Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599

    Ja kush i ka në dorë tregjet dhe fatet e planetit

    Nga meksikani Slim, te sheiku al-Nahyan, indiani i çelikut, Mittal..


    Vetëm disa vjet më parë, bankierët e fuqishëm, fluturonin drejt Nju-Jorkut, Londrës dhe Frankfurtit për të propozuar biznese të reja, mënyra të reja blerjesh dhe marrëveshje të reja bashkëpunimi, ndërsa sot, i sheh teksa zbresin thuajse çdo ditë në dy aeroportet ndërkombëtare më të mira të Emirateve të Bashkuara Arabe, në Dubai dhe Abu Dhabi, qëndrojnë disa ditë në hotelet me shtatë yje dhe më pas nisen për në Indi, Kinë, Amerikë Latine, Rusi dhe Evropën Qendrore. Ndryshojë fatet dhe njëkohësisht tregjet e botës. Debutojnë të ashtuquajturat ekonomi me zhvillim të shpejtë, me një rritje që shkon nga 7 deri në 15 për qind dhe në shtatë vjet, kanë "pushtuar" thuajse 20 për qind të GDP-së globale. Me sa duket, nuk do të jetë vetëm gjeopolitika ajo që do ta zhvendosë qendrën e gravitetit, nga SHBA-ja, superfuqia e dikurshme, drejt një pjese tjetër të botës. Edhe fuqia ekonomike decentralizohet, duke nxjerrë protagonistë të rinj, padronë të rinj që sfidojnë hapur në shoqëritë e përparuara kampionët e vjetër të industrisë, financës, të tregtisë. Janë sheikë të pasur arabë, që nuk i shpenzojnë më lekët për shërbime luksoze si në vitet ‘70-‘80, por mendojnë për të ardhmen duke e ditur mirë që një ditë, nafta do të mbarojë. Janë njerëz që investojnë në shoqëritë shumëkombëshe në vështirësi apo në gjigantët bankarë të destinuar për të dështuar. Sipërmarrës që operojnë në shkallë globale, që besojnë te të rinjtë e dalë nga universitetet më të mira të botës, por mbi të gjitha dinë të rrezikojnë. Sipas raportit të "Boston Consulting Group", pjesa më e madhe e këtyre sfiduesve vijnë nga Kina dhe India, por pas nuk ngelen edhe vende si: Meksika, Brazili, Turqia dhe Hungaria.

    1.Carlos Slim

    Themeluesi i "America Movil" dhe djali i një familjeje emigrantësh libanezë, është meksikani më i pasur në botë.
    Sipas revistës "Fortune", është njeriu që ka zbritur nga karrigia e klasifikimit si njeriu më i pasur i botës, Bill Geitsin, dhe mendohet se ka një pasuri prej 59 milionë dollarësh.
    Carlos Slim, 67 vjeç, është pronari i "Telekomit" meksikan dhe i kompanisë më të madhe të telefonisë celulare në të gjithë Amerikën e Jugut. Slim konsiderohet si i papërmbajtshëm dhe që nga viti 1990 pasuria e tij po rritet në mënyrë marramendëse. Në dy vitet e fundit ka arritur të fitojë 20 miliardë dollarë falë bursës së fuqishme meksikane dhe fitimeve nga shoqëria telefonike
    "America Movil", operatori më i madh i telefonisë celulare të Amerikës Latine. Shoqëritë tij përbëjnë 1 të tretën e gjithë bursë së qytetit të Meksikos dhe 5 për qind të GDP-së meksikane. I biri i një emigranti libanez, Carlos Slim, është një lloj John Rockefeller i kontinentit ose diçka më shumë, aq njerëzit flasin për "Slimlandia" për të përshkruar shtirjen e rrjetit të biznesit të tij. Në vitin 2006, Slim ka shpenzuar 3,7 miliardë dollarë për të blerë gjigantin amerikan "Verizon" duke e shtrirë perandorinë e tij në Porto Riko dhe Santa Domingo, hapi i parë për të pushtuar në mënyrë të drejtpërdrejtë tregun amerikan.


    2. Zsolt Hernadi, kreu i grupit "Mol", është një nga hungarezët më të pasur të globit.

    Në klasifikimin e vitit 2008, të 100 sfiduesve botërorë sipas "Boston consulting group" është ngjitur ndjeshëm shoqëria hungareze e naftës dhe gazit "Mol", e cila prej qershorit të vitit 2001, drejtohet nga një menaxher 47-vjeçar, Zsolt Hernadi. Me një xhiro vjetore prej 13.7 miliardë dollarë, filiale në 12 vende të botës dhe 5 mijë punëtorë jashtë vendit, grupi "Mol" duket se do të bëhet një protagoniste e energjisë në Evropë. Hernardi dëshiron të fusë rrjetet e shpërndarjes së gazit në qendër dhe juglindje të Evropës. Hungarezi që është i përfshirë edhe në projektin e gazsjellësit transevropian "Nabuço", është një menaxher i ashpër dhe luftarak që ka edhe mbështetjen e qeverisë së Budapestit.


    3.Mohammed al-Nahyan

    Sheiku nga Abu Dhabi ka 875 miliardë dollarë për të investuar.
    Veç të tjerave sheiku nga Abu Dhabi merr vesh edhe nga politika. Në shtator të vitit 2008, princi trashëgimtar nga Abu Dhabi do të arrijë të kurorëzojë ëndrrën e tij për të vizituar "Ferrarin" në Maranelo, duke qenë se zotëron 5 për qind të aksioneve të tij.
    Por, sheiku 46-vjeçar i shkolluar në akademinë më të mirë ushtarake angleze është në krye të disa investimeve ndërkombëtare. Pjesë e "Abu Dhabi Investment Council" që, me një pasuri prej 875 milionë dollarësh është investitori i dytë më i madh në botë pas Bankës së Japoninë. Lëvizja më e fundit e tij është blerja e 4.9 për qind të "City group" me një vlerë prej 7.5 miliardë dollarësh, gjë që e bën Abu Dhabin aksionistin më të madh të Bankës Amerikane.


    4.Jack Ma

    Krijuesi i portalit "Alibaba", mund të shpëtojë Yahoo-në.
    Jack Ma, 43 vjeç është themeluesi i grupit "Alibaba", portalit më të famshëm të internetit në Kinë. Të mirinformuarit tregojnë se miku i tij më i mirë Jerry Yang, bashkëthemelues dhe administruar i deleguar i "Yahoo"-së, i kërkon me ngulm thuajse çdo ditë që të ndërhyjë për të shpëtuar kompaninë gjigante të "Silicon Valley"-t. I lindur në qytetin e Hangzhout, rreth 180 kilometra në jugperëndim të Shangait, Jack Ma, mësues anglishteje e ka zbuluar internetin pas një udhëtimi në Kaliforni. Ma, e themeloi shoqërinë "Alibaba" me tre mijë dollarë, që i kishte marrë borxh nga miqtë e tij. Sot, portali u vjen në ndihmë 12 milionë përdoruesve në 200 vende dhe në vitin 2003 ka prezantuar Tabaco.com, një faqe interneti për blerje online, pothuajse njëlloj me Ebay-n. "Alibaba duhet të fitojë një famë botërore, por në fillim duhet të jetë më i mirë pastaj më i madhi në botë", përsërit sipërmarrësi kinez në intervistat e shpeshta që jep. Kur grupi i kinezit Ma u kuotua në bursë 22 tetorin e kaluar në Hong Kong, suksesi ishte i menjëhershëm: "Alibaba" mblodhi rreth një miliardë e gjysmë dollarë për të financuar zgjerimin dhe përmirësimin e saj.

    5.Mustafa Koç (një ndër pasuritë komplekset Ramstore)

    Brezi i tretë i dinastisë më të fuqishme në vend. Turku është ortak i "Fiat"-it dhe "Unicredit"-it "Duhet të përqendrohemi në katër bizneset tona kryesore: makinat, bankat, energjia dhe shtëpitë. Por në 10-15 vitet e ardhshme do të përpiqemi të rrisim xhiron, duke realizuar 50 për qind të eksportimeve dhe 50 për qind të importimeve. Të paktën kështu shpresoj". I lindur në zonën aziatike të Stambollit, në Nakkastepe, Must afa Koç, 47 vjeç, është trashëgimtar i brezit të tretë të dinastisë më të pasur sipërmarrëse të Turqisë. I diplomuar në Uashington, në "Georgetown University", presidenti i "Koç holding" me 106 shoqëri, 95 mijë punëtorë, një xhiro prej 34,5 miliardë dollarë, është ortak i "Fiatit" dhe bankës "Unicredit". Në dy vitet e fundit ka blerë "Tupras", kompaninë më të madhe turke që operon, në zbulimin, përpunimin dhe transportin e naftës. Jashtë vendit, sapo ka blerë 100 për qind aksionet e Grundig, shoqëria gjermane e pajisjeve elektronike, një markë me një të kaluar të lavdishme që Koç kërkon t‘i kthejë sërish.

    6.Mohammed Al Maktoum

    Në Dubai të gjithë e thërrasin miqësisht Sheiku Mo. Më shumë se sa emir, mund të konsiderohet një administrator i deleguar i "Dubai SPA", qytet-shtetit që Mohammed al-Maktoum, 57 vjeç, e ka shndërruar në një Hong Kong me një qendër të madhe financiare, me lagjet ku gjenden firmat më të rëndësishme të botës, me mega- qendra tregtare dhe një kompani ajrore, mes më të mirave në botë "Emirates", që është kulla më e lartë e planetit që do të inaugurohet në vitin 2009, përveç Al Bourj al-Arab, i pari hotel në botë me 7 yje. Vetëm brenda 15 vjetësh GDP-ja e Dubait ka kaluar nga 8 në 37 miliardë dollarë. Përmes "Dubai Holding", arrin të kontrollojë shoqëri imobiliare, spitale dhe shoqëri bioteknologjike. Mohammed Al Maktoum është edhe aksioner i shoqërive shumëkombëshe si Mercedes, Eads, Hsbc dhe Sony-t.

  2. #2
    Ku ka ra prap do te bjen
    Anëtarësuar
    11-03-2008
    Vendndodhja
    Haracine-Shkup, ILIRIDE, Shtetet e Bashkuara te Shqipnise
    Postime
    18
    Shume faleminderit per keto informata por ka edhe shume me shume qe kane pasuri te ketille
    Mendohet se pasuria e familjes mbreterore te Arabise Saudite te jete mbi 100miliard $
    Ndryshuar për herë të fundit nga ismailjashari : 31-03-2008 më 07:37 Arsyeja: teknik

  3. #3
    Ku ka ra prap do te bjen
    Anëtarësuar
    11-03-2008
    Vendndodhja
    Haracine-Shkup, ILIRIDE, Shtetet e Bashkuara te Shqipnise
    Postime
    18
    Vetem ne Arabin e Saudite eksistojne mbi 1000 princa e asnjeri prej tyre nuk ka pasuri me pak se 1miliard $

  4. #4
    Larguar Maska e Gerrard
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603
    Citim Postuar më parë nga ismailjashari Lexo Postimin
    Vetem ne Arabin e Saudite eksistojne mbi 1000 princa e asnjeri prej tyre nuk ka pasuri me pak se 1miliard $
    Gabohesh ne kete rast, pasi jan te deklaruar ne Arabi te pakten 180.000 Biznesmen qe pasuria minimale varion nga 1.5$ mld. Nqs do me shum informacione me kontakto ne pv te te jap link zyrtar te Emirateve dhe te Arabise, dhe do e shikosh qarte se c'fare pasurie kan

    P.s Shpresoje mos futesh ne endrra pasi te bejne dem duhet te jetojme realitetin , te keshilloje pasi e kam provuar vete dhe te flas nga eksperienca personale

    Kalofshi mire
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  5. #5
    Bill Gates nuk eshte fare ne liste ?

    Per mendimin tim fatet e planetit i ka Xhorxh Bushi... "Presidenti i Botes"

  6. #6
    Paraja eshte pushtet, por pushteti nuk eshte vetem para !

Tema të Ngjashme

  1. Krizat financiare që tronditën botën!
    Nga DI_ANA në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 84
    Postimi i Fundit: 23-06-2022, 16:17
  2. Obama, mashkulli më elegant i planetit
    Nga Alienated në forumin Bukuri dhe estetikë
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 10:40
  3. Diaspora-Bëhet promovimi i romanit të Bedri Dedjes "Presidenti i planetit të kuq"
    Nga Vicianum në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-05-2009, 01:45
  4. Nesër në Pejë prezantohet agjenda e aksionit për Ditët e Planetit
    Nga Vicianum në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-03-2009, 14:38
  5. Lajme ekonomike
    Nga Era1 në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 375
    Postimi i Fundit: 09-05-2008, 15:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •