Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 22
  1. #1
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549

    A është normale që ministria e jashtme greke Bakojanis të takojë Janullatosin?

    Mora vesh se në axhendën e ministres së jashtme të Greqisë Bakojanis, që do të zhvillohet nesër (20 mars), është edhe takimi me kreun e Kishës "Autoqefale" Shqiptare Janullatosin.

    A është i drejtë ky takim?


    E kam fjalën nga pikëpamja politike, sepse, siç e dimë, janë ca organizata greke që e bëjnë numrin e grekëve në Shqipëri 400 mijë (40 mijë në fakt), duke përfshirë qëllimisht në numër edhe besimtarët ortodoksë me kombësi shqiptare. Aq me tepër që Janullatosi është grek, dhe në "sytë e huaj" do të duket si takim me "përfaqësuesin religjioz të minoritetit grek" në Shqipëri.

    A duhet ta ndalonte shteti shqiptarë këtë gjë?
    Life's too short to remove USB safely.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e alpost
    Anëtarësuar
    27-10-2007
    Vendndodhja
    sarande
    Postime
    73
    Në axhendën e ministres së jashtme të Greqisë Bakojanis, eshte dhe takimi me Kryetari e bashkise socialiste Edi Rama i cili do ti dhuroje celesin e bashkise se tiranes,

  3. #3
    Janullatosi dihet qe eshte qytetar grek, por perfaqeson kishen ortodokse shqiptare. A eshte i drejte ky takim?!!! Per sa kohe behen publike detajet e takimit, atehere nuk shoh ndonje arsye te gabuar. Ne te kundert, cfare mund te kene sekret nje kryeminister i Greqise me liderin e nje kishe shqiptare?!
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  4. #4
    I come back
    Anëtarësuar
    01-10-2005
    Postime
    345
    Patjeter qe Bakojanis do falenderoi priftin janullatos sepse ai eshte nje hero per kishen greke. Ai po kthen gjithe jugun ne ortodokse. Pasojat do shifen me vone kur ortodoksit do kerkojne te shkeputen nga pjesa tjeter e Shqiperise ashtu sic ben arvanitasit shqiptare shekullin e kaluar.

  5. #5
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Citim Postuar më parë nga qafezezi Lexo Postimin
    Patjeter qe Bakojanis do falenderoi priftin janullatos sepse ai eshte nje hero per kishen greke. Ai po kthen gjithe jugun ne ortodokse. Pasojat do shifen me vone kur ortodoksit do kerkojne te shkeputen nga pjesa tjeter e Shqiperise ashtu sic ben arvanitasit shqiptare shekullin e kaluar.
    Mba gojen ti,para Cajupit,Asdrenit,dhaskal Todrit, Kristo Negovanit,Jani Vretos,Germenjit etj,para shkolles se pare zyrtare ne gjuhen shqip te hapur ne Korce,para Fan Nolit etj

    Mba gojen edhe perpara percaktimit fetar paraturk qe ka pasur katragjyshi jot e deri tek Muzakajt,Gropajt,Arianitet,Shpatajt,Zenebishet e fisnike te tjere shqiptare te jugut qe i dhane frymemarrje ketij populli,per ti rezistuar turqizimit...

    Persa i perket temes problemi eshte se shteti nuk mund ta ndaloje dhe as qe do ta ndaloje...
    Nuk mund sepse nuk ka te drejte ta ndaloje dhe nuk do sepse nga greku qeveritareve u vijne zarfe te mira parash te cilat mbyllen ne bankat e Zvicres per kohet e veshtira....
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  6. #6
    i/e larguar Maska e bklyn_kid
    Anëtarësuar
    28-01-2008
    Vendndodhja
    Brooklyn
    Postime
    202
    Sesben Duhet T Hiqet Ai Grek I Ndyr Janullatos Dhe Tvihet Nje Kryepeshkop Shqiptar!
    Ne Menyre Te Menjehershme Para Se Greku Te Kerkoje Dhe Nje Cope Tjeter Nga Shqiperia!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!1

  7. #7
    I come back
    Anëtarësuar
    01-10-2005
    Postime
    345
    Citim Postuar më parë nga Hyj-Njeriu Lexo Postimin
    Mba gojen ti,para Cajupit,Asdrenit,dhaskal Todrit, Kristo Negovanit,Jani Vretos,Germenjit etj,para shkolles se pare zyrtare ne gjuhen shqip te hapur ne Korce,para Fan Nolit etj

    Mba gojen edhe perpara percaktimit fetar paraturk qe ka pasur katragjyshi jot e deri tek Muzakajt,Gropajt,Arianitet,Shpatajt,Zenebishet e fisnike te tjere shqiptare te jugut qe i dhane frymemarrje ketij populli,per ti rezistuar turqizimit...
    Katragjyshi im ka qene katolik ndersa un jam aq i afte te dalloj rolin e fes ne Shqiperi.
    Duhet bere e pamundur qe femijet tane te flasin gjuhen shqipe. Nuk eshte rasti per ortodoksit shqiptare ne jug. Ata do ngelen pa identitet, ndersa Shqiperia nuk do vdesin kurre.
    Ne katoliket nuk hankohemi per myslimanet ne Shqiperi, te keqijat i kemi vetem prej jush. Ju bashkepunoni me greket, ruset, serbet. Eshte llogjike, ju lidh feja dhe pozita gjeografike qe keni me ta.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-01-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    21
    Citim Postuar më parë nga qafezezi Lexo Postimin
    Katragjyshi im ka qene katolik ndersa un jam aq i afte te dalloj rolin e fes ne Shqiperi.
    Duhet bere e pamundur qe femijet tane te flasin gjuhen shqipe. Nuk eshte rasti per ortodoksit shqiptare ne jug. Ata do ngelen pa identitet, ndersa Shqiperia nuk do vdesin kurre.
    Ne katoliket nuk hankohemi per myslimanet ne Shqiperi, te keqijat i kemi vetem prej jush. Ju bashkepunoni me greket, ruset, serbet. Eshte llogjike, ju lidh feja dhe pozita gjeografike qe keni me ta.
    Ne rradhe te pare je ti i pari qe perdor termin ‘ortodokset shqiptare ne jug’ kur mjafton vetem te thuash shqiptare, ti po aplikon vete percarjen fetare, duke vene kufij ndares si ‘ne katoliket’, ata myslimanet e ata ortodokset.

    Mesa duket ne ‘jug’ s’paske qene ndonjehere se do kishe kuptuar qe gjuha shqipe eshte shume e paster, pastaj kur ti vete si shqiptar i cileson shqiptaret e tjere si greke, serb apo rus thjesht nga besimi(qe nuk e kane nderruar per 2 para me teper si shumica e shqiptareve ne kohen e turkut) greket apo serbet kane te drejte te kene pretendimet e tyre se vete shqiptaret jane te paret qe bejne dallime midis tyre.
    E c’jane keto ‘te keqiat i kemi vetem prej jush’, ti je shqiptari tipik qe mundohesh te shash te tjeret per te nxjerre me te mire veten. Mosmarreveshjen me njeri – tjetrin shqiptaret e kane paguar shtrenjte dhe kete e ka treguar historia, dhe po e jetojme akoma.
    Don't underestimate the power of stupid people in large groups

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e gjilan55
    Anëtarësuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    gjilan
    Postime
    310
    Zoteri te nderuar te forumit shqipetar pse spo harrojm te gjithe se jemi shqiptar e te vrapojm ti bashkohemi kush grekut te tjeret shkive te tjeret turkut.Po te jete realiteti brenda kombit shqiptar i till si paraqitet ketu ne forum vaj halli per ne por per fat te mire realiteti eshte krejt ndryshe dhe ne do te vazhdojm te mbesim shqiptar me te gjitha te mirat dhe te keqiat qe i kemi si komb.ma thoni vetem nje luft ne mes te shqiptarve ne baza fetare -ska asnje,edhe pse me heret kemi qen analfabet, ndersa sot kur kemi aq shum njerez te arsimuar kjo eshte nje gje e pamundur.Me 1912 kur shqiperia shpalli pavarsin nga historia e dim se kan qen bashk ne mes te tjereve Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi,me 2008 kur Kosova shpalli pavarsin ne mes te tjereve kan qen bashk Hashim Thaqi dhe Mark Krasniqi,ska nevoj ta zgjas me teper ,feja e shqiptarit ka qen eshte dhe do te mbetet SHQIPTARIA.Ndersa sa i perket janullatosit zoteri te nderuar Shqiperia ka Shqipetar i cili me mire se greku do ta udhehiqte kishen.Ne ne kosove udheheqsit fetar i kemi Shqipetar e qka ju ndalon qe edhe ne Shqiperi te beni njejt.Shum vite me heret kur Kosova ka pas nevoj per mesues ne kemi marr ndihme nga mesuesit nga Shqiperia e kurrsesi nga shtete tjera por jam i bindur qe Shqiperia nuk ka nevoj nga askush qe njeriu i pare i kishes te jete nga tjeter shtet.nuk dua ta ofendoj asnje shqiptar besimtar te asnje feje sepse kombi dhe atedheu jan para se gjithash.

  10. #10
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Dje Bakojanis takoi dhe ministrin e jashtem Serb Vuk Jeremiç, dhe menjehere pas atij takimi deklaroi se Greqia nuk do ta njohe Pavaresine e Kosoves edhe per disa kohe. Gjithashtu, ne shtypin e huaj po perflitet qe Tragjedia e Gerdecit mund te kete qene dhe nje sabotazh i agjenturave ballkanike, dhe kete e theksoi dhe e mbrojti dje nje zyrtar mjaft i larte perendimor, emri i te cilit nuk behet publik. Menjeher pas takimit me Jeremiç vjen vizita ne Tirane.

    Ketu po luajne ca gjera, gjera qe ua kam friken. Zoti e befte mire e na ndihmofte.
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  11. #11
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Citim Postuar më parë nga Jack Watson Lexo Postimin
    Mora vesh se në axhendën e ministres së jashtme të Greqisë Bakojanis, që do të zhvillohet nesër (20 mars), është edhe takimi me kreun e Kishës "Autoqefale" Shqiptare Janullatosin.

    A është i drejtë ky takim?

    E kam fjalën nga pikëpamja politike, sepse, siç e dimë, janë ca organizata greke që e bëjnë numrin e grekëve në Shqipëri 400 mijë (40 mijë në fakt), duke përfshirë qëllimisht në numër edhe besimtarët ortodoksë me kombësi shqiptare. Aq me tepër që Janullatosi është grek, dhe në "sytë e huaj" do të duket si takim me "përfaqësuesin religjioz të minoritetit grek" në Shqipëri.

    A duhet ta ndalonte shteti shqiptarë këtë gjë?
    Une mendoj qe takon punedhenesja punetorin. Janullatos i sherben Greqise me shume se komunitetit orthodhoks shqiptar...
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  12. #12
    Citim Postuar më parë nga qafezezi Lexo Postimin
    Ai po kthen gjithe jugun ne ortodokse. Pasojat do shifen me vone kur ortodoksit do kerkojne te shkeputen nga pjesa tjeter e Shqiperise ashtu sic ben arvanitasit shqiptare shekullin e kaluar.

    Eshte e rendesishme pjesmarrja ne forum por nuk duhet shkruar sa per te thene. Askush nuk po kthen jugun e Shqiperise ne ortodokse. Jugu ka patur dhe ka ortodokse gjithmone dhe nuk ka nevoje te vije Janullatosi apo ndonje tjeter qe te ndryshoje kete gje. Dhe ben shume gabim kur thua qe ortodokset po kerkojne te shkeputin Jugun e Shqiperise. Nuk e di se nga e merr kete informacion por te siguroj qe eshte disinformacion skandaloz.

    Citim Postuar më parë nga qafezezi Lexo Postimin
    Duhet bere e pamundur qe femijet tane te flasin gjuhen shqipe. Nuk eshte rasti per ortodoksit shqiptare ne jug. Ata do ngelen pa identitet, ndersa Shqiperia nuk do vdesin kurre.

    Ne katoliket nuk hankohemi per myslimanet ne Shqiperi, te keqijat i kemi vetem prej jush. Ju bashkepunoni me greket, ruset, serbet. Eshte llogjike, ju lidh feja dhe pozita gjeografike qe keni me ta.
    Fale atyre ortodokseve te jugut ti sot ke nje identitet si shqiptar. Ta ka dhene pergjigjen Hyj-Njeriu dhe po ta jap edhe une. Lexoi me vemendje ato emra qe ka shkruar ai dhe kujtohu qe kane qene te gjithe shqiptare te besimit ortodoks. Askush nuk bashkepunon me greke, ruse e serbe. Sic nuk bashkepunon ti me terrorrista apo fondamentalista mysliman apo jo apo nuk e quan veten pjese te atij inkuizicioni qe ndrydhi gjithe njerezimin per shekuj me rradhe?

    Shqiptarin nuk e lidh feja me askend vecse me veten e tij. Perpara se te jete ortodoks, katolik a mysliman shqiptari eshte shqiptar. Mos beni sherbime falas me keto deklarata qe jepni. Te pakten mundohuni te merrni ndonje cek mujor se po lodheni kot

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Rreziku qe po na vjen nga greku esht rrezik shum me i madh se nga serbi , sepse ky shtet esht ne Eu dhe Nato , ja ka lidh kembet qeveris shqiptare , duke pranu rreth 600.000 shqiptar ne Greqi , dhe tani ngadal ngadal po i asimilon ato , sipas nje ankete gjysma prej atyre as qe kan plan te kthehen ne Shqiperi , mirpo greku mund ti ktheje , mirpo vetem ateher kur ta harrojn shqipen ( ne Top Channel , ishte nje kengetare Dora , ajo vajza jetonte ne Greqi , 20 vjet i kishte, sdinte shqip) , Janullatos esht si aj Kali i Trojes , dhe me pastaj do ta shofmi se me zi se Kali i Trojes dot na dale. Ky esht duke ber nje pun te heshtur , duke ja zbut zemrat orthodoksve ne raport me greket, ndersa po ben armiqsimin me muslimanet dhe katoliket ( mund ta shofim edhe ne forum), pastaj vetem nje shkendi te vogel , dhe hop ushtria greke ne jug te Shqiperis , ne mbrojte te vllezerve orthodoks grek.
    Duhet ta forcojm bashkpunimin me SHBA-te , tash edhe Kosova te dergoje nje mision ne Irak dhe Afganistan . Ato qe i din problemet Balkanike , patjeter e dijn se ne cfardo lloji te konfliktit Greko-Maqedon , Greko-Shqiptar edhe Turqia perfshihet ne konflikt , ata dot synojn ishujt e Greqis , te cilet i ka thuajse te ngjitur per teritorin e vet.
    Duhet ta shfrytezojm momentin kur marredheniet Shba- Greqi nuk jan ne nivel te mir dhe te perfitojm nga kjo gje. Qeveria shqiptare sduhet ta le te shuhet problemi i Cameve.

  14. #14
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    bakojanis ka ardhur kryesisht per ti dhene zemer janullatosit, per ti dhene urdher topit jepi nenshtetesine.

    saline e te tjere ajo i ka ne xhep, sa per si e faqe ... do ti premtoje salise nje vizite ne athine, per tia rritur ryben si puthadoras besnin i athin-belgradit!

  15. #15
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Citim Postuar më parë nga qafezezi Lexo Postimin
    Katragjyshi im ka qene katolik ndersa un jam aq i afte te dalloj rolin e fes ne Shqiperi.
    Duhet bere e pamundur qe femijet tane te flasin gjuhen shqipe. Nuk eshte rasti per ortodoksit shqiptare ne jug. Ata do ngelen pa identitet, ndersa Shqiperia nuk do vdesin kurre.
    Ne katoliket nuk hankohemi per myslimanet ne Shqiperi, te keqijat i kemi vetem prej jush. Ju bashkepunoni me greket, ruset, serbet. Eshte llogjike, ju lidh feja dhe pozita gjeografike qe keni me ta.
    Ik mer mos trego perralla idiote...Ortodokse e bektashinj jane te lidhur me njeri tjetrin biles me shume se me cdokend ndarje tjeter,jo si katolike e islamike qe gati jeni therur me njeri-tjetrin...

    A e di si zoteri sa % e lidhjes se lezhes ishte me ortodokse e sa me katolike?
    Pa shikoji pak edhe rilindasit,cfare ishin me shume ortodokse apo katolike apo myslymane...
    Ku e gjetet fytyren njehere te akuzoni ata me percaktim ortodoks,si pa identitet,kush njehere ata qe kane Papen e Romes si kumandar apo sunitet qe kane kalifin arab...

    Ne ka ndonje percaktim fetar me identitet te qarte shqiptar jane ortodokse e bektashinj,sepse ortodokset jane autoqefale,sa te ike ky mallkimi janullatos,keshtu qe varen prej shqiptarit,kurse bektashinjte e kane qendren ne shqiperi,kane atin e tyre ne shqiperi e jo Rome e Arabi,sikunder katolike e sunite...

    Nacional - ortodoksia e nacional-bektashizmi jane te vetmet fe nacionale ne shqiperi do apo sdo ti aspo cdokush tjeter....
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Citim Postuar më parë nga Hyj-Njeriu Lexo Postimin
    Ne ka ndonje percaktim fetar me identitet te qarte shqiptar jane ortodokse e bektashinj,sepse ortodokset jane autoqefale,sa te ike ky mallkimi janullatos,keshtu qe varen prej shqiptarit,kurse bektashinjte e kane qendren ne shqiperi,kane atin e tyre ne shqiperi e jo Rome e Arabi,sikunder katolike e sunite...

    Nacional - ortodoksia e nacional-bektashizmi jane te vetmet fe nacionale ne shqiperi do apo sdo ti aspo cdokush tjeter....

    Sa gota i ke pir sot ore ?
    Per cfar autoqefalie flet ti bre kur te udheheq nje armik grek ?
    Urdhno kto fet nacionale le ta bindin Greqin ta pranoje Kosoven , te dh*fsha ne udheheqes qe sdin shqip te flase , dhe qe asnjeher se kam ndegju te flase per ceshtjen kombetare.

  17. #17
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Papen e Romes si kumandar apo sunitet qe kane kalifin arab...
    apo ortodoksët që kanë një bizantin me prejardhje nga Azia.

    Më duket se nuk je ti, ka hyrë dikush tjetër e po shkruan në nofkën tënde. Ose të ka bërë Albo ndonjë lavazh truri.

    Është shumë normale që Bakojanis takohet me Janullën, edhe është diçka pozitive, sepse ky veprim na hap sytë ne shqiptarëve. Shohim se grekët po udhëheqin me ne, ndërkohë që do të duhej të isht e kundërta.

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anëtarësuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,822
    A është i drejtë ky takim?
    Patjetër që është i drejtë. Në të kundërt nuk ka se si të shpaloset propaganda dhe qëllimet politike të shtetit Grek me anë të fesë, kishës dhe drejtuesëve të saj!

    A duhet ta ndalonte shteti shqiptarë këtë gjë?
    Shteti Shqiptar nuk ndalon dot njerëz si Bollano që dalin hapur dhe sfidojnë mekanizmat, ligjet dhe kushtetutën e shtetit Shqiptar gjatë kohës që janë vartës direkt dhe në shërbim të tij e jo më Janullatosni e veshur me petkun e Kryepeshkopit.

  19. #19
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838
    Takimi është i dëmshëm.

    Po u pyta unë do të bëja këtë:
    Gjat kthimit të ati ministri grek për në vend të vet do të ia ipja edhe ket prift me vete duke i vendosur një vulë në pasaport me ndales të përjetshme që të shkeli tokën arbëroere.

    Kili

    SHQIPËRIA ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  20. #20
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Sot, 17 Prill 2008

    Himara shqiptare dhe teatri politik i ballanëve


    Nga Daut GUMENI

    Javën që shkoi vizitoi Tiranën zyrtare një zëvendës/ministër i jashtëm i Greqisë. Asgjë e pazakontë në marrëdhëniet zyrtarisht të mira mes dy vendeve fqinje. Madje do të ishte mirë që vizitat e frytshme të qenë më të shpeshta edhe në rangje më të larta. Greqia është një nga fqinjët tanë anëtarë të BE-së dhe doemos që janë gjithnjë të dobishme për të dyja palët vizitat, që përfundojnë me nënshkrime marrëveshjesh për rritjen përherë e më shumë të shkëmbimeve ekonomike e kulturore midis fqinjëve me një synim të përbashkët, rritjen e mirëqenies dhe për pasojë garantimin më të mirë të drejtave dhe lirive të qytetarëve në të dyja anët e kufirit. Këtë shpresojnë gjithnjë qytetarët shqiptarë, kur shohin sesi përgjërohen të gjithë përfaqësuesit më të lartë të institucioneve qeveritare të Tiranës në pritjen e një zv/ministri grek, sikundër ndodhi edhe javën e shkuar.

    Megjithatë, pritja e qytetarëve të këtij vendi për ndonjë marrëveshje të dobishme, nuk u përligj as nga vizita në fjalë. Zv/ministri i jashtëm grek, në përfundim të vizitës së tij për forcimin e miqësisë midis dy vendeve, na bëri publike vetëm dy gjëra; që diti të qetësonte shqiptarët e Himarës të kthyer në “minoritarë grekë” duke kënduar tok me ta himnin e vendit të zv/ministrit dhe që Omonia duhet të bëhet më aktive dhe të zgjerojë hartën e minoritetit grek në Shqipëri (!).

    Do të mjaftonin vetëm këto dy dëshmi të kaluara në “heshtje vëllazërore” nga pushtetarët tanë, për të kuptuar të gjithë shqiptarët kudo që janë se, teatri i shëmtuar i luajtur javën e shkuar në sheshin e qytezës së vogël të Spilesë, e ka regjinë larg Himarës së bukur. Një vulëhumbur, që dhe karrigen e bashkisë e ka marrë me një telefonatë të Athinës zyrtare, i del kot për zot atij teatri të shpëlarë.

    Bollanua i Omonias është vetëm një figurant i zgjedhur pa shije. Ai teatër e ka dhe skenarin të huajtur nga politika greke e fillimit të shekullit të kaluar. Shfaqja, që u dha javën e shkuar në prani të zv/ministrit grek në Himarën shqiptare me histori të madhe, e ka regjinë larg Himarës. Dhe nuk janë dorëjashtë as ballanët e Tiranës zyrtare. Ai teatër politik i dalë boje me regji jashtë Shqipërie, vërtet që luhet në sheshin e vogël të Spilesë së Himarës, por aktorët kryesorë janë ballanët e pushtetit të Tiranës. Çfarë shkelje tjetër pritet të bëjë bashkiaku omonist i Himarës, që drejtuesit e institucioneve qendrore përkatëse të Tiranës, të paktën ta pushojnë nga detyra? A nuk është ai bashkiak omonist, që e ngarkojnë të kërkojë publikisht “për Himarën po atë që kërkojnë shqiptarët për Kosovën”?.

    A nuk është po ai bashkiak omonist i Himarës, që merr pjesë në mbledhjet e zhvilluara në Athinë për “pavarësinë e Vorio Epirit”?. A nuk është po ky bashkiak omonist edhe në krye të “protestës” së zhvilluar javën e shkuar në pritje të zv/ministrit të jashtëm grek në Himarë ‘një gurgule’ e montuar aq keq sa të bëheshin thirrje për të kërkuar “mbrojtje nga policia greke” kundër “genocidit” të ushtruar prej policisë shqiptare?! Çka prefekti i Vlorës, që i merret goja në krah të bashkiakut që shkel ligjet e shtetit shqiptar, në vend që t’i kërkojë llogari me të drejtën që i jep ligji? Ç’kanë pushtetarët tanë të Tiranës, që u ka ikur zëri fare e nuk hapin dot gojën as për të mbrojtur nga shkulja tabelat rrugore, që kanë vendosur aty me taksat e shqiptarëve?

    Pushtetarët tanë të Tiranës bëjnë mirë që hapin shkollë greke edhe vetëm me dy nxënës minoritarë, por do të bënin po aq mirë të kërkonin nga miqtë tanë fqinjë që dhe ata të hapin shkolla shqipe për minoritarët shqiptarë në trojet e veta brenda kufijve të shtetit grek. Bëjnë mirë pushtetarët tanë që lejojnë hapjen e shkollave greke nëpër Shqipëri, por do të bënin po aq mirë të kërkonin edhe hapjen e shkollave shqipe në Greqi, të paktën për të mos harruar gjuhën amtare fëmijët e atyre qindra-mijërave mërgimtarëve tanë që jetojnë në shtetin fqinjë. Po qe se miqtë tanë grekë i tremben aq shumë gjuhës shqipe, edhe vetëm për shqiptarët që jetojnë në shtetin grek, atëherë le të kërkojnë pushtetarët tanë një marrëveshje që mbase na shpëton miqtë tanë grekë nga ajo frikë ndaj gjuhës shqipe, të futim në programet shkollore të të dy vendeve tona të dyja gjuhët, veç anglishtes.

    Asnjë e keqe nuk na vjen nga mësimi i gjuhës së fqinjit. Jemi të detyruar të jetojmë bashkërisht në një botë, që po bëhet përherë e më e vogël për të mbajtur ende rraqet e shekujve të shkuar, rraqe të mykura që na pjellin ballanët dhe “protestat” e shqiptarëve dygjuhësh të Himarës, me fishekë të Gërdecit e me flamuj grekë në duar (!). Bota jonë e bukur po bëhet vërtet shumë e vogël për të mbajtur ende nëpër këmbë të institucioneve tona të zgjedhura edhe ca figurantë, të aftë vetëm për të inskenuar “genocide” policore edhe aty ku jo vetëm policët e shkretë, por edhe vetë pushtetarët tanë rrapëllitës të tribunave, kthehen në pula të lagura, sapo të shohin një referent të qeverisë së Athinës.

    Jemi të detyruar të jetojmë bashkarisht në paqe, por këtë duhet të mos e harrojnë as fqinjët tanë të mirë, që ruajnë ende për ne shqiptarët politikën e ndryshkur të kohëve kur me trojet shqiptare zgjerohej harta e shtetit grek dhe në podiumet ndërkombëtare vihej kuja për t’u mbrojtur nga sulmet e shqiptarëve(!) Nuk mund të na mbushin mendjen se janë vërtet aq miq sa thonë, po qe se na inskenojnë herë pas here shfaqje bajate si ajo e javës së shkuar në sheshin e Spilesë. Nuk mbulohen dot problemet e pazgjidhura, duke stisur probleme të paqena. Nuk zgjerohet dot artificialisht minoriteti grek në Shqipëri, duke paguar pensione me paratë e BE-së. Në vend që të rendin pas këtyre “bamirësive” me paratë e të tjerëve, fqinjët tanë të pasur le të investojnë që fusha e Dropullit dhe fusha e Vurgut, ku është i përqendruar kryesisht minoriteti i vërtetë grek në Shqipëri, të mos mbeten më gjatë të shkreta por të kthehen në burime begatie për banorët e tyre.

    Duke parë teatrin politik që na inskenuan në Himarë javën që shkoi, duket se, fqinjët tanë më të pasur edhe në marifete, nuk e kanë kuptuar se kanë ikur kohët kur motoja e tyre politike :”Mbrojtja më e mirë është sulmi” rrekej të përligjte në sytë e botës çdo zullum të tyre ndaj shqiptarëve. Duke parë atë shfaqje me frymë të vjetër e me rekuizitë të ronitur nga përdorimi, e kupton mirë edhe deklaratën e fundit të politikës greke se “çështja e Kosovës do të zgjidhet përfundimisht kur të hyjë Serbia në BE”(!). Këto të vërteta kaq të qarta nuk arrijnë t’i kuptojnë dot vetëm pushtetarët tanë të tranzicionit. Vetëm ata tremben të thonë një fjalë, si qeveritarët dhe opozitarët, në mbrojtje të ligjeve të shtetit që përfaqësojnë, ashtu siç po e përfaqësojnë vetëm ata… Prandaj është detyrë qytetare t’ua kujtojmë këtë harresë, edhe kur pushtetarët e opozitarët tanë mbeten pa gojë nga përgjërimi për “marrëdhënie të shkëlqyera” me fqinjët, apo nga përgjërimi për pushtetin e tyre personal.

    Ka ardhur një kohë e bekuar, kur bashkëjetesa në paqe është detyrim jo vetëm për të vegjlit po edhe për të mëdhenjtë e kësaj bote. Jemi vërtet të detyruar të bashkëjetojmë në paqe me të gjithë fqinjët tanë, të vegjël e të mëdhenj qofshin, por kjo nuk do të thotë të mbyllim sytë e të mbyllim gojën edhe përpara shkeljes së hapur të të drejtave tona themelore njerëzore e kombëtare, vetëm sepse nuk u duhet prishur qejfi fqinjëve më të pasur apo sepse nuk u duhet prishur qetësia pushtetarëve tanë, që kjo kohë e bekuar na i paska gjetur (vetëm ndaj fqinjëve) kaq symbyllur e gojëkyçur(!)

    Jo, zotërinj pushtetarë, vendas e fqinjë qofshi! Kjo kohë e bekuar e lirive në Evropë nuk nxjerr dot “Mitrovica” nga Himara e bukur shqiptare me histori të lavdishme. Edhe vetë jugoviçët, që dogjën pikat doganore në kufirin verior të Kosovës së pavarur, po e kuptojnë më në fund këtë zhvillim të mbarë jo vetëm për shqiptarët, por për tërë rajonin dhe për shtëpinë tonë të përbashkët, Evropën e popujve të lirë e të bashkuar për të përballuar më mirë sfidat e kohës së re.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  2. Sa thelbësore është pamja e jashtme e zyrtarit?
    Nga Davius në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-08-2006, 06:32
  3. Komploti boteror
    Nga ORIONI në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 31-10-2005, 12:59
  4. Histori me vlere per te kuptuar "Dosjet"
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 15-02-2005, 18:07
  5. Ministria e Jashtme çeke: Mos udhëtoni në Kosovë dhe Maqedoni
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 14-02-2003, 10:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •