dha e para alarmin pėr rrezikun e pushtimit fashist dhe jo demonstrata e 3 prillit, siē e njeh historia e shkruar mė parė, por dhe "vepra" tė historianėve tė shkruara sot. Gjebrea ishte protagoniste kryesore qė nė krye tė mjaft vajzave e djemve tė Liceut tė Shtetit u motivuan tė shkojnė e sabotojnė festimet e festės Marshimi mbi Romė, Gjebrea ishte flamurtare e demonstratės sė 28 tetorit, dhe e rrėzoi fashistin nga kali kur ai tentoi t'i rrėmbente flamurin qė Gjebrea mbante nė duar. Gjebrea ėshtė e vetmja femėr anėtare e njėsiteve guerile, bashkė me Mihal Duri, Misto Mame e dy tė tjerė rrėmbyen pedalinėn e shtypshkronjės Gutemberg, ku nė aksion mė e rrezikuar ishte Gjebrea; me Miston bashkė, tė fejuar me dashuri, nė aksionin e djegies sė xhenios fashiste nė Linėz, rrėzė Dajtit; Gjebrea nė demonstratėn e fundit nė Tiranė pėr tė kujtuar nė shenjė zie 7 prillin, e nė ballė me Naxhie Dume, Nexhla Turkeshi etj. Nė qarkun e Vlorės Interesanti ishte me mision Sekretare politike e qarkorit tė Rinisė Antifashiste pėr terrenin, ka shumė dokumente pėr punėn shumė tė madhe tė saj nė krye tė Qarkorit tė Rinisė Antifashiste. Dokumenti kryesor ėshtė ditari me 134 ditė ditarė tė mbetur, ngase ditarėt e tjera tė grisura nė Arkivin e Partisė nė ish-KQ, qė drejtohej nga N. Hoxha dhe pėrveē saj s'kishte tė interesuar t'i griste ato. Deri nė dhjetor '43 Gjebrea do tė rekrutonte 300 tė rinj antifashiste, qė u rreshtuan nė batalionet e Brigadės V-tė. Por faqet mė heroike janė qėndresa e Gjebresė dhe kompanisė parė e tė dytė, nė krye tė sė cilave ishte, nė operacioni i dimrit, posaēėrisht nga 4 deri 10 shkurt tė bllokuara pėr tetė ditė nė majė malit Beun nga egėrsia e tmerrshme e natyrės: "...Pjesa mė e dobėt fizikisht u bė fli e egėrsisė sė natyrės dhe vdesin...", shkruan nė ditarin e saj. Nga tė shumtat mundėn tė mbeten mjaft dokumente me autorėsinė e saj pėr punėn e luftėn nė rajonin e Vlorės, Mallakastrės, Kurveleshit.

    Interesanti, ēfarė marrėdhėniesh kishte me emisarėt e Titos nė qarkun e Gjirokastrės?

    Dihet se pėr gati njė vit nė qarkun e Vlorės ishte Dushan Mugosha, qė ishte nė krye tė Partisė Komuniste bashkė me Miladin Popoviēin; nė qarkun e jugut Mugosha kishte detyra specifike, sepse aty ishte i fortė fronti i djathtė antikomunist. Ka burime me besueshmėri tė lartė se ishte Dushan Mugosha ai qė me dorėn e tij shkroi verdiktin e pushkatimit tė Gjebresė. Nga Nako Spiru ka mbetur refleksioni se Gjebrea kishte kontradikta tė hapura me Mugoshėn pėr ēėshtjen e Kosovės qė e ka emrin Shqipėri e jo Jugosllavi. Interesanti ka meritėn e madhe se ėshtė e para dhe e vetme nga kampi i saj i majtė qė u vu nė debat ballė pėr ballė me Mugoshėn, qė ishte idhulli i Enverit, po dhe i tė tjerėve nė krye tė partisė. Nė dokumentin arkivor tė Plenumit tė dytė tė Beratit (nėntor '44) theksohej se "Dushani dha alarmin nė Parti se Rinia po shkėputej [nga partija] dhe kėtė e bėri se nuk kishte marrėdhėnie tė mira me shokėt e rinisė. Nga frika e shkėputjes sė Rinisė nga Partia lindi ideja pėr tė marrė nė dorė Rininė e ta lidhė atė me Partinė." Gjebrea ishte pushkatuar, andaj nuk zihet nė gojė emri i saj, dhe ishte Interesanti ishte ajo qė kėrkonte shkėputjen, pavarėsinė e organizatės sė rinisė antifashiste nga partia, dhe masa e parė e alarmit nga Mugosha e nėn ndikimin e urdhrin e tij ishte largimi i Gjebresė nga detyra nė krye tė qarkorit tė rinisė antifashiste, heqja e saj nga detyra e anėtares sė komitetit tė qarkorit tė partisė. Interesanti ishte nė marrėdhėnie tė acaruara politike me Mugoshėn.

    Nė rajonin e Jugut punonin dhe misionarėt anglezė e amerikanė, a ka lidhje tė Interesantit me misionarėt?

    Kanė mbetur dy burime arkivore tė drejtpėrdrejta pėr bashkėpunim nė detyrė tė Interesantit me misionarėt anglezė, por ka shenja dhe pėr burime tė tjera qė s'kam mundur t'i gjej, ku i dihet ku janė fshehur. Janė gjetur porosi qė i jepeshin nga Enveri, por s'gjenden pėrgjigjet e Interesantit pėr detyrat e dhėna. Interesanti kryen e detyrėn e "ndėrmjetėses" midis misioneve Aleate dhe qarkorit e shtabit qendror. Interesanti pėrzgjidhej nga Aleatėt pėr nga inteligjencia, dhe aftėsitė shumė tė mira pėr tė komunikuar nė anglisht, frėngjisht, italisht.

  20. #40
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Kėrkon pėr eshtrat e babait, zbulon varrin masiv tė komunizmit


    08/02/2010
    Gjergj Erebara,"Shqip"



    Njėzet vjet pas rėnies sė komunizmit, shumė familje tė shqiptarėve tė ekzekutuar gjatė komunizmit janė ende duke kėrkuar dėshpėrimisht pėr eshtrat e tė afėrmve
    Ndėrsa ekskavatori hoqi kovėn e parė me dhé nė shtegun e ngushtė tė njė lugine tė rrethuar nga pishat dhe barakat ushtarake nė rrėzė tė malit tė Dajtit, mbetjet e para njerėzore u zbuluan nė njė varr tė cekėt. Peliēja e tė burgosurit tregonte se viktima qe ekzekutuar nė dimėr. Nga dhėmbėt dhe kafka dukej se qe ekzekutuar nė moshė tė re. U gjet nėn njė monopat, ku duhej tė kenė kaluar qindra njerėz, pėrfshirė edhe ata qė nuk u kthyen mė. Agroni, njė tregtar i vogėl qė ka njėzet vjet qė kėrkon eshtrat e tė atit tė ekzekutuar nga regjimi komunist, e dinte se shumė tė tjerė gjenden nė nėntokė.

    “Skeleti i dytė qė zbuluam ishte dy metra mė tutje. E pastaj doli njė i tretė, qė ka shumė gjasa tė jetė rivarrosur, sepse kockat qė gjetėm qenė tė tretura dhe tė futura nė njė qese plastmasi, ku gjendeshin edhe disa sende personale, si proteza e njė orė xhepi”, thotė ai. “Pastaj disa qė qenė varrosur nė njė vend”.

    Nė tetor-nėntorin e vitit 2009, Agroni gėrmoi pranė njė baze ushtarake tė njohur si reparti 313 pranė fshatit Linzė nė Dajt, ku zbuloi mbetjet e nėntėmbėdhjetė njerėzve.

    Shqipėria ėshtė vendi i fundit nė Europėn Lindore qė nuk i ka hapur ende arkivat e shėrbimit sekret tė kohės sė komunizmit. Pėr pasojė, tė dhėna tė sakta mbi tė burgosurit politik tė vrarė nga regjimi nuk janė pėrpiluar ende.

    Shoqatat e ish tė burgosurve politikė besojnė se 5577 burra dhe 450 gra u ekzekutuan gjatė regjimit komunist nga viti 1946 deri nė vitin 1991. Dy dekada pas rėnies sė komunizmit, mijėra familjarė tė tė burgosurve politikė tė ekzekutuar si Agroni, ende po kėrkojnė se ku prehen tė afėrmit e tyre.
    Njė debat vijon prej shumė vitesh nėse duhet apo jo tė hapen arkivat e shėrbimeve sekrete. Ndėrkohė, autoritetet shtetėrore nuk kanė bėrė asgjė pėr tė ndihmuar familjarėt e viktimave tė gjejnė eshtrat e tė ekzekutuarve.

    Shumė ish tė burgosur politikė dhe familjarė tė viktimave besojnė se bashkėfajėsia e elitės politike dhe intelektuale tė ditėve tona dhe ish-udhėheqėsisė komuniste do tė thotė se vėshtirė se do tė ketė ndonjėherė njė proces tė pavarur pėr tė hedhur dritė mbi krimet e njė prej diktaturave mė brutale nė botė.

    Zėri i babait
    Agroni filloi tė kėrkojė pėr eshtrat e tė atit mė 1994-n, kur ishte njė student nė Fakultetin Ekonomik nė Universitetin e Tiranės. I ati u ekzekutua nė vitin 1976, pasi regjimi e akuzoi atė se ishte pjesė e njė komploti sabotatorėsh e spiunėsh sovjetikė nė industri, si dhe se kishte synuar tė rrėzonte regjimin pėrmes propagandės kundėr qeverisė.

    Agroni shkoi shumė herė te Ministria e Brendshme, ku qe krijuar njė zyrė qė trajtonte kėrkesat e familjarėve tė viktimave pėr kthimin e eshtrave tė tė ekzekutuarve.
    “Shpresoja se pėrkundrejt njė ryshfeti tė vogėl, apo pėr shkak tė dhembshurisė, dikush do tė mė jepte dokumente pėr tė mė treguar se ku gjendej varri”, rikujton Agroni.

    “Prisja me orė tė tėra pėr njė pėrgjigje, por mė thoshin po tė njėjtėn gjė: nuk ekzistojnė dokumente”.
    Pavarėsisht indiferencės sė qeverisė, Agroni nuk u dorėzua. Pėrgjatė shumė vitesh krijoi lidhje me zyrtarė tė ndryshėm dhe me ish-oficerė tė shėrbimit sekret, deri sa zbuloi emrat e njė pjese tė madhe tė togės sė shoqėrimit, forcės policore qė e kishin dėrguar tė atin drejt vendit tė groposjes. Urdhri i ekzekutimit ishte firmosur nga ministri i kohės, Kadri Hazbiu, i cili disa vite mė vonė u bė pjesė e procesionit qė kishin pėsuar viktimat e tij. Pėrmes kėrkimeve dhe intervistave, Agroni shtiu nė dorė procesverbalin e ekzekutimit tė tė atit. Aty kishte katėr emra: i pari qe mjeku ligjor qė nuk kishte marrė pjesė nė ekzekutim, por kishte firmosur dokumentet. I dyti ishte prokurori, i treti qe kryetari i grupit hetimor dhe i katėrti ishte drejtor i Sigurimit tė Shtetit, i cili mė vonė u internua si pjesė e grupit armiqėsor tė Kadri Hazbiut. Dy prej tyre kishin vdekur.

    Njė nga personat qė erdhėn tė mė tregonin vendin e groposjes, qe njeriu qė kishte tėrhequr kėmbėzėn, nga tė paktit tė mbetur gjallė. Pranoi tė takohej me Agronin vetėm pasi ish-shefi i tij e bindi.

    Agroni rikujton rrethanat acaruese tė takimit me njeriun qė i kishte vrarė tė atin. “Ishte rreth tė tetėdhjetave, i veshur me kostum”, thotė ai. “Mė tha se e mbante mend turbullt se ku e kishin groposur babanė tim”. Agroni zbuloi mė vonė se ekzekutuesi i tė atit kishte qenė njė person tė cilit i pėlqente tė gjymtonte me lopatė tė mjerit duke i shtyrė nė gropė”.

    Mė nė fund, disa vite mė parė, Agroni arriti tė shtijė nė dorė rreth 20 volume dokumentesh tė konsideruara sekret, tė cilat qenė dosja e tė atit. Pėrveē dokumenteve, dosja mbante kasetat e regjistrimit tė gjyqit, si edhe kasetat e regjistrimit, gjithsej pesėmbėdhjetė, ku ishte i regjistruar edhe pėrgjimi nė qeli gjatė kohės qė gjendej nėn hetime. Te shiriti numėr 4 ai dėgjoi pėr herė tė parė zėrin e tė atit. “Im atė u deklarua i pafajshėm para gjykatės pėr akuzat pėr tradhti ndaj atdheut”, thotė Agroni. “Refuzoi tė bashkėpunonte me Sigurimin pėr tė shpėtuar jetėn e vet. Ndoshta kjo ishte arsyeja se pse e vranė”.

    Heshtje kolektive
    Megjithėse Parlamenti i Shqipėrisė miratoi vitin e kaluar njė ligj qė synon tė ndalojė ish-zyrtarėt e lartė tė komunizmit, si edhe bashkėpunėtorėt e Sigurimit tė Shtetit, kritikėt thonė se ai ligj, pėrveē faktit qė nuk i hapte dosjet pėr publikun e gjerė, u hartua qėllimisht keq, nė mėnyrė qė tė dėshtonte nė Gjykatėn Kushtetuese.

    Ligji vetėm sa hapi njė valė tė re akuzash, kundėrakuzash dhe thashethemesh, se kush nga politikanėt e sotėm ka qenė spiun e kush jo, por nuk solli asgjė me vlerė nė zbulimin e sė vėrtetės mbi tė shkuarėn.

    Njė ligj tjetėr i ngjashėm i miratuar nė vitin 1995, u konsiderua gjithashtu i pavlerė dhe u hodh poshtė. Gjykata Kushtetuese e anuloi ligjin e fundit tė lustracionit vitin e kaluar. Pavarėsisht kėsaj, asnjė deputet i Parlamentit tė Shqipėrisė, pėrfshi edhe disa deputetė qė kanė qenė tė burgosur politikė, nuk propozoi kurrė njė ligj pėr t’i ngarkuar qeverisė detyrėn e gjetjes dhe identifikimit tė eshtrave tė tė pushkatuarve.

    Ligji i fundit i lustracionit, i hartuar nga qeveria e djathtė e Kryeministrit Sali Berisha, ka marrė edhe kritika nga Kėshilli i Europės, i cili e konsideroi atė si jashtė standardeve.

    “Jo vetėm qė ka pasur mungesė vullneti pėr tė hapur arkivat, por ka pasur edhe vullnet pėr t’i manipuluar ato”, thotė shkrimtari Fatos Lubonja, ish i burgosur politik “Kjo ka ardhur pėr arsye se elita e sotme politike dhe intelektuale ėshtė skllave e tė shkuarės sė vet”, thotė ai. “Njė pjesė e elitės kanė qenė informatorė, ndėrsa njė pjesė tjetėr i shėrbyen regjimit nė shumė mėnyra, gjė qė ka krijuar njė lloj solidariteti mes tyre mbi kėtė ēėshtje”
    Pėrveē tė shkuarės sė elitės sė sotme, arkivat ruajnė edhe sekretin e vendvarrosjes sė viktimave tė komunizmit.

    Varre tė cekėta, plagė tė thella
    Megjithėse Agroni ia doli tė marrė njė numėr tė madh dokumentesh tė konsideruara si sekret dhe qė lidheshin me gjyqin e tė atit e qė qenė pėrgatitur nga Sigurimi, ato dokumente nuk i dhanė mundėsi tė zbulonte se ku ishte varrosur i ati. Dėshmitarėt nga grupi i shoqėrimit i patėn treguar se mund tė qe varrosur nė njė vend tė quajtur “Pėrroi i Peshkut” pranė Shishtufinės, por ai nuk qe i bindur. Pasi kėrkoi fillimisht te “Pėrroi i Peshkut”, Agroni zbuloi se shumė njerėz tė tjerė bėnin tė njėjtėn gjė, kėrkonin eshtrat e familjarėve tė tyre. Ndėrsa fjala pėr kėrkimet pėrhapej, njė ish-sigurims u tha disa emra tė oficerėve tė Sigurimit qė patėn punuar nė vite nė zonėn ku ishte groposur i ati.

    Pasi kontaktoi me njėrin prej tyre, Agroni bėri njė zbulim tė madh kur mėsoi emrin e komandantit tė togės sė shoqėrimit, qė e patėn dėrguar tė atin nė udhėtimin e fundit. “Megjithėse nė fillim qe i frikėsuar, ai mė tregoi se e mbante mend rastin e babait tim dhe nė fund pranoi tė mė ndihmonte tė gjenim varrin”, kujton Agroni.

    Kėshtu u mėsua se njerėzit e angazhuar nė ekzekutim ishin rreth 40 vetė, disa kishin rrethuar zonėn dhe disa tė tjerė kishin hapur gropėn. Ish-komandanti i tha atij se gropa qe hapur nė mesditė ndėrsa ekzekutimi qe kryer pas mesnatės. Pasi verifikoi kėto detaje, Agroni i zhvendosi operacionet e kėrkimit nga Shishtufina pėr nė grumbullin e vogėl tė barakave nė Repartin 313. Mbi barakat e dėrrasės sot kalon teleferiku i Dajtit. Me ndihmėn e ish-komandantit tė Grupit tė Shoqėrimit, si dhe me ndihmėn e njė anėtari tė saj, nė tetor Agroni filloi gėrmimet dhe brenda pak ditės zbuloi mbetjet e nėntėmbėdhjetė njerėzve tė varrosur nė atė zonė.

    Fillimisht mendoi se njėra prej eshtrave qe e tė atit dhe e dėrgoi nė morg pėr ekzaminim. Pėr fat tė keq, nuk doli kėshtu. Kur u zbulua njė varr tjetėr, njė prej dėshmitarėve tė kohės tha se i pėrkisnin Dom Shtjefėn Kurtit. Komunistėt e kanė ekzekutuar priftin 73-vjeēar nė vitin 1971, pasi e kishin zbuluar se vijonte tė pagėzonte fėmijėt nė ilegalitet nė zonėn e Fushė-Kuqes edhe pas mbylljes sė dhunshme tė kishave nė vitin 1967.

    Nipi i Dom Kurtit, Nikolini, ka kėrkuar prej shumė kohėsh eshtrat e axhės nė mėnyrė qė ato tė prehen nė varrin e caktuar te Katedralja Metropolitane e Tiranės. “Varri i axhės tim nė katedrale ka shumė vite qė po pret eshtrat”, thotė ai. Eshtrat u dėrguan pėr ekzaminim nė Itali sė bashku me kampionet e gjakut tė pesė anėtarėve tė familjes Kurti. Testet e ADN-sė rezultuan negative. Dom Kurti ėshtė nė proces pėr shpalljen Martir i Kishės.

    Ndėrsa Agroni po gėrmonte nė varrin masiv 313, njerėz tė tjerė qė kishin gėrmuar pėr tė afėrmit e tyre nė atė zonė i treguan historitė e veta. Papritur u kuptua se ekzistenca e atij vendekzekutimi nuk qe e panjohur. Ish-ministra tė pas viteve ’90 kanė kėrkuar eshtrat e tė afėrmve tė vet, por nuk e kanė vrarė mendjen tė kėrkojnė edhe pėr tė tjerėt.

    “Bisedova me njerėzit qė kishin kėrkuar aty para meje dhe ngushėllova veten me faktin se ata nuk kishin gjetur ndonjė gjė qė pėrputhet me pėrshkrimin e babait tim”, thotė Agroni. “Por kėqyrjet e eshtrave tė kryera nė atė kohė janė bėrė me metoda aspak shkencore dhe kam frikė se ndokush tjetėr po qan babanė tim pėr tė vetin”, shton ai.
    Agroni vijoi gėrmimet e tij jo vetėm pėrreth barakave, por pėrgjatė tė gjithė luginės e gjeti varre tė tjera, tė rivarrosur e tė paprekur.

    Rezultati i deritanishėm e la atė me dy hipoteza shqetėsuese. “Ose dikush tjetėr po qan mbi varrin e babait tim”, thotė ai, “ose Sigurimi e ka lėvizur atė pas ekzekutimit dhe e ka varrosur diku tjetėr”.
    Tė shtunėn eshtrat e zbuluara, tė mbledhura nė thasė plastikė u dėrguan nė morgun e Tiranės me shpresė se autoritetet do t’i identifikojnė ato. “Ato eshtra meritojnė njė emėr”, thotė ai. “Qeveria mund tė kryejė ekspertimet e nevojshme dhe tė zbulojė se kujt i pėrkasin”.

Faqja 2 prej 19 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  2. Ēėshtja Ēame
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56
  3. Ortodoksia dhe Shqipėria
    Nga shendelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16
  4. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29
  5. Abaz Ermenji
    Nga Eni nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 14:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •