Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 70
  1. #1

    Të keni fëmijë do të thotë të mos keni kohë

    Të keni fëmijë do të thotë të mos keni kohë


    Çiftet me fëmijë lidhjes së tyre i kushtojnë më së shumti 15 minuta në ditë, ka dëshmuar një hulumtim i para do kohe. Sipas hulumtimeve më të reja, çiftet mund të flasin vetëm disa minuta para se të zgjohen fëmijët e tyre, respektivisht disa minuta pasi që fëmijët e tyre të bien në gjumë. Me fjalë tjera, hidhuni në krevat, para se të fillojë ritmi super i shpejtë jetësor i ditës.
    Koha e sotme imponon ritmin sipas të cilit koha është luksoziteti më i madh - të cilën çiftet më fëmijë më së paku dinë ta shfrytëzojnë. Nga i njëjti hulumtim është dëshmuar se prindërit e tillë më shumti një herë në vit mund të kalojnë një natë si duhet, dhe atë nëse natën e kalojnë në ndonjë hotel, natyrisht, pa fëmijë.

    Me fjalë tjera, pa shërbimet e dados apo gjyshes, çiftet bëhen si të huaj, që më së shpeshti bien deri tek telashet martesore, e jo rrallë edhe deri tek shkëputja e lidhjes, respektivisht shkurorëzimi. Koha e kaluar pa fëmijë më së shpeshti kalohet duke shikuar televizorin, njëkohësisht duke e mbytur edhe komunikimin e ndërsjellë.

    Sipas hulumtimit në fjalë, prindërit me fëmijët e tyre kalojnë 27 minuta gjatë ushqimit (mëngjes, drekë, darkë), 34 minuta me rastin e ndihmës në kryerjen e detyrave të shtëpisë dhe 26 minuta rreth rutinës ditore të higjienës (zgjimi, fjetja). Ato pak minuta para fjetjes prindërit i kalojnë duke folur për problemet ditore dhe ngjarjet aktuale në shtëpi. E dhëna më për keqardhje është se madje dy të tretat e çifteve kanë deklaruar se asnjëherë nuk kalojnë kohë kualitative me partnerin e tyre.



    çka mendoni Ju ... Të keni fëmijë a do të thotë të mos keni kohë ?


    _____
    Inter Campione d'Italia!!
    2006, 2007, 2008, 2009, 2010, 2011, 2012, 2013... 2500

  2. #2
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Nuk eshte aspak e vertete kjo gje. Te kesh femije do te thote te jesh i lumtur, nese di ta vleresosh tamam jeten. Nese meresh me femijet asnjehere nuk eshte humbje kohe. Çdo gje ka kohen e saj, si puna ashtu dhe familja. Ai njeri qe di ti ndaje gjerat dhe te programoje kohen e tij, di te vleresoje familjen dhe ka nje jete te qete familjare, nuk e ka aspak humbje kohe nese ka femije, madje femijet per te jane kenaqesia me e madhe qe jeta u ka falur.
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  3. #3
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Ej se jam me dy menje, si më këshilloni, të bëj fëmijë apo të marr naj qen ose mace?

    Lool
    Life's too short to remove USB safely.

  4. #4
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ore po mos te kesh kohe per femijen, per ca do kesh kohe ateher? Kur dihet se ai eshte ardhmeria yte ai do te te mbaj ne duar nje dite kur sdo mund te hecish me kembet e tua.

    Gjithcka duhet sakrificuar per femijet tane ata jane diamanti i nje familje, lereni merr llafet, te kesh femije dmth te jesh i lumtur dhe krenar e jo te kujtohesh se ku do gjesh kohen e duhur per tu kujdesur.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e gjilan55
    Anëtarësuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    gjilan
    Postime
    310
    Dhurata me e madhe per njeriun eshte lindja e femiut.

  6. #6
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Të keni fëmijë a do të thotë të mos keni kohë ?

    Edhe te kjo pyetje arritem ne shqiptaret ?!
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  7. #7
    Edhe kete se kisha degjuar un?! Po mir ata prinderit tane mos kishin gje superfuqi qe gjeten kohe per ne kshu?!

    Nqs do arrij burri im neser pasneser te hapi telashe martesore duke sjell si arsye femijet, me mire te flasi e te bej valixhet gati ne te njejten kohe nqs nuk do ta gje veten me ndonje hunde te thyer nga dera.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Qe femija eshte gjeja me e shtrenjte per prinderin as nuk duhet diskutuar ,por eshte e vertete qe nuk eshte e lehte te rritesh nje femije,se dhe ajo shprehja nuk ka dal kote.''Qe kur polla mu tha zorra''Pikerisht kjo ka kuptimin qe femija te ha pjesen me te madhe te kohes dhe nuk ke shume kohe t'ja kushtosh vetes apo burrit.Une per vete nga qe kam nje djale te perkedhelur shume(nga gjysherit) nuk mund te shkoj gjekundi me te, qofte per qejf ,qofte dhe per te bere pazar .Gjthmone o do qaj,o do me kerkoj dicka (ose disa gjera)qe nuk mund t'ja blej ,o do me iki nga duart do bredhi lart e poshte dhe ne shumicen e rasteve le shume gjera pa marr.Mos flasim pastaj per kohen qe shpenzoj per ushqimin,veshjen ,edukimin ,argetimin e tij,vonesat e ndryshme qe me shkakton per pune etj.Per ju meshkujt eshte me e lehte ,se me shume me rritjen e femijes merret nena.
    Por me gjithe keto ja vlejne te gjitha sakrificat qe po bej per te .Ai eshte gjeja me e bukur qe me ka dhene zoti dhe para tij nuk ve asnje ne bote.

  9. #9
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Dea07 cuditem me kete gjykim...po ti kishte thene prindi ty keto gjera,se me je bere barre,qekur te linda,do te vinte mire ty ?
    Se kuptoj se je edhe nene vete... Kur rritet femija e kupton vete qe prindi ka bere njemije e nje sakrifica,nuk ka perse prindi ti perplase ne fytyre femijes sakrificat qe ka bere per te,e ka detyre ne momentin qe behet prind,ashtu sikunder prinderit e vet kur ishte femije e keshtu prinderit e prinderve...
    Nuk ka perse egoizmi te mbyse edhe lindjen e rritjen e femijeve...
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  10. #10
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Eshte virtyti i vertete i femres sipas Nices dhe tradites shqiptare
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga Hyj-Njeriu Lexo Postimin
    Dea07 cuditem me kete gjykim...po ti kishte thene prindi ty keto gjera,se me je bere barre,qekur te linda,do te vinte mire ty ?
    Se kuptoj se je edhe nene vete... Kur rritet femija e kupton vete qe prindi ka bere njemije e nje sakrifica,nuk ka perse prindi ti perplase ne fytyre femijes sakrificat qe ka bere per te,e ka detyre ne momentin qe behet prind,ashtu sikunder prinderit e vet kur ishte femije e keshtu prinderit e prinderve...
    Nuk ka perse egoizmi te mbyse edhe lindjen e rritjen e femijeve...
    Pikerisht se jam nene e kuptoj sa e veshtire eshte te rritesh nje femije dhe jo thjesht ta sjellesh ne jete.Eshte e lehte te gjykosh te tjeret ,por do ta kuptoni vet kur te beheni prind.Ashtu me fjale si ju i kam gjykuar dhe une te tjeret.
    Me duket se nuk e ke kuptuar fare se c'kam dashur te them . Nuk besoj te kesh femije vet.Te shprehesh veshtiresite qe ka rritja e nje femije, nuk do te thote se nuk e do femijen apo shprehje egoizmi.Gjithmone e pyesja mamin tim te na tregonte sa te prape ishim te vegjel dhe ajo na tregonte.Ne qeshnim ,por tani qe jam bere vet nene e kuptoj sa e kemi munduar nenen e shkrete.

  12. #12
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Me fal po gjyshet tona qe kishin nga 8-10 femije duhet te kishin vdekur po qe se ti me nje femije ne amerike qahesh per veshtiresite e rritjes se nje femije...
    Eshte normale qe kur e rrit vete i kupton veshtiresite,po nga ana jote pashe nje ekzagjerim prandaj nderhyra... Mendoj se prind do te thote ne radhe te pare vetmohim,ashtu sikunder ka qene historikisht....
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  13. #13
    Citim Postuar më parë nga Hyj-Njeriu Lexo Postimin
    Me fal po gjyshet tona qe kishin nga 8-10 femije duhet te kishin vdekur ... Mendoj se prind do te thote ne radhe te pare vetmohim,ashtu sikunder ka qene historikisht....
    Mos i ngaterro gjyshet tona me kohen e sotme Hyj, se asgje nuk eshte njelloj me kohen kur i benin femijet si me butona.
    Ateher pas nje dite te lodhshme duke punuar tokat, shlodhja e vetme mendohet te kisha pas qene te berit femije, se as televizor kishin, as radio dhe atij kandilit te shkret i duhej kursyer vaji kshuqe benin c'benin i fusnin nga nje kalama.

    Sot dhe aq me teper aty ku jeton Dea, te kesh me shum se dy femije eshte paksa e veshtire, per vet kushtet e jeteses qe shoqeria ofron dhe ti si prind ndihesh i zen ne faj pse nuk mund ti plotesosh te gjitha tekat.

    Pastaj per pjesen e ankesave te ardhura nga nje femer deri diku do u jepja te drejte, po sic eshte then diku me lart ne teme, qe te behen nga nje mashkull te tilla ankesa e per me teper te cojne edhe ne konfikte martesor me duket absurde.


    Me pjesen e dyte jam teresisht dakord.

  14. #14
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anëtarësuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    Te kesh Femije dmth mos te kesh kohe????

    Te privohesh nga kenaqesia me e madhe e jetes: Femijet.

    Jo kohe mos te kem por edhe te me presin diten e vdekjes derman nuk heq dore.

    Ca na dilni me ide kamikaze mer.
    Hapu Shoqe Se Skom Frenaaa.

  15. #15
    Trazuar nen qiellin blu Maska e Blue_sky
    Anëtarësuar
    29-05-2004
    Postime
    2,300
    Citim Postuar më parë nga dea_07 Lexo Postimin
    Qe femija eshte gjeja me e shtrenjte per prinderin as nuk duhet diskutuar ,por eshte e vertete qe nuk eshte e lehte te rritesh nje femije,se dhe ajo shprehja nuk ka dal kote.''Qe kur polla mu tha zorra''Pikerisht kjo ka kuptimin qe femija te ha pjesen me te madhe te kohes dhe nuk ke shume kohe t'ja kushtosh vetes apo burrit.Une per vete nga qe kam nje djale te perkedhelur shume(nga gjysherit) nuk mund te shkoj gjekundi me te, qofte per qejf ,qofte dhe per te bere pazar .Gjthmone o do qaj,o do me kerkoj dicka (ose disa gjera)qe nuk mund t'ja blej ,o do me iki nga duart do bredhi lart e poshte dhe ne shumicen e rasteve le shume gjera pa marr.Mos flasim pastaj per kohen qe shpenzoj per ushqimin,veshjen ,edukimin ,argetimin e tij,vonesat e ndryshme qe me shkakton per pune etj.Per ju meshkujt eshte me e lehte ,se me shume me rritjen e femijes merret nena.
    Por me gjithe keto ja vlejne te gjitha sakrificat qe po bej per te .Ai eshte gjeja me e bukur qe me ka dhene zoti dhe para tij nuk ve asnje ne bote.
    Dea, une s'jam mama por ti, pare ne perspektive afatgjate, po e demton kalamanin. Femija ne ate moshe ka nevoje per disipline dhe ti si prind e ke per detyre te jesh konsekuente dhe t'i lidhesh cdo veprimi negativ, nje pasoje negative(denim). Femija ne kete moshe po te formon bazat e indentitetit dhe mesazhi qe ti po i jep njekohesisht eshte: bej ca te duash, qaj, hidhu perpjete, nxirrme faqen e zeze ne vende publike sepse pasoja negative s'do kesh. Nje dite kalamani yt do perfundoje ne nje rreth shoqeror, te cilet dukshem s'do jene si mamaja, dhe s'do e pranojne.
    Te dashurosh do thote sidomos te disiplinosh dhe t'i japesh instrumenta femijeve qe te kthehet ne nje individ te denje, pjese e vlefeshme e shoqerise ne te cilen ben pjese.

    Persa i perket temes: une si kam hyre akoma jetes bashkeshortore por kam ca principe kokeforte beqarlleku te bazuara ne nje thenie" gjeja me e mire qe mund te besh per femijet eshte te ndertosh nje maredhenie te ngrohte bazuar ne respekt,dashuri, tolerance..., me te atin". Sado femije qe te kesh, besoj qe lidhja me bashkeshortin duhet te kete prioritetin ndryshe po iu dedikove teper kohe femije dhe larg qofte vetem 15min bashkeshortit do perfundosh ne nje atmosfere te tharte familjare e cila mund te jete dhe shkak divorci. E qe te gjithe e dime qe divorce ka konsekuenca negative per femijet. Pra duke mbrojtur lidhjen me bashkeshortin/bashkeshorten, njeriu mbron femijet.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Blue_sky : 14-03-2008 më 21:33
    Kam vetem nje limit: qiellin!

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga Hyj-Njeriu Lexo Postimin
    Me fal po gjyshet tona qe kishin nga 8-10 femije duhet te kishin vdekur po qe se ti me nje femije ne amerike qahesh per veshtiresite e rritjes se nje femije...
    Eshte normale qe kur e rrit vete i kupton veshtiresite,po nga ana jote pashe nje ekzagjerim prandaj nderhyra... Mendoj se prind do te thote ne radhe te pare vetmohim,ashtu sikunder ka qene historikisht....

    Asnje nga ju as e ka idene cfare nene jam une.Po te me njihnit nga afer jam shume e sigurt qe nuk do te flisnit ne kete menyre. Nuk kam ndermend te flas me fjale te bukura ne kete forum, ti bej pershypje ndonje anetari/e.C'do fjale qe them ,e them me sinqeritet dhe nuk me pelqen te shtirem,gje qe nuk eshte e veshtire ta besh ne kete forum apo jo.E di c'me ben pershtypje?Te gjithe po me ktheheni kundra,por fatkeqesisht ne jeten e perditshme nuk kam ndeshur njerez te perkryer sa paraqiten neper forume.Uroj te beheni prinder kaq te mire sa ci keni dhe fjalet qe thoni ,jo vetem ne boten virtuale por dhe ne realitet.

  17. #17
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Citim Postuar më parë nga Nyx Lexo Postimin
    Mos i ngaterro gjyshet tona me kohen e sotme Hyj, se asgje nuk eshte njelloj me kohen kur i benin femijet si me butona.
    Ateher pas nje dite te lodhshme duke punuar tokat, shlodhja e vetme mendohet te kisha pas qene te berit femije, se as televizor kishin, as radio dhe atij kandilit te shkret i duhej kursyer vaji kshuqe benin c'benin i fusnin nga nje kalama.

    Sot dhe aq me teper aty ku jeton Dea, te kesh me shum se dy femije eshte paksa e veshtire, per vet kushtet e jeteses qe shoqeria ofron dhe ti si prind ndihesh i zen ne faj pse nuk mund ti plotesosh te gjitha tekat.

    Pastaj per pjesen e ankesave te ardhura nga nje femer deri diku do u jepja te drejte, po sic eshte then diku me lart ne teme, qe te behen nga nje mashkull te tilla ankesa e per me teper te cojne edhe ne konfikte martesor me duket absurde.


    Me pjesen e dyte jam teresisht dakord.

    Te vdes per ty e per batuten tende femijet ishin shlodhje pas punes thote....

    Persa i perket asaj qe thua qe prindi ndihet i zene ne faj pse nuk mund tja plotesoje femijes tekat,nuk me duket se kemi te bejme me nje prind qe di si te rrise nje femije...Prindi ska per detyre te plotesoje teka,por te edukoje nje femije...
    Deshira e femijes,vjen prej instiktit te femijes,keshtu qe prindi duhet te dije ke instikt ti zhvilloje femijes e ke instikt ti ndrydhe...Keshtu besoj se zhvillohet karakteri i forte... Nese femija mesohet ti plotesohet cdo teke kur te rritet e sdo kete me mami babi,do vuaje shume per te mesuar se duhet levizur kembe e duar e se njerezit nuk jetojne mbi planet per te plotesuar tekat e tij....
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  18. #18
    i/e larguar Maska e selina_21
    Anëtarësuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    ≈ღ≈United States!ωho thє Hєll ωants to livє Hєяє Foяєvєя!!=Iм α cгαzу вαву...Hαte IT OR LOVE IT.ღ
    Postime
    1,099
    Citim Postuar më parë nga gjilan55 Lexo Postimin
    Dhurata me e madhe per njeriun eshte lindja e femiut.

    Jam dakort me menimin tend.




  19. #19
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Citim Postuar më parë nga dea_07 Lexo Postimin
    Asnje nga ju as e ka idene cfare nene jam une.Po te me njihnit nga afer jam shume e sigurt qe nuk do te flisnit ne kete menyre. Nuk kam ndermend te flas me fjale te bukura ne kete forum, ti bej pershypje ndonje anetari/e.C'do fjale qe them ,e them me sinqeritet dhe nuk me pelqen te shtirem,gje qe nuk eshte e veshtire ta besh ne kete forum apo jo.E di c'me ben pershtypje?Te gjithe po me ktheheni kundra,por fatkeqesisht ne jeten e perditshme nuk kam ndeshur njerez te perkryer sa paraqiten neper forume.Uroj te beheni prinder kaq te mire sa ci keni dhe fjalet qe thoni ,jo vetem ne boten virtuale por dhe ne realitet.
    Gjeja e fundit qe me intereson eshte ti bej pershtypje ndokujt... sidoqofte nuk kam dyshur per asnje cast mbi sinqeritetin tend...
    Rrofsh per urimin,por besoj se gjithkush mban parasysh familjen e vet ,prinderit e tij kur eshte gati te jete prind,se nuk besoj se ka njeri qe hedh poshte menyren si e kane edukuar,pasi do hidhte poshte veten e vet ne radhe te pare....
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  20. #20
    Trazuar nen qiellin blu Maska e Blue_sky
    Anëtarësuar
    29-05-2004
    Postime
    2,300
    dea_07,
    nese se kuptove, une shpreha respekt total ne lidhje me dashurine tende te palimituar ndaj femijes, aq sa ti plotesosh cdo teke, aq sa te vesh veten ne vend te dyte...S'ka gje me te mrekullueshme sesa te shohesh dicka te tille, qofte dhe si spektatore e jashtme sic jam une ne kete rast. Ke admirimin tim total per ate qe ti jep ne lidhje me ate femije. Ajo qe bera ishte dhe te te jepja ca keshilla qe te kufizoje i cike ate camarrokun qe po perfiton i cike si teper nga zemra e madhe e te emes.
    Kam vetem nje limit: qiellin!

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 02-02-2015, 10:30
  2. Në Shqipëri punojn 50 mijë fëmijë
    Nga Hyllien në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-06-2010, 09:02
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-05-2006, 16:49
  4. Të mësosh aktrimin njëherësh me abetaren
    Nga TiLoNcE në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-09-2005, 09:48
  5. Qendra Teatrore per Femije ne Shkup
    Nga StormAngel në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-10-2004, 12:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •