Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3

Tema: Janaq Paēo

  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Janaq Paēo

    Purgatori i Janaq Paēos

    Elsa Demo

    Bashkėshortja e skulptorit rrėfen pėr herė tė parė se ēfarė ndodhi nė vitin 1975 nė jetėn dhe nė studion e Janaq Paēos
    Ka zhvillime pėr tė cilat vdekja duket e vetmjapėrgjigje. Artistit vdekja mund t'i ngrejė lavdinė qė nuk e pati nė gjallje ose tė ndodhė qė t'ia marrė famėn qė kish gėzuar dikur. Ka artistė qė pėr shkak tė zhvillimit tė ngathėt dhe tė paqėndrueshėm tė shoqėrisė shqiptare si "tė pafe" ndodhen nė njė rreth Purgatori, as tė gjallė as tė vdekur, as tė njohur as tė panjohur. Njė ndėr ta ėshtė skulptori Janaq Paēo, emri i tė cilit del nganjėherė si legjendė e artistit qė theu me dorėn e vetė ciklin e nudove tė krijuara nė dekadėn e zymtė pėr artin shqiptar, vitet 60-70. Ishin nėntė shtatore pėr tė cilat u padit nė kohėn e pleniumit IV tė Komitetit Qendror tė Partisė sė Punės.

    Nga trupat e zhveshur kanė shpėtuar kokat qė pėr ēudinė tonė rrinė mbi dollapin e rrobave tė Lida Paēos, nė shtėpinė e saj nė Rrugėn e Kavajvės. Ėshtė e shoqja85-vjeēare e skulptorit. Themi pėr ēudi duke mos e ditur qė jeton akoma njė njeri qė ka ndarė jetėn me Paēon dhe ėshtė trashėgimtare e veprės. Fėmijėt janė nė emigrim, Lida ėshtė gjithė kohės nė shtėpi, por nė kėtė derė nuk ka trokitur ndonjėherė ndonjė studiues, ndonjė galeri apo ndonjė institucion arti. Njė vepėr apo katalog njohės ėshtė gjėja mė e vogėl dhe e mė e fundit qė nuk kemi nga Paēo.

    "Veē atyre qė janė vepra publike, apo qė ndodhen nė Galerinė Kombėtare veprat e Janaqit janė nė njė magazinė tek Kodra e Priftit, dhe shumė janė tė shpėrndara.

    Nuk ka asnjė katalog dhe asnjėherė nuk kanė ardhur studiues qė tė interesohen. Nuk pati njė studio pėr tė qenė. Donte njė studio ku tė ekspozonte punėt qė i fuste njėra mbi tjetrėn si nė bodrum. Disa i kemi hedhur se ishin prishur nga lagėshtira."

    Lida, motra e pianistes Lola Gjoka, e shkolluar tek "Nėna Mbretėreshė" dhe mė pas nė konservatorin "Santa Cecilia" tė Romės, tani ėshtė disi mė e qetė dhe i duket se e vlerėson mė mirė kontributin dhe artin e tė shoqit. Dikur ēdo gjė ka qenė luftė, prandaj shton: "Ju nuk dini asgjė se si ka qenė. Radhat, triskat, ishte njė problem i madh."

    Paēo ishte njė natyrė e mbyllur dhe qė nuk fliste as me Lidėn pėr punėn e tij, madje kjo grua nuk i ka parė kurrė nudot qė mbaheshin tė fshehura me perde nė studio. "Shkoja nė studion e tij, por ai nuk kishte shumė qejf t'i ndėrhyje nė punė. As nuk e dija qė kishte punuar nudo. Ai ka mbajtur gjithēka pėr brenda. Nudot nuk i kam parė as atėherė kur u hap ekspozita mė 1993. Thyerja e nudove ka qenė njė moment shumė i vėshtirė pėr familjen tonė. Ai u mbyll nė vetvete. Thoshte qė mė ndjekin. Kishte idenė sikur dikush e ndiqte. Ishte nervoz dhe mė pas i ra parkinsoni. Kokat e nudove mbetėn nė studio deri kur i doli pronari i tokės. Veprat i shpėrndamė andjej kėndej deri sa i sollėm nė shtėpi."

    Qė nga momenti kur theu nudot Janaq Paēo e kishte tė vėshtirė tė ngrinte kokė. Nuk ftohej mė nga Lidhja e Shkrimtarėve dhe vetvetiu ai u tėrhoq. Ndėrsa sistemi po shkonte drejt fundit dukej qė ē'kishte pėr tė realizuar e kish realizuar. Pengu ishte ekspozimi. Lida nuk e ka dėgjuar kėtė peng me zė tė lartė e thėnė nga goja e tij, por siē do ta shohim dhe nė intervistėn me pedagogun e skulpturės Fatos Kola, Janaq Paēo ishte tėrhequr totalisht pėr tė krijuar atė qė donte.

    Vitet 70-80 janė goditje e fortė pėr tė dhe njėherėsh ai ėshtė shumė prodhimtar.

    Ja ēfarė kujton Naxhi Bakalli, miku dhe kolegu i tij: Ky njeri fjalėpak nga ata qė siē thotė populli "flet e njet", ky njeri i matur dhe i drejtpeshuar vėrente e gjykonte pa u rrėmbyer nga vorbulla kalimtare e rrethanave. Ai mė thoshte se nė moshė tė rinisė e kishte tė vėshtirė frenimin e energjive "qė mė gėlonin brenda; ndėrsa, me kalimin e kohės sikur po i shkarkoj ngarkesat e tepėrta dhe pyes vetveten: Vallė duke u pjekur a u bėmė mė tė zgjuar, apo ndoshta mund tė jetė e kundėrta? Natyrisht, duke u plakur, lodhemi e dėshirojmė njė jetesė mė tė qetė. Fati i gjithsecili nė kėtė botė rrenacake nuk u parashikuaka dot, sado qė tė rrekemi pėr ta hamendėsuar". Kėshtu dora dorės Janaqi u hap plotėsisht."

    U hap plotėsisht me veten. Hesapet me shoqėrinė dukej sikur t'i kishte larė qė nė vitet'40 kur kishte konceptuar njė qendėr Tirane, nė kompleksin e ministrive tė dekoruar me skulptura dhe vepra arti, gati-gati njė aromė "Fontana di Trevi". Ky projektim fle nė shtėpinė e Lidės, ndėrsa misterin skulptori e mori me vete pėrgjithmonė.

    Pėrveē 30 a mė shumė skulpturave qė ruhen nė Tiranėn e vjetėr, janė "Gladiatorėt" dy monumente gjigantėsh pėr tė cilėt nipi i skulptorit, Nikolin Kurti po pėrpiqet t'i shohė njė ditė nė publik. Qė kur u krijuan mė 1973 me dėshirėn pėr t'u vendosur nė hyrje tė amfiteatrit tė Durrėsit. Dy vjet pas vdekjes, gladiatorėt u vendosėn nė Muzeun Arkeologjik po nė Durrės. Familja ia fal shtetit me kusht qė tė derdhen nė bronz. Secila nga veprat ėshtė 3.5 m e lartė, peshon 250 kg. Nė pasaportėn e objekteve tė inventarizuara si pasuri kombėtare ėshtė cilėsuar 100.000 euro. Ato janė pronė nė emrin e Lida Paēos. Kurse Nikolini tani ngre pyetjen: "Janaq Paēo nuk i piu njė kafe veprės sė tij. Po me kėtė vepėr ēfarė duhet tė bėj unė?" Galeria Kombėtare e Arteve ka refuzuar tė ndėrmarrė ndonjė projekt pėr ekspozimin e tyre.

    Por Paēo nuk ēan dot membranėn e harresės nė institucionet e formimit tė artistėve tė rinj, nė Akademinė e Arteve ku ai nuk studiohet.

    Biografi

    Janaq Paēo u lind nė Konicė mė 1914, vazhdoi shkollėn e mesme nė Selanik dhe mė 1933 hyn nė Akademinė e Arteve tė Bukura nė Athinė. Pati fatin tė studionte dhe tė punonte me nxėnėsin e Rodenit Kostandin Dimitriadhis. U kthye nė atdhe mė 1941.

    Mbas ēlirimit punoi mėsues skulpture nė Liceun artistik nė Tiranė. Kėtu doli nė pension. Nga 1949 deri mė 1959 punoi pėr monumentin "Skėnderbeu" i vendosur nė Krujė. Mė 1968 u inagurua vepra "Skėnderbeu" i Tiranės, ku ai ishte bashkautor meOdise Paskalin dhe Andrea Manon. Nė vitet '60-'70 realizon njė cikėl nudosh tė cilat mė 1975 do t'i thyente me dorėn e tij. Realizon dy buste tė Fan Nolit tė pėrfunduara mė 1960, njė bust tė Aleksandėr Moisiut. Mė 1973 pėrfundon "Gladiatorėt" (3.5 m) tė parashikuar pėr t'u vendosur hyrje tė Amfiteatrit antik tė Durrėsit. Mė 1982 pėrfundon grupin skulpturor "Skėnderbeu me popullin" qė ėshtė vendosur nė hyrje tė Muzeut Historik tė Krujės. Nė moshėn 70 vjeēare iu dha titulli "Skulptor i Popullit". Nė ekspozitėn "Pranverė 90"nė Galerinė Kombėtare tė Arteve, fitoi ēmimin e parė me "Portret vajze" e cila nė vitin paraardhės nuk ishte lejuar tė ekspozohej e cilėsuar "vepėr moderniste". U nda na jeta mė 11 korrik 1991.



    Intervista

    Fatos Kola, nxėnės i Janaq Paēos:

    Ka fituar antiforma, kemi humbur Paēon

    Ju thoni se Janaq Paēo u harrua pėr sė gjalli.

    Janaq Paēo sė bashku me Odise Paskalin janė krijuesit e skulpturės sė re shqiptare tė shek. XX. Tė dy sollėn aromatikėn e skulpturės botėrore, Paskali nga Italia, Paēo nga Greqia, pra nga dy vende atdhe tė skulpturės. Tė dy ishin krijues tė shkollės sė parė shqiptare nė kohėn e mbretėrisė kur forcat krijuese patėn njė zgjim. Paēo kishte qenė nxėnės i Kostandin Dimitriadhis, nxėnės i August Rodenit. Nga vitet '40-'70, Paēo ka njė rol tė madh si artist dhe mėsues, prej tij kanė dalė tė gjithė skulptorėt shqiptarė.

    Cila ėshtė vepra mė e arrirė?

    Kryevepra e tij ėshtė Skėnderbeu nė Krujė, realizuar nė vitet '50 kur po ngjizeshin hapat e parė tė skulpturės tė vendosur nė sheshe qytetare. Kjo vepėr u bė lavdia dhe drama e tij. Ishte arritje pėr mėnyrėn se si vendoset njė vepėr nė hapėsirė, se si projektohet nė mjedis, njė hamorni midis jetės sė monumentit dhe mjedisit ku ai jeton. Pas kėsaj lind drama. Xhelozia, egoizmi i atyre njerėzve qė lypin lavdi, por kur s'kanė mundėsi fillojnė ta arrijė nėpėrmjet mjeteve tė tjera.

    E keni fjalėn pėr atė qė ndodhi nė vitet '70?

    Jo, unė do thoshja mė pėrpara ka filluar, pikėrisht se Janaqi i takonte shkollės dhe kulturės perėndimore. Pas viteve '50, Paskali dhe Paēo gjithnjė e mė shumė tėrhiqen. Atyre pothuajse s'iu besohet mė asnjė vepėr publike. Janaqin nuk e kemi mė nė sheshe, pėrveē dy busteve pėr Qemal Stafėn dhe Avni Rustemin, qė janė njė shembull i shkėlqyer i portretit nė hapėsirė. Brezit tim, gjatė viteve akademike, asnjėherė nuk na flitej pėr ta.

    Ju e keni njohur nga afėr?

    Po, kam pasur fatin ta njoh. Unė i kam filluar studimet nė Liceun Artistik mė 1972 kur ai ishte mėsues atje. Tre ishin mėsuesit e mėdhenj nė atė lice, Janaq Paēo, Naxhi Bakalli dhe Ramadan Sokoli tė cilėt rrezatonin njė tjetėr lloj mėsimdhėnie.

    Janaq Paēo thoshte: duhet tė heshtėsh vetė qė tė flasė vepra.

    Unė e kam njohur nė fundin e tij, nė lavdinė e tij, kur ai iu ēlirohet tė gjitha detyrimeve, duke lėnė pėrfundimisht atė modė tė skulpturės qė erdhi nga shkolla lindore dhe shkon me besimin nga vetvetja. Nė vitin '81 kam mbrojtur diplomėn me shkrimin teorik mbi Janaq Paēon.

    Veprat qė ai i theu me dorėn e tij ju i kishit parė?

    Nė shkrimin tim teorik unė desha t'ju pėrmend mėsuesve tė mij, njė mjeshtėr qė ata nuk e pėmendnin kurrė nė mėsimin tonė akademik. Pas daljes nė pension fillon heshtja mortore pėr tė. Kam qenė njė prej atyre qė e adhuronin skulpturėn e tij, adhuronim atė si qenie qė me heshtjen dhe misionin e tij pėrjashtonte nga kafkat tona edukimin politik dhe ideologjik. Ky ka qenė njė mėsim i madh qė ka lėnė Janaq Paēo. Nė vitet '60-'70 nisėn ta pėrjashtonin pikėrisht pėr kėtė mėsimdhėnie jashtė kodeve ideologjike dhe pastaj nuk i besuan mė asnjė monument. Atėherė ai i besoi vetvetes. Filloi tė mbyllej brenda nė studio, nuk komunikonte me asnjė, kishte frikė nga ai ideologjizėm qė u ngrit nė kėmbė, ishin vite kur filluan tė dėnoheshin artistėt.

    Pikėrisht nė kėtė moment ai realizon kėto figura njerėzore.

    Pikėrisht kėtu kemi rizgjimin e tij si artist. Vitet '70-'80 janė vitet kur ai kulmohet nė vetmi me qėllim ikjen nga detyrimi. Kėtu marrin krahė studimet tė tij, qė ishin projektime pėr hapėsira tė shesheve, njė mori skulpturash qė i krijoi dhe qė ne nuk i kemi mė.

    Flitet pėr nudo, por aty kemi tė bėjmė me figura qė i ēlirohen tė gjitha bravurave sipėrfaqėsore dhe mund tė vendoseshin nė mjedise tė brendshme. Aty ėshtė ēlirimi i bukurisė, marrėdhėnia e tė dashuruarit sepse ka shumė skena tė tė dashuruarve, jo dashuri nė mullarėt e kashtės, jo dashuri nė torno, pra Janaq Paēo i ēlirohet dashurisė. i beson asaj qė ėshtė mė e ēuditshmja gjendje dhe e vėrtetė e qenies, dashurisė. Kėto vepra nuk kanė shoqe nė artin shqiptar. Bota nuk e njeh akoma Janaq Paēon tonė, ndoshta njeh vetėm dramėn e thyerjes sė veprave, tė bukurive tė tij. Ėshtė drama e njė kombi qė thyen bukuritė qė i mbajti tė fshehura, sepse kėrkohej nga ata kasnecėt qė donin tė dinin se ē'mendon dhe ē'ndien artisti. Kėshtu pra i zbuluan Janaq Paēos ato qė kuptonte dhe ndiente dhe ai guxoi qė t'i rrėfente nė disa miq dhe shokė qė shkojnė dhe lajmėrojnė: Janaq po arrestohen njerėz. Dhe ai siē duket kėtu u tremb. Kemi tė bėjmė me njė dramė qė filmat nuk mund ta japin dhe goja ime nuk mund ta rrėfejė se ē'ka ndjerė dhe ka hequr.

    Pas njė kohė dramatike njė pjesė e mirė e artistėve shqiptarė u eliminuan, njė pjesė i morėn me vete gjėrat nė varr, Janaqi ishte njė prej tyre dhe kjo ishte drama. Ajo qė kemi humbur prej tij ėshtė shumė mė e madhe se ajo kemi ruajtur.

    Ėshtė e vėrtetė qė ai i theu vetė veprat e tij, po e merrni me mend se ē'do tė thotė tė thyesh shpirtin tėnd. Cinikėt mund tė thonė vetė i theu se ne s'ia thyem.

    Nė vitin 1993 u hap e para dhe e fundit ekspozitė me veprat e thyera, "Nudot dhe diktatura"

    Pata fatin t'i restauroj nė vitin 91 kur u hap ekspozita e parė me veprat e thyera tė tij dhe ato nuk janė vetėm nudo. Janė krijime tė mirėfillta plastikore, krejtėsisht moderne. Ai nuk ishte nudist, botėkuptimi i tij synonte idealen e figurės njerėzore. Kam parė ndėrsa ia restauroja se si sendėrtohej njė skulpturė e vėrtetė, jashtė ēdo mode, i padetyruar nga modat evropiane, nga shkolla greke nga skulptura klasike.

    Tė tjerėt bėnė art pėr tė tjerėt. Nė kėtė kontekst ishte njė shpirt i lirė i raportuar me absolutin. Frymėzimet e Paēos nuk vinin nga paradigma konceptuale, ideologjike qė jetoi nė shekullin mė dramatik tė jetės sė shqiptarėve. Fatkeqėsisht ai u eliminua nga nxėnėsit e tij, heshtja ndaj tij ėshtė heshtje qė akuzon.

    Njė nga format e eliminimit ėshtė tė tė krijojnė psikozėn e asgjėsimit. Dhe kėtė ia realizuan Janaq Paēos. Sot ėshtė humbje dhe dramė e madhe qė njė artist si ai mbetet me fare pak vepra. Dhe vepėr publike kemi vetėm njė ndėrkohė qė Shqipėria ėshtė e mbushur gjithė lapidarė, gjithė antiforma, gjithė ideologjizma, antifrymėzime tė cilat nuk kanė tė bėjnė fare me humanitetin dhe me dashurinė. Pra artisti i dashurisė u asgjėsua me paramendim dhe fituan pseudoartistėt. Veprat e tij tė thyera janė simbol i tė vėrtetės dhe dramės dhe nuk ka nevojė t'i referohemi asnjė artisti tjetėr nė kėtė vend ku pėr 50 vjet u projektua dhuna mė e tmerrshme. Sė fundmipėr Janaq Paēon nėse do tė heshtim ėshtė e vėrtetė ajo qė thonė tė menēurit qė "Njė popull i cili nuk ka ndėrmend tė nxjerrė mėsime nuk i takon e drejta tė jetojė nė kėtė epokė ku asgjėsohen kulturat dhe kombet."

    Shekulli

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Janaq Paēo

    NTERVISTA/ Flet regjisorja dhe skenaristja, Nadire Buzo: Janaq Paēo, njė personalitet me virtyte tė rralla njerėzore


    Ja si i kam realizuar 25 filma dokumentarė

    Albert ZHOLI

    Janaq Paēo mbetet njė ndėr skulptorėt mė dinjitoz nė Shqipėri. Veprat e tij dhe sot shikohen dhe komentohen nė trajta nga mė tė bukurat. Mund tė themi se ai qysh nė monizėm ka bėrė skulptura nudo qė dolėn nė dritė vetėm pas vdekjes. Ndėr veprat e tij mė tė bukura qė nuk mundėn tė realizoheshin nė sistemin monist ishin dhe “Gladiatorėt”.

    -Si ju lindi ideja pėr tė realizuar njė dokumentar pėr skulptorin Janaq Paēo?
    -Ekskursionet dhe vizitat nė qytetin e Krujės, pėr tė parė monumentet e mėdha ngritur pėr Heroin tonė Kombėtar Skėnderbeun, ishin tė vazhdueshme nga tė gjitha krahinat e vendit,edhe nga tė huajt qė vizitonin Shqipėrinė. Nė tė gjitha rastet flitej dhe tregohej, pėr luftėrat, trimėritė dhe jetėn e heroit, ndėrkohė, nuk flitej absolutisht asnjė fjalė se kush ishte autori i kėsaj vepre madhėshtore, e asnjė fjalė pėr jetėn e tij. Dhe kjo nuk qe e rastėsishme, ashtu si pėr shumė artistė tė veēantė, qė u bėnin hije disa tė tjerėve edhe vetė sistemit nė tė cilin jetuan. Pas viteve `90, me ardhjen e mendoja se kishte ardhur koha pėr t’i vėnė nė pah kėto vlera, ndaj jam pėrpjekur pėr ta bėrė kėtė.

    - Kush ishin vėshtirėsitė mė tė mėdha nė kėtė film?
    -Skenat, e improvizuara, si ajo e fėmijėrisė sė Janaq Paēos, ku mungonin pjesėt filmike dhe materiale. Inskenimi i momentit dramatik vetėvrasės, kur skulptori theu me duart qė i ndėrtoi,disa nga kryeveprat, nudot femėrore, tė cilat kishte vite qė punonte pėr realizimin e njė projekti tė tij pėr qendrėn e Tiranės, si dhe skena e ēasteve tė fundit tė jetės, kur skulptori i madh Paēo, me duart e dridhura zhubroste ēarēafin sikur tė qe plastelinė. Vėshtirėsi patėm pėr tė realizuar momentet e hetuesisė, dhe tė spiunėve qė me marifetet e tyre tė neveritshme zhbironit edhe tė paqenat. Tė gjitha kėto pėr tė krijuar imazhet e kohės sė vėshtirė, ku ėshtė po aq e vėshtirė t’i tregosh dhe t’i besosh, megjithėse ėshtė thėnė dhe ėshtė shkruar shumė pėr to.

    -Cilat ishin vendet kryesore, ku xhiruat?
    -Sė pari, na duhej predispozita e familjarėve pėr tė na thėnė dhe pėr tė na dhėnė tė vėrtetat e jetės dhe veprės sė skulptorit. Pasi ishin nisur mė parė tė tjerė dokumentarė dhe nuk ishin realizuar. Njė vend kryesor pėr filmimet ishte Qyteti i Krujės ku ndodhet monumenti i Skėnderbeut, kryevepra monumentale e vendit tonė si dhe Muzeumi i Heroit Kombėtar, ku nė hyrjen e tij ndodhet njė tjetėr grup skulptural “Skėnderbeu me popullin”. Mė pas vendet, ku strehoheshin disa nga veprat e shpėrndara tė Janaq Paēos, si dhe nė Galerinė e Arteve Figurative. Nė Universitetin e Arteve dega skulpturė, nėn drejtimin e skulptorit Sadik Spahia, me ndihmėn e skulptorit tė ri Vladimir Llakaj dhe studentėve tė tyre. Nė ambientet e vila Goldi etj..

    -Ēfarė tė veēante ka pasur Janaqi nė karakterin e tij dhe si ėshtė nxjerrė nė film?

    -Ndodh rrallė herė, qė pėrsosmėria e artit tė jetė pėrputhur me madhėshtinė e personalitetit me virtyte tė rralla njerėzore si tek Janaq Paēo. Shumė nga ata qė e kishin njohur, e punuar apo ish nxėnėsit e tij, flisnin e tregonin me njė adhurim tė veēantė. Shumė ėshtė shkruar dhe treguar, pėr veprat ashtu edhe pėr vlerat e karakterit tė tij. Jam e bindur se edhe nė tė ardhmen do tė bėhet shumė mė shumė pėr kėta njerėz me vlera tė rralla artistike dhe njerėzore. Nė kėtė rast e kisha tė vėshtirė tė zgjidhja intervistuesit pasi kishte shumė artiste profesionistė, kolegė e bashkėpunėtorė, ish- nxėnės tė tij, qė donin tė tregonin pėr artistin dhe njeriun Janaq Paēo. Kjo e bėn akoma mė tė gjallė dhe tė pavdekshėm artistin dhe mė tė vėshtirė pėrzgjedhjen brenda njė dokumentari.

    -A mendoni se me kėtė film figura e tij ka dalė e plotė?
    -Pėr njerėz tė pėrmasave tė tilla artistike dhe njerėzore nuk mendoj se mund tė pėrmblidhen nė njė dokumentar, rreth 60 minutash. Pasi jeta e J. Paēos ėshtė e ngritur nė piedestalet e veprės sė tij. Nė njė kohė tė vėshtirė kur ndjeshmėria e artistit ishte nė kundėrshtim me arsyetimet absurde te asaj kohe. Mendoj se pėr artiste dhe njerėz tė pėrmasave tė tilla duhet bėrė shumė mė shumė nė tė ardhmen. Ky problem ngrihet edhe pėrmes dokumentarit nga studiuesit e artit. Zoti Gjergji Frashėri ėshtė nė pėrfundim tė njė monografie tė plotė, pasi ai posedon dokumentacionin e plotė tė besuar nga vetė skulptori i madh Paēo. Shpresoj se nė tė ardhmen do tė bėhet shumė mė tepėr, pasi edukimi artistik dhe shpirtėror i shoqėrisė nėpėrmjet kėtyre vlerave tė larta ėshtė i pazėvendėsueshėm.

    -Sa filma dokumentarė keni realizuar?
    -Prej vitit 1995 e deri mė tani, kam realizuar rreth 25 filma dokumentarė, kėto mė sė shumti me TVSH, TV-Klan dhe TVA, kur e drejtonte z. Ardit Gjebrea. Aktualisht me TVSH-Satelit. Madje, shumė prej tyre janė shfaqur me dhjetėra e dhjetėra herė. Si p.sh. dokumentari “Trashėgimi” mbėshtetur mbi jetėn dhe veprėn e poetit L. Poradeci, “ Nė njė cep tė Ilirisė sė Poshtme” me jetėn e veprėn e shkrimtarit “ Mitrush Kuteli”, “ Realitete Pėrtej Detit” me emigrantėt qė bėnė emėr nė vendin fqinjė Itali, “Magjistratėt Shqiptarė”, mbi veprimtarinė e Shkollės sė Magjistraturės,“Kambanat e Kujtesės”, historia dhe traditat e pėrbashkėta dhe integrimi i Ballkanit nė BE, kjo me pjesėmarrjen nė njė interviste tė gjatė tė shkrimtarit Ismail Kadare, “Udhėtim nė qendėr tė qenies” me piktorin Gazmend Leka, “Frrikė Harrimi” me poeten Flutura Aēka, “Njė ėndėrr nė Krujė” me poezi tė poetėve tanė etj.. Tani sė shpejti promovoj dokumentarin me titull “Artistja Rebele” me piktoren Lumturi Blloshmi. Puna si bashkėpunėtore (e jashtme) konsiston nė zgjedhjen time tė deritanishme, pasi puna qė bėj si bibliografe nė Shkollėn e Magjistraturės mė jep kėnaqėsinė, vlerėsimin dhe mundėsinė e duhur pėr t’u marrė me art.


    -Keni ndonjė peng nė jetė?
    -Sigurisht qė kam shumė (por nuk thuhen tė gjitha.) Mė ka munguar nė jetė njė vėlla. Si dhe dua tė realizoj patjetėr disa nga skenarėt e mi, si dhe njė film artistik mbi njė vepėr madhore tė Kutelit.


    -A ndihet e vlerėsuar femra shqiptare, dhe a mendoni se politika shqiptare a ka lėnė hapėsirat e nevojshme pėr femrat?
    -E rėndėsishme ėshtė qė ajo tė ndihet mirė me veten me atė qė bėn, dhe ti krijojė mundėsi vetes tė ndihet e dobishme pėr veten ambientin qė e rrethon dhe shoqėrinė. Mė pas vjen edhe vlerėsimi shoqėror, kuptohet kjo me vėshtirėsi, me shumė punė dhe sakrifica. Unė njoh shumė gra vėrtet tė zonja, me integritetin e tyre kanė arritur shumė vlera dhe pozita tė forta shoqėrore tė merituara. Shembulli i tyre duhet tė rrezatojė mė tepėr tek tė tjerat. Deri mė tani, janė tė pakta femrat me vlera tė larta tė integruara nė politikė dhe drejtim qė rrezatojnė kulturė dhe qytetėrim. Me sa duket disa nga femrat e integruara dhe intelektuale, nuk guxojnė nga frika e politikės sė egėr qė shoqėroi tranzicionin e vėshtirė tė postkomunizmit mė tė egėr.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Janaq Paēo

    Ndėrmarrja e Derdhjes sė Veprave tė Artit po kthehet nė shesh ndėrtimi

    -Gladiatorėt e Janaq Paēos janė nė mėshirė tė fatit

    -44 vjet “Galadiatorėt” nuk gjejnė vend, ku tė ekspozohen

    -Historia e trishtuar qė nga Pango, Xhaferri, Bumēi dhe deri tek Kumbaro

    -Kumbaro: Vuaj borxhet e Aldo Bumēit



    Nga Albert ZHOLI


    Janaq Paēo - Jeta

    Skulptori Janaq Paēo u lind nė Konicė mė 1914, vazhdoi shkollėn e mesme nė Selanik dhe mė 1933 hyn nė Akademinė e Arteve tė Bukura nė Athinė. Pati fatin tė studionte dhe tė punonte me nxėnėsin e Rodenit Kostandin Dimitriadhis. U kthye nė atdhe mė 1941.

    Mbas ēlirimit punoi mėsues skulpture nė Liceun artistik nė Tiranė. Kėtu doli nė pension.

    Nga 1949 deri mė 1959 punoi pėr monumentin "Skėnderbeu" i vendosur nė Krujė. Mė 1968 u inaugurua vepra "Skėnderbeu" i Tiranės, ku ai ishte bashkautor me Odhise Paskalin dhe Andrea Manon. Nė vitet '60-'70 realizon njė cikėl nudosh tė cilat mė 1975 do t'i thyente me dorėn e tij.

    Realizon dy buste tė Fan Nolit tė pėrfunduara mė 1960, njė bust tė Aleksandėr Moisiut.

    Mė 1973 pėrfundon "Gladiatorėt" (3.5 m) tė parashikuar pėr t'u vendosur hyrje tė Amfiteatrit antik tė Durrėsit. Mė 1982 pėrfundon grupin skulpturor "Skėnderbeu me popullin" qė ėshtė vendosur nė hyrje tė Muzeut Historik tė Krujės. Nė moshėn 70 vjeēare iu dha titulli "Skulptor i Popullit".

    Nė ekspozitėn "Pranverė ‘90" nė Galerinė Kombėtare tė Arteve, fitoi ēmimin e parė me "Portret vajze" e cila nė vitin paraardhės nuk ishte lejuar tė ekspozohej e cilėsuar "vepėr moderniste".

    U nda na jeta mė 11 korrik 1991.



    Rrugėtimi

    Vepra mė e madhe artistike e Janaq Paēos “Gladiatorėt” kanė vite tė tėra qė enden sa nė Durrės nė Tiranė. Pėr kėtė arsye vajza e skulptorit tė madh erdhi enkas nga USA pėr tė parė ecurinė e vendosjes apo gjendjen aktuale fizike tė “Gladiatorėve”. Enkas pėr “Telegraf”, Dorina Paēo dhe vėllai i saj emigrant ekonomik nė Itali shprehen si mė poshtė:

    Dorina Paēo:

    "Ministrja Mirela Kumbaro, mė priti sot (dje e enjte 16 janar 2014), nė njė takim, bashke me vėllain tim qė erdhi nga Italia dhe unė nga NeuYourku pėr shqetėsimin tonė familjar mbi situatėn e kompleksit monumental "Gladiatorėt" tė babait tonė Janaq Paēo, kompleks, i cili qė prej 5 vite nga kjo ministri nuk po vendoset akoma aty ku e meriton. Ministrja mė tha qė kam patur vėmendjen e veēantė e tė posaēme pėr ta zgjidhur kėtė problem tė rėndė tė trashėguar nga ministrat paraardhės tė PD dhe nėn kujdesin tim personal i kam dėrguar pėr ti ruajtur nga shkatėrrimi pranė Muzeut Arkeologjik tė Durrėsit, gjithashtu, porosita Galerinė e Arteve tė Tiranės qė tė strehonte e tė mbante nėn kujdes format origjinale nė allēi tė tyre porosi e cila ėshtė kryer. Pėr mė tutje vazhdoi ajo - pėr ti vendosur pėrfundimisht nuk kam asnjė lek pėr bazamentet sepse kam me qindra miliona lekė borxhe fonde tė trashėguara e shpenzuara prej vitesh nga kjo ministri e tė pa paguara deri mė sot. Ministrja mė kėrkoi qė tė shkoj dhe tė bisedoj me Bashkinė e Durrėsit qė ato tė vendosin me stafin e tyre tė urbanistikės dhe art-kulturės se, ku do tė vendosen dhe mundėsisht dhe njė fond nga ata pėr bazamentet e tyre. Detyrohem dhe shpresoj qė brenda kėtyre 4 ditėve qė kam leje, pa u larguar tė takoj e tė bisedoj nė Durrės me Kryetarin e saj pėr ato qė mė porositi Ministrja . Nėse nuk arrij tė bėj gjėsendi, pėr mua kjo do tė thotė qė ato vepra tė mrekullueshme qė im atė i punoi pėr 4 vjet, 1970 - 1974 pėr Amfiteatrin e Durrėsit tė mbesin aty ku janė nė oborr tė Muzeut Arkeologjik tė Durrėsit dhe tė presin ditėn kur do tė gjenden fondet . Ky fond prognozohet afėrsisht 4-5.000 euro pėr bazamentet dhe njė vullnet bashkėpunimi e rakordimi pėr vendin e ngritjes sė tyre nga dy institucione shtetėrore, tė dyja tashmė tė PS, Ministrisė Kulturės dhe Bashkisė Durrės. Ndoshta gjej gjuhėn e pėrbashkėt nė Durrės, Ministren e falėnderoj pėr pritjen, pasi sot si zorrė tė hysh nė entet shtetėrore shqiptare”.



    Historia

    GLADIATORĖT e Janaq Paēos tashmė u ngjajnė disa mbeturinave qė mund t’i shkelė apo t’i nėpėrkėmb ēdo kalimtar i rastit. Historia e tyre i ngjan njė odiseje tė vėrtetė, e cila nis qė nga viti 1970 kur Prof.Vangjel Toēi, Drejtor i Muzeut Arkeologjik tė Durrėsit nė ato vite i kėrkon Janaqit tė bėjė dy skulptura pėr Amfiteatrin e Durrėsit pėr t’i vendosur ato nė hyrje tė tij. Janaqi punoi 4 vjet dhe i pėrfundoi ato nė vitin 1974 . Qysh prej asaj kohe ato nuk u vendosėn dhe nė vitin 2009, ja prezantoj si projekt Ministrit Ylli Pango, (Ministėr) nipi i tij Nikolin Kurti. Ai menjėherė reagoi dhe nxori njė vendim tė ministrisė dhe fondin prej 20 mln. lekė pėr t’i derdhur nė beton me ēimento skulpture. Pango u largua nė mars 2009, dhe pas tij erdhi ministėr njė tjetėr ministėr, i cili qėndroi deri nė zgjedhjet e qershorit 2009. Mė pas nė shtator erdhi ministėr Ferdinand Xhaferi. Ai premtoi se do ti vinte nė Durrės se janė pėr qytetin tim. Xhaferi iku si “Xhaferi qė humbi simiten” sepse humbi nė zgjedhjet pėr Kryetar Bashkie nė Durrės. Pas tij erdhi Aldo Bumēi. Vajza e Janaq Paēos, Dorina, erdhi nga USA e takoi dy herė Bumēin, i cili premtoi se do i vendoste pėr 100 vjetorin e Pavarėsisė. Familjarėt pritėn deri nė nėntor 2012 asgjė. Bumēi premtoi nė dhjetor, asgjė, premtoi nė mars 2012. I njėjti avaz, premtime pa fund. Kohėt e fundit nipi i tij Nikolin Kurti kontaktoi nėpėrmjet FB me ministren e re Mirela Kumbaro, e cila i ktheu menjėherė pėrgjigje se modelet janė ēuar nė Drejtorinė Rajonale tė Kulturės Durrės dhe shkoni interesohuni nė Bashkinė e Durrėsit. Njė nga drejtueset e PS nė Durrės, Natasha Paēo, nuse nė kėtė fis, interesohet pranė kėsaj drejtorie, ku njė Shef i thotė qė kėtu janė por ėshtė " informacion i klasifikuar"?! Pas kėtij konstatimi i nipi Nikolin Kurti dhe djali i Janaqit, Klitin, shkuan tek Muzeu Arkeologjik nė Durrės. Aty u doli njė roje dhe pasi Kliti u prezantua si djali i skulptorit i kėrkoi tė shihte veprat, roja seē foli nė celular me dikė e hapi derėn dhe i ēoi prapa godinės, ku i gjetėn si nė fotot qė ilustrojnė kėtė shkrim. Madje, njė nėpunės i Muzeut u tha se, i sollėn njė ditė nga Tirana dhe i shtrimė aty ku po bėni fotot. Por ēfarė projekti ka Muzeu pėr to, e pyetėn nėpunėsin? Asgjė, as qė bėhet fjalė pėr to, theksoi ai. U thanė nga bashkia lėrini aty dhe ja ku janė (sipas nėpunėsit). Djali dhe nipi i Janaqit pasi bėnė fotografit e rastit u kthyen nė Tiranė. Kliti morri nė telefon z.Bert Kostandini - Drejtor i Qendrės sė Derdhjes sė Veprave tė Artit – i cili u pėrgjigj se mė tha ministrja qė ti ēoja nė Durrės dhe i ēova. Po kush i ēoi e pyeti Kliti? Delijorgji, u pėrgjigj ai. Nga muaji gusht Delijorgji pasi prishi barakat e romėve kėrkoi tė prishte dhe godinėn e kėsaj n/marrjeje se i duhej sheshi pėr ndėrtime pallatesh (Qendra e Derdhjes sė Veprave tė Artit). Kliti e denoncoi nė shtyp. Delijorgji u tėrhoq pėr t’u rikthyer nė fillim tė nėntorit, ku i morri me mjetet e tij dhe i plasi nė Durrės. Po tė shkosh tė shohėsh aty, ku ka qenė Ndėrmarrja e Derdhjes sė Veprave tė Artit ėshtė kthyer nė shesh, ku Delijorgji po fillon ndėrtimet e pallateve. Se ēdo bėhet me Gladiatorėt askush s'tė thotė gjė. Ato nuk u vendosėn vetėm e vetėm pėr 2-3 mln. lekė tė vjetra pėr bazamentet e tyre. Familja Paēo i dorėzoi Gladiatorėt pėr publikun e Durrėsit, pėr projektin e Paēos dhe Tocit (tė dy kanė vdekur) pėr skulpturėn shqiptare, tė cilėt janė vlerėsuar nė pasaportat e tyre nga Qendra e Veprave tė Artit tė Ministrisė sė Kulturės me 200.000 euro.

    Nė Maqedoni

    Maqedonia, po bėn njė politikė tjetėr pėr artin. Ato kanė harxhuar pėr Qendrėn e Shkupit mbi 600 mln.$ dhe do harxhojnė dhe 400 mln$ tė tjerė ku kanė vendosur rreth pėrmendores sė Aleksandrit tė e Madh, mbi 110 vepra skulpture tė tėra nė bronz dhe tė tėrė Qendrėn e kanė kthyer nė zonė pedonale dhe tė gjitha ndėrtesat e saj me stil Barok. Sot kanė nė dorė dhe ‘50-‘60 vepra tė tjera po nė bronz qė deri vitin e ardhshėm, kur do tė festojnė Shkupin 2014 tė jenė nė vendin e duhur. Ndėrsa neve, ka 5 vjet qė vjen rrotull Ministrisė sė Kulturės dhe jo vetėm nuk i ka vendosur akoma ato, por dhe i ka degdisur siē shihet nė foto dhe pa asnjė tė ardhme.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •