Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874

    "Skifteri" italian kap drogė shqiptare!

    Njė operacion i policise italiane dergoi ne qeli nje grup prej 18 shqiptaresh te implikuar ne trafik lendesh narkotike

    Jo pak, por 18 shqiptarė tė arrestuar dhe njė sasi lėnde narkotike qė vlerėsohet nė shumėn e 5 milionė eurove ėshtė rezultati i njė operacioni tė kryer dje nga policia italiane. Drejtoria Investigative Antimafia (DIA) e Barit arrestoi dje 21 persona, nė kuadėr tė operacionit tė koduar “Skifteri”, si dhe sekuestroi heroinė tė ardhur nga Shqipėria, kokainė dhe ekstazi. Emri i operacionit tė mbyllur mėngjesin e djeshėm ishte i vendosur nė shqip, “Skifteri”, dhe duket se kishte tė bėnte me faktin se pjesa mė e madhe e personave tė vėnė nė hetim dhe tė arrestuar dje ishin shqiptarė. Sipas mediave italiane, tė paktėn 18 shqiptarė u arrestuan, ndėrsa tre tė tjerė tė pėrfshirė nė narkotrafikun ndėrkombėtar ishin shtetas italianė. Emrat e 18 shqiptarėve tė vėnė nė pranga nuk u bėnė tė ditur dje pėr median. Gjeografia e arrestimeve pėrfshiu jo vetėm jugun e Italisė, ku nisėn hetimet pėr organizatėn shqiptare tė narkotrafikut, por dhe Romėn, Padovėn, Firencėn, Pezaron, Ankonėn dhe Peruxhian. Kanali i furnizimit me kokainė dyshohet se ishte Amsterdami dhe Roterdami nė Holandė, dhe si shitblerja, ashtu dhe transporti i lėndės narkotike, bėhej nga shqiptarė, tė cilėt kalonin nga veriu i Italisė drejt jugut, e mė pas dyshohet se edhe nė Greqi. Droga nė Itali po arrin muajt e fundit po nėpėrmjet detit dhe mė sė shumti nėpėrmjet anijeve tė pasagjerėve dhe mallrave. Pas mbėrritjes sė lėndės narkotike nė vendin fqinj, nė zonėn e Pulias, tė tjerė shqiptarė merreshin me shpėrndarjen. Ndėrsa sipas medias italiane, heroina vinte nga Shqipėria. Sipas hetuesve, nga fitimet e kėtij maksi narkotrafiku investoheshin aktivitete ekonomike nė Shqipėri. Kokaina dhe heroina me vlerė 5 milionė euro u sekuestruan sė bashku me automjete dhe telefona celularė tė 18 shqiptarėve tė vėnė nė pranga. Po gjithmonė sipas prononcimeve tė dhėna nga hetuesit e dosjes, gjatė hetimit tė kryer, prej tyre ėshtė evituar edhe njė vrasje. Arrestimi i njė shqiptari tė armatosur me pistoletė qė ishte bėrė gati tė eliminonte njė bashkatdhetar nė Itali, sipas tyre dyshohet se ishte njė larje hesapesh nė mes tė bandės. Sipas Klaudio Peēiēias, drejtor i DIA-sė sė Barit, fitimet e mėdha tė kėtij trafiku droge transferoheshin nė Shqipėri dhe investoheshin nė aktivitete tė rėndėsishme ekonomike. Po kreu i DIA-s shtoi se fenomeni i trafikut ndėrkombėtar i drogės nė zonat e jugut, i drejtuar nga klane e grupe shqiptarėsh, ishte nėnvlerėsuar deri mė tani pėr nga rėndėsia qė ata kanė marrė. “Ky fenomen pėr fat tė keq, - tha dje nė njė konferencė shtypi kreu i Drejtorisė Investigative Antimafia, Peēiēia, - arrin nė kufijtė e emergjencės sė shkaktuar nė vitet e kaluara me kontrabandėn e cigareve”.

    Marre nga "Korrieri"


    Ps....ja dhe keta te shkretet nga halli e paten....Ej zot!
    Si bien lopates aty po merren me "skiftera"!!
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    "Carpe Diem"

  2. #2
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anėtarėsuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    DI_ANA po cte bejne te shkretet.Kishin pyetur por vendet e lopates ishin te zene.

    Megjithate tregon se jemi popull qe e kuptojme situaten.Ska vende punde,gjejme alternativa!
    Hapu Shoqe Se Skom Frenaaa.

  3. #3
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar mė parė nga IL__SANTO Lexo Postimin
    DI_ANA po cte bejne te shkretet.Kishin pyetur por vendet e lopates ishin te zene.

    Megjithate tregon se jemi popull qe e kuptojme situaten.Ska vende punde,gjejme alternativa!
    E di qe e kane mire keta,te pakten jane burra dhe rrezikojne,por jo si ata deputete qe vetem llafe e llafe dhe i mbajne ato apo si mbajne prape fitimin e kane ne xhep!
    Kurse keta te tjeret i pret burgu!
    "Carpe Diem"

  4. #4
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Kokaina 5 milione euro, pranga biznesmenit shqiptar

    E Shtune, 15 Mars 2008

    Nje biznesmen shqiptar ne Itali eshte kapur me nje sasi prej 5,5 kilograme kokaine e paster me vlere 5 milione euro. Orest Stavro, banues ne Tirane, eshte arrestuar ne flagrance nga policia italiane ne autostraden jugore te Riminit, gjate nje kontrolli te zakonshem. Ai ka pretenduar se po udhetonte ne Itali, ndersa karabinieret i kerkuan dokumentet e makines qe mbante targa spanjolle. Kontrolli u krye ne autostrade, ndersa droga u gjet ne serbatorin e mjetit tip "Ford".

    Arrestimi

    "Jam ne nje udhetim per qejf ne Rimini", ka deklaruar per policine biznesmeni 36-vjecar nga Shqiperia, i cili sipas medias italiane eshte nje sipermarres qe punon mes dy vendeve, por nuk saktesuan linjen e tregtise. Por kjo nuk eshte besuar nga policia, e cila ka nisur te beje nje kontroll makines me te cilen po udhetonte i riu, nje "Ford Focus". Kontrolli i imresishem ka bere qe ne serbatorin e karburantit, ne nje shtrese dyfishe, policia te gjeje lenden narkotike, ne nje sasi te konsiderueshme prej 5,5 kilograme kokaine te paster. Menjehere mbi biznesmenin shqiptar kane rene prangat, duke e shoqeruar per ne qeli. Stavro udhetonte me nje makine me targa spanjolle dhe eshte ndaluar per nje kontroll dokumentesh. Ndalimi mesohet se eshte bere mengjesin e dy diteve me pare, fill pasi ishin nxjerre pakot e kokaines nga serbatori, ne jug te qytetit te Riminit.

    Cifti

    Po dje, ne Itali, ne qytetin e Kremonas, policia ka vene ne pranga nje shqiptar se bashku me gruan e tij boshnjake, pasi gjate kontrollit u jane gjetur ne sendet e tualetit te gruas, dy kilograme kokaine e paster. Cifti se bashku me dy persona te tjere jane vene ne pranga, pasi u eshte gjetur lenda narkotike. Ata ishin duke udhetuar me nje makine "Alfa Romeo", ne autostraden A21, kur jane ndaluar u eshte gjetur droga dhe jane vene ne pranga. Emrat e tyre nuk behen te ditur, pasi ende nuk kane mbaruar hetimet.

    Operacion ne Oksford

    Nderkohe qe nje operacion antidroge i zhvilluar ne Angli, ka vene ne pranga dhjete persona, nder te cilet tete jane shqiptare. Media britanike ka bere te ditur se, nje operacion i policise se qytetit te Oksfordit ka cuar ne zbulimin e nje grupi trafikantesh droge, te perbere nga qytetare shqiptare dhe britanike. Shqiptaret e arrestuar jane Elton Celbeqiri, Oltjon Nezha, Leon Cohadari, Gentian Harizaj, Elmond Koshaj, Ulijan Nelku, Klodian Kono dhe Albert Kovaci. Gjithashtu gjate ketij operacioni kane rene ne pranga edhe dy qytetare britanike, emrat e te cileve nuk behen te ditur. Ne perfundim te aksionit policia angleze sekuestroi dy laboratore droge, nje sasi kokaine, perzieres dhe disa mijera paund. Sipas saj, sasia e lendes narkotike mberrinte ne Britani nga Italia dhe Holanda dhe pasi perpunohej dhe shitej ne qytete te ndryshme.

    Perg. A. Cena


    "Koha Jone"
    "Carpe Diem"

  5. #5
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874

    Gjykata, 31 vjet burg dy atentatorėve!

    Abuzimet e doganiereve, hetim tre firmave

    E Shtune, 15 Mars 2008

    Kreu i doganes se dhe nje doganier ne Berat jane vene ne pranga, pasi akuzohen se kane favorizuar te pakten tre firma te ndryshme te artikujve industriale dhe ushqimore. Kete fakt e kane bere te ditur burime zyrtare te Policise se Shtetit, diten e djeshme, per gazeten "KJ". Sipas tyre, arrestimi i drejtorit Hodo Hasani, 34 vjec dhe doganierit te pranimit te deges, Shaban Danushi, 45 vjec, eshte bere ne ambientet e firmes "Center Shqiptare" sh.p.k, ne operacionin e koduar "Fason", pasi i kishin marre nje biznesmeni nje sasi parash, ne kembim qe te mos sillnin pengesa dhe vonesa gjate kryerjes te procedurave doganore. Por, pervec ketij biznesmeni, dyshohet se dy te arrestuarit kane favorizuar dhe firma te tjera, gjithmone ne kembim te shumave te parave.

    Burime nga grupi hetimor kane bere te ditur se dy te arrestuarit kishin vene dhe nje date fikse qe biznesmenet te paguanin leket. Dy zyrtaret kishin me shume se nje vit qe i kishin caktuar nje kuote mujore biznesmenit, duke e detyruar ate ta paguante ne daten 10 te cdo muaji. Gjate operacionit u sekuestruan 275 mije leke 300 euro, tre celulare, dy automjete, praktika doganore qe implikonin ne kryerjen e veprimeve korruptive dy personat e mesiperm. Grupi hetimor eshte duke hetuar per zbardhjen e rasteve te tjera te mitmarrjes nga keta dy zyrtare edhe ndaj biznesmeneve te tjere te qytetit. Mbi dy te arrestuarit rendon akuza e "korrupsionit pasiv nga punonjes qe ushtrojne funksione publike".

    A.Cena



    "Koha Jone"

    Ps....nje gabim ne titullin e pare....me falni!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DI_ANA : 15-03-2008 mė 10:13
    "Carpe Diem"

Tema tė Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Drafti pėr Unitet
    Nga Modesti nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-08-2010, 16:10
  3. Nga Iliret deri tek Shqiptaret!
    Nga tani_26 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 06-03-2007, 21:53
  4. Kristo Frashėri: Dilema pėr Himarėn
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  5. Ēėshtja Ēame
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •