Close
Faqja 19 prej 19 FillimFillim ... 9171819
Duke shfaqur rezultatin 361 deri 376 prej 376
  1. #361
    per kenaqesin e bamatateve e janaqeve e projektave...i'a ,i zum o sillo diverzantet i zume,tradhetaret qe i sherbyen imperializmit amerikane...i'a keshtu duhej dhen prova besnikerie ndaj sllaveve ruso serb,nga xhaxhi xhahil e soji i tyre,qe fatkeqesisht na lan nje pjellen e tyre dhe sote.




  2. #362

  3. #363
    Dushaj: Si me pushkatuan babain qe ishte kunder komunizmit

    E Hene, 04 Prill 2011

    Histori me Zhurmues, viti 1946. Ne 19 korrik 1946, gazeta "Bashkimi" e asaj kohe shpall vendimin e gjyqit te Shkodres kunder 21 te akuzuarve si kriminele lufte dhe armiq te popullit, pjesemarres ne "Kryengritjen e Malesise se Madhe", Llesh Marashi, Don Alfons Tracki, Kole ashiku dhe Nikolle Preng Deda, te denuar me vdekje dhe pushkatim. Luigj Dushaj, djali i nje prej te denuarve ne kete gjyq, flet per gjithe kete kalvar mundimesh dhe vuajtjesh qe kane shoqeruar ate dhe familjen e tij per vite e vite te tera. Madje ai nuk mungon te permende dhe emra, si tentuan ta perfshinin ne gjyqet kunder shokeve, si ushtroi ne menyre ilegale pikturen, permes centrove dhe shitjen e tyre ne Tirane, e deri tek rrezimi i bustit te Stalinit ne mes te Shkodres, ne janar te vitit 1990, bashke me Dede Kasnecin, per te perfunduar ne dyert e burgut. Pas kesaj, ne vitin 1990 emigron, per te mberritur ne Suedi dhe marre azil politik, nderkohe qe nuk shkon dem talenti i tij per pikture, duke hapur dhe ekspoziten e pare me punimet e ketij artisti.



    Babai juaj Nikolle Preng Deda, c'lidhje kishte me te denuarit e tjere?

    Ishte arsyeja e veprimtarise se tij 4 vjet para se te marrin pushtetin komunistet, ai ishte pune 3-4 vjetesh kryetar komune i Malesise se Madhe ne Shkrel. Me kane ndalur shume njerez dhe me kane thene se ai na ka ndalur dhe na ka grumbulluar te rinjve qe ne 38-en dhe na ka thene qe te keni kujdes se Shqiperia mund te rrezikohet nga bolshevizmi. Ka pasur shume shoqeri me njerez tamam intelektuale, si Kole Ashiku e te tjere, prandaj i kane ditur ata punet mire. Dhe prej kesaj ai ka kryesuar se bashku me Prek Calin, Llesh Marashin e me te tjere, dhe keshtu ndodhen kryengritjet e para ne radhet komuniste kunder atij sistemi qe donte te vinte. Me siguri qe mungesa e organizimit e shume gjera te tjera cuan qe ata te dilnin ne mal. Ata e kishin nenshtruar dhe Malesine e Madhe, nje pjese te mire te saj. Babai ne ate kohe ishte 36-37 vjec, kishte disa miq, kishte motren e vet te martuar atje ne Dragan. E mbajten 18 muaj, duke i cuar per te ngrene e te gjitha. Mbaj mend qe thone se ai asnje dite nuk pranonte t'i conin ushqimin per te ngrene, nese nuk i conin dhe gazeten. Per kete, benin disa ore rruge nga Shkodra ne Koplik per t'i cuar atij gazeten. Pas 18 muajsh dhe pas shume perpjekjeve e shume vuajtjeve te medha te kesaj familje te Lek Mirukaj, familje shume e mire malesore, me tradita te mrekullueshme, ku here pas here forcat partizane ne ate kohe i kane bere tortura dhe presione nga me te ndryshmet, derisa nje person te asaj shtepie e kane mbytur duke e rrahur, Gjon Leke Mirukaj e kishte emrin ai, kane kerkuar largimin e tij. Atehere keta kane shkuar dhe i kane thene babit tim: Nikolle, ne bejme dhe do te bejme tere jeten per ty. Si mendon ti a te cojme diku pertej kufirit, ik ne Itali apo diku tjeter dhe shpeton nga kjo pune? Absolutisht nuk e le Shqiperine i eshte pergjigjur babai im. Por une ju kuptoj shume mire meqe ka ardhur puna deri ketu sa te ju vrasin te gjitheve si familje, thuaji Bejto Fazlise, njihet ne Shkoder ai, ka thene Nikolla se une dorezohem me nje kusht: Te shkojme poshte te motra ime, te gjithe se bashku si jemi, sepse ai ka pas mbaruar shkollen me Bejton, te shkojme te hame e te pime si vellezer, por nuk dua te me lidhni deri ne Shkoder. Ata i kane dhene fjalen qe nuk te lidhin, duke bere qe te shkohet me qetesi deri ne vendin e caktuar. Eshte dorezuar, i kane treguar vendin atyre, e kane marre babain, kane ngrene tek halla ime, pra te motra e atij, pastaj e kane lidhur. Ua ka bere me gisht babai atyre dhe i ka thene: Bejto u kam njohur me kohe si burra te pabese, me ke cuar fjale se nuk te lidhi. Ne fund e kane sjelle ne Shkoder e keshtu ka qendruar disa muaj dhe pastaj eshte pushkatuar me vendim te gjykates, me prokuror Aranit Celen, se ato gjyqe kane vazhduar here pas here. Une i mbaj mend, kam qene vetem 4 vjec e gjysme, por e mbaj mend dhe kur kam hyre ne gjykate kembezbathur, sa qe habitem dhe sot se si kam hyre, dhe ai eshte denuar bashke me Kole Ashikun, Llesh Marashin, Dom Alfons Trackin, Kel Abatin, jane denuar tek nje kinema e bukur qe ka qene atehere ne Shkoder dhe eshte djegur. I kane lidhur ne "pjace", si i themi ne ne Shkoder te "Kafja e Madhe", dy nga dy i kane rrethuar dhe te nesermen e mbaj mend edhe sot qe nuk me iken asnjehere kjo gje se normal, eshte babai, dhe kushdo me qene jo vetem babai, ka qene 17 korrik 1946, kur ne mengjes nga ora 4 e gjysme e mengjesit, kishim fjetur jashte se na i kishin marre edhe luget e shtepise, shtruar ca shtresa se ishte vere atehere, kane kercitur automatiket, plumbat e pushkeve pas varrezave katolike te majave ne Shkoder. Une kam qene shume i vogel dhe nuk mbaj mend shume mire, por mbaj mend qe nena ime dhe nena e babait u cuan ne kembe dhe bertiten me te madhe se e dinin qe jane pushket qe po vrisnin ata djem te rinj. Atehere e mbaj mend mire fort kur me ka marre nena e babait per dore, se nuk e kemi pasur shume larg shtepine nga aty dhe me ka cuar tek varrezat, aty ishin ata ushtaret me pushke, duke vajtuar donte te hynte tek i biri por nuk e lane. Ajo ishte grua e forte, nuk e di as une se si i dha zoti force e u fut brenda dhe i ra siper, ata e kapen nga krahu dhe i qorruan dhe syrin me tyten e pushkes. Kete nuk e harroj deri sa te vdes.

    Cfare ndodhi me ju?

    Vazhdoi persekutimi per 50 vjet. Me mua personalisht, me nenen time, me vellezerit, me motren. Absolutisht nje fukarallek i madh shpirteror, ekonomik dhe ne te gjitha drejtimet. Kater jetime pa asgje ne shtepi, absolutisht asnje ndihme, asnje lek, asgje fare. Sepse babai im nuk ka qene nje njeri qe ka fituar shume para, ka qene nje njeri i thjeshte, nje punetor i ndershem, nje nepunes i ndershem, ka bere nje shtepi te vogel ne lagjen "Skenderbeg" ne Shkoder, dhe kemi jetuar per bukuri. Por edhe ato qe kishim na i moren dhe ne na shkoi jeta si fukarenj te shkundur dhe ne rritje e per cdo vit persekutimi shtohej se ne shkonim duke u rritur dhe duke perballuar ne kurriz kete persekutim. Nderkohe qe nena punonte me kazme ne fidanishten pyjore. Fillimisht e futi doktor Borja, nje doktor shume i njohur ne Shkoder qe e njeh gjithe Shqiperia, e futi ne spitalin civil ne Shkoder si sanitare ne kirurgji. E moren vesh dhe pak me vone e hoqen nga puna, sepse ishte e shoqja e filanit. E cuan ne fidanishten pyjore me kazme, kishte nja tre vajza te reja qe punonte me to, ishin vajza te mrekullueshme dhe ato ishin si puna jone dhe i kishin futur ne kazme. I rrinin afer dhe i mbante afer, pasi dhe i keshillonte. Punonte me kazme dhe atehere me sa mbaj mend une merrnin 1500 leke ne 15 ditesh. Por e hoqen dhe nga ajo fidanishte se ishte pak si privilegj, ngaqe ishte afer shtepise dhe e cuan ne Bushat. Ka shkuar cdo dite nga Shkodra ne Bushat, ne kembe dhe ka punuar gjithe diten ne kazme dhe eshte kthyer nga Bushati me njemije halle, me kater jetime dhe me nenen e babait 80 vjece e cila dhe luajti mendsh se s'bente pune tjeter vetem mbante fotografine dhe thoshte: Si ma vrate djalin kot? Mbarova shkollen 7 vjecare se ka qene 7 vjet atehere, kishin nevoje per mesues dhe kete e dinte gjithe Shqiperia, ata qe jane te vjeter. Ne ate kohe nuk shikohej biografia per shkollen e mesme pedagogjike, kishin nevoje per arsimtar dhe daja im me futi ne pedagogjike. Kreva shkollen pedagogjike dhe me cuan mesues ne Lezhe. Qendrova 3-4 vjet ne Lezhe mesues, ne nje nga ato vende dhe ne Trashan te Zadrimes qe nuk e harroj kurre nje njeri qe quhej Padro Filip Mazreku, njeri i mrekullueshem, kam mesuar shume prej tij. Por per 3-4 vjet me moren ushtar ne repart pune. Atje nuk me lejuan me prek pushke me dore, absolutisht jo vetem mua por edhe te tjereve. U ktheva ne Shkoder pasi mbaroi dy vjecari, per arsimtar absolutisht jo, mbaroi ajo pune, me arsimtar nuk perfitoje, sepse filloi lufta e klasave perseri. Keshtu ka vazhduar jeta ime deri sa kam ikur ne 90-ten qe me kane pushuar 5 here nga puna. Kur e merrnin vesh se eshte i biri i filanit me pushonin nga puna, me ka ndodhur qe nder keto 5 heret deri ne 6 vjet nuk kam firmosur ne bordoro absolutisht. Si kam jetuar? Une kam bindje se Zoti eshte i madh, mua me ka ardhur gjithmone per pikture, vazhdoja pikturen por nuk kisha asnje mundesi. Fillova te bej centro, fshehurazi kam hapur vrime tek dera e oborrit dhe sa here trokiste dera e oborrit asnjehere as une, as gruaja dhe as djali im nuk e hapnim deren pa shikuar se kush eshte se ekzistonte frika se mund te me arrestojne. Kam ardhur dhe deri ne Tirane me biciklete, kam sjelle centrot, i punoja disa jave rresht disa komplete, anije me vela, me fshehtesine me te madhe se kishim frike se do te behej shkak te me fusnin ne burg. Ashtu ne fshehtesi kam arritur te shes centro, anije, allcina, por dhe mua si person me vinte shume keq ti them dikujt a deshironi te blini nga keto, lere pastaj qe edhe shitja ne rruge ishte e ndaluar. Te betohem qe nuk ka dyqan ne tirane qe nuk e ndaloja bicikleten dhe, p.sh e merrja te centron dhe e fusja ne nje dosje kartoni dhe e ktheja pak kartonin qe te dukej pak centroja qe ishte ajo lulja e punuar, u thoja: A keni kafe? Jo s'kemi thonin ata, se ku gjendej kafja atehere. Ata e shihnin centron dhe me thonin, ua po kjo c'eshte? Centro, u thoja une. Po ku e gjete mor, a ben ti shoh, sa te bukura qenkan. Une kam arritur te shes me qindra centro se me ndihmoi zoti. Me vone nuk duhet ta harroj kurre ka qene nje mjek , doktor Sander Pashka, neuropsikiater qe jam rritur me te, ai ka vdekur tash nja 5-6 vjet dhe nuk ia harroj kurre. I vetmi person drejtor spitali ne neuropsikiatri, dy here me ka futur ne pune personalisht ai vete vetem se i ka ardhur jashtezakonisht keq, pa i thene askush, dhe me ne fund heren e fundit pas 6 vjetesh qe me kane lene pa pune me ka futur diku ne rehabilitim ne psikiatri ne spitalin neuropsikiatrik ne Shkoder dhe kam punuar 5 vjet.

    Ka pasur momente qe ju kane provokuar ose ju keni qene ne pragun e burgut sic mund te ndodhe me kedo te asaj shtrese?

    Kur isha destinator ne Fushe-Arrez mbaj mend qe kishin futur ne burg nje rrobaqepes Kolec Trabuini. Me thirren dega e brendshme e Pukes urgjent. Une isha ne Shkoder dhe me thone te vish urgjent se te kerkon shefi i deges se brendshme. Te them te drejten kisha shume frike se thoja pse po me kerkojne ata mua, por me siguri thashe me ka treguar ndokush dhe po me therrasin. Me kane bere nje presion te jashtezakonshem se ata donin qe te me fusnin dhe mua ne ate valle qe Koleci ka share partine edhe Enverin me ty sa here qe keni qendruar ne Fushe-Arrez. Ne menyren me absolute deri ne fund, me kane bere presione nga me te ndryshmet, dhe pastaj ne fund me kane thene: Mire, i kujt je ti? I filanit i kam thene. Pse te ka vdekur babai me kane thene? Ate une nuk e di, e ka vrare pushteti dhe nuk di asgje me shume. Kam pasur dhe presione te tjera. Ne ndermarrje per shembull, jane futur njerez te me provokojne, provokime te qarta, ne lagje mbaj mend qe kane ardhur njerez te lagjes. Ne dege te brendshme me kane thirrur per disa pllaka qe pata blere, vetem te me fusin ne burg. Eshte shume e cuditshme se si nuk me kane futur.

    Megjithate ju me thate se patet fat se krijuat nje familje sepse njerezit qe ishin te cenuar ne biografi e kishin te veshtire te krijonin dhe familje apo jo?

    E veshtire ka qene pa diskutim. Une krijova familje, u martova me nje grua qe faleminderit Zotit, jam shume i lumtur me te, ajo ishte mesuese atehere, ishte ne qytet dhe e cuan neper fshatra.

    Vijme ne vitin 1989 ku ndjehej pak si te thuash era e ndryshimeve.

    Ne 1989 atehere une punoja ne spitalin psikiatrik, kur plasi ajo pune. Une kam qene ne Tirane ate dite, me duket ka qene nata e Krishtlindjeve ose nje nate perpara, aty e kam kuptuar qe ka mbaruar ajo pune. Edhe vazhdoi, sic e dini te gjithe se si shkoi puna ne Shqiperi. Per mendimin tim shkendia me e madhe dhe e para ka qene ne Shkoder me rrezimin e bustit te Stalinit, aty une kam qene nder ata me kryesoret, me Dede Kasnecin, Flamur Elbasanin, Gjergj Bivallin e me radhe qe hengren burg e qe per mendimin tim duhet me i cu edhe ne permendore. Kane dale trakte me 13 janar, nje nate perpara kane dale trakte nga shtepia ime dhe Dede Kasneci ka ardhur t'i marre bashke me nipin e tij. Pra jam aktivizuar aq sa kam mundur, ndodhi cfare ndodhi, pra u shtyp ajo, se ishte ne heshtje ajo demonstrate ne Shkoder, ne 90-ten u mbyll pastaj ajo pune. Por une e di se si eshte e verteta te gjithen. Pastaj vazhdoi ne Kavaje, studentet e keshtu ka vazhduar. Nuk durova me dhe kam shitur shtepine 1000 dollare dhe kam ikur me gruan dhe femijet ne Berlin, nga Berlini ne Suedi.

    Nga Berlini shkuat ne Suedi me thate, si vazhdoi jeta aty?

    Nga Berlini, pas disa peripecish qe nuk jane aspak te lehta, ishte '90-ta atehere. Kemi shkuar me traget ne Trelemorje eshte qyteti me jugor i Suedise, aty ishte pershtypja se nuk ishim vize se ne vizen e kishim deri ne gjermani, u futem ne traget dhe kam kerkuar ne polici azil politik. Suedezet me kane ndihmuar me te gjitha kushtet, u kam treguar dhe arsyet.

    Dhe atje ushtroni profesionin si piktor?

    Kam punuar rreth 60 punime nga Shkodra e vjeter. Kam qene njeriu me i lumtur ne bote kur eshte hapur ekspozita ne Suedi, nuk ishte problemi i parave, por ishte problemi se babain ma vrane, por talentin jo.

    Dua te qendroj dhe ne nje moment te fundit meqe me permendet dhe nje nga figurat kryesore te Shqiperise, por edhe te religjionit, Pader Fishten. Ju zoteroni nje medalje e cila eshte e vitit 1925, dhuruar nga Papa Pio i 11-te me medaljen e merites Pader Fishtes. Si ju ka rene ne dore dhe pse ky pasion i juaji ndaj kesaj figure?

    Qe i vogel jam edukuar me theniet dhe me vargjet e ketyre poeteve, nga nena, nga motra qe ka qene me e madhe dhe keshtu kam vazhduar sa qe me duket sikur e kam shkruar Fishten vete me doren time. Fishten e kam dashur dhe e dua aq shume, sa qe kam hapur ekspozite edhe atje me albanologet suedeze para dy vjetesh, tek ndertesa e franceskaneve ne Shkoder. Po para dy viteve i propozova njerit prej atyre franceskaneve, i cili ka vdekur se mund te bejme dicka per Fishten. Me gjithe qejf me tha. Materiale kishte sa te duash dhe doli dicka shume e bukur ne tetor, para dy vitesh ka qene kjo. E mbaj mend ne "pjace" ne Shkoder une kam qene me dy ftesa ne dore dhe donim te ia jepnim nje shoku. E thirra, pas meje ishte nje djale i ri, te cilin nuk e kisha pare kurre, me therret. Urdhero i thashe. A ke mundesi te ma japesh dhe mua nje ftese? Po me gjithe qejf, i thashe. Kushdo qe deshiron mund te vije. Mire po kush je i thashe se nuk po te njoh? Une tha jam filani, me mbiemer Zojzi, familje super e mrekullueshme ne Shkoder, gjysh pas gjyshi. Ai me tha une dua te te jap kete medaljen e Fishtes, qe ia ka dhene Papa me 1925. Ke kete rast sot ne 5 pasdite, mua kur ma ka dhene kete trupi me dridhej, me me ra mua ne dore medalja e Fishtes thoja, kush jam une. Per mua ka rendesi qe kjo medalje kur ti vije koha te jete ne vendin aty ku e meriton.

    koha jone

  4. #364
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Ylldije Sulka: Partizani djeg fėmijėn
    E Merkure, 25-01-2012, 07:54pm (GMT)



    Tregim

    Partizani djeg fėmijėn

    Dera e madhe e oborrit tė shtėpisė sė Agzotit e la erėn tė gjėmonte dhe vetė u plas pėrtokė pasi para saj u gjend njė tufė me njerėz pa uniforma dhe me pushkė tė cilėt mė shumė shfrynin se sa merrnin frymė.
    Nė ballė kishin nga njė yll ndėrsa mė poshtė yllit, fytyrat e tyre ngjanin me ca egėrsira qė donin vetėm tė copėtonin ēdo gjė qė iu dilte pėrpara. Ishin partizanė.
    Njė vajzė qė ishte nė mes tė oborrit la lodrat dhe e frikėsuar mori pėr tė ikur e lebetitur por para i doli i pari i turmės dhe me njė zė qė kishte edhe fodullėk e tromaksi edhe mė shumė fėmijėn.
    E kujt je ti moj? - i bėrtiti partizani pinjolles sė derės sė Agzotėve, derė qė kishte nxjerrė bij e bija pėr vendin e shqiponjave, qė nga koha e krijimit tė botės.
    Kėtė e kishte marrė vesh partizani Bebo dhe i kishte djegur qė kjo familje ishte njė nga “ato“ qė iu kėndonin kėngė brez pas brezi.
    Por tani kanė ndryshuar kohėrat, i kishte thėnė komandanti i partizanėve.
    Tani e tutje do t’iu kėndonin atyre, partizanėve dhe askujt tjetėr.
    Kjo gjė i pėlqente shumė partizanit Bebo.
    Dhe pikėrisht qė t’i ngrinin kėngė atij, partizanit Bebo, ai sot kishte ardhur tė arrestonte Luan Agzotin sepse ai kishte qenė Kryetar i Ballit Kombėtar tė zonės.
    Por, Ballistėt, pas luftės sė Dytė Botėrore, u shpallėn humbės se ashtu kishte thėnė partia e Bebos.
    Lufta kundėr shtresės fisnike pėr tė eleminuar shqiptarėt, kishte filluar shumė kohė mė parė, ndėrsa partizani Bebo nuk e dinte kėtė.
    Ai kujtonte se ballistėt do i shfaroste partia e partizanėve dhe se ata, partizanėt, do tė ishin tė parėt e vendit, tė ndihmuar nga partia e tyre. Dhe kjo kishte filluar t’i pėlqente Bebos.
    Kėngė pėr partizanin Bebo nga partia e partizanėve!
    Tingėllonte kaq bukur.
    - “Cila parti o Bebooo” – i kishte thėnė thirrur nėn zė dajua i tij kur ai i kishte treguar punėn e kėngės, - ajo parti qė ka vrarė shokėt e vet?
    Bebua kishte mbetur i hutuar sepse ai e dinte se sa shokė partizanė kishte vrarė pa gjyq partia e partizanėve.
    Por, ka njerėz qė harrojnė shumė shpejt.
    Dhe ai vazhdonte tė mbante partinė e partizanėve duke mos e ēuar shumė gjatė mendimin sepse ai ishte mėsuar tė luftonte armikun gjatė luftės dhe, tani pas lufte, zbatonte urdhėrat qė i jepte partia.
    - “E kush ke qenė ti, o Bebo, para se partia tė tė merrte nė gji”?! - i thoshte pėrherė komisari dhe partizani Bebo tundte kokėn se kjo ishte e vėrtetė
    Ja, si sot.
    Partia i kishte thėnė se Luan Agzoti ishte armik i pushtetit popullor dhe ai kishte ardhur kėtu pėr ta arrestuar nė befasi dhe nėse ai do tė rezistonte, duhej ta pushkatonin nė vend.
    Por i kishte dalė pėrpara kjo vajzė. Tufa e armatosur priste pak mė larg.
    - E kujt je moj, fol, pse ke mbetur si guhake
    - i bėrtiti ai fėmijės.
    Por ajo, tepėr e frikėsuar ia kishte nisur me tė qara.
    Sa shumė e ndjejnė fėmijėt tė keqen.
    Partizani Bebo nuk duroi mė.
    Duhej tė arrestonte Luan Agzotin dhe po tė rrinte aty, ai mund edhe t’iu ikte e t’ia mbathte.
    Ndaj partizani Bebo bėri pėrpara si tė ishte nė njė fushėbetejė.
    Brenda e priste e gjithė familja dhe pėrpara ishte ai, Luan Agzoti. Ai ishte i qetė dhe sapo partizani Bebo iu drejtua pėr t’i thėnė se ai ishte i arrestuar nė emėr ė popullit, Luani nuk rezistoi por i tha se ishte i gatshėm tė shkonte pas tij.
    Partizani Bebo u habit.
    Nuk po i dilte si i’u kishte thėnė komisari partizanėve qė tė rrinin nė pozicion pėr zjarr.
    Por Luan Agzoti nuk po bėnte rezistencė.
    Ai po ecte pėrpara.
    Partizani Bebo ngriti dorėn, e ēoi mbrapa veshit dhe ngadalė filloi tė lėvizte kapelėn me yll tė kuq nė ballė duke zėnė sytė, sepse nuk dinte si t’ia bėnte.
    Por teksa po mendohej, afėr tij erdhi zėvendėskomisari i cili ishte nė krye tė skuadrės partizane.
    - Na iku shoku Bebo – i tha ai nėn zė.
    - Jo o shoku zėvendėskomisar, ai do tė
    vijė vetė nė zyrė - tha Bebua gjithė siguri, -
    ja ta pyes unė - dhe iu drejtua Luanit.
    - Na more ti, ku vete?
    - Po vij me ju – tha Luani qetė, - ju vini nė emėr tė popullit dhe ligjit dhe unė i respektoj tė dy.
    Bebua shikoi nga zėvendėskomisari.
    - Ti nuk je i popullit dhe ligji nuk ėshtė i yti por i joni qė fituam luftėn – u hodh e foli zėvendėskomisari.
    - Luftėn e bėmė bashkė zotėri - tha Luani po aq qetė sa nė fillim.
    - Unė nuk jam zotėri more armik i popullit – thirri zėvendėskomisari dhe iu kthye partizanėve tjerė duke thirrur:
    - Zjarr!
    Bebua nuk rriti tė flasė pėr tė kundėrshtuar.
    Trembėdhjetė breshėri u derdhėn mbi trupin e Luan Agzotit.
    Ai nuk ra menjėherė por u kthye pėrgjysmė si pėr tė parė pėr herė tė fundit njerėzit e familjes sė tij tė dashur por e vetmja pamje qė pa ishte ajo e vajzės sė vogėl tė tij qė u fut nga jashtė nė oborrin e madh.
    Ajo pa se si para syve tė saj i ati u godit nga trembėdhjetė tyta armėsh dhe klithi.
    Bota u godit thellė nė zemėr.
    Ajo u sul mbi partizanėt pėr tė mbrojtur babanė e saj.
    Por ata ende qėllonin si tė ishin tė ikur nga mendja.
    Ata nuk shikonin por vazhdonin tė qėllonin derisa tė merrnin urdhėr nga zėvendėskomisari i tyre.
    Dhe ajo, vajza e vogėl, kėrkonte tė ndalte ata njerėz qė tė mos e qėllonin mė babanė e saj.
    Ajo kujtonte se ai ishte ende gjallė dhe ajo se mund ta shpėtonte ose mund ta ndihmonte sado pak.
    Ky reagim i vajzės sė vogėl e ndezi keq zėvendėskomisarin. Ai u sul dhe me njė dorė, sepse me tjetrėn qėllonte nė ajėr, e mbėrtheu atė fėmijė pėr flokėsh dhe gjėja e parė qė i erdhi ndėr mend ishte ta vriste dhe atė.
    Ngriti dorėn qė mbante fėmijėn dhe ia drejtoi armėn por ajo ende lėvizte dhe pėrpėlitej duke u munduar qė tė shpėtonte atė, babanė e saj, pa e pasur mendjen tek rreziku qė i kanosej pėr vete.
    Zėvndėskomisari, duke e parė qė vajza mund t’i shpėtonte, filloi tė qėllonte por e pa se plumbat nuk po e preknin ndaj rrotulloi kokėn dhe syri i zuri njė zjarr nė atė oborr tė madh dhe e vėrviti atje.
    Vajza ra e alivanosur dhe nuk po mundej mė tė lėvizte edhe pse zjarri po e pėrpinte me po atė vrull qė partizanėt po qėllonin sa mbi trupin e Luan Agzotit aq edhe nė ajėr.
    Babanė ia vranė dhe ajo nuk kishte mundur tė bėnte asgjė, ishte e plagosur dhe edhe pėrplasja qė i kishte bėrė ai burrė me kapele me yll tė kuq nė ballė, e bėnė qė ajo tė mos reagonte nga flakėt.
    Po digjej, trupi i njomė i vajzės sė vogėl po mbėshtillej me shpejtėsi nga flakėt dhe ajo as qė reagonte.
    Bota ishte pushkatuar dhe tashmė po digjej. Vetėm Zoti mund tė bėnte njė mrekulli qė ajo foshnjė tė shpėtonte.
    Dhe ja ku erdhi.
    Nga brenda shtėpisė, pėrmes gardhit tė partizanėve qė ruanin njerėzit e tjerė tė familjes qė tė mos dilnin por vetėm tė shihnin se ēfarė po bėhej, u sul njė grua. Ajo iu drejtua tė shoqit qė edhe pse e dinte se ai kishte vdekur, i fliste e i thėrriste sikur ai tė ishte gjallė.
    - Ēohu Luan burri se ta qėlluan vajzėn e vogėl dhe po ta djegin tė gjallė, ngrehu o shtyllė e shtėpisė se po tė shembet shtėpiaaaa – thirri ajo dhe u derdh mes grykėve tė pushkėve tė partizanėve qė pėrballė furisė sė kėsaj gruaje nuk po dinin se ēfarė tė bėnin.
    Ajo u pėrkul mbi zjarr dhe me vėrtik ngriti fustanin, e futi vajzėn poshtė trupit tė vet dhe filloi me furi tė shuante flakėt.
    Vajza ishte e vdekur.
    Gruaja luftonte e luftonte me flakėt dhe teksa pėrpiqej t’i fikte ato,fustani i saj po digjej dhe mishi po merrte pėrcėllimat e para por ajo as qė ndiente.
    Me duar e me tėrė trupin ajo lėvizte e shuante flakėt duke i thirrur tė shoqit qė tė ngrihej se vajzėn po i’a digjnin tė gjallė.
    Por Luan AgZoti nuk ishte mė nė jetė. Atij i kishin mbetur vetėm sytė hapur si pėr tė parė se ēfarė bėhej.
    Zjarri pushoi.
    - Eja tė ikim, - dha urdhėr zėvendėskomisari, - kėtu e mbaruam detyrėn.
    Me kokėn lart duke kujtuar se e bėnė detyrėn, ata ikėn tė gjithė.
    Shtėpia ra nė njė heshtje qė do tė duheshin shumė vite tė prishej nga zhurmat e jetės.
    Vajza e vogėl erdhi nė vete vetėm pas disa kohėsh duke e kaluar pjesėn mė tė madhe tė jetės nė njė kamp interrnimi diku andej nga Myzeqeja.
    Ajo tashmė ishte me njė kėmbė gjysmė tė djegur, ēalonte.
    Zemrėn e kishte tė vrarė.
    Nė atė kamp interrnimi, vite mė pas erdhi edhe partizani Bebo pasi kishte bėrė shtatė vite burg dhe dajėn ia kishin pushkatuar pasi ai, nipi i tij i kishte treguar partisė sė tij, pra partisė sė partizanėve, se ēfarė kishte thėnė ai pėr atė parti qė e quante popullin si mall tė vetin.
    Dhe partia e partizanėve e pushkatoi pa gjyq brenda disa orėve.
    Ndėrsa ajo vajzė e vogėl ishte rritur tashmė, partizani Bebo, sa herė kalonte afėr saj, priste tė merrte mbi vete urrejtje dhe tortura por ajo kurrė nuk e bėri kėtė gjė edhe pse ishte nė moshėn e saj mė tė mirė dhe ai tashmė njė plak i luftuar nga partia e tij.
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  5. #365
    Parti komuniste apo parti terroriste

    Akuza

    Partia Komuniste ka ca ditė qė na nxori edhe njė gazetė tjetėr "Bashkimi", fotografi e gjallė e rivistės sė riorganizuar " Zėri i Popullit". Ishte e natyrshme, pra, qė edhe "Bashkimi" tė ndiqte programin e ri : "Luftė tė pa prerė Ballit Kombėtar", armikut nr. 1 tė Partisė Komuniste.

    S'ka lėnė pa mėrrė nė gojė edhe disa emra tė antarėve tė Ballit. Por neve pikėrisht kėtu e gjejmė mė tepėr vogėlsinė, meskinėrinė sa dhe Makjavelizmin e tyre. Sha njerin sha tjetrin; diskredito djathtas, diskredito majtas; krijo tė pa qėna dhe tė pa thėna lart e posht. Nga tė gjitha kėto diēka do tė mbetet. Pa dyshim do tė ketė ndonjė sylesh qė t'i besojė, ose ndonjė tregtar, kapitalist, dallkauk a hipokrit, qė t'i a pėrsėrisi sekretarit, arkėtarit dhe shėrbėtorit tė tij, dhe kėta ndonjė tjetri, dhe kėshtu tė formohet opinioni publik nė favor tė nacional-Clirimtarėve.

    Po ajo qė ne s'kuptojmė dot ėsht: pse gjithė kjo luftė nasionalizmit shqiptar? A nuk janė nasionalistat qė i kanė ndihmuar komunistat dhe i kanė mbrojtur pėrherė me rrezik tė vetin dhe tė fėmijės sė tyre? Ku janė strehosur komunistat t'onė tė persekutuar nga fashizmi dhe Mustafa Krujė krimineli? Kush i ka ndihmuar materialisht dhe moralisht?

    Qė nė numrin e parė tė rivistės sė tij kryesore, Balli Kombėtar u ka zgjatur dorėn komunistėve, duke lajmėruar bishėn e tėrbuar tė Krujės se neve jemi tė gjithė vėllezėr - nacionalista dhe komunista - dhe kot mundohet Mustafai tė ndajė. Dhe kjo dashamirėsi, ky qėndrim sa i urtė dhe i sinqertė, ka vzhduar deri sot. Nga ana tjetėr komunistėt s'kanė lenė nė asnjė trakt tė tyren pa u hedhur shigjeta nacionalistėve.

    Neve i kemi kėshilluar se si tė pėrmirėsonin veprimtarin'e tyre, kaq e kaq antarė t'onė u thoshnin komunistave qė nė traktet - sidomos n'ata tė parėt - tė mos thoshin 10 herė mė parė "Rroftė Rusija, Komunizmi, Timoshenkua, krahinat e lulėzuara tė Ukrainės, etj. etj." dhe pastaj mė nė fund, ashtu si pėr tė bėrė qejfin, "Rroftė Shqipėrija!". Jemi neve ata qė u thoshnim qė s'ka lezet tė qajnė aq tepėr tokėn e bekuar ruse, kurse s'kishin derdhur asnjė lot pėr krahinat t'ona tė begatėshme tė Korēės e tė Gjirokastrės qė i shkretoi furtuna e luftės sė pa dashur dhe tė pa provokuar nga Shqiptari.

    Prova qė komunistat t'anė nuk i dėgjuan fare kėto kėshilla, na i jep fakti i grisjes sė lajmėrimeve tė vdekjes nė fushėn e nderit tė Heroit Kombėtar Hysni Lepenica, qė neve relatuem nė traktin t'onė mė datė 4 tetor. Po e pėrsėrisim edhe kėtu sepse kjo punė ka indinjuar dhe zėmėruar gjithė nacionalistat shqiptarė.

    Neve po luftojmė; e kemi thėnė gjithmonė, pėrbri Aleatėve t'onė tė mėdhenj, dhe kemi admirimin mė tė madh pėr ushtrinė kombėtare ruse, gėzohemi shumė qė u shlirua Smolensku, por si do qė tė jetė, Atdheu ėsht Atdhe dhe aleati aleat. Duhet qė mė parė tė nderojmė kujtimin e Heroit t'onė kombėtar Hysni Lepenica, qė ra pėr Shpėtimin e Shqipėrisė, dhe pastaj tė ēfaqim kėnaqėsin t'onė pėr shlirimin e Smolenskut. Rusija vetė do tė kundėrshtonte kėtė gjest t'uaj kaq tė shėmtuar. Dhe prap nė kėtė rast u pėrsėrisim dhe njė herė se neve si demokratė dhe pra tė lirė tė ēfaqim tė tėra idetė t'ona, po u themi se jemi kundra ēdo diktature, e ēfardo ngjyre qoftė. Diktatura staliniane mund tė jetė shum e frytėshme pėr popullin rus, gjė qė u provua, por jo pėr popullin shqiptar.

    Nė se komunistėt dėgjojnė lart e poshtė ndonjė akuzė kundėr tyre, s'jemi neve ata qė i kemi thėnė. Janė vetė komunistat e Gjormit, ata qė dikur ishin pionierėt e parė tė Ndėrkombėtares sė Tretė nė Shqipėri.

    Janė komunistat e Gjormit ata qė, faqe 1000 burrave tė mbledhur nė Mesaplik, me rastin e lirimit tė Ali Kėlcyrės nga ēetat komuniste, deklaruan se ishin ndarė nga partija sepse nuk donin qė kryetarėt e komunizmit nė Shqipėri tė ishin serbėt Dushan dhe Miladin. Janė ata qė banė se u ndanė nga partija se thoshnin qė nė njė vend tradicional si Shqipėria, me zakone tė rrepta dhe konservatore, nuk ishte me vend qė vajzat tė delnin maleve. Janė komunistat e Gjormit ata qė thanė se u ndanė nga partija sepse kjo, mbasi i shtyri pėr t'a vrarė Sezai Qemalin, spiun e bir spiuni i Vlorės, erdhi nė marėveshje me tė dhe e futi ne parti. Janė komunistat e Gjormit - dhe jo Kryeveterani i Shqipėrisė Lumo Skėndua - qė thanė se disa vajza kishin pjellė malit.

    Jo komunista t'anė tė dashur, tė gjitha kėto tė palara, kėto bakėre, nuk jemi neve qė u a zbuluam, por juve vetė. Byrekut komunist nė Shqipėri i hoqnė petėt vetė adeptėt tuaj. Jeni ju vetė, me veprimtarinė t'uaj shkaketarėt e fjalėve qė dėgjoni lart e posht. Jeni juve vetė qė keni deklaruar qė nė krye se duke luftuar Italjanėt nė Shqipėri juve, si komunista e pra internasionalista, ndihmonit ushtrinė ruse. Programi i luftės s'uaj qe luftė (natyrisht pa front) nė tė tėra anėt, nė mėnyrė qė fuqitė e Boshtit tė shpėrndaheshin nė viset e tjera dhe kėshtu tė lehtėsohej fronti rus.

    Jeni juve qė mbyllėt shkollat nė Tiranė nė shenjė zije sepse fashizmi vari disa sėrbė nė Tiranė. Dhe njė antarit t'onė njė i juaji i spjegoi konfidencialisht: «per neve ēdo komunist ėshtė vėlla; ne duam mė tepėr njė komunist sėrb, gjerman, italjanė, ēinez a neozelandez, se sa njė Shqiptar qė nuk ėsht komunist".

    S'jemi neve ata qė nė tė vetmen ditė tė shenjtė qė kemi sė bashku, ditėn e 28 Nėndorit, tė kemi pėrshėndetur me grusht gjatė rrugėve, duke thirur Rroftė Rusija, Timoshenkua, etj.

    S'jemi neve ata qė mbas aq e aq zhurmėsh mbasi u hoqėn sėpatat nga flamuri i ynė, i zėvėndėsuan me yll tė kuq.

    Jeni juve qė tė thoshnit, sė paku atėhere, se nuk mund tė flisnit dot pėr Kosovėn, sepse Rusija kishte njohur statu quo-n e shtetit mozaik jugosllav tė para kėsaj lufte, e pra nuk mund tė flisnit dot, mbasi ju kishit letėr njoftimet Shqiptare. Kosovėn, nė se ėsht Shqiptare (dhe kėtė dyshim nė se Ajo ėsht apo jo shqiptare juve e keni akoma, ndonse ndonjė nga juve ka vajtur dhe ka parė e pra konstatuar se atje janė minimum 90% shqiptarė), po thoshnim, pra, juve afirmonit qė nė se Kosova ėsht shqiptare, do tė na e japin vetė... komunistat serbė.

    Neve nuk do tė pushojmė sė lodhuri, pėr t'a thėnė dhe pėrsėritur, se Ajo ėsht Shqiptare, se e banuar prej shekujsh prej Shqiptarėsh. Juve s'e thoni se s'jeni independentė. Dikush u ndalon. Dhe nė fletėn t'uaj tė fundit vinit rreth e rrotull mbi emrin Kosovė, por nuk thatė se ėsht shqiptare. Do tė fitojė lirinė Kosova ? Po ē'liri ? Ndofta lirinė pėr t'u vėnė rishtas nėn thundrėn e Sllavėve ? Pėr ē'liri kosovare flisni juve ? Pse s'i a u thotė goja?

    Neve s'e kėrkojmė Kosovėn pėr t'a shitur - se pėr t'a shitur atė e keni bėrė juve, qė kur i keni njohur serbit tė drejtėn mbi tė - por pėr t'a bashkuar me pjesėn tjetėr shqiptare, nė mėnyrė qė edhe ajo t'a heqi zgjedhėn sėrbe dhe neve tė mos mbetemi aq mikroskopikė sa tė detyrohemi t'i zgjatim dorėn njė fuqije extra-ballkanike. Neve luftojmė pėr indipendencėn shqiptare totale dhe integrale, dhe eksperienca e njėzet e ca vjetėve na mėsoi se njė Shqipėri pa Kosovė s'rron dot e pamvarur. Jo, nuk na trubullon aspak thėnija e juej se kėshtu si flasim neve ka folur edhe Mustafai i Mer Likės a ndonjė anėtar i Komitetit tė tanishėm. Neve s'jemi imperialista dhe s'kėrkojmė tė pushtojmė Beligradin dhe Cetinjėn. Ne duam vetėm vėndet t'ona, s'duam ato tė tė tjerėve. Por, nuk lejojmė qė vėndet t'ona tė na i marrin tė tjerėt. Neve nuk bėjmė politikė antiballkanike; pėrkundrazi. Duam drejtėsi, se kėshtu do tė mbretėrojė harmonija midis Ballkansve dhe shtetet e Mėdhenj ziliqarė s'do tė mundin tė na ndėrsejnė mė njeri kundra tjetrit. Kėrkojmė drejtėsi nė bazė tė Kartės sė Atlantikut. Njė nen i saj thotė: "Tokat e njė shteti nuk mund t'i jepen njė shteti tjetėr" : tamam, edhe neve pikėrisht atė duam, vetėm drejtėsi. E gjithė bota e di, bile edhe vetė sėrbėt, (vetėm ju s'doni t'a dini) se Kosova ėsht shqiptare. Na e grabiti sėrbi pėr gati 30 vjet, por s'mundi t'a sėrbėzonte. Neve i kemi mbėshtetur shpresat t'ona te Aleatėt qė ashtu siē janė betuar pėrpara njerėzisė dhe historisė, kanė pėr tė bėrė njė paqė tė drejtė dhe tė ndershme qė tė mos provokohen me luftat shkatėrronjėse.

    Juve komunistat qė hiqeni si idealista mė tė mėdhenj, pse nuk i ipni Qezarit ē'ėsht e Qezarit? Jeni tė bindur a jo se Kosova banohet nga Shqiptarė? Atėherė Kosova ėsht Shqipėri. Po pse s'e thoni ?

    * * *

    Si duket puna, po pregatitet opinioni publik pėr vėllavrasje. Duhet tė ndriēohen pra tė gjithė Shqiptarėt, tė mėsojnė se cilėt janė shkaqet qė na ndajnė dhe kėshtu tė dijmė se cilin tė akuzojnė nesėr pėr vėllavrasje. S'jemi neve provokatorėt, bile me atė farė soj pasiviteti t'onė u keq kuptuam. Na pandehėn tė dobėt, tė frikshėm. Po s'ėsht ashtu. Nė se kemi heshtur, nė se nuk jemi pėrgjigjur, shkaku ėsht se nuk na pėlqen grindja. Dhe shkaku i shkaqeve ėsht se neve nuk duam tė vėrtetohet ajo qė na ka ngjethur mishtė e na ka ngrirė gjakun: v ė ll a v r a s j a !

    Po, o vėllezėr tė gabuar - dėgjoni? Ju themi akoma vėllezėr - ejani nė vehte. Kujtohuni se jemi tė gjithė Shqiptarė dhe kemi tė gjithė njė hall. Duam tė gjithė njė Shqipėri tė vėrtetė, tė lirė dhe demokratikė; ku bujku dhe beu tė kenė njė soj tė drejtė, ku patroni dhė shėrbėtori i tij tė jenė baras pėrpara ligjit. Pse tė grindemi? Pse tė dehemi nga ideologjitė e pa asimiluara. Kėto hesape i gjejmė mė vonė. Ejani tė bashkohemi, tė gjejmė dhe tė kuptojmė njeri tjetrin. Flasim tė gjithė, bashkė me Kosovarėt, shqip. Kemi tė gjithė njė Atdhe. Sot pėr sot tė pėrpiqemi tė zbėrthejmė problemin numur 1: tė ekzistencės sė Shqipėrisė.

    Ndryshe kėnaqim armiqtė dhe lumi qė na mori!

    Tiranė 7 tetor 1943

    http://historia.ballikombetar.org/?id=trakte-bk.html&what=artikull
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 05-02-2012 mė 18:05

  6. #366
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Nė kampin e Tepelenės komunistėt lanė tė vdisnin nga uria 300 fėmijė

    Nė kampin e Tepelenės komunistėt lanė tė vdisnin nga uria 300 fėmijė
    Bisedoi : Nebil CIKA



    Agim Musta rrėfen pėr kampet e internimit dhe sajimin e bandave diversante nė diktaturė

    Nė emisionin “Rrno pėr me tregue” kėtė javė ka qenė i ftuar studiuesi dhe ish-i pėrndjekuri i regjimit komunist Agim Musta. “Ngjarja qė do tė trajtojmė ėshtė shumė e dhimbshme pėr historinė e vendit. Bėhet fjalė pėr njė nga krimet mė tė rėnda qė ka kryer diktatura komuniste nė Shqipėri, madje mund tė jetė e vetmja diktaturė komuniste nė Europėn Lindore qė ka kryer tė tilla krime: internimi, vrasja e fėmijėve dhe moshave tė vjetra. Unė do ta pėrkufizoja si “holokausti shqiptar”. Krimet qė ka kryer diktatura komuniste nė Shqipėri mund tė quhen tė barasvlershme me krimet qė ka kryer nazizmi nė Gjermani. Nė kampet e internimit si ai i Tepelenės dhe i Porto-Palermos kanė ndodhur vrasje makabre. Treqind fėmijė tė vrarė, shumė djem tė moshės sė re tė verbuar dhe varrosje e kufomave tė tė dėnuarve politikė. Pėr tė trajtuar kėtė ngjarje tragjike qė i ka ndodhur kombit, kam tė ftuar zotin Agim Musta, njė studiues i krimeve tė komunizmit dhe njė ish-i burgosur politik”, – tha nė hyrjen e emisionit gazetari Ēika.

    - Zoti Musta, ē’mund tė na thoni pėr kėtė ngjarje tė rėndė qė i ka ndodhur vendit?

    - Internimet e diktaturės nė Shqipėri filluan nė 22 dhjetorin e vitit 1944, sidomos nė pjesėn veriore tė Shqipėrisė. Me qindra familje nga Veriu i vendit u dhunuan dhe u plaēkitėn. Komunistėt u vodhėn atyre ēdo gjė, deri te pulat qė kishin nė kotec. Mundėn tė shpėtonin vetėm disa para qė kishin fshehur nė pjesėt intime tė trupit. Kėtė gjė e pohon edhe ish-oficeri i Sigurimit Lekė Mėlyshi, vėllai i Pal Mėlyshit, Heroi i Popullit nė diktaturėn komuniste. Familja e Abaz Kupit ka bėrė 51 vjet internim. Kėto familje meritojnė tė futen nė librin “Gines”. Vajza e tij, Lirie Kupi, ka vuajtur 51 vjet internim: 4 vjet gjatė kohės sė pushtimi fashist dhe 47 vjet gjatė kohės sė diktaturės komuniste nė Porto-Palermo.

    - Nuk ėshtė vetėm familja Kupi, ka edhe shumė familje tė tjera qė janė internuar nė kėto kampe pėrqendrimi, tė cilat i kanė pėrjetuar tė dyja llojet e internimit: ato tė fashizmit dhe tė komunizmit. Nė librin tuaj ju keni trajtuar disa lloje internimesh qė janė bėrė nė Shqipėri. Flisni pėr Perandorinė Otomane, kohėn e Zogut, pushtimin e Italisė dhe komunizmin. Cili ėshtė ndryshimi ndėrmjet kėtyre?

    - Kampet italiane dhe komuniste ndryshojnė si nata me ditėn. Ali Kelmendi, ish-kapter, agjent i KOMINTERN-it, qė nisej me shėrbim. Ai kishte ardhur nė Shqipėri pėr misionet e tij dhe u diktua nga forcat e Sigurimit. Atė e ēuan nė internim nė Gjirokastėr. Po ēfarė internimi ishte ai i Ali Kelmendit? Atė e caktuan nga prefektura e Gjirokastrės qė tė ushqehej nė njė restorant tė klasit tė mirė dhe tė rrinte nė njė dhomė komode, tė flinte aty. I vetmi kusht qė i vunė ishte tė paraqitej njė herė nė dit nė komandėn ushtarake tė Gjirokastrės. Kjo gjė i bėn shumė historianė dhe studiues tė ēuditen nga toleranca qė kishte regjimi i Zogut. Nė kohėn e Zogut ishte me rregull qė personat internoheshin vetėm me vendim tė Kėshillit tė Ministrave, duke bėrė njė analizė shumė tė thellė. Dhe jo si nė kohėn e diktaturės, qė edhe njė kapter i thjesht i policisė kishte tė drejtė tė internonte njerėz. I tillė ka qenė pėrfaqėsuesi i minoritetit grek Vasil Shahini, qė e vranė komunistėt nė Gjirokastėr mė 1943. As nė sasi nuk mund tė krahasohet periudha e Zogut me atė komuniste. Nė kohė e mbretėrisė tė internuarit numėroheshin mė gishta, ndėrsa nė periudhėn komuniste ishin me shumicė njerėzit e internuar. Gjithashtu kishte ndryshim rrėnjėsor edhe nė trajtimin qė u bėhej tė internuarve. Trajtimi komunist ishte pėr shfarosje, gjė qė e pohon Kadri Hazbiu nė gjyqin qė iu bė mė 1983-shin. “Nė mėnyrė tė paligjshme ne sekuestruam dhe pėrvetėsuam sė bashku me pushtetin lokal pasurinė e personave”, -thotė ai

    - Zoti Agim, tė qėndrojmė nė kampet e pėrqendrimit. Sipas librit tuaj, por dhe sipas dokumenteve tė arkivave tė komunizmit, nė shumė fshatra tė thella tė Shqipėrisė kishte njerėz tė internuar, por ju keni veēuar disa kampe, qė mund tė quhen “kampe tė shfarosjes”. Bėhet fjalė pėr kampin e Tepelenės dhe kampin e Porto-Palermos. Mė kanė bėrė pėrshtypje njė shifėr qė ju keni publikuar: 400 persona tė vdekur, 300 prej tyre ishin fėmijė. Cilat ishin arsyet qė kanė ndodhur kėto vdekje? Cilat ishin shkaqet?

    - Unė do t’ju tregoj njė fakt, tė cilin ma kanė thėnė nė burg. Vetė djali i Qazim Mulletit, tė cilit i bėhej parodi, mė ka thėnė se brenda njė periudhe 6-mujore ka varrosur dhe shfarosur rreth 350 fėmijė. Shumica e fėmijėve kanė vdekur nga uria. Gratė qė ishin tė internuara i ēonin nė malin e Luzatit pėr tė prerė dru ose pėr tė mbledhur gurė dhe i linin fėmijėt pa ngrėnė. Edhe ndėrkombėtarėt habiten tej mase kur dėgjojnė kėto gjėra. As nė Rusinė staliniste, qė ėshtė pjella e komunizmit botėror, nuk kanė ndodhur tė tilla krime makabre.

    - Nė libėr thuhet se kampi ishte i ndėrtuar nė njė fushė tė minuar he shumė fėmijė kanė vdekur duke luajtur nė fushat e minuara. Ishte e qėllimshme ngritja kampit nė kėtė fushė tė minuar?

    - Gjatė luftės italo-greke, qė filloi nė tetor tė vitit 1940 dhe pėrfundoi nė maj tė vitit 1941, kėto fusha u minuan ngaqė aty ishte njė repart i madh ushtarak. Kazermat e repartit u pėrdorėn pėr internimin e njerėzve nga komunistėt. Pikėrisht me tėrheqjen italiane kishin mbetur shumė municione ushtarake tė paplasura.
    - Njė nga detajet pėr kampin e Tepelenės ishte dhe zhvarrosja e kufomave tė fėmijėve, tė cilėt i varrosėn nė breg tė lumit. A gjenden sot gjurmė tė kėtyre krimeve?

    - Kjo ishte metodė e komunistėve. Kėtė nė burg ma ka thėnė vetė gjenerali i sigurimit. Nė fillim kufomat i varrosnim me gėlqere tė pashuar, mė pas i varrosnin buzė lumenjve dhe pėrrenjve, me qėllim qė, kur ata tė vėrshonin, t’i merrnin kufomat dhe t’i ēonin nė det. Nga kėto metoda nuk janė gjetur as 20% e kufomave, pasi pjesa tjetėr ka pėrfunduar nė det.

    - Zoti Musta, tė qėndrojnė edhe pak nė problemet qė hasėn edhe shqiptarėt e Kosovės. Shumė prej tyre erdhėn nė Shqipėri pėr t’i shpėtuar regjimit jugosllav. Mund tė na thoni diēka lidhur mė kėtė gjė, pasi ėshtė njė histori ku thuhet se diktatura nė Shqipėri ishte e mirė pėr kosovarėt dhe e keqe pėr shqiptarėt?

    - Dihet se shumė Kosovarė kanė vuajtur nėpėr burgjet e Shqipėrisė. Shumė djem tė rinj kosovarė kanė vuajtur nė kampet e pėrqendrimit dhe nė burgjet nė Shqipėri. Shumė djem kosovarė tė mirarsimuar, tė etur pėr tė mėsuar gjuhėn shqipe, erdhėn nė Shqipėri pėr tė mėsuar kulturėn shqiptare. Komunistėt kishin disa shtėpi sekrete sigurimi. Njė nė Shijak dhe njė nė Krujė. Aty bėhej filtrimi i tyre. Njė pjesė shumė e vogėl e tyre merreshin dhe bėheshin agjent tė Sigurimit, ndėrsa tė tjerėt internoheshin e burgoseshin vetėm pse nuk pranonin tė bėheshin agjentė tė Sigurimit. Unė kam pasur disa kosovarė ne burg. Shumė prej tyre janė ekzekutuar.

    - Do tė kalojmė nė njė pjesė tjetėr tė librit tuaj, atė ku luftėtarėt e lirisė quhen “Desantėt apo diversantėt” . Nė insertin qė unė kam pėrgatitur flitet pėr njė gjyq dhe pamjet janė marrė nga njė film i vitit 1952, nė tė cilin ishin tė ftuar edhe gazetarė nga blloku lindor. Ēfarė mund tė na thoni pėr kėtė ngjarje?

    - Janė gėnjeshtra dhe mashtrime dhe unė dua tė faktoj njė gėnjeshtėr tė madhe qė ka shkruar Ramiz Alia nė librin e tij. Ai thotė se Zenel Shehu bashkėpunoi me komunistėt dhe se ata e kishin falur. Ky ėshtė mashtrimi mė i madh qė ata kanė thėnė, pasi Zenel Shehu ėshtė ekzekutuar nga komunistėt. Gazetarėt qė ishin aty ishin tė tėrė komunistė. Vetėm njė gazetar polak i gazetės “Tribuna” dallonte nga tė tjerėt. Kur u kthye nė Poloni, ai ka thėnė se “gjyqet qė bėhen nė Shqipėri janė kostume tė zeza tė qepura me pe tė bardhė”. Ato gjyqe ishin komplet tė manipuluara. Aranit Ēela, i cili sot bredh bulevardeve dhe ndėrron kostumet angleze, u ka marrė lekėt dhe florinjtė diversantėve. Ėshtė mbi 90 vjeē dhe nuk i ka hyrė gjemb nė kėmbė. Bėri dy vjet burg kur erdhi demokracia dhe mori qindra milionė lekė si dėmshpėrblim.

    - Zoti Musta, tė kalojmė nė njė pikė tjetėr tė librit tuaj. Ėshtė njė fakt i pamohueshėm se, ndryshe nga vendet e tjera tė Lindjes, rezistenca e armatosur nė Shqipėri vazhdoi deri nga vitet ’60.

    - Lufta ndaj diversantėve mbaroi mė 1954. Madje vetė Alan Dalles, qė ishte kryetari i CIA-s, tha se tė ndalohej ēdo veprimtari. Mjafton qė ne fituam njė eksperiencė pėr lutėn e tretė. Nuk rrėzoheshin regjimet komuniste me tre veta, me dhjetė veta. Gėnjeshtra e madhe qėndron edhe sot. Pėrpara disa ditėve njė ish-oficer i Sigurimit shkroi nė njė nga gazetat shqiptare se diversantėt kanė vrarė me mijėra njerėz. Kjo ėshtė gėnjeshtėr e madhe. Nė pak raste qė ka ndodhur kjo gjė, ka ndodhur pėr shkak vetėmbrojtjeje, pasi ka qenė duke luftuar.

    - Zoti Musta, si nisi kjo ardhja e desantėve pėr tė pėrmbysur udhėheqjen nėpėrmjet grupeve guerile? Si u organizua ajo?

    - Shumė udhėheqės tė botės thanė nė atė kohė se ata u kujtuan pėr Shqipėrinė nė kohėn kur Stalini bėri diversion nė Greqi pėr tė marrė pushtetin. Grupi i parė qė ka ardhur kėtu ishte ai i Hetem Ēakut mė 1949, i cili pėrbėhej nga katėr veta. U dėrguan kėtu nga Italia. Ata ishin Hetem Ēaku, Kasem Zhupa, Zyber Lika dhe Lumadh Lutfiu. Kėta i nisi zbulimi Italian, pasi do tė ndodhnin ngjarjet nė gushtin e 1949-s, nė rast se Greqia do tė avanconte nė brendėsi tė territorit shqiptar. Gjatė veprimtarisė Zyber Lika u vra, ndėrsa dy anėtarėt e tjerė tė grupit u dorėzuan. Kasem Xhuma pranoi tė bashkėpunonte me Sigurimin dhe u la i lirė. Po me urdhėr tė Mehmet Shehut, qė ishte ministėr i Brendshėm nė atė kohė atė e kanė vrarė brenda burgut. Kjo ėshtė njė shkelje flagrante e ligjshmėrisė. Mė pas u krijua grupi i Maltės. Ai udhėhiqej nga Dejvid Smaili, i cili kishte qenė mė parė nė Shqipėri. Ai ka pasur kontradikta tė mėdha me Enver Hoxhėn, madje thoshte se Enveri donte ta vriste mbrapa krahėve. Ky grup u zhvendos nė Gjermani mė 1949. Nė kampet e Gjermanisė u mblodhėm 179 veta. Kėta persona janė kapur nga forcat ruse dhe janė internuar nė Siberi dhe nė vende tė tjera tė Lindjes.

    - Tė qėndrojmė pak te libri juaj. Ju u jeni referuar studiuesve anglezė dhe amerikanė dhe thoni se dėshtimi i kėsaj organizate pėr tė marrė pushtetin erdhi nga tradhtia e njė oficeri, Kim Filbi. Sa e vėrtetė ėshtė kjo?

    - Kjo ėshtė e vėrtetė. Kim Filbi ishte caktuar nga zbulimi anglez pėr tė marrė pjesė nė organizatėn e diversantėve. Nė fillim ishte nė Stamboll, mė 1945. Erdhi nė kontakt me tė arratisur shqiptarė pėr tė marrė informacione. Kim Filbi ishte agjent sovjetik qė nga viti 1932. Kur u dyshua, ai u arratis. Informacionet qė ai merrte nuk i dėrgonte nė Shqipėri, por ia dėrgonte qendrės komuniste nė Rusi. Zbulimi rus pastaj ua dėrgonte njerėzve tė tij nė Shqipėri, qė ishin nė poste tė larta. Nė Ministrinė e Brendshme ishin 40 kėshilltarė tė zbulimit rus. Ata pėrcaktonin planin e veprimit qė do tė bėnin shqiptarėt. Helmimin e Mithat Frashėrit e bėnė agjentėt rusė nėpėrmjet vrimės sė ēelėsit. Nga vrima e ēelėsit ata futėn gaz helmues. Nė kėto mėnyra ata kanė zhdukur shumė persona.

    - Zoti Musta, tė qėndrojmė prapė kėtu. Ju i quani kėta persona “trima tė dėshpėrimit”, pse i keni emėruar me njė term tė tillė?

    - Ata e dinin se si ishte gjendja nė Shqipėri. Ata mė kanė thėnė se atyre u vinin materialet me informacione se ēfarė ndodhte kėtu. Populli kėtu ishte i frikėsuar. Madje, njė anglez ka thėnė se “shqiptarėt nuk janė kėta qė janė sot (referuar kohės sė komunizmit), por janė njerėz tė besės”. Ai thotė se besa e shqiptarėve ėshtė kthyer nė tradhti. Dhe kėtė ai ia dedikon sistemit komunist, qė i tjetėrsoi shqiptarėt. Ali Branica, qė u pėrmend nė insert, ka qenė kapiten nė gardėn e Zogut. Mbas pėrfundimit tė luftės ai u kėthye nė shtėpinė e tij. Kur ai u kthye nė shtėpi, gruaja i tha qė tė dorėzohej te komunistėt, pėrndryshe do ta denonconte vetė ajo. Kėtė veprim do ta bėnte pasi nė tė kundėrt do t’i shkatėrronin tė gjithė familjen. Dhe ashtu ndodhi: i shkatėrruan tė gjithė fisin, prandaj ata krijuan atė qė quhet “grupi i rezistencės”. Shumė anėtar tė sistemit komunist u bashkuan me kėta me qėllim marrjen e informacionit. Anėtar tė tillė si Kadri Hazbiu, i cili bėnte rolin e doktorit. Tė infiltruari morėn informacione pėr tė gjitha familjet shqiptare se cilat do tė pranonin diversantė dhe cilėt jo. Ata i merrnin kryefamiljarėt dhe i internonin. Mė 1954 u shkatėrruan tė gjitha familjet diversante tė Shqipėrisė. Por kanė ardhur edhe grupe tė tjera nė rrugė tokėsore nga Greqia dhe Jugosllavia.

    - Kush i sillte kėta persona? Si vinin nė Shqipėri kėta persona?

    - Kėta diversantė vinin me avion pa pika dalluese. Pilotėt qė drejtonin avionėt ishin polakė. Dhe ata kishin njė dashuri tė veēantė pėr Shqipėrinė. Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore u dėrguan 50 avionė polakė nė Rusi. Kėta ishin ata individė qė sillnin diversantė nė Shqipėri me njė zgjuarsi tė madhe, duke mos rrėzuar asnjė avion.

    - Doja tė flisnim edhe pėr njė grup tjetėr, grup tė cilin shumė komunistė e kanė pėrdorur si provė. Kjo ka bėrė bujė nė Shqipėri, pasi u pėrdor si argument i luftės brenda vendit ndėrmjet komunistėve dhe diversantėve. Bėhet fjalė pėr bandėn e Xhevdet Mustafės. Ju nė libėr thoni se ishte e dyshimtė dhe e organizuar. Mund tė na jepni njė shpjegim mė tė detajuar?

    - Shpjegimi ėshtė shumė i qartė, pasi nė prill tė 1981 ndodhėn ngjarjet nė Jugosllavi. Kosovarėt dolėn me parullėn “Kosova Republikė”. Jugosllavėt morėn tanket dhe janė vrarė mbi 100 veta. Ėshtė bėrė njė masakėr. Qeveria jugosllave u trondit, prandaj donin tė bėnin njė kundėrgoditje nė Shqipėri. Ata menduan se i vetmi njeri i fortė fizikisht qė mund ta bėnte kėtė ishte Xhevdet Mustafa. Por ai ishte i dėnuar nė Amerikė pėr trafikim lėndėsh narkotike. Nė atė kohė UDB-ja Jugosllave bashkėpunon me Ali Bajramin, qė e kishte dėrguar Sigurimi i Shtetit nė Zelandėn e Re, dhe i thonė se do t’i jepnin 1 milion dollarė garanci qė ai tė lironte Xhevdet Mustafėn dhe tė organizonin kryengritje nė Shqipėri. Ali Bajrami pagoi garancinė prej 1 milion dollarėsh dhe e liroi Xhevedet Mustafėn nga burgu. Ali Bajrami ishte bashkėpunėtor me tė dyja palėt: me Sigurimin shqiptar dhe me UDB-nė jugosllave.

    - A kishte Sigurimi shqiptar dijeni pėr grupin e krijuar?

    - Kishin dijeni, sepse brenda grupit tė Xhevdet Mustafės ishin dy anėtarė tė Sigurimit: ishte Ali Bajrami, qė ishte koka krijuese e grupit, dhe Fadil Kaceli, ish-mėsues. Ata shkojnė nė Zelandėn e Re dhe pėrgatiten me grupin qė do tė vinte nė Shqipėri. Nga Zelanda e Re ata shkojnė nė Leēe tė Italisė, me qėllim qė tė niseshin pėr nė Shqipėri. Ditėn qė do tė niseshin, ai rrėzohet me qėllim dhe nuk hipėn nė skafin pėr nė Shqipėri. Pėrgjegjės i kėtij grupi ishte Sabaudin Hasznedari nga Pėrlepi i Jugosllavisė.

    - Ishte i rekrutuar Haznedari nga forcat e Sigurimit?

    - Jo, nuk ishte i rekrutuar nga forcat e Sigurimit. Nga Sigurimi kanė qenė tė rekrutuar Ali Bajrami dhe Fadil Kaceli. Kohė mė pas Fadil Kaceli ka ardhur dhe nė Shqipėri, por nuk e ka hapur gojėn. Tani tė gjithė kėta kanė vdekur. Ndėrsa Ali Bajramit hetuesia iu bė te 15-katėshi. Komplet ndryshe nga ēka u ėshtė bėrė tė tjerėve nė qelitė e burgut tė lidhur kėmbė e duar.

    - Si u pėrdor ky grup nga qeveria shqiptare nė atė kohė?

    - Enver Hoxha ishte nė dijeni dhe ishte shumė i alarmuar.

    - Ishte nė dijeni qė grupin e pėrdorte Sigurimi shqiptar, apo sepse e kishin dėrguar jugosllavėt pėr ta eliminuar?

    - Qeveria shqiptare ishe nė dijeni. Fotografitė e anėtarėve tė grupit u ishin dhėnė inspektorėve tė Sigurimit. Gjashtė muaj pėrpara se tė zbarkonin ata nė Shqipėri, inspektorėt e Sigurimit bėnin patrullimin qė nga Hamallaj deri nė Divjakėm me qėllim qė tė parandaloheshin ata, pasi vetėm vendi i zbarkimit tė tyre nuk dihej. Anėtarėt e grupit tė krijuar nga Jugosllavia morėn nė Belgjikė armė tė precizionit tė lartė pėr tė eliminuar ēdo vėshtirėsi qė do tė hasnin. Mė pas ata bėn njė stėrvitje nė Leēe dhe u nisėn pėr nė Shqipėri. Sabaudini dhe Xhevdeti nuk kanė qenė. Gėnjejnė kur thonė se ata kanė qenė kėtu. Mė ka thėnė vetė vėllai i Sabaudinit se, kur i kishin marrė nė morg pėr tė bėrė indetifikimin e kufomės, Sabaudini kishte vetėm njė shenjė nė kokė. Kur u rrethua nė bunkerin nė Rrogozhinė, ai vrau veten. E njėjta gjė i ndodhi edhe Xhevdetit.

    - Zoti Musta, nuk duket se ka njė nderim pėr kėta tė burgosur politikė. Nėse pėr tė tjerėt brenda vendit ka njė lloj nderimi aq sa pėr t’i kujtuar, pėr desantėt nuk ka asnjė lloj pėrkujtimi. Ka ende njė ngėrē nė histori pėr t’u sqaruar, ēfarė mendoni pėr kėtė?

    - Ata qė janė dėnuar mė vdekje nuk do tė kenė as njė lloj dėmshpėrblimi financiar. Ata qė kanė vuajtur burgun do tė marrin dėmshpėrblim. Pėr desantėt ka njė lloj heshtjeje. Kėta “luftėtar tė lirisė” i dėrgonte bota perėndimore. I dėrgonte Anglia, Amerika, Italia, Gjermania etj., me qėllimin e vetėm qė Shqipėria tė shkėputej nga zinxhirėt e komunizmit.

    - Pse mendoni se ndodh ky neglizhim?

    - Janė akoma ato celula tė komunizmit qė nuk i lejojnė kėto gjėra. Ende vazhdohet dhe thuhet se ata vinin tė digjnin shkolla e spitale, tė vrisnin pleq e fėmijė. Janė spekulime qė ende vazhdojnė tė bėhen pa as njė bazė faktike. Vazhdon ende ai mentalitet qė ka qenė nė komunizėm. Nuk duhet tė mbeten ende thėniet e Enver Hoxhės, thėniet e Nexhmije Hoxhės, e cila me paturpėsinė mė tė madhe vazhdon ende tė bėjė deklarata tė pavėrteta.

    Metropol
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  7. #367
    i/e regjistruar Maska e gjirfabe
    Anėtarėsuar
    23-06-2004
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    576
    [SIZE="3"].

    Personalitet i ēoroditun, mendje e smurė


    Opinion e Martė, Maj 15th, 2012


    SAMI REPISHTI

    Kėto ditė lexova nė “Panorama” (Tiranė) “intervistėn” dhanė nga “shoqja N.” pėr Dr. Janos Bugajski, analisti i njohun hungarezo-amerikan, nė tė cilėn ajo i cilėson ish-tė pėrndjekunit politikė si “…vjedhės lopėsh dhe vrasės”. Si ish-i burgosun politik ndjehem shumė i fyer. Dėshmorėt dhe viktimėt e tiranisė komuniste qė sakrifikuen aq shumė pėr lirinė dhe demokracinė shqiptare janė heronjt e mi; unė jam nxanėsi i tyne.

    Si qenie njerėzore ndihem i vramė nga fymjet banale – dhe krejtėsisht tė padrejta – qė u bahen dhjetėra mijėra tė pėrndjekunve politikė nga tirania komuniste, tė pushkatuemve me gjyq e pa gjyq, tė gjithė atyne qė vuejtėn e u shuen nė 23 burgjet komuniste dhe afėr 50 kampet e internimit rreth e rrotull Shqipėrisė pėr ma shumė se dyzet e pesė vjet si rrjedhim i helmit tė shpėrndamė nga “shoqja N.” dhe xhelatėt e saj.

    Si qytetar i lirė, unė protestoj vrasjet dhe persekutimet e bashkatdhetarėve tė mi, mohimin e vuejtjeve tė tyne dhe poshtėnimin e tyne tė fundit, mohimin e sakrificės supreme e baltosjen e idealeve tė tyne pėr liri e demokraci.
    “Shoqja N.”! Ish-tė pėrndjekunit politikė nga tirania komuniste nuk janė “…vjedhės lopėsh dhe vrasės”.


    * * *


    Kam pasė fatin e mirė me bashkėpunue me Dr. Bugajski-n. Kam admirue ndershmėninė intelektuale dhe profesionalizmin e tij. Sė bashku kemi dėshmue para Kongresit Amerikan dhe nė konferenca e seminare ku janė trajtue problemet e Ballkanit dhe sidomos problemi shqiptar nė hapėsinėn ballkanike. Sė bashku kemi denoncue kriminalitetin e diktatorėve lokalė dhe krimet e tyne nė Shqipėri dhe Kosovė.

    Nuk kam asnji dyshim se qėllimi i Dr. Bugajski-t me marrė nji intervistė nga “shoqja N.” ka qenė nji pėrpjekje e sinqertė me hjedhė dritė mbi errėsinėn e terrorit 45-vjeēar nė Shqipėri, ku “shoqja N.” ka luejtė nji rol qenėsor. Dr. Bugajski ka qenė dhe mbetet nji specialist i botės komuniste tė Europės Lindore. Pėr natyrė ai ashtė realist qė informohet, mendon dhe gjykon pa paragjykime.
    Por ajo qė i jep nji ngjyrė tė padėshirueshme kėtij episodi ashtė natyra e pariparueshme e ēoroditjes sė “shoqes N.” deri nė atė shkallė sa tė mos jetė nė gjendje me pa viktimėt e krimit tė planifikuem e tė zbatuem nga ajo me sistem, tė mos jetė nė gjendje me ndigjue vajin e mijėra familjeve qė humbėn tė dashtunit e tyne, viktima tė krimit qė ajo kreu pėr afėr 50 vjet dhe paaftėsia e saj me pėrballue qoftė kujtimet e sė kaluemes sė tmerrshme qė pėrgatiti me duert e veta, qoftė realitetin e ditėve qė jeton. Kjo verbėni e plotė ashtė ndoshta edhe mallkimi i fundit qė ajo mban nė kurriz pėr mungesėn e plotė tė nji ndėrgjegjje njerėzore. Personalitet i ēoroditun; mendje e smurė. Ky duhet tė ketė qenė edhe pėrfundimi i Dr. Bugajski-t.

    Pėrshkrimi i historisė tė sė kaluemes komuniste nė Shqipėri nga “shoqja N.” ashtė nji deformim i ngjarjeve dhe nji interpretim “simbas dėshirės” qė nė thelb pėrmban mohimin e sė vėrtetės dhe nji pėrpjekje tė pandalueshme tė egos sė saj me rikrijue nji botė fiktive qė ajo dėshiron tė besojė, dhe qė pa dyshim rrjedh nga shtypja shpirtėnore qė ushtron pesha e krimit tė kryem qė nuk e duron. Ajo jeton nė nji atmosferė deluzioni ku realiteti nuk ekziston dhe ku andrrimet e nji fantazie tė smurė predominojnė.

    Ēdo gja, simbas saj, ka qenė perfekte. Eliminimi i ajkės sė lėvizjes komuniste nė Shqipėri “sans bruit, sans tambour” ka qenė nji nevojė urgjente e kohės. Vrasjet masive me qėllim terrorizimi tė popullsisė i ka imponue koha. Arrestimet, torturat, gjykimet me burgje tė pėrjetėshme, pushkatimet e varjet nė litar kanė qenė vendime gjyqsore tė parapame me “ligje” pėr konsolidimin e “diktaturės sė proletariatit”. Puna e detyrueshme nė kampe e qendra internimi kanė shėrbye me krye punime tė vėshtira nė kėneta e miniera pėr plotėsimin e planeve tė ēmenduna pesėvjeēare. Kolektivizimet qė mohuen edhe qumshtin e fėmijve tė ushqyem keq kanė qenė domosdoshmėni kategorike pėr suksesin qė largohej ēdo ditė e ma shumė nga horizonti. Ndėrsa frika e pėrgjithshme qė mbuloi vendin ishte atmosfera e pėrshtatshmne pėr nėnshtrim tė plotė tė popullsisė. E gjithė kjo nė shėrbim tė revolucionit socialist dhe ndėrtimit tė nji shoqėnie tė re “ku do tė ketė ēdo plotėsim nevoje dhe dėshire”.

    Gjithēka pranohet pėr hir tė “Revolucionit”. Ēdo vuejtje shikohet si “abstraksion” – evitohet me qėllim pėrballimi me tė dhe shihet si fazė kalimtare qė siguron fitoren e “luftės sė klasave” dhe “socializmit”. Ndėrkaq, ai ka humbė kuptimin. Kjo prirje pėr “abstraksion”, nji akt qė nuk pėrfillė dhe izolon “sakrificat” pėr qėllimin final tė “Revolucionit”, kėrkon largimin e tyne nga mendjet tona, mospėrfilljen e tyne nė llogaritė tona, pėrpjekjen tonė kundėr realitetit. Kjo prirje kėrkon tėrheqjen tonė nga bota objektive dhe fluturimin nė botėn e andrrave qė do tė vijnė…! Nė Shqipėri, kundėrshtarėt kanė qenė nji “abstraksion” – nuk kanė ekzistue, zhdukja e tyne nuk ka paraqitė ndonji problem…. Pėrpara pėr “Revolucion”!

    Ndėrkaq, pėr tre milionė shqiptarė kjo ka qenė fėtyra e Sizifit, tė dėnuem me shtye shkambin deri nė maj tė kodrės dhe me shikue si rrokulliset, vit mbas viti pėr katėr dekada e gjysmė – ose pėr shumė fatzez deri nė vdekje. Albert Camus spjegon kėtė gjendje: “Jemi dėshmitare tė gėnjeshtrės, poshtėrimit, vrasjeve, internimit dhe torturės, dhe nė ēdo rast ka qenė e pamundun me bindė xhelatėt e akteve tė kėtilla mos me veprue kėshtu, sepse ata xhelatė ishin tė bindun nė vete dhe se nuk ka mundėsi me u bindė para nji ‘abstraksioni’”.

    Nuk ka ndryshim nė mes tė kampeve tė vdekjes nė krematorėt nazistė e gulagėve sovjetikė dhe burgjeve mesjetare tė tiranisė komuniste nė Shqipėri. Akoma edhe ma shumė: nuk ashte roli i jonė me qenė xhelatėt e vėllazėnve dhe motrave tona, as me qenė viktima tė marrėzisė sė madhe qė na rrethon, as me sakrifikue jetėt tona sot pėr hir tė nji vrapi drejt utopisė qė reflektohet nė nji tė ardhme – qė nuk vjen kurr!”.

    Sensi i pėrgjegjsisė pėr aktet tona, i pėrkujdesjes pėr njeni-tjetrin, pėrparimit gradual, i humanitetit pėrbuzės nga hovi revolucionar i katėr kuajve tė Apokalipsit komunist: gėnjeshtrės, pabesisė, urrejtjes dhe hakmarrjes!
    Ajo qė duhet tė ketė impresionue Dr. Bugajski-n duhet tė ketė qenė injoranca e thellė e “shoqes N.”, paaftėsia e saj me kuptue momentin historik dhe rolin e saj udhėheqės nė kėtė moment. Nė Europėn Perėndimore ziente, mbas L2B, dialogu mbi rolin e Bashkimit Sovjetik. Mjaft intelektualė europianė, dhe sidomos francezė – J. P. Sartre ka qenė ma i dalluesi – u pėrpoqėn me kuptue, me spjegue ose me justifikue terrorin e sovjetėve nė Europėn Lindore. Sartre u pėrpoq edhe tė “humanizojė” terrorin e kuq nė sajė tė nji “abstraksioni”, dhe hodhi poshtė idetė e iluminizmit francez tė shekullit 18, i cili zhvilloi temėn e “humanizmit” ku ēdo akt individual ka rezonancė dhe kuptim. Ndėrsa A. Camus e kundėrshtonte qė nė ditėt e para tė ēlirimit nga nazistėt. Ai qortonte fanatikėt se liria e fitueme duhet tė na sjellė nji ankth metafizik si dhe sensin e nji pėrgjegjsie tė re: jo urrejtje, jo retorikė e thatė, jo mediokritet qė mbytė iniciativėn ēlirimtare tė gjeniut, e jo shkatėrrimin e vlerave tona njerėzore dhe kombėtare.

    E kundėrta ngjau nė Shqipėrinė e re tė “shoqes N.”: nuk ka ankth tė shkaktuem nga ēmenduria e L2B, nuk ka pėrgjegjsi pėr aktet kriminale, ushqehet urrejtja, flasim dhe flasim pa asnji kuptim, gėnjejmė, vrasim elitėn, glorifikojmė mediokritetin, mbysim ēdo iniciativė individuale tė talenteve tona, shkatėrrojmė ēdo vlerė njerėzore dhe kombėtare! Rroftė diktatura e masave tė ēmenduna, tė dehuna nga marrja nė dorė e pushtetit dhe nga udhėheqja qė nuk ka asnji ide pėr pėrgjegjsinė historike tė momentit.

    Ky ka qenė qėndrimi pa princip dhe i rrezikshėm qė i dha me kuptue Amerikės dhe Europės Perėndimore se trashėgimtarėt e totalitarizmit nazifashist mbas L2B ishin “komunistėt” dhe pėrkrahėsit e tyne, dhe prandej duhej rezistue me ēdo kusht vala e tyne ekspansioniste nė botė. “Lufta e ftohtė” kėtu e ka burimin dhe kėtu gjeti frymėzimin e saj: me shpėtue botėn nga Bashkimi Sovjetik dhe stalinizmi i ēmendun. Dhe ma nė fund triumfoi!

    Ky botėkuptim perėndimor nuk ka nevojė pėr errėsinėn, torturėn, dėnimet kapitale me gjyq e pa gjyq, dhe burgje tė pafund me sigurue tė drejtėt e qytetarėve dhe tė atyne qė sistemi shoqėnor i harron ose i shtypė. Pėrvoja e mbas L2B ka provue se tė ashtuquejtunat “legjislacionet social-demokrate” me frymė kristiane mund tė votohen dhe aplikohen me sisteme parlamentare tė lira nė nji kohė kur mbretnon paqja. Ky ashtė edhe shembulli ma i shkėlqyeshėm i Europės Perėndimore, bėrthamė e Bashkimit Europian qė synojmė edhe na shqiptarėt. Dhe me plot tė drejtė![/COLOR]


    .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga EdiR : 30-05-2012 mė 00:09

  8. #368
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-05-2012
    Postime
    33
    Policėt nė revoltėn e Spaēit vranė edhe qenin e tė burgosurve



    Bisedoi : Nebil ĒIKA

    Nė emisionin “Rrno pėr me tregue” tė gazetarit Nebil Ēika nė Shijak TV, ishte i ftuar Bedri Ēoku, shkrimtar, i burgosur politik dhe disident i regjimit komunist. Nė emisionin u diskutua mbi “Revoltėn e Spaēit” ku pėr tre dite kampi famėkeq u “pushtua” nga tė burgosurit qė ishin nė tė. Si zanafillė revolta kishte mos pranimin nga qeveria e atėhershme komuniste pėr t’u anėtarėsuar nė Kėshillin e Sigurimit tė Bashkimit Europian ose siē njihet sit OSBE.


    Z.Ēoku ju keni qenė protagonist nė kėtė revoltė. Edhe pse “Kryengritja e Spaēit” ėshtė njė ngjarje shumė heroike dhe po aq dhe tragjike, i ėshtė kushtuar shumė pak vėmendje si nė shtyp ashtu edhe nė opinionin publik shqiptar. Shumė pak ėshtė folur pėr kėtė madhėshti qė ka kjo revoltė. Do tė doja qė ta fillonin intervistėn nga atmosfera qė mbizotėronte nė burg rreth ngjarjes qė u bė arsyeja e fillimit tė kėsaj kryengritjeje?

    Revolta e Spaēit, qė pėr mua ėshtė kryengritja e Spaēit, ėshtė pėrmendur shumė pėrciptas me raste sporadike. Ėshtė spekuluar duke thėnė se kjo kryengritje shpėrtheu rastėsisht. Unė dua tė shpjegoj njė herė se kush ishte Shqipėria nė vitin 1973. Nė atė kohė ishte periudha kur ne kishim prishur marrėdhėniet me Bashkimin Sovjetik dhe kishim vendosur revolucionin kulturor mė prishjen e kishave dhe xhamijave. Gjithashtu, nė ato vite kishte filluar nė mėnyrė tė tmerrshme lufta e klasave. Por njė vit pėrpara se tė ndodhte kryengritja, nė vitin 1971 pati njė lloj liberalizimi nė sistemin komunist. Ky liberalizim pati si rrjedhim edhe ngjarjet qė ndodhėn nė vendet fqinje. Fundi i liberalizimit ndodhi me Festivalin e Kėngės nė vitin 1972. Kur nė vitin 1973 “ziente” marrėdhėnia diplomatike ndėrmjet vendeve tė Europės, tek ne nuk po ndodhte diēka e tillė. Ne nė burg e ndiqnim hap pas hapi ēdo gjė qė zhvillohej nė ato vite pasi, prisnim qė edhe Shqipėria tė anėtarėsohej nė OSBE. Ne e prisnim me njė shpresė tė jashtėzakonshme anėtarėsimin nė tė. Por nė vitin 1973 byroja politike botoi nė gazetat e kohės se Partia Komuniste nuk e njihte KSBE-nė dhe se ajo ishte njė farsė dhe shprehu se nuk do tė pranonte anėtarėsimin nė tė. Ky lajm erdhi si bombė tek ne qė rrinim tė rrethuar nė tela me gjemba dhe punonim si skllevėr nė minierėn e Spaēit. Kjo ishte arsyeja e fillimit tė Kryengritjes. Nė fillim forcat e reja, djemtė e rinj, filluan tė bisedojnė nė grupe dy e nga dy deri sa e zgjeruam rrethin dhe morėm pėrsipėr qė do t’i kundėrvihemi kėtij vendimi.


    Z.Bedri tė qėndrojmė edhe pak tek atmosfera nė lidhje me denoncimin nga qeveria, me humbjen e shpresės. A kishte diskutime nė burg, ēfarė prisnin tė burgosurit nga anėtarėsimi nė KSBE ?

    Pėrderisa i gjithė kampi socialist ishte dakord pėr anėtarėsimin nė Helsinkin, detyrimisht do kishte njė zbutje. Tė njėjtėn gjė prisnim edhe ne pėr Shqipėrinė. Kishim shumė shpresė nga anėtarėsimi nė KSBE. Por refuzimi i saj ishte si njė thikė nė shpirt, ndaj ishim tė detyruar qė tė bėnim njė revoltė qė tė ēonim mesazhe tek populli. Ne u organizuam, krijuam mjetet tona. Nė galeritė ne ruanim dinamitet qė t’i pėrdornim nė revoltė. Shokėt qė punimin nė ofiēinė, krijuan tuba prej hekuri qė t’i shpėrthenim me dinamit. Kjo ka zgjatur pėr rreth katėr muaj.
    Z.Ēoku nga inserti qė unė transmetova tregohen ngjarjet sipas versionit tė Partisė Komuniste pasi dokumentat janė marrė nga arkivat e shtetit.

    Doja qė tė mė tregoni ju se si ėshtė zhvilluar ngjarja e parė nga syri juaj ?

    Ne patėm disa informacione qė na inkujaronin shumė. E para ishin takimet qė bėnin shokėt nė burg tė cilėt jepnin informacione mbi lėvizjen dhe kjo gjė na jepte kurajo. E dyta ėshtė se nė “Zėrin e Popullit” u dha njė lajm se shqiptarėt po mblidheshin tė gjithė nė Pulja tė Italisė pėr tė pėrgatitur njė sulm ndaj regjimit. Ky lajm vinte pas deklaratės qė kishte bėrė Papa i Vatikanit kundra qeverisė shqiptare. Kjo na dha njė shtysė mė shumė pėr tė kryer atė veprim, kėshtu morėm guxim pėr ta bėrė kryengritjen. Ne nuk patėn nė atė kohė njė oficer qė tė na orientonte, por kishim guximin dhe kishim marrė njė vendim qė mė mirė tė vdekur se sa tė skllavėruar nė diktaturėn komuniste. Ne pritėm ēastin e duhur dhe ai erdhi. Ishte rasti i Pal Zefit i cili ishte i internuar ashtu si ne nė burgun e Spaēit. Ai rrinte vetėm nė birucė dhe nuk pranonte tė shkonte nė punė tė detyruar. Njė ditė ai gjeti derėn e birucės hapur dhe u arratis dhe erdhi direkt tek kampi. Pasi u dha alarmi qė ai ishte arratisur, rojet e burgut erdhėn me vrap pėr ta rrėmbyer atė. Nė atė moment ne e morė nė mbrojtje Palin. Aty filloi njė pėrleshje e jashtėzakonshme midis policisė dhe tė burgosurve. Policėt pas pėrleshjes sė parė u larguan nga kampi dhe dolėn jashtė pėr tė marrė pėrforcime pėr t’u rikthyer pasdite. Deri nė mbrėmje e pushtuam Burgun e Spaēit. Mė pas erdhėn disa forca nga korpusi i Burrelit ata e rrethuan kampin. Nė atė moment erdhi Drejtori i Pėrgjithshėm i Burgjeve dhe kėrkoi tė hynte nė bisedime me ne. Ne e pranuam dhe e lamė qė ai tė hynte brenda. Ai i mori tė gjitha kėrkesat tona, madje propozoi qė tė bėnte falje pėr disa tė burgosur pasi qė nga vitit 1962 deri nė 1973 kur ndodhi revolta nuk kishte patur asnjė tė falur nė dėnim pėr tė burgosurit politik. Kishin njerėz nga 25 vjet dhe nuk kishin shpresė qė tė liroheshin. Edhe fakti u vėrtetua qė nė 1982 u bė falja e parė e dėnimit, 20 vjet pa as njė tė falur. Pas pėrfundimit tė bisedimeve me drejtorin, e liruam atė dhe e lamė qė tė dilte. Por veprimi i komunistėve ishte tepėr i lig. Ata nė vend qė tė zbusnin marrėdhėniet me ne, u futėn dhe filluan tė arrestonin tė gjithė kryengritėsit njė nga njė. Policėt vinin dhe merrnin nga njė tė burgosur me pretekstin se po i dėrgonin nė komandė, por i merrnin pėr ti ri-arrestuar. Nė atė moment ne u sulėm dhe filluam pėrleshjen e dytė. Pėrleshja zgjati pėr njė orė dhe polica doli pėrjashta. Pati shumė tė plagosur si nga ne ashtu edhen nga policėt. Pasi dėbuam forcat komuniste, u mblodh shtabi ynė qė tė vendoste komandat.


    Kush ishte Shtabi juaj, nga sa veta pėrbėhej ai ?
    Ishim ne, dejat e rinj tė cilėt kishim mė shumė forcė pėr tė luftuar dhe pėrbėhej nga 15 veta.


    Ishit tė organizuar qė mė parė, apo ishte diēka improvizore?

    Po! Ishim tė organizuar qė mė parė dhe ishim tė lidhur me njėri tjetrin. Ne tė pesėmbėdhjetė ndamė detyrat. Pėrshembull Demir Pojanit me Dervish Bejkos i dhamė detyrė qė tė ruanin tė burgosurit qė tė mos kishte komunikim me forcat e policisė qė ishin jashtė. Dhe faktikisht ishte njė person qė tentoi tė komunikonte me komandėn, ishte doktori i cili kishte shkruar njė letėr pėr ta. Pas disa orėsh ne morėm tė gjithė librat e Enver Hoxhės dhe i dogjėm. Grupet e oratorėve bėnin fjalime ndaj fuqive tė mėdha qė tė ndėrhynin nė Shqipėri pėr tė na ndihmuar kundėr regjimit komunist. Madje i mbushėm edhe kodrat pėr rreth me vullnetarė dhe me kundra ajrorė pasi mendonim se do tė vinin tė zbarkonin forcat e huaja. Policia komuniste na kėrcėnonte nga jashtė. Ata na thoshin qė tė dorėzoheshim, por ne nuk pranonim dhe vijonim qė ti bėnim thirrje me fjalorin tonė se ata ishin kriminel dhe do ta paguanin pėr atė qė kishin bėrė. Njė rast ishte Skėnder Daja qė ishte 21 vjeē, hipi nė supin e shokut tė tij dhe i bėnte thirrje ushtarėve.


    Ēfarė thirrjesh i bėnte?

    I bėnte thirrje qė tė ndalonin, se ishin moshatar pasi edhe ia kishte qenė ushtarė pėrpara se ta arrestonin. Ai kishte tentuar tė ikte nga Shqipėria pėr njė jetė mė tė mirė jashtė terrorit dhe tė tėra kėto ia tregonte edhe ushtrisė qė ishte jashtė kampit. Dhe pikėrisht kjo thirrje e tij pati shumė ndikim. Pasi pėrfundoi ai, tė gjithė ushtarėt i tėrhoqėn dhe i zėvendėsuan me forcat speciale tė policisė. As njė kokore ushtari nuk u duk mė pas kėtij fjalimi qė bėri Skėnder Daja. Nė atė kohė plani ishte qė tė lironim shokėt qė kishim nė biruca. Ne u ngjitėm nė tarracat e burgut dhe vajtėm tė lironim shokėt. Policėt na qėllonin nga jashtė me breshėri automatiku dhe fatmirėsisht nuk pati tė vrarė. Tė nesėrmen nė mėngjes pasi kishim djegur stendat e librave dhe kishim liruar shokėt nga birucat ne bėmė edhe ngritjen e flamurit pa yll.


    Ju keni patur dy vėllezėr nė burg. Cili nga ata tė dy ishte ?

    Isha unė me Caushin. Ne po shihnim flakėn, zjarrin qė po ngrihej. Nė atė moment vjen Gjet Kadeli, kishte 3 vjet qė kishte ardhur nė burg. Ai nuk ishte mirė me shėndet dhe ne i thamė qė tė ulej pranė nesh. Por babai i tij ishte i arratisur nė Amerikė. Unė e pyeta nėse babai i tij do ta kuptonte se ēfarė po ndodhte nė Spaē. Ai mu pėrgjigj duke mė thėnė se nuk e dinte dhe se mirė do tė ishte nėse ai do tė informohej mbi ngjarjen. Nė atė moment unė i thash qė tė ngrinim njė flamur nė tarracėn e burgut. Ai mė tha “po”. Nė atė moment thirrėm disa shokė dhe i thamė se do tė ngrinim flamurin. Ata dhanė disa mendime se si do ta gjenim flamurin dhe nė atė moment unė propozova qė tė ēanim duart dhe me gjakun tė lyenim copėn qė do tė pėrdornim pėr flamurin. I pari qė ēau dorėn ishte vėllai im, por gjaku nuk ngjiste tek copa pasi ishte e trashė. Aty u inspiruan tė gjithė dhe filluan tė jepnin mendime dhe filluan tė kėrkonin nėpėr biruca pėr tė kėrkuar jorgan tė kuq. Problemi ishte se nuk kishim shqiponjėn. Nė atė moment Melsin Vlashi tha se mund ta pikturonte ai shqiponjėn pasi ishte piktor. Mbasi e ngritėm flamurin unė kam mbajtur edhe fjalėn e ēastit. Ai shkaktoi njė entuziazėm tė jashtėzakonshėm. Kėnduam edhe Himnin e Flamurit. Flamuri ka qėndruar dy dit dhe dy net i valėvitur. Caktuam edhe roje qė tė ruanim flamurin. Ne kishim edhe njė frikė tjetėr gjatė kryengritjes. Dyqani ushqimeve ishte brenda nė kamp dhe ne vendosėm roje qė tė ruanin dyqanin.


    Nuk u prek fare dyqani ?

    Nė as njė mėnyrė nuk u prek. Duhet tė kesh parasysh qė neve na prenė ujin dhe bukėn qė natėn e parė. Heqja e ujit ishte njė torturė e jashtėzakonshme dhe ne kemi mbijetuar me rezervat tona ushqimore. Marrja e ushqimeve nga dyqani do ta deformonte kryengritjen dhe di ti jepte asaj njė karakter ordiner. Gjithsesi nuk e lamė dyqanin qė tė prekej edhe pse ishin tė uritur njerėzit. Tė nesėrmen u ngrit Kėshilli Trajnor me burrat mė tė menēur.


    Bedri nė dokumentat e Ministrisė sė Brendshme dhe tė Gjykatės shprehet habia se si u bashkuan tė gjitha krahinat e Shqipėrisė lidhur me kryengritjen. Njė nga shqetėsimet qė ishte nė raportet ishte bashkimi i tė gjithė shqiptarėve pa dallim feje, krahine dhe ideje ?

    Nė kryengritjen pati disa momente me tė vėrtetė historike qė duhet tė dalin nė pah. Bashkimi krahinor i njerėzve dhe kėshilli doli me konkluzione qė nuk do tė dorėzoheshim dhe lidhur me spiunėt se ēfarė do tė bėhej me ata.


    Ēfarė vendosėt pėr ata ?

    Nė qoftė se ne do t’i dėnonim, do tė bėnin nė gabim shumė tė madh sepse nė fund tė fundit ata ishin fatkeq. Ata ishin tė detyruar qė tė bėnin atė punė. Njė pjesė e tyre kishte rėnė rastėsisht. Ne dolėm me parullėn “pajtim”, por me kusht qė tė shanin qeverinė qė i kishte detyruar qė tė spiunonin. Dhe kėshtu ndodhi. Qė tė gjithė dolėn duke sharė qeverinė komuniste pėr torturat qė i kishte bėrė nė mėnyrė qė tė spiunonin. Tė nesėrmet erdhi zv.Ministri i Brendshėm, Fiēor Shehu, por krahas atij ne kemi parė edhe Kadri Hasbiun nga lart i cili na vėzhgonte.


    Po tjetėr kush erdhi ?

    Njė herė erdhi Kasem Kaēi qė ishte drejtori i pėrgjithshėm i Policisė sė Shtetit. Ai na bėnte thirje qė tė dorėzoheshim dhe tė vazhdonim punėn. Nė atė moment u hodh Luan Burimi i cili ishte nga i njėjti qytet me tė. Ai i ka thėnė atij “Kasem Kaēi, bashkė njihemi, por t’i je letėr e djegur. Largohu se nuk tė besojmė”. Situata shkoi deri aty sa mbas atij erdhi Fiēor Shehu. Ai foli me gjuhė tė zbutur nė fillim mė pas filloi tė na kėrcėnonte. Ai na tha qė tė dorėzoheshim nė tė kundėrt do tė na hidhnin lėndė helmuese ushtarake.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  9. #369
    i/e regjistruar Maska e gjirfabe
    Anėtarėsuar
    23-06-2004
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    576
    Visar Zhiti: Revolta e Qafė Barit, tė pushkatuarve iu hiqnin sytė.

    DITA E SHPĖRTHIMIT



    …filloi paraditen e njė dite pa emėr, pse pa emėr, ishte 22 maj dhe quhet dita e revoltės sė tė burgosurve tė Qafė-Barit? - po ja, ngaqė ditėt nė burg janė tepėr njėlloj, si uniformat e burgut, me vija, ditėt kėshtu, netėt si uniformat e zeza tė policėve. Brenda telave me gjemba dukej sikur kishte shenjtorė tė sfilitur dhe djaj tė marrosur.

    ...Bamb njė hekur - kumboi kafka? - me njė hekur nisi revolta e Spaēit, e rrėmbeu njė i burgosur dhe doli nga birucat. Po i binin ēangės pėr t'u mbledhur tė gjithė nė mensė. Shqeva sytė mbi ēangėn, sikur tė mos e kisha parė kurrė, njė predhė topi e varur. Bosh ėshtė apo ka eksploziv brenda, mund tė shpėrthejė, kur, kur? Pse po na mbyllin? Mos duan tė rrahin nė praninė e tė gjithėve ata qė kundėrshtuan? "Po vunė dorė, do t'u pėrgjigjemi, - mėrmėriti dikush pranė meje. - Gati jemi. Atė qė do ta bėnim mė vonė, ta bėjmė tani…" U drodha i tėri. Tė jetė themeluar vėrtet parti nė burg? Si… gur… isht… Ēfarė do tė bėnim mė vonė, kryengritje? Vdekjen, vdekjen. Po shtoheshin policėt. Dyndjet e tyre tė zeza si shpesh po i shihnim kėto kohėt e fundit.

    ...Njė tryezė u ngrit lart dhe u hodh me rrapėllimė andej ku policėt dhe oficeri i rojės nuk po iknin dot. Tė tjera tryeza u ngritėn havadan. Dera qe bllokuar nga tė burgosur. Po fluturonin stola si zhgaba druri, rrapėllima, thyerje xhamash. Sportelet, ai i bukės dhe i supės, hapeshin, ndonjė nga kuzhinierėt zgjaste kokėn pėr kėtej, ia shkulnin skufjen e bardhė ose garuzhdėn, pastaj tjetėrkush ia mbyllte me tėrsėllėm sportelin nga brenda. "Mos shiko, - u ndie njė ējerrje, - ē'tė duhet tė dalėsh dėshmitar?" Gota tė mbetura alumini, pjata tė tjera, sende tė pakuptueshme vėrviteshin sa andej-kėndej nė ajėr, pėrplaseshin mureve sikur njė shtrėngatė burgu tė qe marrosur, as ikte e as pushonte. Epilepsi. Krrrraaaaauuuu bėnin mes zhurmave tė ēliruara tė tė gjallėve tryezat qė shqyheshin. Shumė tė burgosur tani ishin me dru nė dorė dhe kėrkonin tė mbėrrinin ku ishte pėrleshja mė e madhe, shtyhuni, hapu, s'e kam me ty, por me diktaturėn, tė hidheshin mbi policėt, qė s'po dinin si tė mbroheshin.

    ...Tė rri, tė iki, po nga? Ku? Dolėn nė oborr kacafytje tė tjera, tė filluara qė brenda, vazhdonin me kollotumba e rrapėllimė. Nė sallė, pa lėvizur, i vetmuar, po rrinte vetėm Zoi i Myzeqesė. S'dal, thoshte, pa u dhėnė urdhri. S'i shkel rregullat unė. Jam kundėrshtar si Sokrati. Kėtu do tė rri, njė orė, dy ditė, njė javė, derisa tė vijė urdhri. E ngrinte zėrin qė tė kishte dėshmitarė se kishte thėnė pikėrisht kėshtu gjatė gjullurdisė. Punonte te motorėt e ajrit, vend pėllumbash pėr nė burg. Pupla nė ajėr, shkrofėtima. Oficerit tė rojės iu qas njė bashkėfshatar i burgosur. Ē'do ai, ka ndonjė hakmarrje pėr tė kryer? Ik, i tha, mbathja, shpėto kokėn! Nuk e kupton? Kryengritje! S'dihet ku do tė dalė. Ik, tė thashė… Njė urdhėr priste, nga kushdo qoftė qė ta zbatonte menjėherė. Oficeri i rojės nxitoi nėpėr shtegun e thurur me tela me gjemba, mė i madh iu duk vetja, u ngut drejt portės, qė tė nxirrte te dalja nė ballė tė komandės. Ndjeu tė thirrura, poshtė komunizmi, iu bė se dėgjoi fare afėr, s'e paskan me mua, iu duk se mendoi, bo-bo, mori thellė kjo punė, iu duk sikur mendoi prapė mbi mendimin e mėparshėm dhe gurė, shumė gurė mbas shpine, ku u gjetėn gurėt? - ē'pastrim i keq kėshtu, iu bė se po e ndiqnin hapa tė tjerė, ndoshta policėt e tij, mos ishin tė burgosurit? - mos po donin ta kapnin rob, ta mbanin peng, ta linēonin…? - dhe ia dha vrapit me ulėrima pėr t'i dhėnė kurajė vetes. Do tė pėrgjigjej qė e la kapelėn me yll tė kuq nė dorė tė armikut. Por s'kthehej dot mė.

    Vėrtet po e ndiqnin armiqtė, por ushtari te kulla sipėr portės zbrazi automatikun. Ku, ku? Nė ajėr, pse? Por nga dritarja poshtė e komandės njė tjetėr oficer qėlloi me revolver nė drejtim tė tė burgosurve. Njėri prej tyre ndali, u ul mė gjunjė dhe vuri dorėn mbi shpatull afėr qafės. Aty ku i pėrvėloi. Pa gjakun e vet midis gishtave, s'ndiej ndonjė dhembje tė madhe, tha, s'ėshtė gjė vdekja, oh! Plumbi pėr fat nuk i qe futur thellė nė mish. S'duhet tė ketė rrezik jete, jo, po thoshin ata qė e rrethuan. Rrezik jete apo vdekjeje? Lėrmė, shtyhu, tė sulmojmė. Kush ėshtė plagosur, kush? Ai djali i ri nga Durrėsi, Kosta Gjordeni. Njė tjetėr pranė hoqi kėmishėn e vet dhe ia vuri mbi tė ēarėn e pėrgjakur. Tė dhemb? Jo, mė djeg pak. Ta lyejmė me duhan, e ndal gjakun, tha njė malėsor dhe shkoqi 4-5 cigare qė i kishte dredhur mė parė. Mos e lini gjakun tė shkojė dėm, ta bėjmė flamur si nė kryengritjen e Spaēit. Pije mė mirė, ndonjė i dobėt qė s'ka gjak. Mjaft, s'ėshtė ambulancė kėtu, jemi nė betejė. Kush do detyra, le tė vijė… "Rroftė Flamuri pa yll! - kishte thirrur Hysen Xhani nė Spaē. - Poshtė qeveria e Tiranės!" "Ja vdekje, ja liri!" - u dėgjuan thirrje tė tjera. "Nuk punojmė nė galeri…". "Rroftė Bashkimi Europian!" - u ngrit mbi tė tjerėt zėri i Bedri Ēokut. E padėgjuar kjo thirrje, si, po bashkohet Europa, po ne?

    ...Dy si pėrrenj tė gjallė vinin nga dy oborret, njėri ngjitej, tjetri zbriste, pėrplaseshin, dallgėzonin shkallėve brohėrimat, shkumbėzonin mesoreve tė pasme dhe te mesoret e katit tė dytė mekeshin si ēezmat e kampit, qė po u shterte uji. Bllokadė. Atė qė kėtyre nuk ua ka bėrė kush, po e bėjnė me ne. Venin dhe vinin njerėz me thasė nė krahė. Merrnin gjėra, i linin, i fshihnin mė mirė ose i zhduknin pėrgjithmonė. Macet qenė strukur ku tė mundnin, rrėzave, me sytė vezullues si prush i fshehur, kurse qentė gjithė ojna gjendeshin te rrėmuja mė e madhe, tė ēlirėt dhe hokatarė. Njė mi vrapoi nė oborr dhe dy mė tė vegjėl pas tij. Do tė ketė tėrmet, se kush paralajmėroi. Tjetėr?
    - Shkrimet i ke siguruar? - pyeti jo pa shqetėsim Maksi.
    - Deri mė sot po, - u pėrgjigja po aq i shqetėsuar.
    - Duhet treguar kujdes.
    - Si?
    - T'i kesh afėr.
    - Ndoshta kjo e bėn mė tė rrezikshme gjendjen time.
    - S'je vetėm…


    I GJALLĖ NĖ ARKIVOL

    Duhet tė jem ca gjallė… dhe ca i vdekur. Ndoshta kėshtu janė tė gjithė. Po ku jam kėshtu? Asgjė s'lėviz, s'ka gumėzhima, zhurma rrotash, puls, duhet tė na kenė shkarkuar nga makina ku na hodhėn njėri mbi tjetrin tė lidhur. Qenkam vetėm, prapė mė paskan futur nė arkivol tė gjallė? Ē'duan tani nga unė, do tė mė ēojnė nė gjyq, pėrsėri nė grupin armiqėsor tė ushtarakėve, po a u pushkatuam njė herė? Jo, jo, Zhabolli, ty tė lamė gjallė, shih sa je dobėsuar, zhapė tė bėmė, as krahun s'e ngre dot, por tė bėmė kryetar tė zyrės sė riedukimit nė Qafė-Bar. Po pse jam me kaskė dhe me pranga si ata qė do tė pushkatohen? Do tė ta heqim kaskėn dhe do tė fillojmė torturėn kineze, njė pikėz uji mbi kokė do tė bjerė vazhdimisht, nė tė njėjtin vend, por ajo e bėn vrimė kafkėn, e ēan fare. Do tė flesh mbi njė bambu, ajo rritet 7 cm nė ditė dhe e shpon trupin tėnd. Ka ca dhembje! Ti kujton se kemi marrė nga Kina vetėm makineri fabrikash, po veglat e torturave, po marifetet, llojet e torturave? Kemi marrė dhe njė specialist kinez qė ka specializuar dhe njė djalė tonin, ata bėjnė dokumente tė vjetra, si tė vėrteta fare, dhe ne i lėmė dosjet nė rregull, jo tuajat, jo, kush ēan kokė pėr to, firmosni ose jo ju, s'ka fare rėndėsi, them pėr historinė, e bėjmė si tė duam, nė rregull fare, ngjarjet kanė ndodhur ashtu siē duam ne, ja dokumenti, e bėn kinezi ynė mė mirė se tė vėrtetin. Po ku jam? Brenda nė arkivol. Dėgjo, t'i do tė firmosėsh listėn me 36 emra, tė grupit qė udhėhoqi revoltėn politike tė Qafė-Barit. Unė s'e di qė revolta ishte politike dhe s'di tė ketė pasur ndonjė organizim a grup. Dalip, e kupton ē'po thua? E dimė ne qė ishte ashtu. Asgjė nuk na kushton t'i vėmė kapakun arkivolit, 5-6 gozhdė. Tė pėlqen tė varrosesh i gjallė? Pra, firmos kėtė letėr, ja dhe tjetra, vendimi qė do tė lirohesh. Zgjidh mes dy letrave… S'janė kocka qė thyhen. Ia thyem brinjėt atij skraparliut, por edhe Xhike Baxhinos… vetėm njė kėmbė, Drago Vujosheviēit… malazezit, tė zi fare e bėmė. Hė, hė, po Sandėr Sokoli? Ai vdiq rrugės, nė makinė, atij i qenė thyer tė gjitha kockat, kudo, kudo, qe bėrė fėrtele. (Vdiq dhe partia.) Po miku im Dine Fratari? E hoqėm, e flakėm nė njė tjetėr burg, shumė e kanė rrahur edhe atė, dhe Lekė Mirakajn, dhe… po ti firmos, tė thamė, kam porosi nga ministri. Nuk tė pres shumė, mund ta kthejmė dhe ndryshe. Ē'bėhet kėshtu, hetuesķ ėshtė kjo brenda nė arkivol? Ėshtė ai, arkivoli i kampit, qė na e bėtė peshqesh, s'duhet mė pėr tė vdekurit, por pėr tė gjallėt… Vijnė zėra nga brenda vetes. Nuk do tė firmosėsh? Vėrini kapakun arkivolit. Mos u duhet arkivoli pėr tė tjerė tė gjallė. Ku i ka shenjat? Mos jam nėn dhé?

    AKUZA E PROKURORISĖ: Donin tė arratiseshin

    Nė dosjen e revoltės sė Qafė-Barit.
    "Qėllimi i kryerjes sė kėsaj vepre ka qenė qė me anė tė hapjes sė veprimeve, shpėrthimit tė galerive, tė realizonin arratisjen nė mėnyrė mė tė organizuar. Veprat penale tė kryera nga tė pandehurit paraqesin rrezikshmėri tė theksuar shoqėrore kundėr rendit shoqėror socialist dhe shtetit tė diktaturės sė proletariatit…"
    "Tė dėnuarit e kampit tė Qafės sė Barit Sokol Zef Sokoli, Sokol Zef Progri, Tom Kol Ndoja, Lush Prel Bushgjoka, Haxhi Shefqet Baxhinovski, Vllasi Llambi Koēi, Kostandin Sotir Gjordeni, Bajram Islam Vuthi, Martin Sokol Leka, Lazėr Zef Shkėmbi, Hysen Halil Tabaku dhe Ndue Martin Pisha, nė bashkėpunim me njėri-tjetrin kanė kryer veprėn penale tė terrorit kundėr pėrfaqėsuesit tė shtetit, parashikuar nga neni 50/1 e 13 Kodit Penal…
    …i pandehuri Haxhi Baxhinovski shpjegon veprimet qė ka kryer: Kur instruktori politik mė pa thikėn qė mbaja nė dorė, me tha ta dorėzoja atė, por unė nuk pranova dhe me tė nė dorė e sulmova duke e qėlluar nė bark. Nuk e di nėse e thera apo jo.
    …Vetėm kur dėgjuan krismat e plumbave tė pushkėve, tė pandehurit ndien frikėn dhe forcėn e madhe tė diktaturės sė proletariatit dhe filluan tė tėrhiqen…


    MASAKRA E SYVE...

    …Shkresa qė urdhėronte ekzekutimin e Sokol Sokolit dhe Tom Ndojės, nėnshkruar nga ministri Hekuran Isai, 8 qershor 1984, nė anė kishte njė shėnim… e pabesueshme… tė drejtorit tė Drejtorisė sė Zbatim-Vendimeve Penale: "Me porosi tė shokut ministėr, dy tė dėnuarve qė do tė pushkatohen, sytė e tyre t'u jepen Ministrisė sė Shėndetėsisė pėr punė shkencore".

    Ēfarė?! E lexova prapė. Tmerr! Vura duart mbi ballė si pėr tė mbrojtur sytė nga njė shkulje mizore. Ekzekutimi ėshtė bėrė mė 9 qershor, ora 24:00… pa togė pushkatimi, e kanė kryer dy persona… Cilėt janė? Po ja, nga ata, tė gjithė… Dhe pastaj u kanė nxjerrė sytė… si? Me bajonetė? Horror! Dhe ia kanė ēuar ministrit sytė? Ku? Ia kanė lėnė mbi tryezė? Po ai a ka trokitur nė zyrėn e Enverit pėr t'ia treguar? Shikonte diktatori? Vėrtet ia dhanė Ministrisė sė Shėndetėsisė pėr punė shkencore? Kriminale, thuaj. Ministritė e vdekjes!… Apo kanė dashur retinėn a ndonjė nerv, qė t'ia vendosnin syve tė ngrirė tė diktatorit? Si, me ē'mjet? Po ku mundin kėta! Apo e kanė provuar njėherė. Dhe zgjodhėn sy tė guximshėm, nga tė maleve… Po nė ata sy tė vdekur ka qenė revolta, pushkatimi… mos kanė dashur t'i shohin, t'i kalonin nė ndonjė mikrofilm a t'i zhduknin fare…? Po mė dhembnin sytė…

    E ē'nuk kanė bėrė kėta, kanė prerė kėmbė e krahė nėpėr tortura, me sharrė, kanė shkulur thonj, dhėmbė, tė brendshmet, rropullitė i kanė derdhur, kanė mbuluar njerėz tė gjallė me kokėn pėrjashta mbi tokė, fol, i kanė ulėrirė, u kanė prerė gjuhėn pėr tė mos folur kurrė. Dhe u paskan shkulur sytė tė vrarėve.

    Jo, ua kanė shkulur para pushkatimit. Ej! U duheshin sy tė gjallė… Mos! Po kėta e paskan zhbėrė njeriun fare!

    .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga EdiR : 30-05-2012 mė 00:06 Arsyeja: Bardh e zi ka me shume kuptim sesa ngjyra.

  10. #370
    Kam pershtypjen une apo ka nje ngjashmeri mes perjudhave 1944 - 1945 dhe 1991 - 1992

    Eh arshiva e shtetit eshte nje banke qe nuk ka te sosur. Plot margaritare, djamante dhe flori.... ka edhe tunxh aty brenda per syun e keq.... Sa ka shpresuar ky popull ne 45-en i moren flake duart nga duartrokitjet e forta qe shprehnin dashuri per udheheqen qe po vinte ne krye te nje kombi qe shume hoqi.

    Sec kam prershtypjen se ka nje ngjashmeri mes perjudhave 1944 - 1945 dhe 1991 - 1992

    Ja, jemi ne nje sistem te lire pluhrarist. Ka 20 vjet qe ka ardhur koha qe te hapen dosjet dhe te denohen ose te debohen nga politikberja njerzit qe e kishin ne duar politiken dhe nuk diten ta bejne. Shpesh pyes veten : Po pse o Berisha apo kushdo qofsh ti ne kete shtet te lire nuk i hap dosjet qe u masakruan, torturuan, internuan njerzit tane, njerzit me vlera qe do ta kishin cuar Shqiperine perkrah vendeve perendimore ? Totalirizmi qenka nje semundje e trashgueshme me duket.

    Sipas mendimit tim, permbysjet apo ngritjet e medha, nuk jane edhe aq te medha, por te zhurmshme dhe plot mjergulla dhe poshte atyre mjergullave gjenden humnera dhe sketerra.

    Sec kam prershtypjen se ka nje ngjashmeri mes perjudhave 1944 - 1945 dhe 1991 - 1992
    Revolution 1848

  11. #371
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-05-2012
    Postime
    33

    Bashkim Fishta: Na torturuan baballarėt e atyre qė drejtojnė sot PS-nė

    http://www.gazetametropol.com/wp-con...kim-fishta.jpg




    Bashkim Fishta: Na torturuan baballarėt e atyre qė drejtojnė sot PS-nė

    Rrėfimi i njėrit prej heronjve tė revoltės sė Qafės sė Barit

    Njėri nga heronjtė e revoltės sė Qafės sė Barit, Bashkim Fishta, gjatė njė intervistė pėr emisionin “Fokus” tė gazetarit Robert Papa risolli nė kujtesė torturat dhe hetuesinė pas kėsaj revolte. Ajo ēfarė tė binte nė sy, pa dashur tė sfumohen torturat pėr tė gjithė familjarėt dhe tė afėrmit e pjesėmarrėsve nė revoltė, nė rrėfimin e Fishtės ishte pikėrisht akuza ndaj drejtuesve tė PS-sė. Sipas tij, revoltuesit u torturuan nga baballarėt e atyre qė drejtojnė sot PS-nė. Nė intervistėn e tij Fishta sqaroi mėnyrėn se si u futėn nė grackė nga regjimi i asaj kohe, duke stimuluar si ikjen jashtė vendi, ashtu dhe ngritjen e akuzave fiktive ndaj personit tė tij dhe tė arrestuarve tė tjerė si bashkautorė. “Pilo Peristeri nė atė kohė ishte drejtori i Uzinės sė Traktorėve. Siē ishte gjithė jeta politike nė Shqipėri ishte dhe aty, pak e stėrholluar. Kishin filluar kėto propaganda. Para se tė ndėrtojnė njė vepėr tė pyesnin popullin, marrin mendimin e popullit, kjo lojė e tė pyeturit popullit kushtonte shumė, kjo ishte hilja qė nuk arritėm ta kuptonim. Unė rashė brenda nė grackė”, – u shpreh Fishta. Sipas tij, bėhej fjalė pėr ngritjen e njė furre buke hungareze, pėr tė cilėn ai kundėrshtoi, pasi e kthente vendin prapa nė kohė, duke propozuar teknologjinė italiane, propozim i cili u keqinterpretua. “Me atė fabrikė do tė ktheheshim prapė duke shtypur brumin me kėmbė pėr tė bėrė bukė pėr popullin. Ēfarė mendon ti?” – me tha Piloja. “Ka nė Itali fabrikė pėr prodhimin e bukės qė punojnė vetėm 45 punėtorė shumė e automatizuar?” – iu pėrgjigja unė. “Qen bir qeni! – mė tha. – Do tė na sjellėsh prapė italianėt kėtu tė na bėjnė si mė 1920-n apo 1939?” – ma ktheu Piloja. Salla heshti. Ra darka dhe mbledhja mbaroi. Dy javė rresht nuk kanė pushuar Skėnder Malile, Shpresa Baska, njėra shefe kuadri, tjetri sekretari i partisė i uzinės, duke mė thirrur nė zyrat e tyre pėr t’u kėrkuar falje pėr atė qė unė kisha thėnė. Pikėrisht kjo ishte. Qė tri dite pėrpara mė njofton njė miku im se ditėn e hėnė do tė mė arrestonin dhe unė tė shtunėn mora rrugėn dhe ika”, – bėri me dije Fishta, duke vijuar mė tej me zbardhjen e sė vėrtetės pėr ditėt e zeza nė hetuesi.





    - Nga Rrėsheni u dėnuat 25 vjet, ta lėmė pėr nė fund Rrėshenin. T’u themi shikuesve, unė e di pak a shumė, se mėkati i Bashkim Fishtės, siē mė keni thėnė jeni arratis, je diku nga pjesa e Maqellarės nė Peshkopi, sepse e njihje zonėn, se ishe me origjinė andej. E kaluat natėn apo ditėn kufirin?

    - Kufirin e kam kaluar rreth orės 7 : 30 – 8 :00 sa filloi muzgu.

    - Dolėt nė krahun e Jugosllavisė?

    - Dola duke qenė i ndėrgjegjshėm se kisha kalu gardhin e rrethimit

    - A kishit njerėz, kishit dajėn nė Dibėr tė Madhe?

    - Nė Dibėr tė Madhe kisha dajėn dhe mendoja tė shkoja direkte me mendimin pėr tė ikur diku nė Evrope.

    - Tani keni kaluar nė tokėn jugosllave, jeni lodhur por jeni gėzuar qė keni ikur. Jam kurioz tė di ēfarė ndien njeriu qė po lė prindėrit.

    - Ėshtė moment rrėqethės, sepse momentin qė unė kalova kufirin dhe brenda meje ishte krijuar besimi qė unė e kisha lėnė atdheun pas shpine. Ishte pikėrisht momenti qė unė e humba toruan, ishte pikėrisht momenti qė unė harrova atė qė qa kisha menduar qė mund tė veproja, si mund tė veproja, si do tė sillesha nė tokėn tjetėr, pavarėsisht se ka njė emėr tjetėr njė ligj tjetėr, njė rregull tjetėr, njė rregull tjetėr jetese tė kalimit tė atij territori. Unė pikėsėpari sa kalova euforinė. Gėzimi i madh qė shpėtova.

    - Ēfarė njerėzish latė nė Shqipėri?

    - Lashė nėnėn, dy motrat, lashė dhe tė fejuarėn. Sapo ishim fejuar nė atė periudhė. Unė nuk kisha ndėr mend tė ikja, nuk e pata ushqyer asnjėherė kėtė iluzion gjatė rinisė sime sepse, tekefundit, nuk isha keq, nuk kisha ndonjė avantazh tė madh nuk mė kishin thėnė njė post njė gjė, po vazhdoja jetėn normale pėr aq sa kisha kapacitetet e mia. Duhet thėnė dhe duhet pranuar e drejta. Po ēfarė ndodhi mua?! Unė isha nė atė kohė ndihmės dizinjator nė uzinėn e traktorėve, se duhet shpjeguar nė pak sekonda, nėse me lejon.

    Pilo Peristeri nė atė kohė ishte drejtori i Uzinės sė Traktorėve. Siē ishte gjithė jeta politike nė Shqipėri ishte dhe aty njė cik i stėrholluar. Kishin filluar kėto propaganda. Para se tė ndėrtojnė njė vepėr tė pyesnin popullin, marrin mendimin e popullit. Kjo lojė e tė pyeturit popullit kushtonte shumė. Kjo ishte hilja qė nuk arritėm ta kuptonim. Unė rashė brenda nė grackė.

    - Ēfarė thatė pak a shumė?

    - Do rindėrtohej fabrika e bukės nė Tiranė, se kishte propozuar Byroja Politike njė fabrikė nga Hungaria ta blinte dhe ta vinte kėtu. Po ishte njė fabrikė e ndėrtimit mė 1919. Unė, meqė punoja ndihmėsdizinjator, dhe njė mjeshtėr imi, Oran Zershati, kishte literaturė e po bisedonim privatisht. “Po kjo ėshtė shumė e vjetėr”, – tha. Duke shfletuar literaturėn, shohim qė nė Bolonjė ndėrtoheshin fabrika tė sė njėjtės kapacitet prodhimi, po tė vitit 1961. Unė, duke rrėshqitur nė kėtė grackė qė kishte krijuar Partia e Punės, ngrita dorėn dhe thashė se isha dakord me kėtė propozim pėr ndėrtimin e fabrikės hungareze, pasi ishte shumė e vjetėr. Me atė fabrikė do tė ktheheshim prapė duke shtypim brumin me kėmbė pėr tė bėrė bukė pėr popullin. “Fare mendon ti?”- me tha Pilo. “Ka nė Itali fabrikė pėr prodhimin e bukės qė punojnė vetėm 45 punėtorė shumė e automatizuar”, -iu pėrgjigja unė. “Qen bir qeni!- mė tha. – Do tė na sjellės prapė italianėt kėtu tė na bėjnė si mė 1920-n dhe 1939-n?!”- ma ktheu Piloja. Salla heshti. Ra darka dhe mbledhja mbaroi. Dy javė rrjeshtė nuk kanė pushuar Skėnder Malile, Shpresa Baska, njėra shefe kuadri, tjetri sekretari i partisė i uzinės, duke mė thirrur nė zyrat e tyre pėr t’u kėrkuar falje pėr atė qė unė kisha thėnė. Unė iu kundėrpėrgjigja duke i pohuar se nuk kisha thėnė asnjė tė keqe, se as nuk kisha sharė partinė as nuk kisha sharė asnjeri, thjesht kisha shprehur mendimin tim “ashtu siē e thotė Partia”.

    - Njė fjalė goje!…

    - Pikėrisht kjo ishte. Qė tri dite pėrpara mė njofton njė miku im se ditėn e hėnė do tė mė arrestonin dhe unė tė shtunėn mora rrugėn dhe ika.

    - Kur shkove nė Maqedoni, Jugosllavi, si rrodhėn ngjarjet?

    - Mė morėn nė hetuesi: “Pse ke ikur?”, “Qysh ke ikur?”, “Ēfarė ke dashur?…” i shpjegova arsyet. Mė mbajtėn 2 muaj dhe vendosėn tė mė kthejnė mbrapsht.

    - Duhet ta kesh ndier veten keq apo jo?

    - Nuk e di, pasi nuk trembem kollaj, vetėm kur e pash veten nė Qafėthanė e ndjeva veten ngushtė. E kuptova qė isha nė tokė shqiptare, pasi pashė matanė boshllėkut, qe ishte zona neutrale, flamurin tonė. Nuk e kam parė veten mė keq nė ato moment dhe aty u demoralizova shumė. Nuk derdha lot, fatmirėsisht, por kisha mbaruar se qeni Bashkim Fishta. Nuk arsyetoja mė nė kėtė drejtim.

    - Kush tė mori nė dorėzim?

    - Mė ka marrė Isa Halili nė dorėzim nga autoritet jugosllave si njė copė kapote, qė mund ta gjuash pa gjė brenda. Njė zhgėnjim i madh, njė deziluzion qė gjatė rrugės pėr t’u kthyer nė Tirane do ta paguaja shtrenjtė, nė qoftė se s’do kishte ndodhur. Nuk e di se si, po le tė kthehemi nė momentin qė kaluam nė territorin shqiptare. Ishte njė shofer i Ministrisė sė Brendshme, qė e kishim komshi nė Tiranė. I thotė Isa Halili: “Vėri hekurat!”. Ndėrhyn shoferi e i thotė: “Shoku Isa, t’ia vėmė para hekurat, se mbrapa mė gris sediljet e makinės.” Megjithėse e kisha humb pak toruan, kjo thėnie mė zgjoji pak. “O sa poshtė! Nuk vlekam as sa njė sedilje makine!” – mendova. U mėrzita. Aty pastaj harrova arrestimin, pse mė vunė hekurat pėr tė mė pushkatuar. Nuk e di ēfarė kishin nė mendje, krim ndaj atdheut. I harrova tė gjitha. Me rryente nga brenda kjo pavlerėsia ime.

    “Hipim nė makinė”, – mė thanė. Mė vendosėn mbrapa shoferit. Unė, polici me automatik dhe Isa Halili pėrpara. Duke bėrė kthesat e Qafės sė Kėrrabės, kam menduar t’i kaloja harkun e hekurave me duar shoferit nė qafė dhe pastaj bėnte rrugėn e vet makina deri nė greminė. Qafa e Kėrrabės ėshtė shumė e tmerrshme.

    - Ēfarė ju frenoi ta hidhnin makinėn nė greminė dhe tė vdisnit tė gjithė, ju shoferi, polici dhe sigurmsi mizor?

    - Nuk e di. Unė besoj te Zoti, dhe pse nuk kam qenė asnjėherė praktikant, sepse nuk na lanė, nuk na lanė si shumica e shqiptareve. Po unė besoj se tė gjithė rrjedhėn, nė tė gjithė ecjen time kam diēka superiore mbi kokė, qė mė ka mbrojtur, mė ka drejtuar. Nuk gjė tjetėr ēfarė tė them, sepse e kam provuar nė disa rrethana deēizive e shumė tė tjera se nuk ėshtė forca ime fizike qė mė ka shpėtuar, por ėshtė njė forcė madhore qė mė ka shpėtuar. Jam zgjuar nga ky mendim, qė vetėm mendoja pėr tė vrarė, por nuk veprova. U zgjova nė repartin 313. Rrugėn se si mė kanė ēuar nuk e mbaj mend, nuk shikoja njeri, nuk e di se ēfarė ndodhi, nė kėto momente psikologjike tė njeriut tė paktėn unė nuk jam nė gjendje tė shpjegoj dhe pėrfundova nė biruc.

    - Mė thatė qė ndenjėt 9 muaj nė hetuesi…

    - Po, nė hetuesi, po nuk kuptova, nuk e kuptoj vetėm qė isha arratis, kėrkoheshin njerėzit kush di me kė ke fol. Tė merreshin grupe, krijoheshin grupe kėtu ishte pikė synimi.

    - Po tė ishe i dobėt nė karakter, mund tė nxirrnit ndonjė emėr nga torturat. Ju e keni kaluar provėn dhe duhet tė jeni krenar, po tė gjithė ne qė s’e kemi kaluar kėtė prove s’flasim dot nė ėshtė e tmerrshme.

    - Ashtu ėshtė. Ėshtė shumė e vėshtirė. Mua mė sollėn kunatin tim vetėm. Pėr faktin qė unė kisha kaluar nga Dibra, atestuan 10 veta, 10 veta munde t’i kenė arrestuar nė Maqellarė, d.m.th. fshatin ku kisha lindur unė. Vetėm kunati thotė po, se faktikisht unė e pata biseduar me tė nė ato dy ditė: “Mė jep rrugė zgjedhje, ēfarė mendimi ke?” “Do vij dhe unė tha mė ty”. Nuk erdhi absolutisht, po vetėm nga torturat qė ka ashtu, unė e kam pas ditė , e dėnuan 3 vjet.

    - Po ai tė paktėn nuk tė ka spiunuar, prapė e dėnuan. Me tė fejuarėn ēfarė ndodhi, nė qoftė se mė lejon tė pyes.

    - E pranoj me kėnaqėsi se ėshtė pjesė e jetės sime. Gjatė hetuesisė bėra njė lojė tė vogėl me Isa Halilin se mė tha qė e kishte paguar shtrenjtė, po nuk bėhem pishman. Mė tha: “Do mė tregosh shokėt qė ke pas kėtu, qe keni biseduar pėr arratisjen, se ti ke qenė djali i shkathėt. Ke pasur jetė kulturore nė Uzinėn e Traktorėve e 1400 tė rinj…” Arsyeja pse Pilo Pelisteri shkoi nė jugosllavi se dua Bashkim Fishtėn kėtu se ua ndėrprerė energjinė elektrike, kjo ka qenė premtimi i qeverisė shqiptare kundrejt qeverisė jugosllave, qė unė, qeveria jonė, u pret furnizimin me energjinė elektrike qė merrte nga Fierzė nė qoftė se nuk mė ktheni Bashkim Fishtėn, se ka ekzistuar, siē doli nga zhvillimi i gjyqit, Pilo Pelisteri se nė Uzinėn e Traktorėve m’u bė gjyqi. Vendimi ėshtė marrė nė gazhinė. Shikoje ēfarė gjyqi, ēfarė false!.

    - Duartrokitin kundėr teje?

    - Jo, vetėm 2 – 3 veta qė kėrkuan varje nga punėtoret, jo punėtorė, ishte pėrgjegjės reparti. Baki Baholli u ngrit me tė madhe dhe kėrkoi varje kėtu nė oborr qė tė merrni shembull e gjithė rinia. Gjithsesi janė gjėra tė kaluara.

    - Po me tė fejuarėn?

    - Nė hetuesi Isa Halilit i thashė qė do t’ia tregoja tė gjitha ato qė kamė, nė qoftė se ai mė sillte babain e tė fejuarės sime. Kisha qejf ta shikoja dhe tė bisedoja me tė. “Gjė qė bėhet, si tė duash”, – mė tha. Mbas tri ditėsh ma solli tė atin e saj, njė burrė zakoni. I thashė qė e kisha thirrur pėr t’i thėnė dy fjalė. “Unė nuk ika pėr tė tradhtuar gocėn tėnde, rrethanat e mia do t’i marrėsh vesh mė vonė, se nuk kam ēfarė tė shpjegoj. Unė kam ikur pėr arsye tė mia shumė tė forta dhe pėr kėtė tė kėrkoj falje dhe nga ky moment qė ne po flasim bashkė unė e kam liruar gocėn tėnde. Dua tė kėrkosh divorcin shpejt”, – i thashė tė atit tė fejuarės sime. Ai m’u pėrgjigj qė jo, pasi vajzėn e kishte martuar vetėm njė herė dhe donte ta shihte ashtu deri sa tė vdiste. Nė atė moment unė kėmbėngula qė tė vepronte ashtu siē i thashė, pasi unė nuk dilja i gjallė nga burgu. Aty kishin ikur burra me mustaqe duke qarė dhe kanė ndenjur dy vjet e gjysmė pėr shkurorėzim. Gjithsesi, kthehemi te premtimi qė i bėra Isa Halilit. Sa iku vjehrri, qė e kujtoj me plot respekt familjen e tyre. Isai mė tha qė tė vazhdonim bisedėn qė kishim lėnė pėrgjysmė. Unė iu pėrgjigja se nuk kisha asgjė pėr t’i thėnė dhe se kisha problem sa tė vinte vjehrri. Nė atė moment ai u acarua shumė. Nė tė tilla raste hetuesit nuk tė godasin, por sjellin persona nga jashtė. Isai u acarua aq shumė, sa mė rrahu vet ai, me duar e tij. Unė isha i lidhur nė karrige dhe ai harxhoi tė tėrė fuqinė e tij duke mė goditur. Kur po mė rrihte, ai thoshte me tė madhe se si ia kisha punuar nė atė mėnyrė, se si e mashtrova. Inatin mė tė madh e kishte pasi ai mė konsideronte mua njė injorant dhe e kisha bėrė pėr budalla.

    - Po torturat pas revoltės sė Qafės sė Barit?

    - Katėr veta i pushkatuan aty menjėherė. Kishte ardhur Aranit Ēela. U bė gjyq rrufe. Ne na lidhėn dhe na hipėn nė makina. Hetuesia na u bė nė Tiranė. Unė kam qenė tifoz futbolli dhe kisha simpati pėr Medi Bushatin, por jam zhgėnjyer, sepse unė ia fala policit qė na dhunonte nė burg, por jo Mehdi Bushatit. Ai ishte elegant nė fushė, por shumė mizor dhe kriminel. Gjatė torturave mė ka thyer gjithė dhėmbėt e gojės, vetėm katėr dhėmbė mė mbetėn nė gojė. Nuk e harroj kriminelin Mehdi Bushati.
    Metropol

  12. #372
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Hebrenjte kudo qe jane,por jo vetem ata, perdite emetojne reportazhe,dokumentare,filma qe flasin per holokaustin ne menyre qe brezat qe vijne te kuptojne se c'ndodhi dhe qe kjo te mos perseritet me. Tek ne bucet tallavaja.Tek ne i kendohet zambakeve e kumurijave kur ne fakt nuk ka as pyje as kopshte as zogj e as peshq. Nuk ka memorie tek ne.Njerezit harrojne shpejt.Krimet e terroristeve komuniste nuk pershkruhen dot.Sa per shembull,ne kohen e mardhenieve me Kinen paten vajtur per specializim ne Kine nje grup xhelatesh.Po po xhelate per te mesuar metoda kineze torturash.Kur i pane kinezet keta shqipot ne veprim u habiten se tepermi dhe i thane se ju qenkeni me te kualifikuar se ne, c'do t'ju mesojme ne ju? Eshte histori e vertete,shqipot ia kalonin edhe kinezeve per torturat c'njerrezore qe kryenin.

  13. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar murik pėr postimin:

    Maqellarjot (19-08-2015)

  14. #373
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Pėr: Viti 1946... Vit Terrori Dhe Pėrgjakje Sllavokomuniste !

    Citim Postuar mė parė nga POKO Lexo Postimin
    65 vjet ma parė... Shkodrėn... Viti 1946 e gjen me 26 burgje, hetuesi e podrume masakrash komuniste...

    06.01.2011
    Fritz RADOVANI

    Zgjedhjet e 2 Dhjetorit 1945 zbuluen fytyren e vėrtetė tė shėrbėtorit dhe agjentit jugosllav nė krye tė qeverisė kukull tė Tiranės, terroristit dhe amoralit tė kabareve masone tė Parisit, atij qė do tė mbesė nė fletėt ma tė zeza dhe ma tė gjakosuna tė Historisė sė Popullit Shqiptar, kriminelit tė pashoq e tradhėtarit sadist Enver Hoxha. Dora e zezė e tij, e maskueme me sigurimin e shtetit tė drejtuem nga klika gjaksore e Koēi Xoxe, Mehmet Shehu, Ramiz Alia, Shevqet Peēi, Haxhi Lleshi, Omer Nishani etj., tė pasuem nga brigadat e ndjekjes dhe tė vrasėsve tė pashokė qė kishin pushtue anė e kand Shqipninė, mbas shpalljes sė “republikės” komuniste nėn mbikqyrjen Jugosllavisė sė Josif B. Titos, me 11 Janar 1946, do tė fillojė qeverisjen diktatoriale me mjetet ma tė dhunėshme qė ka njohė historia, pėr nėnshtrimin dhe skllavrimin e Popullit Shqiptar. Ishin vrasjet pa gjyq, masakrimi masiv i popullsisė sė pambrojtun, arrestimet, torturat, gjyqet fallse, tė fshehta apo tė montueme publike, burgosjet, kampet e shfarosjes dhe tė punės, internimet dhe zhdukjet pa procedura juridike, shkelja e tė gjitha tė drejtave elementare tė njeriut, dhunimi dhe masakrimi nė masė, pėrsekutimi dhe lufta antinjerzore e “kllasave” ndaj ēdo elementi tė konsideruem “armik” kjoftė ky edhe i palindun ende; kėte e dokumentojnė thanjet e terroristėve tė pashpirtė, se: “Kur tė pėrmendet emri ‘komunist’, ka pėr t’u tmerruar edhe fėmija nė barkun e nėnės..!”, njė e vertetė qė ndodhi atėherė e prap sot nė Shqipni, pėr Ata qė nuk mund tė harrojnė kurrė ata tradhėtarė!

    Komunistėt “shqiptarė” ishin tė njohun mjaft mirė nė Jug tė Shqipnisė qė nė luftėn e tyne civile, tė ashtuquejtun “nacional – ēlirimtare” nė vitet 1943 - 44, kur mizoritė dhe vrasjet u kryen gjoja nėn masken e luftės kundėr anmiqve tė mbrendshėm, vegla tė okupatorėve, “Ballit Kombėtar” dhe Legalitetit apo dezertorėve etj. Kjo u vazhdue nė Veri mbas 29 Nandorit 1944 tue pėrfshi edhe masakren kundėr kosovarėve nga Kukėsi e deri nė Tivar e Ulqin, ku humbėn jetėn mbi 12.000 shqiptarė kosovarė tė ēarmatosun nga tradhėtarėt Ramiz Alia, Haxhi Lleshi, Rahman Perdhaku, Shevqet Peēi etj., nė bashkpunim me forcat komuniste tė Titos nė Kosovė e Malin e Zi. Nė janarin e vitit 1945 Mehmet Shehu dhe Koēi Xoxe, tė lidhun me forcat jugosllave, arrijnė me thye mbas shpine Prek Calin dhe malėsorėt e Kelmendit, ku vrasin 118 malėsorė pa gjyq, i hedhin kufomat e tyne ndėr prroje e prroska, u djegin kullat dhe i plaēkisin gjanė e gjallė...vetem me njė qellim: “Pėr hir tė kolltukut personal tė tradhėtarėve, PopulliShqiptar duhej skllavnue nga anmiku i tij shekullor: sllavokomunistėt jugosllavė tė Titos!”

    Shqiptari i Alpeve, i brumosun me idealin e Atdheut e tė Fesė, duhej shkombtarizue!

    Mbas betejės sė Kelmendit, nė gjysėn e Janarit 1945, arrestohen nga komunistėt dy klerikėt e parė At Gegė Lumaj e At Dioniz Maka, tue u akuzue se kane mbajtė armė pa leje...
    Para Bashkisė sė Shkodrės, vriten Atdhetarė nė prani tė Popullit. Kjo ishte “Liria”!
    Me datėn 2 dhe 3 shkurt 1945 fillojne arrestimet edhe nė Shkodėr me Don Mikel Koliqin, famullitar i Shkodrės, Prof. At Giakomo Gardin SJ, dhe xhakonin jezuit Gjergj Vata.
    Me 5 Mars 1945, mbasi sigurimi masakron klerikun Don Lazėr Shantoja, tue i sharrue kambėt me sharrė druevari, e pushkaton me Sulēe Beg Bushatin, bri lumit Lana nė Tiranė e, poatė kohė, Don Ndre Zadejen e vrasin pranė vorrezave tė Rrėmajit nė Shkodėr, me grupin e Prek Calit me 25 Mars 1945. Vazhdohet nėnshtrimi i Veriut me pushkatimet e Ndue Palit e Caf Metit pėr me mmėrrijtė nė arrestimet e anėtarėve tė Organizatėsantikomuniste “Bashkimi Shqiptar” nė fundin e nandorit, e thėmeluemenga Mark Ēuni nė muejn Maji 1945. Kjo asht Organizata e Parė antikomuniste nė krejt Lindjen komuniste kur lufta nuk kishte pėrfundue ende.
    Nė Qershorin e vitit 1945, i tradhėtuem nga njė kushri i veti (LB), arrestohet nga forcat e ndjekjes At Anton Harapi, qė ndodhej i fshehun tek njė mik i veti nė malet e Dukagjinit. Sillet nė Shkodėr dhe mbas pak ditėsh dėrgohet nė hetuesi nė Tiranė.

    Nė shtator tė 1945 arrestohet dhe masakrohet barbarisht Don Mark Gjani nė Mirditė, tue kerkue prej Tij me akuzue Imzot Frano Gjinin, i cili ishte emnue nė muejn Maji 1945, mbas largimit tė Delegatit Apostolik tė Vatikanit nga Shqipnia, Imz. Leone G.B. Nigris, i dėbuem nga qeveria komuniste e Tiranės si zėvendės i Tij nė Shqipni. Don Marku ishte sekretar i Regjentit tė posa emnuem Imz. Gjinit. Don Marku u torturue nga shefi i sigurimit Bardhok Biba, i cili i dogj kambėt me hekur tė skuqun, ia sharroi me sharrė dhe, mbasi i vdiq ndėr duer, e vari me e pa ashtu tė gjymtuem populli i Sh’Palit...mandej, e hodh nė breg tė prronit me e ngranė qentė e fshatit...
    Nė muejn dhjetor 1945 mbyllen shkollat e Motrave Stigmatine dhe Servite nė Tiranė, tė cilat shpejt pasohen edhe nė Shkodėr, mbas zbulimit tė Organizatės “Bashkimi Shqiptar” tue u mbyllė edhe seminaret dhe shkollat e Franēeskanėve dhe Jezuitėve nė Shkoder dhe, tue u nxjerrė jashta Shqipnie edhe jezuitėt italianė qė nuk ishin tė arrestuem me atė rast.
    Nėsa me 11 Janar 1946 organizohet shpallja e “Republikės”, nė Shkodėr punohet pėr me mbushė burgjet e podrumet e shtėpijave tė Ulqinakut, Rrojit, Fasli Ademit, Vuksanėve etj. me “armiqtė e popullit” qė nuk pajtohen me pushtimin sllavokomunist tė Jugosllavisė titiste...
    Vetėm qyteti Verior i Shqipnisė, Shkodra, nė vitin 1946 kishte 26 burgje, hetuesi dhe sa e sa podrume pėr tortura dhe masakra tė sigurimit tė shtetit komunist...tė cilat, nė njė kohė tė shkurtė, do tė mbusheshin plotepėrplot me nga ma tė rijtė e deri tek pleqtė e kėtij qyteti, qė atėherė nuk kishte ma shumė se 28.000 banorė. Pra, gati pėr 1000 banorė njė qendėr torturash.
    Arrestimet fillojnė me tregtarėt e Shkodrės nga tė cilėt Enver Hoxha kėrkon thesaret e arit, tė diamanteve e brilanteve, qė grabiten nga oficerėt e sigurimit ndėr arkat e grave tė tyne ...tė cilėve u shtetzohen fabrikat, pronat, dyqanet dhe shtėpijat e tyne. Vetėm tregtarit Man Tepelia, mė ka tregue ishoficeri i ndodhun prezent, Nazif Pira, i janė marrė nė rranjėt e fiqėve nė fshatin e Vukatanės 13 teneqe vajguri me napolona ari. Nė Shkodėr janė shtetzue mbi 40.000 napolona ari, si dokumentohen nga fletorja zyrtare e asaj kohė...

    Me datėn 20 Shkurt 1946 pushkatohen Anėtarėt e Regjencės At Anton Harapi, Lef Nosi dhe Maliq Bushati, nė breg tė lumit Lana nė Tiranėn “demokratike”...

    Me 4 Mars 1946 pushkatohen tė akuzuemit pėr Organizaten “Bashkimi Shqiptar” ku, veē anėtarėve tė saj, thėmeluesit Mark Ēuni, 26 vjeē, Prof. Gjelosh Lulashi, 30 vjeē, Frano Mirakaj, 29 vjeē dhe Qerim Sadikut, 27 vjeē, i bashkėngjiten me akuza fallse edhe klerikėt At Giovanni Fausti, 44 vjeē, At Daniel Dajani, 40 vjeē dhe At Gjon Shllaku, 39 vjeē, tė gjithė me nga dy e tre tituj doktoratash pėrveē laurimit nė teologji. Me kėte rasė shpejt arrestohet deputeti Prof. Kolė Prela dhe Avokati Muzafer Pipa, qė mbytėn nė tortura. Hetuesia plotson proces – verbal falls tė mbajtun gjoja nė gjyqin e mbyllun tė tyne, ku “pushkatohet” edhe avokati i Nderuem Paulin Pali.Me 23 mars 1946 vritet tradhėtisht nė malėsi tė Veriut edhe dijetari Don Nikoll Gazulli.
    Nė Malet e Mirditės, me 13 qershor, vritet Mark Gjon Markagjoni, i Pavdekshem nė fletėt e historisė sė asaj krahinė heroike, e cila vazhdoi pėrpjekjet pėr Liri deri nė vitin 1954.

    Mbas vdekjes sė Imz. Gasper Thaēit me 25 Maji 1946, fillojnė arrestimet e tė rijėve dhe tė rejave tė shkollave tė mesme tė Shkodrės. Arrestohen vajzat Marije Tuēi, Angjelina Marku, Agime Pipa, Terezina e Liza Pali, Ana Daja, Drita Kosturi, Frida Sadedini, Viktore Kuka, kurse Marije Zojzi, vritet nė Sheldi me burrin e saj Pjetėr Deden, nga forcat e ndjekjes.
    Nė mesin e korrikut 1946 pushkatohet Don Alfons Tracki, Kol Ashiku, Nikoll Dedaj dhe, tek Dugajt’ e Reja, varet Llesh Marashi...Pushkatimet shoqnohen me grupe tė mėdha nga tė gjitha shtresat shoqnore: qytetarė, fashatarė, studentė, bujq, gra e pleq, qė janė arrestue njėheresh dhe dėnue randė apo janė mbajtė sa kohė tė izoluem nė banesen e Guljelm Lukės, pranė Shkollės sė Jezuitėve, e mandej me gra e fėmijė janė internue ndėr kampet e shfarosjes komuniste.

    Nė muejn gusht 1946, nė Pukė, dėnohet Don Nikoll Mazrreku, dhe porsa plotson dėnimin interrnohet nė Tepelenė dhe Lushnje. Menjėherė mbas Tij arrestohet edhe Don Pjetėr Tusha. Nė Lezhė arrestohet Don Nikoll Troshani...qė i paraprinė ngjarjeve tė montueme tė shtatorit 1946.
    Vjeshta e 1946 fillon me ngjarjet e 9 Shtatorit, qė sjellin skenarėt e zi tė asaj Lėvizje tė Postribės, qė vazhdoi pėr sa vite me ngranė koka njerzish tė pafajshem...tė gjithė, tė lidhun gjoja me kėte ngjarje qė mbetėt ndėr plagėt e pambylluna tė historisė. Ndėr viktimat e para janė Ata Burra qė mbasi u vranė nė afėrsi tė Shkodres, trupat e Tyne u hodhėn tek kanali i gjatė pranė Fabrikės sė Venės; i arrestuemi i parė i asaj dite asht romancieri Don Ndoc Nikaj, tė cilin, mbasi e “mberthyen” me armė kraheqafė, e shetitėn mbi njė gomar nė rrugėt e Shkodrės...

    Nė Lėvizjen e Postribės u banė shumė arrestime dhe mbas sa muej torturash u pushkatuen dhe u mbytėn nė hetuesi Kolec Deda, Riza Dani, Cin Serreqi, Dulo Kali, Caf Dragusha, Rasim Gjyrezi, Simon Darragjati, Ingj. Fahri Rusi, Guljelm Suma, Murat Hysen Haxhija, Bilbil Hajmi, Pjeter P. Pali, Gaspėr Simon Gaspri, Xhelal e Abdyl Hardolli, Prof. Kolė Prela, Avokat Paulin Pali, Avokat Muzafer Pipa, dhe vargu i pafund i klerikėve katolikė qė janė njė kapitull nė vete.
    Arrestohen shumė hoxhallarė qė masakrohen tek burgu i Kishės sė Fretenve: Hafiz Ali Tari, Hafiz Myftia, Hafiz Musa Derguti, Hoxhė Xhemal Najpi, Hafiz Bushati dhe nė Tiranė Hafiz Ibrahim Dalliu. Tė gjithė krahinat e Shqipnisė pasojnė Shkodrėn me arrestime e internime tė intelektualėve Maliq Xhemal Bushati, Prenkė Kaēinari, Arshi Pipa, Elez Troshani, Fahri Rusi, juristi Qazim Dani, Adem Bazhdari, Sami Repishti, Ragip Meta, Loro Vata, Kolė Alimhilli, R. Barbullushi, Qazim Dervishi, Xhevat Meta, Qamil Nikshiqi, Ruzhdi Baja, muzikanti Gac Ēuni, vėllaznit Serreqi Gjoni, Ejlli, Luigji dhe Cini, qė do tė pushkatohet etj. Tė kėsaj kohė janė edhe mbytjet nė torturė tė Profesorėve Qemal Draēini dhe Simon Deda. Vriten barbarisht vėllaznit Pal e Mark Thani dhe nė Gjirokastėr vriten ushtarėt Xhel Kamata e veterineri Paulin Shestani.
    Vazhdojnė arrestimet me Don Mark Bicaj, At Karlo Serreqi, Don Ndre Simoni dhe nė Tiranė, At PjeterMėshkalla, Don Shtjefėn Kurti, Imzot Irene Banushi, Ipeshkėv orthodoks qė punoi pėr unifikim tė Kishave, At Pashko Gjadri, At Mėhill Troshani. Dora e sigurimit tashti zgjatet deri nė Korēė ku arrestohet Papa Josif Papamihali...qė do tė gjejė edhe njė nga vdekjet ma tė shemtueme, tė organizueme nga sigurimi kur po punonte nė kėnetėn e Maliqit; Atij i bie tė fikėt dhe pėr sė gjalli policėt e mbulojnė me baltė, ku Ai jep edhe Shpirt...

    Nė Mirditė arrestohet Don Prenkė Qafalia nė nandor tė 1946, katėr ditė para se forcat e sigurimit organizojnė me Asllan Licin e Pal Mėlyshin vrasjen pa gjyq tė Don Luigj Picit, me 10 Nandor nė fshatin Reē tė Koplikut tė Shkodrės.
    Nė Elbasan arrestohet njė tjetėr klerik At Petraq Isak...i cili dėnohet me 15 vjet burg.
    Nė Shkodėr, me 12 Nandor arrestohet Don Mark Hasi, sekretar i Argjipeshkvisė, At Donat Kurti, drejtor i Gjimnazit Fretėnve, dhe meshtari i ri Don Anton Muzaj...
    Nė Tuztė Malit tė Zi pushkatohet Imz. Nikoll Tusha, njė nga Klerikėt Katolikė ma aktiv, qė ia ka kushtue gjithė jeten e Tij bashkimit tėTrojeve tona...bashkluftėtar me Cafo Beg Ulqinin.
    Me 15 Nandor 1946 nė Shkoder Kuvendi Franēeskan kthehet nė burg....
    Arrestohet Provinēiali i Fretėnve At Mati Prennushi dhe Rektori At Ēiprian Nika...

    Arrestohen ato ditė edhe Imz. Frano Gjini, Regjent i delegacionit Apostolik nė Shqipni, Imzot Nikoll Deda, Don Tomė Lacaj, At Pal Dodaj, At Mėhill Miraj, At Gjon Karma, Don Ndoc Sahatēija, Don Nikoll Shelqeti, Fra Ndue Vila dhe xhakoni Zef Pllumbi. Me kėte grup u arrestue edhe deputeti Zef Haxhija nga Shkodra. Akuza kryesore asht “futja e armėve nė Kishė”, vepėr e cila u krye edhe nė Orosh tė Mirditės nga sigurimi i shtetit komunist, mbas instruksionit tė oficerėve jugosllavė, ngjarje e cila lidhej me vepra tė tilla tė kryeme pothuej nė tė gjitha vendet komuniste tė Europės Lindore, satelitė tė Bashkimit Sovjetik, qė drejtohej nga Stalini dhe Beria.
    Me 17 Nandor Don Zef Maksen, misionar gjerman nė zonat e thella tė Mirditės, mbas dėnimit me dy vjet nė burgun e Tiranės, merret nga burgu dhe pushkatohet tradhėtisht...
    Nė Prizren tė Kosovės bahet gjyqi i njohun nga trupi gjykues jugosllav i tė akuzuemve nė organizaten “Katoliēeskaja banda” dhe pushkatohen At Bernardin Llupi, vajza Maria Shllaku nga Shkodra si dhe mėsuesit e nderuem Kolė Parubi dhe Gjergj Martini...Me 25 Nandor, hapet edhe njė gropė pėr Kėta Shqiptarė mbas vrasjes Prof. Ymer Berishės e Kolė Margjinit!

    Nė fillim tė Dhjetorit 1946, mbytet nė tortura nga katilėt Fadil Kapisyzi e Dul Rrjolli dijetari At Bernardin Palaj...i cili, vorroset nė oborrin e hetuesisė, ish konvikti “Malet tona”.
    Vazhdojnė arrestimet e Franēeskanėve At Alfons Ēuni, At Aleks Baqli, At Leon Kabashi, At Sebastjan Deda nė Shkoder, ndėrsa nė Vlonė arrestohet Imzot Jul Bonatti, i porsasjellun nga Italia, qė mbasi u dėnue me 5 vjet heqje lirije, dėrgohet nė njė ēmendinė ku e shkyjnė tė “sėmurėt”.
    Ky shkrim asht vetem njė skicė e thjeshtė, ku unė kam vue penelatat e para tė atij kuadri aqsa tė dhimbshėm, sa edhe tė zymtė, tė pėrgjakun nga njė terror i pashembullt nė histori, qė kje organizue nga specialistėt jugosllavė tė Beogradit me “urdhėn” nga Moska staliniane. Pėr kėte vepėr u zgjodhėn kuadrot terroristė tė sigurimit tė shtetit shqiptar nga vetė Enver Hoxha, Koēi Xoxe, Mehmet Shehu, Kristo Themelko, Kadri Hazbiu e tė pasuem nga fanatikė anadollakė e sllavokomunistė tė gjithė bashkė “grusht ēeliku rreth partisė”, me kriminelėt Zoji Themeli, Ndrekė Nallbani, Zoji Shkurti, Dul Rrjolli, Lilo Zeneli, Kasem Troshani, Aranit Ēela, Mustafa Iljazi, Gjon Prendushi, Dulaē Lekiqi, Ēesk Shoshi, Idriz Ēoba, Bashkim Kasoruho, Fadil Kapisyzi, Nesti Kopali, Hysni Ndoja, Ali Xhunga, Xhevdet Miloti, Pjerin Kēira, Zoji Shkurti, Elez Mesi, Nevzat Haznedari, Kapo Kapaj, Gafur Ēuēi, Lin Ēollaku, Asllan Lici, Bardhok Biba, Toger Baba, Faik Nuti, Sadik Rama, Bexhet Meksi,Xhemal Selimi, Haki Llazani, Filip Pema, Ferit Mandija, Hamdi Ulqinaku, Ali Qorri, Fadil Paērami, Gjeli Argjiri, Tonin Miloti, Misto Bllaci, Gjon Banushi, Rasim Dedja, Isa Miloti, Anastas Koroveshi, Niko Ēeta, Ago Dino,Zurdi Shehu, Ali Paērami, Petrit Hakani, Halim Ramohito, Thoma Rino, Zhule Ēiriako, Alush Bakalli, Shyqyri Qoku, Jonuz Dini, Ahmet Suji, Shyqyri Kaēorri, Bastri Beqiri, Bilo Bregu, Zija Dibra, Vaskė Koleci, Ēiril Pistoli, Fahri Kraja, Hys Zaja, Faik Spahija, e sa tė tjerė qė nuk harrohen kurrė nga Ata Shkodranė fatzezė qė kanė pasė rasėn me ra ndėr thojtė e kėtyne katilave ...derisa, njė ditė u doli Shpirti nga gazepi, torturat dhe tmeri i pashoq qė kanė provue prej kėtyne bishave tė pranguem, tė gjakosun dhe tė shkrryem ndėr ēimento tė qelive tė akullta tė sigurimit!

    Nė kėte 65 vjetor tė kėtij viti tė pėrgjakun nuk duhet tė heshtim, tė flejmė nė gjumin e randė tė narkozės qė komunistėt kerkojnė me i vue Popullit Shqiptar!
    Nė kėte 65 vjetor tė kėtij viti masakrash, po nuk u dėnue pėrfundimisht tradhėtari Enver Hoxha, Shqiptarėt shumė shpejt do tė puthin pėrjetsisht prangat e robnisė komuniste!
    Nė kėte 65 vjetor tė kėtij viti tė mnershėm tė kerkojmė nga tė gjitha intitucionet e vendit dhe ndėrkombėtare hapjen e dosjeve dhe dėnimin e figurave kriminale, tue fillue nga terroristėt Enver Hoxha, Ramiz Alia, Nexhmije Hoxha, e kėshtu me rradhė deri tek ata qė ishin roje dere nė hetuesi, burgje e kampe shfarosje ku, nga Populli Shqiptar kanė humbė jeten mbi 45.000 viktima nga komunizmi barbar, gjakatar dhe kriminal i pashembullt nė krejt Lindjen Europiane...

    Melbourne, 5 Janar 2011
    Histori e tmerrshme,holokaust
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  15. #374
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Pėr: Krimet komuniste nė Shqiperi

    ne kohen e mardhenieve te ngushta me Kinen thuhet se u dergua nje grup xhelatesh shqiptare te specializoheshin ne Kine. Kur vajten keta tanet atje kinezet u tronditen nga brutaliteti i tyre. Keta qenkan per te na mesuar ne thane e jo ne ketyre. Kjo anekdote sado pak te vertete te kete ne vetvete tregon brutalitetin kanibalesk te atij sistemi. eshte shume i vogel ky forum per te treguar krimet e komunizmit

  16. #375
    Shqiptar Maska e EdiR
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    Madison, WI, U.S
    Postime
    963

    Pėr: Krimet komuniste nė Shqiperi

    Citim Postuar mė parė nga Preng Sherri Lexo Postimin
    I nderuari EdiR
    Asnjeri nuk pohoj qė koha e Zogut i heqė pėrgjegjesinė e krimeve kohės sė Komunizmit! Njė gjė e tillė s'mund tė bėhet.
    Por ajo qė mund tė bėhet ėshtė rishikimi i bėrjes sė jetės nė Shqipėri jo vetėm nėn Komunistėt por edhe nėn pushtetet e tjera!
    Nėn qeverin e Vlorės dhe mė vonė atė tė Durrėsit s'guxoje tė dilje kundėr sepse tė varnin nė litar!
    Pastaj nėn Zogun besoj qė edimė qė tė gjitha burgjet ishin tė mbushura me ata qė konsideroheshin kundershtarė tė Zogut!
    Ose quani tė burgosur politik!
    Nėn Komunistėt, pasi qė ata morėn pushtetin falė Luftės Antifashiste pėr dyzet vite u bėnė krime pėr aqė sa u bėnė nėn Zogun pėr mė pak se 15 vite!
    Kur jemi tek gjuhėt e huaja po ashtu e dimė qė Luigj Gurakuqi apo edhe Hasan Prishtina e tė tjerė s'flisnin mė shumė ose mė pak se gjashtė gjuhė!
    Nėn qeverisjen e Enver Hoxhės kishte krime tė arsyeshme dhe tė pa-arsyeshme: tashti kam pėrmendur disa herė dhė nėse mė kėrkoni qė ta them edhe kėtė herė do ta bėjė! Do ta them se cilat burgosje apo edhe pushkatime ishin tė arsyeshme tė domosdoshme dhe cilat ishin tė tmerrshme!
    Te lutem shikoje dhe pastaj flasim per krimet e komunizmit. https://youtu.be/3uQhear-USk?feature=shared
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 03-01-2024 mė 17:13
    Think. Laugh. Live.
    Mendo. Qesh. Jeto.

  17. #376
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anėtarėsuar
    19-02-2015
    Postime
    2,526

    Pėr: Krimet komuniste nė Shqiperi



    Debat nė studio pėr krimet e komunizmit, Xhufi: Qėndrimi i Kishės ėshtė politik | Jetė shqiptare

Faqja 19 prej 19 FillimFillim ... 9171819

Tema tė Ngjashme

  1. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  2. Ēėshtja Ēame
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56
  3. Ortodoksia dhe Shqipėria
    Nga shendelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16
  4. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29
  5. Abaz Ermenji
    Nga Eni nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 14:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •