Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874

    Një teknikë kineze për të hequr pjesët kanceroze pa bisturi!!

    Në luftën e zhvilluar për vite të tëra kundër kancerit akoma nuk është bërë e mundur të gjendet një teknikë e qartë e cila të mund të kurojë këtë sëmundje vdekjeprurëse. Por nga fusha e mjekësisë dhe shkencës vjen një lajm i ri për një armë më tepër që shkenca vë në dispozicion të kësaj lufte. Kjo është një teknologji e re “Made in Chine”, pa bisturi, agi apo rreze radioaktive. Tumori “digjet” me ultratinguj të cilët e eliminojnë atë pa shkaktuar dëme në indet përreth tij. Terapia e re quhet Hifu (Ultratinguj të fokusuar me intensitet të lartë), e përdorur në Lindje e Largët prej 10 vjetësh, me anë të së cilës janë trajtuar më tepër se 20 mijë pacientë në disa qendra ku realizoheshin këto trajtime. Në perëndim qendra “pilot” është Instituti Europian i Onkologjisë (IEO), në Milano, ku vazhdojnë të bëhen përpjekje dhe studime për të perfeksionuar teknikat dhe aparaturat e duhura për të djegur qelizat tumorale. Sot kjo teknikë ka avancuar duke bërë të mundur trajtimin e të gjithë formave të shfaqjes së tumorit, qoftë edhe në organet e brendshme. Teknologjia e re është prezantuar nga IEO, drejtori shkencor Umberto Veronesi, Paolo Arnone dhe Franco Orsi. Aparatura është shpikur nga shkencëtari Zhibiao Wang, e cila ka një vlerë prej 1.5 mimlionë euro, i është dhuruar Fondacionit Veronez e më pas Institutit Europian të Onkologjisë nga Hiteco Group.
    Ultratingujt kundër kancerit
    “Përdorimi i ultratingujve në onkologji nuk është një fakt i ri. Ultratingujt e fokusuar janë përdorur prej disa kohësh në mjekësi kundër tumoreve sipërfaqësorë në gjinekologji, laringologji, e më së fundmi edhe kundër kancerit të prostatës.”- shprehet Orsi, drejtor i Unitetit Radiologjik. E reja më e fundit e kësaj aparature tashmë aktive në Institutin Europian të Onkologjisë (IEO), është mundësia për të luftuar zona të tjera e organe të brendshme ku mund të shfaqet kanceri, në gji, mëlçi, pankreas e veshka, përfshirë dhe mitrën, muskujt dhe kockat. Pra mund të digjen qelizat kanceroze me ultratinguj gati në të gjitha organet që vëzhgohen në ekografi. Trajtimi me ultratinguj të fokusuar lejon që të “goditet” tumori pikërisht në zonën ku ai është shfaqur, pa ndërhyrjen e instrumenteve të tjera kirurgjikale, duke mos shkaktuar dëme biologjike në indet përreth zonës tumorale.
    Trajtimi dhe kohëzgjatja
    Pacientët e trajtuar me këtë teknike deri më tani nga Instituti Europian i Onkologjisë në Milano, janë vetëm katër, por rezultatet janë shumë inkurajuese. Pacientët janë një burrë 75-vjeçar me kancer në zorrën e trashë; një grua 65-vjeçare me kancer në gji; një burrë 62 vjeç me kancer në prostatë; dhe një e re 20-vjeçare me kancer në gji, e shfaqje të qelizave kanceroze në shpatull. Kohëzgjatja e kësaj metode trajtimi varet nga tipi i tumorit dhe shkalla e përparimit e përhapjes së tij. Metoda Hifu aplikohet si për tumoret beninje, edhe për ato malinje. Teknologjia e kësaj metode është certifikuar me markën CE në vitin 2005, falë një testi të realizuar nga një qendër kërkimesh në Oksford.

    Tirana Observer
    "Carpe Diem"

  2. #2
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Kodimi i pakontrolluar i gjeneve shkakton kancer

    Kodimi i pakontrolluar i gjeneve shkakton kancer
    Ka qindra lloje qelizash po kështu edhe qindra lloje kanceri pak nga të cilat mund të kurohen në të njëjtën mënyrë. Jeta e çdo qelize është planifikuar të veprojë nëpërmjet instruksioneve të kodifikuara, të quajtura gjene të cilat mbahen në bërthamën e tij. Këto u tregojnë atyre si të veprojnë, kur të ndahen, kur të riprodhojnë dhe kur të vdesin. Kur udhëzimet lidhur me shumëfishimin apo vdekjen e qelizave janë të gabuara qeliza mund të fillojë të ndahet në mënyrë të pakontrolluar dhe nuk vdes në kohën e duhur. Në këtë mënyrë kanceri nuk ndjek udhëzimet e duhura që bëjnë ndarjen e drejtë të qelizave. Sa herë që qelizat ndahen, udhëzimi “i keq” riprodhohet dhe në këtë mënyrë vazhdon shumëfishimi i pakontrolluar i qelizave. Këto qeliza shumëfishohen shumë shpejt, mblidhen dhe formojnë tumorin

    .................

    Eliminimi i qelizave tumorale me radioterapi

    Eliminimi i qelizave tumorale me radioterapi
    Radioterapia është një radioaksion që dëmton qelizat tumorale, duke i çuar deri në vdekje. Çdo seancë nga 10-15 minuta në ditë për 6-8 javë me radhë. Ky lloj diagnostikimi është e këshillueshme për pacientë të rinj dhe me tumor të lokalizuar. Avantazhet kryesore janë eliminim i qelizave tumorale dhe mundësi shumë të mëdha shërimi. Terapi e njohur është edhe Krioterapia, e cila ka të bëjë me ngrirjen e qelizave tumorale, gjë që shkakton dhe vdekjen e tyre. Ndërhyrja zgjat rreth një gjysmë ore dhe është e këshillueshme për pacientë me tumor të lokalizuar. Avantazhi kryesor ka të bëjë me kohën e shkurtër të ndërhyrjes. Po ashtu terapia hormonale, rregullon nivelin e testosteronit, dhe është e këshillueshme për pacientët që nuk munden t’u nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale.

    ..............

    Përdorimi i rrezeve ultravjollcë në mjekësi

    Përdorimi i rrezeve ultravjollcë në mjekësi
    Studimet e mëtejshme në fushën e mjekësisë përfshinin marrjen e kampionëve nga indet kanceroze të pjesët apo organet që ishin kthyer në vatra tumorale dhe bënin një trajtim paraprak të tyre me rreze ultravjollcë. Kërkimet zbuluan se goditja apo pompimi i këtyre qelizave me rreze ultravjollcë sillte një rritje të reagimit të sistemit imunitar ndaj qelizave tumorale. Injektimi i kësaj vaksine të pompuar me rreze ultravjollcë bëhet nga goja dhe nuk krijon reaksione toksike për organizmin. Rrezet ultravjollce të përdorura në këtë terapi krijojnë një vaksinë të fuqishme, mekanizmi i së cilës nuk kuptohet plotësisht. Dobia e kësaj vaksine është të qenit individuale e cila mund të injektohet edhe nga goja, duke mos krijuar pengesa dhe reaksione për organizmin sepse kjo vaksinë përbëhet nga qeliza të njohura prej tij.

    .............

    Duhani dhe problemet që i shkakton zemrës

    Duhani dhe problemet që i shkakton zemrës
    Përherë ka mbizotëruar mendimi se vitamina E mund të ndihmojë për pakësimin e rrezikut nga kanceri dhe sëmundjet e zemrës. Por një studim i ri tregon se tek njerëzit me probleme nga këto sëmundje, vitamina E aktualisht e shton këtë rrezik. Autorët e studimit theksojnë se pjesëmarrësit në studim u trajtuan me doza të larta vitamine E, rreth 400 miligramë në ditë, dhe se njerëzit duhet të përpiqen të konsumojnë çdo ditë rreth 15 miligramë vitaminë E, e cila mund të gjendet lehtë në një dietë të balancuar ushqimore. Një studim i ri, tregon se vitamina E mund t’u bëjë dëm personave me probleme të kaluara në zemër, apo me diabet. Tek personat me rrezik të lartë sëmundjesh, vitamina E nuk parandalon sëmundjet kardiovaksulare, dhe bllokimin e artereve të gjakut në tru, gjithashtu kjo vitaminë nuk parandalon kancerin.

    Tirana Observer
    "Carpe Diem"

Tema të Ngjashme

  1. Shqipëria do të pranojë të burgosur të tjerë nga Burgu i Guantanamos
    Nga nosselgae në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 26-02-2010, 15:56
  2. PD: Në zgjedhje me qeveri teknike
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-07-2004, 15:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •