Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 67
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e LOGIC
    Anėtarėsuar
    22-01-2006
    Postime
    730
    Ēdo ditė luftė mes melaikeve dhe djallit



    Pėr ēdo natė kurdisi orėn
    Qė tė zgjohem nė mėngjes
    Me All-llahun tė takohem
    Ti kėrkoj falje e ndjesė

    Dhe mu atėherė lufta fillon
    Mes melaikeve edhe djallit
    Se kush do tė ngadhnjejė
    Tė fitojė titullin e fitimtarit

    Tek unė kėshtu dita fillon
    Nė kohė tė sabahut ora cingrron
    Unė nga shtrati ngrihem ngadalė
    Ndezi dritėn dhe abdest marr

    Por djalli afėr gati qėndron
    Dhe menjėherė shpejt vepron
    Thotė mos u ngut, gjumin vazhdo
    Se pėr sabahun ende ka kohė

    Unė sa dua qė tė shtrihem
    Melaiket menjėherė nė punė vihen
    Jo jo mė thonė mos u shtri
    Me ujė tė freskėt laj kėto sy

    Djallin e mallkuar dėshprimi e ka zėnė
    Hyn mė thotė nė banjo lai kėto dhėmbė
    Shfrytėzon mungesėn e melaikeve pėr pak
    Dhe mė thotė sa shumė tė qesin dhėmbėt gjak

    Unė nga meraku dal nė korridor
    Atėher melaiket e bėjnė djallin horė
    Dhe mua mė ofrohen nė vesh mė pėshpėrisin
    Fillo merr abdest , mos dėgjo iblisin

    Pasi marr abdestin nisem pėr nė xhami
    Prap vepron iblisi mė thotė falu nė shtėpi
    Koha ėshtė e keqe shi po bie shumė
    Fale thotė namazin dhe prap vazhdo me gjumė

    Melaiket e Allahut pėrgjigju mė thonė ezanit
    Ec shko nė xhami e lidhju imamit
    Fito sevapet e namazit me xhematė
    Dhe dil kėrko rriskun mos ubėn i ngratė

    Kur dal nga xhamia me plot energji
    Djallit tė mallkuar kėmba iu thy
    Melaiket e Allahut gjithnji triumfojnė
    Pėr besimtarin e sinqert duat i vazhdojnė.


    Adnan Ameti
    A known mistake is better than an unknown truth.

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-01-2009
    Postime
    345
    Shume e bukur kjo poezia e Burbuqes, qe titullohet "Robereshe e Krijuesit tim", me pelqeu jashtezakonisht shume. MashaAllah, urime........bravo......... selam

  3. #23
    luftėtare
    Anėtarėsuar
    23-05-2009
    Vendndodhja
    Maqedoni
    Postime
    157
    Selam Alejkum tė gjithėve
    shumė poezi tė bukura kam lexuar kėtu, Zoi ju shpėrbleftė
    po kyēem edhe unė me njė,


    QIELLI DHE SHPIRTI IM

    Njė ditė me tė madhe binte shi
    Trokiste fort nė xhamet e dritares sime
    Qielli ishte ngrysur e ish bėrė zi
    Me mjegulla tė turbullta e me plot gjėmime

    Disa kjo kohė i mundon
    U shkakton brengė dhe shqetėsim
    Por mua veē mė kujton
    Sa ngjan me qiellin nė ato ēaste shpirti im.

    Unė bėhem njė me qiellin mbi mua
    Ai derdh shi, unė ndjenja dhe lot,
    Ai duket i nxirė, i ngrysur e i fryrė
    Ashtu si shpirti im me mėkate plot.

    Me duar tė ngritura i drejtohem Zotit tim
    Si ēdo shpirt qė falje pret,
    O Zot mė lehtėso edhe mua si qielli qė lehtėsohet nga shiu
    Se edhe shpirti im gati sa s’pėlcet.

    Ma bėj mua shpirtin si qielli pas shiut,
    Tė ngrohtė, tė gjerė e tė lehtė si fletė
    Qė njė ditė, kur tė fluturojė nė gjerėsinė pafund
    T’i thonė krejt banorėt e tij:
    Mirė se vjen o shpirt i mirė, mirė se vjen...

  4. #24
    luftėtare
    Anėtarėsuar
    23-05-2009
    Vendndodhja
    Maqedoni
    Postime
    157
    Do tė doja ta di…


    Do tė doja tė mos harroj
    Se njė ditė s’do tė jem mė,
    Vazhdimisht ta kujtoj
    Se kjo botė nuk ėshtė asgjė.

    Njė ditė do jem edhe njė varr plus,
    ApO njė kujtim i zbehur nė zemrėn e dikujt,
    Do tė doja ta di unė dhe ta dini edhe ju
    Njė ditė s’do jemi sikur s’kemi qenė kurrė.
    .
    Po tė mė thotė dikush
    Se do tė vijė vdekja edhe pas teje njė ditė,
    Unė do tė pėrgjigjesha shumė sigurt:
    “e di, kjo do tė ndodhė padyshim.”

    E di?
    A thua vallė kėtė e di?
    I kthehem vetes sinqerisht,
    Ul kokėn e dėshpėruar nga e vėrteta
    Se unė e di, por e harroj njėkohėsisht,
    Apo mė mirė tė them
    E harroj vazhdimisht...

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e shkodranja.1
    Anėtarėsuar
    30-03-2009
    Postime
    209

    C'mendon kur sheh tek un?

    C'mendon kur sheh tek une?
    Dike te lire apo dike nen dhune?
    Shume njerez me sy te zgurdulluar
    habiten kur sme shohin me floke leshuar
    Disa mendojne se jam e shternguar e pa fat
    Disa me shohin si te cunguar e te paedukate
    Ata jane te lumtur qe nuk jane me ferexhe
    Sepse shijojne "lirine" e pafre
    Per mua liri nuk eshte fjala qe ata shqiptojne
    Duke pershkruar grate llafazane qe me to abozojne
    Ata mendojne se une nuk kam opinione,mendime
    Por besojne se mbi mua merren vendime
    Nen hijen e droges ata me shikojne
    Dhe mua lotet nga syte me pikojne
    Jo sepse ndihem e perqeshur,e ngrate
    Porse njerezit injorojne Zotin Famelarte
    Ne diten e gjykimit do te ndjehen te turperuar
    Sepse kan ndjekur epshin e shfrenuar
    Ndoshta djemt nuk mendojne se jam peri
    Por un posedoj te brendhmen bukuri
    Sepse nuk lejoj veten te jem marionete
    Qe djemte te bejne me mua ate qe duan vete
    Njerezit e vertete mendimet peshojne
    Ndersa njerezit e pavlere nga pas te veshtrojne
    Ndersa te tjere qetesia dhe lumturia ime i grishin
    Thelle ne mendjet e tyre si mua deshirojne te ishin
    Ne kemi fuqin te ndjekim te drejten
    Edhe sikur do te na duhet te luftojme gjth jeten
    Dhe kur njerezit tju pyesin c'eshte per ju shamia
    Thjeshte pergjigjuni
    Eshte per ne "shpetimi dhe lumturia"

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e The_Capital
    Anėtarėsuar
    09-12-2009
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    1,366

    Poezi per Pejgamberin a.s

    Poezi per Pejgamberin a.s

    Jetim ti linde dhe i tille u rrite edukove njerez, megjithese shkrim nuk dite.

    Tek ti merrnin mesime Qe kur ishe i ri, Tek ti linin thesaret Se kishe besnikeri.

    Kur arrite te dyzetat Dihet mire se cfare ndodhi Allahu i madheruar Pejgamber ty te zgjodhi

    Te ofruan ty pushetet Por kete e refuzove Te premtuan pasuri perseri ti se pranove.

    Me pas shume u torturove Nga vendlindja u largove Por edhe atje ku shkove Thirrjen tende se harrove.

    Ne Medine u vendose Nje xhami atje ndertove Thirre njerezit ne besim Edhe kurre nuk u dorezove

    Kurre nuk the se u lodha Gjithmone njerezit keshillove Ne Islam i vellazerove. Rrugen e drejte ju mesove

    Bere njerezit qe te njohin Allahun e Madheruar I bere ata qe te kuptonin Qellimin pse jane krijuar.

    I tregove mbare botes Se nje i bardhe dhe nje i zi Nuk kane asnje ndryshim Perveq se ne devotshmeri.

    Nuk ndertove grada?ela As organe te pajtimit Por ndertove per te tere Ndertesen e bukur te besimit.

    Kjo keshtjelle qe ti ndertove Sprishet prej shiut as prej dimrit Ajo do te jete ne kembe Deri ne diten e gjykimit.

    Keshtjella qe ti ndertove Nuk eshte prone e padishahut Por ne te do te valevitet Flamuri i njehsimit te Allahut."

  7. #27
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-05-2009
    Postime
    1,130

    Jam dėshmitar!

    JAM DĖSHMITAR!

    Unė jam biri i Ademit qė vij nė tokė me amanetin qė s’e mbanė as toka.
    Dallohem nga katėrkėmbėshi, prandaj kam duar qė i ngris drejt qiellit,
    Por, nuk i lutem qiellit, sepse atė qė bartė gjoksi im, nuk e bartin shtatė qiejt.
    Nuk kėnaqem pse e shėtis bjeshkėn pėllėmbė pėr pėllėmbė,

    Sepse mė shumė mė joshė miniera qė gjendet nė bjeshkė.
    Nuk mė duhet tė arrij nė Hėnė, nėse nuk arrij nė zemrėn time.
    Nuk dua t’i gėzohem fatit as t’i pikėllohem fatkeqėsisė,
    Sepse tė dyja janė tė pėrkohshme dhe pėrfundojnė te i Pafundmi.

    Jam lėnduar pėr ta kuptuar se dhimbja ėshtė pėr tė gjallėt.
    Jam sėmurė pėr ta kuptuar se ilaēi nuk ka vlerė pa sėmundjen.
    Kam qarė pėr ta kuptuar se loti qė del nuk I kthehet kurrė mė syrit.
    Kam buzqeshur pėr ta kuptuar se shtazėve u mungon buzėqeshja.
    Kam folur pėr ta kuptuar se heshtja nuk ka kuptim pa fjalėt.
    Kam pyetur pėr ta kuptuar se nuk ka pyetje tė paarsyeshme, vetėm pėrgjigjet janė tė tilla.
    Prandaj, i kam dėbuar ata qė me pėrgjigjet e tyre m’i ndreqin vetullat e m’i vrasin sytė.
    Nė kėtė zemėr nuk ka vend pėr urrejtje ndaj tė paditurve, por ndaj paditurisė.
    Sepse, unė jam biri i Ademit qė mė janė mėsuar tė gjithė emrat.

    Shpirti im ka ēmimin e tė gjitha pėruljeve tė engjėjve.
    Ulja e ēmimit pėr shpirtin tim kushton mė shtrenjtė se toka dhe qiejt.
    Sepse toka dhe qiejt u krijuan pėr mua.
    Toka nuk hidhėrohet nėse njerėzit nuk mbjellin,
    por nėse nuk mbjellin, njerėzit do tė vdesin nga uria.
    Qielli nuk hidhėrohet nėse njerėzit nuk freskohen me ujin e zbritur,
    Por nėse nuk freskohen, njerėzit do tė digjen nga etja.
    Unė jam biri i Ademit qė nuk e krijova as urinė e as ushqimin, as ujin e as etjen,
    por jam dėshmitar i tė gjithave.

    Prandaj, jetoj pėr tė dėshmuar se gjithēka nuk ėshtė E vėrteta por E Vėrteta ėshtė Gjithēka.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga uvejsa : 27-12-2009 mė 13:08

  8. #28
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-05-2009
    Postime
    1,130
    ...U NDA HANA!

    Njė njeri vdes, shumė tė tjerė qajnė! Pse?! Jo pse vdiq, por pse u ndanė. Vdekja nuk do tė kishte dhimbje sikur tė mos ishte ndarja. E ēfarė ndarje mund tė jetė ajo qė njėkohėsisht ėshtė edhe takim?!

    Ata qė ecėn nė Rrugėn e tė Dashurit tė tyre, thanė se dashuria nuk shtohet me takimin, as nuk pakėsohet me ndarjen. Ata u ndanė pėr tė qenė tė bashkuar. Ata u vetmuan pėr tė mos e ndier vetminė. A ka njeri mė tė vetmuar se Ibrahimi i hedhur nė flakėt e zjarrit? A ka njeri mė tė vetmuar se Haxherja me Ismailin e vogėl nė mes tė shkretinės?

    A ka njeri mė tė vetmuar se Jusufi nė fund tė pusit? A ka njeri mė tė vetmuar se Musai i vogėl nė mes tė detit tė madh? A ka njeri mė tė vetmuar se Junusi nė gojėn e peshkut? A ka, mė thuaj, a ka njeri mė tė vetmuar se Merjemja e kapluar nga dhimbjet nėn trungun e thatė tė hurmės, duke pritur ardhjen e Isait?
    Nė qiellin e dynjasė nuk ka mė shumė se njė hanė. Ajo hanė u nda nė dy pjesė pėr njeriun mė tė vetmuar mes tokės dhe qiejve. Ai ėshtė mė i vetmuar se tė gjitha zemrat nė dynja, por kurrė vetminė nuk e ka ndier. S’ka as nanė, as babė! Ėshtė rritur pa pėrqafimin e tyre por vetė ėshtė mė i afėrt se pėrqafimi. Aty ku rri ai, s’ka dritė se ai ėshtė vetė Kandili Ndriēues. Nuk lexon libra se ai ėshtė vetė Libri i Gjallė i Jetės. Nuk zbulon fshehtėsitė e jetės se ai ėshtė vetė Roja e Fshehtėsive. Ai qė mėsohet njėherė me praninė e tij, nė mungesė tė tij, fjalėt i vdesin nė buzė e dynjaja i ngushtohet. Njė trung hurme njėherė pėrjetoi afėrsinė e tij dhe kur ai u largua, trungu lotoi. Po t’mos i afrohej pėrsėri, dynjaja do tė notonte nė lotė. Trungu qau, por jo edhe zemrat e vdekura nė trupat e gjallė. Zemrat qė nuk qajnė pėr ndarjen nuk mallėngjehen as pėr takimin.

    Zemrat e gjalla atė e duan edhe pa e parė. Ai ėshtė udhėtari i Hixhretit qė braktis vendlindjen e tij sepse gjaku nuk guxon tė pikojė aty ku buron uji i Zemzemit. Ai ėshtė luftėtari qė lufton kundėr luftės. Ai ėshtė udhėtari i Israsė qė niset nga toka. Ai ėshtė udhėtari i Miraxhit qė kthehet nga qiejt. Duke pėshpėritur fjalėt e tij, lutėsi bėhet lutje. Fjalėt e tij nuk janė nga kjo botė, por bota ėshtė krijuar pėr fjalėt e tij. Nė gjoksin e tij ėshtė shkruar fillimi dhe fundi sepse ai ėshtė udhėtari i Pafundėsisė. Ai i mbyllė sytė po zemra e tij nuk fle. Ai ėshtė Muhamedi nė shpellėn Hira. Nėse nuk e do errėsirėn, futu nė shpellėn e tij. Sa mė shumė tė vetmohesh nė shpellėn e tij, aq mė pak do ta ndjesh vetminė. Sa mė shumė tė hysh nė thellėsinė e shpellės sė tij, aq mė shumė do tė gjesh dritė. E kur zemra e gjen dritėn, e ndjen se errėsira ka qenė ekzistencė e rreme. Epo, si do tė ekzistonte errėsira sikur tė mos tė mos ishte Drita dhe si do ta gjenim Dritėn po tė mos ishte errėsira?!...
    Futu nė shpellėn e Muhamedit dhe lexo! Ēfarė tė lexosh? Lexoje veten! Lexoje mishin, gjakun dhe fymėmarrjen tėnde! Lexoje ujin e lumit qė derdhet nė det por nuk ia ndėrron shijen ujit tė detit. Atėherė, e kupton pse deti nuk e kthen mbrapsht asnjė lumė.
    Shpella nuk vjen tek ti, por ti shko tek ajo sepse ty tė ze shpella, e jo e kundėrta. Futu nė Hirėn e Muhamedit qė ta ndjesh se vdekja nuk ėshtė vetėm ndarje por edhe takim, qė vetmimi nuk ėshtė veē vetmi por edhe shoqėrim, qė fundi nuk ėshtė vetėm fund por edhe fillim.



    E kaluara ėshtė veē kujtesė, e ardhmja ėshtė veē pritje! E e tashmja? E tashmja ėshtė koha kur duhet tė vdesėsh para se tė vdesėsh. Kohėn nuk mund ta ndalėsh, por mund tė mos e humbasėsh! Futu nė shpellėn e tij, para se dielli tė ketė lindur nė perėndim! Hana u nda nė tė kaluarėn dhe kjo ėshtė veē kujtesė, dielli nė tė ardhmen do tė lindet nė perėndim, dhe kjo ėshtė veē pritje. E tash, hyr nė Hirėn e Muhamedit tonė, qė e kaluara dhe e ardhmja tė bėhen e tashmja jonė! Mirupafshim “Atė Ditė, kur Ne e palosim qiellin, sikur palosja e fletėve nė libėr. Ashtu siē e filluam krijimin e parė, do ta pėrsėrisim atė...” (Kuran 21/104).

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-01-2009
    Postime
    345
    Bukur..........

  10. #30
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-05-2009
    Postime
    1,130
    Ti, ata dhe Allahu



    Nėse je i dashur, njerėzit mund t’ju akuzojnė si egoist.
    Bėhu i dashur, sidoqoftė!

    Njerėzit janė shpesh tė paarsyeshėm, tė palogjikshėm dhe egocentrikė.
    Fali ata, sidoqoftė!

    Nėse je i suksesshėm, do t’i gjesh disa shokė jobesnikė dhe disa armiq tė vėrtetė.
    Arrij suksese, sidoqoftė!

    Nėse je i ndershėm dhe i sinqertė, njerėzit mund t’ju mashtrojnė.
    Bėhu i ndershėm dhe i sinqertė, sidoqoftė!

    Atė qė e ndėrton me vite, dikush mund ta shkatėrrojė brenda natės.
    Ndėrto, sidoqoftė!

    Nėse gjen paqe dhe lumturi, ata mund tė bėhen xhelozė.
    Bėhu i lumtur, sidoqoftė!

    Tė mirėn qė e bėn sot, njerėzit shpesh do ta harrojnė nesėr.
    Bėj tė mira, sidoqoftė!

    Jepi botės mė tė mirėn qė ke, edhe nėse kurrė nuk ėshtė mjaft.
    Jepi botės mė tė mirėn qė ke, sidoqoftė!

    Nė analizat pėrfundimtare ti e kupton se e tėra ėshtė mes teje dhe Allahut. Kurrė nuk ka qenė mes teje dhe atyre. S’ka rėndėsi nėse rezultati nuk ėshtė siē e keni pritur ose siē keni dėshiruar, sepse Allahu do ta sheh, gjykojė dhe shpėrblejė, inshaAllah! Ne ndihmojmė, japim, duam, kujdesemi, ndajmė, falim, etj., pėr hir tė Allahut. Qėllimet tona duhet gjithmonė tė jenė pėr hir tė Allahut dhe kėnaqėsisė sė Tij. InshaAllah!


    ... Pastaj, ēfarėdo qė bėjnė ose thonė ata nuk do t’ju pėrulė, inshaAllah, sepse ka qenė pėr Allahun sidoqoftė...

  11. #31
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Citim Postuar mė parė nga SKENDER_BEU Lexo Postimin
    Kush ishe ti edhe nje here!!?
    ka kaluar koha e shpatav .Behu i arsyshem se njeriut nuk i hahet mishi po fjala e tij esht mjalt e ar, dhe dhe e kak. jom tuja mare qefin forumit ,shqipotarve edhe kosovarve....Kure njeriu si pelqe muzika as vallen se luan.

  12. #32
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-05-2009
    Postime
    1,130
    O MUHAMMED A.S


    U gėzua mbarė njerzia
    ndėrroi pamjen tėrė gjithėsija
    ah,sa bukur shkėlqen Dielli
    atė ditė qė lindi Muhammedi.

    All-llahu tė zgjodhi ty,
    Pejgamber tė dėrgoi
    me shumė emra tė bukur
    njerzia ty tė cilėsoi.

    Besnik i sinqertė,i moralshėm
    tė gjithė kėshtu tė njihnin,
    Zemra u qetėsohej
    kur me ty ata flisnin.

    Ti je thesari i jetesės
    Ti je lumė i gjithė shpresės,
    Ti je shembull pėr nejrėzinė
    Ti je dritė pėr gjithėsinė.

    Ah sikur tė kisha parė
    asgjė nė botė nuk do doja
    ah sikur me ty tė kisha biseduar
    besimin tim ta forcoja

    Pėr ty lapsi ndėrpritet
    tė flasė pėr ty muslimani nuk mėrzitet
    tė respektojmė edhe pse s`tė shohim
    cilėsitė e tua bukur i njohim.

    Paqe dhe Selam te dergojme
    bashke me kete edhe te premtojme
    qe rrugen tende do t'a pasojme
    o Pejgamber i Derguari jone.







  13. #33
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-05-2009
    Postime
    1,130
    Ēfarė mė mėsoi jeta nėn hijen e besimit


    Mėsova se mendja ėshtė si ara, ku ēdo ide qė e mendojmė pėr njė kohė tė gjatė ėshtė njėsoj si ujitja. S'ka dyshim se do tė korrim vetėm atė qė kemi mbjellė nga mendimet tona pozitive ose negative.

    Mėsova se nė shkollė dhe nė universitet mėsojmė gjėra, pastaj ballafaqohemi me provime; kurse nė jetė ballafaqohemi me provime, pastaj mėsojmė gjėra.

    Mėsova se njė bisedė e thjeshtė apo dialog i shkurtėr me njė njeri tė urtė ėshtė si tė studiosh njė muaj.

    Mėsova se nuk ėshtė me rėndėsi pėr ty se ku gjendesh tani, por me rėndėsi ėshtė se pėr ku je nisur tė shkosh.

    Mėsova se mė mirė ėshtė pėr njeriun tė ecė si breshkė nė rrugėn e vėrtetė, sesa si njė dre nė rrugėn e gabuar.

    Mėsova se shpesh humbja e betejės tė mėson se si fitohet lufta.

    Mėsova se ekzistojnė shumė njerėz qė kėrkojnė dituri, por prej tyre pak janė tė kulturuar.

    Mėsova se ēelėsi i dėshtimit ėshtė tė mundosh kėnaqjen e ēdo personi qė njeh.

    Mėsova se nuk duhet ta matėsh veten me atė qė ke arritur deri tani, por duhet ta matėsh me atė qė duhet tė arrish nė tė ardhmen, duke krahasuar aftėsitė e tua.

    Mėsova se njerėzit qė mė sė shumti na dėmtojnė janė personat qė u kemi dhėnė gjithė besimin tonė, pėr arsye se, me njohjen e fshehtėsive tona, ata i pėrdorin kundėr nesh atėherė kur ne kemi mospajtim me ta, e kjo padyshim ėshtė tradhti.


    Mėsova se suksesi nuk ėshtė gjithēka, por ajo qė kėrkohet ėshtė dėshira pėr sukses.

    Mėsova se jeta i ngjan njė ndeshjeje boksi, ku me rėndėsi nuk ėshtė nėse i ke humbur tė gjitha raundet, por e gjithė ajo qė kėrkohet prej teje ėshtė ta rrėzosh kundėrshtarin me njė goditje tė fuqishme nė disa sekonda dhe kėshtu tė dalėsh fitues.

    Mėsova se nėse njeriu dėshiron tė ketė sukses, atėherė duhet tė largohet nga personat qė janė pesimistė, negativė, tė mėrishėm..., pėr shkak se nėse jemi larg tyre, konsiderohet mė pak e dėmshme sesa po tė jenė me ne. Pesimizmi, negativiteti, mėria (hasedi) janė sėmundje shkatėrruese si kolera.

    Mėsova se ai qė fiton njė milion (euro) nė vit nuk punon 1000 herė mė shumė se ai qė fiton 1000 (euro) nė vit, fshehtėsia ėshtė se si i punon mendja.

    Mėsova se personat e suksesshėm marrin vendime me shpejtėsi dhe i ndryshojnė me ngadalėsi, kurse personat e dėshtuar marrin vendime me ngadalėsi dhe i ndryshojnė me shpejtėsi.

    Mėsova se ēdo gjė qė shohim ėshtė e madhėrishme nė jetė, duke filluar nga ideja e ēdo fillimi tė vogėl.

    Mėsova se ēdoherė ekziston njė rrugė mė e mirė pėr tė kryer njė punė, ndėrsa gjetja e saj ėshtė e domosdoshme.

    Mėsova se mė mirė ėshtė pėr njeriun qė tė pendohet pėr atė qė ka bėrė, se tė vajtojė pėr atė qė nuk e ka bėrė.

    Mėsova se puna e mirė ėshtė shumė mė e vlefshme se fjala e mirė.

    Mėsova se njerėzit harrojnė shpejtėsinė me tė cilėn e kryejnė punėn, mirėpo kujtojnė formėn e saj.

    Mėsova se njeriu nuk mund tė jetė pėrparimtar pėrderisa tė mos provojė gjėrat me tė cilat nuk ėshtė mėsuar (tė pazakonshmet).

    Mėsova se dėshtuesit gjithmonė thonė se suksesi ėshtė vetėm fat.

    Mėsova se pa vėshtirėsi nuk ka realizim tė ambicieve.

    Mėsova se njohuria nuk konsiderohet fuqi nė kohėn e shpejtėsive, tė internetit dhe tė kompjuterit, por praktikimi i njohurive ėshtė fuqi.

    Mėsova se fati nė jetė ėshtė njė pikė qė lidhet me parapėrgatitjen e mirė dhe shansin qė vjen.

    Mėsova se dėshtimi nuk ėshtė gjėja mė e keqe nė kėtė botė, por dėshtim i vėrtetė ėshtė tė mos provojmė fare.

    Mėsova se ekzistojnė disa njerėz qė notojnė nė drejtim tė anijes e disa tė tjerė e humbin kohėn duke e pritur atė.

    Mėsova se ekzistojnė dy mėnyra pėr tė pasur njė ndėrtesė tė lartė; ose tė shkatėrrosh tė gjitha ndėrtesat qė ke afėr, ose tė ndėrtosh mė tė lartėn nga tė tjerėt- zgjidh gjithmonė tė dytėn.

    Mėsova se njeriu nuk shkatėrrohet kur humb, por kur tėrhiqet.

    Mėsova se nė kėtė jetė nuk arrihet diēka e madhe pa vullnet


    Mėsova se ai qė fiton ėshtė ai qė ėshtė mė i qėndrueshėm dhe qė ka durim.

    Mėsova se buzėqeshja do tė thotė shumė, por nuk na shpenzon asgjė.

    Mėsova se tė gjitha zbulimet qė i shohim tani, para se te zbulohen janė konsideruar si tė pamundura.

    Mėsova se shikimi i gjėrave tė thjeshta, qė shumica e njerėzve zakonisht i konsiderojnė si tė pavlera, i bėn disa njerėz tė pasur.

    Mėsova se nėse kalon kohė tė kėndshme duke luajtur, atėherė ti je fituesi, edhe nėse ke humbur me rezultat.

    Mėsova se arma mė e suksesshme qė ka njeriu ėshtė koha dhe durimi.

    Mėsova se njeriu nuk duhet tė mundohet tė jetė njeri i suksesshėm, por tė mundohet pėr tė qenė njeri qė ka vlerė, e pas kėsaj suksesi vjen vetė.

  14. #34
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    10-12-2009
    Postime
    489
    Historiani i famshėm, Lamartini, duke folur pėr thelbin e madhėshtisė njerėzore, ka thėnė:

    "Nėse madhėshtia e qėllimit, mjetet e pakta dhe rezultatet mahnitėse janė tri kriteret e gjenisė njerėzore, atėherė, kush do tė guxonte ta krahasonte ndonjė njeri tė madh tė historisė sė sotme me Muhamedin?

  15. #35
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-05-2009
    Postime
    1,130
    Mėso gjuhėn e faljes



    “..le t’i falin ata dhe tė mos ua marrin pėr keq. Vallė a nuk doni qė t’ju falė Allahu? Allahu ėshtė Falės e Mėshirėplotė.” (Kur'an)

    Allahu tė mėshiroftė, mėso gjuhėn e faljes!
    Allahu tė forcoftė, shijo kėnaqėsinė e faljes!
    Allahu tė udhėzoftė, ji afėr Allahut me falje!
    Allahu tė nderoftė, njėra nga dyert e krenarisė ėshtė falja!
    Allahu tė ndihmoftė, pėrqendroje veten nė falje.

    Vėlla dhe motėr!

    Siguroje veten nė hapėsirat e faljes duke i falur tė gjithė, duke i lėnė veprimet e tyre jo tė mira, se kėshtu e pengon tė keqen. Falėsi ėshtė mė afėr Allahut dhe afėr njerėzve.
    Ai i cili do shpėrblim, ngrohtėsi, kujtim tė mirė, le tė jetė i durueshėm, ta durojė tė hidhurėn, tė vizitojė kur nuk vizitohet, tė japė kur nuk i jepet, tė jetė i butė me tė paditurin, tė falė kur i bėhet zullum.

    Imam Shafiu thotė:

    Pasi kam falur, nuk kam urryer askėnd,
    Kėshtu nga brengat armiqėsore u qetėsova.
    E pėrshėndes armikun kur e takoj,
    Tė keqen me pėrshėndetje e pengoj.


    “..edhe kur janė nė vėshtirėsi, e mposhtin zemėrimin dhe ua falin fajet njerėzve. Allahu i do bamirėsit.” (Kur'an)

  16. #36
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-05-2009
    Postime
    1,130
    Mposhtja e zemėrimit



    Arti i bashkimit tė zemrave ėshtė trashėgimi profetike. I Dėrguari Muhamed, lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė, gjatė thirrjes sė tij e kultivoi kėtė lloj arti. Nė vazhdim do tė ndajmė disa porosi nė lidhje me kėtė ēėshtje.
    Allahu i Lartėsuar nė librin e Tij na e kujton bazat e kėtij arti dhe gjithashtu edhe praktika e tė Dėrguarit tė Allahut dėshmon pėr kėtė gjė. Allahu thotė:

    وَالْكَاظِمِينَ الْغَيْظَ وَالْعَافِينَ عَنِ النَّاسِ وَاللّهُ يُحِبُّ الْمُحْسِنِينَ

    “...e mposhtin zemėrimin dhe ua falin fajet njerėzve. Allahu i do bamirėsit.”


    Nga ajeti i shėnuar mėsojmė tre nivele tė rėndėsishme:
    1. Kur dikush tė bėn keq, sidomos nė kėto kohė kur ka humbur mirėsjellja, mposhte, shtype, pėrballoje zemėrimin. Mos lejo shfaqjen e pakėnaqėsisė nė vendtubime. Fjala e Allahut thotė: “...e mposhtin zemėrimin”.

    2. Pasi e realizon veprimin e parė, e pėrballon zemėrimin, shkon dhe i thua keqdashėsit: “Allahu tė faltė”. Allahu thotė: “dhe ua falin fajet njerėzve.”

    3. Ky nivel ėshtė mė i larti, pasi shkon dhe e viziton keqbėrėsin, e pėrshėndet dhe i dhuron diēka. Allahu i Lartėsuar thotė: “Allahu i do bamirėsit.”

    Nga historia mėsojmė pėr ngjarjen e shėrbėtorit tė kalifit Harun Er-Reshid. Shėrbėtorit i rrėshqiti nga dora ena me ujė tė nxehtė dhe i ra kalifit nė kokė. U hidhėrua Haruni Er-Reshidi dhe iu kthye shėrbėtorit, ndėrsa shėrbėtori (i lexoi fjalėn e Allahut) i tha: “...e mposhtin zemėrimin”.
    Harun Er-Reshidi i tha: “Po pėrmbahem nga hidhėrimi.”
    Shėrbėtori i tha: “...dhe ua falin fajet njerėzve.”
    Harun Er-Reshidi i tha: “Ta fala gabimin.”
    Shėrbėtori i tha: “Allahu i do bamirėsit.”
    Harun Er-Reshidi i tha: “Mund tė shkosh, tani je i lirė dhe kėtė e bėj pėr hir tė Allahut.” (Ali Imran , 134).
    [/B]

  17. #37
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Xhamia


    Njė shtepi plotė freski
    Njė vend qe ofron miqėsi
    Me dyer te hapura per udhėzim
    Qė ofron mundesi per pendim

    E bukur gjithnjė nga jashtė e brenda
    Qė zbutė dhe ndryshon shumė zemra
    Rrallė e zbrazur dhe e shpesh e mbushur
    Njė vend keshillimi me strukturė te bukur

    5 herė nė ditė me buzėqeshje mė therret
    Mė ofron prehje shpirti dhe me mirėsjellje mė mirėpret
    Te renditur sebashku rend e rend
    Duke adhuruar Zotin, jemi me tė mirėt nė vend

    Kur shkojė dhe keshillohem nė Xhami
    Me shtohet oreksi per dituri
    Kur mė deshpron dhe mė lodhė jeta
    Shkojė nė Xhami dhe mė forcon e verteta

    Mbushur me lutje dhe mėshirė
    Si nje vend mundėsie per tu ndjerė mirė
    Me zemra te mbushura plotė shpresė
    Nė xhami besimtari kėrkonė ndjesė

    Tė gezuar dhe tė hareshėm
    Falenderojmė Zotin, nė menyrė tė kėndshem
    Per te mirat dhe begatit e Tij
    Falenderojmė Zotin dhe te derguarin e Tij


    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  18. #38
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Shoku im

    Tek ti gjeta buzėqeshjen
    Tek ti konsultova qėshtjen
    Mė perkrahe nė halle dhe vėshtirėsi
    Derisa te tjerėt mė shifnin me koprraci

    Me ty e morra forcėn
    Njofa sinqeritetin dhe e kuptova botėn
    Nė ty gjendej besimi
    Dhe tek ti realizohej premtimi

    Me keshillat tua, nderrova pamjen
    U bera i pasur dhe largova skamjen
    Me sygjerimet tua, ecja ditėn
    Duke u lutur per ty, pėrfundoja natėn

    Mė dhurove moralin me qmimin me tė lirė
    Pėr ta jetuar njė jetė , ska qysh mė tė mirė
    Falenderojė Zotin per shokėt e mi
    Qė mė kėshilluan te falem dhe tė shkojė nė Xhami

    Tė keshė shokun e mirė
    Ke njė pasuri, qe nuk paguhet me lirė
    Te keshė shokun qė pėr tė mirė tė kėshillonė
    Ke njė jetė tė bukur, qe vetė Zoti ta premton.

    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  19. #39
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    KOHA

    E artė, kur e kerkonė
    Dhe e gjatė, kur nuk te nevoitet
    E shkurtė, kur vleren e saj nuk e qmonė
    Dhe vrastare kur shpresa tė venitet

    Me sekonda behet minuti
    Dhe nė tė qintat e saj vjenė sekundi
    Me minuta ndertohet ora
    Vjen koha e dimrit, kur na bjen edhe bora

    Kalojnė vite dhe plaket mosha
    Mė iku koha dhe akoma s'vendosa
    Me muaj qendisen vitet
    Rreth e rrotull me katėr stinet

    Isha i ri dhe tash jam plakė
    Shumė vuajta e u gėzova pakė
    Jetova, jetova derisa me erdh vdekja
    Duke besuar nė Zot ishte kryendjenja


    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  20. #40
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Mos mė lerė oj Nėnė !

    Q'tė pengoj nėse jetojė
    Sa herė ėndėrroj tė tė perqafojė
    Pse nuk po mundem tė buzqeshi kur deshirojė
    Enderrojė qe nuk po mundem te fluturojė

    Sa fort merzitem kur nuk te kam
    Te gjithė mė thonė pse nuk po han
    Vall moj nėnė je e lumtur qė mė braktise
    Ndoshta nuk ke dashur qe te behem hise

    Vall moj nėnė ke qen femijė ndonjėher
    Ke qendru e vetme kurrnjeher
    Mesiguri dikush tė ka ofruar preher
    Dhe pastaj e vetme nuk je ndjer

    Qaj,qaj,qaj!
    Me lot sytė po i laj
    Nuk edi pse ? nuk kam faj!
    Vetėm e di, se nuk kam nėnė,dhe po qaj

    Po ndihem e vetme si kurr ndonjeher
    Nuk po di kėnd ta quaj nėnė
    Nuk e kam parė asnjėher
    Vetem me ka dhėnė jetė ,dhe me ka lėrė

    Nata po mė friksonė
    Vetėmia po me shqetesonė
    Errėsira po me kaplonė
    Kerkojė ngrohtesi por askush nuk me dhuronė
    Kur flej askush nuk po me mbulonė
    Jam e uritur por askush nuk me degjon
    Se kam nenen qe te me ledhaton

    Batania e vetme me ėshtė bere hėna
    Po me ngrohė me rrezet e lėna
    Per te mė ngushlluar
    Se mė ka braktisur nėna


    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Shkrime te vjetra nga gjuha shqipe
    Nga Davius nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 16-09-2009, 10:05
  2. Citime nga Shkrime te Anetareve te Forumit
    Nga Borix nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-04-2007, 09:49
  3. Kėrkoj shkrime nė anglisht tė Lion Feihtvanger
    Nga Dara nė forumin Ndihmoni njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-03-2007, 22:23
  4. Shkrime të Rrok Berishës
    Nga Arb nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 01-05-2006, 18:18
  5. Disa shkrime rreth budizmit
    Nga drini_nė_TR nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 28-02-2005, 12:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •