KOSOVA NDERMJETË MISIONEVE NDËRKOMBËTARE

14 mars 2008

Fehmi Preva

Nuk kalon asnjë ditë, që mediat e shkruara dhe ato elektronike, të mos e pasqyrojnë gjendjen e paqartë dhe me një konfuzitet misterioz, të krejtë asaj që po ndodh në pjesën veriore të Mitrovicës.

Edhe pse flitet bindshëm se kufijtë tanë administartiv janë të sigurtë, faktet flasin se atje është krijuar një realitet, i cili fletë për një pushtet të ushtruar nga segmente të caktuara civile nga Serbia, që nëpërkëmbin autoritetet tona vendore dhe cenojnë sovranitetin territorial.


po fiton me njohjen ndërkombëtare si shtet sovran, ndërsa nga brenda ka një shpërputhshmëri me këtë proces.

Asgjë më me prioritet as për UNMIK-un, me mision të paafatizuar dhe as për Euleksin nuk do të duhej të ishte se sa “mbulimi’ i tërë territorit të vendit me autoritetin që e kanë për të ushtruar pushtetin.

E gjetur në mes dy misioneve ndërkombëtare, shqiptarët e shohin me skepticizëm, nevojën për funksionimin e dy pushteteve, të cilat nuk komandojnë nën një ombrellë, dhe për të cilat nuk egziston ndonjë vzion që e arsyeton domosdoshmërinë funksionimit të tyre.

Kosova është e lodhur nga paralelizmat e pushteteve vendore, dhe ajo ka nevojë që të qënderësoj kompetencat e veta në qeverinë aktuale, të ndihmuar nga Euleks, në forcimin e institucioneve dhe ngritjen e kapaciteteve qeverisëse sipas standarteve evropiane.

Se kur mund të jipet ndonjë përgjigje konkrete, se kush pas kujt do të rreshtohet, se kujt do t’i adresohet përgjegjesia për të qenë i “zoti” i shtëpisë, ende mbetet një pyetje që përgjigje adekuate nuk mund të jep as qeveria vendore, sepse kjo do të ishte vetëm e bërë në mënyrën dëshirore, por jo edhe urdhërore- politike.

Se çfarë do të duhej të ndodhte që në rrafshin ndërkombëtar të krijohet pajtueshmëri e Rusisë që të tërhiqej nga procesi i bllokimit të vendimeve në KS, është një zingjir i pashkëputur me ngjarjet që zhvillohen në Serbi.

Përgjigjen më të lehtë dhe më të shpejtë ,do të mund të jipte vetë ky shtet fqinjë, i cili me paralajmërimin për zgjedhje të parakohshme mund ta ndryshoj kursin politik të dështuar, që asgjë më shumë nuk mund të krijojë se sa një mbyllje të përspektivës për veten që të viktimizohet edhe të tjerët.

Paraqet,Sabri Selmani
Kiel