Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 67
  1. #1
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408

    Shkrime (Poezi)!!!

    Islami (paqe)

    Mrekullia e nenqmuar
    Si loti i paster dhe i kulluar
    E verteta e injoruar
    Si uji I kthjellet dhe pastaj I turbulluar

    Thesari I porositur dhe I dedikuar
    Per njeriun mesim se si eshte krijuar
    Te meson se pse jeton
    Dhe te njofton me Zotin qe lindjen dhe vdekjen e dhuron

    Drita qe ndriqoi mendjen
    Ngjalli dashurin dhe gjeneroi endjen
    Keshilla qe ia ndriqoi rrugen njerzimit
    Ngjalli shpresen me ndihmen e pendimit

    Udherrefyes per ata qe mendojne
    Shperblim per ata qe besojne
    Suksese per ata qe meditojne
    Dhe rezultat te pritura per ata qe shpresojne

    Te mbeshtetesh tek islami
    E ndaluara quhet harami
    Nese per te bukuren te ka marr malli
    E lejuara quhet hallalli

    Te ofron zgjidhje ne veshtiresi
    Te ofron force ne trimeri
    Te ofron drejtesi ne padrejtesi
    Dhe ofron perkrahje ne dituri

    Kjo bote ka nevoje per nje tjeter faqe
    Eshte ne kerkim te arsyes ,po kerkon shkaqe…
    Islami eshte shpresa e fundit ,qe ofron paqe
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Gimi3 : 30-04-2008 mė 13:14
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  2. #2
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Oh Zot , mė fal kur tė Ankohem

    Sot ,ne nje Autobus isha I ulur,
    E pashė nje vajzė me flokė te arta dhe e bukur
    Dhe deshiroja qe te jemė aq I dėlirė dhe tė I buzeqeshi
    Kur papritur ajo u ngritė per tu larguar
    E pashė atė duke qaluar per gjatė shtegut.
    Ajo kishte vetem nje kemb dhe barte nje mbeshtetėse
    Por derisa ajo kaloi, buzėqeshi…
    Unė i prekur nga kjo thash ne vete
    Oh Zot me fal mua ,kur te ankohem,


    A, i kam dy kėmb ?, Bota eshte e imja.


    >>
    Vazhdova rrugėn ngadal
    U ndala per ti blerė disa sheqerka tek nje djalė,
    Djaloshi qe shiste ishte shumė I bukur
    Bisedova me tė,ai dukej shumė kenaqur
    Me tha Edhe nese vonohem ,- I thash ska dėm
    Dhe derisa largohesha ,ai me tha mua
    Te falenderohem ,ju ishit shumė I sjellshem
    E verejtet, “tha ai, ”unė jam I verbėr”
    Ah sa me preku kjo thell ne zemer,
    Oh Zot me fal mua,kur te ankohem..
    Unė jam I pasur dhe duhet te gezohem,

    A , i kam dy sy ?, bota eshte e imja


    >>
    Derisa ecja ,ne nje vend te afert
    E pash nje femijė me sy te kaltėrt
    Ai qendronte dhe shikonte te tjeret se si luanin
    Ai nuk dinte se qfar te bente dhe perpjekjet e tij shuanin
    U ndala per nje moment dhe pastaj I thash!
    Pse nuk ju bashkangjiteni te tjereve, I dashur ?
    Ai shikoi para ,pa asnje fjalė,I stepur,
    Dhe ateher e kuptova. Ai nuk mund te degjonte
    Ishte perseri kjo qe ne zemer me rendonte
    Oh Zot me fal mua,kur te ankohem.
    Unė jam I pasur dhe duhet te gezohem.

    A, i kam dy vesh ?, bota eshte e imja


    >>Me kembė qe te me shpiejn ku te dojė.
    Me sy qe te shoh shkelqimin e perendimit te diellit.
    Me vesh qe te degjoj qka te dojė.
    Oh Zot mė fal mua ,kur te ankohem.

    Unė me te vertet jam I bekuar dhe bota eshte e imja


    Shikoni Video Clipin ne Vazhim ne Gjuhen Angleze>>










    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fisniku-student : 12-03-2008 mė 14:34
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  3. #3
    Besimtar Musliman Maska e **tesa**
    Anėtarėsuar
    08-11-2007
    Postime
    8

    Krijime

    ...........................................LETER NENES.............................................





    Biri im,kjo eshte nje leter,


    nga nena jote,nje plake e gjore.


    Mbas kohes qe na largoi,si askend tjeter,


    me ne fund lapsin mora ne dore!


    Sa here loti rrugen ma preu


    mjegull e syve shikimin vodhi.


    Dielli zjarrte acarin theu,


    zemer e nenes tutje s'te hodhi!


    O biri im,shoh qe je rritur,


    je bere i madh,ne trup e mendje..


    Vec mos harro,gjykim i ndritur,


    t'keqen flak nga shpirti,pa fjale,me endje!


    Si te gjithe nenat,ashtu edhe une,


    shikimin tres tutje,larg,tek e ardhmja...


    Kurre mos harro,te dua shume,


    e drejta e nenes eshte me e madhja!


    Te pakten kete leter,ti bir,lexoje,


    aty,vec dhimbjes,ka plot urime.


    Me pas,ne do,grise,coptoje,


    sic ke coptuar dhe zemren time!


    Para 40 vitesh,kur nje doktoreshe,


    per shtatzenine me lajmeroi,


    mes shoqesh u ndjeva si luaneshe,


    krah'i gezimit boten pushtoi!


    Te gjitha nenat e dine se e mira,


    merr tjeter vlere kur pret nje femije.


    Bashke me agimet me te bukura,me te dlira


    dhe det i trazuar i shqetesimeve do te vije!


    Ne trup te mbajta jo pak,nente muaj,


    flija e ngrihesha me veshtiresi.


    Si mund te mendoja qe do t'behesha e huaj,


    kur vuajtjet me shtonin vec dashuri!?


    Asgje s'ma zvoglonte dashurine per ty,


    dita-dites mezi prisja te te shihja.


    E ku kish me te lumtur se ne te dy,


    per te varrosur djallin rremihja,rremihja!...


    Gezohesha tek ndjeja t'emblat levizje,


    per peshen tende,qe shtohet cdo dite.


    Te ndjeja tek rriteshe dhembje pas dhembjeje,


    mes momentesh te mbushura plot shpresa e frike!


    Me ne fund erdh' casti kur ankthi larg humbi,


    mes dhembjesh qe as lapsi,as gjuha s'mund t'i shprehe.


    mbas shume mundimesh jeta vdekjen mundi,


    dhuraten qe ta jep Zoti askush s'mund ta bjerre!...


    E qara jote u perzie me lotet e mi,


    te shihja e s'ngopesha nga gezimi,mrekullia...


    Per vite te tera te mbajta ne gji,


    te lava,te shplava me duart e mia!


    Prehrin e bera shtrat per ty,o bir,


    qumeshtin tim ushqimin me te preferuar.


    Ne netet e gjata t'i ndrisje si xhevahir,


    une vigjeloja e qete,e lumtur!...


    Lodhesha aq shume,qe ti te gezoje,


    miresite e mesimit prisja te shijoja.


    Prisja me padurim dic te me kerkoje


    e me gjithe shpirt,bir,te ta dhuroja!


    Kaluan mjaft vite e une me kete gjendje,


    mendeshe e gezuar,durimtare e mire.


    Per ty s'ndjeja lodhje,medyshje e hamendje,


    sherbetore e papertuar,pa sqime,pa smire!...


    Dhe nuk te vonuan shenjat e burrerise,


    kish ardhur koha per te te martuar.


    Me ne fund po ndaheshe nga krahet e djalerise


    nje agim i ri te ishte afruar!


    Martesa s'vonoi,ky ligj i bekuar,


    por,oh,qe n'diten e dasmes zemra m'u therrmua.


    Lote gezimi me dhembje rridhnin ngatarruar,


    nje re e cuditshme prane m'u afrua!...


    Dhe sot,sa keq qe s'je me ai qe njoh,


    me braktise dhe e harrove,ti bir,hakun tim.


    Kalojne vite te tera e une nuk te shoh,


    zerin s'ta degjoj e kridhem ne trishtim!...


    O bir i dashur,s'te kerkoj shume,vec pak,


    kete sjellje nenemira kurre nuk e priti.


    Tashme jam e lodhur,e dobesuar,plake,


    si e mohove ate qe te rriti!?


    Nese nje e huaj dic do te dhuronte,


    do t'i ishit mirenjohes,si ti edhe femija.


    Valle,si mundi djali kaq shpejte te harronte,


    miresite e nenes,nga zemerligesia!?


    Sa here qe zemra ime per ty mire degjon,


    sa shume qe gezohet,aq shtang e hutuar.


    Cfare gjynahu kam bere qe nuk me viziton,


    mos valle hakun tend s'e kam plotesuar?!..


    O biri im i shtrenjte,dua te te shoh,


    ne mes besimtaresh e jo me qafiret.


    Me jep shperblimin e mos me moho,


    meshira e All-llahut eshte per te miret!


    A s'ka ardhur koha qe zemra te te zbutet,


    per nje plake te pervuajtur qe e coptoi malli?


    Zemra e njeriut si aspak nuk tutet,


    kur nenen e ka flakur porsi nje gur zalli!?...


    Jo bir,jo,s'do ankohem e lutem kunder teje,


    s'do e shfaq zemerimin,do e bluaj ne vetvete.


    Asgje s'ka fuqi te te ndaje prej meje,


    packa se pikellimi po me tret nder vete!


    Dyert e qiellit do te hapeshin shpejt,


    s'do te kish pengese per lutjet e mia.


    All-llahu do t'i pergjigjej kesaj nene te shkrete,


    mbi ty e familjen tende do zbriste fatkeqesia!


    Oh,jo,nuk do ta bej,se ti je biri im,


    ke qene dhe do te mbetesh pranvere e jetes sime.


    Ke ndritur e me ndrit porsi xhevahir,


    packa se me ke lene mes detit plot gulcime!


    Kthe rruge,biri im,thinjat po te dalin,


    vitet kalojne shpejt e do te behesh plak.


    Me lot te merzise ke per ta lutur edhe ti djalin,


    e verteta eshte e vertete dhe haku eshte hak!


    Ki frike te madhin Zot ndaj nenes qe te pret,


    besimi i vertete di t'i mposhte pengesat.


    Pendohu tek Krijuesi,si rob i sinqerte,


    e dije se tel All-llahu grumbullohen ankesat!


    Kushdo qe ben mire,qofte sa nje therrmije,


    do ta shohe ate,pa me te voglin dyshim.


    Por dhe denimi shpejt do ta arrije,


    ate qe ben keq e s'ngutet ne pendim!...
    "E,pa dyshim se pas vėshtėrsis vjen lehtėsimi.Vėrtet, pas vėshtėrsis vjen lehtėsimi"El-Inshira5-6

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e LOGIC
    Anėtarėsuar
    22-01-2006
    Postime
    730
    I dashuri vėlla!
    Ne nuk po dimė tė pėrgjigjemi, sepse kemi harruar si pyetet,
    Nuk po e shohim mė tė vėrtetėn si qiellin mbi det,
    sepse po shikojmė pa menduar pėr sytė,
    e sytė shohin shumė por jo veten,
    I dashuri vėlla!
    nė mes tė shkretėtirės ėshtė lodhur njė deve
    duke bartur ujė mbi shpinė dhe po vdes nga etja ,
    ndoshta, ndoshta edhe peshku do tė vdisej,
    sikur tė ngopej me ujė, e uji lagė gjithēka pėrveē vetes,
    I dashuri vėlla!
    Kam qeshur pa e kuptuar pse erdha nė kėtė botė duke qarė
    Kam qarė pa e kuptuar pse kam qeshur symbyllur nė djep,
    E dua dhimbjen qė mė zgjoi nga gjumi i jetės,
    i asaj jete qė nuk do tė doja tė ishte e imja
    sepse kafazi sado qė tė jetė i gjėrė prap kafaz ėshtė,
    I dashuri vėlla!
    Duke u mahnitur qė po i dallojmė tė gjitha ngjyrat harruam tė
    mendojmė pėr dritėn qė na e mundėsoi dallimin, rrugėn e pishtarit ndriēues
    Ka dritė pėr tė gjithė ata qė nuk i mbyllin sytė para saj
    Dritės nuk i duhet dikush tė dėshmoj qė ajo ekziston,
    sepse ajo vet dėshmon pėr veten, prandaj,
    prandaj ka kohė qė nuk po dimė tė pėrgjigjemi
    sepse kemi harruar se ēdo pyetje ka mbrenda edhe pėrgjigjen,
    I dashuri vėlla!
    Nėse jeton si ishull nė mes tė shkretėtirės, nė mes tė detit, pa ankth
    Njė ditė do tė vijnė anijet tė tė parkohen tek ti, sepse nuk kanė ku tjetėr!
    Nė rrugėn e jetės mund tė ecin mirė vetėm ata, vetėm ata qė dijnė ku shkojnė,
    Ata qė nuk dinė tė ngrohen digjen, digjen pa menduar se zjarri djeg gjithēka pėrveē vetės,
    I dashuri vėlla! Duhet ta pranosh:
    Duhet ta pranosh tri herė se je i padijshėm pėr ta
    kuptuar se padituria ėshtė sėmundje pa dhimbje,
    Por mė e dhėmbshmja, duhet tė shkurėrzohesh tri herė nga kjo botė pėr ta kuptuar se kjo i ngjan njė plake, njė plake e cila ėshtė fshehur nėn vellon e nusėrisė,
    I dashuri vėlla! Kur ndjehesh i vetmuar mes qiellit dhe tokėsmendo!
    Mendo si ndjehen qielli dhe toka qė tė kanė nė mes
    Toka s‘ėshtė e jotja po ti ,ti je nga toka...
    Prandaj thuaj ballit:
    Thuaj ballit le ta puth tokėn, e atėherė, atėherė do ta ndjesh dashurinė e qiellit.
    I dashuri vėlla! Nėse mendja nuk mund ta qetėsojė zemrėn, atėher thuaj zemrės le ta qetėsojė mendjen
    sepse atė qė kėrkon mendja,e gjen zemra
    tė gjitha vitet qė shkuan i takojnė vdekjes,
    ēdo perėndim i diellitėshtė edhe lindje e tij,
    nėse nuk don ta humbasėsh kohėn lutju, lutju Atij qė ėshtė betuar nė Tė,
    O Zot, mė jep aq mend,ta kuptoj sa i pa mend qė jam!
    mė jep aq dije ta kuptoj qė sa i padijshėm qė jam,
    mė jep aq forcė ta kuptoj qė sa i pa fuqishėm qė jam,
    E kur tė ngadhėnjej mbi tokė, mė bėj tė mos harroj se prap do tė bėhem tokė…
    O Zot unė qė tė kam vetėm Ty.
    I shikoj me dhimbje, i shikoj me dhimbje tė gjithė ata qė kanė pėrveē Teje ēdo gjė, e ēfarė mund tė kenė pėrveē Teje,
    ēfarė?!
    Ēfarė mund tė kenė pėrveē Teje,
    O ZOT?!
    A known mistake is better than an unknown truth.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e burbuqe1
    Anėtarėsuar
    23-11-2007
    Postime
    197

    Ti thua

    Ti thua

    E ndrojtur me hapa tė ngadalshėm e tė lehtė, riktheheshe.

    E mbyllur si guaskė, pėshpėrite ne hapėsirėn e pafund...

    Ti thua

    Ti e do dritėn - ēiltėrsinė

    Por nėse shkėlqen – ta fal

    Ti thua

    Ti e do miqėsinė pėr hir tė Allahut

    Por nėse humbet dhe shkėputet si meteor

    E kėrkon nxehtėsinė nė errėsirėn e dheut.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga burbuqe1 : 24-03-2008 mė 08:04

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e burbuqe1
    Anėtarėsuar
    23-11-2007
    Postime
    197

    Qytetit tim

    Selam, meqe tema eshte per shkrime, nuk ju ngelet hatri qe nuk eshte poezi...


    Qytetit tim


    I mbėrthyer me besėtytni dhe verbėri po gjėmon, i dėnuar nga sprovat po rėnkon...

    Si fėmije tek shkoja ne shkollė me kanė ngel nė kujtesė ato kasollet e vogla tė cilat mė ngjanin si shtėpi lodrash apo si kasollet nė pėrralla, ishte diēka krejt ndryshe, ēka kuptova mė vonė nė te vėrtet. Njerėzit afroheshin verbėrisht bėnin lėvizje rrethore, pėshpėritnin lutje, i flisnin dikujt pa e ditur se nuk mund t’i dėgjoje njeri, e lere mė ti bėj dobi diēka.

    "Kush ėshtė mė i humbur se ai qė pos Allahut lut diēka qė nuk i pėrgjigjet atij deri nė kiamet, pse ata (qė luten) janė gafilė ndaj lutjes sė tyre." (El Ahkaf, 5)

    Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: "Ai i cili vdes duke e lutur dikė tjetėr pėrveē Allahut xh.sh., do tė hyjė nė zjarr." (Buhariu, shih Fet'h el Bari 176/8)

    "Zoti yt ka dhėnė urdhėr tė prerė qė tė mos adhuroni tjetėr pos Tij..." (El Isra, 23).

    Allahu xh.sh. thotė: "Nėse Allahu tė provon me ndonjė tė keqe, atė s’mund ta largojė kush pos Tij, po nėse dėshiron tė japė ndonjė tė mirė, s’ka kush qė mund ta pengojė dhuntinė e Tij." (Junus, 107)

    Hidhnin tė holla ne to pa pasur ide se kujt po ia dhurojnė kush do t’i merr dhe pėr ēka do ti shpenzojė ato...

    "Andaj ti falu dhe prej kurban pėr hir tė Zotit tėnd!" (El Keuther, 2),

    Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: "Allahu xh.sh. e ka mallkuar ēdo person qė ther pėr hir tė tjetėrkujt e jo pėr hir tė Allahut." (Muslimi nr: 1978)



    Allahu kishte zbritur mėshire, elhamdulilah, kisha kuptuar dhe mėsuar qe ai veprim, ishte nga mėkatet e mėdha-shirku. Isha e irrituar nga ato veprime dhe sa here qė mė vinte rasti mundohesha t’iu hapja sytė njerėzve pėrreth. Po fatkeqėsisht ai ishte njė numėr shumė i kufizuar dhe vetėm shoqėri e afėrt e imja.


    Transmeton Ebi Bekre, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: "A dėshironi t’ju tregoj pėr (tre) mėkatet mė tė mėdha?” Thanė: “Gjithsesi, o i Dėrguar i Allahut.” Tha: "...(ndėr to) t’i pėrshkruash Allahut shok (shirku)…" (Muttefekun alejh, Buhariu nr: 2511)

    Ēdo mėkat Allahu xh.sh. ka mundėsi t’ia falė njeriut, pėrveē shirkut; shirku nuk falet pėrveēse me pendim tė sinqertė.

    Allahu xh.sh. thotė: "S’ka dyshim se Allahu nuk fal (mėkatin) t’i pėrshkruhet Atij shok (idhujtarinė), e pėrpos kėtij (mėkati) i fal kujt do." (En-Nisa, 48

    O shpirtra tė gjallė meditoni thirrni arsyes se shėndoshė: lexo, studio, medito dhe kėrkoje tė vėrtetėn. Mos i ndjekeni verbėrisht te parėt tuaj. Thirrni mendjes sė shėndoshė, mendoni kujt ia drejtoni lutjet e juaja. Cili ėshtė qėllimi qe keni ardhur pėrkohėsisht ne ketė jete? Pse duhet te prisni ndonjė aksident apo njė vdekje tė hershme pėr t’ju rikujtuar qė nuk do tė kurseheni edhe ju herėt a vonė nga ajo.

    A nuk keni frike se njė ditė mund te bėheni ju njė rikujtim pėr dike?!

    A nuk keni frike se ai moment mund t’ju zėre ta pa penduar - papėrgatitur?!...

    Kam shumė frike!...
    Po ti vesh njė vėshtrim tė shpejte, gati qyteti me i sprovuar nė luftė, ende ka trupa tė zhdukur tė cilėt priten mes ankthit dhe shpresės qe iu vret ēdo moment. Nder vendet me ekonomi me tė rrėnuar. Pėrveē restoranteve e kafiterive asgjė tjetėr nuk funksionon mė mirė. Rini e helmuar, fenomenet e pasluftės, tė panjohura mė herėt pėr ne. Varfėri e skajshme, te “ē’veshur” me “firmat” me tė fundit, tė lustruar dhe tė parfumosur pėr t’ju pėrshtatur shumicės pėr tė qenė me “trendy” ēoftė ajo edhe shfrenim vetėm e vetėm qė tė jesh pjesė e shoqėrisė...

    Pendohu oj krijese e Allahut, kėrkoje te vėrtetėn, largohu nga injoranca se pėr Njė Allah

    "All-llahu nuk e ndryshon gjendjen e njė populli pėrderisa ata nuk e ndryshojnė vetveten" (Er-Ra'd, 11).

    Nėse nuk e bėni njė hap pozitiv e ti hapni sytė nga e vėrteta, do tė humbni, zymtėsia e kohės do t’ju mbėrtheje.

    Allah jepu dritė te kuptojnė urtėsinė tende.

    Allah na mėshiro tė gjithėve!...

    Udhėzona (pėrforcona) ne rrugėn e drejte! Ne rrugėn e atyre, te cilėt i begatove me te mira, jo ne te atyre qe kundėr veti tėrhoqėn hidhėrimin, e as ne te atyre qe e humben veten! ( El-Fatiha, 5-7)


    02 Maj 2008

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e burbuqe1
    Anėtarėsuar
    23-11-2007
    Postime
    197
    Nuk dua te qaj por, sonte s’ndaloi dot.

    E rrethuar me zymtėsi,

    zbrazėtia dhe tingujt e djallit i shoqėrojnė kudo...

    Me fal Krijues i vetėm, nuk di si t’ia beje tani.

    Ti je komunikimi im i vetėm, te lutem me udhėzo...

    Bote e egėr, me duhet te tė luftoi.

    Tani, pothuajse te gjithė kundrejt meje

    Zėra tė shumtė pėshpėritin e bėrtasin ...

    Dallgė, rrebeshe, sė reshuri s’pushoni!

    E dėshiroj shume tė bej atė hap,

    po ende...

    ēka duhet te pres?!!...

    Allah mbėshtetem tek Ty, do te me mjaftoje ndihma Yte
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga burbuqe1 : 04-05-2008 mė 21:34

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Archicad
    Anėtarėsuar
    31-03-2008
    Vendndodhja
    Ne boten tridimensionale
    Postime
    283
    Mė fal



    Ahmed Bukhatir





    Sot, nė njė autobus

    E pashė njė vajzė me flokė tė artė

    Dhe dėshirova tė isha aq i mirė.

    Nė atė ēast ajo u ngrit tė shkonte,

    E pashė, ajo qalonte

    E kishte njėrėn kėmbė dhe tjetrėn tė ngjitur

    Por derisa kalonte, ajo buzėqeshte

    O Zot , mė fal , kur unė ankohem.

    I kam tė dy kėmbėt dhe bota ėshtė e imja.

    Me kėmbėt tė mė qojnė kah tė du.

    Me sytė pėr ta parė vezullimin e diellit.

    Me veshtė pėr tė dėgjuar qka dua tė di.

    O Zot , mė fal , kur unė ankohem.

    Nė tė vėrtetė unė jam i bekuar se bota ėshtė e imja.






    U ndala tė bleja pak bonbone.

    Djaloshi qė i shiste kishte aq sharm.

    Fola me tė , dukej shumė i hareshėm.

    Sa tė rrija, nuk do ta pengoja,

    Dhe kur morra tė shkoj, ai mė tha

    “Tė falenderoj, keni qenė shumė tė pėrzemėrt.

    “E shihni” ai mė tha “Unė jam i verbėr”

    O Zot , mė fal , kur unė ankohem.

    I kam tė dy sytė, bota ėshtė e imja.

    Me kėmbėt tė mė qojnė kah tė du.

    Me sytė pėr ta parė vezullimin e diellit.

    Me veshtė pėr tė dėgjuar qka dua tė di.

    O Zot , mė fal , kur unė ankohem.

    Nė tė vėrtetė unė jam i bekuar se bota ėshtė e imja.







    E pashė njė djalė me sy tė kaltėr

    Ai qėndronte dhe i shikonte fėmijėt duke luajtur.

    Nuk dinte qfarė tė bėjė.

    U ndala njė ēast dhe i thashė:

    "Pse nuk luan me ta , i dashur?"

    Ai shikonte pėrpara pa bėrė fjalė.

    Pastaj unė e kuptova.

    Ai nuk mund tė dėgjonte.

    O Zot , mė fal , kur unė ankohem.

    I kam tė dy veshtė, bota ėshtė e imja.

    Me kėmbėt tė mė qojnė kah tė du.

    Me sytė pėr ta parė vezullimin e diellit.

    Me veshtė pėr tė dėgjuar qka dua tė di.

    O Zot , mė fal , kur unė ankohem.

    Nė tė vėrtetė unė jam i bekuar se bota ėshtė e imja.








    “Forgive me” - Ahmed Bukhatir (Nasheed)



    Perktheu Kader Vogel

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Archicad
    Anėtarėsuar
    31-03-2008
    Vendndodhja
    Ne boten tridimensionale
    Postime
    283
    "shkrimi i parė qė atėhere"
    Suheir Hammad
    Pėrktheu Ardit Kraja

    1. nuk pata asnjė fjalė
    unė nuk kam shkruar asnjė fjalė
    asnjė poezi nė hirin e rrugės sė kanalit tė jugut
    asnjė prozė nė kamionėt qė ngarkojnė mbeturina dhe adn
    asnjė fjalė

    sot bėhet njė javė dhe e shtata ėshtė e qiejve, Zotit, shkencės.
    e dukshme jashtė kuzhinės sime ėshtė njė realitet abstrakt
    qielli kur dikur ishte hekur.
    tym kur dikur kishte mish

    zjarr nė ajrin e qytetit dhe unė u frikėsova pėr jetėn e motrės sime
    nė njė
    mėnyrė si kurrė mė parė dhe atėhere dhe tani unė frikėsohem pėr tė
    gjithė ne.

    sė pari, tė lutem Zot, bė qė tė jetė njė aksident, zemra e pilotit
    dėshtoi, motori i avionit u prish.
    pastaj tė lutem Zot, le tė jetė njė ėndėrr e keqe, mė zgjo tani.
    tė lutem Zot, pas avionit tė dytė, tė lutem, mos bėj qė tė jetė
    askush
    qė duket si vėllezėrit e mi.

    unė nuk e di sesa e keqe duhet tė jetė jeta nė mėnyrė qė tė vrasėsh.
    unė nuk kam qenė aq e uritur qė dėshiroja uri
    unė nuk kam qenė aq e zemėruar aq sa tė dėshiroja tė kontrolloja njė
    armė mbi njė pendė
    jo me tė vėrtetė.
    edhe si njė grua, si njė palestineze, si njė qėnie e thyer njerėzore
    kurrė kaq e thyer.

    mė tepėr sesa kurrė, unė besoi qė nuk ka ndryshim
    kombi mė i privilegjuar, pjesa mė e madhe e amerikanėve nuk e dinė
    ndryshimin
    midis indianėve, afganėve, sirianėve, muslimanėve, sikhve, hinduve.
    mė tepėr sesa kurrė, nuk ka ndryshim.

    2. faleminderit ty korea pėr kimēi dhe bibim bob dhe ēajin e
    kallamoqit
    buzėqeshjet e kėndshme e stafit pritės nė uonxho – buzėqeshje qe
    kurrė nuk tregonin
    nxehtėsinė e ushqimit ose sesa tė lodhshme ata do tė kishin qenė
    duke punuar turne tė gjata nė qytet.
    Faleminderit korea, pėr salcėn qė mė solli mua nė
    qytet natėn vonė pėrpara dhe shtrembėroj itinerarin tim tė
    pėrditshėm me tren nė qendrėn botėrore tė tregtisė.

    3. tė vdekurit po quhen tė humbur dhe familjet e tyre mbahen duke u
    lėkundur
    printime pėrballė nesh pėrmes kornizave tė tymosura.

    Ne po shikonim pėr Irisin, nėnėn e treve.
    Ju lutem telefononi pėr ndonjė informacion.
    Ne po kėrkojmė Pritin, pėr tė fundit herė ėshtė
    parė tek kati 103. ajo po i fliste burrit tė saj nė telefon dhe
    linja ra. Ju lutem na ndihmoni tė gjejmė gjorgjin, gjithashtu i
    njohur si Adil. Familja e tij ėshtė duke pritur pėr tė me ushqimin e
    tij tė preferuar. unė jam duke kėrkuar pėr djalin tim, i cili
    shpėrndante kafe. unė po shikoi pėr motrėn time, ajo filloi punė tė
    hėnėn.

    unė jam duke kėrkuar pėr paqe. unė jam duke kėrkuar pėr mėshirė. unė
    jam duke kėrkuar pėr faktin e dhembshurisė. ēdo fakt tė jetės. unė
    jam duke kėrkuar pėr jetė.

    4. rikardoja nė radio tha me theksin e tij tė trashė si juka, "unė
    do tė ndjehem mė mirė kur bombat e para tė hidhen atje. dhe miqtė e
    mi ndjehen njėlloj".

    nė bllokun tim, njė grua po qante nė njė makinė tė parkuar e
    kėrrysur nga dhimbja.
    unė i ofrova ndihmėn time, i zgjata njė dorė qė ajo nuk e pa
    pėrpara se tė thonte,
    "ne do t'i djegim keq, unė tė betohem, keq". dora ime shkoi mbi
    kokėn time tek numrat brenda saj tė fėmijėve tė vdekur iraken, tė
    vdekurit nė nikaragua. Tė vdekurit nė ruanda tė cilėt rivalizoheshin
    me sporte fallse pėr vėmendjen e amerikės.

    pėrsėri kur njerėzit dėrgonin emaila duke thėnė, kjo kishte pėr tė
    ndodhur, mos harroni trasgresionin amerikan, pėr njė gjysėm sekondi
    ndjeva keqardhje.
    mbaju ti, sepse unė jetoi kėtu, kėtu kam miqtė dhe familjen
    dhe mund tė isha unė nė ato ndėrtesa dhe ne nuk jemi njerėz tė
    kėqinj, mos mbėshtet pėrqeshjen e amerikės. A mund tė kem njė gjysėm
    sekondi tė ndjejem keq?

    nėse unė mund tė gjej pėrmes kėtij ekzuarimi njerėzish tė cilėt lanė
    mbrapa
    pėr tė vajtuar dhe pėr t'i rezistuar vrasjes nė masė, mund tė jetė e
    drejtė.

    faleminderit gruas qė mė pau sytė e mija qė lotonin. Ajo hapi krahėt
    e saj
    pėrpara se tė pyeste "a do njė pėrqafim?" njė grua e bardhė e madhe
    dhe pėrqafimi i saj ishte ai i vetėm atyre njerėzve me gjak tė
    nxehtė. Unė nuk isha gati pėr tė thėnė jo ndaj ēdo rehatie. "vėllai
    im ėshtė nė flotėn detare", unė i thashė dhe ne jemi arab. "uau, ju
    keni dyfish ngatėrresė" fjalė.

    5. edhe njėherė qė njė person mė pyet nėse i njihja pengamarrėsit.
    edhe njė herė njė ....mė pyet se ku ėshtė vėllai im nė flotė.
    edhe njė herė qė njė person qė supozon qė asnjė arab ose mysliman
    nuk ėshtė vrarė.
    edhe njėherė qė njė person supozon qė ata mė njohin mua ose qė unė
    pėrfaqėsoj njė popull. ose qė njė popull pėrfaqėson njė tė keqe ose
    qė njė e keqe ėshtė aq e thjeshtė sa njė flamur dhe fjalė nė njė
    fletė.

    ne nuk i nėnēmuam njerėzit e bardhė kur mekvein hodhi nė erė
    oklahomėn
    amerika nuk dha adresat e familjes sė tij ose ku ai shkoi nė kishė
    ose tė fajėsonin biblėn ose pat robertson .....

    dhe kur rrjetet televize shfaqėn palestinezėt duke kėrcyer nė rrugė,
    nuk kishte kėrkim ndjesė qė fėmijė tė pangrėnė qė shėtisin rrugėve
    qė i kthejnė dhėmbėt e tyre bojė kaf. qė korrespondentėt i
    redaktojnė pamjet.
    qė arkivat janė atje pėr tė lehtėsuar gazetarinė dembele dhe tė
    pasaktė.

    dhe kur nė flasim rreth librave tė shenjtė dhe burrat e maskuar dhe
    vdekjen, pse nuk pėrmendim KKK?

    nėse do tė ketė ndonjė njeri mbi kėtė tokė qė kupton sesi nju jorku
    po ndihet tani, ata janė nė lumin perėdimorė dhe rripin e gazės.

    sot ėshtė dita e dhjetė. natėn e mbrėmshme bushi i shpalli luftė njė
    njeriu qė dikur hapur financonte me cian. unė nuk e di kush ėshtė i
    pėrgjegjshėm. kam lexuar shumė libra dhe njoh shumė njerėz pėr tė
    besuar atė qė ata mė thonė. unė nuk e ēaj koken pėr bin ladenin.
    vizioni i tij pėr botėn nuk mė pėrfshin mua ose ata qė unė dua. dhe
    peticionet janė zhvilluar me vite pėr tė nxjerrė nga fuqia talibanėt
    e sponsorizuar nga amerikanėt. .... kjo ėshtė e komplikuar dhe unė
    nuk di ēfarė tė mendoj.

    por unė e di me siguri tė plotė se kush do ta paguaj.

    nė botė, do tė jenė gratė, pjesa mė e madhe me ngjyrė dhe tė varfra.
    gra tė cilat do tė kenė fėmijė pėr t'i varrosur dhe pėr ta
    mbėshtetur veten pėrmes vuajtjes. "ose jeni me ne ose jeni me
    terroristė" domethėnė mbani njerėzit tuaj nėn kontroll dhe
    rezistenca juaj tė censurohet. domethėnė ne e kemi fyellin e edhe
    nuklearet.

    nė amerikė, do tė jenė ata midis nesh tė cilėt refuzojnė sulme tė
    paligjshme.
    ata nga ne tė cilėt punojnė drejt drejtėsisė sociale, nė mbėshtetje
    tė lirive civile, nė opozitė me politikat urryese tė huaja.

    unė nuk jam ndjerė mė pak amerikane dhe mė tepėr nju jorkeze –
    veēanėrisht bruklini, sesa kėto ditė. Yjet dhe rripat mbi tė gjitha
    ato makinat dhe dritaret e apartamenteve prezantonin tė vdekurit si
    qytetarė – jo anėtarėt e familjes, jo tė dashurit.

    unė e ndjej qė lėkura ime ėshtė shumė e hollė dhe sytė e mi janė
    duke u errėsuar. e ardhmja premton pak dritė.

    vėllai i vogėl tani ėshtė bėrė burrė dhe i gatshėm dhe duke u falur
    pesė vaktet e ditės qė urdhrat qė do tė marrė pėr pak ditė tė jenė
    tė drejta dhe nuk do ta lėshojė shpirtin poshtė prej pasjetės qė ai
    meriton.

    tė dy vėllezėrit e mi – zemra ime ndalet kur unė pėrpiqem tė falem –
    aspak pėr tė shqetėsuar frikėn time. njėri i madh, tjetri kapiten
    dhe tė dy palestinez, muslimanė praktikantė, burra tė kėndshėm. tė
    dy tė lindur nė bruklin dhe fytyrat e tyre janė tipik burrash arab,
    me vetulla dhe hundė dhe ngjyrė tė bukur dhe flokė kryeneē.

    si do tė jenė jetėt e tyre tani?

    atje ėshtė kėtu.
    gjithė ditėn, pėrmes lumit, era e djegies sė gomave. sirenat janė
    ndalur tani. reklamuesit janė nė ekran. zjarrfikėsit janė tė
    traumatizuar. grataēelat jane kthyer edhe njėherė nė masėn
    njerėzore. jo mė aq tė gjata me lartėsitė e tyre.

    unė nuk kam qarė aspak ndėrsa po e shkruaja kėtė. unė qava kur ato
    ndėrtesa ranė mbi veten e tyre si njė zemėr e thyer. unė nuk kam
    pėrjetuar dhimbje qė tė pėrhapej si ajo dhe unė qaj pėr ditė qė
    vėllai im tė kthehet tek nėna jonė i tėri dhe i shėndoshė.

    nuk ka poezi nė kėtė. kushdo qė e lexon kėtė ėshtė duke marrė frymė,
    ndoshta i vrarė, por sigurisht qė merr frymė. dhe nėse ėshtė ndonjė
    dritė qė vjen, do tė ndriēojė nga sytė e atyre tė cilėt shikojnė pėr
    paqe dhe drejtėsi pasi retorikat tė jenė qartėsuar dhe feniksi tė
    ngrihet.

    afirmo jetėn
    afirmo jetėn
    ne duhet ta mbajmė njėri-tjetrin tani.
    ose je me jetėn ose je kundėr saj
    afirmo jetėn.

    marre nga libri i Suheir Hammad "Zaatar Diva", libri eshte vlersuar shume nga
    kritike te ndryshem, nga gazetat dhe shkrimtaret me me fame ne ShBA.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Archicad : 27-05-2008 mė 11:25

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Archicad
    Anėtarėsuar
    31-03-2008
    Vendndodhja
    Ne boten tridimensionale
    Postime
    283
    Poezi nga Flamur Maloku




    Lutem

    Kujtimit ndėrtojn mure
    Shiu i vjeshtės lot
    Kėrkoj harrimin e stinėve
    Nga vjeshta e kujtimit
    Shpėtomė Zot
    Humbi nė vjeshtė
    Shihemi nė vjeshtė
    Ēdo gjė ėshtė rrėnuar
    Shpėtomė ZOT











    NĖ GLOB

    Fjalėn e mori mėrzia
    Sė bashku me detin
    Asnjė dorė nuk u prek
    Vetėm hija ime rri pranė
    njoha heshtjen e besimit
    Bekimin e ALLAHUT kėrkova
    Pėr ne
    Ti nė fundin e botės
    Bota u ngushtua nė glob
    Sė bashku me heshtjen
    Unė prita
    Pa e ditur se ishe aty si mė parė
    Plotė neveri
    mbete ti njeri






    KĖSHTJELLA

    Ndėrtohet kėshtjella ime
    Ik drejt qiellit
    Pa mure
    Muret me mure rrėzohen
    Ngatėrrojnė shikime
    Njerėzit flasin ēuditėrisht
    kėshtjella e besimit tė Allahu
    e forte plotėsishtė

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Archicad
    Anėtarėsuar
    31-03-2008
    Vendndodhja
    Ne boten tridimensionale
    Postime
    283
    Me metodė misterioze


    Shkroi: Arsim JONUZI

    Tanimė ėshtė mė ndryshe...! Bindja me dashuri trokiti pėr njė ēast nėpėr organe dhe pyeti pėr njė fund sa mė tė shpejtė tė mėnyrave tė sė kaluarės duke paraqitur njė mostėr mė tė rehatshme. Vetja tanimė e di se mendjehollėsia vėrtet po ekzistoka! Po cila mendjehollėsi? Ajo qė mė parė thuajse plotėsisht qe e ndryshkur nėn mbulesėn e mendimeve megalomane: Unė jam i kėtillė dhe njė tjetėr banon nė territorin e Brazilit, tė tjerė nuk ka!
    Ėshtė, pra, njė dorė me plot margaritarė qė troket nė njė dhomė dhe aty gjen njė njeri duke qenė i ulur nė mes tė dhomės, i cili kishte derdhur shumė mund qė ta gjejė mu mesin e dhomės dhe aty tė qėndrojė... Ishte goja e artė qė e lėvizi prej vendi pa e prekur as edhe me gishtin e vogėl! U ēudit e tėrė dhoma nga ky akt! I tha vetėm njė fjalė: “Vallė, a s’ke turp?” dhe doli jashtė. Nė tė kthyer, i shqyer nga brengosja se nuk e takoi kur doli pėr ta thirrė, pa njė letėr qė ia kishte hedhur nga dritarja e murit tjetėr tė dhomės. Nė tė thuhej: “O i dashuri im! Ēėshtja e parė: Ka njerėz qė e masin veten me gramė, e ty tė ėshtė prishur edhe kategoria e kilogramit! E dyta: tė menēurit e kanė shkas ardhmėrinė pėr tė vepruar mirė e ti e ke shkak tė tashmen pėr tė bėrė ndonjė vockėlinė qė, sipas mendimit tėnd, ėshtė kolosale! Ēėshtja e fundit: Dituria dhe puna duhet tė tė ēojnė kah futja nė ombrellėn e shpėtimit, e jo kah perfeksionimi nė gjėra qė, nėser, nė Ditėn kur shumė flokė do tė shkulen, ti vetė do t’i shkulėsh flokėt tua me pendim pėr ato gjėra!”.
    Pėr njė ēast, madje edhe gishtat kėrkonin leje pėr tė lėvizur nga frika se mos po “thyhen”... Nė atė ēast, edhe tavani i dhomės ishte puthur me dyshemenė, por s’kishte lidhje mė; copėzat largoheshin me buzėqeshje! Buzėqeshja veē e kishte marrė rolin e timonit nė rrugėtimet e dyrrotėshit... Ishte ajo buzėqeshje qė gjeneronte elan pėr tė pasur vetėbesim mė tė thellė, pėr tė qenė mė mendjehollė dhe pėr tė qenė mė elastik nė vetėdijėsimin e vetvetes. Mirėpo, ishte njė gjė nė tė cilėn u tregua jo e aftė sa duhet...sektori i vazhdimėsisė!!!


    Postuar nga alb-muslimstudents

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e burbuqe1
    Anėtarėsuar
    23-11-2007
    Postime
    197

    Zhurmė vere

    Zhurmė vere

    Derisa ditėt dhe netėt e nxehta shoqėrohen me tinguj dhe kėngė dasmash, rrugėt gumėzhijnė nga njerėzit me veshje tė vendeve bregdetare. Numėr i shtuar i automjeteve, kolona krushqish, qė tė lejnė pėrshtypjen se tė gjitha ceremonitė u janė pėrshtatur orarit tė pushimeve tė familjarėve qė jetojnė jashtė vendit, rezervime tė lokaleve tė ''iks'' kėngėtarėve, asaj apo kėsaj arsyeje, organizime deri nė detaje, e mos tė flasim pėr paraqitjen dhe dukjen e dasmorėve qė "duhet" t'ju ngjajnė aktorėve tė serialeve "soup opera" apo "yjeve te hollivudit", gjithnjė duke pasur kujdes qe tė mos duken njėjtė nė ceremoni tė e radhės. Popull i prirur pėr tė huazuar kultura dhe dukuri negative. Kėto ceremoni jo vetėm qe nuk pėrmbajnė elemente islame po as edhe tė traditės shqiptare. Shumė e shumė elemente tė huaja hyjnė me emėr dhe mėnyre te gabuar gjoja " civilizim" Shifra marramendėse llogarish, gjithė kėto investime ?! Nė kohen ku shumė familje jetojnė nė varfėri te skajshme dhe vuajnė edhe pėr me elementaren, bukėn e gojės...Marrėzitė nuk kanė fund. Kredi pėr tė bėrė njė dasmė me nam apo "mos me u korit". Askush dhe pėr askėnd nuk meriton tė thyhen rregullat islame.

    Thuaj: “Namazi im, kurbani im dhe vdekja ime janė thjesht pėr All-llahun, Zotin e botėve. (En’amė, 162) Kur’an

    Dashtė Allahu tė na udhėzojė e nė vend tė kėtyre ceremonive tė zymta e tė zbrazėta ku janė dhe vatra tė shigjetave e tingujve tė djajve, tė zėvendėsohen me mexhlise islame, nė vend tė gibetit tė zė vend pėrmendja dhe falėnderimi i Allahut tė lartėmadhėruar, nė vend tė tingujve e kėngėve tė zymta, tė zėvendėsohen me ėmbėlsinė e kėndimit tė Kur'anit. Nė vend tė dehjes dhe stėrngopjes, tė begatohemi me ushqime tė lejuara dhe tė solidarizohemi me ata qė kanė mė sė shumti nevojė...

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e burbuqe1
    Anėtarėsuar
    23-11-2007
    Postime
    197
    Me vjen te qaj,
    por nuk shpėrtheva sot
    Nga boshllėku i pėrzier
    Edhe lotėt nuk shkėputėn dot

    Ta ėndėrrosh
    Pa e njohur e pa e parė asnjėherė
    Diēka qė se ke takuar kurrė
    As mendjet s’mund ta imagjinojnė ndonjėherė

    Pėrfytyrime te ēuditshme mu sollėn pranė
    Derisa, tani edhe vuajtja mė e madhe, jetėshkurtėr do tė jetė
    Allah na bėj neve prej tė shpėtuarve,
    Na mėshiro tė gjithėve, tė hyjmė nė xhenet...

  14. #14

    Krahet e Deshirave

    Njerezit jane hutuar nga objektet e deshirave,
    dhe mandej pendohen nga epshet ne te cilat
    e kane zhytur vet-veten,
    sepse jane dhene pas nje fantomi
    dhe jane larguar edhe me larg Realitetit
    se sa qe ishin me pare.

    Deshira jote per nje iluzion eshte nje krah
    me ane te te cilit kerkuesi mund te ngritet
    Tek Realiteti.


    Kur je dhene mbas nje epshi , krahu yt
    bie;
    Behesh I caluar dhe ajo fantazi te iken.
    Ruaje krahun dhe mos u jep pas ketyre epsheve,
    ne menyre qe krahu I deshires te te bart
    gjer ne Parajse.

    Njerezit imagjinojne se po e kenaqin vet-veten,
    por ne fakt po I thyejne krahet e tyre
    per hir te nje iluzioni.


    Rumi
    Mathnavi III, 2133-38
    "Koka duhet pėrkulur zemrės"

  15. #15

    Esenca e te gjitha shkencave

    Ne qofte se e njeh vleren e cdo artikulli te
    mallrave,
    por nuk e njeh vleren e shpirtit tend,
    I tere mundi mund te jete I kote.
    Ti arrite te njohesh yjet fatmir dhe
    ata fatkeq,
    por per vete se di ne
    je me fate apo pa fate.
    Kjo, kjo eshte esenca e te gjitha shkencave
    qe te kuptosh se kush do te jesh
    kur Dita e Llogarise te arrije.

    Rumi
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ocean : 22-11-2008 mė 02:22
    "Koka duhet pėrkulur zemrės"

  16. #16

    Libri nuk eshte jastek

    Nuk I kam krijuar xhindet dhe njeriun
    per asgje tjeter vetem qe te me adhurojne Mua
    .
    51-56


    Recitoje kete tekst.
    Objektivi final I kesaj bote nuk eshte
    asgje me shume se adhurimi hyjnore.
    Edhe pse objektivi kryesore I librit
    eshte njohuria te cilen e permban
    mund ta perdoresh edhe si jastek qe te pushosh ne te;
    te sherben edhe per ate pune, gjithashtu.
    Por qe te jete jastek, nuk ka qene qellimi I vertete.
    Ne te vertete ishte destinuar per te mesuar,
    dhe per njohuri
    si dhe dobite qe burojne nga keto.


    Rumi
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ocean : 22-11-2008 mė 02:32
    "Koka duhet pėrkulur zemrės"

  17. #17
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Baba I Nderuar !

    Selam Alejkum!

    Kėtė letėr ia drejtoj zėmrės tėnde e mbushur pėrplot mėshirė dhe dashuri. Zemrės, e cila mė ushqeu me dashuri dhe sakrificė. Zemrės, e cila fluturon nga gėzim kur shikon buzėqeshje nė fytyrėn time, ndėrsa copėtohet nėse mė shikon tė pikėlluar apo lot nė faqet e mija.

    Letra ime pėr ty baba...

    Kėtė letėr e shkrova me plotėbindje se ti ma do tė mirėn. Po ta mundėsonte All-llahu t’i posedosh tė gjitha thesaret e kėsaj bote nuk do tė kurseje asgjė pėr mua, dhe do t’i lije nėn shėrbimin tim, do tė kaplonte gėzimi duke me shikuar se si unė shėtis nė kėtė mirėsi.

    Pėrse mos tė jetė kėshtu kur ti je ai, i cili e heq kafshatėn nga goja dhe ngel i uritur vetėm e vetėm tė ngopem unė, dhe nxjerr veshjen nė dimrin e ftoftė pėr tė mė ngrohur mua.

    Baba, ti ma do tė mirėn! Athua ka mirėsi mė tė madhe se tė mė udhėzosh nė mėsimleximin e Kur’anit dhe tė jem prej praktikuesve tė tij?! Vallė, a ekziston vepėr mė madhėshtore dhe begati mė e mire se t’ma mėsosh leximin e Librit tė All-llahut tė madhėruar, apo tė mė udhėzosh nė vendet ku mėsohet ai?

    Baba i ēmuar!

    Kuptimi i besimit dhe bindja tek All-llahu [subhanehu ve teala] mbillėn nė zemrėn time qė nė fėmijėri, duke e mėsuar leximin e fjalėve tė Krijuesit tim derisa drita e Kur’anit tė reflektohet nė gjuhen dhe gjymtyrėt e mija. Baba, ti pėr ēdo ditė shikon pėrreth teje djelmosha tė humbur dhe tė lajthitur nė rrugėt e drogės, prostitucionit, mashtrimeve, burgjeve... Pėrse nuk mė mbron qė nga fėmijėria?! Pėrse nuk e mbush zemrėn time me nurin e Kur’anit dhe urtėsinė para se tė vargohem nė rrjetin e mėkateve dhe epshit?!

    A nuk e din baba i dashur se All-llahu [subhanehu ve teala] e bėri librin e tij litar tė fortė, nė tė cilin kush kapet pėr tė vetėm se ka shpėtuar? E kam dėgjuar njė Hadith nga i Dėrguari i All-llahut [subhanehu ve teala] dhe dėshirova qė ta shkruaj edhe ty, qė ta dish:

    “Myzhde... myzhde...! A dėshmoni se nuk ka tė adhuruar me tė drejtė tjetėr pos All-llahut dhe se unė jam i Dėrguari i Tij? Thanė: Patjetėr. Tha: Vėrtetė, ky Kur'ani ėshtė shkak, njė anė e tija ėshtė nė Dorėn e All-llahut dhe njė anė ėshtė nė dorėn tuaj, andaj kapuni fort pėr te! Ju nuk do tė devijoni e as do tė humbeni pas tij asnjėherė."

    E dėgjova kėtė hadith dhe mu rikujtove se si ngeleshe pa gjumė me netė tė tėra duke planifikuar dhe bėrė llogaritje pėr ardhmėrinė time. Pėrse nuk mė dorėzon nė duart e tė Fuqishmit dhe Mbrojtėsit. Pėrse nuk mė udhėzon nė mėsimin e Kur’anit qė tė fitoj kėtė premtim tė All-llahut “kapuni pėr atė sepse asnjėherė nuk do tė shkatėrroheni dhe as nuk do tė devijoni”.

    Baba!

    Gjithashtu e kam dėgjuar edhe kėtė thėnie tė Muhamedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: “Vėrtet All-llahu me kėtė Libėr do t'i ngrit disa popuj, ndėrsa do t'i ulė disa tė tjerė”.

    Mė kujtua gjithashtu se si dėshiron tė mė ngritesh e tė kem autoritet dhe pozitė nė shoqėri, mu kujtua dėshira e jote e flaktė se si dėshiron tė jem mbi tė gjithė, atėherė vallė pėrse nuk mė drejton nė vendet ku mėsohen Fjalėt e tė Cilit i gjithė universi ėshtė nė duart e Tij, i cili e ngritė kend tė dojė dhe e nėnēmon kend tė dojė?! A nuk dėshiron qė te kem pozitė dhe autoritet nė kėtė botė?!

    Pastaj ti e din shumė mirė se kjo botė ėshtė kalimtare dhe pas disa viteve mbaron. Mbaron ashtu siē mbaron njė ėndėrr dhe pasi tė ringjallemi fillojmė njė jetė plotėsisht tjetėr, fillon etapa e parė e botės tjetėr dhe tė pėrherėshme. All-llahu [subhanehu ve teala] pasuesit tė Kur’anit nuk i ka ngritur vetėm nė kėtė botė por edhe nė botėn tjetėr.

    Baba i dashur!

    Dėshiroj tė jem prej lexuesve tė Kur’anit tė cilėt i begaton All-llahu nė Ditėn e Gjykimit dhe ju thotė: "I thuhet tė afėrmit tė Kur'anit (nė Ahiret): Lexoje Kur'anin dhe ngritu lartė duke e recituar ashtu siē e recitojshe nė dunja se vendbanimi yt do tė jetė aty ku do ta pėrfundosh ajetin e fundit." Baba, dėshiroj tė jem prej kėtyre!

    Baba i nderuar!

    A nuk dėshiron tė mė shikosh Ditėn e Gjykimit nė vendbanimet me tė larta tė xhenetit? A nuk dėshiron tė jem me melekėt e nderuar. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė: “Lexuesi i mirėfilltė i Kur’anit ėshtė me melekėt bujarė.”

    Baba!

    Cili do tė ishte mendimi yt mbi personin, tė cilit All-llahu do t’ia vesh kurorėn e krenarisė,veshjen e krenarisė dhe tė jetė i kėnaqur me atė tė gjitha kėto para syve tė gjithė krijesave? A nuk ėndėrron tė mė shikosh ne kėtė pozitė dhe gjendje? Vallė a e din se cili ėshtė ēmimi i gjithė kėsaj?

    Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė: “Ditėn e Gjykimit vjen lexuesi i Kur’anit, ndėrsa Kur’ani thotė: “O Zot, zbukuroje! All-llahu [subhanehu ve teala] ia vendos kurorėn e krenarisė, pastaj prapė thotė: O Zot, shtoja mirėsitė! All-llahu [subhanehu ve teala] ia vesh veshjen e krenarisė. Pastaj prapė thotė: O Zot, kėnaqu me kėtė person dhe All-llahu [subhanehu ve teala] kėnaqet. I thuhet kėtij personi: “Lexo dhe gritu dhe pas ēdo leximi tė kuranit vetėm se hijeshohet.”

    Baba!

    Kjo begati nuk ėshtė enkas vetėm pėr mua, mirėpo i Dėrguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: “Prindėrit e tij veshėn me dy rroba me tė vlefshme se e gjithė bota dhe ēfarė ka nė tė. Pyesin prindėrit prej kah e gjithė kjo begati: “Ngaqė fėmijės tuaj ia keni mėsuar leximin e Kuranit.”

    A nuk ke dėshirė qė All-llahu t’u zbukuron me kėto dy rroba joshėse nė Ditėn e Gjykimit kur njerėzit janė tė zhveshur dhe tė zbathur?

    Ndoshta ti nuk ke pasur mundėsi tė mėsosh leximin e Kur’nit, atėherė mos e privo vetėn nga mirėsia e madhe qė tė mė dėrgosh tek vendet ku mėsohet leximi i Kuranit e ndoshta All-llahu na begaton Ditėn e Gjykimit.

    Baba i dashur!

    Ma mėso leximin e Kur’anit apo me dėrgo tek ata persona qė ua mėsojnė tė tjerėve... Ja pra, xhamitė dhe mektebet janė tė hapura pėr ata qė dėshirojnė tė mėsojnė.

    Mė dėrgo tek ata... Assesi mos mendo se me ke dėrguar vetėm nė xhami apo mektebe. Por, me ke dėrguar nė njė rrugė ku mė mbrojnė meleket dhe nė njė kopsht prej kopshteve tė xhenetit.

    I Dėrguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thotė: "Ēdo grup njerėzish qė mblidhen nė njė shtėpi nga shtėpitė e All-llahut pėr tė lexuar Kur'an dhe e mėsojnė atė mes tyre, u zbret atyre qetėsia dhe i mbulon ata rahmeti dhe meleket do tė kujdesen pėr sigurimin e tyre e All-llahu do t'i lavdėrojė tek ata qė i ka pranė."

    Vendet dhe Tubimet ku mėsohet Kur’ani janė kopshte ku nuk ka hise shejtani. Kopshte mbi tė cilat zbret mėshira dhe begatia e All-llahut. Kopshte nė tė cilat mbrohem nga veset e kėqija tė kėsaj shoqėrie degjeneruese.

    Baba!

    Dėshiroj tė mė dojė All-llahu... tė kujdesen melekėt pėr sigurinė time... tė zbret mbi mua paqja dhe qetėsia... tė mė mbulon rahmeti i All-llahut... tė mė lavdėron All-llahu tek ata qė i ka pranė... andaj mos mė privo nga kėto dobi!

    Mos mė privo nga kėto begati ngaqė janė amanet nė duart tuaja dhe ke pėrgjegjėsi kėtė pėr nė Ditėn e Gjykimit!

    Nuk mendoj se do tė jesh koprrac pėr mua nė kėtė ēėshtje, ngaqė prej teje vetėm kam pasur dobi dhe mirėsi, kam parė nga ti qė tė jesh vigjilent pėr mua nė ēėshtjet e kėsaj bote dhe tė ahiretit.

    Lus All-llahun [subhanehu ve teala] qė tė na begaton nė kėtė botė dhe botėn tjetėr tė na furnizon xhenetin!

    Gjithashtu e lus Allahut qė tė zbukurojė ty me rrobat e xhenetit dhe tė na bashkojė nė xhennet!

    INNA LILAHI WE INNA ILEJ HI RRAXHIUN


    TE ALLAHUT JEMI DHE TEK AI DO TE KTHEHEMI


    Allahu inshAllah ia zgjeron varrin edhe ia ban kopsht prej kopshteve te xhennetit edhe ty ta shtoft sabrin e te begatoft me te mirat e dunjas dhe ahiretit

    Autori: x
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e burbuqe1
    Anėtarėsuar
    23-11-2007
    Postime
    197

    Vajzės me shami

    Vajzės me shami

    Mbretėreshė moj mbretėreshė
    Shikim ulur, seē ecėn me modesti
    Krenare, me vello mbi supe lėshuar
    Dritė e nur nė fytyrė, tė gjithė tė kanė zili.

    Robėreshė moj robėreshė e Krijuesit tė Vetėm je ti
    Keni mbėrritur ndonjėherė nė maje tė maleve ?!
    Mbulesa, ndjesia mė e ėmbėl e pėrjetuar ndonjėherė...
    Le tė na falin, se kjo nuk shpjegohet, motėr ketė ti e di.

    Me ēka do qė tė pėrballesh, qėndro e fortė tani !
    Ruaje atė qetėsi, mos lejo tė trazojė asgjė, asnjeri !
    Edhe nėse e gjithė bota kundėr tė jetė
    Do tė mjaftojė Allahu ty.



    prill 2009

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e argjenddre
    Anėtarėsuar
    19-12-2008
    Vendndodhja
    Pejė
    Postime
    522
    flm shum per keto vetem a i ke marr prej librit apo si ne internet sepse i ruaj ne pc te gjitha per at

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e burbuqe1
    Anėtarėsuar
    23-11-2007
    Postime
    197
    Citim Postuar mė parė nga GjeniHacker Lexo Postimin
    flm shum per keto vetem a i ke marr prej librit apo si ne internet sepse i ruaj ne pc te gjitha per at
    Selam, ju flm qe i lexoni. Eshte poezi kushtuar motrave te mia ne Islam te cilat jane duke u pėrballur me shume padrejtėsi...Allahu ju lehtesofte sfidat e tyre, amin

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Shkrime te vjetra nga gjuha shqipe
    Nga Davius nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 16-09-2009, 10:05
  2. Citime nga Shkrime te Anetareve te Forumit
    Nga Borix nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-04-2007, 09:49
  3. Kėrkoj shkrime nė anglisht tė Lion Feihtvanger
    Nga Dara nė forumin Ndihmoni njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-03-2007, 22:23
  4. Shkrime të Rrok Berishës
    Nga Arb nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 01-05-2006, 18:18
  5. Disa shkrime rreth budizmit
    Nga drini_nė_TR nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 28-02-2005, 12:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •