Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874

    Një tragjedi familjare dhe një gabim mjekësor..

    SHËNIM I REDAKTORIT: Artikulli i mëposhtëm zuri fill nga një letër e dy prindërve mbartës të një historie dramatike. Hollësitë jepen më poshtë, ndërkohë që investigimi ynë për këtë çështje do të vijojë. Nga letra, janë hequr për arsye etike emrat e mjekëve të përzier, por redaksia i posedon ato.

    Shpresa se transplanti do ta shpëtonte njëherë e mirë nga sëmundja, i ka marrë jetën një 12 vjeçari. Historia, për të cilën "Shekulli" ka nisur të investigojë, pas një ankese në redaksi, është vërtet dramatike. Vetëm tre muaj më parë, fëmija shqiptar, Xhuljo Semini, ka humbur jetën në spitalin e Pescares në Itali, pas ndërhyrjes kirurgjikale për transplant të palcës kurrizore. Xhuljo ishte 12 vjeç dhe vuante nga sëmundja e talasemisë, por ideja për t'ju nënshtruar këtij transplanti zuri fill në Shqipëri, në qendrën e talasemikëve në Vlorë, ku një mjek italian (emri posedohet nga redaksia) ju sugjeron prindërve lindjen e një fëmije të dytë për të shpëtuar Xhuljonnga marrja e gjakut. (fëmija i dytë do të shërbente si dhurues nëse nuk do të ishte vetë talasemik). Pikërisht këtu nisin tragjeditë e familjes Semini. Ata ankohen se gabimi i mjekëve do t'i bënte ata me dy fëmijë talasemikë dhe më keq akoma: do të merrte jetën e djalit të tyre të madh. Në një letër të dhimbshme, babai i Xhuljos, Kostandin Semini, dhe nëna e tij shpjegojnë gjithçka. Mjeku u ka sugjeruar shtatzaninë e dytë, me qëllim lindjen e një fëmije që të shërbente si dhurues për vëllanë e sëmurë; gjatë shtatzanisë, u ka thënë se bebja ishte në rregull (jotalasemik) dhe barra ka vijuar normalisht deri në lindje; por pas lindjes bebja rezultoi talasemik; mjeku italian për të fshehur këtë gabim u ka premtuar atyre që to t'i realizonte transplant Xhuljos nga një dhurues tjetër; por kjo i ka shkaktuar atij reaksion, duke i sjellë vdekjen….


    ***

    Ankesa e familjes Senimi fillon me rrëfimin e nxitjes nga mjeku Italian për shtatëzani: "Po nga vetë doktori u mor në barkun tim kampion e analizës së bebes dhe përgjigja e tij ishte mbajeni beben, se e keni shëndosh e mirë dhe do të jete dhurues", shkruhet në letër nga prindërit, duke shtuar se u gëzuan shumë, sidomos Xhuljo që e priti me shumë gëzim lindjen e tij. Rrëfimi në letër vazhdon me faktin se në vitin 2006 lindi Elma, por mbas dy muajsh kanë vënë re zbehjen e saj . "U shqetësuam shumë dhe lajmëruam doktorin. U bënë përsëri analiza dhe vajza rezultoi e sëmurë me talasemi. Me dhimbje të madhe e morëm lajmin, filloi një tmerr i vërtetë, nga një fëmijë i sëmure u bëmë me dy…"!


    ***


    Në këmbim të heshtjes së prindërve për gabimin me analizat që sollën në jetë një tjetër fëmijë talasemik, familja Semini akuzon mjekun italian se u ka premtuar që do të realizojë transplantin e Xhuljos nga një dhurues tjetër. "Më vonë u informuam nga dr.E… në Vlorë se doktori do të na e lehtësoi dhimbjen dhe i ka gjetur Xhuljos për transplant një donator të huaj. U gëzuam nga ky lajm se nuk e dinim se çfarë na priste", shkruhet në letrën e familjes Semini. Në vitin 2007 Xhuljo u fut për transplant në spitalin e Pescarës, por nuk doli i gjallë nga salla e operacionit. Ata i kërkuan doktorit sqarime, por e vetmja përgjigje që morën ishte se mëlçia e Xhuljos ishte e shkatërruar... Xhuljo nuk jeton më. Letra vijon…


    "..vuajtja më e madhe është ajo e vajzës tonë, Elmës, që erdhi në jetë nga analizat e gabuara. Kush do të paguajë për këtë gabim! Mos vallë Elma me jetën e saj si ajo e Xhuljos? Mos vallë është bërë gabim edhe me Xhuljon! Më thoni ku ta gjejmë të drejtën! Si ta ndihmojmë Elmën, sepse në Shqipëri nuk ka gjak. Si mund të mjekohet vajza jonë? Sa vite do të na jetojë! - ankohen në letrën e tyre familja Semini…


    "Shekulli"

    Kur do mbarojne ndonjehere dramat dhe fatkeqesite e popullit tone?!
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    "Carpe Diem"

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-03-2008
    Postime
    7
    DI_ANA a ki mundesi shkrimet qe i bene ne forum ti shkurtosh pak , dmth te jene me te shkurtera, dhe me lajmin kryesor qe kane se se besoj qe dikush ka kohe te humb me ore te tera ne forum. Te lutem mos e merr per te keq por e kam pare qe pothuajse te gjitha shkrimet e tua jane te gjata dhe mbushin faqet . Kur edhe flitet shume per nje gje edhe shkruhet shume , e devalvon edhe ate cka do te thuash, dmth i humb kuptimi asaj. Edhe thjesht lajmet q e i poston jane aktuale e sende po eshte ne pyetj koha .

    Pra : Keep it simple girl !



    tung flm per mirekuptimin a
    .

Tema të Ngjashme

  1. Gruaja në Islam
    Nga Xhenneta-Morina në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 23-08-2009, 19:32
  2. Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-07-2009, 11:51
  3. Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 17:37
  4. Duhet larguar sindromi i mjekut-biznesmen
    Nga Xhuxhumaku në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-07-2006, 15:28
  5. Tragjedi ne afersi te Tetoves
    Nga iliria e para në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-02-2004, 17:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •