Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 92
  1. #1
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anėtarėsuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283

    Sejdiu e Thaēi

    Ēfar janė Sejdiu, Thaēi dhe bashkepunetoret e tyre politike?

    Jeni te ftuar t`i paraqisni mendimet e juaja!...


    A kan kontribuar apo jo , Sejdiu e Thaēi dhe bashkepunetoret e tyre ne:

    -shkombėtarizimin e identitetit tė shqiptarėve tė Kosovės nė kosovar?
    -tkurrjen kombėtare ne Ballkan,
    -krjimin e njė kushtetute antikombėtare dhe antidemokratike,
    -eliminimin e flamurit kombetar shqiptar ne token e Kosoves
    -humbjen e 2500 hektarve te tokes se Kosoves me pranimin e planit te Ahtisarit,
    -kthimin e Serbise ne Kosove permes decentralizimit dhe te drejtave te serbeve,
    -tkurjen teritoriale te Kosoves, permes krijimit te komunave te reja serbe ne token e Kosoves,etj...etj...

    Pra si do t`i paraqes historia e histografia shqiptare kėta lider e keta njerez nė tė ardhmėn kur do ta ket guximin tė shkruaj lirshėm?

    Sabri Selmani
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sabriu : 24-03-2008 mė 10:48

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e gjilan55
    Anėtarėsuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    gjilan
    Postime
    310
    Ende eshte heret te shkuaj historia pet thaqin dhe sejdiun .sa i perket shpalljes se pavarsise ju lumte ,sa per flamur -edhe pse sna pelqen hiq na duhet nje flamur shtetror ai kombtar gjithmon do te mbetet ne zemrat tona,kufiri me maqedonin duhet te jet ai i para luftes askush sguxon te fal toke kosove.sa i perket planit te ahtisarit -moti na ka tregu vetvendosja po ne se kemi perkrah.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nuk i di aq mire punet se cpo ndodh ne kosov e rreth saje..por e pergjithshmja eshte se.. sejdiu dhe thaqi po punojne mire..

    poplli thote..

    ta kem millin e tlynin pa e di un si e baj byrekun ose bakllaven..

    e kjo ne kontekst te temes duhet kuptue..se me aq mundesi sa kane.. sejdiu e thaqi po i bejne detyrat.. para popullit te tyre..

    per me mire.. jepini mendimet tuaja atyre por jo me ba grindje por me gjet mnyra si me i zgidh ma mire punet..

    ka ca gjana qe nuk varen nga ne shqiptaret.. e ne kto gjana ne duhet te punojme me ja kerku maksimumin nderkombetareve..
    ka ca gjana.. sikurse punet e mbrendshme ne kosov..qe jan dhe ne dor te shqiptareve..e ato duhen kry me se miri..

    psh.. ulen tre kater bisnesmena e disktojn bisneset.. ne kafiq..

    le tu shkoj mendja.. se si te hapin pun per djemt e vajzat e familjeve me shum viktima lufte.. qe ato te ndihen te pakten ekonomikisht ma mire e mos me prit sa qeverria tju a ndreqi punet..

    pra sejcili mundet me ba dicka..

    ose psh..

    ca bisnesmena fitojn miljona..ne x bisnese..

    le te mendojne.. po sikur tu japim mesusve te shkolles se katundit a qytetit tone nga nji rrog ekstra shtese.. ose tu blejm material e tu pagujm nji firm ti ndreqi bankat a dritaret e dyshemet a palestren e oborrin e shkolles..

    ose diaspora te organizoje..psh..

    java e ndihmes per nxensit e mesuesit e katundeve te varfra.. x y z o burra me mbledh tesha a pare a paisje shkollore ne gjermani e zvicer e ti cojm ne kosov tek katundet x y z..

    qashtu selman sabria..

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979


    Une mendoi se edhe pse jan qe te dyt ne Institucionet e shtetit te Kosoves me voten e Popullit
    keta dy nuk eshte dasht te krahasohen
    sepse per kah meritat kan dallim si nata me dit
    Mirpo ato qe mundohet hapesi i temes tu mvesh ketyre nuk qendroin asnjera as tjetra
    ketu qendron se keta e shpallen shtetin e Kosoves ku e njoften shtetet me te fuqishme ne bote ne krye me Ameriken
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Llapi : 25-03-2008 mė 09:03
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979


    1. Ne, udhėheqėsit e popullit tonė, tė zgjedhur nė mėnyrė demokratike, nėpėrmjet kėsaj Deklarate shpallim Kosovėn shtet tė pavarur dhe sovran.

    Kryeministri i Kosovės, z. Hashim Thaēi

    Prishtinė 17 shkurt 2008 Parlamenti i Kosovės
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    FJALĖ E PRESIDENTIT FATMIR SEJDIU NĖ DITĖN E SHPALLJES SĖ PAVARĖSISĖ SĖ KOSOVĖS

    Prishtinė, 17 shkurt 2008; Salla 1 Tetori I nderuar kryetar i Kuvendit tė Kosovės, z. Jakup Krasniqi, I nderuar kryeministėr i Kosovės, z. Hashim Thaēi, Tė nderuar deputetė e ministra tė Kuvendit tė Kosovės, E nderuara familje e Presidentit Rugova,

    E nderuara familje Jashari,

    Tė nderuara familje tė dėshmorėve tė Kosovės,

    Tė nderuar pėrfaqėsues tė institucioneve tė vendit,

    Tė nderuar pėrfaqėsues tė misioneve diplomatike nė Kosovė,

    Qytetarė tė dashur tė Republikės sė Kosovės,

    Zonja dhe zotėrinj,

    Po flas para jush si President i Republikės sė Kosovės tė shpallur pasditen e sotme, kėsaj tė diele tė 17 shkurtit tė vitit 2008.

    Siē e thashė sot nė fjalėn time nė Kuvend, dita e sotme e ndan historinė e Kosovės nė dysh; nė epokat para dhe pas pavarėsisė. Pavarėsinė e Kosovės e kanė krijuar breza tė tėrė heronjėsh tė kėnduar e tė pakėnduar me veprėn e tyre jetėsore, me punėn e palodhshme e sakrificat qė kanė bėrė. Pavarėsinė e shpallėm para botės ne, populli i Kosovės, afėr dy milionė e gjysmė njerėz, pėrmes pėrfaqėsuesve tė popullit, tė deputetėve tė kėsaj legjislature, tash tė Republikės sė Kosovės, ngritėn dorėn nė mbėshtetje tė Deklaratės sė Pavarėsisė. Mėvetėsinė tonė e shpallėm para botės dhe me bekimin e saj, nė mes miqėsh tanė, qė u gjetėn pranė nesh para njė dekade, kur e keqja kishte pėrlarė kėtė pjesė tė Ballkanit, por edhe mė vonė, nė kėto vite tė rimėkėmbjes sė jetės shoqėrore, ekonomike e politike tė vendit tonė tė shkatėrruar nga okupimi e lufta. Nė kėtė fillim tė shekullit tė ri, tė mileniumit tė tretė, po hyjmė nė familjen e madhe, nė gjirin e kombeve tė lira tė botės, me pavarėsi – si tė barabartė.

    Pėr t’u bėrė shtet mė vete, komb nė kuptimin politik tė fjalės, Kosova ka kaluar nėpėr histori pėrpjekjesh e vuajtjesh gjatė ekzistencės sė vet, shpeshėherė nė luftė pėr identitet politik, kulturor e historik si entitet mė vete. Perandori tė mėdha e tė vogla prej antike e kėndej janė ngritur, kanė lulėzuar, e kanė rėnė, ndėrsa Kosova – si Dardani antike apo si njėsi me identitet tė veēantė pėrgjatė historisė – ka ruajtur substancėn e vet me bazė shumicėn parashqiptare e shqiptare, dhe me pakicat etnike, qė kanė jetuar kėtu nėpėr shekuj pėrgjatė evolucionit historik tė kėsaj hapėsire gjeografike e politike.

    Pavarėsinė e Kosovės e shpallėm sot, kur sapo janė mbushur dy vjet nga vdekja e Ibrahim Rugovės, burrit mė tė madh tė Kosovės, themeltarit tė shtetit tonė. Rugova, Ati i Kombit tonė, nė kuptimin politik tė fjalės, dhe Adem Jashari, komandanti legjendar i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, qė mbush muajin tjetėr 10 vjet tė jetės nė amshim, pasi ra nė altarin e lirisė nė Prekaz, pėrbėjnė binomin e pandashėm tė pavarėsisė sė Kosovės. Ibrahim Rugova e nxori Kosovėn prej kaosit nė organizim, me rend tė brendshėm demokratik e me struktura elementare shtetėrore, deri edhe me pėrfaqėsim diplomatik nė bėrthamė. Me kėto dhe veprime tė tjera ai ngriti dhe promovoi kulturėn shtetformuese tė Kosovės. Veprimi dhe organizimi kanė qenė palca kurrizore e aksionit politik tė Ibrahim Rugovės, tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės (LDK), tė lėvizjes mė tė organizuar shtetformuese qė kanė pasur shqiptarėt nė historinė e vet moderne, amėn e shtetit tė Kosovės dhe tė pluralizmit politik tė vendit tonė, dhe tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės (UĒK), organizimit mė tė suksesshėm tė vullnetit luftarak tė popullit tonė pėr liri dhe mėvetėsi. Veprimtaria e lėvizjes politike qė drejtoi Rugova ka qenė vetė lufta totale politike me organizim, i cili ka shtruar rrugėn pėr tė mbramen: pėr luftėn me armė pėr liri e pėr ekzistencė njerėzore e nacionale, emblemė e pėrjetshme e sė cilės mbetet komandanti Adem Jashari.

    Ēfarė shteti tė Kosovės po krijojmė? Nėse jo nė versionin idealist tė Rugovės, tė ideologut tė pavarėsisė sė Kosovės, e tė luftėtarėve me armė, shteti mė i ri nė Evropė e nė botė po ndėrtohet mbi themelet qė kishte vėnė Republika e Kosovės, e ngjyer me sakrificėn e brezave e me gjakun e rreth 15.000 kosovarėve qė ranė nė altarin e lirisė nė fund tė shekullit tė kaluar, para mė pak se njė dekade. Kjo Kosovė ėshtė shtėpi e tė gjithėve, e shqiptarėve shumicė dėrmuese dhe e tė gjitha komuniteteve pakicė, duke pėrfshirė edhe serbėt, me paqe tė brendshme e raporte miqėsore me fqinjtė, pjesė e Unionit Evropian dhe NATO-s dhe me marrėdhėnie speciale me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės.

    Tė dashur qytetarė tė Republikės sė Kosovės.

    Zonja dhe zotėrinj,

    Kosova do tė gjendet prej sot nė hartėn politike tė botės. Synimi historik i popullit tė Kosovės u realizua. Ėndrra jonė shekullore u bė realitet. Ne marrim atributet e nderit, por edhe pėrgjegjėsitė qė i takojnė shtetit, pas njė ndėrmarrjeje shtetformuese shumė tė veēantė qė e bėn rastin e Kosovės sui generis. Kėto pėrgjegjėsi i marrim para tė gjithė qytetarėve tanė, por edhe para bashkėsisė ndėrkombėtare. Tash vazhdon jeta me sprovat e ditėve, tė javėve, tė muajve, tė viteve, e tė dekadave qė ka pėrpara ky brez i njerėzve tanė, i shtetasve tė Republikės sė Kosovės, qė kanė fatin tė jenė bashkėkohės tė shpalljes sė Deklaratės sė Pavarėsisė. Ne besojmė se trashėgimtarėt tanė do tė kenė arsye tė ndihen krenarė me paraardhėsit e vet, me vizionin e tyre pėr jetėn e re tė kombit tonė, me shpirtin e tyre fisnik, me frymėn e tyre tė paqes, tė farkuar nė vazhdėn e stuhive barbare, tė mizorive e tė krimeve tė luftės qė prodhoi e keqja e fundshekullit tė XX.

    Kosova shtet po lind sot me ode gėzimi pėr shumicėn dėrrmuese tė popullit tonė. Mirėpo, duhet pranuar se njė pjesė e bashkėqytetarėve tanė, e shtetasve tė Republikės sonė tė re, nuk e kanė pritur lindjen e kėtij shteti me entuziazėm. Disa e kanė pritur edhe me drojė. E bėjmė tė qartė dhe e themi zėshėm dhe solemnisht: Liria jonė do tė jetė e tė gjithėve! Liria jonė s’mund tė jetė kėrcėnim pėr askė, aq mė pak pėr bashkėqytetarėt tanė. Kėsaj lirie tė pėrbashkėt i kėrcėnohet vetėm paragjykimi i atyre qė e kanė parė shoqėrinė tonė nga prizmi i dominimit. Kosova e re ėshtė arenė e barazisė sė tė gjithėve, jo e dominimit tė askujt mbi askė. Kjo ėshtė besa jonė, e njerėzve tė mirė tė Kosovės dhe e institucioneve tė saj, qė do tė shenjtėrohet edhe me Kushtetutėn e Republikės, e cila do tė miratohet nga Kuvendi pas disa javėsh. Bashkė me Kushtetutėn dhe krahas me tė do tė miratohet edhe korpusi i ligjeve qė pėrplotėson kornizėn ligjore tė Republikės sė Kosovės, qė, sipas nenit tė parė tė Kushtetutės sė saj, ėshtė “shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashėm”. Njė pjesė e kėtij korpusi tashmė ėshtė miratuar nga legjislatura e pėrparshme e Kuvendit. Kjo dėshmon se pėrkushtimi i kosovarėve pėr kėtė rend tė ri tė brendshėm tė Kosovės nuk determinohet nga pėrbėrja e njė legjislature, apo e njė Qeverie tė Kosovės. Ky pėrkushtim ėshtė mė i madh se rezultati i stinėve politike, i cikleve demokratike, nėpėr tė cilat do tė kalojė Republika jonė.

    Republika e Kosovės do tė kėrkojė kulm tė ri nė Unionin Evropian dhe nė NATO. Integrimi ynė do tė shkojė natyrshėm sepse me vlera tė veta, Kosova kulturalisht bėn pjesė nė kėtė familje qė moti. Tashti na duhet edhe integrimi politik pėr tė siguruar mundėsi qė potencialet njerėzore e materiale tė vendit tonė tė vihen nė shėrbim tė zhvillimit tė gjithanshėm shoqėror e ekonomik tė vendit tonė.

    Pavarėsia e Kosovės e bėn tė mundshme pjesėmarrjen e vendit tonė nė proceset ekonomike globale, tė cilat shkojnė nėpėr bashkėpunime rajonale dhe multilaterale fillimisht. Vendi ynė do tė krijojė mundėsi pėr jetė mė tė mirė pėr tė gjithė qytetarėt e vendit, sepse shteti ynė do tė jetė partner sovran nė marrėdhėniet me tė tjerėt, nė mbrojtje tė vlerave e tė qytetarėve tė vet, duke respektuar dhe promovuar vlerave universale nė udhėn e progresit pėr tė gjithė.

    Institucionet e pėrkohshme vetėqeverisėse tė Kosovės – IPVQ, siē janė quajtur me njė akronim jo fort kumbues – Republika i shndėrron nė institucione tė pėrkohshme qė s’do tė quhen tė pėrkohshme, por as tė pėrhershme. E pėrhershme ėshtė tani vetėm Republika – ėshtė liria e Kosovės.

    E pėrjetshme qoftė Republika e Kosovės! Sot e pėr mot njė ode gėzimi pėr ne vdektarėt, pėr kalimtarėt e kėsaj bote.

    Republika e Kosovės kėrkon pėrqafimin e botės.

    Ju falemnderit!

    Presidenti i Kosovės

    Dr. Fatmir Sejdiu
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979


    Fjalimi i Kryeministrit Hashim Thaēi nė Ditėn e Pavarėsisė



    Prishtinė, 17 shkurt 2008

    I nderuari Kryetar i Kuvendit,
    Tė nderuar deputetė,
    I nderuari President,
    Tė nderuar mysafirė,
    Bashkėqytetarė tė nderuar;


    Kėtė ditė e kemi pritur gjatė.

    Shumė njerėz kanė dhėnė kaq shumė pėr ta bėrė realitet kėtė ditė tė pavarėsisė.

    Sot, ne nderojmė ata qė na kanė nderuar neve me sakrificėn e tyre.

    Ne i mbajmė mend emrat e tyre ndėrsa kujtimin pėr ta do ta ruajmė pėrgjithmonė nė zemrat tona. Ne jemi mirėnjohės miqve dhe aleatėve tanė nė vend dhe jashtė vendit tė cilėt na kanė ndihmuar tė mbėrrijmė deri kėtu.

    I pėrshėndes tė gjithė ata qė janė sot kėtu me ne ndėrsa atyre qė janė duke na shikuar nė kėto momente, u shpreh mirėnjohjen mė tė thellė nė emėr tė popullit tim.

    Kjo ditė erdhi, e nga sot e tutje Kosova ėshtė krenare, e pavarur, sovrane dhe e lirė.
    I nderuari Kryetar i Kuvendit,
    Tė nderuar deputetė,
    I nderuari President
    Tė nderuar mysafirė,
    Bashkėqytetarė tė nderuar;

    Kosova po e shpall pavarėsinė e saj nė pėrputhje me Propozimin Gjithėpėrfshirės tė Ahtisarit.

    Pavarėsia e Kosovės shėnon fundin e shpėrbėrjes sė ish Jugosllavisė. Zbatimi i dispozitave tė Ahtisarit tė cilat janė inkorporuar nė Kushtetutėn e Kosovės janė prioritet nacional pėr ne.

    Kuvendi i Kosovės do tė miratojė tė gjitha ligjet kryesore qė dalin nga dokumenti i Ahtisarit nė ditėt nė vijim.

    Kosova ēmon rolin tė cilin e ka luajtur OKB-ja nė rindėrtimin e Kosovės dhe tė ndėrtimit tė institucioneve tona.

    Presim tė punojmė me OKB-nė pėr tė avancuar pėrpjekjet tona tė pėrbashkėta pėr paqen, sigurinė dhe zhvillimin demokratik.

    Gjithashtu, ne mirėpresim misionin e ri ndėrkombėtar tė udhėhequr nga Bashkimi Evropian i cili do tė na ndihmojė nė zhvillimin tonė demokratik dhe do ta mbikėqyr zbatimin e planit tė Ahtisarit.

    Me kėtė rast, dua t’i siguroj fqinjėt tanė se Kosova do tė bėjė ēmos qė tė vendos dhe mbajė raporte tė mira me tė gjitha vendet fqinje.

    Ne aspirojmė tė kemi raporte tė mira tė ndėrsjella nė interesin e pėrbashkėt edhe me Beogradin me besimin se kjo ėshtė nė interesin tonė tė pėrbashkėt.

    Qė nga sot, Kosova do tė jetė shtet demokratik dhe shumė-etnik i tė gjithė qytetarėve tė saj, nė rrugėtimin e saj tė shpejtė drejt integrimeve euroatlantike.

    Ju faleminderit.


    Familja ime, sikurse tuajat dhe tė gjitha familjet nė tėrė Kosovėn nuk u luhatėn kurrė dhe nuk e humbėn asnjėherė besimin nė ne.

    Besimin nė zot, drejtėsi dhe fuqi.

    Duke filluar mė vėllanė qė la familjen e tij dhe shkoj pėr tė luftuar, nga bujku qė la tokėn e tij pa mbjellė, nga burrat dhe gratė qė hapėn portat e tyre dhe mėsuan fėmijėt tanė, e deri tek studentėt tė cilėt u ngritėn dhe thanė ”mjaft”.

    Tė gjithė atyre qė janė kthyer pėr tė ndėrtuar njė jetė mė tė mirė pėr fėmijėt e tyre: “ne nuk humbėm kurrė besimin nė ėndrrėn se njė ditė ne do tė qėndrojmė nė mesin e shteteve tė lira tė botės”.

    Tė gjithė ne sė bashku e sollėm Kosovėn nė kėtė moment -dhe tė gjithė duhet te jemi shumė, shumė krenarė.

    Ashtu sikur prindėrit dhe gjyshėrit e mi qė mė mėsuan mua pėr sakrificė, se ēka do tė thotė tė jesh i lirė, nga ju kėrkoj qė tė flisni me fėmijėt, nipat dhe mbesat tuaja qė t’ua shpjegoni domethėnien e ditės sė sotme.

    Barteni kėtė rrėfim tek brezat tjerė pėr gėzimin dhe krenarinė qė ndiejmė ne sot dhe mos harroni asnjėherė t’ua pėrkujtoni atyre qė t’i kujtojnė sakrificat e mėdha tė brezave qė ishin para nesh.

    Kosova, nė vitet e ardhshme, do tė pėrballet me shumė sfida.

    Por, asnjė sfidė nuk do tė na zmbraps nga ecja jonė pėrpara nė njė frymė tė bashkuar tė njė populli tė bashkuar.

    Sfidat tona, qė nga ekonomia, arsimi dhe shėndetėsia, infrastruktura dhe integrimi evropian, janė sfida tė mėdha, por nuk mund t’u bėjnė ballė frymės pozitive tė qytetarėve tanė dhe fatit tonė.

    Kosova, populli dhe territori, janė bashkuar sot nė njė moment historik pėr t’i pėrmirėsuar jetėn e ēdo qytetari brenda kufijve tanė, pa marrė parasysh pėrkatėsinė e tyre etnike.

    Shpresat tona nuk kanė qenė asnjėherė mė tė mėdha.

    Ėndrrat tona janė tė pakufishme.

    Sfidat para nesh janė tė mėdha por asgjė nuk mund tė na ndalė nga ecja jonė pėrpara drejt ēasteve historike tė cilat historia i ka ndarė pėr ne.

    Sot, e gjithė bota ėshtė me ne - ne po bėhemi pjesė e barabartė e botė demokratike.

    Deri tash kemi bėrė shumė pėr tė garantuar zotimin tonė para komuniteteve.

    Nė kėtė ditė historike dėshiroj ta konfirmoj gatishmėrinė tonė politike pėr tė krijuar kushtet e nevojshme pėr respektimin dhe mbrojtjen e komuniteteve dhe pėr tė pėrmirėsuar raportet midis tyre nė Kosovė.

    Kushtetuta dhe ligjet tona do ta pasqyrojnė kėtė sė bashku me njė strategji ndėrinstitucionale nė tė gjitha nivelet e shtetit.

    Kėto zotime tonat do tė mishėrohen nė tri elemente kryesore:

    E para, garantimi i fuqishėm dhe i pakthyeshėm me ligj i tė drejtave tė barabarta tė tė gjithė pjesėtarėve tė komuniteteve nė Kosovė;

    E dyta, krijimi i mekanizmave tė pėrhershėm pėr tė garantuar qė komunitetet tė luajnė njė rol tė plotė dhe aktiv nė zhvillimin e sė ardhmes sė vendit tonė;

    Dhe e treta, ėshtė pėrgjegjėsia jonė pėr tė marrė masa efektive dhe tė menjėhershme pėr tė siguruar qė zotimet tona tė rezultojnė nė ndryshime pozitive pėr tė gjithė ata qė jetojnė nė Kosovė, e nė veēanti pėr pjesėtarėt e komuniteteve.

    Kushtetuta jonė parasheh qė Kosova ėshtė shtet i tė gjithė qytetarėve tė saj.

    Nuk ka hapėsirė pėr frikėsim, diskriminim ose trajtim jo tė barabartė pėr askėnd.

    Ēdo praktikė diskriminuese do tė ērrėnjoset nga institucionet tona shtetėrore.

    Nė vend tė kėsaj, tė gjithė pajtohen se shumėllojshmėria sjell pėrfitime pozitive pėr tė gjithė.

    Dragi sugradjani,

    Danashnji dan označva kraj jednog dugog procesa.

    Ovo je kraj zadnjih pretnji i zabluda da će Kosovom ikada više vladati Beograd.

    Sami Kosovari, svih etničkih, verskih i jezičkih pripadnosti će jedno nositi odgovornosti o svojoj zemlji.

    Mi činimo Kosovo nezavisnim sa ciljem da slobodu i ostale blagodati naše zemlje uzivaju svi gradjani.

    Neka ovo bude dan novog početka.

    Neka ovaj dan označi početak bolje budćnosti za sve naše građane države Kosovo.

    Neka naš Dan Nezavisnosti bude slavljen u narednim godinama i vekovima u potpunom miru, pravdi i blagostanju.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Llapi : 25-03-2008 mė 09:09
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #8
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anėtarėsuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    SEKRETET E MARRISĖ



    Shkruan: Tafil DURAKU

    A ka mė zi sesa kur i marri e pėrshpallė veten gjeni? A ka mė zi sesa kur hajni zyrtar e pėrshpallė veten tė ndershėm? A ka mė zi sesa kur gėnjeshtari, plaēkitėsi e pirati zyrtarė mbulohen me mediat e tyre “shqiptare”, me policinė e tyre, me gjyqėsinė e tyre tė sė shkuarės “shqiptaro”-titiste, duke e pėrshpallur botėrisht punėn e tyre si, kinse, pozitive dhe veten pozitivist? A ka mė zi?... Po, a ka mė zi sesa kur i marri ėshtė gazmor edhe kur ėshtė i mbytur nė marritė e tij? A ka mė zi sesa kur i marri shitet e imponohet nė tregum e diturisė, pa kritere, pėr gazmor, i ditur dhe i pasur, e, tė varfėrin (edhe pse pėr miliona herė mė i memēur se ai) e bėn fajtor e tė mjerė pėr varfėrinė qė pėson vazhdimisht me fajin e dredhive tė tij e tė rrethit tė tij “pozitiv”?...

    Madje, a ka mė marri publike sesa kur i marri bėhet trim e shet trimėri, pėrherė, nėn sqetull tė huaj, si plesht dhe morr i madh e i zi...? A ka mė zi sesa kur i marri ndihet krejt i sigurt nė punėn e keqe qė bėn, dhe, fare pa pėrpjekje minimale pėr t’u pėrmirėsuar njė ditė, vazhdon vetėm me mashtrime e dredhi, dhe, me bindje e besim tė plotė nė sojesorollapin e tij, arrin “rezultate” tė mėdha e krijon pasuri pėrrallore, si dhe kur u predikon tė tjerėve pėr “fisnikėrinė” e “ideve” tė tij “pozitive”?... A ka mė marri sesa kur i marri ėshtė i sėmurė kronik dhe nuk i njeh sėmundjet kronike tė trupit e trurit tė tij? Dhe, vėrtetė, a ka mė marrėzi sesa kur i marri jeton nė kurriz tė punėtorit dhe vazhdon ta mjelė ende punėtorin si nė kohėn e Titos sė dashur tė tij?... A ka mė marri, mė keq e mė zi sesa kur i marri thirret nė dilpomat qė ka blerė dhe ka marrė me njoftėsi (nė emėr tė LKJ-LKK-LDK) dhe nė emėr tė tyre uzurpon vende pune nė shoqėri?... Dhe, njėmend, a ka mė zi e mė marri?...

    Kudo nė botė, jeta ka teposhtėzet dhe pėrpjetat e veta. Por, sikurse qė ndodhė kėtu e me shqiptarėt, nuk ndodhė askund. Pėrpjeta e teposhtėze tė kėtij lloji nuk ka askund nė botė. Dhe, cili ėshtė shkaktari i krejt kėtyre pėrpjetave e teposhėzeve tė jetės njerėzore shqiptare nė to? Kujt i jep krah sot “media e paanshme shqiptare” e “shqiptaro”-titistėve tė papėrmirėsueshėm?... Po, ēfarė dėshirohet tė arrihet me dhėnien krah strukturave mė “atdhetare” tė “shqiptaro”-titistėve tė pėrbetuar, sekreteve tė “lavdisė” sė tyre “shqiptare”?... Nėse duam ta saktėsojmė e ta pėrzbardhim shkaktarin kryesor tė pėrpjetave e teposhtėzeve tė jetės njerėzore, sidomos, tė jetės shqiptare nė trojet e veta tė pushtuara dhe jashtė tyre, nuk kėrkohet shumė punė, pos mendim dhe veprim i drejtė parimor e njerėzor. Bile, nuk duhet as mjeshtri. Por, duhet thjeshtėsi dijeje, realitet, vėrtetėsi dhe guxim mbinjerėzor pėr t’i pėrzbardhur tė gjitha tė “mirat” qė u erdhėn e po u vinė shqiptarėve, prej “shqiptarėve” qė udhėhiqnin e nuk kanė pushuar tė udhėheqin me ta, me tė gjitha nismat “pozitive” tė “shqiptaro”-titistėve... Nė radhė tė parė, duhet njohur e studiuar tėrė jetėn njerėzore, sekretet e marrisė sė saj “njerėzore e shqiptare”...

    Dhe, sot, pėr t’i rehabilituar tė gjitha zezditat e sekreteve tė “lavdisė” sė “shqiptaro”-titistėve, pėrdoret “media e paanshme shqiptare”, e cila, nė kėtė rreth vicioz, gjuan gurin e gjuajtur mė parė, dmth, gurin qė ka gjuajtur gjithmonė, dhe fsheh dorėn e mendjekeqėsinė e qėllimshme dy herė...

    Kur, populli shqiptar ka thėnė:

    Puna e jote tė nderon dhe puna e jote tė shanė,
    Nuk ka mal pa kafshė e pa shpendi,
    Nuk ka shtėpi pa derė,
    Asnjė pleqni nuk ndahet drejt me dredhi,
    Po, ku t’kallxon hajni qė t’ka vjedhė a don me t’vjedhė?!...

    Nė rrafshin e parė hynė tė gjithė ata “shqiptaro”-titistė qė kurrėnjėherė nuk e kanė ditur kuptimin e fjalės punė, prandaj, sot, pėrpiqen t’i ruajnė sekretet e marrisė sė tyre, madje-madje, duke hedhur gurė e dru drejt secilit qė nuk mendon sikurse ata, ose, qė do t’ua qesė nė shesh tė palarat dhe hajnitė e tyre (dje e sot) gupore e kolektive, prandaj, i sheh edhe nė kėtė kohė duke i thurur vetes lavde, sikurse i pat mėsuar Tita i tyre i dashur...

    Nė rrafshin e dytė, hynė tė gjitha kafshėt dhe shpezėt, dėmtore e jodėmtore... Thitė janė mė tė dėmshmit e kulturave njerėzore..., e, ndėr mė tė padėmshmit e mė fisnikėt janė drerėt... Po ashtu, nga shpendėt, laraskat janė mė tė dėmshmet pėr kulturėn njerėzore, por, janė mė tė padėmshme dallėndyshet... E, bleta, nė gjithė kėtė mes, ėshtė mė fisnikja dhe mė punėtorja...

    Nė rrafshin e tretė hynė njerėzit dhe “njerėzit”. Pėr kategorinė e parė dera ėshtė gjithmonė e hapur, ndėrkaq, pėr kategorinė e dytė, nuk ka dyer tė hapura, sepse, kjo ėshtė ajo kategoria “udhėheqėse” e njimėtare, ajo kategoria qė po i kushton mėse shtrėnjti popullit shqiptar...

    Nė rrafshin e katėrt, fatkeqėsisht, qėndrojnė, ende, ata qė “pleqnitė” dhe tė “drejtėn” e ndanė pėrherė me sherr, me dredhi e me hile, dhe, pėr ta nxjerrė nė pah pėrherė “atdhetarinė”, “dashamirėsinė” dhe “dashurinė” e tyre “njerėzore” e “kombėtare”, vazhdimisht i ndihmon “media e paanshme shqiptare e ‘pozitive’” dhe jo vetėm kjo...

    Nė rrafshin e pestė hynė tė gjithė ata “shqiptaro”titistė e paci(t)fistė hermetikė qė ua kanė ditur dhe ua dinė mėse miri kuptimin vetėm fjalėve mashtrim, hajni, plaēkė... dhe kurrė nuk ua kanė ditur ose duan t’ua dinė kuptimin fjalėve punė, nder, njerėzi... Prandaj, ende vazhdojnė tė ēmohen e tė stimulohen njerėzit (shqiptarėt), sipas hileve tė tyre, dhe, jo sipas punės qė bėjnė e meritave qė kanė, duke harruar vazhdimisht se hohorisjet, haharisjet dhe kokorisjet e buzėqeshjet e tyre pispillosėse, vazhdimisht u kanė dalė shqiptarėve krrokama sorash tė larme e tė zeza qė i ka vendosur Tita nė Shpat tė Shkieve... prej nga nuk pushojnė se hedhuri gurė kurėdo qė u vjen ndoresh... Ata e kėta “shqiptaro”-titistė, paci(t)fistė e hermetikė, lisat i bėjnė pisa, e, pisat i bėjnė lisa... Nuk ėshtė ēudi, ēka nuk dėgjon njeriu nė kėtė mesgrumbulli “shqiptarėsh patriotė e pozitivistė”...

    Po, cilėt janė shkaktarėt e kėtyre tė “mirave”, shkaktarėt e kėtyre sekreteve tė “lavdisė” ‘njerėzore’?... Prandaj, sot, “pozitiviteti” i shumė mendimeve “pozitive” ėshtė shkaktari i tė gjitha tė kėqijave njerėzore nė rrethin tonė dhe mė gjerė... Kur e gėnjenin vazhimisht njeriun tonė, ata qė nuk kanė pushuar sė gėnjyeri e sė mashtruari atė edhe sot, populli u thoshte, siē po u them edhe unė sot e kėtu: rrej pėr toke, e, mos rrej pėr q’elle, se, pėr toke t’i m’loj rrentė diqysh, e, pėr q’elle kur t’rrejsh, nuk mund tė t’i mbulojė rrenat kurqysh!...

    Nė kėtė rrafsh urtoro-shkencor pozitiviteti e pozitivizmi duhet kundruar gjėrat dhe ėshtė koha qė tė mos lejohet mė qė ai dhe ky “pozitivitet”, “pozitivizėm” e “patriotizėm” plehėrash tė pėshtyrė “shqiptaro”-titistėsh tė triumfojė e tė pėrhapet kaq paturpėsisht e me amoralitet tė skajshėm “patriotik” dhe tė mos lejohet edhe mė qė tė shndėrrohet nė sėmundje kronike mentale nė tė besuarit primitiv “pozitiv”... Po, ēfarė u arrit deri mė sot me ato mendime “pozitive” tė kastave tė pėrbetuara “shqiptaro”-titiste?... Besimet, thjesht, janė bestytni tė trashėguara “pozitive” tė “pozitivistėve” tė njohur, kur, sot, mė tepėr se kurrė po shihet pėrfushėsia e tyre “pozitive”... Nga kėtu shihet se krejt ēka i ka dhėnė natyra njeriut, keqmenaxhohet, keqdrejtohet e keqpėrdoret nga sekretet e marrisė, tė shtresuara nė kategoritė mė “pozitive” tė “pozitivistėve” demagogė, tė cilėt pa pikė turpi orvaten ta pėrhapin edhe mė farėn e sė keqes egjėrore dhe farėn e sherrit tė tyre “pėrparimtar” e “njerėzor”, gjithnjė, nė emėr tė Titos sė tyre tė dashur, nė emėr tė Zotit, i cili, sipas mendimtarit e filozofit tė madh gjerman, Fojerbahut, nuk ekziston (Zotin e kanė krijuar njerėzit pėr ruajtjen e interesave tė veta), prandaj, del se, interesi, mė shumė ėshtė pjellė e atyre e kėtyre “pozitivistėve”, sesa kategori shkencore e tė menduarit dialektik dhe e tė vepruarit njėsoj pėr tė gjithė nė rrethin natyror-shkencor tė bashkėkohėsisė njerėzore, tė cilėn bashkėkohėsi vazhdojnė ta pushkatojnė e ta vrasin sekretarėt e “lavdisė” ‘pozitive’...

    Ndėr sekretet e marrisė sė “shqiptaro”-titistėve hyn edhe pėrralla e sistemuar bajate e tė menduarit tė tyre “pozitiv” pėr Lopėn e quajtur Jugosllavi, pushtuesen e tokave shqiptare.

    Me apetit tė pashuar “pozitiv” pėrhapet ajo pėrrallė, gjithmonė e plasuar dhe e analizuar pėr sė prapėti dhe si u ka shkuar e u shkon pėr shtati “patriotėve pozitivė” ‘shqiptaro’-titistė, tė cilėt, edhe sot e plasojnė nė tregun shqiptar tė tė menduarit bajat “pozitiv”, pėrrallėn e tyre “pozitive”, duke “harruar” gjithmonė porosinė reale tė saj. Pra, ata tregojnė dhe t’i shurdhojnė veshėt sė treguari pėrralla tė tilla bajate e bajatshėm sesi “shqiptaro”-titistėt kinse kanė ditur ta mjelin Lopėn e quajtur Jugosllavi, tė cilės, kinse (sipas tyre), shqiptarėt i kanė dalė para brirėve dhe se nuk u ka faj, tash, askush atyre shqiptarėve qė i kanė dalė asaj lope para brirėve, dhe, pastaj, ajo i ka marrė pėrpara me brirėt e saj tė mprehtė “shqiptar”, i ka torturuar e burgosur shqiptarėt, siē i torturon e burgosė edhe sot, pa asnjė pėrjashtim...

    Por, sikurse atėherė, edhe sot, “patriotėt” ‘shqiptaro’-titistė “harrojnė” faktin se Lopa, ēfarėdo qoftė ajo lopė, e njeh mirė viēin e saj dhe e lė vetė ta thithė e ta mjelė sa herė tė dojė e t’i teket viēit, ndėrsa, nuk e don dhe nuk e duron kurrė viēin tjetėr, viēin qė nuk ėshtė i saj, qė nuk ėshtė pjellė e saj. Prandaj, pėrherė e mban nė brirė, duke e ndjekur e torturuar, viēin qė nuk ėshtė i saj, pra, qė ėshtė i huaj pėr lopėn, siē ishin shqiptarėt tė huaj pėr Lopėn Jugosllavi dhe loparėt tjerė “shqiptarė”, e, nė kėtė rast, pėr tė nuk ishin tė huaj tė gjithė vjetat qė e thithnin dhe e mjelnin nė emėr tė “patriotizmit” tė tyre “pozitiv” e “shqiptar” ...

    Prandaj, ėshtė ēudi e madhe sesi u besohet edhe sot pėrrallave tė tilla bajate e “pozitive” tė tė menduarit “pozitiv” tė “shqiptaro”-titistėve mė tė mėdhenj “shqiptarė”..., thuase, shqiptarėt nuk kanė ditur nga mjelet lopa, kur ata kanė ditur mėse miri pėr kultivimin jo vetėm tė lopės, dhisė, deles..., por, edhe pėr mėnyrėn e mjeljes dhe kujdesit pėr to... E, nuk ėshtė sot koha qė t’u besohet me pietet dogmave tė sekreteve “pozitive” tė marrisė, pėrrallave bajate e tė sistemuara “bashkėkohore” dhe paramesjetare tė “shqiptaro”-titistėve e demagogėve mė “shqiptarė” nė historinė e stėrhidhėt shqiptare...

    Ndėrsa, kėtu, duhet shtuar se nuk ėshtė aspak sekret pėr tė thėnė se marria pėrherė e mbulon veten, sidomos, ku e gjen vendin e pėrshtatshėm, me sekretet e veta tė tė menduarit “pozitiv”, “njerėzor” dhe “human” (gjithmonė: me “burrni”), dhe, nėse nuk i thuhet stop njėherė e pėrgjithmonė, ajo, do tė vazhdojė me mėnyrėn e saj “pozitive” deri nė pakufi, sesi tė gjitha krijesat e kanė skicėn gjenetike, duke “harruar” dhe duke mos dashur tė thotė (thonė) se edhe tradhtia e ka vijėn e vet gjenetike, bile, qė nga gjeneza e sojit tė tij (tyre) tradhtar... qė janė tė detyruara ta ndjekin vetėm skicėn gjenetike tė tradhtisė, gjeneratė pas gjenerate, sepse, tradhtari pas tė cilit fshihet “pozitiviteti” ėshtė dhe mbetėt vetėm tradhtar dhe asgjė tjetėr.

    Po, kush e shėmtoka lirinė dhe njerėzinė shqiptare kėsisoji? Madje, sot dhe kėtu? Po, kush dashka t’i thyejė NJERĖZIT nė rrugėn e tyre NJERĖZORE , KOMBĖTARE e ATDHETARE SHQIPTARE?... Ata qė bazėn e tė menduarit pozitiv orvaten ta zhvendosin diku tjetėr, kur bazėn e tė menduarit pozitiv e kanė te tė parėt e tyre fisnikė e njerėzorė shqiptar?... Kastravecat e tė mėnduarit “pozitiv” tė Titos?... Dokrraxhinjtė e njėpasnjėshėm “atdhetarė”?... Babė e bir tradhtar... Ata qė gėrvallen e pėllasin me “parimet e tyre pozitive” gazetė mė gazetė e media mė media? Madje, emėrohen edhe nė Kėshillin pėr Media... Ata e kėta qė nuk ua dinė kuptimin e fjalėve: punė, nder dhe njerėzi?!... Ata e kėta, pra, janė ata qė shėmtojnė jetėn e njeriut tė ri nė kėtė fillimshekull tė mendėsisė sė re shqiptare, kudo trojeve shqiptare, ku bukės i thonė bukė dhe ujit ujė...

    Ėshtė e gjatė fletėshėnia me emrat e atyre e kėtyre sekretarėve tė sekreteve tė marrisė dhe, pėr tė mos e stėrlodhur lexuesin me ata e kėta “patriotė” e “pozitivistė” ‘shqiptaro’-titistė, po e pėrmbyllim me thėnien e urtė shqiptare: mos i rafshin kujt ‘hise’ “pozitivistė” si kėta, qė fshehin me fanatizėm tė paparė sekretet e marrisė sė tyre, gjithmonė tė papėrmirėsueshėm dhe nėn vellon e “partriotizmit” tė pėrjetshėm “shqiptaro”-titistė, tė cilėt, gjithė ditėn e kanė gojėn plotė me fjalėn Liri dhe gjithė natėn rrinė, me thika nė duar (qė ua prehin pėrherė tė huajt), duke e prerė nė fyt Lirinė njerėzore e kombėtare tė shqiptarėve, dhe, gjithmonė, nga passhpina. Po, ē‘kuptim ka fjala pozitive, kur veprimi i vepruesit “pozitiv” shkon nė drejtim tė kundėrt tė fjalės qė lėshohet nė qarkullim tė lirė?!...

    Jetėn njerėzore nė rreth vicioz, zakonisht, e pėrbėjnė tri kohė “atdhetare” tė “menēurish”, tė “diturish” dhe tė “lumturish”: e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja “atdhetare” e “patriotėve” mė tė mėdhenj “shqiptaro”-titistė, e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja e tė cilėve mbetėt tmerrėsisht tradhtare e “shqiptare”, sepse, thėnė urtisht, ajo nuk lė qė tė zhvillohet jeta njerėzore e shqiptare, ashtu siē di, do dhe siē mund ta zhvillojė njeriu pėrparimtar shqiptar.

    Thėnė shkurt e shqip, njeriu i djeshėm “pozitiv”, qė ėshtė i pranishėm kėtu e tash me “pozitivitetin” e tij, nuk ėshtė njeri, por, ėshtė dokrraxhi dhe mik i tė gjithė shakaxhinjve tjerė paci(t)fisto-hermetikė tė “Pavarėsisė”, qė ku mundet dhe pas ēdo shpine shanė tre shkronja tė arta tė Lirisė shqiptare. Dhe, jo vetėm ato...

    Prandaj, kujdes! Kujdes, ė!...

    Nuk ėshtė krejt siē duket nga e thėna, nga e shkruara, sidomos nga e shkruara me kahe mashtruese shenjash drejtuese. Edhe urimi qė drejton nganjėherė nėna, ndoshta, fare padashur, del prej shinave tė drejtimit tė tij urimor...

    Populli i ynė ka thėnė:

    T’u kėnaqtė loēka e e shpirtit!
    T’u kėnaqtė loēka e mendjes!
    T’u kėnaqtė loēka e zemrės!
    T’u kėnaqtė syri i dritės!
    T’u kėnaqtė loēka e barkut!...

    Po tė shikohen dhe analizohen kėto thėnie urimi, shtrohet pyetja: Mos ka edhe ndonjė nėmė nė kėtė mes urimesh e dėshirash. Natyrisht, ka. Ka, sepse, ėshtė bėrė ndėrrimi i qėllimshėm i kuptimeve tė tyre reale, si pasojė e tė menduarit “pozitiv”, si pasojė e pangopėsisė sė hienave dhe sekreteve tė tyre tė marrisė kolektive. Gjithmonė, zemra e bardhė dhe zemėrbardhėsia njerėzore janė shumė kulmore, ndėrsa, kėnaqėsia e barkut ėshtė, thjesht, plancore. Pushtetarėt dhe ata e kėta qė e kanė qitur barkun para koke, i takojnė kategorisė sė fundit. Prandaj, tash dhe kėtu, qėllimet e sekreteve tė marrisė po i nxjerr nė shesh barku “pozitiv” qė motikohė ka dalė para koke, i prin kokės, dhe, sot, shtrohet si domosdo e ngutshme ruajtja dhe mbrojtja njerėzore e njerėzve dhe e njerėzores kombėtare e shtetėrore nga ide e qėllime tė tilla tė tė menduarit “pozitiv”, ku, fatkeqėsisht, prin barku qė pėrmes mediash del aq i fryrė dhe “pozitiv” dhe mėton ngulmėrisht tė dalė para mendjes sė ndritur shqiptare e njerėzore, para arsyes njerėzore dhe para kombėtares njerėzore. E, ato e kėto sekrete tė marrisė sė koordinuar nuk i duron mė asnjė kohė qė ėshtė obligim dhe duhet tė jetė pėrjetėsisht e jona, pėrjetėsisht shqiptare, nė njė SHQIPĖRI.

    Prandaj, “pozitivizmi” qė orvatet tė imponohet e pėrhapet kėtu nga “pozitivistė” tė njohur e suhari tė tyre, tė emėruar vazhdimisht dhe tash edhe nė Kėshillin pėr Media e gjetkė, ėshtė shėmtia vetė pėr shoqėrinė e re shqiptare, dhe, nė kėtė vazhdė, ėshtė mėse e nevojshme dhe e domosdoshme qė tė kėputet nė rrėnjėt e tij tė sekreteve tė marrisė “pozitive” – “pozitivizmi” qė shihet sheshit dhe imponohet pambarimisht, pa asnjė vonesė, sot dhe kėtu.

    Poshtė sekretet e marrisė!... Poshtė tradhtarėt e “lavdisė”! Poshtė!...

    Burojė, mars 2008

    (Autori ėshtė poet dhe publicist i pavarur shqiptar)

  9. #9
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anėtarėsuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Citim Postuar mė parė nga Llapi Lexo Postimin


    Une mendoi se edhe pse jan qe te dyt ne Institucionet e shtetit te Kosoves me voten e Popullit
    keta dy nuk eshte dasht te krahasohen
    sepse per kah meritat kan dallim si nata me dit
    Mirpo ato qe mundohet hapesi i temes tu mvesh ketyre nuk qendroin asnjera as tjetra
    ketu qendron se keta e shpallen shtetin e Kosoves ku e njoften shtetet me te fuqishme ne bote ne krye me Ameriken
    Kėtu nuk ka befasi – kravatat e kėtyre politikanėve dhe dhėmbėt e tyre tė zbardhur kozmetikisht (artificialisht) janė simbolet mė tė mira qė i pėrshkruajnė ata. Kėta janė tė lidhur nė fyt pėr tu tėrhequr kah t’ia ka ėndja akėcilit zyrtar nė UNMIK a diplomat tė huaj, pėrderisa nė fytyrė i mbajnė maskat pėr ta mbuluar fytyrėn e vėrtetė – atė tė turpit, tė njeriut tė ulėt e tė qullėt pa asnjė dozė dinjiteti. Pėr secilin krim thonė se e vėshtirė ėshtė hera e parė. Krimet e tjera nė vazhdim janė ēėshtje teknike (pėrqendrimi ėshtė nė atė se si tė realizohet akti e jo nė peshimin moral tė aktit). Pas planit tė Ahtisaarit nė Kosovė ēdo gjė ėshtė e lejueshme edhe e mundshme.

    Sabri Selmani

  10. #10
    Syrigana Maska e Kujtim Demiri
    Anėtarėsuar
    04-12-2007
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    150
    pershendetje sabri gjithnje ke bo tema interesante mirepo kesaj here nuk pajtohem me ju qe i akuzoni Thaqin dhe Sejdiun per:

    -shkombėtarizimin e identitetit tė shqiptarėve tė Kosovės nė kosovar?
    -tkurrjen kombėtare ne Ballkan,
    -krjimin e njė kushtetute antikombėtare dhe antidemokratike,
    -eliminimin e flamurit kombetar shqiptar ne token e Kosoves
    -humbjen e 2500 hektarve te tokes se Kosoves me pranimin e planit te Ahtisarit,
    -kthimin e Serbise ne Kosove permes decentralizimit dhe te drejtave te serbeve,
    -tkurjen teritoriale te Kosoves, permes krijimit te komunave te reja serbe ne token e Kosoves,etj...etj...

    te gjitha keto kane ndodhe si pasoje e gabimeve te tere popullit e jo te dy njerezve, keshtu qe une jo qe do t'i kritikoja keta te dy por do t'i pergezoja per punen qe kane bere sepse keta dy jane ata qe e kane larguar at inatin politik ndermjet shoqersie,
    dhe qellimet e kombit tone i kane bere realitet keta te dy bashke me ne - popullin.

    pershendetje...

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar mė parė nga Sabriu Lexo Postimin
    Kėtu nuk ka befasi – kravatat e kėtyre politikanėve dhe dhėmbėt e tyre tė zbardhur kozmetikisht (artificialisht) janė simbolet mė tė mira qė i pėrshkruajnė ata. Kėta janė tė lidhur nė fyt pėr tu tėrhequr kah t’ia ka ėndja akėcilit zyrtar nė UNMIK a diplomat tė huaj, pėrderisa nė fytyrė i mbajnė maskat pėr ta mbuluar fytyrėn e vėrtetė – atė tė turpit, tė njeriut tė ulėt e tė qullėt pa asnjė dozė dinjiteti. Pėr secilin krim thonė se e vėshtirė ėshtė hera e parė. Krimet e tjera nė vazhdim janė ēėshtje teknike (pėrqendrimi ėshtė nė atė se si tė realizohet akti e jo nė peshimin moral tė aktit). Pas planit tė Ahtisaarit nė Kosovė ēdo gjė ėshtė e lejueshme edhe e mundshme.

    Sabri Selmani
    Po a po ta shohin syt o qorr se qka ke shkrue
    po a shume keq na ka ra qe i kemi ndegjue Amerikanet e miqet tier
    po a ma mier mei ndegjue miqet apo si ju
    VETFUNDOSJA qe i ndegjoni dhe punoni per graqanicen rusin e serrbin o te marruar dhe qofshi te paftyr per mot e jet
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  12. #12
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anėtarėsuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Pavarėsia e Kosovės ėshtė sendėrtuar me luftėn e fundit ēlirimare tė vitit 1999”. THAĒI

    Po ti e hasha pse i fundosni perpjekjet e viteve te kaluara (ēlirimare) te popullit shqiptar?

    A nuk eshte kjo perpjekje per vetefundosje te nacionalizmit shqiptar te shume viteve te meparme?

  13. #13
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anėtarėsuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Citim Postuar mė parė nga _PDK_ Lexo Postimin
    Po a po ta shohin syt o qorr se qka ke shkrue
    po a shume keq na ka ra qe i kemi ndegjue Amerikanet e miqet tier
    po a ma mier mei ndegjue miqet apo si ju
    VETFUNDOSJA qe i ndegjoni dhe punoni per graqanicen rusin e serrbin o te marruar dhe qofshi te paftyr per mot e jet
    Pavarėsia e Kosovės ėshtė sendėrtuar me luftėn e fundit ēlirimare tė vitit 1999”. THAĒI

    Po ti e Hasha pse i fundosni perpjekjet e viteve te kaluara (ēlirimare) te popullit shqiptar?

    A nuk eshte kjo perpjekje per vetefundosje te nacionalizmit shqiptar te shume viteve te meparme?

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    nuk i di aq mire punet se cpo ndodh ne kosov e rreth saje..por e pergjithshmja eshte se.. sejdiu dhe thaqi po punojne mire..


    psh.. ulen tre kater bisnesmena e disktojn bisneset.. ne kafiq..

    le tu shkoj mendja.. se si te hapin pun per djemt e vajzat e familjeve me shum viktima lufte.. qe ato te ndihen te pakten ekonomikisht ma mire e mos me prit sa qeverria tju a ndreqi punet..

    pra sejcili mundet me ba dicka..

    ose psh..

    ca bisnesmena fitojn miljona..ne x bisnese..

    le te mendojne.. po sikur tu japim mesusve te shkolles se katundit a qytetit tone nga nji rrog ekstra shtese.. ose tu blejm material e tu pagujm nji firm ti ndreqi bankat a dritaret e dyshemet a palestren e oborrin e shkolles..

    ose diaspora te organizoje..psh..

    java e ndihmes per nxensit e mesuesit e katundeve te varfra.. x y z o burra me mbledh tesha a pare a paisje shkollore ne gjermani e zvicer e ti cojm ne kosov tek katundet x y z..

    qashtu selman sabria..
    Pajtohem me Ju Brari. Ide e shkėlqyeshme, e dobishme dhe shumė mė e mirė sesa ndėrskamcat qė nuk na ēojnė askund.

  15. #15
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anėtarėsuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    nuk i di aq mire punet se cpo ndodh ne kosov e rreth saje..por e pergjithshmja eshte se.. sejdiu dhe thaqi po punojne mire..

    poplli thote..

    ta kem millin e tlynin pa e di un si e baj byrekun ose bakllaven..

    e kjo ne kontekst te temes duhet kuptue..se me aq mundesi sa kane.. sejdiu e thaqi po i bejne detyrat.. para popullit te tyre..

    per me mire.. jepini mendimet tuaja atyre por jo me ba grindje por me gjet mnyra si me i zgidh ma mire punet..

    ka ca gjana qe nuk varen nga ne shqiptaret.. e ne kto gjana ne duhet te punojme me ja kerku maksimumin nderkombetareve..
    ka ca gjana.. sikurse punet e mbrendshme ne kosov..qe jan dhe ne dor te shqiptareve..e ato duhen kry me se miri..

    psh.. ulen tre kater bisnesmena e disktojn bisneset.. ne kafiq..

    le tu shkoj mendja.. se si te hapin pun per djemt e vajzat e familjeve me shum viktima lufte.. qe ato te ndihen te pakten ekonomikisht ma mire e mos me prit sa qeverria tju a ndreqi punet..

    pra sejcili mundet me ba dicka..

    ose psh..

    ca bisnesmena fitojn miljona..ne x bisnese..

    le te mendojne.. po sikur tu japim mesusve te shkolles se katundit a qytetit tone nga nji rrog ekstra shtese.. ose tu blejm material e tu pagujm nji firm ti ndreqi bankat a dritaret e dyshemet a palestren e oborrin e shkolles..

    ose diaspora te organizoje..psh..

    java e ndihmes per nxensit e mesuesit e katundeve te varfra.. x y z o burra me mbledh tesha a pare a paisje shkollore ne gjermani e zvicer e ti cojm ne kosov tek katundet x y z..

    qashtu selman sabria..
    Populli i ynė ka thėnė:

    T’u kėnaqtė loēka e e shpirtit!
    T’u kėnaqtė loēka e mendjes!
    T’u kėnaqtė loēka e zemrės!
    T’u kėnaqtė syri i dritės!
    T’u kėnaqtė loēka e barkut!...

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e firaku
    Anėtarėsuar
    03-04-2008
    Vendndodhja
    Nen qiell
    Postime
    660
    Qe te dyte kan te mirat dhe te keqijat e tyre si qdo njeri prej nesh qe japim mendimet tona ne kete forum, dikush me shum te mira e dikush me shum te keqija.Ne kete rast nje gje qendron fort se keta te dy kane marre vota te popullit ton gje qe ne te tjeret nuk e kemi provuar qe ta dim se ku qendrojm ne peshoren e popullit ton.Ndoshta shprehjet tona do te ndryshonin.

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar mė parė nga Sabriu Lexo Postimin

    Paraqet,Sabri Selmani
    Kiel
    a je lodh ti zedhensi i shkavellave
    dhe pastruesi i ambasadave te shkieve ne gjermani

    ani puthadori i shkieve edhe brarin e perkrah haaaaaa
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  18. #18
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anėtarėsuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Citim Postuar mė parė nga _PDK_ Lexo Postimin
    a je lodh ti zedhensi i shkavellave
    dhe pastruesi i ambasadave te shkieve ne gjermani

    ani puthadori i shkieve edhe brarin e perkrah haaaaaa
    Me rafte pika mua kur e humbi kohen me injiorant..

    Faik Konica

    Koha eshte me vlere, andaj nuk duhet humbur me analfabetat e rritur.

    Sabriu

  19. #19
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anėtarėsuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    jan si jan dyt te mir apo te keqinj, se paku nuk ofendojn si sala e edi rama e kta te tjeret te shqiperis, qe na morren ftyren gjithe shqiptarve.
    Mėso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  20. #20
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anėtarėsuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Citim Postuar mė parė nga Llapi Lexo Postimin


    Une mendoi se edhe pse jan qe te dyt ne Institucionet e shtetit te Kosoves me voten e Popullit
    keta dy nuk eshte dasht te krahasohen
    sepse per kah meritat kan dallim si nata me dit
    Mirpo ato qe mundohet hapesi i temes tu mvesh ketyre nuk qendroin asnjera as tjetra
    ketu qendron se keta e shpallen shtetin e Kosoves ku e njoften shtetet me te fuqishme ne bote ne krye me Ameriken

    Marnhac: Forca e re e sigurisė, forcė civile

    Komandanti i trupave paqeruajtėse nė Kosovė, gjenerali Xavier Bout de Marnhac, nė njė intervistė pėr BBC ka thėnė se forca e re e sigurisė nė Kosovė, pas transformimit tė TMK-sė, do tė jetė njė njėsi pėr mbrojtje civile.

    Ai tha se kjo forcė do tė ketė pėrgjegjėsi qė tė pėrballet me katastrofat e rėnda, siē janė tėrmetet, vėrshimet ose zjarret qė mund tė kėrcėnojnė Kosovėn.

    Gjenerali de Marnhac tha se forca e re e sigurisė do tė jetė shumėkombėshe, ashtu siē pretendojnė, sipas tij, tė bėhen edhe institucionet kosovare nė tė ardhmen.

    Sipas tij, strukturat paralele nė veri tė Kosovės, janė pjesė e mjedisit politik qė nuk ėshtė stabilizuar ende. Ai tha se kompletimi i mjedisit politik do tė ndihmojė nė konsolidimin e qėndrueshmėrisė dhe tė sigurisė. /bbc/

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Oda ( sofra ) Drenicake
    Nga projekti21_dk nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 1405
    Postimi i Fundit: 09-09-2017, 20:20
  2. Fatmir Sejdiu u zgjodh President i ri i Kosovės
    Nga ideus nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 93
    Postimi i Fundit: 08-11-2010, 13:57
  3. Fatmir Sejdiu
    Nga YlliRiaN nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 18-05-2010, 18:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •