Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 18
  1. #1
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874

    Ç'thonë mjekët për të jetuar me shumë?!

    E kush nuk do të dëshironte të jetonte plot një shekull, apo ndoshta edhe më shumë. Përveçse 100 viteve të jetës, ajo çfarë ka më shumë rëndësi, është mënyra se si kanë jetuar, si janë ushqyer, si e kanë mbrojtur organizmin e tyre dhe, mbi të gjitha, nëse është gjenetike apo jo një jetë e gjatë. Të gjitha këto pikëpyetje të njerëzimit, që duket ta kenë zanafillën që para 4 mijë vjetësh në Mesopotami me "Epin e Gilgameshit",

    kohë në të cilën hyjnitë kërkonin pavdekësinë, por që vite më vonë, të bindur për realitetin, kërkimet nisën të përqendroheshin në jetëgjatësinë. Të gjitha këto gjejnë shpjegime në suplementin e sotëm të gazetës, gjithashtu ai përmbledh 118 të rejat më të fundit nga shkenca. Studime të kryera në laboratorët më të mirë amerikanë dhe gjermanë, rekomandime për një jetë të gjatë dhe të shëndetshme. Lajmi më i mirë nga këta laboratorë hedh poshtë jetëgjatësinë e trashëguar. Shkencëtarët theksojnë se jetojnë gjatë ata, të cilët e kurojnë ditë pas dite organizmin e tyre, me të gjitha vitaminat, karbohidratet, yndyrnat e nevojshme, pa abuzuar me alkool, duhan, dhe, mbi të gjitha, ata që heqin dorë nga bashkëjetesa me ambiente e ndotura.
    Në suplemntin e sotëm do të gjeni rekomandimet më të fundit për jetëgjatësinë, këshillat për një jetë pa strese, kujdesi që duhet të tregoni në përditshmëri për trupin tuaj, ushqimet që nuk duhet t'i mungojnë organizmit¸ lidhjen midis trurit dhe shëndetit, ushtrimet fizike, e shumë të tjera si këto. E në fakt Shqipëria duket se ka hyrë në rrugë të mbarë, përsa i përket jetëgjatësisë. Të dhënat më të fundit nga CIA FACT BOOKS, tregojnë se sot një grua jeton mesatarisht 80,12 vite. Shifër kjo tepër e lartë krahasuar me jetëgjatësinë ndër vite, kur mosha mesatare e gruas nuk i kalonte 57,08 vite. Të dhënat janë mjaft pozitive edhe për jetëgjatësinë tek meshkujt, megjithëse shifrat raportohen në nivele pak më të ulëta se sa femrat.

    Truri si qendra e kontrollit të Sistemit Nervor Qendror

    Truri është pjesa e trupit që gjendet në kokë i mbrojtur nga kafka dhe cipa trunore dhe që shërben për kapjen, përpunimin dhe ruajtjen e njoftimeve të marra, në një nivel të lartë, nëpërmjet organeve shqisore: syve, veshëve, etj. për t´i shndërruar në lëvizje që janë mjeti i ndërveprimit me mjedisin e jashtëm. Truri është qendra e kontrollit të sistemit nervor qendror. Ai është një organ tejet i ndërlikuar, pasi përbëhet nga më shumë se 100 miliardë neurone, secili i lidhur me mëse 10.000 të tjerë. Por në tru mund të lindin një sërë çrregullimesh neurologjike. Paraliza cerebrale shënon një grup çrregullimesh neurologjike që ndikojnë në aftësinë e trurit për të kontrolluar muskujt. Ky çrregullim ndodh për shkak të dëmtimeve të trurit ose anomalive në zhvillimin e trurit para, gjatë ose pas lindjes. Ajo mund të variojë nga një shkallë e lehtë në një më të rëndë dhe mund të krijojë vonesa të lehta ose të rënda mendore, probleme të dëgjimit, shikimit, defekte në gjuhë dhe në të folur, epilepsi dhe çrregullime të sjelljes.

    9 këshilla për të mbajtur trurin të freskët që nga vitet e pjekurisë

    1. Le të kujtohemi se truri është plastik: për të mirë dhe për të keq. Në qoftë se ai nuk stimulohet, mund ta humbasësh. Me pak fjalë rrëgjohen fuqitë dhe aftësitë e tij.
    2. Që në moshë të mesme, kur jemi ende të shëndoshë, nuk mendojmë se pleqëria nuk ka lidhje me ne. Prandaj duhet të filloni të merreni me gjimnastikën tuaj fizike dhe mendore.
    3. Kujtesa është një dritare për shëndetin e trurit tonë. Kur fillon të marrë goditje le ta mbajmë të gjallë trurin duke i stimuluar aftësitë njohëse të tij.
    4. Stresi ka rrjedhoja shumë negative mbi trurin. Le të përpiqemi të jemi të qetë, pa kërkuar "maksimalen" ndaj trupit dhe mendjes sonë.
    5. Rutina dhe zakonet e përditshme e vënë në gjumë trurin, prandaj duhet kërkuar variacion në praktikën e përditshme, duke futur ndonjë ndryshim të vogël në jetën tonë.
    6. Është mirë që të fillojmë me kohë një hobi që na pëlqen, do të jetë e vështirë të fillosh diçka të tillë në moshën e tretë. Në qoftë se nuk lexoni një libër sot, vështirë se do ta bëni kur të keni "shumë kohë të lirë".
    7. Forca e mendjes varet nga ajo e trupit. S'duhet ta lejoni veten të shëndosheni shumë, të mos bëni një jetë shumë statike dhe mundohuni të praktikoni gjithmonë një aktivitet të matur fizik.
    8. Ushqimi i gatshëm nuk i bën mirë trupit dhe as mendjes. Mbrohuni duke përdorur një dietë të bazuar në yndyrna "të mira" dhe me substanca antioksiduese, duke mos përdorur shumë pije alkoolike.
    9. Izolimi shoqëror është një faktor rreziku për të moshuarit sepse është e vështirë të lidhësh shoqëri në moshën e tretë. Prandaj ruajini shoqëritë e vjetra.

    Rregulla për një dietë që respekton trurin

    Pini shumë ujë, të paktën 6 gota në ditë. Mundohuni të shmangni konsumimin e tepërt të kafes ose përdorini pak kafeinë. Edhe alkooli është i dëmshëm por konsumimi i verës së kuqe 1 deri në 2 gota në ditë është i dobishëm. Herë pas here është e këshillueshme që të shmanget përdorimi i tepërt i ujit pasi do të shkaktonte një tepri lëngjesh në organizëm.

    Mos përdorni fast-food-et. Ushqimet e fastfood-ve nuk janë të rrezikshme vetëm për mbipeshën, por mund të shkaktojnë edhe kancer. Sipas një studimi amerikan, ushqimet e fastfood-ve mund të shkaktojnë kancer në 67 për qind të rasteve. Për të ulur këtë rrezik mjekët këshillojnë që njerëzit të hanë ushqime të fastfood-ve një herë në muaj.

    Përdorni më tepër ushqime të pasura me antioksidantë: fruta, fruta pylli, zarzavate, çaj. Përdorini por më rezerva ushqime që përmbajnë të tilla, si: margarina, vaji i lulediellit, vaji i misrit, patate të skuqura etj. Perimet dhe frutat përmbajnë përbërës natyralë të papërpunuar të cilat i japin organizmit lëndët e duhura ushqimore.

    Hani ushqime të pasura me yndyrna Omega-3 ose siç quhen ndryshe yndyrna "të mira", që kanë përqendrim të lartë të Omega-3, të cilat janë: vaji i ullirit, vaji i Linit, peshku: salmon, sardele, troftë, ton; arra etj. Dieta e pasur ushqimore përfshin jo vetëm frutat dhe perimet, por edhe mishin, peshkun, vezën, fibrat, etj. për të qenë një dietë e pasur dhe e larmishme.

    Pakësoni ato ushqime që janë të pasura me Omega-6 ose siç quhen ndryshe yndyrna "të këqija", që kanë përqendrim të lartë të Omega-6, ku hyjnë: mish qengji, gjalpi, djathëra të yndyrshme, qumësht i paskremuar, majoneza, etj. Disa ushqime të pasura me yndyrna, qoftë edhe ato të përpunuara, mund të ndikojnë në rritjen e nivelit të kolesterolit, të quajtur kolesteroli i keq.

    Zvogëloni sasinë e kripës, hani pak spec djegës dhe piperna të yndyrshme. Po ashtu mundohuni edhe të reduktoni sasinë e sheqerit të përdorur. Konsumimi në sasira të mëdha i kripës dhe sheqerit do të shoqërohet me çrregullime në organizmin tuaj. Sasia e lartë e sheqerit në gjak do të shkaktonte probleme me mëlçinë, tensionin e gjakut, diabet, etj.

    Ndiqni një dietë të rregullt, mos u ndikoni nga stresi, duke përdorur shumë vakte që "të ngushëllojnë". Nuk është e thënë që duhet të hani vetëm tre vakte në ditë. Pas një dite të lodhshme dhe stresuese trupi ka nevoje për energji. Lëngjet, vitaminat, disa ëmbëlsira mund t'iu bëjnë të ndiheni më energjikë. Përdorni ndonjëherë edhe një integrator multivitaminoz.

    Për të mbajtur trupin dhe mendjen të freskët, gjatë viteve të pleqërisë, duhet të ndiqni sa më shpejt që të jetë e mundur një stil jete të përshtatshëm për të ruajtur aftësitë e trupit, për të nxitur trurin dhe për të ruajtur funksionet e mendjes. Për këtë është i këshillueshëm si aktiviteti fizik, ashtu edhe ai mendor: meditimi, bisedat e qeta, shëtitjet, etj.


    "Observer"
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    "Carpe Diem"

  2. #2
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    15 mënyra për të jetuar më gjatë

    1- Mos flini me orar të zgjatur
    Ky është një faktor i cili nuk duhet nënvlerësuar aspak. Gjumi mbi 7 deri 9 orët e rekomanduara mund ta reduktoje jetën në mënyrë të dallueshme nga ata persona që zbatojnë një orar të pranuar gjumi. Studimet kanë treguar se personat që flenë më shumë se tetë orë në natë kanë një rast më të madh vdekjeje nga sëmundje të ndryshme sesa ne rastet normale. Por edhe vonesat e natës, party-t nuk i bëjnë mirë shëndetit. Studimet thonë se më pak se katër orë gjumë dhe pagjumësia shtojnë rrezikun për vdekje. Njerëzit të cilët flenë midis gjashtë dhe shtatë orëve për natë kanë mundësinë për të jetuar më gjatë.

    2- Duhet të jeni optimistë
    Studimet e bëra nga Mayo Clinic në Rochester, zbuluan se njerëzit optimistë kanë mundësinë ta reduktojnë rrezikun e vdekjes në 50 për qind krahasuar më ata persona të cilët janë të zhytur në pesimizëm. Rezultatet e publikuara në Gusht 2002 nga ky studim treguan se: Individët të cilët e shihnin jetën me një vështrim pozitiv janë probabilisht më pak të stresuar, më tepër të zënë me punë që i mbushin me harmoni, janë më të qetë dhe më të shëndetshëm. Kështu optimistët kanë presion më të ulët të gjakut se pesimistët, të cilët nën ndikimin e mendimeve të tyre pesimiste janë më të "prekurit" nga stresi.

    3- Një jetë e kënaqshme seksuale
    Ky faktor nuk ka shumë nevojë për koment sepse të gjithë e dimë se seksi ndihmon për një shëndet sa më të mirë dhe rrit jetëgjatësinë. Duke iu mbështetur studimeve, seksi nuk nënkupton thjesht një ritual të ndjekur, por ka të bëjë me krijimin e një intimiteti, situate të këndshme që i shton jetës edhe kënaqësitë seksuale. Në këtë mënyrë shmanget stresi, ndiheni më të lumtur dhe më të përmbushur, të gjithë këta faktorë mbajnë në normën e duhur nivelin e gjakut dhe mbrojnë nga sëmundjet e ndryshme të zemrës. Këto studime u publikuan në Prill 2004 në një gazetë amerikane treguan se : "Frekuenca e një ejakulacioni të lartë redukton rrezikun e kancerit të prostatës".

    4- Mbani kafshe shtëpie
    Njerëzit të cilët mbajnë kafshë shtëpie, veçanërisht qen, janë më pak të stresuar dhe janë ata që shkojnë më pak për vizitë të psikologët e tyre, në krahasim me ata që nuk mbajnë kafshë shtëpie. Rastet e mbijetesës nga ataku i zemrës të personat që mbajnë kafshë shtëpie janë 12 për qind më të larta, sesa ata njerëz që nuk mbajnë asnjë kafshë në shtëpitë e tyre. Kafshët shtëpiake dihet se kanë presionin më të ulët të gjakut dhe kjo ndikon edhe të ata që rrinë pranë me këto kafshë. Arsyet e këtij ndikimi janë të lidhura me faktorë psikologjikë, si është fakti që prania e një kafshe shtëpiake shmang vetminë dhe depresionin, të bën të qeshësh në disa raste e të luash me to, si dhe të ushtrohesh apo të dalësh për shëtitje.

    5- Bëni çdo vit analizat e gjakut
    Sipas një studimi të bërë është testuar se rreth gjysma e të sëmurëve me sëmundje zemre, e cila mban numrin 1 për vdekjet nga sëmundjet në USA, kanë nivel normal të kolesterolit, i cili ngre dyshime të shumta mbi rrezikun që sjell mos testimi i tij i herëpashershëm në sëmundjet e gjakut. Analizat e gjakut tregojnë nëse ruhet apo jo në normat e duhura niveli i kolesterolit. Niveli i lartë i kolesterolit shkakton 90 për qind të rasteve me sëmundje zëmre. Rezultatet e testimit mund të rregullohen më ndërhyrje mjekësore apo dieta të ndryshme të këshilluara nga mjeku.

    6- Të ardhura më të larta
    Sipas statistikave të Qendrës Ndërkombëtare të Shëndetësisë 24% e Amerikanëve të ardhurat e familjeve të së cilëve janë më pak se 20 000 $ janë të prekur nga sëmundjet kronike, ndërsa vetëm 6 % e njerëzve me një sasi të ardhurash prej 75 000 $ ose më shumë e kanë këtë problem. Zakonisht grupet e popullatës që kanë më shumë probleme me shëndetin, kanë të ardhura më të ulëta dhe më pak edukim. Një shpjegim më I plotë tregon se të ardhura më të larta lejojnë një jetesë më të mirë, të shëndetshme dhe të qetë. Edhe pse puna herë pas here shkakton stres një pagë e kënaqshme jo vetëm e justifikon atë por edhe rrit të ardhurat e mundësinë për një dietë të shëndetshme.

    7- Lini duhanin
    Të thuash se pirja e duhanit i bën keq shëndetit është pak. Duhani është një nga shkaktarët kryesorë të shumë sëmundjeve të mushkërive, kancerit, gjakut etj. Pirja e duhanit mund të sjellë mundësinë për të pasur kancerin e prostatës. Po ashtu burrat në moshë të mesme që pinë duhan në mënyrë të tepruar kanë mundësinë për të pasur forma më të ndërlikuara të kancerit të prostatës. Meshkujt që nuk pinë duhan e reduktojnë në 50 për qind rrezikun e kancerit të prostatës. Sipas studimeve të bëra mbi pirjen e duhanit, cigaret "kanë në dore" vdekjen në moshe të hershme te shumë duhanpirës.

    8- Shmangni mërzitjen
    Studimet e bëra nga Johns Hopkins në vitin 2002, treguan se meshkujt të cilët zemërohen shpejt apo shfaqin shenja të dukshme mërzie si kundërpërgjigje ndaj stresit janë rreth tre herë më tepër më të prekur nga rreziku i zhvillimit të sëmundjeve të ndryshme të zemrës, në krahasim me meshkujt të cilët paraqesin përgjigje me zemërim më të ulët ndaj stresit. Ata e rrisin rrezikun e tyre rreth 6 herë për të pësuar atak pas moshës 55-vjeçare. Një shpjegim i mundshëm ka të bëjë me lidhjen mes zemërimit dhe presionit të lartë të gjakut, të cilët së bashku shtojnë nivelin e stresit te një individ. Një këshillë: Pranojeni mërzinë si të pashmangshme, pas pak stresi do të rrokulliset poshtë nga supet tuaja.


    "Observer"
    "Carpe Diem"

  3. #3
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    9- Konsumoni antioksidantët
    Antioksidantët, substanca të gjendura në ushqime të ndryshme nga kanella deri te boronica, mund të largojnë radikalet e lira, të cilat janë bashkime të paqëndrueshme me natyrë kimike, të cilat luajnë një efekt përshpejtues në pjekurinë e qelizave. Para se të vepronte ky antioksidant këto radikale të lira "pastroheshin" nga veprimi i disa qelizave antioksiduese. Kjo ndihmon në shmangien e shumë sëmundjeve, si dhe në luftimin e kancerit. Një shëndet i mirë është pasqyrë e përkujdesit për mënyrën e të ushqyerit dhe mirëqenien psikologjike. Një dietë e pasur ushqimore ndihmon për një jetë pa probleme.

    10- Një martesë e lumtur
    Një martesë e lumtur do të thotë më pak stres, më shumë bashkëbisedim dhe qetësi. Këto të gjitha sjellin një jetë të shëndetshme pa shqetësime. Po "martesë e lumtur" lidhet dhe me mundësitë gjenetike, pra me pjellorinë. Jetëgjatësia e gjeneve është e trashëguar, ashtu edhe aftësia e tyre për t'u riprodhuar. Po ashtu personat nuk mund të kenë fëmija në disa raste janë ata që vijnë nga prindër që zotërojnë gjene në jetëgjatësi. Martesa e lumtur përjashton stresin dhe problemet e zgjatura. Prania e fëmijëve në një familje i shton asaj gjallërinë dhe harmoninë.

    11- Bëni një jetë aktive
    Sapo të çoheni në mëngjes një vrap i lehtë do të rregullonte sistemin e frymëmarrjes dhe do të normalizonte presionin e gjakut. Jo vetëm që ushtrimet gjimnastikore ju mbajnë në peshë por ndikojnë edhe në shëndetin kardiovaskular, në sekretimin e hormoneve të ndryshme të nevojshme për energjinë trupore. Po ashtu mbas pak minutash ushtrimi ju ndiheni më të relaksuar, të qetë dhe pa shenja stresi. Dr.Merl Myerson thotë: "Nëse nuk e përdor atë që zotëron, do ta humbësh." Personat të cilët janë aktivë në jetën e përditshme ndihen më mirë, janë më të shëndetshëm dhe jetojnë më gjatë.

    12- E qeshura të zgjat jetën
    E qeshura redukton nivelin e hormoneve që nxitin stresin si adrenalina dhe kortisoli. Ato zakonisht prodhohen nga gjëndrat endokrine dhe në disa raste pengojnë qarkullimin normal të gjakut. Të qeshësh "relakson" qelizat e gjakut dhe largon urinë e herëpashershme, sepse ushqimi i shpeshte shkakton mbipeshë dhe sëmundje të ndryshme. Kur qesh largon stresin, ndihesh më mirë, më e lumtur dhe e qetë. "Një person i stresuar lexohet në fytyrë", kjo dëgjohet shpesh. Prandaj të qeshësh ndihmon në paraqitjen e parë, shmang rrudhat dhe ndihmon për të shmangur gjendjet e vazhdueshme stresuese.

    13- Ruani peshën normale
    Për njerëzit të cilët janë mbipeshë apo obezë, jeta është gjithmonë në rrezik. Ata janë nën presionin e sëmundjeve të ndryshme të zemrës apo tipave të ndryshme të kancerit, kanë rrezikun më të lartë për të zhvilluar Tipin 2 të diabetit. Mënyra më e mirë për të mos kaluar në mbipeshë është një dietë e shëndetshme dhe ushtrimi i një aktiviteti të nevojshëm fizik. Sipas eksperteve nuk është e rëndësishme të dish të dobësohesh por të mundohesh të mos shëndoshesh. Të kesh një peshë normale nuk është vetëm një problem estetik i femrave, por në radhë të parë ka të bëjë me gjendjen shëndetësore.

    14- "Menaxhoni" stresin tuaj
    Gjithkush është nën stres për një arsye apo për një tjetër, si nga një punë e lodhshme, një provim, një grindje e lehtë apo edhe nga lodhjet e përditshme. E rëndësishme është që gjithsecili të dijë ta menaxhojë atë. Çelësi është që të njihni faktorët që e rëndojnë ditën tuaj dhe të gjeni mënyrën si t'i lehtësoni ato. Stresi shkakton nivel të lartë të kortizolit, pagjumësi dhe dobëson sistemin imunitar. "Unë mendoj se stresi vret më shumë njerëz në botë se gjithçka tjetër." -shprehet Dr.David Fein. Gjendjet e vazhdueshme nën stres ndikojnë negativisht në shëndetin tuaj, prekin zemrën, qarkullimin e gjakut, sistemin imun, etj.

    15- Meditoni
    Sipas Dr.Woodson Merrell, doktor në Spitalin Mendor të Izraelit në Nju Jork, mënyra më e fuqishme për të luftuar stresin dhe për të siguruar një jetë më të qetë është meditimi. Ai pastron mendjen nga mendimet e këqija dhe të lejon të përqendrohesh në qetësi. 15 minuta meditim kanë treguar se krijojnë një gjendje më të plotë relaksi sesa një gjumë i rënduar. Ende pa filluar dita 2 minuta meditim do të ishin të shëndetshme. Uluni me shpinën drejt dhe provoni të qetësoni mendimet tuaja, kjo do t'iu ndihmojë të përqendroheni te fjalët. Meditimi është një teknikë e cila është praktikuar në vende të ndryshme të botës në fushën e psikologjisë.


    "Observer"
    "Carpe Diem"

  4. #4
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    10 këshilla të nevojshme për shëndetin

    1- Kujdesuni për zemrën
    Nëse doni të shmangni sëmundjet e zemrës filloni nga kujdesi për dhëmbët. Eksperti amerikan i dhëmbëve, Dr. Kenneth Bueltmann, thotë se femrat që bëjnë "floos" në dhëmbët e tyre më shumë se dy herë në ditë, kanë një buzëqeshje të bukur por "floosing" shkatërron bakteret e dhëmbëve të cilat shkaktojnë sëmundje kronike. Një infeksion i gojës, nënkupton bakterin i cili futet në gjak, kontribuon jashtëzakonisht në sëmundjet e zemrës, diabetin dhe në rrugët e frymëmarrjes. Një rrezik përbën edhe kur je shtatzënë. Kohët e fundit është konstatuar se problemet me zemrën zënë vendin kryesor të sëmundjeve më të shfaqura në popullsinë shqiptare. Nuk është i pakët numri i pacientëve drejtuar qendrave spitalore për të diagnostikuar dhe kuruar problemet me zemrën. Nuk janë të pakta rastet e vdekjeve nga ataku kardiak tek pacientët që kanë probleme me zemrën. Më të prekur janë të moshuarit, por nuk janë të rralla rastet kur edhe persona në moshë të re paraqiten me probleme të tilla.

    2- Shmangni sëmundjet nervore
    Nëse doni të mbroni trurin tuaj, konsumoni acid folik. Nëse nuk keni një nivel normal të acidit folik në dietën tuaj, jeni të rrezikuar nga shfaqja e Alzheimers, thekson shkencëtari amerikan Judi Adams. "Acidi folik gjithashtu redukton rrezikun e kancerit si dhe rregullon nivelin e homokisteinës, një aminoacid që lufton sëmundjet e zemrës dhe e forcon atë. Agrumet janë një ushqim po aq i dobishëm sa dhe buka apo brumërat. Sëmundjet neurologjike shkaktohen nga çrregullime dhe shqetësime psikologjike, por në disa raste edhe nervore. Disa nga këto sëmundje neurologjike janë më të shpeshta me fillimin e stinës së nxehtë, por nuk mungojnë edhe rastet të cilat shfaqen vetëm në kohën e lagësht ose në stinën e ftohtë. Një nga faktorët më të rëndësishëm që është shkaktar i kësaj sëmundjeje është edhe stresi dhe sipas specialistëve, nga studimet më të fundit ky është faktori për të cilin nuk mund të ketë një mjekim specifik, por vetëm trajtime më shumë psikologjike.

    3- Variçet venoze
    Nëse doni të shmangni variçet venoze, bëni kontrolle mjekësore. Shumë gra, mbi moshën 30 vjeç vuajnë nga dhimbja dhe shfaqja e variçeve, por vetëm duke mbajtur sistemin digjestiv në lëvizje, mund të gjeni çelësin e shmangies së këtij problemi. Specialisti amerikan i venave, Dr. Luis Navarro këshillon: Gratë mund të parandalojnë shfaqjen e varikozës duke zgjedhur ushqime të pasura me produkte të bimëve me kërcell, gruri, orizi, etj, të cilat ndikojnë në funksionimin e rregullt të organeve të brendshme si dhe rregullojnë lëvizjen e muskujve, në rastet kur vuani nga gjymtyrët e poshtme. Evitoni dhe qëndrimin ulur me këmbët kryqëzuar.

    4- Problemet me sytë
    Nëse doni të shmangni problemet me sytë, kontrollojini herë pas here Duhet të bëni një vizitë të syve çdo 2 vjet, nëse nuk dëshironi të vini syze apo lente kontakti. Nuk duhet të kujtohemi për kontrollin e tyre vetëm në ato raste kur pësojmë aksident apo kur kemi pamje të turbulluar. Optometristët ngulmojnë në gjendjen shëndetësore të njeriut duke filluar që nga shqetësime të tilla si diabeti, presioni i lartë i gjakut, skleroza, si dhe tumoret në tru. Duhet të keni kujdes pasi ekspozimi i përzgjatur ose jo i duhur nën rrezet e diellit mund të shkaktojë dëmtim të syve.

    5- Bëni gjumë të rehatshëm
    Nëse doni të rrisni imunitetin e organizmit, bëni gjumë të rehatshëm. Shumë nga ne nuk bëjnë gjumë të qetë ose flenë pak. Profesori amerikan Joan Shaver thotë: "Gjumi i pamjaftueshëm ndikon në funksionet fizike, gjendjen shpirtërore dhe përqendrimin. Dobëson sistemin imunitar, fillon dhimbja e kokës dhe mund të çojë edhe në depresion". Njerëzit me sëmundjen e pagjumësisë nuk qëndrojnë dot në stabilitet social, sapo nisin një punë, nuk e përballojnë dot dhe detyrohen ta lënë. Por edhe gjumi me orar të zgjatur mund të jetë problematik për shëndetin tuaj.

    6- Konsumoni fibrat
    Nëse doni të jeni energjik gjatë gjithë ditës, filloni me "fibra" që në mëngjes. Është provuar se fibra rrit nivelin e energjive, ka një efekt pozitiv në funksionimin e organeve. Ju mban në formë për një kohë të gjatë dhe gjithashtu nuk ndikon në shtim të peshës. Konsumoni produkte vegjetariane dhe ushqime me fibra. Fibrat luajnë një rol të rëndësishëm në një dietë të shëndetshme, ndihmojnë lëvizjen e ushqimit në aparatin e tretës, ndalojnë kapsllëkun, ndihmojnë funksionimin e zorrëve (parandalojnë shqetësimet në to), apendesitin, sëmundjet e zemrës.

    7- Shmangni Osteoporozën
    Nëse doni të shmangni osteoporozën duhet të merrni vitaminë K. Osteoporoza shfaqet në një në çdo tre gra të moshës mbi 50 vjeç në Britani dhe faktorët që e shkaktojnë janë menopauza e hershme, anoreksia si dhe përdorimi për një kohë të gjatë kortikosteroideve.

    8- Mos u shëndoshni
    Nëse ju doni të dobësoheni dhe të rrini të dobët konsumoni bajamet, lajthitë, arrat sepse ato rrallëherë shkaktojnë probleme në shtimin në peshë. Këta ushqyes përmbajnë lëndë, kalori e vitamina, aq sa për të shuar urinë për 2 orë. Ato përmbajnë fitokimikate të cilat reduktojnë rrezikun e kancerit në shumë organe të brendshme dhe gjithashtu luftojnë artritin.

    9- Presioni i gjakut
    Kujdesuni që presioni i gjakut të jetë në nivel normal. Nga presioni i lartë i gjakut vuajnë një në çdo tre të rinj në Britani si dhe shumë gra të moshës 35 deri 55 vjeçe. Dona Roberts, menaxhere në fushatat për Shoqatën e Presionit të gjakut, kujton: "të shihen me kujdes etiketat e ushqimeve, për sasinë e "fshehur" të kripës, sepse kjo është rruga kryesore nga e merrni, nëpërmjet ushqimeve.

    10- Dhimbjet e kokës
    Nëse doni të mos keni dhimbje koke, përdorni peshkun. Japonezët kanë një shkallë të ulët të depresionit sepse ata përdorin në gatim vajin e peshkut. Nutrionisti, Fabienne Garceau thotë se ne akoma nuk arrijmë të perceptojmë mesazhin kur flitet për këtë acid yndyror. Britanikët nuk para e përdorin peshkun, vetëm 11 % e tyre mund të marrin një herë në javë.

    "OBserver"
    "Carpe Diem"

  5. #5
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    6 faktorët që dëmtojnë lëkurën, si t'i shmangim

    1- Temperaturat e ulëta dhe efekti i tyre
    Dimri është shumë i përshtatshëm për të fjetur, po kështu ndodh edhe me lëkurën tonë. Në temperaturat e ulëta metabolizmi i qelizave ngadalësohet dhe lëkura rinovohet më me vështirësi. Jo vetëm kaq, i ftohti tenton të dobësojë filmin hidrolipidik (barriera e mbrojtjes natyrale) dhe vepron në shtrëngimin e kapilarëve. Në këtë mënyrë në fytyrë do të qarkullojë më pak gjak për qelizat. Lëkura jonë është gjithmonë e rrezikuar nga agjentët e dëmshëm atmosferikë, temperaturat e ulëta apo ato të larta, edhe nën veprimin e rrezeve ultraviolet, smogu, cigarja apo dhe ndotës të tjerë të gjendur në ambientet që na rrethojnë.

    2- Gjenet dhe plakja
    Disa gjene kanë aftësinë që ta mbajnë lëkurën lisho dhe kompakte më gjatë se zakonisht. Plakja kronologjike në krahasim me atë të shkaktuar nga rrezet e diellit, është e lidhur me faktorët biologjik gjenetik të AND-së tonë të cilat japin instruksione për të ndërtuar organizmin tonë. Për të evidentuar shenjat e kohës që kalon, është mirë që t'i sigurojmë epidermës një hidratim deri në 30-35 vjeç. Por plakja e hershme mund të jetë edhe e trashëguar. Pasi një lëkurë me probleme apo që rrudhoset shpejt do të vinte si rezultat i një sërë gjenesh të trashëguara. Kjo lidhet me trashëgiminë gjenetike nëpër breza.

    3- Stresi "dëmton" lëkurën
    Në momentin që kalon një periudhë të vështirë nuk është aspak çudi që lëkura të fillojë të humbasë shkëlqimin dhe butësinë e saj. Truri reagon dhe stresi prodhon disa substanca të quajtura neurotransmetues të cilat shtrëngojnë enët e gjakut duke shkaktuar një ngadalësim të qarkullimit. Epiderma në këtë kohë bëhet opake dhe rrudhëzat rreth syve, buzëve dhe gojës theksohen më tepër duke e bërë lëkurën tuaj që të ngjajë më e plakur. E nëse stresit i shtohet edhe një ambient i ndotur qyteti, plakja është padyshim e parakohshme. Të gjithë e dinë se faktori stres është ndikuesi numër një në rrudhosjen e lëkurës.

    4- Duhani dhe nikotina
    Të gjithë e dimë se cigarja e rëndon pamjen e lëkurës, duke krijuar rrudha rreth syve, buzëve dhe gojës që krijohen mbas dhjetë vjet pirje e rregullt cigaresh. Nikotina krijon një lloj tape që pengon oksigjenin të hyjë në inde, dhe pa oksigjen qelizat mbeten të uritura dhe nuk arrijnë që të jenë të shëndetshme. Në këtë mënyrë lëkura humbet shkëlqimin, epiderma thahet dhe irritohet plotësisht. Përveç kësaj nikotina prish mikroqarkullimin duke penguar prodhimin e kolagjenit dhe të fibrave elastike, prandaj lëkura humbet elasticitetin dhe plaket më shpejt. Prandaj duhet shmangur duhani dhe ambientet e mbyllura.

    5. dielli dhe rrezet ultraviolet
    Qëndrimi i gjatë në diell dobëson dhe shkatërron lëkurën duke shfaqur njolla, zona super të ndjeshme, mungesë toni. Arsyeja është një përbërës i rrezeve të diellit, rrezet ultraviolet të cilat reagojnë mbi fibrat elastike duke provokuar degjenerimin. Këto tip rrezesh interferojnë në mekanizmin e prodhimit të kolagenit dhe të elastinës, dy fibrat që ndërtojnë dermën. Një ekspozim i tepërt në diell, provokon një dobësim të kësaj strukture që tenton të humbasë elasticitetin dhe butësinë. Nën ndikimin e rrezeve ultravjollcë në lëkurën tuaj mund të fillojnë të shfaqen disa njolla në ngjyrë kafe.

    6- Smogu dhe ajri i ndotur
    Jetesa në një qytet të madh të bën që çdo ditë të jesh e detyruar të bësh llogaritë me ndotjen. Ajri që të rrethon dëmton shtresën mbrojtëse të lëkurës dhe në të njëjtën kohë depozitohen mikrograme dhe substanca toksike në formë pluhurash metalikë të padukshëm. Në këtë fushë beteje padyshim që fytyra është ajo që ekspozohet më tepër: ndotet dhe merr një ngjyrë gri në kaf. Pa llogaritur këtu rreziqet e zhvillimit të alergjisë. Në epidermat më të ndjeshme, akumulimi i substancave të jashtme mund të shkaktojë irritime të bezdisshme antiestetike. Kështu mungesa e kujdesit do të sillte probleme të dukshme me lëkurën.


    "Observer"
    "Carpe Diem"

  6. #6
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Të gjitha mënyrat për të jetuar mbi 100 vjeç

    Yndyrnat
    Janë bazë në shumë procese të organizmit dhe janë një formë e përqendruar e energjisë. Marrja e tepruar e yndyrnave mund të çojë në dhjamosje. Përpos që krijohen rezerva të energjisë, yndyrat e ruajnë edhe membranën qelizore dhe marrin pjesë në formimin e vitaminave. Yndyrndat e ngopura gjenden në ushqim me origjinë shtazore: në mish, në qumshtë, gjalpë, djathë dhe vezë. Kurse yndyrnat e pangopura gjinden tw ullinjtë, kikirikët, soja, luledielli, misri dhe në mishi i peshkut. Meqë yndyrnat janë mjaft kalorike, rekomandohet që të mos teprohet me to.

    Fibrat
    Fibrat luajnë një rol të rëndësishëm në një dietë të shëndetshme, ndihmojnë lëvizjen e ushqimit në aparatin e tretës, ndalojnë kapsllëkun, ndihmojnë funksionimin e zorrëve (parandalojnë shqetësimet në to), apendisitin, sëmundjet e zemrës. Minerale të rëndësishme janë kalciumi, fosfori, magnezi, hekuri, sulfuri, sodiumi, potasi dhe zinku. Disa vitamina si A, D, E, K, vitaminat C dhe B kompleks, që duhen marrë rregullisht. Nëse frutat dhe perimet gatuhen, vitaminat dhe kripërat minerale humbasin shumë nga cilësitë e tyre.

    Drithërat
    Drithërat janë shumë të pasura me fibra. Vitaminat dhe kripërat minerale e ndihmojnë trupin të ruajë formën e mirë. Një dietë e mirë duhet të sigurojë të gjitha vitaminat dhe kripërat minerale, që janë shumë të nevojshme për organizmin. Megjithëse duhen vetëm sasi të vogla, ato janë të pazëvendësueshme. Vitaminat dhe kripërat minerale veprojnë së bashku. Kripërat minerale ndikojnë në strukturat kockore, krijimin e një ekuilibri të sistemit ujor të organizmit, nervat dhe reagimet muskulore.

    1- Konsumoni më pak ushqim sesa jeni të uritur. Eksperimentet e realizuara kanë treguar se jeta e një personi, i cili ushqehet normalisht dhe pa e tepruar, duke reduktuar njërin nga vaktet në 40 për qind, dyfishohet.

    2- Natyra na ka bërë shumë dhurata të arta. Shega përmban minerale shumë të rëndësishme dhe vitamina të domosdoshme për trupin tonë. Nevojat e organizmit për minerale janë të vazhdueshme, ndaj duhet t'i sigurojmë ato.

    3- Mjalti i luleve është po ashtu një dhuratë e mrekullueshme e natyrës për të cilin organizmi ynë ka nevojë. Ushqimet cilësore me përmbajtje të lartë vitaminash dhe lëndë të tjera ushqyese mbrojnë shëndetin tuaj dhe zgjasin jetën.

    4- Lëngu i arrave të kokosit, sidomos i arrës së gjelbër të kokosit, është nektari më i pasur me vitamina për trupin e njeriut. Përbërësit e arrës së kokosit ndihmojnë në kontrollimin nga truri të shumë funksioneve që ndodhin në trupin e njeriut.

    5- Shumë vitamina esenciale gjenden në fruta të tjera dhe ndihmojnë në mënyrë të pazëvendësueshme në kurimin dhe luftimin e sëmundjeve të zëmrës apo edhe shumë shqetësimeve të tjera. Frutat janë pjesë e pandarë e një dietë të shëndetshme.

    6- (Beli- frut i veçantë në Angli), është dhurata më madhështore e natyrës është e dobishme për luftimin e shumë sëmundjeve të stomakut apo të sistemit që mbron tretjen e ushqimit dhe në rregullimin e normalizimin e tensionit të gjakut.

    7- Konsumoni produkte vegjetariane dhe ushqime me fibra. Në këtë kategori përfshihen të gjitha perimet dhe frutat, duke shmangur ushqimet e skuqura dhe të yndyrshme. Konsumoni të paktën dy vakte në ditë, veçanërisht pas perëndimit të diellit.

    8- Kujdesuni për veten duke përfshirë dhe dietën tuaj ditore: Perime të ndryshme, fruta, mollë, limon, portokall, arra, lajthi, bajame, kungull, etj. Shumë njerëz kanë shëndet të mirë në sajë të konsumimit të vazhdueshëm të këtyre ushqimeve.

    9- Çdo ditë është e këshillueshme që të konsumohen në të paktën një vakt produkte të freskëta të gjelbra si: Spinaq, lakër, sallatë jeshile, etj. Ato ndihmojnë në normalizimin e qarkullimit të gjakut.

    10- Kungulli i verdhë dhe i pjekur mirë përmban betakaroten, e cila gjendet edhe te karotat dhe i jep energji të vazhdueshme zemrës. Përdorimi i tij ndihmon në mirëqenien e lëkurës dhe të kockave.

    11- Shmangni përdorimin e sheqerit sa më shumë të jetë e mundur, sepse përdorimi i tij sjell aciditet, mbingopje të trupit me karbohidrate dhe sheqerna, si dhe shëndoshje dhe kalim në mbipeshë.

    12- Shmangni kafen dhe çajin. Ato përmbajnë substanca toksike, të cilat dëmtojnë inde të ndryshme të organizmit dhe sjellin mundësitë për vdekje të hershme. Çajit i nevojiten rreth 6 orë për të shkatërruar metabolizmin e trupit.

    13- Thjerrëzat po ashtu janë të pasura me lëndë ushqyese si dhe përbërës tonikë të domosdoshme për organizmin. Edhe bërthamat e ndryshme të frutave janë të dobishme për forcën muskulore dhe luftimin e diabetit.

    14- Mundohuni që të paktën një ditë në javë të konsumoni vetëm fruta, në mënyrë që t'i bëni një "shpëlarje" sistemit tuaj të tretjes. Duke u munduar të mos konsumoni fare ujë, për t'i zëvendësuar nevojat për ujë me lëngje frutash.

    15- Konsumoni gjethet jeshile të spinaqit, sallatës; për sëmundjet e zemrës dhe diabetit. Shtoni lakrat në dietën tuaj ditore. Një dietë e shumëllojshme do të japë edhe rezultatet e dëshiruara në shëndetin tuaj.

    16- Mbani gjithmonë të njëjtën masë të gotës me të cilën pini ujë, në mënyrë që t'i jepni organizmit tuaj çdo herë ujë në të njëjtën sasi. Është mirë që uji të mos të pihet menjëherë, por pak nga pak, me pushime të vogla.

    17- Po ashtu, tri herë në javë pini lëngje frutash të shtrydhura, si lëng limoni, portokalli, pjeshke, rrushi, karote etj. nevojat e organizmit për lëngje janë të vazhdueshme dhe lëngjet e frutave janë të pasura me vitamina.

    18- Ndërroni vajin që përdorni për gatim nëse e vini re se ai nuk përmban lëndët e nevojshme ushqyese. Duhet të jeni të sigurt që vaji që ju përdorni për gatim të mos përmbajë elementë të dëmshëm dhe të jetë i kontrolluar.

    19- Mos konsumoni kripë me shumicë. Përdoreni atë sa më pak të jetë e mundur. Mos harroni se çdo produkt i krijuar nga natyra nuk është i kripur në shijen e tij, ai është zakonisht i ëmbël ose i athët.

    20- Produktet e drithërave dhe veçanërisht gruri, produkte të cilat përmbajnë vitaminën E dhe zgjasin jetën. E dobishme është edhe përdorimi i sojës, e cila përmban 9 lloje vitaminash, të domosdoshme për funksione të ndryshme të organizmit.

    21- Produktet e konservuara përmbajnë lëndë të ndryshme ushqyese, të cilat janë të rekomanduara për të ruajtur në normë presionin e gjakut si dhe çrregullime të tjera që mund të ndodhin në organizmin tonë.

    "Observer"
    "Carpe Diem"

  7. #7
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Stërvitje dhe joga

    1- Trupi i njeriut duhet të jetë gjithmonë në lëvizje
    2- Lubrifikues- Lëvizjet e stërvitjes janë në lakueshmëri me lëvizjet e trupit
    3- Karrikimi i baterisë- Rrezet e sistemit nervor janë si një bateri e trupit
    4- Sistemi ftohës- Çlodhja furnizon freskinë e trupit
    5- Një dietë e duhur, ushqim, ajër, ujë, si karburant për trupin
    6- Shofer i ekuilibruar- Mendja është shoferi i trupit
    7- Bëni rregullisht ushtrime të lehta
    8- Mos bëni ushtrime të lodhshme siç është vrapimi i shpejtë
    9- Ecja e lehtë është ushtrimi më i mirë për të luftuar sëmundjet
    10- Jeta në një vend të ftohtë ul ritmin e metabolizmit të trupit 11- Frymëmarrja e thellë ndikon në jetëgjatësinë e një personi
    12- Ritmi normal i frymëmarrjes sonë duhet të jetë 1:4:2

    Stërvitje dhe joga

    13- Mbajeni trupin drejt
    14- Përpiquni të merrni frymë lirisht si gjatë ditë ashtu dhe gjatë natës
    15- Kujdesuni për organet e brendshme duke u marrë me aktivitet fizik
    16- Hani perime të ziera, duke praktikuar ushtrime joge dhe shmangni stresin
    17- E rëndësishme është kujdesi për mendjen
    18- S'ka joga më të rëndësishme se kontrolli i mendjes
    19- Mbajeni mendjen të zënë dhe aktive me shumë punë fizike
    20- Jetoni të qetë, shmangeni zemërimin dhe inatet e dëmshme
    21- meditimi ndikon në tensionin i lartë, harresën dhe plakjen 22- Vazhdoni të kënaqni mendjen edhe kur keni probleme me shëndetin
    23- Merreni jetën si ju vjen, mos u stresoni nga problemet e pashmangshme
    24- Merruni me punë në ajër të pastër

    Ushqim suplementar dhe forcues i përgjithshëm

    1- Vitamina komplekse B është nga më të përdorshmet dhe efektive në dietën suplementare dhe duhet të merret nga ushqimi juaj i përditshëm. Ajo gjendet më shumë tek farat e lakrave të kuqe.
    2- Biokimiket në kombinim - nr 28, përmbajnë të 12 llojet e kripërave që merren nga trupi gjithmonë. Është një forcues i përgjithshëm dhe duhet të merret pas ushqimit.
    3- Marrja e përditshme e vitaminës C rrit veprimtarinë dhe jetëgjatësinë e trupit.
    4- Pjesa e të gjithave produkteve dietetike shkakton në disa raste sëmundje, prandaj përpiquni t'i shmangni ato.
    5- Pjesa e të gjithave llojeve të produkteve të erëzave mund të shkaktojë sëmundje të sistemit kardiovaskular.
    6- Merrni ujë të ngrohtë pas çdo vakti për të kontrolluar shëndoshjen dhe për të përmirësuar tretjen e ushqimit.

    7- Herët në mëngjes, pa larë dhëmbët, pi një gotë me ujë, pastaj të gjitha mikrobet e mbledhura do të kalojnë në stomak. Kjo metodë kryesisht është e ngjashme me hemeopatinë dhe është përdorur gjerësisht në Japoni për të zgjatur jetën dhe të kurojë disa sëmundje automatikisht.
    8- Mr. Morarji Desai, ish-kryeministër i Indisë, iu drejtua terapisë së auto-urinës kur ai kishte provuar të gjitha llojet e terapive dhe dështoi për të pasur ndonjë kurë prej tyre.
    9- Pasi të lash fytyrën me ujë, mos e fshij. Lëre të thahet vetë. Ajo e mban lëkurën të thatë dhe të shëndetshme.
    10- Flini me kokën në drejtim të jugut, ajo ndihmon në rritjen e qarkullimit të gjakut të trupit, i përshtatshëm dhe për lidhjet e trupit me fushën magnetike të tokës.
    11- Kur të flini duhet që pjesa e këmbëve të krevatit të jetë më e lartë se ajo e kokës. Ajo rrit qarkullimin e gjakut më shumë në pjesën e kokës. Ajo ju mban të ri dhe përtërin funksionet e trupit.
    12- Mbaj ujë magnetik. Ju mund ta përgatisni atë duke mbajtur një gotë me ujë me dy magnete, njërin në krye me polin Veri dhe tjetrin poshtë gotës me polin e Jugut. Mbajeni atë çdo natë dhe pijeni të nesërmen në mëngjes.

    5 KESHILLA TE ÇUDITSHME

    Konsumi ditor i aspirinës duhet të jetë 1 e katërta e tabletës 100 miligramëshe, mënjanon rrezikshmërinë e atakut në zemër. Aspirinat ndalojnë procesin e pjekurisë duke i mbajtur indet fleksibël. Ai është gjithashtu i mirë për sytë.

    Çdo ditë në vrimat e hundës vendosni pak vaj mustarde të përzier me pak ujë. Ai është i dobishëm për sytë dhe i mban rrugët e frymëmarrjes të pastra dhe të lëmuara. Efektet e tyre janë të kënaqshme dhe të dobishme.

    Çdo ditë shpërndani vaj mustarde në gishtat e këmbës, ajo të ndihmon për të përmirësuar shikimin e syve. Një sërë e këtyre teknikave kanë efekt qetësues dhe relaksues, pas një dite të lodhshme.

    Cigaret apo krejt llojet e duhanit apo drogave të ndryshme dobësojnë apo çojnë deri në shkatërrim arteriet dhe organet e frymëmarrjes. Nikotina krijon një lloj tape që pengon oksigjenin të hyjë në inde, dhe pa oksigjen qelizat mbeten të uritura dhe nuk arrijnë që të jenë të shëndetshme. Kështu ajo dëmton edhe lëkurën tuaj, sepse humbet shkëlqimin, epiderma thahet dhe irritohet plotësisht. Përveç kësaj nikotina prish mikroqarkullimin duke penguar prodhimin e kolagjenit.

    Sekreti i kinezëve që arrijnë të jetojnë deri në 150 vjet, i dedikohet një teknike të quajtur "Lichigian", e cila konsiston në përdorimin e ushqimeve bimore, të ushtrimit fizik dhe meditimit. Meditimi është mënyra më e fuqishme për të luftuar stresin dhe për të siguruar një jetë më të qetë është meditimi. Ai pastron mendjen nga mendimet e këqija dhe të lejon të përqendrohesh në qetësi e të relaksohesh.

    "Observer"
    "Carpe Diem"

  8. #8
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    SHKENCA, ZBULIME PER TË ZGJATUR VITET E JETËS

    Ashtu si të gjithë njerëzit edhe vetë balerinët, njerëzit e sportit,etj. e dinë mjaft mirë se ky aktivitet fizik nuk do të vazhdojë për gjithë jetën. Gjithsecili e di se me kalimin e viteve gjendja fizike rëndohet dhe duhet treguar kujdes për shëndetin dhe fizikun. Por të ecësh, kërcesh, të merresh me aktivitete fizike është pozitive për shëndetin. Është provuar shkencërisht se aktiviteti fizik dhe ai psikologjik, sjell si rezultat edhe një gjendje fizike e mendore të shkëlqyer. Po ashtu një fakt tepër i rëndësishëm është kujdesi për dietën e përditshme, ushqimet e zgjedhura dhe të pasura me elementet e nevojshme ushqimore. Disa prej nxitësve dhe faktorëve që ndikojnë në një jetë të shëndetshme janë të njohur, ashtu siç njihen edhe faktorët negativë siç janë alkooli, duhani, drogat, ushqimet e papërpunuara mirë, etj. Pas studimeve të ndryshme revista "PsychologyToday" ka publikuar gjashtë veprime që ndikojnë pozitivisht në shëndetin mendor e si rrjedhim edhe në atë fizik.
    Të ecësh dhe të merresh me aktivitete fizike
    Një gjendje e shëndetshme fizike ushqehet padyshim nga një aktivitet i rregullt fizik. Një shëtitje në mbasdite, një vrap i lehtë, marrja me aktivitete të ndryshme fizike, vallëzimi, baleti, ndikojnë për një status të shëndetshëm fizik, duke të larguar nga jeta monotone dhe sedentare. Kjo gjendje fizike ju ndihmon që t'i jepni jetës suaj me tepër vitalitet dhe gjallëri duke mos rënë pre e rrudhave dhe e plakjes. Stresi është i pashmangshëm në jetë. Stresi është normal dhe i nevojshëm, në atë shkallë sa nuk ndikon në kualitetin e shëndetit dhe jetës. Mund të dobësoni, efektet e stresit duke identifikuar shkaqet nga vjen, duke e kuptuar dhe pranuar nëse mund ta kontrollosh apo jo, dhe duke mësuar aftësitë menaxhuese të tij. Tek secili prej nesh efektet e stresit janë të ndryshme, si dhe rrugët për t'u shëruar ndryshojnë nga një person tek tjetri.
    Ju mund të provoni disa metoda dhe të zbuloni se cila është rruga më e mirë që ju përshtatet. Aktiviteti i rregullt fizik është një nga teknikat më efektive të menaxhimit të stresit. Frekuentoni qendra relaksimi ku përfshihen, ushtrime për frymëmarrjen, ushtrime për qetësimin e muskujve, masazhe trupi, aromaterapi, joga dhe ushtrime tradicionale kineze. Por janë edhe disa aktivitete që njihen pak, si të mësosh si të qetësosh trupin tënd përmes vetëhipnotizimit, të meditosh, praktiko ushtrime imagjinare, dëgjo muzikë qetësuese dhe shoqërohu me njerëz që dinë të bëjnë humor. E rëndësishme është të reduktoni sasinë e stresit në jetën tuaj.

    Përdorimi i rrushit dhe verës së kuqe

    Vete elementet ushqyese të gjendur te rrushi i kuq dhe vera e kuqe veprojnë në të njëjtën mënyrë si kaloritë dhe përbërësit e tjerë organikë. Përbërësit e gjendur të rrushi i kuq aktivizohen më enzimat të cilat normalizojnë sistemin metabolik dhe riparojnë dëmet e shkaktuara në organizëm nga niveli i lartë i kalorive. Një gotë verë në ditë mund të jetë e dobishme në rastet e gastriteve hiposekretive ose te personat që vuajnë nga anoreksia, sepse kjo pije provokon një hipoglicemi të lehtë dhe nxit oreksin. Përdorimi i verës tek të moshuarit favorizon oreksin, por kujdes në teprime sepse sjell plakje të parakohshme. Shkenca ka provuar se vera është komponent i rëndësishëm i një diete të shëndetshme. Në ditët e sotme dihet pothuajse nga të gjithë se vera është e rëndësishme për organizmin tonë, sepse ajo përmban vitamina, oligoelemente, hekur, si dhe përbërës të tjerë që gjenden në të në një nivel më të ulët. Kjo gjë është vërtetuar dhe pranuar nga shkencëtarët dhe mjekët. Pasuria e lëndëve ushqyese të pranishme dhe të përdorura përherë nga popullsitë perëndimore garanton gjerësisht edhe furnizimin me këta përbërës të paktë në numër të cilët gjenden te vera.

    Të flasësh në gjuhë të ndryshme

    Përdorimi i gjuhëve të ndryshme aktivizon zona të ndryshme të trurit dhe Sistemit Qendror Nervor. Përdorimi i gjuhëve të ndryshme shmang për rreth 4 vjet mundësinë e sklerozës. Bilinguizmi përfshin enët e gjakut në tru dhe sistemin nervor. Studimet e hershme por edhe ato të mëvonshme të realizuara nga të njëjtët specialistë treguan sesi përdorimi i gjuhëve të ndryshme i bën jo vetëm fëmijët por edhe të rriturit më të vëmendshëm dhe vigjilentë. Përdorimi i dy apo më shumë gjuhëve aktivizon qendrat e trurit duke bërë që të jenë gjithmonë aktiv dhe vigjilent. Në këtë mënyrë shmangën çrregullime të tilla nervore siç është skleroza. Por e rëndësishme është që truri të mos mbingarkohet.

    Jetesa në mal dhe aktiviteti fizik

    Të ngjitesh drejt lartësive dhe të kalosh ditë të qeta aty jo vetëm që është një relaks i vërtetë për edhe mjaft i dobishëm për rrugët e frymëmarrjes. Në lartësi mundësia për t'u furnizuar organizmi me oksigjen të pastër është më e madhe duke ndikuar pozitivisht në punën e zemrës, presionin e gjakut dhe aparatin e frymëmarrjes, duke ndikuar për një jetë më të gjatë e të shëndetshme. Duke jetuar në një vend të ftohtë (në lartësitë e kodrave), ritmi i metabolizmit të trupit ulet dhe mosha e jetesës rritet. Një studim i kryer në Japoni zbuloi që shumë prej personave që jetojnë prej një shekulli kanë pasur si punë të tyre kryesore bujqësinë apo janë marrë me pyjet.

    Martesa e lumtur e miq të mirë

    Një familje e vogël është simbol i qetësisë, sepse shmang zhurmat, lëvizjet. Por të kesh miq është efekti më pozitiv relaksues. Prania e miqve të mban larg duhanit alkoolit, të këshillon, ndihmon etj. duke mos lejuar të biesh pre e stresit apo sëmundjeve psikologjike. Por për të mos pasur probleme me shëndetin mendor e rëndësishme është të kesh një martesë të lumtur. Vetëm në këtë mënyrë do të mbash larg stresin dhe faktorët e tjerë që shkaktojnë çrregullime neurologjike. Të kesh në krah një partner që të lumturon me praninë e tij të zgjat disa vite jetë. Është provuar shkencërisht se një martesë e lumtur dhe pa probleme mban larg stresin dhe sëmundjet mendore.

    "Observer"
    "Carpe Diem"

  9. #9
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    01-08-2007
    Vendndodhja
    beyond the road... I lie in wait...
    Postime
    469
    ne vend qe te postosh gjithe kto shkrime 'copy and paste', pse nuk ve lidhjen e tirana observer?

  10. #10
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar më parë nga artful dodger Lexo Postimin
    ne vend qe te postosh gjithe kto shkrime 'copy and paste', pse nuk ve lidhjen e tirana observer?
    Jane faqe te ndryshme prandaj.....Nuk jam mjeke i nderuar!
    Me pelqen ti lexoj dhe te di dhe ato qe me duken interesante i ve ketu!

    Flm per mirekuptimin
    "Carpe Diem"

  11. #11
    viva voce
    Anëtarësuar
    05-09-2005
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    758
    Mendoj se i gjithe shkrimi eshte nje liber i hapur ke seicili mund te shtjelloje mendimet e tij.
    Diana per te hedhur mendime rreth deshires se njeriut per te jetuar gjate, mendoj qe nuk eshte e nevojshme qe te jesh mjek, por thjesht njeri.
    Te pergezoj per kete teme
    sereno

  12. #12
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar më parë nga dp17ego Lexo Postimin
    Mendoj se i gjithe shkrimi eshte nje liber i hapur ke seicili mund te shtjelloje mendimet e tij.
    Diana per te hedhur mendime rreth deshires se njeriut per te jetuar gjate, mendoj qe nuk eshte e nevojshme qe te jesh mjek, por thjesht njeri.
    Te pergezoj per kete teme
    Flm Doktor....ke shume te drejte!
    NUk e zoteroj kete fushe ,pasi nuk jam mjeke dhe ti je,por as vete nuk e kuptoj perse me terheq dhe me pasionon mjekesia...me pelqen te lexoj!
    Ndoshta pasi kam pare shume njerez qe vuajne dhe shume te semure...
    A beson ti vete personalisht qe nje dite njeriu do jetoje me gjate,nga fakti qe shkenca do gjeje shume mundesi per te shtuar jeten?

    Gjithe te mirat
    Ndryshuar për herë të fundit nga DI_ANA : 16-03-2008 më 09:56
    "Carpe Diem"

  13. #13
    DaRk §©®îþt Maska e ThE_DaRk_NiGhT
    Anëtarësuar
    03-01-2008
    Vendndodhja
    Aty Ku Gomari Thyen Kaviljen Dhe Shqiponja Rrine Me Nje Kembe
    Postime
    634
    Njeriu po e pati per te vdek do vdesi mos sot neser,eshte e shkruar ajo
    Ndryshuar për herë të fundit nga dp17ego : 19-03-2008 më 08:24
    Kur te jesh ne vend te huaj, dita te duket muaj. - (Podrime)

  14. #14
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Me c'kuptova ,per te jetuar gjate faktoret kryesore ishin:

    1- te jetosh ne ajer te paster
    2-te ushqehesh me ushqime 'biologjike'
    3-te mbash trupin ne forme te mire fizike
    4-te gjesh kohe e stimuj per te menduar
    5-familje e forte
    6-shoqeri besnike

    Me pak fjale shko jeto ne mal,se ne qytet nuk ploteson asnje nga keto kritere...
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  15. #15
    viva voce
    Anëtarësuar
    05-09-2005
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    758
    Citim Postuar më parë nga ThE_DaRk_NiGhT Lexo Postimin
    Njeriu po e pati per te vdek do vdesi mos sot neser,eshte e shkruar ajo
    Kjo nuk eshte edhe aq e pavertete.
    Ideja supersticioze e "te shkruarit" te jetegjatesise, sa vjen edhe po merr vertetime shkencore.
    A s'eshte "geni" nje liber i shkrojtur per ne? Pikerisht atje shkruhet historia dhe e ardhmja jone. Kjo eshte nje teme e gjere dhe shpjegimi biosocial i saj kerkon shume kohe, sidoqofte, une mendoj qe jeta e njeriut sa vjen dhe po zgjatet.

    Para shume vitesh, ne mesjete mesatarja e jetes ishte rreth 30 vjet. Kush mbijetonte nga semundjet e femmijnise dhe te tjera semundje vdekjepruresi si difteria apo poliomieliti jetonte edhe me ghjate dhenganjehere shume gjate. Ishte nje forme seleksionimi natyral qe vepronte lirshem.

    Citim Postuar më parë nga Hyj-Njeriu Lexo Postimin
    Me c'kuptova ,per te jetuar gjate faktoret kryesore ishin:

    1- te jetosh ne ajer te paster
    2-te ushqehesh me ushqime 'biologjike'
    3-te mbash trupin ne forme te mire fizike
    4-te gjesh kohe e stimuj per te menduar
    5-familje e forte
    6-shoqeri besnike

    Me pak fjale shko jeto ne mal,se ne qytet nuk ploteson asnje nga keto kritere...
    Ne nje fare menyre ke te drejte, por ne vazhdim duhet thene qe afer qyteteve ka nje ndihme mjeksore shume me te specializuar.


    Do te shtoja qe elementi biologjik "telomer" eshte cilesuar si baza grafike e jetegjatesise. Sa me i gjate te jete telomeri dhe sa me ngadale te shkurtohet ai aq me shume rron njeriu.
    Pra telomeret jane oret biologjike qe jane "kurdisur" qe me lindjen tone.
    Ndryshuar për herë të fundit nga dp17ego : 19-03-2008 më 08:28
    sereno

  16. #16
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Citim Postuar më parë nga dp17ego Lexo Postimin
    Kjo nuk eshte edhe aq e pavertete.
    Ideja supersticioze e "te shkruarit" te jetegjatesise, sa vjen edhe po merr vertetime shkencore.
    A s'eshte "geni" nje liber i shkrojtur per ne? Pikerisht atje shkruhet historia dhe e ardhmja jone. Kjo eshte nje teme e gjere dhe shpjegimi biosocial i saj kerkon shume kohe, sidoqofte, une mendoj qe jeta e njeriut sa vjen dhe po zgjatet.

    Para shume vitesh, ne mesjete mesatarja e jetes ishte rreth 30 vjet. Kush mbijetonte nga semundjet e femmijnise dhe te tjera semundje vdekjepruresi si difteria apo poliomieliti jetonte edhe me ghjate dhenganjehere shume gjate. Ishte nje forme seleksionimi natyral qe vepronte lirshem.



    Ne nje fare menyre ke te drejte, por ne vazhdim duhet thene qe afer qyteteve ka nje ndihme mjeksore shume me te specializuar.


    Do te shtoja qe elementi biologjik "telomer" eshte cilesuar si baza grafike e jetegjatesise. Sa me i gjate te jete telomeri dhe sa me ngadale te shkurtohet ai aq me shume rron njeriu.
    Pra telomeret jane oret biologjike qe jane "kurdisur" qe me lindjen tone.
    Pershendetje !!!

    Ndotja e ambijentit global eshte edhe nje faktore shume aktiv, per paraqitjen e semundjeve te ndryshme dhe te rrezikshme per njeriun. Jeta mesatare ne balkane eshte 65 ,vjete,kurse ne skandinavi ,jeta mestare eshte 75-dri 80 vjete.


    S,imbas komenteve dhe studijuesve boterrore,rezulton se vdekja nuk qenka e caktuare ,pore ajo n'varet nga vete njeriu !!


    S,imbas statistikave te popullsise boterrore thuhet ,se per 60 vitet e fundit bota eshte rritur per nga numri i njeresve me 3 miliard njeres me shume. Me zhvillimin e mjekesise eshte arritur qe vdekja e foshnjave te pakesohet shume ne krahasim me semundjet te cilat me perpara ishin te pa zbuluara, sa qe nje semindje ngjitese te rrezikoje te vdes nje qytete i terri per shkate te mungeses se barnave dhe diagnozave .
    Behet pyetja ?? A eshte njeriu ai i cili vendos per zgjatjen dhe shkurtimin e jetes se tije ,apo vdekja eshte e caktuare nga Ktijuesi . ??????

  17. #17
    viva voce
    Anëtarësuar
    05-09-2005
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    758
    Citim Postuar më parë nga TeovaMas Lexo Postimin
    Pershendetje !!!

    Ndotja e ambijentit global eshte edhe nje faktore shume aktiv, per paraqitjen e semundjeve te ndryshme dhe te rrezikshme per njeriun. Jeta mesatare ne balkane eshte 65 ,vjete,kurse ne skandinavi ,jeta mestare eshte 75-dri 80 vjete.


    S,imbas komenteve dhe studijuesve boterrore,rezulton se vdekja nuk qenka e caktuare ,pore ajo n'varet nga vete njeriu !!


    S,imbas statistikave te popullsise boterrore thuhet ,se per 60 vitet e fundit bota eshte rritur per nga numri i njeresve me 3 miliard njeres me shume. Me zhvillimin e mjekesise eshte arritur qe vdekja e foshnjave te pakesohet shume ne krahasim me semundjet te cilat me perpara ishin te pa zbuluara, sa qe nje semindje ngjitese te rrezikoje te vdes nje qytete i terri per shkate te mungeses se barnave dhe diagnozave .
    Behet pyetja ?? A eshte njeriu ai i cili vendos per zgjatjen dhe shkurtimin e jetes se tije ,apo vdekja eshte e caktuare nga Ktijuesi . ??????
    Kjo eshte nje pyetje shume e komplikuar, miku im, sepse varet shume nga botkuptimi i njeriut.
    Per nje besimtar, sigurisht qe eshte Krijuesi qe e ka caktuar sa do te rroje dikush.
    Une mendoj disi me ndryshe edhe sikur te jete dikush besimtar. Zoti te jep mendjen dhe temeson qe ta punosh ate ne dobi te jetes. Neqoftese ti abuzon me demprures te shendetit sigurisht qe do te vdesesh me i ri; per kete nuk e ka fajin Krijuesi.
    sereno

  18. #18
    jom mo i bukri katunit Maska e TikTak
    Anëtarësuar
    26-04-2005
    Postime
    1,633
    piplla nuk o problemi me jetu shum e per lum. puna o si me jetu shum ene me qen i ri ene me bo qef. me i llaf me qen 80 e me perform si per 50 hahahahaha

    se kom gjyshin un qi ka shku 100 po e ka mor lumi me koh. o bo fosile
    no glove no love

Tema të Ngjashme

  1. 5 vjetori i ndarjes nga jeta e Gramoz Pashko
    Nga PRI-LTN në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 204
    Postimi i Fundit: 21-07-2011, 02:06
  2. Drejtorët e spitaleve, ikin mjekët, vijnë menaxherët
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 13-04-2007, 11:56
  3. Ne kemi jetuar me shqiptarë, dhe do vazhdojmë të jetojmë!
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-12-2006, 09:46
  4. Vdes shtatzëna në sallën e operacionit, i shoqi bën me faj mjekët
    Nga miki_al2001 në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 24-04-2006, 18:44
  5. Mjekët e deklarojnë të vdekur, kthehet në jetë 6-vjeçarja
    Nga ALBA në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-05-2004, 07:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •