Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874

    Ataku në zemër (Heart Attack)

    Shumë shpesh ataku kardiak që realizon ndalimin e zemrës, sidomos kur shfaqen simptomat e para dhe pacienti nuk i drejtohet spitalit që në orët e para kur ai ndjen shqetësimet më të para, të cilat vazhdojnë për më tepër se dhjetë minuta. Por është e vërtetë se ataku i zemrës nuk është përherë i paparashikueshëm, përkundrazi, më shpesh fillon me një intensitet të moderuar të lokalizuar në qendër të kraharorit, që herë shfaqet e herë zhduket. Kur këto shenja “alarmi” i shfaqen çdo personi, i lind dyshimi se diçka po ndodh. Për këtë arsye është e rëndësishme që të njihen mënyrat sesi shfaqet ataku kardiak dhe çfarë duhet bërë në ato momente.
    Çfarë ndodh gjatë një ataku kardiak?
    Para se të ndodhë ataku kardiak, trombocit i mpiksur gjaku mbyll arterien e zemrës duke bllokuar kalimin e gjakut nga zemra për në vena dhe arterie. Në këtë situatë muskuli i kësaj zone fillon të vdesë dhe ky është ataku miokardiak. Ekzistojnë mjekime farmaceutike që ulin mundësitë e mpiksjes së këtyre trombociteve, po ashtu ka mjekime që lirojnë arterien nga koagulimi i gjakut, si dhe është e mundur që vena e bllokuar të hapet me një operacion kirurgjikal. Në këtë mënyrë, ataku kardiak mund të parandalohet përkohësisht. Trajtimi mund të jetë më shumë efikas kur ndërhyrja kirurgjikale bëhet në orët e para kur shfaqen shenjat e atakut kardiak.

    Faktorët që shkaktojnë atakun miokardial janë:
    Një tromb që bllokon totalisht ose pjesërisht lumenin
    Mosha, seksi
    Histori familjare për sëmundje aterosklerotike
    Duhani, përdorimi i kokainës
    Diabeti melit
    Hipertensioni
    Obeziteti
    Rritja e nivelit të homocisteinës
    Jeta sedentare
    Stresi psiko-social
    Sëmundjet perivaskulare
    Higjiena e varfër orale

    Blerina Kaca, Elberta Spaho
    Ndryshuar për herë të fundit nga DI_ANA : 15-03-2008 më 16:36
    "Carpe Diem"

  2. #2
    z. Diana thoni se ataku ne zemer mund te mjekohet perkohesishte me nderhyrje farmaceutike, me mjekime qe ndikojn ne hapjen e arterjes nga koagulimii gjakut si dhe ndehyrje kirurgjike ne hapjen e venes. Po a nuk na thoni per mundesit me te avancuara te nderhyrjeve ne vena me ane te katetereve me ane te te cilave ekziston mundesia e zgjerimit te venes me ane te topthave si te ajrit e deri te vendosje e STENDIT, para nderhyrjes kirurgjikale.
    2.thoni perkohesisht evitohet ataku, e dije se nek %sherim nuk garanton askush po ju siku
    r leni dilema per sherim me shume.
    me nderime
    And my soul from out that shadow that lies floating on the floor, Shall be lifted -- Nevermore!

  3. #3
    Denim Division Maska e Diesel Industry
    Anëtarësuar
    05-05-2005
    Vendndodhja
    Rome
    Postime
    901
    pse ndodh pothuasje gjithmone tek meshkujt kurse rastet ne femrat jane te ralla?
    Nqs nje dite zgjohesh dhe nuk e sheh diellin, ose dielli je ti vete ose ke vdekur (Jim Morrison)

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e kryenece
    Anëtarësuar
    17-01-2005
    Postime
    167
    Ne fakt nuk jane te rralla as rastet ne femrat por nuk ka aq studime sa ka per meshkujt. NJe femer me infarkt te miokardit ka ne nje pj te vogel te rasteve simptoma (ose shenja) te njejta si meshkujt ose e thene me shkoqur simptomat qe pershkruhen si me te zakonshmet ne nje infarkt te miokardit. Nje mjeke suedeze ka bere nje studim ne lidhje me kete qe simptomat ke femrat jane goxha ndryshe se ke meshkujt e te pakten une nuk di ndonje tjeter qe te kete trajtuar kete ceshtje. Prandaj edhe statistikat bazohen ne simptomat e pergjithshme qe jane karakteristike per meshkujt e keshtu qe del perfundimi i gabuar qe rastet e infarktit te miokardit ke femrat jane te rralla.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anëtarësuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    Shkrimi i Dianes rreth kesaje teme eshte shume konfuz dhe i ngaterruar.

Tema të Ngjashme

  1. Josif Visarionovic STALIN.
    Nga Toro në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 03-08-2005, 19:30
  2. Amerika shkel konventat ndërkombëtare të luftës
    Nga Hyllien në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 26-04-2004, 15:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •