Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    Peja o qytet i bekuar
    Anëtarësuar
    28-03-2002
    Postime
    310

    Një thesar i çmueshëm i epikës së lashtë shqiptare në Universitetin e Harvardit

    Në koleksionet e letërsisë gojore të Bibliotekës Widener, ndodhet thesari i quajtur Koleksioni i Letërsisë Gojore i Milman Parryt (The Milman Parry Collection of Oral Literature) që daton nga vitet 1933-35, i cili ngërthen një bagazh të madh të incizimeve të këngëve të lahutarëve të trevave të Ballkanit, në mesin e të cilëve edhe një numër i konsiderueshëm i atyre shqiptarë

    PRISHTINË, 17 NËNTOR - Për universitetin e parë amerikan dhe njërin prej universiteteve më të njohura botërore, Harvardin, kanë dëgjuar të gjithë, mëgjithëkëtë ky institucion shkencor fsheh një thesar të çmueshëm të epikës së lashtë shqiptare, për të cilin dihet shumë pak.

    Në degën e Folklorit dhe Mitologjisë, përkatësisht në koleksionet e letërsisë gojore të Bibliotekës Widener, ndodhet thesari i quajtur Koleksioni i Letërsisë Gojore i Milman Parryt (The Milman Parry Collection of Oral Literature) që daton nga vitet 1933-35, i cili ngërthen një bagazh të madh të incizimeve të këngëve të lahutarëve të trevave të Ballkanit, në mesin e të cilëve edhe një numër i konsiderueshëm i atyre shqiptarë.

    Në këtë koleksion për të cilin përkujdesen kuratorët Steve Mitchell, Greg Nagy dhe asistenti i tyre David Elmer, në muajin shtator- tetor të këtij viti ka qëndruar epikologu ynë i shquar dr. Zymer Neziri, bashkëpunëtor i lartë shkencor në Degën e Folklorit në Institutin Albanologjik në Prishtinë.

    Vizita studimore e Nezirit e realizuar në bazë të marrëveshjes për bashkëpunim ndërmjet Institutit Albanologjik dhe përgjegjësve të koleksionit të Milman Perryt në Universitetin e Harvardit në Cambrige, i ka mundësuar atij të konstatojë saktësisht gjendjen e materialeve shqip si dhe të propozojë idenë që ky material të përgatitet për shtyp e të botohet shqip dhe anglisht.

    Lidhur më përmbajtjen e koleksionit Neziri thotë: “Koleksioni i Milman Perryt dhe asistentit të tij Alber Lord, që daton nga vitet 1933-35 është i mbledhur në krahinën e Sanxhakut të Jeni Pazarit. Ato janë këngë të incizuara dhe të kënduara nga lahutarët shqiptarë që janë të njohur si këngëtarë bilingualë (dygjuhësor)”.

    Ndërkaq, në kuadër të koleksionit të Perryt është edhe koleksioni i këngëve shqipe i Albert Lordit, që asokohe ishte asistent i profesorit Perry, i cili qëndroi në Shqipëri, në shtator-tetor 1937.

    “Ky koleksion është i shkruar në 12 fletore, të cilat Lord i ka quajtur libra. Këngë të shkruara me dorë, janë kryesisht këngë të ciklit të kreshnikëve, ndërkaq këngëtaret janë nga viset e ndryshme të Shqipërisë: Malësia e Madhe (Kelmend, Kastrat, Shkrel), Dukagjin i Ri (Shalë), Mërturim, Malësia e Vogël (Krasniqe, Bytyç)”, thekson Neziri për të shtuar: “Po ashtu aty janë të përfaqësuar lahutarë dhe zonat e lahutës që mbeten jashtë kufijve të Shqipërisë më 1912; Peja me rrethinë, krahina e Rugovës dhe krahina e Plavës dhe Gucisë”.

    Koleksioni i Lordit ka gjithsej 22,645 vargje, prej tyre 20,445 janë vargje të eposit të lashtë heroik. Pjesa tjetër janë vargje epike historike (18 këngë) 4 balada dhe 2 këngë lirike.

    Studiuesi Neziri shpjegon se nga vizita që i ka bërë këtij thesari në Universitetin e Harvardit i ka mundësuar atij që në Institutin Albanologjik të sjellë shtatë bobina 90-minutëshe, kopje incizimesh nga koleksioni i Perryt (me përgjegjësitë e këtij sektori ka nënshkruar tekstin për kushtet e shfrytëzimit të tij, të cilat i ka dorëzuar administratës së Institutit Albanologjik) si dhe materiale të tjera shkencore, si fjalorë, disertacione, bibliografi etj., që kanë të bëjnë me këtë thesar të çmueshëm.

    Por sipas Nezirit puna nuk duhet të ndalet këtu, por duhet vazhduar me eksplorimin e këtij materiali, mu sikurse kanë bërë edhe disa kombe të tjera që kanë thesar të tyre në këtë Universitet.

    “Universitetit të Harvardit i propozova që në vëllim të veçantë të botohet, shqip dhe anglisht, Koleksioni i Lordit. Po ashtu propozova që në vëllim të veçantë të botohet edhe materiali i Koleksionit të M. Perryt, pjesa dygjuhësore, shqip dhe boshnjakisht, që është me interes të madh edhe për studimet krahasimtare në fushë të epikës si dhe mbajtjen e një tubimi të përbashkët shkencor për Millman Perryn”, thekson Neziri.

    Sipas Nezirit, Alfred Lord mund të radhitet në mesin e mbledhësve më të mëdhenj të eposit tonë heroik deri në Luftën e Dytë Botërore dhe mbledhësi më i madh i huaj i këtij thesari.

    Thesarin e filologut klasik Milman Perry në vitin 1940 e ka studiuar edhe një kompozitor eminent i quajtur Bela Bartok, i cili ka punuar në transkriptimin e incizimeve të Parryt, të cilat i ka quajtur unike dhe ndër më të çmueshme në botë.

    Incizimi i tërësishëm më të cilin është ndeshur ky kompozitor ishte i bërë me 90 këngëtarë të ndryshëm nga trojet e ish- Jugosllavisë dhe Shqipërisë, të përfshirë në më shumë se 2,200 disqe me mundësi incizimi në të dy anët e tyre, rreth 300 incizime të quajtura “këngët e grave” (“women’s songs”) dhe afro 350 disqe (disa prej të cilëve në gjuhën shqipe dhe turke dhe tetë incizime të muzikës instrumentale folklorike nga këto treva.

    Pas kthimit të tij në SHBA më 1935, profesor Parry kishte humbur jetën në një aksident trafiku, ndërkaq Lordi kishte vazhduar punën e tij.

    Biblioteka Widener ku ruhet ky thesar i epikës shqipe ka një fond prej 3 milionë librash dhe bashkë me 89 biblioteka të tjera përbën bibliotekën e tërësishme të Harvardit me fond prej 14 milionë tituj librash, që është edhe biblioteka më e vjetër në SHBA.

    Universiteti i Harvardit i quajtur në atë kohë “Harvard College”, është themeluar me 1636 me pëlqimin e Gjykatës Kryesore të kolonisë së Massachusettsit, Bay Colony dhe është emëruar sipas drejtuesit të parë të tij John Harvard nga Charlestown, një ministër i ri i cili kur vdiq me 1638, e la bibliotekën e tij dhe gjysmën e pasurisë për këtë universitet. Në këtë institucion shkencor më të vjetër në SHBA, që ka një buxhet sa ndonjë shtet i Ballkanit, tashmë punojnë 14,000 njerëz në mbi 2,000 fakultete dhe degë të veçanta. Shtatë presidentë të deritashëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës: John Adams, John Quincy Adams, Theodore and Franklin Delano Roosevelt, Rutherford B. Hayes, John Fitzgerald Kennedy dhe George W. Bush kanë qenë bursistë të Harvardit.

    Ndërkaq fakultetet e këtij Universiteti deri më tash i kanë dhuruar botës një numër të madh shkencëtarësh më të njohur, 40 prej të cilëve janë edhe laureatë të çmimit “Nobel”.

    (c) koha ditore (gazete ditore kosovare)
    no respect whatsoever for authority - Richard Feynman.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-05-2002
    Postime
    184

    rrofsh qe e solle kete lajm ketu

    u gezova pa mase per kete zbulim te ri.a di gje nese keto jane hapura ndaj publikut, ndoshta nmp internetit?
    gjithnje me respekt, buna

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Vendndodhja
    TIRANE
    Postime
    12
    BASHKOHEM ME URIMIN E BUNES. PO QE SE KE DIJENI PER MATERIALE TE TJERA TE KETIJ LLOJI TE LUTEM NA NJOFTO.

  4. #4
    Ta kete marre motivin prej ketyre dyve Kadareja kur shkroi "Dosja H" ?

  5. #5
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Citim Postuar më parë nga Sokoli Lexo Postimin
    Ta kete marre motivin prej ketyre dyve Kadareja kur shkroi "Dosja H" ?
    sigurisht...
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Ky nuk eshte aspak zbulim i ri!!!!!!

    Cfare katastrofe!!!!!
    Sa mungese informacioni qe ka. Ka material ketu qe te hapet nje muze marramendes, per eposin shqiptar, por kush ta hapi?
    Birisha apo Næno?

    Kam pare video te ketyre profesoreve, ne seanca mesimdhenese qe tregoni per studentet se cfare ishte epika, por fatkeqsisht mungon mendimi shqiptar dhe rryma e interprtimit albanolog ne permbledhjet e tyre.
    Pergjigja per dosjen H eshte PO.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,632
    Citim Postuar më parë nga BARAT Lexo Postimin
    Ky nuk eshte aspak zbulim i ri!!!!!!

    Cfare katastrofe!!!!!
    Sa mungese informacioni qe ka. Ka material ketu qe te hapet nje muze marramendes, per eposin shqiptar, por kush ta hapi?
    Birisha apo Næno?

    Kam pare video te ketyre profesoreve, ne seanca mesimdhenese qe tregoni per studentet se cfare ishte epika, por fatkeqsisht mungon mendimi shqiptar dhe rryma e interprtimit albanolog ne permbledhjet e tyre.
    Pergjigja per dosjen H eshte PO.
    Po ka marrur mendimin e ketyre dy studiusve por ai Kadare ua ndrron vendin, ne vende qe te thoshte ishin amerikan(ngaqe ne ate kohe luftohej imperializmi amerikan, kuptohet) por ai cek se ishin irlandez apo islandez, kam harruar...
    Por edhe tek romani "gjenerali i ushtrise se vdekur" Kadare inspirohet tek autori latine Horace i cili pershkruan humbjen e legjioneve romake ne pyjet e dendura te Gjermanisë, dergohet Gjenerali Vespasien qe t'iu kthehen eshtrat e ktyre legjionarve ne Romë (shek. III pas krishti)

Tema të Ngjashme

  1. Sulë Hotla (1875-1947), Një Jetë Për Shqipërinë
    Nga strong_07 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  2. Ortodoksia Shqiptare sot
    Nga Orientalist në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-09-2010, 10:11
  3. Drafti për Unitet
    Nga Modesti në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-08-2010, 16:10
  4. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  5. Brukseli: Zgjedhjet e 2005, shansi juaj i fundit
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 14:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •