Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874

    Artriti reumatoid (Rheumatoid Arthritis)

    Artriti reumatoid ėshtė njė nga sėmundjet inflamatore tė ashtuquajtura “sėmundje tė indit lidhor”. Kjo ėshtė njė sėmundje kronike, qė shoqėrohet me inflamacion tė membranave sinoviale dhe formim tė tė ashtuquajturit “pannus”. Shkaku i shfaqjes sė artritit reumatoid nuk dihet. Kjo sėmundje prek femrat 3 herė mė shpesh se meshkujt. Mosha e prekur zakonisht ėshtė 20-40 vjeē. Shpesh pacientėt e diagnostikuar kanė antigenin HLA-DR4. 50-75% e pacientėve me diagnozėn e artritit reumatoid “shėrohen” brenda dy vjetėsh. Kėta pacientė zakonisht nuk kanė faktor reumatoid dhe kanė funksion tė mirė tė kyēeve. Pacientėve qė vijojnė tė kenė simptomat e artritit reumatoid edhe pas 2 vjetėve, u shkurtohet jeta mesatarisht me 10-15 vjet. Kėta pacientė duhen trajtuar nė mėnyrė mė agresive. Tek dikush qė ka prirje pėr t’u kapur nga kjo sėmundje, mundet qė disa lloj infektimesh tė bėjnė qė ajo tė shpėrthejė. Studiuesit nuk kanė arritur akoma tė sqarojnė shkaqet qė ēojnė nė artritin reumatik. Me sa duket ka shumė faktorė qė marrin pjesė. Ėshtė konstatuar se ka disa prirje tė trashėgueshme qė pėrbėjnė njė rrezik mė tė madh pėr t’u kapur nga artriti reumatik. Po ashtu edhe rreziku pėr t’u kapur nga njė variant mė i rėndė i sėmundjes mund tė jetė gjithashtu i trashėgueshėm.

    Simptomat
    - Ėshtė simetrik, prek gjunjėt, kėmbėt, kyēet
    - Simptomat janė mė tė forta nė mėngjes
    - Vėshtirėsi pėr t’u larė, veshur
    - Xhunga nėn lėkurė
    - Shkakton shformime karakteristike tė gjymtyrėve
    - Pėrparimi shoqėrohet dhe me shkatėrrim tė kėrcit tė kyēeve

    Blerina Kaca, Elberta Spaho
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DI_ANA : 15-03-2008 mė 16:41
    "Carpe Diem"

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •