Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-02-2006
    Postime
    102

    Princ Vilhelm Vidi - Sundimtar i Shqiperise, ne vitin 1914

    94 vjet mė parė:

    SUNDIMI I PRINCIT GJERMAN VILHELM VID NĖ SHQIPĖRI

    7 MARS - 3 SHTATOR 1914


    · Foto: Princi Vilhelm Vid

    · Foto: Ardhja e Vidit nė Shqipėri 7.III.1914

    · Foto: Pritja e princ Vidit nė Durrės

    · Foto: Princ Vidi me kabinetin qeveritarė tė Turhan Pashės

    · Foto: Kryeministri i qeverisė sė Durrėsit Turhan Pasha

    · Foto: Oficeri holandez Tomson



    Shkruan: Sheradin BERISHA

    14 Mars 2008

    Hyrje


    Dihet mirėfilli se Lufta e Parė Ballkanike e vitit 1912 solli ndryshime tė mėdha politike e gjeostrategjike nė hapėsirat e Gadishullit Ballkanik. Pėr t“i shqyrtuar ndryshimet e bėra me luftė, e cila ende s“kishte pėrfunduar si dhe pėr tė vendosur njė ”rend tė ri drejtėsie dhe paqeje nė kėtė rajon” mė 17 dhjetor 1912 nė Londėr u organizua njė konferencė nė nivel ambasadorėsh nga gjashtė Fuqitė e Mėdha: Anglia, Franca, Gjermania, Austro-Hungaria, Rusia dhe Italia.

    Lidhur me tė ardhmen e Shqipėrisė, konferenca vendosi qė tė krijohet njė Shqipėri autonome nėn sovranitetin e Turqisė, pa e pėrfillur Pavarėsinė e saj tė shpallur mė 28 Nėntor 1912 nė Vlorė. Pra, konferenca e Londrės nisi shqyrtimin e kufijve tė Shqipėrisė, nga ”fakti” se ajo ishte pjesė e Turqisė sė mundur nė luftė. Konferenca qė nė seancėn e parė nė parim vendosi qė Shqipėria autonome tė kufizohej nė veri me Malin e Zi e nė jug me Greqinė, ndėrsa mė 25 mars 1913 ajo pėrcaktoi kufijtė verilindorė, duke lėnė jashtė Kosovėn dhe viset tjera etnike, tė cilat kaluan nga pushtimi osman, nėn robėrinė serbo-malazeze. Derisa i zhvillonte punimet konferenca, shtetet e “Aleancės Ballkanike” (Serbia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Greqia) kishin pushtuar me forcė pjesėn mė tė madhe tė tokave shqiptare.

    Pas marrjes sė Janinės nga forcat greke dhe tė Shkodrės (22 prill 1913) nga forcat malazeze, Austro-Hungaria dhe Italia duke e parė se sundimi osman nuk mund tė mbahej mė nė Shqipėri, para konferencės paraqitėn njė projekt tė ri pėr pavarėsinė e plotė tė Shqipėrisė. Duke u mbėshtetur nė kėtė projekt, pas njė lufte tė ashpėr diplomatike, konferenca mė 29-31 korrik 1913 pėrfundimisht vendosi, qė Shqipėria tė bėhej shtet i pavarur, asnjanės dhe tė vihet nėn kontrollin e Fuqive tė Mėdha.Tashmė Turqia nuk do tė kishte asnjė lloj suvereniteti mbi Shqipėrinė. Fuqitė e Mėdha pėr tė ndėrtuar njė administratė civile dhe financiare, krijuan njė Komision Ndėrkomėtar tė Kontrollit (KNK) dhe nė tetor 1912 e dėrguan nė Shqipėri. Gjatė kėsaj kohe, pėr tė vėnė rendin dhe sigurinė nė vend nisi krijimi i njė xhandarmėrie tė huaj. Organizimi i xhandarmėrisė fillimisht iu la nė duar Suedisė, por pas refuzimit tė saj, nė Shqipėri u dėrguan xhandarė holandez. Gjithashtu nė mbledhjen e 31 korrikut u vendos qė nė krye tė shtetit shqiptar tė caktohet njė princ i huaj, brenda 6 muajve nga vetė Fuqitė e Mėdha.


    Pretendentėt pėr fronin princėror nė Shqipėri

    Pretendentė pėr fronin princėror nė Shqipėri ishin tė shumtė, nga disa oborre mbretėrore evropiane. Pretendenti i parė pėr kėtė fronė ishte princi francez: Franz Ferdinand Bourbon-Orleans, duka i Montpesier. Duka ishte i afėrm me familjet mė tė rėndėsishme qė qėverisinin Evropėn. Ministria e jashtme franceze e mbėshteti synimin e dukės pėr fronin princėror shqiptar, por kėrkoi qė tė fitonte pėrkrahjen edhe tė fuqive tjera evropiane. Pėr kėtė qėllim ai vizitoi Shėn Petėrburgun ku u prit nga vet car Nikolla II, por nuk mori ndonjė siguri pėr pretendimin e tij. Edhe autoritetet vjeneze nuk e mirėpritėn synimin e tij pėr t“u bėrė princ i Shqipėrisė edhe pse ai kishte pėrkrahjen e njė numri aristokratėsh shqiptar. Nė vitin 1913 duka i Montpesierit nė Londėr vazhdimisht ishte i shoqėruar nga Isa Boletini, nė pėrpjekjet e tij pėr tė siguruar mbėshtetjen e kancelarive evropiane, pėr ēėshtjen shqiptare.

    Pėr kėtė fronė pretendonin edhe dy pasardhės tė heroit kombėtar Gjergj Kastriotit –Skėnderbeut : markezi italian Di Aluetta dhe fisniku spanjoll Don Juan Aladro Castriota y Perez y Velasco. Njė tjetėr pretendent ishte princi Albert Gjika, i cili rridhte nga njė derė bujare rumune me origjinė shqiptare, qė kishte mbėshtetje kryesisht ndėr kolonitė shqiptare nė Rumani dhe Bullgari.1 Nga princi trashėgimtar austriak Franc Ferdinanti dhe nga Vatikani mbėshtetej kandidatura e dukės Wilhelm Herzog von Urach. Por, kjo figurė nuk gjeti pėrkrahjen nga Italia, e cila sė bashku me Rusinė nuk dėshironin si princ njė katolik dhe sigurisht asnjė favorit tė Vjenės,qė do ta kthente Shqipėrinė nė njė protektorat austriak dhe njė bastion kundrejt shteteve sllave nė Ballkan.2

    Poashtu edhe familja Bonaparte pėr fronin shqiptar vuri tre kandidat: princ Viktorin, princ Louisin dhe princ Roland Bonaparten. Princin Louis e mbėshteste Vatikani, ndrėrsa kontestoheshin nga Italia,pasi ishin katolikė. Pretendentė tė tjerė pėr fronin mbretėror nė Shqipėri ishin edhe gjermanėt: Mauricio i Schonbourg-Lipe, duka Karl von Urach, princi Karl Von Hohenzllern dhe princi Wilhelm Friedrich Heinrich Von Wied; anglezi Arthur of Connaught; suedezėt-duka Vilhelm Soedermanland dhe duka Karls Westgothland; princi danez Aksel;...3.

    Njė familje pretenduese pėr fronin princėror kishte edhe ajo e fisit katolik nė Shqipėri: familja e Prenk Bib Dodės. Njė ide e kreut tė Mirditės ishte kthimi i vendit tė tij nė njė ”Piemont” tė Shqipėrisė katolike. Por horizonti i Prenk Bib Dodės nuk shkonte me tej se Shqipėria e veriut...!!!



    Xhonturqit parashikonin nė Shqipėri tė shkaktonin trazira

    Shpresa pėr tė marrė fronin shqiptar kishte edhe Mbreti Nikolla i Malit tė Zi. Madje ai mbajti kontakte me disa banorė tė Shqipėrisė sė Veriut tė cilėt e vizituan nė Cetinje dhe si dhuratė pėr mbėshtetjen e tyre morėn para dhe armė. Mirėpo Fuqitė e Mėdha dėshironin njė Shqipėri tė pavarur e tė kontrolluar nga ata e jo njė Mal tė Zi tė zmadhuar.4

    Pėrveē kėtyre dy kandidatėve me sfond ballkanik dhe kandidaturave tjera nga shtetet evropiane, pėr fronin shqiptar pretenduan edhe kandidatė myslimanė.

    Duke pasur parasysh konfesionin fetar mysliman tė njė pjese tė madhe tė popullsisė sė Shqipėrisė, si dhe lidhjet e vjetra tė feudalėve shqiptarė me elitėn e ish-perandorisė osmane, Porta e Lartė, pėr fronin princėror shqiptar propzoi: Abdyl Mexhidin, Burhan Meddinin dhe ministrin e Luftės gjeneralin Ahmet Izet Pashėn me prejardhje shqiptare nga Manastiri. Xhonturqit parashikonin nė Shqipėri tė shkaktonin trazira, pėr t“i qetėsuar mė pas me thirrjen e vendosjes sė njė princi mysliman nė Shqipėri. Mirėpo Komisioni Ndėrkombėtar i Kontrollit (KNK) i vendosur tashmė prej Fuqive tė Mėdha nė Shqipėri,u informua prej ambasadės gjermane nė Stamboll mbi planin xhonturk dhe mori menjėherė masa kundėr tyre. Njė nga figurat mė tė preferuara pėr princ tė Shqipėrisė ishte edhe ajo e princit egjyptian: Ahmed Fuad Pashės, pasardhės i derės sė familjes sė Mehmet Ali Pashės, i cili ishte themelues i Egjiptit modern. Ahmed Fuadi kishte zhvilluar edukimin e tij ushtarak nė Torino dhe konsiderohej si mik i madh i Iltalisė dhe ky fakt ishte i mjaftueshėm pėr Austrinė tė kundėrshtonte kandidaturėn e tij.5

    Kėto kandidatura u refuzuan edhe nga fuqitė tjera evropiane, pėr faktin se nuk dėshironin qė fronin princėror nė Shqipėri ta merrte njė mysliman.

    Pėrfundimisht nė tetor 1913 me propozimin e Austro-Hungarisė dhe tė Italisė e tė miratuar edhe nga shtetet tjera evropiane, u pranua qė nė fronin shqiptar tė vihej njė gjerman: princi Wilhelm Friedrich Heinrich von Wied, i cili si protestan nuk i pėrkiste asnjė besimi ekzistues fetar nė Shqipėri dhe ky ishte fakti kryesor ndikues nė vendimmarrjen e Fuqive tė Mėdha.

    Princi Wied u lind mė 26 mars 1876 nė Neuwied am Rhein dhe i pėrkiste njė prej familjeve mė tė vjetra tė Evropės qė kishte lidhje me familjet mbretėrore tė kohės. Ai ishte oficer i ushtrisė prusiane dhe deri para kandidimit tė tij nuk kishte njohuri madje as mbi ekzistencėn e popullit shqiptar.6 E ėma e princit ishte me origjinė holandeze, vet princi ishte kusheri i Kaizerit gjerman dhe nip i mbretėreshės rumune Elisabet, e cila e mbrojti dhe mbėshteti kandidaturėn e tij pėr fronin shqiptar. Mbi detajet e propozimit tė tij si princ i Shqipėrisė nuk dihen shumė hollėsi, por ėshtė fakt i njohur se ishte dėshira e shprehur e mbretėreshės rumune, Ministrit tė Jashtėm austriak Kont Berchtoldit qė bėri zgjedhjen e tij nė kėtė fron. Ndrėsa personalisht Kaizeri gjerman Wilhelm II ishte deri nė momentin e fundit kundėr kandidaturės sė tij pėr fronin shqiptar. Meqenėse gjendja nė Shqipėri ishte delikate, nė fund tė tetorit, princ Widi pranon kėtė ofertė dhe mė 1 nėntor bėhet shpallja e kandidtaturės sė tij si princ i Shqipėrisė.7


    Komisioni Ndėrkombėtar i Kontrollit dhe pėrpjekjet pėr minimin e shtetit

    Shqiptarė nga lėvizja ”Vorio-epirote” nė jug tė Shqipėrisė


    Nė fund tė vitit 1913 dhe nė fillim tė vitit 1914, Shqipėria nė pikėpamje politike ishte nė njė pozitė tė mjeruar, sepse nuk kishte njė qeverisje unike nė gjithė vendin. Nė tė vėrtet asokohe nė Shqipėri sundonin shumė qeveri lokale qėllimi i tė cilave ishte se si tė pasuroheshin dhe pėr t“i siguruar vetes pozita nė shtetin e ri. Pėrve Qeverisė legjitime tė Vlorės e kryesuar nga Ismail Qemali, nė Shqipėri vepronin edhe kėto miniqeveri lokale: nė Durrės nga 12 tetori 1913 vepronte ”pleqėsia e Durrėsit” e Esat Pashė Toptanit; nė Orosh tė Mirditės qeveriste Prenk Bib Doda; nė Fier e Myzeqe sundonte qeveria e Aziz Pashė Vrionit; nė Elbasan vepronte Aqif Pasha, nė Lezhė e Shėngjin Dedė Coku e Vat Marashi; nė Shkodėr qeveriste njė detashment i ushtrive ndėrkombėtare nėn kryesinė e kolonelit anglez Filips; nė Himarė qeveriste agjenti grek Spiro Milo; nė Gjirokastėr qeveria e Jorgji Zografos; nė Mat Ahmet Zogu dhe shumė grupe mercenarėsh qė vepronin pėrgjatė kufijve verilindorė si: Arif Hiqmeti, Jusuf Beu etj.8

    Meqenėse Fuqitė e Mėdha caktuan princ Vidin pėr tė qeverisur nė Shqipėri, Qeveria e Vlorės me Ismail Qemailin nė krye, dha pėlqimin pėr ardhjen e tij nė vend. Pėr t“i hapur rrugė njė zhvillimi tė ri politik tė Shqipėrisė si dhe sigurisė sė saj nė tė ardhmen, mė 22 janar 1914, Ismail Qemali dha dorėheqjen dhe pushtetin ia dorėzoi Komisionit Ndėrkombėtar tė Kontrollit /KNK/. Pas dorėheqjes ai u largua nga shqipėria pėr nė Zvicėr, por nuk hoqi dorė kurrė nga pėrpjekjet nė interes tė vendit. Ato ditė KNK-ja administratėn qendrore tė Vlorės e shndėrroi nė njė administratė lokale tė varur prej tij dhe nė vend tė 8 ministrive u krijua njė drejtori e pėrgjithshme dhe pesė degė me kompetenca tė kufizuara.

    Komisioni Ndėrkombėtar i Kontrollit (KNK) i kėrkoi edhe Esat Pashė Toptanit, qė ta shpėrndante "Pleqėsinė e Durrėsit”, dhe ai kėtė e bėri mė 12 shkurt 1914, pasi mori premtimin nga KNK-ja se mė 21 shkurt do ta kryesonte delegacionin shqiptar nė Gjermani, pėr t'i dhėnė kurorėn Princ Vidit nė Kėshtjellėn Neiwied nė emėr tė shqiptarėve. Po kėshtu edhe qeveritė tjera lokale nė shqipėri(pėrveē nė jug tė Shqipėrisė),u shpėrbėnė njėra pas tjetrės dhe u detyruan ta njohin princ Vidin si tė vetmin sundimtar tė Shqipėrisė.

    Me pėrqėndrimin e administratės shtetėrore shqiptare nė duart e KNK-sė, gjendja e brendshme e Shqipėrisė nuk u pėrmirėsua dot, pėrkundrazi ajo u keqėsua edhe mė tepėr nga lėvizjet qė po pėrgatiteshin brenda e jashtė vendit, kundėr sovranitetit dhe tėrėsisė tokėsore tė saj, tė cilat po minonin nga themelet ekzistencėn e shtetit shqiptar. Ajo qė kėrcėnonte shtetin shqiptar nė fund tė vitit 1913 dhe nė fillim tė vitit 1914, ishte lėvizja pėr autonominė e ”Vorio-Epirit” nė Jug tė Shqipėrisė. Pas caktimit tė kufirit shqiptaro-grek, me protokollin e Firencės mė 17 dhjetor 1913, fuqitė e mėdha i kėrkuan Greqisė t“i tėrhiqte trupat e saj nga jugu i Shqipėrisė. Kryeministri grek Elefter Venizellos nė fund tė dhjetorit, e kushtėzoi tėrheqjen e ushtrisė me zgjidhjen e ishujve tė Egjeut nė favor tė Greqisė. Pėr t“i kėnaqur kėrkesat e palės greke, mė 13 shkurt 1914, Fuqitė e Mėdha i deklaruan Qeverisė greke me njė notė kolektive se ēėshtja e ishujve tė Egjeut do tė zgjidhet pozitivisht pasi tė jenė larguar trupat e saj nga tokat shqiptare qė pėrfshiheshin brenda kufijve tė caktuar me protokollin e Firencės. Qeveria greke formalisht i pranoi kėto kėrkesa dhe nuk pushoi sė bėri deklarata mashtruese se po merrte masa pėr tė qetėsuar ”Vorio-Epirin”.

    Mė 1 mars 1914 pasi u largua ushtria greke nga Korēa aty u futėn repartet e xhandarmėrisė shqiptare dhe menjėherė u ngritė njė administratė shqiptarė nėn varėsinė e KNK-sė. Ndėrsa Korēa u bashkua me atėdheun, nė krahinat tjera tė jugut (Gjirokastėr, Sarandė, Delvinė dhe nė Pėrmetė) autoritetet greke, duke e shfrytėzuar mungesėn e njė qeverie tė plotfuqishme shqiptare me qėllim qė t“i jepnin njė bazė ”tė ligjshme” lėvizjes ”vorio-epirote”, mė 2 mars nė Gjirokastėr organizuan njė ”kongres epirot”, ku u shpall ”autonomia e Vorio-Epirit” me njė ”qeveri tė pėrkohshme” tė kryesuar nga Jorgji Zografos, ndėrkohė majori i ushtrisė greke himarioti Spiro Milo shpalli gjithashtu ”autonominė e Himarės” nė njė zonė qė pėrfshinte 7 fshatra tė bregdetit tė banuar me shqiptarė.9 Nė kėto rrethana qeveria greke mendonte t“i pėrdorte kėto krahina si njė bazė pėr pushtimin, nė kushte mė tė favorshme, tė pjesės tjetėr tė Shqipėrisė sė Jugut.



    Ardhja e Princit Vilhelm Vid nė Shqipėri

    Pas njė udhėtimi nėpėr kryeqytetet evropiane pėr t“u njohur dhe promovuar si princ i Shqipėrisė, Vidi niset pėr nė Shqipėri dhe mė 7 mars 1914 me anijen austriake ”Taurus” tė shoqėruar edhe nga tri anije luftarake italiane, angleze dhe franceze, zbarkon nė portin e Durrėsit. Me kėtė rast ēifti princėror(Princ Vidi dhe princesha Sofia) u pritėn “me brohoritje entuziaste nga popullsia, ndėrsa tė shtėnat e mirseardhjes zbrazeshin nga porti” 10 . Nė portin e Durrėsit kishin ardhur edhe shumė pėrfaqėsues shqiptarė nga tė gjitha krahinat e Shqipėrisė me bindjen se ai do t“i realizonte aspiratat e shqiptarėve.

    Pėr kryeqytet tė Shqipėrisė Princ Vidi zgjodhi pikėrisht Durrėsin, ku edhe kishte ndikim tė fortė Esat Pashė Toptani. Akti i parė i Princ Vidit ishte emėrimi i Esad Pashės Ministėr lufte dhe si Kryegjeneral i Shqipėrisė, gjė qė sigurisht ishte njė gabim fatal pėr te, pėr faktin se Toptani ishte i padėshirueshėm pėr bashkatdhetarėt, gjė qė emri i tij ngjalli pakėnaqėsi dhe pėrēmim nė popull. Esat Pasha zyrtarisht deklaroi se e mirėpret caktimin e Vidit pėr princ tė Shqipėrisė, por fshehurazi vazhdoi tėrė kohėn, tė nxiste lėvizjen pėr njė princ mysliman nė vend. Luftėrat e brendshme dhe trysnitė e jashtme, mungesa e strategjive politike dhe e projekteve me frymėmarrje tė gjerė diktojnė zgjedhje fatale pėr Princ Vidin. Pėr rrjedhim, mė 17 mars Vidi, duke u mbėshtetur kryesisht te feudalėt, formoi qeverinė e re shqiptare, nė krye me Turhan Pashė Pėrmetin, njė diplomat i vjetėr qė kishte qenė ambasador i perandorisė Osmane pėr 25 vjet rresht nė Shėn Pietėrburg tė Rusisė.

    Kabinetin e tij qeveritarė e pėrbėnin:

    1. Esat Pashė Totani - Ministėr i Luftės dhe i Punėve tė Brendshme;

    2. Aziz Pashė Vrioni - Ministėr i Bujqėsisė dhe i Tregtisė;

    3. Myfit bej Libohova - Ministėr i Drejtėsisė dhe i Kultit;

    4. Dr.Mehdi bej Frashėri - Ministėr i Financave;

    5. Hasan Bej Pristina - Ministėr i Postė - Telegrafikeve;

    6. Dr.Mihal Turtulli - Ministėr i Arsimit;

    7. Prenk Bib Doda - Ministėr pėr Punėt Botore.11

    Regjimi i Vidit u sanksionua nga Statuti Organik i Shqipėrisė, (ligji i parė themelor i shtetit shqiptar), i cili u pėrgatit nga KNK dhe bazohej kryesisht nė vendimet themelore tė marra nga Konferenca e Ambasadorėve nė Londėr mė 29 korrik 1913.

    Sipas nenit 1 tė kėtij Statuti shqipėria shpallej: ”Principatė kushtetuese e pavarur dhe e trashėgueshme”, nėn garancinė e Fuqive tė Mėdha. Me nenin 2, Fuqitė e Mėdha garantonin gjithashtu tėrėsinė dhe paprekshmėrinė e tokave tė Shqipėrisė nė kufijtė qė kishin caktuar ato. Me nenin 3 shteti shqiptar do tė ishte asnjanės dhe kjo asnjanėsi garantohej po nga Fuqitė e Mėdha. Sipas nenit 7 nė fronin e Shqipėrisė njihej me tė drejta sovrane princi Vilhelm Vid, i cili ishte kryetar i administratės civile e ushtarake dhe kishte tė drejtė tė emronte Kėshillin e Ministrave. Organi legjislativ i Shqipėrisė ishte Asambleja kombėtare. Gjuhė zyrtare dhe e detyruar nė shkolla ishte shqipja. Nga ana administrative, Shqipėria ndahej nė 7 sanxhaqe (prefektura) tė cilat ndaheshin nė kaza (nėnprefektura) dhe kazatė nė nahije (komuna). Statuti Organik i Shqipėrisė caktoi institucionet e larta tė shtetit, pėrbėrjen e forcave tė armatosura, tė administratės, tė financave, tė drejtėsisė,tė arsimit dhe garantonte ushtrimin e lirė tė veprimtarisė ekonomike, shoqėrore e politike.12


    Bisedimet me qeverinė “vorio-epirote”

    Me tu vendosur nė fronin e Shqipėrisė, princ Vidi u pėrpoq tė zgjidhte problemin mė urgjent dhe mė tė ndėrlikuar tė vendit, atė tė largimit tė trupave greke nga Shqipėria e jugut dhe tė vendosjes sė administratės shqiptare nė kėto vise. Por qysh nė fillim ai tregoi se nuk ishte i vendosur tė mbronte deri nė fund, pa kompromis interesat e shtetit shqiptar. Pėr tė zgjidhur kėtė ēėshtje ai hyri nė bisedime me qeverinė ”vorio-epirote” tė shpallur nė Gjirokastėr. Pėr kėtė qėllim Vidi caktoi si komisar tė jashtėzakonshėm pėr shqipėrinė e Jugut oficerin holandez Tomson, i cili kishte ardhur nė Shqipėri pėr tė ristrukturuar xhandarmėrinė shqiptare. Ky shkoi nė Korfuz dhe mė 10 mars zhvilloi bisedime me pėrfaqėsuesin e ”vorio-epirotėve” Karapanon. Tomsoni, duke ditur se Fuqitė e Mėdha, KNK dhe vet princ Vidi nuk donin tė kishin shumė kokėēarje, u premtoi grekėve disa tė ”drejta tė veēanta”pėr popullsinė e ”Epirit tė Veriut”.

    Kompromisi i Tomsonit ngjalli protesta tė ashpra nė rrethet patriotike shqiptare. Edhe qeveria e Durrėsit e Turhan Pashės poashtu nuk e pranoi kėtė kompromis, prandaj e shkarkoi Tomsonin nga detyra e komisarit dhe u shpreh kundėr ēdo lloj autonomie pėr krahinat e jugut. Nė kėto rrethana trupat greke pėr t“i realizuar planet e veta (pasi ishin tėrhequr nga Korēa mė 1 mars) natėn duke gdhirė 2 prilli 1914 bėnė njė komplot tė armatosur mė qėllim tė pushtimit tė Korēės.13 Mirėpo xhandarmėria shqiptare nėn komandėn e majorit holandez G.Sneller dhe korpusi i vullnetarėve me qindra fshatarė nėn udhėheqjen e Themistokli Gėrmenjit, ndėrhynė shpejt dhe brenda njė kohe tė shkurtėr e shtypėn puēin e komplotistėve grek.

    Repartet e xhandarmėrisė shqiptare mė pas vazhduan marshimin e tyre pėr tė marrė nė dorėzim Kolonjėn, Leskovikun, Ersekun etj. Dėshtimi i puēit tė Korēės, vendosmėria e forcave shqiptare pėr tė kundėrshtuar ēdo veprim shovinist e antishqiptar si dhe qėndrimi i ftohtė i Fuqive tė Mėdha ndaj planeve aneksioniste greke qė shkelnin edhe vendimet e Londrės, e bindėn mė nė fund qeverinė greke dhe Jorgji Zografin, se nuk ishte e lehtė tė sigurohej ”autonomia” e plotė e krahinave jugore. Prandaj ata fuqive tė mėdha u paraqitėn kėrkesa mė tė zbutura, duke pranuar tani autonominė e Korēės dhe tė Gjirokastrės pa i shkėputur ato nga Shqipėria, por me kusht qė tė administrohen nga njė governator me origjinė tė huaj, xhandarmėria tė formohej nga popullsia vendase nėn komandėn e oficerėve grekė me origjinė ”epirote” etj. Nė tė vėrtet qeveria greke e bėri kėtė pėr tė fituar kohė nė pėrpjekjet e saj pėr pushtimin e Shqipėrisė jugore.

    Qeveria shqiptare e Durrėsit i hodhi poshtė kėto kėrkesa dhe pėr mė tepėr ajo mori vendim qė tė organizoheshin sa mė parė reparte tė reja tė armatosura pėr tė dėbuar nga krahinat e jugut pushtuesit grekė dhe pėr tė vendosur atje administratėn shqiptare. Ndonėse pėrballė aleancave politike ushtarake evropiane (Antantės dhe Bllokut Qėndror) Greqia mbante ende njė qėndrim tė papėrcaktuar, ajo pėrkdhelej nga tė dy palėt sepse ato lakmonin pozitėn e saj strategjike.


    Marrėveshja e Korfuzit dhe interesat italiane pėr Vlorėn

    Mė 24 prill 1914 fuqitė e mėdha njoftuan Venizellosin se ishin tė gatshme t“u bėnin lėshime ”vorio-epirotėve” dhe se mund tė pranonin rishikimin e kufirit greko-shqiptar nė favor tė Greqisė. E ndodhur nėn njė presion tė gjithanshėm, qeveria shqiptare u detyrua mė nė fund, mė 5 maj, t“ia besonte KNK-sė zgjidhjen e konfliktit shqiptaro-grek. Siē duket KNK-ja asokohe luante rolin e njė qeverie paralele me atė tė qeverisė sė Turhan Pashės. Bisedimet ndėrmjet KNK-sė dhe pėrfaqėsuesve ”vorio-epirot” u mbajtėn nė Korfuz. Ato filluan mė 10 maj dhe pėrfunduan mė 17 maj me nėnshkrimin e njė protokolli qė u quajt ”Protokolli i Korfuzit”

    Nga pala shqiptare si delegat i KNK-sė nė kėto bisedime ishte caktuar Mehdi Frashėri. z.Frashėri lidhur me zanafillėn dhe negociatat pėr kėtė ēėshtje problemore shkruan nė njė letėr tė datės 31 janar 1960 dėrguar mbretit Ahmet Zogu.Ai ndėr tė tjera thotė:

    “Nė Konferencėn e Londrės mė 1913, me qenė se ishte vendosur qė Korēa e Gjirokastra t'i mbeteshin Shqipėrisė, Greqia nuk mund t'i sulmonte hapur kėto dy prefektura, tė cilat i quante Epiri i Veriut. Prandaj ajo kėrkonte qė indirekt tė gjente njė shkak qė kėto vende fillimisht t'i bėnte autonome, dhe mė vonė, nė njė fazė tė dytė, t'i aneksonte. Pėr kėtė qėllim, guvernatori grek i Janinės mendonte qė derisa ishin trupat greke atje, tė shtynte tė krishterėt ortodoksė tė asaj krahine nė formėn e njė xhandarmėrie kryengritėse, qė kur tė tėrhiqeshin trupat greke, vendin e tyre ta zinte xhandarmėria, e cila do tė luftonte me xhandarmėrinė shqiptare po tė shkonte ajo atje. Kjo fuqi kryengritėse me shpirt grek kishte nevojė pėr njė qeveri qė ta quante veten epiriote. Kėshtu, njė person i quajtur Gjergj Zografi, i biri i Kristaq efendiut, nga Lunxhėria e Gjirokastrės, me tė kunatin e tij, Karapanon, dhe njė oficer grek me origjinė shqiptare i quajtur Dhulis, formoi njė qeveri autonome tė Epirit tė Veriut (Shqipėrisė sė Jugut).

    Nė kėtė kohė popullsia myslimane e kėtyre dy prefekturave shqiptare i hapi luftė xhandarmėrisė epiriote. Nisur nga fakti se fuqia e xhandarmėrisė shqiptare ishte e pamjaftueshme dhe popullsia myslimane nuk ishte e organizuar, xhandarmėria epiriote filloj tė digjte katundet myslimane, pėr tė detyruar atė popullsi qė tė linte vendin dhe aty tė mbeteshin vetėm ortodoksėt. Pėr kėtė ngjarje, qeveria e Princ Vidit me kryetar Turhan Pashėn u detyrua t'i drejtohej Komisionit Ndėrkombėtar qė pėrbėhej prej delegatėve tė gjashtė fuqive tė mėdha, ku bėnin pjesė: Britania e Madhe, Franca, Italia, Gjermania, Austria dhe Rusia. Pėr tė bashkėpunuar me kėtė komision, nga ana e Shqipėrisė ishte caktuar si delegat Mehdi Frashėri. Nė kėtė kohė, nė Shqipėrinė e Mesme pjesa fanatike myslimane filloi njė lėvizje nė favor tė Turqisė, me parullėn: "Duam Baba Dovletin". Nisur nga kjo gjė, Qeveria e Princ Vidit mbeti nė njė pozitė shumė tė vėshtirė, pasi fanatikėt myslimanė kėrkonin nė vendin e Princ Vidit njė princ nga Turqia. Pas kėsaj Komisioni i Kontrollit Ndėrkombėtar lajmėroi Zografon se do tė vinte nė Korfuz dhe do tė bisedonte me qeverinė epiriote.

    Nė mbledhjen e Korfuzit delegatin shqiptar nuk e mbėshteti asnjė nga fuqitė e mėdha, nė mėnyrė qė ai ta detyronte Komisionin e Kontrollit pėr tė marrė vendime nė interes tė Shqipėrisė. Si rezultat i kėsaj, Komisioni Ndėrkombėtar vendosi qė prefekturat e Korēės e Gjirokastrės tė formonin njė qeveri autonome nėn juridiksionin e qeverisė shqiptare, ku oficerėt e xhandarmėrisė sė Epirit Autonom do tė pėrbėheshin prej oficerėsh grekė, me qenė se ortodoksėt shqiptarė tė vendit nė kohėn e Turqisė nuk kishin pasur oficerė. Kisha ortodokse e vendit do tė drejtohej prej klerit grek tė emėruar prej Patriarkanės sė Stambollit. Gjuha e mėsimit nėpėr shkolla tė veēanta tė ortodoksėve do tė ishte greqishtja. Siē shihet, tė gjitha kėto masa parashikonin greqizimin e njė pjese tė madhe tė Shqipėrisė sė Jugut. Pas kėsaj, vendimet e Konferencės sė Korfuzit iu paraqitėn Konferencės sė Ambasadorėve nė Paris pėr t'u miratuar. Nė kėtė kohė qeveria epiriote e Zografos kishte bėrė njė pakt me myslimanėt fanatikė tė Shqipėrisė sė Mesme, gjė e cila e detyroi Princ Vidin tė largohej nga Shqipėria. Nė kėtė kohė epiriotėt e thyen armėpushimin qė ishte lidhur midis fuqisė shqiptare dhe tyre, dhe vendin e qeverisė epiriote tė Zografos, siē edhe parashikohej, e zuri Greqia. Kėto ngjarje pėrkuan me fillimin Luftės sė Parė Botėrore.“14

    Siē vihet nė dukje, nė kėtė protokoll parashikohej qė dy prefekturat nė jug tė Shqipėrisė, ajo e Korēės dhe e Gjirokastrės, ndonėse formalisht do tė bėnin pjesė nė shtetin shqiptar, do tė kishin njė administratė mė vete pothuajse autonome, organizimi i sė cilės i lihej nė dorė Kėshillit Ndėrkombėtar tė Kontrollit. Protokolli i Korfuzit sanksiononte nė fakt ndarjen e Shqipėrisė Veriore dhe tė Mesme nga ajo e Jugut. KNK-ja pranoi gjithashtu edhe kėrkesėn e Spiro Milos pėr t“i njohur krahinės sė Himarės, nė njė zonė qė shtrihej tani nė 14 fshatra tė bregdetit tė Jonit.

    Meqenėse Italia luftoi energjikisht pėr arritjen e marrėveshjes sė Korfuzit, pėr shkak tė interesave tė veta nė Vlorė, Venizellua e kėnaqi kėrkesėn e saj duke i paraqitur parlamentit grek mė 18 maj, projektligjin mbi lėshimin e Sazanit shtetit shqiptar dhe ky projektligj u miratua mė 27 maj. Protokolli i Korfuzit do tė fuqizohej pasi tė ratifikohej nga qeveria shqiptare (mė 23 qershor 1914) dhe nga qeveria ”vorio-epirote” si dhe pasi tė miratohej formalisht nga gjashtė fuqitė e Mėdha. Njoftimi mbi nėnshkrimin e marrėveshjes sė Korfuzit e cila ishte plotėsisht nė kundėrshtim me Statutin Organik tė Shqipėrisė dhe shkelte hapur sovranitetin e shtetit shqiptar, shkaktoi njė indinjatė tė thellė nė tėrė Shqipėrinė.15


    Shpėrthimi i kryengritjes nė Shqipėrinė e Mesme

    Nė kėto rrethana gjendja e brendshme e Shqipėrisė u ndėrlikua shumė edhe nga shpėrthimi i kryengritjes sė armatosur nė Shqipėrinė e Mesme, kundėr regjimit tė Vidit. Nė tė vėrtet kreu i kryengritėsve ishte i larmishėm. Nė tė u rreshtuan ithtarė tė ndryshėm si: partizanėt e njė princi mysliman, antividistėt, xhonturqit, panturkistėt apo panislamistėt siē u quajtėn ndryshe antifeudalėt. Pas kėtij koalicioni laraman qėndronin qarqe tė huaja serbe, franceze, ruse, greke, turke, italiane, tė cilat ishin tė interesuar pėr njė gjendje sa mė kaotike nė Shqipėri. Pra bartėsit kryesor tė sė keqes nė Shqipėri nė atėkohė qenė reaksioni feudal proserb, progrek, proitalian i udhėhequr nga Esat Pashė Toptani, reaksioni grekoman i udhėhequr nga peshkopėt grekė (Jakovi e Germanos) J.Zografos, Spiro Milo etj, reaksioni turkoman i kryesuar nga myftiu i Tiranės Musa Qazimi etj.

    Kryengritja e Shqipėrisė sė Mesme ose e rebelėve, siē u quajt ndryshe, filloi nė rrethin e Tiranės. Mė 17 maj 1914 u sulmua te ura e Limuthit afėr Tiranės batalioni i vullnetarėve tiranas qė ishte nisur nė drejtim tė Durrėsit pėr tė shkuar nė jug, nė frontin kundėr shovinistėve grek. Pasi shpartalluan batalionin e vullnetarėve kryengritėsit hynė nė Tiranė. Tė nesėrmen grumbuj fshatarėsh tė armatosur zunė Shijakun dhe iu drejtuan Durrėsit, mirėpo nė hyrje tė qytetit hasėn nė rezistencė tė forcave qeveritare tė Vidit. Drejtuesit e kryengritjes me kėtė rast dolėn hapur kundėr princ Vidit dhe kėrkuan njė princ turk.16

    Pėr vendosjen e njė princi mysliman prej kohėsh angazhohej edhe Esat Pashė Toptani. Ai edhe pse kishte dy ministri mė tė rėndėsishme nė qeverinė e Durrėsit, me kohė u shpėrndau armė mercenarėve tė vet kinse pėr t“iu bėrė ballė fqinjėve, ndėrsa fshehtas propagandonte nėpėrmjet njerėzve tė vet kundėr V.Vidit, duke i kėshilluar ”me kėrkue njė mbret prej Stambollit, me qėllim qė kėto pėshtjellime e trazime t“i sillnin fitim pėr ta shtėnė nė dorė pushtetin” .17

    Qeveritarėt nė oborrin e princit nė kohėn kur po pėrballeshin me sulmet e kryengritėsve, duke menduar se prapa kėrkesave tė kryengritėsve qėndronte Esat Pasha, mė 19 maj 1914 organizuan xhandarmėrinė e Durrėsit dhe e arrestuan atė nė shtėpinė e tij. Goditja kundėr Esat Toptanit u konsiderua nga Italia si njė grusht qė i jepej ndikimit tė Romės nė Shqipėri. Brenda qeverisė dominonte mendimi qė E.Toptani duhej tė gjykohej, mirėpo princi atė as nuk e denoi as nuk e nxori tė pafajshėm, gjė qė u indinjoi shumė besnikėt e tij. Pas ndėrhyrjes energjike tė ministrit italian nė Durrės, baronit Alioti, Vidi ia dorėzoi E.Toptanin legatės italiane e cila e mori me njė luftanije dhe e dėrgoi nė Itali. Para se tė largohej nga Shqipėria, Esati firmosi njė premtim se ai nuk do tė kthehej mė nė shqipėri dhe se nuk do tė pėrzihej mė nė politikėn shqiptare ose nė intrigat kundėr fronit, mirėpo ai nuk do ta mbajė premtimin e dhėnė.18

    Pas largimit tė Esatit pasuan ndryshime nė qeverin e Vidit. Disa ministra mė 22 maj dhanė dorėheqje nga postet e tyre ministrore me arsyetimin se”nuk durojnė tė pėrdoren mė si kukulla nė duar tė oficerėve holandezė dhe tė marrin pėrsipėr gabimet trashanike dhe keqbėrjet e tyre”.19

    1. Turhan Pasha sėrish mbeti kryeministėr;

    2. Preng Bib Doda-ministėr i punėve tė Jashtme;

    3. Aqif Pashė Elbasani-Ministėr i Brendshėm dhe i Luftės;

    4. Filip Noga-Ministėr i Financave;

    5. Dr.Mihal Turtulli-Ministėr i Arsimit;

    6. Mithat Frashėri-Ministėr i Punėve Botore dhe i Postė-telegrafave dhe

    7. Abdi Toptani-Ministėr i Bujqėsisė.20

    Edhe pse largimi i Esat Pashės u konsiderua si njė fitore e madhe, kryengritja e nisur nuk u ndėrpre dot, zjarri i kryengritjes u pėrhap edhe nė krahinat tjera.

    Duke shfrytėzuar sukseset e kryengritjes, krerėt e saj me 3 qershor 1914 nė Shijak organizuan njė mbledhje, ku u zgjodh ” Kėshilli i Parė i Pėrgjithshėm” me kėtė pėrbėrje: Mustafa Ndroqi-kryetar; Xhenabi Adili.-nėnkryetar, Musa Qazimi-anėtarė etj, dhe Qamil Haxhi Feza-u emrua komandant i pėrgjithshėm i kryengritėsve. Nė kėtė mbledhje u miratua edhe njė program politik thellėsisht antikombėtar, qė iu paraqit pėrfaqėsuesve tė Fuqive tė Mėdha nė KNK. Programi pėrmbante kėrkesa pėr largimin e princ Vidit, pėr kthimin e Shqipėrisė nėn administrimin Turk ose sjelljen e njė princi turk tė varur nga Sulltani, pėr ngritjen e flamurit tė Turqisė, pėr pėrdorimin e alfabetit turko-arab nė gjuhėn shqipe, zgjedhjen e kryemyftiut tė Shqipėrisė nga Sheih-ul-Islami i stambollit etj.21

    Kryengritėsit edhe pas disa pėrpjekjeve pėr ta shtirė nė dorė Durrėsin nuk patėn sukses, andaj iu drejtuan qyteteve tjera dhe gjatė muajit qershor ata morėn Kavajėn, Krujėn, Peqinin dhe Elbasanin. Mbas pushtimit tė Elbasanit, Qermenika, Quksi dhe Mokra, njėra pas tjetrės bashkohen me kryengritėsit, kurse nė veri ata u shtrinė deri nė Milot, buzė lumit Mat. Mė 15 qershor 1914 vritet koloneli hollandez Tomson dhe me kėtė rast u therėn qindra njerėz nė kėnetė.22 Nė fillim tė korrikut kryengritėsit marshuan drejt jugut dhe brenda pakė ditėve morėn Lushnjėn, Fierin, Beratin dhe nga lindja arritėn deri nė Pogradec, ku aty mė 11 korrik nėnshkruan edhe njė marrėveshje tė pėrkohshme me “vorio-epirotėt” tė cilėt ato ditė kishin pushtuar Kolonjėn, Korēėn,Tepelenėn dhe kishin arritur deri nė Berat.23


    Largimi i princit Vilhelm Vid nga Shqipėria

    Duke e ndjerė rrezikun nga sukseset e kryengritėsve, princ Vidi bėri thirrje pėr ndihma nga tė gjitha anėt, por vetėm nga veriu mundėn tė vinin disa forca tė pakta, ndėrsa Shqipėria e jugut duke qenė pėrballė ndjekjeve, mizorive e shpėrnguljeve nga forcat greke, nuk mundi tė jepte ndihmė. Pėr rrjedhojė, nė fund tė korrikut 1914 dhe nė pragun e shpėrthimit tė Luftės sė Parė Botėrore, Shqipėria ishte nė gjendje tė rėndė politike.

    Pushteti i qeverisė Shqiptare tashmė ishte kufizuar vetėm nė Durrės e nė Vlorė ( deri mė 1 shtator kur ajo ra nė duart e kryengritėsve ); nė Shqipėrinė e Mesme shtrihej pushteti i kryengritėsve; viset e jugut ndodheshin nėn shtypjen e forcave greke, krahinat e verilindjes nėn presionin e vazhdueshėm tė serbėve, ndėrsa Shkodra ndodhej nėn administrimin e forcave ndėrkombėtare.

    Princ Vidi bėri pėrpjekjen e fundit pėr tė shpėtuar qeverisjen e tij. Ai iu drejtua edhe Fuqive tė Mėdha me kėrkesėn pėr tė zbatuar zotimin qė kishin marrė nė Konferencėn e Londrės pėr tė garantuar bashkėrisht pavarėsinė dhe sovranitetin e Shqipėrisė dhe pėr kėtė qėllim kėrkoi formimin prej tyre tė njė force ndėrkombėtare prej 3 mijė vetėsh pėr tė shtypur kryengritjen. Por Fuqitė e Mėdha duke qenė nė konflikt me njėra-tjetrėn, premtuan se do tė ndihmonin pėr tė shpėtuar vetėm jetėn e princit dhe tė familjes sė tij por jo edhe intervenimin ushtarak atje.

    Nė kėto rrethana, kur edhe kishte filluar lufta e parė botėrore, princ Vidi u detyrua tė largohej nga Shqipėria, mė 3 shtator 1914 pas plot 181 ditėsh sundimi tė pasuksesshėm.

    Vilhelm Vidi dhe suita e tij e lanė Durrėsin nė orėn 8 tė mėngjesit dhe me anijen italiane tė luftės ”Mizurati” niset pėr nė Veneci tė Italisė. Sė bashku me tė u larguan edhe ministrat e qeverisė, anėtarė tė tjerė tė oborrit mbretėror si dhe udhėheqės tė lėvizjes patriotike shqiptare, tė cilėt u vendosėn pjesėrisht nė Shkodėr e njė pjesė kaloi nė vende tė ndryshme tė Evropės. Menjėherė pas largimit tė V.Vidit, mė 5 shtator nė Durrės hynė kryengritėsit dhe aty u vendos selia e ”kėshillit tė pėrgjithshėm”.24

    Aktet ndėrkombėtare tė viteve 1913-14 kishin caktuar pozitėn neutrale tė Shqipėrisė dhe garancinė e Fuqive tė Mėdha pėr kėtė statut tė saj. Megjithatė Shqipėria u pėrfshi nė planet ushtarako-strategjike tė fuqive ndėrluftuese, veēanėrisht tė Austro-Hungarisė e Italisė dhe tė shteteve fqinje: Serbisė, Malit tė Zi, Bullgarisė dhe Greqisė, tė cilat qė nga tetori 1912 nuk rreshtnin pėrpjekjet pėr ta coptuar atė.



    ***

    Cilat ishin ankesat e princit Vilhelm Vid, qė sollėn dėshtimin e misionit tė tij nė Shqipėri?

    Princi gjerman Vilhelm Vid, nė kujtimet e tij, tė botuara pėr herė tė parė nė gazetėn “Klan”, Tiranė 1999, me titull: ”Si ma nxiu jetėn Shqipėria”, pėr dėshtimin e misionit tė tij nė Shqipėri bėn kėto ankesa:

    - Mungesa e ushtrisė, pra e themelit tė ēdo vendi...;

    - Komisioni Ndėrkombėtar i Kontrollit(KNK) pėrbėnte pėr mua njė tjetėr qeveri paralele;

    - Antagonizmi mes Fuqive tė Mėdha ishte fare i hapur. Kjo pengoi edhe fiksimin e drejtė tė kufijve tė Shqipėrisė;

    - Fqinjtė serbė, malaziasė, dhe grekė nuk rreshtnin sė sulmuari teritoret e lakmuara prej tyre dhe vazhdonin t“i plaēkisnin ato;

    - Pėrpjekjet e shqiptarėve pėr t“i dalė zot vendit pengoheshin nga politika e Italisė, Serbisė dhe Greqisė;

    - Nga kėto interesa lindi edhe kryengritja nė Shqipėrinė e Mesme;

    - Esati (Toptani) tradhtari i Shqipėrisė dhe agjent i Italisė, nuk u pėrzu me kohė, pra para mbėrritjes sime nė vend;

    - Xhandarmėria shqiptare ishte tepėr e re dhe e vogėl pėr tė mbajtur rendin nė vend;

    - Territore tė tėra tė pasura tė Shqipėrisė, ranė nė dorė tė Serbisė, Malit tė Zi dhe Greqisė;

    - Mungonin kushtetuta dhe ligjet, mungonin zyrtarėt e arsimuar pėr tė gjitha degėt e njė administrate tė rregullt;

    - Mungonin fondet pėr zhvillimin e bujqėsisė dhe tė industrisė;

    - Mungesa e parave mė la pa mundėsi pėr tė luftuar me sukses kryengritėsit, pas fillimit tė luftės (sė parė) botėrore.

    …………………………..



    Referencat


    1 Peter Bartl-“Albanian”- Garat e Fisnikėve evropianė pėr tė marrė fronin princėror shqiptar, Albanovaonline - 14 shtator 2004.

    2 Po aty

    3 A.Puto: Pavarėsia shqiptare dhe diplomacia e Fuqive tė Mėdha 1912-1914, Tiranė 11978, fq.566, / G.Shpuza: Kuvendime pėr historinė kombėtare,Tiranė 2000, fq.156/157, /Dr.Xh.Shala: Marrėdhėniet Shqiptaro-serbe 1912-1918, Prishtinė 1990, fq.185

    4P.Bartl: vepra e cituar

    5 Po aty

    6 Po aty

    7 Po aty; A.Tare-Mbreti i Shqipėrisė mund tė ishte njė anglez, Zėri - 9 korrik 2002, fq.14.

    8 K.Frashėri:Kryengritja e fshatarėsisė sė Shqipėrisė sė Mesme (1914-1915), buletin pėr shkencat shoqėrore,nr.1, Tiranė 1954, fq.23 /R.Fiēorri:Ushtritė e huaja nė Shqipėri 1912-1922, Tiranė 2002, fq.144 , Dr.Xh.Shala:Vepėr e cituar, fq.186.

    9 Historia e popullit shqiptar, (vėllim i dytė), Prishtinė 1979, fq.403.

    10 Elsa Demo: Kristo Dako Shqipėria Ēelėsi i Lindjes sė Afėrme, “Shekulli“, 29.12.2003

    11 Kujtimet e sekretarit tė Princ Vidit-anglezit Heatorn Armstrong- « Gjashtė muaj mbretėri « Zėri -18.03.2002, fq.19; /A.Puto:Pavarėsia shqiptare dhe diplomacia e Fuqive tė Mėdha 1912-1914, Tiranė 1978, fq.580-581; /Dr.Xh.Shala:Vepėr e cituar, fq187; /U.Butka:Gjeniu i kombit, Drier 2000, fq.90.

    12 Historia e popullit shqiptar, vepėr e cituar, fq.405; /Historia e Shqipėrisė dhe e shqiptarėve, Prizren 2001, fq.182.

    -/”Mė 10 prill 1914 nė Vlorė KNK-ja miraton pėrfundimisht Statutin e Shqipėrisė. Ai pėrbėhet prej 216 nenesh tė ndarė nėpėr kapituj, pėrkatėsisht: Shqipėria dhe territori saj (nenet 1-6); Sovrani (nenet 7-21); popullsia (nenet 22-39); legjislacioni (nenet 40-71); organet e qeverisjes (nenet 72-140); financat (nenet 141-143); punėt publike (nenet 144-148); forcat e armatosura (nenet 149-158); drejtėsia (nenet 159-169); feja(nenet 170-177); arsimi public (nenet 178-182); prona e tokės (nenet 183-194); bujqėsia, tregtia dhe industria (nenet 195-208); postat, telegrafėt dhe telefonat (nenet 209-210); marrėdhėnie me jashtė (nenet 211-212); e drejta administrative (nenet 213-216) /.Antonello Biagini: Historia e Shqipėrisė-nga zanafilla deri nė ditėt tona, Tiranė 2000, fq.120./

    13 Kristo Dako nė njė dėshmi tė publikuar nė librin e tij” Shqipėria Ēelėsi i Lindjes sė Afėrme“, lidhur me masakrat greke mbi Shqiptarėt shkruan: “Pasi shtinė nė dorė fshatin Kodėr pranė Tepelenės, grekėrit iu bėnė thirrje tė gjithė fshatarėve, burra, gra e fėmijė qė tė mblidheshin tek kisha. Kur u mblodhėn tė gjithė, 230 gjithsej, oficerėt grekė iu dhanė udhėr ushtarėve tė hapnin zjarr mbi ta me mitralozė. U vranė tė gjithė; ua prenė kokat dhe i varėn nė muret e kishės. Gjenerali De Weer, i misionit hollandez, shkoi vetė nė atė fshat dhe pa me sytė e tij kėtė mizori greke tė tmerrshme.” (Elsa Demo: Kristo Dako Shqipėria Ēelėsi i Lindjes sė Afėrme,“Shekulli“, 29/12/2003)

    14 Nga Letėrkėmbimi i Mbretit Ahmet Zogu(20 janar 1960) me Mehdi Frashėrin(31 janar 1960), tė botuara nė “Gazetėn Shqiptare”

    15 Historia e Popullit Shqiptarė, Prishtinė 1999, fq.226/227; /Historia e popullit shqiptar,vepėr e cituar, fq.406/409. G.Shpuza: vepėr e cituar, fq.159/166; /Historia e Shqipėrisė dhe e shqiptarėve,vepėr e cituar, 182/183.

    16 Historia e shqiptarėve dhe e Shqipėrisė, vepėr e cituar, fq.184.

    17 Dr.Xh.Shala: vepėr e cituar, fq.193 /citat i marrė nga libri i Gaspėr Mikelit: Njoftime historike pėr Shqypni, Shkodėr 1932, fq.55/56.

    18 Esat Pasha nga Italia mė 18 gusht shkoi nė Greqi e pastaj nė Serbi dhe me njė forcė tė rekrutuar nė territorin serb, sėrish mė 2 tetor 1914 do tė kthehet nė Durrės. Kėtu ai e detyroi “Kėshillin e Pėrgjithshėm” ta kalonte pushtetin nė duart e tij dhe shpalli veten kryetar tė ”qeverisė sė pėrkohshme” dhe komandant tė pėrgjithshėm tė ushtrisė.

    19 George Fred Williams: Shqiptarėt, Tiranė-botoi shtypshkronja ”Dielli” 1934, fq.44-45

    20 Historia e shqipėrisė dhe e shqiptarėve, vepėr e cituar, fq.405.

    21 Historia e popullit shqiptar (vėllim i dytė), vepėr e cituar, fq.412-413.

    22 George Fred Williams: Shqiptarėt, Tiranė-botoi shtypshkronja ”Dielli” 1934, fq.47

    23 “Nė fund tė qershorit “Lėvizja e Esatit” i arriti grekėrit dhe filloi njė sulm i pėrgjithshėm, por mė 6 korrik 1914 shqiptarėt u detyruan tė tėrhiqen. Sė bashku me nėnpunėsit e qeverisė 350 mijė njerėz ikėn pėr tė shpėtuar jetėn. 50 mijė u grumbulluan nė Berat, 100 mijė gjetėn strehim nė Elbasan, tė tjerėt u endėn pėr ca kohė dhe pastaj shkuan tė fshihnin kokėn nėn ullinjtė e Vlorės.”-Kėshtu shkruan Kristo Dako nė librin e tij”Shqipėria Ēelėsi i Lindjes sė Afėrme”. Ndėrkaq George Fred William nė librin e tij”Shqiptarėt, Tiranė-botoi shtypshkronja ”Dielli” 1934, fq.50-51) lidhur me kėtė ngjarje tė dhimbshme shkruan:”Mėse 100 000 barij dhe bujq, gra, burra, fėmijė dhe foshnje lanė shtėpitė e tyre, tė cilat u dogjėn e u shkatėrruan dhe emigruan nė Vlorė…Nga kėta 100 000 emigrantė 30. 000 kishin vdekur unit dhe prej se s“kishin as mbulesė e as kasollė ku me shti kryet.”

    24 Historia e popullit shqiptar, vepėr e cituar, fq.417-419; Dr.Xh.Shala: vepėr e cituar, fq.200 - 201 / S.Vllamasi - shėnim i cituar, fq.16-23.



    E huazuar nga pashtriku.org.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 03-06-2014 mė 00:12

  2. #2
    Wilhelm Vidi ishte nje komandant ushtarak qe mori pushtetin ne nje kohe jashtezakonisht te veshtire per Shqiperine, kohe ne te cilen Shqiperia kishte fituar nje pavarsi ende te brishte. Ardhja e tij stabilizoi sadopak mardheniet e jashtme te Shqiperise me fuqite e medha.

  3. #3
    ..... .....
    Anėtarėsuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    Nuk besoj se Princ Vidi i takon elites Kombetare por i takon historise.Per mua ai eshte nje figure e ndritur edhe pse nuk ishte shqiptar,por ai ngeli perhere nje mik i shqiptarve dhe nje pro-shqiptar ne c eshtjen tone ne arenat nderkombetare


  4. #4
    i/e regjistruar Maska e koli20
    Anėtarėsuar
    20-12-2008
    Vendndodhja
    kalimtar
    Postime
    20
    VIDIN MUND TA AKUZOJME VETEM SE NUK BERI DOT MBREKULLIRA - ka thene NOLI

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Syrja Vlora: Largimi i Vidit dhe grabitja e pallatit nga Esat Pasha

    Syrja Vlora: Largimi i Vidit dhe grabitja e pallatit nga Esat Pasha

    Ikja pas 6 muajsh drejtimi tė dėshtuar e Princit gjerman.

    Vlera e mobilieve dhe e ēdo sendi tjetėr, qė u mor dhe u grabit nga banesa nė Durrės, arrin shumėn prej 2 milionė markash”

    Emri:  syrja-vlora-liber1.jpg

Shikime: 11368

Madhėsia:  103.0 KB
    Syrja Bej Vlora

    Princi i krishterė, Vilhelm von Vid, i zgjedhur nga Fuqitė e Mėdha pėr Shqipėrinė, mė shpejt iku sesa erdhi. Qėndrimi i tij u bė i pamundur. Shqipėria ishte pėrfshirė nga njė valė kryengritjesh rebele, tė cilat i egėrsonte edhe mė shumė prania e tij. Pas 6 muajsh qėndrimi, Princ Vidi bashkė me familjen u largua nga Shqipėria. Kjo ngjarje vjen pėrmes kujtimeve tė njė prej figurave mė tė njohura tė kohės, Syrja Bej Vlorės, i cili asokohe ishte ambasador nė Vjenė. “Kujtime-Nga fundi i sundimit osman nė luftėn e Vlorės”, i pėrgatitur pėr botim nga Instituti i Historisė dhe botuar nga shtėpia botuese “Iceberg”, i hedhur sė fundmi nė treg, tregon pėr ngjarje qė pėrfshijnė njė hark kohor gati 10-vjeēar. Njė periudhė e ngjeshur me ngjarje shumė tė rėndėsishme pėr Shqipėrinė. Veē largimit tė Vidit, letrės qė ai u drejtoi shqiptarėve, Syrja Vlora tregon edhe pėr grabitjen e pallatit tė tij. Njė grabitje me njė vlerė prej 2 milionė markash, pjesa mė e madhe e sė cilės u pėrvetėsua nga Esat Pashė Toptani.

    Nė shtator tė vitit 1914, situata e qeverisė qendrore ishte tepėr e keqe. Ajo nuk ishte e zonja pėr asgjė dhe ishte e zhveshur nga ēdo lloj ndihme. Qarku i Durrėsit po digjej nga zjarri i kryengritjes. Nga lajmet e rreme qė merrte, populli nuk i bindej autoritetit tė qeverisė. Kryeqyteti nga ēdo pikėpamje tregonte njė boshllėk tė tmerrshėm. Asnjėri nuk merrte informata pėr mosmarrėveshjet qė ndodhnin mes rebelėve. Edhe ata qė dinin diēka, nuk lajmėronin Sovranin. Anėtarėt e qeverisė ishin nė kundėrshti dhe nė mosmarrėveshje me njėri-tjetrin. Oficerėt holandezė, duke u bashkuar me personalitetet qeveritare, nuk merrnin pjesė nė shėrbim. Malėsorėt, qė ruanin Pallatin Mbretėror, ishin gati tė shkonin e tė bashkoheshin me rebelėt, nė ēast, me t’u bėrė shenja e parė. Njė pjesė e tyre vuante nga ethet. 50 ushtarėt e flotės qė dolėn nė tokė ishin tė detyruar tė ruanin vetėm Sovranin dhe familjen e tij. Nė njė qoshe tė qytetit ishin vendosur karakollėt e rebelėve. Nė rast nevoje, duhej gjysmė ore qė ushtria e huaj tė dilte nė tokė nga vaporėt, kurse rebelėt kur tė donin mundeshin nė pesė ose dhjetė minuta ta okuponin qytetin, madje edhe Pallatin Mbretėror.
    Ditėn e parė tė shtatorit, rebelėt i paraqitėn pėrfaqėsuesve tė Mbretėrive tė Mėdha nė Durrės, propozimin e fundit: Sovrani duhet tė largohej. Nė rast se kjo pranohej, shmangej gjakderdhja. Nė rast tė kundėrt, le tė bėhet ē’tė bėhet: Durrėsi do tė sulmohej. Tė krijohej pėrshtypja se ata ishin nė gjendje ta dėbonin Sovranin dhe t’i shtypnin kundėrshtarėt e tyre. tashmė, qeveria nuk ishte e zonja tė pėrgatiste ndonjė fuqi ushtarake dhe as qė mundej tė gjente ndonjė rrugė tjetėr pėr tė shpėtuar. Jo vetėm qė nuk kishte fuqi e tė holla por edhe tė kishte nuk kishte mundėsi tė mblidhte njė ushtri tė bindur pėr ta vėnė kundėr rebelėve. Nga ushtarėt qė mblodhi, tė gjithė njerėzit e panjohur dhe me qėllime tė ndryshme, jo vetėm qė nuk patėn dobi, por mbase pikėrisht kėta, u bėnė shkak pėr tė shtuar rrezikun. Xhandarmėria nuk bindej, nuk njihte vetveten. Ushtarėt myslimanė qė premtuan se do dėrgoheshin nga Shkodra, duhej kohė qė tė organizoheshin dhe tė vinin.

    Emri:  vidi.jpg

Shikime: 12295

Madhėsia:  54.4 KB
    Esat Pashė Toptani duke pritur Princ Vidin nė Portin e Durrėsit

    Nuk kishte rrugė tjetėr veēse t’ia lije administrimin Komisionit tė Kontrollit dhe Sovrani tė largohej. Kėtė pikėpamje e pėrkrahėn shumė njerėz, meqenėse ajo mbėshtetej nga Ismail Qemali qė ndodhej nė Vlorė. Nė ēap tė parė kjo masė dukej e pėrshtatshme dhe ishte e ditur se materialisht dhe moralisht ajo do tė bėnte pėrshtypje tė mirė te rebelėt. Por kjo nuk mjaftonte pėr tė shpėtuar Shqipėrinė nga fatkeqėsia. Nuk kishte mundėsi qė vendi tė qetėsohej, mbasi populli nė shumicė ishte kredhur nė revolucione, nė telashe e nė trazira. Komisioni i Kontrollit dhe krerėt e administratės nuk zotėronin ndonjė forcė qė tė zbatonte urdhrat dhe tė siguronte qetėsinė. Si edhe mė parė, rebelėt do tė vepronin dhe do tė qeverisnin ashtu si u tekej. Ismail Qemali me shokė dhe tė gjithė ata qė zotėronin fuqi, duke pėrfituar nga situata, do tė ngrinin autoritete qeverisėse aty-kėtu. Kundėrshtarėt e tyre, ose do tė bashkoheshin me rebelėt ose do tė shtypnin rivalėt dhe to tė merrnin qeverisjen nė dorė si t’ua donte qejfi. Sido qė tė ndodhte, nuk kishte mundėsi tė unifikohej administrata dhe tė sigurohej qetėsia e pėrgjithshme.
    Nė mes tė anėtarėve tė Komisionit tė Kontrollit, dikush shfaqi mendimin qė tė sillej nga jashtė njė forcė e rregullt ushtarake. Por nė mes tyre nuk kishte mbetur bashkėpunim. Nuk u pa e nevojshme as qė mendimi i mėsipėrm tė diskutohej, jo mė tė pranohej e tė zbatohej. Nė kėtė situatė nuk kishte mbetur rrugė tjetėr veēse tė liheshin punėt tė rridhnin natyrshėm dhe Princi tė largohej. Anėtarėt e Komisionit tė Kontrollit, pėrfaqėsuesit e Mbretėrive tė Mėdha nė Durrės, sė bashku me Kėshillin Ministror u mblodhėn disa herė nė Pallat dhe, mė nė fund, vendosėn qė Sovrani tė largohej.
    Sovrani u bind se nuk kishte mundėsi pėr shpėtim dhe nė rast qėndrimi jeta e tij rrezikohej. Duke lėnė nė Pallat gjithė mobiliet, gjithė gjėrat e vlefshme dhe artistike, si edhe administratėn nė duar tė Komisionit tė Kontrollit, amanet tė kombit shqiptar, mė 3 shtator rreth orės 11, hipi nė jahtin ‘Misurata’ tė marinės italiane dhe u nis pėr Venecia. Sė bashku me tė ndodhej edhe e nderuara, e shoqja, djali dhe vajza, kryeadjutanti Eqerem Beu dhe suita e tij. Bashkė me tė udhėtonin edhe Turhan Pasha, Aqif Pasha, Sami Bej Vrioni, i biri i Vaso Pashės, Selim Beu dhe prof. Kraja nga Shkodra. Atė ditė Princi bėri kėtė shpallje:
    “Shqiptarė! Atė ditė qė erdhėn delegatėt dhe mė propozuan kurorėn dhe fronin e Shqipėrisė, unė ju binda thirrjes sė kombit bujar dhe fisnik dhe vendosa tė shėrbej pėr ekzistencėn kombėtare dhe pėr lumturinė e pėrgjithshme tuajėn. Erdha me dėshirėn e flaktė tė bashkėpunoj pėr realizimin e qėllimit tuaj kombėtar. Qė kur arrita kėtu, u pėrpoqa me tėrė fuqinė time pėr t’i siguruar vendit tuaj njė administratė tė mirė. Por, pėr fatin tonė tė keq, nė kėtė vepėr patriotike, qė filluam bashkėrisht, na u shfaqėn pengesa. Disa njerėz tė verbuar nga fanatizma, tė rrėmbyer e tė gėnjyer nga intrigat e armiqve tanė nuk kuptuan qėllimin dashamirės dhe nuk u afruan pėr zbatimin e organizimit dhe reformės qė ju kishit nevojė. Kėta nuk deshėn tė zinin besė regjimit tė ri dhe u ngritėn e luftuan nė dėm tė vendit tė tyre. Nuk e kuptuan qė Lufta e Pėrgjithshme qė filloi nė Evropė, e keqėsoi edhe mė shumė gjendjen tonė kombėtare. Pėr tė ndaluar gjakderdhjen midis bashkatdhetarėve dhe pėr tė mos lėnė tė pakryer veprėn kombėtare, tė cilėn unė dėshiroj ta pėrfundoj bashkė me ju, pashė nevojėn tė largohem nga Shqipėria pėr njė kohė tė shkurtėr. Por, ta dini se afėr ose larg, kudo qė tė ndodhem, do pėrpiqem me gjithė shpirt pėr tė mirėn e Atdheut tonė. Gjatė kėsaj kohe, administratėn e Shqipėrisė do ta marrė pėrsipėr Komisioni Ndėrkombėtar i Kontrollit qė ėshtė emėruar nga Fuqitė e Mėdha tė Evropės.
    Wilhelmi I-rė”
    Durrės, mė 3 shtator 1914

    Emri:  Princ-Wied-me-familjen-n%C3%AB-Durr%C3%ABs-1914.jpg

Shikime: 12292

Madhėsia:  86.3 KB
    Princ Vidi me familjen ne Durres

    Grabitja
    Vlera e mobilieve dhe e ēdo sendi tjetėr, qė u mor dhe u grabit nga banesa e Princ Vidit nė Durrės, tė cilat mė vonė u kėrkuan zyrtarisht nga legata jonė, sipas shėnimeve tė marra nga lista, qė u dėrgua nga Valdenburgu dhe iu dorėzua Ambasadės sė Italisė nė Vjenė, arrin shumėn prej 2 milion markash, e barabartė me jo mė pak se 125 mijė copė flori. [...]
    Shumicėn e kėtyre sendeve tepėr tė bukura, tė cilat i mori Esat Pasha, e shoqja i solli nė Napoli, ku edhe qėndroi pėr disa ditė. Thirri njė koleksionist antikash nga margėlliēi, qė ndodhej nė rrugėn Gaja. Pasi u vuri ēmimin i mori dhe shkoi nė Zvicėr. Mė vonė, kur zonja shkoi nė Stamboll, disa sėndukė i solli dhe i mbante nė shtėpi. Njė pjesė e tyre, megjithėse ishin tė stolisura me armėn dhe emrin e Princit, i pėrdorte nėpėr gosti tė mėdha. kėto gjėra kaq tė rralla nė vleftė e nė bukuri, Esat Pasha i mbajti haptazi nė sy tė botės kur ishte nė Gjenevė. Kur ndonjė e pyeste pėr to, i pėrgjigjejk se i kishte marė nga princ Vidi, pėrkundrejt ndjekjeve tė padrejta qė Princi i kishte bėrė dhe dėmit prej 40 mijė napolonash qė ai i kishte shkaktuar. Kur Esat Pasha vdia, dhėndri i tij Haki Beu, me vendim gjyqi, nė emėr tė trashėgimtarėve nė mungesė, i vulosi sėndukėt, qė ndodheshin nė banesėn e zonjės, por ajo ia gjeti anėn dhe i hapi. Kėsisoj u doli pėr zot.
    Ato sende, transportimi i tė cilave ishte i vėshtirė, pėr shkak se ishin tė rėnda apo tepėr delikate, Esat Pasha i vendosi nė njė shtėpi nė Korfuz. Ato edhe sot ndodhen aty, nėn kujdesin e qeverisė sė atjshme. Tablotė e bukura dhe lapsi i zi me 6 stampa, tė cilat Princi i kishte tė trashėguara nga gjysh-stėrgjyshi, vlenin 90 mijė marka. Por, Esat Pasha nga tė tilla karta nuk kuptonte dhe nuk kishte dijeni pėr vlerėn e tyre. Edhe dy copė dyfekė historikė, dėgjova se ia dha Baron Aliottit si shpėrblim pėr shėrbimet qė ai i bėri. Banjat, pasqyrat, gardėrobat, qelqurinat, fronet, kanapetė, etj., shumė tė vlefshme dhe tė stilit, ranė nė dorė tė atij e tė kėtij dhe humbėn. Kalin e racės sė Princit, Esat Pasha ia dhuroi Mbretit tė Malit tė Zi. Shalėn, takėmet e karrocės, automobilin, karrocat dhe kuajt, i mbajti pėr vete. Veē kėtyre, nė kuzhinė, nė qilar dhe nė vende tė ndryshme tė Pallatit ndodheshin 200 mijė franga ari, lloj-lloj pijesh dhe gjėra tė tjera.

    Lista
    Sendet e grabitura nga Esat Pasha

    • Lista e sendeve qė u grabit prej Esat Pashės, nga pallati i Princ Vidit, ėshtė si mė poshtė:
    • Komplete buke prej argjendi pėr 48 veta;
    • Komplete pėr mezeri e vakte tė ndryshme, tė veshura me flori pėr 24 veta;
    • Takėm pėr ēaj prej argjendi pėr 24 veta;
    • Njė takėm pėr qepje, shumė i vlefshėm, pėrzierje me floririn dhe argjendin;
    • 4 copė vazo tė argjendta pėr tė vėnė biskota, nė formė pate,
    • 20 zogj e tė tjera prej floriri e argjendi tė qėndisura me gurė tė ēmuar;
    • Dy thika tė mėdha tė stolisura;
    • Rroba tė qėndisura, me material nga saksonia dhe Sevra;
    • 8 ēifte shandanėsh;
    • 6 copė armė tė vjetra, tė stolisura me flori dhe argjend;
    • 25 copė armė tė reja;
    • 40 copė statuja tė vogla dhe tė mėdha prej tunxhi;
    • 400-500 copė peceta dhe mbulesa tryeze prej linoje;
    • 300 copė jastėkė linoje, ēarēafė dhe mbulesa shtrati;
    • 10 copė mbulesa shtrati, leshi e mėndafshi tė punuara;
    • 20 copė mbulesa tryeze antike tė punuar nė Europė;
    • Shumė mbulesa dhe jastėkė tė punuar nė Rumani;
    • 2 shalle pėr gratė e moshuara;
    • Mė shumė se 2 mijė copė pjata buke, porcelani;
    • Enė tė bukura pėr lloje tė ndryshme pijesh;
    • Sirtarė tė stolisur argjendi dhe tunxhi tė punuara nė Sevėr;
    • Rreth 20 vazo lulesh shumė tė bukura e shumė tė vlefshme;
    • Rreth 20 miniatura;
    • 50 copė tablo tė vlefshme;
    • 40 valixhe dhe sėndukė;
    • Shumė komplete petkash vetjake dhe pėr zonja.

    Panorama

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Vilhelm Vidi - Sundimtar i Shqiperise, ne vitin 1914

    Pse u sakrifikua Princ Vidi nė Shqipėri?!

    Nga: MARENGLEN VERLI

    Pse u sakrifikua Princ Vidi nė Shqipėri?!Ėshtė e njohur historia 6-mujore e qeverisjes sė Shqipėrisė nga princi gjerman Vilhelm Vid nė periudhėn 7 mars - 4 shtator 1914. Me konsensusin e Fuqive tė Mėdha edhe pėr shtetin mė tė ri tė Ballkanit, Shqipėrinė, u caktua njė monark i huaj, ashtu sikurse mė parė ishte vepruar me Greqinė, Rumaninė apo Bullgarinė. Por nė rastin e fundit eksperimenti dėshtoi. Sot e kėsaj dite jepen argumente pėr faktorėt e brendshėm e tė jashtėm qė e penguan gjermanin pedant e korrekt tė konsolidonte Shqipėrinė dhe pushtetin e tij duke krijuar njė dinasti tė qėndrueshme. Pa dyshim tė gjithė studiuesit dhe analistėt konvergojnė nė njė pikė: shpėrthimi i Luftės sė Parė Botėrore, hodhi nė erė konsensusin e tė mėdhenjve, status-quonė nė rajon e mė gjerė dhe natyrisht, nuk i la mė asnjė pikėmbėshtetje edhe pushtetit tė Vidit. Por ky fisnik gjerman qė e kanė kritikuar pėr mosnjohje tė realitetit shqiptar, pėr inteligjencė mesatare, pėr mungesė vendosmėrie, pėr paaftėsi pėr tė zgjidhur “nyjen gardiane” me veprime energjike etj., por qė mė e drejtė do tė kishte qenė tė fajėsohej vetėm se nuk mundi tė bėnte mrekulli (siē ėshtė shprehur Fan Noli), u largua dinjitoz, shpenzoi pėr Shqipėrinė e nuk fitoi materialisht nga Shqipėria, sakrifikoi moralisht dhe e la asnjanėse Shqipėrinė ndaj konfliktit botėror, sikurse ishte vendosur nė Konferencėn e Londrės, kur shumėkush do ti servilosej pėrkrahėsit mė tė fuqishėm (nė rastin konkret Austro-Hungarisė) dhe do tė riskonte tė pozicionohej pėr tė fituar kapital politik pėr tė ardhmen duke e ngarkuar Shqipėrinė me “kredi tė dyshimta” nė mos “kredi tė kėqija”.
    Njė vėshtrim i vėmendshėm i dokumentacionit tė kohės, madje edhe i dokumentacionit tė vetėm ndonjėrės nga Fuqitė e Mėdha, me interesa tė veēanta nė rajon i konfirmon vlerėsimet e mėsipėrme.
    Mė poshtė po publikojmė tre dokumente tė diplomacisė austro-hungareze tė periudhės 4 prill 5 qershor 1914 ku Shefi i Shtabit tė ushtrisė austro-hungareze Conrad, ambasadori nė Romė, Merey dhe konsulli nė Durrės Lowental u relatojnė eprorėve vlerėsimin dhe pikėpamjen e tyre pėr situatėn nė Shqipėri, pėr Princ Vidin, pėr Kryeministrin Turhan Pasha dhe anėtarėt e kabinetit tė tij, pėr shkaqet dhe nxitėsit e rebelimeve nė Shqipėrinė e Jugut dhe Shqipėrinė e Mesme pėr forcat e armatosura qė kishte nė dispozicion Vidi pėr tė stabilizuar situatėn, e tė tjera, e tė tjera.
    Nga kėto dokumente qė janė hartuar nga pėrfaqėsues tė lartė tė diplomacisė austro-hungareze tė kohės , e pakėnaqur ndėrkohė nga mosbindja pa kushte e Vidit pėr tė zbatuar direktivat e Vjenės, del qartė qė edhe subjektiviteti vlerėsimeve tė kėtyre diplomatėve por njėherėsh edhe vėshtirėsitė e jashtėzakonshme qė kishte Shqipėria dhe Vidin nė krye tė saj pėr tė siguruar qeverisjen dhe normalitetin.
    Po i paraqesim dokumentet sipas kronologjisė, pėrkatėsisht sipas datave kur janė hartuar raportet e sipėrpėrmendura.

    ***
    Rekomandime tė Shefit tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė austro-hungareze, Conrad* pėr krijimin e njė ushtrie shqiptare nėn drejtimin e ushtarakėve tė Perandorisė dhe pėr presionin qė i duhej bėrė Princ Vidit qė tė mos bėhej pengesė pėr politikėn e Vjenės nė Shqipėri

    Nr. 1131 Ref.I Regjistruar: 16 maj 1914
    Shefi i Shtabit tė Pėrgjithshėm

    Lėnda: Krijimi i njė ushtrie shqiptare Vjenė, mė 4 prill 1914

    Unė i jam drejtuar shpeshherė Shkėlqesės Suaj, mė nė fund edhe me shkresėn e Shtabit tė Pėrgjithshėm nr. 680, datė 3 mars tė kėtij viti, duke vėnė nė dukje interesin qė ka Perandoria Austro-Hungareze, pėr krijimin dhe organizimin nė Shqipėri, pa humbur kohė, tė njė ushtrie ku influenca prevalonjėse tė na takojė ne.
    Ngjarjet e ditėve tė fundit hodhėn njė dritė tė fortė nė gjendjen e vajtueshme tė paaftėsisė sė princit tė Shqipėrisė pėr tu mbrojtur.
    Nga nota e Shkėlqesisė Suaj nr. 1331, datė 30 mars 1914, unė nxora pėrfundimin se prej ministrit perandorak dhe mbretėror nė Durrės [Loventalit] ishte marrė, siē duket pa kundėrshtim, observacioni i Esad Pashės, se instruktorėt holandezė, qė ndodhen sot atje, mund tė konsiderohen tė mjaftueshėm.
    Kjo deklaratė mund tė cilėsohet vetėm si refuzim pėr njė organizim tė shpejtė tė njė ushtrie, e cila nė asnjė mėnyrė nuk mund tė zėvendėsohet prej njė xhandarmėrie. Veēanėrisht e thėnė karshi ministrit austro-hungarez, kjo ėshtė baraz me refuzimin e njė misioni eventual ushtarak.
    Para kėsaj ēėshtje i lutem pėrsėri urgjentisht Shkėlqesisė Suaj qė, pa humbur kohė, tė veprohet me tė gjithė vendosmėrinė e duhur pėr tė zgjidhur ēėshtjen e krijimit sa mė parė tė njė ushtrie shqiptare, e cila ėshtė me rėndėsi tė madhe pėr ne, me pjesėmarrjen e njė misioni ushtarak austro-hungarez, nė formėn e propozuar shpeshherė.
    Nuk do tė jetė shumė vėshtirė pėr tia bėrė tė qartė princit tė Shqipėrisė, se pa iniciativėn e monarkisė ai nuk do tė mund tė realizojė kurrė krijimin e principatės dhe pavarėsinė politike tė vendit tė tij.
    Kėtij princi mund ti thuhet aēik se do ta linim atė qė tė binte krejtėsisht (tė humbiste pushtetin red.) dhe politikės do ti jepnim njė drejtim tjetėr, nė qoftė se ai do tė tregohet i pabindur.
    Conrad
    Arkivi i Institutit tė Historisė (mė tej AIH), Fondi: Haus und Hof Staats Archiv, Wiwen, Politisches Archiv, Albanien (mė tej: HHSTA.PAA), Vj. 24.22.2226

    ***

    Raport i ambasadorit tė Austro-Hungarisė nė Romė von Merey-t*, dėrguar mė 4 qershor 1914, ministrit tė Punėve tė jashtme, kontit Berchtold nė Vjenė, lidhur me situatėn nė Shqipėri, shkaqet dhe nxitėsit e rebelimeve nė Shqipėrinė e Jugut dhe nė Shqipėrinė e Mesme, tiparet dhe veprimet e Princ Vidit dhe tė qeverisė sė tij, shfaqjet e rivalitetit midis Fuqive tė Mėdha, interesat dhe ndėrhyrjet e Perandorisė Osmane dhe shteteve tė Ballkanit nė Shqipėri etj.

    Ambasada Perandorake dhe Mbretėrore [e Austro-Hungarisė] nė Oborrin Mbretėror tė Italisė
    No. 27/P, A D Situata nė Shqipėri Ref. I.A.V.

    Romė, mė 4 qershor 1914
    Shkėlqesisė sė Tij, zotit Ministrit tė Shtėpisė perandorake dhe mbretėrore dhe tė Punėve tė Jashtme, Kontit Berchtold !

    Nė ēastin e tanishėm tė ngarkuar me shumė punė, do tė ishte pėr kohėn e Shkėlqesisė Suaj, si dhe pėr timen, njė angazhim i madh sikur tu bėja njė shqyrtim tė imtė ngjarjeve shqiptare tė javėve tė fundit. Raportimi im i hollėsishėm telegrafik, mė shkarkon mjaft prej kėsaj detyre.
    Por unė besoj se mė duhet tė kufizohem vetėm nė riprodhimin e pėrshtypjeve tė pėrgjithshme, tė cilat rezultojnė prej ngjarjeve nė fjalė dhe qė, veēanėrisht, janė tė rėndėsishme pėr raportet tona me Italinė.
    Pyetja e parė, e cila kėrkon pėrgjigje ėshtė ajo qė ka tė bėjė me origjinėn e lėvizjes aktuale nė Shqipėri.
    Nė bazė tė gjithė informatave ekzistuese, besoj se nuk gabohem tė supozoj se nė prapaskenė, nė radhė tė parė, duhet tė kėrkohen intrigat turke. Vlerėsoj se kjo nuk ka tė bėjė me ndonjė dėshirė tė Turqisė pėr tė fituar pėrsėri Shqipėrinė. Njė iluzion i tillė nuk besoj tė ekzistojė te ajo. Por e gjithė politika turke mė duket se aktualisht ndodhet para njė problemi. Ajo dominohet prej ēėshtjes sė ishujve dhe kėshtu, prej kėsaj, prej kontradiktave me Greqinė.
    Duke e parė nga ky prizėm, Shqipėria fiton njė rėndėsi pėr Turqinė dhe ka probabilitet qė ti duket e dėshirueshme, edhe nė qoftė se jo pėr ta poseduar kėtė vend, tė krijojė mundėsinė pėr tė fituar influencė, me anė tė njė regjimi mysliman atje.. Kėshtu nė rast se do ta lypte nevoja, edhe prej kėsaj ane, do tė mund ta shqetėsonte dhe ta kėrcėnonte Greqinė. Pas dėshtimit tė puēit tė Beqir Agajt (major Beqir Grebenesė red.) nė Vlorė, duhej parashikuar se pala turke nuk do tė hiqte dorė prej aksioneve identike, eventualisht tė njė stili edhe mė tė madh. Por deri nė ēmasė operohet tani prej Stambollit me agjitatorėt dhe oficerėt e saj nė Shqipėri, ose lejohet tė veprohet pėr princin Burhanedin ose, mė nė fund, bashkėveprohet me agjentė serbė dhe madje me tradhtarė shqiptarė tė tipit tė Esad Pashajt (Esat Pashė Toptani red.), kėto gjėra mund tė konstatohen me siguri vetėm e vetėm nė vend (nė Shqipėri red.).
    Nė kryengritjen e tanishme (Rebelimi i Shqipėrisė sė Mesme red.) nė njė lidhje ndofta tė jashtme me kėto manovra tė turqve, merr pjesė me siguri edhe Serbia, por nė esencė duke ndjekur qėllime tė tjera, domethėnė atė tė krijimit tė kushteve katastrofike nė Shqipėri. Pėrforcimet e trupave serbe nė kufirin shqiptar, tė konstatuara me ēudi nė kėto kohėt e fundit nga ne dhe Italia, e paraqesin tė afėrt fillimin e ndonjė aksioni.
    Tė dhėna shumė interesante dhe karakteristike mbi pėrgatitjet relative serbe, pėrmban relacioni i Konsullatės sė Manastirit, i datės 11 tė muajit kaluar, nr. 27/P. Le pėr tė dyshuar edhe fakti qė Serbia nuk ka paraqitur ndonjė ankesė pranė Fuqive tė Mėdha, mbi dėmet dhe rreziqet e kėsaj situate, sadoqė territori i kryengritjes arrin deri nė kufirin e saj.
    Se deri nė ēpikė ka gisht edhe Greqia nė kėtė lojė, unė nuk e kam tė qartė, sadoqė pretendohet shumė nė kėtė drejtim.
    Duke pėrjashtuar kėto ndikime tė jashtme, ka probabilitet qė lėvizja tė posedojė njė karakter autonom dhe tė paraqitet si njė nga manifestimet tradicionalė tė kushteve anarkike tė atjeshme, si njė protestė kundėr taksave, shėrbimit ushtarak dhe “dhuratave” identike tė kulturės evropiane, tė cilat janė tė urryera nė mėnyrė tė posaēme prej shqiptarėve.
    Ēfarė roli kanė luajtur faktorėt e ndryshėm zyrtarė, shqiptarė dhe tė huaj nė pėrgatitjen dhe shpėrthimin e kryengritjes?
    Sipas pėrshtypjes qė kam krijuar unė dhe kjo pėr mua nuk erdhi e papritur, princi (Vilhelm Vidi red.) kėtu, pėr ta thėnė sa mė butė, nuk u tregua nė lartėsinė e situatės. Qė ai nuk i zbuloi mė parė dallaveret qė kishin depėrtuar deri nė rrethin e tij mė tė afėrt, qė ai e la Esad Pashėn tė vepronte lirisht deri nė ēastin e fundit, qė nuk e kuptoi komplicitetin e italianėve, por madje i ka preferuar ata nė tė gjitha punėt, qė ai nuk copėtoi qysh mė parė nyjen gordiane dhe nuk tentoi, me anėn e ndonjė veprimi energjik dhe tė guximshėm, ti afrohej mė pranė popullit tė tij, (si p.sh. me rastin e Kryengritjes Epirote) dhe nė kėtė mėnyrė tė siguronte njė pėrkrahje tė konsiderueshme nė vend, tė gjitha kėto janė gabime tė hidhura. Gjithsesi ato mund ti kishte bėrė dhe njė burrė mė i menēur dhe mė energjik se ai. Por pasi atij, mė nė fund, i ra perdja nga sytė dhe filloi tė lėvizė, duke marrė masa gjysmake, tė cilat pjesėrisht i prapsoi vetė mė vonė, (si rasti kur Esad Pashėn e internoi por nuk ēeli gjyqin kundėr tij dhe lejoi qė ti iknin nga dora provat e tradhtisė sė tij), duke mos treguar guxim dhe duke u arratisur pėr disa orė madje mbi njė luftanije, duke disponuar ardhjen e malėsorėve katolikė [pėr mbrojtjen e Durrėsit] dhe pastaj duke urdhėruar qė ata tė largoheshin dhe mė vonė duke kėrkuar qė tė vinin pėrsėri, duke lejuar tė bėhej kundėr kryengritėsve njė sulm i dobėt, i pamjaftueshėm dhe qė dėshtoi; tė gjitha kėto, tė cilat si seri fatkeqėsish mund edhe tė vazhdoheshin mė tej, ishin gabime tė rėnda. Ato e kanė dėmtuar rėndė, madje ndoshta e kanė varrosur fare pozitėn e tij nė Shqipėri, dhe gjithashtu dhe nė botėn e jashtme.
    Qeveria shqiptare, qė pėr veprimtarinė e saj tė derisotme ėshtė ndjerė pėrgjithėsisht aq pak, e ka pėrjashtuar nė realitet veten vullnetarisht deri tani nga zgjidhja e krizės. Punėt e saj tė vetme duket se kanė qenė dorėheqjet, rishpėrndarja e portofolave dhe rimarrja e funksioneve. Mufit Beu [Libohova-red.] na del mjaft i komprometuar, Preng Bib Doda, figuron gjithnjė si ministėr vetėm nė letėr, mė tė shumtit e anėtarėve tė tjerė tė kabinetit janė zero dhe kryeministri ėshtė bėrė njė figurė komike me mosdijen e tij absolute. Pėr mė tepėr ndėrmori edhe njė udhėtim krejtėsisht tė kotė nėpėr Europė duke prezantuar si kėtu [nė Itali], ashtu edhe tek neve [nė Austro-Hungari], nė mėnyrė optimiste gjendjen nė Shqipėri, princin, Esat Pashėn etj.
    Sė fundi, siē e dini dhe Shkėlqesia e Juaj, kjo gjė korrespondon me gjykimin tim tė atėhershėm, tė shfaqur pėr Turhan Pashėn. Pėr pazotėsinė e tij dhe pėr mungesėn e energjisė sė tij, unė kam qenė nė dijeni.
    Esad Pasha ėshtė njė kapitull mė vete. Duke e njohur princin si njė “quantite négligeable”, duke konspiruar me turqit, serbėt dhe ndoshta edhe me grekėt, ose me probabilitet edhe duke qenė i blerė prej tyre, duke koketuar me italianėt, tė cilėt duan tė bazohen te ai dhe te elementi mysliman, pashai ushqeu dhe pėrkrahu kryengritjen. Qėllimi i tij, sigurisht, ishte njėherė pėr tė eliminuar princin dhe pėr tė sjellė nė fuqi njė regjim mysliman, por, ndoshta, ka shpresuar qė mė tej, me anė tė kėsaj rruge, herėt ose vonė, tė dalė vetė nė krye tė vendit. Megjithė rėnien e tij tė tanishme, edhe pėr shkak tė dobėsisė sė princit, roli i tij nė Shqipėri akoma nuk ka marrė fund.
    Dhe tani po vij tek organet italiane.
    Pėr mua nuk ekziston asnjė dyshim se, qysh me formimin e Shqipėrisė, qeveria e kėtushme [italiane] ndjek idenė qė tė mbėshtetet mbi elementin mysliman. Dhe kjo pėr arsye se numerikisht ai element pėrbėn tre tė katėrtat e popullsisė sė pėrgjithshme, pėrfaqėson traditėn e vendit dhe, mė shumė ose mė pak, paraqitet mė i afrueshėm ndaj Italisė antikishtare*. Por gjithashtu edhe pėr arsyen se, pėr shkak tė protektoratit tė kultit, katolikėt shikohen si partizanėt tanė dhe, duke joshur myslimanėt, Italia dėshiron qė tė verė njė kundėrpeshė pėrkarshi pėrkrahėsve tanė. Ka probabilitet se po kėtė qėllim ndjek edhe tentativa e saj pėr tu miqėsuar me Esad Pashėn, influencėn e tė cilit e ēmon shumė lart.
    Gjithsesi, duke u fokusuar te qeveria italiane, sipas gjykimit tij, realizimi i kėsaj ideje politike ėshtė menduar si njė evolucion i ngadalshėm, suksesiv dhe aspak tė realizueshėm me anė tė forcės. Nė kėtė mėnyrė mund tė evitohet shumė mė shpejt edhe konflikti me ne, se sa, bie fjala, sikur Italia tė kishte hyrė nė rajonin tonė dhe atje tė kishte tentuar qė tė formonte partinė e saj midis katolikėve.
    Organet italiane, qė funksionojnė nė vend, duket tani, se prej ambicies, zellit dhe dyshimit kanė tentuar qė kėtė tendencė tė qeverisė sė tyre, tė cilėn e kanė tė njohur, ta realizojnė nė njė mėnyrė aspak tė pastėrt dhe duke qėlluar pėrtej objektivit. Para tė gjithėve [kėshtu ka vepruar] pėrfaqėsuesi italian Baron Aliotti. Qėkurse doli kandidatura e tij pėr kėtė post, para mė shumė se njė viti, unė ia kam bėrė tė ditur si Shkėlqesisė Suaj, gjithashtu edhe Markeze di San Xhuljanos, mendimin tim negativ pėr kėtė diplomat tė njohur mirė prej meje. Prandaj asgjė nga veprimet e tij nuk mė ēudit. Me inteligjencėn e tij dominonjėse ka probabilitet qė ai tė ketė bėrė vegla tė aksionit tė tij edhe organet e tjera italiane nė Shqipėri, madje edhe vetė kapitenin Kastoldi, tė konsideruar pėrgjithėsisht si tė ndershėm, dhe tė ketė krijuar njė aparat, qė ėshtė duke funksionuar sipas direktivave tė tij.
    Unė dėshiroj qė tė shėnoj kėtu se, qysh prej javėsh, jam duke u munduar qė tė bind gradualisht Markeze di San Xhuljanon, (i cili Baron Aliotin nuk e konsideron aspak si njė kristal, - por ka njė ide tė lartė pėr zotėsinė dhe veprat e tij), se ky pėrfaqėsues [i Italisė] nuk ka dėmtuar vetėm Shqipėrinė dhe princin [V.Vid] dhe ka rėnė nė njė pozitė tė keqe ndaj nesh, por, ai ka operuar keq duke e parė edhe nga pikėpamja e interesave tė vendit tė vet. .
    Ministri po tregohet dalėngadalė i afrueshėm ndaj pikėpamjes time, por ai e shikon veten tė ndodhur para vėshtirėsive tė pashmangshme dhe, hėpėrhė, tė pakapėrcyeshme, sepse Baron Alioti, duke shfrytėzuar me mjeshtėri lidhjet e tij me shtypin, ka bėrė aktualisht pėr vete tė gjithė opinionin publik tė Italisė. Prandaj, brenda njė kohe tė afėrme, nuk duhet tė mendohet pėr tėrheqjen e tij. Kur tė ketė mbaruar kriza shqiptare dhe nė qoftė se vera kalon e qetė, ndoshta eventualisht nė vjeshtė, mund tė mendohet pėr largimin e Baron Aliotit. Kėtė situatė nuk do ta ndryshonte aspak edhe eventualiteti i pretenduar prej disa gazetave, se ne kemi ndėrmend qė tė bėjmė njė ndryshim nė personin e tė Dėrguarit tonė nė Durrės [Loventalit].
    Deri nė ēpikė ėshtė marrė vesh Italia me Esad Pashėn, sa e ngushtė ėshtė lidhja e Baron Aliotit dhe e satelitėve tė tij me kryengritėsit, deri nė cilėn gradė punohet nga ana e Italisė kundėr princit, i cili kėtu [nė Romė] konsiderohet si i humbur, tė gjitha kėto janė pyetje qė mua, pėr tiu pėrgjigjur atyre, mė mungojnė kėtu tė dhėna konkrete.
    Mbi veprimtarinė dhe qėndrimin e organeve tona (austro-hungareze red.) nė Shqipėri, unė besoj se nuk duhet tė guxoj qė tė jap njė gjykim. Markeze di San Xhuljano, i cili tregon kujdes qė tė mbajė nė kėtė drejtim njė rezervim tė kuptueshėm karshi meje dhe qė veten e tij nuk e identifikon me sulmet e gazetave tė kėtushme kundėr agjentėve zyrtarė dhe jo zyrtarė tė atjeshėm, nė deklaratat e tij, megjithatė, lejon, qė tė depėrtojė dyshimi se tė paktėn personalitete tė ndryshėm, qė konsiderohen si partizanėt tanė, e kanė vėnė nė skenė grushtin kundėr Esad Pashės*.
    E parė nga larg, mua mė duket, se situata e tanishme nė Shqipėri, nga pikėpamja e njė rivaliteti me Italinė, ėshtė mė tepėr nė favorin tonė. Loja italiane ėshtė zbuluar deri diku, dhe pranė Oborrit, Qeverisė, Komisionit tė Kontrollit dhe te njė pjesė e popullit shqiptar, italianėt nuk kanė fituar pėrsa i pėrket simpatisė dhe prestigjit.
    Mua mė duket se ndonjėri nga politikanėt e kėtushėm ka pėr tė dhėnė llogari pėr kėto veprime dhe njė pjesė e zemėrimit tė tanishėm kundėr nesh do ti atribuohej kėtij konstatimi. Por unė po flas kėtu vetėm pėr situatėn e tanishme, sepse ajo mund tė ndryshojė nė ēdo ēast sipas zhvillimit tė mėtejshėm tė ngjarjeve dhe madje mund tė kthehet dhe nė tė kundėrtėn e saj.
    Duke pėrjashtuar ndryshimet katastrofale, problemi aktual ėshtė sot pėr sot, se si duhet kapėrcyer kriza e sotme:
    Pėr parlamentin, qeverinė dhe shtypin kėtu [nė Itali] konsiderohet e mundshme dhe e dėshirueshme vetėm njė zgjidhje: internacionalizmi dhe mundėsisht sa mė parė i tė gjithė problemit shqiptar.
    Efektivisht me rėndėsi determinonjėse nė kėtė drejtim ėshtė, nė radhė tė parė, pėrshtypja se rivaliteti midis nesh dhe Italisė nė rastin e tanishėm del nė dukje mė tepėr se sa mendohej dhe se, prandaj, mundėsia pėr njė diferencim mė serioz nuk ėshtė pėr tu pėrjashtuar dhe ky rrezik mund tė mėnjanohet vetėm duke afruar shtetet e tjerė tė mėdhenj.
    Sikurse dihet kjo ide ka predominuar kėtu qysh nė fillim dhe prej saj u hoq dorė pjesėrisht vetėm pėr shkak tė kundėrshtimit tonė. Sipas mendimit tim ka pėr tė qenė e vėshtirė qė tė evitohet njė internacionalizim i moderuar, eventualisht nė formėn e dėrgimit nė Durrės tė njė detashmenti tė vogėl dhe duke zgjeruar kompetencat e Komisionit tė Kontrollit. Pėr zgjidhjen e krizės kėto ka probabilitet qė tė mjaftojnė.
    Shpėrthimi i njė anarkie tė plotė nė Shqipėri, sidoqoftė nuk mund tė shihet qetėsisht. Princit dhe qeverisė i mungojnė mjetet e nevojshme pėr ta pėrballuar me forcė situatėn. Njė intervencion austro-italian, qė kėtu nė Romė nuk e dėshirojnė, sikurse edhe nė Vjenė, duhet tė evitohet po tė jetė e mundur. Mbetet pra shpresa tek operativiteti i prestigjit evropian, edhe nė qoftė se nga jashtė ai manifestohet me pėrdorime tė vogla tė forcave. E ardhmja e mėtejshme e Shqipėrisė, qė mua mė duket shumė e errėt, me kėtė masė, nuk ėshtė garantuar natyrisht akoma, por, megjithatė [siguron] njė pushim tė vogėl sa pėr tė marrė frymė.
    Kėtė relacion unė nuk mund ta mbyll pa bėrė kėtu konstatimin se ngjarjet e fundit nė Shqipėri kanė hedhur dhe njė hije jo thjeshtėsisht tė pėrkohshme edhe nė relacionet tona me Italinė, tek e cila vendi i shqiptarėve formon tanimė “pars minoris resistentiae”. Fushata e gazetave, sikur rezulton prej artikujve bashkangjitur, tė “Tribunės” dhe tė “Giornale dItalia-s”, pėr kohėn prej 19 deri nė 28 tė muajit tė kaluar, nuk ėshtė regjistruar kurrė ndonjėherė, as edhe pėrafėrsisht, nė kėto katėr vjetėt e qėndrimit tim kėtu. Kėtyre u shtohen dhe fjalimet parlamentare, pėr tė cilat po raportoj veēanėrisht dhe tė cilat tregojnė njė tronditje tė ndjeshme tė besimit [nė Parlament] ndaj qeverisė.
    Edhe nė qoftė se disa prej kėtyre [reagimeve tė sipėrpėrmendura] hyjnė nė llogarinė e spekulacioneve tė dėshmuara tė baron Aliotit, dhe tė njė ndėrgjegjeje tė keqe, prapėseprapė [vėrehet se] edhe mosbesimi kundėr nesh ėshtė bėrė pėrsėri i math, pjesėrisht tek markez di San Xhulianoja vetė, por, para sė gjithash, edhe te tė gjithė ata, tė cilėt, edhe pa kėtė situatė, e kritikojnė politikėn e tij sepse mbėshtetet shumė te ne. Nė se do tė arrihet pėr ta shpėrndarė pėrsėri kėtė mosbesim kjo gjė do tė varet mė shumė prej rrjedhės sė ngjarjeve se sa prej nesh vetė.
    Dura tempora currunt!
    *
    Ambasadori Perandorak dhe Mbretėror
    Merey

    AIH, Fondi: HHSTA,PAA, Vj. 24.28.2858

    ***
    Telegram i ministrit austro-hungarez tė akredituar nė legatėn nė Durrės. Löventhal*, pėr Vjenėn, me informacion pėr forcat e armatosura qė dispononte qeveria e V.Vidit pėr tė pėrballuar rebelimet nė Shqipėrinė e Jugut dhe nė Shqipėrinė e Mesme

    Telegram shifėr, nr. 549 prej fon Lovental

    Durrės, mė 5 qershor 1914

    Nė lidhje me telegramin tim tė datės 3 tė kėtij muaji nr. 538
    Nga deklaratat e princit [V.Vid] dhe tė kryeministrit [Turhan Pashė Pėrmetit] unė kam nxjerrė [tė dhėna] se pėr shtypjen eventuale tė kryengritjes [sė Shqipėrisė sė Mesme] mbėshtetja bėhet nė forcat qė vijojnė:
    Nė afėrsisht 1100 vetė, qė ndodhen aktualisht nė Durrės, nė 800 vetė tė Prekės [Prek Bib Dodės] nė Lesh, 2000 vetė tė Ahmet Bej Matit, dhe nė afėrsisht 1000 toskė tė Azis Pashės, nė Lushnjė.
    Sipas informatavet tė mia mbi kėta tė fundit nuk duhet mbėshtetur, pėrsa iu pėrket atyre tė Matit tė shihet telegrami im nr. 527, i datės 2 tė kėtij muaji (Abdurrahman Krosi* u kthye pardje pėrsėri).
    Trupat e ngritura kundėr Epirit, sot pėr sot, nuk janė akoma tė disponueshėm. Po tė pritet, ekziston rreziku qė kryengritėsit [e Shqipėrisė sė Mesme] tė shtėrngojnė Elbasanin dhe vendet e tjera pėr tu bashkuar me ata.... (Disa fjalė tė dokumentit janė tė palexueshme)

    AIH, Fondi HHSTA,PAA, Vj.24-25-2571
    (Footnotes)
    *Conrad von Hötzendorf (1852-1925), Baron (nga viti 1918) (Count Franz) Shef i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė tė Austro-Hungarisė, 1906-1911; 1912-1917.
    *Kajčtan Mérey von Mčre-Kapos, ambassador i Austro-Hungarisė nė Romė, 14 mars 1910-23 maj 1915.
    *Qeveria italiane kishte probleme me shtetin Papal dhe pėrpiqej pėr tė ulur autoritetin e Papės nė Itali.
    *ėshtė fjala pėr arrestimin e tij me forcė mė 18 maj 1914 nga xhandarmėria.
    *Heinrich Ritter, L
    öwenthal von Linau (1870-1915), ministėr nė legatėn e Austro-Hungarisė nė Shqipėri (Durrės), 25.II.1914
    15.VIII.1915.
    *A Krosi ishte takuar me Vidin pėr ti ofruar mbėshtetjen e A.Zogut.

    (er.nu/Milosao/BalkanWeb)

  7. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Albo pėr postimin:

    Kreksi (03-06-2014)

Tema tė Ngjashme

  1. Ēfarė mendoni pėr Ahmet Zogun?
    Nga honzik nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  2. Greqia u jep shtetėsinė minoritarėve
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 411
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 06:59
  3. Historia politike e Shqipėrisė nė tre vjet
    Nga no name nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-03-2007, 19:49
  4. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •